Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Historia

Leke Dukagjini, apo mozaiku i rindertuar i nje figure?

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 22-03-2007, 00:07
Minifotoja e anetarit informuesi
Robotique
 
Reg: 30-09-04
Lokalizimi: !Parajsa!
Postime: 9,729
Leke Dukagjini, apo mozaiku i rindertuar i nje figure?

Leke Dukagjini, apo mozaiku i rindėrtuar i njė figure
Arta MARKU

A pėrfaqėson, kulturalisht, dicka tė rėndėsishme Lekė Dukagjini apo ishte thjesht njė relike historike, sa pėr tė zėnė vend nė muzera?”- pėr Tonin Cobanin, ishte shfaqur njė pikėpyetje e madhe edhe pse prej vitesh nuk lodhej sė kėrkuari materiale me tė cilat do tė ndėrtonte mė pas, portretin e njė figure historike, shumė tė pėrfolur dhe pak tė njohur. Gjithnjė pinjolli i fundit i dukagjinėve tė mėdhenj, shfaqej si njė figurė qė ngjallte kureshtje, por kjo nuk kishte pėrbėrė asnjėherė njė nxitje pėr autorė monografish, pėr studiues apo qoftė edhe kronikanėt e kohės sė vet. Skėnderbeu e kish zėnė fronin e protagonistit tė njė epoke tė tėrė, duke mbetur kėshtu pėr qindra vjet, po aq sundimtar. E megjithatė sa herė ngrinte krye, Leka shfaqej me tė gjithė antagonizmin e tij. Legjendat shpesh e kishin vėnė pėrballė Skėnderbeut teksa asnjė prej herėve ky i fundit s’kish mundur t’ja hedhė edhe pse dinaku me personalitet i kishte tė gjitha gjasat qė tė shndėrrohej nė protagonist tė njė monografie. Problemi qenė materialet, tė dhėnat, dokumentet… qė do tė skiconin figurėn e tij.

Kanuni, vepra e lėnė prej Lekė Dukagjinit, mbetet njė dokument madhėshtor, por aspak s’kishte tė bėnte nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė me figurėn e atij qė ėshtė konsideruar si autor. Kėsisoj, autori i monografisė sė Lekė Dukagjinit duhet tja nisė nga mungesat e mėdha qė duhen mbushur; pikėpyetjet e mėdha qė duhen sqaruar; mendimet kundėrshtuese qė duhen kthjelluar.

I shumėnjohuri Barleti (1450-1512), ėshtė njė start i mirė. I pari historian qė e paraqiti Lekė Dukagjinin si njė princ shqiptar, antagonist tė Skėnderbeut nė rastin kur duhej pėrligjur konflikti ushtarak qė shpėrtheu mes Skėnderbeut dhe venedikasve. Biemmi\Tivarasi (shek.XV-XVI) qe njė tjetėr burim, i vetmi ku janė mbėshtetur historianėt e mėvonshėm pėr tė paraqitur duelin e Lekė Dukagjinit dhe Lekė Zaharisė. Dhimitėr Frėngu (1443-1525) sqaron marrėveshjen mes Skėnderbeut dhe Zaharisė mbi pronat… e kjo hedh dritė sėrish mbi pozicionin e Dukagjinit nė konfliktin qė shpėrtheu me Venedikun. Kurse Gjon Muzaka (shek XV-XVI) duket se ėshtė njė kronikan tejet interesant, i nevojshėm madje i domosdoshėm nė shėrbim tė ndėrtimit tė fiugurės sė Dukagjinit. I martuar me Marien prej derės sė Dukagjinėve, ai jep tė dhėna mjaft interesante pėr kėtė derė. Noli, patjetėr do tė jetė njė burim i pėrfillshėm po aq sa Shtjefėn Gjecovi i cili edhe vetė do tė pėrjetėsohej falė Kanunit. E po aq tė rėndėsishme do tė ishin nė favor tė skicimit tė njė figure qė i takon 500 vjetėve tė shkuara; toponimet, gojėdhėnat apo poezia gojore.

