Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Historia

Tekstet e historise ne arsimin e mesem shqiptar

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 31-05-2006, 21:56
Minifotoja e anetarit skampinianus
Moderator/e
 
Reg: 27-07-02
Lokalizimi: Elbasan
Postime: 192
Images: 5
Faqe ne Ditar: 1
Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek skampinianus
Kryesore Tekstet e historise ne arsimin e mesem shqiptar

Tekstet e historisė dhe nxėnėsit.
Vėshtrim mbi gjendjen e teksteve nė realitetin e ri.

-Hyrje

Nė shkrimin e mėposhtėm do tė shqyrtoj sipas kėndvėshtrimit tim disa nga problemet mė tė dukshme tė teksteve tė profilizuara nė sistemin tonė arsimor. Kėshtu do tė ndalem nė disa probleme themelore si nga ana shkencore ashtu dhe nga ana e ngarkesės dhe e lehtėsive tė domosdoshme nė tekstet tona pėr tė futur tek nxėnėsit njė tė mėsuar efektiv dhe racional nisur dhe nga dy elementė tė rinj qė po dalin dukshėm nė arsimin shqiptar:

1. Matura shtetėrore dhe preferencat e fakulteteve treguan se tashmė ėshtė koha qė tė kthejmė kokėn dhe nga shkencat humane, si tė vetmet qė mund tė formojnė realisht qytetarin e ardhshėm aktiv dhe jo teknicienin e verbėr dhe tė pėrqėndruar tek rregullat fikse, shpesh pėrtej ē’do dobie qytetare.

2. Pėrshtatia e nxėnėsve me ngarkesėn e re tė Universiteteve sipas Kartės sė Bolonjės.

Njė tjetėr problem me tė cilin duhet medoemos tė pėrballemi ne ėshtė dhe fakti se nė shumicėn e individėve ėshtė krijuar bindja se historinė e bėjnė fituesit dhe pėr pasojė ajo nuk paraqet asnjėherė realitetin. Mėposhtė do tė shohim se ende ne nuk jemi nė gjendje tė njohim dhe tė kuptojmė elementė tė historisė sė parė ndryshe nga nxėnėsit.

1. Cilėt janė nxėnėsit tanė?

Nė pjesėn mė tė madhe nxėnėsit tanė janė tė njė niveli mediokėr tė pėrgatitjes nė shkencat shoqėrore dhe humane. Njė fakt i tillė shpjegohet me njė sėrė faktorėsh:
a. Pjesa mė e madhe e prindėrve kanė filluar tė ngarkojnė fėmijėt e tyre me barra tė stėrmėdha kursesh nė lėndėt e ashtuquajtura “ekzakte” apo me kurse tė pafundė nė gjuhė tė huaja. Ata, prindėrit, shqetėsohen mė shumė kur fėmijėt e tyre vlerėsohen me nota tė ulta nė lėndėt e Historisė dhe tė tjera tė grupit shoqėror jo pėr faktin se fėmijėt e tyre nuk janė pėrgatitur nė lartėsinė e duhur, por pėr “turpin qė duhet t’u vijė fėmijėve tė tyre tė paaftė tė mėsojnė pėrmendėsh qoftė dhe dy data tė mėsimit tė Historisė”. Fatkeqėsisht njė qėndrim nė pėrputhje me kėtė ide po vazhdojnė tė mbajnė dhe mėsues, tė cilėt nuk i kushtojnė vėmendjen e duhur formimit tė plotė tė nxėnėsve por vetėm tė ashtuquajturės pėrgatitje shkencore.
b. Pjesa mė e madhe e pėrgatitjes sė lėndėve shoqėrore bazohet nė njė mėnyrė arkaike tė tė mėsuarit. Qė nė fillore fėmijėve u kėrkohet tė mėsojnė pėrmendėsh pjesė tė tėra, tė cilat nuk kanė asnjė lloj produktiviteti. Fatkeqėsisht njė gjė e tillė vazhdon tė aplikohet edhe nė ciklin e lartė tė shkollės 8-vjeēare. Izolimi i mendimt dhe i aftėsive analizuese tė fėmijėve dhe kthimi i tyre nė pėrsėritės tė thjeshtė vjen si pasojė e faktit se ne nuk i japim faktin dhe t’i kėrkojmė atij, nxėnėsit, tė nxjerrė pėrfundime dhe ti argumentojė ato. Ka mė shumė se dy vjet qė ėshtė publikuar njė manual, i cili jep dhe transmeton qartė se ēfarė duhet tė jetė i aftė tė arrijė nxėnėsi nė fund tė shkollės 8-vjeēare pėr tė marrė njė vlerėsim, aktualisht tė themi se ky material po gjen zbatim ėshtė tepėr. Nxėnėsit qė vinė nė shkollėn e mesme, po tė vlerėsohen nė bazė tė kėtij dokumenti, janė tė nivelit mesatar, por kanė nė dėftesat e tyre nota 9-10.
c. Mungesa e mundėsisė (dhe dėshirės) pėr tė marrė informacion tė ndryshėm nga ai qė pėrcjell teksti etj
d. Njė tjetėr pretekste ėshtė ai se, nė shkollėn tonė nxėnėsit vijnė vetėm pėr tė marrė njė diplomė maturie.

