Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Historia

Si i denoi Mehmet Shehu "Bitėllsat" e Pogradecit

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 27-04-2006, 14:52
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,966
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Si i denoi Mehmet Shehu "Bitėllsat" e Pogradecit

Si i dėnoi Mehmet Shehu “Bitėllsat” e Pogradecit
Bardhyl Berberi

Kush ėshtė familja Darova!

Janė pesė djemtė e intelektualit tė shquar Nevsus Darova. Pėr gati 40 vjet nė profesionin e nderuar tė mėsuesit qė nga Gjirokastra nė Korēė e Pogradec, ai mėsoi dhe edukoi breza tė tėrė nxėnėsish, por mjerisht, pėr shkak tė kalvarit tė stėrmundimshėm tė familjes sė tij, nuk gėzoi asnjė ditė pension… Shkak bėhet njėri djalė i tij, Dylberi, i cili qė nė moshėn 15-vjeēare gjatė luftės inkuadrohet me rininė e Ballit Kombėtar. Edhe pse Muhameti, vėllai i madh i familjes Darova del partizan nė Brigadėn e 20-tė Sulmuese dhe lufton me armė nė dorė deri nė ēlirimin e vendit, kjo nuk luajti asnjė rol nė evitimin e kalvarit tė mundimshėm tė burgjeve, internimeve e persekutimeve tė familjes sė artistėve. Dylberit 15-vjeēar, nė vitin 1946 i bėhet njė gjyq nė kinema ”Morava” nė Korēė, ku dėnohet me 101 vjet burg.

Nė vitet ’50-’60 tė shekullit tė kaluar, orkestra e Pogradecit, me 5 vėllezėrit Dorava, bėhet me famė dhe e kėrkuar nė tė gjithė vendin, bile dhe jashtė tij. Njė koncert nė Shkodėr i pagėzon muzikantėt Dorava si “Bitėllsat e Pogradecit”, ndėrkohė qė koncerte tė shumta nė Elbasan, Durrės, Tiranė etj., qė ngrenė nė kėmbė rininė e vendit, u shton famėn, por dhe pėrgatit njė kalvar tjetėr tė rėndė pėr ta. Fama e njė orkestre me emėr nė qytetin e Pogradecit, e njohur ndryshe nė opinionin e gjerė si “Bitėllsat e Pogradecit”, e pėrbėrė nga 5 vėllezėrit Dorava dhe familjarė tė tyre, jo vetėm qė nuk do tė “zbuste” njollėn e persekutimit nga lidhja e djalit tė vogėl 15-vjeēar me Ballin Kombėtar nė Luftėn e Dytė Botėrore, por do tė kujtonte udhėheqjen e kohės pėr tė urdhėruar ndėshkimin e mė tejshėm tė tyre me dekada tė tjera burgimi e internimi. Nė njė vizitė qė bėnė nė qytetin buzė liqenit kryeministrat ēek dhe bullgar, tė mahnitur nga klasi i orkestrės “Dorava” nė mjediset e turizmit tė qytetit, nė fund i drejtohen kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu: ”Nė Shqipėrinė e vogėl gjetėm njė orkestėr tė madhe. Ke njė orkestėr internacionale, koleg!”. ”Hė, ju jeni ata tė Starovės?!”- u drejtohet me kėrcėnim muzikantėve Mehmet Shehu. Kaq u desh. Nis ferri pėr artistėt Dorava.

