Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Historia

Historia e Shqiperise - Shqiperia nen sundimin osman

Teme e Mbyllur
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #36  
Te vjeter 26-10-2003, 03:02
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

KREU IV

PASHALLĖQET E MĖDHA SHQIPTARE (1771 - 1831)

3. PASHALLĖKU I JANINĖS NĖ VITET 1787-1812

Formimi i Pashallėkut tė Janinės (1787)
Nė mbarim tė vitit 1787, kur Ali pashė Tepelena vuri nė dorė sundimin e Janinės, nė Shkodėr kishte dėshtuar ekspedita e parė ndėshkimore kundėr Kara Mahmud Pashės. Po nė kėtė kohė ose mė saktė nė fillim tė vitit 1788 hyri nė luftė kundėr Perandorisė Osmane edhe Austria. E gjetur nė luftė me Rusinė dhe me Austrinė, Porta e Lartė e miratoi shtrirjen e qeverisjes tė Aliut nė sanxhakun e Janinės, jo vetėm pse kishte nevojė tė madhe pėr forcat e tij luftarake, por edhe pse me kėtė veprim ajo synonte qė tė pengonte mundėsinė e marrėveshjes sė dy pashallarėve tė fuqishėm shqiptarė, tė cilėt dy vjet mė parė kishin qenė aleatė, dhe tė ndalonte kalimin e tyre nė anėn e Fuqive tė Mėdha.
Shtrirja e pushtetit tė Ali pashė Tepelenės edhe nė sanxhakun e Janinės, ose pėrqendrimi i qeverisjes sė sanxhakėve tė Tėrhallės e tė Janinės nė njė dorė tė vetme, krijoi bėrthamėn e Pashallėkut tė Janinės (1787). Ky pėrqendrim i dha dorė parisė feudale shqiptare tė bėhej klasė sunduese edhe nga pikėpamja ekonomike, duke u shndėrruar pronare e pjesės mė tė madhe e mė tė rėndėsishme tė kullotave, tė pyjeve dhe tė tokės sė punueshme tė kėtyre dy sanxhakėve. Kėshtu u krijua baza nga e cila kjo pari, nėn drejtimin e Ali Pashės, mundi tė shtrinte pushtetin e vet mbi tė gjitha trojet e Shqipėrisė Jugore.
Ndėrsa pas nėnshkrimit tė traktatit tė paqes sė Kyēyk Kajnarxhisė, mė 1774, besimi i ēifligarėve shqiptarė te qėndrueshmėria e Perandorisė Osmane vetėm sa kishte filluar tė tronditej, pas 15 vjetėsh, kur ajo kishte hyrė nė luftė kundėr dy perandorive mė tė fuqishme evropiane, qė synonin ta copėtonin, mosbesimi u rrit bashkė me theksimin e rrezikut tė shembjes sė saj tė afėrme.
Ashtu si pjesa kryesore e ajanėve shkodranė, pėrkrahės tė vezirit Bushatlli, edhe shumica e ajanėve tė Shqipėrisė Jugore, mbi tė cilėt mbėshtetej Ali pashė Tepelena, kujtonin se lufta e Rusisė dhe e Austrisė kundėr Perandorisė Osmane do tė sillte ndryshime tė rėndėsishme politike nė pjesėn evropiane tė kėsaj perandorie tė kalbur nga brenda. Duke menduar pėr tė ardhmen e tyre, por nė tė njėjtėn kohė edhe pėr fatin e vendit ku sundonin, krerėt e parisė shqiptare synonin qė, pas dėbimit tė osmanėve, tė ruanin pushtetin nė atė pashallėk ku kishin pronat e tyre. Nė pėrshtatje me kėto interesa jetike u rrit nė radhė tė parė bashkimi i shtresės sė ēifligarėve rreth Aliut, i cili pėrcaktoi, sipas rrethanave, vijat e politikės sė pashallėkut tė ri.
Nė politikėn e brendshme Ali Pasha veproi me shkathtėsi tė madhe, pėr tė mos i lejuar familjet e vjetra feudale, tė cilat kishin qenė mbėshtetja kryesore e Portės sė Lartė, tė bashkoheshin kundėr tij. Prandaj, ai i goditi me shpejtėsi duke shkatėrruar jo vetėm pushtetin e tyre politik, por edhe atė ekonomik. Pėr tė krijuar njė bazė sa mė tė gjerė e mė tė shėndoshė shoqėrore, Ali Pasha siguroi mbėshtetjen e familjeve tė vjetra kundėrshtare qė sundonin nė sanxhakun e Janinės, duke u dhėnė atyre jo vetėm ofiqe nė administratė e nė ushtri, por edhe prona e pasuri tė konfiskuara tė feudalėve tė vrarė, tė kapur apo tė arratisur. Nė kėtė mėnyrė, bashkėluftėtarėt e vjetėr dhe tė rinj tė pashait tepelenas, sikurse edhe vetė ai, e rritėn pasurinė e tyre dhe nuk mbetėn rrogėtarė apo shėrbėtorė tė tij, siē pretendohet nė ndonjė studim pa asnjė mbėshtetje dokumentare. Pėr mė tepėr, kjo shtresė e re sunduese, e pėrbėrė thuajse tėrėsisht nga shqiptarė, duke pėrdorur tė gjitha format, e shpejtoi ritmin e procesit tė ēifligimit dhe e shtoi numrin e ēifligjeve qė kishte nė zotėrim. Vetė Ali Pasha u bė ēifligari mė i madh. Ndryshe nga ajanėt me origjinė feudale-ushtarake tė shtresave tė larta dhe nga ata qė mė parė u pasuruan, e pastaj vunė nė dorė pushtetin, paria sunduese e sanxhakėve tė Janinės dhe tė Tėrhallės me Ali Pashėn nė krye e shumėfishoi pasurinė pasi mori pushtetin nė duart e veta.
Mirėpo ekonomia ēifligare lidhej ngushtė me ekonominė qytetare. Edhe Ali pashė Tepelena, ashtu si Mahmud pasha i Shkodrės, ishte i interesuar pėr njė zhvillim tė shpejtė tė ekonomisė qytetare qė pėrbėnte njė burim tjetėr tė madh pasurimi. Prandaj ai e pėrdori pushtetin politik nė shėrbim tė zhvillimit ekonomik tė vendit.
Pasi zhduku njė numėr familjesh tė mėdha feudale, ai shpartalloi, dėboi jashtė kufijve ose i nėnshtroi duke i futur nė shėrbimin e tij thuajse tė gjitha bandat, qė mbillnin pasigurinė ndėr banorėt ose qė pengonin me grabitjet e tyre qarkullimin e lirė tė mallrave. Me pėrjashtim tė viseve pėrreth malėsisė sė Sulit, ku kohė mė kohė sulmonin ēetat e suliotėve, thuajse kudo nė pashallėk u vendos qetėsia. Pa cenuar privilegjet e parisė sunduese vendase, por edhe pa i lejuar asaj tė kryente veprime arbitrare, Ali Pasha tregoi kujdes tė veēantė pėr mbrojtjen e jetės dhe tė pronės sė shtresės sė pasur zejtare e tregtare, pa bėrė dallim nėse i pėrkiste kombėsisė shqiptare apo greke dhe nėse ishte myslimane, hebraike apo e krishterė. Kėshtu ai siguroi pėrkrahjen e kėsaj shtrese.
Nė tė njėjtėn kohė, pėr tė tėrhequr pas vetes popullsinė e besimeve tė ndryshme tė pashallėkut, Ali Pasha lejoi ushtrimin e lirė tė veprimtarisė sė institucioneve fetare tė tė gjitha llojeve dhe inkurajoi si arsimin fetar, ashtu edhe atė laik. Nė kėtė mėnyrė sundimtari i ri mundi tė afronte edhe klerin, e sidomos atė ortodoks.
Duke qenė se shtylla kryesore e sundimit tė vet ishte ushtria, Ali Pasha vėmendjen kryesore ia kushtoi asaj. Themelin e kėsaj ushtrie e bėnin ushtarėt me rrogė, me prejardhje kryesisht nga malėsitė e varfra tė Shqipėrisė Jugore. Kėta ushtarė tė varfėr plotėsonin nevojėn e jetesės sė familjeve tė tyre me rrogat qė merrnin dhe pėr kėtė arsye interesat e tyre ishin tė lidhura me ato tė parisė feudale sunduese, sė cilės i shėrbenin.
Krahas ushtarėve shqiptarė, nė forcat e armatosura tė Pashallėkut tė Janinės, veēanėrisht pėr ruajtjen e grykave e tė rrugėve, bėnin pjesė gjithashtu me rrogė edhe reparte malėsorėsh vllahė e grekė, martallozėt ose armatolėt, tė cilėt dikur pėrbėnin repartet e vetėmbrojtjes fshatare kundėr arbitraritetit fedual. Tani kėtė detyrė e kryenin forcat e derbendėve tė Aliut. Nė rast nevoje mobilizoheshin me detyrim edhe forcat e esnafeve qytetare, si dhe forcat fshatare nga ēifligjet. Nuk munguan tė pajtoheshin e tė shėrbenin nė ushtrinė e Pashallėkut tė Janinės edhe ushtarė me pagesė nga Shqipėria Veriore e Verilindore.
Ushtria ndahej nė reparte kėmbėsore, qė pėrbėnin forcėn kryesore tė saj, por nė tė filluan tė dukeshin edhe bėrthama kalorėsie e artilerie.
Pashallėku u pajis edhe me njė aparat administrativ e gjyqėsor sipas organizimit osman, me ndryshimin e rėndėsishėm se pranė ēdo myteselimi ose qeveritari krahinor, u krijua njė kėshill i pėrbėrė nga paria myslimane ose ajanėt, tė cilėt ishin pėrfaqėsuesit e krahinave myslimane, dhe nga paria e krishtere ose koxhabashėt, tė cilėt ishin pėrfaqėsuesit e krahinave tė krishtere. Veē kėsaj, vendimet gjyqėsore apeloheshin nė Janinė e jo nė Stamboll dhe nė krye tė kėtij aparati, pėrveē myslimanėve me pėrvojė, Ali Pasha tėrhoqi njė varg kėshilltarėsh dhe sekretarėsh nga elementi i krishterė.
Nė krye tė aparatit tė pashallėkut qėndronte vetė Aliu si njė sundimtar absolut. Ai ndihmohej nga njė kėshill i lartė apo divan, qė pėrbėhej nga djemtė e tij si dhe nga miqtė mė tė ngushtė e mė besnikė, sikurse ishin Thanas Vaja, Jusuf Arapi, Tahir Abazi, Meēo Bono, Veli Gega, Hysen Poda, Dalip Pėrmeti, Dervish Hasani, Ago Vasjari, Mehmet Myhyrdari etj. Pėrveē pushtetit ekzekutiv, Ali Pasha kishte kthyer nė pronė private tė tij edhe thesarin, i cili nėn kujdesin e tij tė veēantė, ishte gjithmonė nė gjendje tė pėrballonte shpenzimet.
I ndėrtuar nė kėtė mėnyrė, ky aparat i shėrbente pushtetit tanimė autonom tė shtresės sunduese tė ēifligarėve vendas, e cila ndonėse nuk ishte shkėputur plotėsisht nga varėsia politike e pushtetit qendror, qeveriste nė mėnyrė autonome, kurse me dėbimin e osmanėve, ajo synonte tė krijonte shtetin e vet tė pavarur. Udhėheqėsi i saj mbajti lidhje tė rregullta me pushtetin duke shlyer gjithė detyrimet financiare ndaj arkės perandorake, pėr tė mėnjanuar ēdo konflikt tė parakohshėm dhe pėr ta pėrdorur atė nė dobi tė pėrforcimit tė mėtejshėm tė pashallėkut e tė shkėputjes sė tij nga kjo vartėsi e Stambollit.
