Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Historia

Saranda, Teatri i vogėl i njė Lufte tė Madhe

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 26-10-2004, 01:03
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore Saranda, Teatri i vogėl i njė Lufte tė Madhe

Dokumentat e vetė arkivave angleze vėrtetojnė se Sarandėn e ēliruan partizanėt dhe jo forcat aleate siē pretendon sė fundmi njė profesor anglez i arkeologjisė, Richard Hodges. Por jo vetėm ato. Njė hulumtim i plotė nė arkivat e kohės, qė plotėsohet me dėshmitė e aktorėve tė kėsaj ngjarje, sjell tė vėrtetėn pėrfundimtare pėr Ēlirimin e Sarandės

Saranda, Teatri i vogėl i njė Lufte tė Madhe


Auron TARE


60 vjet me pare ne Tetorin e vitit 1944 Qyteti i vogel i Sarandės u be deshmitar i njė ngjarje te pazakonte pėr operacionet ushtarake te ndodhura deri me atehere. Zbarkimi i forcave aleate angleze ne Gjirin e Kakomesė dhe hyrja ne qytet si ēlirimtarė sėbashku me trupat partizane, perbente njė ngjarje shume te rėndėsishme pėr historine shqiptare te Luftės sė Dytė Botėrore. Deri me sot historiografia shqiptare e kishte pershkruar kete zbarkim si njė bashkeveprim te forcave partizane me ato aleate pėr ēlirimin e Qytetit te Sarandės, duke vlersuar kontributin e Komandove angleze ne ndihme te forcave shqiptare, por duke sqaruar se nuk ishin ata qe kishin ēliruar qytetin.
60 vjet me vone nga zbarkimi anglez i Kakomesė, nė Tetorin e 2004, njė profesor anglez i arkeologjisė, Richard Hogdes, kerkon nepermjet njė shkrimi te botuar nė njė te perditshme shqiptare qe padrejtesia historike e bere ndaj kontributit te forcave aleate ne ēlirimin e ketij qyteti, te njihet nga opinioni publik shqiptar. Prof. Hodges pretendon se ne te vertete qyteti i Sarandės ėshtė ēliruar nga britaniket dhe jo nga forcat partizane, te cilat nuk ndodheshin fare ne ate zone gjate zbarkimit te tyre. Sipas profesorit ideja se qyteti u ēlirua nga forcat partizane, ėshtė njė manipulim historik i Enver Hoxhės dhe historiografisė shqiptare.

Nė fakt, lufta pėr ēlirimin e Sarandės dhe operacionet ushtarake britanike ne kete zone ne vjeshten e vitit 1944 duhen pare nga njė kendvėshtrim mė i gjerė ne kontekstin rajonal dhe ate ballkanik dhe jo si njė pėrpjekje pėr tė ēliruar njė qytet te vogel provincial te Shqiperisė.
Ne shtatorin e 1944-ės pėr te gjitha palet nderluftuese ishte mjaft i qarte se largimi i trupave gjermane nga Shqiperia dhe territoret e tjera ballkanike ishte ēėshtje ditesh. Oficeret anglezė tė vendosur prane shtabeve partizane apo atyre nacionaliste informonin gati ēdo dite qendren e tyre ne Bari mbi situaten ne terren duke dhene raporte shume te detajuara mbi te gjitha levizjet e trupave gjermane si dhe situaten politike ne vend. Komanda e Forcave Aleate ne Bari e kishte shume te qarte se formacionet partizane e kishin tashme ne kontroll te plote situaten dhe qytetet e vogla shqiptare po ēliroheshin njėra pas tjetres nga sulmet e brigadave partizane te cilat kishin perballe forca gjermane te demoralizuara dhe qe kerkonin rruge kalime tė lira pėr t’u kthyer sa me pare ne Gjermani. Lufta ishte e humbur dhe askush nuk kishte dyshime pėr perfundimin e saj. Por me sa duket strategėt ushtarakė dhe politikanet e te gjitha paleve fituese po benin llogarite e pas luftes. Dhe ndoshta ne kete konteks duhet parė edhe zbarkimi ushtarak i forcave komando angleze ne Gjirin e Kakomesė.

Flota Mbreterore angleze kerkonte me ēdo kusht rivendosjen e hegjemonisė se saj detare ne Mesdhe dhe pėr kete arsye ishte e interesuar pėr te pasur ne dore te gjitha pikat strategjike qe do te lehtesonin kete qellim. Kontrolli mbi Kanalin e Korfuzit mbas perfundimit te luftes sigurisht ishte njė prej qellimeve te saj dhe pėrpjekjet pėr tė kontrolluar kete pike strategjike vazhduan edhe pas luftes, duke sjelle si rrjedhim Incidentin e Famshėm te Korfuzit i cili do te kthehej ne njė beteje juridike ne Keshillin e Sigurimit ne OKB si dhe ne Gjyqin Nderkombetar te Hages ku si rrjedhojė marrėdheniet midis dy vendeve u nderprene pėr gati 50 vjet.

Kush e ēliroi qytetin e Sarandės nė vjeshtėn e 1944-ės?