Njė ndėr ankesat mė tė hasura ėshtė se nxėnėsit e shkollės sonė nuk kanė nivelin e duhur si dhe motivimin e duhur. Po tė jemi realistė atėherė duhet tė pranojmė se po punojmė me nxėnės tė nivelit tė ulėt por jo vetėm ne. Po tė krahasojmė aftėsitė dhe arritjet e nxėnėsve tanė me ata tė shkollave tė tjera tė qytetit do tė vejmė re se ndryshimi i arritjeve tė tyre nė konkurset e shkollave tė larta do tė shohim se jo vetėm kemi rezultate tė krahasueshme por janė nė tė njėjtin nivel. Tė njėjtat mangėsi vihen re tek tė gjithė nxėnėsit sidomos kur diskutohet rreth:

1. Identifikimit tė figurave historike
2. Pėrcaktimi i lidhjeve shkak-pasojė
3. Rajonalizimi i saktė i rajoneve gjeografike ku u zhvillua ngjarja historike etj.

Tė njėjtat mangėsi janė tė dukshme edhe kur krahasohemi dhe me shkolla, tė cilat kanė kontigjente tė ngjashme me shkollėn tonė.

2. Ēfarė synojmė tė edukojmė nė lėndėn e Historisė?

Lėnda e historisė ėshtė njė ndėr lėndėt mė tė hershme tė aplikuara nė programet mėsimore. Sipas peiudhės historike, kjo shkencė ka ndryshuar shpesh formė dhe pėrmbajtie. Nė shumicėn e rasteve Historia ka shėrbyer si njė program mė vete dhe pėr mė tepėr ėshtė njė ndėr pikat e referimit tė ndryshimeve sociale.
Nė Romėn e lashtė, detyra e historisė ishte tė edukonte tek brezi i ri se pėrtej interesave personale ekziston njė realitet mė hyjnor dhe mė i rėndėsishėm, Roma. Jo mė kot pjesa mė e madhe e Historisė sė Romės ėshtė e mbėshtjellė nė njė tis tejet mistik. Lindja e Perandorisė solli me vete njė rol tė ri tė historisė; Historia ishte Pangjerika e Perandorėve qė vetė ata linin pas. Lindja e krishtėrimit ndryshoi dukshėm destinacionin tashmė historia duhej tė lėvdonte veprėn e Kishės dhe tė martirėve tė saj. Mesjeta dhe anakia feudale bėnė pėrsėri njė hap mbrapa tek pangjerikat, kronikat dhe jetėshkrimet e lordėve, peshkopėve, princėrve, mbretėrve dhe natyrisht tė Papėve. Shek.XVIII-XIX solli ndryshime tė dukshme nė mėsimdhėnien e Historisė duke hedhur idenė e panhistoricizmit, i cili ishte njė formė e integrimit ndėrlėndor tė kėsaj periudhe. Lindja dhe fuqizimi dukshėm i Nacionalizmit dhe e shtetit Kombėtar do tė ishte njė tjetė kthesė nė historinė humane. Tashmė theksi vihej tek origjina e kombit roli i tij nė historinė botėrore etj.
