Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Historia

Ku eshte Ukshin Hoti ?!!

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 17-05-2006, 13:39
Minifotoja e anetarit Jonisa
Moderator/e
 
Reg: 11-05-06
Lokalizimi: Hade
Postime: 214
Images: 2
Kryesore Ku eshte Ukshin Hoti ?!!

E thashė njė fjalė shqip - Atdhe, shqiptova njė ideal - Komb, Kujtova njė emėr – Shekspir Lya penėn e tij, pėr tė pėrshkruar jetėshkrimin tragjik tė popullit tim. Tė lashtė sa vet Ballkani. Tė ndodhur aty, Para botės greke, Pushtimeve Romake Dyndjeve sllave, Qė mbijeton roberinė dhe ende frymon pėr tė gjalluar Atėher: Vetes, I thirra veē njė emėr SHQIPETAR!

Ku ėshtė Ukshin Hoti?!
Ėshtė gjallė apo i vrarė?
Pėr fatin e intelektualit martir shqiptar Ukshin Hoti nuk dihet fare qė nga 16 maj 1999, kur kishte mbaruar afatin e vuajtjes sė dėnimit politik prej 5 vjetėsh. Tė burgosurit shqiptarė dėshmojnė se nė pėrcjellje tė tre zyrtarėve tė sigurimit serb atė ditė ai ėshtė nxjerrė nga burgu i Dubravės (Istog, Kosovė), ku ishin sjellė mė parė tė burgosurit shqiptarė nga burgu i Nishit(Serbi). Pas bombardimeve tė NATO-sė mė 19 maj 1999, nė burgun e Dubravės ka ndodhur masakra mė e pėrgjakshme: janė ekzekutuar e masakruar 173 tė burgosur shqiptarė nga forcat serbe.Lirojeni Ukshin Hotin! - thėrrasin sot mijėra protestues shqiptarė me portretin e Ukshin Hotit nė duar dhe pėr 3500 tė zhdukur e 2000 tė burgosur shqiptarė, qė mbahen ende pengje nėpėr burgjet e Serbisė.
Ku ėshtė biri, babai dhe vėllai ynė?- presin nė ankth fėmijėt dhe familja e tij. (Babanė e vėllanė e Ukshin Hotit i kanė vrarė kiminelėt serbė, bashkė me 30 kusherinj tė tij e 174 bashkėfshatarė tė Krushės sė Madhe tė Rahovecit.)Ėshtė gjallė apo i vrarė Ukshin Hoti? – dyshojnė me plodrojintelektualė shqiptarėsot.Shumė pyetje, shumė drojė e shumė dhembje pa pėrgjigje deri mė sot. Ndėrkohė shumė tė zhdukur janė gjetur tė vrarė. Disa janė indentifikuar nėpėr burgjet serbe, ndėrsa disa janė liruar. Flitet edhe pėr pengje tė luftės nė Serbi. Marrėveshja e Kumanovės nuk pėrfshin ēėshtjen e tė burgosurve dhe tė pengjeve tė luftės.

Pėr prof. Ukshin Hotin asnjė gjurmė!
Hesht Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar. Hesht Tribunali i Hagės. Heshtin UNMIK-u e KFOR-i. Heshtin asociacionet humanitare ndėrkombėtare edhe pas tetė muaj ēlirimi tė Kosovės!

Kush ėshtė Ukshin Hoti?
Profesor Ukshin Hoti ka lindur mė 1943 nė Krushė tė Madhe tė Rahovecit. Ka mbaruar studimet pasuniversitare tė shkencave politike dhe ka specializuar marrėdhėniet ndėrkombėtare nė universitetet amerikane tė Ēikagos, Harvardit nė Kembrixh-Boston dhe nė Uashington D.C. , mė 1978-1979.
Ukshin Hoti ėshtė profesor i Universitetit tė Prishtinės dhe publicist e politikolog i shquar shqiptar. Ai ėshtė autor i veprave "Lufta e ftohtė dhe detanti" ,1975 dhe "Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare", 1995.
Ukshin Hoti ėshtė veprimtar politik dhe kryetar i partisė UNIKOMB-i tė Kosovės.
Profesor Ukshin Hoti sot ėshtė ndėr intelektualėt mė tė guximshėm, mė tė vendosur dhe mė parimorė shqiptarė.
Ai ėshtė ndėr intelektualėt mė tė pėrndjekur shqiptarė nga regjimi serb. Mė 1981 ėshtė burgosur, ndėrsa mė 1982 ėshtė dėnuar me 9 vjet burg ( ka vuajtur 3,5 vjet), pėr shkak se ka pėrkrahur publikisht kėrkesat studentore pėr Republikėn e Kosovės. Nė muajt mars e prill 1993 ka vuajtur burgim, pėr shkak tė organizimit tė homazhit pėr martirėt e rėnė. Nė maj 1993 ėshtė pėrgjakur publikisht nga policia serbe. Mė 15 maj 1994 ėshtė arrestuar, ndėrsa mė 28 shtator 1994 ėshtė dėnuar me 5 vjet burg, pėr shkak tė mendimit e veprimit tė lirė publik.
Intelektualėt shqiptarė e kanė vlerėsuar lart figurėn dhe personalitetin e Ukshin Hotit.
Akademik Rexhep Qosja: "Ukshin Hoti- ky sot ėshtė smbol i vetėdijės historike, i ndėrgjegjes dhe i qėndresės sė pamposhtur shqiptare. Nuk ėshtė e ēuditshme pse ky ėshtė emri mė i kuptimshėm, mė domethėnės, mė frymėzues nė jetėn tonė politike sot. Dhe, kjo tregon se populli ynė e ēmon, ashtu siē duhet, njeriun e gatshėm pėr sakrifica. Dua tė besoj se Ukshin Hoti do tė dijė ta mbajė si duhet domethėnien gjithėkombėtare, qė rrezaton sot emri i tij."
Shkrimtari i madh Ismail Kadare: "Kam frikė se pikėrisht ky nivel i lartė ka qenė edhe burim i fatkeqėsisė, qė e ka ndjekur hap pas hapi kėtė martir...Ėshtė e papranueshme qė njė personalitet i njė populli, pavarėsisht se ē'partie i pėrket, ose nuk i pėrket, tė mbahet nė zinxhirė. Ėshtė fyerje pėr krejt atė popull. Mė fort se kurrė, kombi shqiptar ka nevojė pėr njerėz tė aftė e me nivel tė lartė. Njerėzit e zotė janė princat e vėrtetė tė njė kombi. Pėr fat tė keq, princat goditen shpesh nė mėnyrė tė vdekshme."

Fati i Ukshin Hotit sot ėshtė njė ēėshtje morale e njerėzimit.
Organizatat ndėrkombėtare duhet ta kėrkojnė profesor Ukshin Hotin te Serbia, sepse nė momentin e fundit ai ishte nė duar tė saj. Tė kėrkojnė pėrgjigje nga ajo, sepse ai ishte i burgosur politik.
Qė, mė nė fund, tė tregojė: ėshtė gjallė apo i vrarė?!
Nėse mbahet peng i Kosovės-tė tregojė. Nėse e ka vrarė- sėrish tė tregojė ku janė eshtrat e tij!
Ka shumė konventa ndėrkombėtare qė obligojnė pėr kėtė.

"Rilindja": Pse nuk iu dha fjala familjarėve tė Ukshin Hotit

Ėshtė vėshtirė tė niset njė shkrim nga fundi, aq mė tepėr nėqoftėse figurė qendrore e atij shkrimi, duhet tė jetė askush tjetėr pėrpos ideologut tė lėvizejs ēlirimtare mbarėshqiptare, mr. Ukshin Hoti.

Pse niset shkrimi sė prapthi?
Mė 4 mars nė Tetovė nė organizim tė Shoqatės sė ish-tė Burgosurve dhe tė Pėrndjekurve Politik Shqiptar nė Maqedoni, u organizua njė tribunė pėr tė burgosurit shqiptar, qė edhe mė tej gjenden nė burgjet e Serbisė, me titull "Tė tjerėt pėr Ukshin Hotin", me theks tė veēantė pėr fatin e mr.Ukshin Hotit. Ē’ndodhi nė tė vėrtetė, pse niset shkrimi sė prapthi? Nė momentin kur tė gjithė tė pranishmit prisnin qė nė foltore tė paraqitet edhe motra e Ukshin Hotit, Myrvetja e cila njėkohėsisht ka qenė edhe mėnyra e vetme e tij pėr tė komunikuar me opinionin shqiptar, dhe atė tė jashtėm disa vite me radhė, drejtuesi i tribunės dhe kryetar i shoqatės e cila e organizoi kėtė tribunė, z.Xhevat Ademi papritmas deklaroi se pėr arsye se mr.Ukshin Hoti nuk i takon vetėm familjes sė tij, nuk do t’ia japė fjalėn zonjės Myrvete. Eshtė e vėrtetė se Ukshin Hoti, ka kohė qė nuk i ka takuar dhe as tani nuk i takon vetėm familjes sė tij, por i takon tėrė kėtij populli, por mos ndoshta me njė veprim tė tillė nuk fillon edhe definitivisht anatemimi i familjes sė tij, e me kėtė edhe i vet Ukshin Hotit. Kush mė mirė se motra e tij e njeh Ukshin Hotin. Kush mė tepėr se ajo ėstė angzahuar pėr jetėn dhe lirimin e tij. Pse Xhevat Ademi nuk i lejoi edhe asaj tė thotė atė ēka din pėr jetėn e tij dhe veprėn e tij, aq mė tepėr kur e dijmė qė zonja Myrvete ėshtė njeriu mė i afėrt i Ukshin Hotit. Tė fillojmė ashtu siē duhet tė shkruhet njė shkrim, pra nga fillimi.

