Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Historia

Skenderbeu kunder turqve

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 16-04-2006, 22:02
Minifotoja e anetarit Qershija
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Skenderbeu kunder turqve

TOPOGRAFIA E FUSHATAVE TĖ SKĖNDERBEUT KUNDĖR TURQVE

HEROI i madh shqiptar Skėnderbeu, gjatė 23 vjetėve ka zhvilluar 14 fushata kundėr turqve. Megjithse ka letėrsi tė shumtė qė ėshtė marrė me kėtė faqe tė lavdishme tė shqiptarėve, njė gjė, qė sipas nesh ėshtė thelbėsore, ėshtė lėnė krejt pas dorė; asnjėri nuk ka studjuar topografinė e fushatave qė ka pėrballuar Skėnderbeu, asnjėri nuk ėshtė marrė me gjetjen dhe pėrcaktimin e vendeve ku janė zhvilluar betejat fitimtare tė Skėnderbeut, asnjėri nuk ėshtė munduar tė ripėrshkruajė rrugėt qė kanė ndjekur ushtritė turke gjatė dyndjeve tė tyre nė Shqipėri.
Histografėt e Skėnderbeut japin njė varg emrash tė qyteteve, kalave dhe fshatrave me tė cilėt lidhet faktet e lavdishme tė kėtyre 14 fshatrave; pra hulumtimet duhej tė pėrpiqeshin tė gjenin dhe tė pėrcaktonin se ku ndodhen sot nė vend kėto fshatra historikė. Kėto kėrkime, kuptohet janė shumė tė vėshtira, ato mund tė bėhen vetėm nga ata qė jetojnė atje, nė vend; ata qė do tė mendonin se mund ta bėnin kėtė punė vetėm me ndihmėn e teksteve dhe hartave gjeografike, nuk do tė bėnin gjė tjetėr veēse do ta ngatėrronin edhe mė keq historinė dhe nuk do tė arrinin kurrė nė pėrfundime tė sakta.
Zoti Pisko, qė ka bėrė njė studim mbi Skėnderbeun, e ka pėrdorur kėtė mėnyrė veprimi, por ka arritur nė pėrfundime tė gabuara. Pėr studimin e tij, ai ka pėrdorur hartėn e Institutit gjeografik ushtarak tė Vjenės; ndonėse kjo ėshtė ende harta mė e mirė qė ekziston pėr Shqipėrinė, ajo ėshtė, pikėrisht pėr pjesėn ku janė shpalosur ngjarjet e luftės 23 vjeēare midis Skėnderbeut dhe perandorisė sė sulltanėve, plot pasaktėsira. Pėr kėto mund tė gjykohet duke krahasuar botimin e vitit 1880, tė cilin e ka pėrdorur zoti Pisko, me botimin e vitit 1900; ky i fundit, ndonėse edhe vetė shumė i pasaktė, ka shumė ndreqje gabimesh tė botimit tė vjetėr, dhe shumė hamendje tė zotit Pisko bazohen pikėrisht mbi tė dhėnat qė nė botimin e ri janė korrigjuar.
Pra, kjo punė, qė deri tani nuk ėshtė bėrė dhe qė duhej tė ishte bėrė, nuk mund tė bėhet veēse nga vendasit qė e njohin terrenin shumė mirė pasi ta kenė shkelur atė pėllėmbė pėr pėllėmbė. Besojmė se nė Tiranė, Elbasan ose nė Dibėr ka njerėz qė janė shumė tė interesuar pėr historinė e popullit tė tyre dhe tė epokės mė tė lavdishme tė tij dhe janė tė gatshėm t’i kushtojnė pak kohė dhe pak punė kėrkimeve tė duhura.
Unė pėrmenda kėto tre qytete sepse territori qė shtrihet midis tyre ka qenė teatri i luftės midis Skėnderbeut dhe sulltanėve turq. Albanologu i shquar de Hahn, nė tė vėrtetė ka konstatuar se gjyshi i Gjergj Kastriotit ishte feudal i Sinjės dhe i Gardhit tė Poshtėm; de Hahn e njejėson tė parėn e kėtyre dy fshatrave me fshatin Sinja nė komunėn e Ēidhnės nė Dibrėn e Poshtėme, dhe Gardhin e Poshtėm me gėrmadhat qė sot quhen Varosh dhe Kuteti i Skanderbebut, qė ndodhen afėr rrugės qė tė ēon nga Mati nė Dibėr, dhe afėr katėr orė larg Sinjės. Unė do tė shtoja se pranė kėtij fshati ndodhet njė fshat tjetėr i vogėl qė quhet Shtiefni, banorėt e tė cilit mbajnė emrin e fisit Kastrioti. Pra kjo ėshtė njė pasuri e trashėguar e Skėnderbeut. Gjyshi i Skėnderbeut u martua me vajzėn e princit Gjergj Topia (+1392) qė ishte trashėgimtare e zotėrimeve tė Topiajve dhe kėshtu burrit tė saj i solli si prikė rrethet e Krujės dhe tė Tiranės. Pra, zotėrimet e Skėnderbeut pėrfshinin kėto dy rrethe dhe rrethet e Matit dhe tė Dibrės sė Sipėrme dhe tė Poshtėme. Kėto rrethe ishin objektivi i tė gjitha sulmeve tė ushtrive turke dhe tė gjitha fshatrat e pėrmendura nė pėrshkrimin e kėtyre fushatave duhej tė ishin kėrkuar nė kėto rrethe. Nė kohėn e kėtyre luftėrave, turqit zotėronin Manastirin dhe Prilipin qė i kishin pushtuar mė 1382, dhe qė andej arrinin menjėherė nė rrethet e Dibrės sė Poshtėme dhe tė Sipėrme qė ishin zotėrime tė Skėnderbeut. Ushtritė turke niseshin nga Manastiri dhe Prilipi dhe pėr tė arritur pėrpara Krujės, qė ishte edhe qėllimi i kėtyre marshimeve, depėrtonin nė rrethet e Dibrės dhe tė Matit. Pra, mbi kėto vija komunikacioni qė tė ēojnė nė drejtim tė Krujės, duhej tė pėrqėndroheshin hulumtimet pėr tė gjetur emrat e pėrmendur nga biografėt e Skėnderbeut.
Pėr tė lehtėsuar studimet e atyre qė do tė dėshironin tė merreshin me kėtė punė ne kemi mbledhur kėtu tė gjithė emrat e qyteteve dhe fshatrave qė na japin historianėt e fushatave tė Skėnderbeut duke shtuar nė to edhe disa shėnime tė dobishme.

