Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Historia

Taxh Mahalli - pėrmendore e dashurisė sė amėshuar

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 15-01-2005, 21:02
Minifotoja e anetarit Qershija
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Kryesore Taxh Mahalli - pėrmendore e dashurisė sė amėshuar

Taxh Mahalli - pėrmendore e dashurisė sė amėshuar
Shqiptari qė ndėrtoi pėrmendoren mė tė bukur qė ka lartuar dashuria e burrit pėr gruan

Kur njė vizitor e pyeti tė shoqen se ēfarė ndiente ndaj Taxh Mahallit, ajo i qenkej gjegjur: "Do kisha vdekur me gaz qė sot, po tė mė ngrihej nesėr njė Taxh Mahall mbi varr".
India ekzistonte pėrgjatė vargorit tė gjatė tė shekujve, edhe pėrpara se t'i vishnin njė emėr. Ajo ka qenė dhe mbetet njė "kontinent" religjioz par exellance, jo vetėm pėr religjionet dhe kultet e pafundme, praktika kėto tė kombeve tė ndryshme, racave, kastave, tribuve e sekteve mbi territorin e saj tė paanė, por edhe pėr faktin se praktikat religjioze dhe pėrvojat mistike janė elemente tė pėrbashkėta qė njėsojnė tėrė grupimet, nga Himalajet gjer nė ishullin e Cejlonit. Ajo rronte nė shėmbėllesat e sagave tė saj. India ėshtė mėma e Hinduizmit, qė ka kapėrcyer prej kohėsh tė katėrmijė vjetėt e krijimit (Vedizmi - feja mėmė), e gojėdhėnave tė stėrlashta fetare, Veda Vendantave, qė janė biseda pėr Hyun (2000-1000) pėrpara K.), e epit monumetal, "Mahabharatės", tė endur ndėr 100. 000 vargje. India ėshtė trualli i Budės, Krishnės, Ramės, Kama Sutrės, Jogės, Tagores dhe Gandit. Ajo zotėron dhe njėrėn prej shtatė mrekullive tė botės, "Taxh Mahallin", i quajtur "Margaritari i Bardhė i Indisė", projektuar nga njė shqiptar: Ustad Isa Mohammed Effendi (mjeshtri Mehmet Isai) nga Opari. Pėr tė vizituar atė, shtegtarit do t'i duhej tė rrugėtonte drejt Agrės, rreth 200 kilometra nė jug tė Nju-Delhit. Agra ėshtė njėri prej qyteteve mė tė rėndėsishme dhe mė tė lashta tė Indisė. Mė 1526 Baberi, Moguli (Mongoli) i Madh, e mposhti mbretin e fundit tė dinastisė Lodi dhe Agra ra nė duart e sundimtarėve mogulė, qė sunduan me kėtė rėnditje: Humajuni, Akbari, Xhahangiri, Shah Xhahani dhe i sprasmi, Aurangzebi. Po zhvillimin dhe famėn, qė e pavdekėsuan nė kujtesėn njerėzore, Agra e mbėrriti gjatė kohės sė sundimit tė Shah Xhahanit, qė shquhej pėr grishjen sipėrane ndaj sė bukurės. Kurora qė qėndron krye tėrė veprave tė kėtij perandori tė pakundshoq, ėshtė ndėrtimi i Taxh Mahallit, pėrmendores mė tė bukur qė i ėshtė ngritur ndonjėherė dashurisė.

Ky mauzole (varr monumental) kremton njėrėn prej rrėfenjave mė tė mėdha dashurore tė tė gjitha kohėve - atė midis perandorit mogul tė shek. XVI dhe mbretėreshės sė tij, "Tė zgjedhurės sė pallatit", Mumtaz Mahallit. Sipas legjendės, princi gjashtėmbėdhjetėvjeēar, i ardhshmi "Mbret i Botės" u dashurua qė nė shikim tė parė me Arjumand Banu Begam, e njohur botėrisht me emrin Mumtaz Mahall dhe, nė krye tė pesė vjetėve, mė 1612, shtiu kurorė me tė. Gjatė jetės sė tyre bashkėshortore nėntėmbėdhjetėvjeēare, mbretėresha i fali perandorit katėrmbėdhjetė fėmijė. Vdekja e saj gjatė lindjes sė fėmijės, mė 1631, e krodhi perandorin nė njė pikėllim qė s'ka tė rrėfyer, porse frymėzoi ndėrtimin e pėrmendores mė tė bukur qė ka lartuar dashuria e burrit pėr njė grua.

