Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Historia

Historia Shqiptare : Rilindja Kombėtare.

Teme e Mbyllur
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #71  
Te vjeter 27-10-2003, 03:37
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

KREU V

LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT (1878 - 1881)

6. LĖVIZJA KULTURORE SHQIPTARE NĖ VITET E LIDHJES SĖ PRIZRENIT (1878-1881)

Shoqėria e tė Shtypurit Shkronja Shqip (Shoqėria e Stambollit-1879)
Hovi qė mori lufta pėr autonominė e Shqipėrisė i dha gjithashtu njė shtytje tė fuqishme lėvizjes nė fushėn e arsimit e tė letėrsisė shqipe, tė cilat tani synonin jo vetėm tė ngrinin nė njė shkallė mė tė lartė ndėrgjegjen atdhetare tė masave popullore, por edhe tė pėrballonin nevojat qė shtronte zėvendėsimi i administratės osmane me administratėn shqiptare.
Qė me themelimin e Lidhjes sė Prizrenit, u ndje mė shumė se kurdoherė nevoja e ngutshme pėr tė caktuar alfabetin e njėsuar tė gjuhės shqipe dhe pėr t’i dhėnė fund anarkisė qė sundonte nė kėtė fushė. Po ashtu, tani u ndje mė shumė se mė parė nevoja e ngutshme pėr tė formuar njė organizatė qendrore ose, siē thuhej atėherė, njė shoqėri kulturore, e cila tė merrte pėrsipėr barrėn e drejtimit e tė organizimit tė pėrpjekjeve pėr tė ngritur shkolla shqipe nė gjithė vendin dhe pėr tė zhvilluar me ritme mė tė shpejta letėrsinė shqiptare, duke botuar tekste shkollore, vepra letrare, broshura shkencore e organe periodike shqipe.
Nismėn pėr zgjidhjet e kėtyre dy detyrave e mori drejtpėrdrejt Komiteti i Stambollit. Pėr kėtė qėllim ai formoi qysh nė fillim tė vjeshtės sė vitit 1878 njė komision tė gjerė prej 25 vetash, i cili ngarkoi njė komision tė ngushtė me 7 anėtarė (Sami Frashėri, Jani Vreto, Pashko Vasa, Hoxha Tahsini, Koto Hoxhi, Ibrahim Bėrzeshta, Said Toptani), pėr tė zgjidhur ēėshtjen e alfabetit tė pėrbashkėt.
Sikurse shprehej disa ditė mė vonė Thimi Brandi nė njė letėr qė i drejtonte Jani Vretos, formimi i Komisionit Kulturor u pėrshėndet si njė hap i rėndėsishėm qė “do tė vinte themelet e gjuhės shqipe”. Por pėrpjekjet e atdhetarėve shqiptarė pėr tė formuar njė shoqėri kulturore tė ligjshme, e cila ta zhvillonte lirisht veprimtarinė e saj nė Perandorinė Osmane, pėrsėri dėshtuan. Porta e Lartė dhe nėn shembullin e saj Patrikana e Fanarit e kundėrshtuan kėrkesėn e paraqitur prej tyre si pėr formimin e organizatės kulturore, ashtu dhe pėr botimin e njė gazete shqip.
Ndėrsa i vijuan pėrpjekjet pėr formimin e shoqėrisė kulturore, atdhetarėt u morėn me ēėshtjen e alfabetit. Nė fillim tė vitit 1879 para komisionit tė alfabetit u paraqitėn katėr projekte tė ndryshme pėr shkrimin e shqipes, tė cilat u diskutuan duke pasur parasysh kriteret shkencore, politike e praktike qė duheshin pėr gjuhėn shqipe. Prej tyre komisioni miratoi projektin e Sami Frashėrit, i cili ishte i ndėrtuar sipas parimit fonetik (pėr ēdo tingull njė shkronjė) dhe sipas alfabetit latin, tė plotėsuar pėr tinguj tė veēantė tė shqipes me shkronja tė huajtura nga alfabeti grek ose tė sajuara nga autori. Projektet e tjera nuk u pranuan pėr arsye tė ndryshme, ose pse mbėshteteshin vetėm nė alfabetin grek (J. Vreto), ose pse nuk i pėrmbaheshin parimit fonetik (P. Vasa), ose pse pėr pėrdorimin e tij duheshin shtypshkronja tė posaēme (H. Tahsini).
Nė njė letėr qė anėtarėt e komisionit u dėrgonin mė 5 mars 1879 bashkatdhetarėve qė banonin nė Egjipt, i porositnin tė pėrdornin, sikurse thuhet aty, “kėtė alfabet (tė cilin) ne shokė vėllezėr shqiptarė... me njė mendje, me njė zemėr, me njė fjalė, vumė themeli pėr tė shkruar gjuhėn tonė shqipenė”. Ai shėnonte njė hap tė madh pėrpara nė fushėn e lėvizjes kulturore dhe pėr rrjedhim pati njė pėrhapje tė gjerė nė masėn e shqiptarėve. Megjithatė, edhe ai nuk ishte shumė praktik, pasi shtypshkronjat duhej tė pajiseshin dhe me disa shkronja tė posaēme. Kjo e metė shkaktoi mė vonė kundėrshtime nga mjaft personalitete shqiptare, si pasojė e tė cilave ēėshtja e alfabetit tė njėsuar mbeti pėrsėri nė rend tė ditės.
Tre muaj mė vonė, komisioni botoi veprėn e parė me alfabetin e ri, me titull “Alfabetare e gluhėsė shqip”, e cila pėrmbante, pėrveē alfabetit tė Stambollit, disa shkrime mėsimore tė pėrgatitura nga Sami Frashėri, Pashko Vasa, Jani Vreto e Koto Hoxhi.
Pėr tė mos e acaruar mė shumė pakėnaqėsinė e shqiptarėve, tė cilėt nė kėtė periudhė i kishte pushtuar vala e lėvizjes autonomiste, Porta e Lartė ngurroi tė ndėrhynte menjėherė kundėr kėsaj veprimtarie qė po zhvillohej brenda nė kryeqytetin e Perandorisė. Kėtė rrethanė e shfrytėzuan atdhetarėt shqiptarė, tė cilėt shpejtuan tė formonin, pa lejen e qeverisė, edhe shoqėrinė kulturore. Pas disa ditė bisedimesh paraprake, ata thirrėn nė Stamboll, mė 12 tetor 1879, njė konferencė tė posaēme, e cila do tė themelonte shoqėrinė dhe do tė miratonte statutin e saj, sipas projektit qė kishte pėrgatitur Jani Vreto qysh nė tetorin e vitit tė mėparshėm.
Nė konferencėn e Stambollit morėn pjesė 27 veta, tė cilėt pėrfaqėsonin, aq sa lejonin rrethanat politike, popullsinė shqiptare tė tri besimeve dhe tė krahinave kryesore tė vendit, qė nga Kosova deri nė Ēamėri. Veē kėsaj, ata vinin nga radhėt e tė gjitha shtresave shoqėrore tė Shqipėrisė. Ndėrmjet tyre kishte bejlerė ēifligarė dhe intelektualė qytetarė, por shumicėn dėrrmuese e pėrbėnin emigrantė me origjinė fshatare, tė cilėt kishin lėnė vendlindjen pėr tė punuar nė kurbet. Krahas kėtyre njerėzve tė thjeshtė, aty morėn pjesė edhe figurat mė tė shquara tė Lidhjes sė Prizrenit, tė cilėt ishin nė tė njėjtėn kohė edhe anėtarė tė Komitetit tė Stambollit, si Abdyl Frashėri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Sami Frashėri, Zija Prishtina etj.
Mė 12 tetor 1879 konferenca vendosi themelimin e shoqėrisė kulturore dhe miratoi kanonizmėn (statutin) e saj, tė cilėn e nėnshkruan tė gjithė pjesėmarrėsit. Zyrtarisht organizata u quajt “Shoqėria e tė Shtypurit Shkronja Shqip”, kurse shkurtimisht u bė zakon tė thirret “Shoqėria e Shkronjėzave”, ose “Shoqėria e Stambollit”. Kryetar i saj u zgjodh Sami Frashėri, kurse pjesėmarrėsit e konferencės formuan kėshillin qendror tė shoqėrisė.
Programi i Shoqėrisė sė tė Shtypurit Shkronja Shqip u shpreh nė mėnyrė tė qartė nė kanonizmėn e saj. Ai nisej nga teza e shpallur qysh prej rilindėsve tė parė, se ēdo komb qė nuk e shkruan gjuhėn e tij dhe nuk ka alfabetin e vet kombėtar ėshtė njė komb i prapambetur. Prandaj qėllimi i shoqėrisė ishte ta nxirrte popullin shqiptar nga prapambetja duke zhvilluar arsimin kombėtar dhe letėrsinė shqipe. Ajo synonte tė mobilizonte nė kėtė veprimtari tė gjithė shqiptarėt atdhetarė, kudo qė ndodheshin, nė atdhe ose nė mėrgim, duke i grumbulluar organizativisht, nė degė krahinore tė varura prej qendrės. Ajo mendonte gjithashtu tė krijonte njė fond pėr tė pėrballuar nevojat materiale tė programit tė saj. Fondi do tė krijohej nga kuotizacionet e anėtarėve dhe nga tė ardhurat qė do tė mblidheshin nga shitja e librave. Sapo tė shtoheshin tė ardhurat, thuhej nė nenin 18, shoqėria do tė pajisej me njė shtypshkronjė, me anėn e sė cilės do tė shtypte libra, gazeta e revista shqipe. Mė vonė, thuhej nė nenin 19, kur tė ardhurat do tė rriteshin mė shumė, shoqėria do tė ngrinte me shpenzimet e saj edhe shkolla shqipe. Kėto shkolla do tė ishin krejt tė pavarura dhe do tė formonin bėrthamėn e rrjetit arsimor kombėtar.
Krerėt e Shoqėrisė sė tė Shtypurit Shkronja Shqip iu pėrveshėn punės pėr tė zbatuar menjėherė programin e saj. Disa javė pas themelimit tė shoqėrisė ata shtypėn nė njė shtypshkronjė tė Stambollit kanonizmėn e saj, tė cilėn e shpėrndanė brenda e jashtė Shqipėrisė. Nė tė njėjtėn kohė u nis nė Shqipėri njė grup aktivistėsh pėr tė ndihmuar nė formimin e degėve tė Shoqėrisė. Por gjatė vitit 1880 Porta e Lartė kaloi nė reaksion tė hapur kundėr lėvizjes kulturore shqiptare. Administrata e saj ndėrhyri me ashpėrsi dhe me kėrcėnime pėr tė ndaluar veprimtarinė e Shoqėrisė sė tė Shtypurit Shkronja Shqip. Ajo nuk dha leje as pėr botime librash, as pėr krijim degėsh, as pėr ngritje shkollash shqipe. Nė tė njėjtėn kohė edhe pėrfaqėsues tė turkomanėve e tė grekomanėve, tė institucioneve klerikale islamike e ortodokse, ndėrmorėn njė fushatė tė egėr kundėr veprimtarėve tė lėvizjes kulturore shqiptare. Peshkopi ortodoks i Drinopojės (Gjirokastrės) lėshoi njė mallkim publik kundėr shkrimit shqip. Hovi qė mori lėvizja kulturore shqiptare shqetėsoi jo vetėm kishėn fanariote, por edhe qeverinė greke. Si pasojė e kėtij shqetėsimi, organet shtetėrore tė Athinės ndaluan nė vjeshtėn e vitit 1880 botimin e mėtejshėm tė gazetės “I foni tis Alvanias” dhe filluan persekutimet kundėr botuesit tė saj, Anastas Kulluriotit.
Nė kėto rrethana Shoqėria e tė Shtypurit Shkronja Shqip nuk pati mundėsi ta zhvillonte veprimtarinė e saj kulturore brenda Perandorisė Osmane dhe ca mė pak nė Shqipėri. Madje ajo u detyrua tė kalonte nė ilegalitet. Ndjekjeve u shpėtoi vetėm dega e Shoqėrisė sė Shkronjėzave qė u formua mė 1880 nė Bukuresht (Rumani), e cila mė vonė luajti njė rol tė rėndėsishėm pėr plotėsimin e programit kulturor tė Shoqėrisė sė Stambollit.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #72  
Te vjeter 27-10-2003, 03:38
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