1. ALBULA ose ALBULAE: emri i njė vardari tė Matit; njė rrafshinė qė shtrihet midis lumit tė Matit dhe lumenjve qė i kanė dhėnė emrin Albulae (Barleti). Nėpėr tė kalon rruga nga Dibra pėr nė Krujė dhe gjatė fushatės sė dhjetė, nė shtator 1457 atje ėshtė zhvilluar njė betejė.

2. ALKHRIA: njė qytet qė ndodhej nė zonėn qė mbanin turqit pranė kufirit me Skėnderbeun nga ana e Svetigradit dhe Dibrės sė Poshtėme. Gjeneralėt turq Sinan Pasha dhe Umur Pasha, qė komandonin fushatėn e njėmbėdhjetė nė 1462, e pėrqėndruan ushtrinė e tyre nė Alkhria dhe qė andej marshuan njeri drejt Mokri tjetri drejt Dibrės sė Poshtėme.
Alkhria nuk duhet tė ngatėrrohet me Okrida.

3. ĒIDHNA: njė luginė, ku gjatė fushatės sė trembėdhjetė, ishin strehuar banorėt e Krujės dhe tė krahinave pėrreth saj, tė cilėt u masakruan nga trupat e sulltan Mehmetit tė II-tė, mė 1465. nė jug tė Krujės, nė njė luginė tė ngushtė gjendet fshati Cezeni qė e quajnė edhe Cizna. Njė fshat tjetėr me emrin Cizna ėshtė nė Dibrėn e Poshtėme.
Pėr tė dhėnė njė provė tė paditurisė me tė cilėn disa autorė i trajtojnė kėto ēėshtje, unė do tė citoj se ēfarė thotė pėr kėtė fshat autori italian Tajani nė librin e tij “Le istorie Albanesi”, nė faqen 118: “La valle di Chidna al nord della Tesprotia sui monti pił torreggianti degli Acroceranui (siē!) presso Gianina, etj, etj. Thesprotie quhej nė lashtėsi rrethi i Aidonatit, Akroseranet ishin malet nė veri tė Himarės; pra Tajani thotė: Lugina e Ēidhnės nė veri tė Aidonatit mbi malet e Himarės pranė Janinės; mirpo malet e Himarės janė tri ditė udhė larg nga Janina dhe akoma mė larg nga Aidonati; Janina nuk ėshtė nė veri tė Aidonatit por tamam nė lindje. Njė vėshtrim mbi hartė tregon se me se ēfarė gjuhe tė pakuptueshme gjeografike ka pėrdorur ky autor i shquar italian kur ka dashur tė na tregojė se ku ndodhet Ēidhna.