Pėrforcimi i pushtetit brenda pashallėkut dhe shtrirja e tij kryesisht nė troje shqiptare, pėr tė arritur pastaj nė shkėputjen nga varėsia e Portės sė Lartė, ndodhėn nė kushtet kur u shtrua mundėsia e dėbimit tė osmanllinjve nga Evropa, qė pėrbėnte njėherazi qėllimin kryesor tė veprimtarisė sė Ali Pashės nė dhjetėvjeēarin e fundit tė shek. XVIII. Nė pėrputhje me kėtė qėllim ai ndoqi njė politikė tė dyfishtė: synonte tė shfrytėzonte nė dobi tė vet, sa tė qe e mundur mė shumė, konfliktin midis Perandorisė Osmane e fuqive armike tė saj, si dhe konfliktet midis vetė Fuqive tė Mėdha evropiane, qė cenonin drejtpėrsėdrejti ose tėrthorazi ekzistencėn e shtetit osman dhe qė lidheshin nė njė farė mase edhe me tė ardhmen e Pashallėkut tė Janinės dhe tė tė gjithė Shqipėrisė. Pasi forcoi pozitat e veta duke marrė pjesė nė luftė, nė frontin e Danubit gjatė vitit 1788, Ali Pashės iu desh tė ndeshej me njė besėlidhje tė kapedanėve suliotė dhe tė qeveritarėve tė sanxhakėve tė Delvinės e tė Vlorės, tė cilėn e pėrkrahėn autoritetet osmane pėr tė ruajtur anarkinė feudale nė Shqipėrinė Jugore.
Tė shqetėsuar prej ardhjes nė fuqi tė Ali Pashės nė sanxhakun e Janinės, sunduesit osmanė mbajtėn qėndrim armiqėsor ndaj tij. Ata strehuan nė zotėrimet e tyre feudalėt e ndjekur dhe tė shpronėsuar nga sundimtari i Janinės, nxitėn dhe ndihmuan me armė, me municione e me ushqime suliotėt e himariotėt, u premtuan atyre ndihmė kundėr Ali Pashės dhe ndėrhynė qė paria ēame dhe pashallarėt e Delvinės e tė Beratit tė lidheshin kundėr tij.
Tė inkurajuara nė kėtė mėnyrė, tė gjitha kėto forca filluan tė lėvizin. Sidomos suliotėt dendėsuan sulmet e tyre kundėr trafikut tė rrugės Janinė-Artė. Prania e malėsisė sė panėnshtruar e tė vetėqeverisur tė Sulit dhe veprimtaria e banorėve tė saj pėrbėnin pėr pashallėkun njė rrezik tė brendshėm qė duhej mėnjanuar me ēdo mėnyrė. Kėta malėsorė trima e guximtarė, tė vendosur nė njė vend strategjik, 50 km nė jugperėndim tė Janinės, jo vetėm shqetėsonin rrugėt e pronat feudale, por kishin arritur tė dėbonin njė varg feudalėsh nga 60-70 fshatra pėrreth malėsisė sė tyre, tė cilat i kishin vėnė “nėn mbrojtje” kundrejt njė rente tė rregullt nė prodhime e nė tė holla. Pėr ta mėnjanuar rrezikshmėrinė e suliotėve, pėr Aliun kishte vetėm dy zgjidhje: ose t’i afronte qė t’u shėrbenin interesave tė tij, tė pashallėkut, ose t’i nėnshtronte me forcė.
Duke i mbetur besnikė lidhjeve tė tyre tė vjetra me Republikėn e Venedikut, suliotėt nuk pranuan propozimet e Ali Pashės pėr marrėveshje. Kėshtu filloi lufta e gjatė dhe e vėshtirė qė ndėrmori Ali Pasha kundėr anarkisė feudale brenda vendit. Kjo luftė u gėrshetua edhe me orvatjet e tij pėr tė nėnshtruar sanxhakėt e Shqipėrisė Jugore nėn njė pushtet tė vetėm politik, dhe pėr t’i dhėnė fund anarkisė. Nė shkurt tė vitit 1789 ushtria e Janinės, qė u nis kundėr malėsisė sė panėnshtruar tė Sulit, u detyrua tė tėrhiqej pėr shkak tė kundėrsulmit tė malėsorėve trima, por edhe pėr shkak tė komplotit tė madh tė mytesarifit tė Janinės, qė u pėrgatit nga feudalėt kundėrshtarė pėrreth pashallėkut. Ali Pasha pėrfundoi menjėherė paqen me suliotėt, tė cilėve u pagoi shuma tė konsiderueshme dhe iu vu punės pėr tė mėnjanuar ngatėrresat qė ishin kurdisur prapa krahėve tė tij.
Lufta e Ali Pashės kundėr suliotėve e kishte favorizuar lidhjen e njė marrėveshjeje midis agallarėve tė Ēamėrisė dhe sundimtarėve tė sanxhakėve tė Delvinės dhe tė Vlorės. Kėta nuk e shihnin me sy tė mirė ardhjen nė fuqi tė Ali pashė Tepelenės dhe pėrforcimin e pushtetit tė tij pėr shkak tė pasojave ekonomike e ushtarake qė do tė sillnin ato nė sanxhakėt e tyre. Nėn ndikimin e njė shqetėsimi tė tillė, Ibrahim pashė Vlora, rivali i Aliut pėr postin e derbend-pashės, mori nga valiu i Rumelisė pėr vitin 1789 sipėrmarrjen e tė ardhurave tė krahinės sė Korēės, qė qeveritari i Janinės e kishte marrė njė vit mė parė. Mirėpo Ali Pasha nuk hoqi dorė dhe e mbajti sipėrmarrjen me forcė, duke zhvilluar luftime nė zonėn Kostur-Bozhigrad-Korēė kundėr rivalit dhe tė besėlidhurve tė tij, tė cilėt mundi t’i shpėrndante. Gjatė kėtyre luftimeve ndėshkoi fshatrat e Hormovės dhe tė Leklit, qė dikur kishin qenė nėn “mbrojtjen” e shtėpisė sė tij dhe qė tani bėnin pjesė nė radhėt e tė besėlidhurve armiq tė tij. Rivaliteti midis qeveritarėve tė Janinės e tė Beratit, i shkaktoi ngatėrresa tė mėdha Aliut: Porta e Lartė, pėr tė mėnjanuar sherrin midis dy rivalėve, ia hoqi Ali Pashės qeverisjen e sanxhakut tė Tėrhallės si dhe detyrėn e derbend-pashės dhe ia dha kėtė dhėndrit tė sulltanit, Beqir Pashės. Mirėpo ky nuk mundi tė vendoste rregullin e qetėsinė, sepse forcat ushtarake qenė lidhur me Aliun e i mbetėn besnike atij. Valiu i Rumelisė kėrkoi me ngut qė ato detyra t’i ktheheshin Aliut, sepse vetėm ai ishte nė gjendje tė vendoste qetėsinė dhe tė rekrutonte ushtarė pėr nė front.
Ndėrkohė luftimet nė frontin rus nuk shkuan mbarė pėr osmanėt. Kjo e nxiti Ali Pashėn pėr tė krijuar pa humbur kohė lidhje me rusėt. Duke iu bindur thirrjes sė sulltanit pėr tė shkuar nė luftė, Aliu nuk ndenji atje veēse aq kohė sa iu desh qė tė hynte nė letėrkėmbim me princin Potjomkin. Ky i premtoi njė marrėveshje tė favorshme dhe e shtyti tė vazhdonte tė pengonte dėrgimin e forcave ushtarake tė pashallarėve shqiptarė nė luftėn kundėr Rusisė.
Nė shkurt tė vitit 1791, Ali Pasha zhvilloi bisedime tė reja me njė diplomat rus, tė cilit i deklaroi se ishte gati tė merrte anėn e Rusisė nė qoftė se i jepeshin garanci se pas luftės do tė mbetej i pavarur. Kurse nė muajin qershor i kėrkoi komandantit tė flotiljes ruse nė detin Mesdhe t’i dorėzonte princit Potjomkin propozimet e veta pėr njė aleancė ushtarake dhe pėr tė diskutuar pėr fatin e mėtejshėm tė Pashallėkut tė Janinės pas dėbimit tė osmanėve nga Gadishulli Ballkanik. Ali Pasha premtoi tė merrte pjesė nė njė kryengritje antiosmane tė shqiptarėve dhe tė grekėve. Pėr kėtė qėndrim ai kėrkoi sigurime pėr njohjen e tij si zot e sundues i pashallėkut, pėr njohjen e kufijve tė territorit qė do tė zotėronte dhe pėr ushtrimin e lirė tė fesė nga myslimanėt. Nga ana e vet ai u zotua t’i trajtonte njėlloj si myslimanėt, ashtu edhe tė krishterėt nė administratė e nė ushtri dhe pranonte qė Rusia tė kishte tė drejtėn e mbrojtjes sė tė krishterėve nė shtetin e tij. Ali Pasha kėrkoi gjithashtu qė, nė rast se kryengritja do tė dėshtonte, Rusia ta merrte nėn mbrojtjen e saj pėr t’i shpėtuar ndėshkimit tė sulltanit. Mė nė fund, ai pranoi qė, si garanci tė dėrgonte peng nė Petėrsburg njėrin nga djemtė e vet, i cili tė mėsonte atje artin ushtarak rus. Mirėpo, pėr kėtė ēėshtje kaq tė rėndėsishme, atij iu tha se duhej tė priste pėrgjigjen nga qeveria qendrore.
Propozimeve tė lartpėrmendura, qė shprehnin dėshirėn e Ali Pashės pėr tė siguruar pas fitores mbi osmanėt pozitėn e vet si sundimtar i njė shteti shqiptar, qeveria ruse nuk u dha pėrgjigje. Sė pari, si qeveri e njė populli tė madh ortodoks, qė i kishte vėnė detyrė vetes tė ēlironte popujt e krishterė nga sundimi i gjysmėhėnės dhe t’i fuste nėn zotėrimin e saj, Rusia nuk mund tė pranonte sundimin e njė princi mysliman mbi tė krishterėt shqiptarė e grekė dhe, sė dyti, ishte koha kur lufta me Perandorinė Osmane po merrte fund. Nė fillim tė vitit 1792 u nėnshkrua traktati i paqes nė Jashi. Ndėrsa qeveritari i Janinės zhvillonte bisedimet me diplomatėt rusė dhe priste pėrgjigjen e oborrit rus, suliotėt ia filluan njė fushate plaēkitjesh qė zgjati nga pranvera e vitit 1791 deri nė mbarim tė tij. Pėrveē fshatrave dhe rrugėve tregtare, ata sulmuan dhe plaēkitėn krahinat e Paramithisė, Margėllėēit dhe Artės. Kėto veprime i shtrinė deri nė fshatrat e Pindit. Kėshtu ata ndezėn zemėrimin jo vetėm tė ēifligarėve, por edhe tė fshatarėsisė sė dėmtuar rėndė dhe tė zejtarėve e tė tregtarėve tė Janinės, tė Artės, tė Paramithisė, tė Margėllėēit etj., dhe tė qyteteve tė lidhura ekonomikisht me to.
Nė muajin korrik 1792 Ali Pasha, i lidhur me agallarėt e bejlerėt ēamė si dhe me krerėt e armatolėve tė fshatrave tė dėmtuara, sulmoi malėsinė e Sulit pėr ta nėnshtruar, meqenėse edhe kėtė herė, krerėt e saj kishin refuzuar ēdo lloj marrėveshjeje. Por edhe kėtė herė sulmi i pashės sė Janinės dėshtoi, mbasi nėn nxitjen e agjentit rus nė Korfuz, L. Benaqi, u krijua njė besėlidhje e re e feudalėve tė sanxhakėve fqinjė dhe e kapedanėve suliotė. Ali Pasha mėnjanoi mė parė suliotėt. Besėlidhja nuk arriti tė hynte nė veprim, sepse Aliut i erdhi nė ndihmė edhe Porta e Lartė, e cila ndėrhyri pėr t’i pajtuar, duke vendosur marrėdhėnie krushqie midis qeveritarėve tė Janinės dhe tė Beratit.
Gjatė viteve 1787-1797 Ali Pasha kishte mundur tė shtrinte pushtetin e vet vetėm nė njė territor tė ngushtė qė kapte krahun e djathtė tė lumit Vjosė deri nė krahun perėndimor tė vargmalit tė Pindit, d.m.th. hapėsirėn Konicė-Kėlcyrė-Korēė, si dhe krahinat e Artės. Por ky pushtet bazohej mė shumė nė sipėrmarrjet e tė ardhurave tė tyre dhe nė pėlqimin e valiut tė Rumelisė e tė Kapedan Pashės se sa nė forcėn e armėve tė tij. Sidoqoftė, me kėtė pėrfundoi faza e parė e pėrpjekjeve pėr forcimin e pashallėkut. Suksesin mė tė madh pėr shtrirjen drejt bregdetit dhe nė Shqipėrinė Jugore Ali Pasha e arriti nė vitet e fundit tė shek. XVIII, kur ndodhėn ngjarje tė mėdha politike nė arenėn ndėrkombėtare.
