Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Historia

Misteret e veshjeve ne kohen e Ali Pashe Tepelenes

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 19-03-2006, 14:42
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Misteret e veshjeve ne kohen e Ali Pashe Tepelenes

Misteret e veshjeve nė kohėn e Ali Pashė Tepelenės
Dorina Xheraj

Si vishej pashai i Janinės? Ku ndryshonin veshjet e toskėve nga ato tė gegėve, ngjyrat dhe tentendencat e tyre. Ēfarė importohej nga Orienti dhe nga Evropa? Njė hulumtim nė botėn e modės shqiptare nė shek XVIII-XIX

E kuqja e fortė, e arta, e zeza, e bardha dhe e kafenjta... Shumė ngjyra, qėndisma me fijet e arta, kopsa tė veēanta dhe gurrė tė ndritshėm... Tendencat vijnė nga koha e Ali Pashė Tepelenės. Orienti dhe moda e Evropės sė asaj kohe ndėrthuren me tradicionin shqiptar. Krijohet njė botė tejet e veēantė, qė na pėrcjell magjinė e veshjeve dhe aksesorėve qė pėrdornin shqiptarėt nė kohėn e sundimit tė pashait tė Janinės.

Sundimi i pashait modern
Jemi nė njė periudhė tejet tė veēantė. Ėshtė koha kur Ali Pashė Tepelena vendoset nė pashallėkun e Janinės ose me saktė periudha e qeverisjes sė tij, shekulli XVIII-XIX. Shqipėria nė kėtė periudhe nuk njihet shumė pėr prodhimet bujqėsore, tė cilat sipas vizitorėve qė kanė jetuar kėto vite nė kėtė vend e cilėsojnė Shqipėrinė tė varfėr me kėto produkte, e ku mė shumė njihet dhe kultivohet blegtoria.

Nga dokumente pėr tė cilat jam referuar tregohet se pjesa veriore e Shqipėrisė ka qenė shumė e favorshme pėr rritjen e dhenve e tė dhive nga ku merrej, tirrej dhe perpunohej leshi. Nė atė periudhe kohore akoma nuk njihej lyerja e leshit me bojė dhe kjo shpjegon edhe faktin pse pamjet e veshjeve tė asaj kohe janė “origjinale” pra ashtu siē merrej fija nga bagėtia. Por jo vetėm fija u shėrbente njerėzve. Ata pėrdornin edhe lekurėn qė pėrftohej nga kafsha e cila mė pas eksportohej.

Ēfarė ndryshimesh ndodhėn gjatė periudhės sė qeverisjes sė Ali Pashės?
Ai nuk ishte vetėm njė lloj “diktatori”, por edhe njė njeri me njė mendje dhe gjykim tė mrehtė. Dinte se kur duhej tė lėshonte pe dhe kur ta tėrhiqte atė. Megjithatė edhe pse ai u imponoi me rreptėsinė e tij tė gjithėve pėrulėsinė dhe respektin mė madhor ndaj tij, ishte njė njeri dėshira e tė cilit pėr tėrhequr tė renė nga shtetet me tė cilėt nė momente tė ndryshme kishte marrdhėnie diplomatike tė mira nuk shterroi asnjėherė. Kėshtu, ai kish lejuar por edhe ndaluar disa gjėra nėn qeverisjen e tij.

Sė pari ai i dha vendit qė qeveriste mundėsinė e tregtimit dhe tregtarėve mundėsinė pėr tė dalė jashtė Janinės dhe tregtuar ēdo gjė tė re. Nė pashallėkun e Janinės kishin liri tė plotė tregėtimi dhe importimi nga shtete tė tjera. Zhvillimi qė Ali Pasha lejoi duke i dhėnė pėrparėsi zejtarive, punishteve tė gėzofėve, argjendarive, qėndisjes sė kostumeve kombėtare me ar, tė gjitha kėto krijonin mundėsinė e nxitjes se zbukurimit me sa mė shumė fantazi dhe pa u kursyer pėr veshjet kombėtare.

