| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Si do ta ēlironte Shqipėria Kosovėn? Veli LLAKAJ Shef i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Shqiptare (1974-1982) Ka ekzistuar njė plan tepėr sekret i ushtrisė e shtetit shqiptar pėr ndėrhyrje ushtarake nė Kosovė, janė marrė tė gjitha masat teknike e organizative, deri nė detajet mė tė hollėsishme pėr zbatimin e tij, me planėzim forcash e mjetesh, por pėr arsye deri tani tė panjohura (bėhen publike pas 26 vjetėsh nga hartuesit etj), ai nuk u vu nė jetė. Kėshtu, i kthyer nė legjendė pas vitit 1990 nė median vendėse, por i deklaruar edhe nga media ndėrkombėtare e zbulimet e huaja, (por pa hollėsi), ky plan luftarak i koduar “Shpėrthimi”, aq sa gjykohet e arsyeshme pėr publikim, sillet nė faqet e gazetės sonė nga njė prej hartuesve, ish-shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė nė vitet 1974-1982, Veli Llakaj. Me kėmbėnguljen e vetė autorit pėr tė qenė sa mė i saktė nė risjelljen e detajeve tė kėtij plani 26 vjet pas hartimit, Llakaj sjell edhe konsultėn me bashkautorin, ish-zėvendėsministrin dhe shokun e tij Maliq Sadushi. Siē pohohet nga Llakaj, ideja e Planit pėr ēlirimin e Kosovės, e kėrkuar nga Enver Hoxha, nis me njė thirrje urgjente tė tij e Mehmetit nė zyrėn e komandantit tė pėrgjithshėm, shkėmbimin e mendimeve e deri te “garancia” e mbėshtetjes sė Traktatit tė Varshavės dhe kushtet nė kėtė operacion, ndėrkohė qė Shqipėria e kishte denoncuar dhe kishte dal nga ky pakt i vendeve tė Lindjes. Ky plan qė dihej nga pak veta (dy hartuesit, Enveri dhe Mehmeti), ruhej nė njė kasafortė dyfishe nė njė dhomė tė veēantė tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, me dy ēelėsa, njėrin e mbante Mehmet Shehu dhe tjetrin Veli Llakaj. Pėr herė tė parė, me detaje, qė nga urdhri i Enver Hoxhės pėr hartimin e planit tė ndėrhyrjes ushtarake nė Kosovė, takimet sekrete tė Mehmetit e Veliut me nr. 1 tė Traktatit tė Varshavės, Viktor Kulikov e deri te fati i kėtij plani tė kyēur nė kasaforta, jepen pėr lexuesin nė kėtė dosier. Takimi nė zyrėn e Enverit Bisedėn e filloi me pyetjen se si jeni ju andej nga Komanda e Pėrgjithshme, ( se kėshtu e quante Enveri Ministrinė e Mbrojtjes), si janė shokėt, po poshtė nėpėr reparte si janė, si i keni lidhjet me ta, ēfarė kėrkesash imediate kanė dhe ēfarė ndihme kėrkojnė nga Komanda e Pėrgjithshme, si jua zgjidhni ju kėto probleme, i keni mundėsit apo jo etj. ”Kėrkoni ndonjė ndėrhyrjeje nga shoku Mehmet se ky ua zgjidh gjithēka, se ėshtė mė i mirinformuar, mė i lidhur me hallet e ushtrisė, pastaj vijnė shokėt e tjerė e nė fund vij edhe unė”, -theksoi mes tė tjerave Enveri. Nė pėrgjigjet qė i dhashė, qė sigurisht deri kėtu ishin shumė tė thjeshta, ndėrhyra e shtova se ju nuk vini nė fund, shoku Enver, por pėr neve jeni gjithmonė i pari dhe hallet mė tė ndėrlikuara po ju do tė na i zgjidhni etj. Mbasi e krijojė kėtė ambient tepėr tė ngrohtė, mė pyeti: ”Ju, si shtatmadhor, a i ndiqni situatat e komplikuara nė Jugosllavi e veēanėrisht nė Kosovė, Mal tė Zi, Maqedoni e mė gjerė?” Nė kėtė rast unė mendoj se kam qenė disi i privilegjuar nga shokėt e tjerė, me pėrjashtim tė shokut Llambi Gegprifti, pasi edhe unė merrja buletinin e lajmeve speciale, por kėto nuk i monopolizoja thjesht si person, por ua jepja dhe zėvendėsministrave t’i lexonin e veēanėrisht Drejtorisė sė Zbulimit, shokut Eqerem Osmani qė edhe ai tė ishte po aq sa unė i informuar pėr kėto probleme sė bashku me shokėt e tij tė zbulimit. I shpjegova me hollėsi se ne i ndjekim me shumė vėmendje dhe jemi nė dijeni tė plotė tė ēfarėdo situate, tė demonstratave masive tė popullsisė sė kėtyre treva dhe nė mėnyrė tė veēantė tė studentėve tė Universiteti tė Prishtinės. Gjithashtu, me keqardhje - i shtova mė tej- po pėrjetojmė dhe reprezaljet qė po bėjnė revizionistėt jugosllavė mbi popullsinė shqiptare tė pambrojtur. Duket se i pėlqyen kėto njohje, por nuk bėri asnjė ndėrhyrje apo prononcim pėr sa dėgjoi. Pyetje tjetėr interesante ishte sepse ai kėrkoi me imtėsi tė dinte, sikurse edhe mund ta dinte shumė mirė edhe nga burime tė tjera tė zbulimit tė jashtėm, qė duhet thėnė se ata ishin aq tė mirinformuar, e mė shumė nga ne. Shpjegova me detaje pėrqendrimin e tė gjitha forcave tė ushtrisė Jugosllave nė Kosovė, nė Maqedoni dhe nė Mal tė Zi, duke dhėnė dhe vend dislokimet e tyre nė ēdo komunė, efektivat, armatimin e lehtė e tė rėndė, etj., tė dhėna kėto qė duhej t’i dinte pėrmendėsh ēdo kuadėr ushtarak i ēdo rangu. Shtova se kudo nė kėto dislokime nuk kemi asnjė tė dhėnė se a ka oficer madhor komandues