15-vjecarin e dėnuar me 101 vjet burg, Mehmeti ia ul nė 25 vjet
Sapo kishte mbaruar lufta. Ishte viti 1946 e nė kinemanė “Morava” tė Korēės, nė bankėn e tė akuzuarve, ngjitet njė i ri 15-vjeēar. Ėshtė Dylber Dorava, mė i vogli i Doravajve. Akuzohet se gjatė luftės ėshtė bashkuar me rininė e Ballit Kombėtar, nė kampin kundėrshtar tė partizanėve. Dėnohet me 101 vjet burg. Edhe pse Muhamet Dorava, vėllai i madh i tė atit kishte qenė partizan nė luftė, masa e dėnimit pėr 15-vjeēarin qe e rėndė, ndėrsa pėr familjen nisin internimet, vuajtjet e mė pas edhe burgime. I rikthyer kėto ditė nė Pogradec pas 37 vjetėsh, Muhamet Dorava, mbi tė 80-at, rikujton ata ditė tė vėshtira tė 6 dekadave mė parė.
Kishte vetėm pak kohė qė Dylberi ishte dėrguar nė burgun famėkeq, kur nė kėtė kamp shkon pėr vizitė Mehmet Shehu. Mes tė dėnuarve, Shehut i bie nė sy njė djalė i vogėl, trupimėt dhe e pyet: “Po ti, mor djalė, sa vjet je dėnuar?”
“101 vjet “- i pėrgjigjet Dylberi Mehmet Shehut.
“Pse kaq shumė?”- pyet kryeministri.
“E dinė ata qė mė kanė dėnuar!”- i kthen pėrgjigje 15-vjeēari, duke e parė drejt nė sy Mehmet Shehun. Mehmet Shehu urdhėron ulje tė dėnimit pėr 15-vjeēarin; nga 101 vjet, nė 25 vjet burg. Sapo mbaron 10 vjet burg, e lirojnė dhe Dylberi, nė vitin 1956, vjen nė Pogradec. Vjen nė Pogradec pranė familjes. Martohet dhe lind tre fėmijė, ndėrkohė qė pėr shkak tė biografisė, caktohet tė punojė nė Hotolisht tė Librazhdit nė njė lokal buzė rrugės si bufetier. Dylberi bėn njė lutje tė vijė nė Pogradec tė kujdeset pėr fėmijėt se i kishte tė vegjėl. E sjellin nė Pogradec. Por pėrkohėsisht...

Dėnimi tjetėr me 20 vjet burg pėr agjitacion e propagandė
Ishin vitet ’70, nė kulmin e miqėsisė me Kinėn. Dylberi gjen nė tavolinėn e tij nė bibliotekė, ku shkonte shpesh, disa revista kineze. ”Kėto revista kineze m’i hiq se nuk i shoh dot me sy”, - i thotė ai punonjėsit tė bibliotekės. Aty e dėgjon rastėsisht njė mėsues matematike qė kishte qenė edhe bashkėpunėtor i sigurimit tė shtetit dhe e spiunon. Dylberi rivihet pėrsėri nė pranga dhe rinis jetėn e qelisė. Del pėrsėri para trupit E dėnojnė edhe me 10 vjet tė tjera burgim. Kėtė radhė dėnimi ėshtė pėr agjitacion dhe propagandė kundėr vijės sė partisė e pushtetit popullor. Kėtė radhė, “selia” e vuajtjes sė dėnimit pėr muzikantin Dorava nuk ėshtė burgu i Burrelit, por ai i Spaēit tė Mirditės. E bėn kohėn e burgimit ditė mė ditė nė kėtė ferr. Ditėn qė do tė dilte nga burgu i Spaēit, sapo e pėrcjellin shokėt e tek ndahet me ta, nė afėrsi tė daljes sė korridorit tė qelive, pa prangat nė duar, i afrohet njė gardian dhe i thotė: ”Tė kėrkojnė pak nė zyrėn e drejtorit tė burgut pėr tė firmosur diēka!”. Pėrballet me njė tė papritur tė dhimbshme. Sapo futet nė zyrėn e drejtorit, pa se, pėrveē titullarit, aty ishin dhe dy policė qė kishin pranga tė gatshme nė duar. Teksa dy policėt i rivėnė pėrsėri prangat nė duar Dylber Doravės, drejtori, i ngritur nė kėmbė, i thotė: “Do tė bėsh edhe 10 vjet tė tjera dėnim se ke bėrė agjitacion dhe propagandė nė burg!”.

