| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| NJĖ FILOZOF SHQIPTAR I SHEKULLIT Tė XVI-tė NICOLAS-LEONIC THOMAEUS II VEPRAT THOMAEUS hartoi dhjetė Dialogje sipas mėnyrės sė Akademikėve mbi ēėshtjet kureshtare ose tė rėndėsishme, si divinatione, de nominum inventione, de ludo talario, de precibus, de animorum immortalite, etj. Ai pėrktheu ose parafrazoi disa Traktate tė Aristotelit dhe tė Galienit, dhe botoi njė pėrmbledhje shkrimesh shumė tė bukura me titullin de Varia Historia, ku duke ndjekur zakonin e shekullit tė tij, nuk i citoi fare autorėt e vjetėr, nga tė cilėt mori mateialet. Pėr pėrkthimet zoti Huėt jep pėr tė kėtė dėshmi tė mirė, Emendotus interpres, ad auctoris autum totum se fingens. Ka diēka qė bie nė sy kur flasim pėr veprėn qė ka pėr titull de Varia Historia Libri tres, dhe kjo ėshtė se ai e shkroi atė nė rininė e tij dhe e botoi vetėm nė moshėn e pleqėrisė, mė 1531. Ja si thotė ai nė letrėn nistore pėr peshkopin Dunelme Cuthbert Tonstal. Commentariolos de Varia Historia quos alias juvenis admodum multiplici aum Graecorum tum Latinorum lectione confeceram seposueramque nunc endedos excudendosve curavi; ut quando maturious aetatis pleraque jam ą me de omnimoda philosophia exieurunt opera ex academicorum peripateticorumque fontibus honsta, haec qoque juvenilia studia nostra sua aliquando mercede non defrandarentur. Ja njė autor qė u tregua i kujdesshėm pėr tė mos ia paraqitur gjykimit tė publikut krijimet e rinisė sė tij, pėrpara se tė kishte fituar famė tė madhe me librat qė hartoi nė njė moshė mė tė pjekur. Ky qėndrim ėshtė shumė i matur: nuk ka asnjė autor qė tė mos jetė penduar pėr nxitimin me tė cilin ata kanė nxjerrė nė dritė provat e para tė pendės sė tyre, madje edhe mė parė se t'u dėrsinte qimja. (vazhdon) PIERRE BAYALE H46, 1903, nr 3 (mars) Njė familje dijetarėsh francezė me origjinė shqiptare Estienet A e dini se, thotė Junius Rubirius nė njė ode pėr Robert Estienin: Nempč uxor, ancilla, clientes, liberi, Non segnis examen domūs, Quo Plautus ore, quo Terentius, solent Quotidiančcolloqui Familja e shquar e Estienėve, qė e ka bėrė tė dėgjuar tipografinė dhe letėrsinė franceze, qė i ka dhėnė aq shumė njerėz tė ditur Rilindjes, ku tė gjithė, madje edhe fėmijtė dhe shėrbėtorėt e saj flasin latinisht, a e dini se ajo mbahet se ėshtė me origjinė shqiptare? Ja se ēfarė lexojmė nė Gjendja e aristokracisė tė Provansės (cituar nga A.F.Didot nė librin e tij Ese mbi tipografinė, Paris, 1851): Estienėt, nė latinisht Stefanus dhe nė dialektin e Provansės Esteve, janė njė nga familjet mė tė vjetra tė Provanusės origjina e sė cilės humbet nė kohė shumė tė largėta qysh nė vitin 1270 dhe megjithatė mendohet se ėshtė me origjinė nga Shqipėria. Ata kanė ruajtur gjithmonė tė drejtat dhe privilegjet e aristokracisė sė vjetėr. G 192, 1902, nr 7 (gusht) * Vargje tė cituara tė Origjina e tipografisė sė Parisit, botuar nga CHEVILLIER, Paris, 1694. REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT Tė I (1807-1814) (vazhdim) III Qė herėn e parė qė u pa e nevojshme t'u bėhej thirrje pėr ndihmė, shqiptarėt nuk u treguan tė denjė pėr pėrpjekjet qė kishin bėrė gjenerali Donzėlot dhe koloneli Minot pėr organizimin e tyre. Nė tetor 1809, ishujt e Zantes, Qefalonisė dhe Itakės u sulmuan nga anglezėt. Ato mbroheshin vetėm nga disa kompani shqiptare dhe disa qindra burrash tė marrė nga regjimenti francez dhe italinė; kėta tė fundit qėndruan heroikisht dhe u thyen vetėm pėr shkak tė numrit tė paktė tė tyre. Pėrkundrazi, shqiptarėt u hodhėn nė anėn e armikut. Edhe nė Sainte-Maure, ku gjenerali Kamuz i bėn ballė me nder njė rrethimi tė vėrtetė, sjellja e kontigjentit shqiptar nuk ishte mė e mirė. I gjithė efektivi i tij prej 34 oficerėsh dhe 789 ushtarėsh dezertoi, me pėrjashtim tė 13 vetėve qė si masė ruajtje i kishin futur nė burg, dhe vetė komandant Boēari, qė dyshohej pėr lidhje tė fshehta me armikun doli pėrpara njė kėshilli lufte, por ky i fundit e nxorri tė pafajshėm. Ata shqiptarė qė ishin vendosur pėrkohėsisht nė Korfuz dhe nuk kishin patur rastin ende tė kishin tė bėnin me armikun u ngrenė me forcė kundėr sjelljes sė bashkatdhetarėve tė tyre; ata e dėnuan ashpėr dezertimin e tyre dhe u kthyen tek gjeneral Gonzėloti duke e siguruar se do t'i qėndronin besnikė, dhe kishin arsye tė forta pėr tė qėnė tė tillė. Ndryshe ishte me dezertorėt e Sainte-Marire, qė ishin tė gjithė nga Moreja dhe nuk kishin me vete as familje dhe as bagėti qė tė detyroheshin tė mos largoheshin. Nga rroga e Francės kishin kaluar tek rroga e Anglisė qė kishte rekrutuar njė numėr tė madh tė bashkatdhetarėve tė tyre. Ishte e pamundur qė vetėm ata pak ushtarė rancezė dhe italianė qė kishte garnizoni i ? tė pengonin ikjen e tyre. Pėrkundrazi shqiptarėt e Korfuzit nuk ishin mercenarė, por muhaxhirė. Nėse ata dezertonin gratė, fėmijtė dhe pasuria e tyre* mbeteshin si pengje nė duart e autoriteteve ranceze, tė cilėt, mbi tė gjitha kishin mjaft trupa tė rregullta pėr tė shtypur ēdo pėrēapje pėr t'u arratisur. Siguria qė i dhanė Donzėlotit se do t'i qėndronin besnikė mund t'i jetė dukur kėtij tė fundit e sinqertė, por ajo nuk i dukej e mjaftueshme ministrit tė luftės. Duke qėnė shumė i pakėnaqur nga qėndrimi i shqiptarėve, perandori i dha urdhėr guvernatorit tė pėrgjithshėm tė ishujve Jonianė qė tė mbanin vetėm nga njė mijė prej tyre dhe kėta tė shpėrndaheshin nėpėr garnizonet e Korfuzit dhe tė Pargės, ndėrsa pjesa tjetėr tė dėrgoheshin nė mbretėrinė e Napolit. Kėto udhėzime, qė ministri i luftės u a dėrgonte me anė tė njė letre tė datės 12 tetor 1810 e pritėn gjeneral Donzėlotin dhe kolonel Minotin nė telash tė madh; nėse ata e kishin tė lehtė tė zbatonin pjesėn e parė, e dyta u dukej e parealizueshme. Pėr t'i hipur shqiptarėt nė anije, vinin nė dukje ata, do tė na duhet tė pėrdorim forcėn, sepse nuk do tė shkonin kurrė me dėshirė nė Itali, "nga frika se i organizojnė dhe i stėrvitin si trupa pėr frontin"; ata duhet vendosur nė koloni, por "ata nuk njohin zanat tjetėr, pėrveēse atij pėr tė qėlluar me pushkė me shumė shkathtėsi dhe shumė saktėsi, dhe do ta kenė shumė tė vėshtirė tė shtrohen dhe tė merren me punėt e bujqėsisė, sepse qė fėmijė janė mėsuar tė mblidheshin nė grupe qė sulmonin nė befasi shqiptarėt turq, i plaēkitnin ata dhe ktheheshin pėrsėri nė malet e tyre duke i u gėzuar plaēkės sė vjedhur". Nga ana tjetėr, mbreti i Napolit nuk deshte as t'ia zije nė gojė dhuratėn qė kishte ruajtur pėr tė perandori. Pėr ēfarė do t'i hynin nė punė kėta shqiptarė? Do t'i bėnin ushtarė apo kolonė? Nėse ata dezertuan nga ishujt Jonianė ku ata shėrbenin vullnetarisht, dhe ku ishin aq pranė atdheut tė tyre, me siguri qė do tė dezertonin ku e ku mė shumė kur do t'i ēonin nė njė vend tė huaj. "Ėshtė e rrezikshme, i shkruante Murati perandorit mė 26 tetor 1810, po tė dėrgohen shqiptarė nė mbretėrinė time, sepse ata do tė shtojnė numrin e cubave qė i bien nė qafė krahinave tė mia dhe me siguri do tė hidhen nė Siēili." Nė Napoli, si dhe nė Korfuz, u pėrpoqėn tė fitonin kohė, me shpresė se do tė vinin udhėzime tė reja. Por urdhėrat e perandorit ishin tė prerė. "Gjeneral Donzėloti tė zbatojė pikė pėr pikė urdhėrin tim, i shkruante ai dukės sė Feltrės mė 6 shkurt 1811; nuk i a vlen fare tė kesh nė Korfuz trupa qė nuk janė tė sigurta. Kjo do tė thotė tė shpenzosh mė kot shumė para." Perandori i pėrsėriti kėto udhėzime mė 31 korrik. "Ju duhet t'i shkruani gjeneralit Donzėlot se ėshtė e domosdoshme qė shqiptarėt tė ēoheshin nė Itali, sepse ėshtė fatkeqėsi tė shpenzosh aq