Importimet
Kėshtu psh. fija e arit pėr qėndisje vinte e importuar nga Vjena, nga Turqia importoheshin ēallma, shalle, gėezofe e qelibar, nga Venediku vinin gėzofe dhe stofra tė ndryshėm, prodhimet e lėkurės vinin nga Moska, ndėrsa pėr zbukurimin me lėkurė kafshėsh luanėsh e panterash qė nuk mungonin nė abjentet e brendshėm vinin nga shkretetirat e Afrikės.

E gjithė tregėtia e lirė vinte nga interesat dhe marredheniet tė cilat Aliu shtrėngohej qė tė mos prisheshin. Fakti tregon se nė Trikalle e Turnave, ishte mbizotėrues punimi me tezgjah me tė cilin punoheshin festet tė modelit tunizian (pra nė kėtė periudhė ne nuk importonim objektin por modelin, ishim nė gjendje ta prodhonim vetė).

Veziri Ali kishte ndaluar prodhimin e festeve turke me xhufkė, dhe ky ėshtė njė lloj imponimi i ri nė veshjen e shqiptarėve tė cilėt e ndienin ndryshimin por nuk guxonin ta thoshin. Ai u kish lejuar grave tė Janinės nė kėtė periudhe kohore tė mbanin gėrsheta, tė cilat kisha nėpėrmjet priftit nuk i lejonte, pasi pėr ligjet e kishės gruaja nuk duhej tė mbante zbukurime tė tjera veē atyre qė i ka falur perėndia. Edhe pse ndikimi i kishės si kudo nė botė ka patur fjalėn kryesore, me Aliun mesa duket kjo gjė nuk funksiononte dhe aq shumė. Pėr ta theksuar mė mirė, kėto gėrsheta nuk ishin floke origjinale por njė formė tjeter zbukurimi tė cilat bliheshin nė mbretėrinė e Napolit nga tregtarėt shqiptarė qė leviznin nė vende tė ndryshme.

Si vishej Ali Pasha?
Nga dokumentat e kohės vjen pothuajse krjet i qartė imazhi i pashait tė Jasninės. Veshja e tij ishte tejet e sofistikuar, ku zotėronin detajet e orientit. Ali pashė Tepelena mbante nė kokė feste tė kuqe tė modelit tunizian. Ajo ishte e rrethuar me ēallme tė bardhė dhe e stolisur me njė stemė ari. Njė gur i madh i shndriste sipėr ballit. Njė gur tjetėr i njėllojtė mbyllte rripin e mesit. Mbante veshur qyrkun e kuq me gezof kunadheje, qė i arrinte deri ne fund tė kėmbėve.

E kuqja e fortė
Por, matanė kėtij imazhi, ishte ai qė pėrcillnin vartėsit e kėtij sundimtari. Natyrshėm lind pyetja “po pjesa tjetėr e popullatės ēfarė veshjesh pėrdornin dhe si ishin ngjyrat dhe modelet? A kishte ndryshime midis veshjeve tė gegėve dhe toskeve. Ēfarė kemi huazuar nga modelet turke?”

Ngjyra e kuqe gjaku nė veshjet pėr pjesėn me veriore tė Shqipėrisė dhe asaj tė mesme duket se i tėrheq nė mėnyrė tė veēantė banorėt e krahinave pėrkatėse, kjo pasi lidhet me ngjyrėn e jetės dhe lėngut qė rrjedh nė vena “gjakut”. Por e kuqja ėshtė edhe ngjyra bazė nė ngjyrat e jetės, ėshtė ajo qė jep forcė, dashuri dhe ėshtė ngjyra qė pershtatet nė mėnyrė tė kombinueshme me shumė ngjyra tė tjera.

Kjo periudhė kohore karakterizohet edhe me influencėn shumė tė madhe tė Portės sė Lartė Turke. Nė njėfarė mėnyre ne kemi huazuar prej tyre por nė tė njėjtėn kohė kemi elementė qė na bėjnė tė dallueshėm. Njėkohėsisht atmosfera qė ushtronin pashallėqet e ndryshme, artizanati i ndryshėm, teknikat e ndryshme tė pėrpunimit e tė pėrgatitjes nga pėrftimi i leshit, le tė themi qė kanė ndikuar pėr t’i krijuar veshjet e tyre nė mėnyrė tė ndryshme nga pjesa jugore e Shqipėrisė. Nė mėnyrė paralele do tė rikthej modelet e pėrmbajtjes sė elementėve tė veshjeve nė kėtė periudhė.