Profesori anglez i cili ka hedhur tezen e re se Saranda u ēlirua nga forcat angleze, me sa duket nuk ka njė kuptim tė qartė tė ngjarjeve qė po ndodhnin nė vjeshtėn e 1944 nė Shqipėri. Ndoshta nga mosstudimi i saktė i dokumentacionit apo pėr qellime te tjera, prof.Hodges shkruan pėr njė konflikt banal midis trupave angleze dhe atyre partizane gje qe solli sipas tij njė falsifikim te historisė pėr ēlirimtaret e vertete te ketij qyteti duke mohuar kontributin e vertete te britanikeve ne kete lufte.
Nje shfletim i shpejte i dokumentave britanike te cilat ndodhen ne arkivat e Londres, Imperial War Museum dhe Public Record Archive, tashme te hapura pėr studiuesit, na japin njė informacion te ndryshėm nga ai qe na paraqet profesori Hogdes.
Nga keto dokumenta del mjaft qarte se Komanda Aleate e Barit qe ishte pergjegjese pėr veprimet luftarake ne Ballkan kishte njė informacion mjaft te sakte mbi gjendjen e trupave gjermane ne Shqiperi. Nga Raportet e perditshme anglezet e dinin se forcat gjermane po organizonin evakuimin e trupave te tyre dhe largimi nga Shqiperia ishte ēėshtje ditesh. Forcat gjermane te Sarandės nuk kishin absolutisht asnje qellim qe te mbanin kete qytet te vogel provincial, por me sa duket ata prisnin urdhrin final pėr terheqje dhe pėr kete arsye duhej te mbeshtesnin Garnizonin e Korfuzit deri ne evakuimin e plote te tyre.
Nderkohe oficeret britanike te dislokuar prane formacioneve partizane apo atyre nacionaliste e kishin tashme te qarte se Forcat Aleate nuk kishin asnje plan pėr te zbarkuar ne bregdetin shqiptar megjithe raportet e favorshme qe vinin nga terreni. Gjate shtatorit te 1944-ės forcat partizane (sipas raporteve britanike) kishin ne kontroll Konispolin si dhe rrugen e bregdetit duke bllokuar keshtu ēdo tentative te gjermaneve pėr t’u terhequr nga keto rrugė-kalime. Duke pasur parasysh qe edhe Gjirokastra ishte ne duar e partizaneve, e vetmja rruge e lire pėr Gjermanet ishte ajo Janinė-Follorinė.

Fragmente nga dosja sekrete e Komandės sė Barit mbi gjendjen nė Shqipėri nė shtator tė 1944-ės

Top Sekret
Radiogramet e dėrguara nė “Bernard” nga Bari nė Terren
1944

Shtator 16 No 26

Nga raporti i SS/ Sturmscharfuhrer Nagel pėr SS/ Sturmbanfuhrer Seyler, Drejtor i S.D Shkoder.

3. “ Ėshtė tashmė mjaft e qarte se shumica e oficerėve SS nuk beson mė nė fitoren gjermane. Nuk ka asnjė dyshim se tė gjithė janė tė preokupuar pėr t’u larguar prej kėtej sa mė shpejt qė tė jetė e mundur”

Shtator 21 No 215

2. Situata Politike

1. Qeveria e Tiranės. Brigada e 3-tė po lufton nėpėr rrugė dhe qytetarėt dhe milicia qeveritare po bashkėpunojnė me partizanėt.…

4. Partizanėt kanė marrė Konispolin

Shtator 24 No 218

Situata Ushtarake shtator 24

1.Partizanėt:

a)tashmė kontrollojnė Jugun e Shqiperisė me pėrjashtim tė Vlorės dhe rrugės Korēė –Berat.
b)Brigada e 12, me sukses ka shpartalluar garnizonin gjerman tė Borshit. U shkatėrrua njė anije gjermane. 30 gjermanė tė vrarė si dhe shumė robėr. Partizanėt kontrollojnė rrugėn bregdetare Jug Logana (Llogora) pa pėrfshirė Borshin.

Nga fragmentet e radiogrameve qė po i bashkėngjisim shkrimit, del qarte se forcat partizane e kishin ne kontroll situaten ne Jug te vendit dhe marrja e Sarandės ishte ēėshtje kohe. Pra duke pasur parasysh kete fakt duket e pabesueshme qe formacionet partizane qe kontrollonin te gjithe kete zonė, te mos ishin ne gjendje te merrnin njė qytet si Saranda apo te paktet te prisnin deri ne evakuimin e plote te tij nga forcat gjermane qe tashme ishin ne ikje. Po keshtu, refuzimi i vazhdueshėm i Komandes se Barit pėr njė zbarkim ne Shqiperi, me gjithe kerkesen e oficereve britanike ne terren e ben te pabesueshėm pretendimin se papritur forcat angleze deshironin te ndihmonin partizanet ne ēlirimin e Sarandės. Lind pyetja po perse papritur britaniket deshironin te ēlironin njė qytet nga me tė vegjlit dhe pa peshe ne balancen e ngjarjeve te metejshme ne Shqiperi? Ēfare mund t’i ofronte trupave aleate asgjesimi i njė garnizoni te vogel dhe tė deshperuar gjerman, i cili kerkonte me ēdo kusht te largohej nga Shqiperia? Radiogramet e oficereve britanike te derguara ēdo dite ne Bari theksojne se ne Vlore tashme kishin ngelur vetem disa dhjetėra gjermanė, ishulli i Sazanit ishte bosh, por megjithe prezencen e Flotes Angleze aty pranė, askush nuk u interesua tė ēlironte Vloren. Perse pėr zbarkimin e vetem te kryer nga Forcat angleze ne Shqiperi u zgjodh pikerisht Saranda?