Ēka u tha nė kėtė tribunė pėr jetėn dhe veprėn e Ukshin Hotit
Ps fjalės pėrshėndetėse tė kryetarit tė shoqatės dhe organizatorit tė kėsaj tribunė Xhevat Ademit, i pari e mori fjalėn Fadil Bajrami, deputet nė parlamentin e Maqedonisė dhe bashkėpunėtor i Ukshin Hotit gjatė kohės sė qėndrimit tė tij nė Lubjanė. Fadil Bajrami kryesisht u pėrqendrua nė aktivitetet e tyre nė botimin e revistės DEA nė Slloveni. Mė pas nė foltore u paraqitėn edhe oratorė tė tjerė siē janė Berat Luzha kryetari i Shoqatės sė Burgosurve nė Kosovė dhe kryeredaktor i tė pėrditshmes "Rilindja" i cili kryesisht u ndal nė gjendjen e pėrgjithshme tė tė burgosurve shqiptarė nė burgjet serbe pėr tė pėrfunduar fjalimin e tij se "detyra jonė ėshtė qė tė bėjmė gjithēka pėr ta". Mė shumė interesim tek tė pranishmit zgjoi fjalimi i Abdylxhemil Alimanit, ish tė burgosurit mė tė njohur shqiptar nga Maqedonia, i cili nė burgjet serbe vuajti mbi 12 vjet burg pėr shkak tė rastit tė Paraqinit. Ai u pėrqėndrua mė tepėr nėt takimet e tij me Ukshin Hotin gjatė vuajtjes sė dėnimit nė burgjet e Nishit dhe nė atė tė Dubravės. Ai theksoi se profesor Ukshini nga burgu i Dubravės ėshtė liruar mė 16 maj i pėrcjellur nga agjentėt e sigurimit serb, gjė tė cilėt siē theksoi ai kanė mundur ta shohin disa tė burgosur nga dritaret e burgut.
Mė sė tepėrmi nė foltore u ndal Moikom Zeqo nga Tirana i cili nė ēdo moment parashtronte dilemėn se ėshtė apo nuk ėshtė gjallė Ukshin Hoti dhe "citonte" aq shpesh zonjėn Myrvete, motrėn e profesor Ukshinit, saqė fitohej pėrshtypja se ai njeri tėrė kohėn rri me tė, e jo se me tė ndoshta nuk ėshtė takuar asnjėherė.
Nė foltoren e kėsaj tribunė "defiluan" edhe shumė oratorė tė tjerė: prof.dr.Esat Stavileci, pėrfaqėsuesi i PEN qendrės daneze Kristijan, Milaim Fejziu kryetar i Forumit pėr tė drejtat e njeriut nė Maqedoni, Sherif Konjufca, dr.Liman Rushiti dhe Rami Kamberi.
Nga kjo tribunė doli si kėrkesė imediate tė gjithė aktorėve politik shqiptar, qendrave vendosėse evropiane dhe botėrore dhe z. Bernard Kushner qė tė bėjnė ē’ėshtė e mundur pėr identifikimin e vendndodhjes sė mr.Ukshin Hotit si dhe lirimin e pakusht tė tij dhe tė tė gjithė tė burgosurve dhe pengjeve shqiptare nga burgjet e Serbisė.
Nė tė gjithė tė pranishmit nėnshkruan edhe njė peticion i cili sė bashku me kėrkesat e lartpėrmendura do t’ju dėrgohen tė gjitha instancave relevante shqiptare dhe botėrore.

Ēka mund tė thoshim pėr nė fund
Nė kėtė tribunė u thanė shumė fjalė tė mėdha. U tha se Ukshin Hoti, shumė herėt e kuptoj se politika gandiste e Rugovės do tė dėshtojė, prandaj shqiptarėt duhet tė pėrgatiten. Nuk u harrua tė thuhet se dhimbja mė e madhe pėr shqiptarėt momentalisht janė tė burgosurit nė burgjet e Serbisė dhe nuk mund tė ketė liri dhe paqe nė Kosovė derisa ideatori i kėsaj ėshtė i burgosur. U pėrmend ajo se me fatin e Ukshin Hotit dhe tė tjerėve dhe me ēėshtjen e Kosovės Lindore, nuk duhet tė merremi si me larje borxhi, por si me nevojėn pėr ujė dhe bukė. U theksua edhe ajo se nė kohėn nėpėr tė cilėn kalon Kosova sot, asaj i mungon mendja e ndritur dhe brilante e Ukshin Hotit. Tė gjitha kėto u thanė nė tribunėn me titull "tė tjerėt pėr Ukshin Hotin". Por, megjithatė vetėm u thanė. Pasi ata tė cilėt duhet tė veprojnė nė kėtė drejtim, subjekti politik shqiptar nė tė gjitha trojet shqiptare sikur dėshiron me ēdo kusht tė harrojė kėtė njeri. Athua pse?

Pse nuk mundemi ne shtatė, tetė apo nėntė milion shqiptarė (pasi edhe vet nuk e dimė se sa jemi), nuk mund tė bėjmė pėr njė njeri tė vetėm aq sa bėri ai i vetmuar pėr tė gjithė ne (shtatė, tetė apo nėntė milion). Shtrohet pyetja mos vallė ai ėshtė mbinjeri me formė tė njeriut? Ligjet e ēdo shteti thonė se tė gjithė njerėzit janė tė njėjtė apo tė barabartė. Religjionet gjithashtu thonė se nuk ka mbinjeri nė kėtė kohė. Atėherė pse ne (shtatė, tetė apo nėntė milion) shqiptarėt nuk mund tė bėjmė pėr njė njeri, aq sa ai njeri bėri pėr tė gjithė ne.
Lind edhe njė pyetje e cila u parashtrua edhe nė tribunėn e lartpėrmendur: "deri kur, ne shqiptarėt do tė vonohemi, sė paku kėtė tren duhet ta zėmė, qoftė edhe nė vagonin e fundit".
Megjithatė nė fund tė kėtij shkrimi do tė kisha parafrazuar vetė trurin e dijės politike shqiptare, mr. Ukshin Hotin: Shqipėrinė e pabėrė, bėje Shqipėri tė bėrė. Bėje ose vdis.
- Kjo ėshtė Filozofia Politike e Ēėshtje Shqiptare.

KOSOVA DHE EVROPA

Pjesa e parė!

Mr.Ukshin Hoti -njė nga politologėt mė tė shquar shqiptarė tė kohės sė sotme, me punimet e tij ngriti nė shkencė trajtimin e problemit kombėtar. Idetė e kėtij libri janė shkaku i vėrtetė i tij nga pushteti serb.