Kėtė radhė dėnimi ishte pa gjyq. Kėshtu Dylberi kreu nė kėtė burg edhe 10 vjet tė tjera dėnim, duke mbushur plot 30 vjet burg. Teksa tregon kėtė moment tė rėndė pėr vėllanė e familjen e tyre, i moshuari Muhamet Dorava, risjell bisedėn e ēastit qė pati me tė vėllanė pėr kėtė moment. “E pyeta vėllanė si e pėrballove shtesėn tjetėr prej 10 vjetėsh burg kur ishe pėrgatitur pėr tė dalė nga ai ferr”, -pohon Muhameti. Ndėrsa fjalėt e tė vėllait ishin: ”Nuk mė bėri pėrshtypje, isha i pėrgatitur pėr gjithēka prej tyre, ndonėse nuk e prisja qė nė momentin e kalimit tė pragut tė ferrit tė Spaēit tė mė rivinin prangat e sapohequra e tė mė dėnonin edhe me 10 vjet tė tjera burgim!” Por pėr muzikantin qė u fut nė burg nė moshėn 15 vjeē e doli andej i thinjur pas 30 vjetėsh, nė moshėn 45 vjeē, edhe vitet e mėvonshme, pėrfshirė ato tė fillimit tė demokracisė nė vend, nuk qenė tė mbara. Atė, siē tregon mes lotėve Muhameti, e ndoqi fati tragjik. Dylberi, me vizė nė xhep pėr tė shkuar tek tre fėmijėt e tij nė Kanada sė bashku me bashkėshorten, vdes papritur, duke iu shuar jeta pa parė asnjė ditė tė bardhė…

Rikthimi i pėrmallshėm pas 37 vjetėsh
Sapo makina del sipėr, nė Qafėn e Thanės e shfaqet pamja e kaltėr liqenit si nė njė ekran filmi, Muhameti zhytet i tėri nė njė meditim tė thellė me syrin pranė xhamit tė makinės. “Kam mall e brengė pėr qytetin tim tė lindjes, vij kėtu pas 37 vjetėsh”, -pohon ai. Sapo mbėrrin nė qendėr tė qytetit drejtohet me njė hap tė shpejtė drejt Turizmit tė vjetėr, vėshtron lulishten, te vendi ku ishte dikur podiumi i orkestrės me famė nė vitet 50 - 60, orkestėr qė tronditi jo vetėm Pogradecin, por tė gjithė Shqipėrinė. Me syrin e malluar ai vėshtron vendin ku ka qenė salla e vjetėr e shfaqeve, por ajo mungon, ėshtė prishur. Qyteti nė kėto 37 vjet qė ai ka munguar ka ndryshuar shumė gjithēka dhe si nė njė retrospektivė i vijnė para syve tė gjitha.

Muhamet Darova ėshtė vėllai i madh i pesė vėllezėrve Darova. Edhe pse i ka kaluar tė tetėdhjetat dhe ka vite qė nuk duket nė skenė dhe as nė ekran, imazhi i tij na vjen nė kujtesė si njė formė dashurie pėr mjeshtrin e madh tė fizarmonikės qė ngriti atė orkestėr tė madhe. Dikur Pogradeci mburrej me liqenin me koranin e famshėm, por edhe me orkestrėn e madhe tė vėllezėrve Darova qė i kaloi kufijtė e Shqipėrisė. ”Jeta jonė ėshtė njė kalvar i mundimshėm ēnjerėzor, burgje, internime e ndėshkime, por muzikėn nuk e vunė nė pranga, ajo na lidh e na mban tė pandarė me njerėzit, qytetin”, -vazhdon tregimin i moshuari Dorava.

