Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Historia

Vorio- Epiri, Njė ėndėrr Nė Arkivol

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 07-01-2008, 11:20
Minifotoja e anetarit Sabahi
Veteran/e
 
Reg: 20-04-07
Postime: 119
Kryesore Vorio- Epiri, Njė ėndėrr Nė Arkivol

VORIO- EPIRI, NJĖ ĖNDĖRR NĖ ARKIVOL


Nga,Xhavit SHALA


Kriza e zhvarrimeve dhe pėrpjekjet pėr ndėrtimin e tre maozelumeve pėrgjatė vijės imagjinare tė territorit vori-epiriot, tregoi qartė se Kisha dhe segmente tė politikės greke, nuk kanė hequr dorė nga synimet e tyre pėr Vorio- Epirin...

Kriza e zhvarrimeve dhe pėrpjekjet pėr ndėrtimin e tre maozelumeve pėrgjatė vijės imagjinare tė territorit vori-epiriot, tregoi qartė se Kisha dhe segmente tė politikės greke, nuk kanė hequr dorė nga synimet e tyre pėr Vorio- Epirin dhe se veprimtaria e tyre vazhdon tė pėrbėjė njė kėrcėnim serioz pėr sigurinė tonė kombėtare. Pėrfshirja e segmenteve zyrtare tė Kishės Autoqefale Shqiptare nė mision sekret zhvarrimesh tė paligjshme dhe fshehje arkivolesh tė paidentifikuara, mosbindja e tyre e hapur ndaj agjensive ligjzbatuese shqiptare, kanė vėnė seriozisht nė dyshim autoqefalinė e kėsaj kishe. Kriza tregoi gjithashtu se papėrgjegjshmėria e strukturave tė pushtetit vendor nė terren ju ka krijuar hapėsira veprimi qarqeve shoviniste greke.



Kriza e zhvarrimeve, e shkaktuar nga gėrmimi antiligjor nė varrezat e vjetra nė fshatin Kosinė tė Pėrmetit, nuk ėshtė thjesht vepėr e njė prifti tė marrė dhe e njė konsulli, tė cilėt duket se do tė paguajnė faturėn pėr dekonspirimin dhe mospėrmbushjen me sukses tė atij misioni. Mė shumė se sa njė incident midis Shqipėrisė dhe Greqisė, ajo tregon krizėn qė po pėrjetojnė segmente tė caktuara nacionaliste, politike dhe fetare greke. Nė prag tė zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės dhe tė fillimit tė ndėrkombėtarizimit tė ēėshtjes ēame, kėto segmente po nguten pėr tė gjetur rrugėt, format dhe metodat qė, ėndrrėn nė sirtar tė Vorio- Epirit, ta materializojnė sa mė shpejt, duke synuar, si fillim, autonominė e tij. Nervozizmi i kėtyre qarqeve shtohet sidomos kur mendojnė se fuqizimi i faktorit shqiptar nė Ballkan dhe integrimi euroatllantik i tyre, do ta kthejė Vorio- Epirin njė ėndėrr jo mė nė sirtar, por njė ėndėrr nė arkivol.



Synimi pėr Vorio-Epirin

Synimi pėr Vorio- Epirin ėshtė njė strategji afatgjatė antishqiptare, herė zyrtare e herė gjysmė zyrtare. Qėllimi i tyre ėshtė pėrgatitja e kushteve pėr aneksimin e Shqipėrisė sė Jugut apo Vorio- Epirit, siē e quajnė grekėt. Ajo ėshtė pjesė e Megaloidesė, e strategjise helene pėr zgjerimin e territoreve nė kurriz tė fqinjėve tė saj, strategji e vjetėr kjo sa vetė shteti grek. Pretendimi pėr Vorio- Epirin ėshtė mbajtur vazhdimisht gjallė nga Kisha Ortodokse Greke. Me parimin e saj tė fesė-komb, kjo Kishe qė nė periudhat e hershme, para dhe pas themelimit tė shtetit shqiptar, ka synuar helenizimin e besimtarėve ortodoksė shqiptarė e aneksimin e jugut tė Shqipėrisė.