shqiptar nė krye tė kėtyre njėsi, me pėrjashtim tė Kėrēovės nė Maqedoni qė komandanti i divizionit, gjeneral Ibrahimi, ėshtė shqiptar dhe me prirje tė theksuara, me aq sa dinim, pro shqiptare. Duke dėgjuar kėtė lloj pėrshkrimi apo panoramėn qė i bėmė, ai mė pyeti: ”Si thoni ju tė Komandės sė Pėrgjithshme dhe tė Shtatmadhorisė, mundet qė ne tė bėjmė njė ndėrhyrje ushtarake pėr ēlirimin e popullsisė shqiptare nė kėto treva pėr t’i ēliruar njė herė e pėrgjithmonė nga thundra revizioniste e fashiste, ashtu siē ndėrhymė edhe gjatė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare?” Ky propozim mė ēuditi, por edhe mė hutoi, dhe isha nė vėshtirėsi e dilemė, qė pėrse nuk ia bėnte kėtė pyetje Mehmet Shehut, por mua? Jam i bindur se ata tė dy kėtė ēėshtje mund ta kishin shoshitur disa herė dhe kanė rėnė dakord, por tani, si duket, ka ardhur koha te konkretizimi dhe pėrgatitja e ndonjė plani operacioni luftarak. Qėndrimi im ishte disi indiferent, por i trembur. Nė moment nuk dhashė asnjė pėrgjigje, por thjesht mblodha supet, ēka do tė thoshte se nuk jam nė gjendje t’i pėrgjigjem. Enveri me njė herė ndėrhyri.”Pėrse heziton, ēfarė tė mundon, pse nuk ke besim!” Atėherė e mblodha veten dhe iu pėrgjigja: “Shoku Enver, nė situatėn aktuale tė krijuar, kur regjimit serb po i digjet toka nėn kėmbė nga forcat kryengritėse tė popullatės shqiptare kudo nė trevat e banuara nga shqiptarėt edhe mund tė ndėrmerret njė operacion i tillė, por ne nuk kemi atė fuqi jo vetėm goditėse, por as tė shpejtėsisė sė mjeteve tė blinduara ta bėjmė kėtė nė kushte kur nė kėtė situatė mund tė ndėrhyjnė Forcat e Traktatit tė Varshavės tė dislokuara nė Hungari, Bullgari e Rumani, pra po ndėrhynė kėto forca, ne jemi tė dėshtuar!”. “Sepse, -vazhdova t’i flisja mė tej Enver Hoxhės, -kėto (Forcat e Traktatit tė Varshavės) do tė vijnė mė shpejt se trupat tona jo vetėm nė Gjilan-Prishtinė-Ferizaj-Mitrovicė-Klinė, por unė mendoj se nė momentin kur ne tė kemi hyrė nė Prizren nga drejtimi i Kukėsit dhe Hasit, nė Gjakovė-Pejė-Deēan nga drejtimi Tropojės, apo nė Strugė nga drejtimi Librazhd-Rajcė etj. Forcat e Traktatit tė Varshavės nė bashkėveprim me forcat e ushtrisė jugosllave kanė mbėrritur pėrafėrsisht nė Tharandė (Suharekė) Malishivė-Rahovec.” Kurse nė drejtim tė Maqedonisė, -vazhdova unė mė tej- qė ne mund tė futemi nga Rajca mbi Strugė ose nga Tre Portat e Korabit drejt Kėrēovės ose nė ēdo drejtim tjetėr, forcat kundėrshtare na kanė marrė Kėrēovėn bashkė me divizionin e gjeneral Ibrahimit. Pa mbaruar akoma argumentet qė po jepja, Enveri mė ndėrpreu dhe mė thotė: “Po sikur ta rregulloj unė me Mehmetin qė Forcat e Traktatit tė Varshavės tė mos futen, a mund tė futemi nė luftė e tė ēlirojmė Kosovėn?” Pashė i pėrqendruar, pa kuptuar fillimisht se ku donte tė dilte, ndėrsa mė pas do tė kuptoja disa gjėra qė as mė kishin shkuar ndėrmend deri nė ato momente qė isha nė krye tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė. Operacioni "Shperthimi" qe do te clironte shqiptaret e Jugosllavise Isha pėrgatitur t’i raportoja Enverit pėr ēdo problem nė strukturat e ushtrisė, por nuk e kisha menduar se thirrja ime urgjente nė zyrėn e tij sė bashku me Mehmet Shehun do tė kishte njė tematikė tepėr tė rėndėsishme, pėr mua, tė papritur! Gjithsesi, nėn efektin e “garancisė” qė mė afroi Enveri me shprehjen: “Po sikur ta rregulloj unė me Mehmetin qė forcat e Traktatit tė Varshavės tė mos ndėrhyjnė, a mund tė futemi e tė ēlirojmė Kosovėn?”, duhej tė bėja llogaritė shumė shpejt e tė pėrgjigjesha. Tė them tė drejtėn u shushata fare, se si ka mundėsi kur ne shaheshim pėrditė me revizionistėt e tė gjitha vendeve tė Lindjes e nė mėnyrė tė veēantė me ata sovjetikė, si mund ta rregullonin kėta kėtė ēėshtje luftarake kaq kapitale! Pa u menduar fare, por me njė analizė tė shpejtė qė bėra tė raportit tė forcave e situatės luftarake nė luftėn e pritshme, i pėrgjigjem: “PO!”