FILOZOFIA E ĒĖSHTJES SHQIPTARE

1. Pėr njė qasje shkencore tė Politikės nė Kosovė-Nė qoftė se pėrdorimi i nocioneve nė jetėn e pėrditshme ėshtė lidhur me dukuri tė njė rėndėsie tė caktuar shoqėrore, atėherė nuk ėshtė krejt njėsoj se ē'do tė nėnkuptohet realisht me to. Pėr shumicėn e tyre supozohet se janė terėsisht tė njohura, por njė analizė pak mė e thelluar e pėrmbrajtjes sė tyre nuk e pėrjashton mundėsinė e kostatimit tė kundėrt, vetėm pjesėrisht tė saktė, ose edhe tė manipulimit tė qėllimshėm me pėrmbajtjen e tyre. Pėr kėtė shkak, por edhe pėr shkaqe tė tjera tė lidhura me temėn nė shqyrtim, nuk do tė ishte i tepėrt precizimi i vetėm disa tyre, si, p.sh. i termave "politikė", "politikė e jashtme/ e mbrendshme", "politikė ndėrkombėtare", "Evropė" etj, tė cilat nė kontekst tė rrethanave ekzistuese apo tė ndryshuara, nė kontekst tė qėllimit tė zhvillimit tė proceseve dhe tė paraqitjes sė dukurive tė caktuara, nuk mund tė kenė domethėnie tė njėjtė, statike.Nė tė vėrtetė, analiza e pėrdorimit tė tyre nė kontekstin e dhėnė shoqėror do tė ishte me rėndėsi tė shumėfishtė, por pėr shkak tė qėllimit tė parashtruar tė temės, vetėm pjesėrisht mund tė pėrqėndrohemi nė tė, duke filluar nga supozimi se ėshtė nė dobi tė shtjellimit tė saj (d.m.th. tė temės) dhe jo me qėllim tė shkoqitjes sė kuptimeve dhe tė nėnteksteve qė do ta dilnin nga njė analizė e tillė.
Nga ana tjetėr vėshtirėsitė nė precezimin e termave politikė janė tė lidhura me faktin se ligjshmėritė e zhvillimit shoqėror, dhe dukuritė qė i pėrcjellin ato, kurnjėherė nuk manifestohen ddrejtpėrsėdrejti, por tėrthorazi. Pėr disa nga kėto dukuri nuk egzistojnė terma adekuatė, jo vetėm nė gjuhėn shqipe, por ehde nė gjuhėt e tjera, m tė cilat shėrbehemi mė sė shpeshti. Ndėrkaq, pėr dukuritė e tjera qė nuk egzistojnė tek ne kemi huazuar fjalė tė huaja, por shumė erė pa we precizuar kuptimin e tyre. Dukuria e ndarjes sė shoqėrisė hinduse e kastave tė ndryshme, p.sh., nuk guxojnė as tė preken nė mes tyre. Kėsaj fjale tek ne mė sė shpeshti i jepet kuptimi i shtresės, fjalė sė cilės megjithatė i mungon rigoroziteti i fiskimit tė raporteve, tė cilat i nėnkupton shprehja "kastė" e Indisė. Mirėpo, vėshtirėsitė mė tė mėdha lidhen me faktin se subjektet politike, gjatė fazave tė ndryshme tė zhvillimit tė ndponjė dukurie, duke e synuar kontrollimin e tyre me metoda tė mndryshme dhe pėrmes mjeteve tė komunikimit, qėllimisht ua ndryshojnė kuptimin fjalėve dhe ua japin pėrmbajtjen qė u pėrshtatet interesave tė tyre nė momente tė caktuara politike. Shembuj tė kėtillė ka mjaft. e Tėrė historia politike e cilit do vend nė botė ėshtė e mbushur me fakte tė tilla. Mirėpo ėshtė detyrė e linguistėve qė tė gjejnė nė gjuhėn shqipe fjalėt adekuate pėr tė shėnuar dukuri tė veēanta politike. Pėr ketė shkak kėtu do tė pėrqendrohemi nė nocionet e mė me interes pėr temėn tonė nė shqyrtim. "Zoon-politikon"- Politika- strukturė e qenies sė njeriut Termi i shquar i Aristotelit "zoon" (gr.:kafshė) e nėnkuptonte pjesėtarin e polisit (qytetit antik grek). Ky pjesėtar kishte tė drejtė tė merrte pjesė nė rregullimin e punėve tė polisit- shtet. Rregullimi i punėve nė polisin antik ishte i gjithėmbarshėm dhe gjithė-pėrfshirės. Prandaj njė gjė e tillė nėnkuptonte qė etika, politika dhe ekonomia tė shkonin bashkė, d.m.th. tė ishin njė. Njeriu, natyrshėm, ishte qenie shtetėrore pėr tė cilin konvergimi me shtetin ishte gjithmonė karakteristik si njė "strukturė me rėndėsi e qenies" (shih: Vilfred Rührich- W.D. Narra, Politika kao znanost, Zagreb, 1989, f28). Me fjalė tė tjera, njeriu antik i kohės sė Aristotelit nė polisin (qytet-shtetin) e tij e gjente formėn e ekzistimit tė mundshėm, mė tė sigurt, formėn e realizmit tė tij si njeri. Mirėpo ai kėtė e bėnte spontanisht. Nė kėtė mėnyrė ai e kishte ndjekur karakterin e tij, njė veti natyrale njerėzore. Shumė mė vonė, Hegeli, njė spontanitet tė tillė tė konvergimit tė njeriut me shtetin do ta ngrejė nė nivelin e aktit tė vetėdijshėm dhe njeriu (d.m.th ai i Hegelit) do ta realizojė veten nė organizimin e shtetit ideal borgjez. Ndėrkaq te Marksi shteti i tillė do tė shuhet nė "perandorinė e lirisė", tė "ēliruar nga detyrimi i punės ("mbretėria e domosdosė") dhe njeriu i realizuar nė kėtė mėnyrė nuk do tė ketė nevojė pėr politikė, sepse ai vetė do tė jetė politikė. Kjo pikė e botėkuptimit tė Marksit do tė tregohet nė praktikė si utopi dhe do tė cilėsohet si e tillė. Mirėpo realizimi i plotė i njeriut nė shtet pėr tė gjithė teorikėt, pavarėsisht nga synimet e tyre, akoma mbetet utopi. Konvergimi i njeriut me shtetin te Aristoteli, p.sh., nuk e nėnkuptone kategorinė e shkllevėrve, sikundėr qė tek Hegeli, liberalizmi borgjez mbetet i kufizuar. Megjithatė, politika dhe ekonomia edhe mė tutje do tė shkojnė sė bashku. Njė sociolog gjerman kėsaj do t'i japė kuptim praktik: "Autoriteti, fama ose prestigji i shtetit, - thekson ai, -ndikojnė ekonomisht nė mėnyrė produktive" (shih Alfred von Martin, Sociolog gjerman der Renaissance...Frank furt am Wein, 1949). Njėherit kjo e shpjegon edhe dukurinė negative tė pranishme nė shoqėritė bashkėkohore nė zhvillim, kur politika vihet nė funksion tė pasurimet privat tė bartėsve tė saj dhe konsiderohet si rrugė e lehtė pėr "t'u bėrė i famshėm!"

Politika- intelekt llogaritės dhe talent profesional-Nė kohėn e Rilindjes (Renesancės), mbisundonte bindja se aftėsia e njeriut konsiston nė superioritetin e arsyes mbi ekzistencėn, besim i cili pastaj e pėrcaktonte edhe luftėn si shkencė dhe si mjeshtri (Makiaveli, p.sh., herė-herė kishte qenė strateg ushtarak nė qytetin e tij tė lindjes). Besimi i tillė e karakterizonte epokėn borgjezo-tregtare, e cila politikėn e konsideronte si ēėshtje tė intelektit llogaritės dhe tė talentit profesional (Rürrich-Narra, vep.cit.f.29). Intelekti i kėtillė llogaritės duhej tė vihej nė shėrbim tė pasurimit tė tregtarėve q2ė e pėrbėnin bėrthamėn e borgjezisė sė ardhme. Ndėrkaq, talenti profesionalduhej tė vihej nė funksion tė zgjerimit tė qyteteve tregtare. Kjo e presupozonte kuptimin e politikės si shkencė, mjeshtri dhe aftėsi nė funksion tė forcimit tė pozitės sė qyteteve tregtare dhe tė treg4tarėve si klasė nė forcim e sipėr.
Pragmatizimi i tillė politik dhe tė kuptuarit pragmatik tė politikės tė Hobsi, nė sek. XVII e merr formėn e pushtetit, si kategori qendrore politikės. Meqenėse tė drejtėn natyrale e definon si shumė tė tė drejtave tė pakufizuara tė individit, atėherė, sipas Hobsit, ėshtė e ntyrshme qė individėt tė bien nė konflikt me njėri-tjetrin ("Homo homini lupus est"). Pėr shkak se njė gjendje e tillė do tė rezulonte nė kaos, individėt e lidhur me kontratė heqin dorė vullnetarisht nga tė drejtat e tyre (sė paku nga njė pjesė e tyre) nė favor tė shtetit. Nė kėtė mėnyrė, subjektet i nėnshtrohen pushtetit tė vetėformuar qendror. Kėshtu mė nė fund shteti mund tė shndėrrohej nė njė "lidhje politike" (verband). Qė prej kėndej, nocioni i politikės lidhet me pushtetin, i cili pėr Maks veberin do tė thotė "shans qė personat e caktuar t'i binden urdhėrit me pėrmbajtje, tė caktuar". Ndėrkaq, "pushteti" pėr Veberin, "ėshtė fuqi legjitime nė harmoni me tė drejtėn". Ai mbėshtetet mbi "pajtushmėrinė mbi legjitimitetin". Pėr ndryshhim nga kjo, fuqinė ose forcėn e pastėr e definon si" ēdo shans osse mundėsi qė brenda njė raporti social tė imponohet vullneti i njeriut edhe pėrkundėr rezistencės" (M. Weber Wirtschaft und Gessellschaft". T bingen, 1976,f.556).



