| Cfare ju duhet te dini? |
|
#106
| ||||
| ||||
| KREU IX ZHVILLIMI I IDEOLOGJISĖ DHE I KULTURĖS SĖ RILINDJES KOMBĖTARE (VITET 80 TĖ SHEK. XIX - 1912) 1. MENDIMI POLITIKO-SHOQĖROR, SHKRIMI DHE SHKOLLA SHQIPE Lėvrimi i gjuhės shqipe dhe pėrhapja e shkrimit shqip Pas themelimit tė Lidhjes sė Prizrenit mė 1878 dhe tė Shoqėrisė sė Stambollit mė 1879 mori hov lėvizja pėr lėvrimin dhe studimin e gjuhės shqipe. Mendjet mė tė ndritura tė kohės, si Kostandin Kristoforidhi, Naim Frashėri, Sami Frashėri, Jeronim de Rada, Pashko Vasa, Jani Vretoja, Ndre Mjeda, Gjergj Fishta etj., duke e njohur mirė gjuhėn amtare dhe duke pasur besim tė patundur nė zhvillimin e saj tė shpejtė, iu pėrveshėn me zell njė pune tė shumanshme qė nuk vonoi tė jepte pėrfundime tė dukshme. Drejtimet kryesore tė pėrpjekjeve tė tyre, qė kushtėzoheshin nga kėrkesat e kohės, ishin pėrhapja e shkrimit shqip, pastrimi i gjuhės shqipe nga fjalėt e huaja tė panevojshme, pasurimi i saj sidomos me terma shkencorė e me fjalė tė tjera tė fjalorit abstrakt dhe pėrpunimi i disa normave gjuhėsore qė do tė ēonin shkallė-shkallė nė zhvillimin e vazhdueshėm tė gjuhės letrare shqipe. Me kėto pėrpjekje atdhetarėt rilindės synonin tė forconin bashkimin dhe afirmimin kombėtar tė popullit shqiptar, pėr tė cilėt njė faktor vendimtar ishte gjuha, si tipar themelor qė dallon ēdo komb. Alfabeti i Shoqėrisė sė Stambollit (1879) me 36 shkronjat e tij i plotėsonte mirė kėrkesat fonologjike tė gjuhės shqipe dhe, me gjithė mungesėn e shkollave shqipe, ishte pėrhapur ndėr shqiptarėt brenda e jashtė vendit. Por, duke qenė i pėrzier edhe me disa shkronja greke dhe me disa shkronja tė veēanta, ai paraqiste mjaft vėshtirėsi pėr botim librash e fletoresh nėpėr shtypshkronja. Pėrveē kėsaj, megjithėse bėri tė mundur mėnjanimin e disa alfabeteve tė pėrdorura mė parė, alfabeti i Stambollit nuk mbeti i vetmi alfabet pėr shkrimin e shqipes. Kėshtu nė Shkodėr vijoi tė pėrdorej alfabeti tradicional i shkrimtarėve klerikė tė Veriut. Madje, nė kapėrcyell tė shek. XX nė atė qytet u vunė nė pėrdorim dy alfabete tė reja: alfabeti thjesht latin i Shoqėrisė Bashkimi, i themeluar mė 1899 nga Preng Doēi, Gjergj Fishta etj., dhe alfabeti i Shoqėrisė Agimi, i formuar mė 1901 nga Zef Mjeda, Ndre Mjeda etj. Gjatė kėsaj periudhe nė Shkodėr nuk munguan edhe pėrpjekjet pėr ta shkruar shqipen me alfabetin arab. Rilindėsit u pėrpoqėn edhe pėr pastrimin e pasurimin e fjalorit, gjė qė diktohej nga vetė gjendja e gjuhės shqipe, e cila, nė kushtet e njė prapambetjeje tė gjithanshme tė popullit shqiptar, ishte e mbushur me fjalė tė huaja dhe kishte mbetur e varfėr sidomos pėr fjalė tė fushave tė ndryshme tė shkencės e tė kulturės. Pėr tia arritur kėtij qėllimi tė dyanshėm u shfrytėzuan mė shumė mjetet fjalėformuese tė gjuhės shqipe, duke krijuar kėshtu njė numėr tė madh fjalėsh tė reja, njė pjesė e mirė e tė cilave i kanė qėndruar kohės. Tė tilla janė, p.sh., fjalėt ndėrgjegje, vetėdije, cilėsi, sasi, folje, rrokje, pėremėr, atdhe, mėmėdhe, kryeqytet, qytetėroj etj. Ėshtė e vėrtetė se pėrpjekje pėr tė krijuar fjalė tė reja ishin bėrė edhe mė parė, duke nisur qė nga Buzuku, Budi e Bogdani e deri te Naum Veqilharxhi. Por pėrpjekjet e dhjetėvjeēarit tė fundit tė shekullit tė kaluar nė kėtė fushė dalloheshin pėr karakterin e tyre mė tė vetėdijshėm, pėr pėrmasat e gjera dhe pėr pėrhapjen e madhe qė patėn. Pėr pasurimin e fjalorit tė gjuhės shqipe u shfrytėzua nė radhė tė parė visari i pasur i gjuhės popullore. Pėr kėtė qėllim u mblodhėn nga goja e popullit fjalė e shprehje tė rralla qė rilindėsit i shtinė nė pėrdorim nė veprat e tyre. Nė kėtė punė fisnike u dallua nė mėnyrė tė veēantė Kostandin Kristoforidhi, i cili i ra kryq e tėrthor mbarė vendit, duke mbledhur njė visar tė pasur, qė e pėrfshiu edhe nė veprėn e tij madhore Fjalori i gjuhės shqipe. Por kėtė vepėr me vlerė tė madhe autori nuk mundi ta botonte sa qe gjallė. Pas shumė pėrpjekjesh, ky fjalor u botua mė nė fund mė 1904 nė Athinė. Fjalori nuk kishte karakter dialektor, si fjalorėt e botuar mė parė, por ishte njė fjalor i mbarė shqipes. Shpjegimet aty jepeshin nė gjuhėn greke, por kishte edhe shpjegime plotėsuese shqip. Ata qė nuk dinin greqisht e pėrdornin pėr tė gjetur ekuivalenten greqisht tė fjalės shqipe. Mė 1908 u botua nė Shkodėr nga Shoqėria Bashkimi njė tjetėr fjalor i gjuhės shqipe me shpjegimet nė gjuhėn italiane. Drejtimi tjetėr kryesor, ku u pėrqendruan pėrpjekjet pėr lėvrimin dhe studimin e gjuhės shqipe, ishte pėrpunimi i disa normave drejtshkrimore e gramatikore dhe studimi i strukturės gramatikore tė gjuhės. Edhe nė kėtė fushė puna nuk nisi nga e para. Pėrpjekje tė tilla ishin bėrė edhe mė pėrpara. Por pas vitit 1880, nė kushtet e reja tė rritjes sė lėvizjes kombėtare, shtrohej detyra pėr njė punė mė tė vetėdijshme dhe me synime mė tė qarta. Nė shkrimet shqipe duheshin zbatuar disa norma drejtshkrimore qė ti bėnin ato sa mė tė kuptueshme pėr tė gjithė shqiptarėt, pavarėsisht nga baza dialektore. Pėr njė punė tė tillė tė vetėdijshme shprehen nė shkrimet e tyre sidomos Kostandin Kristoforidhi, Samiu, Naimi etj. Gjatė kėsaj periudhe u bėnė pėrpjekje edhe pėr njė afrim tė dy varianteve tė shkruara tė shqipes. Por, nė kushtet e sundimit tė huaj dhe tė pėrēarjeve krahinore e fetare, tė ushqyera nga armiqtė e jashtėm e tė brendshėm, kėto pėrpjekje nuk mund tė shkonin larg. Nė kėto rrethana, kur edhe njė pjesė e shkrimtarėve vijonin tė pėrdornin nė shkrimet e tyre njė gjuhė thjesht dialektore, ishte shumė e vėshtirė tė pėrpunoheshin e tė zbatoheshin nga tė gjithė norma drejtshkrimore e gramatikore tė njėsuara. Megjithatė, u bė njė punė e madhe pėr vendosjen e disa normave drejtshkrimore e gramatikore, qė shėnuan njė hap tė rėndėsishėm pėrpara nė zhvillimin e mėtejshėm tė gjuhės letrare shqipe. Njė vėmendje e posaēme iu kushtua edhe studimit tė strukturės gramatikore tė gjuhės e kjo duket qartė edhe nga botimi i disa gramatikave me vlerė, tė hartuara kryesisht nga autorė shqiptarė. Nga kėto dallohen sidomos gramatika e Kostandin Kristoforidhit (1882), me shpjegim nė gjuhėn greke, Shkronjėtorja ... e Samiut (1886), qė ėshtė e para gramatikė e gjuhės shqipe, gramatika e Gjergj Pekmezit (1908), me shpjegime nė gjuhėn gjermane, gramatika shqipe e Anton Xanonit (1909) etj. Puna pėr lėvrimin e pėr studimin e gjuhės bėri tė mundur zhvillimin e mėtejshėm tė gjuhės letrare shqipe. Nė fund tė shek. XIX dhe nė fillim tė shek. XX u shtuan edhe mė shumė