| Cfare ju duhet te dini? |
|
#141
| ||||
| ||||
| KREU XII KRYENGRITJA NĖ MALĖSINĖ E MBISHKODRĖS (1911) 2. KUVENDI I GREĒĖS (23 QERSHOR 1911) Jehona e Memorandumit tė Greēės. Zgjerimi i lėvizjes nė jug (korrik-gusht 1911) Kur u duk se edhe nisma e qeverisė angleze nuk gjeti pėrkrahjen e fuqive tė tjera, shqiptarėt filluan tė punonin pėr ta shtrirė kryengritjen nė tė gjithė vendin, pėr ta kthyer atė nė njė kryengritje tė pėrgjithshme. Ndėrkohė, pėr ta detyruar Portėn e Lartė tė pranonte Memorandumin e Greēės si njė program qė shprehte aspiratat mbarėshqiptare dhe jo vetėm tė njė krahine a vilajeti, atdhetarėt mė tė vendosur u pėrpoqėn tė organizonin qėndresėn e armatosur edhe nė Shqipėrinė e Jugut. Kjo ishte e domosdoshme tė bėhej edhe pėr shkak se Porta e Lartė vijonte ta trajtonte Kryengritjen e Malėsisė sė Mbishkodrės dhe Memorandumin e Greēės si njė lėvizje lokale me kėrkesa qė i takonin vetėm njė krahine, asaj tė Mbishkodrės. Nė kėto rrethana atdhetarėt mė radikalė tė Shqipėrisė sė Jugut, duke pėrfituar nga kryengritja e malėsorėve, bėnė pėrpjekje pėr tė tėrhequr nė lėvizje edhe elementėt e moderuar. Memorandumi i Greēės i dha fund qėndrimit pritės qė kishin mbajtur deri atėherė disa komitete nė krahinat e tjera tė vendit. Anėtarėt e Komitetit tė Korfuzit menduan tė arrinin paraprakisht njė marrėveshje me qeverinė greke pėr tė siguruar edhe ndihmėn e saj. Pėr kėtė, tre anėtarė tė kėtij komiteti shkuan nė Athinė, ku u takuan me Venizellosin. Qeveria greke u rekomandoi tė merreshin vesh me Shoqėrinė kombėtare, e cila u bėri tė ditur se u vinte nė dispozicion shqiptarėve, pėr nevojat e kryengritjes, ishullin e Korfuzit dhe se do tu jepte ndihma nė tė holla e tė tjera, por me kusht qė kryengritja tė zhvillohej nė veri tė lumit Shkumbin. Pėr shkak tė kėtij qėndrimi tė qeverisė greke, njė pjesė e anėtarėve tė Komitetit tė Korfuzit, duke mos i ndier shpatullat tė sigurta, u tėrhoq. Kėshtu u pengua organizimi i kryengritjes nė jug nė njė kohė mjaft tė favorshme pėr tė. Shtrirja e kryengritjes nė jug tė vendit do tė lehtėsonte atėherė edhe gjendjen e kryengritėsve tė Malėsisė sė Mbishkodrės. Pėrpjekjet pėr organizimin e kryengritjes nė jug tė vendit u drejtuan nga komitetet Shoqėria e Zezė pėr Shpėtim. Nė krye tė ēetave qė vepronin nė jug ishin Namik Delvina, Muharrem Rushiti, Musa Demi, Spiro Bellkameni, Qamil Panariti, etj. Shoqėria e Zezė pėr Shpėtim mendonte se mjeti mė i mirė pėr ta detyruar Turqinė tė njihte Memorandumin e Greēės ishin veprimet sulmuese tė armatosura, tė cilat filluan tė kryheshin nga ēetat. Kryengritėsit zhvillonin njėkohėsisht njė agjitacion tė dendur pėr autonominė e Shqipėrisė midis masave fshatare. Lidhje tė fshehta u vendosėn me repartet shqiptare tė redifėve qė ndodheshin nė qytete tė ndryshme tė vendit. Mė 17 korrik komitetet e jugut kishin vendosur qė ēetat e armatosura tė sulmonin Vlorėn. Por ky plan dėshtoi, sepse nė ēastin vendimtar, kur ēetat i qenė afruar qytetit, oficerėt turq zbuluan planin e veprimit tė ushtarėve redifė qė ishin lidhur me to. Megjithatė lėvizja e ēetave nė jug po zgjerohej. Pėrleshjet e tyre me ushtrinė osmane u bėnė mė tė shpeshta. Nė korrik ēeta e Ēamėrisė u ndesh me ta nė Smartė, nė njė luftim qė zgjati 6 orė. Nė Gjirokastėr kryengritėsit i bėnė atentat prefektit tė vendit. Mė 21 korrik u mbajt nė Manastirin e Cepos, nė Malin e Gjerė, Kuvendi i pėrfaqėsuesve tė popullsisė sė Ēamėrisė e tė Labėrisė dhe tė tė gjitha kazave tė vilajetit tė Janinės, ku morėn pjesė rreth 800 veta, midis tė cilėve edhe pėrfaqėsues tė ēetave tė armatosura tė Shqipėrisė sė Jugut. Kėtu u diskutua pėr qėndrimin qė do tė mbahej kundrejt regjimit xhonturk nė kushtet e shpėrthimit tė kryengritjes sė Malėsisė sė Mbishkodrės dhe pėr pėrkrahjen e saj nga popullsia e Shqipėrisė sė Jugut. Kuvendi miratoi njė memorandum, i cili, duke pasur 43 nėnshkrime tė pjesėmarrėsve, iu dėrgua qeverisė xhonturke. Memorandumi u nėnshkrua nga pėrfaqėsues tė popullsisė sė Gjirokastrės, tė Delvinės, tė ****eleshit, tė Himarės, tė Filatit etj. Nė memorandum pėrkrahej Kryengritja e Malėsisė sė Mbishkodrės dhe programi i saj i autonomisė sė Shqipėrisė. Kėrkohej qė qeveria osmane tė zbatonte njė administrim tė njėllojtė si nė veri, dhe nė jug, duke e parė Shqipėrinė dhe kombin shqiptar njė e tė pandarė. Reformat qė do tė zbatoheshin nė Malėsinė e Mbishkodrės tė shtriheshin njėlloj nė tė katėr vilajetet shqiptare, tė Shkodrės, tė Kosovės, tė Manastirit dhe tė Janinės. Me kėtė kėrkesė atdhetarėt mendonin tė shmangnin rrezikun qė vinte nga trajtimi i Kryengritjes sė Malėsisė sė Mbishkodrės si njė ngjarje lokale dhe ti tregonin Stambollit se e gjithė Shqipėria ishte bashkuar me kėrkesat e saj. Prandaj kryengritėsit e Shqipėrisė sė Jugut kėrkuan qė, gjithė ato tė drejta qė do tu jepeshin malėsorėve, ku pėrfshihej edhe autonomia politiko-administrative e parashtruar nė Greēė, ti jepeshin edhe Shqipėrisė sė Jugut, pra gjithė Shqipėrisė. Kėrkohej gjithashtu amnisti e pėrgjithshme pėr pjesėmarrėsit e kryengritjes, liria e mėsimit tė gjuhės shqipe nė shkollat fillore dhe zhvillimi nė tė gjithė vendin i reformave administrative. Mendohej se sendėrtimi i tė gjitha kėtyre kėrkesave do ti hapte rrugėn autonomisė sė plotė tė vendit. Meqė xhonturqit synonin tė merreshin vesh vetėm me malėsorėt dhe ti ngushtonin kėrkesat e tyre autonomiste, komiteti i fshehtė i Janinės udhėzoi tė organizoheshin mitingje tė armatosura nė qytetet e Shqipėrisė sė Jugut, nė tė cilat tė mbėshteteshin kėrkesat autonomiste tė parashtruara nga kryengritėsit e Malėsisė sė Mbishkodrės. U vendos qė njė miting i tillė tė mbahej mė 23 korrik, ditėn e pėrvjetorit tė Revolucionit xhonturk. Shumė nga pjesėtarėt e ēetave i quanin kėto veprime si zanafillė pėr tė kaluar nė luftime tė drejtpėrdrejta kundėr ushtrisė osmane. Mitingjet e armatosura do tė mbėshteteshin edhe nga ana e ēetave, qė u ishin afruar qyteteve. Por mitingu i parashikuar pėr nė 23 korrik u pengua nga kundėrshtarėt e lėvizjes sė armatosur. Kjo ngjarje, si edhe mungesa e iniciativės nė gjirin e udhėheqėsve tė komitetit tė fshehtė tė Janinės, ēorientuan kryengritėsit e atdhetarėt e Shqipėrisė sė Jugut dhe ngjallėn, siē thuhet nė dokumentet e kohės, frymėn e mosbesimit ndaj tyre. Nė fundin e korrikut