| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Vrasja e Bardhok Bibės dhe masakra e 17 gushtit. Gjergj Marku MIRDITĖ- 7 gusht 1949, Qafė Valmiri. Tre burra tė armatosur ecnin rrugės sė Kaēinarit, pėr tė zbritur poshtė nė bregun e Fanit tė Madh, e mė pas drejt sė pėrpjetės pėr nė Shpal. Njė radhė punėtorėsh tė sapolistuar pėr punė, u shkonin nga pas. I afrohen njė majė kodre, kur befas njė batare e zgjatur pushkėsh, vjellin nga grykat fishekė tė panumėrt, shėnjuar mbi njėrin prej tyre. Gjithēka ishte projektuar saktė. Dy plumba i kishin marrė jetėn sekretarit politik tė PK sė Mirditės, njėherit deputet i kėsaj zone, 29 vjeēarit Bardhok Biba. E tėrė mizanskena reale e njė masakre pėrkundėr regjimit komunist, kishte ardhur si njė rrufe nė qiell tė pastėr, e pa menduar prej askujt. Dy shoqėruesit, me dy pushka karakatinė mbi supe nuk kanė mundur tė bėjnė asgjė, pėrveē ritualit malėsor tė rregullimit tė kufomės, vėnies sė dy duarve nė mes sipas zakonit. Atentatorėt, pasi kanė kėqyrur nga afėr dhe janė bindur saktėsisht se i pari i Mirditės kishte dhėnė shpirt, kanė lėnė njė pusullė nė gėmushat ku kishin zėnė pritėn, me mbishkrimin: nė emėr tė Komitetit tė Maleve e ia kishin mbathur prej andej, pėr tė mbetur sot e kėsaj dite si simbol kolektiv ekzekutorėsh, me tė gjithė lehtėsirat e krijuara nga njė dorė e padukshme pėr tu ekziluar matanė kufirit. Ekzekutimi Vrasja e Bardhok Bibės ishte njė shuplakė e rėndė, ndėr mė tė rėndat qė regjimi i sapo-instaluar komunist po provonte nė malet e Veriut. A mund ta kapėrdinte Tirana kėtė gjė? Shumė hipoteza janė hedhur rreth asaj qė ndodhi dhe asaj qė do tė ndodhte mė pas. Sepse, fill pas kėsaj vrasjeje, tamam-tamam ditėn pas varrimit, do tė fillonte tragjedia e vėrtetė, qė do tė kaplonte tėrė Mirditėn. Nė epiqendėr tė ofensivės sė reparteve tė ndjekjes, tashmė do tė vihej jo vetėm i quajturi Komitet i Maleve, qė nė Mirditė mendohej tė kishte bastionin kryesor, por dhe familje qė mendohej se kishin lidhje me reaksionin! Mirdita do tė kthehej nė njė gulag tė vėrtetė. Malet e saj do tė kriheshin nga repartet e ndjekjes, nga mė tė specializuarat nė vend, ndėrsa pėr familje tė tėra, filloj linēimi me tė gjitha mėnyrat e torturės e tė persekutimit. Edhe pse kanė kaluar 55 vite, ende kjo vrasje komentohet nė dy kampe diametralisht tė kundėrta, e pėrdoret nga politika sa herė afrohen pėrvjetorėt, kohė kur palėt e dėmtuara japin shenja tė njė pajtimi. Disa e lidhin me faktin se vetė Bardhok Biba ishte njė misionar pajtimi me zė nė Mirditė e nė Veri; disa tė tjerė, me faktin se edhe dyert e tė vrarėve e tė masakruarve mė pas, ishin nga familjet mė tė fisme tė Mirditės. Kush ishte dhe pėrse u vra Bardhok Biba? Bardhok Biba ishte njėri prej pinjollėve tė derės sė njohur tė Gjomarkajve nė Orosh. Derė e njohur, e shėnuar nė histori qė pas luftės austro-turke tė vitit 1737-39, ku njėri prej kėsaj dere ka qenė komandant i forcave tė Mirditės. Mė vonė, Bib Doda, po nga kjo derė, ishte i pari Pasha i krishterė, qė njihej nga Perandoria Osmane, komandues i njė ushtrie prej 10.000 vetėsh, gjeneral brigade pas luftės ruso-turke nė brigjet e Danubit. Edhe Papa e nderon me urdhrin e