| Cfare ju duhet te dini? |
| |||||||
|
#1
| ||||
| ||||
| Mic Sokoli(1839-1881-Eshte turp qe eshte harruar te permendet kjo figure e shquar hisotrike ne "Figura te shquara shqpetare". U lind ne Fang te Bujanit(Tropoj) mė 1839 nė njė familje patriotesh.Babai i tij dhe gjagjai i babait (Sokol Rama dhe Binak Alia) udhehoqen mijra kryengrites kunder reformave te tanzimatit.Ne moshen 7 vjecare Micit iu vra i ati(nga ēaush Faruku),ngjarje pas se ciles Mici mori nje lengate tė gjatė.Mic Sokoli eshte sternipi i figures legjendare kreshnikut Dash Sokoli i Sokolajve,qe mendohet te kete jetuar shek e XVIII,dhe rrugen per tu bere si stergjyshi ia dha gjyshja e tij lokemadhja e cila me tregimet per Dash Sokolin dhe trimat e tjere te cilat mund te percilleshin me lahut apo qifteli,krijoi tek Mici nje karakter te forte e luftarak,nje krenari dhe seder te rende.Perleshja e pare me turqit ishte ne moshen 15 vjecare kur ai tentoi te vriste ēaush Farukun,vrasesin e babait te tij.Kishte lidhje te perhershme me Sef Kosharen i cili me komiten e tij atėher endej neper Malsin e Gjakoves(Malsia e Madhe).Beteja e pare ne te cilen mori pjese ishte ajo e vitit 1855 ne moshen 16 vjecare i cili arriti te merrte flamrin(kush kishte flamurin udheheqte luften)dhe nxorri nga rrethimi luftetaret malsore duke shpartalluar forcat malazeze me kete rast i fali gjakun Ali Ibres(prijesit te gashit) gjest qe shtoi inatin e parise se Krasnices,e cila i dha nje denim mjaft te rende Micit,largimin nga Malsia.Ai u vendos ne fshatin dardan te poshtem te ravecit(mendohet te jete krusha e vogel)ku edhe ishte varri i te parit Dash Sokolit.Me pas kaloi ne Prizren ku u morr nen mbrojtjen e Ymer Prizrenit,dhe pasi vrau nje tuxhar shume te pasur u zhvendos ne Pej ne shtepine e Haxhi Zekes,dhe pasi i beri edhe disa vrasje te tjera te funksionarve e ushtarve turq detyrimisht u largua ne mal ne moshen 18 vjecare,ne komiten e Gjetė Bukoshit,ku e morri Sylejman Vokshi.Atje mesoi per artin ushtarak dhe jeten ne mal por edhe u shqua si trim i rral dhe udheheqs i miri ne beteja te shumta,deri kur nje ushtri e madhe turke ndeshkuse e shpartalloi komiten e Gjetė Bukoshit ne gryken e Kaēanikut.Mici u kthye ne malsi ku pritet si hero,ndersa ty kryetaret e parise se Krasniēes kishin vdekur njeri nga merzia pasi kishte degjuar bemat e micit,ndersa tjetri kishte lene koken ne beteje duke luftuar pa u ruajtur.Pati rol te madh ne lidhjen e Prizrenit,udhehoqi njesi te medha ushtarake dhe kishte nam per kapjen e spihuneve qe ishte bere tmerri i spiuneve dhe te derguarve te cilet dilnin nga konsullatat e fuqive te medha dhe i benin deme lidhjes,ishte komandant i gardes se lidhjes qe perbehej nga 3000 malsore kalores,kishte graden kapedan(Gjeneral).Mori pjese ne betejen ne Gjakove kunder Mehmet Ali Pashes,pastaj u dergua ne kufirin verior te shqiperise(veri te Kosoves,Tregu i Ri etj)ku ndaloi bandat serbe per te hyre ne territorin e Kosoves.Me pas u dergua ne Malsin e madhe per ta mbrojtur,jashtezakonisht u shqua ne betejen e Nokshiqit kunder Agresorve Malazez.Mori pjese ne lufterat ne Plave e Guci,Hot,Grude,Tuz,Gjakove,Prizren,Prishtine(me rastin e clirimit te prishtines nga turqit,Mic Sokoli me 3000 nalsor sulmoi ne befasi duke depertuar nga malet e Germise) ,Gjilan,Shkup(ku u plagos),Ferizaj. Ne betejen e Slivoves prill te vitit 1881,kur pa se luftetareve te lidhjes po u bombardohej shtegu i fshehte permes te cilit sulmonin kampin e forcave te Dervish Pashes,kreu nje akt trimerie te rralle pasi qe pa se nuk kishte mundesi i vetem te vriste luftetaret qe operonin topin,atėher i vuri gjoksin ku morri 7 plag dhe nuk ra para topit,Mici si div dhe tere muskuj i kishte tmerruar turqit kur kishte filluar te shtynte topin drejt gremines,atėher tuqit nga frika shkrepen topin,ku ra heroikisht Mic Sokoli,dragoi i malsis,dhe la te vdekur gjithe turqit qe ishin perreth.Shum kenge i ngriti populli Mic Sokolit,dhe figura e vepra e tij ndez gjakrat dhe kujton kohet e lavdishme te lidhjes shqiptare. Mic Sokoli n'dy tagana rruga e mar i ka than nana te luftosh bir per shqipni nkoft nevoja me ty vi mos le t'huj ti ktu me hi Mic Sokoli ni fjal po e flet po i thot nanes ti mir mbeē Pa u fari malsia krejt nuk hyn ktu as krajl as mbret Sylejman Krasniqi shkroi romanin e paperseritshem "Mic Sokoli" i cili u nderua me ēmimin e Republikes,ndersa Sali Shijaku pikturoi momentin kur Mic Sokoli i vuri Gjoksin topit te armikut,pikture e cila u nderua me shumė ēmime.Emrin e Mic Sokolite mbajn shoqeri artistike,shkolla te nryshme etj etj.Ai vdiē pė tė mos u harruar kurrė.Pėrjet kujtimi per Mic Sokoli do na ngrohė zemrat,to na rris urrejtjen dhe dashurine per atdheun.Nder shekuj do permendet emri e vepra e tij,dhe do te shuhet vetem ateher kur edhe drita e diellit do shuhet pergjithmon. Tėrė kjo lufte u be per tė ruajtur Shqiperine etnike,at Shqipreri te cilet politikanet tane per te zezen e vet,nuk duan as ta shohin ne enderr e lere me ta permendin. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės | Sabahi | Arena Nderkombetare | 0 | 07-01-2008 11:24 |
| Keshilli i Muzikes Shqiptare | Administratori | Muzika | 9 | 27-01-2007 13:36 |
| Dilemat me te cilat perballen Rinia | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 0 | 27-06-2006 10:21 |
| Bibla ne Shqip | Administratori | Bibla dhe Jeta | 11 | 27-02-2005 01:51 |
| Kur'ani Fisnik ne Shqip | Administratori | Kurani dhe Jeta | 5 | 04-09-2003 16:15 |