KREU V

LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT (1878 - 1881)

6. LĖVIZJA KULTURORE SHQIPTARE NĖ VITET E LIDHJES SĖ PRIZRENIT (1878-1881)

Letėrsia popullore dhe artistike
Njė vend tė rėndėsishėm nė lėvizjen kulturore tė viteve tė Lidhjes sė Prizrenit zė letėrsia popullore dhe artistike shqip.
Nė letėrsinė popullore njė zhvillim shumė tė begatshėm pati epika historike. Nė qershor tė vitit 1878, nė ditėt e themelimit tė Lidhjes sė Prizrenit, u botua nė Aleksandri tė Egjiptit vepra madhore e Thimi Mitkos “Bėleta shqiptare”, nė tė cilėn qenė pėrfshirė mjaft kėngė popullore historike tė krijuara gjatė dhjetėvjeēarėve tė mėparshėm nga poetėt anonimė tė krahinave tė ndryshme tė Shqipėrisė. Nė hullinė e kėtyre kėngėve eci edhe vepritmaria popullore e viteve tė Lidhjes sė Prizrenit. Si mė parė, edhe tani ajo pati pėr qėllim tė pėrjetėsonte nė vargje ngjarjet tronditėse historike dhe tė frymėzonte brezat e rinj pėr betejat e ardhshme. Por poezia popullore historike e kėsaj periudhe dallohet nga ajo e dhjetėvjeēarėve tė mėparshėm pėr frymėn e saj mė tė theksuar kombėtare. Uniteti kombėtar i shqiptarėve qė krijoi Lidhja e Prizrenit nė fushėn politike, u pasqyrua kėshtu edhe nė krijimtarinė popullore historike.
Sipas traditės, rapsodėt popullorė krijimet e tyre letrare mė monumentale ua kushtuan ngjarjeve historike mė tė shėnuara. Nė qerthullin e kėtyre ngjarjeve tani nuk hynė vetėm momentet dramatike madhore, siē ishin pėrpjekjet e armatosura me armiqtė e tyre, por edhe momentet politike kulmore. Kėshtu, krahas kėngėve epike qė iu kushtuan luftės pėr mbrojtjen e Lėkurėsit e tė Gjashtės, tė Plavės e tė Gucisė, tė Hotit e tė Grudės, tė Kelmendit e tė Ulqinit, tė Slivovės e tė Shtimjes, u thurėn gjithashtu kėngė historike pėr kuvendet e Prizrenit e tė Gjirokastrės, tė Gjakovės e tė Frashėrit, tė Shkodrės e tė Dibrės, madje edhe pėr forume tė tilla ndėrkombėtare, siē ishte Kongresi i Berlinit. Po ashtu, tani poetėt anonimė u ngritėn monumente nė vargje jo vetėm kryetrimave qė u shquan nė fushėn e luftės, si Mic Sokoli, Ali Ibra, Isuf Sokoli, Col Delia, Ēel Shabani ose Sef Kosharja, por edhe ideologėve ose udhėheqėsve politikė tė Lidhjes sė Prizrenit, siē ishin Abdyl Frashėri, Sulejman Vokshi, Ali pashė Gucia, Haxhi Ymeri (Ymer Prizreni) etj.
Tė gjitha kėngėt popullore historike tė kėtyre viteve kanė karakter epik ose retorik. Pavarėsisht se janė thurur nga rapsodė tė viseve tė ndryshme dhe nė mėnyrė tė pavarur nga njėra-tjetra, ato bashkohen qoftė nga boshti tematik, qoftė nga frymėzimi atdhetar. Nėpėrmjet vargjeve tė tyre tė pasura me figura dhe shprehje poetike, autorėt anonimė himnizojnė drejtpėrdrejt ose tėrthorazi luftėn atdhetare tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Nė tė njėjtėn kohė ata stigmatizojnė herė me tallje, herė me sarkazėm armiqtė, kryesisht “shtatė krajlat” (gjashtė Fuqitė e Mėdha sė bashku me Perandorinė Osmane), rreshtimi i tė cilėve kundėr Shqipėrisė shkaktonte te shqiptarėt jo frikė, por krenari.
Krenaria kombėtare, e lidhur ngushtė me besimin pėr tė ardhmen, mbizotėron pothuajse nė tė gjitha kėngėt popullore historike tė kėsaj periudhe. Shqiptarėt janė krenarė, sepse asnjėherė nuk i kanė lėshuar armėt kundėr sundimtarit osman: “Se Shqipnia e ka pas adet / Nga njė pashė me mbyt pėr vjet!”, thuhet nė njė kėngė popullore tė kėtyre viteve. Sef Kosharja nuk e ndien veten tė turpėruar, si dikur kreshnikėt mesjetarė, kur mareshali osman Dervish Pasha e dėnoi me varje nė majėn e njė lisi. Pėrkundrazi, ai ėshtė krenar se vdes pėr atdhe (“Po hije m’ka mue, o djemt’e mi / Se kam lanė shpirtin pėr Shqipni”). Nė njė kėngė tjetėr popullore, Dervish Pasha, pasi e shtyp Lidhjen e Prizrenit pyet: Ku ndodhet Sulejman Vokshi, qė nuk po e kap dot? Ku u zhduk populli qė shkon pas tij? Dhe rapsodi pėrgjigjet: Janė atje lart nė bjeshkė, atje ku zbardhin retė dhe sė shpejti do tė takohen pėrsėri me tė (“N’ato bjeshkė, te retė e bardha / Q’atje nelt, ku zbardhin ret’/ Kjoft kysmet do’i shihsh opet!”). As Abdyl Frashėri nuk e ndien veten tė mundur ose tė turpėruar kur kalonte pėrmes Manastirit i lidhur me hekura dhe i shoqėruar nga xhandarėt osmanė, tė cilėt po e ēonin nė burgun e Prizrenit. Pėrkundrazi, kėndon rapsodi popullor, “emiri i Shqipėrisė” (“udhėheqėsi” i Shqipėrisė) iu drejtua me krenari e me optimizėm njė konsulli tė huaj, i cili qeshi me ironi kur e pa tė lidhur me pranga: “Ne e mbollėm kėtė farė / Po tė tjerė shqiptarė / Do ta korrin mė tė mbarė!”.
Edhe letėrsia artistike e kėtyre viteve u dallua pėr karakterin mė tė theksuar kombėtar luftarak, pėr lidhjen e ngushtė me detyrat politike, pėr rolin mė tė fuqishėm edukativ atdhetar dhe pėr vėllimin mė tė pasur tė krijimeve letrare.
Vrulli i lėvizjes atdhetare qė shpėrtheu gjatė viteve tė Lidhjes sė Prizrenit tėrhoqi nė fushėn e letėrsisė mjaft pena tė reja, por shumica e krijimeve tė tyre letrare mbetėn tė pabotuara. Pėrveē “Alfabetares” dhe “Kanonizmės” sė Shoqėrisė sė Stambollit, tė cilat ishin njė pėrjashtim, Porta e Lartė nuk lejoi asnjė shkrim tjetėr shqip qė tė botohej nė Perandorinė Osmane. Por edhe jashtė kufijve tė saj mundėsitė e botimit ishin tė kufizuara. Vetėm pak shkrime shqipe arritėn tė botoheshin nė ndonjė organ periodik tė jashtėm, siē ishte gazeta “I foni tis Alvanias” qė dilte nė Athinė, ose revista “Iris”, qė shtypej nė Bukuresht. Pėr tė siguruar njė pėrhapje mė tė gjerė nė rradhėt e bashkatdhetarėve, disa krijime letrare shqipe, siē ishte poema “Mori Shqypni” e Pashko Vasės dhe himni me titull “Marsejeza” i Thimi Mitkos, u botuan nė fletė qarkulluese dhe u shpėrndanė nė atdhe me anėn e veprimtarėve tė Lidhjes sė Prizrenit. Pati gjithashtu krijime letrare, tė cilat u shpėrndanė nė dorėshkrim midis bashkatdhetarėve. Kėshtu ndodhi, pėr shembull, me poemėn “Shqipėria”, tė shkruar nga Naim Frashėri.