Shėn-Gregorit; shumė vende, ndėr tė cilat edhe Franca, vendosėn lidhje me Mirditėn, nė sajė tė emrit tė kėsaj dere tė njohur. Udhėn e gjeneralit, qė asokohe i dha emėr Mirditės e vijon Preng Bib Doda, njėri ndėr udhėheqėsit mė tė ndritur e mendjehollė tė Veriut, siē e pėrshkruan nė kujtimet e tij diplomati Eqrem Bej Vlora. Me luftė, diplomaci, aleanca fluide apo tė qėndrueshme, Gjomarkajt arritėn tė ruajnė unitetin e krahinės sė Mirditės, duke i dhėnė emėr deri nė kufij tė legjendės, me tė njohurėn Republikė e Mirditės. Nė kėtė derė me zė, kishte lindur Bardhok Biba, nė janar tė vitit 1920. Shkollohet nė konviktin e Oroshit, tė ngritur po nga Gjomarkajt dhe mė pas nė gjimnazet e Shkodrės. Atje bie nė kontakt me ide tė reja tė kohės, me Emin Durakun, Branko Kadinė, Sadik Bekteshin, Hajdar Dushin e kosovarin Xheladin Hana. I ndikuar nga kėto ide e qėndrime pėrjashtohet nga shkolla dhe i shoqėruar me xhandarė, dėrgohet nė Orosh. Ėshtė koha kur ai qėndron gjysmė ilegal pėr disa kohė, deri sa pėrfshihet nė vorbullėn e luftės Nacional-Ēlirimtare. Pas ēlirimit tė vendit, Bardhok Biba zgjidhet deputet i Mirditės nė Kuvendin Popullor, nė vitin 1947. Mė 23 dhjetor 1948 emėrohet Sekretar Politik i Partisė Komuniste tė Mirditės. Ėshtė periudha kur ai merret gjėrėsisht me Mirditėn e varfėr, piketon qytete tė reja dhe strategji tė zhvillimit, ndėrkohė qė para 44-s kishte arritur qė pėrmes njė kuvendi unikal tė pajtimit tė gjaqeve, tė krijohej mundėsia e faljes sė mbi 500 gjaqeve, duke e reduktuar kėtė fenomen vėllavrasės nė kėtė krahinė. Pas vitit 1944, nė Mirditė shėnohen gjithsej vetėm 3 raste gjakmarrjesh. Pikėrisht nė njė nga detyrat qė po kryente nė zonėn e Oroshit dhe tė Kaēinarit, planifikohet tė ekzekutohet nga Komiteti i Maleve, tė cilėt i kishin shpallur luftė tė hapur regjimit qė po vendosej edhe nė Mirditė. Dy plumba, njė nė gjoks dhe njė tjetėr nė brinjė do ti merrnin jetėn atij, qė pak kohė mė pas Kuvendi Popullor do ti akordonte titullin Hero i Popullit. Pėr afro 41 vjet, Bardhok Biba do tė mbetej simbol i Mirditės, deri sa pas kėtij viti, busti i tij, i Pal Mėlyshit, Ndrecė Ndue Gjokės apo katėr heorinave do tė fshiheshin nga faqja e dheut, ndėrsa dita e pėrkujtimit tė rėnies sė tyre, do ti mblidhte mirditorėt gjithnjė tė ndarė mė dysh. Hakmarrja mbi Mirditėn Mė 9 gusht 1949, vetėm dy ditė pas vrasjes sė Bardhok Bibės, me urdhėr nga lart ishte pėrgatitur njė nga ofensivat mė famėkeqe qė do tė synonin jo vetėm atentatorėt e Bardhok Bibės, por tėrė Mirditėn. Njė brigade e specializuar pėr ndjekjen e bandave, nėn komandėn e kolonel Z. Kambos, hyn natėn nė Mirditė. Janė mbi 300 tė arrestuar brenda pak orėsh. Rreth 300 familje grumbullohen dhe vendoset internimi i tyre nė Tepelenė. Shumica e tė burgosurve dėrgohen nė Shkodėr a gjetkė. Pas shoshitjeve, 26 prej tė arrestuarve, caktohen tė dalin nė gjyq. Prej 20 tė pandehurve, pėr tė cilėt prokurori kėrkoi dėnimin me vdekje, gjykata vendos 4 me vdekje nė litar dhe 10 tė tjerė me pushkatim. Ekzekutimi i vendimit do tė bėhej nė Qafė Valmir, bash atje ku ishte vrarė Bardhok Biba.Ishte lajmėruar popullsia pėr ta parė skenėn e ekzekutimeve me sy. Pasi i ēuan nė vendin ku ishte