Nė kėtė kohė Republika Franceze kishte filluar luftėrat pushtuese. Armata e Italisė, qė komandohej nga gjeneral Napoleon Bonaparti, pasi nėnshtroi njė numėr shtetesh italiane, nėnshtroi edhe Republikėn e Venedikut. Me nėnshkrimin e traktatit tė Kampo Formios midis Republikės Franceze dhe Perandorisė Austriake iu dha fund nė vitin 1797 sundimit nė kėtė trevė tė shtetit venedikas, zotėrimet e tė cilit nė ishujt dhe nė bregdetin Jonian u vunė nėn sundimin francez. Kėshtu kufijtė e Francės u shtrinė deri nė kufijtė e Pashallėkut tė Janinės.
Sukseset e forcave tė armatosura nė Itali, i dhanė dorė gjeneral Bonapartit qė t’i paraqiste Direktoratit planin e sulmit kundėr kolonive angleze, tė cilat pėrbėnin burimin kryesor tė potencialit ekonomik tė Anglisė. Ky plan do tė fillonte me depėrtimin e njė armate franceze nė Egjipt. Direktorati e miratoi planin edhe pse depėrtimi me luftė nė Egjipt do ta armiqėsonte me Perandorinė Osmane.
Pėr tė lehtėsuar ndėrmarrjen ushtarake nė Egjipt, Franca pėrkrahte fuqizimin e pashallarėve tė Rumelisė dhe prirjet e tyre vetėqeverisėse nė dėm tė pushtetit qendror tė sulltanit. Komandanti francez i Korfuzit u urdhėrua ta pėrkrahte Ali pashė Tepelenėn nė forcimin e pushtetit tė tij brenda pashallėkut dhe jashtė tij. Pėrforcimi i kėtij sundimtari shqiptar, theksonte Bonaparti, ishte nė interes tė Republikės.
Nė sajė tė kėsaj pėrkrahjeje, qė e shfrytėzoi nė dobi tė synimeve tė tij, Ali Pasha ndėrmori nė gusht tė vitit 1797 njė sulm tė befasishėm kundėr bregdetit shqiptar tė Himarės. Para kėsaj, me lejen e francezėve, kishte futur flotiljen e tij nė kanalin e Korfuzit. Si rrjedhim, ai shtiu nė dorė pjesėn kryesore tė kėtij bregdeti qė nga Butrinti deri nė Porto Palermo. Kėto pushtime ishin njė hap i rėndėsishėm pėr shtrirjen e mėtejshme tė pushtetit tė Ali Pashės nė Shqipėrinė Jugore. Duke u njohur banorėve tė kėtyre trevave privilegjet e tyre dhe duke i trajtuar mirė, ai i ktheu ata nė rezervėn e vet ushtarake. Pėrparimin pėrtej Porto-Palermos nuk e ndalėn aq forcat e bashkuara tė Xhafer Pashės sė Vlorės dhe Mustafa Pashės sė Delvinės, sesa ndėrhyrja e Ibrahim pashė Bushatlliut, qė u dėrgoi ushtri osmanėve, si dhe aleanca ruso-osmane qė u krijua nė kėtė kohė kur Bonaparti filloi fushatėn kundėr Egjiptit. Tani sundimtarit tė Janinės i erdhi rasti pėr t’u kthyer kundėr Francės dhe pėr tė shtėnė nė dorė ish-zotėrimet venedikase nė bregdet.
Napoleon Bonaparti dėrgoi adjutantin e tij pėr t’i kėrkuar Aliut tė mbante anėn e Francės kundrejt premtimit se do t’ia rriste shumė lavdinė e tij, ose tė mbante tė paktėn neutralitetin nėse nuk mund tė merrte pjesė aktive nė kryengritjen e pashės sė Vidinit, Pasvan Ogllusė, qė i shkaktoi shqetėsime Stambollit. Por Aliu, me tė marrė vesh aleancėn anglo-ruso-osmane kundėr Francės, pa pritur tė mbėrrinte flota e bashkuar ruso-turke, qė do t’i dėbonte francezėt nga qytetet dhe ishujt jonianė, pushtoi Butrintin, tė cilin francezėt kishin refuzuar t’ia jepnin nė formė miqėsore, dhe pastaj Prevezėn e Vonicėn. Pargėn nuk e mori dot, sepse ndėrkohė mbėrritėn forcat ruse qė e vunė nėn kontrollin e tyre. Kėshtu u realizua mė sė fundi synimi pėr t’i siguruar pashallėkut njė dalje tė gjerė nė bregdet dhe zotėrimin e njė vargu skelash me rėndėsi tregtare.
Pėr ta shpėrblyer pėr pjesėmarrjen e forcave tė Pashallėkut tė Janinės nė luftėn kundėr francezėve, Porta e Lartė, nė vitin 1799, i dha Ali Pashės gradėn e vezirit. Por kjo gradė nuk ishte veēse njė akt ngushėllimi, sepse, me kėmbėnguljen e rusėve, tė cilėt e shihnin Ali Pashėn si njė pengesė tė synimeve tė tyre sunduese nė Gadishullin Ballkanik, qytetet bregdetare duhej t’i hiqeshin atij nga dora. Konventa ruso-osmane e muajit prill 1800 krijoi Republikėn e Shtatė Ishujve dhe me kėtė sanksionoi vendosjen e rusėve nė ishujt jonianė. Duke i njohur ish-qytetet venedikase si prona tė sulltanit, konventa sanksionoi shkėputjen e tyre nga sundimi i Ali Pashės. Mirėpo ky i fundit edhe pse i largoi garnizonet e veta ushtarake nga kėto qytete, e ktheu nė njė vegėl tė vetėn tė dėrguarin e sulltanit tė caktuar pėr administrimin e tyre.
Ndėrhyrja e rusėve nė Pargė dhe nė pėrpilimin e konventės i ashpėrsoi aq shumė marrėdhėniet e vezirit tė Janinės me pėrfaqėsuesit diplomatikė rusė, sa kėta filluan tė ndiqnin politikėn e venedikasve, duke nxitur e pėrkrahur suliotėt si dhe bllokun feudal tė Shqipėrisė sė Jugut kundėr tij.
Vendosja e rusėve nė ishujt jonianė dhe qėndrimi i tyre armiqėsor ndaj vezirit tė Janinės, qė nisi qysh mė 1798, i dha zemėr Mustafa pashė Delvinės tė kėrkonte ndihmė prej tyre dhe tė ngrihej kundėr Ali Pashės. Por nė tetor 1799, Aliu e detyroi me forcėn ushtarake Mustafa Pashėn tė nėnshtrohej. Pastaj nėn komandėn e Jusuf Arapit, tė cilin e dėrgoi nė Filipopoli, nėnshtroi rebelin Kara Fejzi, komandant i kėrxhallinjve. Por rusėt, pasi e detyruan Portėn e Lartė tė nėnshkruante traktatin e 21 prillit 1800, kėrkuan qė sundimin e sanxhakut tė Delvinės t’ia jepnin agjentit tė tyre, Mustafa Pashės. Kjo ngjarje, si dhe veprimtaria ruse kundėr Ali Pashės, u dha siguri suliotėve qė kishin gjetur tani njė aleat tė fuqishėm. Megjithėse kishin rėnė nė njė farė marrėveshje me Ali Pashėn dhe nuk e kishin trazuar pėr tė mos provokuar sulme tė tjera, suliotėt e shkelėn ujdinė dhe, tė ndihmuar prej rusėve, arritėn tė grabisnin edhe kopetė e Aliut. Ai nga ana e vet vendosi tani t’i nėnshtronte pėrfundimisht suliotėt, duke i akuzuar si vegla tė rusėve. Kėta filluan tė veprojnė ndaj tij dhe e paditėn nė Stamboll pėr pėrpjekje pėr pavarėsi.
Nė muajin qershor 1800, pasi siguroi pėrkrahjen e agallarėve kryesorė ēamė, Aliu filloi ekspeditėn kundėr Sulit, por kėtė herė duke pėrdorur njė taktikė tė re, atė tė njė rrethimi tė fortifikuar qė sa vinte e ngushtohej. Ndonėse rusėt bėnė pėrpjekje pėr tė ndihmuar malėsorėt suliotė me armė e municion, duke organizuar njė besėlidhje me feudalėt kundėrshtarė fqinjė, zgjuarsia e vezirit bėri qė ato tė mos kishin sukses. Pas luftimesh tė dėshpėruara, mė 25 dhjetor 1803, malėsorėt trima tė Sulit nėnshkruan aktin e kapitullimit para Veli Pashės, i cili pranoi kushtin qė ata tė largoheshin jashtė kufijve tė pashallėkut. Por veziri, duke paraparė se suliotėt do tė vazhdonin luftėn nga Parga e ishujt jonianė, nuk e miratoi marrėveshjen dhe urdhėroi qė karvanėt e suliotėve tė ktheheshin e tė vendoseshin nė trojet e pashallėkut, ku ai do t’u krijonte kushte jetese, pune e shėrbimi siē u kishte premtuar disa herė me radhė. Mirėpo suliotėt nuk pranuan tė ktheheshin dhe filluan luftimet kundėr reparteve tė vezirit. Nė kėto luftime ndodhi edhe heroizmi i grave suliote, tė cilat u sakrifikuan bashkė me fėmijėt e tyre duke u hedhur nė rrėpirėn e shkėmbit tė Za-Llongut. Njė pjesė e mirė e suliotėve duke pasur edhe armėt nė dorė kapėrcyen kufijtė e pashallėkut dhe u strehuan nė Pargė e nė ishujt jonianė. Ata, ashtu siē kishte parashikuar Ali Pasha, vazhduan luftėn e tyre kundėr tij, sidomos inkursionet nė vendbanimet bregdetare duke shkaktuar aty vrasje, djegie e grabitje tė shpeshta gjatė dy dhjetėvjeēarėsh. Kėtė ēėshtje tė rėndė Aliu u pėrpoq ta mėnjanonte, por nuk e zgjidhi, veēse nė fund tė vitit 1820, kur suliotėt morėn anėn e tij kundėr sulltanit.
Edhe pas kapitullimit tė suliotėve, konti Mocenigo, pėrfaqėsues rus nė Korfuz, e vazhdoi qėndrimin armiqėsor ndaj Ali Pashės. Ai nėnshkroi me dy krerėt e Ēamėrisė, Hasan Ēaparin dhe Islam Pronjėn, njė marrėveshje pėr ndihmė kundėr vezirit tė Janinės. Ali Pasha, i cili mundi ta shtinte nė dorė kėtė akt, e denoncoi marrėveshjen e tyre pranė Portės sė Lartė, si ndėrhyrje tė rusėve nė punėt e brendshme tė Perandorisė Osmane. Ishte viti 1806 para se tė fillonte lufta ruso-osmane e viteve 1806-1812.
Nė pragun e kėsaj lufte sulltani mori anėn e Aliut, i la atij dorė tė lirė mbi qytetet bregdetare tė Prevezės, Vonicės e Butrintit dhe urdhėroi agallarėt ēamė t’i nėnshtroheshin autoritetit tė tij.
Ndėrsa veziri i Janinės kishte filluar tanimė luftėn pėr tė nėnshtruar pėrfundimisht suliotėt dhe po ndeshej dhėmb pėr dhėmb me veprimtarinė armiqėsore tė rusėve, nė muajin prill tė vitit 1802, Porta e Lartė e ngarkoi tė vendoste qetėsinė nė Rumeli ku vlonte mosbindja e anarkia, gjendje kjo qė u interesonte synimeve ruse nė Ballkan, ashtu siē u interesonte edhe gjendja e krijuar dhe e nxitur prej tyre nė Shqipėrinė Jugore.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #37  
Te vjeter 26-10-2003, 03:04
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

