| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Kur "Kreshnikėt" luftonin ... pėr kullotat Ben Andoni Revista MAPO Pse po grinden?-e pyeti pėrkthyesin e saj. Ai u pėrkul mbi njė tjetėr, tė kuptonte gjėkafshė. Asht e ngatėrrueme. Ka pas ik njė cuc, qė e keshin pague ndjep. Tash xhaku e lan ket punė, iu pėrgjigj ai pėrkthyesit, qė rrinte strukur pas gruas sė plotė nė njė kėnd tė Odės sė madhe. Ani burra, nėse nuk e do, atėhere do ishte mė mirė, qė tė gjente vetė njeriun e saj, iu pėrgjigj gruaja burrave me dy pėllėmbė mustaqe, qė kishin ulur kryet dhe prisnin tė ndahesh muhabeti. Ne nAngli e bėjmė shpesh. Priti sa pėrkthyesi tė bėnte punėn e tij. Por, zėri i tij, kishte humbur. Ishte rrudhur, mė keq se i zoti. Kenka e marrė, e zgjidhi punėn njė nga burrat... Nė fakt, Miss Durhami, qė vazhdoi traditėn e Bajronit nuk ishte e marrė, por e fashinuar pas eposit dhe tė vėrtetės historike, qė kinse ruanin me fanatizėm shqiptarėt e maleve. Tė ēuditshėm pėr tė, kėto qėnie tė egra epike rrethuar ngado me armiq. Pak ditė mė pas, dora-dorės, krahas dashurisė sė pamatė pėr ta, gruaja nuk mundte ta fshihte mė groteskun e tyre. Ata luftojnė pėr barin e bagėtisė. Mjaftohen me pak. Pėr ata qė rreken ta dinė, lufta, nė fakt, bėhet pėr gjėrat mė normale:Pėr njė sipėrfaqe kullote. Kotėsinė e mbulojnė me bėmat dhe luftėn hipotetike, qė rapsodėt nė netėt e gjata e tjerrin e tjerrin nė telin e lahutės sė tyre. Hakmarrja e detyron shqiptarin, qė kur takohet me njė tė huaj, tė mos mbajė atė qėndrim indiferent qė ėshtė karakteristik pėr ne. Ai ndalet nė njė vend tė vetmuar,-thotė Hahn- vendos dorėn mbi pistoletė dhe i drejton tė huajit, pyetjen :Nga cili fis je. Mė shkurt, tė riut shqiptar qė nė asht, i ishte skalitur se ky ose ai fis janė armiq pėr vdekje tė fisit tėnd, ata na kanė vrarė aq e kaq njerėz, ose po ta pėrkthesh fjalė pėr fjalė ata na detyrohen kaq e aq gjak dhe nė rast se do mundesh ta shfarosėsh fisin e armiqve tė tu atėhere ti do tė bėhesh heroi i Shqipėrisė, rrėfen ai...Ipen, njė ushqyes i mirė i kėtij argumenti, ėshtė edhe mė shumė prozaik: Shoqėruesit vendas e kanė tė vėshtirė ta bėjnė identifikimin e majave qė janė afėr tyre, duke qenė se hasmėritė e fiseve dhe tė tjera grindje e bėjnė tė pamundur qė vendasit tė shėtisin lirshėm nėpėr krejt Malėsinė.... Nė kronikat e kohės, shkruhet se atentati ndaj Ali Pashė Gucisė, heroit tė Lidhjes, ndodh pėr shkak tė pakėnaqėsisė sė fisit tė Rugovės, qė humbet nė kufirin e ri disa kullota nė favor tė Malit tė Zi. Pak histori Sikur tė flasėsh pėr njė sipėrfaqe qindra-mijėra kilometra², lufta bėhet nga tre grupe etnografike tė mėdha. Larg historisė sė eposit, ajo bėhet thjesht pėr mbijetesė, ndėrsa kudo gjaku vulos gjithēka. Shqiptarėt duket se rrojnė vetėm me ajrin, nderin