E Vėrteta e kohshme (kohėsisht e pėrcaktuar) e shkencės-Botėkuptimi i tillė i politikės si intelekt apo shkencė nė funksion tė interesave tė caktuara mbėshtetet mbi funksionin e politikės si shkencė qė nė fillim tė konstituimit tė saj. Ishte e lidhur me rraportin e njeriut ndaj natyrės, ose me pėrpjekjet e tij qė ta kontrollojė natyrėn. Mirėpo, nė kėtė funksion, d.m.th tė mbizotėrimit tė natyrės nga ana e shoqėrisė, vetė zhvillimi i shkencės dhe i teknologjisė e ka rrezikuar natyrėn: e ardhmja tani paraqitet si "obligim i sjelljes kolektive dhe politikės moderne". "Nuk ėshtė e mundur as tė paramendohet,- konstatojnė Rührih dhe Narra,- se ēfarė vdekje masovike dhe vrasje masovike do tė shkonte me njė situatė tė tillė pas thirrjes: le tė shpėtojė kush tė mundet" (Rührich-Narra, vep.cit.f.6). Ajo qė e ka mundėsuar njė zhvillim tė tillė negativ tė gjėrave, qė e ka reduktuar politikėn nė intelekt tė ftohtė llogaritės e pa ndjenja, sipas disaa teorikėve dhe filozofėve, ėshtė vetė funksioni i pavarėsuar i zhvillimit tekniko-shkencor. Kėtė pavarėsim tė funksionit tė shkencės, gjatė procesit tė zhvillimit tė saj, e ve re sidomos Maks Horkhaimer. Atij i duket se ėshtė me rėndėsi vetėm kompleksi funksional i shkencės pėr tė konstatuar se *ajo qė zakonisht merret si qėllim- lumturia e individit, shėndeti dhe pasuria, domėthėnjen e vet e fiton ekskluzivisht nga mundėsia qė tė bėhet funksionale". Funksionalitetin e tillė tė dijės megjithatė e vė nė funksion tė prodhimit material dhe shpirtėror (shih Maks Horkhaimer, zur Kritik der instrumentellen Vernunft, Frankfurt a/M. 1967.f.94). Kėtė e kishte bėrė mė parė edhe Marksi: "Ai vetė (d.m.th njeriu) pėrkundrejt materies nė natyrė paraqitet si fuqi natyrale" (Kapitali-I). Mirėpo, pa marrė parasysh shkakun, mbetet fakti se zotėrimi me sendet, me natyrėn, qė njėkohėsisht ėshtė edhe zotėrim me njerėzit, nė kohėn moderne, "godet prapa mbi qenien dhe mbi vetėdijen e njerėzve" (Max Horkheimer und Theodor Adorno, Dialektik der Autkl'rung, Amsterdam 1947, f.56, dhe nė pėrkthimin serbokroat: Dijalektika prosvetitelsjtva, Sarajevo, 1974, f54). Goditja e tillė prapa, nė kohėn e sotme manifestohet si frikė nga "vdekja masovike" dhe nga "vrasja masovike", tė cilat rezultojnė nga fakti se, nė njėren anė, ėshtė plaēkitur planeti, pėr shkak tė tedencės sė vazhdueshme pėr ndėrtimin e shoqėrisė sė mirėqenies, dhe nga ana tjetėr, pėr shkak se shumica e njerėzimit ėshtė reduktuar nė nivel tė ekzistencės. Andaj, njerėzimit nė tėrėsi, i kanoset edhe natyra (qė ajo tė mos e diktojė urdhrin e saj dhe t'i kundėrshtojė kėrkesat e tepruara) d.m.th duke "komanduar" ndonjė katastrofė ekologjike, por edhe eksplozionidemograf ik, si pėrgjigje ndaj sė cilės do tė rezulonte lufta totale ,ose "vrasja masovike". Politika si shkencė (intelekt) ėshtė dashur tė vėrė drejtpeshimin, por, me njė "mendje instrumentale" duke e ndarė fatin e shkencės nė tėrėsi nė funksion tė profitit, sepse racionaliteti teknik ėshtė tretur nė racionalitetin e vetė zotėrimit me natyrėn dhe me njerėzit. Ky aspekt i politikės dhe i shkencės nė tėrėsi do tė mund tė quhej cinizėm i intelektit, po tė jetė i detyruar qė nė plan tė gjerė tė instrumentalizohet nė funksion tė domminimit me njeriun e jo nė funksion tė ēlirimit tė tij. Lufta e tanishme nė Gjirin Presik mund ta ilustrojė mjaft mirė kompleksitetin e ēėshtjes. Kėtu,. aspekti i pollitikės si intelekt, shkencė, ėshtė materializuar nė disa drejtime: 1. si mundėsi e programimit tė luftės pėr srritjen e qėllimeve tė caktuara nga ana e tė dy palėve. Pėr amerikanėt dhe aleatėt e tyre, detyrimi i Irakut qė tė tėrhiqet nga Kuvajti, esencialisht do tė thotė mėnjanim e rrezikut potencial pėr humbjen e kontrollit mbi burimet e naftės, por edhe pėr shndėrrimin e arabėve dhe islamizmit nė tėrėsi, nė faktor tė politikės botėrore. Pėr Irakun, detyrimi i amerikanėve dhe i aleatėve tė tjerė qė ta akceptojnė si tė tillė, do tė thotė pikėrisht atė qė ata mė sė shumti i druhen; 2. si teknikė dhe teknologji e avancuar ushtarake, duke pėrfshirė edhe strategjitė e avancuara pėr arritjen e qėllimeve tė theksuara; dhe . aspekti cinik i ēėshtjes konsiston pikėrisht nė faktin se qė tė dy palėt janė tė vetėdijshme pėr rrjedhimet eventuale globale edhe nė plan tė natyrės, edhe tė njerėzimit: nė plan tė natyrės, vėnia e zjarrit burimeve tė naftės, qoftė nga ana e Irakut (me qėllim tė pamundėsimit tė invadimit), qoftė aksidentalisht, nga ana e amerikanėve (pėr shkak tė bombardimeve), doemos do tė rezultonte nė ērregullime ekologjike tė natyrės pėrmasash tė tilla eventuale qė do tė mund t'i ndjente gjithė njerėzimi. Mirėpo njė cinizėm akoma mė i madh ėshtė programimi i pėrllogaritur i viktimave nė ushtarė. Qysh nga fillimi i luftės amerikanėt i kanė porositur 16000 thasė najloni pėr transportin e kufomave. Irakianėt nuk kanė bėrė njė gjė tė tillė, por, megjithatė, zgjedhja e alternativės sė luftės prej tyre do tė thotė se edhe ata qė nė fillim kanė kalkuluar me numra tė kufizuar apo tė pakufizuar viktimash pėr arritjen e qėllimeve tė caktuara politike. Nė kėtė mėnyrė, politika si intelekt llogaritės ka ardhur nė shprehje si intelekt llogaritės i luftės, dhe pikėrisht ky ėshtė aspekti cinik i ēėshtjes. Mirėpoo ky shembull njėherit tregon edhe se politika, si intelekt llogaritės e si shkencė, ėshtė nė funksion tė qėllimeve tė forcave dominante nė shoqėri, bile edhe nė funksion tė krijimit tė sė vėrtetės si e vėrtetė e dhėnė, sepse e vėrteta mbi luftėn nė Gjirin Presik "do tė varet" nga zhvillimi i proceseve pas pėrfundimit tė saj. Duke e spikatur kėtė veti tė politikės si shkencė e angazhuar, Theodor Adomo do tė konstatojė se e vėrteta nė pėrgjithėsi ėshtė "e kohshme", d.m.th., kohėsisht e pėrcaktuar.
Me fjalė tė tjera, sipas botėkuptimeve tė theksuara mė lart, e vėrteta shkencore ėshtė ajo qė, jo vetėm zbulohet, por edhe qė krijohet gjatė procesit tė njohjes. Maks Horkhaimeri dhe Theodor Adorno nė "Dialektikėn e Iluminizmit" e bėjnė pėrshkrimin e historisė si luftė midis njeriut dhe natyrės, por nė lidhje me tė njohurit, shkencėn: "Njeriu i shkencės i njeh gjėrat pėr aq sa mund t'i ndėrtojė". Gjatė ndėrtimit tė tyre, qenėsia e gjėrave shkencėtarit i zbulohet si substrat i sundimit: "Ēdo tentativė qė me thyrjen e natyrės tė thyhet edhe detyrimi (dhuna) vetėm sa e detyron tė bjerė edhe mė thellė nė tė. Kėshtu kaloi udhėtimi i qytetėrimit europian. Abstaksioni, vegėl e ilunizmit, pėrkundrejt objekteve tė veta qėndron si fat, nocionin e tė cilit e ka fshirė: si "likuidim". Qytetėrimi nė kėtė mėnyrė u shndėrrua nė "fitore tė shoqėrisė mbi natyrėn e cila gjithēka e shndėrroi nė natyrė tė thjeshtė" (shih Horkhaimer-Adorno, vep.cit..pėrkthimi sebokroat. f.54). Pėr ndryshim nga Kanti, pėr tė cilin iluminizmi e kishte kuptimin e ēlirimit tė njeriut nga frika dhe tė shndėrrimit tė tij nė zotėrues tė sendeve, pėr Adornon, mendimi nė rrugė e sipėr prej mitologjisė nė logjikė "e ka humbur elementin e refleksionit mbi veten". Pėr kėtė shkak ai manifestohet nė formė tė makinės, si logjikė e makinės... nė procesin automatik, i cili zhvillohet nė mėnyrė vetėvepruese". Andaj iluminizmi, nė mungesė tė refleksionit, tregohet si iluminizėm i pavetėdijėshem.

Ukshin Hoti - Pse "e harruam" kaq shpejt?