shumė para pėr njerėz qė nuk janė besnikė." Disa muaj mė vonė, mė 7 shtator 1811, ai i dėrgoi ministrit tė tij tė luftės kėtė letėr**: "Mė habit shumė fakti qė gjeneral Donzėloti, megjithė urdhėrat e pėrsėritura qė unė i kam dhėnė pėr t'i dėrguar shqiptarėt nė Itali, vazhdon tė kėrkojė t'i mbajė atje. Kėta njerėz mė kushtojnė qimet e kokės duke i paguar dhe ushqyer nė njė vend aq tė vėshtirė pėr t'u furnizuar, dhe jo vetėm qė ata janė tė padobishėm, por, nėse nė ishull do tė zbarkonin anglezėt, ata do tė dezertonin dhe do ta dėmtonin keq vendin. Unė shikoj me shqetėsim se numri i tyre ėshtė shtuar dhe pėr pasojė shtohen edhe rreziqet e vendit. Pėrsėritjani gjeneral Donzėlotit urdhėrin qė tė pėrfitojė nga kthimi i fregatave pėr t'i ēuar shqiptarėt nė Itali, ku kanė pėr tė qėnė shumė tė dobishėm. Nė Korfuz duhen mbajtur vetėm njerėz besnikė. Qėndrimi i kėtyre njerzve ka kokėēarje tė dyfishtė, urinė dhe cėnimin e sigurisė sė ishullit." Guvernatori i pėrgjithshėm i ishujve Jonianė nuk kishte rrugė tjetėr veēse t'i bindej kėtyre urdhėrave aq tė prerė. Ai mori menjėherė masa qė, pėrveē shqiptarėve qė do tė mbaheshin pėr garnizonin e Korfuzit dhe atė tė Pargės, gjithė tė tjerėt tė hipnin nė anije. Ai i njihte aq mirė sa e dinte qė ata nuk do tė hipnin vullnetarisht, madje do tė pėrpiqeshin tė hidhnin nė dorė edhe varkat qė do t'i transportonin. Vetėm anijet e luftės ishin tė pėrshtatshme pėr atė punė. Donzėloti kishte nė pėrdorim divizionin e anijeve luftarake tė kapitenit Montfort, i cili, pasi kishte ēuar nė Korfuz disa pėrforcime, do tė kthehej pėrsėri nė Itali. Ai i mbante tė fshehta udhėzimet qė kishte marrė dhe do t'i zbulonte vetėm ditėn kur tė kishte erė tė mbarė qė t'i lejonte anijet tė niseshin dhe shqiptarėt tė hipnin nė to brenda disa orėsh dhe nė mėnyrė tė befasishme. Donzėloti e ka treguar vetė*** me hollėsi skenėn qė ndodhi nė atė kohė: "Sapo shqiptarėt morrėn vesh pėr masat qė kishte urdhėruar Madhėria e Tij, shumica e ushtarėve i u drejtuan oficerėve pėr t'ua bėrė tė qartė se ata nuk mund tė vendosnin tė largoheshin nga ishujt pėr tė shkuar nė tokėn italiane, duke patur me vete familjet dhe bagėtinė. Ata nxirrnin si arsye se, kur rusėt i kishin pranuar nė shėrbim tė tyre, ishin zotuar se do t'i pėrdornin vetėm nė ishuj ose nė territoret otomane, dhe se kėto kushte ishin vėrtetuar gojarisht nga gjenerali Cezar Bertie, kur ky i fundit i kishte hequr nga shėrbimi i rusėve pėr t'i futur nė shėrbim tė francezėve. Unė dhe kolonel Minoti s'lamė gur pa lėvizur pėr t'i bindur ata njerėz pėr tė hipur sa mė shpejt nė anije, por shumica e tyre thanė se mė mirė t'i dorėzoheshin mėrisė sė Ali Pashės, se sa tė shkonin nė dhe tė huaj. Ishulli ziente i tėri. Oficerėt kėrkuan disa ditė pėr tė pėrgatitur trupat e tyre. S'kishte rrugė tjetėr, veēse t'i hipje me forcė, ky ishte edhe plani im. Por filloi njė erė e mbarė para se ne tė pėrfundonim pėrgatitjet dhe zoti Moutfort urdhėroi nisjen e divizionit sepse detyra nuk e lejonte tė vonohej. Kėshtu qė shqiptarėt, me gjithė urdhėrat e perandorit dhe me gjithė masat e guvernatorit tė pėrgjithshėm mbetėn nė Korfuz. IV I vetmi njeri, qė me autoritetin qė kishte nė sytė e shqiptarėve, me emrin e mirė qė i kishte dhėnė karakteri i tij fisnik dhe me trimėritė, qė ndoshta do t'u kishte mbushur mendjen bashkatdhetarėve tė tij qė tė shkonin nė Itali, do tė ishte komandanti i batalionit, Andrucua, qė nė atė ēast kritik nuk ndodhej aty. Prej shumė muajsh ai ishte i burgosur nga Ali Pasha. Si pjesėmarrės nė tė gjitha bisedimet qė guvernatori i pėrgjithshėm i ishujve Jonianė kishte bėrė nė bregdetin e Epirit dhe nė brendėsi tė Shqipėrisė, me disa bejlerė qė s'donin t'u nėnshtroheshin qėllimeve tė fqinjit tė tyre ambicioz, Andrucua, pėr njė kohė tė gjatė udhėheqės i padiskutueshėm i krahinės sė Ēamėrisė, kishte shkuar nė ish territoret e tij duke u pėrpjekur t'i pėrfshinte nė njė konfederatė qė do tė luftonte kundėr pashait tė Janinės. E kishte pėrfunduar misionin dhe nė ēastin kur po kapėrcente ngushticėn pėr t'u kthyer nė Korfuz, pashai kapi varkėn franceze me tė cilėn udhėtonte dhe e zuri rob bashkė me disa tė afėrm tė tij. Kjo fyerje e rėndė qė i u bė flamurit tė vogėl perandorak tė varkės shkaktoi njė tronditje tė madhe nė Korfuz dhe u ndje deri nė Paris. Konsulli i pėrgjithshėm i Francės nė Janinė dhe ambasada franceze nė Konstandinopojė bėn tė gjitha pėrpjekjet e tyre pėr lirimin e Andrucos, por mė kot. Pėr muaj me radhė kėrkesat e Pukėvilit dhe tė Latur Moburgut ndeshėn nė stėrhollimet e zakonshme tė diplomacisė sė Lindjes; mė nė fund ambasada arriti tė merrte nga Porta e Lartė njė urdhėr pėr pashain, qė tė lironte tė burgosurin. Po atė ditė qė mbėrriti nė Janinė i dėrguari special i Portės me urdhėrin pėr Ali Pashėn, mė 12 tetor 1812, komandanti i batalionit, ditėziu Andruco u gjend i vdekur poshtė dritares sė burgut. Pashai e kishte goditur dhe e kishte hedhur kufomėn e tij nga dritarja pėr tė krijuar pėrshtypjen sikur ishte vrarė vetė gjatė orvatjes pėr arratisje****. Zoti Andruco, i shkruante gjenerali Donzėlot ministrit tė luftės, duke i dhėnė lajmin e vdekjes tragjike tė komandantit tė batalionit shqiptar meriton lėvdata pėr besnikėri gjatė gjithė kohės tė veprimtarisė sė tij nė shėrbim tė francezėve; por ai ėshtė bėrė i denjė pėr dashamirėsinė e perandorit pėr guximin dhe vendosmėrinė qė ka treguar gjatė qėndrimit nė burg. Rrahjet, tmerri i birucave, tė gjitha llojet e vuajtjeve nuk e detyruan dot tė hiqte dorė nga ajo qė ai e deshte mė shumė se jetėn, qėnia oficer nė shėrbim tė Madhėrisė sė Tij. Ai pėlqeu mė mirė tė vdiste nga torturat se sa t'i nėnshtrohej Ali Pashės, qė pėrdori tė gjitha mjetet dhe mėnyrat pėr ta bėrė pėr vete. Ai kishte shpirtin dhe ndjenjat e njė francezi tė vėrtetė (Vazhdon) (Pjesė e nxjerrė nga Carnet de la Sabreta che) G 133-136, 1902, nr 4 (prill-maj) * Sipas njė raporti tė gjeneral Donzėlotit, numri i personave qė pėrbėnin familjet e shqiptarėve tė rekrutuar ishte 1036 burra, gra, djem dhe vajza tė tė gjitha moshave. Ndėrsa numri i kafshėve qė u pėrkisnin atyre ishte 4.060 dhen, 1.426 dhi, 36 kuaj ose mushka, dhe 1 lopė. ** Letėrkėmbim i Napoleonit, letra nr.18120 *** Raport i 1 marsit 1812 **** Pėr ngjarjen tragjike tė Andrucos, shikoni letėrkėmbimet e guvernatorit tė pėrgjithshėm tė ishujve Jonianė qė gjenden nė arkivat e luftės dhe ato tė konsullatės tė Janinės dhe tė ambasadės nė Konstandinopojė qė janė nė arkivat e punėve tė jashtme. Pukėvili nė librin e tij Historia e rilindjes sė Greqisė i ka kushtuar vdekjes sė Andrucos disa faqe plot mallėngjim. (Vazhdim dhe fund) V Qėllimi fisnik i komandant Andrucit, si tė thuash, e ndreqi qėndrimin e shqiptarėve tė Sainte-Maure dhe tė Qefalonisė. Ai tregoi se, nėse disa nga ata kishin qėnė tė padenjė pėr famėn e trimėrisė dhe guximin e racės sė tyre, tė tjerėt e meritonin qė Franca tė interesohej pėr ta. Koloneli Minot mendoi se erdhi ēasti i duhur pėr ti propozuar perandorit njė riorganizim tė plotė tė trupave shqiptare. Raporti qė ai i dėrgoi ministrit tė luftės mė 20 maj 1812 na u duk shumė interesant prandaj po e riprodhojmė gati tė plotė. Efekti i regjimentit ėshtė 1.604 vetė Po tė zbresim kompanitė e Ajės dhe tė Pargės qė mund tė Organizohen nė kompani tė rojeve Bregdetare, 208 vetė Mbeten 1.396 vetė Unė propozoj qė me kėtė numėr tė krijohet: 1. Njė detashment i zgjedhur pėr gardėn perandorake qė mund tė kishte 500 vetė dhe ndoshta edhe mė shumė. 