Total: (110,050) Pershendetje Vizitor | Regjistrohuni | Ndihme | Na Shkruani
Parajsa.com Forumi
... komuniteti i shqiptareve

Kendi i Reklamave


Faqja 1 nga 3 123 E FunditE Fundit
Tregoni rezultatet 1 ne 35 nga 96
  1. #1
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Icon8 Historia e Shqiperise - Mesjeta

    K R E U I

    SHQIPeRIA GJATe SHEKUJVE Te MESJETeS (SHEK. V - XIV)

    SHQIPeRIA Ne PERANDORINe BIZANTINE (SHEK. V - X)

    1. SHQIPTAReT DHE NDRYSHIMET ETNO-POLITIKE E SHOQeRORE-EKONOMIKE Ne MESJETeN E HERSHME

    Shqiperia dhe Bizanti
    Pas ndarjes se Perandorise Romake ne dy pjese, me 395, trevat iliro-shqiptare hyne ne perberje te Perandorise Bizantine, sic quhet zakonisht pas kesaj date Perandoria Romake e Lindjes sipas emrit antik te kryeqytetit te saj, Bizant, qe per nder te Konstandinit te Madh u quajt Konstandinopoje.
    Ashtu sic i kishin dhene ne shek. III-IV Perandorise Romake nje numer perandoresh e gjeneralesh te shquar, po ashtu gjate periudhes se hershme bizantine (shek. V-IX), trevat iliro-shqiptare i dhane Perandorise Bizantine disa perandore, nder te cilet shquhen ne menyre te vecante Anastasi I nga Durresi (491-518) dhe Justiniani I nga Taurisium i Shkupit (527-565). Me reformat dhe me masat e zbatuara ne administraten civile e ushtarake, keta dy perandore pergatiten kalimin nga antikiteti ne mesjete dhe hodhen bazat e asaj qe do te ishte perandoria me jetegjate ne historine e qyteterimit mesdhetar.
    Pozicioni skajor ne kufi me Italine, me te cilen interesat e Bizantit mbeten deri ne fund te lidhura ngushte, percaktoi rolin e jashtezakonshem te trevave iliro-shqiptare ne kuadrin e Perandorise Bizantine. Ato u kthyen ne nje nyje komunikimi te Lindjes me Perendimin dhe anasjelltas. Nje rol te tille e favorizonte ekzistenca e porteve te rendesishme gjate bregdetit te Adriatikut e te Jonit ose e arterieve rrugore qe fillonin prej tyre dhe zgjateshin ne thellesi te Gadishullit duke lidhur bregdetin me qendra te tilla te rendesishme, si Nishin, Shkupin, Ohrin, Sofjen, Kosturin, Selanikun, Adrianopojen e vete Konstandinopojen. Ashtu si ne shekujt e lashtesise, rruga Egnatia vazhdoi ta luante rolin si vija kryesore e komunikimit midis provincave te Perandorise ne rrafshin perendim-lindje. Pergjate traktit perendimor te rruges Egnatia (Durres-Apoloni-Peqin-Oher) jane zhvilluar disa nga betejat me te pergjakshme te historise bizantine. Perandoret bizantine i kushtuan vemendje te vecante mbrojtjes strategjike te trevave iliro-shqiptare. Perandori Justiniani, sipas biografit te tij, Prokopit te Cezarese, ndertoi nga e para apo rimekembi 168 keshtjella ne kater provincat ilire: te Dardanise, Prevalit dhe te dy Epireve. Nga ana e tij, Anastasi I e rrethoi qytetin e tij te lindjes, Durresin me mure madheshtore qe shihen ende sot. Vec Durresit, pikembeshtetje te pushtetit bizantin ne Shqiperi perbenin Tivari, Shkodra, Lezha, Kruja, Dibra, Prizreni, Shkupi, Berati, Devolli, Kolonja, Adrianopoja etj. Mbrojtja e tyre dhe e territorit ne juridiksionin e tyre, u ishte besuar forcave e komandanteve vendas. Trupa ushtarake iliro-shqiptare sherbenin gjithashtu ne vise te tjera te Perandorise, sa ne Lindje aq edhe ne Perendim. Ne kohen e perandorit Justinian, ushtare iliro-shqiptare sherbenin ne ushtrine bizantine me qendrim ne Itali. Ne nje nga mbishkrimet e asaj kohe te gjetura ne Itali, behet fjale per "numrin e madh te ilireve" (numerus felix Illyricianorum). Edhe ne shekujt e mevonshem, reparte nga trevat iliro-shqiptare sherbenin ne provincat bizantine te Italise e ne provinca te tjera ne Evrope e Azi.

  2. #2
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    K R E U I

    SHQIPeRIA GJATe SHEKUJVE Te MESJETeS (SHEK. V - XIV)

    SHQIPeRIA Ne PERANDORINe BIZANTINE (SHEK. V - X)

    1. SHQIPTAReT DHE NDRYSHIMET ETNO-POLITIKE E SHOQeRORE-EKONOMIKE Ne MESJETeN E HERSHME

    Perhapja e krishterimit ne Shqiperi
    Shqiperia eshte percaktuar si nje nga vendet mesdhetare, ku krishterimi depertoi qysh ne shekujt e pare. Autori i shek. VI, Kosmas, i perfshin iliro-shqiptaret ne grupin e popujve qe ne kohen e tij kishin perqafuar krishterimin. Durresi, Nikopoja ishin qendrat kryesore bregdetare, nga ku feja e re u perhap pastaj ne thellesi te kater provincave ilire: te Prevalit, Dardanise, Epirit te Ri dhe te Epirit te Vjeter. Qe ne shekujt e pare te eres se re, ne qendrat urbane te ketyre trevave permenden bashkesite e para te krishtera, si dhe ngrihen ndertesat e para te kultit te ri. Te tilla ndertesa, bazilika e pagezimore (baptistere) te shek. IV-VI, ruhen edhe sot pjeserisht ne rrethet Durres, Shkoder, Lezhe, Mat, Apoloni, Elbasan, Diber, Oher, Tirane, Vlore, Gjirokaster, Sarande, Butrint e akoma me ne jug.
    Hershmerine e krishterimit shqiptar e provojne gjithashtu nje sere emrash vendesh qe u referohen martireve te pare te Lindjes, kulti i te cileve ka qene i perhapur ne shek. IV-VI. Te tilla jane toponimet Shirgj (Shen Sergj), Shubak (Shen Baku), Shendekla (Shen Tekla), Shen Vlashi, qe ndeshen ne Shkoder, Durres, Himare e deri poshte ne cameri (Shen Vlash, Shen Tekla). Te lidhur me kultin e martireve ne fjale si dhe me historine e hershme te krishterimit, jane toponime te tilla te huazuara nga vendet e Lindjes, si Rozafe (vend ne Siri, ku u varros Shen Baku e Shen Serxhi), Barbullush (Barbalista, vend buze Eufratit, ku u masakrua Shen Baku), Sebaste, Jeriko.
    Persekutimet e medha kunder te krishtereve regjistruan edhe ne Shqiperi martire te shumte, kulti i te cileve u ruajt ne shekuj. Me te shquarit nder keta martire jane Shen Asti, peshkop i Durresit, Shen Terini nga Butrinti, Shen Donati, peshkop i Evrojes (Paramithi), Lauri dhe Flori nga Dardania etj. Po ne kete kohe ne toponomastiken e vendit futen emra te krishtere te tipit Shengjin, Shen Gjergj, Shupal (Shen Pal), Shmil (Shen Mehill), Shen Koll apo Shen Nik (Shen Nikolle), Shemri (Shen Meri), Shendelli (Shen Ilia), Shengjergj, Shtish - Shen Matish (Shen Matheu), Shingjon, Shegjun (Shen Gjon), Shen Ndreu etj., etj. Te gjithe keta emra bejne pjese ne fondin e hershem te toponomastikes se krishtere (shek. I-VII). Te tilla toponime, qe ne Ballkan ne nje mase e ne nje shtrirje te tille gjenden vetem ne trevat shqiptare, lidhen gjithsesi me periudhen para vendosjes se sllaveve ne shek. VI-VII. Perhapja e tyre sa ne viset bregdetare, aq edhe ne viset e thella malore larg bregdetit, eshte nje e dhene me shume qe provon se keto hapesira mbeten ne thelb te paprekura nga ngulimet e sllaveve pagane dhe se edhe pas dyndjeve sllave te shek. VI-VII, popullsia vendase autoktone u ruajt e paprekur ne pjesen me te madhe te Ilirise se Jugut.
    Pavaresisht nga perpjekjet per mbytjen e fese se re, krishterimi u afirmua ne Shqiperi ne menyre perfundimtare. Pas persekutimeve te medha te shek. IV, burimet historike flasin per nje strukture kishtare mjaft te konsoliduar. Ajo ishte e organizuar mbi bazen e provincave administrative te epokes se Dioklecianit. Ne qendren e cdo province ndodhej kisha mitropolitane dhe aty e kishte seline kryepeshkopi. Nen juridiksionin e ketij te fundit ndodheshin peshkopet e dioqezave vartese (sufragane). Keshtu, ne kater qendrat kryesore kishtare ne trevat shqiptare ishin kryepeshkopatat e Shkodres (Prevali), Justiniana Prima (Dardania), Durresi (Epiri i Ri), Nikopoja (Epiri i Vjeter). Kryepeshkopi i Shkodres kishte nen varesi 3 peshkopata vartese (sufragane), ai i Shkupit 5, i Durresit 8 dhe i Nikopojes 9. Me perhapjen e krishterimit ne viset e brendshme, numri i peshkopatave sa vinte e rritej. Keshtu, ne shek. X mitropolia e Durresit kishte tashme 14 peshkopata vartese (sufragane) mes te cilave: Tivari, Licini (Ulqini), Shkodra, Drishti, Dioklea (Genta), Pulti, Elisoni (Lezha), Kruja, Stefaniaka, Kunavia, Cerniku. Sic shihet, ne ate kohe juridiksioni i mitropolise se Durresit ishte shtrire drejt veriut duke perfshire brenda saj provincen e dikurshme te Prevalit. Sic ndodhte shpesh, nje perhapje e tille e pushtetit fetar kishte pasuar shtrirjen ne ate drejtim te juridiksionit politiko-administrativ te Durresit (krijimi i temes se Durresit ne shek. IX). Kryepeshkopet kishin per detyre te emeronin, te shkarkonin, te transferonin e te shuguronin peshkopet e juridiksionit te tyre. Per zgjidhjen e problemeve te ndryshme qe kishin te benin me administraten kishtare te provinces se tij, kryepeshkopi therriste periodikisht sinodin provincial. Nga ana e tyre, kryepeshkopet, te shoqeruar here-here edhe nga peshkope te dalluar, merrnin pjese ne koncilet ekumenike, ku mblidheshin perfaqesuesit me te larte te klerit te botes se krishtere, per te diskutuar mbi problemet e dogmes dhe te organizimit kishtar. Keshtu, ne Koncilin e famshem te Nikese, me 431, mitropoliti i Durresit i shoqeruar nga sufraganet e tij, nenshkroi aktin perfundimtar qe denonte herezine nestoriane. Ne Koncilin tjeter te rendesishem, ne ate te Kalcedonise te vitit 451, ku u zgjidhen perfundimisht grindjet dogmatike mbi natyren e Krishtit, moren pjese edhe Lluka, mitropolit i Durresit, Evandri, peshkop i Dioklese dhe Euzebi, peshkop i Apolonise.

  3. #3
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    K R E U I

    SHQIPeRIA GJATe SHEKUJVE Te MESJETeS (SHEK. V - XIV)

    SHQIPeRIA Ne PERANDORINe BIZANTINE (SHEK. V - X)

    1. SHQIPTAReT DHE NDRYSHIMET ETNO-POLITIKE E SHOQeRORE-EKONOMIKE Ne MESJETeN E HERSHME

    Organizimi kishtar i trevave shqiptare
    Ne pikepamje te organizimit te pergjithshem kishtar, kisha shqiptare ishte ne varesi te Papes se Romes. Ky i fundit ushtronte autoritetin e vet ne trevat shqiptare nepermjet mekembesit (vi****t) te tij te pergjithshem, me seli ne Selanik. Por, duke filluar nga shek. V, Patriarkana e Konstandinopojes u perpoq t'i vere ne varesine e vet peshkopatat shqiptare. Ballafaqimi midis Romes e Konstandinopojes per hegjemoni kishtare ne Shqiperi (ne kishen e Ilirikut) doli vecanerisht ne pah gjate se ashtuquajtures "Kriza akaciane" (484-519). Me ate rast, peshkopet iliro-shqiptare konfirmuan besnikerine e tyre ndaj Romes. Vecanerisht te vendosur ne komunionin me Papen ishin kleri i provincave te Dardanise, Epirit te Vjeter dhe Prevalit. Kurse ne provincen e Epirit te Ri qendrimi qe i pavendosur. Sipas raporteve te te derguarit te papes Hormisda, me 519, populli dhe kleri i Skampes apo i Liknidit (Ohrit) ishin besnike te vendosur te Papatit, nderkohe qe peshkope te tjere te provinces kishtare te Epirit te Ri, midis tyre edhe kryepeshkopi i Durresit, anonin nga Patriarkati i Konstandinopojes. Perandori Anastasi I (491-518), me origjine nga Durresi, ndikoi nga ana e tij per te forcuar lidhjet e mitropolise se Durresit me Patriarkatin e Konstandinopojes. Gjithsesi, perandori tjeter bizantin me origjine iliro-shqiptare, Justiniani I (527-565), e njohu juridiksionin e Romes mbi kishen e Ilirikut, aq me teper qe, nen sundimin e tij, Italia u bashkua me Perandorine Bizantine dhe kontrolli i Perandorit perfshiu edhe territoret nen juridiksionin e Papes se Romes. Nen sundimin e tij u krijua edhe nje vi****at i dyte ne Justiniana Prima (Shkup), qe mori nen juridiksion provincat kishtare te Dardanise dhe te Prevalit. Epiri i Ri dhe Epiri i Vjeter vazhduan te varen nga vi****ati i Selanikut. Ndryshe nga bashkepatrioti i tij nga Durresi, perandori Anastas, qe u perpoq t'i shkepuste lidhjet e episkopatit te Ilirikut me Romen dhe ta vendoste ate nen juridiksionin e Konstandinopojes, Justiniani rikonfirmoi lidhjet e peshkopatave te Ilirikut me Papen e Romes, duke u vene fre ambicieve te Patriarkut te Konstandinopojes per t'i shtene ato ne dore.
    Ndryshimet politike qe ndodhen ne trevat shqiptare dhe ne krejt rajonin ne shek. VI-X, u shoqeruan me ndryshime te rendesishme edhe ne kuadrin e organizimit kishtar. Ne perfundim te dyndjeve te popujve, nje sere qendrash peshkopate u rrenuan dhe nuk permenden me; te tilla qene: Onkezmi, Skampa, Amantia, nderkohe qe te tjera seli peshkopate shfaqen per here te pare: Cerniku, Deja, Kruja, Himara, Devolli, Kolonja, Dibra etj.
    Ne kohen e sundimit bullgar (shek. IX-X), selia mitropolitane e Nikopojes (Epiri i Vjeter) u zhvendos me ne jug, ne Naupakt, ajo e Dardanise nga Shkupi kaloi ne Oher, kurse mitropolia e Prevalit nga Shkodra kaloi ne Tivar.
    Por ngjarja me e madhe ne kuadrin e organizimit kishtar te trevave shqiptare ishte vendimi i vitit 732 i perandorit bizantin ikonoklast, Leoni III, per t'i hequr peshkopatat shqiptare nga varesia e Papes se Romes dhe per t'i kaluar ato nen juridiksionin e Patriarkut te Konstandinopojes. Tashme nje pjese e mire e Italise bashke me Romen ndodhej nen sundimin e frankeve, rivale te rrepte te bizantineve, keshtu qe pushoi se vepruari edhe ndikimi i perandorit bizantin mbi Papen e Romes.
    Gjithsesi, edhe pas kesaj date vazhdoi ndikimi i Romes ne nje varg dioqezash te Shqiperise se Eperme, ne Preval e Dardani ne menyre te vecante. Ne kete drejtim luajten rol lidhjet gjithnje te gjalla ekonomike, tregtare e kulturore midis dy brigjeve te Adriatikut (ate kohe Italia e Jugut ishte gjithmone province bizantine). Por nje rol te vecante ne ruajtjen e lidhjeve kishtare me Romen luajten manastiret e medha te urdhrit te Shen Benediktit, qe shfaqen ne trevat shqiptare qe prej shek. VI dhe qe vazhduan te mbijetojne pergjate gjithe mesjetes.

  4. #4
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    K R E U I

    SHQIPeRIA GJATe SHEKUJVE Te MESJETeS (SHEK. V - XIV)

    SHQIPeRIA Ne PERANDORINe BIZANTINE (SHEK. V - X)