dhe barin. Malėsia e Madhe (Hoti, Gruda, Kelmendi, Shkreli, Kastrati, Rjolli, Reēi, Loheja, Kopliku); Dukagjini ( Shala, Shoshi, Nikaj, Mėrturi, Kiri, Plani, Xhani, Temali, Tolana, dhe Shllaku); Malėsia e Gjakovės (Gashi, Krasniqja dhe Bytyēi)...janė nė luftė tė parreshtur pėr vetėm...njė rrip kullotė. Kush guxon tė kalojė nė kullotėn e tjetėrkujt, qoftė dhe kot, e pret pushka, pastaj varda gjaku. Kreshnikėt dhe lufta e tyre Cikli i Kreshnikėve ėshtė i lokalizuar nė Jutbinė. Flitet pėr dikur shekullin e IX, X, XI. Nė variantet e ndryshme, vėllezėrit e pėrbashkėt Mujo e Halil, qė veprojnė bashkė me njė tufė kreshnikėsh tė tjerė si Zuku Bajraktar, Omirin e plot tė tjerė me emra islamikė, qė tė kujtojnė okupacionin turk... Muji dhe Halili me 300 agot (titull fisnikėrije nė mesjetėn e lashtė) bėjnė rrėmujė pa fund?! Me qendėr Jutbinėn, lufta shtrihet mandej me rradhė me Klladushėn, Lugjet e Verdha dhe mė poshtė nė bjeshkė e kullota tė pasura, ku mijėra bagėti e qindra barinj e stane, ēonin jetėn si blegtorė tė zotė dhe trima, shkruan Kolė Jakova. Por, kėta njerėz kanė njė vend me Pazar dhe kuptohet me artizanat. Kishte berber, nallbanė, saraēė, rrobaqepės. Njerėzit merreshin me blegtori por punonin dhe tokėn me drithin. Kishte vreshta, bletė dhe pemė. Punonin leshin e lirin. Sipėr tyre, lufta e vėrtetė heroike e agove dhe pasardhėsve tė Mujit dhe Halilit, bėhet pėr njė gjė krejt tjetėr. Ajo ėshtė thjesht pėr kullotat. Nė vendin e tyre kanė ardhur sllavėt. Nė fillim tė dy palėt shkonin mirė. Bashkėjetonin pa grindje e ndihmonin njėri-tjetrin, derisa erdhėn luftrat dhe pllakosi zija e ushqimit. Vendasit grihen me sllavėt, ndėrsa simbioza pak nga pak humbet. Arbanasi, si i thėrrasin sllavėt, janė tashmė ishuj etnije, qė luftojnė kundėr shkjeve dhe mbrojnė me guxim tokat, bjeshkėt dhe nuk pranonin tė bėheshin skllavė e nėnstroheshin kraljave. Por kaq. Digjet Jutbina dhe pas humbjes sė gjuhės sė fesė, vendasit u sllavizuan nė mėnyrėn e tyre...Nė rapsoditė e ciklit tė sllavizuar Muji hyn nė shėrbim tė Kraljave...Veiz Sejko, qė e ka shėtitur mė kėmbė Bosnjen, Kroacinė dhe Dalmacinė vėrteton ndryshimet pas pushtimit turk, ku Muji u quajt Mustafa...Por Hani, sėrish, na zbret nė tokė: njė pjesė e tyre e siguronte jetesėn nėpėrmjet grabitjeve, ndėrsa pjesa tjetėr nė kėtė drejtim ishte nė pozicionin e fillestarit. Tė krishterėt dhe muhamedanėt bashkoheshin kur ishte puna dhe formonin banda prej 10-40 frymėsh tė cilėt ndėrmerrnin grabitje duke zbritur thellė nė fushėn bregdetare deri nė viset pėrreth Durrėsit. Nė keto raste, vėmendjen ia kushtonin bagėtisė, por nuk mungojnė qė tė marrin me vete gjithēka. Lufta e kullotave Ndaj, ēdo kullotė e veriut nė Shqipėri, ka njė histori. Ipeni, ish-konsulli i perandorisė Austro-hungareze, u