Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Historia

Pėrpjekja e fundit e CIA-sĖ pėr tė rrėzuar Enver Hoxhėn (1)

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 30-03-2004, 13:28
Minifotoja e anetarit Ardit
Veteran/e
 
Reg: 12-04-03
Lokalizimi: Tiranė
Postime: 227
Images: 1
Dergoni nje mesazh nepermjet MSN tek Ardit
Kryesore Pėrpjekja e fundit e CIA-sĖ pėr tė rrėzuar Enver Hoxhėn (1)

14 mars 2004 - Shumė nga agjentėt qė ishin dėrguar aty nga qendrat e ngritura prej zbulimeve anglo-amerikane si Greqia, Gjermania, Malta, Italia, Kajro etj. kishin pėrfunduar keq. Pothuajse tė gjitha grupet qė kishin desantuar si nga deti, toka e ajri kishin rėnė nė duart e Sigurimit tė Shtetit, apo ishin asgjesuar. Vetėm njė numėr shumė i vogėl i tyre kishte mundur qė tė ēante nėpėrmjet kufirit tokėsorė duke dalė pėr nė Greqi. Radio e vetme shtetėrore e Tiranės pėrditė njoftonte pėr kapje bandash dhe ju bėnte jehonė gjygjeve tė tyre qė zhvilloheshin tė hapura nė kinematė e kryeqytetit. Duke parė kėtė situatė tė krijuar, po ato ditė Mbreti Zog e la vilėn e tij luksoze, tė cilėn ja kishte dhuruar Mbreti Faruk i Egjiptit dhe bashkė me nipin e tij prin Tatin u nis pėr njė vizitė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės me preteksin se donte tė blinte atje disa prona. Nė tė vėrtetė qėllimi i kėsaj vizite qė Mbreti Zog po e bėnte me aq ngut, ishte kordinimi i punėve me CIA-nė, nė lidhje me dėshtimin e misioneve tė nisura nga Gjermania dhe mėnyrėn e vendosjes sė njė strategjie tjetėr mė efektive. Nė datėn 8 gusht 1951, Mbreti Zog dhe nipi i tij Tati u pritėn nė Departamentin e Shtetit pėr njė vizitė ceremoniale nga Xhejmes Bombrajt, zėvendes/ndihmės sekretar pėr ēėshtjet Evropiane. Zogu u takua dhe diskutoi gjatė dhe me Grac Jaceviēin dhe oficerėt e tjerė tė lartė tė CIA-sė lidhur me arsyet e dėshtimeve tė njėpasnjėshme tė misioneve qė kishin desantuar nė Shqipėri.

Megjithė kėto dėshtime, CIA kishte vėne re sukseset e shkėlqyera tė njė personi tė quajtur Hamit Matjani, njė nacionalist guerilas qė dukej se ishte nė gjendje tė hynte nė Shqipėri sipas dėshirės dhe tė dilte qė andej pėr nė Greqi pasi kishte pėrfunduar detyrėn e ngarkuar. CIA konkludonte pėr Matjanin duke thėnė nė dosjen e tij: “Ai ėshtė njė hero nė traditėn e Robin Hudit, gjysėm kaēak dhe gjysėm luftėtar lirie, gjysėm analfabet, por mė dinak se ēdo autoritet shtetėror italian, gjerman apo komunist shqiptar tė cilėt ishin pėrpjekur disa herė pėr ta kapur”. Mbas shumė diskutimesh, Zogu dhe oficerėt e CIA-sė ranė dakort se Hamit Matjani ishte njeriu mė i pėrshtatshėm pėr momentet qė ndodheshin, i vetmi qė kishte dhėnė prova se kishte mundėsi qė tė hynte nė Shqipėri dhe tė vepronte brenda territorit tė saj duke iu shmangur patrullave komuniste. Matjani duke qenė i sigurt se e njihte gati pėllėmbė pėr pėllėmbė gjithė Shqipėrinė, kishte ndihmuar amerikanėt nė pėrpilimin e hartave e skicave ku jepeshin tė dhėna mbi qėndrimet e pikat e forta tė policisė e ushtrisė shqiptare. Ai u kishte dhėnė amerikanėve dhe njė listė me emrat e fshatrave qė mbėshtesin ēėshtjen antikomuniste. Nė atė listė pėrfshiheshin dhe njerzit aleatė tė fuqisė, disa prejt tė cilėve shėrbenin dhe nė ushtrinė shqiptare. Jacevici i shpjegoi Zogut se oficerėt qė ishin nė Ushtrinė Shqiptare dhe qė ishin kundėr regjimit komunist, donin prova konkrete tė mbėshtetjes dhe aprovimit tė familjes mbretėrore. Ata donin gjithashtu prova tė mbėshtetjes amerikane dhe vetėm atėhere ata do tė lėviznin kundėr regjimit komunist. CIA i kėrkoi Zogut se cilėt do ishin njerzit mėt ė kualifikuar qė do tė hynin nė Shqipėri dhe kush do tė ishte udhėheqėsi i tyre qė do tė hynte nė kontakt me oficerėt qė shėrbenin nė ushtrinė shqiptare pėr tju dhėnė atyre garancitė qė kėrkonin. Zogu ju pėrgjigj atyre se ishte vetėm njė grup i vogėl qė kishte autoritetin dhe kurajon e nevojshme pėr kryerjen e kėsaj detyre. Kėta ishin njerzit mė besnikė qė i kishin qėndruar pranė tij, gjatė udhėtimit kur u largua nga Shqipėria dhe qė kishin jetuar me tė nė Egjipt. Ky grup pėrbėnte atė qė quhej Garda Mbretėrore dhe personi mė i mundshėm absolut pėr t’i udhėhequr ata ishte pikėrisht vetėm Hamit Matjani.