2. Tė largoheshin nga shėrbimi tė gjithė oficerėt, nėnoficerėt dhe ushtarėt qė mund tė kthehen nė Shqipėri dhe qė nuk do tė caktoheshin pėr tė shėrbyer nė detashmentin e gardės. 3. Me tė gjithė ata qė mbeten tė formohet njė vendqėndrim refugjatėsh, tė cilėt do tė ndihmoheshin nė kėtė mėnyrė (Dhe vazhdojnė hollėsitė mbi rrogėn dhe shpėrblimet qė propozonte Minoti). Raporti pėrfundonte me kėto fjalė: Ėshtė e domosdoshme qė, oficerėve, nėnoficerėve dhe ushtarėve, tu premtohej se pas njė viti do tu jepeshin leje gjashtėmujore pėr ata qė dėshironin tė shkonin nė Korfuz ose nė Shqipėri pėr tė parė familjet nga tė cilat nuk ndaheshin dot, dhe se pas katėr ose gjashtė vjet do tė ishin plotėsisht tė lirė tė gjithė ata qė nuk do tė deshnin mė tė vazhdonin shėrbimin e tyre ushtarak. Nėse do tė arrihej kjo, perandori nuk do tė kishte pranė vetes ushtarė mė besnikė, mė tė sakrificės, mė tė pėrkorė dhe mė tė palodhur. .. Nėse shqiptarėt janė aq shumė tė verbėr sa nuk arrijnė ti shohin tė gjitha pėrfitimet qė do tė kenė nga njė situatė e tillė dhe nėse ata nuk do tė pranojnė tė marrin pjesė nė detashmentin e kėrkuar pėr gardėn perandorake, atėherė skemi se ēfarė masė tjetėr tė marrin veēse tė largoheshin tė gjithė shqiptarėt nga shėrbimi pranė Madhėrisė sė Tij, me pėrjashtim tė disa familjeve, qė kanė dhėnė prova tė njė besnikėrie tė plotė dhe qė nuk mund tė mos ti ndihmojnė. Ndėrsa tė tjerėt duhen dėbuar nga ishulli pa marrė parasysh asnjė arsye. Pėrgjigja e kėtij raporti u prit pėr mė shumė se njė vit nė Korfuz. A do ti pranonte perandori konkluzionet e tij? A do tė pranonte ai tė pėrfshinte nė gardėn perandorake njė kontigjent shqiptar? Minoti shpresonte se perandori do tė pranonte, madje filloi tė zgjidhte midis oficerėve dhe njerzve tė tij ata qė do tė merrte me vete. Guvernatori i pėrgjithshėm nuk kishte shumė besim; ai kishte frikė se mos pėr arsye tė rendit politik pengohej zbatimi i kėtij projekti; me tė vėrtetė qė agjentėt e huaj mund tė gjenin nė zbatimin e tij shkaqe pėr ti dhėnė tė kuptonte Portės se Franca kishte synime mbi kėtė pjesė tė perandorisė otomane. Pėrveē kėtyre, gjithmonė i a vlente ti mbaje shqiptarėt nė Korfuz dhe tė shqyrtoje me kujdes njė varjant tjetėr sipas tė cilit, duke mbajtur elementet mė tė mirė, do tė formohej njė regjiment qė do tė ishte nė ēdo kohė apo situatė njė pėrforcim pėr garnizonin e ishullit, ndėrsa shqiptarėt qė shynin nė punė dhe ata qė mund tė ktheheshin nė vendin e tyre jo me forcė tė largoheshin nga shėrbimi ushtarak dhe bashkė me pjesėn tjetėr tė krijonin njė vendqėndrim refugjatėsh. Duke pritur qė tė vendosej pėr fatin e tyre, shqiptarėt kėrkuan tė jepnin njė provė tė besnikėrisė sė tyre. Letra qė i dėrguan perandorit mė 5 mars 1813 ėshtė e ēuditshme. Ajo ėshtė shkruar greqisht me pėrkthimin frėngjisht pėrbri, dhe ėshtė hartuar me fjalėt e mėposhtėėme: Zotėri, Regjimentit tuaj shqiptar, i larguar nga teatri i luftės pėr shkak tė rrethanave, i vjen shumė keq qė spati mundėsi tė bėnte pėrpara syve tuaj njė luftė qė do tė plotėsonte dėshirat e popullit tuaj shumė tė madh. Tė gjithė ata qė pėrbėjnė kėtė trupė, muhaxhirė nė territorin tuaj, jetėn e tyre i a detyrojnė mirėsive tuaja: ata guxojnė tju japin, pėr gardėn e personit tuaj tė shenjtė, tre nga bashkatdhetarėt e tyre tė dalldisur, tė armatosur, tė veshur dhe tė pajisur sipas mėnyrės sė stėrgjyshėrve tė tyre. Shqiptarėt tuaj ju luten, zotėri, tė mos i quani si tė huaj. Ata ju kėrkojnė favorin qė ti futni nė radhėn e qytetarėve tuaj mė besnikė, mė tė sakrificės dhe mė mirėnjohėsit.* Korfuz, mė 5 Mars 1813 Oficerėt, nėnoficerėt dhe ushtarėt e regjimentit tuaj shqiptar. Kolonel, Minoti Komandanti i batalionit Kristaqi; Major Zani; Major Cica; Major Nossi Fotamaro; Major Tuzazervasl (Vazhdojnė 35 firma) Kjo ishte rrugė zgjidhja qė propozoi gjenerali Danzelot dhe qė perandori e miratoi. Dekreti qė riorganizonte regjimentin shqiptar ėshtė datuar nga kuartieri perandorak mė 6 nėntor 1813: NENI 1. Regjimenti shqiptar i krijuar me dekretin tonė tė korrikut 1809 dhe nė kohėn tonė i pėrbėrė nga gjashtė batalione do tė zvogėlohet nė dy batalione me nga gjashtė kompani secili, nga tė cilat njė me efektiv tė zgjedhur nga luftėtarėt mė tė zotė dhe pesė me efektiv pushkatarėsh. NENI 2. Efektivi i shtabit tė batalionit dhe ai i kompanive do tė caktohen si mė poshtė: Shtabi i batalionit 1. kolonel 2. komandantė tė batalionit 2 nėnmajorė 2 oficerė francezė qė drejtojnė 1 komandant garnizoni 1 kryekirurg 1 ndihmės kryekirurg 1 prift batalioni 4 ndihmės nėnoficerė gjithsej 15 vetė Kompanitė 1 kapitenė 1 toger 1 nėntoger 1 rreshter i parė 4 rreshterė 1 nėnoficer furnizimi 8 tetarė 84 ushtarė 2 kornetistė gjithsej 103 vetė Kėshtu efektivi i regjimentit do tė jetė njė mijė e dyqind e pesėdhjetė e njė vetė nga tė cilėt 47 oficerė dhe 1.204 nėnoficerė dhe ushtarė. NENI 3. Oficerėt, nėnoficerėt dhe ushtarėt qė janė nė gjendje pėr tė shėrbyer nė ushtri, por qė nuk do tė pėrfshihen nė organizimin e ri, do tė priten mė pas dhe do tė paguhen me rrogėn e punės, duke pritur zėvendėsimin e atyre qė do tė largohen pėr kėtė ose atė arsye. Ata qė do tė dėshironin tė ktheheshin nė atdheun e tyre do tė marrin leje nga guvernatori i ishujve Jonianė. NENI 4. Dispozitat e dekretit tonė tė 1 korrikut 1809 qė kanė tė bėjnė me rrogėn, ushqimet, zėvendėsimin e oficerėve, uniformėn e regjimentit dhe prapavijėn nuk kanė ndryshuar. NENI 5. Nė Korfuz do tė krijohet njė vendqėndrim pėr muhaxhirėt shqiptarė, ku do tė vendosen burrat qė sjanė nė gjendje pėr shėrbimin ushtarak aktiv, fėmijtė meshkuj nėn 15 vjeē, gratė dhe vajzat e muhaxhirėve tė cilėve do tu jepen ndihma materiale. NENI 6. Kėto ndihma do tė caktohen si mė poshtė, pra: Pėr burrat, pėrfshi kėtu edhe fėmijtė meshkuj mbi 10 vjeē, 1 frangė nė ditė; pėr fėmijtė meshkuj nėn 10 vjeē, 60 qindarka nė ditė; pėr gratė dhe vajzat, 50 qindarka nė ditė. Personat qė do tė pranohen nė vendqėndrimin e muhaxhirėve do ti nėnshtrohen njė kontrolli tė pėrgjithshėm. Kontrolli do tė ushtrohet nga njė inspektor qė do ti kalojė nė revistė njė pėr njė tė gjithė muhaxhirėt dhe pėrfundimet e kėtij kontrolli do tė miratohen nga guvernatori i pėrgjithshėm. NENI 7. Pagesa e ndihmave do tė bėhet ēdo muaj nga fondet e rrogave dhe sipas paqyrave tė inspektorit. Kur mbėrriti ky dekret nė Korfuz, Minoti ishte larguar qė andej. Edhe nėse perandori nuk i mori parasysh propozimet e kolonelit dhe nuk pranoi tė fuste nė gardėn e tij kontigjentin shqiptar, prapėseprapė ai e shfaqi kėnaqėsnė pėr oficerin e mirė, i cili pėr gjashtė vjet rresht bėn gjithēka qė mundi pėr tė qetėsuar detyrėn e vėshtirė tė organizimit ushtarak tė shqiptarėve. Mė 31 korrik tė vitit 1813 i dha atij gradėn e gjeneralit tė brigadės. Kur po largohej nga Korfuzi, komandėn e pėrkohshme tė regjimentit, Minoti ia dorėzoi komandantit tė batalionit Kristaqit. Pėr tė zėvendėsuar Minotin u caktua majori Mialet, i regjimentit tė 6-tė tė frontit, por me sa duket ai nuk e mori nė dorėzim detyrėn e tij. Rrethana tė caktuara u bėnė pengesė pėr zbatimin e dekretit tė Majantės. VI Ishujt ndėrruan pėrsėri zot. Ēfarė do tė bėnin muhaxhirėt shqiptarė nė Korfuz? Mė 1798 Rusia i kishte marrė nė shėrbim tė saj. Franca, me zemėrmirėsi, i kishte mbledhur mė 1807. A mund ti kantiste ajo? Gjenerali Donzėlot, pavarėsisht se ata mund ti kishin shkaktuar edhe telashe, u kishte qėndruar besnik zotimeve qė qeveria franceze kishte marrė ndaj tyre; ai i kishte mbrojtur, i kishte mbajtur me bukė ata dhe familjet e tyre. Madje ai vetė kishte marrė njė hua prej 100.000 franga qė tu paguante