Lėvizja letrare shqipe u zhvillua kryesisht nė gjininė e poezisė luftarake. Kjo u lidh me detyrat politike e kulturore mė tė ngutshme qė shtroheshin para lėvizjes kombėtare nė pėrgjithėsi dhe Lidhjes sė Prizrenit nė veēanti. Si rrjedhim, tematika e rrahur prej saj ishte po ajo qė trajtoi edhe letėrsia politike e atyre viteve. Nė ēdo poezi spikat thirrja pėr bashkimin e shqiptarėve si njė trup i vetėm pavarėsisht nga dallimet fetare. Tė gjithė autorėt e tyre dėnojnė armiqtė e atdheut - Perandorinė Osmane, Fuqitė e Mėdha, monarkitė ballkanike dhe institucionet klerikale. Tė gjithė lėshojnė kushtrimin pėr tė rrėmbyer armėt jo vetėm pėr tė fituar lirinė e Shqipėrisė, por edhe pėr tė mbrojtur tėrėsinė e saj tokėsore. Nė tė njėjtėn kohė ata ftojnė bashkatdhetarėt e tyre pėr tė shkruar gjuhėn amtare, lėvrimin e sė cilės e vlerėsonin si njė armė tė fuqishme jo vetėm pėr pėrparimin e vendit, por edhe pėr thellimin e lėvizjes atdhetare.
Krijimi letrar mė i frymėzuar i viteve tė Lidhjes sė Prizrenit dhe nė tė njėjtėn kohė njė nga poezitė mė pėrfaqėsuese tė mbarė Rilindjes Kombėtare ėshtė poema “Mori Shqypni” e Pashko Vasės. Me njė pasuri figurash poetike, me njė patos romantik atdhetar dhe me njė gjuhė tė rrjedhshme, autori synon tė ngrejė peshė zemrat e bashkatdhetarėve nė luftė pėr lirinė e atdheut. Ai e fillon poemėn e vet duke kundėrvėnė mjerimin e atėhershėm tė Shqipėrisė me madhėshtinė e saj tė dikurshme. Shqipėria, kėndon poeti, dikur zonjė e nderuar, nėnė trimash tė dėgjuar, tė cilėt nė tė kaluarėn i kallnin tmerrin armikut, tani ishte e shtrirė pėrdhe si njė lis i lartė, gjithkush e shkelte me kėmbė trupin e saj dhe askush nuk e thoshte njė fjalė tė ėmbėl pėr tė. Pse ndodhte kjo? Kjo ndodhte, theksonte autori, jo se shqiptarėt e kishin humbur trimėrinė dhe atdhedashurinė e dikurshme, por se ishin tė pėrēarė nga institucionet fetare, se ishin tė ndarė nga krerėt nė njėqind “ēeta” dhe, si rrjedhim, nė vend qė tė bashkoheshin kundėr armiqve, luftonin kundėr njėri-tjetrit. Pas tablosė dramatike, fillon shpėrthimi epik i poetit atdhetar, i cili i fton shqiptarėt tė lėnė mėnjanė fetė, tė bashkohen tė gjithė si vėllezėr, tė lidhen tė gjithė nė njė besė, tė rrėmbejnė tė gjithė armėt dhe “Para se tė humbasė kėshtu Shqipnia / Me pushkė nė dorė le tė vdesė trimnia”. Poema arrin pikėn e vet kulmore kur autori lėshon thirrjen pėr tė mbrojtur me ēdo kusht tokėn shqiptare: “Asht toka jonė, t’parėt na e kanė lanė / Kush mos e preki! Tė vdesim tė tanė! / Tė vdesim si burrat qi diqen motit”.
Kėtė kalim nga nota heroike pėr tė kalurėn nė gjėmėn elegjiake pėr tė tashmen, e pėrdorėn edhe autorė tė tjerė tė kėtyre viteve, si Thimi Mitkoja, Naim Frashėri dhe Nikolla Ēako, pasi u jepte dorė qė tė ndiznin me patos atdhetar zemrat e bashkatdhetarėve nė luftėn pėr ēėshtjen e madhe tė Shqipėrisė.
Tė gjithė krijuesit letrarė tė periudhės sė Lidhjes sė Prizrenit janė krenarė pėr tė kaluarėn e shqiptarėve, e cila zė fill me pellazgėt parahistorikė, ata krenohen pėr figurat e mėdha qė kanė hyrė nė historinė e njerėzimit, si Aleksandri i Maqedonisė, Pirroja i Epirit, sidomos Skėnderbeu (qė, siē theksonte Naim Frashėri, i dha “dėrmėn” Perandorisė Turke) ose Marko Boēari (qė, siē shprehej Nikolla Ēako, fitoi kundėr “skllavėrisė” osmane). Nėpėrmjet kėtyre evokimeve ata i pėrgjigjeshin nė tė njėjtėn kohė atij opinioni konservator evropian, qė e paraqiste kombin shqiptar si njė popull pa histori. Madje, si poetė, ata reagonin mė me pasion sesa si prozatorė, duke arritur deri nė atė shkallė sa lashtėsinė e Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve nuk e shprehnin me argumente historike, por me hiperbola letrare (pėr Naimin Shqipėria ka qenė gjallė qė kur u krijua bota, pėr Mitkon shqiptarėt kanė lindur para se tė formohej hėna).
Ashtu si Pashko Vasa, edhe poetėt e tjerė e pėrshkruajnė gjendjen e Shqipėrisė sė atyre viteve me ngjyrat mė tė errėta. Ata kanė pika takimi edhe kur trajtojnė detyrat qė shtroheshin para vendit. Ē’na duhet trimėria, theksonte Naimi, nė qoftė se prej saj nuk fiton gjė Shqipėria? Madje, vijonte ai, sot Shqipėria ka nevojė jo vetėm pėr trimėrinė e bijve tė saj, por edhe pėr diturinė e tyre e nė mėnyrė tė veēantė pėr lėvrimin e gjuhės amtare. Nė njė thirrje tė vargėzuar Thimi Mitkoja u kujtonte bashkatdhetarėve se pėr tė shpėtuar nga sundimi i huaj dhe pėr ta ndritur kombin e tyre, duhej tė luftonin pėr tri ēėshtje: pėr lirinė, pėr vetėligjėsinė (autonominė) dhe pėr shkrimin e gjuhės shqipe, pėrveē detyrės qė ishte nė rend tė ditės - mbrojtja e trojeve shqiptare. Madje, tė pushtuar nga patosi atdhetar, shpeshherė ata shkuan mė larg se kėrkesat qė pėrmbante programi politik i Lidhjes sė Prizrenit. Nė shumicėn e rasteve ata u bėnė thirrje vėllezėrve tė tyre jo aq pėr “vetėligjėsi”, sesa pėr “zbimin e Turqisė” dhe “lirinė e Shqipėrisė”, si nė kohėn e Skėnderbeut.
Karakteristikė tjetėr e pėrbashkėt e poetėve tė kėtyre viteve ishte optimizmi pėr tė ardhmen e atdheut. Ashtu si nė shkrimet politike, edhe nė krijimet letrare autorėt ishin tė bindur se, me djem trima si ata qė luftuan nė Guci dhe me udhėheqės tė ndritur si Abdyl Frashėri me shokė, Shqipėria e robėruar dhe e prapambetur do ta fitonte njė ditė lirinė e humbur e do tė hynte shpejt nė rrugėn e qytetėrimit. Nė njė poezi greqisht, njė poet anomin e shprehte optimizmin e vet pėr luftėn e mėtejshme tė shqiptarėve me kėto katėr vargje: “Sa kohė jetojnė bijtė e Gjergjit tė Madh / nė Shqipėri, / Sa kohė qė ata kanė moshėn rinore / dhe shquhen pėr trimėri, / Sapo tė vijė pranvera dhe tėrfili / tė mbijė pėrsėri, / Karejfili? i shqiptarit do tė ushtojė / prapė pėr liri!”.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #73  
Te vjeter 27-10-2003, 03:40
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