. Bėhet fjalė pėr mė shumė se dy dekada e gjysmė mė parė, e ndoshta, ky moment e kjo bisedė ka qenė i pari pėr mua tė mėsoj se ē’ėshtė politika, ku jo ēdo gjė qė thuhet e premtohet haptas, ėshtė e do tė bėhet ashtu siē thuhet; pėrkundėr, nė tė shumtėn e rasteve, ndodhe kundėrta! Pasi e pranova kėtė version, megjithėse jo shumė bindės pėr mua, duke menduar se kėta kėrkojnė tė mė fusin nė valle qė tė bėhet njė plan i ndėrhyrjes ushtarake pėr ēlirimin Kosovės dhe pastaj shohim e bėjmė sipas situatave qė mund tė krijohen. Enveri mė merr mendimin se sa kohė mė duhen ta paraqes planin tek ai dhe Mehmeti pėr miratim. Unė ju pėrgjigja se kjo varet me sa persona do tė punojnė pėr hartimin e tij. Ndėrhyn Mehmeti: ”Do tė punosh vetėm me njė person dhe unė, (pra, Mehmeti, V. Ll. ), do tė jem nė krye tė kėtij grupi pune”. Kėrkova 30 ditė kohė. Enveri mė thotė: ”Po tė lėmė 45 ditė, por plani tė jetė i argumentuar saktėsisht e deri nė ēdo detaj nga ana ushtarake”. Marrja e detyrės u bė fakt i kryer, ishte njė detyrė e vėshtirė, jo e lehtė, por thellė ndjeva njė gėzim e kėnaqėsi tė pa provuar. Meqenėse mė lejohej tė bashkėpunoja vetėm me njė njeri, nuk ishte e lehtė tė zgjidhja e pėr mė tepėr tė vendosja vetė. Kėrkova se a kishin ata ndonjė mendim se me cilin do tė punoja unė. Enveri mė thotė: ”Zgjidhe vetė!” Propozova nja tre persona, ndėr kuadrot mė tė lartė e mė tė pėrgatitur ushtarakė tė vendit. Pasi dėgjojnė, Mehmeti i thotė Enverit: ”Do tė punojė vetėm me Maliq Sadushin qė ėshtė zėvendėsministėr i Mbrojtjes, ėshtė i aftė, konspirativ, ka mbaruar akademinė ushtarake “Frunze”, ndėrsa unė do tė jem nė krye tė kėtij grupi!”. Mehmeti i kishte idhuj tė gjithė ata ushtarakė qė kishin mbaruar akademitė ushtarake “Frunze” dhe “Vorshillov”, por Maliqi qe i pėrzgjedhuri i tij, edhe pėr faktin se ka qenė partizan i Brigadės 5 Sulmuese nė ēlirimin e Kosovės dhe e njihte shumė mirė terrenin, garanci kjo e domosdoshme pėr njė planėzim e zbatim tė saktė tė planit luftarak. Pėr mua, ishte njė kėnaqėsi tepėr e veēantė se do tė punoja me Maliqin pėr hartimin planit pėr ndėrhyrjen ushtarake nė Kosovė, pėr faktin se ishim shokė, kolegė, njiheshim mirė, si dhe ishte profesionalisht tepėr i aftė. Fillimi i punės pėr pėrgatitjen e planit Ajo natė, pėr mua, ishte njė natė ankthi. Vrisja mendjen se si do tė veprohej mė tej, ēfarė detyra do tė merrja, si do ta filloja punėn, ēfarė vėshtirėsish do tė hasja, e shumė e shumė gjėra tė tjera. Gjithēka kishte ardhur papritur, e tashmė suksesi i planit dhe operacioni i pritshėm varej nga ne. Tė nesėrmen e asaj dite Mehmet Shehun vjen nė zyrat e Ministrisė sė Mbrojtjes Popullore, mė thirri mua dhe shokun Maliq Sadushi, ku na precizoj detyrat pėrkatėse, na dha orientime shumė precize ashtu siē t’i jepte ai. Afėrsisht na pėrcaktoi zonat e veprimeve luftarake tė ēdo korpusi qė do merrte pjesė nė kėtė operacion, brigadat e kėmbėsorisė, tė tankeve, tė artilerisė dhe llojeve tė armėve e shėrbimeve pėr ēdo specialitet, afėrsisht vendkomandėn e grupit operativ tė Shtabit tė Pėrgjithshėm qė do tė drejtonte operacionin, disa vendkomanda rezervė nė drejtimin e Maqedonisė e tė Malit tė Zi, vendkomandat e korpuseve e tė brigadave, drejtimet e goditjeve kryesore pėr ēdo drejtim, rezervat materiale nė ushqim, veshmbathje e medikamente mjekėsore etj. Na pėrcaktoi afėrsisht edhe tė gjitha njėsitė ushtarake qė do tė merrnin pjesė nė operacion, duke caktuar edhe njėsitė sulmuese apo repartet e zbulimit qė do tė vepronin nė terrenet mė tė vėshtira e qė do tė jepnin goditje rrufe e nė befasi. Pasi na dha detyrat e mėsipėrme, Mehmeti shtoi: “Unė kaq munda t’u jap pėr sot, ju i shikoni dhe veproni me kompetencė vetė, ashtu si ta gjykoni dhe mos i qėndroni strikt kėtyre qė ju them unė”. Ai u interesua shumė edhe pėr hartat topografike me tė cilat do tė pėrpilohej plani, duke mė porositur mua qė tė shikoj me shumė kujdes hartat qė tė jenė sa mė tė reja e tė kenė sa mė shumė objekte, nė tė kundėrt dėrgoni me urgjencė nė Austri ose Zvicėr. Pėr kėtė Mehmeti shtoi: “Tė merrni hartat mė tė fundit (tė reja e me shumė objekte), mos llogarisni ēmimin se sa janė!”. Mė pas shtoi: ”Kjo punė kėrkon operativitet, iniciativė dhe marrje pėrgjegjėsie mbi vete, e mos u mbytni me njė pikė uji!”. Pra, si duket, ai (M.SH) kishte menduar e punuar tėrė natėn dhe tė nesėrmen na i komunikoi ne kėto detyra. Pėr problemin e hartave, u konsultova me shefin e Degės sė Topografisė nė Ministrinė e Mbrojtjes shokun Limoz Alimucaj dhe drejtorin e Institutit tė Topografisė shokun Pėrparim Likaj. Mbasi ju kėrkoj hartat pėr njė studim tė hollėsishėm tė terrenit, nė trojet etnike shqiptare (Mali i Zi-Kosovė-Maqedoni), pa u treguar qėllimin e vėrtetė pse i doja. Ata mė rekomanduan, sipas tė dhėnave qė kishin, se harta tė tilla me objekte tė sakta e tė imtėsishme kishte kryesisht nė Austri. Atėherė bisedova me Pėrparim Likėn dhe ai u dėrgua nė Zvicėr pėr blerjen e kėtyre hartave, i shoqėruar nga njė punonjės i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, pjesėtar i zbulimit tė jashtėm. Kėto harta u blenė me ato ēmime qė afruan austriakėt. U sollėn nė Shqipėri, u pėrgatitėn nga grupi pėrkatės i Institutit tė Topografisė dhe iu dhanė Shtabit tė Pėrgjithshėm