Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Historia

Historia e Shqiperise - Mesjeta

Teme e Mbyllur
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #36  
Te vjeter 25-10-2003, 01:43
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

KREU III

FUNDI I SUNDIMEVE TĖ HUAJA.
FORMACIONET SHTETĖRORE SHQIPTARE NĖ SHEK. XIV - FILLIMI I SHEK. XV

2. FORMACIONET SHTETĖRORE SHQIPTARE NĖ SHEK. XIV DHE NĖ FILLIM TĖ SHEK. XV

Shteti i Arianitėve
Arianitėt ishin njė familje e vjetėr fisnike. Zotėrimet e tyre shtriheshin pėrgjatė luginės sė Shkumbinit e Rrugės Mbretėrore (Egnatia) dhe nė lindje arrinin sė paku deri nė afėrsi tė Manastirit.
Nė burimet historike emri i familjes fisnike tė Arianitėve haset pėr herė tė parė nė shek. XI nė veprėn e Gjergj Kedrenit Pėrmbledhje Historish. Ai tregon se nė fillim tė shek. XI (1001-1018) perandori i Bizantit emėroi patricin David Arianitin si strateg tė Selanikut dhe, mė pas, si strateg tė Shkupit. Ai luftoi kundėr bullgarėve nė Strumicė e nė Shkup. Edhe djali i tij, Konstandini, pėrmendet nė vitet 1049-1050 si ushtarak nė shėrbim tė Perandorisė Bizantine. Nė njė marrėveshje qė Karli I Anzhu lidhi me disa fisnikė shqiptarė, nė fund tė shek. XIII (1274), pėrmendet ndėr kėta edhe sebast Aleks Arianiti. Emri i Arianitėve do tė vazhdonte tė ishte i pranishėm edhe mė shumė nėpėr dokumente tė shek. XIV. Nė dy dokumente tė vitit 1304 tė princit tė Tarentit, Filipit, dhe tė mbretit tė Sicilisė, Karlit II, ndėr emrat e disa familjeve fisnike shqiptare, qė u njiheshin privilegjet e mėparshme, ėshtė shėnuar edhe emri i Arianitėve. Nė njė letėr tė vitit 1319, qė papa Johani XXII ua drejtoi disa fisnikėve shqiptarė, ėshtė shėnuar emri i protolegatorit Guljelm Arianiti. Nė Epitafin e Glavinicės, tė qėndisur nė vitin 1373, gjendet edhe emri i qėndistarit Gjergj Arianiti.
Pėr kėto figura me mbiemrin Arianiti nuk mund tė krijohet njė lidhje e sigurt dhe tė pohohet se domosdo ata i pėrkisnin tė njėjtit trung familjar. Sidoqoftė, nėpėrmjet tyre del qartė sė Arianitėt ishin njė familje fisnike e vjetėr e Shqipėrisė Qendrore, nga mė tė njohurat dhe me ndikim tė veēantė nė jetėn politike tė vendit. Rol pozitiv nė kėtė drejtim kishte zotėrimi e kontrolli prej Arianitėve i segmenteve tė rėndėsishme tė Rrugės Mbretėrore (Egnatia) nėpėr tė cilėn lėviznin karvane tė shumta pėr tregtimin e drithit, tė kripės e tė mallrave tė tjera. Pėr zotėrimin e kėsaj rruge tregtare shumė tė rėndėsishme, Arianitėt duhet tė kenė bashkėpunuar me Pavėl Kurtikun, zotėrimet e tė cilit gjendeshin nė krahinat pėrgjatė rrjedhjes sė mesme tė lumit Shkumbin, si dhe me Andre Gropėn, sundimtarin e qytetit tė Ohrit. Pozicioni mbizotėrues i kėshtjellės sė Ohrit, mbi tėrė rajonin e njė liqeni shumė tė pasur me peshk tė cilėsisė sė lartė, kishte bėrė qė zotėrimi i tij tė ishte nė qendėr tė aksioneve politike e ushtarake tė zotėrve tė rajoneve pranė tij.
Veprimtaria politike e Arianitėve do tė pasqyrohet mė mirė nė dokumentet e shek. XV, kur ata, prej pushtimeve osmane, humbėn rajonet e pasura lindore dhe filluan tė ndiqnin njė politikė mė aktive, sidomos qysh nga vitet 30 e mė pas, kur Gjergj Arianiti korri njė varg fitoresh kundėr ushtrive osmane.
Krahas mbiemrit Arianiti kjo familje fisnike pėrmendet nė burimet historike edhe me emra tė tjerė familjarė, si Komneni, Golemi, Topia, Shpata e Ēermenika, si dhe me disa tituj fisnikėrie. Titujt ishin tė trashėguar dhe dėshmonin pėr lidhjet krushqore qė kishin krijuar Arianitėt me familjet e tjera fisnike, duke pėrfshirė edhe atė perandorake tė Bizantit, siē e tregon mbiemri Komneni. Si familje sundimtare Arianitėt kishin edhe simbolet e veta. Shqiponja dykrenare ishte nė stemėn e tyre. Nė njė dokument tė kohės tregohet se Gjergj Arianiti kishte porositur nė Raguzė qė tė thurej flamuri i tij.
Pema gjenealogjike e Arianitėve nuk mund tė ndėrtohet saktėsisht, qė nga periudhat mė tė hershme, kur ata pėrmenden pėr herė tė parė. Sipas autorėve tė vjetėr shqiptarė, Marin Barlecit e Gjon Muzakės, i ati i Gjergj Arianitit ka qenė Komnen Arianiti. Ky qe martuar me vajzėn e Nikollė Sakatit, qė kishte edhe mbiemrin Zaharia, zot i qytetit port tė Buduas. Komnen Arianiti pati tre djem (Gjergjin, Muzakėn dhe Vladanin), si dhe njė vajzė qė u martua me Pal Dukagjinin.
Muzakė Arianiti kishte vetėm njė djalė, Moisiun, bashkėluftėtarin e njohur tė Skėnderbeut, qė njihet kryesisht me mbiemrin Golemi (Moisi Golemi). Ky u martua me Zafinė Muzakėn, ish-gruan e Muzakė Topisė, i cili u rimartua me tė motrėn e Skėnderbeut, Mamicėn.
Vėllai i vogėl i Gjergj Arianitit, Vladani, u martua me vajzėn e Gjon Kastriotit, Angjelinėn, shumė kohė pėrpara se Skėnderbeu tė dilte nė krye tė luftės antiosmane tė shqiptarėve. Djali i tyre Muzaka (i cilėsuar si Muzaka i Angjelinės, pėr t`u dalluar nga i ungji) do tė ishte pjesėmarrės nė Kuvendin e Lezhės tė vitit 1444.
Veprimtaria politike dhe ushtarake e djalit tė madh tė Komnen Arianitit, Gjergjit, i dha familjes fisnike shqiptare tė Arianitėve emėr e peshė tė veēantė nė jetėn politike tė Shqipėrisė.
Gjergj Arianiti u martua me Marie Muzakėn, me tė cilėn pati tetė vajza. Vdekja e saj bėri qė, mė pas, Gjergji tė martohej me italianen Despina (ose Petrina) Frankone, vajzė e guvernatorit tė qytetit Leēe tė Mbretėrisė sė Napolit. Me tė Gjergj Arianiti pati tre djem (Thomanė, Kostandinin dhe Arianitin) dhe njė vajzė.
Zotėrimet e Arianitėve, ashtu si dhe ato tė fisnikėve tė tjerė shqiptarė, gjatė periudhave tė ndryshme kanė njohur zgjerime e ngushtime. Pavarėsisht nga kėto, duke zotėruar segmente tė rėndėsishme tė Rrugės Mbretėrore (Egnatia) dhe tė degėzimeve tė ndryshme tė saj, Arianitėt kanė gėzuar njė pozitė tė veēantė nė jetėn ekonomike e politike tė Shqipėrisė dhe nė marrėdhėniet e lidhjet qė mund tė krijoheshin midis rajoneve tė ndryshme tė vendit dhe forcave politike tė tyre. Dėshmi e kėsaj janė edhe lidhjet e shumta martesore tė Arianitėve me zotėrit e tjerė tė viseve shqiptare, qė ishin kufitare me ato tė Arianitėve, si Muzakajt e Kastriotėt, apo edhe mė tė largėta si Dukagjinėt e deri me despotin serb, Stefan Brankoviēin, kur ky, pas pushtimit tė Despotatit tė Rashės prej osmanėve, u vendos nė vitin 1459 nė Krujė, ku qėndroi pėr disa vjet pranė Skėnderbeut dhe u martua me njė vajzė tė Gjergj Arianitit.
Pėr rėndėsinė politike dhe ekonomike tė shtetit tė Gjergj Arianitit dėshmon mė sė miri martesa e dytė e tij me vajzėn e guvernatorit tė qytetit tė Leēes nė Italinė e Jugut, qė ishte porti mė jugor i krahinės sė Puljes dhe, nė rrugė detare, mė i afėrti me bregdetin shqiptar. Interesat ekonomikė nė Shqipėri e kanė shtyrė guvernatorin e Leēes tė martonte vajzėn larg vendit tė tij e pėrtej detit Adriatik, sė pari nė Korfuz, dhe, pasi mbeti e ve, me Gjergj Arianitin nė Shqipėri, qė ka qenė eksportuese e rėndėsishme drithėrash. Shtrirja lindore e shtetit tė Gjergj Arianitit ka qenė e thellė. Ajo i ka pėrfshirė, ose sė paku ka qenė kufitare me fushat e Manastirit e tė Follorinės, qė ishin rajone tė prodhimit tė bollshėm tė drithėrave, ku ēmimi i shitjes sė tij ka qenė mė i ulėti se nė rajonet e tjera tė prodhimit tė tij nė Shqipėri dhe shumė mė i ulėt se ēmimi i shitjes nė Itali. Gjithashtu nėn zotėrimin e Arianitėve ka qenė, nė mos tėrėsisht, pjesėrisht, rajoni i liqenit tė Ohrit, prej tė cilit siguroheshin tė ardhura shumė tė mėdha nga peshkimi dhe nga eksportimi i gjerė i peshkut tė thatė tė cilėsisė sė lartė, artikull ushqimor ky qė ishte shumė i parapėlqyer nga banorėt e rajoneve tė tjera.
Nėn zotėrimin e Arianitėve mund tė kenė qenė pėr njė kohė edhe qytetet e Manastirit e tė Follorinės, para se tė binin nėn pushtimin osman. Nė kėtė rajon Arianitėt kanė zotėruar kėshtjellėn e Sopotnicės (Sfetigradi), qė osmanėt e ripagėzuan me emrin Demir Hisar, kėshtjellė nė njė pozicion kyē, nga mund tė kontrolloheshin disa rrugė tregtare shumė tė rėndėsishme. Si kufij natyrorė jugorė tė shtetit tė Gjergj Arianitit kanė qenė lumi Devoll dhe zotėrimet e Muzakajve, kurse nė veri shteti i Kastriotėve. Nė perėndim Arianitėt kanė pasur dalje tė gjerė nė detin Adriatik nė jug tė Durrėsit dhe nė rajonin e Myzeqesė. Gjergj Arianiti kėrkonte tė kishte nėn zotėrimin e tij edhe Vlorėn e Kaninėn bashkė me rrethinat e tyre, qė formonin rajonin bregdetar shqiptar, i cili, nė rrugė detare, ishte mė afėr bregdetit italian. Kėto synime tė Gjergj Arianitit kanė zėnė vend nė aktet zyrtare tė marrėdhėnieve tė tij me Mbretėrinė e Napolit. Gjurmė tė tyre mbetėn edhe pas vdekjes sė Gjergjit. Njė djalė dhe njė nip i tij ushtruan detyrėn e funksionarėve tė lartė osmanė nė rajonin e Vlorės. Nė njė dokument tė fundit tė shek. XV, ky rajon ėshtė shėnuar si pjesė e “Arbėrisė sė Arianitit”, emėrtim i pėrdorur krahas “Arbėrisė sė Skėnderbeut”.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #37  
Te vjeter 25-10-2003, 01:44
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