KREU V

LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT (1878 - 1881)

7. LUFTA PĖR REALIZIMIN E AUTONOMISĖ DHE SHTYPJA E LIDHJES SĖ PRIZRENIT

Kryengritja e armatosur dhe formimi i qeverisė sė pėrkohshme (dhjetor 1880-janar 1881)
Pas dorėzimit tė Ulqinit forcat politike shqiptare dhe veēanėrisht Lidhja Shqiptare e Prizrenit e pėrqendruan vėmendjen nė dy ēėshtje kryesore: nė atė tė pretendimeve greke ndaj Ēamėrisė dhe nė problemin e tė drejtave autonomiste tė Shqipėrisė. Nė kėtė periudhė u rrit mė tej vendosmėria e shqiptarėve pėr tė mos i lėshuar Greqisė asnjė pėllėmbė tokė tė Ēamėrisė.
Tė gjitha forcat atdhetare kishin qėndrim tė njėjtė pėr kėtė ēėshtje, vijuan tė kėrkonin qė Protokolli nr.13 tė korrigjohej nė mėnyrė tė tillė qė Greqia tė kėnaqej jo me vise shqiptare, por me troje greke nė Thesali.
Edhe Porta e Lartė, duke qenė e bindur se pėrdorimi i dhunės pėr t’i detyruar shqiptarėt tė hiqnin dorė nga Ēamėria do tė shkaktonte njė kryengritje tė re, me pėrmasa tė mėdha nė Shqipėri, po kundėrshtonte zbatimin me forcė tė kėtij vendimi. Stambolli u pėrpoq tė pėrfitonte nga zvarritja e ēėshtjes sė Ēamėrisė pėr tė marrė masat pėr rivendosjen e autoritetit tė tij tė tronditur nė Shqipėri dhe pėr tė shtypur lėvizjen autonomiste. Megjithėse krahu i moderuar i Lidhjes Shqiptare hoqi dorė nga lufta pėr autonominė e Shqipėrisė, atdhetarėt radikalė e vazhduan atė mė me forcė pas ngjarjeve tė Ulqinit. Nė njė mbledhje tė veēantė qė u mbajt nė Prizren nė nėntor, nė tė cilėn mori pjesė edhe Abdyl Frashėri, u vendos qė ky (Abdyl Frashėri) tė nisej pėr nė Stamboll pėr t’i paraqitur edhe njėherė Portės sė Lartė kėrkesėn pėr bashkimin e vilajeteve dhe veē kėsaj kryengritja kundėrosmane tė niste sapo tė shihej se Porta e Lartė do tė kalonte nė sulm kundėr Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.
Qysh nė javėn e parė tė muajit dhjetor 1880 Porta e Lartė filloi tė kalonte shkallė-shkallė nė sulm kundėr lėvizjes autonomiste shqiptare. Goditjen e parė ua dha forcave atdhetare nė Shkodėr. Menjėherė pasi pėrfundoi dorėzimin e Ulqinit, Dervish Pasha u turr me egėrsi tė jashtėzakonshme kundėr organeve tė Lidhjes sė Prizrenit nė vilajetin e Shkodrės, tė cilat arriti t’i shpėrndante me terror, duke rivendosur pushtetin e administratės centraliste osmane. Mareshali turk u tregua mė i egėr me partizanėt e lėvizjes autonomiste, sesa me pjesėmarrėsit e luftės sė Ulqinit. Mė 11 dhjetor ai arrestoi pabesisht dhe internoi nė Anadoll edhe figura tė tilla si Hodo Sokolin e Preng Bibė Dodėn, tė cilėt nuk morėn pjesė nė luftėn e Ulqinit, por ishin pėrkrahės tė kėrkesave autonomiste, ndėrsa Daut Boriēin e izoloi nė Stamboll. Arrestime tė tjera ndėrmori ai nė qytetin e Shkodrės.
Disa ditė mė vonė Porta e Lartė e thirri nė Stamboll Dervish Pashėn dhe i ngarkoi detyrėn tė hartonte planin e njė ekspedite tė madhe ushtarake kundėr Shqipėrisė, pėr tė shtypur nė mbarė vendin Lidhjen Shqiptare dhe prirjen e saj pėr kryengritje tė armatosur kundėrosmane. Nė relacionin qė i paraqiti sulltanit mė 27 dhjetor, Dervish Pasha kėrkonte qė lėvizja autonomiste shqiptare tė shtypej para se tė shpėrthente njė kryengritje e pėrgjithshme e armatosur dhe pėr kėtė qėllim tė dėrgoheshin nė Shqipėri 40 batalione ushtarėsh me dy qendra drejtuese, njėra nė Shkodėr, tjetra nė Shkup, qė ekspedita ushtarake tė fillonte nė Veri dhe pas zgjidhjes sė ēėshtjes sė Ēamėrisė tė shtrihej edhe nė Shqipėrinė e Jugut. Nė tė njėjtėn kohė sulltan Abdyl Hamiti II u drejtoi shqiptarėve njė thirrje tė jashtėzakonshme, ku i cilėsonte tė gjithė ata qė kėrkonin krijimin e njė vilajeti tė vetėm shqiptar si armiqtė mė tė rrezikshėm tė Perandorisė Osmane.
Udhėheqėsit shqiptarė i morėn vesh synimet e Stambollit, prandaj i shpejtuan pėrgatitjet pėr organizimin e aksionit tė armatosur autonomist. Sipas planit tė tyre, ai do tė fillonte nė vilajetin e Kosovės, do tė shtrihej menjėherė nė vilajetin e Janinės dhe pastaj do tė pėrhapej nė viset shqiptare tė dy vilajeteve tė tjera.
Nė Kosovė veprimet e armatosura filluan nė sanxhakun e Prizrenit, qysh nė muajin dhjetor 1880, me njė varg sulmesh nga ana e fshatarėve kundėr administratės osmane. Fill pas tyre u ngritėn banorėt e Prizrenit, tė cilėt dėbuan nga qyteti mytesarifin e sanxhakut sė bashku me nėpunėsit e huaj. Kėtu mbėrriti nė ato ditė edhe Abdyl Frashėri, qė u largua fshehurazi nga Stambolli. Brenda pak ditėve qytete e krahina tė tjera, si Shkupi, Gjakova, Luma e Gucia, u ēliruan e u pastruan nga administrata perandorake dhe u bashkuan me pushtetin e ri qė u ngrit nė Prizren.
Vrulli i lėvizjes kundėrosmane i nxiti udhėheqėsit kryesorė tė rrymės radikale, tė grumbulluar nė Prizren, tė bėnin hapat e parė pėr zbatimin e programit tė tyre autonomist. Nė fund tė dhjetorit ata riorganizuan Komitetin Kombėtar tė Lidhjes Shqiptare, ku mbeti shumica e anėtarėve tė mėparshėm, qė ishin edhe ndėr themeluesit e saj, si Ymer Prizreni, Abdyl Frashėri, Sulejman Vokshi, Shuaip Spahiu, Ali Ibra etj. Komiteti Kombėtar mori vendime tė rėndėsishme: tė pėrhapte kryengritjen kundėrosmane nė krejt vilajetin e Kosovės dhe tė thėrriste mbledhjen e Kuvendit tė Pėrgjithshėm tė Lidhjes Shqiptare pėr tė formuar qeverinė e pėrkohshme.
Kuvendi i Jashtėzakonshėm i Lidhjes Shqiptare u mblodh nė Prizren nė fillim tė dhjetėditėshit tė dytė tė muajit janar. Nė Kuvend mbajti njė fjalim programatik Abdyl Frashėri, nė tė cilin tha, midis tė tjerave: “Porta e Lartė nuk do qė tė bėjė asgjė pėr Shqipėrinė. Ajo i trajton me pėrbuzjen mė tė madhe si lutjet tona, ashtu edhe neve… Le tė mendojmė e le tė punojmė pėr vete dhe tė mos ketė asnjė ndryshim ndėrmjet toskėve e gegėve. Tė jemi tė gjithė shqiptarė dhe tė formojmė njė Shqipėri tė bashkuar”. Me kėtė formulim Abdyl Frashėri nėnkuptonte krijimin e “njė shteti autonom shqiptar”, i cili, nėse nuk do tė njihej nga Stambolli dhe do tė sigurohej me anėn e kryengritjes sė armatosur, do tė shpinte vetvetiu nė shpalljen e pavarėsisė sė plotė tė Shqipėrisė.
Nė pėrfundim tė punimeve Kuvendi i Jashtėzakonshėm miratoi, me pak ndryshime, Komitetin Kombėtar tė mėparshėm tė Lidhjes Shqiptare. Duke marrė parasysh detyrėn e re qė shtrohej para vendit - zėvendėsimin e administratės osmane me administratėn shqiptare autonome - Kuvendi e veshi organin qendror tė Lidhjes Shqiptare me funksione tė plota pushtetore. Pėr kėtė qėllim ai e shpalli Komitetin Kombėtar qeveri tė pėrkohshme me kryetar Ymer Prizrenin, nėnkryetar Shuaip Spahiun dhe me dhjetė anėtarė, midis tė cilėve ishin Abdyl Frashėri, i ngarkuar pėr punėt e jashtme dhe Sulejman Vokshi, i ngarkuar pėr punėt ushtarake.
Fill pas formimit tė saj qeveria e pėrkohshme u pėrpoq ta pėrhapte flakėn e kryengritjes ēlirimtare nė viset e tjera tė vilajetit tė Kosovės e tė shtrinte pushtetin e saj nė gjithė vilajetin e Kosovės dhe shkallė-shkallė edhe nė tre vilajetet e tjera shqiptare. Nė tė njėjtėn kohė ajo iu pėrvesh organizimit tė forcave ushtarake. Brenda pak ditėve u formuan njėsi ushtarake tė rregullta dhe pranė tyre reparte shėtitėse qė do tė shėrbenin ku ta lypte nevoja. Nė viset e ēliruara u ngrit menjėherė administrata shqiptare, e cila hyri nėn vartėsinė e qeverisė sė pėrkohshme tė Prizrenit.
Lėvizja e armatosur autonomiste u pėrhap me shpejtėsi edhe nė viset e tjera tė vilajetit tė Kosovės. Nė saje tė pėrkrahjes qė gjetėn nė masat popullore, repartet e Lidhjes Shqiptare tė komanduara nga Sulejman Vokshi, mė 4 janar shtinė nė dorė Shkupin, mė 18 janar ēliruan pa luftė Prishtinėn (kryeqendrėn e vilajetit) dhe mė 25 janar Mitrovicėn. Ndėrkohė u lidhėn me qeverinė e pėrkohshme edhe qytetet e tjera tė vilajetit tė Kosovės, si Peja, Ferizaj, Vuēiterna etj. Nėpunėsit e lartė turq u dėbuan nga tė gjitha kėto qendra, ku u vendos autoriteti i Lidhjes. Garnizonet e dobėta turke u detyruan tė mbylleshin nė pika tė caktuara, prej nga nuk mund tė dilnin pa dorėzuar mė parė armėt. Forcat e Lidhjes Shqiptare zunė urat hekurudhore nė mėnyrė qė tė pengohej ardhja e pėrforcimeve ushtarake osmane. Shoqėria e trenave me qendėr nė Shkup mori urdhėr tė mos transportonte trupa e municione pėr ushtrinė turke.
Nė shkurt autoriteti i qeverisė sė pėrkohshme u shtri nė Tetovė, nė Gostivar e nė Dibėr. Nė Dibėr dėbimi i nėpunėsve turq ndeshi nė kundėrshtimin e feudalėve sulltanistė, qė kryesoheshin nga Sadik pashė Hoxholli, tė cilėt, duke mos pasur mbėshtetje nė popullsinė vendase, thirrėn nė ndihmė dy batalione turke nga Manastiri. Qeveria e pėrkohshme e Prizrenit dėrgoi nė Dibėr Abdyl Frashėrin, qė u vendos drejtpėrdrejt nė selinė e prefekturės, para sė cilės u mbajt njė miting i madh. Duke iu pėrgjigjur thirrjes sė Abdylit, qė nė fjalėn e tij u kėrkoi dibranėve tė bashkoheshin me qeverinė e pėrkohshme, popullsia e Dibrės sė Sipėrme, qytetarė e malėsorė, dėboi mė 19 shkurt mytesarifin turk dhe vendosi pushtetin e Lidhjes Shqiptare. Dibra u lidh kėshtu me qeverinė e pėrkohshme.