    1. SHQIPTAReT DHE NDRYSHIMET ETNO-POLITIKE E SHOQeRORE-EKONOMIKE Ne MESJETeN E HERSHME

    Dyndjet e popujve, ngulimet sllave ne Ballkan
    Nen sundimin e Dioklecianit e me tej te Konstandinit, Perandoria Romake iu pershtat nje organizimi te ri administrativ. Njesia me e madhe administrative u be prefektura, qe permbante disa dioqeza, te cilat nga ana e tyre ishin te ndara ne nje numer edhe me te madh provincash. Prefektura e Ilirikut (praefectura praetorio per Illyricum), perfshinte dioqezat e Dakise e te Maqedonise.
    Ne kete te fundit benin pjese pronvincat e Prevalit, Dardanise, Epirit te Vjeter dhe Epirit te Ri, qe perfaqesonin hapesiren gjeografike te banuar nga pasardhesit e ilireve, shqiptaret, pergjate gjithe mesjetes e deri ne kohet e reja. Funksionari me i larte i prefektures se Ilirikut, prefekti i pretorit per Ilirikun, e kishte seline e vet ne Selanik. Po ketu ndodhej edhe selia e kryetarit te kishes se kesaj prefekture.
    Ndonese nuk ndodhej ne kushtet e deshperuara ku e kishte zhytur kriza e thelle ekonomike, shoqerore e politike pjesen perendimore te Perandorise Romake, edhe Perandoria Romake e Lindjes po i vuante pasojat e krizes se kapercimit te dy epokave. Brishtesia e strukturave te saj shteterore e ushtarake doli ne pah gjate ballafaqimit me dyndjet e popujve gjate shek. IV-VII.
    Megjithese nuk perkonin me drejtimin kryesor te dyndjes se popujve, trevat shqiptare nuk mbeten teresisht jashte tyre. Inkursionet e goteve, goteve te lindjes (ostrogoteve) dhe atyre te perendimit (vizigoteve) aty nga fundi i shek. IV preken edhe trevat iliro-shqiptare.
    Popujt qe u dynden dhe invaduan Ballkanin shkaktuan deme e rrenime te medha ne te cilat u futen. Per periudhen e "dyndjes se popujve" burimet e shkruara jane mjaft te rralla dhe perbehen nga kronikat bizantine. Historianet qe jane marre me kete periudhe e kane shpeshhere te veshtire t'i akordojne keto burime midis tyre. Edhe materiali tjeter burimor, arkeologjik eshte i pamjaftueshem.
    Sipas burimeve tashme te njohura vizigotet, pas betejes se Adrianopojes te vitit 378, arriten deri ne brigjet e Adriatikut. Ne marreveshje me perandorin Theodhosi I, e me kusht qe te kryenin sherbimin ushtarak, ata u lejuan te vendoseshin ne pjesen veriore e perendimore te Gadishullit Ballkanik, dhe nderprene per nje kohe sulmet e tyre. Dyndjet e "barbareve" vazhduan edhe pas ndarjes se Perandorise Romake ne dy pjese te vecanta, ne ate te lindjes dhe ne ate te perendimit (395).
    Te dyja pjeset e perandorise u detyruan per nje kohe te gjate t'u benin balle sulmeve e invazionit te "barbareve". Per pjesen lindore te Perandorise, ate Bizantine, nje rrezik te madh perbenin asokohe gotet e perendimit qe ishin vendosur ne Gadishullin Ballkanik. Prijesat e tyre kishin arritur te zinin poste te larta si komandante te beselidhur - foederati, sikurse u quajten "barbaret". Keta te fundit ishin te pakenaqur nga marredheniet me perandorine. I pari u ngrit Alariku, prijesi i vizigoteve, me pretekstin se nuk u ishin paguar rrogat e premtuara si te beselidhur. Me forcat e Alarikut u bashkuan edhe gote te tjere te vendosur ne krahina te ndryshme te Ballkanit; kryengritesit filluan plackitjen e Greqise dhe te trevave iliro-shqiptare. Perandoria Bizantine mundi te dale nga kjo gjendje, pas paqes qe beri me Alarikun ne vitin 398, duke lejuar vendosjen e ushtrive gote ne krahinat jugperendimore te Gadishullit si te beselidhur dhe duke e emeruar prijesin e tyre si kryekomandant te ushtrive bizantine ne Ilirik. Pas 10 vjeteve Alariku me vizigotet u largua per ne Itali, ku ne vitin 410 pushtoi Romen.
    Sulmet e goteve shkaktuan nje renie te metejshme te ekonomise fshatare e qytetare, shkretimin e shume krahinave. Ja si e ka pershkruar gjendjen Hieronimi nga Stridoni i Dalmacise: "Me vjen te rrenqethet kur mendoj te tregoj shkaterrimet ne kohen tone, ka me teper se 12 vjet qe gjaku shkon rreke. Gotet, sarmatet, alanet, markomanet shkretojne, shkaterrojne dhe plackitin Trakine, Maqedonine, Thesaline, Dakine, Akajen, Epirin dhe gjithe Panonine. Kudo dhune, kudo psheretima, kudo fytyra e tmerrshme e vdekjes; per kete deshmitare eshte Iliria, deshmitare eshte Trakia, deshmitar eshte edhe vendi ku kam lere, ku cdo gje u shkaterrua, pervec qiellit e tokes, ferrave dhe pyjeve te dendura".
    Afersisht, ne mesin e shek. V Gadishullin Ballkanik e sulmuan hunet te komanduar nga Atila, duke shfrytezuar rastin qe ushtria bizantine ishte e zene ne lufte me vandalet. Brenda pak vjeteve ai pushtoi e grabiti shume qytete te trevave iliro-shqiptare, ne menyre te vecante, Dardanine. Burimet bashkekohese e pershkruajne Dardanine si nje vend te shkretuar. Me vdekjen e Atiles federata hune u prish dhe keshtu pushuan sulmet e tyre kunder Perandorise Bizantine.
    Ne vitin 479, trevat iliro-shqiptare te perfshira ne provincen e Epirit te Ri, u goditen nga sulmi me i rende i ostrogoteve te udhehequr nga Teodoriku. Ostrogotet, rreth 50 mije veta, nder te cilet 10 mije luftetare, u leshuan nga vendbanimet e tyre provizore ne Traki dhe nepermjet rruges Egnatia depertuan deri ne viset bregdetare prane Durresit. Vete kjo qender e rendesishme ra ne duar te ostrogoteve. Perandoria Bizantine beri c'qe e mundur per t'i larguar te porsaardhurit nga ato treva, qe ishin te nje rendesie strategjike te jashtezakonshme per perandorine. Ne fakt ostrogotet shume shpejt u detyruan te terhiqeshin prej andej.
    Ne periudhen midis viteve 500-517 hordhi hunesh te nisura nga rrjedha e poshtme e Danubit, pershkuan viset ballkanike deri ne Epir e Thesali, duke shkretuar gjithe vendin. Bregdeti i Shqiperise vuajti ne ate kohe edhe nga sulme te ostrogoteve te organizuara nga Italia, ku ky popull ishte vendosur qysh prej fundit te shek. V.
    Gjithsesi, pas kalimit te ostrogoteve ne perendim (488), ne pjesen lindore te Perandorise intensiteti i sulmeve te "barbareve" u ul ndjeshem. Kjo gjendje qetesie relative do te zgjaste deri ne dhjetevjecaret e pare te shek.VI, kur ne kufijte veriore u shfaqen popuj te rinj: bullgaret, avaret, antet, gepidet, e mbi te gjitha sllavet. Inkursionet e tyre u intensifikuan qysh ne kohen e sundimit te perandorit Justinian. Rreth vitit 548 nje turme e madhe sllavesh plackiti e shkretoi disa provinca, duke depertuar deri ne afersi te Durresit. Komandantet ushtarake te Justinianit nuk guxuan t'i futnin trupat e tyre ne luftim dhe u mjaftuan t'i ndiqnin nga larg veprimet e sllaveve. Inkursionet sllave u perseriten thuajse rregullisht edhe ne vitet pasardhese.
    Me qellim qe te frenonte zbritjet e "barbareve" nga kufijte veriore, perandori Justinian me origjine nga Taurisium i Dardanise, me i madhi i perandoreve te periudhes se hershme bizantine, i kushtoi vemendje ngritjes se nje sistemi fortifikatash ne disa breza, qe fillonte nga vija kufitare e Danubit, ne veri, dhe zhvillohej vale-vale duke zbritur ne drejtim te jugut. Sipas Prokopit te Cezarese, historian i oborrit te Justinianit, vetem ne atdheun e tij, ne Dardani, perandori bizantin meremetoi 61 keshtjella dhe ndertoi nga themelet 8 keshtjella te tjera. Nje nder keto keshtjella, e quajtur per nder te tij Justiniana Prima (Shkupi), u ngrit ne vendlindjen e perandorit, Taurisium.
    Numri i keshtjellave te ndertuara ne te kater provincat e Ilirise se Jugut arriti ne 168.
    Por keto masa munden t'i frenojne vetem perkohesisht sulmet e popujve "barbare". Keto u bene edhe me kercenuese, kur me sllavet u bashkuan edhe avaret, nje popull luftarak nomad. Pas vdekjes se Justinianit (565), hordhite sllave shpeshhere se bashku me avaret ose te prira prej tyre, u leshuan ne drejtim te jugut. Rruget e rrahura prej tyre zbrisnin nga rrjedha e Danubit ne drejtim te jugut e juglindjes, ku synonin te godisnin qendra te tilla, si Selanikun, Adrianopojen e vete Konstandinopojen. Me 586 Selaniku u rrethua nga sllavet, te cilet e vazhduan marshimin e tyre ne jug, deri ne Peloponez.
    Por sulmi me i fuqishem avaro-sllav ne Ilirik qe ai i vitit 609. Hordhite sllave shkretuan vise te tera ne Maqedoni, Thesali, Beoci e deri ne Peloponez, prej nga arriten me anije edhe ne ishujt e Egjeut e deri ne Azine e Vogel. Nga kjo vale u preken edhe provincat e Dardanise e te Epirit te Vjeter. Ate kohe Selaniku pesoi rrethimin me te gjate te tij. Ne qytet erdhen dhe u strehuan edhe te ikur nga viset me veriore, nder te cilet edhe nga Nishi.
    Megjithese drejtimi kryesor i dyndjeve avaro-sllave ishin viset jugore te Ballkanit dhe qendrat e medha si Selaniku e vete Konstandinopoja, inkursionet shkaterruese nuk kursyen edhe brezin perendimor te trevave iliro-shqiptare. Ne radhe te pare prej tyre vuajten viset dalmatine dhe provinca e Prevalit. Ne vitin 592 nje pararoje avaro-sllave arriti te shtyhej deri ne qytetin e Lezhes. Disa vjet me vone prej sllaveve u pushtua dhe u shkretua perfundimisht Salona. Banoret e qytetit dalmatin gjeten shpetim ne ishujt prane e ne Split. Ne provincen e Prevalit, u rrenua qyteti i Dioklese, banoret e te cilit kaluan ne Tivar. Qendrat e tjera, si Budua, Ulqini, Shkodra, Lezha, rezistuan dhe paten vazhdimesi jete edhe ne shekujt e ardhshem.
    Ndryshe nga popujt e tjere, dyndjet e sllaveve ne Ballkan u shoqeruan me nje dukuri te re, ate te ngulimeve. Ne vendet e shkelura prej tyre, sllavet u ngulen duke formuar te ashtuquajturat "Sklavini" (vende te sllaveve). Ne fund te shek.VI e fillim te shek. VII, Sklavini te tilla ishin formuar ne Maqedoni, Traki, Thesali, Beoti e, ne nje numer mjaft te madh, ne Peloponez. Prej Maqedonie, grupe te vecanta sllavesh arriten te depertojne dhe te vendosen ne lartesite pergjate lugines se lumit Devoll e Osum, por pa formuar bashkesi kompakte.
    Ne bregdetin dalmat, duke filluar nga gryka e Kotorrit e siper, u vendosen tribute sllave te trebinjeve, kanavliteve, zaklumeve, narentaneve. Konstandin Porfirogjeneti, perandor e historian bizantin i shek. X, i numeron keto bashkesi si fise sllave. Por diokleasit, qe banonin me poshte grykes se Kotorrit, ai nuk i perfshin nder popujt sllave. Ne fillim te shek.VII, perandor Herakli lejoi vendosjen e dy fiseve te medha sllave, te kroateve dhe te serbeve. Keta te fundit zune vendet e pershkuara nga lumenjte Lim e Drina e siperme bashke me Piven e Taren, luginen e Ibrit dhe rrjedhen e siperme te Moraves perendimore. Ne jug dhe ne perendim serbet kufizoheshin me dioklete si dhe me trebinjet e zaklumet sllave, qe ndonjehere njesohen me serbet. Berthamen e vendeve serbe e perbente krahina e Rashes, qe e merrte emrin nga keshtjella me te njejtin emer, ne veri te Novi-Pazarit te sotem. Ne jug vendet e serbeve arrinin deri ne burimet e lumit Lim.
    Ne perfundim te dyndjeve te popujve gjate shek. IV-VI e sidomos te kolonizimit sllav te shek. VI-VII, perberja etnike e trevave ballkanike, pesoi modifikime te ndjeshme. Ne viset danubiane, ne ato te Istries, te Dalmacise e te rajoneve te brendshme u vendosen ne menyre mjaft intensive popullsite e reja sllave: trebinjatet, kanavlitet, paganet, serbet, kroatet. Masa sllavesh u vendosen ne zonen e Nishit dhe pergjate lugines se Vardarit, e deri ne Selanik. Prej kendej, grupe te vecuara depertuan neper luginat e Devollit e Vjoses, duke zene kryesisht lartesite pergjate tyre. Ngulime sllave pati edhe ne malesite midis Thesalise dhe Epirit (malet e Pindit). Vendosje masive te bashkesive sllave pati ne Traki e Greqi, vecanerisht ne Gadishullin e Peloponezit. Historiani bizantin i shek. X, Konstandin Porfirogjeneti, thote se ne ate kohe Peloponezi "ishte sllavizuar plotesisht". Gjithsesi, burimet historike, te dhenat arkeologjike e ato gjuhesore, i kane shtyre studiuesit te dalin ne perfundimin se brezi perendimor i Ballkanit qe perfshihej ne provincat diokleciane te Prevalit, Epirit te Ri dhe te Epirit te Vjeter, me nje shtyrje ku me shume e ku me pak te thelle drejt brendesise, eshte nder rajonet me pak te prekur nga kolonizimi sllav. Perkundrazi, popullsia e hershme autoktone iliro-shqiptare u perforcua ne kete gjeresi gjeografike me grupe te tjera iliro-shqiptare te ardhura nga viset e brendshme, ku invazioni sllav kishte qene masiv. Nje zhvendosje e tille e popullsise autoktone iliro-shqiptare drejt zonave me te sigurta jugore deshmohet pas renies se Nishit, te Dardanise e te Salones ne bregdetin dalmat pas vitit 612.
    Gjithsesi, burimet historike te mesjetes se hershme, ndersa flasin per krijimin e zonave kompakte te sllavizuara (sklavini) ne viset fqinje te Dalmacise, Rashes, Maqedonise, Peloponezit etj., nuk permendin ekzistencen e te tillave ne kater provincat e Ilirikut Perendimor. Mbijetesa, historikisht e dokumentuar, ne keto treva te qyteteve antike, e qendrave dhe e strukturave kishtare, si dhe prania ndonese e dobesuar e pushtetit bizantin flasin pergjithesisht per ekzistencen ketu te kushteve pak a shume normale te jetes ne shekujt e erret te mesjetes.
    Grupet e izoluara sllave qe kishin arritur te depertonin drejt luginave te Devollit e Osumit, nuk arriten te organizoheshin ne bashkesi kompakte. Per me teper, duke filluar me Justinianin II, me qellim qe te siguronte nderlidhjet jetike me bregdetin adriatik ne boshtin e rruges Egnatia, Perandoria Bizantine shpernguli popullsi te tera sllave nga viset qe ishin ne rrezen e saj duke i cuar ne Azine e Vogel.
    Fuqizimi i shtetit bullgar, sidomos gjate sundimit te careve Simeon e Samuel, ne shek. IX - X, u shoqerua me depertime grupesh sllave, perkatesisht bullgare, qe u vendosen kryesisht ne vendet e prekura qe me pare nga kolonizimi sllav. Por, me renien e Perandorise Bullgare dhe me rivendosjen e pushtetit bizantin ne keto treva, bashkesi te tera sllave u shperngulen nga perandoret bizantine dhe u vendosen ne Traki e ne Azine e Vogel. Kjo vlen ne radhe te pare per zona me rendesi strategjike, sic qe Shqiperia. Grupe te tjera, ne marredhenie me popullsine vendase erdhen vazhdimisht duke u tretur e duke u asimiluar.

  5. #5
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    K R E U I

    SHQIPeRIA GJATe SHEKUJVE Te MESJETeS (SHEK. V - XIV)

    SHQIPeRIA Ne PERANDORINe BIZANTINE (SHEK. V - X)

    1. SHQIPTAReT DHE NDRYSHIMET ETNO-POLITIKE E SHOQeRORE-EKONOMIKE Ne MESJETeN E HERSHME

    Pervijimi i hapesires shqiptare ne mesjete
    Qe ne shek. VII-VIII situata etnike ne Ballkan u stabilizua dhe nuk permenden me dyndje popujsh. Kjo gjendje etnike e shekujve te hershem te mesjetes, ne ate qe u konstitua si atdheu mesjetar i shqiptareve (Albania-Arberia), mbeti ne thelb e pandryshuar edhe ne shekujt e mevonshem, kur nuk ka njoftime per dyndje te reja popujsh, nese perjashtohen ne shek. VIII-IX inkursionet episodike ne brigjet shqiptare te arabeve te Sicilise, te cilet gjithsesi nuk u vendosen ne keto ane. Kronikat e vjetra serbe qe pershkruajne ekspansionin e shtetit serb te Rashes ne Kosove e ne Diokle (Gente) ne shek. XII, bejne te njohur se serbet gjeten ne ato treva nje popullsi qe ato e quajne te huaj (barbare), nderkohe qe burime te tjera qofte serbe, raguzane ose perendimore, flasin ne menyre me eksplicite per shqiptare (Arbanasi, Arbanenses) ne ato treva. Karvanet e tregtareve qe ne shek. XIII-XV niseshin nga Raguza (Dubrovniku) e nepermjet Breskoves e Rudnikut (Sanxhak) mberrinin ne Trepce e ne Novoberde, kalonin neper vende te banuara nga shqiptare e ku flitej gjuha shqipe (lingua albanesca).
    Shtrirja ne keto treva e shtetit serb te Stefan Nemanjes, ne cerekun e fundit te shek. XII, solli aty elemente sllave, qe erdhen dhe iu shtuan grupeve te tjera sllave te koheve te kolonizimit te pare sllav (shek. VI-VII). Ne Diokle, krahas popullsive shqiptare edhe atyre sllave, ne disa nga qytetet e bregdetit mbijetonin edhe grupe te vogla popullsish te romanizuara, te permendura edhe nga historiani-perandor Konstandin Porfirogjeneti (shek. X). Per rrjedhoje, ne shek. XIV Dioklea-Genta (Zeta), vecanerisht ana e siperme e saj, u shfaqej te huajve si nje vend "me popuj e fe te ndryshme". Gjithsesi, gjate gjithe mesjetes krahina e bashkesi te tera, si Kuci, Markajt (Markovicet), Pastrovicet, Pipret, Gjurashet (Cernojevicet) etj., njihen si shqiptare.
    Marredheniet e diokleasve me popullsite tashme sllave ne veri te tyre, me trivunet dhe kanalitet, u shprehen edhe ne ndikime politike te ndersjella. Keshtu, aty nga mesi i shek. XI Dioklea kishte nje sundimtar, Stefan Vojisllavin, qe pas cdo gjase ishte sllav. Ne fakt, historiani bashkekohes bizantin, Kekaumenos, e cileson ate "trivunas serb", duke deshmuar faktin se ai ishte i huaj ne Diokle.
    Ne drejtim te jugut popullsite shqiptare shtriheshin ne Epirin e Vjeter (tema e Nikopojes). Kjo treve i perjetoi me bute tronditjet etnike te fillimeve te mesjetes. Burimet vertet te rralla greko-bizantine te shek. VII-XII vazhdojne traditen e koheve antike, duke i cilesuar banoret e Epirit si "ilire" ose "barbarofone", pra, qe flasin gjuhe te huaj. Nga ai moment edhe ketu filloi te perdoret termi "arbereshe" (arbanenses, arbanitai) me te cilin tashme thirreshin pasardhesit e ilireve te lashte. Burime bizantine te shek XIV, si "Panegjiriku i Manuel Paleologut" apo historiani Joan Kantakuzeni, ndersa e cilesojne si shqiptare popullsine e Epirit, nuk mungojne te saktesojne se shqiptaret epiriote te koheve te tyre jane pasardhesit e fiseve te dikurshme te tesproteve, kaoneve e moloseve.
    Trevat e Epirit ishin ato nga ku me se shumti e pati prejardhjen vala e madhe e shtegtimeve shqiptare e shek. XIV-XV drejt Greqise. Megjithate, edhe pas kesaj hemorragjie te madhe, regjistrimet osmane te shek. XV-XVI konfirmojne pranine e nje popullsie te madhe e kompakte shqiptare ne gjithe shtrirjen e Epirit.
    Ne kuadrin e trevave shqiptare, Arbri (Arbanon-Arbanum-Raban) zinte ne mesjete nje vend te vecante. I vendosur ne qender te tyre, ne hapesiren e perfshire mes Lezhes-Dibres-Ohrit-Vlores, dhe i pershkruar mes per mes nga boshti i rruges strategjike Egnatia, Arbri u be berthama e trojeve shqiptare ne te cilen ne menyre me konsekuente e intensive u zhvilluan proceset ekonomike, politike, kulturore e psikologjike, qe plazmuan qenien historike te kombit shqiptar. Me te drejte, studiues si M. Shuflai, K. Jirecek, G. Prinzig, M. Angold, e kane vleresuar kete territor si "berthamen e trojeve shqiptare".
    Emri i vendit, Arber, dhe i banoreve te tij, arbereshe, trashegohej nga kohet antike. Ne fakt, ne shek. II te eres sone, gjeografi aleksandrin Ptolemeu, njoftonte pranine ne keto territore te nje fisi me emrin albanoi dhe te kryeqendres se tyre, Albanopolis. Keta etnonime iu trasheguan vendit dhe banoreve te tij edhe ne mesjete. Dhe fale rolit qendror qe Arbri dhe arbrit luajten ne fatet historike te universit shqiptar, keta emra etnike u shtrine dora-dores edhe ne viset e tjera ne veri, ne jug e ne lindje te tyre, ku banonte e njejta popullsi.
    Tashme ne shek. XIII, Shqiperi (Albania) dhe shqiptare (Albanenses) quheshin trevat dhe popullsite nga kufijte e Dioklese (Gentes) e deri ne gjirin e Prevezes. Udhetaret e huaj dallojne ne te gjithe kete shtrirje nje popullsi me tipare etno-kulturore unitare.

  6. #6
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    K R E U I

    SHQIPeRIA GJATe SHEKUJVE Te MESJETeS (SHEK. V - XIV)

    SHQIPeRIA Ne PERANDORINe BIZANTINE (SHEK. V - X)

    1. SHQIPTAReT DHE NDRYSHIMET ETNO-POLITIKE E SHOQeRORE-EKONOMIKE Ne MESJETeN E HERSHME

    Shqiptaret e hershem dhe "Kultura e Komanit"
    Ne vitin 1898 u ra ne gjurme te nje varreze te madhe, prane Kalase se Dalmaces, ne fshatin Koman te Pukes. Ne vazhdim u zbulua nje numer i madh varrezash te ngjashme, rreth 30, te perhapura kryesisht ne Shqiperine e Veriut e ne ate te Mesme. Shperndarja gjeografike, tipologjia, inventari dhe kronologjia e njejte e ketyre varrezave i ka shtyre studiuesit te identifikojne ne to kulturen e hershme mesjetare shqiptare, te quajtur "Kultura e Komanit" (shek. VI-VIII). Ne vitet e fundit zbulime te "Kultures se Komanit" jane bere edhe ne Shqiperine e Jugut si dhe pertej kufijve shteterore, ne Mal te Zi, Kosove, Maqedoni e ne Greqi.
    "Kultura e Komanit" eshte kultura e nje populli qe ne shek. VI-VIII ishte ne kapercyell te dy epokave, nga ajo e vone antike, ne periudhen e hershme mesjetare. Tipologjia e varreve, orientimi i tyre, inventari i armeve, i veglave te punes dhe i stolive, me pranine e elementeve te shumte te simbolikes ilire, e lidhin "Kulturen e Komanit" me te kaluaren ilire te ketyre trojeve dhe me banoret e lashte te tyre, iliret.
    Por, pervec elementeve te vazhdimesise ilire, "Kultura e Komanit" permban edhe elemente te rinj, qe lidhen me periudhen e hershme bizantine. Durresi, baza me e rendesishme e Perandorise Bizantine ne perendim, ishte qendra nga ku ne thellesi te trevave shqiptare mberrinin importet dhe, ne pergjithesi, ndikimet bizantine. Keto te fundit shquhen qarte ne disa grupe stolish, si tokeza rripi, brosha te praruara, vathe etj. Por, mbi te gjitha, ndikimi bizantin materializohet ne elemente te artit, pra dhe te besimit kristian. Te tille jane vathet me motive palloi, skena te Eukarestise ose unaza me formula e lutje te krishtera.
    Nderkohe qe ne shume nga stolite e gjetura ne varrezat e "Kultures se Komanit" dallohet qarte mbijetesa e motiveve pagane (p.sh. disku diellor), prania edhe e motiveve kristiane deshmon se bartesit e "Kultures se Komanit" kishin perqafuar, ose ishin duke perqafuar, besimin e krishtere. Ne kete kohe, pra ne shek. VI-VIII, krishterimi, i perhapur nga qendrat urbane, si Durresi, Shkodra, Ohri etj., kishte mundur te depertonte edhe ne zonat e brendshme rurale, ku deshmohet "Kultura e Komanit".
    "Kultura e Komanit", qofte ne trashegimine e saj te kultures se lashte ilire, qofte me elementet e reja te periudhes se hershme bizantine e, ne fund, me shenjat e qarta te besimit te krishtere, eshte specifike per hapesiren ku deshmohen shqiptaret ne mesjete. Ajo i dallon ne menyre te qarte, bartesit e saj, shqiptaret, nga fqinjet e tyre te rinj e te vjeter, sllavet e greket.