Fundi i shek.XX ishte dhe konfrontimi i tendencave tė historisė globale duke vėnė pėrballė kulturės dhe traditės nacionale pėrballė ayre planetare dhe fatalizmin pėrballė analizės sė ftohtė. Synimi i Historiografisė sė sotmėe ėshtė tė pėrcjellė vlerat mė tė mira tė njerėzimit, trashėgimisė sė pėrbashkėt tė tė gjithė qytetėrimeve, dhėnien e shembujve tė qeverisjes sė mirė dhe edukimin me vlerat e njė qytetari tė denjė tė njė shoqėrie demokratike. Ky ėshtė njė ndėr pėrcaktimet qė rishtaz ėshtė shfaqur nė konceptimin e mėsimdhėnies dhe tė edukimit nė qarqet studiuese tė pedagogjisė sė historisė.
Natyrisht, tė gjithė kėtė proēes duhet ta ppėrshkojė dhe pėrcjellia e traditave mė tė mira nacionale dhe ngritja e shoqėrisė nė njė nivel mė tė lartė. Duke patur parasysh gabimet e tė tjerėve si dhe ato qė kemi kryer vetė ne duke i krahasuar dhe duke kėrkuar pėrgjithėsitė dhe duke u ruajtur nga kryerja e tė njėjtit gabim disa herė. Ndryshe nga lėndė tė tjera historia pėrcjell vetėm trashgiminė humane dhe jo tė dhėna tė cilat nuk janė veēse teori (nė shumicėn e rasteve tė pavėrtetuara). Njė gjė ėshtė e vėrtetuar qartė:

1. Tė gjitha vendet e pazhvillara nga pikėpamja kulturore i tuten historisė sė tyre dhe pranojnė si mė superiore atė botėrore.
2. Tė gjithė vendet diktatoriale nxisin njė mbivlerėsim tė historisė sė tyre kombėtare

Shumė prej nesh natyrisht nuk dėshiron ta shohė vendin e tij tė radhitur mes tė parėve dhe aq mė pak mes tė dutėve. Por cili do tė qe ekuilibri i saktė mes dy tendencave?
- Nuk mund tė jepen receta apo udhėzime tė prera, por mund tė themi se:

A. Nuk ėshtė nė interesat kombėtare dhe kushtetuese tė R.Sh. zvogėlimi vazhdimisht i orėve tė historisė kombėtare. Njė kujdes tė veēantė i duhet kushtuar historisė antike se kjo ėshtė pika ku sulmohet mė shpesh identiteti jonė kombėtar.
B. Duhet tė ndryshojė nė mėnyrė tė prerė vartėsia nga pėrkthimi idobėt i teksteve shkollorė tė huaj, tė cilėt shpesh pėr sa i pėrket Historisė tė Ballkanit kanė qėndrime tė tejkaluara tashmė dhe pėr mė tepėr kur dihet se historiografė si Scheville janė tejet pranė qarqeve panheleniste.

Nuk ka asnjė justifikim, ta zemė fakti, kur nė historinė e vitit tė parė qė fushata e Pirros sė Epirit nė Apenine tė kapėrxehet me dy rreshta tė cilat, fatkeqėsisht japin imazhin e njė ngjarie kalimtare pėr hiēmosgjė.

3. Ē’ duhet tė ishte parashikuar nė formulimin e teksteve?