nė pėrdorim. Pra, plani i ndėrhyrjes ushtarake nė Kosovė, i quajtur “Shpėrthimi”, u pėrgatit mbi bazėn e kėtyre hartave qė kishin tė dhėna tė hollėsishme tė terrenit dhe objekteve pėrkatėse. Si u vendos dhe si u punua ky plan Mbas mbarimit tė punimit tė kėtij plani, ku dora e fundit ju dha nga Mehmet Shehu, i cili bėri dhe ndryshimet pėrkatėse pėr ēdo njėsi dhe pėr ēdo drejtim, tashti ai ishte gati pėr miratim. Tė gjitha ndėrhyrjet, ndryshimet apo mė saktė sugjerimet e Mehmetit, qė u ripėrfshinė nė Planin “Shpėrthimi”, u bėnė nė konsultė me mua dhe Maliqin. Pas kėsaj pune me shumė pėrgjegjėsi, unė do tė theksoja se shoku im Maliq Sadushi ka meritė tė veēantė nė kėtė ēėshtje, pasi me mendimet e njohuritė e pashtershme tė tij, punoi qė nga fillimi deri nė fund, derisa materiali u dorėzua nė destinacion dhe u quajt i pranueshėm, pėr t’u vėnė nė zbatim pa hezitim. Ky material ėshtė daktilografuar nga sekretari personal i Mehmet Shehut, Peēi Kalluēi dhe askush tjetėr nuk ka parė apo ka pasur dijeni pėr tė, kurse tė gjitha hartat pėrkatėse, janė punuar nga unė mbi bazėn e materialit teorik, i parė dhe i konsultuar me Maliq Sadushin. Paraqitja e materialit te Enver Hoxha Disa ditė mė vonė, mbasi Mehmeti i kishte raportuar Enverit se plani ėshtė gati, ky i kishte kėrkuar qė, kur t’a shikoni tė arsyeshme mund ta shikonte. Haxhi Kroi, ish-sekretar personal i Enverit, mė merr nė telefon dhe mė thotė se nesėr nė ora 10.00, tė kėrkon Komandanti nė zyrė bashkė me atė materialin. Nė vazhdim tė bisedės, Haxhiu shtoi se nuk i kishte thėnė se pėr ēfarė materiali bėhej fjalė. Falenderova Haxhi Kroin dhe i thashė se e di ēfarė materiali kėrkon shoku Enver. Nė orėn e caktuar shkova dhe ju paraqita ushtarakisht. Mė ftoi tė ulem si zakonisht, mė pruri njė kafe, filloi bisedėn tepėr shoqėrore, pėr tė mė hequr sado pak emocionet qė mund tė kisha. Ishim vetėm pėr vetėm. (Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, Veli Llakaj dhe Komandanti i Pėrgjithshėm i F.A., Enver Hoxha). Siē e kam thėnė edhe nė shėnimet e mėparshme, ishte normė qė Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, takohej ēdo muaj me Komandantin e Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura, pėr raportim rreth problemeve tė ndryshme nė ushtri apo nė fushėn e mbrojtjes sė vendit, por ky takim i radhės me Enver Hoxhėn, ishte ndryshe, krejt i veēantė e pėr njė problem tepėr tė rėndėsishėm. Pas pak, unė isha gati qė t’i raportoja pėr ēka ai mė kishte thirrur. Nxora materialin teorik, dhe i tregova se gjithēka qė kanė hartat, janė tė pasqyruara e mbi bazėn e materialit teorik. Ndofta nuk i erdhi mirė qė ia thashė kėtė detaj, se e pashė qė nuk reagoi si duhet, pra, pashė ndryshimin nga gjendja e mėparshme nė fizionominė e tij. E shfletoi komplet materialin teorik, por pa e lexuar me kujdes, pra kalimthi, diku lexonte me kujdes, diku e kthente fletėn shpejt. Nė fund, kėrkoi hartat. I vendosa mbi tavolinė atje ku ishte ulur, por ai u ngrit menjėherė nė kėmbė dhe kėrkoi tė hapen plotėsisht mbi tavolinė. Kėto i pa me shumė kujdes dhe diku bėnte ndonjė pyetje. Nė fund, mė thotė se materialin do e kėndojė me shumė kujdes, por hartat nuk mund ti shikojė dot. Mė pyeti: “A ka ndonjė formė tjetėr pėr tė mi treguar mė konkretisht sė nė terren?”. I pėrgjigjem: “Shoku Komandant ne kemi njė topolastik nė Shtabin e Pėrgjithshėm, apo maket relievi qė ka gjithė tė dhėnat e Shqipėrisė Etnike, atje mund ta shikoni shumė mirė, sikur tė jeni nė terrenin konkret ku do tė zhvillohen veprimet luftarake!”. Duke ma aprovuar kėtė ide, ndėrhyri duke kėrkuar njė mundėsi pėr tė ardhur nė Ministrinė e Mbrojtjes, njė objekt, pasi ardhja thjeshtė pėr tė parė Planin luftarak nė terrenin plastik, mund tė krijonte mundėsi apo premisa pėr hamendje tė ndryshme, qė gjithsesi, nuk do tė ishin nė funksion tė ruajtjes sė sekretit. Pėr kėtė i propozova qė ai mund tė merrte njė takim me kuadrot e Ministrisė sė Mbrojtjes, dhe atje pas takimit nė zyrat e Shtabit tė Pėrgjithshėm, mund ta shikojmė mjaftė mirė e tepėr natyrshėm. Ai kėtė mendim, nuk di pse, nuk e pėrkrahu, por kėrkoi qė unė tė shikoja sallėn e Byrosė Politike dhe mundėsinė e vendosjes atje. Kėshtu u bė, e pamė sallėn dhe ajo ishte e bollshme. Atėherė urdhėroi Haxhi Kroin ta boshatisė zyrėn e tė mė dorėzojė mua ēelėsat pėr tė punuar. Sigurisht, nuk kishte sesi tė mėsohej nga tė tjerėt, qoftė dhe njerėzit mė pranė Enver Hoxhės, se pėrse mė duheshin konkretisht mua ēelėsat e sallės sė Byrosė Politike, pasi unė isha Shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe kisha probleme pune me Komandantin e Pėrgjithshėm. Pėr ta vendosur maketin dhe tė hidhja gjithė situatėn nė maket nga harta, i kėrkova 10 ditė kohė, pėr tė cilėn ai ishte dakord. Nuk i thashė asgjė pėr vėshtirėsitė qė kėrkoheshin nė montimin e kėtij maketi, sepse ai kėrkonte specialistė topografė dhe kėshtu, mundėsia e dekonspirimit ishte evidente. Para se tė largohesha, Enveri mė thotė: “Veli, mi sistemo tė gjitha materialet dhe ma mbyll kėtė kasafortė!”