rrogėn. Nė ēastin kur gjenerali Kampell i dėrguari i fuqive aleate, do tė merrte nė zotėrim ishullin e Korfuzit, guvernatori i pėrgjithshėm ndėrhyri edhe pėr fatin e shqiptarėve. Regjimenti shqiptar, i thoshte Donzėloti baroni de Bulnua, tė dėrguarit tė Luigjit XVIII-tė pėr tė kryesuar zbrazjen e ishullit, mund ti kalojė komisarit tė fuqive aleate. Nėse ai nuk ėshtė i autorizuar ta marrė regjimentin nė shėrbim tė fuqisė qė ka Korfuzin, unė dua qė gjatė dy muajve tė paktėn tu japė bukė kėtyre trupave dhe njėkohėsisht tu japė kohė tė largohen ca nga ca qoftė nė atdheun e tyre, qoftė nė ndonjė vend tė Greqisė, qoftė nė Egjipt. Gjendja nė tė cilėn ndodheshin shqiptarėt u bė shkak pėr shkėmbimin e notave midis baronit de Bulnua dhe gjeneralit Kampell. Korfuz, 20 qershor 1814 I nėnshkruari, komisar i Madhėrisė sė Tij Luigji XVIII-tė pėr dorėzimin e ishullit tė Korfuzit, ka nderin, sipas paraqitjes tė Shkėlqesisė sė Tij, zotit guvernatorit tė pėrgjithshėm Donzėlot, ti kėrkojė Shkėlqesisė sė Tij, zotit gjeneral lientenant Kampell, komisarit tė fuqive aleate, qė ushtarėt shqiptarė, qė tashmė formojnė njė trupė ndihmėse nė garnizonin francez tė ishullit tė Korfuzit, tė vazhdojnė tė marrin rrogė nga fuqia tė cilės do ti pėrkasė ky ishull dhe qė do ta marrė atė pėrfundimisht nė zotėrim. I nėnshkruari i lutet Shkėlqesisė sė Tij gjeneralit Kampell ta ketė parasysh kėtė kėrkesė modeste nga pikėpamja se kėta ushtarakė tė huaj edhe Franca i kishte pranuar, kur ishulli i Korfuzit i u dorėzua nga Rusia, dhe se kėta shqiptarė kanė rėndėsi si tė syrgjynosur fatkeqė dhe se kjo do ta kompromentonte sjelljen e tyre kur tė binin nė dėshpėrim nga nevoja. Gjeneral baroni DE BULNUA I nėnshkruari ėshtė shumė nė hall nė lidhje me gjendjen e kėtij populli; duke e ndjerė thellė gjendjen ku e kanė shpurė rrethanat, nė tė njėjtėn kohė ėshtė i paaftė ta rregullojė kėtė punė me ēdo qeveri tjetėr veē asaj tė Britanisė sė Madhe. Mė tė mirėn qė mund tė bėjė i nėnshkruari nė kushtet e tanishme, ėshtė qė tu japė ushtarėve shqiptarė, qė janė nė gjendje tė mbajnė armė dhe tė kryejnė ndonjė shėrbim ushtarak, tė njėjtin racion si trupat greko-shqiptare nė shėrbim dhe me pagesė tė Britanisė sė Madhe, deri sa ai tė marrė udhėzime pėr problemin e tyre. Ėshtė e domosdoshme qė tė vendoset njė gjendje qė tu tregojė gjithė ushtarėve tė aftė tė kryejnė njė shėrbim aktiv qė pranojnė tu nėnshtrohen tė gjitha zakoneve, ligjeve dhe rregullave tė luftės pė tė mbajtur rregullin dhe disiplinėn e fortė ashtu si janė ato edhe nė ushtrinė angleze. Gjeneral KAMPELL Mė 21 qershor 1814, njė shpallje e gjeneralit de Bulnua, i vinte nė dijeni shqiptarėt pėr vendimin qė, me anė tė njė veprimi zemėrgjerėsie, i denjė pėr karakterin e tij fisnik kishte marrė gjenerali Kampell ndaj tyre. Ata nuk vonuan ti provonin ndjenjat bujare tė komisarit anglez. Sapo kėtij tė fundit i raportuan pėr shumat e mėdha qė kėrkonte mbajtja e kėsaj trupe, gjoja pėr arsye tė njė organizimi tė ri, ai nxitoi dhe e zvogėloi jashtė masė efektivin e saj. Pak nga pak u larguan njė numėr shumė i madh oficerėsh dhe ushtarėsh. Luftėrat pėr pavarėsinė e Greqisė u dhanė fund halleve tė tyre. Kėta luftėtarė qė ishin treguar, me pėrjashtime tė rralla, ushtarė aq tė kėqinj tė radhėt e njė ushtrie tė rregullt, nė kėto beteja gjetėn rastin tė shpalosnin cilėsitė e tyre reale. Pjesa mė e madhe e krerėve qė u shquan nė atė kohė kishin shėrbyer nė regjimentin shqiptar. Kėshtu qė pėrpjekjet e Donzėlotit dhe tė Minotit nuk kishin shkuar tė gjitha dėm dhe njė udhėtar francez qė, disa vjet pas zbrazjes sė Korfuzit, kaloi pėrmes maleve tė Epirit dhe tė Moresė, e gjeti kudo tė respektuar emrin e ish guvernatorit tė pėrgjithshėm tė ishujve Jonianė: Unė i jam borxhli gjeneralit Donzėlot, shkruante ai, pėr kėnaqėsinė e patreguar kur pashė kombin tim qė adhurohej nga njerėzit mė pak tė prekshėm nga mirėnjohja dhe ndjeshmėria. A.BOPPE Carnet de la Sabretache (Fletorja e shėnimeve e Sabretashit) G 155-160, 1902, nr 5 (qershor) * Nė njė raport tė ministrit tė luftės pėr perandorin, qė mban datėn 20 tetor 1813 (Arkivat kombėtare, A F IV, 1173) jep tė dhėna interesante mbi kėta tre kalorės tė regjimentit shqiptar: Zotėri, Madhėria Juaj ka vendosur, mė 21 tė muajit qershor 1813 qė tė tre kalorėsit qė do tė dėrgonte regjimenti shqiptar tė futeshin nė eskadronit tė manekinėve tė gardės perandorake. Kėta tre kalorės, tė hipur mbi kuaj arabė, kanė mbėrritur nė Paris. Ata mi paraqiti baroni Theotocki, kryetar i Senatit tė Korfuzit. Ata janė tė armatosur dhe tė veshur allashqiptarēe, dhe janė tė mbėrthyer aq keq nė armėt dhe kostumet e tyre sa janė gati tė heqin dorė prej tyre. Ato armė dhe ai kostum nuk ndryshojnė shumė nga uniforma dhe armėt e mamėlukėve, dhe unė nuk shikoj ndonjė tė keqe po tė plotėsojmė dėshirėn e kėtyre tre shqiptarėve. I lutem Madhėrisė Tuaj tė ketė mirėsinė tė mė informojė nėse Ai e miraton qė kėta tre kalorės tė mbajnė armėt dhe uniformėn e tyre. Bibliografi Zoti Dr. Michele Marchiano, profesor nė liceun e Foxhias nė Itali, na njoton se sė shpejti do tė botojė njė libėr tė titulluar LAlbania e lopera di Gerolamo de Rada*. Libri do tė botohet nga V.Vecchi, nė Trani dhe do ta ketė ēmimin 4 lira. Vepra e profesor Marchiano do tė ketė 400 faqe dhe do tė trajtojė sidomos veprimtarinė letrare tė zotit de Rada. Pėr kėtė do tju vėmė nė dijeni nėpėrmjet revistės tonė. G 175, 1902, nr 6 (korrik)
__________________ Nobody is perfect ... |
|
#2
| ||||
| ||||
| Anastas Kullurjoti Midis burrave tė shkelqyem tė historis s’onė kombtare nė pikpamje literature thom se duhet pėrmendun edhe nji shqyptar i shkretė i cili sa do lemun e rrituun nė Greqi ka punue aqė shumė pėr kombin shqyptar, sa tė pakė Shqyptarė kan veprue. Pse ky ka qenė prej atyne tė pakve Shqyptarė tė Greqis q* u mundue pėr Shqypni, kujtoj se detyra e jonė ėshtė pėr mos mė u qitė nė haresė. Ky ėshtė, pra, patrioti i math shqyptar i shndritshmi Anastas Kullurjoti. Ky Shqyptar i math e i pa-shembėllt ka pasė lemun mė 1722 mbas Kr., nė nji lagje t’Athinės ne emnin “Plaka” e cila edhe sot nė Athinė e sjell ket emen, se ėshtė ma e motshmja mehall’e Athinės, mėhalla plakė, e cila edhe sot banohet prej Shqyptarėsh, q* flasin e bisedojnė gjithmonė shqyp me shoqi-shoqin, sa edhe me dashtė mė folė ma hollė, gratė shqyptare tė ksaj lagje nuk dijnė mė folė greqisht sa do q* gjinden nė krye-qytetin e Greqis. I at’ i tij nji luan i gjall, fatos nga ma tė permendunit, e dha jetėn e tij pėr independencen greke, nėn termalet e kodrės “Akropolis” tue luftue kundra urdive turke. Anastas Kullurjoti studimet e tij enkyklopedike i mbaroi n’Athinė; mandej pėr me i plotsue ka shkue nė Amerikė tė Verit mbas nji misjonit amerikan. Atje tue u vaditun me ajrin e lirė e me principet tė nalta ideale tė kombsis, ka muejtė me njoftė edhe ma mirė e me ēmue kombin e vet tė vėrtetėė pėr tė cilin thirej me veprue. Kur ka kthye nė Greqi ka mujtė me dijtė 6 gjuhė. N’atė kohė kuer fanatizmi i grekve pėr kombsi ish tepėr i math, Kullurjoti kish guximin me ngrehė flamurin kombtar tė Shqypnis midis tė Athinės, tue ēpallė andej e kndej nepėr bashkatdhetarėt e tij ndjenja kombtare e dashtni pėr Atdhenė. Leēite e predikonte pėr ē’do tė diele pėr mbi ēashtjen e gjuhės shqype, pėr nji ide nationale e pėr nji bashkim tė gjithmarshėm tė shqyptarve tė Greqis me ata tė Shqypnis. Mendimet e nalta tė tij i ēfaqte me anė tė nji gazetės sė tij nėn emnin “Zan i Shqypnisė”* tė cilėn e botonte greqisht brenda nė atė Athinen! I guxueshėm i