KREU III

FUNDI I SUNDIMEVE TĖ HUAJA.
FORMACIONET SHTETĖRORE SHQIPTARE NĖ SHEK. XIV - FILLIMI I SHEK. XV

2. FORMACIONET SHTETĖRORE SHQIPTARE NĖ SHEK. XIV DHE NĖ FILLIM TĖ SHEK. XV

Balshajt dhe pėrpjekjet pėr njė shtet tė bashkuar shqiptar
Ndėr principatat e pavarura shqiptare, qė lulėzuan pas mesit tė shek. XIV, mė e rėndėsishmja ishte ajo e familjes Balsha me origjinė nga qyteza e Balėz, nė afėrsi tė qytetit tė Shkodrės. Gjatė pushtimit serb tė atyre anėve, emri i kėsaj familjeje mbetet nė errėsirė. Megjithatė ka arsye tė mendohet se Balshajt qenė njė ndėr dyert e shumta fisnike shqiptare, tė shpronėsuara dhe tė keqtrajtuara tė kėsaj treve, pėr tė cilat flet mė 1331 kryepeshkopi i Tivarit, Guljelmi i Adės. Gjithsesi, pas mesit tė shek. XIV, tre vėllezėrit Balsha, Strazimiri, Gjergji I dhe Balsha II, e vunė kėtė familje nė ballė tė politikės dhe tė proceseve shtetformuese shqiptare, duke shfrytėzuar edhe momentin e pėrshtatshėm qė pasoi vdekjen e car Stefan Dushanit. Me shthurjen e Perandorisė sė tij, vėllezėrit Balshaj iu vunė punės pėr ta kthyer Gentėn (Zetėn), ashtu si Dioklenė e dikurshme, nė njė shtet tė pavarur nga mbretėria serbe. Pėr kėtė qėllim, ata prenė ēdo lidhje me oborrin e carit tė ri serb, Stefan Uroshit, i cili i konsideronte Balshajt “rebelė” dhe i trajtonte si kundėrshtarė tė papajtueshėm tė tij. Kundėr sundimtarėve shqiptarė tė Gentės, ai u pėrpoq tė nxiste sundimtarėt sllavė si dhe Republikėn e Venedikut, e cila i druhej fuqizimit tė Balshajve dhe sidomos kthimit tė principatės sė tyre nė njė principatė detare. Me zotėrimin e Ulqinit, tė Tivarit e tė vetė Shkodrės dhe tė skelės sė Shirgjit, si dhe me shtėnien nė dorė pėrfundimisht tė Buduės mė 1367, Balshajt ishin nė gjendje tė kontrollonin lėvizjet tregtare nėpėr Adriatik. Nė duart e tyre ndodheshin rrugėt tregtare qė zgjateshin prej bregdetit drejt viseve tė brendshme. Mė e rėndėsishmja prej tyre ishte rruga qė fillonte nė pikėn doganore tė Dejės, ku bashkoheshin rrugėt qė vinin nga portet e Shėngjinit, tė Ulqinit e tė Tivarit, dhe vazhdonte nėpėr luginėn e Drinit pėr tė arritur nė Rrafshin e Dukagjinit, nga ku degėzohej nė qendėrbanimet kryesore tė Kosovės. Gjithė pushtetin e Balshajve nė kėto treva nxitoi ta shfrytėzonte nė tė mirė tė tregtisė sė vet Republika e Raguzės, e cila mė 1361 u dha tre vėllezėrve sundimtarė qytetarinė raguzane. Tė njėjtin hap e kreu njė vit mė vonė edhe Republika e Venedikut, e cila Strazimirin, Gjergjin I dhe Balshėn II i pranoi si qytetarė tė vet. Megjithatė, Republika e Shėn Markut vazhdoi tė ndiqte me mosbesim fuqizimin e zotėrve shqiptarė tė Gentės dhe u mundua tė krijonte, fshehurazi, njė grupim kundėrshtar tė Balshajve, me krerėt shqiptarė nga familjet Gjurashi (Cėrnojeviēi), Dukagjini, Zaharia, Dushmani, Shestani, tė cilėt Balshajt i kishin privuar nga pushteti dhe nga privilegjet e dikurshme. Gjithashtu, Venediku nxiti dhe mbėshteti kundėr tyre sundimtarėt sllavė, si Stefan Uroshin e Vojsav Vojnovin, qė kishin arsye tė shqetėsoheshin nga fuqizimi dhe shtrirja e zotėrimit tė princėrve shqiptarė.
Pėrpjekjet pėr t’i shtrirė kufijtė e principatės drejt jugut, i ēuan Balshajt drejt pėrplasjes me fisnikė tė tjerė shqiptarė, Dukagjinėt, Zahariajt e sidomos Topiajt, zotėr tė Arbrit dhe, qysh nga viti 1364, zotėr edhe tė Durrėsit. Pėrplasja nė mes dy principatave mė tė fuqishme shqiptare u bė e pashmangshme pėr sa kohė qė edhe vetė Topiajt luftonin pėr tė vėnė nėn kontroll qendrat, qė tradicionalisht bėnin pjesė nė sistemin administrativo-ushtarak tė Durrėsit, nė radhė tė parė Lezhėn. Nė njė betejė tė zhvilluar aty nga muaji shtator i vitit 1364 Balshajt u thyen nga zotėrit e Durrėsit dhe vetė Gjergji I Balsha u zu rob. Me ndėrhyrjen e Republikės sė Raguzės, mike e dy shtėpive fisnike shqiptare, Gjergj Balsha u la i lirė dhe armiqėsisė iu dha fund me martesėn e Karl Topisė me Katerinėn, motrėn e Balshajve.
Njė qėndresė tė fortė ndeshėn edhe pėrpjekjet e Balshajve pėr t’u zgjeruar nė veri tė grykės sė Kotorrit, dhe sidomos pėr tė pushtuar kėtė qytet tė fundit. Republika e Venedikut, Mbretėria e Hungarisė, Papati, sundimtarėt sllavė tė Kanalit, Zaklumjes e tė Bosnjės dhe vetė Republika e Raguzės u bashkuan pėr t’i detyruar Balshajt tė hiqnin dorė nga njė ndėrmarrje e tillė. Nė kėtė mėnyrė, pas vitit 1368 veprimet e vėllezėrve Balsha u pėrqendruan nė zgjerimin e zotėrimeve tė tyre drejt viseve tė Kosovės dhe thellė nė jug, nė despotatin e Vlorės. Duke hequr dorė pėrkohėsisht nga Kotorri, Balshajt arritėn njė zbutje tė marrėdhėnieve tė tyre me tė gjitha fuqitė e interesuara. Me Republikėn e Venedikut Balshajt i forcuan lidhjet nė fushėn tregtare dhe ushtarake. Nė vitin 1369 Balshajt shpallėn kalimin e tyre nė ritin katolik pėr forcimin e lidhjeve me Papatin dhe me fuqitė katolike tė Perėndimit, si dhe nė vazhdėn e lidhjeve qė princėrit e hershėm tė Gentės (Dioklesė) kishin me kėta tė fundit. Njė vit mė vonė papa Urbani V, duke i pranuar vėllezėrit Balsha nė gjirin e kishės apostolike tė Romės, u rekomandoi atyre peshkopėt e porsaemėruar tė Arbrit, Pultit, Sardės (Shurdhahut), Lezhės e tė Vlorės. Nėpėrmjet kėtij fakti, kuptohet se Balshajt ishin bėrė atė kohė zotėr tė Vlorės. Rrethanat e zbritjes sė Balshajve nė Vlorė mbeten ende tė errėta. Por ėshtė e sigurt qė nė themel tė kėsaj ngjarjeje qėndronte aleanca e Balshajve me zotin e fuqishėm tė Beratit, despot Andrea II Muzaka, i cili nė atė kohė e zotėronte, ose tė paktėn e kishte nėn kontrollin e tij, qytetin e Vlorės bashkė me kėshtjellėn e Kaninės. Aleanca e Balshajve me Muzakajt e Beratit u vulos me martesėn e Komnenė Muzakės, vajzės sė despot Andresė, me mė tė voglin e sundimtarėve tė Gentės, Balshėn II.
Pavarėsisht nga mbėshtetja qė gjetėn sidomos nė gjirin e fisnikėrisė feudale, Balshajt hasėn nė Vlorė edhe nė armiqėsinė dhe qėndresėn e shtresave tė caktuara zejtare-tregtare, tė lidhura ekonomikisht e politikisht me interesat veneciane. Pas hyrjes sė Balshajve nė Vlorė, mjaft nga kėta pėrfaqėsues tė fisnikėrisė qytetare dhe bashkė me ta edhe tregtarė venecianė tė Vlorės, e braktisėn qytetin dhe u vendosėn pėrkohėsisht nė Sazan e nė zotėrime tė tjera tė Venedikut. Kjo ngjarje shkaktoi njė krizė tė re nė marrėdhėniet e Balshajve me Republikėn e Venedikut.
Zotėrimi i Balshajve nė Vlorė u bė nyja e njė aleance tė sundimtarėve shqiptarė tė viseve tė Vlorės, tė Beratit, tė Pėrmetit, tė Ohrit e tė Korēės nė luftė me princėrit e fundit sllavė, trashėgimtarė tė Perandorisė sė dikurshme tė Dushanit, nė radhė tė parė me mbretin Vukashin, sundimtar i viseve tė Kosovės e tė Maqedonisė deri poshtė nė Kostur. Pas vrasjes sė kėtij tė fundit, koalicioni i krerėve shqiptarė, tė drejtuar nga Balsha II dhe nga Andre Muzaka, i mori Mark Krajleviēit, tė birit tė Vukashinit, qytetin e Kosturit (1372).
Njė pėrpjekje e Mark Krajleviēit, mė 1375, pėr ta rimarrė qytetin me ndihmėn e osmanėve, dėshtoi. Kosturi mbeti edhe pėr disa vjet tė tjerė nėn qeverisjen e vėllezėrve Stojė e Teodor Muzaka, djem tė despot Andresė dhe kunetėr tė Balshės II. Tashmė jo vetėm Muzakajt, por edhe familje tė tjera fisnike tė trevave tė Shqipėrisė sė Poshtme kishin hyrė nėn sovranitetin e Balshajve. Kėta tė fundit arritėn, po nė fillim tė viteve 70, tė shtrijnė sundimin e tyre deri nė rrjedhėn e lumit Mat, duke shkaktuar pėrsėri pakėnaqėsinė e Karl Topisė, dhe nė Kosovė, prej Prizreni dhe Pejė deri nė Kriva Reka (pranė Novobėrdės). Nė kėtė mėnyrė, pėrveē zotėrimit tė tyre tė parė tė Gentės, vėllezėrit Balsha kishin bashkuar atė kohė, nėn sundimin e tyre, viset e Lezhės, Matit, Kosovės, Dibrės, Ohrit e Kosturit. Autoriteti i tyre shtrihej nė Vlorė dhe, nėpėrmjet lidhjeve tė vasalitetit apo aleancave familjare, nė mbarė Shqipėrinė e Poshtme. Ndikimi i tyre shtrihej te Zenebishtėt e Gjirokastrės apo te Shpatajt e Ēamėrisė e tė Artės. Nė kėtė mėnyrė, vėllezėrit Balsha pėr herė tė parė kishin bashkuar nė njė zotėrim tė vetėm pjesėn mė tė madhe tė trojeve shqiptare.
Republikat e fuqishme tė Venedikut e tė Raguzės pėrpiqeshin tė mbanin marrėdhėnie tė mira me Balshajt. Ato u kishin dhėnė atyre qytetarinė e vet. Raguza u paguante atyre haraēin e pėrvitshėm tė Shėn Dhimitrit, qė dikur ua jepte mbretėrve tė Serbisė. Tribut tė tillė u jepte Balshajve edhe qyteti i Kotorrit. Mbreti serb i Rashės apo ai i Bosnjės u ndodhėn shpeshherė nė vėshtirėsi pėrballė fuqisė sė princėrve shqiptarė tė Gentės dhe nuk munguan t’u kėrkojnė atyre paqe me kushte shpeshherė tė rėnda.
Qeverisja e zotėrimeve tė Balshajve realizohej njėherėsh nga tre vėllezėrit: Strazimiri, Gjergji dhe Balsha II. Aktet zyrtare firmoseshin njėherėsh prej tyre dhe vuloseshin me vulėn e pėrbashkėt. Nė bisedimet e traktativat me fuqitė e huaja ishin si rregull tė pranishėm tė tre vėllezėrit Balsha. Balshajt nuk kishin njė rezidencė tė ngulur. Ata lėviznin sė bashku ose veē e veē nga Ulqini, nė Tivar, nė Shkodėr e nė Vlorė. Pėr muajt e verės ata shpėrnguleshin nė rezidencėn e tyre verore, qė ndodhej nė malėsinė e Tivarit.
Institucioni i bashkėqeverisjes, qė ishte karakteristikė si pėr Balshajt, ashtu edhe pėr fisnikė tė tjerė shqiptarė, ishte njė institucion me rrėnjė tė thella nė traditėn e familjeve tė mėdha partiakale shqiptare tė mbėshtetur nė vėllazėritė. Marrėdhėniet midis vėllezėrve rregulloheshin nė bazė tė moshės. Strazimiri, si vėllai mė i madh, kishte gjithmonė privilegjin e moshės nė marrėdhėnie me vėllezėrit. Kur ai vdiq, mė 1373, nė kėmbė tė tij erdhi dhe u bashkua me Gjergjin I dhe Balshėn II djali i tij, Gjergji II. Emri i tij, si mė i riu, nė aktet zyrtare pėrmendet pas xhaxhallarėve. Pas vdekjes sė Gjergjit I Balsha, mė 1378, Balsha II e mėnjanoi nga pushteti nipin e tij dhe mori nė duart e veta qeverisjen e gjithė zotėrimit tė Balshajve.
Balshajt kishin njė administratė tė tyre nė bazė dhe nė qendėr, tė pėrfaqėsuar nga njerėz tė besuar me tituj fisnikėrie, si protovestiar, vojvodė, logotet etj. Ata kishin kancelaritė e tyre, me shkrues, noterė, sekretarė, kishin vulėn dhe shenjat e tyre dalluese, qė shprehnin pushtetin dhe sovranitetin e tyre.
Aleanca e pėrkohshme e Balshajve me Karl Topinė nuk mundi t’i largojė pėr shumė kohė projektet e tyre pėr t’u shtrirė nė kufitjtė e Arbrit tė vjetėr dhe nė Durrės. Tashmė Principata e Topisė krijonte njė ndėrprerje tė zotėrimeve tė tyre veriore me ato jugore dhe i ndante Balshajt nga vasalėt dhe aleatėt e tyre tė jugut. Nė kėtė mėnyrė, nė vitin 1383, Balsha II u pėrpoq dhe ia doli mbanė tė shtinte nė dorė qytetin dhe rrethinat e Durrėsit, duke realizuar njė ėndėrr tė vjetėr, qė qysh nė shek. X-XI ishin pėrpjekur ta realizonin pėrpara Balshajve edhe princėrit e hershėm tė Gentės (Dioklesė). Sundimtari i Durrėsit dhe i Arbrit, princi Karl Topia, u detyrua tė tėrhiqej nė kėshtjellėn e Krujės. Balsha II kėtej e tutje i shtoji emrit tė tij edhe titullin e “dukės sė Durrėsit” (dux Dyrrachii), duke ringjallur kėshtu njė institucion tė vjetėr bizantino-venecian. Nė kėtė mėnyrė, zotėrimet veriore tė Balshajve dhe ato jugore u lidhėn midis tyre me njė vazhdimėsi territoriale, duke krijuar formacionin mė tė madh mesjetar shqiptar qė ishte deri nė atė kohė.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #38  
Te vjeter 25-10-2003, 01:46
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