ēetat e komanduara nga Qamil Panariti e nga Spiro Bellkameni, tė pėrbėra prej 18 vetash, u mblodhėn nė arat nė mes tė Orman-Ēifligut (afėr Korēės) dhe tė Setajt pėr tė sulmuar depot e armėve nė Korēė. Por xhonturqit dėrguan kundėr kėtyre ēetave 300 ushtarė e 100 xhandarė. Gjatė pėrleshjes qė u bė nė Orman-Ēiflig, natėn e 29-30 korrikut ēetat luftuan pėr pesė orė rresht duke lėnė 6 tė vrarė. Nga forcat qeveritare mbetėn tė vrarė dy oficerė dhe 13 ushtarė. Pas ngjarjes nė Orman-Ēiflig xhonturqit ngritėn nė Korēė gjyqin ushtarak qė filloi dėnimet e atdhetarėve. Nė fundin e korrikut njė ēetė prej 100 vetash vepronte rreth Beratit e nė rrethe tė afėrta, mblidhte nėnshkrime pėr njė memorandum me kėrkesa politike, i cili do tu dorėzohej pėrfaqėsuesve tė shteteve tė huaja dhe autoriteteve osmane nė Vlorė. Komiteti Shqiptar i Vlorės dhe atdhetarė tė tjerė organizuan mė 31 korrik, tek Ura e Drashovicės, njė mbledhje ku morėn pjesė 3 000 veta, tė cilėt shprehėn solidaritetin e tyre me kryengritėsit e Shqipėrisė sė Veriut dhe kėrkuan autonominė e Shqipėrisė. Shumica e pjesėmarrėsve tė mbledhjes tek Ura e Drashovicės, gjatė rrugės pėr nė Qafė tė Sinjės, ku do tė takoheshin me ēetat e rrethit tė Beratit, ranė nė pėrpjekje me trupat osmane afėr Cakranit, ku u ndihmuan nga oficeri shqiptar i ushtrisė turke Ismail Haki Libohova. Pėr kėtė veprim ai u nxor para gjykatės ushtarake tė Janinės. Mė 1 gusht u mbajt nė Qafė tė Sinjės (Berat) njė mbledhje tjetėr e pėrfaqėsuesve tė kryengritėsve tė rrethit tė Beratit e tė Vlorės, qė pėrkrahėn tėrėsisht Kryengritjen e Malėsisė sė Mbishkodrės dhe u zotuan tė luftonin pėr zbatimin e 12 kėrkesave tė Memorandumit tė Greēės, domethėnė tė autonomisė territoriale-administrative tė Shqipėrisė. Megjithatė edhe kėto veprime tė atdhetarėve tė Shqipėrisė sė Jugut, qė pėrkrahėn programin autonomist tė Greēės, nuk arritėn ta ēonin vendin nė njė kryengritje tė pėrgjithshme. Ndėrkohė pėrfundoi pa sukses edhe veprimtaria e komisionit tė Jak Serreqit pranė kryengritėsve tė Shqipėrisė sė Veriut. Ai nuk arriti ti bindte malėsorėt qė tė hiqnin dorė nga kėrkesat pėr autonomi. Mė 22 korrik, njė ditė para nisjes pėr nė Shkodėr, pėrfaqėsuesit e kryengritjes i dorėzuan njė notė prelatit tė lartė, me tė cilėn i kumtuan se nuk do ti vazhdonin mė tej bisedimet, sepse ato nuk po zhvilloheshin mbi bazėn e Memorandumit tė Greēės. Malėsorėt kryengritės qėndruan tė patundur nė kėrkesėn e tyre pėr autonomi. Por gjendja e 15 000 shqiptarėve tė grumbulluar nė Mal tė Zi po keqėsohej vazhdimisht. Ajo u rėndua edhe mė shumė pėr shkak tė vendimit qė mori Mali i Zi, mė 15 korrik, pėr tė mos u lejuar shqiptarėve tė kalonin kufirin. Ndėrkohė edhe qeveria xhonturke filloi tė manovronte. Meqė Shefqet Turgut pasha kishte fituar nė mes tė shqiptarėve njė emėr tė keq pėr shkak tė dy fushatave nė Shqipėri, Porta e Lartė, me qėllim qė tė lehtėsoheshin bisedimet me malėsorėt kryengritės, vendosi ta zėvendėsonte atė me njė komandant tjetėr, me Abdullah Pashėn. |
|
#142
| ||||
| ||||
| KREU XII KRYENGRITJA NĖ MALĖSINĖ E MBISHKODRĖS (1911) 3. MARRĖVESHJET ME QEVERINĖ XHONTURKE Bisedimet e Podgoricės Nė verėn e vitit 1911, gjendja e kryengritėsve po keqėsohej. Atyre u mungonin armėt e municionet, nė kohėn kur gjendeshin pėrballė njė ushtrie tė shumtė armike. Si luftėtarėt, ashtu edhe familjet e tyre vuanin pėr bukė. Gjendjen e malėsorėve e rėndonte edhe mė shumė qėndrimi i qeverisė malazeze, qė u bė mė armiqėsor kur kryengritėsit nuk pranuan tė vinin luftėn e tyre nė shėrbim tė politikės sė Cetinės. Meqė edhe Rusia nuk i lejoi Malit tė Zi ta pėrdorte kryengritjen shqiptare, si pretekst, pėr tė nisur luftėn kundėr Perandorisė Osmane, qeveria e Cetinės u mundua tė nxirrte ndonjė pėrfitim nga vetė Turqia. Stambolli ishte i interesuar tė merrej vesh sa mė shpejt me Malin e Zi, pėr shkak tė gjendjes qė ishte krijuar nė gjithė Shqipėrinė. Mali i Zi shpresonte, siē theksohet nė dokumentet diplomatike tė kohės, tė siguronte ndonjė kompensim pėr shpenzimet e bėra pėr ushqimin e malėsorėve gjatė kryengritjes, i cili do tė kishte formėn e njė rishikimi tė kufirit nė dobi tė Malit tė Zi. Nė kėto kushte, me ndėrhyrjen e Rusisė cariste dhe tė monarkisė Habsburge, u arrit mė 28 korrik marrėveshja ndėrmjet Turqisė e Malit tė Zi pėr rregullimin e konfliktit kufitar dhe tė ēėshtjes sė tė arratisurve shqiptarė. Nė po kėtė kohė Abdullah Pasha, komandanti i ri i trupave osmane, shpalli njė amnisti tė re, por vetėm pėr malėsorėt. Ai u njihte atyre disa privilegje, qė nuk ishin tė pranueshme pėr kryengritėsit. Prandaj, siē dėshmon mikja e shqiptarėve E. Durham, shqiptarėt nuk e pushuan qėndresėn. Me 30 korrik 1911 ambasadori turk nė Cetinė, Sadredin Beu, shpalli nė Podgoricė pėrgjigjen me kundėrpropozimet e qeverisė turke ndaj kėrkesave tė kryengritėsve. Ato ishin shumė larg autonomisė, qė shqiptarėt kėrkuan nė Memorandumin e Greēės dhe kufizoheshin vetėm me zonėn e kryengritjes. Me kėtė dokument qeveria xhonturke shpallte amnistinė e plotė pėr tė gjithė pjesėmarrėsit e kryengritjes pa i dorėzuar armėt. Shėrbimi ushtarak do tė kryhej brenda vilajetit tė Shkodrės dhe vetėm njė vit nė Stamboll. Si drejtorė dhe anėtarė tė kėshillave administrativė do tė emėroheshin edhe bajraktarėt. Xhelepi do tė caktohej duke marrė parasysh gjendjen ekonomike tė popullsisė. Taksat do tė mblidheshin kur shqiptarėt tė ishin nė gjendje tė paguanin. Armėt do tė mbaheshin me leje tė posaēme. Do tė ndėrtoheshin nė malėsi, me mjetet shtetėrore, dy shkolla fillore ku do tė mėsohej gjuha shqipe. Do tė ndėrtoheshin rrugė, ura etj. Po mė 31 korrik qeveria shpalli nė Tepelenė edhe koncesionet pėr kryengritėsit e Shqipėrisė sė Jugut: faljen e kryengritėsve, hapjen e shkollave shqipe, ndėrtimin e rrugėve, tė urave etj. Propozimet zyrtare turke nuk u pranuan nga shumica e kryengritėsve nė veri dhe nė jug tė vendit. Kryengritėsit e Shqipėrisė sė Veriut u shtrėnguan, mė nė fund, tė ulen e tė bisedojnė me pėrfaqėsuesit e qeverisė, megjithėse ajo nuk donte ti pėrfillte kėrkesat e shqiptarėve pėr autonomi. Malėsorėt ngulėn kėmbė nė 12 kėrkesat e Greēės, qė pėrmbanin autonominė e Shqipėrisė. Por qeveria malazeze ua kishte prerė furnizimin me bukė dhe po ushtronte presion mbi malėsorėt, qė tė pranonin propozimet