KREU IV

PASHALLĖQET E MĖDHA SHQIPTARE (1771 - 1831)

3. PASHALLĖKU I JANINĖS NĖ VITET 1787-1812

Shtrirja e mėtejshme e Pashallėkut tė Janinės nė Shqipėrinė Jugore (1804-1812)
Postin e valiut tė Rumelisė Ali Pasha e pranoi dhe u mundua ta shfrytėzonte pėr tė luftuar rusėt nė njė front mė tė gjerė dhe pėr tė rritur autoritetin e vet nė Rumeli e sidomos nė Shqipėri, duke bėrė pėr vete sa mė shumė pėrkrahės. Meqenėse nė kėtė kohė, krahas suliotėve, kundėr tij ishte formuar pėrsėri besėlidhja e qeveritarėve kufitarė tė Delvinės dhe tė Vlorės, tė cilėt kishin siguruar edhe pėrkrahjen e Ibrahim pashė Bushatlliut, Aliu e pranoi detyrėn e re pasi vuri si kusht qė Porta e Lartė tė garantonte zotėrimet e veta nga kėrcėnimi i tyre. Kėsaj pune Porta e Lartė ia doli mbanė dhe besėlidhja kėtė herė nuk arriti tė vepronte kundėr Aliut. Kėshtu ai, pa e pezulluar luftėn kundėr suliotėve, filloi me zell detyrėn e re. Ushtria e madhe qė grumbulloi pėr tė vendosur qetėsinė nė Rumeli, e sidomos nė Bullgari, sukseset e rrufeshme qė pati kundėr Osman Pashės sė Silistrės, kundėr ēetave rebele dhe feudalėve tė pabindur, si dhe pasuritė e armėt qė shtiu nė dorė kudo qė kaloi, shqetėsuan kaq shumė qeveritarėt osmanė, sa kėta pėrhapėn fjalėn se tepelenasi po bėhej rrezik pėr fronin e sulltanit. Nė muajin qershor 1803 Selimi III, i cili pati mė shumė frikė sesa nevojė pėr tė, e liroi nga ai post dhe nė vend tė tij emėroi si vali tė Rumelisė vezir Ibrahim pashė Bushatlliun.
Edhe ky korri njė varg suksesesh kundėr feudalėve rebelė. Madje nė muajin nėntor 1804 pashai Bushatlli pėrqendroi 30 000 ushtarė nė Manastir. Ky pėrqendrim nė afėrsi tė Pashallėkut tė Janinės e shqetėsoi Ali Pashėn, i cili pati frikė se mos i iknin nga duart 14 kaza qė kishte shkėputur nga sanxhaku i Manastirit. Prandaj u shpėrngul nė Tepelenė dhe bėri pėrgatitje pėr mbrojtje, duke hyrė nė bashkėpunim me Ibrahim Pashėn e Beratit, tashmė rival i Bushatlliut pėr sanxhakun e Elbasanit. Nė maj tė vitit 1805 Bushatlliu filloi operacione luftarake pėr pushtimin e sanxhakut tė Elbasanit, qė e qeveriste si shtesė Ibrahim Pasha i Beratit. Mirėpo u gjend para qėndresės sė forcave ushtarake tė dy sundimtarėve tė fuqishėm tė Shqipėrisė Jugore, tė cilėt e detyruan tė hiqte dorė nga synimi i vet.
Ndėrkohė po zhvilloheshin ngjarje tė rėndėsishme politike nė arenėn ballkanike dhe nė atė evropiane. Pas fushatės kundėr Republikės Franceze, sulltan Selimi III, duke dashur tė pėrforconte pushtetin qendror nė perandori, filloi zbatimin e reformave. Mirėpo feudalėt e mėdhenj provincialė nė Gadishullin Ballkanik, si Ismail bej Serezi, Tersekli Ogllui dhe Pasvan Ogllui, u ngritėn kundėr reformave tė sulltanit, e veēanėrisht kundėr reformės ushtarake, e cila parashihte organizimin e ushtrisė sipas mėnyrės evropiane. Me kėta u bashkua edhe Ali Pasha, jo vetėm pse dėshironte dobėsimin e pushtetit qendror tė sulltanit pėr t’u bėrė sa mė i pavarur, por edhe sepse me sistemin e rekrutimit sipas mėnyrės evropiane do tė goditej rėndė sistemi i rekrutimit tė ushtarėve me rrogė e bashkė me tė do tė goditeshin edhe interesat e shtresės feudale qė mbėshteste pushtetin e tij. Me nxitjen edhe tė Aliut, nė korrik tė vitit 1806, nė Edrene u rebeluan jeniēerėt. Kėshtu pėr pushtetin qendror u krijua njė situatė shumė e rrezikshme, qė sulltanit reformator ia veniti hovin pėr tė vėnė nė jetė reformat.
Ndėrkohė nė fushėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare, Perandoria Osmane po afrohej me Francėn dhe po ftohej me Rusinė e Anglinė. Lufta me kėto dy shtete ishte bėrė e pashmangshme. Si rrjedhim, edhe diplomacia e kėtyre shteteve po merrte tjetėr qėndrim ndaj vezirit tė Janinės. Oborri i Petėrsburgut kėrkoi nga kont Mocenigo tė ndiqte njė politikė paqėsore me tė. Parisi i premtoi Aliut ta njihte si sundimtar tė pavarur, nė rast se trupat frėnge do tė pushtonin Gadishullin Ballkanik, dhe se do ta merrte nėn mbrojtje kundėr ēdo ndėshkimi nga ana e sulltanit. Kur mė 1806 Fransua Pukėvili (Franēois Pouqueville), i emėruar konsull i pėrgjithshėm i Francės, mbėrriti nė Janinė nė krye tė detyrės, i solli Aliut edhe premtimin e Bonapartit se do ta ngarkonte me qeverisjen e Korfuzit, po qe se nuk do tė kursente ndihmėn e tij pėr dėbimin e rusėve qė andej. Duke shpresuar se do tė siguronte pėrkrahjen e Napoleonit pėr t’u bėrė sovran i pavarur, Aliu u mundua tė lidhej sa mė ngushtė me Francėn, aq mė shumė kur rusėt vazhdonin tė nxisnin besėlidhjen e feudalėve kundėrshtarė tė tij. Me anė tė Pukėvilit ai i paraqiti qeverisė franceze njė plan bashkėpunimi ushtarak pėr dėbimin e rusėve nga ishujt jonianė. Sipas kėtij plani, Ali Pasha do t’i luftonte rusėt me forcat e veta gjatė bregdetit deri nė Selanik, pastaj do tė merrte pjesė nė nėnshtrimin e serbėve, lėvizja e tė cilėve u shėrbente rusėve. Qeveria franceze e vonoi pėrgjigjen me prapamendim pėr tė mos i prerė hovin Ali Pashės, por edhe pėr tė mos e prishur me Portėn e Lartė qė arriti ta bėnte atė aleat tė saj kundėr Rusisė dhe Anglisė.
Nė dhjetor tė vitit 1806, Porta e Lartė i shpalli luftė Rusisė. Nė janar 1807 Aliu arrestoi konsujt rusė nė territorin e vet dhe, i armatosur me artileri nga francezėt, u orvat tė sulmonte ishullin e Shėn Maurės, por rusėt ngritėn kundėr tij feudalėt ēamė, kurse martallozėt grekė i hodhėn nė njė revoltė tė fuqishme nė Thesali. Aliu gjeti mėnyrėn se si tė pajtohej me ēamėt, kurse kundėr revoltės sė martallozėve thesaliotė dėrgoi Myftar Pashėn, i cili e mbyti nė gjak dhe e shtypi atė. Kurse Napoleoni, duke u nisur nga synimi qė tė siguronte aleancėn e Portės sė Lartė dhe futjen e saj nė luftė me Rusinė e Anglinė, e kėshilloi Ali Pashėn qė interesat e “vėrteta tė tij” t’i shihte tė lidhura me ato tė Perandorisė Osmane. Me fjalė tė tjera, Franca nuk pranoi shkėputjen e vezirit tė Janinės nga shteti osman. Edhe pse nė kėtė kohė Ali Pasha e trajtoi pėrfaqėsuesin e Francės me pėrzemėrsi, marrėdhėniet me kėtė shtet nuk mbetėn tė pėrzemėrta dhe veziri i Janinės kėrkoi tė gjente njė mbėshtetje tė jashtme qė ta pėrkrahte nė synimet e tij.
Kur nė pranverėn e vitit 1807 filluan nė Tilsit bisedimet e paqes midis perandorėve tė Rusisė dhe tė Francės, Aliu dėrgoi pėrfaqėsuesin e vet pėr t’i kujtuar Napoleonit I premtimin lidhur me qeverisjen e Korfuzit. Mirėpo ky nuk e pėrfilli. Si rrjedhim, marrėdhėniet me forcat frėnge, qė u vendosėn pėrsėri nė ishujt jonianė, u ftohėn shumė. Pashai i Janinės u bė pengesė e pakapėrcyeshme pėr planet e Bonapartit pėr zotėrimin e Butrintit dhe pėr ta kthyer kėtė skelė nė njė bazė qė do t’u shėrbente forcave franceze pėr tė mbrojtur mė mirė kanalin e Korfuzit dhe si pikėnisje pėr tė depėrtuar mė vonė nė pjesėn evropiane tė Perandorisė Osmane.
Porta e Lartė e dha gojarisht pėlqimin pėr dorėzimin e Butrintit nė duart e komandės franceze tė Korfuzit, si dhe pėr kalimin e trupave franceze nga Dalmacia nė kėtė pikėmbėshtetje nėpėrmjet tokave shqiptare. Mirėpo shqiptarėt si nė veri, ashtu edhe nė jug, e kundėrshtuan njė veprim tė tillė tė Stambollit. Nė kėto rrethana, Ali pashė Tepelena, Ibrahim pashė Bushatlliu dhe pashallarėt e tjerė shqiptarė, nuk i pranuan kėrkesat franceze. Ata lanė mėnjanė mosmarrėveshjet e tyre dhe u pėrgatitėn pėr mbrojtjen e pėrbashkėt. Nė shkurt tė vitit 1808 gjenerali Bertje kėrkoi dorėzimin e Butrintit. Pasi u deklaroi diplomatėve dhe ushtarakėve francezė se “nuk do ta lėshojė Butrintin dhe asnjė pėllėmbė tė tokės shqiptare pa luftė ... e se francezėt nuk do tė kalonin nė vendin e tij veēse mbi valė gjaku”, Ali Pasha e shpalli nė popull ultimatumin francez dhe bėri thirrje pėr mbrojtje. Popullsia e pėrkrahu qėndrimin e vezirit tė Janinės. Po kėshtu bėri edhe Porta e Lartė, e cila anuloi pėlqimin gojor qė u kishte dhėnė francezėve. Pėr tė mos i prishur marrėdhėniet me Stambollin qė e ndryshoi qėndrimin e vet, Bonaparti largoi gjeneralin Bertje nga Korfuzi, ashtu siē largoi edhe ambasadorin Sebastian nga Stambolli. Por plani i tij dėshtoi. I armiqėsuar tani si me Rusinė, ashtu edhe me Francėn, Ali Pasha, pėr tė mbrojtur qytetet bregdetare, u drejtua nga Anglia, me tė cilėn ishin vendosur kontaktet e para qysh mė 1803. Pėrfaqėsuesit anglezė nė Stamboll e Patras i kishin dhėnė pashait tė Janinės informata rreth veprimeve tė rusėve kundėr tij dhe kishin nxitur popullsinė myslimane ta pėrkrahte atė. Mė 22 prill 1806, nė Janinė u vendos konsulli anglez J. P. Morier. Me kėtė rast Ali Pasha u pėrpoq tė pėrmirėsonte marrėdhėniet e tij me agallarėt ēamė tė pėrkrahur nga rusėt. Edhe Morieri ishte i mendimit se rusėt do tė kishin mė shumė pėrfitime, nėse do ta kishin mik vezirin e Janinės sesa armik, prandaj i kėshilloi tė hynin nė bisedime me tė. Por edhe pse filluan, kėto bisedime u ndėrprenė sidomos nga fundi i vitit 1806, kur politika osmane mori drejtim profrėng dhe Stambolli i shpalli luftė Rusisė e pastaj, edhe aleates sė saj, Anglisė.