Porta e Lartė u pėrpoq t’i mbyste me anėn e censurės lajmet mbi ngjarjet tronditėse qė po zhvilloheshin nė Kosovė. Madje jo vetėm shtypi turk, por edhe shtypi ndėrkombėtar nuk botoi asgjė mbi kėto ngjarje. Atdhetarėve shqiptarė nuk u mbeti asnjė mjet nė dorė pėr tė njoftuar zhvillimin e lėvizjes autonomiste, pėrveēse letrave personale qė shkėmbenin fshehurazi ndėrmjet tyre. Nė njė letėr tė tillė qė Sami Frashėri i dėrgonte nga Stambolli Jeronim de Radės nė Itali nė valėn e kėtyre ngjarjeve, mė 20 shkurt 1881, shkruante: “Lidhja e Shqiptarėve qė ka kėrthizėn nė Prizren, nė Gegėri, ka kėrkuar shumė herė, qė nga tre vjet e tėhu, bashkimin e Shqipėrisė me njė provincė me autonomi; po mbretėria gjer mė sot e kish gėnjyer me fjalė. Kėtė herė shqiptarėt e kuptuan fort mirė qė mbretėria nuk do tė bėnjė gjė kurrė pėr ta, dhe Lidhja e Prizrenit ka nevojė tė bashkojė Shqipėrinė e ta bėnjė njė me autonomi, a mbase me shkėputje fare pas punėsė. Kėshtu Lidhja mori emrin e guvernės sė pėrdorme (qeverisė sė pėrkohshme - shėn. i aut.) dhe pėrzuri guvernatorėt turq nga gjithė vilajeti i Kosovės dhe nga Prizreni, nga Gjakova, nga Tetova, nga Dibra etj. 10 000 shqiptarė tė armatosur kanė zėnė Shkupin dhe udhėnė e hekurtė; 10 000 tė tjerė po bėhen gati pėr t’u unjur nė Toskėri. Pėr pak kohė do tė dėgjoni njė kryengritje tė madhe nė Shqipėri”.
Nė tė vėrtetė, nė fund tė shkurtit qeveria e pėrkohshme arriti tė shtrinte autoritetin e saj nė katėr nga pesė sanxhakėt e vilajetit tė Kosovės (me pėrjashtim tė Novi Pazarit): nė tė Prizrenit, tė Pejės, tė Shkupit e tė Prishtinės. Pushteti i ri u krijua nėpėrmjet shndėrrimit tė komiteteve tė mėparshme tė Lidhjes nė organe pushteti nė ēdo sanxhak. Po kėshtu ndodhi edhe me komitetet e kazave qė vareshin nga ato tė sanxhakėve.
Qeveria e pėrkohshme synonte ta shtrinte kryengritjen e armatosur ēlirimtare nė krejt viset shqiptare, nė vilajetin e Shkodrės, nė Shqipėrinė e Mesme e tė Jugut. Njė kujdes tė veēantė i kushtoi ajo sanxhakut tė Dibrės, si njė hallkė qė lidhte gjithė trevat shqiptare.
Veprimtaria e qeverisė sė pėrkohshme u pėrqendrua nė ngritjen e forcave tė armatosura shqiptare, nė vendosjen e rendit publik, nė organizimin e administratės sė re e sidomos tė gjykatave shqiptare (qė u krijuan nė ēdo sanxhak duke zėvendėsuar ato osmane), nė krijimin e njė buxheti tė shtetit shqiptar, nėpėrmjet pėrqendrimit nė duart e Lidhjes tė taksave shtetėrore.
Krahas veprimeve ushtarake, tė cilat ēuan nė ēlirimin e shpejtė tė vilajetit tė Kosovės dhe tė disa viseve tė vilajetit tė Manastirit, qeveria e pėrkohshme i kushtoi kujdes tė veēantė edhe ngritjes sė pushtetit tė ri shqiptar. Administrata e re qė u ngrit nė viset e ēliruara u pastrua jo vetėm nga funksionarėt turq, por edhe nga ata sulltanistė shqiptarė. U morėn masa tė rrepta kundėr veprimeve arbitrare dhe shpėrdorimit tė funksioneve pushtetore nga nėpunėsit e pandėrgjegjshėm. Duke i dhėnė njė rėndėsi tė madhe vendosjes sė njė qetėsie shembullore, organet e Lidhjes Shqiptare ndoqėn me ashpėrsi tė gjithė keqbėrėsit e arratisur. Masa tė rrepta u morėn gjithashtu edhe kundėr parisė reaksionare, qė u pėrpoq tė minonte pushtetin e ri me veprimtarinė e saj armiqėsore. Mjaft prej pėrfaqėsuesve tė saj u arrestuan. Pėr sukseset qė pati pushteti i ri i vendosur nga Lidhja Shqiptare nė viset e Kosovės, kryekonsulli austro-hungarez raportonte nga Shkodra, mė 5 mars 1881, midis tė tjerave: “ ... Edhe nėpunėsit mė tė vegjėl janė caktuar nga Lidhja; gjyqtar ėshtė njė qytetar i Prizrenit; taksat qė nxirren nga popullsia derdhen nė llogari tė Lidhjes; nėpunėsit i marrin rrogat rregullisht. Lidhja ka kujdes pėr mbajtjen e rendit qoftė nė qytet, qoftė nė fshat. Sigurimi publik tani ėshtė shumė mė nė rregull se ē’ishte nė kohėn kur administratėn e drejtonin funksionarėt e sulltanit”.
Sukseset qė arriti lėvizja ēlirimtare nė Kosovė ngjallėn njė entuziazėm tė madh nė radhėt e atdhetarėve shqiptarė. Madje shumė prej tyre filluan tė shpresonin se me kėtė hov qė po merrte aksioni revolucionar ēlirimtar po krijohej mundėsia pėr tė fituar jo vetėm autonominė e Shqipėrisė, por “mbase”, siē shprehej Sami Frashėri ato ditė, edhe shkėputjen e saj tė plotė nga Perandoria Osmane. Nė kėto rrethana qarqet atdhetare filluan tė mendonin edhe pėr formėn e qeverisjes qė duhej tė kishte shteti i ardhshėm shqiptar. Lidhur me formėn e regjimit, opinioni publik shqiptar anonte kryesisht nga regjimi monarkist. Ai e pėrfytyronte Shqipėrinė e lirė si njė principatė a si njė mbretėri me njė fisnik shqiptar ose tė huaj nė krye. Sipas kėtij koncepti, Shqipėria nuk duhej tė bėnte pėrjashtim nga vendet e tjera tė Ballkanit qė u formuan si shtete monarkiste. Pėrkrahėsit e regjimit republikan ishin mė tė pakėt. Ndėr ta u shqua Sami Frashėri, i cili propozonte pėr Shqipėrinė njė zgjidhje origjinale, njė republikė me njė kryesi kolegjiale. “Nė u bėftė dot Shqipėria mė vete, - shkruante Sami Frashėri nė letrėn e pėrmendur drejtuar De Radės, - nuk do tė kemi nevojė pėr princėr as tė krishterė as muhamedanė qė tė na rrjepnė e tė na pinė gjaknė. Vendi ynė mund edhe do tė guvernohet (tė qeveriset - shėn. i aut.) prej njė farė dhimokratije, prej pleqet”. Kjo pikėpamje pėr tė vendosur nė Shqipėri njė regjim republikan me njė presidencė kolegjale pėrfaqėsonte mendimin mė pėrparimtar tė shprehur deri atėherė nga lėvizja demokratike shqiptare.
Pas sukseseve qė korri lėvizja nė vilajetin e Kosovės e nė sanxhakun e Dibrės, pritej qė ajo tė shtrihej edhe nė viset e tjera tė vendit. Nė tė vėrtetė, nė Shqipėrinė e Jugut atdhetarėt prisnin ēastin e pėrshtatshėm pėr t’u hedhur nė veprim. Shenjėn do ta jepte Abdyl Frashėri nė varėsi tė ecurisė tė bisedimeve turko-greke dhe tė zhvillimit tė ngjarjeve nė Kosovė. Meqenėse kėtu Porta e Lartė kishte pėrqendruar forca ushtarake tė mėdha pėr tė pėrballuar njė sulm tė mundshėm nga ana e Greqisė, qeveria e pėrkohshme e Prizrenit filloi tė pėrgatiste reparte vullnetarėsh pėr tė ndihmuar kryengritėsit e vilajetit tė Janinės, sapo kėta tė hidheshin nė veprim. Por pikėrisht ato ditė u krijua njė gjendje ndėrkombėtare shumė e ndėrlikuar, e cila e pengoi shtrirjen e lėvizjes nė viset jugore.
Ngjarjet e reja nė Shqipėri, tė cilat po ēonin nė prishjen e status quo-sė nė Evropėn Juglindore, pra nė ndryshimin e hartės politike tė Kongresit tė Berlinit, shqetėsuan jo vetėm Portėn e Lartė, por edhe Fuqitė e Mėdha. Shqetėsimin e tyre e rriti mė tej qėndrimi i Greqisė, e cila, duke pėrfituar nga kryengritja shqiptare, filloi ta kėrcėnonte Perandorinė Osmane me luftė pėr ta detyruar qė t’i lėshonte asaj Ēamėrinė e Thesalinė. Ndėrlikimet e mėdha qė po krijoheshin nė Gadishullin Ballkanik nga sukseset e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare i detyruan Fuqitė e Mėdha tė ndėrhynin energjikisht pėr t’i detyruar Stambollin e Athinėn qė t’i jepnin fund ēėshtjes sė kufirit turko-grek, me qėllim qė Porta e Lartė t’i kishte duart tė lira pėr tė shtypur Lidhjen e Prizrenit dhe kryengritjen e saj tė armatosur.
Pėr t’i bėrė ballė kėtij komploti ndėrkombėtar qė po organizohej kundėr Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, udhėheqėsit e Lidhjes sė Prizrenit u orvatėn pėrsėri tė siguronin njė pikėmbėshtetje tė jashtme. Rastin ua dha Greqia me gatishmėrinė e saj pėr tė hyrė nė luftė kundėr Perandorisė Osmane. Nė kėto rrethana, udhėheqėsit e lėvizjes kombėtare me Abdyl Frashėrin nė krye, u kthyen te projekti i tyre i vjetėr pėr tė lidhur njė aleancė politike e ushtarake me Greqinė, sipas sė cilės, nė pėrfundim tė luftės sė pėrbashkėt kundėr Stambollit, Athina do tė aneksonte provincėn greke tė Thesalisė, kurse shqiptarėt do tė fitonin pavarėsinė kombėtare nė kufijtė e tyre etnikė, duke pėrfshirė kėtu edhe viset shqiptare tė Ēamėrisė.
Nė fillim qeveria e Athinės u tregua e interesuar pėr bisedimet shqiptaro-greke, tė cilat u zhvilluan nė Korfuz. Por shpejt u pa se ajo nuk kishte hequr dorė nga platforma e saj, qė parashikonte aneksimin e vilajetit tė Janinės nga Greqia dhe bashkimin e Shqipėrisė me Greqinė nė formėn e njė shteti dualist. Veē kėsaj, ndėrsa vijonin bisedimet e Korfuzit, presioni i Fuqive tė Mėdha ndaj Stambollit dhe Athinės u rrit aq shumė, sa Porta e Lartė e qeveria greke u detyruan tė bėnin lėshime dhe t’i jepnin fund grindjes rreth kufirit tė tyre tė ri. Sipas protokollit, qė u nėnshkrua mė 27 mars 1881, Perandoria Osmane pranoi t’i lėshonte Greqisė pjesėn mė tė madhe tė Thesalisė, afėrsisht deri nė lumin Selemvria dhe njė pjesė shumė tė vogėl nė kėndin juglindor tė Epirit, konkretisht qytetin e Artės sė bashku me rrethinat e tij. Ky vendim i Fuqive tė Mėdha u mor pėr shkak tė qėndresės gati trevjeēare tė Lidhjes Shqiptare, e cila luftoi me vendosmėri pėr tė mos lėshuar asnjė pėllėmbė tokė shqiptare nė vilajetin e Janinės (Epir).
Qėndrimi i Fuqive tė Mėdha ndaj ēėshtjes shqiptare dhe ndėrhyrjet e konsujve tė tyre kundėr lėvizjes autonomiste ushtruan njė ndikim negativ nė zhvillimin e mėtejshėm tė ngjarjeve nė Shqipėrinė e Jugut. Veē kėsaj, me nėnshkrimin e marrėveshjes turko-greke, Athina nuk dėshironte mė trazira nė vilajetin e Janinės. Madje tani lindi rreziku qė, sapo tė shpėrthente kryengritja autonomiste nė Shqipėrinė e Jugut, Greqia t’i sulmonte shqiptarėt prapa krahėve pėr tė bėrė aneksimin e vilajetit tė Janinės. Nė kėto rrethana atdhetarėt shqiptarė tė viseve jugore ngurruan tė fillonin veprimet kryengritėse kundėr Portės sė Lartė.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #74  
Te vjeter 27-10-2003, 03:41
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