Drama e njė familje artistėsh
Drama e 5 vėllezėrve Darova , djem tė njė familje tė njohur intelektuale nga Gjirokastra ,tė cilėt lufta nacionalēlirimtare i renditi nė dy kampe tė ndryshme,menjėherė pas ēlirimit tė vendit,i nėnshtrohen njė persekutimi tė egėr, me vite tė gjata burgimi e internime tė njėpasnjėshme. Fama si muzikantė tė talentuar,si krijues tė orkestrės qė bėri emėr nė Shqipėri e mė gjėrė duke u cilėsua “Bitėllsat e Pogradecit”, i kujton Mehmet Shehut prejardhjen e tyre dhe urdhėron shtimin e kaluarit tė persekutimit.. I rikthyer nė Pogradec pas viteve tė gjata nė mėrgim, tashmė nė moshėn 85 vjeēare, Muhameti, mė i madhi i muzikantėve tė talentuar, vazhdon tė tregoj episodet e njė drame tė dhimbshme qė kaloi familja e tyre nė diktaturė.Ėshtė njė nga dramat mė tė dhimbshme, dramė e cila ka lėnė gjurmė tė pa riparueshme nė jetėn e Darovajve. 85 vjeēari me shpirtin e gjėrė tė artistit,ndjenė e prek mallin e dekadave tė kaluara, duartrokitjet e spektatorėve nė gjithė vendin qė ende i ka tė freskėta.. E vetėm fal, ndonėse askush nuk ėshtė pėrgjegjės pėr kėtė kalvar, askush nuk ka kėrkuar falje ,qoftė dhe moralisht..

“Bitėllsat e Pogradecit”
Ndonėse thyen tabutė e kohės me talentin e muzikėn e tyre, vėllezėrit Darova ose “Bitėllsat e Pogradecit”,pėr shkak tė qėnjes sė vėllait nė burg,rėndesės mbi shpinė tė “njollės” sė tė deklasuarve, i nėnshtrohen persekutimeve tė njėpasnjėshme nė vitet ’60-’70, e mė pas. Ėshtė pėrsėri Mehmet Shehu, siē tregon mė i madhi i vėllezėrve, sot 85 vjeē, qė jep njė ndėshkim tjetėr pėr artistėt e talentuar. Kalvari rinis pėrsėri nė Pogradec, nė qytetin e tyre tė lindjes, njė natė kur kryeministri ēek e ai bullgar, tė mahnitur nga mrekullia e “Bitėllsave”, falėnderojnė muzikantėt dhe i thonė Shehut: ”Nė Shqipėrinė e vogėl pamė njė orkestėr tė madhe!”