. Kėshtu bėra. Mė pas, ai thirri Haxhi Kroin dhe i tha qė kasafortėn e vogėl ku ishin dokumentat t’a fuste nė kasafortėn e tij (Enverit), qė e kishte nė fund tė zyrės ose nė tė hyrė tė derės. Haxhiu futi materialet dhe i dorėzoi ēelėsat e kasafortės Enverit. Ai mė tha tė marr ēelėsat e kasafortės qė mbylla unė. Kėshtu bėra. I mori ēelėsat e kasafortės sė tij, e ashtu si ato nikoqiret e mira, i vari nė rripin e pantallonave. Ishte pėr ta patur zili, njė veprim i tillė. Enveri, para se unė tė largohesha prej tij, mė kėrkoi dokumentin qė tregonte se a i mora nė dorėzim materialet luftarake pėr t’i firmosur?! U ndodha ngushtė dhe i thashė: “Nuk kam marrė asnjė lloj dokumenti, qė tua jap juve ta firmosni!”. Me takt, por prerė, Enveri kėtu ndėrhyri, mė tėrhoqi vėmendjen se rregulli ėshtė rregull dhe sekreti ėshtė sekret, kjo nuk ka asnjė pėrjashtim. “Prandaj mos e bėni mė kėtė gabim!!”,- shtoi nė fund tė bisedės. Tani nisnin vėshtirėsitė e tjera pėr mua, sė pari ato teknike pėr ēvendosjen e montimin e maketit plastik nė sallėn e Komitetit Qendror, e sė dyti, personat qė do tė ingranoheshin nė kėtė punė, pasi pėr njė gjė tė tillė duheshin specialistė. Njoftoj Mehmet Shehun pėr kėtė vėshtirėsi, dhe ai ra dakord qė Drejtori i Institutit tė Topografisė, Pėrparim Likaj dhe Shefin e Degės sė Topografisė pranė Shtabit tė Pėrgjithshėm, Limoz Alimuēaj, duke ju thėnė se: “Komandanti kėrkon dhe njė herė tė shikojė Planin Operativo-Strategjik tė Mbrojtjes sė vendit, nė njė nga mjediset e Komitetit Qendror”. Po kush mund ta besonte, sidomos Pėrparimi qė kishte blerė dhe hartat jashtė shtetit. Gjithsesi, ata ushtarakė tė talentuar, ndonėse jam i sigurtė se diēka, nė mos mė shumė, kishin kuptuar, asnjėherė nuk hapėn gojė, as edhe shumė mė vonė. Pas vendosjes sė maketit dhe hedhjes sė situatės, njoftova Komandantin se jemi gati pėr ta demonstruar gjithė materialin ne maket. Pas dy ditėsh mė thirri, dhe e pamė gjithė materialin e operacionit njė e pėr njė, gati mė shumė se 2 orė. Ishte tepėr kurioz tė dinte dhe saktėsira e hollėsira, pėrveē atyre qė kishte lexuar nė materialin teorik. Mbasi mbaruam, mė porositi qė kam biseduar dhe me Mehmetin, e kėtė materal duhet ta lexojnė Adil Ēarēani, Ramiz Alia dhe Kadri Hazbiu nė zyrat e Shtabit tė Pėrgjithshėm, kundrejt firmės. Lajmėrimin, mė tha mė tej Enveri, do ta bėjė Mehmeti. Kėshtu u bė dhe kėta persona e kanė lexuar materialin teorik dhe mbas materialit, kanė firmat pėrkatėse. Edhe pse kanė kaluar plot 26 vjet nga hartimi i planit pėr ndėrhyrje ushtarake nė Kosovė, (ēlirimin e saj) hartuesit e tij, ende disa hollėsi vazhdojnė t’i mbajnė sekret, duke mos e gjykuar tė arsyeshme t’i bėjnė publike tani. Nė arkivėn personale tė ish-shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, Veli Llakaj, pėr periudhėn 1974-1982, ndodhen dhe tre kapituj tė veēantė (shėnime) qė ai na kėrkoi tė mos jenė pjesė e dosierit nė vazhdim. Nė dy prej tyre bėhet fjalė pėr takimet (dy tė tilla) qė autori dhe Mehmet Shehu kanė bėrė me ish-kreun e Traktatit tė Varshavės, Viktor Kulikov, lidhur me idenė e zbatimit tė planit tė ndėrhyrjes nė Kosovė. Ky fakt, pra, kėto takime (tė bėra nė kohėn kur Shqipėria kishte dalė nga Traktati i Varshavės dhe e kishte denoncuar atė), ndonėse ėshtė pėrfolur edhe nė median vendėse dhe tė huaj kėto vitet e fundit, (kushti: “Nuk do tė ndėrhyjmė nė operacion, por pas tij rikthehuni nė Traktat...”), ushtarakėt madhorė shqiptarė e gjykojnė tė mos japin detaje. I kėtij mendimi ėshtė dhe bashkautori i planit „Shpėrthimi“, Maliq Sadushi. Duke qenė tė pėrgjegjshėm pėr detyrat e larta shtetėrore qė kanė pasur, edhe kėrkesa e mėsipėrme erdhi pas njė konsulte qė Llakaj e Sadushi bėnė kėto ditė. Ndėrsa kapitulli i tretė nė vazhdim bėn fjalė pėr numrin e reparteve dhe njėsitė qė ishin planėzuar e pėrgatitur pėr tė kryer veprimet luftarake nė tokėn kosovare, numrin e forcave dhe drejtimet konkrete tė operacionit qė do tė kryenin. Megjithėse pas vitit 1990, veēanėrisht nė trazirat e 1997-ės, nga shumė institucione shtetėrore, pėrfshi edhe Ministrinė e Mbrojtjes, sekretet dolėn sheshit, nė