pėrpjekjet e atdhetarėve shqiptarė pėr lirinė e mėsimit tė gjuhės shqipe dhe pėr ēeljen e shkollave shqipe. Edhe pas hapjes sė shkollės sė Korēės nė vitin 1887, gjendja e arsimit nė Shqipėri mbeti e mjerueshme. Gjithė sistemi arsimor osman pėrbėhej nga shkollat fillore (mejtepe) nė qytete e nė fshatra, njė pjesė e madhe pranė xhamive, nga disa shkolla gjysmė tė mesme ose qytetėse (ruzhdie) qė funksiononin nė qytete, ndėrsa shkolla tė mesme shtetėrore (idadie) ishin ngritur vetėm nė kryeqendrat e katėr vilajeteve. Mėsimet zhvilloheshin kudo nė gjuhėn turke, ndėrsa numri i fėmijėve qė i ndiqnin kėto shkolla ishte shumė i pakėt. Nė kėto rrethana atdhetarėt rilindės si nė memorandumet e peticionet e njėpasnjėshme, qė i dėrguan Portės sė Lartė dhe Fuqive tė Mėdha nga kolonitė e mėrgimit e nga brenda vendit, ashtu edhe nėpėrmjet organeve tė shtypit shqiptar tė viteve 1897-1908, protestuan ndaj kėsaj gjendjeje tė rėndė tė arsimit nė Shqipėri dhe kėrkuan me kėmbėngulje qė shqiptarėve tu jepej e drejta e mėsimit tė lirė tė gjuhės amtare shqipe dhe qė tė hapeshin kudo nė Shqipėri shkolla shqipe tė tė gjitha hallkave. Organet e shtypit theksonin se ne shqiptarėt duhet tė hapim shkolla shqipe nė Shqipėri dhe tė mėsojmė nė gjuhėn tonė, tė ēelim shkolla shqipe nė tė gjitha anėt e Shqipėrisė, nė ēdo qytet dhe nė ēdo fshat, me qėllim qė tė lulėzohet Shqipėria (Shqipėria, 1897, Gjuha shqipe dhe shqiptarėt; Drita 1903, Kombet e tjera dhe shqiptarėt etj.) Atdhetarėt, me gjithė pengesat e qeverisė turke, nuk i ndėrprenė pėrpjekjet pėr tė pėrhapur arsimin nė gjuhėn amtare. Pėrveē dy shkollave shqipe tė Korēės, nė mjaft vise tė Shqipėrisė, si nė Elbasan, Dibėr, Krujė, Korēė, Berat, Gjirokastėr, Kolonjė, Starovė, Vlorė, Pėrmet, Skrapar, Ēamėri etj., funksiononin, nė shumicėn e rasteve pranė shtėpive private, shkolla tė fshehta shqipe, nė tė cilat arsimtarėt atdhetarė u mėsonin fėmijėve e tė rriturve abetaren e gjuhės shqipe. Nė kėto qendra, si edhe nė qytete tė tjera tė vilajeteve shqiptare, si nė Shkodėr, Durrės, Tiranė, Prizren, Prishtinė, Shkup, Manastir etj., mėsuesit atdhedashės u mėsonin fshehurazi shkrimin shqip nxėnėsve nė shkollat e huaja turke, greke etj. Atdhetarėt rilindės protestuan nė ato raste kur Austro-Hungaria bėri pėrpjekje pėr tė zėvendėsuar gjuhėn shqipe, qė ishte futur nė shkollat e saj, me gjuhėt e huaja. Nė vitet 1898-1900 shpėrtheu konflikti ndėrmjet popullsisė sė Prizrenit dhe agjentėve konsullorė austro-hungarezė, qė deshėn tė fusnin nė shkollėn shqipe tė qytetit sllavishten. Vatikani mė 1898 largoi nga kjo shkollė klerikėt shqiptarė nga Prizreni dhe emėroi nė vend tė tyre klerikė e murgesha kroate, qė filluan tė pėrdornin nė shkollė krahas shqipes edhe sllavishten. Meqenėse kėrkesat e popullsisė sė Prizrenit pėr pezullimin e mėsimit nė gjuhėn sllave nuk u morėn parasysh, ajo ngriti mė 1899 njė shkollė tė re shqipe tė pavarur, nė tė cilėn jepte mėsim Mati Logoreci. Nė kėto pėrpjekje atdhetarėt prizrenas patėn edhe pėrkrahjen e popullsisė sė Shkodrės dhe tė viseve tė tjera. Shkolla e re tėrhoqi shumicėn e nxėnėsve tė Prizrenit. Nė konfliktin pėr ēėshtjen e shkollės sė Prizrenit (qė zgjati 2 vjet) ndėrhyri me kėrkesėn e Vjenės edhe policia turke, e cila arrestoi mjaft shqiptarė atdhetarė. Qėndresa e gjatė e protestat e vazhdueshme tė popullsisė sė Prizrenit bėnė mė nė fund efektin e tyre; mė 1900 u kthyen nė Prizren klerikėt e larguar shqiptarė dhe u hoqėn nga shkolla mėsuesit e huaj. Pas kėsaj tė dyja shkollat u bashkuan nė njė shkollė tė vetme. Kėshtu ndodhi edhe nė Tiranė, ku nė saje tė kėrkesave kėmbėngulėse tė rretheve atdhetare, nė shkollėn austriake tė kėtij qyteti, nė kundėrshtim me vendimin e kryepeshkopit katolik tė Durrėsit, u vunė nė pėrdorim tekstet e pėrgatitura nga Shoqėria e Stambollit. Nė saje tė pėrkrahjes sė popullit dhe tė vendosmėrisė sė mėsuesve atdhetarė, edhe Mėsonjėtorja shqipe e Korēės, qė ishte e vetmja shkollė shqipe legale, u bėri ballė pėr njė kohė tė gjatė pėrndjekjeve dhe intrigave tė qeveritarėve osmanė dhe mitropolisė sė Korēės. Nė vitet e fundit tė shek. XIX, kur drejtor i saj u bė Nuēi Naēi, ajo u kthye nė njė shkollė tė rregullt fillore me katėr klasė, ku ndiqnin mėsimet 80-100 fėmijė tė krishterė e myslimanė nga 20-40 qė kishte mė parė. Pėrveē drejtorit, nė shkollėn e djemve tė Korēės jepnin mėsime edhe arsimtarėt Thanas Nona e Nikolla Lako, ndėrsa tė rriturve abetaren shqip ua mėsonte Kristo Vodica. Por edhe kjo shkollė mė nė fund u mbyll nė vitin 1902, kur autoritetet osmane, tė nxitura edhe nga peshkopi ortodoks grek, arrestuan mėsuesin dhe drejtorin e saj tė fundit Nuēi Naēin, tė akuzuar si pjesėmarrės i njė organizate tė fshehtė shqiptare. Shkolla e vajzave tė Korēės, ku jepnin mėsim Sevasti Qiriazi (qė ishte edhe drejtoreshė e saj), Fanka Efthimi dhe mė pastaj Polikseni A. Dhespoti (Luarasi) e Thanas Sina, dha ndihmė tė madhe pėr disa vjet nė pėrhapjen e shkrimit shqip e tė ndjenjave atdhetare tek tė rejat dhe te popullsia e qytetit. Ajo frekuentohej nga 50 nxėnėse, disa prej tė cilave, duke qenė nga viset e tjera, ishin konviktore. Por edhe kjo shkollė u mbyll mė 1904 nga autoritetet osmane. Ndėrsa pengonte pėrhapjen e mėsimit tė gjuhės shqipe dhe merrte masa tė rrepta ndaj mėsuesve e prindėrve, sidomos ndaj atyre myslimanė qė ēonin fėmijėt nė shkollat shqipe, qeveria osmane, duke qėnė nėn presionin e shteteve fqinje e tė Fuqive tė Mėdha, lejonte ēeljen nė qytetet e Shqipėrisė tė shkollave tė reja tė huaja, greke, bullgare, serbe etj. Krahas kėtyre, pėrhapja e shkrimit shqip pengohej gjithashtu nga mungesa e njė alfabeti tė pėrbashkėt pėr gjithė shqiptarėt. Atdhetarėt shqiptarė me tė drejtė e shihnin mungesėn e njė alfabeti tė njėjtė si njė shenjė dasie qė pengonte bashkimin e konsolidimin kombėtar tė shqiptarėve. Por si ēėshjtja e shkollės shqipe, ashtu edhe ajo e vendosjes sė njė alfabeti tė njėjtė tė gjuhės shqipe, qenė shndėrruar nė probleme politike, zgjidhja e tė cilave do tė varej nga zhvillimi i pėrgjithshėm i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. |
|
#107
| ||||
| ||||