Duke pėrfituar nga fraxhiliteti i shtetit tė sapokrijuar shqiptar dhe pas presionit nė Lidhjen e Kombeve nė vitin 1921, grekėt arritėn tė ndėrkombėtarizojnė ēėshtjen e tė ashtuquajturit Vorio- Epir. Krijimi mė pas i Mbretėrisė Shqiptare dhe Kishės Autoqefale Shqiptare, e kufizoi dukshėm rolin e qarqeve shoviniste greke nė Jug tė vendit. Mjaft pozitivisht ndikuan dhe pėrpjekjet madhore tė Nolit e patriotėve tė tjerė shqiptar pėr krijimin e identitetit shqiptar tė besimtarėve ortodok, duke pėrkthyer gjithė literaturėn e ndryshuar nė shqip liturgjinė. Megjithatė, kisha greke nuk e pushoi aktivitetin e saj nė dėm tė interesave shqiptare.Dėbimi nė vitin 1929 nga Shqipėria, me urdhėr tė kryeministrit shqiptar tė asaj kohe, Koēo Kote, intelektual ortodoks, i Eksarkut tė Patrikanės nė Shqipėri, Jerotheu, pėr ndėrhyrje nė punėt e brendshme tė shtetit shqiptar, tregonte se shtetarėt shqiptarė ishin tė vendosur tė mos lejonin cėnimin e sigurisė kombėtare. Ėndrra helene pėr Vorio- Epirin tashmė ishte futur nė sirtar.



Nė vitin 1940, Italia fashiste, nėpėrmjet territorit shqiptar sulmoi Greqinė dhe ktheu jugun e vendit nė teatėr tė luftimeve. Me zbrapsjen e trupave italiane dhe futjen e forcave greke nė territorin shqiptar, autoritetet greke menduan se erdhi koha tė jetėsonte planin e saj pėr Vorio- Epirin, duke pretenduar se ushtarėt grekė u vranė pikerisht pėr ēlirimin e tij. Greqia bėri pėrpjekje pėr ta njohur ndėrkombėtarisht pushtimin e Jugut tė Shqipėrisė . Mė pas, pushtimi gjerman i Greqisė bėri qė ėndrra pėr Vorio- Epirin pėrsėri tė pėrfundonte nė sirtar.



Edhe gjatė regjimit komunist nė vendin tonė, pėrpjekjet greke pėr Vorio- Epirin nuk pushuan asnjėherė. Pėrjashtuar rastet e ndonjė provokimi ushtarak nė kufi dhe tė kurtheve diplomatike, veprimtaria nė pėrgjithėsi ka qenė e fshehtė, agjenturore e subversive, mbėshtetur nga njė numėr i konsiderushėm sillogjesh vorioepirote, tė stacionuara pėrballė kufijve tanė. Mjaft aktive ka qenė nė kėtė kohė kisha ortodokse greke, sidomos prifti Sebastianos, i cili la porosi qė kur tė vdiste ta varrosnin nė kėmbė, pėrballė kufirit shqiptar, qė tė mos i gjente shpirti prehje deri sa tė zgjidhej ēėshtja e Vorio- Epirit.



Me fillimin e proēeseve demokratike dhe hapjen e Shqipėrisė, segmente nacionaliste greke menduan pėrsėri se erdhi momenti pėr ėndrrėn e tyre tė Vorio- Epirit. Kisha greke ka punuar dhe po punon, nė bashkėpunim me segmente tė politikės greke, pėr greqizmin e popullsisė ortodokse tė Shqipėrisė. Vitet qė kaluan nė ateizėn, i bėnė shqiptarėt qė tė harronin shprehjen e Nolit se “fatkeqėsitė shqiptarėve nuk u kanė ardhur kurrė nga diferencat fetare, por nga udhėheqėsit fetarė”.Kisha greke mori pėrsipėr ringritjen e Kishės Autoqefale Shqiptare. Duke pėrfituar nga vakuumi ligjor e nė kundėrshtim mė Statutin e Kishės Shqiptare, Kisha Greke propozoi e caktoi njė bashkėkombas tė saj nė hierarkinė mė tė lartė tė autoqefalisė shqiptare. Pėrveē pėrpjekjeve gati legale pėr greqizimin e shqiptarėve ortodoksė, pėr tė mabajtur tė gjallė idenė e Vorio- Epirit, organizata vorioepirote greke organizuan njė sulm tė armatosur nė rrethin e Gjirokastrės, duke vrarė ushtarakė shqiptarė. Fajtorėt e kėtij sulmi terrorist, prej tė cilėve disa shtetas shqiptare tė shitur, megjithėse u identifikuan dhe arrestuan, u liruan nė mėnyre tė turpshme nga gjykatat greke. Segmente tė politikės greke luajtėn njė rol mjaft aktiv nė destabilizimin e vendit gjatė krizės se fajdeve nė 1997. Pas kolapsit tė shtetit, ata menduan se erdhi pėrsėri ora pėr Vorio-Epirin. Ishte deklarimi i menjėhershėm i SHBA, BE-sė e Turqisė pėr moscėnimin e sovranitetit tė Shqipėrisė, ajo qė i vuri fre aventurės dhe ėndrrės greke tė Vorio- Epirit. Tani, pėrsėri nė punė janė vėnė tė gjitha bateritė pėr ėndrrėn e vjetėr.