Ai rridhte nga njė familje fshatarėsh me origjinė nga rrethi i Matit tė cilėt ishin shėrngulur nga fundi i shekullit tė kaluar e ishin vendosur afėr Peqinit duke formuar fshatin me emrin Matjan. Hamiti pėr herė tė parė u bė i njohur dhe mori famė tė madhe pas kthimit tė tij nga Italia nė vitet 30-tė, ku mbaroi njė shkollė dy vjeēare per xhandarmėri nė Milano. Pas asaj shkolle, ai u emėrua Komandant Xhandarmėrie nė rrethin e Lushnjes. Nė vitin 1935, ai lozi njė rol shumė tė madh e dominat nė shtypjen e rebelimin antiqeveritar qė njihet si Kryengritja e Fierit. Duke e ditur besnikėrinė e Matjanit karshi Mbretit Zog, oficerėt antizogist me nė krye kapitenin Riza Cerova, kishin pritur largimin e tij pėr nė nėnprefekturat e Beratit pėr inspektim dhe pastaj kishin shpėrthyer kryengritjen. Matjani menjėrherė u kthye nė zonėn e Fierit e Lushnjes dhe me forcat e tija besnike goditi forcat antiqeveritare duke e shtypur rebelimin. Pas asaj, Matjani e ndoqi kėmba-kėmbes Riza Cerovėn deri afėr kufirit shtetėror. Mbas shtypjes sė kryengritjes sė Fierit, Matjani i forcoi pozitat e tija dhe qėndroi nė armėn e xhandarmėrisė deri kur ndodhi okupacioni italian ndaj Shqipėrisė nė prillin e 1939, ku ai organizoi rezistencėn e armatosur nė Vlorė. Pėr atė gjė matjani u arrestua nga forcat italiane dhe doli para gjygjit ushtarak ku ju dha dėnimi maksimal me vdekje.

Ekzektutimi i Matjanit ishte vendosur qė tė bėhej me varje nė litar nė qėndrėn e qytetit tė Lushnjes. Vetėm njė natė para ekzekutimit, Hamiti mundi qė tė arratiset nga burgu i Lushnjes tė cilin e ruanin italianėt. Ai preu hekurat e dritares sė qelisė me anė tė njė share hekuri tė cilėn ja kishte futur nė ushqime miku i tij Qazim Dervishi. Pasi doli nga burgu, Matjani doli nė mal dhe formoi njė ēetė nacionaliste qė vepronte nė zonat e Fierit, Lushnjes, Peqinit e Kavajės. Nė vitin 1943 kur kapitulloi Italia fashiste, Matjani e emėrua Komandant Xhandarmėrie nė zonėn e Peqinit. Nga mesi i vitit 1944, kur forcat komuniste kontrollonin gati tė gjithė Jugun e vendit, Matjani u largua pėrsėri nga xhandarmėria dhe doli nė mal duke krijuar njė ēetė tė vogėl nė pėrbėrje tė sė cilės ksihte vėllanė e tij Ibrahimin, tre nipat Hasani, Dalipin e Hajdarin. Po kėshtu Matjani ksihte me vete dhe gruan e tij Fatimen. Pėrveē njerėzve tė tij, Matjani kishte nė atė ēetė dhe dy miqt e ngushtė Ramadan Kelmendin dhe Nuri Plakėn. Gjatė asaj kohe Matjani me ēetėn e tij kishte rėnė disa herė nė pėrpjekje me forcat partizane, pas masakrės qė Mehmet Shehu bėri nė fshatin e Hamitit (Matjan) duke pushkatuar 67 ballistė. /c'3
__________________
Kujt i vjen turp nga skamja e vet,
dhe s`njeh as nder as vlera.
Atij i them rob i vėrtetė,
bir robi dhe tė tjera...

( Robert Bėrns )
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
ciase, enver, fundit, hoxhen, perpjekja, rrezuar

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
A ekziston 'Zoti'? Administratori Teologjia 96 03-05-2008 10:34
Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės Sabahi Arena Nderkombetare 0 07-01-2008 11:24
Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. The Postman Politika shqiptare 0 30-11-2007 02:31
Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. Muslimani Kurani dhe Jeta 3 31-10-2006 20:22
Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 1 27-06-2006 10:30


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 02:40.




Parajsa Shqiptare