| KREU IX ZHVILLIMI I IDEOLOGJISĖ DHE I KULTURĖS SĖ RILINDJES KOMBĖTARE (VITET 80 TĖ SHEK. XIX - 1912) 2. LETĖRSIA DHE ARTET Letėrsia Ringjallja nacionale, lėvrimi i shqipes si gjuhė e kulturės, organizimi i arsimit kombėtar dhe themelimi i letėrsisė kombėtare nė rrafshin kulturor, si dhe krijimi i shtetit tė pavarur nė rrafshin politik, kėto ishin pikat kyēe tė programit tė lėvizjes sė Rilindjes, prej sė cilės lindi shkolla e romantizmit shqiptar tė shek. XIX, qė u pėrurua nė veprėn Kėngėt e Milosaos (1836) tė Jeronim de Radės pėr tė marrė formėn e plotė nė veprat e Naim Frashėrit, Pashko Vasės, Ndre Mjedės, Zef Serembes, Gavril Darės (tė Riut), Andon Z. Ēajupit, Luigj Gurakuqit, Asdrenit, Gjergj Fishtės, Filip Shirokės e tė tjerėve. Ishte ky njė romantizėm tipik ballkanik, i mbrujtur me frymėn e ēlirimit kombėtar, me mallin e mėrgimtarit dhe me patosin retorik tė evokimit tė mesjetės shqiptare, domethėnė tė luftėrave tė Gjergj Kastriotit Skėnderbeut. Letėrsia e Rilindjes u frymėzua nga idetė e romantizmit nacional dhe tė iluminizmit, qė u kultivuan nė rrethet e inteligjencies shqiptare, e cila jetonte kryesisht nė mėrgim, nė ngulimet e vjetra shqiptare nė Itali dhe nė ngulimet e reja nė Stamboll, Bukuresht, ShBA, Sofje e Kajro. Kjo shkollė letrare lėvroi kryesisht poezinė. Heroi i saj ishte njeriu etik, shqiptari luftėtar e mė pak njeriu tragjik. Nė procesin e zhvillimit tė saj nisėn tė integrohen gjithnjė e mė shumė nė tė edhe idealet shoqėrore demokratike tė ndikuara nga orientimi nė pėrgjithėsi perėndimor i kulturės shqiptare tė Rilindjes. Kėtė prirje e shprehu nė mėnyrė poetike, Naim Frashėri, nė vargjet sintetike: Jak o dit e uruar, / Qė lint nga perėndon. Pjesė e kėtij procesi ishte dhe pasurimi i krijimtarisė letrare me idealet humaniste pėr rilindjen e njeriut dhe lirinė e individit, pėr pėrsosjen e tij morale dhe emancipimin e tij nga prangat e mesjetės, nga mendėsia e normat e moralit tė saj qė e ndrydhte shpirtin e njeriut dhe e mbante nė padije e errėsirė. Poezia, sidomos poezia lirike e Rilindjes, i solli letėrsisė shqipe botėn shpirtėrore tė individit, dramat e kėrkimet e tij morale, njė botė nė lėvizje e tė trazuar, njė shpirt tė zgjuar nga gjumi mesjetar qė e mpinte mendjen njerėzore. Njė tipar i rėndėsishėm i kulturės dhe i letėrsisė sė Rilindjes ėshtė rigjallėrimi dhe rivlerėsimi i vlerave tradicionale tė kulturės shqiptare, sidomos lidhja e ngushtė e saj me folklorin vendas, riaktivizimi i motiveve dhe i formave poetike tė krijimtarisė gojore popullore. Gjurmimi i kėsaj tradite dhe botimet nė fushė tė saj (Rapsodi tė njė poeme arbėreshe mė 1866 nga De Rada, Pėrmbledhje tė kėngėve popullore dhe rapsodi tė poemave shqiptare mė 1871 nga Zef Jubani, Bėleta shqiptare mė 1878 nga Thimi Mitkoja, Valėt e detit mė 1908 nga Spiro Dineja etj.) ishin pjesė e programit kulturor tė Rilindjes Kombėtare pėr afirmimin e identitetit etno-kulturor tė shqiptarėve. Por letėrsia e kultura e Rilindjes u zhvilluan nė marrėdhėnie tė ngushta me kulturat perėndimore e lindore, duke marrė prej tyre ato elemente qė i pėrgjigjeshin frymės sė tyre dhe duke ruajtur natyrėn vendase. Lėvizja mendore dhe letrare e Rilindjes krijoi njė kulturė tė re; ajo hapi epokėn e kulturės moderne tė shqiptarėve. Fillimet e letėrsisė sė Rilindjes lidhen me krijimtarinė poetike tė njė grupi poetėsh nga veriu, tė cilėt qėndrojnė nė kapėrcyell tė dy kohėve. Nga njėra anė ata me shkrimet e tyre fetare zgjasin, pas njė heshtjeje gati treēerekshekullore, traditėn e letėrsisė sė vjetėr klerikale katolike, kurse nga ana tjetėr me disa vjersha tė tyre, ku u buthtuan motivet e para atdhetare, u bėnė nismėtarė dhe pararendės tė letėrsisė sė re. Kėta ishin Preng Doēi (1847-1917), abati i Mirditės, Pjetėr Zarishi (1806-1866) nga Zadrima, Leonardo de Martino (1830-1923) arbėresh i ardhur si misionar franēeskan nė Shqipėri dhe Ndue Bytyēi (1847-1917) prej Kosove. Disa vjersha tė kėtyre poetėve janė tė mbrujtura me frymėn atdhetare dhe me notat e kushtrimit pėr luftė kundėr pushtuesit, duke i hapur udhėn edhe njė lėvizjeje tė gjerė artistike letrare, qė do tė zhvillohej nė Shkodėr nė mbarim tė shek. XIX dhe qė pati si pėrfaqėsues tė saj Ndre Medėn, Gjergj Fishtėn, Luigj Gurakuqin, Filip Shirokėn. |
|
#108
| ||||
| ||||
| KREU IX ZHVILLIMI I IDEOLOGJISĖ DHE I KULTURĖS SĖ RILINDJES KOMBĖTARE (VITET 80 TĖ SHEK. XIX - 1912) 2. LETĖRSIA DHE ARTET Naim Frashėri (1846-1900) Naim Frashėri ėshtė figura qendrore e letėrsisė sė Rilindjes dhe njė nga pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė lėvizjes kombėtare, njeriu qė u pagėzua pėr sė gjalli si apostull i shqiptarizmės dhe bilbili i gjuhės shqipe. Lindi nė Frashėr tė Dangėllisė, ku mori mėsimet e para nga hoxha i fshatit. Me shpėrnguljen e familjes nė Janinė, pranė vėllait tė madh Abdylit, qė shėrbente si nėpunės atje, Naimi hyri nė gjimnazin Zosimea tė qytetit, ku mori njė kulturė tė gjerė pėr kohėn. Pėrveē njohjes me kulturat klasike, pėrveē se pėrsosi njohuritė nė persisht dhe mėsoi edhe gjuhė tė tjera, si greqishten, frėngjishten etj., Naimi atje ra nė kontakt me idetė e iluminizmit frėng, qė i hapi udhėn Revolucionit tė vitit 1789; lexoi Rusonė e Volterin, pėr tė cilėt ruajti njė admirim tė veēantė gjatė gjithė jetės, ashtu si e ruajti edhe pėr shkrimtarėt e mėdhenj tė shkollės sė romantizmit francez, Hygonė, Lamartinin e tė tjerė. Naimi u ndodh kėshtu nė kryqėzimin e dy kulturave, tė kulturės lindore e tė kulturės perėndimore, tė cilat lanė gjurmė nė formimin dhe nė veprėn e tij, pa mundur tė shtypin natyrėn e saj vendase. Pasi kreu mė 1870 gjimnazin, Naimi shkoi nė Stamboll pėr tė gjetur punė, por klima nuk i shkoi shėndetit tė tij tė dobėt dhe u kthye nė Shqipėri, ku punoi pėr dhjetė vjet si nėpunės dogane nė Janinė, nė Sarandė e nė Berat. Mė 1882 u vendos pėrfundimisht nė Stamboll pranė vėllait, Samiut, ku edhe mbylli sytė mė 20 tetor 1900. Atje ai u bė shpirti i Shoqėrisė sė Stambollit qė e kryesonte Samiu. Por nė vitet e Lidhjes sė Prizrenit Naimi u ndodh nė Shqipėri dhe mori pjesė aktive nė ngjarjet e saj, sidomos nė organizimin e mbledhjeve qė u bėnė nė Frashėr e nė Janinė pėr mbėshtetjen e pėrkrahjen e Lidhjes. Mė 1880 shkroi tė parėn vepėr shqip me pėrmbajtje atdhetare, poemthin Shqipėria, e cila u prit me entuziazėm nė rrethet patriotike. Nė kėtė poemė ai shpalli poetikisht tė gjitha idetė qė do tė formonin mė tej trungun e veprės sė tij atdhetare dhe tė gjithė poezisė atdhetare tė Rilindjes. Naimi iu kushtua tėrėsisht veprimtarisė atdhetare; ai dha ndihmesė tė shquar pėr botimin e revistės Drita - Dituria, dhe nė njė periudhė tė shkurtėr 13-vjeēare (1886-1899) botoi 15 libra. Vetėm nė vitin 1886 botoi nė shtypshkronjėn e Bukureshtit 6 libra, Bagėti e Bujqėsija, Vjersha pėr mėsonjėtoret e para, E kėndimit tė ēunave kėndonjėtoreja me dy