Pėr fatin e intelektualit martir shqiptar Ukshin Hoti nuk dihet fare qė nga 16 maj 1999, kur kishte mbaruar afatin e vuajtjes sė dėnimit politik prej 5 vjetėsh. Tė burgosurit shqiptarė dėshmojnė se nė pėrcjellje tė tre zyrtarėve tė sigurimit serb atė ditė ai ėshtė nxjerrė nga burgu i Dubravės (Istog, Kosovė), ku ishin sjellė mė parė tė burgosurit shqiptarė nga burgu i Nishit (Serbi).
Pas bombardimeve tė NATO-sė mė 19 maj 1999, nė burgun e Dubravės ka ndodhur masakra mė e pėrgjakshme: janė ekzekutuar e masakruar 173 tė burgosur shqiptarė nga forcat serbe.
Lirojeni Ukshin Hotin! - thėrrasin sot mijėra protestues shqiptarė me portretin e Ukshin Hotit nė duar dhe pėr 3500 tė zhdukur e 2000 tė burgosur shqiptarė, qė mbahen ende pengje nėpėr burgjet e Serbisė.
Ku ėshtė biri, babai dhe vėllai ynė?- presin nė ankth fėmijėt dhe familja e tij. (Babanė e vėllanė e Ukshin Hotit i kanė vrarė kiminelėt serbė, bashkė me 30 kusherinj tė tij e 174 bashkėfshatarė tė Krushės sė Madhe tė Rahovecit.)
Ėshtė gjallė apo i vrarė Ukshin Hoti? - dyshojnė me plot drojė intelektualėt shqiptarė sot.
Shumė pyetje, shumė drojė e shumė dhembje pa pėrgjigje deri mė sot.
Ndėrkohė shumė tė zhdukur janė gjetur tė vrarė. Disa janė indentifikuar nėpėr burgjet serbe, ndėrsa disa janė liruar. Flitet edhe pėr pengje tė luftės nė Serbi. Marrėveshja e Kumanovės nuk pėrfshin ēėshtjen e tė burgosurve dhe tė pengjeve tė luftės.

Pėr prof. Ukshin Hotin asnjė gjurmė!
Hesht Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar. Hesht Tribunali i Hagės. Heshtin UNMIK-u e KFOR-i. Heshtin asociacionet humanitare ndėrkombėtare edhe pas pesė (5) vite ēlirimi tė Kosovės!

Kush ėshtė Ukshin Hoti?
Profesor Ukshin Hoti ka lindur mė 1943 nė Krushė tė Madhe tė Rahovecit. Ka mbaruar studimet pasuniversitare tė shkencave politike dhe ka specializuar marrėdhėniet ndėrkombėtare nė universitetet amerikane tė Ēikagos, Harvardit nė Kembrixh-Boston dhe nė Uashington D.C. , mė 1978-1979.
Ukshin Hoti ėshtė profesor i Universitetit tė Prishtinės dhe publicist e politikolog i shquar shqiptar. Ai ėshtė autor i veprave "Lufta e ftohtė dhe detanti" ,1975 dhe "Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare", 1995.
Ukshin Hoti ėshtė veprimtar politik dhe kryetar i partisė UNIKOMB-i tė Kosovės.
Profesor Ukshin Hoti sot ėshtė ndėr intelektualėt mė tė guximshėm, mė tė vendosur dhe mė parimorė shqiptarė.
Ai ėshtė ndėr intelektualėt mė tė pėrndjekur shqiptarė nga regjimi serb. Mė 1981 ėshtė burgosur, ndėrsa mė 1982 ėshtė dėnuar me 9 vjet burg ( ka vuajtur 3,5 vjet), pėr shkak se ka pėrkrahur publikisht kėrkesat studentore pėr Republikėn e Kosovės. Nė muajt mars e prill 1993 ka vuajtur burgim, pėr shkak tė organizimit tė homazhit pėr martirėt e rėnė. Nė maj 1993 ėshtė pėrgjakur publikisht nga policia serbe. Mė 15 maj 1994 ėshtė arrestuar, ndėrsa mė 28 shtator 1994 ėshtė dėnuar me 5 vjet burg, pėr shkak tė mendimit e veprimit tė lirė publik.
Intelektualėt shqiptarė e kanė vlerėsuar lart figurėn dhe personalitetin e Ukshin Hotit.
Akademik Rexhep Qosja: "Ukshin Hoti- ky sot ėshtė smbol i vetėdijės historike, i ndėrgjegjes dhe i qėndresės sė pamposhtur shqiptare. Nuk ėshtė e ēuditshme pse ky ėshtė emri mė i kuptimshėm, mė domethėnės, mė frymėzues nė jetėn tonė politike sot. Dhe, kjo tregon se populli ynė e ēmon, ashtu siē duhet, njeriun e gatshėm pėr sakrifica. Dua tė besoj se Ukshin Hoti do tė dijė ta mbajė si duhet domethėnien gjithėkombėtare, qė rrezaton sot emri i tij."
Shkrimtari i madh Ismail Kadare: "Kam frikė se pikėrisht ky nivel i lartė ka qenė edhe burim i fatkeqėsisė, qė e ka ndjekur hap pas hapi kėtė martir...Ėshtė e papranueshme qė njė personalitet i njė populli, pavarėsisht se ē'partie i pėrket, ose nuk i pėrket, tė mbahet nė zinxhirė. Ėshtė fyerje pėr krejt atė popull. Mė fort se kurrė, kombi shqiptar ka nevojė pėr njerėz tė aftė e me nivel tė lartė. Njerėzit e zotė janė princat e vėrtetė tė njė kombi. Pėr fat tė keq, princat goditen shpesh nė mėnyrė tė vdekshme."
Fati i Ukshin Hotit sot ėshtė njė ēėshtje morale e njerėzimit.
Organizatat ndėrkombėtare duhet ta kėrkojnė profesor Ukshin Hotin te Serbia, sepse nė momentin e fundit ai ishte nė duar tė saj. Tė kėrkojnė pėrgjigje nga ajo, sepse ai ishte i burgosur politik.
Qė, mė nė fund, tė tregojė: ėshtė gjallė apo i vrarė?!
Nėse mbahet peng i Kosovės-tė tregojė. Nėse e ka vrarė- sėrish tė tregojė ku janė eshtrat e tij!
Ka shumė konventa ndėrkombėtare qė obligojnė pėr kėtė.