KREU III

FUNDI I SUNDIMEVE TĖ HUAJA.
FORMACIONET SHTETĖRORE SHQIPTARE NĖ SHEK. XIV - FILLIMI I SHEK. XV

2. FORMACIONET SHTETĖRORE SHQIPTARE NĖ SHEK. XIV DHE NĖ FILLIM TĖ SHEK. XV

Principata e Shkodrės nė kohėn e brezit tė dytė tė sunduesve Balshaj
Nė ēastin e fuqizimit dhe tė shtrirjes sė tij mė tė madhe, shtetit tė Balshajve iu desh tė ballafaqohej me mėsymjen gjithnjė e mė intensive tė sulltanėve osmanė.
Nė vjeshtė tė vitit 1385, njė ushtri osmane, nėn komandėn e Hajredin Pashės, depėrtoi nė zotėrimet jugore tė Balshajve dhe iu drejtua Vlorės. Nė Savėr forcat e mbledhura me ngut nga Balsha II u ndeshėn me osmanėt, duke pėsuar njė humbje katastrofale. Vetė Balsha II ra nė fushėn e betejės. Nėn goditjet e vazhdueshme tė osmanėve dhe si rezultat i shkėputjes sė zotėrimeve tė vogla tė vasalėve tė dikurshėm shteti i Balshajve u rrudh sė tepėrmi. Nipi i Balshės II, Gjergji II Strazimir Balsha (1385-1403), mundi tė shpėtojė pjesėrisht zotėrimet e Gentės. Ato tė Kosovės, nė pjesėn mė tė madhe, ranė nė dorė tė princėrve sllavė, vasalė tė sulltanit. Nė Vlorė dhe nė territorin e saj vazhdoi tė sundojė e veja e Balshės II, Komnenė Muzaka - Balsha, e cila nuk kishte lidhje varėsie me Gjergjin II Balsha. Durrėsin e shtiu pėrsėri nė dorė princi Karl Topia, por edhe ky, tashmė nėn presionin e vazhdueshėm osman, e kishte humbur pushtetin e dikurshėm. Pėrpjekjet e Gjergjit II, nė fillimet e sundimit tė tij, pėr tė shtrėnguar lidhjet me Republikėn e Venedikut ndeshėn nė ftohtėsinė e kėsaj tė fundit. Pėr rrjedhojė, princi shqiptar u afrua me Republikėn fqinje tė Raguzės, qė i rikonfirmoi qytetarinė raguzane, dhe me princ Llazarin e Rashės. Vajza e kėtij tė fundit u bė gruaja e Gjergjit. Nė betejėn e Fushė-Dardanisė, mė 1389, Gjergji II Balsha mori pjesė krahas krerėve tė tjerė shqiptarė e ballkanas. Tre vjet mė vonė, mė 1392, nė njė pėrpjekje me forcat osmane Gjergji II Balsha ra rob i tyre dhe, kundrejt lirimit tė tij, u lėshoi Shkodrėn. Njė vit mė vonė, mė 1393, Radik Gjurashi (Cėrnojeviēi) i mori Balshės Buduėn. Tashmė Gjergjit II i mbetėn vetėm Ulqini dhe Tivari. Psikoza e pushtimit tė afėrm osman shtyu nė atė kohė masa tė tėra njerėzish tė braktisnin qytetet e Shkodrės, Lezhės, Tivarit e tė Ulqinit dhe t’i drejtoheshin bregdetit dalmat.
Gjithnjė e mė shumė i izoluar nga fuqitė e huaja dhe nga njerėzit e tij Gjergji II i propozoi Venedikut dorėzimin e Shkodrės. Republika qė nuk deshi tė implikohej hapur me kėtė ndėrmarrje, e inkurajoi Balshėn nė kėtė drejtim, duke e bėrė edhe qytetar tė saj (maj 1395). Nė fillim tė shtatorit 1395 Shkodra u hoq nga duart e komandantit osman, Shahin, dhe kaloi pėrsėri nėn sundimin e Gjergjit II Balshės. Kėtė qytet, bashkė me kėshtjellat e afėrta tė Drishtit, Dejės e Shasit (Suaēit), si dhe territorin e tyre, Gjergji II i dorėzoi nė duart e Venedikut (prill 1396). Pinjolli i Balshajve mbajti pėr vete viset e Tejbunės, me Ulqinin e Tivarin. Pėr viset e lėshuara ai do tė merrte njė provizion (shpėrblim nė para) vjetor nga Republika e Venedikut.
Heqja dorė nga territore tė rėndėsishme nė dobi tė Republikės sė Venedikut, nė njė moment tė vėshtirė pėr tė, u duk se tė paktėn i siguroi Gjergjit II Balsha mė nė fund miqėsinė e Republikės sė detrave. Gjergji u pranua nė gjirin e fisnikėrisė veneciane dhe tė Kėshillit tė Madh tė Republikės. Me kėmbėnguljen e tij, atij iu lejua qė tė ngrinte flamurin venecian nė zotėrimet e mbetura Tejbunės, gjė qė do tė thoshte se ato viheshin nėn mbrojtjen veneciane. Venediku gjithashtu hoqi dorė nga pėrkrahja qė u kishte dhėnė deri atėherė rivalėve tė Gjergjit II, nė radhė tė parė Radik Gjurashit (Cėrnojeviēit). Nė kėtė mėnyrė, Cėrnojeviēi u ndodh i vetėm pėrballė hakmarrjes sė Balshės, i cili qė nė fund tė muajit prill 1396 e sulmoi nė zotėrimet e tij, duke e lėnė edhe atė vetė tė vrarė. Po ashtu, ai vuri nėn trysni edhe kundėrshtarėt e tjerė tė rrezikshėm tė tij, si Dukagjinėt, Jonimėt e Zahariajt, si dhe princin serb Vuk Lazareviē, qė synonte t’i rrėmbente zotėrimet Balshės. Tė gjithė kėta zotėr, kush mė shumė e kush mė pak, ishin kthyer nė vasalė tė sulltan Bajazitit I.
Afrimi i Venedikut nuk e ndaloi Gjergjin II tė vazhdonte lidhjet tradicionale me kundėrshtarėt e Republikės detare, me Raguzėn dhe Mbretėrinė e Hungarisė. Si njėra dhe tjetra vazhduan ta mbėshtesin princin shqiptar (princeps Albaniae), siē e quante atė mbreti Sigizmund i Hungarisė.
Nga ana tjetėr, Gjergji II u mundua deri nė fund tė ruante njė farė distance nga osmanėt. Ndryshe nga mjaft fisnikė shqiptarė dhe shumė tė tjerė ballkanikė, ai nuk shkoi tė ndihmojė sulltan Bajazitin I nė betejėn e Ankarasė kundėr mongolėve tė Timurlengut. Gjergji II Balsha vdiq aty nga fillimi i vitit 1403 nė qytetin e tij tė Ulqinit.
Mė i shquari nga brezi i dytė i Balshajve ishte pa dyshim djali i Gjergjit II, Balsha III (1403-1421). Njė nga aktet e para tė kėtij, pasi mori frenat e pushtetit, ishte pikėrisht rifitimi i Shkodrės dhe i qendrave tė tjera tė principatės, tashmė nė dorė tė Venedikut.
Nė tetorin e vitit 1404 Shkodra dhe Drishti u morėn me sulm nga Balsha. Republika e Venedikut u detyrua tė mobilizonte flotėn e saj dhe ta dėrgonte urgjentisht nė Shkodėr. Njėherėsh ajo joshi dhe shkėputi nga Balsha III aleatė e vasalė tė tij, si Dukagjinėt, Zahariajt, Jonimėt, Gjurashėt e Gentės sė Sipėrme. Nė kėtė mėnyrė, kundėrmėsymja e Venedikut pėrfundoi nė korrik 1405 me ripushtimin e Shkodrės e tė Drishtit, si dhe tė Ulqinit, Tivarit e tė Buduės. Megjithatė, tė ndėrgjegjshėm pėr mbėshtetjen qė kishte nė tė gjithė atė trevė Balsha III, i cili nė shkurt-mars 1407 rifilloi sulmet kundėr tyre, venecianėt u treguan tė gatshėm t’i ofronin atij njė paqė. Me ndėrmjetėsinė e Niketė Topisė, vjehrrit tė Balshės, paqja u nėnshkrua nė qershor 1408 nė kishėn e Shėn Laurentit, jashtė mureve tė Durrėsit. Garantė tė paqes ishin ndėr tė tjerė Niketė Topia, Teodor Muzaka i Beratit, Gjon Kastrioti e Merksha i Vlorės. Venediku pranoi t’i lėshonte Balshės Buduėn me rrethina, si dhe viset e Tejbunės. Venediku pranoi t’i jepte Balshės III njė provizion vjetor prej 1 500 dukatėsh. Tė dyja palėt u morėn vesh tė bėnin njė amnisti tė pėrgjithshme dhe tė shkėmbenin robėrit e luftės.
Por Venediku nuk vonoi t’i shkelte kushtet e paqės. Nė vitin 1410 ai nėnshkroi njė paqe tė shumėkėrkuar me osmanėt. Provizionin qė i paguante si Gjergjit II Balshės, edhe Balshės III pėr qytetin e Shkodrės Venediku ua kaloi osmanėve. I mbėshtetur nga popullsia e pakėnaqur e viseve tė Shkodrės, tė Ulqinit e tė Tivarit dhe nga mjaft krerė shqiptarė, qė u bashkuan me tė, Balsha III rifilloi sulmet mbi zotėrimet e Venedikut. Njė flotė e tij arriti, madje, tė depėrtonte nė Bunė dhe tė futej nė liqenin e Shkodrės nė mars 1410. Megjithėse tė mbėshtetur nga komandanti osman i Shkupit, Bajaziti, venecianėt nuk ishin nė gjendje t’u bėnin ballė sulmeve tė Balshės, qė mbėshtetej nga kryengritja qė kishte pėrfshirė gjithė trevat veriperėndimore shqiptare. Me porosi tė Senatit, kapiteni i flotės sė Adriatikut, Pjetėr Loredani, i ofroi Balshės kushtet e paqes tė vitit 1408. Por ndėrkohė pozitat e kėtij tė fundit ishin forcuar sė tepėrmi. Mjaft nga krerėt shqiptarė tė malėsive tė Buduės, tė Tivarit e tė Shkodrės qenė bashkuar me tė. Njėherėsh, sundimtari i fuqishėm i Bosnjės, Sandali, qė ishte bėrė njerku i tij pas martesės me nėnėn e Balshės, Helenėn (dhjetor 1411), filloi tė bėnte presion mbi Venedikun qė t’i kthente zotėrimet atėrore thjeshtrit tė tij. Si rrjedhim, brenda vitit 1412 Balsha mundi tė shtinte nė dorė qytetet e Tivarit e tė Shkodrės. Venedikut s’i mbetej tjetėr veēse tė ulej nė tryezėn e bisedimeve me sundimtarin shqiptar. Nė paqen e arritur midis tyre nė nėntor 1412 Balshės i njihej e drejta e zotėrimit tė Buduės, tė Ulqinit e tė Tivarit (por duhej tė linte Shkodrėn) kundrejt dhėnies sė provizionit vjetor prej 1 000 dukatesh. Balsha, nga ana e tij, zotohej tė hiqte dorė nga ēdo pretendim tjetėr territorial, tė pushonte sulmet mbi kėshtjellat dhe njerėzit e Venedikut dhe tė mos hakmerrej ndaj shtetasve tė tij qė kishin bashkėpunuar me kėtė tė fundit. Nė fakt, Balsha II nuk iu pėrmbajt kėsaj klauzole tė fundit. Ai zuri, vrau, gjymtoi dhe torturoi mjaft burra nga bashkėsitė e Hotėve, Tuzėve, Bitidosėve, Matagushėve. Nga ana tjetėr, ai ndihej aq i fuqishėm sa tė vazhdonte tė sulmonte anijet, karvanet e deri forcat e kėshtjellat e Venedikut. Nė fillim tė vitit 1419 Balsha III rrethoi Drishtin dhe qyteti, veē kėshtjellės sė sipėrme, u mor prej tij nė qershor tė po atij viti. Ndihma qė osmanėt i dėrguan sakaq garnizonit venecian tė Drishtit (rreth 8 mijė ushtarė) nuk luajti rol. Mė 25 gusht 1419 garnizoni venecian i qytetit me podestan Korrer nė krye iu dorėzua sundimtarit shqiptar, i cili e vazhdoi paskėtaj mėsymjen nė Shkodėr, duke shtėnė nė dorė territorin jashtė qytetit. Oferta qė ai i bėri Republikės pėr tė nėnshkruar njė paqe kundrejt lėshimit tė Shkodrės nuk u pranua nga kjo e fundit. Nė fund tė vitit 1420 Balsha III sulmoi Kotorrin, rival i pėrhershėm i Balshajve, qė po atė vit kishte pranuar sundimin e Venedikut. Ndihma qė Balsha priste t’i vinte nga veriu prej njerkut tė tij, Sandalit tė Bosnjės, nuk u duk dhe, nė betejėn e ashpėr qė u zhvillua nė janarin e vitit 1421 jashtė mureve tė qytetit, ushtria e Balshės u thye keqas. Disa muaj mė vonė pinjolli i fundit i Balshėve vdiq (26 prill 1421) pa mundur tė rikrijonte zotėrimin e pavarur tė paraardhėsve tė tij tė mėdhenj.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #39  
Te vjeter 25-10-2003, 01:47
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