hapur njė gropė e madhe, filluan ekzekutimin nė sy tė njerėzve tė pranishėm atje, duke i vrarė njė e nga njė. Mė pastaj i hodhėn nė gropė, edhe ndonjėri qė nuk vdiq me plumbin e parė, u mbulua pėr sė gjalli nė dhe me lutjen pėr ta qėlluar. Po sipas dėshmitarėve, moti pas gjithė kėsaj kasaphane, ka qenė i tmerrshėm, bora qė ra gjithė natėn, thuhet se ra me ngjyrėn e kuqėrremtė. Tė pushkatuarit, sipas dėshmitarėve, nuk kishin asnjė lidhje me vrasjen e Bardhok Bibės. Ata ishin pėrzgjedhur me kujdes nga familje tė dėgjuara e me peshė nė bajraqet e Mirditės. Absurdi nė kėto pushkatime, ka shkuar deri aty sa dhe kur nuk ėshtė gjetur nė shtėpi emri i listuar, ėshtė marrė i vėllai dhe ky ėshtė pushkatuar. Po ashtu janė internuar gra shtatzėna, qė kanė lindur nė kampe internimi.Vrasja e Bardhok Bibės, sipas studiuesve vazhdon dhe sot e kėsaj dite tė shihet bardhė e zi. Deri mė sot, tek figura e Bardhok Bibės, mė shumė i ėshtė mėshuar idealit komunist se sa atij njerėzor, sepse ai, mė sė pari qe luftėtar i sė resė, emancipimit shoqėror e mė pas luftėtar partizan. Ai qe njeriu qė zbatoi dhėnien e besės, marrjen nė besė e deri tek falja e gjakut tė tė vėllait pėr interesa madhore. Figura e tij duhet trajtuar si njė figurė historike me njė kontribut real, nė kohėt mė tė vėshtira tė Mirditės.Nga ana tjetėr, studiuesit shtojnė se Biba u vra veē tė tjerash, sepse me mentalitetin e ri, po konkurronte vlerat e aristokracisė sė vjetėr, ai u vra se po linte nė hije trashėgiminė e derės sė tij, e cila e kishte vendosur autoritetin pėrmes atributesh tashmė tė tejkaluara dhe trashėgimisė. Dera e kapedanėve ishte zgjeruar shumė, aq sa nuk mund tė tolerohej dalja e njė kapidani jashtė ndikimit tė tyre. Tė ekzekutuarit e 17 gushtit 1949 Mbrėmjen e 17 gushtit janė kryer dy lloj ekzekutimesh. Katėr prej tyre me varje dhe 10 me ekzekutim me plumb. Tė varurit: 1.Preng Ded Kola, Orosh. 2.Pjetėr D. Vila, Kaēinar. 3.Dodė Mark Biba, Kthellė Epėr. 4.Pjetėr Paloka, Kaēinar. Tė pushkatuar: 1.Nikollė Bardhok Bajraktari, Rrėshen. 2.Llesh Gjon Melyshi, Malaj. 3.Nikoll Llesh Bajraktari, Orosh. 4.Ndrecė Mark Ndoj, Kaēinar. 5.Bardhok Dodė Gjini, Prosek. 6.Gjok Gjin Kaēi, Bukmirė. 7.Gjergj Beleshi, Kthellė Epėr, vritet pėr tė vėllanė, Dodėn. 8.Ndoc Gjet Cupi, Blinisht. 9.Preng Shkurt Nikolli, Orosh. 10.Frrok Mata, Kaēinar. ''Shekulli''
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#2
| ||||
| ||||
| Dyshime mbi vrasjen e Bardhok Bibės Gjergj Marku Pėr vrasjen e Bardhok Bibės ka dėshmi tė ndryshme. Vetė Ndue Gjomarku ka deklaruar nė zyrėn e ish-presidentit Sali Berisha se: ne e vramė Bardhok Bibėn. Ai e ka etiketuar Bibėn si tė keqen qė mbolli komunizmin nė Mirditė, pavarėsisht se ishin kushėrinj tė tė njėjtės derė (gjyshėrit vėllezėr). Mė pas do tė shprehej se firma nė letrėn sigluese, qė ishte lėnė nė gėmushat pak metra larg trupit tė pajetė tė deputetit Bardhok Biba ishte e kryetarit tė organizatės Komiteti i Maleve. Ndue P. Gjomarku ka bėrė dhe njė libėr rreth kėsaj ngjarjeje derisa arratiset, megjithatė gjithēka ngelet enigmė, edhe roli qė ai pati nė vrasjen e Bardhok Bibės. Nga ana tjetėr, njė bashkėkohės i Bardhok Bibės rrėfen takimin