Nė nėntor tė vitit 1807, kur i kishte prishur marrėdhėniet me Francėn, Aliu i rifilloi bisedimet me anglezėt pėr tė siguruar tė paktėn mbėshtetjen e tyre. Mė 1808 ai nisi pėr nė Londėr njė pėrfaqėsuesin e vet, Said Ahmetin, qė tė shfaqte gatishmėrinė e vezirit tė Janinės pėr tė ndėrmjetėsuar nė Stamboll rreth pėrfundimit tė paqes midis Perandorisė Osmane e Mbretėrisė Angleze dhe pėr tė ndihmuar forcat detare tė saj kundėr francezėve.
Vrasja e sulltan Mustafait IV dhe sidomos vrasja e Mustafa pashė Bajraktarit bėnė qė politika profrėnge tė fashitej dhe tė miratohej pėrfundimi i traktatit tė paqes me Anglinė nė fillim tė muajit janar 1809. Ali Pasha, qė kishte luajtur njė rol me rėndėsi nė kėto ngjarje, vazhdoi pėrpjekjet pėr zgjerimin e pashallėkut nė drejtim tė Shqipėrisė Jugore. Pasi u arrit paqja midis Londrės e Stambollit, nė shkurt tė vitit 1809, qeveria angleze i dėrgoi atij si dhuratė njė pajisje tė plotė artilerie me predha ndezėse, njė nga prodhimet e fundit tė armėve tė kohės. Bashkė me kėtė dhuratė, nė Janinė erdhi dhe u vendos si pėrfaqėsues diplomatik i qeverisė angleze V. M. Lik (William Martin Leake). Nė kėtė atmosferė, mė 1809, e vizitoi Ali Pashėn edhe Xhorxh Bajroni me Hobharzin. V. M. Lik nuk solli me vete pėrgjigjen ndaj propozimit tė Ali Pashės pėr aleancėn me Anglinė dhe pėr ta marrė atė nė mbrojtjen e saj siē i kishte premtuar edhe nė bisedimet e fshehta. Pasi siguruan aleancėn me Portėn e Lartė, anglezėt s’kishin mė nevojė pėr njė aleancė me Aliun kundėr francezėve. Madje Liku e kėshilloi Aliun tė mos ndėrmerrte veprime luftarake kundėr francezėve. Atėherė Aliu u pėrgatit tė asgjėsonte aleatėt vendas tė francezėve. Rasti i pėrshtatshėm iu paraqit atij me vdekjen e Ibrahim pashė Bushatlliut dhe me grindjet nė Shkodėr pėr punėn e trashėgimisė sė pushtetit.
Duke pasur njė farė pėrkrahjeje nga ana e qeverisė angleze, duke bėrė pėr vete grupimin e fortė tė ēifligarėve beratas qė kryesonte Omer bej Vrioni dhe duke shfrytėzuar kohėn kur Porta e Lartė gjendej nė luftė me Rusinė dhe se telashet e saj me kryengritėsit serbė u bėnė me tė vėrtetė serioze, Ali Pasha iu vu pushtimit tė plotė tė sanxhakut tė Vlorės dhe tė Elbasanit. Nėn drejtimin e tė birit, Mustafa Pashės, ai i hyri pushtimit tė sanxhakut tė Vlorės duke filluar nga kryeqendra e tij, Berati. Aliu dėrgoi drejt kėtij qyteti njė ushtri tė fortė. Pas katėr muaj luftimesh, Ibrahim Pasha i Beratit kėrkoi paqe, duke i lėnė Ali Pashės njė pjesė tė sanxhakut tė vet dhe duke hequr dorė nga sanxhaku i Elbasanit. Kėtė sanxhak sulltani ia njohu nipit tė Aliut, Mehmet Pashės.
Pėr tė shmangur zemėrimin e sulltanit, Aliu nuk vonoi tė dėrgonte njė pjesė tė forcave tė tij nė front. Me pjesėn tjetėr tė ushtrisė ai ndėrmori nė vjeshtė njė sulm tė dytė e tė befasishėm kundėr Beratit, tė cilin kėtė herė e pushtoi. Ibrahim Pasha u mbyll nė kėshtjellė. Por pėrpara se t’i vinte ndihma nga aleatėt e vet, nga feudalėt ēamė dhe nga Mustafa pashė Delvina dhe i braktisur nga ushtarėt e vet, Ibrahim Pasha u detyrua nė fillim tė vitit 1810 tė pranonte kushtet e kapitullimit dhe tė tėrhiqej nė Vlorė. Pėrpjekjet e tij pėr tė rifituar tokat e humbura patėn njė sukses kalimtar me ripushtimin e pėrkohshėm tė Beratit. Por gjatė veprimeve luftarake tė mėtejshme Ibrahim Pasha dėshtoi dhe flota e vezirit tė Janinės e ndihmuar prej anglezėve e mbajti atė tė bllokuar.
Bashkė me Beratin mori fund edhe nėnshtrimi i pjesės sė papushtuar tė Himarės, shumica e banorėve tė lirė tė sė cilės ishin lidhur me francezėt duke shėrbyer nė formacionet ushtarake tė tyre. Ali Pasha e bllokoi krahinėn nga deti dhe nga toka, zbarkoi sė pari nė Vuno e pastaj nė Himarė, Piqeras e Dhėrmi ku vendosi garnizone dhe mori pengje. Mė 24 dhjetor 1810 krahina e Himarės u detyrua tė nėnshtrohej.
Pas nėnshtrimit tė Himarės, feudalėt ēamė, tė gjendur pėrballė kundėrshtimit tė popullsisė ēame, e cila e shihte pushtetin e vezirit tė fuqishėm tė Janinės si mbrojtės tė vetėm tė interesave tė saj, pranuan njėri pas tjetrit tė hynin nėn kontrollin e tij. Nė muajin qershor 1811 iu nėshtruan edhe njėzet e dy krerė tė Dukatit (rrethi i Vlorės) qė kishin qenė lidhur deri atėherė me Ibrahim Pashėn. Pėr garanci tė besnikėrisė sė tyre ata i dhanė pengje Ali Pashės. Kėshtu ra nė duart e tij edhe Pashalimani.
Ndėrkohė, krahas krahinave bregdetare vazhdoi edhe nėnshtrimi i brendisė sė vendit. Jashtė kontrollit mbetėn ende Gjirokastra, Kardhiqi, Zhulati e Vlora, si dhe zonat fshatare tė Nivicės, tė Malėshovės e tė Kuēit. Marrja e qytetit tė Vlorės paraqiste vėshtirėsi, sepse binte ndesh me kėmbėnguljen e Portės sė Lartė pėr tė mos e zhveshur nga pushteti Ibrahim Pashėn, tė cilin e pėrkrahte diplomacia franceze. Por nuk vonoi qė edhe kjo nyje tė zgjidhej. Ali Pasha mundi tė shtinte nė dorė faktet qė zbuluan se Ibrahim Pasha ishte orvatur t’ua dorėzonte Vlorėn francezėve. Kėshtu Porta e Lartė mori anėn e Aliut dhe hodhi poshtė tė gjitha akuzat franceze kundėr vezirit tė Janinės. Ajo nuk kundėrshtoi pushtimin mė 1 gusht 1811 tė Vlorės nga Ali Pasha, me tė cilin u bashkuan edhe krerėt feudalė vlonjatė. Pėrkundrazi urdhėroi vrasjen e Ibrahim Pashės qė u arratis nė malet e Labėrisė. Por Ali Pasha mundi ta shtinte nė dorė dhe nuk e vrau, e strehoi nė Konicė e pastaj nė sarajet e veta nė Janinė, duke e lėnė atė dhe djalin e tij Sulejman Pashėn, nėn kujdesin e grave tė Myftarit dhe Veliut, qė ishin bijat e Ibrahimit.
Rėnia e Vlorės dhe premtimi qė emisari francez nga Stambolli u bėri krerėve tė Shqipėrisė sė Jugut, pėr t’u siguruar pėrkrahjen e Portės sė Lartė dhe tė komandės franceze tė Korfuzit, i vuri kėta nė lėvizje. Nė fund tė muajit gusht 1811, Mustafa pashė Delvina, i vėllai i Sali Beut, Demir Dosti i Kardhiqit, bejlerėt e Gjirokastrės dhe agallarėt e Zhulatit, u lidhėn midis tyre nė kuvendin e Palavlisė dhe vendosėn t’i kundėrviheshin me 10 000 ushtarė shtrirjes sė mėtejshme tė pushtetit tė vezirit tė Janinės. Prandaj mė 9 tetor Aliu nisi 2 000 ushtarė kundėr Gjirokastrės. Mustafa Pasha e i vėllai ngritėn krye duke dėbuar njerėzit e vezirit. Atėherė kundėr tyre Ali Pasha dėrgoi njė ushtri tjetėr, e cila i detyroi tė dy vėllezėrit tė braktisnin Delvinėn e tė shkonin nė Kardhiq. I rrethuar prej dy ushtrive tė Aliut, qyteti i Gjirokastrės, pas marrėveshjes qė u arrit me bejlerėt vendas, u dorėzua mė 20 nėntor 1811. Nėn presionin e banorėve dhe me ndėrmjetėsinė e motrės sė vezirit Shanishasė, bejlerėt vendas u detyruan t’i nėnshtroheshin pasi artileria prishi ujėsjellėsin dhe mullinjtė e qytetit.
Pas kėsaj ngjarjeje agallarėt e Zhulatit u tėrhoqėn nga beslidhja kundėr Ali Pashės dhe iu nėnshtruan atij pa luftė. Mbeti vetėm Kardhiqi, krerėt e tė cilit vendosėn tė luftonin.
Luftimet zgjatėn nga muaji nėntor 1811 dhe deri nga fundi i muajit shkurt 1812. Forcave rrethuese tė Aliut iu desh tė bėnin sakrifica tė shumta pėr tė pėrparuar duke shembur njėrėn pas tjetrės shtėpitė fortesa ku qėndronin mbrojtėsit e qytezės. Luftimet do tė zgjasnin edhe mė, po tė mos qe ndėrhyrja e shtresave tė ulta qytetare qė i detyroi krerėt tė ndėrprisnin luftėn, e cila u bė e pashpresė sidomos pas ikjes fshehurazi tė emisarit francez nė Korfuz. Mustafa Pasha, Demir Dosti e tė tjerė u dorėzuan dhe u dėrguan nė Janinė ku u burgosėn. Aty mjaft prej tyre u pushkatuan me pėrjashtim tė Mustafa Pashės, i cili vdiq mė vonė nė burg. Mirėpo Ali Pasha nuk la pa ndėshkuar qytezėn dhe banorėt e saj qė i kundėrshtuan me luftė. Ndryshe nga trajtimi i qyteteve tė tjera, pėrveē djegies fund e majė tė Kardhiqit, ai pushkatoi edhe shtatėqind meshkuj. Ky akt i rėndė hakmarrės pėr gjakun e derdhur gjatė luftimeve duket se u bė edhe si masė frikėsimi politik pėr tė shmangur kundėrshtimet e tjera nė rrugėn e pushtimeve tė mėtejshme drejt veriut tė Shqipėrisė.
Porta e Lartė pranoi kėrkesėn e vezirit tė Janinės qė Myftar Pasha tė emėrohej qeveritar i sanxhakut tė Vlorės. Duke vėnė nėn pushtetin e vet Thesalinė, Morenė dhe Shqipėrinė Jugore nga Preveza deri nė Shkumbin, familja e Ali pashė Tepelenės arriti kulmin e fuqizimit tė vet. Me shtrirjen e pushtetit tė vezirit tė Janinės nė gjithė Shqipėrinė e Jugut, u bė njė hap i rėndėsishėm pėrpara pėr bashkimin politik tė trojeve shqiptare. Ky ishte njė objektiv, drejt tė cilit bashkoheshin synimet e feudalėve mė tė fuqishėm shqiptarė tė ēerekut tė parė tė shek. XIX.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #38  
Te vjeter 26-10-2003, 03:06
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