xhonturke. Nė kėto rrethana malėsorėt pranuan tė bisedonin sipas propozimeve xhonturke, por ata pėrsėri, duke e parė kombin shqiptar si njė tė tėrė, kėrkuan qė tė drejtat, qė do tu jepeshin malėsorėve, tu njiheshin tė gjithė shqiptarėve. Meqė, me gjithė pėrpjekjet qė u bėnė, nuk u arrit qė kryengritja e Malėsisė sė Mbishkodrės tė shndėrrohej nė njė kryengritje tė pėrgjithshme, qė tė pėrfshinte gjithė Shqipėrinė e Veriut dhe atė Jugut, autoritetet osmane arritėn tė merren vesh veē me malėsorėt dhe veē me shqiptarėt nė jug. Mė 2 gusht nė pėrfaqėsinė e Perandorisė Osmane nė Podgoricė u nėnshkrua, sipas propozimeve turke, marrėveshja e malėsorėve me pėrfaqėsuesit e qeverisė xhonturke. Pas 5 gushtit malėsorėt filluan tė kthehen nė grupe. Dedė Gjo Luli e disa tė tjerė nuk pranuan tė ktheheshin dhe vazhduan tė ngulnin kėmbė pėr njohjen e autonomisė. Dedė Gjo Luli nuk pranoi as shpėrblimet dhe as postet, qė i dhanė xhonturqit. Malėsorėt qė nuk pranuan tė ktheheshin, qeveria malazeze i internoi pėrtej Moraēės. Nėnshkrimi i marrėveshjes dhe njohja e disa kėrkesave tė pjesshme tė malėsorėve i shtyu edhe krahinat e tjera tė Shqipėrisė tė kėrkonin tu jepeshin po ato tė drejta qė u ishin dhėnė malėsorėve tė Shqipėrisė sė Veriut. |
|
#143
| ||||
| ||||
| KREU XII KRYENGRITJA NĖ MALĖSINĖ E MBISHKODRĖS (1911) 3. MARRĖVESHJET ME QEVERINĖ XHONTURKE Marrėveshja me kryengritėsit e Shqipėrisė sė Jugut Nė ditėt e para tė gushtit qeveria e Stambollit iu drejtua me njė thirrje banorėve tė Beratit, tė Vlorės, tė Tepelenės, tė Fierit, tė Gjirokastrės, tė Delvinės etj., nė tė cilėn shpallte faljen e kryengritėsve qė ktheheshin nė shtėpitė e tyre pa armė, dhe premtonte hapjen e shkollave shqipe, pėrdorimin e alfabetit latin, pėrmirėsimin e gjendjes ekonomike etj. Por edhe kjo thirrje nuk i bindi kryengritėsit, qė nuk pranuan tė dorėzonin armėt. Edhe nė kėtė kohė kryengritėsit e Shqipėrisė sė Jugut, ashtu siē bėnė nė kėrkesat e parashtruara nė Manastirin e Cepos, synonin tė fitonin tė paktėn tė njėjtat lėshime qė iu bėnė edhe malėsorėve tė Shqipėrisė sė Veriut. Kjo kėrkesė pėr privilegje tė njėjta pėr tė gjithė shqiptarėt, nėnkuptonte njohjen e shqiptarėve si njė komb i bashkuar. Njė kėrkesė e tillė pėrfshinte edhe ēėshtjen, sa tė mprehtė po aq dhe delikate, siē ishte pėrcaktimi i kufijve, i territoreve ku do tė zbatoheshin dhe do tė shtriheshin kėto privilegje. Kjo do tė ishte njė nga mėnyrat pėr tė veēuar kombėsinė shqiptare nga fqinjėt, pėr tu prerė rrugėn pretendimeve shoviniste tė shteteve ballkanike mbi trojet shqiptare. Kjo shihej nga shqiptarėt e Jugut si njė masė, e cila mund tė largonte sado pak rrezikun e copėtimit tė vendit. Kėtė kėrkesė e pėrkrahėn edhe shqiptarėt e mėrguar, shoqėritė dhe shtypi i tyre, qė kėrkuan nga qeveria xhonturke tu zbatojė tė tanė shqiptarėvet venomet qė iu dhanė malėsorėvet. Por pas pėrfundimit tė kryengritjes nė Veri, Porta e Lartė hodhi trupa tė shumta ushtarake nė Shqipėrinė e Jugut. Nė kėto rrethana edhe kryengritėsve tė Shqipėrisė sė Jugut nuk u mbeti rrugė tjetėr veēse tė pranonin marrėveshjen me qeverinė xhonturke. Mė 18 gusht 1911 u mbajt nė Tepelenė mbledhja e pėrfaqėsuesve tė parisė dhe e komandantėve tė ēetave tė kėsaj treve. Nė mbledhje morėn pjesė, si tė dėrguar tė qeverisė, edhe Abdyl Ypi e Fejzi Alizoti, tė cilėt u pėrpoqėn ti bindnin kryengritėsit pėr rrezikun qė do ti vinte vendit nga kėrkesat e tyre tė pamenduara mirė. Shqiptarėt nė jug tė vendit u detyruan tė pranonin propozimet e qeverisė: amnisti e pėrgjithshme; mėsimi i gjuhės shqipe nė shkollat shtetėrore (me alfabetin latin); subvencionimi nga ana e shtetit i shkollave shqipe; caktimi i nėpunėsve, qė njohin gjuhėn shqipe dhe zakonet e vendit; kryerja e shėrbimit ushtarak nė kohė paqeje nė vend; caktimi i taksave tė popullsisė, sipas mundėsive tė vendit; rindėrtimi i disa urave; mbajtja e armėve me leje tė posaēme; rihapja e Shkollės Normale tė Elbasanit dhe caktimi i fondit pėr mbajtjen e saj. Me mbledhjen e Tepelenės dhe me dorėzimin e shumicės sė kryengritėsve iu dha fund pėrkohėsisht kryengritjes edhe nė Shqipėrinė e Jugut. Por edhe kėtu, pati shumė kryengritės, qė nuk e pranuan marrėveshjen me qeverinė. |
|
#144
| ||||
| ||||
| KREU XII KRYENGRITJA NĖ MALĖSINĖ E MBISHKODRĖS (1911) 3. MARRĖVESHJET ME QEVERINĖ XHONTURKE Pėrfundime Kryengritja shqiptare e vitit 1911 pėrfundoi me njė marrėveshje gjysmake pėr shkak se nuk arriti tė shndėrrohej nė njė kryengritje tė pėrgjithshme. Ajo nuk arriti ta detyronte qeverinė xhonturke tė pranonte kėrkesat autonomiste tė Memorandumit tė Greēės. Megjithatė u arrit tė vendosen kontakte midis kryengritėsve tė Shqipėrisė sė Veriut e asaj tė Jugut si dhe me kolonitė. Atdhetarė tė njohur nga krahina tė ndryshme tė Shqipėrisė, si Ismail Qemali, Pandeli Cale, Salih Hoxha etj., u gjendėn ato ditė nė Mal tė Zi, pranė malėsorėve. Nikollė Ivanaj, Themistokli Gėrmenji e Ismail Qemali shkuan gjithashtu nė kolonitė pėr tė siguruar ndihmėn dhe pėrkrahjen e tyre. Luigj Gurakuqi, Nikollė Ivanaj, Fadil Toptani e Themistokli Gėrmenji vajtėn edhe nė Korfuz pėr tė punuar qė andej pėr zgjerimin e kryengritjes nė jug tė vendit. Por, nė kohėn kur kryengritja e Malėsisė sė Mbishkodrės ishte nė kulmin e saj, krahinat e tjera ngurruan tė ngriheshin. Kosova, e cila nuk kishte kapėrcyer pasojat rrėnuese tė ekspeditės sė Shefqet Turgut pashės tė vitit 1910, e pati tė vėshtirė tė hidhej nė kryengritje, kurse Mirdita, nėn ndikimin e Preng Bib Dodės dhe e ēoroditur nga aksioni i Terenc Toēit, mbajti pėrgjithėsisht qėndrim pritės. Komitetet e Jugut, tė shqetėsuar nga qėndrimi armiqėsor i qeverisė greke, ngurruan tė fillonin kryengritjen qysh nė periudhėn e parė, nė maj - fillimi i qershorit, kur situata ishte mė e volitshme pėr shpėrthimin e saj. Lėvizja kryengritėse nė Shqipėrinė e Jugut shpėrtheu nisi nė korrik-gusht tė vitit 1911, kur kryengritja e malėsorėve tė Shqipėrisė sė Veriut kishte filluar tė binte e tė dobėsohej. Kryengritja u zhvillua nė kushte tė vėshtira brenda vendit dhe nė rrethana jo tė favorshme ndėrkombėtare. Shtetet ballkanike, duke e vlerėsuar autonominė e Shqipėrisė si njė pengesė pėr plotėsimin e synimeve tė tyre pushtuese ndaj tokave shqiptare, vunė tė gjitha forcat pėr ta penguar Kryengritjen e Malėsisė