Kontrolli mbi Kanalin e Korfuzit pas lufte ndoshta do te jete konteksi me i qarte pėr te shpjeguar kete zbarkim te papritur te forcave komando angleze ate Shtator te 1944 dhe jo ēlirimi i njė qyteti te vogel dhe te parėndėsishėm ne teatrin e luftes qe zhvillohej nė Shqipėri.

Sipas pohimeve te Enver Hoxhes, zbarkimi i Komandove te Flotes Mbreterore britanike ne Kakome ne 22 Shtator 1944 ėshtė bere me miratimin e Shtabit te Pergjithshėm te Ushtrisė Nacional- Ēlirimtare, pas kerkeses zyrtare te paraqitur nga oficeri britanik Palmer i atashuar prane Shtabit. (Ėshtė interesant fakti qė ky zbarkim ėshtė filmuar nga operatorė britanikė).
Me sa duket Enver Hoxha dyshonte ne qellimet e verteta te britanikeve dhe ne takimin me oficerin anglez Palmer e ka shprehur mjaft qarte kete dyshim te pakten siē e pranon edhe vete ne kujtimet e tij “Rreziku anglo-amerikan pėr Shqipėrinė”.
Duke pasur parasysh qe Hoxha gjate gjithe eksperiences se tij me anglezet gjate luftes ka qene shume mosbesues ndaj qellimeve te tyre, duket mjaft e ēuditshme qe ai te pranonte t’u jepte atyre lavdine e ēlirimit te Sarandės. Ndoshta pranimi i ketij operacioni te perbashket ishte pjese e planeve te tij pėr t’u treguar sa mė bashkepunues me forcat aleate tashme qe luftes po i vinte fundi. Megjithate, ai angazhon forca te mjaftueshme pėr veprime ne terren duke dhene urdher qe me ēdo kusht formacionet partizane te ēlirojne qytetin, por sipas kujtimeve te tij - ai i kerkon mjaft qarte qe britaniket te largoheshin nga Saranda me te mbaruar operacionet luftarake. Pėr kete sulm te perbashket Shtabi i Pergjithshėm kishte vene ne dispozicion Bridagat e 12-tė, 14-tė, dhe 19-tė.

Profesori anglez Hodges shkruan se britaniket ishin dyshues mbi rolin e partizaneve pėr te ndermare njė sulm te perbashket dhe si rrjedhim me permiresimin e motit dhe me ndihmen e aviacionit anglez trupat e Flotes Mbreterore moren persiper qe kete aksion ta kryenin vete pa ndihmen e forcave partizane. Duke zhvilluar edhe njė beteje neper rruget e Sarandės dhe duke zene mbi 620 rober gjermane, anglezet arriten qe te ēlironin Sarandėn –shkruan profesori anglez Hodges. Ne fakt dokumentacionit qe i referohet Hogdes (ne se do te botoheshin te gjitha pėr publikun) tregojne qarte se anglezet mbėshtetėn veprimet e partizaneve duke bombarduar pozicionet e gjermaneve ne kodrat e Vromerosė, Lėkursit dhe Qafės sė Gjashtės si dhe me ane te aviacionit te tyre eliminuan perfundimisht baterite bregdetare gjermane te cilat u ishin pergjigjur me zjarr te dendur. Duhet theksuar se gjate bombardimeve te aviacionit anglez u shkaterua edhe Kisha e famshme e 40 Shenjtorėve prane se ciles ishin vendosur baterite gjermane. Po keshtu trupat komando bombarduan edhe rrugen qe lidhte Sarandėn me Delvinen pėr te bere te pamundur kalimin e tankeve gjermane.

Dokumenti i 29 shtatorit, me numėr 226, qė po i bashkėngjisim shkrimit tregon qarte se pretendimet e Profesor Hogdes jane shume te paqarta dhe te pabazuara. Shtabi Aleat i Barit i cili u dergon informacion oficereve te tij ne terren nuk ėshtė aspakt dyshues, por tregon qarte objektivin qe kane partizanet pėr te marre Sarandėn.

Top Sekret
Radiogramet e dėrguara nė “Bernard” nga Bari nė Terren
1944

September 29 No, 226

1)For your information only. Allied troops, only commando raid in strength. S.S Bde of 2 and 40 commandos with R.S.R havy weapons, 4.2 mortars pack 75 plus Bty 25 pounders No 11, Field Regt landed Splia, R.28 on 25th. Task to harass Hun in Saranda and cut road SARANDA –DELVINE. Partisan 12th and 14th Bdes co-operated with attack on DELVINE. Now developing full scale attack on SARANDA due go in on 28th but no news since WT link failed. Meantime commandos have been mopping up Hun positions in hills North of SARANDA
2)Reference your 161 of 8th : Awards SMILEY, JENKINS, submitted. No result as yet.