e kėtij tė fundit me Mehmet Shehun. Mehmet Shehu i ka bėrė pyetjen:sa kriminelė janė asgjėsuar nė Mirditė?. Shoku Mehmet, mos kujtoni se ata janė frikacakė, ata kanė dalė nė male pėr idealin e tyre, pėr tė vdekur,-i kishte thėnė Biba. Ndėrsa mė pas, nė atė takim i ka mėshuar idesė se do tė punojė qė ata qė nuk kanė lyer duart me gjak, ti kthejė nė shtėpi. Vrasja e tij ka qenė fatale, pasi do tė ekspozonte gjithė fisin Gjomarkaj para persekutimeve tė shumėllojshme, ashtu si dhe familjeve tė tjera mirditore, njė tragjedi qė do ta ndante mė dysh Mirditėn pėr 50 vjet. Nė gusht tė vitit 49 ra borė nė gusht. A kishte lidhje zemėrimi i motit me kėto vrasje? Figurativisht po, pasi qe njė goditje e rėndė pėr Mirditėn, pėr tė dyja palėt. Mė e keqja, thonė. Por, a i kishin menduar vrasėsit pasojat? Mendojmė se jo nė kurriz tė tyre, pasi dhe urdhėruesit dhe ekzekutorėt, ose janė gjallė,ose kanė vdekur nė emigracion. Dikush tjetėr e pagoi dhe e shfrytėzoi. Vrasjet politike tė njerėzve tė rėndėsishėm vazhdimisht janė shfrytėzuar pėr realizimin e synimeve strategjike tė forcave tė caktuara. Kėshtu, 17 gushti 1949, ishte njė rast shumė i mirė qė qeveria tė shtrinte ndikimin e saj pėrfundimisht nė Mirditė, duke bėrė njė terror tė pashembullt. Sidoqoftė, tė gjithė mirditorėt e ekulibruar, janė me atė se duhen braktisur llogoret e vjetra, armėt e vjetra dhe njerėzit e vjetėr, qė shfrytėzojnė dy tė parat me mjeshtėrinė e vjetėr pėr tė ndarė heronjtė dhe viktimat nė palė. Duhet bėrė njė hap njerėzor pėr respektimin e tė dy palėve. ''Shekulli''
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#3
| ||||
| ||||
| Masakra e Qafė-Valmirit denoncohet pas 90 Gj. Marku Vrasja makabėr, varrimi kolektiv si dhe mėnyra se si u ekzekutuan 14 burra mirditorė, me pretekstin se direkt ose indirekt qenė tė lidhur me Komitetin e Maleveėshtė denoncuar pas viteve 90. Familjarėt e 14 martirėve depozituan nė prokurori nė vitin 1994 denoncimin penal tė tyre ndaj ekzekutorėve nė Qafė Valmiri. Denoncimi adresohej ndaj tre personave qė ishin gjallė dhe qė kishin marrė pjesė direkt nė ekzekutimin e 14 martirėve, ndaj ish-kryetarit tė degės sė brendshme Mirditė, njė eksponent tė sigurimit dhe ish-kryetarin e komitetit ekzekutiv tė Mirditės. Nė thelb tė denoncimit ishte akuza pėr tejkalim tė kompetencave ligjore tė asaj kohe, njė nonsens juridik, siē pėrcaktohej nė denoncim. Njė ditė mė pas, denoncimi u publikua nė gazetat e djathta tė kohės. Ish-kryetari i degės Mirditė, sapo merret vesh firmosjen e urdhėr-arrestit vdes nė shtėpi,ndėrsa dy tė tjerėt arrestohen e dėrgohen nė Rrėshen.''Shekulli''
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Dialog mes nje Muslimani dhe Krishteri! | Muslimani | Teologjia | 12 | 25-05-2008 20:39 |
| Jeta e Muhamedit alejhi selam | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 63 | 23-12-2007 21:57 |
| Dilemat me te cilat perballen Rinia | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 0 | 27-06-2006 10:21 |
| Dyzet hadithe mbi personalitetin Islamik | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 0 | 27-06-2006 10:08 |
| Bibla ne Shqip | Administratori | Bibla dhe Jeta | 11 | 27-02-2005 01:51 |