Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Historia

Ne sarajet e restauruara te bejlereve libohovite

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 27-04-2006, 14:58
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Ne sarajet e restauruara te bejlereve libohovite

Nė sarajet e restauruara tė bejlerėve libohovitė
Besmir Babameto

Pasardhėsit sponsorizojnė muzeun Libohova

Dėshmitė e kohės thonė se sarajet e bejlerėve tė Libohovės, u ndėrtuan aty nga mesi i shekullit tė XVIII. Ngritja e tyre nisi nga muret e oborrit, gurėt e tė cilit u sollėn nga faqja e malit pėrballė qytetit…

Teksa ngjit tė pėrpjetėn, pėr tė parė nga afėr sarajet e Mufit Beut dhe bejlerėve tė tjerė tė Libohovės, ndėr mend mė vjen njė kėrkesė e Shoqatės Atdhetare Patriotike “Avni Rustemi”, drejtuar Bashkisė sė qytetit tė Libohovės , pėr t’i akorduar titullin “Nderi i Libohovės”, ēiftit Mufit e Ollga Libohova "pėr patriotizmin e tyre dhe detyrėn e kryer ndaj atdheut". Tek dera e Sarajeve tė Libohovės, na pret me bujari kujdestari i shtėpisė, Pajtim Peca. Me njė pamje prej fisniku, Pajtimi na tregon pėr vendimin qė pasardhėsit e familjes sė Mufit Bej Libohovės kanė marrė pėr restaurimin e mjediseve tė brendshme tė sarajeve, restaurim ky qė ata kanė vendosur ta bėjnė me shpenzimet e veta. “Sarajet e Mufit beut” do tė jenė njė muze me pėrmasa moderne nė jug tė vendit”,- na thotė ai. Kontributi financiar pėr rikonstruksionin dhe restaurimin e mjediseve tė brendshme do tė jetė i pasardhėsve tė familjes Libohova, Qemalit, Mufitit dhe Enverit qė sot jetojnė nė Danimarkė e Austri. Por projektet e familjes Libohova nuk mbarojnė kėtu. Ata kanė menduar tė restaurojnė edhe varret monumentale tė bejlerėve tė Libohovės nė Lagjen “Teqe”, ku prehen dhe eshtrat e Mufit Beut dhe Shahnishasė, motrės sė Ali Pashė Tepelenės.… Kemali, sot ndodhet nė Danimarkė, familjėrisht dhe punon duke dhėnė njė kontribut tė vyer nė shoqėrinė civile, nėpėrmjet transmetimit tė vlerave universale nė pėrkthimet dy gjuhėsh shqip-danisht. Ai ndjek zhvillimet nė Shqipėri dhe ėshtė mjaft i lidhur me qytetin e tė parėve tė tij, Libohovėn, duke i kthyer nė identitet pronat-saraje tė familjes Libohova. Pėr kėtė ai bashkėpunon ngushtė edhe me qeverisjen vendore tė Libohovės. Krenohet me atė qė kanė bėrė tė parėt e tij pėr Shqipėrinė, sidomos gjyshi i tij, Mufit Bej Libohova.

Kronika
Dėshmitė e kohės thonė se sarajet e bejlerėve tė Libohovės, u ndėrtuan aty nga mesi i shekullit tė XVIII. Ngritja e tyre nisi nga muret e oborrit, gurėt e tė cilit u sollėn nga faqja e malit pėrballė qytetit. Nė kujtimet e shkruara tė Ajet Libohovės, njėrit prej vėllezėrve tė Mufit Beut, thuhet: “Njerėz tė shumtė nga fshatrat pėrreth Libohovės u vunė nė rresht dhe gurėt e shkėputur nga mali pėrballė, i transportuan dorė mė dorė deri nė saraje”. Kėto mure kishin katėr kulla nė katėr qoshet, me frėngji nė secilėn prej tyre. Ishin tė mbrojtura me topa tė mėdhenj, me frėngji dhe me ulluk, pėr tė derdhur vaj tė nxehtė mbi ata qė do tė guxonin t’i sulmonin. Mė pas, nisi ndėrtimi i sarajeve me gati 60 dhoma, tavanet e tė cilave ishin punuar me dru arre tė mbuluar me varak e sedef. Pamja magjepsėse e kėtyre sarajeve ka habitur atėhere jo pak vizitorė. Me kalimin e viteve ato nisėn tė vjetėrsohen, por rrėnimi erdhi kur mbas fitores sė luftės u lanė nė mėshirė tė fatit.