vėllime, Istori e pėrgjithshme dhe Dituritė. Mė pas do tė botonte Tehajylat (Ėndėrrimet, 1885), Lulet e verės (1890), Mėsime (1894), Parajsa dhe fjala fluturake (1894), Gjithėsia (1895), Fletore e bektashinjve (1896), Istori e Skėnderbeut (1898), Qerbelaja (1898), Istori e Shqipėrisė (1899) e tė tjera. Siē shihet, njė vend tė gjerė i dha ai botimit tė librave pėr tė cilat kishte nevojė shkolla shqipe. Si atdhetar iluminist ai i kushtoi vėmendje jo vetėm pajisjes sė brezit tė ri me dije shkencore. Naimi kishte koncepte tė pėrparuara pedagogjike. Ai ishte pėr barazinė e djemve dhe tė vajzave pėr tė mėsuar, pėr pėrfshirjen e lėndėve shkencore nė programet shkollore, pėr njė edukatė morale tė pėrsosur dhe pėr njėsimin e mėsimit me edukatėn. Vepra poetike e Naimit vuri bazat e letėrsisė kombėtare dhe luajti njė rol tė dorės sė parė pėr zgjimin e vetėdijes atdhetare te bashkėkombėsit. Ai u bė themeluesi i njė letėrsie tė re me pėrmbajtje atdhetare e njerėzore, me forcė artistike dhe me vlera tė shquara stili, duke zgjeruar jo vetėm tematikėn dhe problematikėn e saj, por duke i kthyer fjalės shqipe forcėn e saj estetike, duke i dhėnė shqipes fytyrėn e njė gjuhe tė lėvruar tė kulturės moderne tė shqiptarėve. Me poemat e vjershat e tij lirike Naimi i kėndoi mallit e dashurisė pėr atdhe, krenarisė kombėtare dhe tė kaluarės sė lavdishme tė shqiptarėve. Por ai zbuloi edhe tė fshehtat e shpirtit njerėzor duke medituar pėr jetėn dhe vdekjen, bukurinė dhe dashurinė, qenien dhe mosqenien, perėndinė dhe gjithėsinė, nė frymėn e panteizmit poetik e filozofik qė karakterizon mendimin e tij. Njė himn tė pashoq i thur Naimi dashurisė pėr atdhe e mallit pėr tė, bukurive tė natyrės shqiptare e krenarisė kombėtare nė poemėn Bagėti e Bujqėsija. Me kėtė vepėr Naimi krijoi poezinė e madhe tė atdheut dhe me njė gjuhė magjepse poetike shprehu ndjenja e emocione qė skishte mundur ti krijonte para tij poezia shqipe. Ai shpalli mbi tė gjitha ndjenjėn e krenarisė kombėtare, pėrmes vargjeve: Ti Shqipėri mė ep nderė, / Mė ep emėrin shqipėtar; / Zemėrnė ti ma gatove / Plot me dėshirė dhe me zjarr. Poema ėshtė njė shfrim lirik i ndjenjave tė poetit tė pushtuar nga malli i gjuhės dhe i bukurive tė vendlindjes, nga kujtimet e rinisė sė kaluar nė gji tė saj, tė poetit tė magjepsur nga kulti i tokės dhe i punės, tė poetit qė e pėrjeton dashurinė pėr Shqipėrinė dhe krenarinė pėr tė si njė ndjenjė njerėzore qė kėrkon tua pėrcjellė gjithė bashkatdhetarėve tė vet, me fjalėn e vet poetike, me gjuhėn e zemrės sė zjarrtė, qė zhuritet nga malli e dashuria pėr ēdo gjė shqiptare. Naimi pohoi me gjuhėn e artit qenien e atdheut e tė atdhetarizmit shqiptar, duke krijuar imazhin poetik tė mėmėdheut qė u mungonte shqiptarėve, qė e kishin dhe nuk e shikonin ose nuk e ndienin se e kishin ashtu tė bukur e madhėshtor, ashtu si e pėrshkruan poeti, tė ringjallur sė vdekuri me njė dashuri tė pėrgjėruar prej fjalės poetike. Ky imazh i ftonte shqiptarėt tė ktheheshin nė atdhe. Metafora e madhe e kthimit, e pranishme jo vetėm nė kėtė poemė tė Naimit, por nė gjithė letėrsinė romantike tė Rilindjes, nuk ėshtė e njėjtė me ėndrrėn romantike pėr tu kthyer nė viset ekzotike, ose nė gjirin e jetės sė lirė e tė papėrlyer nga sėmundjet e qytetėrimit modern; nuk ėshtė thjesht njė arratisje romantike larg rrėmujės e rrėmetit tė jetės urbane, por njė mall pėr atdheun e humbur dhe njė thirrje qytetare pėr tiu kthyer vlerave tė vendlindjes, pėr ti ringjallur ato e bashkė me to pėr tė ringjallur kombin. Ky ishte misioni i poezisė sė Naimit, i cili u njėjtėsua nė vetėdijen e kombit me qiririn qė digjet pėr njeriun dhe pėr lirinė. Historia, sidomos epoka e Skėnderbeut, pėrbėnte pėr rilindėsit njė trashėgim tė ēmuar dhe njė dėshmi tė identitetit e tė sė drejtės sė shqiptarėve pėr tė jetuar tė lirė nė atdheun e tyre. Me vetėdijen e ndikimit tė madh tė sė kaluarės pėr formimin e ndėrgjegjes kombėtare dhe pėr zgjimin e ndjenjave liridashėse, Naim Frashėri krijoi poemėn epike Istori e Skėnderbeut, e cila, pikėrsht pėr kėto arsye, u bė njė nga veprat mė tė lexuara gjatė Rilindjes. Me kėtė vepėr ai realizoi njė ėndėrr tė lashtė tė shqiptarėve, pėr tė pasur edhe ata si popujt e tjerė eposin e tyre historik. Poema evokoi me njė patos tė ngritur atdhetar e romantik qėndresėn pesėshekullore tė shqiptarėve kundėr vėrshimit osman dhe heroin e kėsaj qėndrese, figurėn e Gjergj Kastriotit Skėnderbeut. Naim Frashėri ishte njeri i Rilindjes dhe Rilindja Shqiptare bashkonte nė vetvete idealet politike qytetare tė rilindjes sė kombit dhe idealet humane tė rilindjes sė njeriut. Rilindja e kombit dhe liria e kombit nė mendimin e Naimit ėshtė e lidhur me rilindjen e njeriut e me lirinė e njeriut, me zgjimin e pasurimin e tij mendor e shpirtėror, me pėrsosjen e tij morale. Nė kėtė vėshtrim pėrjetimet lirike tė Naimit tė shprehura nė vjershat e Luleve tė verės synojnė tė afirmojnė njė botė tė re ndjenjash njerėzore, aspiratėn e poetit pėr emancipimin e njeriut dhe pėr pohimin e individualitetit e tė personalitetit tė tij. Kėto motive i sollėn njė risi e njė pasuri artistike tė panjohur mė parė poezisė shqipe; me to Naim Frashėri themeloi stilin e mirėfilltė lirik nė letrat shqipe dhe ngriti fjalėn shqipe nė rrafshin e poezisė e tė artit tė vėrtetė. Vepra e Naim Frashėrit sintetizoi prirjet mė tė mbara tė zhvillimit historik e kulturor kombėtar tė shqiptarėve dhe bėri epokė duke e nxjerrė nė njė udhė tė re letėrsinė e tyre. Disa shekuj tė shqipes sė shkruar para Naimit kishin krijuar njė traditė, nė thellėsi tė sė cilės gjėllinte dashuria pėr gjuhėn shqipe dhe gjente shprehje prirja e njė zhvillimi tė mėvetėsishėm kulturor tė njė kombi qė e dallonte veten nga tė tjerėt edhe nė kėtė rrafsh, sado qė trysnia e gjuhėve dhe e kulturave tė huaja mbi tė ishte e madhe. Por rėndėsinė e kėsaj tradite e kufizonte fakti qė shpirti i shqipes ndrydhej nė tė brenda funksionit kryesisht didaktik, utilitar, tė letėrsisė sė shekujve XVI-XVIII, si dhe fakti qė ajo nuk kishte arritur tė fitonte vazhdimėsinė e njėsinė e brendshme. Vepra e Naimit kapėrceu kėto kufizime, prandaj ajo shėnoi njė ndryshim epokal nė kulturėn shqiptare duke krijuar njė letėrsi tė njė tipi tė ri qė shprehu shpirtin e kombit e tė kohės me njė gjuhė poetike, nė tė cilėn fjala shqipe tingėlloi me tė gjitha vlerat e saj tė shprehjes plastike e vetėrefleksive. Duke vėnė nė bazė te gjuhės sė poezisė gjuhėn popullore, Naim Frashėri e emancipoi shprehjen poetike nga