| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| SI SHPĖTOI SHQIPĖRIA MĖ 1920 Shkruan:Prof. Dr. Marenglen VERLI Pėrgatiti:Sabri SELMANI Kongresi i Lushnjes Ndėr organizatorėt pėrkrahėsit e Kongresit qė u hap mė 20 janar 1920 dhe i zhvilloi punimet 28-31 janar 1920 bėnin pjesė edhe figura tė njohura tė Vlorės si Qazim Kokoshi dhe vlonjatė tė tjerė. Bllokada italiane nuk i pengoi vlonjatėt tė pėrfaqėsoheshin nė kėtė kongres ku u pėrfaqėsua gjithė Shqipėria (pėrveē Krujės pėr shkak tė pengesave tė shkaktuara nga Mustafa Kruja) me delegatėt e vet Qazim Kokoshi, Omer Radhima e Myqerem Hamzaraj. Madje Qazim Koculi, Spiro Koleka, Sadulla Tepelena dhe Myqerem Hamzaraj bėnin pjesė ndėr 36 senatorėt e zgjedhur nė Kongres nė pėrbėrje tė Kėshillit Kombėtar. Vendosmėria pėr ta shpėtuar me ēdo kusht Shqipėrinė i kishte pėrfshirė tė gjithė. Prandaj edhe vendimet e tij (rrėzimi i qeverisė sė Durrėsit, mosnjohja e Traktatit tė Fshehtė tė Londrės, respektimi i kufijve tė 1913-ės, formimi i Kėshillit tė Lartė, i qeverisė kombėtare dhe senatit), thelbi i tė cilave ishte kundėrshtimi i ēdo copėtimi e protektorati dhe garantimi i pavarėsisė dhe i sovranitetit tė plotė tė Shqipėrisė, ishin detyra pėr tė gjithė. Por rrethanat i dhanė popullit tė prefekturės sė Vlorės njė rol tė veēantė. Ai duhet tė priste nyjen gordiane qė mbante peng fatet e vendit, duhet tė flakte nė det pushtuesit, qė nuk mendonin kurrsesi ta lėshonin Vlorėn. LUFTA E VLORĖS Pas takimit nė ditėt e fundit tė majit tė Osman Haxhiut me Sulejman Delvinėn nė Tiranė, qeveria shqiptare e aprovoi programin e atdhetarėve vlonjatė, pėr tė filluar kryengritjen si njė luftė popullore, qė nuk duhej tė merrte ngjyrat e konfliktit midis dy shteteve, por qė do tė pėrkrahej e ndihmohej nga qeveria e Kongresit tė Lushnjes me materiale, armė dhe ushtarakė profesionistė. (Pėr ēka bėri pėr ta mė 28 nėntor 1920, me propozim tė shoqėrisė Mbrojtja Kombėtare, Bashkia e Vlorės i akordoi S. Delvinės titullin Qytetar Nderi i Vlorės). Pasoi Kuvendi i njohur i Barēallasė, i 29 majit, dhe vijuan ngjarjet e spektakolare, ultimatumi pėr Piaēentinin i 3 qershorit, sulmi i mbrėmjes sė 5 qershorit, sukseset ushtarake mahnitėse me jehonė ndėrkombėtare tė 5 ditėve, goditjet pėr ēlirimin e qytetit nė 11 dhe 23 qershor (21 u ēlirua Tepelena) dhe bisedimet qė konkretizuan me protokollin e 2 gushtit triumfin e njė tė pėrpjekje qė, edhe njė herė nė Vlorė, gati 8 vjet pas ngritjes sė flamurit nga Ismail Qemali, e ribėri sėrish Shqipėrinė. Bashkimi kombėtar i arritur nė Lushnje nė janar, i pėrforcuar me 3 muaj pėrgatitje mbarėkombėtare dhe i finalizuar me 2 muaj tė luftės tė pabesuar tė 4 mijė vullnetarėve, kryesisht tė Prefekturės sė Vlorės, kishte sjellė suksesin dhe kishte gdhendur pėr brezat mesazhin e paēmuar pėr vendosmėrinė qė duhej treguar pėr ta ruajtur, forcuar dhe pėrparuar Shqipėrinė. Dhe ndonėse gishti i huaj u pėrzie shpesh vetėm e vetėm pėr ta destabilizuar