4. MEKHADIO: njė luginė nė Dibrėn e Sipėrme shumė udhėkalime tė sė cilės tė ēojnė nė njė luginė me sipėrfaqe mė tė madhe qė quhet Valkhalia (sipas Biemmit). Por pėr Valkhalian do tė flasim mė poshtė. Po ai autor, Biemmi, e emėrton mė larg luginėn nė tė cilėn Skėnderbeu gjatė fushatės sė shtatė, nė qershor 1452 shpartalloi Hamza Pashėn. Kjo luginė gjendej nė rrėzė tė malit Modrisa dhe quhej gjithashtu Mekhadio; nė kėtė mėnyrė, vendndodhja e saj do tė ishte treguar mė me pėrpikmėri, domethėnė nė afėrsi tė Moadrisės.

5. MODRISA: Nė atė vend kishte njė mal qė quhej Modrissum, ai ishte i lartė dhe i thepisur, dhe nga lartėsia e tij dukeshin larg krahinat e pushtuara nga turqit (sipas Barletit) Nė kėtė mal, mė 1451, Skėnderbeu ndėrtoi njė kala qė e quanin Modrisa. Ajo ishte 14.000 hapa larg nga kufiri. Gjatė fushatės sė shtatė, mė 1452, ushtria turke i u afrua Modrisės duke ardhur nga mali Molero, zbriti nga ky mal nė njė luginė qė Biemmi e quan Mekhadio dhe filloi ngjitjen e malit tė Modrisės ku Skėnderbeu kishte ngritur pritėn; beteja ėshtė zhvilluar nė luginėn e Mekhadios. Zoti Pisko e njejėson Modrisėn me fshatin Modricė nė rajonin Drin Koli nė jug tė qytetit tė Dibrės.


G.Morri: njė luginė nė tė cilėn Skėnderbeu dėrrmoi Fizur ose Feris Pashėn gjatė fushatės sė II-tė mė 1445; madje kjo luginė ėshtė sulmuar gjatė fushatės sė njėmbėdhjetė mė 1462 nga Sinan Pasha. Ajo ishte njė nga kalimet kryesore pėr tė pushtuar territorin e Skėnderbeut dhe pėr tė marshuar mbi Modrisė. Lugina nė fjalė ndodhet nė Dibrėn e Sipėrme dhe pėr tė arritur atje turqit vinin qė nga fusha e Pologut qė bėnte pjesė nė territoret e pushtuara prej tyre. Barleti thotė se Skėnderbeu kishte pushtuar mė 1445 rajonin e Mokréas qė deri nė atė kohė mbahej nga turqit. Sot quhet Mokra lugina veriore e Shkumbinit nga burimi i tij deri nė fshatin Qukės, qė ndodhet mbi rrugėn Elbasan-Strugė.

7. ORONIKHI ose ORONIKE: njė fushė jo shumė e gjerė nė Dibrėn e Sipėrme, 6000 ? hapa larg Krujės (sipas Barletit) gjatė fushatės sė IV-tė mė 1448, nė kėtė fushė Skėnderbeu theu keq Mustafa Pashėn. Sipas Biemmit edhe Mustafa Pasha vetė u zu rob nė luginėn Retha qė duhej tė gjendej nė rrethinat e Oroniks.
Gjatė fushatės sė XII-tė mė 1464 Ballaban Pasha u nis nga qyteti turk i Alkhrias dhe arriti nė Oronike ku e priste Skėnderbeu. Nė atė betejė Skėnderbeu korri njė fitore tė plotė mbi Ballaban Pashėn.
Hamendja e Piskos se Oranike tė ketė qenė kryeqendra e sotme e Mirditės, Oroshi, nuk ėshtė e pranueshme, sepse sė pari, nė Orosh nuk ka fushė, dhe sė dyti, sepse ky lokalitet ėshtė gati 20 orė larg Krujės, 80.000 hapa, pra shumė mė larg se ē'na thotė Barleti pėr Oraniken.

8. OTTONETA: lokalitet nė Dibrėn e Sipėrme, ku ushtria turke, nėn komandėn e Mustafa Pashės, gjatė fushatės sė III-tė, nė shtator 1446 ngriti njė kamp tė fortifikuar nga ku plaēkiste territorin e Skėnderbeut.