sė Mbishkodrės dhe pėr tė mos lejuar qė ajo tė kthehej nė kryengritje tė pėrgjithshme. Kryengritja e malėsorėve ndeshi edhe nė kundėrshtimin e shteteve evropiane, sidomos tė Rusisė e tė Austro-Hungarisė, tė cilat nuk donin turbullira nė Ballkan. Nė mėnyrė tė veēantė, u aktivizua monarkia Habsburge, e cila pengoi shtrirjen e kryengritjes nė tė gjithė vendin dhe u pėrpoq ta mbante lėvizjen shqiptare brenda kuadrit tė kėrkesave kulturore. Tė njėjtin qėndrim mbajti edhe Italia. Megjithėse Kryengritja e vitit 1911 nuk arriti tė sendėrtojė objektivat themelorė tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, ajo zė njė vend tė rėndėsishėm nė historinė e popullit shqiptar. Ajo shėnoi njė hap cilėsor pėrpara nė organizimin e lėvizjes kombėtare dhe ngriti nė njė shkallė mė tė lartė ndėrgjegjen politike tė shqiptarėve. Kryengritja e Malėsisė sė Mbishkodrės, si nga ana organizative, ashtu edhe nga ajo ideore, shėnoi njė hap tė madh pėrpara nė krahasim me kryengritjen e vitit 1910. Ajo u zhvillua nėn udhėheqjen e njė qendre tė vetme, tė Komitetit tė Podgoricės. Kulmin e saj kryengritja e arriti nė qershor, kur duke miratuar (mė 23 qershor) Memorandumin e Greēės, shpalli kėrkesėn e autonomisė sė Shqipėrisė, si program tė mbarė lėvizjes kombėtare. Megjithatė, udhėheqja e saj, pavarėsisht nga pėrpjekjet qė bėri, nuk mundi tė tėrhiqte nė kryengritjen e Shqipėrisė sė Veriut, krahinat e tjera tė vendit dhe ta kthente atė nė njė kryengritje tė pėrgjithshme. Kryengritja e vitit 1911 i detyroi pushtuesit osmanė tė hynin nė bisedime me shqiptarėt dhe tu bėnin atyre disa lėshime. Megjithėse kėto lėshime ishin larg kėrkesave kombėtare tė shqiptarėve, pėrbėnin ndėrkaq njė mbėshtetje pėr kėrkesa mė tė pėrparuara nė tė ardhmen. Kryengritja nxori nė pah ēėshtjen shqiptare si njė problem ndėrkombėtar. Pėr kėtė dėshmon, krahas tė tjerave, edhe interesimi i diplomacisė angleze pėr kryengritjen dhe sidomos pėrkrahja prej Londrės e kėrkesave kombėtare tė shqiptarėve. Kryengritja e vitit 1911 mund tė mbahet si prologu i Kryengritjes sė Pėrgjithshme shqiptare tė vitit 1912. Qeveria xhonturke edhe pas kėsaj kryengritjeje vijoi politikėn e saj shtypėse nė Shqipėri. Ajo nuk u dha shqiptarėve as koncesionet qė u bėri gjatė marrėveshjeve me kryengritėsit. Sapo kryengritėsit u kthyen nė shtėpitė e tyre dhe u qetėsua disi gjendja, ajo rifilloi politikėn e mėparshme. Megjithėse kėrkesat pėr tu dhėnė tė drejta tė njėllojta si tė malėsorėve edhe krahinave tė tjera tė vendit, u parashtruan nė ēdo anė tė Shqipėrisė, autoritetet zyrtare nė qendėr e nė provinca u pėrpoqėn ta ngushtonin hapėsirėn e zbatimit tė marrėveshjes me kryengritėsit shqiptarė. Nė fillim qeveria ia njohu kėto koncesione vetėm sanxhakut tė Shkodrės, pastaj vetėm zonės sė kryengritjes dhe, sė fundi, malėsorėve tė riatdhesuar nga Mali i Zi, por jo gjithė Shqipėrisė. Ndėrsa pėr shqiptarėt marrėveshjet me xhonturqit qenė vetėm njė armėpushim i pėrkohshėm i nevojshėm pėr tė mbledhur forcat e pėr ti dhėnė goditjen pėrfundimtare sundimit osman nė Shqipėri. |
|
#145
| ||||
| ||||
| KREU XIII KRYENGRITJA E PĖRGJITHSHME E VITIT 1912. SHPALLJA E PAVARĖSISĖ SĖ SHQIPĖRISĖ 1. PĖRGATITJA E KRYENGRITJES Acarimi i gjendjes politike. Mbledhja e Taksimit (janar 1912) Edhe pas marrėveshjeve qė pėrfundoi me udhėheqėsit e kryengritėsve nė vitin 1911, Porta e Lartė nuk ndėrmori asnjė masė qė do ta pėrmirėsonte gjendjen ekonomike e arsimore tė vilajeteve shqiptare, qė vinte duke u rėnduar. Ndihej mungesa e ushqimeve. Ēmimi i drithit ishte 2-3-fishuar. Edhe artikujt e tjerė tė konsumit tė gjerė qenė shtrenjtuar. Shtimi i taksave e mbledhja me dhunė e detyrimeve shtetėrore e pėrkeqėsuan edhe mė tej gjendjen. Nga ana tjetėr, shqiptarėt i shqetėsonte edhe pėrgatitja pėr krijimin e aleancės ballkanike, konturet e sė cilės po ravijėzoheshin nė horizontin ballkanik. Nė kėto rrethana qarqet e gjera atdhetare brenda dhe jashtė vendit filluan tė mendonin pėr organizimin e njė kryengritjeje tė re, qė duhej tė fillonte nė pranverėn e ardhshme. Fillimi i luftės italo-turke (shtator 1911) qė do tė angazhonte njė pjesė tė madhe tė forcave turke, krijonte kushte tė favorshme pėr njė kryengritje tė pėrgjithshme shqiptare. Pėrveē kėsaj, po bėhej gjithnjė e mė e qartė se lufta italo-turke do tė pasohej nga njė luftė ballkanike, e cila do tė ēonte nė shembjen e Perandorisė Osmane dhe do ta vinte Shqipėrinė para rrezikut tė copėtimit. Aneksimi italian i Tripolit, - theksonte Ismail Qemali, - tregoi se parimi i tėrėsisė tokėsore tė Perandorisė Osmane nuk respektohej mė. Tani ishte pėr tu dyshuar nėse shtetet ballkanike do tė qėndronin tė qeta. Gjatė njė udhėtimi qė ndėrmori nė Evropė, nė tetor tė vitit 1911, Ismail Qemali, nė takimet qė pati nė kancelaritė diplomatike tė Francės, tė Anglisė e sidomos tė Austro-Hungarisė, u pėrpoq ti bindte ato qė tė rishikonin politikėn e ruajtjes sė status quo-sė nė Ballkan, tu provonte se ishte nė interesin e tyre tė ndiqnin njė politike tė re ballkanike, pjesė pėrbėrėse e sė cilės duhej tė ishte edhe autonomia ose edhe pavarėsia e Shqipėrisė. Gjatė takimit me ambasadorin austro-hungarez nė Paris, Ismail Qemali i foli pėr rrezikun qė i kėrcėnohej Shqipėrisė nga monarkitė fqinje. Shembja e sundimit osman nė Ballkan, kur shqiptarėt ende nuk njiheshin si komb mė vete, i linte ata tė pambrojtur pėrballė agresorėve tė rinj. Njė fat i tillė i shqiptarėve, theksoi ai, nuk ishte as nė interesin e Vjenės. Ismail Qemali i propozoi Ballplacit tė ndėrhynte pranė Portės sė Lartė dhe tė kėrkonte prej saj qė ta njihte popullin shqiptar si entitet etnik. Ambasadori austro-hungarez nė Paris, Sheēen, iu pėrgjigj Ismail Qemalit se Vjena i jepte rėndėsi tė madhe ruajtjes sė status quo-sė territoriale nė Ballkan dhe se nuk ndėrhynte nė punėt e brendshme tė Turqisė. Ndėrkohė gjendja politike nė Shqipėri vinte duke u acaruar. Gjatė vjeshtės u dendėsuan kontaktet ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė viseve tė ndryshme, qė kishin si objekt diskutimi organizimin e kryengritjes, pėr sendėrtimin e programit politik tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, tė autonomisė sė vendit. Nė dhjetor tė vitit 1911 deputetėt shqiptarė, midis tė cilėve u dalluan Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina?, duke