Shtator 29 No 226

1)Vetėm pėr informacionin tuaj:
trupat aleate, vetėm sulm i fuqishėm komando. S.S brigada e 2tė dhe e 40tė e komandove me R.S.R. artileri e rėndė, mortaja 4,2 mm, 75 si dhe artilery 25 pound Nr 11. Regjimenti fushor zbarkoi ne Spile. R 28. ne 25.
Objektivi tė ngacmojė gjermanėt nė Sarandė si dhe tė ndėrpresė rrugėn Sarandė-Delvinė. Partizanet e Brigades se 12-te dhe 14-te bashkepunuan me njė sulm mbi Delvine. Tani po kthehet ne njė sulm te gjere mbi Sarandėn i parashikuar pėr date 28 por nuk ka lajme akoma pėr shkak se linku WT ėshtė nderprere. Nderkohe komandot po pastrojne pozicionet gjermane ne kodrat ne Veri te Sarandės.
2) Referenca e Juaj 161 e 8-tės. Dekorimi pėr Smiley, Jenkins, ėshtė paraqitur. Nuk ka lajm akoma.

Ky dokumet i derguar ne shator 1944 ėshtė mjaft i qarte dhe tregon se anglezet ishin mė shume te angazhuar ne pastrimin e kodrave perqark Sarandės dhe Delvines nga rezistenca gjermane duke ua lene partizaneve sulmin frontal mbi pozicionet gjermane afer qytetit.
Nga te dhenat e derguara nga Shtabi Aleat i Barit oficereve ne terren, kuptohet sakte qe objektivi i Misionit te Komandove ka qene ngacmimi i trupave gjermane dhe nderprerja e komunikimit te rruges Sarande- Delvine dhe jo njė sulm frontal mbi Sarande.
Ky fakt nenvizohet edhe nga njė njoftim derguar Korparmates sė I-rė mbi veprimet luftarake pėr ēlirimin e Sarandės dhe Delvines.

29 Shtator 1944

Zbarkimi i trupave angleze afer Sarandės qė anonēoi ‘Radio Bari’ ėshtė vetem njė veprim me komando, ne bashkepunim me forcat tona. Veprimet mbi Sarande e Delvine kane filluar sot. Forcat gjermane dita-dites terhiqen nga Greqia, via Korēė-Follorinė. Gjirokastra e Berati qendrojnė kurdoherė nė duart tona.
ENVER

Por edhe deshmitaret okulare ish-partizane tė Brigades se 12-tė dhe 14-tė, qe kane qene prezent gjate ketyre luftimeve kembengulin se trupat angleze nuk kane hyre ne luftime te drejtperdrejta me gjermanet, por vetem kane shkembyer zjarr me artileri. Luftimet me te ashpra - thone gjashtė ish-partizanet qe kane mbetur deshmitaret e vetem te asaj kohe – janė zhvilluar ne Qafen e Gjashtes ndermjet partizaneve dhe gjermaneve te pozicionuar ne kete pike strategjike. Fakti qe partizanet humben 18 vete gjate ketyre luftimeve flet pėr njė beteje shume te ashper midis forcave partizane dhe gjermaneve te cilet duke mos pasur asnje rruge te hapur u munduan qe te ēajne njė rrugekalim pėr t’u larguar nga qyteti. Po keshtu - thone ata – “nuk ka pasur asnje te shtene brenda ne qytet, pasi gjermanet, pasi priten edhe njė pjese te garnizonit te Korfuzit qe arriti te largohet ne kohe, me ndihmen edhe te mjeteve te blinduara, u larguan pėr ne Greqi ne drejtimin Delvine-Muzine-Kakavije. Kjo deshmi perforcohet edhe nga njė dokument i Shtabit Aleat te Barit (shih radiogramin e 9 tetorit, numėr 241, bashkėngjitur shkrimit).

Top Sekret
Radiogramet e derguara nė “Bernard” nga Bari nė Terren
1944

Tetor 9 No 241

a)Corpusi Malor i 22-tė po vazhdon evakuimin e ngadalte nga Veri-Perendimi i Greqisė…..
b)Evakuimi i Korfuzit vazhdon me 8.18. 20Bns. 999 po grumbullohen ne zonen Sarandė-Delvinė.

2) R.A.F (Forcat Ajrore Angleze) Kushtet e veshtira atmosferike kane penguar operacionet, kur ėshtė e mundur avionet kane mbeshtetur operacionet komando ne Sarande dhe Dalso, Greqi.

3) Partizanet:
Vlora, Jug, Brigada e 12t tashme kontrollon situaten dhe ka zgjeruar operacionet ne Veri dhe Jug duke sulmuar me sukses garnizonet Gjermane.