Veshjet e gegėve
Shqiptarėt e veriut dhe tė Shqipėrisė sė mesme mbanin veshur njė lloj redingote pa brez dhe pa kopsa e qė nuk mbėrthehej pėrpara. Ndryshimi qe se ndėrmjet asaj turke dhe tė gegėve, kėta tė fundit redingotėn e tyre e kishin me mėngė tė cilat mbėrtheheshin me kopsa tė rrumbullakėta e tė vendosura mbi kyēin e dorės, ndėrsa pjesa tjetėr e menges deri lart mbetej e hapur, edhe pse gjatėsia e saj ishte e zbukuruar vertikalisht. Nė ndryshim me veshjet e turqve, redingota e gegėve shtrėngohej pas trupit dhe i vendosej sipėr njė rrip, i cili shėrbente nė tė njėjtėn kohė pėr tė mbajtur pistoletat dhe thikat apo vezmet e vogla.

Sipėr kėsaj veshjeje burrat mbanin zhiletėn turke apo jelekun, i cili ia shtrėngonte trupin qė poshtė qafės deri nė bel e qė mbėrthehej me kopsa nga lart poshtė, funksion ky qė perdoret nė praktiken e veshjeve edhe nė ditėt tona. Ndryshimi tjetėr qėndron nė materialin zbukurues. Kėta jelekė qė bėnin tė dallueshėm gegėt me turqit qėndiseshin me fije ari ose tė mėndafshtė, tė cilėt qepeshin gjithnjė me copė tė kuqe apo jeshile. Kėtu shtoj se vihet re dėshira e paraqitjes nė mėnyrė tė kėndshme dhe estetike, por edhe deshira pėr tė qenė tė dallueshėm, fakt ky qė vihet re nė shpeshtėsinė e qėndismarisė zakonisht nė xhamadanėt e burrave.

Tendencat e toskėve
Toskėt nė mungesė tė bujqėsisė merren me rritjen e bagėtive, dhen e dhi, dhe kjo ėshtė arsyeja qė veshjet e tyre kanė pėrmbajtje tė leshtė. Nė disa zona tė toskerisė rritet mirė duhani; kėshtu duhani dhe leshi i dhenve janė tė vetmit artikuj qė ky vend mund tė eksportojė.

Burrat veshin njė kapotė tė quajtur “kepe” qė ėshtė e pėrbėrė nga stofi i cili prodhohet nga gratė dhe ėshtė njė thurje leshi me fije tė gjata dhie qė fillojne nga pjesa e brendshme. Kėto kapota ose guna kanė natyrisht ngjyrėn prej kafshės nga ėshtė marrė dhe meqė nuk pėrdoreshin ngjyrosjet ato merrnin ngjyrė tė bardhė, tė zezė apo kafe tė fortė. Kepeja u kryen burave njė funksion tė dyfishtė pasi gjatė ditės u shėrben si veshje ndėrsa natėn pėr tu mbuluar. Toskėt, lebėrit dhe ēamėt nuk e pėrdorin xhubenė e gegėve e as dollakėt e tyre. Ata mbėshtillen me njė jelek prej pėlhure tė bardhė apo tė jeshiltė tė zbukuruar me rruaza. Lebėrit nė vend tė kepucėve pėrdorin njė copė lėkurė tė papėrpunuar qė mbėshtillej rreth kėmbės dhe lidhej me rripa. Kapotat e tyre kishin ngjyrė tė zezė apo kafe tė errėt.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Figura te shquara shqipetare Edra71 Historia 41 16-06-2008 12:36
Hafiz Ali Ulqinaku Sabahi Letersia 0 30-05-2007 20:25
Hafiz Ali Ulqinaku(1853-1913) Sabahi Letersia 0 21-04-2007 17:11
Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. Muslimani Kurani dhe Jeta 3 31-10-2006 20:22
Historia e Shqiperise - Shqiperia nen sundimin osman AlbShkodra Historia 54 26-10-2003 03:37


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 11:01.




Parajsa Shqiptare