pėrfituar nga kriza qė kishte mbėrthyer Perandorinė Osmane dhe qeverisjen e xhonturqve, kėrkuan edhe njėherė zbatimin e reformave politike, ekonomike e kulturore nė Shqipėri, tė cilat kishin si qėllim tė fundit ta shtynin Portėn e Lartė tė njihte kombėsinė shqiptare dhe tė drejtėn e saj pėr tu vetėqeverisur. Nė muajin janar tė vitit 1912 Hasan Prishtina u pėrpoq tė bindte Asim Beun, ministrin e Jashtėm tė Perandorisė Osmane, se ishte nė interesin e shtetit osman qė qeveria tė deklaronte zyrtarisht kufijtė e Shqipėrisė. Por xhonturqit, duke menduar se kjo kėrkesė do tė ēonte nė shkėputjen e Shqipėrisė nga Perandoria, e hodhėn poshtė atė. Pėrballė kėtij qėndrimi tė qeverisė xhonturke, deputeti i Kosovės, Hasan Prishtina, mė 11 janar 1912 shpalosi dhe njėherė nė parlament kėrkesat kombėtare tė shqiptarėve. Pasi foli pėr mohimin e tė drejtave kombėtare tė shqiptarėve, shkeljen e tė drejtave kushtetuese dhe pėr terrorin e pashembullt tė ushtruar mbi popullsinė shqiptare, ai dėnoi ashpėr politikėn e egėr shoviniste qė po ndiqte qeveria nė trevat shqiptare. Hasan Prishtina e kėrcėnoi qeverinė me njė kryengritje tė re nėse nuk plotėsoheshin kėrkesat kombėtare tė shqiptarėve. Fjalimi i guximshėm i Hasan Prishtinės e detyroi vezirin e madh qė tė replikonte ashpėr me tė, duke e akuzuar si rebel qė kėrkonte ti vinte zjarrin Perandorisė. Nė rrethet mė tė pėrparuara patriotike shqiptare po pėrforcohej gjithnjė e mė shumė bindja se tė drejtat kombėtare dhe pėrparimi ekonomik e kulturor i popullit shqiptar nuk mund tė siguroheshin tashmė me anėn e luftės parlamentare. Pėrvoja e luftės trivjeēare (1909-1911) e shqiptarėve kundėr regjimit xhonturk kishte provuar domosdoshmėrinė e krijimit tė njė qendre tė vetme drejtuese dhe udhėheqėse tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Pėrpjekja e parė pėr bashkėrendimin e luftės sė tė gjitha trevave shqiptare kundėr zgjedhės xhonturke u bė nė Stamboll. Pas kėshillimeve, qė u zhvilluan ndėrmjet Ismail Qemalit dhe Hasan Prishtinės mė 12 janar 1912, u vendos tė mbahej njė takim i njė grupi personalitetesh tė jetės politike shqiptare. Takimi u bė nė mesin e muajit janar, nėn kryesinė e Ismail Qemalit, nė shtėpinė e Syrja Vlorės, nė lagjen Taksim tė Stambollit. Nė tė morėn pjesė, pėrveē Ismail Qemalit, Hasan Prishtinės e Syrja Vlorės, edhe Myfid Libohova, Esat Toptani, Aziz Vrioni, Bedri Pejani, Mustafa Kruja e tė tjerė. Mbledhja e Taksimit ripohoi pėrfundimin se shqiptarėve, pėr tė siguruar tė drejtat kombėtare e politike, nuk u kishte mbetur rrugė tjetėr pėrveē organizimit tė njė kryengritjeje tė pėrgjithshme. Aty u diskutua gjithashtu pėr aspektet organizative tė lėvizjes sė armatosur nė Shqipėri. Rol i veēantė, sidomos nė fillim tė veprimeve luftarake qė do tė ndėrmerreshin nė pranverėn e ardhshme, iu caktua Kosovės. Kryengritja do tė shtrihej edhe nė viset e tjera tė vendit, megjithatė, do tė ishte Kosova ajo qė do tė mbante peshėn kryesore nė rrafsh ushtarak. Organizimin e forcave kryengritėse nė verilindje tė Shqipėrisė e mori pėrsipėr Hasan Prishtina. Esat Toptani premtoi tė merrej me organizimin e kryengritjes nė Shqipėrinė e Mesme dhe nė Mirditė. Myfit Libohova, Aziz Vrioni e Syrja Vlora u zotuan tė ngrinin nė luftė ēetat e Jugut. Ismail Qemali mori pėrsipėr tė siguronte, me ndihmėn materiale tė kolonive shqiptare tė mėrgimit, armė dhe tė holla (15 mijė pushkė tė tipit tė ri mauzer dhe 10 mijė napolona ar). Ai do tė vijonte njėkohėsisht pėrpjekjet pėr tė siguruar mbėshtetjen e diplomacisė evropiane dhe tė opinionit publik tė jashtėm. Nga tė gjithė pjesėmarrėsit e mbledhjes sė Taksimit vetėm Ismail Qemali, Hasan Prishtina e ndonjė tjetėr u pėrpoqėn tė pėrmbushnin detyrimet e tyre. |
|
#146
| ||||
| ||||
| KREU XIII KRYENGRITJA E PĖRGJITHSHME E VITIT 1912. SHPALLJA E PAVARĖSISĖ SĖ SHQIPĖRISĖ 1. PĖRGATITJA E KRYENGRITJES Pėrpjekjet pėr sigurimin e aleatėve Njė nga detyrat parėsore tė kryengritjes sė armatosur qė po pėrgatitej mbetej sigurimi i aleatėve ose tė paktėn sigurimi i krahėve tė forcave kryengritėse gjatė ndeshjes me forcat ushtarake osmane Hasan Prishtina, pas shpėrndarjes sė parlamentit, hyri nė bisedime me deputetė arabė e kurdė dhe u bėri thirrje atyre qė ti kundėrviheshin me kryengritjen e armatosur politikės nacionaliste dhe asimiluese tė xhonturqve. Ndėrkohė, Ismail Qemali vazhdoi pėrēapjet diplomatike pranė kancelarive tė Fuqive tė Mėdha nė disa prej kryeqyteteve evropiane. Duke njohur qėndrimin e shteteve fqinje ndaj ēėshtjes shqiptare, ai iu shmang vizitės nė kryeqytetet ballkanike. Edhe Hasan Prishtina, me tu kthyer nga Stambolli nė Kosovė, u pėrpoq tė siguronte bashkėpunimin me lėvizjen bullgaro-maqedone nė Shqipėrinė Lindore. Pėr kėtė qėllim pati njė takim me ish-deputetin e Shkupit nė parlamentin osman, Pavllov, tė cilit i kumtoi se pėr tė shpėtuar nga politika panturke e xhonturqve, qė po u sillte pasoja shumė tė rėnda si shqiptarėve, ashtu edhe maqedonėve, ishte e domosdoshme tė organizohej njė kryengritje e pėrbashkėt, pėr tė arritur krijimin e njė shteti autonom shqiptaro-maqedon. I sigurt nė fitoren e forcave kryengritėse shqiptare, Hasan Prishtina nuk kėrkoi angazhimin e menjėhershėm tė palės maqedone. Ajo mund tė bashkohej me kryengritjen pasi tė shihte frytet e para tė luftės sė shqiptarėve. Por Pavllovi, pasi u kėshillua me qendrėn e lėvizjes bullgaro-maqedone (me verhovistėt) nė Sofje, u pėrgjigj se bullgarėt nuk mundeshin kurrsesi tė merrnin pjesė nė kryengritje. Kjo pėrgjigje diktohej nga angazhimi i Sofjes nė aleancėn ballkanike qė po pėrgatitej, me tė cilėn Bullgaria shpresonte tė pėrmbushte planet e saj aneksioniste ndaj trojeve shqiptare. Beogradi mbajti qėndrim tė ndryshėm nga ai i Sofjes. Duke parashikuar shpėrthimin e afėrt tė njė lufte ballkanike kundėr Perandorisė Osmane, kur edhe aleanca ballkanike ishte duke pėrfunduar, Serbia mendonte se ishte nė interesin e saj qė shqiptarėt tė hidheshin sėrish nė luftė kundėr sundimit osman. Beogradi parashikonte qė gjatė konfrontimit shqiptaro-turk do tė dobėsoheshin tė dyja palėt dhe kėshtu do ti lehtėsohej atij realizimi i planeve aneksioniste ndaj trevave shqiptare. Por Beogradi donte qė kryengritja nė Shqipėri tė shpėrthente kur Serbia ta ndjente veten tė gatshme