KREU III

FUNDI I SUNDIMEVE TĖ HUAJA.
FORMACIONET SHTETĖRORE SHQIPTARE NĖ SHEK. XIV - FILLIMI I SHEK. XV

2. FORMACIONET SHTETĖRORE SHQIPTARE NĖ SHEK. XIV DHE NĖ FILLIM TĖ SHEK. XV

Dukagjinėt dhe shtrirja e tyre
Burimet historike, ndonėse japin tė dhėna fragmentare, tregojnė se gjatė mesjetės Dukagjinėt kanė qenė njė familje fisnike e rėndėsishme, prandaj emrin familjar tė tyre e trashėguan ndėr shekuj rajone tė gjera fushore e malore tė Shqipėrisė sė Epėrme, si edhe e drejta dokesore shqiptare e kėtyre viseve. Pėr ta kanė qarkulluar edhe gojėdhėna mesjetare, tė cilat, pavarėsisht nga sfondi fantazist i tyre dhe kronologjia e gabuar qė kanė, dėshmojnė se Dukagjinėt kanė qenė njė familje e vjetėr fisnike, e cila ka ndikuar nė jetėn politike shqiptare, madje edhe mė tej.
Nė njė kronikė raguzane ėshtė dhėnė njė gojėdhėnė, sipas sė cilės nė shek. VII Dukagjinėt kishin shkaktuar kryengritje nė Bosnjė dhe dy herė kishin ndėrhyrė nė Raguzė. Njė gojėdhėnė e dytė gjendet nė Pėrkujtesėn e Gjon Muzakės. Sipas saj Dukagjinėt rridhnin nga njė njeri me prejardhje trojane i vendosur nė Francė, qė quhej Dukagjin. Ky ishte nisur me kryqtarė tė tjerė nga Franca pėr tė ēliruar Jeruzalemin, por, me tė arritur nė Shqipėri, Dukagjini pushtoi Zadrimėn, krahinat rreth saj dhe u bė sundimtar i tyre. Gojėdhėna vijon me vrasjen e Dukagjinit prej vasalėve tė vet dhe tregon se si djali i tij i mitur u fsheh pėr tė rimarrė mė pas zotėrimet atėrore.
Mbiemri Dukagjin pėrbėhet nga dy emra vetjakė: Dukė dhe Gjin. Kėta emra gjatė mesjetės kanė qenė shumė tė pėrhapur te shqiptarėt si emra vetjakė e familjarė, gjithandej ku ata banonin. Ka studiues qė mbiemrin Dukagjin e lidhin me titullin e lartė fisnik dukė dhe me emrin vetjak Gjin. Sipas tyre mbiemri Dukagjin lidhet me njė personazh historik, me “dukėn arbėr Gjin Tanushin” (dux Ginius Tanuschius Albanensis), i cili nė njė dokument tė vitit 1281 pėrmendet si kundėrshtar dhe i burgosur politik i pushtetit anzhuin nė Shqipėri. Vetėm pas njė shekulli shfaqet pėr herė tė parė emri familjar Dukagjini. Kėtė mbiemėr (llagap) e kanė mbajtur gjatė shek. XV njė varg njerėzish tė rėndėsishėm tė historisė sonė kombėtare. Dukagjinėt kanė pasur edhe njė mbiemėr tė dytė, Perlati, qė ėshtė pėrdorur vetėm njė herė, nė njė dokument tė vitit 1402.
Nėpėrmjet shqyrtimit tė burimeve historike njihen dy degė fillestare tė pemės gjenealogjike tė Dukagjinėve, tė cilave ende nuk u dihet prindi i pėrbashkėt.
Emri familjar Dukagjini del pėr herė tė parė nė njė dokument raguzan tė vitit 1377 pėr njė njeri me disa mbiemra “Nikollė Stefan Tuderoviē Dukagjini” (Nicolaus Stephani Tuderovich Ducaghin). Ky mund tė jetė paraardhėsi i njėrės degė fillestare tė Dukagjinėve. Pėrfaqėsuesi i sigurt i njėrės degė ėshtė Gjergji, qė pėrmendet nė vitin 1403 si proniar i dy fshatrave pranė Lezhės (Balldre dhe Kakarriq) dhe si komandant i njė trupe prej 40 kalorėsish dhe njėqind kėmbėsorėsh. Gjergji ka vdekur para vitit 1409 dhe, sipas Gjon Muzakės, ka pasur tre djem (Gjergjin, Tanushin dhe Nikollėn). Dokumentet e kohės japin vetėm njėrin prej tyre, Nikollėn. Emri i Nikollės del nė vitin 1409. Ai nė fillim tė viteve 30 u ngrit nė luftė kundėr serbėve dhe osmanėve dhe i dėboi ata nga Deja. Mė pas mori pjesė nė kryengritjen ēlirimtare tė vitit 1443 dhe nė Kuvendin e Lezhės, ku u bė personazh politik i rėndėsishėm i vendit. Nikollė Dukagjini ka vdekur gjatė viteve 1452-1454. Djemtė e tij, Draga dhe Gjergji, nuk arritėn tė kishin veprimtari politike, sepse nė vitin 1462 u vranė. Si pasardhės i vetėm i tyre mbeti djali i mitur i Gjergjit, Nikolla, i cili hyri nė shėrbim tė Venedikut.
Emrat e paraardhėsve tė degės tjetėr tė Dukagjinėve janė shkruar nė njė dokument raguzan tė vitit 1387. Nė tė ėshtė treguar se vėllezėrit Lekė e Pal Dukagjini ishin zotėr tė Lezhės dhe se ata u siguronin raguzanėve kalimin nėpėr trevat e tyre shqiptare.
Pal Dukagjini ka vdekur para vitit 1393 dhe la pesė djem: Tanushin e Vogėl, Progonin, Palin, Andrean dhe Gjonin. Pali pėrmendet vetėm nė njė dokument tė vitit 1402, ku dėshmohet se gjatė kthimit nga Venediku, ai ėshtė vrarė nė Dalmaci. Kurse emrat e Progonit dhe tė Tanushit tė Vogėl janė shėnuar pėr herė tė parė nė tė njėjtin dokument (1393). Progoni ka vdekur nė vitin 1394, kurse Tanushi i Vogėl para vitit 1433. Ky ka qenė sė bashku me Gojēin Gjurashin dhe Kojė Zaharinė pėr tė mbrojtur tokat shqiptare nga pushtimi serb i Despotatit tė Rashės. Andrea del nė vitin 1406, kur Venediku i riktheu njė dajlan nė Shkodėr, qė e kishte marrė me ankand. Po me koncesion tė Venedikut ai kishte edhe prona tokėsore nė rrethinat e Shkodrės. Nė fillim tė vitit 1416 Andrea pėrmendet si i vdekur, kurse vėllai i tij, Gjoni, ishte prift dhe kishte prona tokėsore nė rrethinat e Shkodrės. Emri i Gjonit pėrmendet pėr herė tė fundit mė 1446. Koncesionet e Venedikut pėr pronat zakonisht trashėgoheshin. Prandaj Andrea duhet tė ketė pasur djalė sipėrmarrėsin Budomir, i cili nė vitet 20 tė shek. XV ishte qiramarrės i dajlaneve tė Shkodrės dhe, krahas tregtimit tė peshkut, merrej edhe me tregtinė e metaleve qė prodhoheshin nė Kosovė dhe qė pėrdoreshin gjerė nė jetėn e pėrditshme. Kėshtu, me argjendin e Kosovės, krahas monedhave dhe zbukurimeve, bėheshin edhe objekte tė tryezės sė ngrėnies, si lugė, kupa, poēe, tasa etj. Njė pasardhės i tyre, Budomiri, mori pjesė nė luftėn pėr mbrojtjen e Shkodrės mė 1478. Pas rėnies sė qytetit gruaja dhe tre fėmijėt e tij u strehuan nė Venedik.
Tė dhėnat burimore tė drejtpėrdrejta pėr degėt gjenealogjike tė Dukagjinėve, mund tė plotėsohen edhe me tė dhėna tė tėrthorta. Gjatė viteve 30 tė shek. XV shfaqet Vukė Dukagjini si figurė e rėndėsishme e qytetit tė Shkodrės, tė cilit iu bėnė dhurata nga administrata shtetėrore e Raguzės nė vitin 1433. Veē kėtij, dalin edhe banorė tė tjerė tė qytetit tė Shkodrės me mbiemrin Dukagjini, qė janė dėrguar herė pas here nė Venedik si pėrfaqėsues e mbrojtės tė interesave tė bashkėsisė shkodrane pranė autoriteteve shtetėrore veneciane. Njėri pėrmendet nė vitin 1431 vetėm me emrin familjar Dukagjini, njė tjetėr, Teodor Dukagjini, nė vitin 1458 ėshtė dėrguar nė Venedik etj. Ngarkimi i Dukagjinėve me misione tė tilla tė rėndėsishme nga bashkėqytetarėt tregon se ata respektoheshin shumė prej tyre dhe se ishin tė arsimuar dhe njohės tė mirė tė gjuhėve tė huaja. Dy Dukagjinėt e parė (qė mund tė jenė i njėjti njeri, Vuku), duhet tė jenė djem tė Budomirit. Pėr Teodorin nuk dihen lidhjet familjare; ai mund t`i pėrkiste edhe degės sė mėsipėrme ose njė dege tjetėr, sepse mund tė ishte nip i Tanushit tė Madh. Teodori ėshtė vrarė nė luftė pėr mbrojtjen e Shkodrės gjatė vitit 1478.
Dega gjenealogjike e Lekė Dukagjinit ka lėnė shumė gjurmė nė jetėn politike tė Shqipėrisė gjatė shek. XV. Vetė Leka ka tė njėjtin vend nė burimet historike sa edhe vėllai i vogėl i tij, Pali. Tė dy kėta pėrmenden bashkė si zotėr tė Lezhės (1387) dhe si tė vdekur (1393). Leka la pas dy djem dhe njė vajzė: Progonin, Tanushin e Madh dhe Boksėn, e cila u martua me zotin e Dejės, Kojė Zaharinė.
Progoni dhe Tanushi i Madh, nė emėr tė tyre dhe tė dy djemve tė xhaxhait tė vdekur, Palit (djem tė tė cilit ishin Tanushi i Vogėl dhe Progoni), i dorėzuan Lezhėn Venedikut nė vitin 1393. Progoni u martua me vajzėn e Karl Topisė, Gojsllavėn, dhe u vu nė shėrbim tė Venedikut si kėshtjellar i Shasit, ku mbeti i vrarė para vitit 1402. Tanushi i Madh u vendos familjarisht nė Shkodėr, u emėrua vojvodė i rrethinave tė saj dhe mė pas pati mosmarrėveshje me autoritetet veneciane tė qytetit. Pėr kėtė shkak dhe me akuza tė trilluara pėr bashkėpunim me osmanėt, edhe pse ishte njė personalitet qė gėzonte autoritet nė Shqipėri, Tanushi i Madh u burgos, u torturua, u dėrgua si i dėnuar nė Venedik dhe, pėr mungesė provash fajėsie, iu rikthyen pasuritė e konfiskuara. Megjithatė, mė 1438, ai u internua nė Padovė dhe pas kėtij viti nuk ka tė dhėna pėr jetėn e tij.
Tanushi i Madh ka pasur nė vitin 1435 katėr fėmijė, dy djem dhe dy vajza: Palin, Lekėn, Kalen dhe njė vajzė tė vogėl 14-vjeēare, emrin e sė cilės nuk e pėrmend. Dy djemtė e tij, edhe pse ishin fėmijė tė ligjshėm, janė cilėsuar nga Gjon Muzaka si Dukagjinė “jo tė vėrtetė” pėr shkak tė kundėrshtive qė lindėn nė gjirin e Dukagjinėve. Mė i vogli i djemve, Leka, nuk del si figurė politike e rėndėsishme. Ai ka lindur nė vitin 1420 dhe pėr herė tė fundit pėrmendet nė vitin 1451 si kundėrshtar i Venedikut. Nuk dihet nėse ka lėnė pasardhės. Vėllai i tij, Pali (1411-1458), pėr tė cilin Gjon Muzaka rrėfen se ėshtė edukuar pranė Gjon Kastriotit, ka qenė aktiv nė jetėn politike. Ai ka marrė pjesė nė Kuvendin e Lezhės dhe qė nė fillim ėshtė bashkuar me Skėnderbeun. Pali ka pasur katėr djem: Lekėn, Nikollėn, Progonin dhe Gjergjin. Emri i Gjergjit del vetėm nė Pėrkujtesėn e Gjon Muzakės. Progoni pėrmendet nė vitin 1471 si i vdekur. Leka u bė personazh i rėndėsishėm i jetės politike tė Shqipėrisė. Nė vitin 1456 ai i dėboi qeveritarėt venecianė nga Deja e nga Shasi, u bė bashkėpunėtor i Skėnderbeut dhe vijoi luftėn kundėr osmanėve edhe nė vitet 70. Pas pushtimit tė Shkodrės nga osmanėt (1479), Leka dhe vėllai i tij, Nikolla, mėrguan nė Itali dhe u rikthyen nė vitin 1481 pėr tė ēliruar zotėrimet e Dukagjinėve nga pushtuesit osmanė. Leka ka pasur ndikim tė madh te banorėt e Shqipėrisė sė Epėrme. E drejta dokesore shqiptare lidhet me emrin e tij. Njė pasardhės i vėllezėrve Dukagjini, qė jetonte nė Itali, Progoni, nė vitin 1501 ėshtė kthyer nė atdhe pėr tė udhėhequr kryengritjen antiosmane qė shpėrtheu nė Shqipėrinė e Epėrme. Mė pas ai bėri marrėveshje me osmanėt dhe mori prej tyre titullin e pashait, si edhe qeverisjen e njė pjese tė zotėrimeve tė Dukagjinėve.