konvencionalizmi dhe i ēliroi fjalėt nga inercia e njė tradite tė ngurtėsuar prej gjuhės sė konsakruar tė librave tė dogmės, ose prej trysnisė sė modeleve tė huaja poetike. Me veprėn e Naimit letėrsia shqiptare mohoi nė thelb traditėn e zhvillimit tė saj tė varur nga ndikimi i letėrsive dhe i kulturave tė tjera; ajo nisi tė zhvillohej nė mėnyrė tė pavarur si letėrsi e kombit shqiptar, me tiparet e veta. Naimi e afroi kėshtu letėrsinė me proceset e zhvillimit shpirtėror e kombėtar tė shqiptarėve dhe e bėri shprehėse tė njėmendtė tė ndėrgjegjes sė tyre morale e estetike. * Nė fund tė shek. XIX dhe nė fillim tė shek. XX shfaqen dukuri tė reja nė zhvillimin e letėrsisė shqipe, e cila ndonėse vijon tė mbetet brenda kuadrit tė Rilindjes, nis tė njohė procesin e dizintegrimit tė romantizmit si drejtim letrar. Njė brez mė i ri shkrimtarėsh qė erdhėn pas Naimit, duke ndjekur traditėn e Rilindjes nė trajtimin e motivit patriotik, e pasuruan me njė problematikė tė re shoqėrore pėrmbajtjen e letėrsisė, me gjini e forma tė reja tė shprehjes artistike. Nė krijimtarinė e disa syresh u pėrshenjėn shfaqjet e para tė realizmit. Nė kėtė grup shkrimtarėsh bėjnė pjesė Andon Z. Ēajupi, Asdreni, Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Faik Konica e tė tjerė. Ata e vazhduan krijimtarinė e tyre edhe pas vitit 1912, kur mbyllet epoka e Rilindjes si etapė historike. Krijimtaria e dy tė fundit i pėrket mė shumė fazės sė re qė nisi nė zhvillimin e letėrsisė shqipe pas krijimit tė shtetit tė pavarur shqiptar. |
|
#109
| ||||
| ||||
| KREU IX ZHVILLIMI I IDEOLOGJISĖ DHE I KULTURĖS SĖ RILINDJES KOMBĖTARE (VITET 80 TĖ SHEK. XIX - 1912) 2. LETĖRSIA DHE ARTET Andon Z. Ēajupi (1866-1930) Andon Zakoja, i njohur me pseudonimin Ēajupi, lindi nė Sheper tė Zagorisė, ku mori edhe mėsimet e para. Mė pas u shkollua nė njė lice francez nė Aleksandri, kurse studimet e larta pėr drejtėsi i kreu nė Gjenevė. Prej andej u kthye nė Egjipt ku e ushtroi fare pak profesionin pėr tė cilin u diplomua dhe iu kushtua tėrėsisht lėvizjes patriotike, duke u bėrė njė nga figurat qendrore tė kolonisė shqiptare tė Misirit. Shkrimi i parė qė njihet prej Ēajupit ėshtė artikulli Duke kėrkuar njė alfabet, botuar nė revistėn Shqipėria tė Bukureshtit. Nė kėtė artikull tė shkruar nė frėngjisht poeti i ardhshėm mbron idenė e pėrdorimit tė alfabetit latin dhe parashtron pikėpamjet e tij tė pėrparuara pėr zhvillimin e lėvizjes kombėtare. Mė 1902 Ēajupi doli para lexuesit me pėrmbledhjen poetike Baba Tomori, qė bėri jehonė dhe u prit mirė pėr frymėn luftarake qė mbartte poezia e tij dhe pėr risinė qė ajo sillte nė motivet, nė frymėn dhe nė mjetet e shprehjes. Nė vjershat atdhetare ndihet ndikimi i Naimit, veēse poezia e Ēajupit me kėtė temė pėrshkohet nga nota tė forta luftarake dhe nga thirrje tė hapura pėr tė rrokur armėt kundėr pushtuesit. Ēvish rrobat e Robėrisė, / Mėmėdhe, / Vish armėt e trimėrisė, / Se ke ne! shkruan Ēajupi nė vjershėn Shqipėtar. Nė poezinė e tij tė zjarrtė Ēajupi u bėnte jehonė zhvillimeve tė vrullshme nė lėvizjen kombėtare me agimin e shekullit tė ri, qė ēuan nė formimin e ēetave tė lirisė dhe nė kryengritjet e mėdha tė viteve 1910-1912. Poezia e Ēajupit vinte gishtin edhe nė plagėn e pėrēarjes e tė vėllavrasjes dhe i ftonte shqiptarėt tė linin pas mėritė e tė bashkonin armėt kundėr pushtuesit osman e kundėr synimeve tė shovinistėve fqinjė. Demokratizmi i pėrmbajtjes, notat luftarake dhe fryma satirike demaskuese ndaj armiqve tė ēėshtjes kombėtare e bėnė poezinė e Ēajupit tė pėrhapet shpejt e tė ketė njė ndikim tė madh te lexuesit. Me njė ndjenjė tė hollė poetike ka trajtuar Ēajupi edhe motivet dashurore e ato shoqėrore nė disa prej vjershave mė tė mira tė Baba Tomorit. Nė fund tė kėsaj pėrmbledhjeje ai ka pėrfshirė edhe komedinė 14 vjeē dhėndėrr, njė komedi realiste qė zuri vend tė sigurt nė repertorin e teatrit shqiptar. Mė 1910 ai shkroi komedinė tjetėr Pas vdekjes, e cila u botua mė 1937, 7 vjet pas vdekjes sė poetit. Komedia zhvilloi idenė e fejtonit Klubi i Selanikut, botuar prej tij mė 1909, duke demaskuar ata qė ishin bėrė vegėl e xhonturqve nė Shqipėri dhe duke vėnė nė lojė naivėt qė binin nė grackėn e propagandės xhonturke. E kėsaj periudhe ėshtė edhe poema satirike nė dorėshkrim Baba Musa lakuriq, njė ritregim parodik i ngjarjeve tė biblės. Me kėtė vepėr ai e zgjeron shumė rrethin e motiveve dhe problematikėn e poezisė shqipe, pėruron kritikėn ndaj veseve e thelbit moral tė njeriut, duke sjellė nė letėrsinė shqipe njė pėrmasė tė re, qė do ta thellonte mė tej satira e Gjergj Fishtės dhe e Faik Konicės. Me Ēajupin nis tė shfaqet nė jetėn e re letrare shqiptare tipi i poetit civik, qė ndjeu nga tė parėt krizėn e idealeve tė Rilindjes, edhe pse me ato e lidhnin mijėra fije. Ai pati kurajon ta shihte tė vėrtetėn nė sy, sepse i kishte dalė dehja nga romantizmi nacional i Rilindjes, i cili, i marrė integralisht, pa njė qėndrim kritik dhe vetėkritik, nuk i pėrgjigjej mė situatės sė re historike. Pėrballė imazhit tė njė jete idilike, poetit i vrisnin sytė plagėt shoqėrore e morale nė trupin e kombit, kur demaskoi pa mėshirė bejlerėt e feudalėt e degraduar. Pėrballė mitit tė harmonisė shoqėrore ai shihte kundėrshti e kontraste tė mprehta, tė cilat i pikasi edhe nė gjirin e lėvizjes kombėtare. Nė ndeshjen midis vetėdijes romantike dhe vetėdijes realiste, kritike tė Ēajupit po fitonte kjo e fundit, duke i hapur rrugėn realizmit nė letėrsinė shqiptare tė fillimit tė shek. XX. Ēajupi u bė njė poet popullor edhe sepse e mbrujti poezinė e tij sipas modeleve tė poezisė popullore. Ai mbeti njė shembull klasik i poetit qė shprehu shpirtin e popullit me njė gjuhė poetike tė thjeshtė e tė drejtpėrdrejtė, por shprehėse dhe tė freskėt. |
|
#110
| ||||
| ||||