Eshtė interesant fakti se gjate hulumtimit te dokumentacionit qe ka pasur ne dispozicion nga arkiva britanike, prof.Hogdes i ka shpetuar nga vemendja njė urdher i ēuditshėm qė Komandanti i Trupave Komando Ēurēill ka marre pas zbarkimit ne Kakome. Urdhri ėshtė dhene qe trupat e tij t’i drejtoheshin Gjirokastres. Ky urdher ėshtė diskutuar nga Ēurēill me argumentin se trupat e tij nuk ishin ne gjendje luftarake, pėr shkak te kohes shume te keqe por edhe te mungesės se logjistikes se duhur pėr njė marshim aq te gjate deri ne Gjirokaster. Lind pyetja perse forcat komando duhej te marshonin deri ne Gjirokaster? Ky qytet ishte ēliruar qe me daten 18 shtator dhe kontrollohej nga partizanet!
Prof.Hodges shkruan se trupat britanike ishin pozicionuar ne Korfuz, njė fakt aspak i vertete, pasi Korfuzi deri ne ate moment ishte ne duart e gjermaneve. Zbarkimi i Komandove nė Kakome u be pėr arsye se Gjiri i Kakomesė ishte i mbrojtur nga bateritė gjermane tė pozicionuara ne fshatin e Kasiopit (Korfuz) qe kontrollonin Gjirin e Sarandės.
Gjithashtu Prof. Hodges nė shkrimin e tij deklaron se forcat partizane ishin vendosur nė Delvine dhe nuk moren pjese ne luftimet pėr ēlirimin e Sarandės. Sigurisht, kur profesori anglez mori persiper te informojė opinionin publik shqiptar pėr faktet e reja te nxjerra prej tij pėr shkrimin ne fjale, ka harruar te permende se ne hyrje te qytetit te Sarandės, banoret e ketij qyteti kane ngritur njė lapidar kushtuar 18 tė rinjve dhe tė rejave partizane tė cilėt u vranė me datėn 9 Tetor 1944 pėr ēlirimin e kėtij qyteti. Mos vallė prof.Hodges me tė vėrtetė e harroi kėtė fakt shumė kuptimplotė?
Po kėshtu prof.Hodges shkruan se numri i robėrve gjermanė tė kapur nga anglezėt ishte mbi 620 vetė, kur tė dhėnat e burimeve partizane (200 robėr) dhe ato tė Shtabit Aleat tė Barit (250 robėr) janė pak a shumė nė pėrputhje me njėra- tjetrėn.

Top Sekret
Radiogramet e dėrguara nė “Bernard” nga Bari nė Terren
1944

Tetor 10 No.243

1.STABIT corps, Newell nė bregdet, Wright nė Berat, po kėshtu B.A.F, Navy dhe L.F.A
2.LLAZAR FUNDO ėshtė ekzekutuar si tradhtar
e Juaja 62: Saranda marrė me 9te. Rreth 250 robėr. Humbje tė vogla. Pastrimi vazhdon. Bashkėpunimi i partizanėve shumė i mirė si dhe ata i morėn tė gjitha objektivat e tyre.

Prof.Hogdes e vendos datėn e ēlirimit tė Sarandės me 11 tetor 1944. Ndėrsa historiografia partizane ne daten 9 tetor 1944. Nuk ka asnje dyshim qe qyteti u ēlirua nga forcat partizane ne daten 9 tetor 1944 – thotė ish anėtari i Brigadės sė 14-tė – Sadik Mamuēi, njė nga tė gjashtė veteranėt e mbetur gjallė tė cilėt morėn pjesė nė luftime. Fakti i pohuar nga ky deshmitar ėshtė ne perputhje te plote me daten qe ben fjale edhe Raporti i dates 10 tetor No. 243, i Shtabit te Forcave Aleate te Barit.
Po keshtu ky Raport bėn fjale pėr njė bashkėpunim shume te mire te forcave angleze dhe atyre partizane. Ata i morėn te gjitha objektivat e tyre – thekson ky Raport. Po kush ishin objektivat e partizaneve? Ēdo lexues e kupton mjaft mirė se marrja e qytetit tė Sarandės ishte objektivi kryesor qe forcat partizane synonin me ēdo kusht.

Nga dokumentat e Shtabit te Pergjithshėm te Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare del qarte se forcat partizane kishin kapur edhe komandantin e garnizonit gjerman, njė oficer me grade kolonel.
Ky fakt tregon se gjermanet e mbetur nė Sarandė u ishin dorėzuar forcave qė ata i konsideronin fituese.

22 tetor 1944

SHTABIT TE DIVIZIONIT TE TRETE
Gjirokastėr

Kolonelin gjerman qė keni zėnė nė Gjashtė, niseni pėr Berat. Shėnoni njė pėrgjegjės depoje pėr materialin qė do tė vijė nė Kėlcyrė.

Kryetari i Shtatmadhorisė
Gjeneral
Spiro Moisiu

A ka falsifikuar historinė e ēlirimit tė Sarandės Enver Hoxha?

Prof Hodges shkruan me bindje se Enver Hoxha ka falsifikuar historinė e vėrtetė tė ēlirimit tė Sarandės. Sipas Hodges ”Ai (Hoxha) pretendon qė Saranda ėshtė ēliruar nga partizanėt dhe jo nga Trupat aleate. Ai vazhdonte se roli i anglezeve ishte kufizuar vetėm ne goditje me artileri nga Kalaja e Ali Pashės nė Lėkurės”.