Peripecitė e njė jete tė vėshtirė
Pas dėnimit tė Dylberit me burg, familja Darova zhvendoset nga banesa ku ishte, nė njė kasolle me baltė nė lagjen “Kulleiri” tė Korēės. Vėllai i madh i familjes, Muhameti, shpėrngulet pėr nė Durrės. ku merr mė pas edhe pjesėtarė tė tjerė tė familjes Darova; babanė, nėnėn, motrėn e tyre tė vetme, Lavdien dhe vėllezėrit Agimin, Mentarin dhe Ilirjani, mė tė voglin. Duke qenė orkestrantė cilėsorė, tė katėr vėllezėrit punojnė te lokali “Vollga”, me shumė emėr nė atė kohė nė Durrės. ”Ishim si nė mrekulli, kanė qenė tre vitet mė tė bukura tė jetės sonė, ku ne arritėm majat e filloi tė rritet reputacioni i orkestrės sonė”, - pohon Muhameti. Kėshtu, Muhameti qė ishte drejtues i grupit, i binte fizarmonikės, Agimi nė kitarė, Mentari nė xhaz dhe Ilirjani nė kontrabas. Por krejt papritur njė ditė lajmėrohen se duhet tė largohen jo vetėm nga “Vollga“, por edhe nga qyteti i Durrėsit si persona tė padėshiruar. Ishte njė shefe kuadri nga Korēa, kujton 85-vjeēari, qė i ishte qepur “me gurė nė trastė” familjes Darova. Largohen pėr nė Kavajė nė njė lokal tė thjeshtė si tip mejhane. Por vetėm 2 javė, se shefja e kuadrit nga Korēa kishte dėrguar relacion qė tė pėrziheshin edhe nga Kavaja. ”Mbetėm me plaēka nė kurriz, pa tė ardhura pėr bukėn e gojės, e ashtu si nomadėt, shkojmė nė Elbasan”, -tregon 85-vjeēari. Fillojnė punė nė njė lokal nė qendėr tė pazarit. Lokali po frekuentohej dhe muzika pėlqehej shumė. Njė buzėmbrėmje vjen drejtori i Shtėpisė sė Pionierit nė Elbasan, Ibrahim Palluqi dhe kontakton me Muhametin, duke i kėrkuar qė tė shkonte nė Shtėpinė e Pionierit, pasi kishin shumė nevojė pėr orkestrantė. ”Por ende pa u mbushur njė muaj punė, drejtori i Shtėpisė sė Pionierit na thėrret nė zyrė dhe na thotė se pėr ju ka ardhur njė letėr e zezė”, - vazhdon tregimin Muhameti. Letra ishte plot shpifje, deri sa dhe pėr Muhametin qė kishte qenė partizan, mohohej gjithēka. Muhameti i tregon drejtorit se nga ato qė shkruheshin e vėrtetė ėshtė vetėm qė kanė vėllanė nė burg. I tregon dhe dokumentin qė Muhameti kishte qenė partizan nė brigadėn e 20-tė.

”Kjo bėri qė kėmbėngulja e drejtorit tė Shtėpisė sė Pionierit, Ibrahim Pulluqi, tė zbardhė tė vėrtetėn dhe ne tė vazhdojmė dhe ca kohė nė Elbasan”, -thotė 85-vjeēari. Nė kohėn kur krijohet turizmi i vjetėr i Elbasanit, orkestra e vėllezėrve Darova kaloi nė sallėn kryesore tė turizmit. Ata vazhduan gati 5 vjet punė nė turizėn, duke thyer njė tabu. Filluan tė kėrcejnė ēiftet elbasanase nė sallė. Por kėtė traditė, kujton i moshuari Darova, e nisi sė pari njė skuadėr basketbolli nga Shkodra qė kishte ardhur pėr tė zhvilluar ndeshje nė Elbasan. Shkodranėt u ngritėn nė vallėzim dhe kjo bėri qė tė ngrihen edhe ēifte elbasanase. ”Vjen nė Elbasan drejtori i pėrgjithshėm i turizmeve tė Republikės, na thėrret e na thotė se duhet tė shkoni nė verė nė Pogradec dhe nė dimėr nė Elbasan”,- shton mė tej muzikanti i moshuar. Pogradeci ishte qytet turistik dhe kishte shumė tė huaj si specialistė ēekė dhe rusė qė punonin nė gjeologji dhe miniera. Nė Pogradec orkestra filloi shpejt tė bėhet e dashur pėr tė gjithė. Ndėr frekuentuesit e parė e tė rregullt, ēdo natė, ishin tė huajt e shumtė qė ishin nė Pogradec.