KREU IV

PASHALLĖQET E MĖDHA SHQIPTARE (1771 - 1831)

4. PASHALLĖKU I SHKODRĖS NĖ VITET 1797-1812

Pashallėku i Shkodrės nėn qeverisjen e Ibrahim pashė Bushatlliut (1797-1809)
Ndėrsa po fuqizohej e zgjerohej Pashallėku i Janinės dhe po theksoheshin prirjet e sundimtarit tė tij pėr t’u shkėputur nga varėsia e Portės, Pashallėku i Shkodrės, hyri nė vitet e fundit tė shek. XVIII, kur qeverisej nga Ibrahim pashė Bushatlliu, nė rrugėn e bindjes ndaj Stambollit. Kėtė veprim e bėri me kusht qė interesat e shtresės sė tij dhe sidomos trashėgimia e pushtetit nga familja e tij tė mos cenoheshin. Si pėrfaqėsues i grupit mė tė fuqishėm feudal nė Shkodėr, ai u njoh prej sulltanit nė maj ose nė qershor 1797 si qeveritar i Pashallėkut tė Shkodrės me gradėn bejlerbej, kurse i nipi Mehmet Pasha u emėrua qeveritar i sanxhakut tė Elbasanit e, pak mė vonė, edhe i atij tė Ohrit. Por kjo njohje u arrit vetėm pasi ata pranuan shlyerjen e shumave tė detyrimeve tė prapambetura nga Kara Mahmudi, i cili i kishte pėrdorur ato pėr tė financuar kryengritjen. Porta e Lartė u besoi atyre pushtetin si pjesėtarė tė sė vetmes familje qė mund tė ngrinte shqiptarėt e Veriut pėr mbrojtjen e kufijve nė njė kohė kur armata franceze, e komanduar prej gjeneral Napoleon Bonapartit, po korrte fitore pas fitoresh, po i jepte fund Republikės sė Venedikut dhe po u afrohej kufijve veriperėndimorė tė Perandorisė Osmane.
Pėr ta pėrdorur nė mbrojtjen e kufijve tė perandorisė dhe kundėr fuqizimit tė Pashallėkut tė Janinės, Porta e Lartė i dha Ibrahim Pashės gradėn e vezirit mė 1799, kur kėtė gradė ia dha edhe Ali pashė Tepelenės, qė kishte mbajtur qėndrim tė vendosur kundėr rrezikut francez.
Ky rrezik, qė e detyroi sulltanin tė harronte tė kaluarėn e shtėpisė sė Bushtallinjve, e detyroi edhe Ibrahim Pashėn tė ndiqte njė politikė bindjeje ndaj Stambollit pėr tė gjetur pėrkrahjen qė i nevojitej. Veziri Bushatlli, ashtu si paraardhėsit e tij, nuk e ndėrpreu kursin e politikės sė brendshme tė ndjekur prej tyre dhe sidomos politikėn e tolerancės fetare ndaj tė krishterėve. Pėr rrjedhim, ai i ruajti marrėdhėniet e vjetra me Papatin, me oborrin e Spanjės dhe vazhdoi me Austrinė marrėdhėniet e mira ekonomike qė kishte pasur me Venedikun. Ish zėvendėskonsulli venedikas, tani austriak, Jak Mark Suma, vazhdoi funksionin qė kishte pasur deri nė traktatin e Kampo Formios. Po kėshtu u soll Ibrahim Pasha edhe me Republikėn e Raguzės.
Nė sajė tė kėsaj politike tė brendshme e tė jashtme, Pashallėku i Shkodrės njohu pėr disa vjet njė periudhė relativisht tė qetė, qė i dha mundėsi zhvillimit ekonomik tė vendit dhe rritjes sė mėtejshme tė autoritetit tė Ibrahim Pashės nė Shqipėrinė Veriore. Ai u bė sundimtar i pavarur e zot absolut nė vendin e tij. Mė 1802 vdiq Mehmet Pasha dhe sanxhaku i Elbasanit kaloi nė duart e Ali Pashės sė Beratit. Megjithėse midis vezirit tė Shkodrės e atij tė Beratit filluan mosmarrėveshje pėr punė tė kėtij sanxhaku, sulltani duke parė te Bushatlliu njė nga funksionarėt e lartė mė tė bindur, nė tetor 1803 ia besoi atij postin e valiut tė Rumelisė, pasi ia hoqi atė Ali pashė Tepelenės. Detyrėn qė iu ngarkua nė vitin 1804, pėr tė shfarosur njė varg krerėsh separatistė nė Rumeli, Ibrahim Pasha e pėrmbushi me sukses.
I kėnaqur prej valiut shkodran, sulltani jo vetėm ia konfirmoi ofiqet dhe sipėrmarrjet qė kishte pasur, por i dha atij edhe tė drejtėn tė emėronte nė sanxhakun e Elbasanit dhe tė Dukagjinit njerėzit qė dėshironte vetė. Bushatlliu emėroi nė Elbasan dhėndrin e vet Ahmet pashė Tiranėn, kurse nė Pejė ithtarin e vet Mustafa pashė Gjakovėn. Kėshtu Pashallėku i Shkodrės arriti pėrpjesėtimet tokėsore qė kishte pasur nė kulmin e sukseseve tė vezirėve Bushatllinj paraardhės.
Mirėpo ky pėrforcim i pushtetit tė Ibrahim Pashės sė Shkodrės zgjoi shqetėsimin e Ali pashė Tepelenės, i cili u tremb se mos valiu shkodran do tė shtinte nė dorė edhe 14 kazatė qė ai kishte shkėputur nga sanxhaku i Manastirit, tė cilat i pėrkisnin Bushatlliut si vali. Kjo e shtyu Alinė tė pajtohej me vezirin e Beratit dhe tė pėrgatitej pėr luftė kundėr Bushatlliut. Ishte koha kur kishte shpėrthyer kryengritja serbe dhe malazezėt, tė nxitur dhe prej rusėve, filluan trazira nė kufi. Ibrahim pashė Bushatlliu ndėrmori njė ekspeditė kundėr Malit tė Zi, me anė tė sė cilės shkėputi prej tij krahinat e Kuēit, tė Piprit dhe tė Kelmendit, mirėpo nuk i eci puna mbarė ndaj dy vezirėve toskė qė korrėn fitore kundėr trupave tė tij nė Ohėr e nė Elbasan. Kjo grindje mund tė shndėrrohej nė njė luftė tė madhe po tė mos ndėrhynte Porta pėr fashitjen e saj.
Nė dhjetor 1805 Selimi III e konfirmoi pėrsėri Bushtalliun nė postin e valiut tė Rumelisė edhe pėr vitin 1806. Njė nga detyrat mė me rėndėsi qė i ngarkoi Porta Bushatlliut ishte shtypja e kryengritjes serbe. Nė korrik 1806 bashkė me vezirėt e Bosnjės dhe tė Vidinit ai ndėrhyri me forcat e tij kundėr kryengritjes nė Serbi. Serbėt kėrkuan pezullimin e luftimeve. Porta e Lartė, qė nuk deshi tė hynte nė luftė me Rusinė ku e shtynte Franca, pranoi. Ibrahim Pasha, i cili prishi marrėdhėniet e veta me mirditasit duke vrarė prijėsin e tyre, u largua para kohe duke paraqitur pretekste tė ndryshme, si mungesė furnizimi etj. Kronika shkodrane thotė se “kthej pa fare dobijet nė Shkodėr”. Porta e Lartė e shkarkoi nga detyra e valiut tė Rumelisė, edhe nga ajo e kryekomandantit ushtarak tė ekspeditės kundėr Serbisė.
Ndėrkohė francezėt kishin pushtuar Dalmacinė dhe kishin mbėrritur deri nė kufijtė e Pashallėkut tė Shkodrės. Qeveria franceze dėrgoi nė Shkodėr, ashtu siē kishte dėrguar nė Janinė, pėrfaqėsuesin e vet, konsullin Mark Bryer, me mision tė lidhte e tė forconte marrėdhėniet miqėsore. Bushatlliu u druhej fqinjėve tė rinj tė fuqishėm, prandaj mbajti ndaj tyre qėndrim tė rezervuar e korrekt dhe nuk pranoi tė merrte anėn e tyre as pėrpara dhe as gjatė luftės ruso-turke qė filloi nė mbarim tė vitit 1806. Jo vetėm nuk pranoi tė bashkėpunonte me gjeneralėt francezė kundėr Malit tė Zi, por as tė rekrutonte ushtarė me rrogė nė pashallėkun e tij. Ai shfaqi dėshirėn tė vendoste marrėdhėnie miqėsore nė interes tė tė dy palėve, gjė qė e miratoi edhe qeveria franceze. Mirėpo kėto marrėdhėnie hasėn nė pengesa tė shumta si nga korsarėt francezė qė kapnin anijet shkodrane, ashtu dhe nga aparati administrativ burokratik francez, drejtuesit e tė cilit kėrkonin tė nxirrnin pėrfitime pėr veten e tyre.
Traktati i Tilsitit (mė 1807) i dha fund konfliktit franko-rus dhe ngjalli shpresa se paqja do tė krijonte kushte pėr zhvillimin mė tė mirė tė marrėdhėnieve tregtare me vendet e tjera. Ibrahim pashė Bushatlliu si ēifligar i madh, si pjesėmarrės nė veprimtarinė tregtare e lundrimore dhe si qeveritar i njė qyteti tė madh tregtar si Shkodra, shumica e banorėve tė sė cilės jetonin me tregti, i pėrmirėsoi marrėdhėniet me konsullin Bryer dhe lejoi disa favore nė dobi tė fqinjėve lidhur me furnizimin me ushqime e me lėndė druri. Por mosbesimi qė kishte ndaj francezėve mbeti. Duke pėrfituar nga pėrvoja e hidhur e miqėsisė sė Ali pashė Tepelenės me ta, ai filloi ta shihte miqėsinė me Perandorinė Franceze si rrezik tė afėrt pėr pushtimin e Shqipėrisė, aq mė shumė kur edhe Porta e Lartė deklaronte se nė Tilsit ishin marrė vendime sekrete kundėr Perandorisė Osmane dhe se ndėrmjetėsimi i Francės pėr rivendosjen e paqes me Rusinė ishte i rremė. Prandaj, edhe sipas udhėzimeve tė Stambollit, ai filloi pėrgatitjen pėr mbrojtje dhe, nė tė njėjtėn kohė, u afrua me vezirėt e Beratit dhe tė Janinės pėr lidhje ushtarake si e vetmja rrugė pėr mbrojtjen e pushtetit tė tyre dhe tė gjithė vendit. Ultimatumi qė guvernatori francez i Korfuzit i dėrgoi Ali pashė Tepelenės pėr t’i dorėzuar Butrintin se ndryshe do ta pushtonte me forcė, si dhe kėrkesa e autoriteteve ushtarake franceze pėr tė kaluar njė divizion ushtarėsh nėpėr tokėn shqiptare shkaktuan shqetėsime nė Shqipėri. Nė kėto rrethana edhe popullsia e Shqipėrisė Veriore, sikurse ajo e pjesėve tė tjera tė Shqipėrisė, bashkė me krerėt e saj, shfaqi zemėrim ndaj fqinjit tė huaj dhe u rreshtua rreth vezirit tė vet, e gatshme pėr tė mbrojtur vendin. Konsulli Bryer shkruante nė kėtė kohė se “kokat e njerėzve ishin nxehur mė shumė sesa kujtonte veziri i Shkodrės”. Bushatlliu, ndonėse nuk i reshti masat mbrojtėse dhe njoftoi edhe krerėt e malėsive tė ishin gati pėr luftė, nuk e ndėrpreu veprimtarinė e vet diplomatike pėr tė ruajtur marrėdhėniet paqėsore me Francėn. I ndėrgjegjshėm pėr pasojat shumė tė rėnda qė do tė sillte njė luftė me Francėn, ai i deklaroi konsullit Bryer se nė njė rast tė tillė, mė shumė se kushdo tjetėr ishte ai dhe vendi i tij qė do tė pėsonin po tė prisheshin marrėdhėniet paqėsore, por, nė qoftė se lufta do tė bėhej e pashmangshme, ai do tė kryente detyrėn e vet.
Pėrpjekjet e Ibrahim Pashės pėr tė mos provokuar konfliktin e armatosur dhe pėr tė ruajtur gjendjen paqėsore dėshtuan. Vrasja e katėr ushtarakėve francezė nė Tivar mė 13 mars 1808, qė erdhi si pasojė e sjelljes sė tyre arrogante dhe e urrejtjes sė tivarasve ndaj tyre, solli rrjedhime tė rėnda nė marrėdhėniet fqinjėsore.
Megjithėse hetimet nxorėn nė dritė fajėsinė e katėr oficerėve francezė dhe me gjithė kujdesin e veēantė tė vezirit tė Shkodrės e tė vartėsve tė tij, nė Tivar pėr tė mėnjanuar incidentin, kryekomandanti i ushtrisė sė Dalmacisė, gjenerali Marmon e akuzoi Ibrahim Pashėn te perandori Napoleon si shkaktar tė vrasjes sė katėr oficerėve dhe i kėrkoi dėnimin e komandantit tė Tivarit e tė personave tė tjerė pjesėmarrės nė kėtė vrasje. Nė tė njėjtėn kohė, gjenerali Marmon burgosi tė dėrguarin e vezirit tė Shkodrės, qė 11 ditė mė parė i kishte shpėnė dhurata nė shenjė miqėsie.
Napoleon Bonaparti kėrkoi tė ndėshkoheshin shkaktarėt e vrasjes sė oficerėve francezė nė Tivar, urdhėroi qė tė kėrkohej sadisfaksioni i plotė, ndryshe konsulli Bryer do tė largohej nga Pashallėku i Shkodrės me gjithė shtetasit francezė qė gjendeshin aty. Edhe ky urdhėr kishte karakterin e njė ultimatumi. Por, ashtu siē dėshtoi ultimatumi pėr pushtimin me forcė tė Butrintit, dėshtoi edhe ky. Sa pėr sy e faqe Ibrahim Pasha, i pėrkrahur nga vezirėt e Beratit e tė Janinės, si dhe nga Porta e Lartė, e pushoi nga detyra komandantin e Tivarit dhe e goditi kėtė qytet. Kurse francezėt, qė nuk kishin interes t’i prishnin marrėdhėniet diplomatike me Portėn e Lartė dhe qė kishin nevojė pėr furnizime me ushqime, nuk e zgjatėn mė tej ēėshtjen e sadisfaksionit. Si pėrfundim, marrėdhėniet tregtare u normalizuan, por ngjarje tė rėndėsishme nė pashallėk e zhvendosėn vėmendjen e Ibrahim Pashės nga politika e jashtme nė atė tė brendshme.
Ndėrsa filluan tė normalizoheshin marrėdhėniet fqinjėsore me francezėt dhe tė gjallėroheshin shkėmbimet tregtare, qė pėrbėnin njė nga preokupimet kryesore tė shkodranėve, nė Tiranė lindi njė konflikt i rėndėsishėm brenda pashallėkut qė solli rrjedhime serioze me karakter politik dhe ekonomik nė Shqipėrinė e Veriut dhe shėnoi fillimin e procesit tė shpėrbėrjes sė Pashallėkut tė Shkodrės.
Vdekja e Ahmet pashė Tiranės qė ndodhi nė kėtė kohė, shtroi pėr Ibrahim pashė Bushatlliun dy ēėshtje me rėndėsi: sė pari, zėvendėsimin e tij me njė komandant besnik nė krahinėn e Tiranės, dhe sė dyti, sigurimin e administrimit tė pasurisė sė dhėndrit tė vdekur, e cila u pėrkiste vajzave tė mitura qė la pas. Pėr kėtė ai shkoi vetė nė Tiranė i shoqėruar nga njė forcė e rėndėsishme ushtarake. Pėr komandant vendosi Sulejman pashė Peqinin, megjithėse paria e Tiranės nuk e deshi, kurse pėr administrator caktoi tė bijėn, Humajun hanėmin, nėnėn e vajzave trashėgimtare.
Pas largimit tė vezirit shkodran, paria e Tiranės ngriti krye mė 19 nėntor 1808. E lidhur me Kapllan pashė Toptanin, ajo dėboi me forcė Sulejman Pashėn, kurse Kapllan Pasha nisi pėr nė Shkodėr Humajun hanėmin dhe mori vetė nė dorė administrimin e pasurisė sė Ahmet Pashės sė vdekur, duke u bėrė kujdestari i vajzave tė tij. Kėshtu filloi armiqėsia e vjetėr e Bushatllinjve me Toptanėt, tė cilėt jo vetėm prenė rrugėn me Shkodrėn, por rrethuan edhe Durrėsin, tė cilit i mbetėn hapur vetėm rrugėt detare pėr tė komunikuar me Shkodrėn.
Zgjidhja e kėtij konflikti shumė tė rėndėsishėm nuk mund tė arrihej veēse me forcėn e armėve. Nė muajin shkurt 1809, veziri Bushatlli dėrgoi kundėr Tiranės njė pjesė tė rėndėsishme tė ushtrisė, tė pėrbėrė kryesisht prej malėsorėsh, nėn drejtimin e komandantit tė gardės sė vet, Abdyl agė Dervishit. Por zgjidhja qė kėrkoi tė arrinte Ibrahim Pasha nuk u arrit, sepse pas njė sėmundjeje prej pesė ditėsh ai vdiq dhe ushtria u kthye nė Shkodėr pėr tė vendosur rendin. Kėshtu krahinat e Tiranės dhe tė Krujės mbetėn tė shkėputura nga Pashallėku i Shkodrės. Kjo shėnoi fillimin e procesit tė shthurjes sė kėtij pashallėku.
Ibrahim Pasha la pas dy djem tė rritur, Tahir Pashėn dhe Dervish Beun. Porta e Lartė ia la pushtetin Tahir Pashės, por meqenėse ai ishte i mitur (nuk kishte mbushur as pesė vjeē) lindi grindja nė gjirin e oborrit tė Shkodrės pėr ēėshtjen e qeverisjes, qė hapi rrugė pėr njė thellim tė mėtejshėm tė procesit tė thėrmimit tė pashallėkut tė Shqipėrisė Veriore.
Megjithėse gjatė viteve 1796-1809 vezir Ibrahim pashė Bushatlliu u tregua mė i bindur ndaj Portės sė Lartė sesa paraardhėsi i tij Kara Mahmudi, nė tė vėrtetė ishte po aq i pabindur sa edhe i vėllai. Parimi i pėrparėsisė sė interesave tė pashallėkut tė vet ndaj atyre tė perandorisė mbeti edhe pėr tė princip udhėheqės i marrėdhėnieve me pushtetin qendror. Ky qėndrim i dha atij mundėsinė qė jo vetėm tė mbetej nė radhėn e parė tė feudalėve tė krahinave, qė faktikisht ishin autonomė, por edhe tė shtrinte pushtetin e familjes sė vet nė kufijtė maksimalė qė kishte arritur Pashallėku i Shkodrės nė periudhėn mė tė lulėzuar tė tė atit dhe tė vėllait tė vet.
Kur konflikti i madh evropian mbėrriti nė kufijtė veriperėndimorė tė Perandorisė Osmane dhe kur i gjithė vendi, e sidomos Shqipėria e Veriut u gjend nė vijėn e parė tė rrezikut tė pushtimit qė sillte me vete ky konflikt, Pashallėku i Shkodrės mundi t’i pėrballonte pa pasoja tė rėnda politike dhe ekonomike synimet grabitqare tė shteteve tė fuqishme ruse e franceze. Pėr rrjedhim, veprimtaria ekonomike e brendshme dhe e jashtme ndoqi njė ritėm thuajse normal. Ky ishte fryt i politikės sė aleancės ushtarake midis vezirėve e pashallarėve vendas, tė cilėt, pėrpara kėrcėnimit qė tė humbisnin gjithēka, u detyruan tė hiqnin dorė nga rivalitetet e tyre dhe ndihmuan njėri-tjetrin me mjete dhe ushtarė derisa u kapėrcye rreziku me tėrheqjen e fqinjėve agresorė francezė. Ky bashkėveprim, i mbėshtetur nė ndjenjat patriotike tė popullsisė shqiptare qė ata qeverisnin, e detyroi edhe Portėn e Lartė tė hiqte dorė nga premtimet qė u kishte dhėnė francezėve pėr tė shkelur dhe pėr tė pėrdorur trojet shqiptare nė dobi tė luftės sė tyre.
Ibrahim Pasha, ashtu sikurse Ali pashė Tepelena, mbajti kundrejt rrezikut tė jashtėm njė qėndrim tė menēur e burrėror. Kurse nė ēėshtjen e bashkimit tė Shqipėrisė nėn njė pushtet tė vetėm e tė pėrqendruar politik dhe tė shkėputjes sė saj nga varėsia politike e Portės sė Lartė ose pėr t’u bėrė njė shtet autonom brenda suazės sė Perandorisė Osmane, ai u tregua konservator. Megjithatė, Ibrahim Pasha, nė kushtet e ndarjes sė Shqipėrisė nė vezirate dhe pashallėqe, arriti tė mbante tė bashkuar pjesėn mė tė madhe tė Shqipėrisė sė Veriut dhe krijoi kėshtu kushtet pėr zhvillimin ekonomik tė vendit. Ky nivel ekonomik, shoqėror e kulturor, qė u sigurua nė Shqipėri, nxiste mė shumė prirjen drejt bashkimit politik tė vendit. Fillimi i procesit tė shthurjes sė Pashallėkut tė Shkodrės me shkėputjen e krahinave tė Tiranės dhe tė Krujės nga varėsia e vezirit tė Shkodrės dhe afrimi e lidhja e tyre me vezirin e Janinės, si dhe kalimi i Shqipėrisė sė Jugut nėn pushtetin e Ali pashė Tepelenės, qė eci me ritme tė shpejta, sidomos pas vdekjes sė Ibrahim pashė Bushatlliut, ishin shprehje tė qarta tė prirjes sė vendit drejt bashkimit politik