Nė kujtimet e tij mbi rolin e anglezėve gjatė luftės Hoxha ėshtė pėrpjekur qė tė japė variantin e tij, kėndvėshtrimet dhe analizat e tija ne lidhje me keto marrėdhenie qe realisht kane qene tė komplikuara. Qė Hoxha ka qenė shumė dyshues mbi rolin e oficereve britanike gjate kesaj kohe ėshtė njė fakt shume i njohur i cili meriton njė analize te veēante dhe nuk ėshtė objekt i ketij shkrimi. Qe Hoxha nuk donte ne asnje menyre qe trupat angleze te qendronin ne Sarande kjo kuptohet mjaft qarte nga rrjedhoja e ngjarjeve ku partizanet shqiptare gati sa nuk u konfrontuan me arme me ushtaret angleze ne pėrpjekje pėr t‘i larguar ata nga brigjet shqiptare. Nėse ka teprime, pasaktesira apo manipulime te historisė ne lidhje me keto marrėdhenie ėshtė detyra e historianeve qe ne baze te dokumentave qe jane ne dispozicion te hedhin drite dhe te informojne opinionin publik, i cili edhe sot ėshtė mjaft i interesuar te dije mbi ngjarjet e asaj kohe.
Nėse Enver Hoxha, apo historianet shqiptare kane manipuluar te verteten mbi ēlirimin e Sarandės duke mohuar kontributin e aleateve ne keto luftime, atehere ne baze te dokumentacionit qe tashme mbas 60 vjetesh ėshtė ne dispozicion te studiuesve, prof.Hodges duhet te botojė fakte te pakundershtueshme qe hedhin poshte keto pretendime.
Ne se dikush merr persiper te sqarojė njė padrejtesi historike atehere duhet qe te botojė edhe dokumenta qe mbėshtesin keto argumentat, si dhe te pyesi deshmitare qe kane mbetur gjallė duke i bere keshtu njė sherbim te ēmuar opinioni publik shqiptar i cili ėshtė shume i interesuar te mesojė te verteten mbi historine e tij. Publikimi i hipotezave jo shume te qarta dhe te pa bazuara ne dokumenta te sakta nuk ben tjeter gje po vazhdon rrugen e manipulimit te historisė.
Dhe pika e fundit mbi kete ēėshtje ėshtė fotografia e botuar nga Prof Hodges nen titullin “Trupat Angleze gjatė zbarkimit nė brigjet e Sarandės“.
Kushdo qe e njeh mire bregdetin e Sarandės e kupton se anijet e tonazhit qe paraqiten ne foto e kane shume te veshtire afrimin e tyre ne bregun e thyer te Sarandės pėr shkak te terrenit shkembor.
Sipas deshmitareve okulare anijet britanike qendruan ne distance nga bregu i Gjirit te Kakomese dhe zbarkimi i Komandove u krye me varka te vogla. Ky fakt konfirmohet edhe nga sekuencat filmike te ketij zbarkimi qe jane ne arkivin shteteror te filmit. Po keshtu edhe 4 pjesėtaret angleze te forcave Komando tė mbetur gjalle te cilet bene njė vizite ne Gjirin e Kakomese perpara disa kohesh, dhane te njejtin informacion pėr menyren e zbarkimit te tyre. Mos valle kjo foto ėshtė bere diku tjeter dhe prof.Hodges gabimisht e publikon si foto tė zbarkimit nė Sarandė?

Butrint 21 tetor 2004


''Shekulli''
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 26-10-2004, 23:57
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore Ish-partizanėt: “Sarandėn e ēliruam ne”

Flasin veteranėt qė morėn pjesė nė luftėn pėr ēlirimin e Sarandės. Hedhin poshtė pretendimet e arkeologut anglez, Richard Hodges, duke dėshmuar pėr ditėt e asaj ngjarje tė tetorit 1944 nė Sarandė

Thoma Nika

Vetėm pak ditė mė parė, pas festimeve tė 60-vjetorit tė ēlirimit tė Sarandės, nė njė tė pėrditshme shqiptare, profesori i arkeologjisė bizantine, Richard Hodges, hodhi tezėn se qyteti i Sarandės nuk ėshtė ēliruar nga partizanėt shqiptarė dhe bashkėpunimi i tyre me forcat aleate, por nga njė Forcė Komando angleze e zbarkuar nė Kakome. Ėshtė interesant fakti se profesori, i cili ka patur privilegjin qė tė punojė prej mėse 10 vjetėsh nė fushėn e trashėgimisė kulturore shqiptare, nė 60-vjetorin e ēlirimit tė qytetit ka marrė pėrsipėr tė sjellė teza tė reja nė fushėn e historiografisė shqiptare tė Luftės sė Dytė Botėrorė tė zhvilluar nė Shqipėri.
Duke respektuar qėndrimin qė ka profesori britanik dhe mendimin e tij se historiografia shqiptare ka manipuluar pėr njė kohė tė gjatė pėr ēlirimtarėt e vėrtetė tė qytetit, ne menduam qė tė sillnim nė debat edhe mendimet e pjesėmarrėsve tė asaj ngjarje tė Tetorit 1944: partizanėt e Brigadave tė 12-tė, 14-tė dhe 19-tė, qė morėn pjesė nė ēlirimin e qytetit.