9. PETRALBA: njė kala nė Mat, e ngritur nė majėn e njė mali nė kėmbėt e tė cilit rrjedh lumi i Matit. Kjo kala ėshtė 30000 hapa larg Krujės dhe po kaq larg nga Petrela. Petralba e pėrkthyer nga latinishtja nė shqip do tė thotė Guribardhė. Nė Mat ka njė fshat me kėtė emėr nė kantonin e Ēelait. Duhet parė a ka gėrmadha tė ndonjė kėshtjelle tė vjetėr nė atė fshat sepse kėshtu mund tė gjykojmė nėse Guribardhė i sotėm ėshtė Petralba e kohės sė Skėnderbeut.

10. ROVIKO: njė luginė nė afėrsi tė Sfetigradit (sipas Biemmit). Nė atė luginė gjatė fushatės sė V-tė, mė 1449, Skėnderbeu i ngriti njė pritė ushtrisė turke qė mbante tė rrethuar Sfetigradin.

11. STELUSIUM: njė kala nė Mat, e ngritur nė majėn e malit tė veēuar mu nė mes tė njė lugine tė bukur (sipas Barletit). Vendndodhja e saj ėshtė 25.000 hapa larg Guribardhit, 40.000 nga Petrela dhe 50.000 nga Kruja. Sipas kėtyre treguesve kjo kala duhet kėrkuar nė rajonin e Ēermenikės, nė lindje tė Elbasanit.

12. SFETIGRAD: Kala qė ndodhej nė Dibrėn e Sipėrme, pranė kufirit me territoret e pushtuara nga turqit. Turqit e morrėn atė mė 1449.

13. TALMIRANA: fushė nė afėrsi tė Stelusiumit, ku Skėnderbeu gjatė fushatės sė V-tė shpartalloi Ibrahim Pashėn, i cili shkėputur nga sulltan Muradi qė mbante tė rrethuar Sfetigradin (sipas Biemmit). Meqė Stelusium duhet tė gjėndet nė kantonin qė sot quhet Ēermenikė, edhe fusha e Talmiranės aty duhet kėrkuar. Pisko hedh hamendjen se Talminara gjėndet pranė fshatit Zgojda tė kėtij kantoni nė luginėn e Raponit nė vardarin e Shkumbinit.

14. TORVIOLLI: lokalitet nė Dibrėn e Poshtėme ku Skėnderbeu korri fitoren e tij tė mbi Ali Pashėn gjatė fushatės sė I-rė nė qershor 1444 (sipas Biemmit).

15. TUMINIST: mali qė ngrihet nė pėrėndim tė fushės qė pėrmendėm nė numrin 1 tė artikullit me tė njėjtin titull dhe qė shtrihet midis lumit tė Matit dhe ujrave tė Albulaes (sipas Barletit). Pra ky mal gjendet midis Krujės dhe luginės sė Matit.

16. VALKHAL: njė luginė nė Dibrėn e Sipėrme nė afėrsi tė malit dhe tė kalasė sė Modrisės; lugina ishte e mbyllur nga gryka tė ngushta. Gjatė fushatės sė XII-tė mė 1646, Ballaban Pasha qė vinte nga qyteti Alkhria - qė nuk ishte Okhrida - ndaloi nė luginėn e Valkhalit dhe aty fitoi disa epėrsi mbi Skėnderbeun, por qė mė vonė, po nė kėtė luginė, ai pėsoi njė disfatė tė madhe. Lugina e Mekhadios ishte pranė luginės sė Valkhalit.
Tė dy autorėt kryesorė, tek tė cilėt duhet mbėshtetur pėr tė studjuar historinė e Skėnderbeut, Barleti dhe Biemmi, pėrmendin edhe shumė emra tė tjerė qytetesh. Ne nuk po u lėmė vend kėtu qoftė sepse ata janė tė njohur edhe sot nuk kanė ndryshuar, qoftė sepse ata ndodhen jashtė vendit qė ishte teatri i luftrave midis Skėnderbeut dhe turqve. Kėshtu janė Ishmi, Preza, fusha e Tiranės, Alessio, Dainum, Drivastum, Balesium dhe tė tjerė.


Albania e Konices F 139-141, 1901, nr 9 (shtator)
__________________
Nobody is perfect ...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės Sabahi Arena Nderkombetare 0 07-01-2008 11:24
Skėnderbeu me 13 lojtarė kundėr Kastriotit informuesi Sporti Shqiptar 0 10-11-2007 23:50
Bemat e Gjergj Kastriotit te perkthyera ne rusisht Administratori Letersia 0 17-12-2006 19:33
Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. Muslimani Kurani dhe Jeta 3 31-10-2006 20:22
Berati, qyteti i vetėm ku Gjergj Kastrioti u thye nga turqit Poseidoni Historia 0 12-02-2006 03:53


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 02:08.




Parajsa Shqiptare