KREU V

LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT (1878 - 1881)

7. LUFTA PĖR REALIZIMIN E AUTONOMISĖ DHE SHTYPJA E LIDHJES SĖ PRIZRENIT

Betejat e fundit tė Lidhjes dhe shtypja e saj (prill 1881)
Sapo u bind se ēėshtja e kufirit turko-grek po hynte nė rrugėn e zgjidhjes, Porta e Lartė mendoi se tashmė i kishte duart tė lira pėr tė shtypur me forcė lėvizjen autonomiste shqiptare. Pėr kėtė qėllim, disa ditė pėrpara se tė nėnshkruhej protokolli i marrėveshjes sė kufirit, ajo i dha urdhėr Dervish Pashės qė tė vinte nė zbatim planin e ekspeditės ushtarake kundėr Shqipėrisė. Atij iu dha grada e kryegjeneralit dhe detyra e kryekomandantit tė Rumelisė, domethėnė tė forcave tė armatosura tė dislokuara nė vilajetet e Kosovės, tė Manastirit, tė Janinės, tė Shkodrės e tė Selanikut. Ekspedita e tij, e pėrbėrė nga 30 batalione, do tė ndihmohej edhe nga garnizonet ushtarake tė vendosura nė qytetet e Kosovės. Ekspedita do tė kishte edhe 7 gjeneralė tė tjerė nėn komandėn e Dervish Pashės.
Goditjen e parė ushtria osmane ia dha Komitetit tė Lidhjes Shqiptare nė Shkup, tė kryesuar nga Jashar bej Shkupi. Ky komitet, ndryshe nga ata tė qyteteve tė tjera te Kosovės, nuk preku as administratėn osmane, as mytesarifin dhe as garnizonin turk tė qytetit. Ai nuk pengoi gjithashtu futjen e forcave tė tjera ushtarake osmane mė 27 shkurt 1881 dhe vendosjen kėtu tė Ibrahim Pashės si komandant i garnizonit. Mė 23 mars Ibrahim Pasha thirri nė selinė e tij 11 anėtarėt e Komitetit tė Lidhjes pėr Shkupin me Jashar bej Shkupin nė krye, tė cilėt i arrestoi pabesisht.
Pushtimi i Shkupit, pati rėndėsi tė madhe pėr forcat osmane, pasi pėr nga madhėsia dhe pozita strategjike qyteti ishte njė pikėmbėshtetje e fortė pėr zhvillimin e ekspeditės sė tyre nė mbarė vilajetin e Kosovės. Pėr kėtė arsye, gjatė ditėve tė mėvonshme u shpėrngulėn nga Selaniku nė Shkup forcat kryesore tė ekspeditės ushtarake osmane (30 batalione me rreth 20 mijė ushtarė). Mė 7 prill 1881 arriti edhe vetė Dervish Pasha, i cili vendosi kėtu shtabin e vet. Nė tė njėjtėn kohė aty u shpall shtetrrethimi dhe filluan arrestimet. Pėr tė ngjallur terror nė popull, tė gjithė anėtarėt e arrestuar tė Komitetit tė Lidhjes, pasi i shėtitėn nė rrugė tė lidhur me hekura, i dėrguan nė burgun e Selanikut dhe mė vonė i internuan nė ishullin e Rodosit, nė detin Egje.
Sapo ra Shkupi, Lidhja Shqiptare lėshoi kushtrimin nė mbarė Kosovėn pėr tė rrėmbyer armėt dhe pėr t’i bėrė ballė ekspeditės osmane. Qeveria e pėrkohshme formoi shtabin e mbrojtjes me 25 anėtarė, nga tė cilėt njihen deri mė sot Sulejman Vokshi (qė ishte edhe komandant i tij), Ali Ibra, Mic Sokoli, Binak Alia, Sef Kosharja, Halim Efendiu, Zeqirja Aga, Mullah Hyseni, Mustafa Aga, Halil Efendiu etj. Nė kohėn e fillimit tė ekspeditės ushtarake shtabi kishte vetėm 5 mijė luftėtarė. Pėrpjekjet pėr mobilizimin e forcave tė tjera nuk u kurorėzuan me sukses. Qeverisė sė pėrkohshme i mungonin edhe mjetet financiare pėr armatimin dhe mbajtjen e tyre. Udhėheqėsit e saj vendosėn t’i pėrqendronin forcat ushtarake nė rrugėn Ferizaj-Prizren dhe ta zhvillonin luftėn e armatosur nė qafat e maleve midis Ferizajt e Suharekės, tė cilat kontrollonin rrugėn nga mund tė kalonte ushtria turke pėr nė Prizren. Pėr kėtė arsye forcat e para vullnetare u pėrqendruan kryesisht nė dy pika strategjike: nė Shtimje, ku u vendos edhe shtabi i tyre nėn kryesinė e Sulejman Vokshit; pjesa tjetėr zuri vend nė pozita mė tė pėrparuara, nė afėrsi tė fshatit Slivovė. Pėr tė siguruar ndėrlidhjen e shpejtė tė shtabit me Prizrenin, u ngrit me tė shpejtė nė Shtimje njė stacion telegrafik. Sipas planit tė shtabit tė ushtrive shqiptare, nė rast se qėndresa e Shtimjes do tė thyhej, prita tjetėr kundėr ushtrive osmane do tė organizohej nė Grykat e Carralevės.
Krahas pėrgatitjeve ushtarake, Lidhja e Prizrenit mė 15 prill 1881 u drejtoi njė memorandum ambasadorėve tė Fuqive tė Mėdha nė Stamboll, qė ishte dhe akti i fundit diplomatik i saj, me anėn e tė cilit, pasi shprehte vendimin qė kishte marrė pėr tė mbrojtur me armė tė drejtat kombėtare, pėr tė siguruar autonominė e Shqipėrisė dhe pėr ta futur vendin nė rrugėn e pėrparimit e tė qytetėrimit, kėrkonte ndėrhyrjen e kancelarive evropiane pėr tė ndaluar ekspeditėn ndėshkimore osmane.
Por pikėrisht nė kėtė ēast vendimtar u dukėn pasojat e dėmshme tė qėndrimit tė butė qė kishte mbajtur qeveria e pėrkohshme ndaj forcave reaksionare, tė cilat u vunė nė lėvizje pėr tė penguar mobilizimin nė masė tė forcave vullnetare dhe organizimin e shpejtė tė qėndresės sė armatosur.
Nė kėtė gjendje tensioni tė jashtėm e tė brendshėm, dy javė pasi ra Shkupi, Dervish Pasha u dha urdhėr ushtrive tė veta tė marshonin drejt Kosovės dhe tė zinin qytetin Ferizaj. Pėr tė ngjallur terror nė popullsinė shqiptare, gjatė marshimit ushtria osmane, pasi theu qėndresėn e parė qė ndeshi nė Grykėn e Kaēanikut, bombardoi me artileri fshatrat qė ndodheshin gjatė rrugės. Mė 7 prill ajo hyri nė Ferizaj. Tė nesėrmen arriti kėtu edhe Dervish Pasha sė bashku me shtabin e vet. Sapo u vendos nė Ferizaj, ai u dėrgoi njė ultimatum forcave tė Lidhjes duke i kėrcėnuar se do tė merrte masa ndėshkimore tė rrepta kundėr atyre qė do tė qėllonin me armė ushtritė osmane. Krerėt dhe vullnetarėt e Lidhjes nuk lėvizėn nga pozitat e tyre. Vetėm disa krerė, midis tyre edhe Ali pashė Gucia, u paraqitėn te Dervish Pasha duke i shprehur besnikėrinė e tyre ndaj sulltanit dhe duke dėnuar aksionin autonomist tė Lidhjes sė Prizrenit.
Dervish Pasha u pėrgatit pėr mė shumė se dhjetė ditė para se tė nisej ekspedita nga Ferizaj nė Prizren. Pasi dėshtuan orvatjet e tij pėr tė pėrēarė udhėheqėsit e Lidhjes, ai ndėrmori pėr katėr ditė me radhė (16-19 prill) disa operacione ushtarake tė kufizuara pėr tė zbuluar numrin e vullnetarėve shqiptarė dhe pozitat e tyre. Mė 20 prill 1881 ushtritė osmane tė ndara nė dy kolona morėn urdhėr tė fillonin sulmin kundėr forcave shqiptare tė vendosura nė Slivovė dhe nė Shtimje.
Ndeshja e parė me ushtritė osmane ndodhi mė 20 prill nė Slivovė. Edhe pse me municion tė pakėt, nė saje tė qėndrueshmėrisė sė tyre shqiptarėt e ndalėn pėr mjaft orė pėrparimin e armikut. Por gjendja e tyre u keqėsua kur hyri nė veprim artileria fushore turke. Duke parė dėmin qė po u shkaktonte luftėtarėve njė bateri e armikut, komandanti i kėtij sektori, Mic Sokoli nga Bujani i Malėsisė sė Gjakovės, sė bashku me disa luftėtarė tė tjerė, lanė pozicionet mbrojtėse dhe u hodhėn drejt kodrės ku ishte vendosur artileria turke. Qėllimi i tyre ishte tė sulmonin dhe tė asgjėsonin baterinė e armatosur, qė po u shkaktonte dėme shqiptarėve. Por tė gjithė kėta luftėtarė trima, sė bashku me komandantin e tyre Mic Sokolin, u vranė pėrpara grykave tė topave tė artilerisė osmane. Pėrballė epėrsisė sė armikut nė numėr e nė armatime, shqiptarėt, me gjithė heroizmin qė treguan, u detyruan tė tėrhiqeshin nga Slivova nė Shtimje, ku qėndronin forcat kryesore tė Lidhjes sė Prizrenit.
Beteja e dytė ndodhi tė nesėrmen, mė 21 prill 1881, nė Shtimje. Kėtu luftimet qenė mė tė pėrgjakshme se nė Slivovė. Nė luftimet e ashpra, tė cilat vazhduan mė tepėr se 2 orė, morėn pjesė edhe vetė anėtarėt e shtabit shqiptar, si Sulejman Vokshi, Ali Ibra, Binak Alia, Rustem Sadria e tė tjerė. Edhe kėtu vullnetarėt shqiptarė luftuan me heroizėm tė rrallė, por nėn breshėrinė e dendur tė artilerisė sė armikut dhe kur municioni i armėve tė tyre filloi tė shteronte, u detyruan tė tėrhiqeshin nė drejtim tė Suharekės.
Nė betejat e Slivovės e tė Shtimjes tė dyja palėt patėn shumė tė vrarė e tė plagosur: turqit rreth 800 veta, ndėrsa shqiptarėt 1 200 veta.