NASHO XANI, partizan i Brigadės sė 12-tė.
“Sarandėn more djalė e kanė ēliruar Brigada e 12-tė, batalioni i 4-t dhe Brigada e 14-tė si dhe ajo e 19-tė qė ishte pozicionuar nė Delvinė. Ja ēfarė kujtoj unė: Batalionet tona erdhėn nė Shėnvasil 10-15 ditė para se tė sulmonim dhe ēlironim Sarandėn. Mė 7 tetor tė vitit 1944 na mblodhi komanda e batalionit me Shyqyri Ajazin komandant, mu tek rrapi i Shėnvasilit, dhe na transmeton urdhrin e Shtabit tė Zonės sė Parė Operative Vlorė-Gjirokastėr, qė qe nė Ramicė tė Labėrisė. Urdhri thoshte qė tė sulmohet dhe tė ēlirohet me ēdo kusht Saranda nga gjermano-ballistėt. E kuptuam qė “me ēdo kusht”, donte tė thoshte sikur tė shuheshim tė gjithė. Ėshtė e vėrtetė qė bashkė me ne nė fshat ishte vendosur njė repart anglez qė zbriti nė Kakome, tė cilėt ngritėn njė grup artilerie. Ata nuk ishin mė shumė se 80-100 veta. Kur zbarkuan nė Kakome dhe u nisėn pėr tė ardhur nė Shėnvasil, rrugės u bllokuan nga trupat gjermane, por me ndihmėn e partizanėve tė Brigadės sė 12-tė qė sulmuan gjermanėt nė Urėn e Brodanit, u bė e mundur ardhja nė Shėnvasil. Nė Urėn e Brodanit u zunė 3-4 makina qė i mbaj mend si sot, makina gjermane qė erdhėn nė Shėnvasil.
Anglezėt nuk luftuan trup me trup
Mė 8 tetor nė darkė u nisėm nė kėmbė nga Shėnvasili dhe vijmė te manastiri i Shėngjergjit nė Volloder. Atje ishte vija e parė e frontit tė luftės me gjermanėt. Sulmin e shpallėm ne, sinjali i tė cilit ishte: tre bomba dore dhe njė breshėri automatiku. Gjermanėt kishin minuar tėrė zonėn mbi rrugė e nėn rrugė dhe kur ne dhamė sinjalin e sulmit, bėnė sikur u trembėn dhe u tėrhoqėn. Mirėpo komanda jonė ishte informuar nga populli qė vendi ishte minuar. Nė kėtė moment anglezėt ishin nė Shėnvasil, ku vunė njė lloj topi jo me predha, por me fishekzjarr, qė lėshonte flakė. Mė kujtohet qė Shyqyri Ajazi, (unė isha korrier pas komandantit tė batalionit atėherė), mua dhe Leandro Dunin nga Dhėrmiu na ngarkoi tė shkonim te anglezėt e t’u thoshim tė mos qėllojnė, se poshtė janė partizanėt. Tani e mendoj dhe ēuditem si jam gjallė pas ngjitjes pėr atje, se na zbuluan gjermanėt duke u ngjitur faqes sė malit tė zhveshur dhe na vinin predhat nėpėr kėmbė. Arritėm dhe u thamė anglezėve me shenja qė tė ndalonin zjarrin.
Anglezėt nuk kanė luftuar pėr ēlirimin e Sarandės, pėrveē njė grupi artilerie qė qėllonin nė kodrat mbi Sarandė, nė Shijan, qė tė mos vinin forca gjermane nga Delvina e rrethe tė tjera pėr tė hyrė nė Sarandė. Por trup me trup nuk kanė luftuar. Mbaj mend se artileria gjermane na qėllonte nga Kasiopi i Korfuzit.
Me anglezėt, marrėdhėnie tė mira
Pėr klimėn e marrėdhėnieve mes anglezėve dhe partizanėve unė di tė them kėtė: qė doktorėt anglezė ne tė plagosurve, kur na tėrhoqėn nga fronti dhe na ēuan nė Shėnvasil, na u ndodhėn shumė pranė, na ndalėn hemorragjinė dhe na vunė nga njė tabelė ne tė plagosurve rėndė qė do tė iknim pėr nė spitalin e aleatėve nė Itali. Anglezėt na morėn me ambulancė dhe ne menduam se do tė na ēonin nė Kuē. Kur vemi nė urėn e Borshit, shohim njė anije-spital, me tė cilėn duke u gdhirė 10 tetor na sjellin nė Sarandė. Tė 150 gjermanėt e zėnė rob, pamė si i morėn gjithashtu me vapor dhe i nxorėn jashtė Shqipėrisė, kurse anija-spital, ku ishim 12 partizanė tė Brigadės sė 12-tė u nis pėr nė Taranto tė Italisė”.


