| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Si Shqiptar nga krahina SHQIPTARE e CAMERISE, e ndjej si detyre te jap nje kontribut sado te vogel per CESHTJEN KOMBETARE. Fillimisht po ju dergoj shkrimin e fundit-si jehone te trasmetimit ne TV-Cameri-Toke e Premtuar. Ne kohen qe po jetome nepermjet medias bota sikur eshte zvogeluar. Nje program televiziv mund ta afroje shume te largeten ose me mire te enderuaren ne te cilen ke lindur kaluar femijerine e hershme, vuajte shume mbas masakrimit te prinderve te pafajshem,qe mbeten pa varre dhe sot e kalon pleqerine larg, shume larg, pa tu dhene mundesia te shpiesh qofte nje tufe me lule ne vendet ku ata jane vrare e masakruar. Mbreme nepermjet kanalit televiziv shqiptar-Top Chanel-na u be e mundur te shikojme e te cmallemi me ate qe gazetarja e mencur, shume kurajoze dhe njekohesisht shume atdhetare Znj. Rudina Xhunga, me shume te drejte e mbiquajti“pjesen me te bukur te atdheut tone-Camerine Shqiptare-Toke e Premtuar”. Pamjet, ose me mire me thene ato pake pamje qe paten mundesi te filmoheshin, por ne menyre te vecante paraqitjet historike dinjitoze te Prof. P.Xhufit dhe sidomos udhezimet kuptimplote te avokatit te nderuar Z. Agim Tartarit se: “ komuniteti cam me mbeshtetjen e qeverise shqiptare (qe deri me sot, fatekeqesisht, nuk e ka patur), duhet te nxjerre ne pah-duke e ligjeruar- Genocidin e ushtruar ndaj popullesise shqiptare te Camerise dhe pastaj te kerkoje ne perputhje me legjislaconet e njohura nderkombetare te drejtat e mohuara nga autoritetet greke per te vendosur “ an block”- dhe jo ne menyre private”- zgjidhjen nje here e mire edhe te ketij problemi mbarekombetar shqiptar. Kjo eshte me pake fjale esenca e transmetimit te mbremshem te Znj. R. Xhunga. Nepermjet pamjeve te transmetuara cuditesh, se si eshte e mundur qe sot ne nje vend, qe mbahet padrejtesisht,si djep I demokracise, te mos lejohet te filmohen njerez qe flasin gjuhen e nenes- ate gluhe perendie- per te vertetuar vehten qe jane shqiptare! Ne Bashkine e NY ku punoja para se me dale ne pension, punonte edhe nje grua 69 vjecare-Kaliopi.. Ajo ashtu si edhe e ema e saje 89 vjecare kane lindur ketu ne New York, por me thoshte qe nga gjyshja e saje qe kishte lindur ne Greqi, mban mend vetem keto fjale shqip: “ha buke e pusho!” Ketu ne nje spital, punon nje doktoreshe e nderuar Z. Julia. Ajo ka lindur ne Stamboll para me se 60 vjeteve dhe flet edhe shqip shume rrjedhshem. Ajo tregon se di qe paraardhesit e saje kane qene nga Kolonja me mbiemrin Prifti, por mbi 300 vjete me pare kishin emigruar ne Turqi dhe gjuhen shqipe deri me sot nuk e kane humbur! Atehere del pyetja se si eshte e mundur qe te jene zhdukur gjithe ata shqiptare ortodoks qe perbenin krahinen e Camerise, per te cilet Dhespoti I asaj krahine perkthente me 1877 Dhjaten e Re ne gjuhen shqipe, dhejo per cudi qe edhe mbas 100 vjetesh me 1972, ambasadorit shqiptar I fliste Kryetari I Bashkise se Gumenices shqip duke I treguar se ketu ka me dhjetra fshatra qe flasin shqip, bile shume pleqe nuk dine asnje fjale greqisht.!!! Keto dhe shume fakte te tjera tregojne me se miri se sa frike kane autoritetet greke te ushqyera nga mentaliteti obscurantist mesjetar i kishes ortodokse nga e verteta historike. Por njekohesisht tregojne shume hapet se sa shume e ulin vehten qeverite e Shqiperise qe nga viti 1944 e deri me sot, per mbrojtjen e te drejtave te shqiptareve autoktone ne trevat e tyre etnike. Por historia shqiptare tregon me se miri se ka jo vetem intelektuale, si te nderuarit Z. Amos Dojaka, Z.Metor Nazarko e te tjere, por edhe luftetare atdhetare qe jane perpjekur e luftuar, perpiqen dhe luftojne per te drejtat e pamohueshme te Shqiperise se Vertete. Vertetimi dhe njekohesisht fillimi i ketyre perpjekjeve do jete se shpejti KOSOVA e PAVARUR! S. Bollati New York 2 Tetor 2007 |
|
#2
| ||||
| ||||
| me pelqen shume ajo thenia dhe eshte katerciperisht e vertete "shqiperia eshte i vetmi vend ne bote qe kufizohet nga trojet e veta" |
|
#3
| ||||
| ||||
| Une mund te kuptoj faktin qe ne jemi katandisur ketu ku jemi,qe jemi i vetmi komb ne bote qe ne kufi kemi vetem troje Shqipetare! Por ajo qe skuptoj une eshte ceshtja e minoriteteteve ne keto pak troje legjitime qe na kane mbetur? |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| bollati, frike, verteta |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|