  7. #7
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    K R E U I

    SHQIPeRIA GJATe SHEKUJVE Te MESJETeS (SHEK. V - XIV)

    SHQIPeRIA Ne PERANDORINe BIZANTINE (SHEK. V - X)

    2. RURALIZIMI I JETeS Ne MESJETeN E HERSHME

    Kushtet natyrore
    Tabloja mjaft e larmishme e kushteve natyrore percaktoi ne nje shkalle te madhe ndarjen e trevave shqiptare ne disa rajone bujqesore me drejtime e karakteristika te ndryshme te prodhimit.
    Dallohej pa dyshim ne kete drejtim ajo qe historiania bizantine e shek. XI-XII, Ana Komnena, e quan "fusha ilirike" dhe qe njesohej me ultesiren perendimore shqiptare, ku ndodheshin rajonet bujqesore dhe qytetet nder me te begatat e Shqiperise mesjetare. Keto vise ofronin kushte te pershtatshme per zhvillimin e nje bujqesie intensive dhe per zbatimin e nje agroteknike te perparuar. I tille ishte rajoni i Shkodres, ai i Durresit (fusha e Skurrise etj.), zona e Karavastase si pjese e fushes se Myzeqese (Myzakia=vendi i Muzakeve) dhe treva tejet e begate e Vagenetise (camerise) ne skajin jugor. I gjithe ky rajon karakterizohej nga nje pjellori relativisht e larte e tokes dhe qe deri ne shek. XIV nuk ishte prekur ende nga dukuria e mocalizimit, qe erdhi si rezultat i shpyllezimeve masive dhe i braktisjes se tokave ne prag te pushtimit osman. Dritherat (gruri, elbi, meli) perbenin produktin kryesor te ketyre zonave. Por po aq te degjuara ishin prodhimet e kopshtarise, vreshtarise e te blegtorise. Kultura e ullirit kishte perhapje mjaft te gjere, duke u shtrire ne veri deri ne rrethinat e Ulqinit, te Shkodres e te Drishtit, ndersa kultura e mendafshit (serikultura) qe e perqendruar ne zonen e Shkodres, Vlores, Beratit e te Kelcyres.
    Ne te gjithe ultesiren perendimore shqiptare, ku dikur kishin lulezuar latifondet e medha, edhe ne kushtet e reja prona e madhe tokesore vazhdoi te ekzistonte ne zoterim te personave laike apo te institucioneve fetare. Keto te fundit dalin qe heret si grumbulluese fondesh te medha tokesore. Qe ne shek. VI behet fjale per prona te medha te kishes (patrimonia) ne zonen e Shkodres (te Prevalitanise). Nje pjese e mire e ketyre, bashke me toka te tjera, figurojne me vone si prone e manastireve te medha, katolike e ortodokse, te atij rajoni. Njelloj te pasura me toka ishin edhe manastiret dhe peshkopatat e zones se Durresit, ato te Beratit apo te Vagenetise ne jug.
    Njekohesisht me institucionet fetare, fonde te medha tokash figurojne ne pronesi te personave laike, qe i perkisnin aristokracise vendase por qe, ne ndonje rast, ishin edhe fisnike te huaj. Prania e ketyre te fundit, dhe ne pergjithesi kontaktet qe bregdeti i Adriatikut dhe ai i Jonit paten me Italine, bene qe marredheniet agrare te ndikoheshin aty nga modeli perendimor i feudalizmit. Ne dokumentet e shek. XIII-XV, qe kane te bejne me keto treva, ndeshet vazhdimisht nje terminologji qe flet per pranine aty te institucioneve feudale, tipike perendimore, sic qe feudi (feudum), vasaliteti (vassallagium), betimi (juramentum), mbrojtja feudale (protectio), imuniteti (immunitas) etj.
    Rajone te zhvilluara dhe dendesisht te banuara qene edhe ato te rrafshnaltave ose luginave te brendshme te Kosoves, Dibres, Ohrit, Korces, Devollit, Matit, Kelcyres, Drinit etj. Keto pershkoheshin nga nje rrjete e dendur rrugesh komunikimi dhe nuk perbenin kurrsesi enklava te izoluara. Edhe ketu, ashtu si ne ultesiren bregdetare perendimore, procesi i perqendrimit te tokave ne pak duar ndodhi shpejt dhe pjesa me e madhe e fondit tokesor ndahej mes nje grupi pronaresh te medhenj ose institucioneve fetare. Keto treva qene ne Shqiperi trevat ku gjeti perhapjen klasike feudalizmi i tipit bizantin, i misheruar ne institucionin e pronies.
    Se fundi, rajoni i trete ishte ai i malesive dhe i zonave te thella, qe zinte nje pjese te mire te territorit. Ketu peshen kryesore ne veprimtarine ekonomike e zinte blegtoria, kurse kultivimi i arave kufizohej ne lugina e ne ngastra te ngushta te hapura me mund ne siperfaqet e pjerreta apo ne pyjet. Karakteristike e ketyre zonave ishte mobiliteti (levizshmeria) periodike e nje pjese te popullsise te lidhur kryekeput me ekonomine blegtorale dhe qe percaktohej nga nderrimi i kullotave, nga mali ne vere, ne fushat bregdetare gjate stines se dimrit (tranzumanca). Ndonese banesa e qendrueshme e blegtoreve ndodhej ne katundin malor, ndodhte shpesh qe, gjate shtegtimit me bagetite e tyre drejt fushave bregdetare, ne dimer, ata te merrnin me vete edhe familjet, me te cilat sistemoheshin perkohesisht ne kasolle te ngritura kryesisht me dru e kashte. Jo rralle kjo popullsi blegtorale, e vendosur perkohesisht gjate muajve te dimrit ne zonat fushore bregdetare, ngulej aty ne menyre te qendrueshme, duke sjelle ndryshime te rendesishme ne strukturen dhe shperndarjen e popullsise. Nga ana tjeter, me zhvendosjet e saj te panderprera nga fusha ne mal e anasjelltas, kjo popullsi blegtore behej nje faktor nderlidhes midis sektoreve te ndryshem te popullsise shqiptare duke kontribuar ne homogjenizimin e saj. Keshtu, norma, doke dhe institucione te kahershme shqiptare, te ruajtura ne malesi ne format e tyre te pastra, me kohe zbriten dhe depertuan edhe ne shoqerine shqiptare te zonave fushore bregdetare dhe te qyteteve, nderkohe qe praktika dhe institucione te shoqerise "se qyteteruar" arriten deri ne viset me te largeta malore, duke ndikuar ne zhvillimet ekonomike, shoqerore, politike e kulturore te tyre.

  8. #8
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    K R E U I

    SHQIPeRIA GJATe SHEKUJVE Te MESJETeS (SHEK. V - XIV)

    SHQIPeRIA Ne PERANDORINe BIZANTINE (SHEK. V - X)

    2. RURALIZIMI I JETeS Ne MESJETeN E HERSHME

    Marredheniet e prones ne fshatin shqiptar ne shek. VIII-X.
    Bashkesia fshatare dhe ngastrat ushtarake
    Kalimi ne periudhen e mesjetes edhe ne Shqiperi e zhvendosi qendren e gravitetit ekonomik ne fshat, ku qe perqendruar edhe masa derrmuese e popullsise. Funksioni ekonomik i qyteteve u rrudh dhe keto, duke perjashtuar Durresin edhe ndonje tjeter, pergjithesisht mbijetuan si qendra administrativo-ushtarake e peshkopale. Disa syresh, si Skampa, Apolonia, Bylis, Amantia, Onkezmi, Euroia etj., pushuan se ekzistuari si qendra te banuara qe ne te dale te periudhes antike.
    Qeliza jetesore e shoqerise shqiptare u be bashkesia fshatare, nje grupim njerezish i organizuar mbi bazen e nje territori te perbashket dhe te interesave te perbashket. Lidhjet e gjakut te bashkesia fshatare ruajne deri diku rendesine e tyre, por ato nuk jane me kryesore, si dikur ne bashkesine fisnore. Organizimi ne bashkesi e kapercente ne ndonje rast kuadrin e nje vendbanimi fshatar, duke perfshire disa te tilla. Keshtu linden bashkimet krahinore, qe u njohen si te tilla edhe ne kuadrin e organizimit administrativ e kishtar bizantin. Duke filluar nga shek. VIII, te tilla ne trevat shqiptare permenden: Kunavia, Stefaniaka, Pulti, Devolli, Kolonja, Himara, Vagenetia.
    Organizimi dhe funksionimi i bashkesive fshatare ne Perandorine Bizantine ne fazen e hershme (shek. VII-VIII) pasqyrohet ne nje dokument juridik te kohes, ne te ashtuquajturin "Ligji bujqesor" (nomos georgikos). Ligji ne fjale kishte vlere per te gjitha territoret ballkanike te Perandorise Bizantine dhe, ne kete kuader, edhe per trojet shqiptare. Mjaft norma dhe institucione, qe gjejne pasqyrim ne "Ligjin bujqesor", u futen ne te drejten dokesore dhe si te tilla mbijetuan deri ne kohet e reja ne fshatin shqiptar.
    eshte e qarte qe "Ligji bujqesor" pasqyron gjendjen e bashkesive fshatare ne fazen e shperberjes, kur prona private po karakterizonte gjithnje e me shume marredheniet e prones.
    Fshataret, te cilet jo rastesisht quhen aty "zot" (kyrios), kishin token e tyre are, vreshtat, kopshtet, qe, se bashku me shtepine dhe me bagetite, perbenin pasurine kryesore vetjake te familjes fshatare. Mullinjte, dhe shpeshhere edhe pyjet, ishin prone e individeve te vecante. Si prone vetjake, arat, vreshtat, kopshtet, bagetia etj., mund te trashegoheshin, te shkembeheshin, te ndaheshin, te jepeshin me qira, te liheshin peng, madje me vone edhe te shiteshin, vec brendaperbrenda bashkesise. Pra, sic shihet, qe ne kohen e "Ligjit bujqesor" ekzistonin premisat ligjore per polarizimin shoqeror ne gjirin e bashkesise, nepermjet grumbullimit te mjeteve e pasurive ne pak duar.
    Dhunimi cfaredo i prones individuale ndeshkohej me masa qe shkonin nga zhdemtimi e deri ne denime te ashpra trupore, si me rrahje, damkosje me hekur te nxehte, me verbim apo me prerjen e dores. S'ka dyshim qe ndeshkime te tilla te vrazhda pasqyrojne ndikimin qe ushtroi mbi te drejten bizantine e drejta dokesore e popujve barbare, qe erdhen e u vendosen ne territorin bizantin ne shek. V-VII.
    Me gjithe konsolidimin e prones individuale, dispozitat e "Ligjit bujqesor" tregojne se, ne kohen e veprimit te tij, pronesia e perbashket nuk ishte zhdukur perfundimisht. Kullotat, pyjet, ujerat, tokat djerre, vazhdonin te ishin prone e bashkesise dhe te administroheshin nga kjo. Bashkesia kishte nje fond tokash te lira e te papunuara, qe here pas here ua ndante sipas nevojave anetareve te bashkesise duke zbatuar sistemin e shortit (kleros). Nje mbeturine e koheve, kur tokat ishin pasuri e perbashket, ishte edhe sistemi i "arave te hapura", sipas te cilit, me perfundimin e korrjeve, bagetite mund te kullosnin lirisht ne ngastrat e njerit apo tjetrit. Po ashtu, arat e braktisura, pas nje afati te caktuar, i ktheheshin perseri bashkesise. Kjo mund t`i perdorte per te kompensuar anetaret e bashkesise qe kishin nevoje per ngastra te reja shtese ose qe deshironin te nderronin token e meparshme. Bashkesia, gjithashtu, kujdesej per veprimtari me interes te perbashket, per shfrytezimin e ujrave, per pajtimin e barinjve qe kullotnin tufat e fshatit dhe qe i shoqeronin ato ne shtegtimet nga kullotat verore ne ato dimerore, per pajtimin e mjeshterve zejtare qe kryenin punime per nevoja te bashkesise dhe te anetareve te vecante te saj.
    Njesi baze shoqerore e bashkesise ishte familja e madhe patriarkale, qe bashkonte disa breza dhe qe drejtohej nga me plaku. Te paret e familjeve, pjesetare te bashkesise, formonin "keshillin e pleqve", i cili trajtonte dhe zgjidhte ne baze te dokeve, te gjitha problemet qe kishin te benin me marredheniet e brendshme te bashkesise, si dhe me marredheniet e saj me bashkesite fqinje dhe me pushtetin qendror.
    Gjithsesi, bashkesia fshatare pasqyron periudhen e pasigurise, qe karakterizoi kalimin nga koha e vjeter ne kohen e mesme, te shoqeruar me permbysje te medha ekonomike, shoqerore, etnike e kulturore. Duke u ofruar mbrojtje dhe solidaritet antareve te saj, bashkesia fshatare perfaqesonte nje zgjidhje te pershtatshme per perballimin e kushteve te reja.
    Por ajo, sic lene te kuptohet edhe vete nenet e "Ligjit bujqesor", mbetej nje forme organizimi shoqeror kalimtare drejt shoqerise feudale. Faret e diferencimit shoqeror jane te dukshme ne te. Dokumente te shek. VIII-X provojne se ne gjirin e bashkesive qe diferencuar shtresa e "te fuqishmeve" (dynatoi) apo e "te medhenjve" (megistanes). Inventari arkeologjik i varrezave te ndryshme te gjetura ne vendin tone, dhe qe i perkasin kesaj periudhe te venies ne levizje te procesit te feudalizimit, ofron nga ana e tij prova te prekshme, materiale, te diferencimit shoqeror qe po pervijohej ne shoqerine shqiptare.
    Krahas varreve me objekte te cmuara, si unaza floriri, monedha e pajisje luftarake, gjenden me se shumti edhe varre me inventar te varfer, ku qene varrosur ata qe ne "Ligjin bujqesor" quhen "te skamurit" (aporoi). Keta punonin ngastrat e te tjereve dhe jepnin per keta te dhjeten e prodhimit ose punonin si rrogtare te thjeshte (mistote).
    Pervec faktoreve te brendshem, ne diferencimin shoqeror ne gjirin e bashkesive ndikoi dhe shteti. Duke e konsideruar bashkesine nje njesi fiskale, pervecse njesi administrative, shteti mblidhte prej tyre rregullisht detyrime, te cilat rendonin jo njelloj mbi anetaret e bashkesise. Per t`u shpetuar tatimeve, te varferit e gjenin shpesh here rrugezgjidhjen ne shitjen apo braktisjen e ngastrave te tyre.
    Megjithate, nje gje e tille nuk sillte zvogelimin e sasise se rentes, qe i jepej shtetit nga bashkesia, sepse ky zbatonte sistemin e garancise kolektive (alelengyon), sipas te cilit bashkesia paguante edhe per ata anetare qe nuk qene ne gjendje te paguanin ose qe kishin braktisur ngastrat e tyre ose ua kishin shitur te tjereve. Ne kete rast te fundit, me qellim qe te mos prishej homogjeniteti i bashkesise, ligji percaktonte se te drejten per blerjen e nje ngastre te nje anetari te bashkesise e kishte se pari fqinji i tij e pastaj nje pjesetar cfaredo i saj. Kjo norme, qe synonte te pengonte depertimin e pronareve te huaj ne bashkesi, quhej e drejta e parablerjes (protimesis).
    Ne kohen ku ne Bizant sunduan perandoret e "dinastise maqedone", shek. IX-XI, njohen nje perhapje te gjere te ashtuquajturat "ngastra ushtarake" (stratiotika ktemata). Keto shteti bizantin ua shperndante bujqve me kusht qe keta te kryenin sherbimin ushtarak. Sistemi i "pronave ushtarake" njohu perhapje te gjere ne kohen e riorganizimit politiko-administrativ te Perandorise Bizantine dhe te ndarjes se territorit te saj ne provinca ushtarake (tema). Sistemi i temave, themeli ekonomik e shoqeror i te cilit ishte prona e vogel e bujkut-ushtar (stratiotit), u be shtylla kurrizore e shtetit dhe e ushtrise bizantine. Ndaj perandoret bizantine bene te pamunduren per t`i ruajtur te paprekura "ngastrat ushtarake" nga sulmi i pronareve te medhenj. Por nese per nje fare kohe ata ia arriten ketij qellimi, duke nxjerre edhe legjislacion te posacem ne mbrojtje te prones se vogel, me kalimin e kohes u pa qarte se procesi i gllaberimit te ngastrave te vogla ishte i pandalshem. Rrenimi i ketyre te fundit, qofshin ato prona te stratioteve apo te anetareve te bashkesive fshatare, shkaktoi fillimin e nje krize te gjate e te pandalshme ekonomike, financiare e ushtarake qe perfundoi ne fund te fundit me vete shembjen e Perandorise Bizantine.

  9. #9
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    K R E U I

    SHQIPeRIA GJATe SHEKUJVE Te MESJETeS (SHEK. V - XIV)

    SHQIPeRIA Ne PERANDORINe BIZANTINE (SHEK. V - X)

    3. ORGANIZIMI SHTETeROR DHE JETA POLITIKE

    Regjimi i Temave ne Shqiperi.
    Tema e Durresit
    Ndonese mbetej gjithnje province bizantine, Shqiperia i humbi lidhjet e drejtperdrejta me Perandorine pas dyndjes e kolonizimit sllav ne Ballkan. Strukturat shteterore-administrative nuk funksiononin me, nderkohe qe ne qytete apo jashte tyre po zhvilloheshin struktura autonome te qeverisjes. Ne qendrat e medha, si p.sh. ne Durres, fillon e behet fjale per njerez me ndikim e pushtet, perfaqesues te aristokracise vendase (arkondet), te cilet luajne rol gjithnje e me te dukshem ne zhvillimet politike te vendit. Vete pushteti bizantin, duke mos qene ne gjendje te vendoste nje kontroll te forte ne provincat e tij te skajshme perendimore, u detyrua te zbatonte ketu forma specifike organizimi e marredheniesh, forma ne te cilat elementet lokale ishin shume te rendesishem. Shembull tipik te ketyre marredhenieve te reja perben ne kete kohe Durresi dhe treva e tij (Epiri i Ri). Ne shek. VII-VIII treva e Durresit perfaqesonte nje arkondat, ku pushteti dhe autoriteti ushtrohej nga arkondet vendas. Keta ishin bartes te autonomise lokale dhe te veteqeverisjes. Deri ne fillim te shek. IX, Durresi dhe gjithe prapatoka e tij kaluan nje faze veteqeverisjeje dhe autonomie. Arkonde te tille, me atribute pushteti, ndeshen ne te njejten kohe edhe gjetke, si ne Vageneti (cameri), ne Kolonje etj.
    Zbehja e rrezikut arab, ne lindje, dhe keqesimi i situates ne zoterimet bizantine ne Ballkanin Perendimor dhe ne Italine e Jugut, si rezultat i sulmeve te sllaveve e te frankeve, e shtyu Perandorine Bizantine te kaloje ne nje organizim te ri administrativ ne keto treva, ne ate te temave.
    Dihet se regjimi i temave, ose i provincave ushtarake, filloi te zbatohej qe nga shek. VII ne viset me emergjence ushtarake. Ai bazohej ne thelb ne rekrutimin e nje ushtrie vendase ne radhet e fshataresise se lire, e cila ne kembim te tokes, ofronte sherbimin ushtarak. Ne krye te temes qendronte strategu i emeruar drejtperdrejt nga perandori bizantin, i cili perqendronte ne duart e tij si pushtetin ushtarak, ashtu edhe ate civil. Pas tij vinin funksionare vartes, si pretori, nenstrateget, kartularet, klisarket etj.
    Nder keto ofiqe, pretori dhe kartulari kishin karakter civil: pretori merrej me shqyrtimin e ceshtjeve gjyqesore dhe dergohej nga pushteti qendror, kurse kartulari kryente detyrat e sekretarit te strategut. Nder detyrat e tij kryesore ishte ndjekja e procesit te rekrutimit te trupave ushtarake, ajo e problemeve financiare te kancelarise etj. Nenstrateget e klisarket, qe deshmohen si pjesetare te hierarkise drejtuese ne Temen e Durresit, kryenin detyra kryekeput ushtarake ne njesite perberese te Temes apo ne sektoret me rendesi te posacme strategjike, sic qene klisurat (ngushticat) qe kontrollonin levizjet ne rrugekalimet kryesore.
    Ne shek. X ne krye te Temes se Durresit gjejme nje katepan qe kishte ne juridiksion edhe zoterimet bizantine te Puljes (Itali). Ne shek. XI komandanti i Temes se Durresit thirret tashme me titullin duke.
    Organizimi i ri i temave synonte te konsolidonte forcen ushtarake bizantine nepermjet krijimit te nje ushtrie qe rekrutohej ne vend nga radhet e stratioteve ose bujqve ushtare, qe kishin te drejten e shfrytezimit te nje parcele toke kundrejt kryerjes se sherbimit ushtarak. Mjaft te dhena historike provojne se, ne fakt, forcat ushtarake te strategut te Durresit perfaqesoheshin nga rekrutet vendas (enkoroi dynameis).
    Themelimi i Temes se Durresit bie me siguri ne dhjetevjecaret e pare te shek. IX. Si terminus ante quem mund te konsiderohet nje leter e vitit 826 e patrikut te Konstandinopojes, Teodor Studiti, per kryepeshkopin e Durresit, Antonin, ku behet fjale pikerisht edhe per nje funksionar laik, Thomane, ne ate kohe me detyren e hipatit e te kartularit ne Durres.
    Juridiksioni i Temes se Durresit shtrihej prej Tivari ne veri, ne Gjirin e Vlores ne jug e ne nje thellesi drejt lindjes, qe kapte rrjedhen e lumit Drin. Territoret e tjera shqiptare, qe dilnin jashte kuadrit te Temes se Durresit, u perfshine ne temat fqinje te Nikopojes, qe shtrihej ne kufijte e provinces se dikurshme te Epirit te Vjeter, te Selanikut, e cila kishte nen juridiksionin edhe viset e Kosoves e te Maqedonise Perendimore, dhe te Dalmacise. Te gjitha keto tema u krijuan gjate shek. IX. Vone, ne vitet e para te shek. XI, ne viset e Maqedonise Perendimore u krijua nje teme e re, qendra e se ciles ishte Shkupi.
    Tema e Durresit ishte ne qender te sistemit mbrojtes bizantin ne zoterimet e perendimit. Kjo eshte arsyeja qe, ne raste te vecanta, nen urdhrat e strategut te Durresit viheshin edhe forcat ushtarake te temave fqinje, perfshire ato te Italise bizantine. Si rregull, veprimtaria e ushtrise se temes permblidhej brenda kufijve te temes perkatese. Por, ne raste te vecanta, ushtria apo reparte te vecanta te ushtrise se temes dergoheshin te vepronin edhe ne fronte te tjera, sic ndodhte, p.sh. me luftetare nga Tema e Durresit qe dergoheshin te luftonin ne Italine e Jugut.
    Nje karakteristike dalluese per temen e Durresit ishte roli i madh qe elementi vendes shqiptar luante ne strukturat administrative e ushtarake te saj. Ushtria e temes bazohej ne rekrutet vendas. Nga ana tjeter, edhe elemente te aristokracise vendase luanin nje rol te rendesishem duke u integruar ne sistemin e temes e duke luajtur shpeshhere nje rol paresor ne drejtimin e saj. Nje rol te tille ka luajtur p.sh. gjate shek. X-XI familja e Krisileve nga Durresi. Pinjolle te saj u nderuan deri me titujt e larte proteuon apo patric nga pushteti bizantin. Ne vitet e fundit te shek. X e ne fillimet e shek. XI, fati i vete qytetit te Durresit e rrethines se tij ishte ne duart e fisnikut Gjon Krisili, i cili ia dorezoi nje here qytetin carit Samuel e ca vjet me vone ia kaloi ate perandorit bizantin Bazili II. Aty nga viti 1040 i biri i Gjonit arriti te emerohej nga perandori bizantin komandant i ushtrise se Temes se Durresit dhe i forcave lokale qe do te shkonin te shtronin Dioklene, qe kishte ngritur krye kunder sundimit bizantin. Pinjolle nga familje fisnike shqiptare te Temes se Durresit, si Skurra, Vrana, Arianiti, Muzaka etj., arriten te zinin poste te rendesishme ne administraten e Temes. Madje, ndonje syresh ngjiti shkallet e karrieres edhe ne administraten qendrore.
    Duke lene menjane brezin bregdetar te Adriatikut, berthamen e Temes se Durresit e perbente vendi i Arbrit (greq. Al(r) banon, lat. Al (r) banum, sllav. Raban), me nje fjale treva e perfshire midis Lezhes, Vlores, Ohrit e Dibres. Vendi i Arbrit perfaqesonte mbeshtetjen kryesore te Temes se Durresit. Prej andej vinin kontingjentet kryesore ushtarake te Temes. Rendesia e Arbrit ishte e tille qe, ne nje moment te caktuar, tema e Durresit filloi te quhej "Tema e Durresit dhe e Arbrit". Nje emertim i tille vec rendesise shprehte edhe individualitetin dhe pavaresine e kesaj krahine brenda kuadrit te temes se Durresit. Ne fakt, Arbri ishte treva ku me teper se ne cdo treve tjeter shqiptare, proceset politike kishin cuar qe heret ne krijimin e nje autonomie relative ndaj pushtetit bizantin.
    Autori bizantin i shek. XI, Mihal Ataliati, e ka fjalen pikerisht per treven e Arbrit kur thote se marredheniet e shqiptareve (Albanoi) me pushtetin bizantin ishin ndertuar mbi bazen e sistemit te izopolitise. Por nuk perjashtohet qe pohimi i tij te vleje, ku me shume e ku me pak, edhe per treva te tjera shqiptare. Sistemi i izopolitise ishte nje sistem i privilegjuar marredheniesh te nje komuniteti te caktuar me pushtetin bizantin. Ne thelb ai perfaqesonte nje lloj statusi federimi, qe Perandoria Bizantine u akordonte popujve dhe bashkesive te tjera, me te cilat i lidhte feja dhe perbashkesia e interesave. Statusi i izopolitise iu akordua nga Bizanti per ca kohe edhe Venedikut. Izopolitia nenkuptonte njohjen e nje autonomie te gjere, perjashtimin nga taksat e detyrimet kryesore, si dhe privilegje te tjera. Detyrimi kryesor i parashikuar nga nje sistem i tille kishte te bente me furnizimin me trupa ushtarake, te drejtuara nga komandante vendas, qe viheshin ne dispozicion te strategut bizantin (ne rastin tone te strategut te Durresit) ne rast fushatash ushtarake.
    Te perfshira ne ushtrine bizantine, trupat e Arbrit vepronin jo vetem ne Temen e Durresit, por edhe jashte saj, si edhe ne vende te tjera, Maqedoni, Greqi, Itali etj. Gjithsesi ato perbenin nje strukture te vecante, qe dallohej nga masa tjeter e ushtrise bizantine. Forca ushtarake, qe treva e Arbrit arrinte te nxirrte ne shekujt e mesjetes se hershme, perbente edhe bazen e statusit te vecante autonom qe ai gezoi ne marredheniet me Perandorine Bizantine.