HISTORI E SHKURTĖS E FAMILJES SĖ UKSHIN HOTIT

UKSHIN HOTI - NJĖ EMĖR I PĖRVEĒĖM I LĖVIZJES SHQIPTARE

Nazif Hoti, i lindur nė vitin 1919 nė Krushė tė Madhe, nė vitin 1941, martohet me Fatime Rrustem Danėn nga Xėrxa. Edhe pse nė kushte tė vėshtira ekonomike e varfėri, ishim njė ēift i lumtur bashkėshortot, rrėfen loke Fatimja, nėna e Ukshin Hotit. Pas dy vjetėve martesė, na lidni djali i parė, Ukshini qė ishte njė gėzim i madh pėr ne. Mė pas na lindėn edhe pesė fėmijė tė tjerė: Hidajeti, Ragipi, Myrvetja, Resmija e Afrimi. Pas lindjes sė Ukshinit, Nazifi doli partizan, pėr tė luftuar fashizmin e nacizmin gjerman dhe duke besuar se populli i Kosovės do t'i realizojė aspiratat shekullore, pėr t'u ēliruar njėherė e pėrgjithmonė nga thundra serbe, siē u mor vendim nė Konferencėn e Bujanit. Nazifi njė kohė punoi si mėsues nė Krushė tė Madhe. Mė pas punoi si depoist. Pasi ishte i pasionuar nė leximin e librave e tė shtypit periodik e tė pėrditshėm, punoi nė Rilindje si shitės i gazetave me njė rrogė shumė tė vogėl. Tash do t'iu flas pėr djalin e madh Ukshinin. Ukshini, si fėmijė, ishte shumė i zgjuar e inteligjent kur e filloi shkollėn nė klasėn e parė. Ishte nxėnėsi mė i mirė, bile edhe mėsuesi habitej me zgjuarsinė e tij. Katėr klasa tė fillores i kreu kėtu, nė Krushė tė Madhe. Atėbotė nė Krushė nuk kishte shkollė tė plotė tetėvjeēare, nuk dinim ēfarė tė bėnim, Nazifi e regjistroi nė klasė tė pestė nė fshatin Rugovė tė Hasit, ku e krej klasėn e tetė me sukses tė shkėlqyeshėm. Edhe nė Rugovė ishte njėri ndėr nxėnėsit mė tė mirė si nė sjellje edhe nė mėsim, edhe pse udhėtonte ēdo ditė disa kilometra nga Krusha nė Rugovė. Derisa Ukshini e kreu klasėn e tetė, na lindėn fėmijėt e tjerė. Kushtet ekonomike nė familje i kishim shumė tė vėshtira, nuk kishim krah pune, Nazifi ishte shėndetlig, unė isha shtylla e vetme e familjes. Por punės sė pėrditshme shtėpiake, punoja rregullisht nė ara pėr t'i mbajtur fėmijėt. Ukshini kishte dėshirė tė vazhdonte shkollėn e mesme. Dėshirė imja e sidomos e Nazifit ishte qė djalin mos ta lėmė pa shkollė. Nazifi mė tha: Fatime, Ukėn do ta regjistrojmė nė Prizren, nė shkollėn normale, pėr mėsues, se Uka po mėson mirė, shpejt e kryen shkollėn e punėsohet si mėsues nė Krushė dhe do ta kemi mė lehtė t'i shkollojmė edhe fėmijėt tjerė. Uka u regjistrua nė shkollėn normale ku i kreu tri vitet e para, kurse vitin e katėrt dhe tė pestė e kreu nė Prishtinė, si gjithherė me sukses tė shkėlqyeshėm. Derisa ishte nė Prishtinė, si nxėnės i normales, Ukshini, punonte nė Radio Prishtinė si spiker pėr ta mbajtur veten, qė pėr ne ishet njė lehtėsim shumė i madh. Kur e kreu Uka normalen disa muaj si mėsues nė krushė tė Madhe, por dėshira e tij ishte tė vazhdonte, studimet. Pas njė viti-vazhdon nėnė Fatimja, Ukshini shkoi nė Zagreb dhe u regjistrua nė fakultet, edhe pse kushtet nuk i kishim, por Ukshini kohė pas kohe punonte nė kooperativat studentore, por ato tė holla qė merrte nuk i mjaftonin, andaj djali i dytė Ragipi shkoi nė Zagreb, ku punoi si punėtor fizik pėr at ndihmuar Ukėn dhe familjen nė Krushė tė Madhe. Edhe fakultetin Uka e kryen nė afat dhe me sukses tė shkėlqyeshėm. Pas studimeve i vjen thirrja pėr shėrbim ushtarak pėr Beograd. Nė tė njėjtėn kohė regjistron studimet e shkallės sė tretė dhe paralelisht e kryen shėrbimin ushtarak dhe shkallėn e tretė tė studimeve-magjistraturėn nė lėmin e shkencave politike. Prej fėmijėve Ragipin dhe Hidajetin nuk patėm mundėsi t'i shkollonim. Ragipi punonte si punėtor fizik pėr ta ndihmuar Ukėn derisa ishte nė studime. Dy vajzat Myrveten, Resmijen dhe djalin Afrimin i dėrguam nė shkollė. Myrvetja kreu shkollėn normale dhe punon si mėsuese nė Prishtinė, kurse Resmija e kreu edhe fakultetin dhe punon nė njė shkollė nė Gjakovė. Ukshini njė kohė punon nė Beograd nė administratėn e lartė shtetėrore tė ish-Jugosllavisė, kurse mė pas kthehet nė Prishtinė dhe emėrohet sekretar i Sekretariatit Krahinor pėr marrėdhėnie me botėn e jashtme. Siē dihet bie nė kundėrshtim me disa kuadro tė larta tė atėhershme tė Kosovės. Mė pas shkon nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė specializim nė drejtimin e marrėdhėnieve ndėkombėtare. Prej Amerikės kthehet si ligjėrues nė Fakultetin Juridik dhe nė Fakultetin Filozofik, ku ligjėron lėndėt Sociologjinė politike dhe marrėdhėniet ndėrkombėtare. Si profeso fakulteti, punon deri nė vitin 1982 kur burgoset. Ukshini u burgos vetėm pse i mbronte dhe pėrkrahte hapur demonstratat e studentėve tė vitit 1981 dhe tė drejtėn e Kosovės pėr tė qenė Republikė e barabartė me republikat tjera tė ish Jugosllavisė. Shpeshėherė e kam vizituar Ukėn nė burg. Mė shihte se unė mėrzitesha shumė dhe ai mėrzitej sidomos pėr ne pleqtė, por mė jepte gajret dhe mė thoshte "mbahu nėnė se do tė bėhet mirė". Pas fillimit tė bombardimeve tė NATO-s, forca tė mėdha policore sulmuan popullsinė e pafajshme civile tė Krushės sė Madhe. Familja e Ukshin Hotit ndahet nė dy pjesė, gruaja e Ragipit me vajzėn Arlindėn e vajzėn e motrės dhe njė pjesė e banorėve tė Krushės mbahen peng pnga policia serbe e mė vonė i drejtojnė pėr nė Prizren e Shqipėri. Ragipi, motra Hidajetja dhe Nazifi sterhohen nė kodrinėn te Vreshtat e Krushės. Ragipi tė nesėrmen zbret nė fshat pėr tė kėrkuar gruan dhe vajzat, nuk kthehet mė, vritet nga policia serbe. Kufoma e tij gjendet pas 53 ditėve nė mes tė Krushės e Celinės. Nė vazhdim tė rrėfimit tė saj loke Fatimja, kryesisht tregon vuajtjen dhe peripecitė pėr atė se ēka kanė pėrjetuar prindėrit e Ukshinit gjatė fazės sė bombardimeve tė NATO-s. Kur filluan bombardimet e NATO-s nė shtėpi ishim unė, plaku Nazifi, tė dytė tė sėmurė, Ragipi me shoqen e tij, vazjėn Arlindėn, vajza e madhe Hidajetja me vajzėn e saj. Atė ditė kur na sulmuan mė 25 mars 1999 gjithė popullatra fillon tė evakuohet nga fshati, nė drejtime tė ndryshme secili si mundej, familja jonė gjatė largimit nga shtėpia ndahet nė dy pjesė, se si, nuk e di as vetė, nuk mė kujtohet. Unė, plaku Nazifi, Hidajetja dhe Ragipi tek vreshtat nė kodrinat e Krushės. Shoqja e Ragipit me vajzėn Arlindėn, me vajzen e Hidajetit, shkojnė nė drejtim tjetėr. Njė pjesė tė popullatės e Krushės mbahet peng e mė vonė i drejtojnė pėr nė prizren dhe dalin nė Shqipėri. Tė nesėrmen Ragipi zbriti nga kodra, nė fshat pėr tė gjetur shoqen dhe vajzat, por nuk u kthye mė kurrė. Asgjė nuk dinim pėr tė dhe ishim shumė tė merakosur. Kisha njė parandjenjė se i kishte ndodhur diēka dhe me tė vėrtetė ashtu doli. Pas luftės pasi u kthyem nga Shqipėria muarėm vesh se Ragipi ishte vrarė dikumes Krushės e Celinės nga paramilitarėt serbė. Unė, Nazifi dhe Hidajeti nė kodrat e Krushės, qėndruam tri ditė; pas tri ditėve njė fshatar i Krushės me traktor na pėrcolli deri nė fshatin nagavc, ku kishte qenė i strehuar njė numėr shumė i madh i njerėzve. Nagavcin vazhdimisht e granatonin forcat serbe, dhe nga granatimet plaku, Nazifi u plagos nė krah. Nga plaga e marrė dhe nga sėmundja kronike qė vuante shumė gjatė, gjendja shėndetėsore ju keqėsuar pėr sė tepėrmi. Kur u sulmua Nagavci, popullata qė ishte aty, u largua. Mbetėm vetėm ne pleqtė. Nė bodrumin e shtėpisė sė vet, na strehoi njėfarė Haliti, i cile