Krahas Dukagjinėve tė mėsipėrm, tė cilėve drejtpėrdrejt ose tėrthorazi u njihen degėt gjenealogjike, nė dokumentet e shek. XV dalin edhe njerėz tė tjerė me mbiemrin Dukagjini. Nė Durrės jetonte Rask Dukagjini, pėr tė cilin dokumente tė vitit 1408 dhe 1410 tregojnė se ishte rrogėtar i Venedikut dhe me njė trupė kalorėsish tė vet ruante dhe mbronte Durrėsin. Nė Raguzė ka banuar Stipan Dukagjini, i cili nė vitin 1408 ka lėnė testamentin e vet. Stipani duhet tė ketė qenė pronar kopshtiesh nė Raguzė, sepse nė vitin 1406 pėrmendet njė pronar i tillė vetėm me mbiemrin Dukagjini, qė mbante shėrbyese nė shtėpi. Nė letra tė papės pėrmenden gjatė vitit 1492 Luka dhe Stefan Dukagjini, kurse nė vitin 1499 del njė tjetėr Dukagjin si pronar i njė anijeje qė transportonte drithė nga Pirgu nė Kotorr.
Vetėm njė herė fjala Dukagjin ėshtė gjetur si emėr vetjak nė njė dokument tė vitit 1446 pėr njė banor tė fshatit Mogulsi, Dukagjin Mogulsi. Gjatė shekujve qė pasuan emri familjar Dukagjini vijoi tė pėrdorej te shqiptarėt e besimeve tė ndryshme fetare.
Disa anėtarė tė familjes sė madhe fisnike Dukagjini u islamizuan dhe nė shek. XV ata arritėn tė zinin poste shumė tė larta nė administratėn osmane. Gjatė shek. XVI nė tėrė Perandorinė Osmane shkėlqyen edhe dy poetė, Jahja Beu dhe Ali Beu, qė i shkruan veprat e tyre osmanisht. Nė kėto vepra ata kanė shėnuar edhe emrin familjar tė tyre, Dukagjini, qė dėshmon edhe pėrkatėsinė e tyre kombėtare shqiptare.
Dukagjinėt kanė pasur si stemė tė tyre njė shqiponjė tė bardhė njėkrenore. Ata kanė gėzuar vend parėsor nė radhėt e fisnikėrisė vendase dhe janė respektuar nga elita drejtuese shqiptare gjatė shekujve tė mesjetės. Kėtė e dėshmojnė lidhjet martesore, edhe pse njihen pak prej tyre.
Djali i Lekė Dukagjinit, Progoni, ishte martuar me vajzėn e Karl Topisė, Gojsllavėn, ndėrsa vajza e Lekės, Boksa, ishte martuar me zotin e Dejės, Kojė Zaharinė. Nė Pėrkujtesėn e Gjon Muzakės pėrmenden disa lidhje martesore tė Dukagjinėve me Muzakajt dhe me Arianitėt. Gjon Muzaka ka shkruar se kishte pėr grua Marie Dukagjinin, por nuk ka treguar atėsinė e saj. Motra e tij, qė ishte martuar tek Arianitėt, Suina, e ka martuar vajzėn e saj, Jelėn, me “Lekė Dukagjinin, tė quajtur Kolė Dukagjini”, pa treguar atėsinė e kėtij. Po sipas Gjon Muzakės, tri vajza tė Gjergj Arianitit, Kiarina, Elena dhe Dhespina, ishin martuar pėrkatėsisht me Nikollė Dukagjinin, Gjergj Dukagjinin dhe Tanush Dukagjinin. Njė motėr e tij ishte martuar me Pal Dukagjinin.
Trojet e Dukagjinėve shtriheshin nė Shqipėrinė e Epėrme. Ato kanė ndryshuar duke u zgjeruar ose duke u ngushtuar, nė varėsi tė jetės sė trazuar politike tė shek. XIV-XV. Dukagjinėt kanė qenė njė familje e madhe fisnike. Nė krye tė tyre kanė qėndruar njė ose dy persona, tė cilėt janė zėvendėsuar nga pinjollė tė tjerė mė energjikė. Trojet e tyre Dukagjinėt i kanė administruar herė si zotėr tė pavarur dhe herė si vasalė tė sundimtarėve mė tė fuqishėm.
Pėr sa kohė qė nė shtetin e Balshajve janė pėrfshirė trojet e Dukagjinėve, kėta nuk pėrmenden nė dokumentet e kohės. Pas betejės sė Savrės tė vitit 1385, qė ēoi nė rrudhjen e shtetit tė Balshajve, Dukagjinėt dalin si zotėr tė pavarur nė Lezhė dhe zhduket anonimiteti i tyre. Nė vitin 1387 ata kanė ftuar tregtarėt raguzanė tė kalonin nėpėr trojet e tyre. Kjo dėshmon se nėn pushtetin e Dukagjinėve ishin krahinat pėrgjatė rrugės sė rėndėsishme Lezhė-Prizren, si edhe tė dy kėto qytete. Praninė e pushtetit tė tyre nė Prizren e dėshmon, sipas rrėfimit tė Marin Barlecit, pėrmendorja e ngritur nė kėtė qytet nė pėrkujtim tė Nikollė Dukagjinit. Nė veri tė trojeve tė Dukagjinėve kanė qenė trojet e dhėndrit tė tyre, Kojė Zaharisė. Kėshtu Dukagjinėt kanė zotėruar pėr njė periudhė kohe, ndonėse me ndėrprerje, rrugėn qė kalonte nga Deja, pėrpjetė rrjedhjes sė Drinit pėr nė Rrafshin e Dukagjinit e mė tutje. Ata duhet tė kenė zotėruar edhe Pejėn.
Vėrshimi i ushtrive osmane nė Shqipėrinė e Epėrme dhe pushtimi pėrkohėsisht prej tyre nė vitin 1393 i Krujės, i Ulqinit, i Shkodrės dhe i Dejės, ndonėse Dukagjinėt arritėn ta mbronin Lezhėn dhe dolėn kėshtu si forcė antiosmane, i dobėsoi pozitat e tyre si zotėr tė pavarur. Prandaj Lezhėn ata ia dorėzuan Venedikut nė vitin 1393 dhe bashkė me tė Dukagjinėt humbėn kontrollin e rrugės Lezhė - Prizren, por jo ndikimin e tyre nė kėtė rajon.
Rruga e mėsipėrme dhe krahinat pėrgjatė saj, me miratimin e pushtuesve osmanė, kaluan nė duart e Dhimitėr Jonimės, i cili i kishte ndihmuar ata pėr pushtimin e Shkodrės. Jonimėt ishin njė familje e vjetėr fisnike. Njė pinjoll i saj pėrmendet pėr herė tė parė nė fillim tė shek. XIII si vasal i princit Dhimitėr tė Arbrit dhe njė Jonimė i dytė shfaqet nė fund tė atij shekulli si sebast qė, bashkė me disa fisnikė tė tjerė shqiptarė, kishte nėnshkruar njė marrėveshje (1274) me mbretin e Sicilisė, Karlin I Anzhu. Pas njė shekulli, nė vitin 1394, burimet historike na japin fisnikun e fuqishėm me emrin Dhimitėr Jonima. Ky kishte dy kėshtjella, emrat e tė cilave nuk njihen, portin dhe qendrėn doganore tė Shufadasė nė grykėderdhjen e Matit dhe njė forcė ushtarake prej dyqind kalorėsish e katėrqind e mė shumė kėmbėsorėsh. Nė veri zotėrimet e Dhimitrit ishin nė kufi me trojet e Kojė Zaharisė. Duke njohur ndikimin qė kishin Dukagjinėt nė kėtė rajon, Dhimitėr Jonima krijoi marrėdhėnie tė mira me ta dhe u bė shprehės edhe i kėrkesave tė tyre pranė kancelarive tė huaja, sidomos ndaj Venedikut. Gjithashtu ai kishte marrėdhėnie tė mira edhe me fqinjin e tij tė fuqishėm, Gjon Kastriotin. Pėr herė tė fundit, Dh. Jonima pėrmendet si zot i Shufadasė mė 1409, vit kur ai duhet tė ketė vdekur. Paskėtaj Shufadaja dhe krahinat pėrgjatė rrugės Lezhė-Prizren janė pėrfshirė tėrėsisht nė shtetin e Gjon Kastriotit. Ky e ruajti bashkėpunimin me ata anėtarė tė familjes Jonima qė mbetėn nė zonėn e Lezhės, sepse shumica e tyre jetonin nė rajonin e Shkodrės. Dhimitėr Jonima ėshtė pėrmendur edhe pas vdekjes. Njė pjesė e zotėrimeve tė tij janė regjistruar nė kadastrat osmane tė mėvonshme me emrin vilajeti i Dhimitėr Jonimės.
Njė vit pas vdekjes sė Dhimitėr Jonimės, mė 1410, janė bėrė pėrpjekje tė pasuksesshme qė Lezha tė kalonte nė duart e Tanush Dukagjinit. Pas kėsaj veprimtaria politike dhe ekonomike e Dukagjinėve ėshtė pėrqendruar kryesisht nė rajonin e Shkodrės, ku gjendeshin edhe familje tė tjera fisnike, si Spanėt, Jonimėt, Zahariajt etj.
Nė veprimtarinė politike tė Zahariajve ka pasur njė peshė tė veēantė Boksa Dukagjini, gruaja e Kojė Zaharisė. Pėr herė tė parė emri i familjes fisnike Zaharia del nė vitet 1318-1320 te peshkopi i Shasit. Pas peshkopit, burimet historike na njohin nė fund tė shek. XIV me Kojė Zaharinė. Veprimtaria politike e Kojės ėshtė e ngjashme me atė tė Dhimitėr Jonimės dhe tė dy kėta kanė bashkėpunuar me njėri-tjetrin. Koja pėrmendet nė vitin 1396 si zot i kėshtjellės sė Shasit, dhe, mė pas, si zot i Dejės e i ngushticave tė rrugės pėrgjatė Drinit. Zotėrimet e Kojė Zaharisė kufizoheshin nė lindje me viset e pushtuara nga osmanėt. Koja ka qenė vasal i tyre dhe kundėrshtar i despotėve serbė tė Rashės. Koja ka pasur njė djalė, Lekėn.
Nė kėto treva shqiptare janė ndėrthurur interesat e Zahariajve me ato tė Dukagjinėve, qė kufizoheshin me njėri-tjetrin. Ndėrmjet kėtyre dy familjeve fisnike, qė jo rastėsisht kanė qenė nė krushqi, pėrgjithėsisht ka pasur marrėdhėnie bashkėpunimi tė ngushtė. Pas vdekjes sė Lekė Zaharisė nė vitin 1444, meqenėse djali i tij, Koja, ishte i mitur, gjyshja e kėtij, Boksa, doli nė krye tė familjes. Ajo kėrkoi mbėshtetjen e Venedikut, duke i dorėzuar Republikės sė Shėn Markut Dejėn, Shasin etj. Zotėrimet qė mbetėn nga trashėgimia e Lekė Zaharisė kaluan nė duart e Dukagjinėve. Kėta morėn nė zotėrim rrugėn tregtare dhe krahinat pėrgjatė luginės sė lumit Drin, si edhe njė pjesė tė konsiderueshme tė Rrafshit tė Dukagjinit. Pėrkohėsisht kėto krahina ishin pushtuar nga Despotati i Rashės dhe, pas shembjes sė tij mė 1439, u rimorėn nga Zahariajt e Dukagjinėt.
Nė veri tė Dukagjinėve dhe tė Zahariajve shtriheshin trojet shqiptare tė Spanėve, qė kanė qenė familje fisnike shumė e madhe. Emri familjar i tyre shfaqet pėr herė tė parė nė vitin 1322 te njė shkodran. Nė radhėt e Spanėve kishte pronarė tokash, tregtarė, klerikė etj. Mbiemrin e tyre e mbanin edhe njė varg familjesh tė thjeshta. Si veēori e pėrbashkėt e familjeve Spani, krahas mbiemrit, ishte se thuajse qė tė gjitha ato banonin nė krahinat pranė Rrugės sė Gentės. Spanėt kanė jetuar nė qytetet dhe nė krahinat e Shkodrės, Drishtit, Pultit, Pejės, Trepēės etj. Njė trevė nė veri tė lumit Drin del nė dokumentet e fundit tė shek. XV me emrin e pėrfaqėsuesit mė nė zė tė kėsaj familjeje, Pjetėr Spanit (nahija e Pjetėr Spanit), i cili ka qenė pjesėmarrės nė Kuvendin e Lezhės.
Krahas Balshajve, Kastriotėve, Dukagjinėve, Jonimėve, Zahariajve e Spanėve, nė Shqipėrinė e Epėrme ka pasur edhe njė numėr familjesh tė tjera me peshė nė jetėn politike shqiptare, veēanėrisht gjatė shek. XV. Kėto familje kanė qenė Gjurashėt (Cėrnojeviēėt), Dushmanėt e Drishtit, Hotėt, Shestanėt etj.
Tė gjitha kėto familje shqiptare kanė dalė nė skenėn politike nė njė periudhė shumė tė trazuar, tė shkaktuar prej ndėrhyrjeve e pushtimeve tė shteteve tė huaja. Gjatė dhjetėvjeēarėve tė parė tė shek. XV, pėr jetėn politike tė Shqipėrisė sė Epėrme kanė qenė si mė rrėnimtare dy shtete: Perandoria Osmane dhe Despotati i Rashės, qė ishte shtet vasal i tė parit, madje njė nga gratė e sulltan Muratit II ka qenė edhe vajza e despotit serb. Pas vdekjes sė Balshės III (1421), sundimtarėt serbė, deri mė 1439 kur u shkatėrrua Despotati i Rashės, i zhvendosėn kufijtė dhe dolėn nė bregdetin shqiptar, nga Kotorri deri nė Tivar, si edhe nė rrethinat e Shkodrės, ku pushtuan Drishtin. Pėrballė fuqisė ushtarake tė papėrballueshme osmane njė pjesė e fisnikėve shqiptarė ngurruan nė fillim tė rrėmbenin armėt, kurse kundėr pushtuesve serbė ata u ngritėn tė gjithė, Gjurashėt nė radhė tė parė (zotėrimet e tė cilėve shtriheshin nė rrethinat e Grykės sė Kotorrit dhe nė tė gjithė Gentėn), Zahariajt, Dukagjinėt, Kastriotėt etj.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
  #40  
Te vjeter 25-10-2003, 01:48
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