Shqipėrinė, pėr tė kafshuar sėrisht nė kufijtė e saj, apo pėr tė vėnė nė gjunjė e pėr tė lėkundur prestigjin dhe pavarėsinė e qeverisė sė Tiranės, kuptimi i drejtė i kėtij mesazhi solli njė varg suksesesh. Shqipėria u ribashkua nėn drejtimin e qeverisė sė saj kombėtare, pėrballoi provokacione, prapsi intervencionin jugosllav nė Koplik e Peshkopi, likuidoi rebelimin separatist tė kapidanit tė Mirditės, mbrojti kufijtė dhe mė 17 dhjetor 1920 siguroi njė vlerėsim ndėrkombėtar tė merituar, u pranua nė Lidhjen e Kombeve. Kanė kaluar 86 vjet nga ai vit i papėrsėritshėm kur funksionoi binomi Kongres i Lushnjes Luftė e Vlorės; dhe sa herė gjatė kėsaj periudhe mesazhi i madh i atyre ngjarjeve ėshtė lexuar drejt, Shqipėria i ka kaluar mė lehtė sfidat qė i ėshtė dashur tė kapėrcejė nė rrugėn e saj. Lufta e Vlorės vlerėsohet si njėri prej akteve mė kulmorė tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, tė ndėrmarrė nė njėrin prej momenteve mė krucialė tė historisė sonė tė re. Duke iu rikthyer kėsaj ngjarjeje tė trajtuar gjerėsisht, ne kemi rastin tė reflektojmė pėr atė qė ndodhi 86 vjet mė parė, tė japim vlerėsime realiste e tė vjelim mesazhet e vyera qė na dėrgon e kaluara. Pėrse duhej nisur kjo luftė qė hyri nė histori me emrin Lufta e Vlorės? Kush e organizoi dhe nė ērrethana? Ēfarė ndikimi pati Lufta e Vlorės pėr tė ardhmen e Shqipėrisė? Sa tė qenėsishme janė lidhjet midis Luftės sė Vlorės dhe Kongresit tė Lushnjes qė u zhvillua 4 muaj para saj dhe pėrse kėto dy momente janė kthyer gati nė sinonime, apo janė lidhur pazgjidhshmėrisht? Nga Kongresi i Lushnjes Kėto pyetje natyrisht e kanė marrė pėrgjigjen nga historiografia. Unė do tė ndalem shkurtimisht vetėm pėr tė evidentuar atė moment madhėshtor tė mirėkuptimit nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare qė ngjizi nė Lushnje, nė njė Kongres monumental kombėtar, frutin qė do tė piqej plotėsisht nė Vlorė nė zjarrin e ndezur nga njė popull atdhedashės. Dhe nė kėtė kuadėr mund tė flitej shkurtimisht pėr rrethanat politike tė brendshme e tė jashtme, grupimet, aleancat, individėt, motivet dhe faktorėt nxitės dhe frenues dhe gjithēka tjetėr qė shpjegon binomin e shkėlqyer, Kongresi i Lushnjes - Luftė e Vlorės, i cili 86 vjet mė parė na dha mundėsinė ti largohemi buzės sė greminės, shpėrbėrjes dhe likuidimit si shtet dhe na siguroi tė drejtėn tė hyjmė nė radhėn e shteteve dhe kombeve tė konsoliduar, tė drejtėn tė shpresojmė e tė guxojmė pėr hapa tė tjerė, qė do tė na ēonin herėt a vonė nė zgjidhjen pozitive tė ēėshtjes sonė kombėtare, nė emancipimin tonė, nė ngritjen morale dhe nė arritjen e tė gjithė atyre parametrave socialė, politikė dhe ekonomikė qė do tė na bėnin partner tė vėrtetė nė shoqėrinė europiane e botėrore, pjesė e sė cilės de jure u bėmė qė mė 17 dhjetor 1920, kur Shqipėria me hapin qė u hodh nė Lushnjeė, me Luftėn ngadhnjimtare nė Vlorė dhe zhvillimet nė vijim, u kthye nė njė faktor me rėndėsi nė rajon sa tė meritonte tė