Lekė Dukagjini pėr herė tė parė do tė skicohej nė kėtė formė teksa imazhi i tij i supozuar viziv u ishte shfaqur tashmė syve tė njerėzve po aq sa e shoqja, Teodora Muzaka apo figura tė tjera tė familjeve princėrore. Tek e mbramja, rezultati do tė ngjante me njė mozaik tė dėmtuar nga koha, me boshllėqe midis, shkaktuar nga marrja me vete e gurėve nga erėrat apo rrėketė. Por gjithsesi mozaiku qėndron nė kėmbė, dhe gurėt e munguar nuk e pengojnė konceptimin e pėrgjithshėm tė figurės.
Por kush ėshtė Lekė Dukagjini sipas monografit Tonin Cobani:
E para herė qė e bėn Lekė Dukagjinin protagonist tė njė ngjarjeje me vlerė pėr kronikanėt, ishte njė histori rivaliteti. Lekė Dukagjini dhe Lekė Zaharia. Mes tyre Jerina Dushmani. Gruaja, me bukurinė e saj, i ka ngasur dy princėrit e rinj tė cilėt janė sulur t’i kėrkojnė dorėn. Ndodhi nė ditėt e qė festohej me zhurmė tė madhe dasma e Mamicės, motrės sė Skėnderbeut qė martohej me Muzakė Topinė.

Qoftė dy burrat, qoftė gruaja e re dhe e bukur, princesha e Zadrimės, ishin tė ftuar nė dasmė. Pas paraqitjes sė dy pricave, i lihet nė dorė princeshės pėr tė zgjedhur. Lekė Zaharia u deklarua i preferuari i saj. E kjo pėr Dukagjinin ishte humbje. Njė duel me rivalin e tij duket se ishte e vetmja zgjidhje tė cilin koha e merrte nė konsideratė. Por jo njė duel nė kuptimin e vėrtetė tė kėsaj fjale. Jo njė ndeshje mes dy burrash. Inati i Lekė Dukagjinit e shndėrroi duelin nė njė betejė tė pėrgjakshme. Shpurat e princėrve, u hodhėn nė sulm mbi njėra -tjetrėn. Rezultati, sipas Nolit: 105 tė vdekur dhe pothuaj 200 tė plagosur. Tek e fundit, Lekė Dukagjinit s’i mbetet vec tė pranojė humbjen. Por a ėshtė kėshtu nė tė vėrtetė? Dy vjet mė pas vrasja e Lekė Zaharisė bėhet shkak pėr pėrfoljen e emrit tė Lekė Dukagjinit. Ky i fundit mund tė jetė njė nga vrasėsit.

Pėr shkak tė humbjes sė dikurshme e cila ka gjasa tė mos jetė shlyer pėr humbėsin. E vėshtirė tė thuhen arsyet po aq sa ėshtė e vėshtirė tė vihet pėrfundimisht shenjė barazie mes Dukagjinit dhe vrasjes sė Zaharisė. Hipotezat e autorit tė monografisė, bazuar nė hipoteza historianėsh e kronikanėsh tė kohėrave mė tė hershme janė tri: kanė lidhje me Skėnderbeun, me Hamza Kastriotin si dhe Dukagjinin… Ja c’thuhet pėr tė fundit: Ky e ftoi Zaharinė, tė fejuar tashmė me Jerina Dushmanin, pėr gjueti nė Ishull tė Lezhės e aty e vrau. E ėma e kish paralajmėruar birin se “Dukagjini oe paemėr, dukagjini oe tradhitur”. Edhe paralajmėrime tė tjera Zaharia kish marrė pėr faktin se Dukagjini mund tė hakmerrej pėr plagėt qė kish marrė dikur. Por…

Ka detaje tė njė historie qė duhen lidhur duke pėrfytyruar. Ka tė ngjarė qė kohėn e vrasjes sė Lekė Zaharisė, Leka tjetėr, ai i Dukagjinėve tė ketė qenė i martuar, dhe shija a humbjes sė dikurshme t’i ishte fshirė. Nė fund tė fundit zėvendėsimi i Jerina Dushmanit me Teodora Muzakėn ishte i denjė pėr sėrėn princėrore. Jo vetėm njė grua e bukur dhe e fisme por me njė pasuri pėr t’u pasur zili. Vejusha, gruaja e dikurshme e Gjosho Balshės, zotėronte prej tė shoqit njė shtet tė tėrė.