pa-pritueshėm edhe pa ju shmangė as nji rrezikut, ēili shkollė tė natės n’Athinė pėr me msue bashkatdhetarėt e vet, shqyptarėt e Greqis gjuhėn amtare shqype; krijoj nji shoqni shqyptarėsh, e cila pėr pak kohė numrote shumė anėtarė, edhe qėllimi i sė cilės ishte marrėveshja pėr nji lidhni e bashkim tė ktyne me Shqyptarėt e tjerė tė Shqypnis e tė Greqis; ka shtypė atherė e ka qitė nė dritė abetarin e gjuhės shqype e disa libra tė tjera shqyp. Aso kohėt kur i pa-harruemi, i famshmi udhė-heqės Abdyl beg Frashri luftonte pėr tė drejtat shqyptare e kuer bahej fjalė pėr me i dhanė Greqis Shqypnin e poshtme Epirin, i madhi Kullurjot, justus et tenar si thotė edhe z. Louis Benloew, ēoi zanin e ashpėr deri nė kubėn e Qiellės, edhe kaqe i kundrėshtoi ktij vendimi satanik t’Europės pėr ket coptim te Shqypnis tė pa drejtė me anė tė ditores sė tij, sa zan’ i i ktij burri u ndigjue shumė lark e bani me shungullue e me u tronditė gjithė shtyp’i Greqis; ky ish shkaku q* heroji jynė ra nėn mnijėn e nė urrejtjen e qeveris greke edhe populli i Greqis e njojti si pėr trathtar tė kombit! Tė e mramja u pėrbuz e u neverit tepėr sa e zunė edhe me gurė e psoj ma shum se aj apostulli Pavli, por i pa-drashtun e bujar gjithmonė ato ndjekje e tė mshame tė kqija i duroj e pa u dishprue as pakė pasoj i pa-tundun veprėn e tij tė madhnueshme patriotike. Ma nė funt niset pėr Shqypni pėr m’u marrė vesht me shqyptarėt e tjerė pėr ēlirimin e sigurimin e Shqypnis por mjerisht, kur ja mrijni nė Gjinokastrė s’e lanė as prej kalit me sdrypė. Konsulli i Greqis i atij qyteti ja zbuloi mendimet e tij sundimtarit tė vendit e kshtu me urdhen tė rebtė e kthyne shpejt nė Sarandė e e ēuene tė lidhun nė Pirč, tė Greqis ku e burgosne! Kur doli prej burgut botoi nji libėr fort tė vlefshim e interesant nėn titullin Ankimet Shqyptare**, ku me nji dishprim tė math, por edhe me nji hollsi e mjeshtri kallzonte neveritjet e grekve kundra Shqyptarve e ndjekjet e ktyne kundra gjuhės e shdrivillimit t’onė kombtar, edhe mbi gjith reziqet q* e gjetnė ma von ky nuk prani kursesi me ndjellė popullin shqyptar nė detyren e tij tė shejtė kombtare, gjith ashtu s’pushoi sė botuemi gazeten e tij Zan’i Shqypnis tui shkrij gjith mall e pasunin e tij pėr kombin shqyptar. Ksi patrioti ishte Anastas Kullurjoti, qe kurrė s’ka pėr t’u harrue prej neve Shqyptarvet! Kr. Floqi Fletore e Ali pashės Kush t’a kėndojė tė ēuditet me trimėrit e tija e t’i japė shumė rahmet [Zoti E.Legrand, i ndritėshmi dietar i Parisit, shpalli mė 1886 njė libėr 648 vjershash gerqishte tė cilat i mblodhi nė Toskėri. Kėto vjersha, si thotė me arėsye Zoti Legrand, jo vetėm janė tė bukura, po kanė dhe tė madhe vlerė letrėrishte. Duket se auktori ka qėnė Shqipėtar e muhamedan, e se kish njė dashuri tė fortė pėr Ali pashėn. Me lejė tė Zotit Legrand, po zėmė t’a pėrkthejmė, kėtė vjershė gėrqishte tė Toskėrisė, kėtu shqip e mė poshtė frėngjisht.]. KURRĖ kush tė mos thotė se ėsht i lumė, - se ėshtė i gėzuar sa jeton kėtu nė kėtė botė; - bota ėshtė si rrotė, vėrvitet kėtu kėtje, - kurrė nukė qėndron mė vėnt, kthehet gjithėnjė. – I ndėgjuari Ali pasha, trimi i Toskėrisė, - i tmeruari e i tutėshmi, shėmbėlluėsi i Burros, - ē’tė keqe hoqi, ē’mjerim tė madh – nė pleqėsi tė helmuar, nga ana e Mbretit! – Kurrė nukė besonte tė bjerė nė njė tė tillė ditė, - t’i pritet koka, t’i dėrgohet nė Stamboll… Posa i hapi sytė mirė e zu tė shohė – hidhėrimin e frikėshm tė Dovletit fortė, - atė hop dėrgoi tė mbledhė ushtėri – ndėpėr gjithė Shqipėri e t’a urdhėrojė; - u dėrgoi edhe hajdutėve, kapetanėve – t’i mbledhė tė gjithė, muhamedan’ e tė krishterė. Ali pasha dėrgon fjalė gjithė Shqipėtarisė dhe hajdutėve tė mblidhen “Ti Kolonjė e Danglli, Vlorė e Berat, - Elbasan, Toskėri e Dibrė e Mat, - Skrapar e Arvan e Korēė e Pėrmet, - tani ju dua tė vini qė ndodhem nė shtrėngicė tė keqe. – Delvinė, Gjirokastrė, Rizė e Tepelen, - Paramithi e Ēamėri, tė vini se e solli shorti. – Agrafė e Kseromer, Vallto e Karpenic, - kush ėshtė kapedan im shėrbėtor tė niset me tė shpejt!” Tė gjithė u-nisnė tė gėzuar me nxitim, - u-mbluathnė me sulm nė Janinė. Mbledhur prej Zotit Emile Legrand. Kush t’a kėndojė tė ēuditet me trimėrit e tija e t’i japė shumė rahmet. Pėrfjalimi i Ali pashės Shqipėtarėve Ku jini sokolat e mij Toskė, e ju Rizotė tė lėvduar, - Elbasanas e tė tjerė Gegė trima, - o burrani, luanat e mij Kosturės, Ēamėr e Vlorės, - Beratės, Pėrmetas, Dangllitė e Kolonjarė, - e Skraparas e burra t’Arvanos, kapllanė tė Tepelenit, - e Korēarė e tė tjerė tė mij Delvinjotė; - o burrani, sklyfterė kapedanė, nga Hasia e nga Agrafa, - nga Kseromeri, nga Valltua, e ju nga Karpenici; - tė gjithė gati n’armėt, mprehni spatat tuaja, - lani dufeqet tuaja, shaloni kuajtė! – Mėsuat se armiqt’ e mij Dovletit – i u-qanė shumė kundrė meje tė mjerit, - armiqt’ e mij Pasho-beu edhe Dramalliu, qė tė mė prishin; - po dhėntė Pėrėndia e i zėntė qė tė dy faji i tyre; - se unė s’i kam as ndonjė faj Dovletit, - kam shėrbuar me besė nė gjithė shėrbimet e tija: - Mora Ada-Kalenė si trim i fortė, - vajta kundrė Pasvandxhiut, i u-hodha si luan. – Lėftova me Francėn me tė hollat e mia; - nė zjar tė Moskovit dėrgova djelmėt e mij; - shtira nė dorė Prevezėn, prisha Sulin; - mora Pargėn, si gjithė bota e dinė. – Zbuta hajdutėt; luani edhe ndreu, - ujku edhe delia, ecijnė bashkė nė pyjtė. – Nė doni nderin e nė ju pėlqen lavdi, - armiqtė tanė t’i goditni e t’u bini, - Pasho-bėnė e Dramallinė q* u-bėnė shkak – e dolla nga zėmėra e Dovletit lartė. – Erdhi koha tė rrėfeni trimėri e famė, qė t’i dėftoheni botės e tė mirni lavd. – O burrani, luanat e mij, shpejt, t’u derdheni Konjarėve – si uj nė mes tė deleve, gakun t’u a pini. – O burrani, sokola Toske, mirni tė gjithė armėt, - as fare tė mos i kini frikė Osmanllitė; - o burrani, kapllana Gegė, sklyfterė Shqipėtarė, - si luana t’i ēani Anadollakėt e treshė; - se do tė vijnė nė vėnt tonė t’a marin, - e tė bukurin atdhenė tonė do t’a turpėrojnė; - se nukė do tė kini nder nė na shkelshin, - e nė turp tė math do t’na lėnė pėr jetė; - e pastaj do tė kini turp, do tė hyni nė frikė, - pėrandaj tė silleni bukur nė luftė; - e nė m’u-zėmėrua pakėz Dovleti i lartė, - nė mė qėndrofshit ju tė besės, m’a ndjen fajin, - si Pasvandxhioglit q* kish lėftuar – tre vjet e pastaj u-ndye. Mbledhur prej Zotit Emile Legrand Kush t’a kėndojė tė ēuditet me trimėrit e tija e t’i japė shumė rahmet. Pėrfjalimi i Ali pashės Shqipėtarėve. (funt) E ATO e tė tjera tha, e i u urdhėron – tė ndodhen pa fjalė tė gjithė atje ku u dha urdhėr. – Veli pasha vate tė zėrė Prevezėn; - e i biri Muhatar pasha e Ali pasha zunė Beratin – me ushtėrinė qė kishin e me gjithė mindatin. – Imerbeu u-nis, vate nė Mullallėk – bashkė me Ballaskėn, e i vuri me tė shpejt zjar vėndit. – Selihtari nė Danglli, nė kala tė Melesinės, - shtie shėndoshė vėndin nė dorė, as lė njėri tė shpėtojė. – Mahmud beu, djal i ri, i bir i Muhtar pashės, vete, - me ushtėrin’ e tija vete nė Tepelen; - nė kala tė Gjiro-kastrės qėndroj Meēobonua – bashkė me Shahnishanė, se ē’koh’ e zeze! – Elmaz Mahmuti mbante kalan’ e Pėrmetit – me njerėzit e tija, e kish shpresė tė dalė faqebardhė – Dalip Pėrmeti, q* mpronte kėshtjellėn e Nartės, - e kish armik Ali pashėn e i donte tė keqen. – Tė Suli i fortė, nė Qafė, kish vėnė – tė parė Murto-Ēalin me tre-qint Toskė. Armėtos kalatė e bėhet gati E rrethoj Janinėn me njė hendek tė thellė, - Janinės i qe e thėnė t’a hajė gjarpėri i zi! – E armėtosi me lisa, me meterize tė forta, dėrgoj topa e bomba tė lėftojn