pranohej anėtare e Lidhjes sė Kombeve. Europa e kishte vėzhguar me vėmendje dhe nga afėr Shqipėrinė nė kushtet anormale tė Luftės sė madhe dhe, fillimisht, nuk kishte qenė e bindur pėr pjekurinė e popullit shqiptar. Ajo kishte bėrė pazare tė paprincipta mbi kurrizin e Shqipėrisė (kujtoni Traktatin e Fshehtė tė Londrės tė vitit 1915), por shqiptarėt e pasluftės botėrore kishin evoluar dukshėm... Duke fituar pėrvojė nga zhvillimet intensive tė ngjarjeve dhe kontaktet shumėplanėshe tė periudhės 1914-1918, ata kishin njohur e rivlerėsuar realisht Europėn, fqinjėt e tyre ballkanas, por edhe vetveten dhe ishin mė cilėsorė se nė vitin 1912 pėr tė pėrballuar si komb sfidėn e paparė tė qenies a tė mosqenies, pėr tė mbijetuar duke manovruar nė shtigjet e ngushta qė linin tė hapura kontradiktat ndėrkombėtare tė momentit, madje kėtė herė tė vetėm nė vorbullėn e kombinacioneve politike ndėrkombėtare, pa njė tutor pranė si Austria mė 1912-1913. Pavarėsi apo Protektorat Megjithatė nė fundin e vitit 1918 Lėvizja Kombėtare Shqiptare luhatej tė zgjidhte midis dy opsioneve politike pėr tė ardhmen e vendit: midis pavarėsisė dhe protektoratit. Nė kėtė moment tė rėndėsishėm Vlora e dha mesazhin e vet. Manifestimi i fuqishėm i 28 nėntorit 1918 dėshmoi se ajo nuk dėshironte tė trajtohej si koloni italiane. Dhe mesazhi i Vlorės shkoi padyshim nė Durrės, kur nė njė sprovė tė parė shqiptarėt, mė 25 dhjetor 1918, nė njė Kongres tė mbledhur me pėrfaqėsues nga shumė vise, edhe pse pa praninė e delegatėve vlonjatė, qė u penguan (si edhe pėrfaqėsuesit e viseve verilindore e juglindore) tė merrnin pjesė, morėn disa vendime tė rėndėsishme. Protesta e dalė nga atdhetarėt e mbledhur nė Durrės, kundėr ndalimit tė delegatėve tė Vlorės nga komanda italiane, u shoqėrua me deklaratėn se Vlora ishte pjesė e pandarė e shtetit shqiptar, dhe qė nga ky moment Vlora u bė pėr njė vit e gjysėm nyja gordiane pėr trajtimin dhe zgjidhjen ose varrosjen e ēėshtjes shqiptare, pika e vdekjes apo e vijimit tė jetės pėr shtetin shqiptar. Shkėputja e Vlorės nga shteti shqiptar dhe protektorati italian mbi pjesėn e mbetur nga cungimi i tij, qė duhej, sipas Traktatit tė Fshehtė famėkeq (tė Londrės) tė 1915-ės, tė reduktohej dukshėm duke lėshuar territoret e veta edhe pėr Greqinė dhe Jugosllavinė (zyrtarisht shteti S.K.S.) nė jug e nė veri, do tė thoshte asgjėsimi i Shqipėrisė politike me pasoja tė pallogaritshme deri nė situatėn demografike etnike. Paaftėsia e Qeverisė sė Durrėsit pėr tė pėrballuar sfidėn e kohės, pėr shkak tė dominimit nga pėrkrahėsit e idesė sė protektoratit, veēanėrisht atyre tė orientimit italian, shėnoi fundin e saj. Atdhetarėt qė gjykuan drejt situatėn dhe kontradiktat rajonale dhe evropiane tė kohės, qė ditėn tė kuptojnė se fqinjėt ballkanas dhe diplomacia franceze nuk e dėshiron daljen e Italisė nė bregun lindor tė Adriatikut, qė vlerėsuan drejt interesat britanike tė momentit nė rajon, si edhe shfaqjen e njė fuqie tjetėr