Dėgjonin me ėndje virtuozitetin e vėllezėrve Darova, tė cilėt ekzekutonin mjeshtėrisht edhe shumė pjesė tė huaja nga mė tė njohurat. Pas dy vjetėsh punė nė Turizėm, me krijimin e estradės profesioniste tė qytetit, vėllezėrit Darova kalojnė edhe orkestrėn e estradės edhe nė orkestrėn e turizmit.. Nė saje tė vėllezėrve Darova, estrada profesioniste e Pogradecit arrin majat dhe bėhet njė nga estradat mė tė mira tė vendit ato vite. 85-vjeēari tregon se atė kohė, nė orkestėr bashkangjitet edhe njė klarinetist i talentuar, Jashar Nazifi, i cili u harmonizua plotėsisht me vėllezėrit Darova. Madje Mentar Darova, pėrveē qė i binte Xhazit, luante nė skeēe me njė humor tė jashtėzakonshėm duke i dhėnė estradės njė kolor tjetėr. Nė vitet 60 estrada me vėllezėrit Darova arrin kulme tė papara. Nė njė nga turnetė, nė 20 ditė shfaqe qė dha nė Tiranė nė sallėn e Teatrit Popullor, nuk gjeje dot biletė pėr tė parė shfaqen.

Shkodra u vuri emrin “Bitėllsat e Pogradecit”
Sukseset e njėpasnjėshme tė orkestrės sė Pogradecit nė tė gjitha rrethet e vendit, njė muzikė qė dilte disi nga “hulliri” i kohės, pėlqehej e kėrkohej masivisht nga rinia. Por vetė kjo muzikė, e veēanėrisht njolla biografike e prodhuesve e interpretuesve tė saj, bėnė qė udhėheqja e kohės tė ishte dyfish vigjilente pėr tė frenuar “muzikėn e shfaqjet e huaja”, si dhe pėr tė dėnuar muzikantėt e talentuar Dorave. Muhameti, por dhe shumė bashkėkohės, kujtojnė se nė njė nga turnetė e gjata tė estradės sė Pogradecit nėpėr Shqipėri, pikėrisht koncertet nė Shkodėr, do t’i pagėzonin kėto artistė tė talentuar “Bitėllsat e Pogradecit!”. “Ishte njė vlerėsim i spektatorėve pėr ne, ishte njė emėr i pazyrtarizuar, tė cilin e dėgjonim kudo qė shkonim, bėnim gjithēka pėr muzikėn e pėr tė kėnaqur dėgjuesit tanė, ndonėse e dinim se “dara” e ndėshkimit nga shteti i kohės po na torturonte keq e mė keq”, - kujton sot artisti i moshuar.

Dėnimi i dytė nga Mehmet Shehu, i vėllezėrve Dorava
Krahas vendėsve, shtetasve tė huaj qė punonin nė Pogradec, kujton muzikanti 85-vjeēar, fama e orkestrės kishte bėrė qė nga Tirana tė udhėtonin shpesh drejt qytetit bri liqenit edhe pėrfaqėsi tė shumta diplomatike nė Shqipėri apo dhe delegacione qė vizitonin vendin tonė. Nė njė vizitė tė shkurtėr nė Shqipėri, kujton 85-vjeēari, vijnė e qėndrojnė disa ditė nė Pogradec e ndjekin orkestrėn edhe kryeministri ēek e ai bullgar. Shoqėroheshin nga Mehmet Shehu, kryeministėr i asaj kohe. Dy kryeministrat miq, pas njė koncerti tė gjatė e duartrokitje, afrohen e pėrgėzojnė orkestrantėt Dorava pėr kėnaqėsinė qė u falėn. Aty kryeministri ēek i thotė Mehmetit: ”Nė Shqipėrinė e vogėl gjetėm njė orkestėr tė madhe!”. Ndėrsa kryeministri bullgar i asaj kohe, nė sy e prezencė tė Mehmet Shehut, pasi u jep dorėn muzikantėve, duke na pėrshėndetur, i thotė Mehmetit: “Ke njė orkestėr tė madhe internacionale, koleg!”… Dhe nė kėto ēaste, vazhdon tregimin muzikanti 85-vjeēar, Mehmeti mė thotė mua duke tundur kokėn: ”Ju jeni ata tė Starovės (bejlerėt)?!”.