ushtėria. – Plumba e gjule e barut ngarkojin pa pushuar, gjithė fisheke pėrndajin e tėrė bota ishin nė punė; - ca ngarkojin bomba, hiqjin topa, - gatitjin kumbaratė, ndreqjin kondake. – Ashtu i armėtosi mirė kalatė qė tė ruajė – Janinėn, e t’a mbajė fort me lufta, - si edhe Litharixėn, ansujėn, kullat edhe hendekun, - Kalan’ e madhe e Uē-Kalenė ku kish Thanasaqin. – I mjer’ Ali pashė, nukė di se ē’ke pėr tė hequr, - se ē’helme ke pėr tė pirė, se ē’nė rezik ke pėr tė rėnė! Ali pasha po bėhej gati n’Athinė, - edhe Monastiri e Seresi dridheshin. – Ali pasha s’e kish zėnė luftėn, - edhe Pėrlėpeja dridhej, edhe Seleniku vete. – Ashtu pra gatitej pėr sendr’ e pėr nderin – i tmeruari Ali pasha me tėrė forcėn e tija; - kish mbledhur ushtėri tre-dhjet mijė vetash, - tė zotė tė bėjė luftė me njė-zet pashallarė. Mbledhur prej Zotit Emile Legrand. Kush t’a kėndojė tė ēuditet me trimėrit e tija e t’i japė shumė rahmet. Vjen ushtėria e mbretit; kthehen Shqipėtarėt e e lėshojnė Ali pashės. Po zbresin ushtėrit e Dovletit madh; - nisen nėndė pashallarė, venė nė Janinė, - me ushtėrit e shuma, me gjithė Osmanllinjtė, - ajanė, jurukė, kombėtarė e kalorės, - Ali pasha Rumeliu, Babapasha e tė tjerė, - Smail pasha e Dramalliu me hidhėrim, me mėri, - Isuf beu e Seraslliu, e tė tjerė tė vegjėl tė mėdhenj, - venė kundrė Ali pashės dal nga dalė. – Heqin dhe topa me vete, obuze edhe kumbarara, - gjule, fisheke, gjebhane me kuaj, me pela. – Njė re e rėndė e e zezė tė ka pėr tė rėnė, - i mjeri ti Ali pashė, e tė ka pėr tė mbuluar! – Tė gjithė, atė ēast, i kthyen kurrizin, as njė nukė qėndroj, - tė gjithė i u-larguan, e lanė e humbi. – Gjysma e tė pabesėve venė i falen Rumeliut, - gjysma tjatėr te Smail pasha t’a njohin si vali. – Kur mori vesh Ali pasha, shumė keq i erdhi, u-helmua tepėr e u-lig. – sa tė mundesh mos u-tremp po duro! – Rumeliu me ordhinė i hidhet Janinės, - pashallarėt e jurukė e rrethojnė. Kush t’a kėndojė tė ēuditet me trimėritė e tija e t’i japė shumė rahmet Vjen ushtėria e mbretit; kthehen Shqipėtarėt e e lėshojnė Ali pashėn, (funt) Sindekur nxijnė gjethet nė diell – nga zoqt e zinj, nga korbet e nga galicat, - ashtu nxijin edhe fushėt e luadhet e Janinės, - udhėt e sheshet gjithė nxijin nga Dudumėt; - vėndi i tėrė u-mbush me kalive e me cadėre; - kudo deve edhe kuaj nxijin luadhet. – Sindekur nė mandritė thresin dhėntė e blegėritin, - kur shohin shqerrat qė po nxitojnė e vikasin; - ashtu edhe ushtėritė ecijnė, vrapojnė, vėrviten, dėrtasin, - pėrvjehen nė fushet, tvresin njėri tjatėrin. Ali pasha mbyllet, i jep trimėri ushtėrisė tij, djeg Janinė, e nis luftėn. I mjeri Ali pashė me gjith ushtėrin’ e tija – zė kalatė mirė, bėn luftė tė keqe – me tre mij Toskė, Gegė Dibranė, - e edhe s’i a u ka pėr pesė Delive dhe Osmanllive. – “O burrani sokollate Toskėrisė, Dibranėt e mij, - mos kini fare frikė nga Delitė e Atllitė; - o burrani, drangojt e Gegėnisė, besnikė tė Matit, - bjeruni Dudumėve, Konjarėve e Delive.
__________________ Nobody is perfect ... |
|
#3
| ||||
| ||||
| NJĖ PATRIK SHQIPĖTAR NĖ SHEKULL TĖ 15-TĖ SHQIPĖRIA i dha Romės njė papė: Princin Giovan Francesco Albani, i cili hipi nė fron mė 1700 nėn’ emėr Klementi i XI-tė, e mbretėroi 21 vjet. Klementi i XI-tė ėshtė q* dha bulėn Unigenitus me tė cilėn dėmnoj jansenimin mė 1713. Si patrikė tė kishės lindore nė Stamboll munt tė kenė qėnė shumė Shqipėtarė; po historia pėrmėnt vetėm njė: Nifonin. Nė njė sėrė shkrimesh pėrmi historiė tė mbretėriės byzantine tė shtypura gėrqisht me njė pėrkthim latinisht, ndė Bonne tė Gjermaniės, nėn’urdhėr tė B.G. Niebuhr-it (Corpus scriptorum historiœ byzantinœ) ndodhen disa lajme pėrmi Nifonin nė vėllim Historia politike e patrikore e Stambollit. Ky shkrim nukė na tregon kur u-bė patrik Nifoni. Po duke qėnė se na mėson qė hipi nė patrikėsiė pas Maksimit, mundim t’a gjejmė kohėn e Nifonit me tė lehtė. Nėnė mbretėrin tė Sulltan Mehmetit q* mori Stambollin, kanė qėnė nėndė patrikė, - i nėntti “Maksimos i dituri”, “nėnė patrikėsiė tė tė cilit vdiq sulltan Mehmeti”. Pas Sulltan Mehmetit hipi nė fron, mė 1481, sulltan Bajazeti; e nėnė mbretėrim tė kėtij vdiq Maksimi, i cili patrikėsoj gjashtė vjet gjithėrisht. Pra, po tė thomi se Maksimi patrikėsoj pesė vjet nėnė sulltan Bajazetin do t’i a ketė lėnė vėndin Nifonit mė 1486; nė qoftė se Maksimi ka qėnė patrik vetėm mot-mot nėnė Bajazetin, Nifoni i zuri vėndin mė 1482. – Do me thėnė, me qė s’kam nė dorė tė tjera burime kėrkimesh, me kėtė libėr tė vetė qė kam tani mundim tė kuptojmė se Nifoni u-bė patrik nė njė kohė jo mė parė se 1482 e jo mė pastaj se 1486. Nifoni kish lindur nė Moree, e cila ahere ish (as historiakėt grekė nukė kuxojnė t’a mohojnė) e populuar prej Shqipėtarėsh, sot mė tė shumėt tė grekėsuar. E ėma e Nifonit ish “njė zonjė greke fisnike”, i ati “njė oxhak shqiptar”. Ja fjalėt e historiakut grek: “Iton i patrķdha tu apņ tģn Pelopónnison ķgun apņ tņn Moréan; i mitéra tu Roméa evjenestįti, kč patéras tu arkhontas Alvanķtis.” (F.128). Gjetkė, nė njė shkrim q* duket e nj’ auktorit tjatėr, shohim se i ati “ish njė Shqipėtar i pasur e i letruar.” (F. 58). Qė djalė, Nifoni dėshėronte vetėmiėn, e shpejt i la prindėrit e tija e vajti n’Ajon Oros, nė murgėshtore tė “Pantokratorit”, ku u-bė murk e mė pastaj edhe prift. Ndėnji nė kėtė murgėshtore shumė vjet, - kur goditi qė vdiq metropoliti i Selanikut. U-mbluathnė pra nė metropojė, pas zakonit, tė gjithė ipeshkėvit e Selanikut, kleri, parėsia e atij vėndi edhe populli, e me njė zė zgjuathnė pėr metropolit Nifonin. Dėrguan pastaj n’Ajon Oros disa burra e priftėrinj ndėr mė tė mirėt. Kur i vanė e e kėrkuan pėr kryeprift, duke qėnė se emėri i tij ish pėrhapur anė mb’anė tė vėndit, - Nifoni s’deshi t’i ndėgjojė, e tė dalė nga murgėshtoria. Po tė parėt e tija e shtrėnguan tė bindet (1) pėr tė mirė tė popullit, e ashtu Nifoni u-nis e vate nė Selanik ku u-prit me nder e ndenji shumė vjet si metropolit. Mė nė funt, si vdiq Maksimi, Nifonin e zgjuathnė edhe patrik. Mjerisht, thotė historiaku grek, ziliėt edhe intrigat e e njerėsve reth e rotull tij s’e lejin tė qetė Shqipėtarin. Njė Grek nga Trebizundi, i quajtur Amirucis, i cili kishte armiqėsiė tė madhe kundrė patrikut, mė nė funt gjeti se si “t’a vjellė helmin qė kish nė bark tė tij” (eksérase to farmįci opū ķkhen is tģn cilķan tu, katą tū patriįrkhu): I hodhi pėr faj Nifonit dėshmimin e renė tė tre priftėrve grekė. Sulltani tė tre priftėrve dha urdhėr t’u pritet hunda, sa pėr Nifonin e nxori nga patrikėsia e e dboj nga Stambolli. Sulltani dha edhe urdhėr tė mblidhen tė zgjedhin njė patrik tė ri, e se kush tė flasė me Nifonin do tė mvarej. Grekėt zgjuathnė Dionisin, i cili kish qėnė patrik edhe nėnė mbretėrim tė Sulltan Mehmetit po kish qėnė shtrėnguar tė hiqet se e kishin plagosur nė zėmrė “duke i thėnė ēpifas se ish rethprerė (2)” (siē! “dhią tģn įdhikon sikofantķan, opū tū ipan ņti ķne kaménos” (F. 132). Dionisit ndenji dy vjet e disa muaj e u-hoq prapė, vetiu, pėr tė hyrė nė njė murgėshtore. Pas Dionisit, u-zgjuath patrik metropoliti i Serezit Manasiu, nėn’ emėr Maksimos, i cili ndenji gjashtė vjet; pastaj e dbuan Grekėt e zgjuathnė rishtas Nifonin. Ėshtė pėr tė vėnė ‘re rasa qė Nifoni u-zgjuath qė tė dy herėt pas njė patriku tė quajtur Maksim, dhe qė tė dy Maksimėt si patrikėsuan gjashtė vjet. Herėn e dytė, Nifoni qėndroj nė patrikėsiė mot-mot, edhe pėr sė dyti e nxuarnė me turbillime e ngatrresa tė shuma. Nifoni ish burrė i letruar, i mėnēur, fjalė-nxehtė e me zakone tė qėruara. 