tė madhe nga pėrtej Atlantikut e cila me parime tė reja po rivalizonte politikėn e vjetėr koloniale evropiane, qė llogaritėn ndoshta edhe prolemet e brendshme dhe destabilitetin social nė Itali, kėta atdhetarė, qė gjithashtu patėn besim se aktivizimi i faktorit shqiptar do tė diktonte nė ndryshimin e raportit tė forcave, vendosėn se duhej kundėrshtuar me ēdo mjet e me ēdo sakrificė lėshimi i Vlorės dhe protektorati vrasės. Vetėm ideja dhe pėrpjekjet pėr pavarėsinė e plotė tė Shqipėrisė mund tė sillnin shpėtimin dhe ti jepnin fund projekteve shkatėrruese si marrėveshja e fshehtė Titoni-Venizellos, e 29 korrikut 1919, memorandumi anglo-franko-amerikan i 9 dhjetorit tė po atij viti apo kompromisi anglo-franko-italian i 13 janarit 1920, qė, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr e copėtonin Shqipėrinė. Trajtimi i Shqipėrisė si plaēkė tregu nė Konferencėn e Paqes, jo vetėm i dhanė tė kuptojė grupimit politik qė kundėrshtonte idenė e protektoratit se duhej vepruar me ēdo mjet pėr tė siguruar pavarėsinė e plotė tė vendit, por sollėn njė ndėrgjegjėsim si asnjėherė nė shtresa tė gjera tė popullsisė. Kėshtu paralel me rivalitetin italo-francez dhe luftėn e lobeve nė qarqet e larta tė politikės shqiptare, qė shfaqej hera-herės me ngjarje tė bujshme, nė popull filloi tė mbizotėrojė pikėpamja se duhej siguruar domosdo pavarėsia e plotė e vendit dhe kufijtė e njohur mė 1913. Nė gjysmėn e dytė tė vitit 1920, raportet u pėrmbysėn gradualisht, ēka pėrgatiti terrenin pėr thirrjen e Kongresit tė Lushnjes nė janarin e vitit 1920. Kur pėr tė u prononcuan pozitivisht edhe forcat e armatosura tė organizuara nga italianėt (milicia e Gjirokastrės me njė efektiv prej 2 500 2 800 vetash, njė pjesė e komandės sė tė cilės, rreth 45 oficerė e nėnoficerė ishin shqiptarė) Kongresi i Lushnjes, fryma e tij dhe vendimet e tij nuk mund tė pengoheshin mė. Organizimi i Kongresit Ndėr organizatorėt pėrkrahėsit e Kongresit qė u hap mė 20 janar 1920 dhe i zhvilloi punimet 28-31 janar 1920 bėnin pjesė edhe figura tė njohura tė Vlorės si Qazim Kokoshi dhe vlonjatė tė tjerė. Bllokada italiane nuk i pengoi vlonjatėt tė pėrfaqėsoheshin nė kėtė kongres ku u pėrfaqėsua gjithė Shqipėria (pėrveē Krujės pėr shkak tė pengesave tė shkaktuara nga Mustafa Kruja) me delegatėt e vet Qazim Kokoshi, Omer Radhima e Myqerem Hamzaraj. Madje Qazim Koculi, Spiro Koleka, Sadulla Tepelena dhe Myqerem Hamzaraj bėnin pjesė ndėr 36 senatorėt e zgjedhur nė Kongres nė pėrbėrje tė Kėshillit Kombėtar. Vendosmėria pėr ta shpėtuar me ēdo kusht Shqipėrinė i kishte pėrfshirė tė gjithė. Prandaj edhe vendimet e tij (rrėzimi i qeverisė sė Durrėsit, mosnjohja e Traktatit tė Fshehtė tė Londrės, respektimi i kufijve tė 1913-ės, formimi i Kėshillit tė Lartė, i qeverisė kombėtare dhe senatit), thelbi i tė cilave ishte kundėrshtimi i ēdo copėtimi e protektorati dhe garantimi i pavarėsisė dhe i sovranitetit tė plotė tė Shqipėrisė, ishin detyra pėr tė gjithė. Por