me shoqen e tij kujdesej shumė pėr ne e posaēėrisht pėr Nazifin, i cili ishte i sėmurė dhe i plagosur. Pas tri ditėsh qėndrimi nė Nagavc erdhėn policėt serb, tė cilėt na thanė deri nė orėn shtatė tė largoheshim nga Nagavci. Me tre prill 1999 Haliti na pėrcolli deri nė shtėpinė tonė nė Krushė. Ato ditė nuk kishte njeri nė Krushė tė Madhe. Pas tri ditėve, erdhi policia serbe, deshi tė na dėbojė nga shtėpia nazifi foli diēka serbisht me ta dhe kur na panė tė dy pleqve tė sėmurė dhe Nazifin tė lėnduar na urdhėruan tė mos ndizet zjarr edhe pse ato ditė ishte ftohtė i madh. Nazifi nuk pranonte tė shkojmė askund dhe ta se do tė vdes nė shtėpi. Nė mungesė tė kujdesit mjekėsor gjendja shėndetėsore e Nazifit keqėsohej vazhdimist se kishet mbetur pa barna dhe plagėn nė krah nuk kishim me ēka t'ia mjekonim. Mė 18.04.1999 Nazifi vdes. Unė dhe Hidajeti qėndruam tri ditė pranė kufomės sė tij me shpresė se do tė vijė ndonjė njeri pėr tė na ndihmuar ta varrosim, por s'ishte askush. Pas tri ditėve Hidajeti hap njė gropė nė oborr, e mbėshtolli kufomėn me najlon dhe nė batanije, e ngrehu zvarrė kufomėn, e zbriti ngadalė shkallėve tė ballkonit dhe e varrosi. Nė Krushė nuk kishte njeri tė gjallė dhe pasi e varrosėm Nazifin me Hidajetin, morėm pak bukė dhe njė shishe ujė dhe dolėm nga shtėpia me qėllim tė shkojmė nė Bellacerkė nė shtėpinė e Hidajetes. Gjatė rrugės kemi hasur nė kufoma tė vrara. Para se me hy nė Bellacerkė, serbėt kanė gjuajtur me breshėri armėsh, kur janė afruar dhe na panė se jemi dy gra na thanė tė kthehemi prapa. Jemi kthyer prapa deri nė fshatin Celinė. Isha e lodhur sa mezi ecja. U ndalėm nė njė strehė tė njė shtėpie, nuk mė kujtohet sa qėndruam aty, derisa vijnė aty nja tri gra e dy burra, tė cilėt na ndihmuan tė shkojmė nė fshatin Xėrxė. Nė Xėrxė strehim gjetėm nė shtėpinė e Xhemė Himės, i cili ėshtė kujdesur shumė pėr ne. Aty qėndruam disa ditė. Mė 30 prill 1999 njė fshatar i Xėrxės me golldan na ka pėrcjellė pėr nė Shqipėri. Nė Tiranė u takuam me gruan e vajzėn e Ragipit. Pas ēlirimit, tė gjithė sė bashku erdhėm nė shtėpi. Ragipi ishte vrarė plaku mė vdiq. Pėr Ukshinin nuk dinim ende asgjė po mbahemi se ėshtė diku i gjallė. Gjithēka pėrjetova nė kėtė jetė. Atė ditė, kur na sulmuan serbėt, u ndamė nė dysh: babi, gjyshi, gjyshja e halla kishin shkuar kah vreshta nė kodėr, kurse unė, mama e vajza e hallės mbetėm nė fshat me shumė fshatarė, serbėt na rrethuan pastaj na lejuan tė shkojmė pėr nė Prizren dhe dolėm nė Shqipėri, Tiranė. Pėr babin, gjyshin, gjyshen e hallėn nuk dinim gjė. Vėllai im ishte ushtar nė radhėt e UĒK-sė edhe pėr tė nuk dinim asgjė. Mė 30 prill 99 gjyshja dhe halla erdhėn nė Tiranė dhe na treguan se gjyshi kishte vdkur, kurse babi ka zbritur nė fshat pėr tė na kėrkuar neve, dhe mė nuk e kishin parė. Babai ishte vrarė mė 26 apo 27 mars 99. Pasi u kthym nga Shqipėria, e gjetėm kufomėn e babait dhe e varrosėm. Rivarrimin e babit e gjyshit e bėmė mė 15 gusht 99, pėr axhėn Ukshin nuk kemi ende kurrfarė lajmi dhe jemi tė shqetėsuar pėr tė. Ne si famolje nė fshat kemi jetuar nė kushte tė rėnda ekonomike, por duke ju falėnderuar babait tim, i cili ka qenė neri me virtyte tė larta patriotike, liridashėse e arsimdashėse e largpamės, edhe neve dy motrave na dėrgojnė nė shkollė. Unė edhe motra ime Resmija jemi ndėr vajzat e para tė Krushės sė Madhe qė vazhduam shkollimin e mesėm, unė e kreva shkollėn normale dhe tė lartėn, kurse Resmija mbaroi edhe fakultetin. Pas shpėrthimit tė demonstratave tė pranverės sė vitit 1981 Ukshini, si profesor i Universitetit, haptas doli nė anėn e studentėve, tė cilėve ju dha pėrkrhje tė parezervė. Vėllai im Afrimi ėshtė njė nga organizatorėt e demonstratave tė vitit 1981. Me disa shokė nga Suhareka organizoi demonstratat. Mė 25 mars u arrestuar nga policia nė Suharekė dhe u dėnua me shtatė vjet burgim. Baca Ukė pėr shkak tė pikėpamjeve, bindjeve e qėndrimeve tė tij politike nė vitin 1981 u burgos dhe u dėnua me nėntė vjet burgim, kurse ka mbajtur vetėm 3.5 vjet burg. Pas burgosjes sė vllait Afrimit e posaēėrisht bacės Ukė, ne si familje Hoti kemi qenė tė diskriminuar nė tė gjitha mėnyrat. Mua mė larguan nga procesi mėsimos si e papėrshtatshme. Po ashtu edhe motrės sime Resmijes iu mor e drejta pėr tė punuar nė procesin mėsimor me nxėnės edhe pse e kishet kryer fakultetin. Resmija ka punuar si punėtore e thjeshtė nė fabrikėn e tekstilit "Emin Duraku" nė Gjakovė vetėm pėr tė mbijetuar. Q!e nga viti 1982 e deri nė vitin 1986 baca Ukė qėndroi nė burgjet e Jugosllavisė nė Prishtinė, Mitrovicė e Sremit, Gjilan, Beograd dhe Lubjanė. Derisa baca Ukė ishte nė burg kujdesin dhe pėrgjegjėsinė e ka pasur vėllau i dytė Ragipi kurse nė vizitė shkonim tė gjithė anėtarėt e familjes sė ngushtė. Me 1986, pasi doli nga burgu baca Ukė, u vendos nė fshat nė Krushė tė Madhe kryesisht ju kushtua punės shkencore dhe pėrgatiste disertacionin e doktoratės qė pėr shkaqe tė njohura nuk mundi ta mbrojė kurrė. Njė kohė kaloi nė Lubjanė tė Sllovenisė dhe shruan Alternativėn e cila botohej nė gjuhėn shqipe nė kuadėr tė shoqėrisė shqiptare "Migjeni" nė Slloveni. Mė pas Ukshini nė Lubjanė e boton gazetėn "Demokracia autentike" me Rexhep Hotin e Bislim Elshanin. Pasi iu pamundėsua puna nė Lubjanė, pėrsėri u kthye nė Krushe tė Madhe dhe pėrsėri rreket punės shkencore. Mė 1993, Ukshini viziton Adem Demaēin nė pallatin e shtypit, i cili me disa tė tjerė, pati hyrė nė grevė urie pėr mbrojtjen e Rilindjes e tė gazetave tjera, pėr ta mbrojtur fjalėn e lirė shqipe. Pasi kthehet, nė rrugė pėr Skėnderaj, ndalohet nga policia nė postėbllokun e Komeranit, keqtrajtohet e torturohet nga 14 policė serbė, tė cilėt i shkaktojnė plagė tė rėnda trupore, ia thejnė dy brinj duke e rrahur me shqelma e me kondak tė pushkės. Gjykata e qarkut nė Prizren, ngrit aktakuzėn pėr vepėr penale, kundėr bacės Ukė, i cili arrestohet mė 17 maj 1994, kurse nė nėntor tė po kėtij viti, dėnohet me 5 vjet burg. Gjatė kėtyre 5 vjetėve Baca Ukė dergjet nė burgjet serbe nė Prizren, Dubravė, Nish e Mitrovicės e Sremit. Pėrgjegjėsinė pėr kujdesin pėr tri vitet e fundit pėr bacėn Ukė i kam marrė unė, tė cilin e kam vizituar pėr ēdo muaj me bashkėshortin tim, hakiun i cili gjithnjė ka qenė i preokupuar pėr fatin e Ukshinit. Nė burg bacėn Ukė e vizitonin baba, nėna, Ragipi, Resmija, fėmijėt dhe tė tjerėt. Pėrpos kontakteve nga burgu, Ukshini me mua ka komunikuar edhe pėrmes letrave. Letrat e tij i ruaj si sytė e ballit, dhe gjatė luftės, kam kam shkuar, i kam pasur me vete. Janė tri cikle tė letrave- Vėllau motrės. Cikli i parė 7 letra, cikli i dytė-3 letra tė botuara nė Gazetėn shqiptare dhe cikli i tretė-3 letra tė veēanta qė nuk janė tė botuara. Baca Ukė nė burg shumė preokupohej pėr nėnėn, babėn, fėmijėt e tė tjerėt dhe pėr situatėn gjithnjė e mė tė rėndė nė Kosovė. Njė porosi Bacės Ukė nuk munda t'ia realizoj. Mė pati porositur:" Myrvete, keni kujdes pėr bibliotekėn". Librat ishin njė thesar i pakompensueshėm. Kėtė dėshirė Bacės Ukė nuk munda t'ia plotėsoj. Barbarėt serbė bibliotekėn e kanė pėrmbysur e shkarravitur kurse herėn e fundit dogjėn shtėpinė dhe bibliotekėn si dhe disertacionin e doktoraturės nė dorėshkrim.