Pėr tė pavdekėsuar atė dashuri tė pacak, Shah Xhahani iu shtrua punės - lajmi se "Mbreti i Botės" po kėrkonte njė arkitekt qė tė projektonte njė varr, qė nuk ishte parė kurrė mė parė, ku do tė preheshin eshtrat e gruas sė tij tė dashur, kaptoi shumė shpejt kufijtė e Indisė. Kėsisoj, mbėrritėn arkitektė nga tė katėr anėt e botės, nga India e Jugut, Burma, Egjipti, Cejloni, nga Transkaukazi, nga Persia e gjetkė, po perandori mbeti i pakėnaqur. Pasandaj, nė Oborrin e perandorit, nė Kėshtjellėn e Kuqe, nė Agra, mbėrriti nga Turqia mjeshtėr Isai. Gojėdhėna thotė se edhe mjeshtri kishte humbur njėsoj tė shoqen dhe se edhe ai kėrkonte njė mėnyrė pėr ta amėshuar dashurinė e vet. Pasi kėqyri vizatimet dhe pamjen tridimensionale (maketin) tė mauzoleut, perandori dha urdhėr tė nisnin pa vonuar punimet. Ndėrtimi i varrit filloi me 20. 000, njerėz, burra e gra, tė cilėt punuan paprerė pėr njėzet vjet rrjesht. Pėrfundimi desh e la pa mend perandorin, i cili, si pėr tė pohuar magjepsjen e tij, ua shkuli krahėt mjeshtrave ndėrtues, verboi kaligrafėt dhe ia preu kokėn arkitektit, qė askush prej tyre tė mos mund tė ndėrtonte a pėrshkruante njė ngrehinė qė do t'i qasej shėmbėllimit tė Taxh Mahallit.

Mbi varr janė skalitur kėto vargje tė Shah Xhahanit:
"Ndėrtuesi s'ka se si tė jetė prej kėsaj bote,
Pse, ėshtė e qartė, projekti i ėshtė dhėnė nga vetė Hyu".

Siē del prej vargjeve tė mėsipėrme, Taxh Mahalli ėshtė njė doktrinė arkitekturore unike. Pėr tė mbrujtur kėtė vegim pėrrallor, u shfrytėzuan materialet mė tė ēmuara qė mund tė gjenden nė kėtė planet: nga Kina u soll Kristali, nga Tibeti tarkuizi, nga Afganistani lapis lazuli, nga egjipti kristolititi, nga Oqeani i Indisė koralet, guaskat e rralla, margaritarėt, pastaj tė tjera soje: topaze, onikse, safirė, rubinė, diamantė. Kėshtu u arrit madhėshtia e pagėzuar "poezi nė mermer tė bardhė". Tregohet se kur njė vizitor e pyeti tė shoqen se ēfarė ndiente ndaj Taxh Mahallit, ajo i qenkej gjegjur: "Do kisha vdekur me gaz qė sot, po tė mė ngrihej nesėr njė Taxh Mahall mbi varr".

Kush ishte projektuesi i Taxh Mahallit?
Historianėt e artit kanė shfaqur mendime kundėrthėnėse lidhur me kombėsinė e autorit tė taxh Mahallit. Disa thonė se ka qenė i krishterė, arab, ēifut, hinduist, turk e, madje, fakir musliman. Nė monografinė e Dejvid Kerollit, "The taj Mahal", tė botuar nė vitin 1972, dokumentohet se Ustad Isa kishte disa llagape: Ustad Khan Affendi, Isa Mahammed Effendi, Ustad Mohamed, Isa Affendi, Isa Khan… pėr tė cilin thuhej se kishte ardhur nga Konstandinopoja, nga Shirazi apo Isfahani i Persisė etj., etj. Nė doracakun zyrtar, "Argra Guide", kristalizohet se autori i Taxhit ėshtė Mehmet Isai, sepse, nė faqen 21, ku jepet lista e 37 artistėve tė cilėt i kishte pajtuar perandori Shah Xhahan pėr ndėrtimin e Taxh Mahallit, nė numrin rendor 1 ėshtė shėnuar emri: Mohummad Isa Affadi; vendi: Turqi; profesioni: disenjator; rroga mujore: 1000 rupi.

Duke u mbėshtetur nė faktin se arkitekt Isai ishte nga Turqia (po jo turk), se kishte qenė nxėnėsi i arkitektit mė tė madh tė kohės nė Turqi, mimar Sinanit, shqiptar nga Qesarati, atėherė tė dhėnat dokumentare tė viteve tė fundit, arrijnė nė pėrfundimin se Usta Mehmet Isai ishte shqiptar nga Opari dhe se sė bashku me tė punuan edhe bashkatdhetarėt e tij, usta Ahmeti dhe kopshtari Ismail Rumiu, ka shumė tė ngjarė t'i jenė qasur tė vėrtetės.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg tajmahal1.jpg (23.5 KB, 1 vezhgime)
__________________
Nobody is perfect ...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Rroftė sėmundja e dashurisė Qershija Dashuria 4 24-12-2007 12:48
“Kryeprokurorja e re, rezultat i dashurisė Nano-Berisha” informuesi Politika shqiptare 0 27-11-2007 08:51
Leonora Jakupi ne pritje te dashurise leopardi Personazhe te njohura 2 05-10-2007 16:20
Martesa, kalvari i mundimeve te dashurise leopardi Psikologjia 1 24-08-2007 12:33
Margriet de Moor, mes dashurise dhe trillerit Administratori Letersia 0 03-06-2007 16:59


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 11:28.




Parajsa Shqiptare