| KREU IX ZHVILLIMI I IDEOLOGJISĖ DHE I KULTURĖS SĖ RILINDJES KOMBĖTARE (VITET 80 TĖ SHEK. XIX - 1912) 2. LETĖRSIA DHE ARTET Asdreni (1872-1947) Aleks Stavre Drenova - Asdreni lindi nė Drenovė tė Korēės mė 1889 dhe mėrgoi nė moshė fare tė re nė Rumani. Atje kaloi njė jetė me shtrėngesa ekonomike qė siu ndanė deri ditėt e fundit kur mbylli sytė nė Bukuresht. Shpejt u aktivizua gjallėrisht nė pėrpjekjet e kolonisė sė Bukureshtit nė luftėn pėr ēlirim kombėtar dhe u bė njė nga veprimtarėt dhe figurat qendrore tė asaj kolonie. Nisi tė shkruante poezi e artikuj publicistikė nė fillim tė shek. XX. Vjershat e para i botoi nė faqet e shtypit shqiptar. Ato i pėrmblodhi nė librin Rreze dielli (1904). Poezia e Asdrenit ndiqte traditėn e Naimit e tė Ēajupit, lartėsonte traditat liridashėse tė shqiptarėve dhe tė kaluarėn e tyre, himnizonte dashurinė pėr atdhe dhe i grishte bashkatdhetarėt tė rreshtoheshin nė luftėn pėr ēlirim kombėtar. Vepra mė e rėndėsishme e Asdrenit e botuar gjatė Rilindjes ėshtė Ėndrra e lotė (1912). Kjo pėrmbledhje poezish dallohet pėr pasurinė e motiveve, pėr frymėn atdhetare e demokratike dhe pėr njė nivel tė ri artistik. Nė disa poezi tė kėtij vėllimi poeti demaskon pushtuesit, i thur himn trimėrisė qė treguan kryengritėsit e lirisė nė ngjarjet e viteve 1911-1912 dhe fshikullon me nota ironike atė pjesė tė parisė qė iu shmang luftės ēlirimtare. Nė kėto vjersha, si Zėri i kryengritėsve, Krerėve tradhtarė, Ēpėrblimi, motivet e luftės pėr ēlirim kombėtar u gėrshetuan me motivet e pakėnaqėsisė ndaj padrejtėsisė shoqėrore. Vepra e Asdrenit shėnonte kėshtu njė hap pėr kalimin nga romantizmi nė realizėm, nga paraqitja e idealizuar e jetės dhe e traditave nė kritikėn e realitetit historik e shoqėror tė kohės. Kjo kritikė dhe ndjenja e zhgėnjimit tė njerėzve tė thjeshtė nga rezultatet e luftės qė bėnė pėr ēlirim kombėtar e shoqėror, u thellua nė krijimtarinė e Asdrenit pas viteve 20 dhe gjeti pasqyrim nė vėllimin Psallme murgu, qė u botua nė vitin 1930. Me kėtė vepėr Asdreni bėnte njė hap tė shėnuar pėrpara edhe si artist. Poezia e Asdrenit dhe e disa krijuesve tė tjerė tė kėsaj periudhe, tregonte se ideja kombėtare po i hapte udhė idesė njerėzore. Asdreni la shumė vjersha nė dorėshkrim, midis tyre njė pėrmbledhje poezish me titull Kambana e Krujės qė u botua pas ēlirimit. Rėndėsi nė krijimtarinė e Asdrenit ka edhe publicistika e tij. Nė artikullin Dy-tri fjalė pėr oxhakėsinė botuar nė revistėn Albania tė Faik Konicės mė 1902, Asdreni demaskon atė pjesė tė parisė feudale qė merrte nėpėr kėmbė sakrificat e atyre qė derdhnin gjak pėr lirinė e vendit. Vend me rėndėsi nė publicistikėn e Asdrenit zėnė edhe shkrimet qė denoncojnė synimet e shteteve shoviniste fqinje dhe pohojnė besimin e forcave tė vėrteta kombėtare pėr fitoren e lirisė. Asdreni ka hyrė nė historinė e letėrsisė shqiptare si njė poet atdhetar e demokrat, qė me veprėn e tij ndikoi pėr zgjimin e ndėrgjegjes kombėtare e shoqėrore dhe pėr pasurimin e poezisė shqipe me forma e mjete tė reja shprehėse. |
|
#111
| ||||
| ||||
| KREU IX ZHVILLIMI I IDEOLOGJISĖ DHE I KULTURĖS SĖ RILINDJES KOMBĖTARE (VITET 80 TĖ SHEK. XIX - 1912) 2. LETĖRSIA DHE ARTET Ndre Mjeda (1866-1937) Motivet atdhetare e demokratike formojnė pėrmbajtjen edhe tė krijimtarisė poetike tė Ndre Mjedės, njė poet i lindur nė Shkodėr dhe i shkolluar pėr teologji nė disa vende tė Evropės kur u kthye nė atdhe, punoi si famulltar. Iu kushtua qė herėt lėvizjes atdhetare. Mė 1901 sė bashku me tė vėllanė themeloi shoqėrinė Agimi, e cila krijoi njė alfabet tė shqipes dhe botoi disa tekste me kėtė alfabet. Pėr pėrgatitjen filologjike qė kishte mė 1902 mori pjesė nė njė kongres orientalistėsh qė u mbajt nė Hamburg, kurse nė Kongresin e Manastirit mė 1908 u zgjodh anėtar i Komisionit pėr hartimin e alfabetit tė njėsuar tė shqipes. Mė 1916-1917 ishte anėtar i Komisisė Letrare nė Shkodėr. Mori pjesė aktive nė lėvizjen demokratike tė viteve 1920-1924 dhe u zgjodh edhe deputet. Pas rėnies sė kėsaj lėvizjeje u tėrhoq nga jeta politike dhe punoi si prift i thjeshtė nė Kukėl. Vitet e fundit i mbylli si mėsues i gjuhės shqipe nė Shkodėr. Krijimtaria poetike e Ndre Mjedės nis herėt, por pjesėn mė tė madhe tė poezisė sė tij e botoi pas shpalljes sė Pavarėsisė. Pėrmbledhja e parė qė botoi nė ato vite ishte Juvenilia (1917), ku pėrfshihen vjersha tė shkruara nė fund tė shek. XIX e nė fillim tė shek. XX. Poema romantike Vaji i bylbylit, e shkruar mė 1887 nė frymėn e Rilindjes, pėrshkohet nga ideja patriotike dhe nga malli i tė mėrguarit pėr vendlindjen. Por krahas vjershave me tone elegjiake Ndre Mjeda shkroi dhe poezi tė mbrujtura me frymėn luftarake tė poezisė sė fundit tė Rilindjes. Nė poemėn Liria (1910-1911) gjeti jehonė kryengritja e malėsorėve tė Veriut mė 1911, lufta e tyre dhe aspirata pėr drejtėsi shoqėrore. Motivet shoqėrore dhe fryma demokratike erdhėn duke u thelluar nė krijimtarinė e Ndre Mjedės. Nė poezinė Mustafa Pasha nė Babunė poeti ka shpotitur qėndrimin e lėkundshėm tė asaj pjese tė parisė feudale qė iu shmang luftės kundėr pushtuesit osman. Ndre Mjeda ėshtė autor edhe i shumė krijimeve pėr fėmijė, tė mbrujtura me idetė e moralit tė Rilindjes, me frymėn e dashurisė pėr njeriun, pėr lirinė dhe pėr natyrėn. |
|
#112
| ||||
| ||||
| KREU IX ZHVILLIMI I IDEOLOGJISĖ DHE I KULTURĖS SĖ RILINDJES KOMBĖTARE (VITET 80 TĖ SHEK. XIX - 1912) 2. LETĖRSIA DHE ARTET Shtjefėn Gjeēovi (1873-1929) Shkrimtar, etnolog e arkeolog, qė u dallua sidomos nė lėmin e zbulimit dhe tė afirmimit tė traditave etnokulturore tė shqiptarėve. Pėrgatiti veprėn madhore Kanuni i Lekė Dukagjinit, pjesė tė sė cilės u botuan me gjallje tė tij nė revistėn Hylli i Dritės; si libėr mė vete doli nė vitin 1933 me njė parathėnie tė Gjergj Fishtės. Kjo vepėr ėshtė njė monument i sė drejtės zakonore tė shqiptarėve dhe e bėri tė njohur autorin nė rrethet shkencore. Shtjefėn Gjeēovi lindi nė Janievė (Kosovė) ku mori mėsimet e para, kurse tė mesmet i kreu nė Kolegjin Franēeskan tė Troshanit, pėr tė vijuar mė pas studimet teologjike nė Bosnjė. Shėrbeu si famulltar nė vise tė ndryshme, si nė Pejė, nė Kurbin, nė Gomsiqe etj. Nė Arbėnesh tė Zarės punoi pėr njė kohė si mėsues i shqipes. Mori pjesė nė kryengritjet kundėrosmane tė viteve 1909-1912 dhe mė pas nė Luftėn e Vlorės mė 1920. Duke jetuar mes njerėzve mblodhi traditat gojore, etnografike, tė drejtėn zakonore dhe u interesua pėr gjuhėsinė e arkeologjisė. Gjithė veprimtarinė e tij tė shumanshme kulturore e pėrshkon atdhetarizmi. Kjo veprimtari u bė shkak tė vihej nė shenjė tė rretheve shoviniste serbe, tė cilat organizuan vrasjen e tij mė 14 tetor 1929. Gjeēovi ėshtė autor i Dramės Dashtunia e Atdheut (1901), i veprės morale-didaktike Agimi i Gjytetnisė (1910) dhe i shumė artikujve e studimeve etnologjike e arkeologjike botuar nė organe tė ndryshme tė shtypit tė kohės, sidomos nė revistėn Albania tė F. Konicės, ku bashkėpunoi me pseudonimin Lkeni i Hasit. Gjeēovi la shumė vepra nė dorėshkrim, si Shqiptari ngadhnjyes (1904), Princi i Dibrave apo Mojs Golemi (Dramė), Mnera e Prezės (1902), Pėrkrenarja e Skėnderbeut etj. Shumica e kėtyre dorėshkrimeve ruhen nė Arkivin e Shtetit nė