Modifikuar per here te fundit nga AlbShkodra : 26-10-2003 ne 03:10.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #39  
Te vjeter 26-10-2003, 03:13
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

KREU IV

PASHALLĖQET E MĖDHA SHQIPTARE (1771 - 1831)

4. PASHALLĖKU I SHKODRĖS NĖ VITET 1797-1812

Grindjet pėr pushtet nė Pashallėkun e Shkodrės
Menjėherė mbas vdekjes sė Ibrahim Pashės, u formua regjenca nėn kryesinė e qehajait tė vezirit, Sali bej Koplikut, Sulejman Beut tė vogėl dhe tė Mehmet agė Tabakut, qė ishin tre nga bashkėpunėtorėt kryesorė tė vezirit tė vdekur. Regjenca mori pushtetin nė emėr tė Tahir Pashės pesėvjeēar dhe u mundua tė ruante rendin e qetėsinė. Kjo ishte njė masė e nevojshme veēanėrisht kur doli nė dritė rreziku i shpėrbėrjes sė pashallėkut, qė filloi me ngjarjet e Tiranės. Por, me kthimin e ushtrisė nga Tirana, doli si pretendent pėr tė marrė pushtetin Xheladin Beu, kushėri i vezirit, i pėrkrahur nga vėllezėrit Dervishaj, njėri komandant i gardės dhe tjetri hazinedar (pėrgjegjės i thesarit) i vezir Ibrahim Pashės. Kėta pretendonin se detyra e myteselimit tė Tahir Pashės i takonte Xheladin Beut, meqenėse ai ishte mė i moshuari nė farefisin e vezirit tė vdekur dhe se vetė Ibrahim Pasha atė e linte si mėkėmbės sa herė qė largohej nga Shkodra. Nė tė vėrtetė Dervishajt synonin ta drejtonin vetė pashallėkun, meqė Xheladin Beu ishte njeri i pazotė. Por synimet e tyre ndeshnin nė antipatinė e krerėve shkodranė dhe tė popullsisė sė qytetit tė Shkodrės ndaj Xheladin Beut. Krahas kėtij grupi doli njė tjetėr, i cili duke u mbėshtetur nė pjesėn mė tė madhe tė shkodranėve, kėrkonte t’i jepte pushtetin Mustafa Beut, djalit 13-14 vjeēar tė Mehmet pashė Bushatlliut, kujtimi i mirė i tė cilit si burrė i virtytshėm ruhej ende nė Shkodėr. Ky pinjoll Bushatlli pėrkrahej edhe nga veziri i Janinės, qė kishte fejuar mbesėn e vet me tė. Ali Pasha i njoftoi krerėt feudalė shkodranė se kishte ndėrhyrė nė favor tė tij pranė Portės sė Lartė. Ky interesim, qė nė dukje lidhej me krushqinė, nuk ishte i zhveshur nga interesa politike me bazė bashkimin politik, vullnetar e paqėsor tė Shqipėrisė.
Mė 7 mars 1809 nė Shkodėr plasi njė zjarr i shkaktuar nga grindjet midis grupeve rivale. Ky zjarr u fashit pas djegies sė njė lagjeje tė qytetit, dhe pas marrėveshjes sė krerėve kryesorė pėr t’ia lėnė qeverisjen e pėrkohshme Xheladin Beut. Mirėpo, duke pasur frikė se mos humbiste pushtetin dhe meqė Koplikajt, sipas tij, ishin nxitės tė njė komploti qė synonte t’i jepte qeverisjen Mustafa Beut, Xheladin Beu vrau Sulejman Beun e vogėl. Atėherė, pėr t’i dalė pėrpara pėrēarjes sė mėtejshme dhe luftės civile, krerėt e shkarkuan Xheladin Beun nga funksioni qė i kishin besuar dhe ia kaluan atė Mustafa Beut, tė bindur se vetėm autoriteti i derės sė Bushatllinjve do tė shpėtonte pashallėkun dhe do tė mėnjanonte luftėn civile.
Xheladin Beu megjithėse u ngrit me 300 pasuesit e tij kundėr myteselimit tė ri dhe luftoi i mbyllur nė sarajet e veta, u detyrua tė dorėzohej me kusht qė tė largohej nga qyteti pa iu prekur pasuria.
Ky sukses si dhe nėnshtrimi i krahinės sė Vasejoviqit, qė nė atė kohė kaloi nė anėn e Malit tė Zi, e rriti autoritetin e Mustafa Beut dhe u duk sikur u vendos qetėsia. Mirėpo intrigat nė oborrin e Shkodrės nuk pushuan. Pas Xheladin Beut u revoltuan vėllezėrit Dervishaj. I kėshilluar edhe prej Ali pashė Tepelenės, Mustafa Beu i shkarkoi ata nga funksionet e larta qė mbanin. Ata kundėrshtuan dhe, mė 21 dhjetor 1809, filluan qėndresėn e armatosur nė sarajet e tyre ku kishin futur edhe artileri. Mė 18 dhjetor, edhe ata kapitulluan dhe u larguan nga Shkodra pasi siguruan paprekshmėrinė e pasurisė sė tyre.
Fakti se Mustafa Beu ua detyronte pushtetin kėshilltarėve e favoritėve qė e pėrkrahnin, u dha mundėsi disave prej tyre tė fillonin tė pasuroheshin nė kurriz tė popullit duke kryer veprime arbitrare.
Ky regjim arbitrar ndeshi nė kundėrshtimin e fortė tė qytetarėve. Pėrfaqėsuesit e esnafeve me ēaushbashin nė krye shkuan nė kėshtjellė dhe protestuan te Mustafa Beu, duke kėrkuar prej tij tė ndėshkonte veprimin arbitrar tė njė oficeri tė tij ndaj njė tregtari. Mustafa Beu, sipas kėshillave tė favoritėve tė tij, jo vetėm refuzoi ta ndėshkonte oficerin fajtor, por urdhėroi qė ēaushbashi tė dėbohej nga Shkodra. Pėrfaqėsia shkodrane kundėrshtoi dhe kėrkoi prej tij tė dėbonte kėshilltarėt e kėqinj. Shpėrtheu kėshtu konflikti midis qytetarėve dhe qeveritarit. Qytetarėt u bashkuan dhe bllokuan kėshtjellėn. Me lagjet e tjera tė Shkodrės u lidh edhe ajo e tabakėve qė njihej si pėrkrahėse besnike e Bushatllinjve. Shumica e qytetarėve, zejtarė e tregtarė, ngjeshėn armėt, ngritėn barrikada, siguruan mallrat mė tė vyera tė tregut nė vise ku nuk i kapte rrezja e qitjeve tė artilerisė dhe e forcuan bllokadėn e kėshtjellės. Nė kėto pėrgatitje nuk munguan tė merrnin pjesė edhe gra shkodrane tė armatosura.
Java e parė e rebelimit tė popullit kundėr qeveritarit Bushatlli e sidomos kundėr favoritėve tė tij, shkoi pa u zbrazur armė nga tė dy palėt, sepse tė gjithė e dinin se Mustafa Beu ishte ende tepėr i ri pėr ta ngarkuar me pėrgjegjėsi tė plotė. Edhe pas njė muaji gjendja nuk ndryshoi. Kjo gjendje pritjeje filloi tė shkaktonte ērregullime nė qytet dhe tė rrėnonte shtresat e varfra qytetare pėr shkak tė pezullimit tė veprimtarisė sė tregut. Ndėrkohė, pėrfituan nga trazira dhe mbėrritėn nė Shkodėr Xheladin Beu dhe Dervishajt me qėllim qė tė merrnin pushtetin duke shfrytėzuar mosmarrėveshjen midis popullit dhe qeveritarit Bushatlli. Pėr t’ia arritur qėllimit tė tyre, ata pėrgatitėn njė komplot tė rrezikshėm. Ndėrsa u lidhėn me kapedanin e Mirditės, Preng Lleshin, dhe me komandantin e Lezhės, Sulejman Agėn, tė cilėt i bindėn tė ngrinin krye, nė Shkodėr bėnė pėr vete shumicėn e krerėve tė qytetit pėr ta rrėzuar Bushatlliun e ri nga pushteti i myteselimit. Mirėpo lagjja e tabakėve u shkėput nga lidhja qytetare, sepse krerėt e saj nuk donin tė vinte nė fuqi Xheladin Beu dhe as tė ndėrronte karakteri i lėvizjes qė ishte ndėshkimi e dėbimi i favoritėve tė myteselimit tė ri. Nga ana e tij, Mustafa Beu kėrkoi ndihmėn e malėsive tė Shkodrės. Mė 2 mars 1810 u ndez lufta civile midis pėrkrahėsve tė Xheladin Beut dhe atyre tė Mustafa Beut, kurse mė 3 mars Zadrima ra nė duart e mirditorėve dhe Sulejman Aga i Lezhės u bashkua me Xheladin Beun.
I pėrkrahur nga banorėt e lagjes sė tabakėve dhe nga malėsitė, Mustafa Beu filloi mė 9 mars kundėrsulmin, duke pėrdorur tė gjitha forcat dhe armėt e veta, pa pėrjashtuar artilerinė. Dy ditė e dy net vazhduan luftimet dhe, megjithėse u vranė e u plagosėn 300 veta nga tė dyja palėt, fitorja nuk u buzėqeshi as rrethuesve e as tė rrethuarve.
Pėr tė varrosur tė vrarėt dhe pėr tė filluar bisedimet pėr marrėveshje, Mustafa Beu dėrgoi pėrfaqėsuesin e vet nė qytet. Tė lodhur e tė dėshpėruar nga konflikti qė shkaktoi aq gjakderdhje e aq dėme materiale nė qytet, e sidomos nė treg dhe, meqė nuk prisnin asgjė tė mirė nga ardhja nė pushtet e Xheladin Beut, shkodranėt e thjeshtė e pritėn me dėshirė lajmin e dėrgatės sė Mustafa Beut.
Bisedimet pėr marrėveshje filluan mė 11 mars, por nuk nxorėn nė dritė asnjė pėrfundim. Kjo gjendje i mėrziti shkodranėt, prandaj, ata mė nevojtarėt filluan nga punėt e veta. Shembullin e tyre e ndoqėn edhe tė tjerė, kėshtu lėvizja dalėngadalė u shua. Nė kėtė mėnyrė, heshtazi Shkodra nuk pranoi qė pushteti tė kalonte nė duart e Xheladin Beut, synimet e tė cilit dėshtuan. Ndėrkaq, nga Porta e Lartė mbėrriti fermani qė i dha gradėn e pashės me dy tuja Mustafa Beut dhe miratoi qeverisjen e sanxhakut tė Shkodrės nga ana e tij nė emėr tė Tahir Pashės, derisa ky tė arrinte moshėn madhore. Pashės sė ri i mbetej tė zgjidhte problemin e Zadrimės dhe tė Lezhės qė rrezikonin t’i dilnin pėrfundimisht nga duart.