Pas Shtimjes forcat e Lidhjes Shqiptare u bėnė mė 22 prill 1881 tri prita tė tjera ushtrive osmane, nė Grykėn e Carralevės, nė fshatin Dule dhe nė hyrje tė Suharekės, por marshimin e tyre nuk e ndalėn dot. Tė nesėrmen, mė 23 prill 1881, pasi theu qėndresėn e shqiptarėve, Dervish Pasha, i shoqėruar nga 7 gjeneralė dhe me 24 batalione, hyri nė Prizren ku shpalli menjėherė shtetrrethimin dhe bėri arrestime tė shumta.
Qėllimi i Portės sė Lartė nuk ishte vetėm qė tė shtypte kryengritjen e armatosur kundėrosmane, por tė mbyste edhe idenė e autonomisė sė Shqipėrisė, duke pėrfshirė kėtu edhe kėrkesėn pėr formimin e njė vilajeti tė vetėm shqiptar. Pėr kėtė, pasi shtypi qėndresėn nė Prizren, Dervish Pasha thirri kėtu mė 30 prill krerėt e dikurshėm tė Lidhjes pėr sanxhakėt e Prizrenit, tė Prishtinės, tė Pejės, tė Mitrovicės, tė Shkupit, tė Dibrės, tė Shkodrės, tė Manastirit etj., si edhe pėrfaqėsuesit e qarqeve sulltaniste. Ai u kėrkoi atyre tė nėnshkruanin njė deklaratė, ku dėnohej veprimtaria e Lidhjes Shqiptare dhe sidomos kėrkesa e saj pėr bashkimin e vilajeteve shqiptare, tė cilėn e quante njė akt armiqėsor. Kėtu erdhėn kryesisht krerėt sulltanistė dhe vetėm disa nga drejtuesit e moderuar tė Lidhjes, si Ali pashė Gucia, Iljaz pashė Dibra, Hasan pashė Dervalla dhe Esat pashė Tetova, tė cilėt e nėnshkruan deklaratėn e Dervish Pashės. Si rrjedhim, krerėt e moderuar, qė e dėnuan me shkrim idenė e vilajetit autonom, u quajtėn nga sulltani tė falur, madje disa prej tyre, si Ali pashė Gucia etj., u emėruan nė poste tė rėndėsishme nė administratėn e vilajeteve tė Kosovės e tė Manastirit.
Epėrsia e ushtrisė osmane, kapitullimi i elementėve tė moderuar dhe pushtimi i shpejtė i Prizrenit shkaktuan tronditje tė thellė nė opinionin publik tė vendit. Megjithatė, udhėheqėsit e Lidhjes vendosėn ta vazhdonin mė tej qėndresėn kundėr ushtrive osmane. Vatrat e qėndresės tani duhej tė organizoheshin nė Gjakovė e nė Dibėr. Pėr organizimin e tyre shkuan Sulejman Vokshi nė Gjakovė dhe Abdyl Frashėri nė Dibėr.
Sipas planit tė ri, forcat dibrane duhej tė sulmonin Shkupin pėr t’u marrė krahėt ushtrive osmane, gjė qė do tė ndihmonte vullnetarėt gjakovarė tė kundėrsulmonin pėr tė rimarrė Prizrenin. Por nė Dibėr Abdyl Frashėri gjeti njė gjendje tė ndryshuar. Kėtu dibranėt nuk deshėn tė largoheshin nga Dibra pėr tė luftuar kundėr Dervish Pashės nė Kosovė, sepse mendonin se forcat turke do tė sulmonin fshatrat rreth qytetit. Prandaj malėsorėt dibranė vendosėn qė ta kundėrshtonin ushtrinė osmane nė viset e tyre.
Nė Gjakovė Sulejman Vokshi gjeti kushte mė tė favorshme. Me gjithė reaksionin e disave prej parisė feudale, qyteti e malėsia ndodheshin ende nėn autoritetin e degės sė Lidhjes Shqiptare. Udhėheqėsit e saj arritėn tė mobilizonin forca tė shumta, sidomos nga radhėt e malėsorėve tė Krasniqit e tė Gashit. Por vullnetarėt e mobilizuar nuk ishin tė mjaftueshėm pėr njė sulm kundėr Prizrenit. Si rrjedhim, edhe forcat gjakovare qėndruan nė mbrojtje tė krahinės sė tyre. Vendosmėria e tyre e detyroi Dervish Pashėn tė priste ardhjen e forcave tė tjera pėrpara se tė ndėrmerrte sulmin kundėr Gjakovės. Sulmi u zhvillua njė muaj mė vonė, nė maj 1881. Pasi morėn Gjakovėn, ushtritė osmane shtinė nėn kontrollin e tyre tė gjitha qytetet e tjera tė Kosovės. Por nė malėsitė e Gjakovės, tė Dibrės e tė Lumės qėndresa e armatosur kundėr ushtrive osmane vazhdoi me sulme e kundėrsulme nga tė dyja palėt, deri nė vjeshtė 1881.
Nė pėrfundim tė ekspeditės ushtarake osmane, Lidhja Shqiptare e Prizrenit u shpėrnda. Pushtetin nė vilajetin e Kosovės e mori kudo administrata e Portės sė Lartė. Vendosja e saj u shoqėrua me njė terror tė pashembullt pėr Shqipėrinė. Dervish Pasha arrestoi dhe dėnoi pa gjyqe rreth 7 mijė veta, udhėheqės e veprimtarė tė Lidhjes, 3 mijė nė Kosovė dhe 4 mijė nė vilajetet e Shkodrės, tė Manastirit e tė Janinės. Midis tė vrarėve nė luftimet qė u bėnė nė Slivovė e nė Shtimje, pėrveē Mic Sokolit, qenė edhe veprimtarė tė tjerė tė Lidhjes dhe luftėtarė tė ushtrisė sė saj, si Rustem Sadria, Seit Suhareka, Mehmet Smaili, Ali Ibrahimi e tė tjerė, ndėrsa nga ata qė u kapėn dhe u ekzekutuan pa gjyq Ali Nimani (oficer karriere), Mulla Hyseni e Sef Kosharja.
Dervish Pasha u pėrpoq tė shtinte nė dorė me ēdo kusht udhėheqėsit e lėvizjes autonomiste shqiptare dhe tė qėndresės sė armatosur kundėrosmane. Kryetari i qeverisė sė pėrkohshme, Ymer Prizreni, u fsheh pėr disa kohė nė Malėsinė e Gjakovės, pastaj mėrgoi nė Mal tė Zi (Ulqin). Ai nuk pranoi asgjė nga ofertat pėr falje e pėr ofiqe tė larta qė i dha sulltani dhe qėndroi nė mėrgim derisa vdiq (1884). Sulejman Vokshi qėndroi gati pesė vjet i arratisur gjithashtu nė Malėsinė e Gjakovės. Gjatė kėsaj kohe ai organizoi njė kryengritje tjetėr kundėr pushtuesit osman, qė shpėrtheu nė Kosovė mė 1885. Me shtypjen e saj u kap dhe u dėnua rėndė. Abdyl Frashėri u nis nė kėtė kohė pėr nė Shqipėrinė e Jugut. Por Dervish Pasha, i cili donte ta shtinte me ēdo kusht nė dorė, u dha urdhra tė rreptė organeve tė xhandarmėrisė turke pėr tė zėnė tė gjitha shtigjet nga mund tė kalonte ai drejt jugut dhe caktoi njė shumė tė madhe pėr atė qė do ta kapte tė gjallė ose tė vdekur. Abdyli u shpėtoi ndjekjeve qeveritare gjatė udhėtimit tė fshehtė nė rrethet e Dibrės, tė Matit, tė Krujės e tė Tiranės, por nė kohėn kur po kapėrcente Shkumbinin, nė vahun e fshatit Buqės, afėr Elbasanit, u kap nga njė patrullė turke dhe u dėrgua nė Prizren. Kėtu u dėnua nga njė gjyq special me vdekje, dėnim i cili u kthye nė burgim tė pėrjetshėm. Abdyli u mbajt tre vjet i burgosur nė kalanė e Prizrenit, pastaj u internua sė bashku me familjen nė zonėn e Marmarasė. Duke qenė i sėmurė rėndė nga vuajtjet nė burg dhe nė internim, Abdyl Frashėri u lejua mė 1886 tė kthehej nė Stamboll, ku jetoi i izoluar nėn vėzhgimin e policisė derisa vdiq mė 1892. U arrestuan gjithashtu udhėheqės tė tjerė tė Lidhjes, si Shuaip Spahiu, Zija Prishtina, Omer efendi Narta, Jusuf Dohoshishti etj., qė u dėnuan me burgime e internime tė rėnda.
Tė njėjtin qėndrim Porta e Lartė mbajti edhe nė vilajetin e Janinės. Edhe kėtu, pasi u dėnuan veprimet e lėvizjes atdhetare, valiu i vilajetit, Mustafa Asim pasha, nė fillim tė muajit thirri nė njė mbledhje tė posaēme nė Prevezė tė gjithė anėtarėt e degėve tė Lidhjes Shqiptare tė krahinave tė Jugut (49 veta) pėr tė dėnuar idenė e autonomisė sė Shqipėrisė. Ashtu si nė Prizren, edhe nė Prevezė, krerėt qė nuk pranuan tė hiqnin dorė nga kėrkesa pėr formimin e njė vilajeti tė vetėm shqiptar, si Mustafa Nuri Vlora, Omer pashė Vrioni, Mehmet Ali Vrioni, Dalip bej Pėrmeti, Seit bej Gjirokastra, Sulejman bej Dino, Qazim bej Preveza etj., u arrestuan pabesisht dhe u internuan nė Ēanak-Kala.
Pas valės sė burgimeve dhe tė internimeve, Dervish Pasha iu pėrvesh detyrės sė tretė me tė cilėn e kishte ngarkuar Porta e Lartė, funksionimit tė rregullt tė administratės shtetėrore osmane dhe nė mėnyrė tė veēantė ēarmatimit tė popullsisė, vjeljes sė taksave, rekrutimit tė nizamėve dhe ngritjes sė gjykatave perandorake nė tė gjitha trojet shqiptare. Pėr plotėsimin e kėsaj detyre ai qėndroi nė Shqipėri bashkė me forcat e tij deri nė fund tė vitit 1881.
Por, me gjithė terrorin e egėr, Porta e Lartė nuk arriti ta nėnshtronte plotėsisht vendin. Ajo nuk mundi ta shuante idenė qė kishte pushtuar masat popullore pėr autonominė e Shqipėrisė, as aspiratėn e tyre pėr zhvillimin e kulturės kombėtare shqiptare. Administrata centraliste osmane u vendos vetėm nė qytete e nė fshatrat fushore. Fshatrat e viseve malore nuk pranuan as tė dorėzonin armėt, as tė jepnin taksa, as tė shkonin nizamė. Ēėshtja e taksave, e nizamėve dhe e armėve mbetėn njė plagė e hapur pėr Portėn e Lartė. Nė kuadrin e lėvizjes autonomiste shqiptare ato u bėnė shkak pėr shpėrthimin e konflikteve tė reja ndėrmjet popullit shqiptar dhe pushtuesve osmanė.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #75  
Te vjeter 27-10-2003, 03:42
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