Nė tė gjithė fjalimet e mbajtura nė seminare tė ndryshme tė mbajtura ėshtė vėnė theksi tek vlerėsimi bazuar nė vlerėsimet bazuar nė Standartet e Arritjes. Natyrisht nuk ka mė mirė se tė bazojmė punėn tonė nė elementė tė matshėm, unikė dhe pėr mė tepėr tė pakundėrshtueshėm nga pikėpamjet e njėrit apo tjetrit. Nėse do tė pėrcaktojmė qartė dy parime:

1. Ēfarė duhet tė dinė nxėnėsit tanė pėr paraardhėsit e tyre?
2. Cilat mendohet tė jenė tipare e zhvillimit social-kulturor tė shoqėrisė shqiptare nė tė ardhmen e afėrt dhe tė largėt;

ahere do tė kemi mė tė thjeshtė tė dallojmė mė qartė ēfarė duhet tė njohin adoleshentėt. Kėshtu nėse duhet tė pėrcaktojmė ēfarė duhet tė njohin nxėnėsit tanė pėr t’u vlerėsuar nė njė nivel tė caktuar, duhet mė parė tė njihen interesat e zhvilimit tė shoqėrisė shqiptare, natyrisht kėto janė tė pėrcaktuara qartė nė dokumentat kryesorė tė Akademisė sė Shkencave (pėr tė mos pėrmendur Kushtetutėn e Shqipėrisė). Duke ditur interesat kombėtare ne duhet tė pėrcaktojmė njohuritė e domosdoshme pėr vlerėsimin nė njė nivel tė caktuar. Ē’ kuptim ka qė ne tė rrezikojmė realizimin e disa parametrave tė caktuar, me njė rėndėsi relativisht tė madhe, si kundėrpeshė tė paraqitjes nė njė formė relativisht tė re nė emėr tė reformave shpesh tė papeshuara mirė.
Ne nuk kemi arritje tė mira nė kėtė formė pasi nuk bėjmė tekste tė bazuar nė synime strategjike tė shoqėrisė por mundohemi tė pėrshtasim synimet e shoqėrisė me njohuritė qė pėrcjellim. Pėrse pėr shembull vihen re kaq probleme me tekstin e historisė? A mos vallė kemi kaq shumė mėsues qė nuk e njohin mirė historinė dhe shyqyr qė janė nja njė a dy autorė qė tregojnė udhėn e duhur?
Kėtyre pyetjeve nuk u jap dot pėrgjigje pa u njohur dhe njė anė tjetėr e medaljes pėrse nė urdhėrin nr: 445 dt. 21.11.2005 na kėrkohet tė thjeshtojmė, eliminojmė shmangim dhe rishikojmė jo pak por 24 ēėshtje tė ndryshme, tė cilat, gjer mė tani janė parė vetėm nė kėndvėshtrimin e ngarkesės dhe jo nė pėrmbajtje.

4. Anėt pozititve tė tekstit tė Historisė

Natyrisht njė punė pėrveē anėve negative rastis tė ketė dhe elementė tė cilėt mund tė konceptohen si arritje. Tė pakta por domethėnėse mund tė cilėsohen kėto elementė:

 I kushtohet njė rėndėsi mė e madhe arritjeve tė njerėzimit sesa luftrave
 Pėrshkruhen mė qartė tendencat e zhvillimit ekonomik tė botės nė periudha tė caktuara tė historisė.
 Pėrfshihen pėr herė tė parė njihuri tė rajoneve tė pastudiuara mė parė.
Rritja e aftėsive tė tė nxėnit vihet re qartė nė pėrpunimin e mirė tė datave dhe koncepteve nga ana e nxėnėsve. Nė kėtė drejtim mund tė themi se ka njė pėrmirėsim tė dukshėm pėrsa i pėrket kėtyre elementėve, nėse mė parė marzhi i gabimeve ishte 30%-40% aktualisht nė testime nxėnėsit kanė tendenca tė gabojnė nė nivele mė tė ulėt. Nga ana tjetėr njė marzh mė i madh gabimi vihet re nė asociimin e emrave dhe veprave, apo mes emrit dhe periudhės historike. Njė gjė tjetėr qė duhet lėvduar ėshtė dhe tendenca pėr tė bėrė interpretimn e ngjarjeve historike. Sado ky interpretim ėshtė shpesh arbitrar ose i pėrket tipeve tė shkuar tė arsyetimit historikne mund tė themi se ėshtė njė pėrpjekje pė tu vlerėsuar.