Tiranė. Puna e Gjeēovit ėshtė nė vazhdėn e veprimtarėve tė Rilindjes pėr tė mbledhur e pėr tė dėshmuar traditat kombėtare dhe lashtėsinė historike tė shqiptarėve, kulturėn e tyre materiale dhe shpirtėrore, pėr tė lėvruar fjalėn shqipe dhe pėr tė forcuar vetėdijen kombėtare tė popullit tė vet. * * * Vitet e fundit tė Rilindjes u aktivizua edhe njė brez poetėsh tė tjerė. Filip Shiroka (1859-1935), qė pati botuar njė vjershė luftarake me titull Nė armė Shqipėri nė vitet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Mė 1933 nxori vėllimin Zani i zemrės, ku pėrmblodhi vjersha atdhetare tė shkruara nė kohė tė ndryshme, midis tyre poezinė e njohur Shko dallėndyshe, e cila ėshtė e mbushur me mall pėr vendlindjen. Ai mbeti nė kujtesėn e lexuesve si poet i mallit pėr atdhe. Nė fillim tė shek. XX nė faqet e shtypit botuan vjersha edhe Luigj Gurakuqi (1879-1925), Hilė Mosi (1885-1933), Risto Siliqi (1882-1936), Mihal Grameno (1872-1931) e tė tjerė. Luigj Gurakuqi, pėrveē poezisė sė tij atdhetare, shquhet edhe nė fushė tė mendimit estetik e kritik. Ai mori pjesė gjithashtu nė Kongresin e Manastirit. Nė vitet e Revolucionit tė qershorit ai u bė njė nga figurat qendrore tė kohės, pėrkrah Fan Nolit. Risto Siliqi, veē tė tjerave, u bė kronikan i kryengritjeve tė malėsisė pėr liri me veprėn Pasqyra e ditėve tė pėrgjakshme (1912). Nė kėtė periudhė hynė nė lėvizjen kombėtare e letrare edhe Gjergj Fishta (1871-1940) e Faik Konica (1876-1942), tė cilėt do ta zhvillonin veprimtarinė e tyre krijuese kryesisht nė vitet e Pavarėsisė, duke u bėrė dy nga figurat qendrore tė kulturės shqiptare tė kohės. |
|
#113
| ||||
| ||||
| KREU IX ZHVILLIMI I IDEOLOGJISĖ DHE I KULTURĖS SĖ RILINDJES KOMBĖTARE (VITET 80 TĖ SHEK. XIX - 1912) 2. LETĖRSIA DHE ARTET Folklori dhe folkloristika Epoka e Rilindjes shėnoi njė pasurim tė mėtejshėm tė folklorit, njė rritje cilėsore si nė pėrmbajtje, ashtu edhe nė konceptimin e dukurive shoqėrore-politike, nė raport me folklorin e periudhave tė mėparshme historike. Ndonėse fillimet e folkloristikės shqiptare shėnohen me botimin e njė numri fjalėsh tė urta nga Frang Bardhi mė 1635, ėshtė kryesisht gjysma e dytė e shek. XIX periudha, gjatė sė cilės u bė i mundur publikimi i shumė pėrmbledhjeve me krijime folklorike, tė mbledhėsve tė ndryshėm shqiptarė e tė huaj. Shqiptarėt qė u morėn me mbledhjen dhe me botimin e folklorit u nisėn pėr vepra tė tilla tė nxitur kryesisht nga motive atdhetare. Thimi Mitkoja nė parathėnien e botuar te pėrmbledhja e tij folklorike Bėleta shqiptare shpreh qartė qėllimin e ndėrmarrjes sė tij: shpėtimi dhe dhėnia brezave qė vinė, i fjalėvet dhe i tekstevet shqipe, tė cilat, para disa vjetėsh i mblodha me shumė mundim e shpenzime, dhe besoj se do tė kenė njė vleftė, sepse nė kėto duket origjina, karakteri, zakonet e racės shqiptare.... Spiro Dineja, duke shkruar pėr vlerat e krijimtarisė folklorike nė pėrgjithėsi dhe tė kėngėve nė veēanti, nė parathėnien e pėrmbledhjes Valėt e detit (1908) pohon se kėto janė shumė tė nevojshme e tė vjėjtura pėr kombin tonė, se ndėr kėto shikonjėm tė ngjarat e ēdo kohe, qė kanė shkuar si valėt e detit dhe prej kėtyreve munt tė dalė njė istori e plotė. Nė parathėnien e pėrmbledhjes sė Vinēenc Prenushit Kangė popullore gegėnishte (1911) thuhet se qėllimi i botimit asht pėrparimi dhe qytetėrimi i kombit... Kanga popullore asht e madhnueshme pėr kah tbenėt e vet tpėrmrenshėm, asht e hijshme edhe kah trajta e vet... ajo do ruajtė si njė visar i ēmueshėm, si njė flakė, prej tcillės do tmarrė dritė e ner komi. Rilindėsit qė u morėn me folklorin pėrgjithėsisht e ēmonin atė si pjesė tė rėndėsishme tė trashėgimisė e tė vazhdimėsisė kulturore tė kombit shqiptar, njė nga dėshmitė e vetėqenies kombėtare, tregues tė aftėsive e tė mundėsive qė kishte pasur dhe vijonte tė kishte populli ynė pėr krijimin e vlerave artistike shpirtėrore. Ndonjė prej kėtyre atdhetarėve tė pėrkushtuar, siē ishte Thimi Mitkoja, e shihte folklorin edhe si njė potencial me vlera tė spikatura dhe me funksione tė qarta pėr krijimin e njė hapėsire tė njėsuar shqiptare, duke iu kundėrvėnė pėrpjekjeve asimiluese, por edhe proceseve vetėmėnjanuese kombėtare, kudo qė jetonin shqiptarėt. Sipas tyre, edhe folklori jepte ndihmesėn e vet pėr tė ruajtur tė gjallė dhe pėr tė pėrforcuar ndėrgjegjen kombėtare, si dhe pėr tė dėshmuar identitetin kombėtar shqiptar. Shqiptari, duke dashur pa fund atdheun e tij, do dhe bashkatdhetarin e tij, edhe kur ay ėshtė nė tjetėr fe, sepse fenė e ka nė vend tė dytė, kur puna ėshtė pėr atdheun e pėrgjithshėm. Nė kėngėt heroike tė popullit gjenden shumė shembėlla tė tilla, qė se kanė shoqen, patriotizmi dhe lirije tė fesė. Kėto mendime tė shprehura nga Thimi Mitkoja hasen edhe te rilindės tė tjerė qė u morėn me folklorin. Kėta e shihnin folklorin si pėrcjellės tė vlerave shpirtėrore, tė tipareve e tė virtyteve mė tė qenėsishme tė shqiptarėve, tė ndjenjave e tė shijeve tė tyre. Gjatė periudhės sė Rilindjes u shtrua edhe nevoja e njohjes dhe e botimit tė kulturės popullore nė pėrgjithėsi e tė folklorit nė veēanti, si lėndė e parė pėr ndriēimin e shumė problemeve nga e shkuara dhe nga bashkėkohėsia, por edhe si nxitje pėr tė ardhmen. Mbledhja e botimi i folklorit, sipas tyre, do ti shėrbente pėr tė pohuar gjenezėn e lashtė e tė pėrbashkėt tė shqiptarėve (krijimtaria folklorike e kohės nė njė masė tė madhe ishte pėrcjellė nga rrjedhat shekullore), si edhe pėr ruajtjen e vlerave mė tė qenėsishme brenda njėsisė etnike. Nga ana tjetėr, sipas rilindėsve, folklori ndihmonte bashkimin kombėtar, zgjonte ndėrgjegjen disi tė topitur, e hidhte popullin nė veprime konkrete pėr ēlirim nga pushtuesit. Po kėshtu, folklori shėrbente edhe pėr krijimin e kulturės sė re qė i duhej mėmėdheut si pėr tė arritur ēlirimin kombėtar, ashtu edhe pėr tė formuar njė shtet tė pavarur. Duke u nisur nga konceptime tė tilla, njė varg rilindėsish si De Rada, Zef Jubani, Spiro Dineja, Shtjefėn Gjeēovi, Vinēenc Prenushi etj. dhe mbi tė gjithė Thimi Mitkoja, jo vetėm qė mblodhėn nga mjedise tė ndryshme, por edhe botuan krijime e vėllime tė veēanta folklorike. Ndonjė prej tyre, si Elena Gjika, De Rada etj., hartuan edhe trajtesa shkencore me nivel tė lartė pėr kohėn. Pėr herė tė parė nė historinė e folkloristikės shqiptare u bėnė botime tė veēanta folklorike. Dolėn pėrmbledhjet e para tė folklorit shqiptar, tė cilat iluministėt e Rilindjes i ēmonin jo vetėm pėr vlerat artistike letrare, por edhe si mjete pėr