  10. #10
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    K R E U I

    SHQIPeRIA GJATe SHEKUJVE Te MESJETeS (SHEK. V - XIV)

    SHQIPeRIA Ne PERANDORINe BIZANTINE (SHEK. V - X)

    3. ORGANIZIMI SHTETeROR DHE JETA POLITIKE

    Lufta kunder ikonave dhe efektet e saj ne Shqiperi
    Ne kohen e sundimit te Leonit III (717-741), Perandoria Bizantine u perfshi nga nje konflikt i ashper i brendshem fetar. Ne thelb te tij qendronte interpretimi i ndryshem qe i behej rolit qe kishin imazhet e shenjta (ikonat) kishin ne besimin e krishtere. Duke filluar nga koha e Justinianit kulti i ikonave te shenjtoreve (ikonolatria) njohu nje perhapje aq te gjere ne kishen bizantine, saqe u kthye ne nje nga format kryesore te shprehjes se ndjenjes fetare. Kishat e manastiret u mbushen aso kohe me ikona shenjtoresh te cmuara e te kushtueshme, duke u bere njeheresh tregues i luksit dhe i pasurise ne te cilin notonin kleri dhe institucionet fetare. Nje gje e tille ushqente pakenaqesi ne nje mase te gjere njerezish te cdo niveli shoqeror, te cilet mendonin se kisha duhej te ishte si ne kohen e apostujve, e varfer dhe e virtytshme. Nga ana tjeter, nuk mungonin edhe ne vete gjirin e kishes prirje kunder kultit te ikonave, sipas te cilave nje kult i tille s'kishte asgje te perbashket me krishterimin, si fe krejtesisht shpirterore. Keto prirje ishin me te forta ne provincat lindore te Bizantit, toke gjithnje pjellore per levizje fetare, ku vazhdonin te mbijetonin mbeturina te monofizizmit dhe ku ate kohe po forcohej dhe po shtrihej sekti i pavlikaneve, qe luftonte kunder cdo forme kulti fetar.
    Me ne fund, lufta kunder kultit te ikonave ishte rezultat i ndikimit qe ushtronin mbi krishterimin bizantin feja islame dhe ajo hebraike, me te cilat Bizanti ishte ne kontakt te vazhdueshem. Te dyja keto fe jane prerazi kunder cdo forme te riprodhimit ne figure te shenjtoreve te vet. Ne kete menyre, lufta kunder kultit te ikonave (ikonoklastia) kishte rrenje te thella fetare, kulturore e shoqerore.
    Perandor Leoni III, duke ndermarre hapur betejen kunder kultit te ikonave, synonte ne radhe te pare te afirmonte fuqine e pushtetit qendror mbi pushtetin e pakufizuar te institucioneve fetare si dhe mbi provincat, vecanerisht ato periferike, qe jo rastesisht u rreshtuan ne krahun e adhuruesve te ikonave. Ikonoklastia ndeshi ne kundershtim te ashper ne provincat bizantine te Italise e te Ilirikut, qe ishin nen juridiksionin kishtar te Papes se Romes. Megjithate edhe ketu ikonoklastia nuk mungoi te beje per vete perkrahesit e vet. Keshtu, nga dy letra qe teologu i njohur bizantin, Teodor Studiti, i dergoi ne vitet 820, kryepeshkopit te Durresit, Antonit, dhe nje murgu tjeter po nga Durresi, Dionisit, mesohet se ikonoklastia ishte perqafuar ne ate dioqeze edhe nga perfaqesues te klerit rregullar (murgjit), te cilet pergjithesisht qene kundershtaret me te rrepte te saj.
    Nuk ka prova se lufta e ikonave do te kete marre ne trevat shqiptare format e ashpra qe pati ne pjese te tjera te Perandorise Bizantine. Megjithate, ne kuadrin e saj ndodhi nje ngjarje me rendesi te madhe per zhvillimet jo vetem kishtare, por edhe per ato politike ne trevat shqiptare. Perandori ikonoklast Leoni III i shkeputi ato nga juridiksioni i Papes se Romes dhe i vuri nen varesine e drejtperdrejte te Patriarkatit te Konstandinopojes (732). Ky hap, i shoqeruar edhe me krijimin, ne fillim te shek. IX, te temes bizantine te Durresit e asaj te Nikopojes, ndikoi se tepermi ne forcimin e kontrollit te pushtetit qendror ne keto provinca perendimore te Perandorise.

  11. #11
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    K R E U I

    SHQIPeRIA GJATe SHEKUJVE Te MESJETeS (SHEK. V - XIV)

    SHQIPeRIA Ne PERANDORINe BIZANTINE (SHEK. V - X)


    3. ORGANIZIMI SHTETeROR DHE JETA POLITIKE

    Trevat shqiptare dhe Mbreteria Bullgare (shek. IX-X)
    Nje nder arsyet kryesore te krijimit te Temes se Durresit ne gjysmen e pare te shek. IX kishte qene perballimi i presionit sllav, perkatesisht i atij bullgar. Qe nga fundi i shek. VII, nga shkrirja e fiseve sllave dhe atyre bullgare (me origjine turke), u krijua midis Danubit e maleve Ballkan shteti i pare ballkanik sllav, Mbreteria Bullgare, e cila shume shpejt u be nje rrezik i madh per Perandorine Bizantine. Aty nga mesi i shek. IX shteti bullgar i kishte shtrire kufijte e tij ne Maqedoni dhe, nen mbretin Boris (852-879), perfshiu edhe brezin midis lumit Devoll e Vjose. Keshtjellat e Devollit dhe e Pulkeropolit (Beratit) u bene baza te pushtetit bullgar ne keto ane. Ne vitin 864 Borisi perqafoi se bashku me popullin e vet, fene e krishtere, duke marre emrin Mihal. Feja e re i dha kohezionin e duhur shtetit sllavo-bullgar dhe i lejoi atij shtrirjen e metejshme ne territoret bizantine. Ne kohen e Simeonit (894-927), Bullgaria arriti shtrirjen e saj me te gjere. Me perjashtim te Durresit e te Shkodres, Simeoni pushtoi krejt viset ne Shqiperine Qendrore e te Poshtme. Ne jug ai mori Vloren e nje pjese te mire te Temes se Nikopojes. Ne vitin 913 perandori bizantin Konstandini VII u detyrua t'i njihte Simeonit titullin "Perandor i Bullgarise" dhe te martohej me nje vajze te carit bullgar. Nderkohe prej vitesh Perandoria Bizantine ishte e detyruar t'u paguante bullgareve nje harac te pervitshem.
    Por paqja bullgaro-bizantine nuk vazhdoi gjate. Ne vitet qe ndoqen ushtrite e Simeonit sulmuan Durresin dhe shkretuan rrethinat e tij. Me 918 bullgaret u shtyne ne jug neper Temen e Nikopojes dhe mberriten ne Gjirin e Korintit.
    Gjithsesi endrra e car Simeonit, per te krijuar nje perandori bullgare ne vend te asaj bizantine, perfundoi me vdekjen e papritur te tij me 27 maj 927. Trashegimtaret e tij, Pjetri e Borisi, nuk ishin ne lartesine e Simeonit dhe u detyruan te njihnin, kush me shume e kush me pak, sovranitetin bizantin.
    Pushtimi bullgar la shenja te dukshme edhe ne trevat shqiptare, sidomos ne korridorin qe zgjatej neper luginen e lumit Devoll e deri ne bregdet, ku ai vazhdoi te ruhet deri ne fillimet e shek. XI. Ne krye te krahinave te vecanta ketu u vune bujare bullgare, te cilet shpeshhere sollen me vete njerezit e tyre, perfshire edhe klerike bullgare, qe ndihmuan per depertimin e nje kulture sllavo-bizantine ne keto treva. Ne gjysmen e dyte te shek. IX ne zonen e Ohrit, Korces, Devollit, Beratit zhvilloi aktivitetin e tij misionar Klementi i Ohrit, dishepull i Cirilit e Metodit, i cili punoi per vite me radhe per hapjen e shkollave e te kishave sllave. Nga kjo kohe trevat midis rrjedhes se Devollit e te Vjoses u perfshine ne ndikimin kishtar e kulturor te Ohrit, te cilin bullgaret e kthyen ne qender te Patriarkatit te pavarur bullgar. Me pushtimin bullgar te shek. IX-X lidhet edhe lulezimi i disa qendrave te rendesishme ushtarako-administrative e kishtare, sic ishin Devolli, Glavinica (Ballshi) etj. Ne baziliken madheshtore te Ballshit u gjet ne fillimet e shek. XX edhe nje mbishkrim i gdhendur, qe kujtonte kthimin e Boris-Mihalit dhe te popullit bullgar ne fene e krishtere me 864.
    Pas disa dekadash nenshtrimi ndaj Perandorise Bizantine, si rezultat i nje kryengritjeje antibizantine qe pati per epiqender Maqedonine, ne fronin bullgar erdhi car Samueli (976-1014). Nen sundimin e tij, qendra e shtetit bullgar u zhvendos nga lindja, Preslavi, ne Prespe e ne Oher. Ne kete kuader trevat shqiptare moren nje rendesi te dores se pare dhe u perfshine per se afermi ne konfliktin e gjate midis Samuelit dhe Perandorise Bizantine. Car Samueli bashkoi nen sundimin e tij krejt Maqedonine deri ne Selanik, treven e vjeter bullgare midis Danubit dhe vargmaleve Ballkan, si dhe Thesaline, Temat e Nikopojes e te Durresit, si dhe Dioklene e Rashen ne Veri. Nen sundimin e tij u rimekemb Patriarkati i pavarur bullgar, i cili vendosi perfundimisht seline ne Oher, kryeqendra e Samuelit.
    Deshmite historike tregojne se car Samueli nuk synoi te sjelle nje permbysje ne strukturat administrativo-ushtarake te trevave shqiptare te pushtuara prej tij. Keshtu, ne Diokle, ai la ne pushtet princin Gjon Vladimir, te cilit per me teper i ofroi doren e vajzes se tij, Kozares. Ne Durres, pas vitit 997, Samueli nuk i preku privilegjet dhe pushtetin e parise se qytetit, qe perfaqesohej nga familja e fuqishme e Krisileve. Gjon Krisili, proteuon i qytetit, e kishte favorizuar kalimin e qytetit ne duart e Samuelit. Aleanca e carit bullgar me Krisilet e parine durrsake u vulos edhe me martesen e tij me te bijen e Gjon Krisilit. Ne treven e Vlores e te Beratit, Samueli ia besoi komanden pinjollit te nje familjeje fisnike vendase, Elinager Frengut. Po keshtu veproi ne Devoll, Kolonje, Vageneti e gjetke. Shtrirja e pushtetit te Samuelit ne keto vende u lehtesua edhe per faktin se ai zbatoi nje sistem te ri detyrimesh ndaj fshataresise, i cili mbeshtetej mbi kontributet ne natyre e ne lehtesira te tjera.
    Kundershtar i car Samuelit, qe ne fillim te sundimit te tij, ishte perandori i ri bizantin, Bazili II, i mbiquajtur "Bullgarovrasesi", (976-1025). Perpjekja e pare serioze e tij per te goditur perandorine e Samuelit perfundoi me disfate me 986 ne afersi te Sofjes (Serdika). Pas kesaj, perandor Bazili II kerkoi te gjeje aleate ne vete trevat e pushtuara nga cari bullgar. Ne vitin 1001 shpertheu kunderofensiva e madhe bizantine e Bazilit II.
    Ne vitin 1004 Shkupi u kthye ne duart e bizantineve e pas nje viti, si rezultat i nje marreveshjeje te fshehte me proteuonin Gjon Krisili, edhe Durresi iu dorezua perandorit Bazili II. Qeveritari i vene aty nga Samueli, Torona, dhender i carit bullgar, u arratis ne oborrin bizantin. Me ane premtimesh e te marreveshjeve paraprake, Bazili II arriti te beje per vete edhe qeveritare e fisnike te tjere lokale ne Berat e ne Devoll. Pak nga pak rrethi u shtrengua rrotull Ohrit, kryeqendres se Samuelit. Ne qershor 1014, Bazili II i shkaktoi nje disfate te rende ushtrise bullgare ne ngushticat e malit Belashik, ne rrjedhen e siperme te Strumes. Rreth 15 000 luftetare te Samuelit u zune robe. Vete Samueli i shpetoi me veshtiresi kapjes dhe u strehua ne keshtjellen e Perlepit. Bazili II urdheroi te verbohen roberit bullgare dhe t'i dergoheshin carit te tyre ne Perlep. Pamja makaber e kesaj ushtrie te verber e tmerroi Samuelin qe vdiq ne vend (6 tetor 1014).
    Vdekja e Samuelit shoqeroi edhe shperberjen e perandorise ballkanike te tij. Ivan Vladislavi (1015-1018) u perpoq te vendoste perseri hegjemonine bullgare ne provincat perendimore te Dioklese, Durresit e te Nikopojes. Por, ne shkurt te vitit 1018, gjate nje sulmi mbi Durres, cari i fundit i Perandorise Bullgare mbeti i vrare. Pas kesaj, Bazili hyri triumfues ne Oher, nderkohe qe ushtria e tij i shuajti vatrat e fundit te qendreses bullgare ne lartesite e Tomorrit, ne Vlore e ne Thesali.
    Pavaresisht nga egersia me te cilen Bazili II asgjesoi Perandorine Bullgare ndaj vendeve e popullsive, qe futi perseri nen sundimin bizantin, ai ndoqi nje politike te matur. Keshtu, ai la ketu ne fuqi edhe pasketaj sistemin e detyrimeve ne natyre, te vendosur gjate sundimit bullgar. Bujqit edhe pasketaj i detyroheshin shtetit nje mod grure, nje mod miell dhe nje shtambe vere. Patriarkati i Ohrit vertet u ul prej tij ne shkallen e kryepeshkopates, por edhe keshtu Bazili II i njohu kesaj nje sere privilegjesh qe kisha e Ohrit i kishte fituar ne kohen e sundimit bullgar. Po keshtu nuk u prek juridiksioni i kryepeshkopates se Ohrit, e cila me gjithe protestat e kryepeshkopatave fqinje, vecanerisht asaj te Durresit, vazhdoi te kete ne varesi mjaft peshkopata qe s'kishin qene sufragane te sajat dhe qe ishin bere te tilla nen sundimin bullgar. Keto te fundit perandori Bazili II i pajisi me toka e bujq me ane diplomash te vecanta. Me toka, privilegje, tituj dhe me ofiqe Bazili II pajisi edhe ata krere shqiptare, qe gjate lufterave me Samuelin kishin qendruar ne krah te tij. Njerit prej tyre, patricit David Arianiti, qe llogaritej nder komandatet me te shquar te tij ne betejat me bullgaret, perandori i besoi postin e rendesishem e delikat te strategut te Temes se porsakrijuar te Shkupit. Kjo Teme se bashku me Temen tjeter te Paradunavit (Bullgari) kishin per detyre te kontrollonin territoret e mbreterise se dikurshme bullgare dhe te shtypnin qe ne embrion cdo perpjekje te re per shkeputje nga Bizanti.
    Ne krye te Temes se Durresit, pikembeshtetja kryesore e bizantineve ne bregdetin Adriatik, u vu nje duke, njelloj si ne Temen e Selanikut, gje qe nenvizonte rendesine e vecante te saj. Po keshtu u veprua me vone edhe me Temen e Shkupit.
    Modifikuar per here te fundit nga AlbShkodra : 25-10-2003 ne 01:02

  12. #12
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    K R E U I

    SHQIPeRIA GJATe SHEKUJVE Te MESJETeS (SHEK. V - XIV)

    SHQIPeRIA Ne PERANDORINe BIZANTINE (SHEK. V - X)