mundua i pari tė hedhė dritė mbi to: Me bjeshkėt e fshatit Vunsaj takohen nė lindje kullotat malorė tė fiseve muhamedane Krasniqi dhe Gashi, fshatrat e tė cilėve ndodhen nė shpatet jugore tė malėsisė sė qarkut Gjakovė. Nga koha ka mbetur si dėshmitar nė Gash, mali i lartė Shkėlzen, qė sot vigjėlon mbi Bajram Curr. Nė verė, nė pjesėn jugore tė Vunsajt, afrohen tė dy fiset muhamedane tė Gashit dhe Krasniqes. Disa kullota i takojnė edhe fisit katolik tė Shalės. Mes tij dhe Krasniqes nė kohėn e Hahnit, ka njė konflikt pėr pronėsinė mbi kullotat, kėshtu qė ēdo verė malėsia ushton nga tė shtėnat e palėve ndėrluftuese... Nė bjeshkėt e Rogamit dhe tė Dragobilės banorėt e Thethit ishin fqinjė me Krasniqėt, qė kanė aty sipėr edhe sot e kėsaj dite njė katund me emrin Selimas. Ata janė fqinj edhe me Gashėt, me tė cilėt prej moti kanė konflikte pėr ēėshtje kullotash, ēka sjell pėr vit luftime. Jo shumė larg, Komuna e Pllavės i jep me qera fiseve shqiptare nga krahinat e Shkodrės, kullotat e saj. Fiset e Shkrelit, Bogės, Lohjes dhe Reēit kanė shumė pak kullota veriore nė malet e tyre, ndaj vijnė nė bjeshkėt e larta tė Pllavės me kopetė e tyre. Duke ikur mė nė jug, prej shumė kohėsh, thotė Ippen, -sundon njė grindje e gjatė mes fisit malazes Kuēi dhe fisit shqiptar Kelmendi pėr shkak tė kullotave tė Velipojės, ēfarė ka shpėnė nė pėrplasje tė armatosura. Sėrish Malazestė. Nė njė vend tjetėr i akuzojnė guciasit si keqbėrės fanatikė, mizorė e tė pabesė. Nė fakt, Gucia nė atė kohė ishte njė avanpost pararoje muhamedane pėrballė fiseve serbe tė Malit tė Zi . Nė luginėn e Limit nė shpatet veriore tė Alpeve tė Shqipėrisė veriore kalonte kufiri gjuhėsor midis fiseve shqiptare dhe serbe. Lufta ishte e pėrligjur, sepse kullotat e kėtyre maleve mė parė i takonin fisit malazes tė Kuēit, tė cilit iu morėn nė shekullin e 18-tė prej familjes sė Bushatllinjėve. Edhe sot kėto janė prona tė tyre?!- thotė Ipen. Katundet malazeze tė Vasojevicit, Konjuhės, dhe Cecunit, nė kronikat e kohės- kėrkojnė me ngulm ti marrin kėto kullota, qė do ti kishin ndanė shtėpive tė tyre, por kjo sjell shumė sherr mes palėve. Shqiptarėt e kanė tė pamundur tė heqin dorė nga kėto kullota, se skanė si ti mbajnė pa to kopetė e tyre. Mė keq akoma, nė vargun e Prokletisė (Bjeshkėt e Namuna) ėshtė i vėshtirė kalimi i malėsorėve nė anėn lindore ku janė fiset muhamedane, Vunsajt, Krasniqėt, Gashėt dhe Rugova... Krasniqėt dhe Gashėt ishin nė luftė vazhdimisht pėr hegjemoni. Krasniqėt mbėshtesnin familjen e Currajve, qė kishte tė trashėguar ofiqin e vojvodės sė Krasniqit, Mėrturit dhe Nikajt, kurse Gashėt ishin mė afėr familjes sė bejlerėve trashėgimtarė, feudalėve zotėrinj tė dikurshėm tė Gjakovės, shpjegon diplomati. Mė tė ashpėrit nga tė gjithė ishin hotjanėt. Ata