Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Historia

Shqipėria Gjatė Luftės Sė Dytė Botėrore

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 20-11-2003, 19:47
Minifotoja e anetarit Ardit
Veteran/e
 
Reg: 12-04-03
Lokalizimi: Tiranė
Postime: 227
Images: 1
Dergoni nje mesazh nepermjet MSN tek Ardit
Shqipėria Gjatė Luftės Sė Dytė Botėrore

SHQIPĖRIA GJATĖ LUFTĖS SĖ DYTĖ BOTĖRORE

Pėr Shqipėrinė, Lufta e Dytė Botėrore nisi me tė vėrtetė kur ajo u pushtua nga Italia nė prill tė vitit 1939. Italia jo vetėm thjesht pushtoi Shqipėrinė, por ajo e ankesoi atė. Shqipėria trajtohej si koloni. Lufta kundėr Italisė nuk ishte thjesht njė lėvizje "rezistence", sikurse nė shumicėn e vendeve tė pushtuara tė Europės, por njė luftė nacionalēlirimtare. Veē kėsaj, Italia e pėrdori Shqipėrinė si bazė pėr tė sulmuar Greqinė me 1940. Gjatė periudhės sė pushtimit, Italia e njėsoi territorin e Shqipėrisė sė sotme me rajonin qė njihet si Kosova (tani gjendet nė Jugosllavinė jugore, por shumica e popullsisė janė shqiptarė etnikė), dhe me zonėn nė Veri tė Greqisė, qė quhet Ēamėri. Ky bashkim territorial, tė cilit ndonjėherė i referohen si "Shqipėria e Madhe", ndėrsa respektonte kufijtė e Shqipėrisė etnike, shkaktonte gjithashtu probleme tė mėdha me dy fqinjėt tokėsorė tė Shqipėrisė.

Partia Komuniste e Shqipėrisė u themelua nė ilegalitet nė Tiranė, kryeqyteti i vendit, nė nėntor tė vitit 1941. Enver Hoxha, atė kohė 33-vjeēar, u quajt kryetar i pėrkohshėm i partisė. PKSH u formua nė njė mėnyrė tepėr tė veēantė, krejt ndryshe nga shumica e partive komuniste tė Europės dhe shumė ndryshe nga PK e Jugosllavisė. Pikė sė pari, ajo u krijua pa pasur ndonjė kontakt tė njohur drejtpėrdrejtė me Moskėn. Ajo nuk ishte aspak "pjellė e Moskės". Sė dyti, ajo pati aftėsinė tė krijonte njė traditė tė fortė radikale midis inteligjencės (ndryshe nga partitė e shumicės sė vendeve tė Ballkanit). Sė treti, pjesa dėrmuese e udhėheqėsve ishin intelektualė tė shtresės sė mesme, tė cilėt ishin ndikuar me fort nga traditat intelektuale PERENDIMORE (i vetmi "proletar" nė kryesi ishte njė teneqexhi nga Korēa, Koēi Xoxe). Hoxha sillte me vete radikalizmin francez-si atė tė iluminizmit, ashtu edhe versionin mė tė fundit tė Frontit Popullor. Komandanti kryesor i ushtrisė partizane, Mehmet Shehu, sillte pėrvojėn e luftės civile nė Spanjė dhe tė internimit nė njė kamp tė Francės, ku ai kishte hyrė nė Partinė Komuniste tė Italisė. Sė fundi, Partia Komuniste e Shqipėrisė, njėsoj si edhe ajo e Jugosllavisė, u kalit pėrmes njė lufte tė ashpėr, gjatė sė cilės bėri pėr vete masat e popullit1. Shqiptarėt bėnė njė luftė qė ishte njėherėsh edhe Luftė Nacionalēlirimtare, edhe njė revolucion i vėrtetė.

"Gjatė dimrit tė viteve 1941-42, veprimet e ndėrmarra kundėr italianėve ishin tė shkėputura e nė shkallė tė vogėl. Nga ana tjetėr, pėr shkak tė terrenit malor dhe traditės luftarake tė vendasve, italianėt mundėn tė vinin nėn kontroll vetėm qytete kryesore dhe rrugėt kryesore tė komunikacionit. Aty nga shtatori i vitit 1942, PKSH e ndjente se kishte aq forca sa tė organizonte njė konferencė nė fshatin pezė, vetėm 18 kilometra larg Tiranės, nė tė cilėn ajo ftoi edhe pėrfaqėsues nga forcat e tjera politike, mė konservatore, me synimin qė tė krijonte njė front tė gjerė e tė bashkuar. Ky front u krijuar dhe u quajt Fronti Nacionalēlilrimtar, zakonisht i pėrmendur me inicialet nė shqip LNĒ (Lėvizja Nacional Ēlirimtare). Ky Front vazhdoi njė vit, kohė gjatė sė cilės tė gjitha aksionet kundėr italianėve u kryen vetėm nga Komunistėt dhe forca e kėtyre u rrit sė tepėrmi, sidomos nė Shqipėrinė e Jugut e atė tė Mesme.

_____________
1 Dėshmi prekėse e tė pakundėrshtueshme mbi popullaritetin e partizanėve mund tė gjenden nė librin H. W. Tilman "When Men and Mountains Meet" (1946), p.sh. /Lėvizja NĒ pėrfshinte njerėz tė tė gjitha klasave, bindjeve politike dhe feve dhe mėse tre tė katertat e popullit nė Shqipėrinė e Jugut, (f. 108).

_____________
Nė Veri tė vendit, bajraktarėt kryesisht myslimanė vazhduan ta ruanin influencėn qė kishin nė trevat e tyre gjatė tėrė periudhės sė pushtimit italian. Disa bashkėpunuan hapur me pushtuesit. Disa u lidhėn (njėfarsoj) pas Ballit Kombėtar, njė grupim jo-monarkist ky, qė pak u pėrpoq tė pėrplasej me italianėt e shpejt zuri tė binte nė ujdi me ta.