    3. ORGANIZIMI SHTETeROR DHE JETA POLITIKE

    Kriza e regjimit te temave dhe revoltat e dukeve bizantine te Durresit ne gjysmen e dyte te shek. XI
    Kryengritja e madhe panballkanike e viteve 1040-1041, si dhe ajo e vitit 1073, qe paten jehone te thelle edhe ne trevat shqiptare, paralajmeruan nje periudhe te tere trazirash e revoltash, qe tronditen nga themelet Perandorine Bizantine. Krahas levizjeve masive fshatare, periudhen 1040-1081 e karakterizojne edhe nje varg rebelimesh ushtarake te nxitura dhe te drejtuara nga komandantet (strateget) e temave te vecanta. Shqiperia e posacerisht Tema e Durresit u be ne ato vite nje nga pikat me te nxehta te Perandorise Bizantine.
    Revoltat ushtarake te gjysmes se dyte te shek. XI, mes te cilave edhe revoltat e strategeve (dukeve) te Durresit, qe nje pasqyrim i drejtperdrejte i ndryshimeve te brendshme qe po pesonte ne ate kohe Perandoria Bizantine dhe qe lidhen kryesisht me zhvillimin e marredhenieve feudale. Pas vdekjes se Perandorit Bazili II dhe fundit te dinastise maqedone me Konstandinin IX Monomahos (1042-1055), mori fund edhe epoka e karakterizuar nga prona e vogel e lire e bujkut-ushtar (stratiotit). Deri ne ate kohe, e mbrojtur me fanatizem prej perandoreve bizantine, qe hartuan per kete qellim edhe nje legjislacion te posacem, prona e vogel u la pasketaj ne meshiren e pronareve te medhenj, qe ne kurriz te saj filluan te zgjerojne zoterimet e tyre. Nje proces i tille i gllaberimit te prones se vogel te lire dhe i ekspansionit te prones se madhe feudale, kercenonte me rrenim klasen e madhe te ushtareve-bujq, te cilet per me se nje shekull kishin qene shtylla kurrizore e shtetit bizantin, persa kohe bujqit shqiptare qene furnizuesit kryesore te financave dhe te ushtrise bizantine. Por bashke me renien e klases se bujqve-ushtare binte roli edhe i kastes se krereve ushtarake, strategeve, nderkohe qe rritej pesha e pronareve te medhenj te tokave dhe e aristokracise burokratike te kryeqytetit bizantin, Konstandinopojes.
    Keto zhvillime te reja ne gjirin e perandorise Bizantine preken nga afer Shqiperine, qe ishte vendi klasik i fshataresise se lire dhe i stratioteve. Ndaj, disa nga kryengritjet ushtarake me te fuqishme te shek. XI paten si teater kryesor pikerisht trojet shqiptare.
    Ne vitin 1043 ngriti krye kunder pushtetit qendror Georg Maniaku, komandat bizantin i shquar nga luftimet kunder arabeve dhe normaneve ne Sicili dhe Italine e Jugut. Rritja e autoritetit te Maniakut nuk shihej me sy te mire nga strategu i ri bizantin i Italise, Mihal Dokianos, dhe nga vete perandor Konstantini IX, i cili e shkarkoi ate nga detyra. I mbeshtetur nga repartet e tij besnike, midis te cilave shquheshin kontingjentet e ardhura nga Arbri, Maniaku dha sinjalin e kryengritjes ne Sicili, ku trupat e tij e shpallen perandor. Ne krye te tyre ai zbarkoi ne Durres dhe i perkrahur nga vendasit, qe iu bashkengjiten ushtrise se tij bizantino-shqiptare, iu drejtua Selanikut neper Rrugen Mbreterore (Egnacia). Ushtria e kryengritesve perparoi ne Maqedoni pa hasur pengesa, derisa ne vendin e quajtur Ostrov u ndesh me ushtrine perandorake. Vrasja aksidentale e Georg Maniakut, ne kohen kur fitorja per kryengritesit ishte e sigurt, solli shuarjen e levizjes.
    Megjithate, ecuria e kryengritjes se Georg Maniakut tregoi qarte se Shqiperia, e vecanerisht Tema e Durresit ne vendin e Arbrit (Arbanon) ishin kthyer tashme ne nje terren pjellor per ngjarje te tilla. Historiani bizantin i shek. XI, Mihal Ataliati, shprehet se ne ate kohe shqiptaret, dikur aleate te Perandorise Bizantine (symmachioi), u bene "papritur" kundershtare te saj (polemioi). Nje zhvillim i tille ne marredheniet e shqiptareve me Bizantin, posacerisht i atyre te treves se Arbrit, nuk vonoi te pasqyrohej edhe ne vete marredheniet e Temes se Durresit me pushtetin qendror. Me pakenaqesite e popullsise shqiptare bashkoheshin shpeshhere edhe vete duket e Temes se Durresit. Keta po shqetesoheshin gjithnje e me shume nga rrudhja e vazhdueshme e kompetencave sa ne fushen ushtarake aq edhe ne ate civile. Ne fakt, pas vdekjes se Bazilit II, ushtria bizantine filloi te mbeshtetej gjithnje e me shume ne angazhimin e trupave mercenare te derguara nga qendra, gje qe e dobesonte rolin e ushtrise se Temes te rekrutuar tek elementi vendas dhe te drejtuar nga strategu i Temes. Nga ana tjeter, edhe kompetencat e strategut te Temes ne lemin e pushtetit civil u rrudhen ne favor te nepunesve, sic ishte gjykatesi i Temes (krites apo pretor), qe varej drejtpersedrejti nga qendra dhe qe tani trajtonte ceshtjet e administrates civile. Tronditjet e medha shoqerore te atij shekulli, si dhe veshtiresite e jashtme ne lindje te Perandorise Bizantine ne marredheniet me Perendimin dhe me turqit selxhuke, kontribuan per te krijuar terrenin e pershtatshem per kryengritjet e medha te strategeve ushtarake te Durresit te gjysmes se dyte te shek. XI. Tema e Durresit u be ne ate kohe njera nga vatrat kryesore te kryengritjeve ndaj pushtetit qendror bizantin. I pari nder strateget e Durresit, qe ngriti krye kunder Konstandinopojes, ishte proedri Niqifor Brieni. Ky kishte qene me perpara strateg i Temes se Shkupit, ku kishte shtypur kryengritjen e vitit 1073. I transferuar ne Temen e Durresit nga mesi i viteve 70, Brieni ishte dalluar ne mbrojtjen e kufijve veriore ne lufte me sllavet kroate si dhe me diokleasit. Njeheresh ai u ballafaqua edhe me sulmet pirateske te anijeve te normaneve te Italise, te cilet tashme synonin te shtriheshin drejt Lindjes, ne territoret e Perandorise Bizantine.
    Ne tetor te vitit 1077, strategu Niqifor Brieni dha sinjalin e kryengritjes kunder perandorit Mihal VII Dukas. Kronistet bizantine te kohes pohojne njezeri se me kryengritesin Niqifor u bashkua popullsia vendase e Temes se Durresit si dhe mjaft fisnike vendas, ne mes te te cileve Bazil Kurtiqi nga Arbri. Niqifori e deklaroi te rrezuar perandorin Mihal dhe, pasi e shpalli veten perandor, iu drejtua Konstandinopojes me nje ushtri qe rruges vinte e zmadhohej me vullnetare te rinj. Ne Adrianopoje Brienin e prisnin kryengrites te tjere te organizuar nga i vellai, Johani. Por ne te dale te qytetit forcat kryengritese u ndeshen me ushtrine perandorake, te cilen tashme e komandonte Aleks Komneni, nje nder gjeneralet bizantine me te shquar te te gjitha koherave. Ushtria kryengritese u thye dhe mbeturinat e saj u shperndane.
    Nderkohe qe Brieni me kryengritesit e tij ishin nisur ne drejtim te Konstandinopojes, ne Durres kishte hyre Niqifor Baziliaku, i emeruar duke i Durresit pas rebelimit te te parit. Por edhe duka i ri i Durresit nuk vonoi dhe, vetem pak muaj pas Brienit, u veteshpall perandor dhe ngriti krye kunder qendres.
    I mbeshtetur nga paria dhe kleri vendas, ku u shqua peshkopi i Devollit, Teodori, ai grumbulloi forca te shumta shqiptaro-bizantine, ku nuk mungonin edhe mercenare nga perendimi. Ne krye te tyre ai u nis nga Durresi, kaloi Ohrin dhe iu drejtua qytetit te dyte te Perandorise, Selanikut. Fillimisht perandori Niqifor III Botoniati u perpoq ta bindte kryengritesin te hiqte dore nga marshimi mbi kryeqytet, duke i premtuar falje e tituj te rinj finikerie. Baziliaku e refuzoi oferten dhe keshtu u arrit ne nje beteje te pergjakshme me forcat qeveritare, te cilat i komandonte perseri Aleks Komneni. Kryengritesit u shpartalluan dhe vete Baziliaku u cua ne pranga ne Konstandinopoje.
    Modifikuar per here te fundit nga AlbShkodra : 25-10-2003 ne 01:03

  13. #13
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    K R E U I

    SHQIPeRIA GJATe SHEKUJVE Te MESJETeS (SHEK. V - XIV)

    SHQIPeRIA Ne PERANDORINe BIZANTINE (SHEK. V - X)

    3. ORGANIZIMI SHTETeROR DHE JETA POLITIKE

    Kryengritjet e medha antibizantine te shek. XI
    Bazili II ishte perandori i fundit i dinastise maqedone qe mundi te ruaje ekuilibrin e brendshem shoqeror e politik midis interesave te shtetit, atyre te aristokracise feudale dhe te fshataresise se lire, si dhe te stratioteve qe perbenin shtyllen kurrizore te shtetit bizantin. Me vdekjen e tij (1018) ky ekuiliber u prish: aristokracia feudale, civile apo ushtarake filloi t'i rrise ne menyre te pakontrolluar pronat e veta duke gllaberuar pronen e vogel. Pronaret e vegjel e humben pak nga pak statusin e meparshem te lirise dhe u kthyen ne fshatare te varur. Per nje kohe te gjate shteti bizantin, e ne radhe te pare perandoret e dinastise maqedone (shek. IX-XI) ishin perpjekur t'i vinin fre procesit te krijimit te prones se madhe dhe te zhdukjes se prones se vogel te fshatarit. Fshatari i lire si dhe stratioti, qe merrte nga shteti nje parcele toke kundrejt permbushjes se detyrimit fiskal e atij ushtarak, kishin perfaqesuar per shume kohe burimin kryesor te te ardhurave te arkes perandorake dhe njeheresh elementin baze te ushtrise bizantine. Por ne kushtet e reja qe u krijuan pas vdekjes se Bazilit II, pronaret e vegjel u gjenden perballe nje sulmi te dyfishte: te aristokracise feudale te tokes, nga njera ane, dhe te shtetit bizantin qe rendoi ne menyre galopante barren e taksave ne dem te tyre. Per rrjedhoje u krijua nje gjendje shperthyese, e cila jo rastesisht arriti kulmet e saj ne territoret ballkanike te goditura rende nga lufterat e fundit bullgaro-bizantine. Ne vitin 1040 shpertheu ketu nje kryengritje e fuqishme kunder pushtetit qendror e udhehequr nga Pjeter Deljani, nje bujar bullgar qe e mbante veten per nip te car Samuelit dhe qe e shpalli sakaq veten car. Kryengritja prej Beogradit u perhap me shpejtesi drejt Nishit e Shkupit. Strategu bizantin i Durresit, Bazil Sinadeni, mblodhi ushtarake te temes se tij dhe shpejtoi t'u zere rrugen kryengritesve te Pjeter Deljanit "perpara se e keqja te perhapej", sic shprehet kronisti Johan Skilice qe pershkruan kete ngjarje. Por revolta preku edhe vete radhet e ushtrise se Temes se Durresit dhe nje ushtarak me emrin Tihomir ngriti flamurin e kryengritjes ne zonen e Dibres, ku ishin dislokuar forcat e strategut te Durresit. Ketu kryengritesit i arriti Pjeter Deljani me te vetet. Forcat e kryengritesve u bashkuan nen drejtimin e Pjeter Deljanit, qe nderkohe kishte hequr qafe Tihomirin. Pasketaj forcat kryengritese iu drejtuan Durresit, te cilin e moren, dhe me tej moren Selanikun. Flaket e kryengritjes perfshine sakaq edhe temen e Nikopojes, popullsia e se ciles ishte tejet e pakenaqur nga arbitrariteti i nepunesve perandorake. Bizantinet munden te mbanin ketu vetem keshtjellen e Naupaktit mbi Gjirin e Korintit.
    Megjithate, si rezultat i kontradiktave qe vazhduan te ekzistojne ne gjirin e drejtuesve te kryengritjes edhe pas vrasjes se Tihomirit, levizja u shua me shpejt nga cka pritej po te kihen parasysh permasat e saj. Ketu luajti rolin e vet edhe nje djale i carit bullgar Ivan Vladisllav, Alusiani, qe u arratis nga Konstandinopoja ku mbahej rob dhe u bashkua me kryengritesit. Pasi eliminoi Pjeter Dejlanin, Alusiani u vu ne krye te kryengritesve. Por pas nje beteje te pasuksesshme me trupat perandorake, Alusiani iu dorezua perandorit bizantin duke shpejtuar keshtu edhe fundin e kryengritjes. Megjithate kryengritja e madhe e vitit 1040-1041 ishte sinjali i pare i fuqishem i tensioneve shoqerore qe do te mberthenin Perandorine Bizantine. Ne te njejten kohe, ajo qe nje tregues i hendekut te madh qe ishte krijuar nderkohe midis pushtetit qendror bizantin dhe provincave perendimore te tij, ku benin pjese edhe trevat shqiptare.
    Rreth 30 vjet pas kryengritjes se Pjeter Dejlanit, nje tjeter levizje shpertheu ne Kosove, nga ku u hap me shpejtesi ne viset fqinje. Kryengritesit kerkuan t'i printe princi i Dioklese, Mihali, i cili dergoi per kete qellim te birin, Konstandin Bodinin. Ne Prizren kryengritesit e shpallen Bodinin mbret te tyre. Me Bodinin u bashkua edhe paria e Shkupit me kreun e saj, Gjergj Vojtehu, i cili erdhi vete ne Prizren. Ne Prizren kryengritesit thyen keqas edhe forcat e dukes bizantin te Shkupit, qe u derguan kunder tyre. Pas kesaj kryengritesit moren Nishin, Ohrin, Devollin dhe vetem ne Kostur forcat e riorganizuara bizantine munden te thyenin grupin kryesor te kryengritesve. Pjesa tjeter e kryengritesve, me "mbretin" Bodin, ishte perqendruar ne Nish. Ne perpjekje per te sulmuar e per te pushtuar Shkupin, forcat e Bodinit u thyen keq nga ushtria bizantine e derguar me ngut nga perandori bizantin "per te shuar flaken, perpara se ajo te merrte dhene", sic eshte shprehur nje kronist bizantin, deshmitar i ngjarjes.
    Gjate betejes Bodini u zu rob dhe u dergua ne Konstandinopoje ku u mbyll ne manastirin e Serxhit e te Bakut derisa i ati i tij, Mihali i Dioklese, organizoi arratisjen e kthimin e tij ne atdhe.
    Marredheniet e Perandorise Bizantine me Bodinin e Dioklese vazhduan edhe me tej te tensionuara. Pas betejes se vitit 1082 ne rrethinat e Durresit, kur Bodini nuk u erdhi ne ndihme ushtrive bizantine te angazhuara ne nje beteje vendimtare me normanet e Robert Guiskardit, princi i Dioklese i shfaqi hapur ambicjet per ta shtrire sundimin e vet sa ne viset e Dalmacise, ne veri, aq edhe ne territoret e Temes se Durresit, ne jug. Madje, sipas Kronikes se Priftit te Dioklese, per nje periudhe te shkurter Bodini mundi te pushtoje dhe te mbaje temen ne fjale, se bashku me kryeqendren e saj, Durresin (tulit atque obtinuit totam terram Duracinorum et ipsam civitatem Durachium). Perandori bizantin, Aleksi I Komneni, dergoi atehere si strateg te Durresit nje kunatin e tij, Johan Duka, i cili rifitoi kontrollin mbi Temen e Durresit dhe e mbajti Bodinin larg territoreve te saj.

  14. #14
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    KREU II

    SHQIPeRIA MIDIS BIZANTIT DHE PEReNDIMIT (SHEK. XI - XIV)

    1. NORMANeT Ne SHQIPeRI

    Shqiperia ne lufterat e Komneneve me normanet e Italise
    Shekulli XI solli ndryshime thelbesore ne strukturen e brendshme ekonomiko-shoqerore te Perandorise Bizantine si dhe ne marredheniet e saj me boten e jashtme. Hipja ne fron e perandorit Aleksi I Komneni (1081-1118), shenon ardhjen ne fuqi te aristokracise ushtarake. Fillon epoka e arte e feudalizmit ushtarak, qe karakterizohet nga ekspansioni i prones ushtarake te kushtezuar (pronies) dhe qe ne Shqiperi u shfaq me ngritjen e nje sere familjesh shqiptare, pjesetare te te cilave fitojne prona, tituj dhe funksione te larta nga pushteti qendror.
    Ne planin e jashtem, Perandoria Bizantine merr nje orientim te qarte perendimor qe do te ruhet pergjate gjithe sundimit te dinastise Komnene (1081-1185). Me 1071 Bizanti humbi keshtjellen e tij te fundit ne Italine e Jugut, Barin. Nga ai cast, kunder territoreve bizantine filluan sulmet e paprera te normaneve dhe te kryqtareve perendimore. Kjo dinamike e re ne marredheniet Lindje-Perendim i vendosi trevat shqiptare ne qender te ngjarjeve. Ato perbenin tashme kufirin skajor perendimor te Bizantit, nderkohe qe per fuqite e reja te perendimit Shqiperia, me portet dhe me rruget gjatesore te saj, ku vazhdonte te shquhej Rruga e vjeter Mbreterore (Egnatia), ishte ura ideale qe bente te mundur avancimin e ushtrive pushtuese drejt Konstandinopojes. Per rrjedhoje, trevat shqiptare u bene vendi i perplasjeve te medha ushtarake, kulturore e fetare, qe ndikuan se tepermi zhvillimin historik te tyre.
    Pas pushtimit te Barit, me 1071, Robert Guiskardi arriti te bashkoje te gjitha zoterimet e princerve normane te Italise se jugut dhe krijoi nje mbreteri te fuqishme, qe menjehere i hodhi syte ne anen tjeter te Adriatikut. Ne pranveren e vitit 1081, nje ushtri e madhe normane u nis nga portet e Brindizit e te Otrantos nen drejtimin e vete Guiskardit dhe te djalit te tij, Boemundit. Ky i fundit me nje pjese te flotes zbarkoi ne brigjet e Vlores dhe, brenda nje kohe te shkurter, pushtoi kete qytet dhe qendrat e rendesishme strategjike te Kanines e te Jerikos (Orikumit). Pjesa kryesore e ushtrise normane, nen drejtimin e Robert Guiskardit, zbarkoi me ne jug, ne zonen e Butrintit. Ate e bir iu drejtuan Durresit, i pari nepermjet detit, kurse i dyti me ane te nje marshimi ne rruge tokesore. Nje furtune e befasoi Guiskardin ne Kepin e Gjuhes, duke mbytur pjesen me te madhe te flotes normane. Mbeturinat e ushtrise se tij arriten te bashkohen me forcat e Boemundit ne Glavinice (Ballsh), ku mberriten dhe perforcime te reja nga Italia. Pasi pushtuan krejt "fushen e Ilirikut" ne qershor 1081 ushtrite normane arriten te mbyllin rrethimin e Durresit.
    Perandori bizantin, Aleksi I Komnen, me cdo menyre kerkoi te shmange pushtimin e qytetit kryesor te Adriatikut, qe hapte rrugen drejt Selanikut e Konstandinopojes. Ai dergoi si komandant te qytetit te afermin e tij, Gjergj Paleologun. Me qellim qe te nderpriste komunikimin e forcave te Robert Guiskardit me brigjet e Apulise, Komneni lidhi nje aleance me Venedikun, i cili vuri ne dispozicion te perandorit bizantin floten e tij te fuqishme, kundrejt njohjes se privilegjeve tregtare ne territoret e Perandorise Bizantine. Kjo marreveshje, qe u perteri disa here ne vitet e mevonshme, vendosi bazat e hegjemonise se Venedikut ne detet e ne tregjet bizantine.
    Si rezultat i bashkepunimit midis ushtrise kryesore bizantine te dislokuar ne lindje te Durresit, garnizonit te qytetit nen gjeneralin Gjergj Paleologu dhe flotes veneciane ne ujerat e Durresit, normanet pesuan disa disfata, ne toke e ne det. Por ne nje beteje vendimtare jashte mureve te Durresit, ku mori pjese vete perandori bizantin Aleks Komnen, normanet korren nje fitore te madhe. Ne kete beteje bizantineve u mungoi ndihma e princit Bodin te Dioklese, aleat i tyre, i cili ne momentin e fundit refuzoi te perfshinte trupat e tij ne beteje. Aleksi I bashke me mbeturinat e ushtrise se tij u terhoq neper luginen e Erzenit, ne qafen e Kerrabes e gryken e Shkumbinit dhe mberriti ne Oher.
    Nderkohe normanet e Robert Guiskardit iu kthyen qytetit te Durresit, te mbetur pa mbeshtetje nga jashte. Komandanti Gjergj Paleologu, qe kishte marre pjese ne betejen e fundit, nuk kishte mundur te rifutej ne qytet dhe qe larguar bashke me perandorin. Ne kete menyre ky i fundit ia besoi mbrojtjen e Durresit komandantit te trupave te Arbrit. Kronistja bizantine, Ana Komnena, e cila njeheresh ishte vajza e perandorit Aleks Komneni dhe qe i pershkruan me hollesi ngjarjet ne fjale, sqaron se prijesi shqiptar kishte titullin e larte te komiskortit. Me gjithe qendresen e durrsakeve, qyteti u mor nga normanet ne prag te dimrit. Tregtare nga qyteti i Amalfit e i Venedikut, qe banonin ne Durres, ua hapen tradhtisht portat e qytetit normaneve.
    Pas renies se Durresit ushtrite normane u leshuan drejt lindjes dhe ne pak kohe zune trevat e Dibres, Pologut e te Devollit. Por ne pranvere te vitit 1082 Robert Guiskardi u detyrua te kthehej ne Itali, ku kishin shperthyer revolta te princerve normane, te nxitura edhe nga Aleksi I Komneni. Djali i Guiskardit, Boemundi, nuk mundi t`i mbaje per shume kohe pozicionet e fituara. Nen goditjet e ushtrise se rimekembur bizantine dhe te popullsive vendase, normanet filluan terheqjen. Me 1084 bizantinet, te ndihmuar nga banoret e vendit, rimoren Durresin. Po ate vit Robert Guiskardi vdiq ne zoterimet e tij ne Itali dhe trupat e fundit normane u terhoqen nga Shqiperia.
    Deri ne fund te sundimit te perandorit Aleksi I Komnen, me 1118, brigjet shqiptare u preken edhe dy here te tjera nga ushtri te ardhura nga perendimi. Me 1096 ne portet e Durresit, Vlores e te Butrintit zbarkuan ushtrite e Kryqezates se pare, te drejtuara nga sovrane e princer te ndryshem te Evropes. Midis tyre ishte dhe Roberti i Flandres dhe vete Boemundi, sundimtari norman i Italise se Jugut. Nje tjeter grupim kryqtaresh, nen komanden e Rajmondit te Tuluzes, mberriti ne Durres ne rruge tokesore, nepermjet Dalmacise e Dioklese. Ne Diokle, kryqtaret ishin pritur "miqesisht" nga princi Bodin, i cili tashme ishte ne lufte te hapur me pushtetin bizantin. Mberritja e luftetareve perendimore ne trevat, qe vite me pare kishin qene fushebeteje mes normaneve e bizantineve, e shqetesoi se tepermi Aleks Komnenin. Ai i porositi komandantet e tij te Durresit, Vlores e te viseve te tjera qe te ndiqnin me vemendje levizjet e kryqtareve dhe te parandalonin cdo perpjekje te tyre per te sulmuar e plackitur territorin bizantin. Megjithate, Aleks Komneni iu shmang nje perplasjeje te drejtperdrejte me ta dhe beri gjithcka per te pershpejtuar largimin e kryqtareve drejt lindjes. Ana Komnena dhe historiane perendimore, qe shoqeruan kryqezaten e pare, tregojne se kryqtaret e lodhur e te rraskapitur nga lundrimi ne Adriatik, gjeten ne tregjet e panairet e begata te Durresit, Glavinices e te Adrianopojes (Gjirokaster) prehjen dhe furnizimet e nevojshme per te vazhduar marshimin e tyre drejt vendeve te shenjta.
    Megjithate kontradiktat midis perandorit bizantin dhe prijesve te kryqezatave, sidomos pasi keta krijuan principatat e tyre ne lindje, erdhen e u ashpersuan derisa perfunduan ne perleshje midis ushtrive te krishtera. Vecanerisht te mprehta qene perplasjet e Aleks Komnenit me armikun e tij te vjeter, Boemundin, qe kishte ngritur ne Siri nje principate normane me qender ne Antioke. Ne pamundesi per te perballuar perandorin bizantin ne principaten e larget te Lindjes, me 1107 Boemundi u kthye ne Itali dhe filloi pergatitjet per nje invazion te ri te territorit bizantin.
    Flota e madhe normane zbarkoi po ate vit ne viset e Vlores, nga ku ushtrite e Boemundit iu drejtuan neper toke Durresit. Qyteti mundi t`u qendroje perpjekjeve te perseritura te normaneve, te cilet perdoren te gjitha mjetet dhe teknikat e kohes per pushtimin e tij. Pa e hequr rrethimin e qytetit, Boemundi vazhdoi marshimin e tij drejt Lindjes. Perandori Aleks Komneni u perpoq te ndalte perparimin e ushtrive normane duke bllokuar vendkalimet qe conin drejt Ohrit e Dibres. Krahina e Arbrit, e papushtueshme per nga pozicioni strategjik e sistemet e fortifikuara te saj, u be teatri kryesor i veprimeve luftarake. Drejtimin e tyre perandor Aleksi ua besoi komandanteve te shquar vendas, nder te cilet shquheshin Aleksander Kabashi (Kabasilla) e Eustath Kamizi. Vete ai, me forca te shumta ishte pozicionuar me ne thellesi, ne zonen e Ohrit, Devollit e te Kolonjes, nga ku mbeshteste njerezit e tij te angazhuar ne luftimet me normanet ne Arber, Vlore e ne Glavinice. Pas disa muaj luftimesh rraskapitese, ushtria normane, e bllokuar ne Ultesiren Perendimore, u detyrua te heqe dore e te kthehet ne Itali. Boemundi nenshkroi ne kampin e perandorit bizantin ne Kolonje nje marreveshje poshteruese per te, sipas se ciles ai hiqte dore nga cdo sulm kunder territorit bizantin, prej zoterimeve te tij ne Itali e ne Siri (Antioke), si dhe e njihte veten si vasal te Aleksandrit I Komnen.
    Nen sundimin e djemve te Aleksit I, Johanit II (1118-1143) e Manuelit I Komnen (1143-1180), normanet dhe bizantinet bene secili nga nje perpjekje per te kapercyer Adriatikun. Me 1149 mbreti Ruxheri II i Sicilise pushtoi Korfuzin dhe prej andej, pasi zbarkoi ne sterene e Epirit, vazhdoi ne drejtim te Tebes e te Korintit. Por normanet u detyruan te terhiqen shpejt nga keto qytete, qendra te industrise se mendafshit dhe cuan ne Palermo, kryeqytet i mbreterise se tyre, teknologjine e prodhimit te mendafshit. Perandor Manueli I Komeni ishte i pari sovran bizantin qe imitoi Justinianin duke tentuar pushtimin e Italise. Me 1155 nje flote bizantine e nisur nga portet shqiptare pushtoi qytetin e Ankones. Ne pak kohe bizantinet kapen gjithe vijen bregdetare nga Ankona ne Taranto. Por menjehere perandori bizantin u ndodh perballe nje koalicioni fuqish armike, te drejtuara nga mbreti norman Guljelmi I. Edhe Venediku, aleati i vjeter i Bizantit, u rreshtua kunder tij. Shume shpejt trupat bizantine u larguan nga trevat italiane te pushtuara prej tyre.
    Ne vitin 1185 mbreti Guljelmi I beri perpjekjen e fundit te dinastise normane te Italise per te pushtuar territorin bizantin. Ky zbarkim i ri norman u parapri nga nje revolte e banoreve te viseve te Vagenetise (cameri) kunder pushtetit te perandorit Androniku I Komneni (1182-1185). Me nje shpejtesi te pazakonte ushtrite normane pushtuan Durresin, strategu i te cilit, Jan Vrana, parapelqeu te dorezohej. Pas Durresit ushtrite normane u derdhen neper Rrugen Mbreterore (Egnatia) dhe mberriten para qytetit te Selanikut. Garnizoni i keshtjelles, i perbere prej luftetaresh nga Kunavija e Arbrit ua dorezoi qytetin perendimoreve. Por kesaj radhe, normanet nuk arriten te konsolidojne fitoret e tyre. Me shume se per merite te ushtrise bizantine, ata u terhoqen per shkak te dobesive te organizimit e te furnizimeve ne vende aq te largeta nga bazat e tyre. Gjithsesi, Durresi e disa ishuj te Jonit mbeten edhe per disa kohe ne zoterim te normaneve. Me vdekjen e Guljelmit I ne krye te Mbreterise se Sicilise erdhi sovrani gjerman Henriku VI, qe inauguroi sundimin e dinastise Hohenshtaufen ne Italine e Jugut. Sovranet e rinj, bashke me mbreterine, trasheguan nga paraardhesit e tyre normane politiken e pushtimeve lindore. Jo me kot mbreti Henriku VI Hohenshtaufen, sipas kronistit bizantin Niketa Konjati, e konsideronte veten " zot te tokave qe shtrihen nga Durresi ne Selanik".