Pak para krizės sė zhvarrimeve

Kėshtu, me 6 Prill 2006, rreth 2 javė pėrpara se nė Shqipėri tė bėhej publike “kriza e zhvarrimeve”, gazetari grek Lambros, i atashuar pranė Departamentit Amerikan tė Shtetit pėr llogari tė gazetės sė pėrmujshme amerikane “Hellenik Neės of America”, zė i fuqishėm kjo e lobit grekoamerikan, u interesua publikisht pranė zėdhėnėsit tė Departamentit Amerikan tė Shtetit Sean McCormack “nėse Departamenti i Shtetit do ta rikonsiderojė pozicionin e tij nė lidhje me autonominė pėr minoritetin grek nė Epirin e Veriut”, duke kujtuar nė kėtė mėnyrė se Vorio Epiri vazhdon tė jetė ėndėrr e lobit grek atje. Pėr gazetarin Lambros, Vorio Epiri ėshtė mbėshtetur dhe nga linja zyrtare greke. “Ish- kryeministri grek nė vitet ‘90, e lidhi statusin e Kosovės me atė tė Epirit tė Veriut”, thotė ai.



Edhe Kryepeshkopi Grek Kristodhulos, po pret kohėn e pėrshtashme pėr ngritjen e flamurit grek nė Vorio- Epir. Gjatė njė transmetimi tė drejtpėrdrejtė nga televizioni shtetėror grek tė njė meshe nė Katedralen e Athinės, nė shkurt tė kėtij viti, duke folur pėr domosdoshmėrinė e dhėnies sė pensionit prej 300 eurosh nga qeveria greke pėr minoritarėt nė Shqipėri, ai i bėri thirrje qeverisė greke pėr tė mbajtur tė gjallė Vorio- Epirin nė Shqipėri, pėrndryshe “askush nė Shqipėri nuk do tė flasė mė pėr Vorio- Epir, nėse ata nuk do tė jenė atje pėr tė ngritur flamurin grek”.



Dobėsimi i rolit tė Serbisė nė Ballkan, krijimi sipas gjasave dhe i shtetit tė Kosovės, mbėshtetja e fuqishme amerikane nė pėrgjithėsi pėr faktorin shqiptar, pėrparimi drejt integrimit euroatllantik tė vendit tonė, respektimi i standarteve ndėrkombėtare pėr minoritetet, marrėdhėniet e mira me politikėn zyrtare greke, vazhdon tė nervozojė shumė segmentet nacionaliste greke. Nervozizmi po i bėn ata tė hedhin hapa tė pamatura, duke shkaktuar kriza vetdemaskuese, siē ishte ajo e zhvarrimeve, apo tė provokojnė shtetin shqiptar e ta vėnė para faktit tė kryer, duke ndėrtuar objekte kulti, arsimore apo kryer zhvarrime pa marrėveshje dypalėshe.



Kriza e zhvarrimeve dhe pėrpjekjet pėr ndėrtimin e tre maozelumeve pėrgjatė vijės imagjinare tė territorit vori-epiriot, tregoi qartė se Kisha dhe segmente tė politikės greke, nuk kanė hequr dorė nga synimet e tyre pėr Vorio- Epirin dhe se veprimtaria e tyre vazhdon tė pėrbėjė njė kėrcėnim serioz pėr sigurinė tonė kombėtare. Pėrfshirja e segmenteve zyrtare tė Kishės Autoqefale Shqiptare nė mision sekret zhvarrimesh tė paligjshme dhe fshehje arkivolesh tė paidentifikuara, mosbindja e tyre e hapur ndaj agjensive ligjzbatuese shqiptare, kanė vėnė seriozisht nė dyshim autoqefalinė e kėsaj kishe. Kriza tregoi gjithashtu se papėrgjegjshmėria e strukturave tė pushtetit vendor nė terren ju ka krijuar hapėsira veprimi qarqeve shoviniste greke.



Kriza e zhvarrimeve ėshtė njė sinjal i fortė alarmi pėr agjensitė ligjzbatuese shqiptare, forcat politike dhe strukturat e sigurisė kombėtare. Ajo tregoi domosdoshmėrinė e hartimit tė njė strategjie pėr parandalimin dhe neutralizimin nė ēdo situatė tė veprimtarisė sė qarqeve vorioepirote. Kjo me qėllim qė ėndrra greke pėr Vorio- Epirin tė mbyllet pėrfundimisht nė arkivol. Por, duke mos harruar se grekėt i zhvarrosin edhe arkivolet.



*Drejtor i Qendres Shqiptare tė Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare


Paraqet,Sabri Selmani
Kiel,Gjermani
__________________
Vetem me ndihmen e Zotit arrihet qellimi.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 02:02.




Parajsa Shqiptare