respekt tė ligjit e detyrės qė kanė pasur hartuesit e „Shpėrthimi“, nuk duan tė jenė pjesė e shkeljes apo neglizhimit tė ligjit. Ndėrsa shkaku i arkivimit tė planit pėr njė moment tjetėr tė pėrshtatshėm, pėr ushtarakėt ėshtė problem i politikės dhe udhėheqjes mė tė lartė shtetėrore tė kohės. Mehmet Shehu: Ruajeni, ky plan do t’ju duhet nesėr! Fillimi i punės konkrete nė terren Pas gjithė asaj pune tė lodhshme e voluminoze, me pėrgjegjėsi e tepėr delikate, tani kėrkohej njė pėrgatitje mė vete qė duhej bėrė mė tė gjithė kuadrot e ushtrisė e veēanėrisht me ata kuadro qė ishin caktuar se do tė merrnin pjesė nė kėtė operacion tė vėshtirė, por tepėr atdhetar. Pėr tė ruajtur sekretin e planit tė operacionit, njohja e terrenit apo rikonicioni, nė termat ushtarakė, nuk u bė vetėm me ato njėsi qė do tė vepronin, por edhe shumė kuadro e trupa tė tjera qė nuk do tė ishin pjesė pėrbėrėse e tij, duke e motivuar kėtė me njė porosi tė Enver Hoxhės qė kuadrot duhet tė njohin nė perfeksion, si nė pasqyrė, tė gjithė terrenin e Republikės. Kjo njohje terreni vazhdoi me imtėsi vetėm me ato njėsi qė do tė vepronin, ku nė shumė raste kjo u bė jo vetėm me kuadrot, por edhe me njėsitė pėrkatėse operuese (trupa), ku pati raste qė njė pjesė e tyre qėndroi nė kėto rajone pėr mė shumė se njė muaj, siē ishin repartet e ura-hedhėsve, disa brigada artileri, reparte xheniere, ndėrlidhje, tė Mbrojtjes kundėr-kimike etj. Siē kam shkruar edhe mė lart, plani pėr ndėrhyrjen ushtarake nė Kosovė ishte pėrgatitur me pėrgjegjėsi e detaje tepėr tė hollėsishme; nga repartet e njėsitė qė do tė merrnin pjesė, detyrat qė do tė zgjidhnin qė nga momenti i kushtrimit, kompletimi, zgjidhjen e detyrės luftarake e deri nė realizimin e detyrės qė ishte ēlirimi i trojeve shqiptare kosovare. Por theksoj kėtu se gjithēka bėhej me njė sekret tepėr tė madh, nė mėnyrė qė jo vetėm qė plani tė mos dekonspirohej (gjė qė ishte e sigurt), por dhe shtabet qė merrnin pjesė nė kėto stėrvitje tė mos kuptonin qėllimin e pėrgatitjes intensive tė radhės. Nė kuadėr tė pėrgatitjes pėr zbatimin e „Shpėrthimit“, ne ishim detyruar qė nė stėrvitje tė bėnim edhe manovra taktike, duke operuar edhe nga zona tė jugut, me shtabe e me forca, por qė vėmendja ishte nė tjetėr drejtim. Duke mos e quajtur me vend nė kėto shėnime tė pėrmend tė gjitha njėsitė e repartet qė do tė merrnin pjesė nė kėtė operacion, them qė numri i pėrgjithshėm i forcave ishte .... persona, sė bashku me armatimin, teknikėn luftarake dhe logjistike tė reparteve e njėsive qė do tė merrnin pjesė. Nė stėrvitjet qė nisėm tė zhvillojmė merrnin pjesė komandantėt e korpuseve, veēanrisht njėsitė rezervė tė Komandės sė Pėrgjithshme, siē ishin grupimi i Tiranės dhe ai Elbasani, pa pėrjashtuar Korpusin e Korēės, tė Tiranės dhe tė Fierit). Bile edhe disa njėsi taktiko-operative tė Korpusit tė Gjirokastrės, kryesisht ato sulmuese. Tė gjithė kuadrot punuan nė kėto rikonicione (stėrvitje me zgjidhje detyrash teoriko-praktike nė terrenin konkret) e stėrvitje me shumė preokupacion, por nuk pėrjashtohet mundėsia qė njė pjesė e mirė t’i kishin rėnė hiles qė kjo stėrvitje intensive nuk ishte thjesht njė njohje terreni, por me siguri njė detyrė e mirėfilltė luftarake. Pėr ta saktėsuar mė mirė kėtė ide, mund tė kujtoj njė mendim tė shokėve Simon Ballabani dhe Fadil Toēi, qė gjithmonė nė biseda intime shpreheshin se nė kėto detyra nuk qenkemi vetėm nė rezervat e Komandės sė Pėrgjithshme, por edhe fqinjėt tanė nė krahė dhe shpinė. Thirrja nga Mehmet Shehu nė shtėpinė e tij dhe”asgjėsimi i materialit ”Meqenėse pėr momentin zbatimi i planit pėr ndėrhyrje ushtarake nė Kosovė nuk u zbatua (mosrėnia dakord e drejtuesve tė shtetit shqiptar me kushtet e vėna nga drejtuesit e Traktatit tė Varshavės), numri dhe intensiteti i stėrvitjeve ra, ndėrsa plani do tė arkivohej. Mbas 4-5 ditėsh thirremi unė dhe Maliq Sadushi nė shtėpinė e Mehmet Shehut, ku na dha sqarimet pėrkatėse se ky material nuk u miratua nga shoku Enver pėr kushte objektive, qė ju si hartues nuk do t’i bėni prezent tek askush. Duke na u drejtuar ne, Mehmeti tha: “Prandaj, ky material do tė digjet me anėn e njė procesverbali“. Por njė kopje e tij, -vazhdoi mė tej Mehmet Shehu, - do tė ruhet nė kasafortėn e shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė. Mbaj mend se Mehmeti nė ato ēaste lėvizte nėpėr zyrė, duke mos e fshehur edhe njė shqetėsim qė i buronte nga brenda. Mė pas na u drejtua mua dhe Maliqit: “Hajdeni, mė pėshtyni nė varr nėse nuk do tė vijė dita qė ky plan tė mos ju duhet pėrsėri! Nė tė vėrtetė, qė nė momentet e para