Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Historia

Rrenjet cermenikase te Luigj Gurakuqit

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 25-05-2006, 15:57
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,966
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Rrenjet cermenikase te Luigj Gurakuqit

Rrenjet cermenikase te Luigj Gurakuqit
Avni ALCANI

Qė nė moshė fare tė re, kur isha ende nxėnės nė bangat e shkollės, mė pati
tėrhequr figura e atdhetarit Luigj Gurakuqi. Veē informacionit qė kisha marrė nė shkollė, pata lexuar shumė pėr kėtė atdhetar tė madh. Luigj Gurakuqi ishte njė veprimtar demokrat, pjesmarrės nė ngritjen e Flamurit Kombėtar nė Vlorė, hartuesi dhe firmosėsi i teksit tė Aktit tė Shpalljes sė Pavarėsisė Kombėtare, mėsues, drejtor i sė parės shkollė Normale nė Shqipėri, shkrimtar, studiues, publiēist dhe burrė shteti, pjesmarrės dhe anėtar i disa qeverive si tė kryesuar nga Ismail Qemali, Fan Noli etj. Nė bangat e shkollės kishim mėsuar pėrmendėsh edhe poezinė mjaft tė bukur tė Fan S. Nolit “Syrgjyn-vdekur”, kushtuar figurės sė Luigj Gurakuqit, tė cilėn poeti e pati quajtur “elegji”. Edhe sikur tė mos ishin gjithė ato bėma tė Gurakuqit tė Madh, tė cilat i pėrmendėm mė sipėr, vetėm elegjia e Nolit do tė mjaftonte qė, kėtij “Vigani Liberator”, do t’i qėndronte mbi krye si njė aureolė.

Bashkė me admirimin dhe adhurimin e figurės sė Luigj Gurakuqit mė pati tėrhequr vėmendjen edhe emri i familjes sė Gurakuqit, qė pėrkonte me emrin e fshatit Gurakuq tė Ēermenikės. Pyesja veten me naivitet: Cila ėshtė origjina e familjes sė Luigj Gurakuqit?! Dėshiroja me gjithė shpirt qė Luigji tė ishte gurakuqas. Por disa fakte, si vendlindja e tij nė Shkodėr, qė ishte shumė larg krahinės sė Ēermenikės; besimi kristian-katolik tė cilit i pėrkiste familja Gurakuqi, nė njė kohė qė banorėt nė fshatin Gurakuq dhe nė tė gjithė krahinėn janė tė besimit musliman, ma largonin mendimin qė Luigji tė ishte nga Gurakuqi i Ēermenikės.

Me kalimin e viteve, sa herė qė hasesha me persona tė ndryshėm qė kishin si mbiemėr (llagap) emrin e fshatit tė tyre, menjėherė mė shkonte mendja tek Gurakuqi i Shkodrės qė mė dukej si Gurakuqi i Ēermenikės. Ēdo fakt, si p.sh., popullimi i Shkodrės nga mjeshtrat gurakuqas tė punimit tė ėmbėlsirave, qė kishin zbarkuar nė atė qytet nėpėr vite tė ndryshme, Gurakuqi i Shkodrės mė afrohej me Gurakuqin e Ēermenikės. Edhe pasi u njoha me rregjistrat kadastralė turq tė shekujve XV, XVI dhe XVII etj., qė dokumentonin se banorėt ēermenikasas dhe ata gurakuqas tė kėtye viteve ishin tė krishterė, pėrsėri Gurakuqi i Shkodrės mė dukej mė afėr me Gurakuqin e Ēermenikės. Takimi qė kam pasur nė Tiranė me njė tė afėrm dhe pjestar tė familjes sė Luigj Gurakuqit dhe pohimi i tij qė origjina e familjes sė tyre ishte nga fshati Gurakuq i Elbasanit e vulosi pėrfundimisht bindjen time qė origjina e familjes Gurakuqi tė Shkodrės ėshtė nga Gurakuqi i Ēermenikės. Duke iu referuar gjithė kėtyre fakteve mendimi, qė origjina e familjes Gurakuqi tė Shkodrės ishte nga Gurakuqi i Ēermenikės nuk ishin mė njė ėndėrr apo dėshirė, por njė realitet.

Le tė pėrmendim disa fakte
Marrja e emrit (mbiemrit) tė familjes me atė tė qytetit apo fshatit tė origjinės ėshtė njė traditė gjithėshqiptare. Emrat e familjeve tė njohura shqiptare si Vlora (Ismail Qemal), Elbasani (Aqif Pashė), Prizreni (Ymer), Prishtina (Hasan), Libohova (Mufit bej), Tepelena (Ali Pashė), Frashėri (Abdyl, Naim, Sami), Kruja (Mustafa), Shkodra (Zija), Luarasi (Petro Nini), Floqi (Kristo), Gėrmenji (Themistokli), etj. dihen qė janė edhe emrat e qyteteve apo fshatrave respektivė. Nė qytetin e Elbasanit jetojnė disa familje muslimane elbasanase qė mbajnė si mbiemėr (llagap) Gurakuqi. Ata janė me origjinė nga Gurakuqi i Ēermenikės dhe disa prej gurakuqasve tė vjetėr i mbajnė edhe sot lidhjet me fshatin e origjinės sė tyre.