“Jo, jemi nga Pogradeci”, - i pėrgjigjet Muhameti. Nuk kaloi as njė javė, vazhdon tregimin muzikanti i moshuar, kur filloi “tėrmeti”. “Na thėrret sekretari i ideologjisė, njė farė Todi Kokoneshi dhe na thotė se nuk kemi mė nevojė pėr ju, do tė pėrgatitim talente tė reja. Ju duhet tė shkoni tė punoni nė prodhim nė ndėrmarrjen bujqėsore”, - kujton 85-vjeēari. Urdhri i partisė ēohet menjėherė nė vend; tė katėr vėllezėrit dėrgohen nė prodhim nė gjirin e klasės punėtore. Muhameti shkon nė zyrė te kryetari i Komitetit, Avni Vėrēuni dhe kėrkon tė largohet nga Pogradeci. Niset nė Ministrinė e Arsimit dhe Kulturės tė takojė ministrin Thoma Deliana, tė cilin e njihte qė kur kishte qenė nė Elbasan sekretar i parė i kėtij rrethi. 85-vjeēari tregon se Deliana e pret mirė, por i thotė se nė Pogradec nuk mund t’ju kthej, por shko nė Rrėshen drejtues muzike. Aty, tregon Muhameti, jam njohur me njė mikun tim, drejtorin e bibliotekės, Gjok Becin, njė djalė i mrekullueshėm dhe shumė i talentuar.

”Pas dy vjetėsh transferohem nė Laē, aty e merr me vete edhe gruan”, -shton ai. Me tekst tė Gjok Becit, Muhameti kompozon njė kėngė pėr vinēieren qė bėhet kėngė shumė popullore dhe transmetohej nė radio ēdo ditė. Pas dy vjetėsh pune nė Laē, papritur e thėrret ish -sekretari i Parė i Partisė sė Krujės, Tahir Minxhozi, i cili e emėron si shef muzike nė shtėpinė e kulturės. Mė pas Muhameti tėrheq edhe vėllanė tjetėr, kitaristin Agim Darovėn. Ndėrkohė qė Mentari, vėllai tjetėr, kishte ikur nė Gjirokastėr... Vėllai tjetėr, i vogli, Ilirjani, internohet nė Tepelenė. Ndėrkohė qė nga Pogradeci, kujton 85-vjeēari, vinin ēdo ditė letra nga Komiteti i Partisė, ku thuhej se “ne i hoqėm dhe ju i mbani nė orkestėr ata tė deklasuar!”.

“Por falė njė njeriu tė mirė, me zemėr tė madhe, si Tahir Minxhozi, nė atė kohė sekretari i Parė i Komitetit tė Partisė, ne qėndruam nė Krujė mė qetė si tė deklasuar qė ishim, ku ruajmė respektin mė tė madh pėr Krujėn e banorėt e saj, qė nė njė farė mėnyre, na lehtėsuan disi nga goditjet e diktaturės dhe lufta e pamėshirshme e klasave nė vitet e egra tė diktaturės”, -pėrfundon muzikanti i njohur 85-vjeēar, vėllai i madh Dorava. Ėshtė njė kalvar i stėrmundimshėm i “Bitėllsave tė Pogradecit”, ku me gjithė shkėlqimin e talentin e tyre tė jashtėzakonshėm, vuajtėn krahas burgimeve, internimeve, edhe rrėnimin e tyre shpirtėror nga diktatura komuniste.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Si do ta clironte Shqiperia Kosoven? Administratori Historia 5 16-06-2008 12:16
Shehu: Elektorati do tė votojė pėr individin informuesi Politika shqiptare 0 01-12-2007 21:31
Shehu: Raporti i KE pėr Progresin ėshtė realist informuesi Politika shqiptare 0 09-11-2007 15:31
Shehu: Probleme me efikasitetin e shpenzimeve informuesi Ekonomia Shqiptare 0 07-11-2007 21:52
Etapat e ardhjes se 28 Nentor 1912 Administratori Historia 9 02-05-2006 23:37


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 02:31.




Parajsa Shqiptare