rrethanat i dhanė popullit tė prefekturės sė Vlorės njė rol tė veēantė. Ai duhet tė priste nyjen gordiane qė mbante peng fatet e vendit, duhet tė flakte nė det pushtuesit, qė nuk mendonin kurrsesi ta lėshonin Vlorėn. Ai duhej tė vinte nė jetė shpirtin e Kongresit, aty ku rreziku ishte i paevitueshėm tė bėhej promotori i shpėtimit. Nė njė telegram tė protestės qė Kongresi i Lushnjes i dėrgonte kryetarit tė Konferencės sė Paqes theksohej ndėr tė tjera se shqiptarėt ishin gati tė bėnin tė gjitha sakrificat tė derdhnin edhe pikėn e fundit tė gjakut tė tyre, kundėr ēdo vendimi qė do tė vinte nė rrezik tėrėsinė tokėsore dhe pavarėsinė e tyre tė plotė. Por kėtė sė pari do tė duhej ta bėnte populli i prefekturės sė Vlorės. Shqiptarėt e kishin seriozisht nė ato qė deklaronin. Shqipėria, edhe pse jo pa zigzage e sakrifica, ishte drejtuar nė rrugėn e konsolidimit. Ata qė e donin kombin shqiptar tė copėtuar dhe tė asgjėsuar e kishin humbur shansin. Vetėm 3-4 muajt qė ndanė Kongresin e Lushnjes nga Lufta e Vlorės mjaftuan pėr ti treguar botės vendosmėrinė e shqiptarėve. Me vendimet dhe masat e marra qeveria e S. Delvinės e shtriu kontrollin mbi shumė vise tė vendit, neutralizoi grekėt nė Kapshticė, pasivizoi e pastaj shpartalloi esadistėt nė Shqipėrinė e Mesme, siguroi neutralitetin e pėrkohshėn tė Jugosllavisė, sensibilizoi pėr ēėshtjen shqiptare organizmat ndėrkombėtare dhe u pėrgatit tė mbėshteste aksionin pėr ēlirimin e Vlorės. Vetėm 3-4 muaj uniteti e vendosmėrie mjaftuan pra qė tė pėrballoheshin presione, provokacione, rebelime, intervencione e lloj-lloj pengesash dhe madje tė pėrgatitej lufta ēlirimtare pėr Vlorėn. Por atė do ta bėnte nė radhė tė parė populli i asaj treve. Sipas konsultimeve tė bėra qysh nė Kongresin e Lushnjės, nė Jug kishin marrė jetė disa komitete tė Mbrojtjes Kombėtare ku rolin kryesor e kishte Komiteti i Vlorės i krijuar nė mars nėn drejtimin e Osman Haxhiut. Dy vjet pėrpjekje tė atdhetarėve vlonjatė Jani Minga, Osman Haxhiu, Hamza Isai, Ibrahim Abdullai, Abaz Mezini, Ali Asllani, Sali Hallkokondi, Avni Rustemi, Halim Xhelo, Ymer Radhima, Jorgji Ceko, Bajram Hallkokondi, Qazim Kokoshi, Qazim Koculi, Ahmet Lepenica (caktuar komandant i pėrgjithshėm i Luftės sė Vlorės) etj., dy vjet veprimtari e shoqėrive patriotike si Djalėria e Vlorės, Opinga, Vėllazėria, dy vjet protesta (demonstrime me rastin e 28 Nėntorit 1918, 1919) sakrifica, pėrballje me dhunėn dhe terrorin, natyrisht e kishin ndezur popullin e qytetit dhe tė prefekturės sė Vlorės, qė kishte treguar pjekuri pėr tė vlerėsuar se i duhej dalė zot njė ēėshtjeje tė madhe. Toka e bekuar e Vlorės dhe e tėrė Shqipėrisė ėshtė e jona, nė tė duhet tė rrojmė tė lirė dhe asnjė fuqi nuk mund tė na ndalojė nga ky qėllim , ishte deklaruar qysh nė 28 nėntor 1918 nė sheshin e Flamurit pėrplot me manifestues vlonjatė. Kish ardhur koha tė vihej qėllimi nė jetė, kish ardhur koha tė krisnin dyfeqet qė do tė trondisnin Europėn dhe do