5. Mangėsi dhe probleme.

Nė kėtė tekst fatkeqėsisht ka njė sėrė problemesh specifikė tė cilėt mund tė konceptohen nė:
1) Gabime qė lidhen me renditjen dhe organizimin e njohurive. Kėshtu nė Historinė e vitit tė dytė vihet re qė temat nuk janė organizuar nė mėnyrė tė qartė dhe organike. Njoritė mbi Republikėn e Dytė dhe Perandorinė e Dytė franceze janė tė organizuara nė tė njėjtin mėsim me tiparet e zhvillimit tė Francės gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit XIX dhe tė shkėputur nga temat mbi bashkimin e Gjermanisė apo tė Italisė. Nga ana tjetėr revolucionet e vitit 1848 janė grumbulluar tė gjithė nė njė mėsim, duke krijuar kėshtu mundėsi tė krahasohen arritjet nė vende tė ndryshme evropiane por, nė kėtė mėnyrė ėshtė reduktuar mundėsia qė tė shihet nė vazhdimėsi rrjedha e ngjarjeve nė rajone tė ndryshme tė Evropės dhe Botės.
2) Ka gabime shkencore nė tė dy tekstet kėshtu vlen tė pėrmenden disa raste tipike
a) Nė mėsimin 3.9 Historia 1, Trashėgima e Greqisė sė Lashtė, nė fund tė ēėshtjes 1 flitet pėr organizimin e federatave nė Epir. Pamvarėsisht se theksohet se kjo federatė i pėrket shek.V p.K.pėrfshihet si formė e trashėgimisė helenistike kur nė Grekėt ende ishin nė fazėn e shthurjes sė fisit.
b) Legjioni, nė periudhėn republikane, pėrbėhej nga 3000 kėmbėsorė
c) Nė mėsimin 4.4 ēėshtja 1 thuhet “Pėr tė gjitha kėto ai (Augusti) ruajti autoritetin e Senatit…” madje i dha funksione ligjvėnėse nė kurriz tė tribunatit” pėrse do ta bėnte njė gjė tė tillė kur qė nga viti 18 p.K. do ta merrte kėtė pushtet dhe ky TITULL i garantonte Paprekshmėrinė? Mė tej nė radhitjen e Perandorėve tė dinastisė Klaudi I renditet si perandor PARA Kaligulės, me tė vėrtetė Kaligula ishte nipi i Klaudit por ai ishte trashėgimtar i Tiberit . Pėr mė tepėr ishte nė kohėn e Klaudit dhe jo tė Augustit sistemi i ndihmės sociale ku ushqeheshin 200000 SHTETAS ROMAKĖ,
d) Nė mėsimin 4.7 n faqe 76 mes fiseve tė tjera barbare qė u dyndėn nė Perandorinė romake pėrfshihen dhe sllavėt, nuk ka nevojė pėr tė qenė gjeni por Sllavėt dynden nė drejtim tė Evropės dy shekuj pasi ra Perandoria romake.
e) Nė faqe 79 thuhet se mė 312 vetė perandori Konstandin u kovertua nė besimin e Krishterė ēdo individ qė njeh pak histori kishtare e di se Konstandini u pagėzua nė shtrat tė vdekjes etj.
Ndėrkohė teksti i vitit tė dytė rezervon gafa si ajo e perceptimit tė MEGALI IDEA si njė program nacionalist grek! Natyrisht lind pyetja:
Meqė MEGALI IDEA qenka program nacionalist ahere pėrse shqiptarėt kėrkojnė Ēamėrinė e drejta kombėtare (nacionale) u kėrkon grekėve tė marrin dhe Shqipėrinė e Jugut deri, tė paktėn, nė Vjosė.
Ide e bukur apo jo?
Pas kėsaj nuk besoj se duhet shtuar se sipas autorėve nacionalizmi shqiptar pėrfaqėsohet vetėm nga N. Frashėri etj.
3) Probleme qė lidhen me aparatin ndihmės. Tekstet e profilizuar jan ė tė papaisur me harta, pamje apo foto. Ėshtė e pakuptueshme si mund tė shpjegohet sidomos historia e Vitit tė dytė pa patur ndihmėn e hartave historike ndėrkohė qė nė shkollėn tonė 5 mėsues histori-gjeografie ndajnė mes tyre 2 harta tė cilat janė jo vetėm tė papėrshtatshme pėr lėndėn e historisė por dhe tė pamjaftueshme.
4) Mungon totalisht fjalori dhe shpjegimet e fjalėve janė shpesh rastėsore dhe tė pamjaftueshme.
5) Pėrdoren pavend fjalė tė huaja tė cilat mund dhe duhet tė shmangen.
6) Pjesėt e leximit janė tė pamjaftueshme dhe ndonjėherė tė rradhitura gabim.
7) Informacioni ėshtė shpesh jo i plotė psh. Nė lėndėn Histori I:
• I paplotė informacioni mbi Lindjen e Lashtė
• Tema 4.1. ēėshtja 2 mungojnė sqarimet pėr rolin e magjistraturave
• Tema 4.3. tė paplota informacionet nė tė tre ēėshtjet
• Tema 4.5. ēėshtja 3 e paplotė
• Nė temat e Bizantit nuk ka informacion pėr IKONOKLAZMĖN
• Duhet trajtuar mė gjerė dhe mė saktė tema 7.1.
• Nuk pėrmendet rėndėsia e luftės sė investiturave
• I paplotė informacioni mbi INKUIZICIONIN
• Tė paqartėsuara synimet e kryqėzatave
• I paplotė informacioni mbi organizimin e shtetit dhe tė ekonomisė osmane
• I paplotė informacioni mbi Ballkanin mesjetar
etj.
8) Mungon lidhja ndėrlėndore me lėndėt e tjera sidomos me Letėrsinė.