KREU III

FUNDI I SUNDIMEVE TĖ HUAJA.
FORMACIONET SHTETĖRORE SHQIPTARE NĖ SHEK. XIV - FILLIMI I SHEK. XV

2. FORMACIONET SHTETĖRORE SHQIPTARE NĖ SHEK. XIV DHE NĖ FILLIM TĖ SHEK. XV

Shteti i Gjon Kastriotit
Kastriotėt ishin familje fisnike dhe dinastia drejtuese mė e rėndėsishme e jetės politike dhe ushtarake tė Shqipėrisė nė shek. XV.
Pėr pemėn gjenealogjike, vend-origjinėn dhe veprimtarinė e Kastriotėve gjatė shek. XIV dihet fare pak. Prandaj, pėr kėto ēėshtje, mendimet e historianėve kanė qenė tė ndryshme.
Pėr herė tė parė pėrmendet njė Kastriot nė vitin 1368 si kėshtjellar i Kaninės. Ka studjues qė shohin te ky kėshtjellar njė paraardhės tė Kastriotėve tė mėvonshėm, qė ėshtė dėbuar nga pronat e veta. Njė mendim i tillė duhet pranuar si supozim, sepse nuk ka lidhje me tė dhėnat pėr Kastriotėt qė japin mė pas burimet historike. Prej disa familjeve shqiptare, qė emigruan nė Itali, Kastriotėt njihen edhe me njė mbiemėr tė dytė: Mazreku.
Sipas dy historianėve mė tė hershėm shqiptarė, Marin Barlecit e Dhimitėr Frėngut, Kastriotėt ishin nga Mati qė, sipas mendimit tė kohės, shtrihej deri nė bregdet. Nė kėtė pėrfundim ata janė nxitur nga pozicioni gjeografik kyē i trevės sė Matit, si vend-kryqėzimi i rrugėve qė lidhnin krahinat e ndryshme tė shtetit tė Kastriotėve si nė kohėn e Gjon Kastriotit, ashtu edhe nė atė tė Skėnderbeut. Kurse periudhave mė tė hershme tė veprimtarisė sė familjes Kastrioti autorėt e sipėrpėrmendur nuk i kanė kushtuar vėmendje, aq sa nė veprat e Marin Barlecit e tė Dhimitėr Frėngut nuk pėrmendet as emri i gjyshit tė Skėnderbeut. Kurse njė autor tjetėr shqiptar, bashkėkohės me dy tė parėt, Gjon Muzaka, ka rrėfyer se gjyshi i Skėnderbeut quhej Pal dhe se, sipas tij, kishte qenė proniar i dy fshatrave tė Dibrės sė Poshtme, Sinjės dhe Gardhit tė Poshtėm, rrėfim ky qė mund tė merret me njė farė rezerve. Tregimi i mėsipėrm i Gjon Muzakės ka shėrbyer si argument kryesor pėr ndonjė historian tė ditėve tona qė Dibrėn ta konsiderojė si vendorigjinėn e Kastriotėve. Po ashtu, si Marin Barleci, edhe Gjon Muzaka ka shėnuar se Gjon Kastrioti ka pasur nė zotėrim Matin. Dhimitėr Frėngu ka shkruar se Kastriotėt zotėronin edhe Ujmishin. Tre autorėt e mėsipėrm i shkruan veprat e tyre nė fillim tė shek. XVI dhe larg Shqipėrisė, kur jetonin si emigrantė nė Itali. Mė pas, nė vitin 1553, njė tjetėr shqiptar, Andre Engjėlli, ka shkruar nė Romė se paraardhėsit e Gjon Kastriotit, pėrveē Matit, kanė zotėruar Kastorien dhe Ymenestrien. Sipas kėtij autori, Gjon Kastrioti ka qenė i biri i “Gjergj Kastriotit” dhe ky i “Kostandin Kastriotit, tė mbiquajtur Mazreku” qė kishte vdekur nė vitin 1390.
Vepra e Gjon Muzakės ėshtė mė e saktė dhe mė e besueshme se ajo e A. Engjėllit, prandaj thuajse tė gjithė studiuesit e sotėm mendojnė se gjyshi i Skėnderbeut quhej Pal.
Pėrveē autorėve tė mėsipėrm, ėshtė edhe njė autor tjetėr i mėvonshėm, por shumė i rėndėsishėm, sepse ka jetuar nė Shqipėri, kleriku i ndritur shqiptar, Frang Bardhi. Nė vitin 1636 ai botoi njė vepėr polemizuese pėr tė mbrojtur origjinėn shqiptare tė Skėnderbeut, kundėr pėrpjekjeve tė J. Marnoviēit pėr ta nxjerrė atė me origjinė sllave. Nė veprėn e tij Frang Bardhi i ka kushtuar njė vend tė veēantė pėrcaktimit tė vendorigjinės sė Kastriotėve. Pas njė parashtrimi polemik tė ēėshtjes ai arrin nė pėrfundimin se Kastriotėt ishin nga Hasi i Prizrenit, se kėshtu ėshtė nė "pajtim tė plotė mendimi i pėrgjithshėm i kombit tonė". Kjo frazė e veprės sė F. Bardhit i jep mendimit tė tij pėr Hasin si vendorigjinėn e Kastriotėve vlerėn e njė burimi historik tė dorės sė parė. Pėr mė tej ai shpjegon edhe origjinėn e emrit familjar tė Kastriotėve, duke e lidhur atė me emrin e fshatit Kastrat, qė gjendej buzė lumit, dhe tregon se nė kohėn e tij njė familje vendase kishte si mbiemėr emrin e fshati Kastrat. Pėr vendorigjinėn e Kastriotėve nga Hasi i Prizrenit dėshmojnė gjithashtu edhe kronisti raguzan Lu**** (vepra e tė cilit ėshtė botuar nė vitin 1605), si dhe shėnimet e fundit tė shek. XV tė njė kleriku boshnjak, tė botuara pėr herė tė parė nė vitin 1892. Po kėshtu mbiemri i dytė, Mazreku, i Kastriotėve si dhe pronat e tyre, Kastorie dhe Ymenestrie, qė pėrmend A. Engjėlli, gjenden nė mikrotoponiminė e shek. XVII dhe tė sotme tė Hasit (Kastrat dhe Mazrek) dhe tė Lumės (Ujmisht qė pėrmendet edhe nga Dh. Frėngu). Nė pėrforcim tė kėtyre vjen edhe njė dėshmi e fillimit tė shek. XIX se nė qytetin e Gjakovės jetonte rrobaqepėsi Mihal Kastrioti, qė flet pėr praninė e ruajtjen ndėr shekuj tė kėtij mbiemri nė krahinėn e Hasit nga e kishin origjinėn Kastriotėt. Edhe tiparet fizike tė Kastriotėve, siē ishin ato tė Skėnderbeut dhe tė nipit tė tij Ferrandit, tė cilėve u njihen deri diku mirė, mbėshtesin origjinėn hasiane tė tyre.
Pranimi i Hasit si vendorigjina e familjes Kastrioti nuk e bėn tė pashpjegueshme pse mė pas pėrfaqėsues tė kėsaj familjeje, si degė tė pemės gjenealogjike tė saj, do tė shfaqen si proniarė e zotėr nė viset e tjera tė Shqipėrisė, si nė Dibėr, nė Mat etj. Gjatė shek. XV e mė pas, edhe nė kėto krahina kishte banorė me mbiemrin Kastrioti. Ēėshtja e origjinės sė Kastriotėve ka tė bėjė me njė periudhė mė tė hershme nga ajo qė nis me gjyshin e qė vazhdon me tė atin e Skėnderbeut. Tė shtrira gjatė njė harku kohorė tė tillė mendimet pėr vendorigjinėn e Kastriotėve, qė japin autorėt e hershėm shqiptarė si M. Barleci, Dh. Frėngu, Gj. Muzaka, A. Engjėlli dhe F. Bardhi, si dhe burime tė tjera historike, nuk kanė kundėrshti ndėrmjet tyre, por shfaqen si dėshmi nė vijim qė flasin pėr kohė tė ndryshme dhe qė plotėsojnė njėra-tjetrėn. F. Bardhi flet pėr periudhėn mė tė hershme, pėr trungun gjenealogjik tė familjes kur ishte nė Has, Gjon Muzaka pėrmend emrin e gjyshit tė Skėnderbeut, Pal Kastriotin, duke treguar dy fshatrat qė kishte si pronia nė Dibėr, kurse M. Barleci dhe Dh. Frėngu flasin pėr pasardhėsin e Palit, Gjon Kastriotin dhe zotėrimet qė kishte ky.
Pozita shoqėrore e familjes Kastrioti u fuqizua si rrjedhojė e pėrpjekjeve tė pinjollėve tė ndryshėm tė saj, disa prej tė cilėve kjo rrugė i shtriu pėrtej vendorigjinės sė tyre. Gjyshi i Skėnderbeut, Pal Kastrioti, sipas Gjon Muzakės, kishte dy fshatra si feud nė Dibėr. Kurse i biri i Pal Kastriotit, Gjoni, krijoi njė nga shtetet mė tė rėndėsishme nė Shqipėri qė, nė hapėsirat e tij, pėrfshiu edhe krahinat e pėrmendura nga M. Barleci, Gj. Muzaka, Dh. Frėngu etj.
Dėshmitė historike pėr fillimet e shtetit tė Kastriotėve thuajse mungojnė, njė realitet i pėrgjithshėm ky pėr historinė tonė mesjetare, sidomos pėr viset lindore shqiptare.
Gjatė dy dhjetėvjeēarėve tė fundit tė shek. XIV nė krye tė zotėrimeve tė Kastriotėve duhet tė ketė dalė Gjon Kastrioti. Nė kėtė periudhė zotėrimet e tij duhet tė jenė zgjeruar, sidomos nė drejtim tė lindjes, nė rajonet e Prizrenit, tė Gostivarit e tė Tetovės, sepse, sipas M. Barlecit dhe Gj. Muzakės, Gjon Kastrioti qe martuar nė atė kohė me Vojsavėn (Jellėn, sipas njė dokumenti raguzan tė vitit 1439), vajzė e njė dere fisnike tė rėndėsishme pranė Shkupit. Nga nėntė fėmijėt qė lindi Vojsava dhe qė arritėn moshėn madhore, shtatė kishin lindur para vitit 1405.
Zgjerimi e fuqizimi i shtetit tė Gjon Kastriotit pėrkoi me rėnien e dy shteteve kufitare me tė, tė Balshajve e tė Topiajve, dhe sidomos pas dobėsimit tė fuqisė ushtarake tė Perandorisė Osmane, kur ushtria e saj pėsoi njė disfatė tė rėndė prej trupave mongole nė betejėn e Ankarasė tė vitit 1402. Gjatė kėtij viti (1402), zotėrimet e Gjon Kastriotit u shtrinė nė drejtim tė viseve bregdetare dhe u bėnė kufitare me ato tė Venedikut. Qė nga viti 1406 Gjon Kastrioti shfaqet si njė partner i rėndėsishėm nė marrėdhėniet me shtetet e huaja, ambasadorėt e tij shkonin nė Venedik, Raguzė e nė vende tė tjera dhe ai cilėsohej prej tyre si zot “shumė i fuqishėm”, “i madhėrishėm” etj. Ndėrkohė edhe ambasadorė tė tyre dėrgoheshin pranė Gjon Kastriotit. Pushteti dhe ndikimi i tij mbi zotėrit e tjerė ishin tė fuqishėm, prandaj mė 1408 ai ishte i pranishėm si garant i paqes, qė u nėnshkrua nė rrethinat e Durrėsit, midis Venedikut dhe Balshajve.