  15. #15
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    KREU II

    SHQIPeRIA MIDIS BIZANTIT DHE PEReNDIMIT (SHEK. XI - XIV)

    2. JETA POLITIKE Ne SHQIPeRI Ne SHEK. XII-XIII

    Principata e Arbrit
    Ballafaqimi i Perandorise Bizantine me normanet e Italise dhe me kryqezatat ne shek. XI-XII, nxori ne plan te pare rolin e shqiptareve dhe te tokave shqiptare qe u ndodhen ne qender te ketij ballafaqimi. Qendrimi i shqiptareve percaktoi dukshem zhvillimin e fushatave ushtarake te Perendimit, ndaj pushteti qendror bizantin u perpoq ta mbante ne anen e vet fisnikerine shqiptare, duke e joshur ate me privilegje e tituj deri dhe me ofiqe te lakmueshme ne ushtrine dhe administraten bizantine. Duke filluar nga gjysma e dyte e shek. XI ne burimet historike permenden familje fisnike shqiptare, si Skurra, Arianiti, Muzaka, Topia, Meksha, Jonima, Pliti, Blinishti, Kamona, qe mbanin tituj te larte bizantine. Vecanerisht ne shek. XII, shume i perhapur ishte titulli sebast, qe lidhet me periudhen e sundimit te dinastise Komnene e posacerisht me ate te Manuelit I (1147-1181). Lufterat e ketij perandori sa ne Itali aq edhe ne Ballkan, kryesisht kunder serbeve te Rashes, e rriten rolin dhe peshen ushtarake te faktorit shqiptar. Fisniket shqiptare ishin fuqizuar mjaft. Nderkohe, ata shfrytezuan privilegjet dhe ekskusite e akorduara nga pushteti qendror, per te rritur shkallen e autonomise se tyre. Ky proces zhvillimi politik autonom i feudaleve dhe i krahinave te vecanta eci me shpejt ne treven qendrore te Arbrit, me rol strategjik e ushtarak te posacem. Ne gjysmen e dyte te shek. XII ketu kishte ndodhur me siguri nje proces perqendrimi pushteti. Ne vitin 1166 permendet, ne fakt, nje prior Arbanensis (princ i Arbrit). Se bashku me disa klerike te larte nga Arbri ky mori pjese ne perurimin e kishes se re te Shen Trifonit ne Kotorr. Ne ceremoni merrte pjese dhe "duka e komandanti" bizantin per Dalmacine, Dioklene e per Arberine, Isaku. Kjo tregon se priori i Arbrit, Andrea, e njihte ende formalisht sovranitetin bizantin. Megjithate, ne kete kohe autonomia politiko-administrative e Arbrit ishte rritur se tepermi, sic tregojne edhe privilegjet e vitit 1153 te perandorit Manuel per kryeqendren e Arbrit, Krujen. Duke u nisur edhe nga marredheniet e mira qe vendosi me Papatin, perandori Manuel u tregua liberal edhe persa u perket marredhenieve kishtare; ne kohen e tij riti katolik njohu nje perhapje te gjere jo vetem ne Shqiperine e Eperme, por dhe ne ate Qendrore, posacerisht ne Arber.
    Keto zhvillime ne Shqiperi, qe perkonin ne nje plan me te gjere me thellimin e procesit te feudalizimit te Perandorise Bizantine, me dobesimin e pushtetit qendror dhe decentralizimin e tij, ne fundin e shek. XII, cuan ne krijimin e nje strukture me tipare te qarta shteterore ne treven e Arbrit dhe ne kristalizimin e nje dinastie sunduese vendase. Duke u nisur nga titulli "princ" (princeps), qe papa Inocenti III i dha me 1208 njerit prej krereve te saj, Dhimitrit, kjo strukture shteterore eshte quajtur zakonisht ne historiografi "Principate e Arbrit", njelloj sic eshte quajtur "Despotat i Epirit", formacioni fqinje me Principaten e Arbrit, me qender ne Arte, i cili kishte ne krye nje despot.
    Pas renies se dinastise se Komneneve dhe me ardhjen ne fronin bizantin te dinastise se dobet te Engjelloreve, treva e Arbrit fitoi tiparet e nje shteti te pavarur. Themelues i tij ishte Progoni (1190-1198), pushtetin e te cilit e trasheguan te bijte, Gjini (1198-1206) dhe Dhimitri (1206-1216). Dokumentet e rralla te kohes nuk thone se ciles familje te Arbrit i perkisnin keta. Ka shume gjase qe sundimtaret e Arbrit ne kapercim te shek. XII-XIII t'i perkisnin familjes Skurra nga malesia e Tiranes, ku emri Skurre ndeshet ende ne toponimine dhe antroponimine e vendit. Emri i kesaj familjeje ndeshet vazhdimisht ne burimet e shek. XII-XIII si nder me kryesoret e Arbrit. Per poziten e larte shoqerore te saj flet edhe varri familjar i sebastit Mihal Skurra ne kishen e Shen Merise se Brrarit i vitit 1201, apo varri i fisnikut tjeter nga kjo familje, Anton Skurres, ne kishen e Shen Ndout ne Lezhe. Per poziten e vecante qe kjo familje kishte ne shek. XII-XIII ne gjirin e fisnikerise shqiptare, flet dhe fakti qe pinjolle te saj lidhen krushqi deri edhe me familjen perandorake bizantine. Edhe princi Dhimiter i Arbrit u martua me mbesen e perandorit bizantin Aleksi II Engjelli, Komnenen, lindur nga martesa e vajzes se ketij te fundit, Eudokise, me mbretin e Serbise, Stefan Nemanjen e Kurorezuar. Princesha Komnena, qe kishte lindur jo para vitit 1191, ishte ne moshe te mitur kur aty nga viti 1202, iu blatua princit Dhimiter te Arbrit, gje qe ne vetvete flet per karakterin politik te kesaj martese. Martesa e Dhimitrit te Arbrit me Komnenen synonte edhe te normalizonte marredheniet me Stefan Nemanjen e Serbise, i cili ne vitet e fundit te shek. XII kishte mundur te pushtonte mjaft toka ne Kosove e ne Diokle (Gente). Nemanja e vazhdoi perparimin ne thellesi te tokave shqiptare, duke marre edhe treven e Pultit (malesia ne te dy anet e lumit Drin te bashkuar) qe bente pjese ne Principaten e Arbrit. Pas lidhjes familjare me Nemanjet e Serbise, Principata e Arbrit ruajti ne menyre te qendrueshme shtrirjen Drin-Shkumbin, te perfshire midis Lezhes, Durresit, Ohrit e Dibres.
    Principata e Arbrit e arriti kohezionin e saj me te madh nen sundimin e Dhimitrit. Nen autoritetin e tij u vune ate kohe edhe familje te shquara te Arbrit, sic qene Jonimet, Plitet, Shtepanet, Kamonat etj. Ne nje traktat paqeje te nenshkruar prej tij me 1210 me Republiken e Raguzes, Dhimitri i quan keta, sipas se drejtes feudale perendimore, "njerezit e mi" (homines mei). Edhe titujt "gjykates" (iudex) apo "princ" (princeps) qe i atribuohen Dhimitrit prej papes Inocenti III, flasin per poziten e tij te dalluar ne gjirin e fisnikerise se Arbrit. Ato tregojne gjithashtu se familja e princerve te Arbrit ne kapercim te shek. XII-XIII ishte e ndikuar nga kultura dhe feudalizmi perendimor. Kete e konfirmon edhe hapi i ndermarre me 1208 nga princi Dhimiter per te kaluar ne ritin katolik, duke u lidhur me kishen katolike te Romes. Me gjithe ndikimet qe modelet feudale perendimore paten ne organizimin dhe ne ndertimin e Principates se Arbrit, tradita bizantine mbetej ende shume e fuqishme. Vete Dhimitri parapelqente te perdorte titujt bizantine me prestigj panhypersebast apo megas arhond, ashtu si bujaret e tjere mbanin titujt po bizantine sebast ose protosebast. Qendra e Principates se Arbrit ishte ne qytetin e Krujes. Ne kohen e Dhimitrit, Principata zoteronte edhe nje dalje ne det, ne pjesen bregdetare midis Bishtit te Palles dhe derdhjes se lumit Mat.

  16. #16
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    KREU II

    SHQIPeRIA MIDIS BIZANTIT DHE PEReNDIMIT (SHEK. XI - XIV)

    2. JETA POLITIKE Ne SHQIPeRI Ne SHEK. XII-XIII

    Principata e Arbrit, Dukati i Durresit dhe Despotati i Epirit
    Kryqezata IV (1204) solli nje ndryshim rrenjesor te kushteve politike ne Perandorine Bizantine e posacerisht ne viset e saj perendimore.
    "Traktati i ndarjes se tokave", i nenshkruar nga Venediku e fuqite e tjera pjesemarrese ne Kryqezate ne prag te sulmit perfundimtar mbi Konstandinopojen, parashikonte qe nje pjese e mire e bregdetit shqiptar, prej Durresit deri poshte ne Preveze, te kalonte nen sundimin e Venedikut. Ne fakt, venecianet arriten ta merrnin Durresin dhe rrethinat e tij dhe te krijonin nje zoterim te tyre te quajtur "dukati i Durresit". Por ne jug te tij, ne temen e dikurshme bizantine te Nikopojes (Epir), venecianet nuk arriten te vendosnin pushtetin e tyre. Qe ne dhjetevjecaret e fundit te shek. XII nje dege e familjes perandorake bizantine te Engjelloreve kishte siguruar ne Epir, vecanerisht ne provincen e Vagenetise (cameri), prona te medha tokesore dhe kishte ngritur aty nje pushtet thuajse te pavarur nga Konstandinopoja. Ne kete menyre, menjehere pas pushtimit te Perandorise Bizantine nga kryqtaret me 1204, nje pinjoll i Engjelloreve bizantine, Mihal Engjelli, djali i qeveritarit te dikurshem te Epirit, krijoi ketu nje zoterim te pavarur. Dokumentet e kohes e quajne kete "Despotat i Artes", sipas kryeqendres se tij. Ne historiografi eshte bere zakon te quhet "Despotat i Epirit". Gjate historise se tij me se dy shekullore, Despotati i Epirit e ndryshoi disa here shtrirjen e tij. Sidoqofte, berthama e qendrueshme territoriale perfaqesohej nga shtrirja e temes se dikurshme bizantine te Nikopojes, e perkufizuar nga malet Akrokeraune (Vetetimes) ne veri, nga gjiri i Artes (Ambrakise) ne jug dhe nga rrjedhja e lumit Vjosa e vargmalet e Pindit ne lindje. Deti Jon lagte krahun perendimor te Despotatit. Pervec kryeqendres, Artes, qytete e keshtjella te tjera te rendesishme ishin Janina, Ajdonati (Paramithia), Himara, Berati, Kanina dhe per nje fare kohe (1213-1253) edhe Durresi. Shqiptaret perbenin shumicen derrmuese te popullsise se Despotatit ne shtrirjen klasike te tij. Po vec shqiptareve kishte edhe popullsi vllahe, greke e sllave te vendosura kryesisht ne viset e Thesalise, te Maqedonise e te Etolo-Akarnanise, qe u aneksuan nga despotet e Epirit pas vitit 1216.
    Nga pikepamja e organizimit shteteror, Despotati i Epirit ishte nje shtet bizantin. Ne krye te tij qendronin despotet e familjes perandorake Engjelli. Keta ne aktet dhe ne dokumentet zyrtare te tyre shfaqen me emrin e perbere Engjell-Duka-Komnen, duke kujtuar keshtu lidhjet e Engjelloreve me dinastite e tjera bizantine. Vete sundimtaret e Epirit nuk u pajtuan me statusin e sundimtarit te nje province. Ata e mbanin veten per trashegimtare te ligjshem te fronit bizantin dhe ne kete kuptim e konsideronin pushtetin e tyre ne Epir si nje pikenisje per te restauruar Perandorine Bizantine, duke debuar kryqtaret nga vendet bizantine.
    Vitet e para te sundimit despoti Mihali I Engjelli (1204-1216) ia kushtoi konsolidimit te brendshem te shtetit te posalindur. Nuk munguan ne kete kohe edhe konfliktet me principatat kryqtare, te krijuara pas vitit 1204 ne kufijte e Despotatit, ne mbreterine lombarde te Selanikut, ne dukatin e Athines dhe ne Principaten frenge te Akese. Me t'u krijuar nje gjendje e qendrueshme ne kufijte me keto formacione, iu vu punes per shtrirjen e Despotatit ne drejtim te veriut. Ne vitin 1210 Despotati i Epirit i ishte afruar se tepermi dukatit venecian te Durresit.
    Nderkaq sundimi i Venedikut ne Durres ishte treguar i paqendrueshem. Perpjekjet per ta shtrire juridiksionin venecian pertej qytetit kishin hasur ne kundershtimin e princit Dhimiter te Arbrit. Fisnike te Arbrit ishin tashme zoter te tokave ne rrethinat e Durresit, gje qe shqetesoi jo vetem pushtetin venecian te Durresit, por dhe kryepeshkopaten katolike te qytetit, e cila pretendonte se Dhimitri dhe njerezit e tij kishin okupuar pronat e saj. Me qellim qe te ushtronte presion mbi princin e Arbrit, duka i Venedikut lidhi nje aleance me princin e Dioklese (Gentes), Gjergjin, i cili zotohej ta ndihmonte Venedikun kunder Dhimitrit. Por ky nderkaq kishte arritur te bente per vete papen e fuqishem Inocenti III, te cilit i premtoi konvertimin e tij, te bujareve e te popullit te tij ne fene katolike.
    I brejtur nga konfliktet me princin e Arbrit, Papatin e me vete kishen vendase, dukati venecian i Durresit u tregua i pafuqishem te perballonte mesymjen nga jugu te despotit te Epirit, te Mihalit I Engjelli. Ne vitin 1210 kufiri midis Despotatit dhe Dukatit venecian te Durresit ishte vendosur ne rrjedhjen e lumit Shkumbin. Ate vit duka Marin Valaresi u takua me despotin Mihal per te biseduar lidhur me vendosjen e nje paqeje. Paqja u nenshkrua ne vere te atij viti nga duka i Venedikut Pietro Xian dhe despoti Mihali I. Ne baze te saj njihej edhe de jure kufiri i Shkumbinit si caku verior i zoterimeve te Despotatit. Nderkohe, despot Mihali zotohej te lejonte tregtaret veneciane te tregtonin lirisht, pa taksa e dogane, ne tokat e tij dhe t'i mbronte ata nga shtetasit e tij, ne rast konflikti me sipermarresit veneciane.
    Ne muajin shtator 1210 venecianet sheshuan edhe mosmarreveshjet me kishen e Durresit, duke vene ne krye te saj venecianin Manfred. Ne marreveshjen qe nenshkroi me duken Pietro Xian ne shtator te vitit 1210, kryepeshkopi Manfred u betua se do t'i qendronte besnik Republikes se Venedikut dhe se do te punonte qe qytetaret si dhe bashkesia e Durresit dhe e zonave perreth t'i bindeshin pushtetit venecian.
    Megjithate, shpresat e Venedikut per te ruajtur nje minimum pranie ne Durres dhe ne rrethinat e tij, pesuan goditjen e fundit me 1213, kur despot Mihali I Engjelli ia shkeputi ate Republikes se Shen Markut dhe e bashkoi me zoterimet e tij. Ushtria e tij perparoi thelle ne veri e me 1215 pushtoi Shkodren, por shpejt u terhoq prej andej per t'u vendosur ne vijen e Durresit.
    Pushtimi jeteshkurter i Shkodres ishte ndermarrja e fundit ushtarake e despotit Mihali I.
    Ne rreth 10 vjet te sundimit te tij, shteti i vogel e i dobet epirot, arriti te zgjerohet duke zene pak a shume shtrirjen e temave te dikurshme bizantine te Nikopojes e te Durresit. Pervec kryeqendres, Artes, despot Mihali parapelqente si rezidence te zgjedhur te tij keshtjellen e Beratit. Ende sot aty ruhen deshmi te shumta te punimeve fortifikuese e te ndertimeve te kultit te ndermarra ne kohen e sundimit te tij. Despot Mihali I vdiq pikerisht ne keshtjellen e Beratit ne vitin 1216 pas nje komploti te organizuar nga njerez te afert te tij. Pas kesaj ne krye te Despotatit u vu i vellai, Teodori. Nen sundimin e tij Despotati i Epirit arriti shtrirjen e tij me te gjere. Politika e despotit te ri u orientua kryekeput nga lindja dhe synoi asgjesimin e principatave latine te kryqtareve ne Greqi, ne Maqedoni e ne Traki, rimekembjen e Perandorise Bizantine dhe kurorezimin e tij si perandor i Bizantit. Ne kete kuader fitoi rendesi te posacme kontrolli mbi Durresin dhe mbi boshtin e Rruges Mbreterore (Egnatia), i cili hapte rrugen drejt keshtjellave te Maqedonise e Selanikut dhe njeheresh shkepuste lidhjet jetesore te perandorise latine te Konstandinopojes ose te mbreterise lombarde te Selanikut me fuqite-meme te perendimit. Duke pasur parasysh rendesine strategjike te ketij boshti rrugor e vecanerisht te pikenisjes se tij, Durresit, mitropoliti i Korfuzit, Gjergj Bardhami, shprehej ate kohe se "despoti derdh pa kursim per Durresin para, ushtri e cdo gje tjeter, ne menyre qe te mos lejohen egersirat nga Perendimi te vene kembe ne ate qytet, qe ai e do mbi te tjeret ".
    Ne fakt, qe ne fillim te sundimit te tij, Teodorit iu desh te perballonte nje perpjekje te latineve per te shtene ne dore korridorin e rruges Egnatia. Ne veren e vitit 1217, perandori i ri latin i Konstandinopojes, Pier de Kurtene, ne krye te nje ushtrie te nisur nga porti i Brindizit, zbarkoi ne Durres me destinacion Konstandinopojen. Pasi mori qytetin, ushtria latine e vazhdoi marshimin pergjate rruges Egnatia ne drejtim te Selanikut. Historiani bizantin Gjergj Akropoliti rrefen se despoti Teodor i kishte ngritur prite ushtrise latine "ne vendet e ashpra te Arbrit", diku ne luginen e Shkumbinit. Ne betejen e zhvilluar ketu, ushtria frenge u shpartallua keq dhe vete perandori Kurtene u zu rob. Nje kronist freng, vazhduesi i Robert Autissiodorensis, ia atribuon katastrofen e perendimoreve qendrimit armiqesor te popullsise vendase (malicia indigenorum) qe bashkepunoi me despotin e Epirit. Pas kesaj fitoreje, Teodori e ripushtoi Durresin. Ne qytet u perforcua sistemi i mbrojtjes dhe u kryen punime te ndryshme fortifikuese. Ne vitet qe pasuan, Teodor Engjelli i zhvendosi veprimet luftarake ne lindje. Ketu ai mori njeren pas tjetres keshtjellat e Ohrit, te Perlepit, te Pelagonise (Manastir) etj. Por objektivi kryesor ishte Selaniku, te cilin Teodori ua shkeputi baroneve lombarde ne vitin 1224. Ketu ai u kurorezua "perandor e autokrat i bizantineve" nga kryepeshkopi i fuqishem i Ohrit, Dhimiter Komatiani. Selaniku u be qendra e re ku u zhvendos Teodori e oborri i tij. Qeverisjen e zoterimeve shqiptare Teodori ia besoi te vellait, Konstandinit, te cilit i akordoi titullin despot. Duke ndjekur shembullin e perandoreve te Bizantit, ai u shperndau tituj fisnikerie si sebastokrator, domestik i madh, protovestiar etj., bashkepunetoreve te tij te afert, midis te cileve edhe mjaft bujareve shqiptare. Ne administrimin e puneve te "perandorise" se tij, Teodori ndihmohej nga nje "keshill i te zgjedhurve". Nje mbeshtetje te forte i jepnin politikes se tij prelatet e larte te kishes, ndaj te cileve Teodori tregoi vazhdimisht kujdes te vecante. Mitropoliti i Naupaktit, Jan Apakauku, kryepeshkopi i Korfuzit, Gjergj Bardhani, ai i Ohrit, Dhimiter Komatiani, si dhe peshkopi i Kanines ishin disa nga bashkepunetoret e keshilltaret me te afert te Teodorit.
    Pas marrjes se Selanikut, objektivi i dyte i madh mbetej per Teodorin pushtimi i Konstandinopojes, qe do te shenonte fundin e Perandorise Latine e rimekembjen e Bizantit. Midis viteve 1225-1230 ushtrite e tij arriten suksese te medha ne Maqedonine Lindore e ne Traki, ku pushtuan Adrianopojen. Por ne vendin e quajtur Klokotnica, ne vitin 1230, trupat e Teodorit pesuan nje disfate te rende nga ushtrite e carit bullgar, Ivani II Aseni, qe ishte shqetesuar nga forcimi i shtetit epiriot e nga perparimi i Teodorit ne zonen e interesave bullgare.