tė shkruanin njė faqe tė re nė historinė e Shqipėrisė (siē u shpreh nė Barēalla Sali Hallkokondi). Pas takimit nė ditėt e fundit tė majit tė Osman Haxhiut me Sulejman Delvinėn nė Tiranė, qeveria shqiptare e aprovoi programin e atdhetarėve vlonjatė, pėr tė filluar kryengritjen si njė luftė popullore, qė nuk duhej tė merrte ngjyrat e konfliktit midis dy shteteve, por qė do tė pėrkrahej e ndihmohej nga qeveria e Kongresit tė Lushnjes me materiale, armė dhe ushtarakė profesionistė. (Pėr ēka bėri pėr ta mė 28 nėntor 1920, me propozim tė shoqėrisė Mbrojtja Kombėtare, Bashkia e Vlorės i akordoi S. Delvinės titullin Qytetar Nderi i Vlorės). Pasoi Kuvendi i njohur i Barēallasė, i 29 majit, dhe vijuan ngjarjet e spektakolare, ultimatumi pėr Piaēentinin i 3 qershorit, sulmi i mbrėmjes sė 5 qershorit, sukseset ushtarake mahnitėse me jehonė ndėrkombėtare tė 5 ditėve, goditjet pėr ēlirimin e qytetit nė 11 dhe 23 qershor (21 u ēlirua Tepelena) dhe bisedimet qė konkretizuan me protokollin e 2 gushtit triumfin e njė tė pėrpjekje qė, edhe njė herė nė Vlorė, gati 8 vjet pas ngritjes sė flamurit nga Ismail Qemali, e ribėri sėrish Shqipėrinė. Bashkimi kombėtar i arritur nė Lushnje nė janar, i pėrforcuar me 3 muaj pėrgatitje mbarėkombėtare dhe i finalizuar me 2 muaj tė luftės tė pabesuar tė 4 mijė vullnetarėve, kryesisht tė Prefekturės sė Vlorės, kishte sjellė suksesin dhe kishte gdhendur pėr brezat mesazhin e paēmuar pėr vendosmėrinė qė duhej treguar pėr ta ruajtur, forcuar dhe pėrparuar Shqipėrinė. Dhe ndonėse gishti i huaj u pėrzie shpesh vetėm e vetėm pėr ta destabilizuar Shqipėrinė, pėr tė kafshuar sėrisht nė kufijtė e saj, apo pėr tė vėnė nė gjunjė e pėr tė lėkundur prestigjin dhe pavarėsinė e qeverisė sė Tiranės, kuptimi i drejtė i kėtij mesazhi solli njė varg suksesesh. Shqipėria u ribashkua nėn drejtimin e qeverisė sė saj kombėtare, pėrballoi provokacione, prapsi intervencionin jugosllav nė Koplik e Peshkopi, likuidoi rebelimin separatist tė kapidanit tė Mirditės, mbrojti kufijtė dhe mė 17 dhjetor 1920 siguroi njė vlerėsim ndėrkombėtar tė merituar, u pranua nė Lidhjen e Kombeve. Kanė kaluar 86 vjet nga ai vit i papėrsėritshėm kur funksionoi binomi Kongres i Lushnjes Luftė e Vlorės; dhe sa herė gjatė kėsaj periudhe mesazhi i madh i atyre ngjarjeve ėshtė lexuar drejt, Shqipėria i ka kaluar mė lehtė sfidat qė i ėshtė dashur tė kapėrcejė nė rrugėn e saj. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Shqipėria Etnike Proces Dialektik | Sabahi | Politika shqiptare | 0 | 13-10-2007 11:47 |
| Italia, Shqiperia dhe Europa ne diten e 50-vjetorit te Traktatit te Romes | Administratori | Shtypi i dites | 0 | 25-05-2007 21:07 |
| Shqiperia ngjit shkallet e Stabilizim-Asociimit | Administratori | Politika shqiptare | 0 | 13-06-2006 20:21 |
| Si u nda Shqiperia ? | Qershija | Historia | 0 | 16-04-2006 22:04 |
| Shqiperia dhe Kosova, cfare strategjie? | Administratori | Shtypi i dites | 1 | 21-03-2006 14:18 |