Shtetin e Gjon Kastriotit e pėrshkonin rrugė tregtare shumė tė rėndėsishme. Ndėr to, nė rrafshin perėndim-lindje mė tė rrahurat ishin dy. Njėra rrugė lidhte viset bregdetare me Prizrenin, qė duhet tė ketė qenė qendra administrative e shtetit tė Gjon Kastriotit. Nė kėtė qytet tė lashtė kryqėzoheshin rrugė tregtare shumė tė rrahura dhe qė shkonin nė drejtim tė Prishtinės, tė Pejės, tė Tetovės etj. Traseja e rrugės sė dytė kalonte nga bregdeti nėpėr krahinėn e Matit, vijonte nė drejtim tė Dibrės dhe ndiqte rrjedhjen e sipėrme tė lumit Vardar pėr tė arritur nė Shkup. Nė dokumentet mesjetare kėto dy rrugė janė shėnuar me emra tė ndryshėm tė qyteteve nga ato kalonin: rruga e Lezhės, rruga e Prizrenit, rruga e Prishtinės dhe rruga e Shkupit. Interesat ekonomikė e tregtarė tė Gjon Kastriotit shtriheshin edhe pėrtej zotėrimeve tė tij, nė Fushė-Dardani, madje edhe pėrtej Shkupit, ku mund tė bliheshin argjend, plumb e hekur si dhe drithė me ēmime mė tė ulėta se nė rajonet e tjera, prodhime bujqėsore tė viseve tė ngrohta, si pambuk, oriz, susam etj. Kėshtu shpjegohen, p.sh., lidhjet e tij me manastirin e Hilandarit nė Malin e Shenjtė, qė gjendet nė brigjet e detit Egje. Kėtij manastiri, Gjon Kastrioti i dhuroi nė vitin 1426 dy fshatra nga pronat e veta nė rajonin e Gostivarit, i bleu pirgun e Shėn Gjergjit (i njohur edhe me emrin Pirgu Shqiptar) dhe nė kėtė manastir njė nga djemtė e tij, Reposhi, e kaloi jetėn si murg derisa vdiq mė 25 korrik 1431. Nė epigrafin e varrit, Reposhi mban titullin e lartė fisnik dukė.
Pėr jetėn ekonomike e politike tė shtetit tė Gjon Kastriotit, ashtu si edhe tė zotėrimeve tė fisnikėve tė tjerė shqiptarė si dhe ato tė Republikės sė Venedikut, rėndėsi parėsore kishin raportet e tyre me kryekomandantin osman tė Shkupit dhe, nėpėrmjet tij, me sulltanin. Nė marrėdhėniet me fqinjin e vet lindor e shumė tė fuqishėm ushtarakisht, Gjon Kastrioti duhej tė ndiqte njė politikė shumė tė kujdesshme. Edhe bejlerbeut tė Rumelisė i interesonte qė deri diku tė kishte mirėkuptim me Gjon Kastriotin, sepse nė shtetin e tij, nėpėr njė terren tė vėshtirė e me prita tė shumta, kalonin rrugėt tregtare mė tė shkurtra pėr nė brigjet e detit Adriatik, tė cilat, nė atė kohė, nuk mund tė mirėmbaheshin e tė ruheshin nga askush tjetėr, veēse nga vendasit. Nė rrethana tė tilla, gjatė dhjetėvjeēarėve tė parė tė shek. XV, Gjon Kastrioti arriti tė fuste nėn bindjen e tij disa familje fisnike tė njohura tė Shqipėrisė sė Epėrme dhe u bė figura politike kryesore e botės shqiptare tė kėtyre rajoneve.
Zgjerimet e pushtimeve osmane nė viset lindore shqiptare bėnė qė Gjon Kastrioti dhe familje tė tjera fisnike shqiptare tė mos ndiheshin tė sigurta, prandaj filluan tė pėrforconin veprimtarinė politike tė tyre nė viset perėndimore, si dhe tė zgjeronin lidhjet me forcat antiosmane e shtetet e huaja. Qysh nė fillim tė shek. XV burimet historike tregojnė se nė kufijtė e shtetit tė Gjon Kastriotit ishin pėrfshirė qyteti i rėndėsishėm i Prizrenit bashkė me rrethinat e tij, krahinat pėrgjatė rrugėve Prizren-Prishtinė dhe Prizren-Tetovė, ato tė Matit e tė Mirditės dhe se ai kishte siguruar dalje nė detin Adriatik nė afėrsi tė zotėrimit venecian tė Lezhės. Nė grykėderdhjen e lumit Mat Gjon Kastrioti mori nė zotėrim portin dhe qendrėn doganore tė Shufadasė, kriporet e rėndėsishme tė Shėn Kollit, qė mė parė kishin qenė nė duart e Dhimitėr Jonimės, si edhe tė gjithė zotėrimin e kėtij, ku gjendeshin edhe dy kėshtjella. Gjon Kastrioti synonte tė shtrihej nė vijėn bregdetare sė paku deri nė grykėderdhjen e lumit Bunė, rajon bregdetar qė kontrollohej nga Venediku. Nė vitin 1410 Gjoni arriti tė siguronte banesė nė Ulqin, por nuk u pranuan prej Venedikut kėrkesat e tij tė vitit 1417 pėr t’i dhėnė fshatin Barbullush dhe Malin Medua (Shėngjinin), ku dėshironte tė ngrinte njė kėshtjellė. Mė pas arriti ta merrte Shėngjinin. Zotėrimet e tij u bėnė kufitare nė veri me Despotatin e Rashės dhe nė verilindje me rajonin e Prishtinės, banorėt e sė cilės njihnin taksat doganore qė paguheshin pėr kalimin nėpėr shtetin e Gjonit. Nė jug zotėrimet e Gjon Kastriotit kufizoheshin me ato tė Arianitėve dhe tė Topiajve, kurse nė lindje me viset qė ishin nėn pushtuesit osmanė, tė cilėt, pėrveē Shkupit, zotėronin nė perėndim tė tij kėshtjellėn e Tetovės. Pjesa mė e madhe e fushės pėrgjatė rrjedhjes sė sipėrme tė lumit Vardar e nė perėndim tė Tetovės pėr njė kohė mbeti nėn zotėrimin e Gjon Kastriotit, tė cilėn M. Barleci e ka emėrtuar Dibra e Poshtme. Edhe rajonet mė nė jug ishin pjesė e shtetit tė Gjon Kastriotit, kufijtė e tė cilit nė atė drejtim shtriheshin deri nė afėrsi tė qytetit tė Kėrēovės, qė kishte rėnė nėn pushtimin osman qysh nė fund tė shek. XIV.
Shtrirja e gjerė gjeografike e shtetit tė Gjon Kastriotit ėshtė pasqyruar edhe nė burimet historike osmane. Nė njė dokument tė muajit maj tė vitit 1438 pėrmendet regjistri kadastral “i tokave tė Gjonit” (Juvan-ili) dhe si pjesė e tyre vilajeti i Dhimitėr Jonimės. Ky regjistėr nuk ėshtė zbuluar deri tani, sepse, si shumė kadastra tė tjera tė asaj kohe, mund tė jetė zhdukur. Regjistri kadastral “i tokave tė Gjonit” duhet tė jetė hartuar nė pranverė tė vitit 1430, gjatė fushatės ushtarake tė Isak-bej Evrenozit, ose, mė sė shumti, njėkohėsisht me regjistrin e Sanxhakut Shqiptar, nė vitin 835 h. (1431-1432). Administrata osmane hartonte nga njė regjistėr kadastral tė veēantė pėr ēdo sanxhak, tė cilėt po ashtu si “tokat e Gjonit” kishin disa vilajete si njėsi administrative mė tė vogla. Prandaj edhe shtrirja gjeografike e “tokave tė Gjonit” ishte pėrafėrsisht me atė tė njė sanxhaku.
Pasuritė e shumta qė kishin viset e Dibrės sė Poshtme e tė Prizrenit dhe numri i madh i banorėve qė jetonin nė to e bėnin kėtė rajon, i cili formonte pjesėn lindore tė shtetit tė Gjon Kastriotit, tė kishte rol vendimtar nė veprimtarinė ekonomike, politike dhe ushtarake tė tij. Prandaj edhe fėmijėt e tij pėrgjithėsisht mbanin emrat karakteristikė tė kėtij rajoni. Pjesėn lindore tė shtetit tė vet Gjon Kastrioti e zotėronte si funksionar i administratės osmane, sepse vetė ai deklaronte nė vitin 1411 se kishte nė gatishmėri tė pėrhershme njė ushtri tė pėrbėrė nga "dy mijė kalorės shqiptarė dhe treqind kalorės turq" dhe kohė pas kohe ėshtė shprehur se sulltani ishte kryezot i tij.
Pėr tė gjallėruar sa mė shumė lėvizjen e mallrave e tė njerėzve nė rrugėt tregtare qė kalonin nėpėr zotėrimet e Kastriotėve, Gjoni nėnshkroi akte me qeveritarėt e vendeve tė ndryshme, duke u garantuar sigurinė e qarkullimit tė mallrave e tė tregtarėve tė tyre nėpėr shtetin e tij. Pėr tė nxitur sa mė shumė ardhjen e tyre, ai thjeshtėsoi sistemin tatimor dhe vendosi vetėm njė taksė doganore pėr mallrat qė tregtarėt e huaj do tė transportonin nėpėr zotėrimet e Kastriotėve. Pėr tė garantuar sigurinė e lėvizjes sė njerėzve dhe tė karvaneve tė mallrave nėpėr rrugėt tregtare, Gjoni vendosi roje nėpėr to si dhe nėpėr kėshtjellat qė shėrbenin pėr mbrojtjen e tyre, si nė ato tė Prizrenit, tė Gurit tė Bardhė, tė Stelushit etj. dhe rriti shėrbimet pėr mirėmbajtjen e rrugėve.