6. Pėrfundime


1. Tė ketė pėrputhje mes asaj qė botohet nė tekstet shkollore dhe interesave kombėtare dhe kushtetuese.
2. Tė pėrcaktohen qartė dhe me saktėsi cilat duhet tė jenė aftėsitė dhe vlerat qė duhen edukuar; do tė nxisim ende sistemin skolastik (letėrsi-matematikė dhe po pat kohė tė tjerat) apo sistemin e edukimit tė vlerave qytetare dhe mė pas tė tjerat.
3. Duhet medoemos tė pėrcaktohen sa mė shpejt standartet e arritjes tė lėndės sė historisė dhe tė riformulohen tekstet nė pėrputhje me to. Gjatė kėsaj kohe tė pėrcaktohen mė qartė saktėsimet qė duhen bėrė.
4. Duhet tė plotėsohen tekstet me lexime tė cilat duhet tė jenė tė ndėrlidhura me detyra nė formė ese-je ku tė nxitet mendimi i lirė individual i nxėnėsve.
5. Duhet tė prodhohen menjėherė atlase dhe albume historikė dhe tė shpėrndahen me tekstet, atlaset tė kenė dhe harta skicė pėr tu plotėsuar nga nxėnėsit
6. Tė pėrfshihen nė aparatin didaktik tė mėsimit Fjalorthė.
7. Tė reduktohen tema pa ndonjė interes tė madh si psh. Tema e fundit nė vit tė parė dhe tė zgjerohen temat e tjera ku informacioni tė jetė mė i plotė.
Punoi: Irgen Xhyra

ELBASAN 2006
__________________
VAE VICTIS
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Filma shqiptare ne internet! nikas Kinemaja dhe Televizioni 16 03-05-2008 07:48
Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės Sabahi Arena Nderkombetare 0 07-01-2008 11:24
Qėndrimi i Unionit tė Studentėve Shqiptar nė Maqedoni nė lidhje me ngjarjet e fundit Jetushe Arena Nderkombetare 0 09-11-2007 13:06
Gjergj Kastrioti - Skenderbeu AlbShkodra Historia 13 21-04-2007 17:33
A po japin Kosovarėt prova se e meritojn "Pavarsin e Pakushtzuar" saldusi Gazeta Shqiptare ne UK 0 18-04-2007 05:29


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 01:26.




Parajsa Shqiptare