1904 nr.4 I - 73 - prill nr 4 (1) Fial bindem ėshtė shpesh shkaku i ē’do farėsh “quid-pro-quod” ndėr ne; se Gegėt e marin pėr “s’étonner, s’émerveiller”, e Toskėt pėr “obéir”. Kėtu e pėrdorim toskėrisht. (2) Rethpresje ėshtė fjal’ e Kristoforidhit pėr fr. circoncision, arab. sunnét. Kjo pjesė ėshtė fillimi i Regjimentit shqiptar te Napoleonit, vazhdimet i gjeni ne fillim te temės. F REGJIMENTI SHQIPTAR (1807-1814) (Revista ushtarake franceze Carnet de la Sabretache filloi botimin e njė studimi shumė tė dokumentuar mbi regjimentin shqiptar qė u organizua nė Ishujt Jonianė me urdhėr tė Napoleonit. Pas gjithė atyre artikujve qė kemi botuar te ALBANIA mbi kalorėsinė e lehtė shqiptare nė Francė dhe mbi subjekte tė tjer ushtarake, na u duk interesante tė riprodhojmė pjesėt kryesore tė kėtij punimi tė shkėlqyer. N.B. – Emrat e pėrveēėm tė njerzve dhe tė qyteteve janė shkruar sipas drejtshkrimit dhe duhet tė shqiptohen nė italisht.) Regjimenti shqiptar, qė koloneli Minot, nėn drejtimin e gjeneralit Donzelot, u pėrpoq tė organizonte nė ishujt Jonianė, nuk do tė meritonte t’i kushtohej vėmendje nėse nė radhėt enuk do tė kishin marrė pjesė shumica e heronjve tė pavarėsisė greke. Sigurisht Boēarėt, Foto Xhavellat, ata krerė tė Armatolėve dhe ata Palikarė, emrat e tė cilėve u bėnė aq tė famshėm, kanė luajtur vetėm njė rol shumė tė vogėl nėn flamurėt e Francės. Luftėtarė, por guximi i tyre ishte i njėjtė me mosbindjen dhe nuk paraqiten veēse si ushtarė tė paaftė, madje edhe besnikėria e tyre ishte e dyshimtė. Por a mund t’i falim? Me radhė, secili pėr llogari tė vet, rusėt dhe anglezėt, agjentėt e sulltanit dhe ata tė pashait tė Janinės, mundoheshin t’i blenin dhe guvernatori i pėrgjithshėm i ishujve Jonianė nuk kishte para tė mjaftueshme pėr t’i ndaluar Si do t’u vente halli shqiptarėve sikur projektet e hartuara mbi bazėn e njohjes aq tė gjerė tė karakterit oriental nga Danzeloti dhe nga Minoti tė ishin vėnė nė jetė, sikur garda shqiptare, qė pėr njė ēast ata kishin ėndėrruar t’ia tregonin perandorit, tė ishte krijuar? Cilido qė tė ketė qėnė fati i atyre projekteve, na lejohet tė mendojmė se disa nga heronjtė e Greqisė nuk i harruan ato qė mėsuan nėn flamurėt tanė, dhe pikėrisht pėr kėtė arsye, na u duk interesante tė ritregojmė historinė e regjimentit shqiptar. I Duke marrė nė zotėrim ishujt Jonianė qė traktati i Tilsitit i a kishte dhėnė Francės, gjenerali Cezar Bertje kishte gjetur atje disa mijėra shqiptarė, qė tė dėrguarit perandorakė tė Rusisė ia kishin rekomanduar veēanėrisht. Tė pėrzėnė nga atdheu i tyre, pas shumė vitesh luftrash tė pėrgjakshme me pashanė e Janinės, ata shqiptarė kishin gjetur strehė, nėn mbrojtjen e Rusisė, nė Korfuz dhe nė ishujt pėrreth. Kolonitė e tyre tė vogla kishin marrė formėn e njė lloji organizimi ushtarak, por nė tė vėrtetė, nėn emrin bombastik tė Gjuetarėve tė mali, ato nuk ishin gjė tjetėr veēse ca grumbuj refugjatėsh. Largimi i autoriteteve ruse do t’i kishte lėnė ata njerėz fatkeqė nė mjerimin mė tė tmerrshėm nėse Franca nuk do tė kishte pranuar t’u siguronte jetėn. Do tė ishte ēnjerėzore t’i braktisje. Bertje e priti bujarisht propozimin e tė dėrguarit rus dhe i deklaroi se perandori do t’i mbante shėrbim tė tij me rrogė shqiptarėt qė ishin nė shėrbim tė carit dhe pėr ta konti Moēenigo i bėn njė listė tė hollėsishme. (vazhdon) Carnet de la Sabretache F 47-48, 1901, nr 3 (mars) BOTUES PĖRGJEGJĖS: TRHANK SPIROBEG, 23, RRUGA E SHQIPĖRISĖ Shtypshkronja e veēantė e ALBANIA-1 F REGJIMENTI SHQIPTAR 1807-1814 Zėvendės-komandanti Forestier dhe zoti Burbaqi, agjent i guvernatorit tė pėrgjithshėm, ishin ngarkuar tė shkonin nė ēdo ishull pėr tė bėrė tė njohur kėtė vendim dhe pėr t’u bėrė tė ditur shqiptarėve se, duke pritur qė tė organizoheshin pėrfundimisht, ata do tė vazhdonin (dhe kjo ishte pėr ta ēėshtja kryesore) tė paguheshin si nė tė kaluarėn. Me anė tė njė letre tė 6 shtatorit 1807, Cezar Bertje e njofte Perandorin pėr masat qė kishte marrė: Vazhdon njė pjesė nga raporti i Bertjesė dėrguar perandorit. I tėrhequr nga pamja luftarake e shqiptarėve, duke patur besim tek besnikėria qė shfaqnin dhe pėrsėrisnin ēdo ditė dėrgatat e ndryshme tė tyre, Cezar Bertje ishte shumė i lumtur pėr vendimin qė kishte marrė. Ai formoi pėr gardėn e tij tė veēantė njė kompani tė zgjedhur dhe njė kompani tjetėr do t’ia dėrgonte mbretit tė Napolit, “tė veshur dhe tė armatosur me armėt e tyre qė janė mė tė bukurat. Shkurt, ai vendosi qė “dy kompani shqiptare do t’i bashkoheshin ēdo regjimenti francez pėr kryer shėrbime tė ndryshme si dhe detyrėn e gjuetarėve tė malit. Cezar Bertje tregonte kėshtu qė ai deshte t’i trajtonte shqiptarėt si ushtarė tė rregullt. Por shumė shpejt do ta kuptonte gabimin qė kishte bėrė. Misioni qė u ishte besuar zėvendėskomandantit Forestier dhe Burbaqit nxiti pakėnaqėsi tė madhe nė radhėt e shqiptarėve, qė nuk ishin mėsuar deri atėherė me inspektime dhe me parada. Tė ndarė sipas pėlqimit tė tyre nėpėr ishuj ose nė disa pika tė bregdetit, ato habiteshin se si u shkonte ndėrmend t’u ndryshonin grupimin e tyre. Ditėn kur Bertje njoftoi se komandėn e lartė tė shqiptarėve ai ia besoi njerit prej krerėve mė tė njohur, grekut Kristaqi, nė shumė vende plasėn rebelime. Duhej t’i njihje shumė pak karakterin dhe zakonet e kėtyre popullsive pėr t’u imponuar shqiptarėve njė komandant tė racės greke ose edhe njė komandant vendas tarafeve tė ndryshme qė ishin mėsuar t’u bindeshin vetėm kryetarit tė tyre tė zakonshėm. Megjithatė Cezar Bertje deshi “t’i detyronte tė bindeshin dhe tė pranonin komandantin qė u kishte caktuar”. Ai dėrgoi pranė rebelėve njė nga ndihmėsit e tij tė kampit, zotin des Estangs, qė kishte marrė udhėzime shumė tė pėrpikta dhe duhej t’u bėnte tė ditur njė shpallje. Vazhdon teksti i shpalljes. Megjithatė, Perandori, edhe pse kishte pranuar t’i mbante shqiptarėt me rrogė, i kishte dhėnė urdhėr ministrit tė luftės qė tė caktonte njė oficer tė zotin pėr tė komanduar trupėn qė do tė organizohej sė shpejti. Perandori kishte kėrkuar qė oficeri qė do tė ngarkohej me kėtė detyrė tė kishte marrė pjesė nė ekspeditėn e Egjiptit. Fillimisht u mendua pėr ish komandant brigade Bartelemi, por mė nė fund u zgjodh majori Minot i regjimentit tė 84 tė frontit. Ministri e vuri dijeni Ménotin pėr detyrėn mė 30 nėntor 1807 nėpėrmjet njė letre, nga e cila po shkėpusim kėtė pjesė interesante: Pas- shkrim (shkruar nga dora e ministrit) - Fakti qė Madhėria e Tij Perandori, ju zgjodhi ju, Zotėri, pėr tė komanduar shqiptarėt ėshtė njė provė shumė e veēantė e besimit tė Madhėrisė sė Tij ndaj zellit tuaj. Komandimi ėshtė i vėshtirė dhe kėrkon, aftėsi, butėsi dhe vendosmėri sė bashku. Qėllimi ėshtė qė, edhe pse shqiptarėt janė shumė larg zakoneve dhe sjelljeve tona, t’i mbajmė nė gjendje shpirtėrore tė pėrshtatshme pėr qeverinė dhe besnikė ndaj personit tė Perandorit. Pėr kėtė duhet kujdes i madh: tregoni respekt pėr ata qė do tė komandoni; kujdesuni pėr nevojat e tyre; trajtojini ata si baba; bėjui tė duan detyrat e tyre dhe futni nė shpirtin e tyre frymėn qė mban gjallė trupat tona. Unė do tė jem shumė i vėmendshėm ndaj mėnyrės se si do ta drejtoni ju trupėn tuaj dhe pėr kėtė do t’i raportoj vazhdimisht Perandorit. Unė e ēmoj shumė, zotėri, dėshirėn tuaj pėr tė shėrbyer sa mė mirė. II Me tė mbėrritur nė Korfuz, kolonel Minoti vuri re menjėherė se pėr krijimin e regjimentit tė ri nuk ishte bėrė asgjė. Mė kot ishte munduar edhe guvernatori t’u jepte shqiptarėve njė organizim tė rregullt. Me njė urdhėr tė lėshuar mė 25 dhjetor 1807, ai krijoi nėn emrin e