SADIK MAMUCI, partizan i Brigadės sė 14-tė.
“Sulmi pėrfundimtar pėr ēlirimin e Sarandės nisi mė 7 tetor, u shtri mė 8 dhe 9 tetor, kur Saranda u ēlirua nga forcat e Brigadės sė 12-tė dhe 14-tė. Ende janė gjallė njė pjesė e mirė e atyre luftėtarėve qė morėn pjesė drejtpėrdrejt nė ēlirimin e Sarandės. Eshtė fakt i pakundėrshtueshėm historik qė anglezėt zbarkuan nė Shqipėri me misionin pėr tė ndihmuar forcat partizane. Por mbėshtetja e tyre ishte vetėm me mjete artilerie dhe nuk ėshtė aspak e vėrtetė se ata morėn pjesė me forca luftarake nė luftėn pėr ēlirimin e Sarandės. Njė tjetėr e pavėrtetė qė pretendon autori anglez ėshtė kur ai shkruan se luftimet ēliruese u zhvilluan brenda nė rrugėt e Sarandės, ndėrkohė qė ato u zhvilluan nė Vromero, nė kodrat e Vrionit dhe nė Qafė tė Gjashtės. Nė rrugėt e Sarandės nuk u hodh asnjė pushkė, pėr faktin se forcat gjermane pasi u grumbulluan nga Korfuzi, u tėrhoqėn me mjete tė blinduara dhe kaluan Qafėn e Gjinos, Delvinėn, Muzinėn dhe hynė nė Greqi. Disa ditė mė vonė, forcat angleze u urdhėruan qė tė largoheshin nga Shqipėria”.


Eqerem Qoku, korrier i batalionit tė parė tė Brigadės sė 12-tė:
“Pėr problemin e zbarkimit tė anglezėve mbaj mend se kam vajtur dy herė tek Enver Hoxha. Si korrier qė isha ēoja letrat nga Brigada nė Shtab dhe mbaj mend se problemi i zbarkimit te anglezeve diskutohej pasi ata donin me forcė tė zbarkonin nė Himarė pėrpara se tė zbrisnin nė Kakome. Shtabi nuk i lejonte dhe u thoshte se ne jemi nė gjendje ta ēlirojmė vetė Sarandėn. Bile kam qenė prezent edhe nė njė konflikt nė Himarė mes partizanėve dhe anglezėve.
Nga anijet anglezėt kanė zbritur nė tokė, pra kanė zbarkuar me sanallet (varka tė vogla). Pėrveē qė anglezėt nuk kanė asnjė meritė nė ēlirimin e Sarandės, ata janė sjellė jo mirė nė qytetin tonė duke marrė mallra nėpėr dyqane. Nė rrugėt e Sarandės absolutisht nuk ėshtė luftuar, sikundėr pretendon anglezi. Dua tė pėrmend njė rast interesant kur Islam Radovicka i mori pistoletėn kolonelit gjerman nė momentin e kapitullimit nė Sarandė. Atė donte t’ia merrte njė anglez, por koloneli nuk ia dha, duke i thėnė “okupator unė, okupator ti, si tė ta dorėzoj ty pistoletėn? Unė kėtė njoh pėr luftėtar”,-i tha dhe ia dorėzoi Radovickės”.


Stavri Dhespo, partizan i Brigadės sė 14-tė
“Mbaj mend se duke gdhirė 7 tetori, forcat e Brigadės sė 14-tė, ku unė isha pjesėtar, i mbledh komisari Kahreman Ylli, qė u plagos nė Qafėn e Gjashtės. Ai na njofton urdhrin e Shtabit tė Pėrgjithshėm pėr organizimin e sulmit ēlirues tė Sarandės. Nė mėngjesin e 7 tetorit u ndez lufta. E dinim qė kur zbritėn nė Kakome se aleatė me ne, ndihmės nė sulmin e nisur do tė ishin edhe anglezėt. Atyre iu kėrkua tė godisnin me artileri. Anglezėt nė fakt u futėn nė qytet nga deti dhe jo nga toka mė datėn 9 tetor, mbas kapitullimit tė gjermanėve. Mė vonė, kur u vendos komanda e Brigadės sė 14-tė kėtu, u vendos edhe shtabi anglez. Por ėshtė e vėrtetė qė anglezėt bėnė bastisje nė dyqane. Kjo ėshtė dhe arsyeja qė erdhi urdhri qė ēdo anglez tė mbahet nėn mbikėqyrjen e ēdo partizani”.

Se kush e ka ēliruar Sarandėn e dėshmon edhe numri i konsiderueshėm i partizanėve, qė janė tė rėnėt e asaj dite. Janė 18 jetė partizanėsh, me gjakun e tė cilėve u vulos ēlirimi i Sarandės, siē janė Anife Meta, Thoma Roze, Zoto Buzo, Sinan Ballaci, Kico Gjoni, Myslym Zotaj, Nimete Sadushi, Qani Shehu, Ramiz Mucaj, Thanas Jorgji, Thoma Koci, Aqif Demo, Miho Gjino, Kosta Karkashina, Idriz Mici, Dhurim Hajdini, Sefer Koshi, Halil Gorica, Isa Zhuli. Lapidari me emrat e tyre gjendet i paprekur nė Qafė tė Gjashtės.

Shekulli
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Do T'ju Bie Ndėrmend ēka Po U Them Muslimani Kurani dhe Jeta 5 05-06-2008 22:06
E Verteta - Tradhetia Nga Aban Skenderaj Dhe Gjergj Gjuvani basi Muzika 0 28-12-2007 10:26
Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. The Postman Politika shqiptare 0 30-11-2007 02:31
Prof. Dr. Sali Berisha rrėfen jetėn e tij AlbShkodra Politika shqiptare 7 26-12-2004 19:18
Histori Shkodrane : Krimet komuniste. AlbShkodra Historia 21 16-12-2003 19:36


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 02:04.




Parajsa Shqiptare