pėr tu ndeshur me Turqinė. Serbia u lidh me krerė tė lėvizjes shqiptare nė Kosovė dhe u premtoi atyre ti furnizonte me armė, por me kusht qė tė mos nguteshin pėr tė filluar kryengritjen dhe tė mos kėrkonin autonominė e Shqipėrisė. Rėndėsi tė posaēme pėr fatin e kryengritjes do tė kishte qėndrimi qė do tė mbanin ndaj saj Fuqitė e Mėdha tė Evropės dhe nė radhė tė parė ato tė Adriatikut. Duke shpresuar tė gjente mbėshtetje nė Londėr, Hasan Prishtina iu drejtua sė pari konsullit britanik nė Shkup. Hasan Prishtina i deklaroi atij se shqiptarėt kishin zgjedhur tani si mjet pėr tė shpėtuar nga dhuna xhonturke dhe nga ndjekjet qė i bėheshin kulturės sė tyre kombėtare luftėn e armatosur, se kishin vendosur me ba nji lėvizje tarmatosun kundra sundimit turk. Pėr kėtė kėrkonin pėrkrahjen e Anglisė. Konsulli u shpreh i gatshėm tia pėrcillte menjėherė kėtė kėrkesė Londrės. Pas disa ditėsh ai i njoftoi Hasan Prishtinės se vendi i tij nuk kishte interesa nė Ballkan, prandaj as nuk do ta kundėrshtonte dhe as nuk do ta pėrkrahte kryengritjen kundėrosmane tė shqiptarėve. Kujdes tė veēantė udhėheqėsit e kryengritjes i kushtuan qėndrimit tė Perandorisė Dualiste. Hasan Prishtina hyri nė lidhje edhe me kryekonsullin austro-hungarez nė Selanik, Kral. Edhe Vjena nuk premtoi ta ndihmonte kryengritjen shqiptare. Me kėtė rast, Krali kėrkoi qė Lėvizja Kombėtare Shqiptare tė mbetej nė kuadėr tė njė lėvizjeje paqėsore e kufizuar me kėrkesa kulturore, arsimore dhe ekonomike. Ai u mundua ti mbushte mendjen Hasan Prishtinės se mirėqenia e shqiptarėve nuk realizohej me revolucion, por me evolucion. Edhe pėrfaqėsuesit konsullorė tė Vjenės nė Shkodėr, nė Manastir e nė Prizren u bėnė tė ditur krerėve shqiptarė dhe komiteteve tė fshehta se qeveria e tyre ishte e interesuar pėr ruajtjen e gjendjes ekzistuese nė Ballkan dhe tė tėrėsisė territoriale tė Perandorisė Osmane. Si rrjedhim, nė rast se do tė shpėrthente kryengritja nė Shqipėri, ata nuk do ta ndihmonin. Pėrveē kėsaj, kryengritėsit do tė quheshin nga Fuqitė e Mėdha fajtorė pėr prishjen e paqes. Nė kėto rrethana atdhetarėt, deri nė prag tė kryengritjes, nuk arritėn tė siguronin nė Evropė armėt e nevojshme. Kjo i detyroi krerėt e lėvizjes nė Kosovė qė ti drejtonin sytė nga vendet fqinje. Mali i Zi, ndryshe nga viti i kaluar, duke qenė edhe nėn trysninė e Austro-Hungarisė, mbajti njė qėndrim tė rezervuar ndaj pėrpjekjeve tė shqiptarėve pėr organizimin e kryengritjes. Cetina u deklaroi krerėve tė Gjakovės dhe tė Pejės, qė u orvatėn tė hynin nė lidhje me tė, se nuk do tė pranonte tė zhvillonte bisedime me ta. Ndryshe nga Mali i Zi, Serbia u tregua e gatshme qė ti furnizonte shqiptarėt me armė. Qysh nė vitin 1911 dhe sidomos nė fillim tė vitit 1912 autoritetet serbe hynė nė lidhje me krerė tė Kosovės, me Hasan Hysen Budakovėn, Iljaz Agushin, Mahmut Zajmin, Bajram Daklanin, Sadik Ramėn e Gjurgjevikut dhe me Ramadan Shabanin e mė pas edhe me Isa Boletinin. Disa shkuan deri nė Beograd, ku u takuan me funksionarė tė ministrisė sė Jashtme dhe me Nikolla Pashiqin. Beogradi vuri pėrsėri si kusht tė parė, pėr tė siguruar ndihmėn e Serbisė, dorėheqjen nga ēdo synim pėr tė fituar autonominė administrative tė Shqipėrisė. Edhe koha kur do tė fillonte kryengritja, sipas Serbisė duhej pėrcaktuar nė marrėveshje me autoritetet serbe. Prandaj edhe sasia e armėve tė siguruara nė Serbi ishte tejet e kufizuar. Megjithatė, Beogradi nuk nxori pengesa pėr kalimin e armėve nė Shqipėri pėrmes kontrabandės, e cila, nė pragun e shpėrthimit tė kryengritjes mori pėrmasa tė mėdha. Pėrballė kėtyre rrethanave udhėheqėsit e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare bėnė tė gjitha pėrpjekjet qė kryengritja tė fillonte sa mė parė, duke pasur si kėrkesė kryesore formimin e njė shteti autonom shqiptar. Pėrgatitjet pėr kryengritjen e pėrgjithshme pėrkuan me zgjedhjet parlamentare. Mė 18 janar 1912 xhonturqit shpallėn shpėrndarjen e parlamentit. Sipas kushtetutės, zgjedhjet e reja duhej tė bėheshin nė vjeshtė, por, pėr tė mos i dhėnė kohė opozitės tė shtonte ndikimin nė provinca, xhonturqit vendosėn qė ato tė zhvilloheshin menjėherė, qė nė muajin shkurt. Ata synonin tė fitonin shumicėn absolute nė parlamentin e ri. Ligji i zgjedhjeve, veē tė tjerave, i kufizonte shumė tė drejtat e kombėsive joturke tė Perandorisė dhe lejonte hapėsira tė gjera pėr manipulimin e listave tė zgjedhėsve nga autoritetet qeveritare. Shtypi patriotik dhe nė mėnyrė tė veēantė gazeta Liri e Shqipėrisė, si edhe shoqėritė e komitetet atdhetare brenda e jashtė vendit, duke u pėrfshirė nė fushatėn elektorale, i bėnin thirrje popullit qė tė mos votonte pėr ata kandidatė qė kishin braktisur interesat e atdheut dhe qė ishin propozuar nga xhonturqit, por tė zgjidhnin deputetė atdhetarė tė sprovuar, si Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Bajram Topulli, Ismail Haki Strazimiri, Ibrahim Temo, Aqif pashė Elbasani, dr. Haki Mborja etj. Xhonturqit, nga ana e vet, mobilizuan njerėzit e tyre pėr tė penguar zgjedhjen e atdhetarėve shqiptarė nė parlament. Organet e xhandarmėrisė bėnin presion mbi zgjedhėsit e dytė pėr ti detyruar qė tė miratonin kandidatėt e Komitetit Bashkim e Pėrparim. Malėsorėt e Mbishkodrės, tė zhgėnjyer nga premtimet e xhonturqve, qė nuk zbatuan marrėveshjen e gushtit tė vitit 1911, nuk morėn pjesė nė votime. Shpėrdorimet e qeverisė xhonturke gjatė fushatės sė zgjedhjeve e acaruan edhe mė shumė situatėn nė vend. Ministri i Jashtėm turk, Asim Beu, pranoi para ambasadorit austro-hungarez nė Stamboll se shkaku i kryengritjes nė Shqipėri janė gabimet e bėra nė zgjedhjet. |
|
#147
| ||||
| ||||