Shtuar kėtij edhe pronat qė i kish marrė si prikė qysh nė matresė, merret me mend se c’i bashkangjitej principatės sė Dukagjinėve.

Dhe mbi tė gjitha, kėsaj here, Lekė Dukagjini nuk kish qenė njė i refuzuar. Sėrish njė rast ku gruaja do tė zgjidhte, pasi bėhej fjalė pėr njė vejushė, ekzistonte rreziku i njė “jo”-je tė dytė. Por nuk ndodhi kėshtu. Bėhet fjalė pėr njė martesė qė do tė zgjaste deri nė pleqėri, por qė nuk do tė linte pasardhės. Gjė qė do tė shėnonte Lekė Dukagjnin si pinollin e fundit tė derės sė madhe tė Dukagjinėve.

Dhe mes kėtyre dy skajeve, ēastit kur sė pari pėrmendet Dukagjini nė njė kronikė dhe fundit tė jetės sė tij, ėshtė njė libėr i tėrė. Njė pafundėsi ngjarjesh ku ai herė ėshtė protagonist e herė antagonist. Njė mori tė dhėnash, marrė dokumentėve historikė por edhe tė tjera qė mbėrrijnė prej legjendave.

E teksa zonės sė veriut tė Shqipėrisė gjen jo pak copėra gojdhėnash ku Lekė Dukagjini ėshtė i pranishėm, nė folklorin e fqinjėve njė cikėl i tėrė e ka atė njė figurė tė rėndėsishme. Edhe pse cikli i Krajleviē Markut nė tė vėrtetė ka protagoniste Rozėn e bukur, motrėn e Lekė Dukagjinit, pėrpara tė cilės janė pėrulur 70 kapedanė qė i kėrkojnė dorėn, pėr tė vėllain flitet jo pak. Edhe pse nuk bėhet fjalė pėr tė dhėna me bazė reale, gjithsesi ky fragment folklori nuk mund tė mos bėhej pjesė e njė monografie.

E mandej vijnė njėra pas tjetrės, tė dhėna mbi angazhimet politike apo ushtarake tė Lekė Dukagjinit… E mandej, pashmangshmėrisht vėshtrimi kthehet kah Kanuni, vepra qė e pėrjetėsoi atė e po aq mbledhėsin e tij Shtjefėn Gjeovin.
Nė fund fare Tonin Cobani ka skicuar njė portret tė ndėrtuar deri nė atė pikė sa tė mund tė lejohet parja, apo konceptimi i pėrgjithshėm i Lekė Dukagjinit…
__________________
Be aware of what u do in the past, because of the future consequences!
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 22-03-2007, 07:58
Minifotoja e anetarit shqipetar
I/e Sapoardhur
 
Reg: 14-11-06
Postime: 1
Kryesore

E shikoj qe paske deshire qe ta sdudiosh historine e vendit tend, shume mire. Mundohu mos ti hedhesh pluhur figurave me te shquara te historise sone. Ti si historiane, me sa duket, mundohu qe ta pastrosh pluhurin qe po i hedhin pushtuesit e huaj, nga viti 1990 deri ne ditet e sotme, dhe uro qe te ngrihet perseri nje Gjergj Kastrioti me krye komandantin e tij Lek Dukagjinin, qe ta pastrojne edhe nje here ate vend te shkrete dhe te pushtuar, jo me vetem nga turqit dhe venediku, po nga te gjtha rracat e botes. Ku jane ilirjanet, kete fillo kerko dhe shkruaje ne histori per brezat e ardhshem.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Shtypi shqiptar nė 1913-ėn, nė mbrojtje tė Kosovės Sabahi Historia 1 16-06-2008 12:21
Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit Sabahi Teologjia 0 05-01-2008 11:26
Kristianizmi eshte duke vdekur ne token e Krishtit Sabahi Teologjia 0 08-05-2007 10:46
Fjalori i Internetit Administratori Programe dhe programime 0 19-09-2004 16:34
Grimca humoristike kureshtari Qeshni dhe ju 3 28-02-2003 05:09


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 11:13.




Parajsa Shqiptare