Regjimentit shqiptar, njė trupė qė pėrbėhej nga tre batalione me nga nėntė kompani secili me njė shtab prej 14 oficerėsh. Efektivi i kėsaj trupe ishte 3254 veta. Me anė tė njė urdhėri tjetėr, tė datės 10 mars 1908, ai formoi tetė kompani greke, tri prej tė cilave tė zgjedhura, nėn komandėn e njė komandanti batalioni, me njė efektiv prej 951 veta. Por ēfarė ndikimi mund tė kishin dekretet mbi shqiptarėt? Megjithatė, unė besoj, lexojmė nė raportet e Cezar Bertjesė, se me kohė dhe me pėrpjekje, mund tė nxjerrim njė pėrfitim tė mirė, sepse me gjithė poshtėėrimin e skajshėm qė u ka bėrė drama otomane kėtyre popujve dikur aq tė shquar, atyre u ka mbetur ende njėfarė krenarie, e vetmja pasuri qė u kanė lėnė trashėgim tė parėt e tyre, pėr tė cilėt ata kanė vetėm njė ide shumė tė turbullt. Kolonel Minoti filloi me vendosmėri nga puna. Udhėzimet e tij ishin tė qarta. Ai donte t’i grumbullonte shqiptarėt dhe t’i ēonte pėr tė ndihmuar nė mbrojtjen e ishujve. Nė tė vėrtetė, Perandori, nuk deshte tė shikonte qė tė pėrdoreshin nė Zante, Qefaloni, nė Santa More veēse disa oficerė francezė me trupa vendase, shqiptarė, por “asnjė ushtar fronti francez, italian apo napolitan”. Por gjatė pėrmbushjes sė detyrės, Minotit i erdhi nė ndihmė edhe njė rrethanė fatlume; njė nga shokėt e tij tė vjetėr tė fushatės sė Egjiptit zėvendėsoi Cezar Bertjenė nė krye tė qeverisė sė pėrgjithshme tė ishujve Jonianė. Nuk mund tė gjeje duar mė tė afta pėr t’u besuar kėtė detyrė aq tė vėshtirė. Kudo ku kishte qėnė, gjenerali Danzėlo kishte treguar cilėsitė mė tė mira si oficer dhe si administrator. Ai u shqua sidomos nė Korfuz dhe ėshtė pėr tė ardhur keq nuk ėshtė studjuar ende me kujdesin qė ajo meritonte. Nuk ishte e vėshtirė qė tė rekrutoje njė regjiment midis shqiptarėve. Nė oborrin e Napolit kishte patur nė ēdo kohė njė trupė tė tillė me pagesė dhe kishte qėnė ēėshtja qė tė riformohej pėr mbretin Zhozef Maqedhonasi mbretėror. Me tė mbėrritur anijet e tyre nė ishuj, anglezėt ngritėn menjėherė njė repart me trupa vendase, tė pėrbėrė kryesisht nga grekė tė Moresė. Puna e kolonel Minotit ishte krejt ndryshe. Nuk bėhej mė fjalė pėr tė zgjedhur nė mes tė njė popullsie luftėtare vullnetarė me pėrvojė pėr tė formuar njė regjiment. Duhet tė shfrytėzoje familjet shqiptare dhe greke qė mizoritė e pashait tė Janinės i kishin detyruar tė kėrkonin strehė nė Korfuz dhe kėtyre grupeve tė mėrguarish tė pėrbėrė nga elementė nga mė tė ndryshmit t’u jepje njė organizim tė rregullt. Pėr tė mos bėrė po ato gabime qė bėri Cezar Bertjeja, kolonel Minoti, para se tė fillonte punėn me shqiptarėt, sė bashku edhe me guvernatorin e ri, vendosi tė bėnte njė studim tė kujdesshėm tė gjendjes sė tyre. Ēdo grup u shqyrtua me hollėsi; u kėrkua tė gjendej origjina e tij, rrethanat nė tė cilat kishte mėrguar, mjetet e tij tė jetėsės; u kaluan nė sitė tė gjithė krerėt; me tė vėrtetė duhej tė dalloje cilėsitė e tyre vetjake, ndikimin mbi bashkatdhetarėt, ndjenjat e tyre ndaj Francės, lidhjet me rusėt, me agjentėt anglezė dhe mė nė fund marrėdhėniet e tyre me pashain e Janinės dhe me krerė tė ndryshėm tė vendit. Shumica e tė mėrguarve ishin suliotė. Tek ky popull i vogėl trim qė pėr njėzet vjet luftė ishte mėsuar me vėshtirėsitė dhe humbje, mund tė kishe besim. Gjatė pushtimit tė parė tė ishujve venecianė nga Franca, ata kishin ndihmuar trupat tona dhe kishin luftuar trimėrisht nė krah tė tyre nė Prevezė dhe nė Nikopolis. Nė krye tė tyre ishin dy udhėheqės, dy heronj, Boēari dhe Foto Xhavella. Gjatė luftrave tė tyre tė gjata, ishin zėnė; ata fajėsonin njėri-tjetrin se kishin tradhėtuar interesat e pėrbashkėta dhe kishin shkaktuar rrėnimin e atdheut tė tyre. Nga ky rivalitet, thoshte Minoti, do tė kishte pėrfitim vetėm detyra”. Ai llogariste se duke i dhėnė secilit prej tyre komandėn e njė batalioni, do tė vinte nėn urdhėrat e tyre e kapedanėt qė u qėndronin besnikė. Kėta ishin krerėt e tarafeve si Foto Maro, Tuca Zerva, majori Parevo, Jorgo Dramo, Joti Dangli, pastaj Pano Sinco “xhaxhai i tė cilit, njė luftėtar i vjetėr shqiptar, ka namin pėr trimėri tė pashoqe”; Nartuzi Panomara” i njohur si njė nga suliotėt mė tė mirė dhe qė nė luftrat kundėr vezirit i janė vrarė katėr vėllezėr”; Ēizo Palaska dhe Ēizo Parno “shokėt mė besnikė tė Foto Xhavellės, qė tė dy tė mbuluar nga plagėt qė kishin marrė duke luftuar nė krah tė tij”; dhe Nasi Gramatiko “pėr kokėn e tė cilit Ali pasha kishte vėnė njėzet qese”; dhe i bukuri Lilambro Verko “djali i Verko Zabės, i njohur nė mbarė Greqinė pėr guximin e tij”; dhe Karabinitė, midis tyre Veglio “njė nga trimat e rrallė, por qė varfėria e kishte bėrė njeri tė egėr. Krejt ndryshe ishte Andruci, tipi i vėrtetė i shqiptarit tė ndershėm dhe kalorsiak. Udhėheqės i madh i krahinės sė Ēamėrisė. Fillimisht, ashtu siē ishte nė traditėn e familjes sė tij, Konstandin Andruci kishte shėrbyer nė oborrin e Napolit dhe ishte kthyer qė andej me gradėn e majorit pėr tė mbrojtur vatrėn e tij kundėr Ali pashės. I detyruar pėr tė kėrkuar strehė nė Korfuz, ai ishte vėnė bashkė me tė gjithė njerzit e tij nėn mbrojtjen e Francės. Me organizimin e ri ai mori komandėn e njė batalioni, efektivi i tė cilit pėrbėhej pothuajse vetėm nga tė afėrmit, miqtė dhe tė njohurit e tij. Me siguri qė nėn drejtimin e kolonel Minotit, Andruci do tė ishte bėrė njė drejtues i vėrtetė; i regjimentit shqiptar, nėse rrethanat tragjike nuk do tė kishin ēuar nė vdekjen e parakohshme tė tij. Banorėt e Pargės dhe tė Ajasė ishin tė organizuar nė kompanira nėn komandėn e parėsive tė tyre dhe Danzėlosė nuk i mbetej gjė tjetėr veē tė rregullonte fatin e disa shqiptarėve, qė vinin tė rekrutoheshin vullnetarisht nė Korfuz, por qė, me t’i thėrritur punėt nxitonin tė ktheheshin pėrsėri nė kontinent. Me gjithė besimin e paktė qė mund tė kishe te pėrkrahės tė tillė, guvernatori i pėrgjithshėm pranoi t’i pėrfshinte edhe ata nė trupėn shqiptare. Nė tė vėrtetė, ai deshte ta kishte mirė me kėta shqiptarė se nesėr mund t’i duheshin pėr t’i pėrdorur nė marrėdhėniet e tij me krerėt e bregdetit. Me tė pėrfunduar shqyrtimin e elementėve tė ndryshėm me tė cilėt do tė formonte regjimentin shqiptar, guvernatori i pėrgjithshėm, nė shtator 1808, i paraqiti ministrit tė luftės planin e tij tė organizimit: Njė dekret nga kampi perandorak i Sohoebrunit, mė 1 korrik 1809 miratoi tė gjitha masat qė ishin pėrgatitur nė Korfuz: Neni 1. – Trupat e pajtuar nė ishujt Jonianė dhe qė nė kėtė ēast pėrbėjnė regjimentin shqiptar dhe gjuajtėsit kėmbėsorė grekė do tė bashkohen nė njė trupė tė vetme tė komanduar nga kolonel Minoti. Neni 2. – Kjo trupė do tė mbajė emėrtimin e regjimentit shqiptar dhe do tė pėrbėhet nga shtabi i regjimentit dhe gjashtė batalione. ... Neni 11. – Uniforma e trupės do tė jetė e njėjtė me atė qė mban sot regjimenti shqiptar. (vazhdon) Carnet de la Sabreta che F 60-64, 1901, nr 4 (prill) BOTUES PĖRGJEGJĖS: TRHANK SPIROBEG, 23, Rruga e SHQIPĖRISĖ Shtypshkronja e veēantė e ALBANIA-1 F A KA NJĖ PORTRET AUTENTIK TĖ SKĖNDERBEUT?
__________________ Nobody is perfect ... |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės | Sabahi | Arena Nderkombetare | 0 | 07-01-2008 11:24 |
| Lirohet pengu francez i shqiptarėve | informuesi | Arena Nderkombetare | 0 | 13-11-2007 19:01 |
| Bisedimet me Serbinė,vetėm... | Sabahi | Politika shqiptare | 0 | 06-06-2007 20:39 |
| Gjergj Kastrioti - Skenderbeu | AlbShkodra | Historia | 13 | 21-04-2007 17:33 |
| Pavaresia e Kosoves dhe Ekonomia e Shqiptareve | Administratori | Shtypi i dites | 0 | 27-04-2006 14:23 |