| KREU XIII KRYENGRITJA E PĖRGJITHSHME E VITIT 1912. SHPALLJA E PAVARĖSISĖ SĖ SHQIPĖRISĖ 2. SHPĖRTHIMI I KRYENGRITJES DHE VEPRIMET E PARA TĖ ARMATOSURA (MARS - MAJ 1912) Dėshtimi i misionit tė Komisionit tė reformave Gjendja e vėshtirė e krijuar nė Shqipėri i shtyu autoritetet xhonturke tė dėrgonin nė Shqipėri njė komision qeveritar tė kryesuar nga ministri i Brendshėm Haxhi Adil beu. Me pretekstin se do tė hetonte nė vend nevojat e administratės dhe tė popullsisė, kinse pėr tė pėrgatitur reforma administrative, Komisioni u pėrpoq tė forconte pushtetin e tronditur tė xhonturqve, posaēėrisht aparatin administrativ, ushtarak e gjyqėsor. Por detyra e tij kryesore ishte ti largonte shqiptarėt nga lėvizja kryengritėse. Jo rastėsisht ai e filloi veprimtarinė e tij nė vilajetin e Kosovės e mė pas nė atė tė Shkodrės, tė cilat kishin qenė vatrat e kryengritjeve tė mėdha kundėrosmane. Shqiptarėt, duke njohur qėllimet e vėrteta tė Komisionit, i bėnė atij kudo njė pritje tė ftohtė, madje edhe armiqėsore. Nė Prishtinė ai u bojkotua nga banorėt e qytetit dhe tė rrethinave. Komisioni vizitoi qytetet kryesore tė Shqipėrisė i shoqėruar nga forca ushtarake. Ai u prit me pushkė nė Kosovė, ku u detyrua tė ēante rrugėn me anėn e artilerisė. Mė 7 mars, kur ministri turk po kalonte nga Peja nė Gjakovė, i shoqėruar nga dy batalione, u sulmua nga forcat kryengritėse tė komanduara nga Mahmut Zajmi nė rrugėn Pejė-Gjakovė, nė afėrsi tė fshatit Strellc. Kėtu u zhvilluan luftime tė ashpra qė zgjatėn disa orė. Komisioni mundi tė hynte nė Gjakovė vetėm pasi siguroi besėn e bajraktarėve tė atjeshėm, ndėrsa eskorta qė e shoqėronte ndeshi pėrsėri nė pritėn e shqiptarėve, nė rrugėn e kthimit pėr nė Pejė, afėr fshatit Strellc ku, sipas burimeve konsullore austro-hungareze, la 30 tė vrarė dhe 50 tė plagosur. Edhe forcat qė u dėrguan nė drejtim tė Prizrenit pėr ti hapur rrugėn Komisionit u sulmuan nga kryengritėsit mė 11 mars midis fshatrave Racė e Moglicė. Pas tri ditė luftimesh ushtritė turke i sprapsėn kryengritėsit vetėm pasi pėrdorėn forcat e artilerisė. Njė sulm tjetėr po aq i fuqishėm u ndėrmor nga forcat kryengritėse, tė komanduara nga Ramadan Zaskoci, kundėr Komisionit dhe trupave qė e shoqėronin nė bregun e djathtė tė Drinit, gjatė udhėtimit tė tyre nga Prizreni nė Shkodėr. Pėrpjekjet mė tė ashpra gjatė kohės qė ministri i Brendshėm qėndroi nė Kosovė u bėnė nė Krumė tė Hasit. Mė 21 mars 1912, 800 ushtarė dhe 60 xhandarė tė pajisur me topa u drejtuan kundėr 200 kryengritėsve, tė prirė nga Mahmut Zajmi, qė kishin mbėshtetjen e popullsisė sė Gjakovės dhe tė rrethinave tė saj. Sipas udhėzimeve tė autoriteteve xhonturke, shkoi nė Has pranė kryengritėsve katolikė, fandė e mirditas imzot Ndre Mjeda pėr ti bindur qė tė ktheheshin nė shtėpitė e tyre. Por ata i thanė se tė gjithė shqiptarėt ishin vėllezėr, myslimanė e tė krishterė, prandaj nuk do tė veēoheshin si katolikė, por tė gjithė sė bashku, pa dallim feje, do tė kėrkonin zbatimin e 12 pikave qė iu dhanė malėsorėve disa muaj mė parė, si dhe shpalljen e njė faljeje tė pėrgjithshme. Nė fillim tė prillit kryengritėsit e Pejės i dėrguan njė ultimatum qeverisė, nė tė cilin kėrkonin si masa mė tė para hapjen e shkollave shqipe nė Shqipėri me shkronjat kombėtare, caktimin e nėpunėsve shqiptarė dhe kryerjen e shėrbimit ushtarak brenda kufijve tė Shqipėrisė. Kėto kėrkesa nuk pėrfshinin ende idenė e njė autonomie tė plotė tė Shqipėrisė. Megjithatė, kryengritėsit e Kosovės, siē shkruante shtypi, duke u bėrė jehonė ngjarjeve nė kėtė trevė, ishin tė gatshėm tė paraqisnin kėrkesa mė tė pėrparuara politike, tė kėrkonin autonomi tė plotė ose vetėqeverisje. Sulmet e forcave kryengritėse kundėr ushtrisė osmane, vazhduan edhe gjatė udhėtimit tė ministrit tė Brendshėm, Haxhi Adil beu, nė Shqipėrinė e Mesme e tė Jugut, deri nė Manastir e nė Janinė. Kudo qė shkoi komisioni i reformave, i kryesuar nga Haxhi Adil beu, ndėrhyri nė fushatėn elektorale pėr tė pėrkrahur kandidatėt e Komitetit Bashkim e Pėrparim. Pėr kėtė Adil Beu pėrdori gjithfarė formash, duke filluar nga ndėrrimi arbitrar i vendvotimeve, rryshfetet, kėrcėnimet e shantazhet e ndryshme, burgosjen e ithtarėve tė opozitės dhe deri te mjetet e dhunės e forca e armėve. Vetėm nė kėtė mėnyrė xhonturqit arritėn tė siguronin shumicėn absolute nė parlament. Tė gjitha masat qė ndėrmori Komisioni, si shtimi i xhandarmėrisė, ngritja e burgjeve, forcimi i aparatit burokratik-administrativ osman, hapja e rrugėve tė reja pėr lehtėsimin e lėvizshmėrisė sė forcave ushtarake osmane, nė vend qė ta qetėsonin gjendjen, i ashpėrsuan mė tej kontradiktat ndėrmjet popullit shqiptar dhe sundimtarėve osmanė. Prandaj Luigj Gurakuqi i quajti kėto reforma shtypje dhe shtrėngime tė reja qė ndezėn njė zjarr tė ri. Pra, misioni i Haxhi Adil beut nuk bėri gjė tjetėr veēse pėrshpejtoi shpėrthimin nė mbarė Shqipėrinė tė kryengritjes sė pėrgjithshme, qė ishte duke u pėrgatitur prej kohėsh. |
|
#148
| ||||
| ||||
| KREU XIII KRYENGRITJA E PĖRGJITHSHME E VITIT 1912. SHPALLJA E PAVARĖSISĖ SĖ SHQIPĖRISĖ 2. SHPĖRTHIMI I KRYENGRITJES DHE VEPRIMET E PARA TĖ ARMATOSURA (MARS - MAJ 1912) Shpėrthimi i kryengritjes Pas pėrgatitjeve tė para pėr kryengritjen e pėrgjithshme u shtuan veprimet e armatosura dhe u kalua nė krijimin e ēetave, tė cilat vepronin veēanėrisht nė Kosovė, ku u ndėrmorėn, siē u pa, edhe sulme kundėr Komisionit tė reformave. Moszbatimi i marrėveshjeve tė gushtit tė vitit 1911, vėnia e taksave tė reja dhe keqėsimi i gjendjes ekonomike nė vend e shtuan pakėnaqėsinė e popullit nė fillim tė vitit 1912. Gjendja u acarua mė tej pėr shkak tė pėrpjekjeve tė autoriteteve xhonturke pėr manipulimin e zgjedhjeve, pėr tė penguar ēeljen e shkollave shqipe, si dhe pėr tė imponuar alfabetin arab nė shkolla. Veprimtarėt mė tė pėrkushtuar tė komiteteve tė fshehta e tė shoqėrive atdhetare tė mėrgimit iu vunė organizimit tė kryengritjes dhe furnizimit tė luftėtarėve me armė e me municione. Brenda vendit, pėrveē komiteteve qė vepronin nė Kosovė, me organizimin e ēetave merreshin edhe komitetet e Manastirit, tė Korēės, tė Ēamėrisė, tė Vlorės, tė Elbasanit, tė Dibrės etj., ndėrsa jashtė vijonte veprimtarinė e tij Komiteti italo-shqiptar me Nikollė Ivanajn nė krye. Nė muajin prill Ismail Qemali rikrijoi nė Korfuz njė komitet tė ri. Nė dyjavorin e dytė tė muajit prill ai, sė bashku me Luigj Gurakuqin, u hodhėn nė Shqipėri pėr tė organizuar kryengritjen, ku qėndruan afro tri javė, i pari nė Shqipėrinė e Jugut dhe i dyti nė atė tė Veriut. Njė kontribut tė veēantė pėr blerjen e armėve dhe futjen e tyre nė Shqipėri dhanė mėrgimtarėt e Rumanisė. Pėr pėrgatitjen e kryengritjes ndihmuan gjithashtu kolonitė shqiptare nė ShBA, sidomos Federata Vatra dhe gazeta e saj Dielli. Njė propagandė tė gjerė pėr kryengritjen bėri shtypi i kolonive dhe veēanėrisht gazeta Liri e Shqipėrisė (Sofje), e drejtuar nga Kristo Luarasi. Qendėr e gjithė kėsaj veprimtarie organizative e