Pozicioni gjeografik kyē i shtetit tė Gjon Kastriotit e kishte bėrė atė njė urėlidhje nė Shqipėrinė Qendrore pėr tė kaluar nė rajonet e tjera tė Shqipėrisė sė Epėrme e tė Poshtme si dhe nė rajonet lindore tė Shqipėrisė, si nė Fushė-Dardani dhe nė Shkup nėpėrmjet rrugės mė tė shkurtėr. Kjo ka qenė njė nga arsyet kryesore qė Gjon Kastrioti tė kishte lidhje tė shumta familjare e martesore me sundimtarė tė tjerė shqiptarė, si me Arianitėt, Topiajt, Muzakajt, Balshajt, Gjurashėt (Cėrnojeviēėt). Lufta e pėrhershme e Stefan Gjurashit (Cėrnojeviēit) dhe e paraardhėsve tė tij nė rajonin e Gentės kundėr despotit tė Rashės, Gjergj Brankoviēit, pa dyshim ka qenė e mbėshtetur dhe e bashkėrenduar me aksionet ushtarake tė vjehrrit tė tij, Gjon Kastriotit, qė ky detyrimisht ka ndėrmarrė edhe pėr interesat e veta nė rajonet e Shkodrės, tė Rrafshit tė Dukagjinit dhe tė Fushė-Dardanisė kundėr armikut tė pėrbashkėt, despotit Gjergj. Pėrballė njė lufte me dy fronte tė shqiptarėve, Gjergj Brankoviēi dhe paraardhėsit e tij kanė qenė tė detyruar tė tėrhiqen dhe tė rrudhin kufijtė jugorė tė Despotatit tė Rashės. Gjon Kastrioti hyri nė lidhje ekonomike e politike edhe me vende tė huaja, si me Venedikun, Raguzėn etj.
Gjon Kastrioti zotėronte njė potencial tė ndjeshėm ekonomik dhe ushtarak. Tė ardhurat kryesore vinin nga sistemi tatimor feudal qė nėnshtetasit e tij tradicionalisht ishin tė detyruar t`i jipnin kryezotit tė tyre me prodhime nė natyrė, me tė holla dhe me punė angari. Ky sistem tatimor ėshtė shprehur nė njė akt-dhurimi tė vitit 1426, qė Gjon Kastrioti sė bashku me djemtė e tij i bėnė manastirit tė Hilandarit pėr fshatrat Radostushė dhe Trebisht. Nė tė thuhet: "duke dhuruar nė dobi tė manastirit kėto dy fshatra, unė i liroj ato nga ēdo angari e madhe dhe e vogėl, me tė gjitha detyrimet pėr haraēin mbretėror dhe taksat e shtetit dhe tė gjitha kėto ia jap manastirit tė shenjtė: tė mos ketė as qefali, as zot, as psarė e tė mos japin tė dhjetė as pėr drithė, as pėr verė, as pėr mjaltė, as dhuratė nė para, as para pėr kullotė, as pėr tė dhjetė bagėtish, kėshtu qė kisha t`i marrė tė gjitha tė drejtat mbi kėto fshatra sipas ligjit".
Krahas sitemit tatimor tė mėsipėrm, Gjon Kastrioti siguronte tė ardhura tė rėndėsishme nga doganat, tregtia e drithit, e metaleve, e kripės etj.
Gjon Kastrioti ndoqi njė politikė aktive pėr zgjerimin e fuqizimin e shtetit tė tij, me gjithė kushtet e vėshtira qė ishin krijuar prej sulmeve e pushtimeve osmane. Ai forcoi lidhjet me Republikėn e Venedikut dhe qysh nė vitin 1407 arriti tė siguronte prej saj qytetarinė veneciane, e cila, bashkė me fėmijėt e tij, iu rinjoh edhe nė vitin 1413. Nė fillim tė vitit 1410 Venediku pranoi kėrkesėn e Gjon Kastriotit qė tė kishte banesė nė Ulqin dhe, nė rast se do tė dėbohej nga zotėrimet e tij prej osmanėve, ai bashkė me familjen tė banonte nė atė qytet. Kėto lidhje me Venedikun Gjoni i shfrytėzoi pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjeve qė pati nė vitin 1407 me peshkopin e Lezhės, i cili kishte gjetur mbėshtetjen e papės qė peshkopatės sė Arbrit t`i shkėpuste 12 kisha. Ndėrhyrja e Venedikut pranė papės qe efikase pėr Gjonin. Nė vitin 1411 Gjon Kastrioti, kundrejt njė shpėrblimi tė pėrvitshėm prej njė mijė dukatėsh, i ofronte Venedikut ndihmė ushtarake me "dy mijė kalorės tė tij dhe treqind kalorės turq", madje edhe mė shumė nė rast nevoje.
Si ēėshtje parėsore e aktivitetit politik tė Gjon Kastriotit ishin marrėdhėniet e tij me fqinjėt lindorė, pushtuesit osmanė, fuqia ushtarake e tė cilėve ishte e papėrballueshme prej tij. Siē del nga fraza e dokumentit tė vitit 1411, tė cituar pak mė sipėr, Gjon Kastrioti ishte afruar me komandantin osman tė Shkupit, Bajazitin, aq sa mund tė komandonte edhe 300 kalorės osmanė, e dhėnė kjo qė lejon tė supozohet se ai mund tė ketė qenė sė paku nė postin e subashit tė Tetovės. Nė kushte tė tilla, pėr tė mbajtur nė kėmbė shtetin e tij Gjon Kastrioti ishte i shtrėnguar tė pranonte vasalitetin ndaj sulltanit dhe t`i paguante, siē ka shkruar vetė nė vitin 1426, "haraēin mbretit". Si garanci pėr pranimin e vasalitetit osman, tė paktėn qysh nė vitin 1409, Gjon Kastrioti qe detyruar tė dorėzonte peng njė nga djemtė e tij, qė, me sa kuptohet, ka qenė djali i madh, Stanisha.
Nė betejėn e Ankarasė, qė u zhvillua gjatė vitit 1402 midis trupave mongole dhe ushtrive osmane, kėta tė fundit pėsuan njė disfatė tė rėndė dhe jeta politike e Perandorisė Osmane u pėrfshi nga konflikte tė brendshme pėr trashėgimin e fronit osman, konflikte qė vazhduan afėr njė dhjetėvjeēar. Gjatė kėtyre viteve u dobėsua pėrkohėsisht presioni osman, pėr t`u riaktivizuar pas ardhjes nė fron tė sulltan Mehmetit I (1413-1421). Ndėrkohė zotėrimet e Gjon Kastriotit arritėn njė zgjerim e fuqizim tė madh. Kėtė e favorizoi edhe qėndrimi i komandantit osman tė Shkupit, Bajazitit, i cili nuk ndoqi njė politikė pushtimesh, por atė tė marrėveshjes me fisnikėt shqiptarė. Pas vdekjes sė tij nė vitin 1414, ai u zėvendėsua nga i biri, pėr veprimtarinė e tė cilit ėshtė vėshtirė tė thuhet diēka. Gjatė viteve nė vijim rol tė veēantė nė drejtimin e veprimtarisė politike e ushtarake tė Pashasanxhakut tė Shkupit do tė kishin Isak bej Evrenozi dhe i biri i tij, Isa Beu. Evrenozėt ishin njė familje shumė e pasur. Vetėm nė Shkup ata kishin mbi njėqind dyqane. Gjatė disa dhjetėvjeēarėve si ushtarakė tė lartė osmanė, Evrenozėt u pėrpoqėn tė kontrollonin rrugėt tregtare tė vendit qė tė fuqizoheshin ekonomikisht gjithnjė e mė shumė.
Nė fillim tė vitit 1415 kaloi nė duart e osmanėve Kruja, e cila kishte njė pozicion shumė strategjik dhe kontrollonte segmente tė rrugėve tregtare qė lidhnin Shkupin me bregdetin shqiptar si dhe viset perėndimore tė vendit. Prandaj pushtimi i Krujės dėmtoi rėndė interesat e fisnikėve tė Shqipėrisė Qendrore dhe tė Epėrme, sepse tani zotėrimet e tyre nga ēasti nė ēast mund tė pushtoheshin prej osmanėve. Rėndė u goditėn edhe zotėrimet e Gjonit, sepse osmanėt mund tė zotėronin rrugėn tregtare qė kalonte nėpėr Mat e Dibėr pėr tė arritur nė Shkup, e kontrolluar deri nė atė kohė prej Kastriotėve. Sidoqoftė, Gjoni u tregua mjaft i kujdesshėm nė marrėdhėniet e tij me osmanėt. Pėr tė mbrojtur interesat e shtetit tė tij dhe pėr tė mėnjanuar pėrplasjen me ta, kur Kruja ra nė duart e osmanėve, Gjoni dėrgoi djalin e tij tė vogėl, Gjergjin, si iē-ogllan (pazh) pranė oborrit osman. Nė kėtė mėnyrė ai evitoi pėr disa vjet konfrontimet me osmanėt. Kurse Republika e Venedikut vendosi qė t`i jepte njė tribut vjetor prej 200 dukatėsh subashit turk tė Krujės, qė ky tė mos sulmonte Durrėsin dhe tė mos prekte kriporet e shumta tė kėtij qyteti.
Me gjithė pėrpjekjet e Gjonit pėr tė pasur marrėdhėnie sa mė tė mira me sulltanin, ai nuk hoqi dorė nga masat mbrojtėse. Nė nėntor tė vitit 1417 Gjoni i kėrkoi mė kot Venedikut qė tė pėrballonin sė bashku sulmet e mundshme osmane dhe i premtonte se ishte i gatshėm tė vinte nė dispozicion tė njė aksioni tė pėrbashkėt tė gjithė luftėtarėt dhe kėshtjellat e veta. Nė kėto rrethana Gjon Kastrioti i kushtoi vėmendje tė veēantė bashkėveprimit me fisnikėt shqiptarė.
Kur nė vitin 1418 Balsha III i shpalli luftė Republikės sė Shėn Markut pėr tė rimarrė Shkodrėn dhe Drishtin, Gjoni mbajti anėn e tij dhe qenė tė paefektshme pėrpjekjet e Venedikut gjatė viteve 1419-1420 pėr ta larguar atė nga Balsha. Konflikti midis Balshės III dhe Venedikut nė rajonin e Shkodrės pengoi lėvizjen e tregtarėve shqiptarė, raguzanė etj. dhe qarkullimin e mallrave nė drejtim tė Kosovės, ku nxirrej e pėrpunohej ari, argjendi e plumbi dhe ku ēmimi i prodhimeve tė shumta bujqėsore ishte mė i ulėt nė krahasim me ēmimet qė ato kishin nė viset perėndimore. Kėto rrethana i shfytėzoi Gjon Kastrioti pėr tė intensifikuar qarkullimin e mallrave nė drejtim tė Kosovės nėpėr rrugėn tregtare Shufada-Prizren-Prishtinė dhe nė atė tė Shkupit tė kontrolluara prej tij. Nė shkurt tė vitit 1420 ai nėnshkroi njė akt-tregtar me Republikėn e Raguzės, nėpėrmjet sė cilės u garantonte tregtarėve tė saj lėvizje tė sigurt nėpėr rrugėt e sipėrpėrmendura. Nė mars tė vitit 1422 Gjon Kastrioti siguroi edhe miratimin e Venedikut pėr tė lejuar tregtarėt raguzanė, qė nė vend tė Shkod