  17. #17
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    KREU II

    SHQIPeRIA MIDIS BIZANTIT DHE PEReNDIMIT (SHEK. XI - XIV)

    2. JETA POLITIKE Ne SHQIPeRI Ne SHEK. XII-XIII

    Lufta midis Despotatit te Epirit dhe Perandorise se Nikese per hegjemoni ne Shqiperi
    Beteja e Klokotnices, ku vete Teodori u zu rob, goditi rende aspiratat panbizantine te despoteve te Epirit. Pasketaj, zoterimet epirote u ndane ne shume pjese. Ne Selanik e Thesali vazhdoi te sundoje i vellai i Teodorit, Manueli. Gjithe territori, prej Adrianopoje ne Durres, u pushtua nga Ivani II Aseni i Bullgarise. Cari bullgar filloi pasketaj ta quaje veten "perandor e autokrat, zot i krahinave prej Adrianopoje ne Durres" dhe te shpalose me force pretendimet per Konstandinopojen e per fronin bizantin.
    Krahinat e Epirit nuk u perfshine ne kufijte e rinj te mbreterise bullgare. Ketu shfaqet si sundimtar Mihali II Engjelli, djali i Mihalit I. Per 10 vjet ky punoi per te forcuar pozitat e lekundura te Engjelloreve. Rrethi i bashkepunetoreve te tij u zgjerua me elemente te aristokracise vendase, te cileve u ishte besuar drejtimi i krahinave dhe i keshtjellave te ndryshme te despotatit. Ashtu si dhe i ati, Mihali II i ruajti lidhjet e ngushta me Beratin, Vloren e me parine e ketyre dy qyteteve. Me qeveritarin e tyre, Jan Frengun, pinjoll i nje familjeje te vjeter fisnike vendase, despoti kishte edhe lidhje familjare.
    Shthurja e Mbreterise se Bullgarise, pas vdekjes se Ivanit II Aseni (1241), e lejoi Mihalin II te zgjeroje kufijte e Despotatit. Durresi u be perseri pjese e tij, nderkohe qe keshtjella te tjera u aneksuan ne Maqedoni e ne Thesali. Por edhe kesaj radhe Despotati ndeshi ne nje kundershtar te fuqishem, qe ne ate kohe ishte bere nje faktor i rendesishem politik ne Ballkan. Kjo ishte Perandoria e Nikese, nje formacion i ngjashem me Despotatin e Epirit, qe lindi pas vitit 1204 ne Azine e Vogel. Lufterat me Nikene perbejne fazen e dyte te rendesishme ne historine e Despotatit te Epirit. Ashtu si despotet e Epirit, edhe perandoret e Nikese e mbanin veten per trashegimtare te ligjshem te fronit bizantin. Marrja e Konstandinopojes e rimekembja e Perandorise Bizantine perbenin vijen kryesore te politikes se tyre, nga ku buronte edhe armiqesia me rivalet e tyre te Epirit. Pas dobesimit te Mbreterise se Bullgarise, Perandoria e Nikese fitoi epersi ne ngjarjet ne Ballkan. Brenda vitit 1246 perandori i Nikese, Joan Vatatze (1222-1254), pushtoi Trakine, Maqedonine dhe qytetin e Selanikut.
    Sukseset e rrufeshme te nikeasve zbuluan mangesite ushtarake e politike te shtetit epiriot. Tashme ishte dobesuar aleanca e ketij shteti me kreret lokale te krahinave te ndryshme te Despotatit, ne te cilen bazohej forca e tij. Politika e zbatuar nga Teodori e nga Mihali II ne funksion te pushtimeve kishte goditur drejtpersedrejti format e qeverisjes ne rajone te caktuara te Despotatit te Epirit me Principaten e Arbrit, e cila ishte kthyer tashme ne nje shtet vasal.
    carja midis dy aleateve te dikurshem u pa gjate konflikteve ushtarake qe u zhvilluan ne zonen e Maqedonise Jugperendimore midis forcave te Nikese dhe atyre te Epirit ne vitin 1253. Ate kohe princi i Arbrit, Gulami, bashke me forcat e tij, kishte zene pozicion ne zonen e Kosturit per t'u prere rrugen nikeasve qe kerkonin te canin ne drejtim te Devollit. Por perandori i Nikese, Jan Vatatze, arriti te terheqe ne anen e tij princin Gulam, qe tashme ishte ftohur me Mihalin e Epirit. Premtimet joshese te perandorit te Nikese u konkretizuan me nenshkrimin e nje traktati, qe vuloste aleancen e re midis Nikese dhe Arbrit dhe qe njihte autonomine e ketij te fundit.
    Krahas Gulamit te Arbrit, me nikeasit u bashkuan edhe kreret e Kosturit e te Devollit, te cilet gjithashtu ishin te pakenaqur nga Mihali II i Epirit. Ne keto kushte, despoti i Epirit u detyrua te kerkonte paqe, e cila u nenshkrua ne Larise (1253). Mihali II hiqte dore nga keshtjellat e Maqedonise Perendimore dhe nga keshtjella e Krujes. Kesaj te fundit, perandori Jan Vatatze i njohu qysh ate vit nje sere privilegjesh te rendesishme qe kishin te benin me sigurimin e pronave te fisnikeve, te klerit dhe te qytetareve te saj, si dhe me heqjen e tatimeve te caktuara. Te njejtat privilegje u konfirmuan pas dy vjetesh nga perandori i ri i Nikese, Teodori II Las**** (1254-1258). Ato iu konfirmuan vazhdimisht krutaneve nga perandoret e mevonshem te Bizantit.
    Humbja e mbeshtetjes qe kishte patur ne Principaten e Arbrit ia beri te pamundur despotit Mihal ruajtjen e zoterimit te rendesishem te Durresit. Ne vitin 1256 qyteti iu dorezua perandorit te Nikese. Paqja e nenshkruar ate vit midis dy rivaleve sanksiononte terheqjen e Despotatit te Epirit ne kufijte e tij fillestare. Ne viset e zbrazura nga epirotet u vendos administrata e Nikese.

  18. #18
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    KREU II

    SHQIPeRIA MIDIS BIZANTIT DHE PEReNDIMIT (SHEK. XI - XIV)

    2. JETA POLITIKE Ne SHQIPeRI Ne SHEK. XII-XIII

    Kryengritja e shqiptareve kunder Perandorise se Nikese (1257-1258)
    Vendosja e pushtetit te Nikese ne viset shqiptare nuk e permiresoi gjendjen e tyre, perkundrazi, nje administrate e rrepte ushtarake e civile u vendos ne trevat shqiptare, perfshire edhe Principaten e Arbrit, qe kishte luajtur nje rol vendimtar ne suksesin e nikeasve. Ne krye te saj u vu nje qeveritar bizantin, Konstandin Habaroni, i cili se bashku me qeveritaret e krahinave te tjera te Shqiperise e te Maqedonise, u vu nen urdhrat e komandantit epror, pretorit Georg Akropoliti qe kishte seline ne Selanik.
    Qe te nesermen e vendosjes se sundimit te Nikese ne Shqiperi filluan te duken shenjat e nje pakenaqesie te thelle. Keto qene me te forta ne trevat e Principates se Arbrit, e cila ne kundershtim me premtimet e dhena, u privua nga cdo lloj autonomie prej regjimit nikeas. Qeveritari nikeas i Arbrit, Konstandin Habaroni, nuk ishte ne gjendje te mbante nen kontroll gjendjen shperthyese, ndaj, ne dimrin e vitit 1257-1258, kryekomandanti i forcave perendimore te Nikese, pretori Gjergj Akropoliti, vendosi te organizonte nje ekspedite demonstrative ne Arber. Prej Selanikut, ekspedita e drejtuar prej tij perparoi neper Kostur, Oher, Durres, ku Akropoliti u takua me kreret dhe autoritetet e vendit. Marshimi i Akropolitit vazhdoi neper krahinat e thella te Matit e te Dibres. Kudo ku kaloi Akropoliti u mundua te forcoje bazat e sundimit te Nikese, duke riorganizuar administraten ushtarake e civile te saj. Pas tre muajsh misioni te veshtire ne zonen shperthyese te Arbrit, ne shkurt te vitit 1258, Akropoliti mberriti ne Perlep. Ketu atij i erdhi lajmi se "mbare populli i arberesheve ishte hedhur ne kryengritje". Per rrjedhoje edhe despoti Mihali II Engjelli i Epirit e prishi paqen me Nikene. Vete qeveritari Nikeas i Arbrit, Konstandin Habaroni, u zu rob prej tij gjate nje prite qe iu ngrit ne Kanine dhe ku pati dore e fejuara e tij, Maria Frengu, kunate e despotit Mihal dhe pinjolle e familjes me te shquar te zones se Vlores ne shek. XI-XIII.
    Gjendja e re e detyroi Akropolitin te ndermerrte nje fushate te vertete ushtarake per te shtypur kryengritjen. Goditja kryesore e nikeasve u drejtua kunder vatres se trazirave, Arbrit. Ushtria e tyre, nen komanden e vete Akropolitit pushtoi Ohrin dhe vazhdoi marshimin drejt Durresit. Por qendresa e kryengritesve shqiptare e detyroi Akropolitin te bente prapaktheu ne Oher. Pasketaj, kryekomandanti nikeas u perpoq te hynte ne Arber nga ana e Dibres, por edhe ketu ushtria e tij u rrezikua te asgjesohej nga kryengritesit, ndaj u terhoq ne drejtim te Perlepit.
    Nderkaq, i inkurajuar nga kryengritja e shqiptareve, despoti Mihali II Engjell i Epirit rifilloi veprimet luftarake ne Maqedoni. Ushtria e tij, e perkrahur nga popullsia vendase, pushtoi Ohrin dhe keshtjella te tjera te Maqedonise Perendimore. Pothuaj te gjithe komandantet e forcave te Nikese u hodhen ne anen e despotit te Epirit. Edhe keshtjella e Perlepit, ku ishte i rrethuar kryekomandanti, Georg Akropoliti, u hapi portat epiroteve. Akropoliti dhe ushtarake te tjere rane rober te Mihalit II. Ne kete menyre, gjithe keto treva u perfshine perseri ne kufijte e Despotatit te Epirit.
    Sukseset e arritura ne Maqedoni zgjuan te Mihali II i Epirit, ashtu si te paraardhesi i tij, endrren e pushtimit te Konstandinopojes e te rimekembjes se Perandorise Bizantine, duke i paraprire ne kete gje rivalit te tij, perandorit te Nikese. Ne funksion te ketij qellimi despoti i Epirit i hodhi syte nga nje aleance e re me sovranin e Mbreterise se Sicilise, mbretin Manfred nga dinastia gjermane Hohenshtaufen, pavaresisht se ky kishte perfituar nga ngjarjet e fundit per te shtene ne dore nje pjese te bregdetit shqiptar. Aleanca me Manfredin u be fakt i kryer me martesen e ketij te fundit me vajzen e despotit Mihal, Helenen. Megjithate perforcimet qe mori nga Manfredi e dhendri tjeter i tij, princi Guljelm II Vileharduen i Akese, nuk i mjaftuan despotit te Epirit per te ndalur ofensiven e filluar ne pranveren e viti 1259 nga perandori i ri i Nikese, Mihali VIII Paleolog. Ohri qe nje nga keshtjellat e para qe despoti i Epirit u leshoi nikeaneve. Kesaj radhe ish-kryepeshkopi durrsak i qytetit, Konstandin Kabasilla, qe erdhi bashke me ushtrine nikeane, ndikoi me autoritetin e tij per t'i bindur mbrojtesit t'ia dorezonin keshtjellen perandorit te Nikese. Pas Ohrit, ushtria e Nikese, nen komanden e sebastokratorit Jan, vella i perandorit Mihali VIII Paleolog, rrethoi keshtjellen e Devollit, te cilen e mori pas luftimesh te ashpra.
    Ne vere te atij viti, Mihali II Engjelli pesoi disfaten perfundimtare ne fushen e Pelagonise (Manastir).
    Fitorja e Perandorise se Nikese mbi Despotatin e Epirit ne Pelagoni u pasua nga nje tjeter fitore e madhe e saj. Ne vere te vitit 1261 nikeasit ua moren me sulm Konstandinopojen latineve. Ne kete menyre, konflikti i gjate per te korrur trashegimine e Perandorise Bizantine u zgjidh ne favor te Nikese. Mihali VIII Paleologu u be perandori i pare i Perandorise Bizantine te rimekembur.
    Rivali i tij i dikurshem, despoti Mihali II i Epirit, pas disfates ne Pelagoni i humbi krejt zoterimet e tij. Ushtrite e Paleologut perparuan deri thelle ne kufijte e Epirit historik e moren dhe qendrat e fundit te qendreses epirote, Janinen e Arten. Mihali II Engjelli u strehua ne Korfuz, zoterim i dhendrit te tij Manfred.
    Por ashtu si me 1257, administrata e re bizantine hyri qe ne fillim ne konflikt me popullsine vendase. Rritja e pakenaqesise gjeti shprehjen me te larte ne shperthimin e kryengritjeve antibizantine ne gjithe territorin shqiptar te Perandorise. Keto kryengritje krijuan kushte qe despoti Mihali II Engjell te kthehej ne Epir e pak nga pak te rikrijonte Despotatin e Epirit ne kufijte e ngushtuar te temes se dikurshme te Nikopojes.
    Persa u perket territoreve ne veri te lumit Vjose, kryengritjet antibizantine te shqiptareve u mpleksen aty me nje sere rrethanash te tjera, te cilat krijuan nje gjendje krejtesisht te re.

  19. #19
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    KREU II

    SHQIPeRIA MIDIS BIZANTIT DHE PEReNDIMIT (SHEK. XI - XIV)

    3. SHQIPeRIA DHE MBRETeRIA E SICILISe Ne SHEK. XIII

    Manfred Hohenshtaufeni ne Shqiperi
    Kapercimi i shek. XII-XIII solli ne Mbreterine e Sicilise nje ndryshim te dinastise sunduese. Vendin e dinastise normane Altavila, e zuri dinastia perandorake gjermane Hohenshtaufen. Bashke me fronin e Sicilise, sovranet e rinj gjermane trasheguan dhe planet pushtuese ne Lindje te paraardhesve te tyre.
    Henriku VI Hohenshtaufen qe me ardhjen e tij ne pushtet i shpalli hapur pretendimet e tij ne bregun lindor te Adriatikut. Sipas historianit bizantin Nikete Koniati, Henriku pretendonte te ishte zot i gjithe territorit qe shtrihej prej Durresit e deri ne Selanik, territor i pushtuar per nje kohe te shkurter nga paraardhesi i tij norman, Guljelmi II, gjate fushates se vitit 1185.
    Por as Henriku VI, as pasardhesi i tij i madh, Frederiku II Hohenshtaufen, nuk qene ne gjendje te organizonin ndonje ekspedite si ato te normaneve ne Shqiperi. Nje gje te tille e beri djali i Frederikut, Manfred Hohenshtaufeni. Duke perfituar nga konflikti midis despotit Mihali II i Epirit dhe perandorit te Nikese, Teodorit II Las****, si dhe i inkurajuar nga pakenaqesia e thelle qe kishte pushtuar popullsine shqiptare kunder ketyre dy rivaleve bizantine, ne mesin e dimrit te vitit 1257-1258 flota e Manfredit e komanduar nga admirali i tij, Filip Kinardi, zbarkoi ne bregdetin shqiptar dhe pushtoi Durresin, Vloren, Spinaricen e Beratin. Ndonese keto keshtjella juridikisht ishin ne ate kohe nen sundimin e perandorit te Nikese (Durresi), apo te despotit te Epirit (Vlora, Berati e Spinarica), as njeri e as tjetri nuk ushtronin pushtet real ne to. Kryengritja e fundit e vitit 1257 e shqiptareve i kishte detyruar garnizonet dhe administraten e perandorit apo te despotit te terhiqeshin dhe ta linin qeverisjen e atyre vendeve ne dore te parise lokale, e cila, me sa duket, ishte marre vesh paraprakisht me Manfredin e Sicilise per ndermarrjen e tij.
    I ndodhur para faktit te kryer, despoti Mihali II i Epirit e pa me vend mos te ndizte armiqesi te reja me mbretin e Sicilise. Perkundrazi, me qellim qe ta terhiqte ate ne nje aleance ushtarake kunder rivalit te tij kryesor, perandorit te Nikese, ai ia njohu Manfredit pushtimet e reja ne bregdetin shqiptar. Madje i ofroi atij dhe doren e se bijes, Helenes, bashke me nje sere zoterimesh te tjera ne cilesine e pajes: Himaren, Sopotin (Borshin), Butrintin e Korfuzin. Ne kete menyre nder te gjithe sovranet e mbreterise se Sicilise te dy shekujve te fundit, Manfredi qe i pari qe zuri nje pjese te mire te brezit bregdetar te Shqiperise ne pritje te kushteve te pershtatshme per te zgjeruar pushtimet ne thellesi te Ballkanit.
    Por beteja e Pelagonise (Manastirit), ne pranvere 1259, ku bashke me forcat e despotit, Mihalit II te Epirit, u shpartallua edhe reparti i vogel prej 300 luftetaresh qe Manfredi i kishte derguar per ndihme vjehrrit te tij, i vuri ne pikepyetje vete zoterimet siciliane ne Shqiperi. Ngadhenjyesi i Pelagonise, perandori i ri i Nikese, Mihali VIII Paleologu (prej 1261 perandor i Bizantit), e vazhdoi mesymjen deri ne bregdet, duke marre te gjitha zoterimet e Manfredit, me perjashtim te Durresit. Gjithsesi, ne shtator te vitit 1261 Manfredi organizoi nje fushate te re ne Shqiperi dhe arriti perseri zoterimet e bregdetit, te cilat i mbajti deri ne fund te jetes se tij (1266).
    Baza e qeverisjes se zoterimeve te Manfredit ne Shqiperi ishin keshtjellat. Ketu u vendosen garnizonet siciliane nen komanden e keshtjellareve. Keshtjellari i Kanines, qe kontrollonte dhe zonen e Vlores, ne vitet 1258-1274 ishte Jakob Balsiniani, pas cdo gjase nje fisnik gjerman. Juridiksioni i tij shtrihej ne nje perimeter te gjere rreth keshtjelles, qe perfshinte edhe fshatrat e Orikumit, Vranishtit, Vonices etj. Kreret feudale vendas ishin perfshire ne sistemin e mbrojtjes se keshtjelles se Kanines dhe te territorit te saj. Pervecse ne rast lufte, ata, normalisht, te shoqeruar nga njerezit e tyre, kryenin per nje muaj ne vit sherbimin e garnizonit brenda ne keshtjelle.
    Manfredi e respektoi traditen persa i perket organizimit administrativ te Durresit dhe te krahines fqinje te Arbrit. Ato u ruajten si nje njesi e vetme administrative, nen drejtimin e nje qeveritari ushtarak me titullin e kapitenit qe e kishte seline ne Durres. Duke pasur parasysh forcen dhe rolin e parise feudale te Arbrit ne fatet e kesaj treve, Manfredi ia besoi postin e kapitenit te Durresit e te Arbrit nje fisniku nga nje shtepi e njohur feudale, Andrea Vranes. Ne vitin 1185, ne kohen e fushates normane, nje tjeter pinjoll i kesaj familjeje kishte kryer funksione te ngjashme ne ate treve si strateg i Bizantit.
    Rasti i njohur i kapitenit Andrea Vrana tregon se Manfredi diti te terhiqte ne administraten civile e ushtarake te zoterimeve te tij shqiptare edhe fisnike vendas. Madje, trupa shqiptare nen komanden e krereve vendas u integruan edhe ne forcat e Manfredit te angazhuara ne Itali kunder kundershtareve te tij.
    Si mekembes te pergjithshem te zoterimeve te tij ne Shqiperi, Manfredi caktoi njeriun e tij te besuar, admiralin Filip Kinardi. Megjithate, pushteti i tij realizohej ne zoterimet jugore. Treva Durres-Arber, si zone me rendesi te posacme strategjike, ishte nen vezhgimin e drejtperdrejte te mbretit Manfred.
    Fillimisht, selia e admiral Kinardit ndodhej ne Korfuz, por me kohe u zhvendos ne Kanine. Ketu ai u martua me te vene e nje fisniku nga familja e vjeter Frengu, qe ishte njeheresh kunata e despot Mihalit II te Epirit. Miqesia qe Filip Kinardi kishte me peshkopin ortodoks te Kanines eshte nje tjeter tregues i lidhjeve te ngushta, qe Kinardi, e ne pergjithesi gjithe administrata e Manfredit, vendosi me mjedisin, e vecanerisht me parine vendase. Me kete shpjegohet fakti qe, pas vrasjes se Manfredit ne Betejen e Beneventit (1266), disa nga bashkepunetoret me te ngushte te tij, midis tyre dhe konti Frederik Lancia, daje i Manfredit dhe personi numer nje ne oborrin e tij, erdhen dhe u strehuan ne Shqiperi.
    Fundi i mbretit Manfred ne Betejen fatale te Beneventit, shkaktoi peshtjellim ne zoterimet shqiptare te Hohenshtaufeve te Sicilise. Menjehere pas Manfredit, edhe mekembesi i tij admiral Kinardi ra viktime e nje komploti te kurdisur ne Kanine nga despot Mihali II Engjelli i Epirit ne bashkepunim me te shoqen e njeriut te Manfredit, Maria Frengun, qe ishte edhe kunate e tij. Por, pavaresisht nga kjo, despoti nuk arriti t'i shtinte ne dore zoterimet e Manfredit. Njerezit e ketij, si keshilltari i Kanines, Jakob Balsiniani, ai i Korfuzit, Verner Alamani, dhe kapiteni i Durresit-Arbrit, Andrea Vrana, refuzuan t'ia dorezojne despotit te Epirit viset nen juridiksion te tyre. Te njejten gje bene edhe me 1267, kur ngadhenjyesi i Beneventit e vrasesi i Manfredit, francezi Karl Anzhu, u coi fjale funksionareve te ish-mbretit Hohenshtaufen ne Shqiperi qe ta njihnin ate si mbret i ri i Sicilise.