kishin pak blegtori pėr shkak tė kullotave dhe tė ujit, ndaj edhe popullsia e Hotit ishte mė e varfra, por edhe mė agresivja. Hotjanėt qėndronin nė krye tė tė gjithė fiseve nė rrethinat e Shkodrės. Ky vend nderi ishte i ardhur nga qėmoti. Hotjanėt e mtojnė dhe tė tjerėt e njihnin...Atė i respektonin pa asnjė fjalė dhe Kelmendėt, Kastratėt, etj. Por nuk ndodhte me fisin katolik shqiptar tė Triepēit, qė pretendonin luginėn e Cemit nė shpatin verior tė malit Bukovik. Vėrtet, pushka nuk pushonte nė mes tė dy palėve. Banorėt e Plantit kanė probleme me Shkrelėt pėr luginėn e Pėrroit tė Thatė. Nuk mungonin zėnkat, tė shtėnat e pushkėve dhe gjakmarrja. Kurse kulmi ishin Shala dhe Shoshi tepėr foklorikė dhe kokėfortė. Kryelartėsia e kokėfortėsia i mban shaljanėt dhe shoshjanėt nė njė dyluftim tė pėrjetshėm me dy fiset e Nikajt dhe Mėrturit, qė ndodhen nė luginėn lindore. Ky dyluftim zhvillohet me aq rreptėsi sa qė tė mos ndodhtė tė takojnė banorė tė dy fiseve njerėz tė kėtyre tė fundit se menjėherė do tė hapet zjarr mbi tjetrin, duke parė se kush e kush do tė vrasė, edhe kur nuk ka ndonjė gjak pėr tė marrė ose ndonjė armiqėsi personale..., thotė Hahn. Po ashtu Nikajt me Mėrturajt. Nikajt janė nė bregun e djathtė dhe Mėrturajt nė bregun e majtė ...Nikajt mbeten njė shembull tipik i organizimit fisnor tė malėsorėve shqiptarė. Ata ishin vėllezėr tė fisit Krasniq, por kėta tė fundit i mbanin inat pse nuk u kthyen nė muslimanė. Vetė Krasniqėt dhe Gashėt kishin problemin e Luginės sė Valbonės. E njėjta gjė nė Malėsinė e Pukės. Tėrbuni kishte kullota tė mira qė i shėrbenin fshatit Kēira si kullota veriore meqė kėto kullota nuk ishin larg nga vendbanimi i Pukės. Kėtu muslimanėt pukianė ishin nė luftė me fshatarėt katolikė tė Kcirės. Sa tė ngatėrruar?! Mė frynė kokėn. Ētė bisedosh me kėta, mendoi, teksa largohej. Pėrkthyesi ishte mė i qetė. Tash do ishin nė besė tė dikujt tjetėr. I kishte shpėtuar ankthit tė kuvendit. Edhe britanikja ishte mė e qetė. I kishte sosur padurimi me tė cilin kishte pritur pėr eposin. Mė shumė dinte ajo pėr eposin, sesa kėta njerėz, qė kishin parcelizuar dhe kullotat mė tė humbura...Thats poor Albanian?!!...i treti larg sytė gruaja e bukur...
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| kreshniket, kullotat, luftonin |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Shtypi shqiptar nė 1913-ėn, nė mbrojtje tė Kosovės | Sabahi | Historia | 1 | 16-06-2008 12:21 |
| Do T'ju Bie Ndėrmend ēka Po U Them | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 5 | 05-06-2008 22:06 |
| Grua | lostparadise | Letersia | 0 | 03-02-2008 16:12 |
| Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 3 | 31-10-2006 20:22 |
| Kur'ani Fisnik ne Shqip | Administratori | Kurani dhe Jeta | 5 | 04-09-2003 16:15 |