kur nisi lufta nė Kosovė, vite mė vonė, ku unė isha qė nė fillim atje e nė trevat e tjera shqiptare deri nė pėrfundim tė luftės, mua mė ėshtė kujtuar disa herė ajo shprehje e Mehmetit atė ditė. Por, fatkeqėsisht, atė ditė, ēlirimin e Kosovės, qė e ėndėrroi e punoi jo pak, Mehmeti nuk e arriti. U pėrgatit procesverbali dhe u firmos nga ne se ky material u asgjėsua me djegie nė zjarr. Kasafortėn me materiale e mora unė, kurse ēelėsat e kėsaj kasaforte i mbajti Mehmet Shehu. Pra, ky material tepėr sekret dhe i rėndėsisė sė veēantė nuk mund tė dilte e tė vihej nė zbatim pa qenė tė dy autorėt qė mbanin ēelėsat. Por kurrė nuk mė kishte shkuar nė mend qė po ky material i punuar me kaq sakrifica dhe i kaluar vetėm nė duart e udhėheqėsve kryesorė njė ditė do tė bėhej mollė sherri dhe do tė kėrkonte kokėn time nė sini si kokė turku. E vėrteta dhe spekulimet rreth planit tė ndėrhyrjes nė Kosovė Pak pėr forcat qė do tė merrnin pjesė te “Shpėrthimi!” Kėto forca ishin planizuar qė 65 pėr qind do tė ndėrhynin nė drejtimin e Kosovės, 35 pėr qind nė drejtimet e Maqedonisė dhe Malit tė Zi. Nė Kosovė, sipas strukturės luftarake qė ishte parashikuar, do tė inkuadroheshin nė kėtė operacion 30 mijė forca, kurse parashikimi i mė vonshėm ishte qė ato tė rriteshin me mundėsi mobilizimi deri afėrsisht 150 mijė forca, kurse nė Maqedoni ishin parashikuar tė futeshin nė operacion tė organizuar deri afėrsisht 6-8 mijė forca, kurse nė Mal tė Zi deri 4 mijė forca. Tė gjithė kėto forca ishin parashikuar tė armatoseshin me tė gjitha llojet e armėve, municioneve pėrkatėse, veshmbathje dhe medikamente mjekėsore. Furnizimi i tyre ishte parashikuar njėlloj si forcat tona me tė njėjtat kritere. E vėrteta dhe spekulimet rreth planit tė ndėrhyrjes nė Kosovė Kam dhėnė njė intervistė, si kėtu dhe nė Kosovė, nė fund tė vitit 1998-99, por asnjėherė nuk jua kam thėnė sepse nuk u realizua ndėrhyrja nė Kosovė e mė gjerė. Gazetarėt nė komentet e tyre pothuajse e kanė shprehur me ose pa dashje, sikurse edhe mund tė kenė pasur ndonjė informacion nga kanale tė tjera, se kjo ndėrhyrje nuk ėshtė realizuar pėr shkak tė njė mosmarrėveshjeje me Forcat e Traktatit tė Varshavės; dhe i kanė rėnė nė tė. Po kėshtu, interesante janė edhe intervistat qė kanė dhėnė ish-shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm nė vitet 1990, Halim Abazi, ku ai dėshmon se ky plan ka arritur deri kėtu nė duart e tij, pasi mori kėtė detyrė nga paraardhėsi i tij, Kiēo Mustaqi. Po kėshtu, interesante dhe shumė e vėrtetė ėshtė intervista e ish-drejtorit tė Institutit tė Topografisė, Pėrparim Likaj, i cili ėshtė dhe dėshmitari i blerjes sė hartave tė reja nė Austri. Nė intervistėn e Halim Abazit tė bėn pėrshtypje njė problem se ky plan jo vetėm qė ka ekzistuar deri nė ato vite, vitet 90, por mund tė vihej nė zbatim dhe nė kėtė kohė. Ai shkruan: “Kompromisi pėr Enver Hoxhėn: “Kthehuni nė Traktatin e Varshavės”… Njė shkresė sekrete, ardhur nga Traktati i Varshavės, i propozonte Enver Hoxhės tė rikthehej nė kėtė aleancė. Pėrgatitja pėr luftė vazhdoi pėr 10 vjet, pra 1980-1990, dhe ai thotė se nė dhjetor 1990 u pėrgatitėn fushime nė bjeshkėt e Tropojės pėr tė pritur rreth 50-60 mijė kosovarė nėpėr ēadra, guva dhe nė strehime tė tjera… Ramiz Alia interesohej ku do tė kalonin brigadat...” Pra, kėto tė dhėna interesante qė unė nuk i kam pėrjetuar dhe nuk i di, pasi u shkarkova, dėnova e nisi kalvari i mundimshėm i jetės, kam shumė arsye t’i besoj e tė mos i vė nė dyshim se kėshtu ėshtė e vėrteta. Pra, kjo tregon se edhe pas likuidimit tone, njė pjesė si “armiq”, tė tjerė nė internim apo tė nxjerrė nė lirim, vazhda e kėtij plani ka qenė e pranishme. Mendoj se edhe Halimi, por edhe Kiēua kanė dhe dinė mė shumė gjėra pėr kėtė ēėshtje, veēanėrisht gjatė kohės qė ata kanė qenė nė krye tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė. Rreth kėtij problemi ėshtė me interes kėtu qė tė evidentoj dhe njė fakt tjetėr tė dhėnė e publikuar nė media nga ish-shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, Kiēo Mustaqi, (qė mė zėvendėsoi mua), pėrkatėsisht nė njė tė pėrditshme mė 8 qershor 2005, ku thotė: “Nė njė takim sekret qė pata me Enverin nė fund tė muajit shtator 1982, mė porositi qė bisedėn qė bėmė tė mos e dekonspiroj para asnjė njeriu; ta dimė vetėm unė dhe ti... Mė pas Kiēo shton: ”..Pas 27 vjetėsh unė po e thyej kėtė amanet”. Pra, nė kėto kushte, edhe unė (V. Ll.) po e thyej kėtė amanet tė Enverit dhe Mehmetit… Pėr aq sa di, sa kam punuar dhe njoh, dua tė them se popullsia shqiptare jashtė kufijve tė paligjshėm nė tė gjitha