Kthimi nė identitet
Pėr t’u kthyer sarajeve tė bejlerėve libohovitė shkėlqimin dhe madhėshtinė e dikurshme, para disa kohėsh, Ministria e Kulturės ka investuar njė fond prej 10 milion lekėsh. Sipas Drejtorit Rajonal tė Monumenteve tė Kulturės, Bexhet Ēobani, projekti i Ministrisė sė Kulturės synon ndėrhyrjen nė disa pjesė tė sarajeve, rikonstruksionin dhe restaurimin e disa fragmenteve tė mureve dhe elementėve tė tjerė tė banesės madhėshtore. Qėllimi, sipas tij ėshtė restaurimi dhe ruajtja e disa prej vlerave mė tė spikatura arkitekturore tė kėtij kompleksi me vlera tė rralla.

Pas punimeve restauruese, tė kryera nga bashkia, nė fasadėn e sarajeve dhe restaurimin e ēatisė karakteristike, momentalisht specialistė tė paguar nga vetė familjarėt e tė afėrmit e Mufit Bej Libohovės, po punojnė nė mjediset e brendshme tė kėtij kompleksi tė rrallė historik dhe arkitektonik.


Biografi e shkurtuar
Mufiti, beu i fundit i Libohovės

Mufit Libohova ėshtė i fundit pinjoll i bejlerėve tė Libohovės qė qėndroi i graduar nė vendin e tij. Kanė kaluar gati 130 vjet nga dita e lindjes sė tij dhe enigma e jetės sė kėtij diplomatit poliglot, ende nuk ėshtė zgjidhur. Mufit Libohova, rezulton njė nga pinjollėt mė tė shquar tė familjes Libohova. Ėshtė pasardhės i Asllan Pashės, qė bėri krushqi me Ali Pashė Tepelenėn, duke e ndarė me tė pushtetin nė trevėn jugore tė Shqipėrisė, pėr t’u bėrė zotėr tė Janinės qė nga vitet 1300. I ati i tij, Neki Pasha, Guvernator i Gjirokastrės dhe deputet i Shqipėrisė nė Parlamentin e Parė turk tė 1879-ės, ishte njeri me kulturė tė trashėguar nė breza. Mufiti, djali i madh i familjes, mbaroi gjimnazin “Zosimea” nė Janinė dhe u diplomua mė pas nė “Gallata Saraj” tė kryeqytetit turk, Stamboll, nė Degėn e Drejtėsisė, pėr gjuhėn frėnge. U laurua nė Lozanė tė Zvicrės, ku dhe mori doktoraturėn nė Shkencat Politike. Fliste dhe shkruante njė mori gjuhėsh tė huaja si: frėngjisht, greqisht, turqisht, arabisht, persisht dhe italisht. Mufit Beu pati dy martesa. E para ishte vajzė e kryeministrit tė Perandorisė Turke, me tė cilėn lindi Maliq Beun, mė 1896, qė vdiq mė 1952. E dyta ishte Ollga Scweitzer nga Danimarka, me tė cilėn mė 1922 lindi Elmazin. Ky i fundit vdiq mė 1977.

Karriera politike
. Nė vitin 1902 Mufit Bej Libohova ėshtė diplomat perandorak nė Belgjikė, ku ndihmon Ismail Qemalin pėr botimin e gazetės “Albania” nė tre gjuhė, nė Bruksel.
.Mė 1904, zhvendoset nė Bernė tė Zvicrės, si kryediplomat i perandorisė. Shėrbeu nė disa qytete tė mėdha tė botės, mes tyre edhe nė Shėn Petėrburg.
. Mė 1906 viziton Mbretin e Egjyptit, Abaz Hilmi dhe i kėrkon atij ndihmė pėr tė ndėrhyrė pranė Stambollit nė favor tė pavarėsisė sė Shqipėrisė.
. Viti 1907 e gjen konsull nė Thesali. Gati njė vit mė vonė, jep dorėheqjen nga posti i Ministrit Fuqiplotė tė Perandorisė Osmane dhe sė bashku me vėllezėrit e tij, i kushtohet pavarėsisė sė Shqipėrisė.
. Mė 1908-ėn, Mufit Bej Libohova zgjidhet deputet, duke pėrfaqėsuar dhe mbrojtur nė kėtė institucion tė lartė tė Parlamentit Turk, Gjirokastrėn, Janinėn dhe Labėrinė.
. Nė vitin 1912, nė qeverinė e Ismail Qemalit, emėrohet Ministėr i Brendshėm.
. Kur ishte Ministėr i Financave, mė 1925, emėrtoi dhe prodhoi Lekun shqiptar.
. Ndėrroi jetė mė 10 shkurt tė vitit 1927, nė qytetin e Sarandės, nė moshėn 54-vjeēare. Varrimi iu bė tė nesėrmen, nė qytetin e lindjes, nė Libohovė, nga njė kortezh madhėshtor nderimi. Arkivoli me trupin e tij u mbajt nė krahė pėr rreth 10 km rrugė, deri nė banesėn e fundit.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 01:38.




Parajsa Shqiptare