mėsimin e lėvrimin e gjuhės amtare, pėr afirmimin e kulturės kombėtare shqiptare dhe pėr ngritjen e vetėdijes kombėtare tė shqiptarėve. Ngjarje e shėnuar ėshtė veēanėrisht botimi mė 1878 i vėllimit tė Thimi Mitkos Bėleta shqiptare (Egjipt), qė pėrbėn hapin mė tė rėndėsishėm nė pasqyrimin ndėrkrahinor tė krijimtarisė gojore, pėr gjerėsinė e llojeve e tė zhanreve folklorike, pėr njohjen e pėr respektimin e kritereve tė regjistrimit e tė botimit folklorik. Me kėtė pėrmbledhje folklorike Thimi Mitkoja u bė i njohur si themelues i folkloristikės shqiptare. Sikurse vė nė dukje nė parathėnie, qėllimi i tij ishte tu jepte nxitje bashkatdhetarėve shqiptarė qė tė kulturoheshin dhe tė studionin gjuhėn amtare, e cila ėshtė ushqimi i parė i pėrbashkėt qė i jep gjallėri popullit. Nėse atdhetarėt rilindės u morėn me folklorin tė nisur kryesisht nga shėrbimi qė i bėnin kombit tė tyre, pati edhe njė numėr tė huajsh, qė pėrgjithėsisht pėr interesa studimore tė natyrės gjuhėsore, regjistruan e botuan edhe krijime tė ndryshme folklorike. Midis tyre radhiten G. Hahni, A. Dozoni, G. Majeri, H. Pederseni, N. Jokli etj. Ndihmesa e tyre ishte shumė e ēmuar, pasi dokumentohej jeta e folklorit shqiptar, shprehej e pasqyrohej shumėllojshmėria folklorike. Tė huajt qė mblodhėn folklor shqiptar, duke e pėrkthyer lėndėn e mbledhur nė gjuhėt e tyre pėr ta botuar, mundėsonin gjithashtu njohjen e vlerėsimin e folklorit shqiptar, por edhe tė kombit shqiptar, nga opinioni shkencor i huaj. Krijimtaria folklorike gjatė Rilindjes qarkulloi dhe u pasurua nė lloje e nė zhanre tė ndryshme, duke shprehur nė mėnyrat e veta specifike periudhėn kohore dhe problematikėn qė ajo ngėrthente. Por nė mėnyrė mė tė drejtpėrdrejtė dhe mė tė hapur periudhėn historike tė Rilindjes Kombėtare e pasqyrojnė kėngėt e epikės historike dhe tė mėrgimit, duke qenė, sė pari, krijimtari e komunikimit artistik, dhe, sė dyti, edhe plotėsim i dėshmive historike. Krijimet poetike nė pėrbėrje tė kėngėve pėrkatėse, siē janė shprehur folkloristėt shqiptarė, gjatė Rilindjes marrin njė zhvillim tė brendshėm mė demokratik, mė masiv, veēori kėto qė harmonizohen me gjerėsinė dhe karakterin popullor tė lėvizjeve. Duke qenė bashkatdhetare e historisė, kėnga historike u bėn jehonė artistikisht kundėrshtive, qėndresave, revoltave, kryengritjeve kundėr pushtuesve qė nga ato tė karakterit mė tė kufizuar lokal, krahinor, deri nė ato tė njė plani mė gjithėpėrfshirės ndėrkrahinor e kombėtar. Kundėrvėnia vendas - tė huaj, e kthyer nė shprehjen shqiptarė - osmanllinj, qė shprehte dallimin kombėtar, sipas kėngėve historike shqiptare tė periudhave tė mėparshme, gjatė Rilindjes bėhet njė dukuri mjaft e kristalizuar. Ideja e bashkimit kombėtar, pa dallim feje e krahine, shihet nė mjaft tekste kėngėsh historike, si njė kėrkesė e domosdoshme, si e vetmja rrugė pėr tė arritur lirinė e pavarėsinė, qėndresėn dhe pėrballimin e qarqeve shoviniste fqinje e tė Fuqive tė Mėdha qė i pėrkrahnin. Vetėm te botimi i pėrmendur i Thimi Mitkos ndėr tė tjera gjejmė edhe vargje tė tilla: Shqipėria anė mbanė / U ngren e njė fjalė thanė: / - Mbretit si apėm nizamė!; O shokė, ndė kini besė, / Kush ka lindur do tė vdesė. / Shqypėtarė ne na thonė, / Bėjmė si ēkemi zakonė; Ziafeti i osmanllisė / Eshtė helm i Shqipėrisė; Sulltan, mos dėgjo Frėngjinė, / Na slėshojmė Shqipėrinė; Frėnk, e gjeē nga Perėndia, / Sė se humbi Shqipėria. / Na madhuat Malėzinė, / Sėrbin edhe Grekėrinė, / Harruatė Shqipėrinė, / Q i ka trimat si shahinė. Njė ndėrgjegjėsim i tillė popullor kalon pėrmes momentesh tė ndryshme kulmore, tė pėrcjella nga kėngėt popullore. Krijohen e qarkullojnė cikle kėngėsh pėr ngjarje shumė tė rėndėsishme, pėr situata nxitėse, shpresėdhėnėse e tronditėse dhe kėngė tė veēanta pėr ngjarje mė tė kufizuara. Nė tėrėsinė e tyre kėto kėngė janė me interes edhe pėr tė pasqyruar dhe pėr tė pasuruar kronikėn historike tė periudhės sė Rilindjes Kombėtare. Nuk ka ngjarje tė rėndėsishme tė lėvizjes kombėtare tė kėsaj epoke qė tė mos ketė lėnė gjurmė tė thella nė ndėrgjegjen e popullit, i cili i ka pėrjetėsuar ato nė kėngėt e tij historike. Epika historike shqiptare, e krijuar gjatė Rilindjes Kombėtare, nė rend kronologjik grupohet nė tri etapa: a) Kėngėt e viteve 1831-1847; b) ato tė gjysmės sė dytė tė shek. XIX, me pikė kulmore ngjarjet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit; c) kėngėt pėr ngjarjet qė vijojnė deri nė shpalljen e Pavarėsisė. Grupi i parė zė fill me pasqyrimin e njėrės prej kryengritjeve tė fshatarėsisė tė trevave tė Jugut mė 1831 (Leskovik, Kolonjė, Pėrmet, Tepelenė), vijon me veprimet sulmuese kundėr administratės sė pushtuesit mė 1833-1834 (Delvinė, Tepelenė e Berat), me kryengritjen e armatosur tė Kosovės (1833), me luftimet pėr tė mos lejuar zbatimin e ligjeve centralizuese mė 1844-1845 (Shkodėr, Dibėr, Ēermenikė, Malėsi e Gjakovės, Prishtinė etj.), deri te momenti i rėndėsishėm i vitit 1847, kur nė jug tė vendit pati kryengritje popullore tė pėrgjithshme me shumė jehonė kundėr administratės osmane. Nėpėrmjet kėngėve popullore pėrcillen skena tė tėra, ku pasqyrohet tabloja e gjendjes politike e shoqėrore e kohės. Shohim nė to kushtrimet popullore, dhėnien e besės, ngritjen e gatishmėrinė e shtresave tė gjera popullore pėr tu hedhur nė sulme dhe pėr tė sakrifikuar nė luftė kundėr pushtuesit: Melesini maja-maja, / E rreh topi e kumbaraja... / Kjo kisha me njė kamare, / Nizamėt i shojti fare; Shkodra tė vetėn e bani, / I erdh hakut Osmanllisė; ****elesh, krie tė ngrini, / Gra e burra armė vini, / Anėn e detit tė zini, / Se na pllakosi qafiri; Kur tė ēahen kullat tona, / Plot me gjak dirgjet Valbona; Shqipėria anembanė / U ngren e njė fjalė thanė: / - Mbretit si apėm nizamė. Nė kėto kėngė, krahas figurave shumė tė njohura, si Zylyftar Poda, Zenel Gjoleka, Tafil Buzi, Ēelo Picari etj., dalin edhe njė varg personazhesh tė tjera, tė spikatura nė luftime tė ndryshme, si Zenel Xhafoja, Balili i Xhixhisė, Sinan Maloja, Labė Duka etj. Kėngėt e etapės sė dytė gjatė Rilindjes Kombėtare pasqyrojnė jehonėn e lėvizjeve tė mėtejshme kundėr pushtuesve osmanė, por edhe njė temė tė re, siē ishte ajo e mbrojtjes sė tėrėsisė tokėsore tė atdheut nga synimet dhe pėrpjekjet e qarqeve shoviniste fqinje, me nxitjen e Fuqive tė Mėdha tė kohės. Kalojnė nėpėrmjet kėngėve historike pamje tragjike, si shpėrnguljet e shqiptarėve nga Leskovci, Prekupla, Vranja (1877-1878) etj.: Oh, muhaxhirt, o bre, kah po shkojn-e, / Dru e gur, bre |