trevat e tyre si nė Mal tė Zi, Kosovė e Maqedoni, asnjėherė dhe pėr asnjė ēast nuk janė harruar e veēanėrisht nuk janė tradhtuar nga udhėheqja e lartė tė partisė, qeverisė dhe ushtrisė shqiptare, siē kėrkohet e trumbetohet sot nga disa pseudo shqiptarė. Pėr kėto intervista tė dhėna rreth kėtij plani ka pasur edhe reagime negative, se kėto janė pėrralla me mbret, “nuk kemi pasur asnjė plan pėr ndėrhyrje, por thjesht ndonjė stėrvitje brenda territorit tė Kosovės” etj... Veēoj kėtu ndonjė kuadėr tė rrallė ushtarak, kolegu jonė nė profesion, por jo nė karrierė, i cili mbasi ka marrė apo rrėmbyer ndonjė dokument arkivor, duke shfrytėzuar postin qė mund tė ketė pasur si p.sh. miku ynė Albert Kotini, i cili nė gazetėn “55”, dt. 23 prill 1999, shkruan: “Mbi shkrimin “fantastiko- shkencor” tė shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, Veli Llakaj… nuk kam ndėrmend tė argumentoj “aponencėn shkencore” tė tij, por tė ndihmoj sadopak nė pastrimin e memories sė popullit nė vite… Enver Hoxha ėshtė mburrur qė nuk ėshtė pushtues qoftė edhe pėr Kosovėn… ai nuk e bėri nė vitin 1945, jo mė nė planet e luftės qė i zbuloi Veli Llakaj… Oficerėt e brezit tė sotėm do tė thonė hajde shef tė Shtabit tė Pėrgjithshėm qė paskemi pasur. Ja oficerėt e asaj kohe… nostalgjikėt e asaj kohe tė ushtrisė sė Enver Hoxhės, mė tė fortės nė botė … Kjo nuk e nderon Enverin e jo mė oficerėt e Ushtrisė Popullore tė asaj kohe pėr tė kuptuar sa e njihnin “vėllezėrit e dikurshėm”, sllavėt e jugut qė na bėri Enveri… Si e kanė publikuar sllavėt e jugut ushtrinė nė vitin 1981”.... etj. Nuk dua tė merrem aspak me kėta persona, sepse gradualisht edhe vetė dikur do t’i vrasė ndėrgjegjja pėr nofkat qė na vėnė dhe ndarjet veri-jug?! Me kėtė rast do t’i thoja tė gjithė opinionit publik qė tė mos merren me imagjinata dhe supozime, ushtaraku nuk shkel kurrė nė dėrrasė tė kalbur qė tė mashtrojė. Po tė jetė pėr frikėn e daljes sė sekretit, tashmė fatkeqėsisht nuk po ka mė sekrete se edhe ato mė delikatet kanė dalė nė pazar. Mjerė kėta kuadro qė nuk e paskan njohur jo mė ushtrinė, pėrgatitjen e gatishmėrinė e saj, por nuk paskan njohur as veten e tyre si pjesė e ushtrisė dhe e kuadrove tė saj. Por kanė vepruar si robotė…Po tė jenė pėr vėrtetėsinė e planit, le t’ua lėnė atyre qė i kanė hequr nė kurriz. Ne, pra, unė dhe Maliqi, qė e hartuam kėtė plan, kolegėt dhe ish-shefat e Shtabit tė Pėrgjithshėm pas meje Kiēo Mustaqi e Halim Abazi, qė e kanė njohur e kanė punuar pėr ‘tė, kanė thėnė dhe kanė mė shumė pėr tė thėnė nė kėtė drejtim. Por si ushtarakė madhorė qė kanė qenė nė drejtim tė ushtrisė, si oficerė karriere qė kanė punuar me pėrkushtim pėr ushtrinė e vendin, ata thonė e do tė thonė aq sa duhet thėnė, gjithmonė e pėr tė mirėn.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#2
| ||||
| ||||
| Ja shembulli i propagandes post-komuniste. 1-Enveri nuk kishte aleate ne rast lufte 2-trupat tona luftarake nuk kanw patur avantazh teknik dhe numerik ndaj Jugosllavise 3-Duhej te rehabilitoheshin nacionalistet dhe Enveri duhej te hiqte dore nga drejtimi i vendit (nuk ishte kaq idiot)
__________________ VAE VICTIS |
|
#3
| ||||
| ||||
| sekretet e historis .. |
|
#4
| ||||
| ||||
| ma mir u kan me ndodh kjo tani na ishum ne ni shtet te vetem shqiptar |
|
#5
| ||||
| ||||
| Menyren e clirimit te kosoves nga shqiperia mund ta gjeni ne librin "Plani Sekret per Kosoven" ku jane planet ushtarake te shqiperise per clirimin e Kosoves dhe gjitha trojeve shqiptare nen jugosllavi...mos jepni paragjykime si"shembull i propagandes post-komuniste" kjo eshte historia i mire apo i keq Enver Hoxha e mbajti 50 vjet Shtetin Shqiptar te forte ne rrethana te renda,ne kohen e luftes se ftofte dhe i rrethuar nga shtetet fqinje shoviniste....Historia nuk do ta gjykoj Enver Hoxhen si personazh negativ ne historin e popullit shqiptar...ideologjia po. |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| clironte |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Shqiperia po furnizon Kosoven me energji elektrike | informuesi | Shtypi i dites | 0 | 18-12-2007 16:02 |
| Shqiperia dhe Italia pro gjetjes se nje zgjidhjeje per Kosoven | informuesi | Shtypi i dites | 0 | 04-10-2007 06:06 |
| Italia, Shqiperia dhe Europa ne diten e 50-vjetorit te Traktatit te Romes | Administratori | Shtypi i dites | 0 | 25-05-2007 21:07 |
| Shqiperia ngjit shkallet e Stabilizim-Asociimit | Administratori | Politika shqiptare | 0 | 13-06-2006 20:21 |
| Shqiperia dhe Kosova, cfare strategjie? | Administratori | Shtypi i dites | 1 | 21-03-2006 14:18 |