Gurakuqasit janė tė njohur nė gjithė Shqipėrinė si mjeshtra pėr prodhimin e ėmbėlsirave dhe mjeshtėrinė e tyre ata e kanė ushtruar nė tė gjithė territorin e vendit, nga veriu nė jug. Ata njihen nė tė gjithė Shqipėrinė me emrat “gegė” dhe nė Shkodėr si “kosaxhinj” apo “bozaxhinj” etj. Nuk ka qytet tė vendit tonė, por edhe jashtė tij, gati nė tė gjithė Ballkanin e nė Europė, ku tė mos ketė gurakuqas. Ka tė dhėna qė edhe nė Kinė e nė Mongoli janė gjendur gurakuqas. Qytetet mė tė populluar me gurakuqas janė Elbasani, Durrėsi, Tirana, Shkodra dhe Vlora. Ata kanė ikur nė vite tė ndryshme. Pjesa mė e madhe e tyre nuk i merrnin familjet dhe mbanin lidhje tė ngushta me vendlindjen, por disa nga ata i merrni familjet dhe shpėrnguleshin pėrgjithmonė nga fshati i tyre. Nė qytetin e Durrėsit jetojnė dy ish sportistėt tė njohur tė veteve ’70 – ’80 tė shek. XX, vėllezėrit Ballgjini, Shyqyri dhe Haxhi Ballgjini, futbollistė tė shquar tė ekipit kombėtar dhe ekipeve tė Dinamos (Shyqi), Partizanit (Haxhiu) dhe tė Teutės (Shyqi, Haxhiu). Pavarėsisht se ata kanė lindur nė qytetin e Durrėsit, origjina e familjes sė tyre ėshtė nga fshati Gurakuq i Ēermenikės. Atje (nė Gurakuq) jetojnė edhe sot tė afėrmit (kushėrinjtė) e ballgjinasve tė famshėm.

Veē dokumentave tė regjistrave kadrastalė turq tė shek. XV, XVI dhe XVII, qė i pėrmendėm mė sipėr, si dėshmi mė e qartė e origjinės katolike tė popullsisė sė fshatit Gurakuq janė edhe njė sėrė toponimesh (emra vendesh) si Kodrat e Palit, Kroi i Gjok Marės, Kroi i Kishės, Qarri i As-Kolės, Prroi i Shinkollit, Ligata e Skurės etj., por edhe e njė sėrė antroponimesh (emra-llagapesh) tė banorėve vendas si Ballgjini (Ball-Gjini), Gjorga, Muzhaqi, Murat-Gjoni etj.

Nė njė bisedė qė kam pasur me mikun tim, regjisorin dhe kėngėtarin e njohur lirik tė Teatrit tė Operas dhe Baletit nė Tiranė, zotin Nikolin Gurakuqi, i cili ėshtė me origjinė nga qyteti i Shkodrės dhe ėshtė nga e njėjta familje me atė tė Luigj Gurakuqit, e kam pyetur rreth origjinės sė familjes sė tij. Nė familjen Gurakuqi tė Shkodrės, sipas regjisorit N. Gurakuqi, ekziston mendimi qė origjina e fisit tė tyre ėshtė nga fshati Gurakuq i Ēermenikės. Njė prift katolik shkodran, pinjoll i familjes Gurakuqi, ėshtė marrė me historikun e origjinės sė familjes Gurakuqi, bile pati ndėrtuar edhe pemėn gjenealogjike tė kėsaj familjeje. Historiku i saj shkon deri nė 300 vjet e ngulur nė Shkodėr. Tė parėt e tyre, sipas zotit Nikolin Gurakuqi, ishin shpėrngulur nga Gurakuqi i Elbasanit dhe ishin vendosur nė Kosovė e prej andej kishin vajtur nė Shkodėr. Pėr fat tė keq ky historik, i cili ishte ruajtur deri nė vitet ’20 tė shek.XX dhe sipas zotit N. Gurakuqi ai kishte humbur e nuk ekzistonte mė. Ndoshta fati mund ta gjejė atė historik tė priftit katolik shkodran dhe atėherė do tė ketė edhe mė shumė fakte si dhe do tė sqarohen edhe mė shumė tė dhėnat rreth origjinės sė familjes sė Luigj Gurakuqit.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg Luigj-Gurakuqit.jpg (26.8 KB, 1 vezhgime)
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Keshilli i Muzikes Shqiptare Administratori Muzika 9 27-01-2007 13:36
Histori Shkodrane : Krimet komuniste. AlbShkodra Historia 21 16-12-2003 19:36


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 23:24.




Parajsa Shqiptare