politike vijoi tė ishte vilajeti i Kosovės. Me organizimin e forcave tė kryengritjes sė pėrgjithshme merreshin Hasan Prishtina dhe komandantėt e ēetave, si Mahmut Zajmi, Zefi i Vogėl e tė tjerė. Pėr shkak tė rolit tė veēantė qė luante nė pėrgatitjen e kryengritjes shqiptare, xhonturqit u orvatėn ta zhduknin Hasan Prishtinėn me anėn e njė atentati, i cili mbeti njė tentativė e dėshtuar. Ndėrkaq u shtuan aksionet e armatosura tė shqiptarėve kundėr autoriteteve turke. Nė mesin e muajit prill nė Prizren u vra kryetari i komitetit xhonturk, u sulmua burgu dhe u liruan tė gjithė tė burgosurit. Autoritetet vendore tė Gjakovės bėnė njė pėrpjekje pėr ta shtypur kėtė revoltė para se ajo tė merrte pėrpjesėtime tė gjera. Nė mesin e muajit prill dy batalione qeveritare sulmuan kryengritėsit e pėrqendruar nė Has, por u thyen keq dhe u tėrhoqėn nė Gjakovė. Pėr tė vendosur njė bashkėrendim tė veprimeve tė forcave kryengritėse nė rrafsh krahinor, mė 21 prill 1912 u mblodhėn nė Krasniqe nė Kuvendin e katėr bajraqeve krerėt e Malėsisė sė Gjakovės, tė Krasniqes, tė Hasit, tė Gashit e tė Rekės, tė cilėt i parashtruan njė varg kėrkesash valiut tė Shkupit. Duke e ndier veten tė pafuqishėm pėrballė kryengritėsve, kajmekami (nėnprefekti) i Gjakovės pėr tė fituar kohė, u premtoi atyre se brenda 15 ditėve do tė vinte njė pėrgjigje pozitive nga qendra e vilajetit pėr kėrkesat e tyre. Ndėrkaq, nė drejtim tė Gjakovės u dėrguan nga Korpusi i 7-tė i Shkupit dy batalione ushtarėsh. Kryengritėsit mbajtėn nė afėrsi tė Gjakovės sė rrethuar njė miting tė jashtėzakonshėm, nga i cili iu dėrgua njė ultimatum nėnprefektit tė Gjakovės dhe komandantit tė ushtrisė, Xhavit Pashės, ku u parashtruan edhe njėherė kėrkesat e tyre: kthimi i armėve, hapja e shkollave shqipe, kryerja e shėrbimit ushtarak brenda vilajeteve shqiptare, zgjedhja e mydyrėve (e krahinarėve) nga paria e vendit, caktimi i nėpunėsve shqiptarė, ulja e taksės sė bagėtisė, ndreqja e rrugėve etj. Nė tė njėjtėn kohė kryengritėsit vendosėn tė hynin nė qytet dhe tė shtinin nė dorė depon e armatimit e tė municionit. Pas vendimit qė komandantėt e forcave kryengritėse morėn nė Rekė, nisi sulmi mbi Gjakovė. Forcat e Rekės dhe tė Krasniqes, tė prirė nga Bajram Daklani, Zefi i Vogėl, Ali Binaku, Qerim Binaku, Bajram Mani dhe Zog Abdyli, pėrparuan nė drejtim tė Ēabratit. Forcat e Hasit, nėn komandėn e Miftar Sylės, sulmuan nga ana e Urės sė Tabakėve. Sulmi mbi qytet filloi nė mėngjesin e 11 majit. U zhvilluan luftime tė pėrgjakshme qė zgjatėn tri ditė. Edhe pse u vunė nėn zjarrin e dendur tė mitralozave dhe tė artilerisė, kryengritėsit luftuan me vendosmėri. Por pėr mungesė tė municioneve, u detyruan tė pranonin njė armėpushim dhjetėditor qė u arrit me ndėrmjetėsinė e Riza bej Kryeziut. Megjithatė sulmi mbi Gjakovė pati jehonė nė trevat e tjera dhe pėrshpejtoi pėrfshirjen e popullsisė sė tyre nė luftėn e armatosur. Udhėheqėsit shqiptarė vijuan punėn pėr zgjerimin e kryengritjes. Mė 5 maj 1912 mbėrriti nga Shkupi nė Drenicė Hasan Prishtina, qė iu kushtua bashkimit e organizimit tė forcave shqiptare. Ai u mbėshtet tek Ahmet Delia nė Prekaz dhe Sadik Ramė Gjurgjeviku nė rrethinat e Pejės. Mė 6 maj u mbajt nėn kryesinė e Nexhip Dragės mbledhja e Shalės, nė tė cilėn u vendos qė edhe kjo krahinė tė bashkohej me kryengritjen. Ndėrkohė, forcat kryengritėse shtuan goditjet kundėr trupave armike nė rrethinat e Pejės, afėr Istogut. Popullsia e Pejės, mė 6 maj 1912, ngriti krye. Komanda osmane nisi me shpejtėsi nė drejtim tė Pejės dy batalione. Por ēetat e Mahmut Zajmit, me tė cilin tani qe bashkuar atdhetari dibran Hasan Ballanca, dhe ato tė Zefit tė Vogėl, tė mbėshtetura edhe nga 500 kryengritės tė Prekorupės, i goditėn kėto batalione gjatė rrugės dhe i shpartalluan. Luftimet vijuan gjatė 11-14 majit edhe pasi Istogu qe rrafshuar nga artileria osmane. Sulmet e kryengritėsve kundėr ushtrive osmane vijuan nė Pejė edhe dhjetė ditė tė tjera. Gjatė kėtyre luftimeve u vranė 400 ushtarė osmanė. Mė 20 maj repartet ushtarake ndihmėse tė nisura nga Mitrovica hynė nė Pejėn e rrethuar, ku u bashkuan me garnizonin e ngujuar atje. Edhe kėtu, ashtu si nė Gjakovė, u vendos njė armėpushim ndėrmjet kryengritėsve dhe autoriteteve tė Pejės. Vetė valiu qė ndodhej atėherė nė Pejė pranoi njė pjesė tė kėrkesave tė kryengritėsve dhe pikėrisht qė forcat osmane tė nėnprefekturės tė ndryheshin nė qytet dhe qė kadiu e komandanti i xhandarmėrisė tė largoheshin nga postet e tyre zyrtare, por nuk pranoi kėrkesėn pėr largimin e mytesarifit tė Pejės. Autoritetet lokale premtuan gjithashtu se do tė kėrkonin nga Porta e Lartė qė tu jepte pėrgjigje pozitive tė gjitha kėrkesave tė parashtruara nga kryengritėsit. Lėvizja kryengritėse u shtri edhe nė sanxhakun e Prishtinės. Mė 9 maj 1912 njė ēetė shqiptare u pėrlesh me repartin e xhandarmėrisė nė Llap e nė Koshutovė dhe u ndėrmor njė sulm mbi depon e armėve e mbi postėn e xhandarmėrisė nė Vuēiternė. Prefekti i Prishtinės kėrkoi tė shpallej gjendja e jashtėzakonshme, por popullsia e kėtij qyteti, ajo e Prizrenit, e Vuēiternės, e Mitrovicės, e Gjilanit dhe e Gjakovės i bėnė tė ditur valiut se, po tė merrej kjo masė, ata tė gjithė do tė dilnin nė mal. Kjo i detyroi autoritetet ta pezullonin vendimin pėr tė shpallur gjendjen e jashtėzakonshme. Ndėrkaq krerėt e lėvizjes nė Prishtinė kėrkuan nga valiu anulimin e zgjedhjeve parlamentare tė manipuluara nga qeveritarėt xhonturq, mbylljen e shkollave turke dhe kthimin e armėve tė grumbulluara njė vit mė parė. Porta e Lartė vazhdonte tė pėrqendronte nė Kosovė forca tė reja ushtarake qė dėrgoheshin nga provincat e tjera tė Perandorisė. Mė 23 maj arriti nė Ferizaj divizioni i nizamėve nga Stambolli, i specializuar pėr kryerjen e detyrave tė veēanta dhe i pajisur me armatime e mjete moderne luftarake. Nė fundin e majit 1912 ishin angazhuar drejtpėrsėdrejti nė luftime 19 mijė ushtarė, tė pajisur me mitroloza e topa dhe 700 kalorės, qė drejtoheshin nga komandanti i Korpusit tė 7-tė tė Shkupit, gjeneral Ismail Fadil pasha, ndėrsa forcat osmane tė pėrqendruara nė Kosovė ishin shumė mė tė mėdha. Me gjithė mungesat nė tė holla, nė armatime e nė materiale luftarake, numri i kryengritėsve rritej ēdo ditė. Sipas shtypit tė kohės ai kishte arritur nė maj 1912 nė 15 mijė veta. |