Meqenėse nuk ia arritėn qėllimit me forcat e tyre nė qytetin e Shkodrės, krerėt kundėrshtarė u lidhėn me forca tė jashtme sikurse ato tė Kapllan pashė Toptanit dhe Numan pashė Begollit. Preng Lleshi e Sulejman Aga i dhanė pengje Kapllan Pashės, kurse Numan Pashės i premtuan bashkimin e krahinave tė Lezhės, tė Zadrimės e tė Mirditės me sanxhakun e Dukagjinit. Kjo shkėputje qė ishte dėshirė e vjetėr e Begollajve, tė cilėt i kishin humbur ato krahina qysh mė 1769, i interesonte edhe Kapllan Pashės, sepse kėshtu ai nuk do t’i kishte mė nė kufi Bushatllinjtė dhe do tė siguronte sundimin e vet nė krahinat e Krujės, tė Tiranės, tė Durrėsit dhe tė Ishmit deri nė lumin Drin, qė ishin vėnė nga ajo kohė nė “vartėsi” tė vezirėve shkodranė.
Fakti qė krerėt kundėrshtarė nuk pranuan njohjen zyrtare tė Mustafa Beut si myteselim e si pashė dhe veēanėrisht pėrhapja e lajmit pėr mundėsinė e shkėputjes sė tri krahinave nga sanxhaku i Shkodrės, i afroi shkodranėt dhe i lidhi me qeveritarin e tyre ligjor. Ky lajm i detyroi edhe pashallarėt kosovarė tė Prizrenit, tė Prishtinės, tė Shkupit dhe tė Tetovės tė afroheshin me Bushatlliun dhe t’i premtonin atij pėrkrahje ushtarake kundėr Numan Pashės sė Pejės me tė cilin ishin nė grindje. Shqetėsimi i tyre lidhej nė radhė tė parė me ndryshimet qė po ndodhnin nė Shqipėrinė Jugore nė dobi tė pushtetit tė Ali Pashės dhe me rrezikun e shtrirjes sė mėtejshme tė sundimit tė tij edhe nė Shqipėrinė Veriore, mbasi ndėrkohė administrimi i sanxhakėve tė Elbasanit dhe tė Ohrit kishin kaluar nė duart e tepelenasve.
I ēliruar nga trazirat nė qytetin e Shkodrės dhe i pėrkrahur nga pashallarėt kosovarė, Bushatlliu e drejtoi ushtrinė e vet, tė pėrforcuar me malėsorė besnikė tė Mbishkodrės, nė Zadrimė e nė Lezhė. Preng Lleshi dhe Sulejman Aga, tė mbetur pa ndihmėn e forcave tė Numan Pashės, qė nuk guxoi tė ndėrhynte, sepse u gozhdua nga forcat e pashallarėve kosovarė, pėsuan disfatė. Kapidani i Mirditės, qė u plagos vetė dhe humbi tė vėllanė e njė numėr pasuesish, u tėrhoq nė krahinėn e vet, kurse komandanti i Lezhės u kap i gjallė.
Kjo fitore e rėndėsishme i detyroi krerėt kundėrshtarė shkodranė, duke filluar nga mė tė moderuarit deri te Xheladin Beu e Dervishajt qė kishin qenė koka e komplotit, por qė u fshehėn prapa aleatėve tė tyre, tė kėrkonin pajtim me myteselimin zyrtar e fitimtar. Pėr t’u dhėnė fund grindjeve, Bushatlliu pranoi t’i falte dhe tė pajtohej me ta nė muajin gusht 1810. Por pajtimi nuk zgjati shumė. Xheladin Beu e Dervishajt, tė shqetėsuar se mund tė arrestoheshin, sikurse disa krerė pėrkrahės tė tyre, u rebeluan pėrsėri mė 27 mars 1811 dhe luftuan kundėr forcave tė Bushatlliut deri mė 2 shkurt 1811, derisa pozicionet e tyre u shkatėrruan nga artileria e tij. Pas kėsaj ata u larguan fshehurazi nga Shkodra.
Ky sukses i ri si dhe njė fitore tjetėr mbi malazezėt, qė kishin sulmuar nė kufi, i dhanė fund pėrēarjes feudale nė Shkodėr dhe nė sanxhak. Kjo u shpreh nė bindjen e plotė tė komandantėve tė krahinave, tė cilėt njėri pas tjetrit iu nėnshtruan pashės Bushatlli. Kėshtu u rivendos autoriteti i shtėpisė sė Bushatllinjve dhe u rrit pėrqendrimi i pushtetit nė duart e saj. Por trazirat e deritanishme thuajse e kishin reduktuar Pashallėkun e Shkodrės nė kufijtė e sanxhakut tė Shkodrės.
Nga Pashallėku i Shkodrės ishin shkėputur sanxhakėt e Ohrit dhe tė Elbasanit, qė kishin kaluar nėn sundimin e vezirit tė Janinės, ndėrsa, nga ana tjetėr, kishte dalė nė shesh armiqėsia e Begollajve ndaj Bushatllinjve duke u asgjėsuar kėshtu edhe lidhja qė e bėnte sanxhakun e Dukagjinit tė konsiderohej si pjesė pėrbėrėse e atij pashallėku. Mė 1 gusht 1811, Ali pashė Tepelena pushtoi qytetin e Vlorės dhe bashkė me tė, pjesėn dėrrmuese tė sanxhakut tė Vlorės. Kjo gjendje i detyroi krerėt kryesorė tė sanxhakut tė Shkodrės si dhe ata tė sanxhakėve tė Kosovės tė shtrėngonin lidhjet e tyre rreth Mustafa Pashės, me qėllim qė tė krijohej njė ekuilibėr i ri forcash nė Shqipėri pėr tė penguar shtrirjen e mėtejshme tė sundimit tė vezirit tė Janinės drejt veriut. Ky afrim u bė sidomos kur Bushatlliu i ri filloi pėrgatitjet pėr martesėn e vet me mbesėn e Ali Pashės. Nėn ndikimin e tyre, Mustafa Pasha i drejtoi Portės sė Lartė njė kėrkesė, me anėn e sė cilės i lutej t’i besohej detyra e mytesarifit tė sanxhakut tė Shkodrės. Kėtė kėrkesė e motivoi me nevojėn pėr t’i bėrė ballė vezirit tė Janinės, i cili duke strehuar Xheladin Beun, si dhe bejlerėt e agallarėt e tjerė tė dėbuar nga Shkodra, kishte pėr qėllim tė shtinte nė dorė edhe sanxhakun e Shkodrės dhe pastaj tė shpallej sundimtar i pavarur. Nė fund tė lutjes ai shtonte se e konsideronte Ali Pashėn armik dhe, po ta lypte nevoja, ishte gati tė jepte jetėn e vet pėr sulltanin.
Kjo kėrkesė u shoqėrua nga njė varg deklaratash tė kadilerėve tė krahinave tė sanxhakut tė Shkodrės, nė tė cilat thuhej se Mustafa Pasha ishte treguar i aftė tė vendoste rendin e qetėsinė dhe tė mbronte kufijtė, prandaj kėrkohej nga Porta e Lartė qė ai tė emėrohej mytesarif i sanxhakut tė Shkodrės.
Nė tė vėrtetė, Mustafa Pasha dhe ata qė qėndronin pas tij kishin arsye t’i shihnin me dyshim synimet pushtuese tė vezirit tė Janinės, mbasi Numan Pasha i Pejės ishte njė nga tė pėrkrahurit e tij, kurse Kapllan Pasha i Krujės ishte vartės i drejtpėrdrejtė i tij, meqenėse krahinat ku qeveriste ai i pėrkisnin sanxhakut tė Ohrit. Xheladin Beu dhe Dervishajt jo vetėm ishin strehuar nė trojet ku sundonte Kapllan Pasha, por kishin marrė edhe drejtimin e krahinės sė Tiranės, kishin vrarė dy vėllezėr tė familjes sė Jellajve, qė nuk kishin dashur tė shkėputnin lidhjet e tyre me Bushatllinjtė, dhe kishin detyruar Ahmet agė Jellėn tė braktiste sipėrmarrjen e Durrėsit e tė arratisej. Nė kėto rrethana Mustafa Pasha filloi tė kundėrvepronte. Nga njėra anė, dėrgoi forcat ushtarake deri 10 km larg Pejės pėr tė nxitur e inkurajuar pejanėt tė ngriheshin kundėr Numan Pashės, pėr tė dėbuar e pėr tė vendosur nė vendin e tij Ethem Pashėn; nga ana tjetėr, filloi njė fushatė tė gjerė pėr pajtimin e gjaqeve dhe armiqėsive nė tė gjithė sanxhakun e Shkodrės. Fushata tė tilla bėheshin vetėm nė raste tė jashtėzakonshme, kur i duhej bėrė ballė ndonjė rreziku tė madh.
Tė gjitha kėto ngjarje treguan ndarjen nė dy fronte armiqėsore tė pashallarėve shqiptarė, qė ishin njėri kundėr bashkimit tė vendit nėn njė pushtet tė vetėm, kurse tjetri pro kėtij bashkimi. Kjo pėrēarje u kristalizua pikėrisht kur mendohej se lidhja e krushqive midis dy familjeve mė tė fuqishme tė parisė shqiptare, mund tė shpinte nė marrėveshje midis tyre pėr t’u kryer kthesa e madhe politike e bashkimit tė klasės feudale shqiptare dhe e shtetit tė saj, pa tė cilėn nuk mund t’i jepej fund pushtimit shekullor osman. Mirėpo pėrēarja e krerėve shqiptarė ishte ende njė plagė e thellė, qė ushqehej nė radhė tė parė nga partikularizmi i theksuar i disa oxhaqeve kryesore feodale.
Porta e Lartė nuk la pa e shfrytėzuar kėtė gjendje. Ajo jo vetėm pranoi ta emėronte Mustafa Pashėn mytesarif tė sanxhakut tė Shkodrės, por shqyrtoi edhe mundėsinė pėr ta ngritur atė nė shkallėn e vezirit dhe pėr t’i krijuar kushtin e domosdoshėm qė tė grumbullonte rreth vetes tė gjithė krerėt, kundėrshtarė tė vijės sė bashkimit tė klasės feudale shqiptare nėn njė udhėheqje tė vetme politike. Njė vendim tė tillė ajo e mori kur Mustafa Pasha dėrgoi 800 krushq tė vinin tė merrnin nusen e tij nė Janinė. Mė 25 maj 1812, kur krushqit shkodranė po ktheheshin nė Shkodėr bashkė me nusen, mbėrriti i dėrguari i Portės sė Lartė me fermanin nė fjalė. Nė atmosferėn e gėzimit tė dasmės, shpallja e fermanit qė e emėronte Mustafa Pashėn mytesarif tė sanxhakut tė Shkodrės e tė njėsive qė vareshin prej tij dhe qė e ngrinte atė nė shkallėn e vezirit, zhduku ato mundėsi tė pakta pėr afrimin e qeveritarėve tė Shqipėrisė Veriore e Verilindore me qeveritarin e Shqipėrisė sė Jugut, i hapi rrugėn jo vetėm shembjes sė afėrt tė dy pashallėqeve, por edhe asgjėsimit ekonomik e politik madje dhe fizik tė dy familjeve sunduese qė nuk arritėn tė merreshin vesh e tė bashkoheshin me njėra-tjetrėn.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!