KREU V

LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT (1878 - 1881)

7. LUFTA PĖR REALIZIMIN E AUTONOMISĖ DHE SHTYPJA E LIDHJES SĖ PRIZRENIT

Rėndėsia historike e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit
Lėvizja kombėtare, tė cilėn e udhėhoqi Lidhja Shqiptare e Prizrenit, lindi nga vrulli atdhetar i shtresave mė tė ndryshme tė popullsisė sė Shqipėrisė dhe u zhvillua nė truallin historik tė pėrgatitur gjatė dhjetėvjeēarėve tė mėparshėm nga lėvizja e Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Ajo shėnoi njė hap tė madh cilėsor nga pikėpamja e platformės ideologjike, e kėrkesave politike dhe e frontit luftarak, nė krahasim me lėvizjen ēlirimtare tė dhjetėvjeēarėve tė kaluar. Lidhja e Prizrenit ishte e para lėvizje ēlirimtare me karakter kombėtar, nė tė cilėn morėn pjesė tė gjitha krahinat e Shqipėrisė dhe nė tė cilėn u kombinuan tė gjitha format e luftės ēlirimtare, qė nga kuvendet popullore deri te parashtresat politike, qė nga misionet diplomatike deri te kryengritjet e armatosura. Ajo ishte e para lėvizje masive, e cila synoi tė pėrmbushte programin madhor tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare nė kushtet e Krizės Lindore tė viteve 70 tė shek. XIX - njohjen e kombit shqiptar si njė bashkėsi tė pandarė, mbrojtjen e tėrėsisė territoriale tė atdheut dhe formimin e njė shteti shqiptar autonom e demokratik.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit shėnonte, si organizatė, njė hap tė madh cilėsor nga pikėpamja e funksioneve politike, e shtrirjes territoriale dhe e mjeteve tė luftės nė krahasim me besėlidhjet e mėparshme. Ajo ishte e para organizatė kombėtare qė krijoi degė tė saj nė tė gjitha krahinat shqiptare dhe e para organizatė atdhetare qė pėrdori pėr interesat e lartė tė atdheut krahas pushkės edhe penėn. Pėr mė tepėr, Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte e para organizatė, e cila jo vetėm u vesh qysh nė fillim me funksione pushtetore, por arriti nė fund tė fitonte atributet e njė qeverie tė pėrkohshme shqiptare, pothuajse krejtėsisht tė pavarur nga autoriteti i Perandorisė Osmane.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit pėr herė tė parė sfidoi prepotencėn e Fuqive tė Mėdha, agresivitetin e monarkive fqinje dhe arrogancėn e Portės sė Lartė. Nėn udhėheqjen e atdhetarėve mė tė pėrparuar ajo mundi t’i nėnshtronte armiqtė e brendshėm, t’i izolonte bashkudhėtarėt e pėrkohshėm dhe tė merrte karakterin e njė fronti tė gjerė, duke e udhėhequr Lėvizjen Kombėtare Shqiptare nė mėnyrė tė shkallėzuar, por gjithnjė nė ngritje, derisa arriti nė veprėn e saj mė kulmore, nė formimin e qeverisė sė pėrkohshme shqiptare.
Lidhja e Prizrenit u shtyp pasi erdhi deri nė pragun e sendėrtimit tė programit tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Materialisht ajo u shtyp nga dhuna ushtarake dhe nga terrori policor i Perandorisė Osmane. Nė tė vėrtetė ajo u mbyt edhe nga konspiracioni ndėrkombėtar qė organizuan kundėr saj Fuqitė e Mėdha. Por edhe pse u shtyp, ajo pati njė varg arritjesh me rėndėsi tė madhe historike.
Gjatė viteve 1878-1881 u bėnė hapa mė tė mėdhenj sesa gjatė dhjetėvjeēarėve tė kaluar nė procesin e bashkimit tė shqiptarėve, pavarėsisht nga dallimet fetare, pėrkatėsia shoqėrore, shpėrndarja krahinore dhe pikėpamjet politike, nė njė bashkėsi tė vetme kombėtare, e cila, pėr mė tepėr, u sanksionua edhe nė llogoret e luftės sė udhėhequr prej saj pėr tė mbrojtur tėrėsinė tokėsore tė atdheut dhe pėr tė formuar shtetin kombėtar shqiptar.
Me qėndresėn e armatosur qė zhvilloi pėr mbrojtjen e Plavės, tė Gucisė, tė Hotit, tė Grudės, tė Kelmendit e tė Ulqinit, Lidhja Shqiptare e Prizrenit tregoi se trojet shqiptare nuk mund tė trajtoheshin si plaēkė tregu pėr tė kėnaqur interesat e Fuqive tė Mėdha ose lakmitė pushtuese tė monarkive fqinje. Madje, nė saje tė kėsaj qėndrese ajo i detyroi Fuqitė e Mėdha jo vetėm tė rishikonin tri herė me radhė vendimet e tyre nė lidhje me pėrfitimet e Malit tė Zi nė dėm tė trojeve shqiptare, por edhe tė hiqnin dorė pėrfundimisht nga lėshimi i Ēamėrisė shqiptare nė dobi tė Mbretėrisė Greke.
Me karakterin kombėtar qė pėrshkoi veprimtarinė e saj trevjeēare, Lidhja Shqiptare e Prizrenit e pėrmbysi tezėn qė mbronin Fuqitė e Mėdha dhe shtetet fqinje ballkanike, sipas sė cilės mohohej ekzistenca e kombit shqiptar; ajo vėrtetoi nė shkallė ndėrkombėtare se populli shqiptar ishte njė komb i formuar, liridashės, atdhetar, me aspiratat e veta dhe i vendosur pėr tė krijuar shtetin e vet kombėtar. Edhe pse shqiptarėt nuk i fituan gjatė Krizės Lindore tė drejtat e tyre kombėtare, nė saje tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit ēėshtja shqiptare hyri tanimė nė veprimtarinė diplomatike ndėrkombėtare si njė nga problemet e mprehta qė kėrkonte zgjidhje nė ēdo rregullim tė ardhshėm tė Evropės Juglindore.
Me veprimtarinė pushtetore, qė zhvilloi sidomos gjatė muajve tė fundit tė jetės sė saj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit hodhi gjithashtu poshtė tezėn tjetėr tė propaganduar aq shumė nga armiqtė e Shqipėrisė mbi paaftėsinė e shqiptarėve pėr vetėqeverisje dhe provoi nė truallin konkret se ata tashmė ishin tė pėrgatitur politikisht pėr tė pasur shtetin e tyre kombėtar.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit i dha njė shtytje tė paparė deri atėherė edhe lėvizjes kulturore shqiptare; pėrparimet e arritura brenda tre vjetėve tė jetės sė saj nė fushėn e mendimit shoqėror, tė letėrsisė publicistike dhe tė krijimtarisė letrare ishin mė tė mėdha, sesa hapat e kryer gjatė dhjetėvjeēarėve tė mėparshėm.
Lidhja e Prizrenit krijoi mė nė fund njė pikė tė shėndoshė referimi si me programin e saj politik, ashtu edhe me formėn e saj organizative pėr lėvizjet e mėvonshme ēlirimtare tė shqiptarėve deri nė fitoren e pavarėsisė kombėtare, nė nėntor tė vitit 1912.
Nga ana tjetėr, Lidhja e Prizrenit u dha shqiptarėve edhe njė varg mėsimesh tė rėndėsishme. Sukseset e saj treguan se autonomia e Shqipėrisė ishte njė synim i realizueshėm, por shtypja e saj tregoi se fitorja pėrfundimtare e autonomisė kalonte nėpėr rrugė tė vėshtira dhe se duheshin pėrpjekje tė tjera vigane pėr arritjen e saj. Historia e Lidhjes tregoi se pengesa kryesore pėr krijimin e shtetit kombėtar shqiptar nuk vinte vetėm nga Perandoria Osmane, por edhe nga faktori ndėrkombėtar. Shqiptarėt u bindėn se luftėn ēlirimtare duhej ta zhvillonin duke u mbėshtetur nė radhė tė parė nė forcat e tyre njerėzore e materiale dhe se duhej tė punonin njėkohėsisht pėr tė siguruar pėrkrahjen e Fuqive tė Mėdha, sidomos tė atyre qė kishin filluar tė anonin nga zgjidhja e drejtė e ēėshtjes kombėtare shqiptare. Lidhja provoi gjithashtu se brenda vendit Lėvizja Kombėtare Shqiptare mbėshtetjen politike, morale, materiale e luftarake duhej ta kėrkonte te shtresat e gjera tė popullit dhe te bashkimi i tė gjitha forcave shoqėrore e politike tė kombit shqiptar, pa dallim feje, krahine e pėrkatėsie shoqėrore. Veprimtaria e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit tregoi, mė nė fund, rėndėsinė e madhe qė kishte pėr betejat e ardhshme ēlirimtare edukimi i popullit shqiptar me ndėrgjegjen kombėtare nėpėrmjet shkollės shqipe, tė letėrsisė shqiptare dhe tė publicistikės patriotike.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #76  
Te vjeter 27-10-2003, 16:35
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

KREU VI

ZHVILLIMI I LĖVIZJES KOMBĖTARE NĖ SHQIPĖRI NĖ VITET 1882 - 1895

1. KUSHTET E REJA POLITIKE PAS SHTYPJES SĖ LIDHJES SĖ PRIZRENIT

Gjendja politike pas Lidhjes sė Prizrenit
Pas shtypjes sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit u krijua njė gjendje e rėndė politike pėr lėvizjen kombėtare dhe pėr mbarė popullin shqiptar. Forcat e shumta ushtarake osmane tė komanduara nga Dervish Pasha, pasi shpėrndanė qeverinė e pėrkohshme shqiptare, rivendosėn administratėn osmane nė zonat ku kishte vepruar kjo qeveri dhe u pėrpoqėn tė forconin kudo autoritetin e Portės sė Lartė.
Qeveria e Stambollit ishte tronditur thellė nga vrulli dhe nga arritjet e Lidhjes sė Prizrenit. Prandaj vendosi nė Shqipėri njė regjim terrori politik, qė ishte i lidhur me emrin e sulltan Abdyl Hamitit II ose tė “sulltanit gjakatar”, siē e quanin rilindėsit. Nė Shqipėri, veēanėrisht nė Kosovė, vepruan pėr njė kohė tė gjatė shtetrrethimi dhe gjykatat ushtarake. Qindra e mijėra atdhetarė shqiptarė u ndoqėn, u burgosėn dhe u internuan. Qėllimi i kėtyre masave tė ashpra ishte qė tė pengohej zhvillimi i mėtejshėm i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare.
Porta e Lartė u dha kompetenca tė veēanta organeve tė xhandarmėrisė e tė policisė, pėr tė cilat u pėrdor pjesa mė e madhe e buxheteve lokale tė sanxhakėve dhe tė vilajeteve shqiptare. Sipas buxhetit tė vitit 1889, pėr xhandarmėrinė dhe pėr policinė u caktuan nė sanxhakun e Elbasanit 63% tė shpenzimeve lokale, nė atė tė Korēės 64% dhe nė atė tė Dibrės 70%, pa pėrfshirė kėtu garnizonet ushtarake, tė cilat mbaheshin nga buxheti perandorak. Nė fund tė kėsaj periudhe (mė 1898), nga 982 857 groshė shpenzime tė vilajetit tė Kosovės, pėr xhandarmėrinė u pėrdorėn 977 116 groshė.
Krahas dhunės politike, administrata sunduese osmane rėndoi edhe shtypjen ekonomike, duke shtuar taksat e detyrimet e mėparshme dhe duke vendosur tė reja; ajo mori masa tė rrepta pėr nxjerrjen e tyre, duke pėrfshirė edhe ato tė prapambeturat nga vitet e Lidhjes. Si rrjedhim, u keqėsua mė shumė gjendja ekonomike e popullsisė sė fshatit dhe e qytetit. Megjithėse vendi ishte i varfėr e i prapambetur, miliona groshė tė nxjerrė nga popullsia shqiptare vazhdonin tė merrnin rrugėn e Stambollit. Ndėr tė tjera paguhej edhe pėr rrugėt e pėr shkollat, por rrugė e shkolla nuk ndėrtoheshin. Nė sanxhakun e Korēės, ku grabitja fiskale osmane ishte mė e theksuar, buxheti i vitit 1889 parashikonte tė vilte nga taksat njė shumė prej 9 671 mijė groshė, nga e cila, pėr tė pėrballuar shpenzimet administrative tė vendit, do tė pėrdoreshin vetėm 1 795 mijė groshė, kurse pjesa tjetėr, rreth 81% e tė ardhurave, do tė dėrgoheshin nė Stamboll.
Gjendjen ekonomike tė popullsisė e keqėsonin edhe mė shumė korrupsioni e abuzimet e nėpunėsve osmanė. Lidhur me kėtė, konsulli austriak Shmuker shkruante nė gjysmėn e dytė tė vitit 1881, se “korrupsioni dhe keqadministrimi i mėparshėm i nėpunėsve qeveritarė ka filluar pėrsėri..., lakmia e ditur e tij (e Dervish Pashės - shėn. i aut.) pėr tė holla shfaqet gjithmonė e mė qartė nė tė gjitha veprimet e tij”.
Po kėshtu plagė tė rėnda pėr popullsinė ishin shėrbimi i detyruar ushtarak, i cili kryhej pėr vite me radhė dhe nė vise tė largėta tė Perandorisė, si edhe gjykatat osmane, tė cilat i zgjatnin sė tepėrmi proceset gjyqėsore dhe nuk zgjidhin asnjė ēėshtje pa ryshfet. Krahas dhunės sė drejtpėrdrejtė, Porta e Lartė pėrdori edhe mjete tė tjera kundėr Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Gjatė ekspeditave ushtarake pėr shtypjen e Lidhjes dhe mė vonė, duke shpėrndarė para, grada e dekorata, ajo arriti tė tėrhiqte nė anėn e saj disa krerė feudalė e bajraktarė tė lėkundur e konservatorė. Porta e Lartė vuri nė poste tė rėndėsishme edhe disa krerė shqiptarė qė kishin marrė pjesė nė Lidhjen e Prizrenit, qė kishin pranuar tė bashkėpunonin me tė dhe qė kishin ndikim nė popull. Pėrveē kėsaj, ajo nxiste pėrēarjet fetare e krahinore pėr tė penguar bashkimin e shqiptarėve nė luftėn ēlirimtare. Ēdo pakėnaqėsi kundėr pushtetit osman paraqitej si