REPUBLIKA E SERBISĖ
APKM
PROKURORIA PUBLIKE E QARKUT
Kt. nr. 107/94
Prizren, 30.05.1994

GJYQIT TĖ QARKUT - PRIZREN

Nė bazė tė nenit 45, al.2, pika 3 tė Ligjit mbi procedurėn penale, ngre kėtė

A K T P A D I

Kundėr:
Ukshin Hotit, nga i ati Nazyf dhe e ėma Fatima, e lindur Thaqi, i lindur mė 17.VI.1943 nė fshatin Krushė e Madhe tė KK tė Rahovecit, me banim nė Rr. Ulpiana Nr. 29-5-7 nė Prishtinė, shqiptar, shtetas i RFJ, i shkolluar, magjistėr i shkencave politike, politolog, famlijar, baba i tre fėmijėve, me shėrbim ushtarak tė rregulluar, evidentohet nė VE SNO Rahovec, me gjendje tė varfėr ekonomike, i gjykuar tashmė pėr shkak tė veprės penale nga neni 133 tė LPJ me dėnim burgimi prej 3.5 vjetėsh, nė paraburgim prej 17.05.1994.

Pėr shkak se:
Nė gjysmėn e parė tė vitit 1994, si anėtar dhe si kandidat pėr kryetar i organizatės UNIKOMB ka pėrgaditur dhe ka ndėrmarrė veprime qė me pėrdorimin e dhunės shkėputej njė pjesė e territorit tė RFJ –territori i Kosovė e Metohisė, i banuar me pjesėtarė tė pakicės kombėtare shqiptare, ndėrkaq me qėllim tė formimit tė shtetit tė mėvetėsishėm, si kandidat pėr kryetar i kėsaj organizate, nė njė takim tė fshehtė tė kryesisė sė zgjeruar tė UNIKOMB-it, qė u mbajt nė Prishtinė, nė tė cilėn ai mori pjesė, i pėrvishtet detyrės qė ta pėrpilojė programin dhe statutin e kėsaj organizate, dhe pas pranimit tė propozimit pėr kryetar tė UNIKOMB-it, e formulon deklaratėn politike nė tė cilėn proklamon krijimen e shtetit nacional tė tė gjithė shqiptarėve – opcioni i dhunės, perkatėsisht, marrja e dhunshme e pushtetit nė K. e M. Dhe shkėputja e kėtij territori nga Republika e Serbisė; veē kėsaj angazhohet pėr inicimin e kėtij qėllimi tė proklamuar nėpėr faza qė do tė ēonin drejt krijimit tė njė shteti kombėtar dhe qė si anėtar i organizatės armiqėsore ilegale “LPRK” (Lėvizja popullore pėr Republikėn e Kosovės) nga ana e qendrės sė saj qė nga viti 1990 e kėndej ka qenė i obliguar qė ta botoje revistėn “DeA”, nga e cila edhe ka marrė udhėzime pėr detyrė konkrete dhe instruksione pėr veprimtari armiqėsore me qėllim tė krijimit tė “Kosovės Republikė” dhe tė shkėpujes sė kėsaj pjesė tė territorit tė RFJ, ndėrsa veprimtaria e tij ka qenė mė e theksuar nė territorin e qarkut tė prizrenit,

-gjė me tė cilėn ka kryer veprėn penale tė rrezikimit tė tėrėsisė territoriale nga neni 116 al. 1 tė LPJ. E dėnueshme sipas neni 138 tė LPJ.

Prandaj:
PROPOZOJ

Qė para kėtij gjyqi tė caktohet dhe tė mbahet shqyrtimi kryesor i hapur, nė tė cilin tė thirren:
- Prokurori publik i qarkut nė Prizren,
- I pandehuri Ukshin Hoti, i cili tė sillet nga paraburgimi.
- Qė nė shqyrtimin kryesor tė nxirren dėshmitė:
- tė lexohet vėrtetimi mbi marrjen e pėrkohshme tė sendeve ...12/94 me datėn 17.V.1994

Arsyetim:
Mė dėshmitė e siguruara nė hetime provohet gjendja faktike e theksuar nė dispozitivin e kėsaj aktpadie.

Kjo ėshtė njė leter nga burgu dėrguar motres Myrvete

Ukshin Hoti, Myrvete Kasumi, Mat. br. 6413 KPD, Rr. R. Gajdiq 102, 1800 Nish, 38000 Prishtinė

E dashur motėr,

Gjatė vizitės sė djeshme (09.11.1997), mė duket realisht mirė. Baba, qė i drom lagshtisė dhe dimrit, mė la pėrshtypjen se mbahej mirė, pėrkundrejt moshės sė shtyrė dhe problemeve shėndetėsore qė e pėrcjellin kronikisht. Andini mė gėzoi me sihariqin se Brisela qenka mirė, dhe se ėshtė mė e mira ndėr klasat e para tė shkollės. Kjo qė mė pėrmallej. Ajo princesha e vogėl marroēe, qė vjen shumė rrallė nė vizitė dhe nuk mė pėrqafon asjėherė, duket se e ka ndėrmend t'u sfidojė trysnive tė Lord Bajron nė Child Harold-in, ka ca vargje impresive, kur i drejtohet vogėlushes sė vet "nga venat e tua ta thithin gjakun tim"... Nuk jam poet dhe nuk kam fuqinė e shpehjes sė tillė, por gėzohem kur dėgjoj se fėmijėt e mijė (edhe Erleta nė Prishtinė) pėrpiqen ta ruajnė gjakun tim nė damarėt e vet, pavarėsisht nga fakti se me gjithė dėshirėn time nuk po mund tė jem mė tėpėr se njė botė biologjike. Vetėm zoti mund ta dijė se sa e urrej kėtė fakt. Ju mė siguruat se nėna qėndron mirė, se kėtė herė ia ka lėshuar radhėn Resmijes. Ajo mu duk mirė kėtė herė, por do tė dėshiroja ta njihja edhe vajzėn e vogėl, e cila u lind para dy vitėsh, kur akoma ndodhesha nė Dubravė. Mė vjen inat qė emrin ia ngjiti aq vėshtirė dhe tani edhe pse ma pėrsėritėt shumė hėrė, nuk mund t'ia qėlloj. Sa pėr vizitėn qė e kishte pėrgatitur Resmija, ajo moti ka dėshmuar se nuk ėshtė mė njė "Gjakovare" e Krushės, por njė Gjakovare e vėrtetė. Dhe pėr ke tė mira... Edhe unė e Xhemili jemi tė kėnaqur me ato qė m'i kishte pėrgatitur hijshėm dhe shijshėm. Unė jam fuqimisht pėr realizimin e tė gjitha interesave gjithėshqiptare mbi themelimin e ruajtjes sė integritetit tė shtetit shqiptarė. Tė njėjtėn kohė jam edhe pėr realizimin e kėtyre interesave branda kėsaj gjenerate tė njerėzve. Pėr kėtė shkak politikėn nuk e definova si tė tjerėt si art i sė mundshmės, por si njė kalkulim matematikor i pikave tangjente tė rrymėės sė ujit me akullin nė tė filozofisė politike e ēėshtjes shqiptare f. 161-162 botimi (iii)-tė Prishtinė 1997. Dhe mė nė fund pėrjetova ēastin e gėzimit kur pashė se stundentėt e Universitetit tė Prishtinės, jo vetėm qė e kuptuan, por edhe e praktikuan me sukses tė plotė njė gjė tė kėtillė. Kjo ata i vuri pėrfundimisht nė vend shumė tė rėndėsishėm tė radhės sė qendrave me rėdėsi universitare nė Evropė.

Me vrasje nuk mund tė vriten tė vėrtetat dhe as idealet

- Sikur tė kishte pasur njėmend terroristė dhe aq sa i pandehin serbėt, do tė ishte permbysur e tėrė Evropa dhe jo vetėm Serbia. Duke i shpallur pėr terroristė e fundamentalistė, nuk mund tė blehet edhe mė tutje pėrkrahja dhe as simpatia e Evropės, sepse nė atė mėnyrė ajo do t’i konservonte raportet e veta; nuk do tė ishte nė interesin as tė Serbisė as tė rusėve dhe as tė Evropės aziatimi i shqiptarėve nė trojet e veta dhe ne kontinentin e vet. Dhe askush qė dėshiron tė mbetet nė nivelin e njeriut dhe tė principeve tė deklaruara; nė harmoni me veten dhe me Zotin, nuk guxon t’i shikojė vrasjet me indiferencė, qoftė edhe tė kamuflaur, si aktivitet politiko-diplomatik, dhe as t’i tolerojė ato, qoftė edhe tė motivin cinik pėr reduktimin e frocės sė UĒK-sė. Me vrasje nuk mund tė vriten tė vėrtetat dhe as idealet, dhe as qė mund tė shuhen aspiratat legjitime tė njė populli tė tėrė. Vrasja nuk e tremb njeriun e idealit dhe as popullin e vetėdijesuar pėr veten. Ajo nuk mund tė arsyetohet me trillime, as tė miteve. Njė popull i tėrė nuk mund tė quhet terrorist. Andaj, vrasja e bartėsve tė idealeve tė tij dhe tė tė vėrtetave tė argumentuara nga ēdo aspekt dhe nė tė gjitha nivelet, nuk mund ta ndalojė avancimin e proceseve pėrpara. Mbetet krim qė e dėnojnė edhe njerėzit edhe pėrenditė, qė nuk e ha mendja as e njeriut dhe as e pėrendisė: qė e vret ndėrgjegja e njerėzimit; qė e vret edhe vrasėsin. Vrasja tė vret dhe kjo ėshtė e tėra. Ajo nuk mund tė kuptimėsojė asnjė krim. Pavarėsisht nga vrasjet, shqiptarėt do ta vazhdojnė marshimin e tyre drejt lirisė sė vet; caqeve qė u takojnė edhe si popull edhe si komb. Ky ėshtė fati i tyre i determinuar historikisht dhe ata kėtė doemos do ta takojnė.
__________________
Nevoja pėr te folur, hutimi dhe frika qe nuk ke asgjė pėr te thėnė, dhe lakmia qe tė tregohesh hokatar, janė tre gjėrat qe arrijnė ta bėjnė qesharak edhe njeriun me tė madh. (Voltaire)
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Dialog mes nje Muslimani dhe Krishteri! Muslimani Teologjia 12 25-05-2008 20:39
Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. Muslimani Kurani dhe Jeta 3 31-10-2006 20:22
Dilemat me te cilat perballen Rinia SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 0 27-06-2006 10:21
Dyzet hadithe mbi personalitetin Islamik SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 0 27-06-2006 10:08
Kur'ani Fisnik ne Shqip Administratori Kurani dhe Jeta 5 04-09-2003 16:15


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 10:24.




Parajsa Shqiptare