Nė korrik 1943, mbi bazėn e njėsive luftarake ekzistuese, u krijua njė Ushtri Nacionalēlirimtare. Ndėrkaq, tensioni ndėrmjet komunistėve dhe Ballit ishte acaruar dhe lufta civile dukej nė prag. Mė 1 dhe 2 gusht 1943, Komunistėt ftuan Ballin nė njė mledhje nė fshatin Mukje, afėr Tiranės. Kėtu u ra dakord:
1- tė formohej njė front i pėrbashkėt rezistence kundėr pushtuesit;
2. tė krijohej njė shtet etnik shqiptar, qė tė pėrfshinte Kosovėn dhe Ēamėrinė;
3- tė zhvilloheshin zgjedhje tė lira, mbas luftės.

Megjithatė, pa kaluar njė javė nga nėnshkrimi i marrėveshjes sė Mukjes, Hoxha i denoncoi edhe kėtė edhe delegatėt qė e kishin nėnshkruar. Ky episod i errėt mund tė thuhet me siguri se ka lidhje me ēėshtjen e ndėrlikuar tė marrėdhėnieve midis Komunistėve shqiptarė e atyre jugosllavė nė atė kohė. Ka arsye tė mendohet se jugosllavėt do ta kenė kundėrshtuar fort bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė mbas luftės. Po kėshtu, ata mund tė kenė pasur kundėrshtime ndaj vijės "sė butė" qė Hoxha dukej se ndiqte ndaj Ballit Kombėtar (jugosllavėt, qė atėkohė ndiqnin njė vijė tė ashpėr, duket do tė kenė dyshuar se Hoxha ishte njė liberal i rrezikshėm1.

_____________
1 Lidhur me Mukjen, shih Prifti, libri i sipėrpėrmendur, f. 17-18; Krahaso Ramadan Marmellaku, "Albanian and the Albanians" (Londėr 1975); ff 50-51; versioni zyrtar i Tiranės jepet nė Historinė e PPSH dhe Hoxha SW, I si dhe AAT, f. 237-238.
_____________

Fill mbas denoncimit tė marrėveshjes sė Mukjes, ngjanė tri gjėra. E para, Partizanėt krijuan Brigadėn e Parė Sulmuese me komandant Mehmet Shehun, ushtarakun mė tė zotė qė kishin. E dyta, pak javė mbasi Hoxha e kishte denoncuar marrėveshjen e Mukjes, njėri nga delegatėt e LNĒ pjesmarrės nė tė, Abaz Kupi, bajraktar nga Veriu, u shkėput dhe krijoi njė lėvizje pro-Zogiste, Legalitetin. E treta, nė shtator Italia u dorėzua para Aleatėve. Rreth 15 000 trupa italiane u dorėzuan te partizanėt, ndėrsa 2 000 ushtarė italianė u bashkuan me partizanėt dhe formuan njė brigadė mė vete duke i vėnė emrin e Antonio Gramshit, marksist tė shquar italian, i cili ishte me origjinė shqiptare.

Vendin e italianėve shpejt e zunė gjermanėt, tė cilėt vendosėn nė Shqipėri rreth 70 000 trupa (gati gjysma e tyre a mė tepėr ishin dezertorė nga Ushtria e Kuqe, shumė syresh Myslimanė nga Azia Qendrore). Gjatė dimrit tė viteve 1943-44, Balli dhe gjermanėt ndėrmorėn njė ofensivė dhe u pėrpoqen t'i shfarosnin partizanėt1. Megjithatė, nė pranverėn e vitit 1944, Partizanėt mundėn tė kalonin nė kundėrmėsymje dhe aty nga fillimi i verės 1944, kur gjendja e rrugėve ishte pėrmirėsuar mbas vėrshimeve pranverore, partizanėt kaluan nė njė luftė nė shkallė tė gjerė. Brenda mė pas se gjysmė viti, partizanėt i thyen dy lėvizjet djathtiste shqiptare, ēliruan krejt Veriun e Vendit dhe i shporrėn gjermanėt. Mė 29 nentor 1944, Komunistėt shpallėn Ēlirimin e plotė tė Shqipėrisė.

_____________
1 Vėzhgime interesante mbi politikėn gjermane gjenden nė kujtimet e kryemisionarit tė posaēėm politik pėr Ballkanin, Hermann Neubacher, "Sonderauftrag, Sudost 1940-1945: Bericht eines fliegenden Diplomaten" (Gėtingen, 1952, bot i dytė).

_____________
Marrė nga libri ipėrkthyer nė Shqip dhe botuar nė vitin 1993: "SHQIPTARI DINAK"
Titulli i origjinalit: "THE ARTFUL ALBANIAN", nga JOHN HALLIDAY, botuar nė vitin 1986
__________________
Kujt i vjen turp nga skamja e vet,
dhe s`njeh as nder as vlera.
Atij i them rob i vėrtetė,
bir robi dhe tė tjera...

( Robert Bėrns )
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Kush e ka keqperdorur dhe kush po e keqperdor Luften Clirimtare te Popullit tone? trimja Politika shqiptare 2 07-06-2007 23:30
Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. Muslimani Kurani dhe Jeta 3 31-10-2006 20:22
Te rendesishme per ti ditur Jonisa Njeriu dhe shendeti 2 20-10-2006 14:28
Shqiperia nuk ka fe zyrtare por te barabarta Qershija Teologjia 0 16-04-2006 20:47
Historia e komploteve sekrete. AlbShkodra Historia 1 30-03-2004 10:02


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 04:04.




Parajsa Shqiptare