  20. #20
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    KREU II

    SHQIPeRIA MIDIS BIZANTIT DHE PEReNDIMIT (SHEK. XI - XIV)

    3. SHQIPeRIA DHE MBRETeRIA E SICILISe Ne SHEK. XIII

    Anzhuinet dhe "Mbreteria e Arbrit"
    Sovrani i ri i mbreterise se Sicilise, Karli I Anzhu, trashegoi synimet e vjetra te dinastive te Altavileve normane e te Hohenshtaufeve gjermane. Ne qender te politikes se tij te jashtme u vu pushtimi i Lindjes e marrja e Konstandinopojes. Kjo politike u nxit e u ushqye vazhdimisht nga kisha e Romes, e cila llogariste te organizonte, nepermjet anzhuineve, nje kryqezate te re kunder Bizantit dhe te realizonte keshtu bashkimin me dhune te kishave. Pikerisht ne pranine e papes Klementit IV u nenshkrua ne maj te vitit 1267 ne Viterbo marreveshja midis Karlit I Anzhu e perandorit te shfronezuar latin te Konstandinopojes, Balduinit II, ne baze te se ciles ky i fundit ia kalonte te drejtat e tij ne Lindje mbretit anzhuin. Marreveshja ne fjale percaktonte si faze te pare te ndermarrjes anzhuine zenien e nje kryeure ne bregdetin shqiptar, ne zoterimet e ish-mbretit Manfred.
    Karli I Anzhu u mundua te afirmonte te drejtat e tij ne vije trashegimije mbi zoterimet shqiptare te Manfredit, duke i shnderruar ne vasale te tij bashkepunetoret e Manfredit ne Shqiperi. Ne kete kuader, me 1267, Karli I emeroi si mekembes te tij ne Shqiperi Gaco Kinardin, nje i aferm i mekembesit te vrare te Manfredit, Filipit. Por as keshtjellari i Korfuzit, as ai i Vlores, i Butrintit e i Sopotit dhe as kapiten Vrana e qytetaret e Durresit nuk degjuan te kalojne nen sovranitetin anzhuin. Perkundrazi, marredheniet e mbretit Karl me bregun perballe mbeten te ndera deri ne vitin 1271. Ate kohe, vete ai shprehej ne nje leter se shqiptaret e "urrenin emrin e tij" (in odium nostri nominis).
    Gjithsesi, anzhuinet nuk ndermoren ndonje fushate te armatosur. Karli I u perpoq te terhiqte me ane premtimesh kreret shqiptare dhe ne vitin 1271 ai duket se kishte vendosur nje dialog me aristokracine e Arbrit si edhe me bashkesine qytetare te Durresit. Gjate atij viti dy prifterinj katolike shqiptare, Gjoni nga Durresi dhe Nikolla nga Arbri, si te besuar te mbretit Karl dhe te aleatit te tij te madh, papes Gregori X, bene disa udhetime midis Napolit e Durresit, duke percjelle mesazhet e mbretit te kreret shqiptare. Ne fillim te shkurtit 1272 mberriti ne oborrin anzhuin ne Napoli nje perfaqesi e fisnikerise se Arbrit dhe e bashkesise qytetare te Durresit. Ne perfundim te traktativave me Karlin Anzhu u shpall bashkimi i "Mbreterise se Arbrit" (Regnum Albaniae) me mbreterine e Sicilise nen sovranitetin e mbretit Karl (Carolus I, dei gratia rex Siciliae et Albaniae).
    Kthesa e fisnikeve shqiptare ne marredheniet me mbretin anzhuin ndodhi per nje sere arsyesh te jashtme dhe te brendshme. Ne ate kohe bizantinet dhe serbet e kishin rritur presionin ne trevat shqiptare qe ishin ende jashte kontrollit te tyre. Serbet i ishin afruar tashme zones se Dibres, kurse Perandoria Bizantine e kishte rivendosur sundimin e saj ne nje pjese te mire te Shqiperise se brendshme. Marrja e Beratit menjehere pas fitores se bizantineve ne Pelagoni (Manastir), me 1259, i jepte Bizantit nje baze strategjike mjaft te rendesishme per te shtrire me tej zonen e kontrollit te vet deri ne vijen bregdetare.
    Veshtiresive te aristokracise shqiptare ne marredheniet me keto fuqi te huaja, u shtoheshin edhe ndarjet e konfliktet midis vete fisnikeve shqiptare. Ne kete kohe edhe Principata e dikurshme e Arbrit e kishte humbur shkelqimin qe kishte patur ne kohen e princit Dhimiter. Ne vend te nje familjeje feudale, ne treven e Arbrit ushtronin ndikimin dhe pushtetin e tyre disa familje, shpesh here ne konflikt me njera-tjetren, sic ishin familjet Skurra, Vrana, Blinishti, Topia, Arianiti etj. Ne kete menyre, njohja e nje sovrani te huaj u pa edhe si nje mjet per te qetesuar rivalitetet midis tyre. Se fundi, jo pa rol ishte edhe fakti qe ne Shqiperi, vecanerisht ne zonen e Durresit dhe te Arbrit, ekzistonte tashme nje grupim filo-anzhuin, qe perfaqesohej kryesisht nga kleri katolik i Durresit dhe i Arbrit, qe nen sundimin e Manfredit, armikut te eger te Papatit, kishte pesuar perndjekje nga me te ashprat. Per rrjedhoje, ky ishte i prirur te bashkepunonte me sovranin e ri te Sicilise, Karlin Anzhu, qe ndryshe nga Manfredi, ishte beniamin dhe krahu i djathte i kishes katolike te Romes.
    Pavaresisht nga motive te tilla qe flisnin ne te mire te anzhuineve, kompromisi i vitit 1272 midis anzhuineve e aristokracise shqiptare u be i mundur vetem pasi Karli I Anzhu u dha krereve shqiptare garancite e kerkuara. Ne dy diploma te dala nga kancelaria e tij me 20 e 21 shkurt 1272, u premtonte atyre mbrojtjen e tij (protectionem suam) dhe njohjen e te gjitha privilegjeve, normave e dokeve "te mira" te meparshme. Teksti i tyre tregon qarte qe njohja e sovranitetit anzhuin nga kreret shqiptare nuk qe nje "dorezim" pa kushte, por nje ujdi e arritur, sic shprehej vete mbreti Karl, "pa kurrfare dhune e shtrengimi" (absque aliqua violentia seu cohactione). Anzhuinet kenaqnin ne thelb dy kerkesat themelore te shqiptareve: kerkesen per nje angazhim te anzhuineve ne marredheniet e ndera te shqiptareve me fuqite e tjera, kryesisht Bizantin e Serbine, dhe kerkesen per njohjen e autonomise politiko-administrative te fisnikeve vendas brenda kuadrit te "Mbreterise se Arbrit".
    Pavaresisht nga premtimet joshese te anzhuineve, jo menjehere e jo te gjithe fisniket shqiptare u terhoqen prej tyre.
    Koha e gjate, qe iu desh Karlit I Anzhu per te realizuar planin e vet, ishte prova me e mire se ne gjirin e aristokracise shqiptare kishte ngurrime lidhur me nje orientim proanzhuin. Ne fakt, anzhuinet percaktuan qysh ne fillim hapesiren midis Durresit e Vlores ose me sakte midis Matit e Seman-Devollit, si zone e interesave te tyre jetike ne Shqiperi. Tokat jashte tyre anzhuinet i pane para se gjithash ne funksion te marredhenieve me shtetet aleate ballkanike, ne radhe te pare me mbreterine e Serbise. Kjo vije politike e anzhuineve i prishi keta qysh ne fillim me nje krah te rendesishem te aristokracise shqiptare. Aleanca me Mbreterine Serbe pati gjithmone perparesi per Karlin Anzhu dhe ky refuzoi te merrte ne mbrojtje fisniket shqiptare, si Gropajt e Dibres, tokat e te cileve ndodheshin nen kercenimin e pushtimit serb.
    Por marredheniet e anzhuineve nuk vonuan te prishen edhe me fisniket-vasale te tyre te "Mbreterise se Arbrit". Premtimet lidhur me njohjen e autonomise e te privilegjeve te vjetra, qe Karli I u kishte dhene krereve shqiptare ne fillim, u treguan se ishin demagogji. Fisniket shqiptare u detyruan te kryejne "betimin dhe homazhin feudal" (ligii homagii iuramentum). Ketu u vendos nje administrate e forte ushtarake, ku aristokracia shqiptare nuk perfaqesohej ne asnje instance te saj. Te gjithe funksionaret, qe nga "kapiteni e mekembesi i Mbreterise se Arberise", te mareshali, keshtjellaret, intendentet e postet me te uleta, ishin me kombesi franko-italiane. Shqiptaret ishin perjashtuar nga cdo rol efektiv ne kete "Mbreteri te Arberise". Fisniket shqiptare, qe njohin per kryezot Karlin I Anzhu e qe u perfshine ne "Mbreterine e Arberise", u organizuan prej anzhuineve ne nje lloj "keshilli regjence". Karli I u vinte atyre kufirin e te drejtave e detyrave, kur i keshillonte se "duhej t'i bindeshin mekembesit e kapitenit te pergjithshem te Mbreterise se Arbrit dhe ta ndihmonin ate me te gjitha forcat e per cdo pune, qofte me keshilla, qofte me mjetet e nevojshme". Dokumentet anzhuine lene te kuptohet qarte se ku konsistonte ndihma e krereve shqiptare per kryezotin anzhuin. Ne radhe te pare ata duhet te shoqeronin trupat anzhuine ne fushatat ushtarake. Ky sherbim i tyre perputhej me thelbin e regjimit anzhuin e te "Mbreterise se Arbrit", te cilen anzhuinet e projektuan dhe e ndertuan si nje berthame te nje perandorie te tere ballkanike. Shqiptaret duhet te luftonin, keshtu, per nje qellim qe s'qe i tyre e qe ata nuk e ndienin. Kjo i zhgenjeu shpresat fillestare te tyre, te ushqyera nga premtimet e Karlit I Anzhu, qe ua serviri atyre "Mbreterine e Arbrit" si nje pasardhese te natyrshme te Principates se Arbrit, ku fisniket shqiptare do te ruanin autonomine e tyre e do te luanin rol paresor.
    Por regjimi i ri anzhuin nuk pati pasoja negative vetem ne planin politik. Anzhuinet vendosen ne zoterimet e tyre nje regjim te rrepte shfrytezimi. Fonde te medha tokesore iu rrembyen pronareve vendas, ne radhe te pare kundershtareve te regjimit anzhuin, e u shperndane ne te mire te kurores, te funksionareve e feudaleve anzhuine dhe te kishave, kuvendeve e manastireve katolike te themeluara me shumice nga kleriket e huaj, te ardhur bashke me anzhuinet e qe perfaqesonin nje mbeshtetje shoqerore e mjet diversioni ideologjik te tyre. Fshataresia shqiptare, qe punonte ne keto toka, iu nenshtrua nje shfrytezimi intensiv e te panjohur deri atehere. Te ardhura te medha hynin ne arken mbreterore e te funksionareve anzhuine nga taksat e detyrimet qe shpeshhere keta ia impononin ne menyre arbitrare popullsise vendase.
    Vendosja e regjimit anzhuin pati reflekse negative edhe ne jeten e qyteteve. Autonomia e tyre u ngushtua, organet bashkiake te qeverisjes pushuan se funksionuari e u zevendesuan nga administrata anzhuine. Interesat ekonomike te shtresave tregtare-zejtare e te vegjelise u demtuan rende nga politika e monopolit shteteror mbi prodhimin e shitjen e produkteve kryesore, si dhe nga detyrimet nga me te ndryshmet qe nepunesit anzhuine ngarkonin ne kurriz te popullsise qytetare. Te ardhurat e shumta qe vinin nga prodhimi dhe tregtia e kripes shkonin ne dobi te mbajtjes se trupave dhe te administrates anzhuine ne Shqiperi.
    Ne kete menyre regjimi anzhuin ngjalli qe ne muajt e pare zhgenjim e pakenaqesi midis shtresave me te ndryshme te shoqerise shqiptare. Zedhenese e kesaj pakenaqesie u be aristokracia shqiptare, brenda e jashte kuadrit te "Mbreterise se Arbrit", e cila e pa se anzhuinet i shkelen pa ngurruar aspiratat e saj politike. Per t'i detyruar kreret shqiptare qe t'i rrinin besnike e mos te ngrinin krye, Karli I filloi te marre peng femijet e tyre, te cilet i conte e i ruante ne keshtjellat e Italise se Jugut, ku keta trajtoheshin si te ishin rober, aq sa ne mjaft raste ata te tentonin te arratiseshin.
    Perplasjet e shqiptareve me anzhuinet, qe ne fillimet e vendosjes se ketyre te fundit ne Shqiperi, favorizuan lojen e bizantineve. Duke filluar nga vera e vitit 1272, perandori bizantin Mihali VIII Paleolog ishte vene ne kontakt me fisniket shqiptare dhe perpiqej t'i bente ata per vete e t'i hidhte kunder anzhuineve. Perpjekja e tij mbeshtetej ne premtimet e garancite qe u paraqiste shqiptareve e s'ka dyshim qe ne kete pike ai nuk mbeti pas, madje e kaperceu rivalin e tij, Karlin I Anzhu, perderisa arriti qysh ne fillim te bente per vete ("te mashtroje", sipas shprehjes se Karlit I) mjaft prej tyre.
    Ne veren e vitit 1274, vete dokumentet anzhuine bejne fjale per nje aleance operative midis bizantineve e fisnikeve shqiptare.
    Ne gusht te atij viti aleatet kishin arritur nje fitore te pare mbi anzhuinet, duke u shkaktuar atyre mjaft te vrare e duke zene shume te tjere rober. Ne muajin nentor komandantet anzhuine ne Shqiperi i raportonin mbretit anzhuin Karl se "arbereshet e bizantinet kishin rrethuar Durresin". Informatat e mevoshme konfirmonin se luftimet tashme ishin perqendruar ne afersi te keshtjellave bizantine. Shperthimi i konfliktit te hapur me shqiptaret beri qe fronti i luftimeve te zhvendosej me shpejtesi ne afersi te keshtjellave anzhuine te bregdetit.
    Forca terheqese e ketij orientimi te ri te aristokracise shqiptare kunder anzhuineve u bene ata fisnike qe kishin mbajtur nje qendrim te rezervuar ndaj anzhuineve e qe nuk ishin perfshire ne "Mbreterine e Arbrit". Te tille qene Pal Gropa e Gjin Muzaka, zoter perkatesisht te zones se Dibres dhe asaj te Beratit. Me kohe me keta fisnike u bashkuan edhe te tjere, nga ata qe ishin njohur vasale te mbretit Karl. Ne menyre mjaft domethenese Karli I Anzhu fillon t'i quaje me emrin "tradhtaret e mi" (proditores nostros) fisnike te tille si Blinishtet, Skurrajt, Jonimet etj., qe deri atehere kishin qene "besniket e tij" (fideles suos). Ky qendrim i ri qe me pasoja fatale per sundimin anzhuin. Zoterimet shqiptare te Karlit Anzhu apo, sic preferonte t'i quante ai, "Mbreteria e Arbrit", qe s'ishte vecse nje shume zoterimesh te fisnikeve shqiptare, vasale te tij, u reduktua, pas armiqesimit me ta, ne keshtjellat bregdetare te Durresit, Vlores e Kanines.
    Rrjedhja e re, qe moren marredheniet e shqiptareve me anzhuinet, dhe aleanca shqiptaro-bizantine, qe pasoi, i permbysi planet e medha te Karlit I Anzhu, i cili kishte shpresuar t'i conte ushtrite e tij deri ne Konstandinopoje. Per me teper planet e mbretit anzhuin u komprometuan edhe nga afrimi i perandorit bizantin, Mihalit VIII Paleolog, me Papen. Ujdia qe keta te dy arriten ne Koncilin e Lionit, me 1274, per te realizuar bashkimin e kishave, e izoloi Karlin Anzhu duke i hequr atij perkrahjen e pakushtezuar te Papatit. Ne vend qe te vazhdonte mesymjen drejt Lindjes, Karli u detyrua te nenshkruante nje armepushim me Mihalin VIII Paleolog (1276). Nderkohe "bizantinet" e kishin kthyer Beratin ne qendren ku se bashku me fisniket shqiptare organizoheshin operacionet kunder keshtjellave anzhuine. Komanden e kesaj keshtjelle ata ia kishin besuar nje fisniku vendas, sebastit Stano, qe kryente funksionin e qefalise (qeveritarit) te qytetit. Ne ate kohe bizantinet kishin arritur te rrembenin edhe Spinaricen, lokalitetin bregdetar midis Vlores e Durresit. Ne kete menyre, zoterimet jugore te anzhuineve ishin ndare nga Durresi nepermjet ketij pykezimi bizantin nga Berati ne bregdet. Nderlidhjet midis zoterimeve anzhuine dhe midis tyre e Mbreterise se Sicilise kryheshin vetem me anen e detit. Por edhe komunikimi detar ishte bere i rrezikshem, sepse nje flote bizantine me baze ne Spinarice e ne Butrint sulmonte anijet anzhuine.
    Duke pare gjendjen katastrofike te trupave te tij ne Shqiperi, mbreti Karli I Anzhu mendoi te organizonte nje fushate te re, gjate se ciles te nenshtronte kreret kryengrites shqiptare dhe te merrte keshtjellat e pushtuara nderkohe nga perandori bizantin Mihali VIII Paleolog. Ne kete kuader rendesi e posacme iu dha keshtjelles se Beratit, kunder se ciles u perqendrua goditja kryesore anzhuine. Marrja e Beratit do te clironte nga presioni bizantin bazat bregdetare te anzhuineve (Vloren, Durresin) dhe do te krijonte kushtet per perparimin e ushtrive te Karlit Anzhu ne brendesi te vendit. eshte per keto arsye qe Karli I i shkruante komandantit te ushtrise anzhuine ne Shqiperi se "nuk mund ta shprehte me fjale rendesine qe i jepte pushtimit te keshtjelles se Beratit" (ad captionem castri Bellgradi, que ultra quam dici valeat cordi nostro residet ).
    Ne prag te mesymjes, Karli I Anzhu konfirmoi aleancat me Serbine e me Despotatin e Epirit. Despot Niqifori I i Epirit u shpall vasal i mbretit anzhuin dhe i dorezoi ketij keshtjellat e Butrintit, te Sopotit e te Porto-Palermos. Por para se gjithash Karli I beri nje perpjekje te re per t'i rregulluar marredheniet me shqiptaret e per t'i shkeputur keta nga bizantinet. Ne kete kuader Karli I liroi nga burgjet italiane nje numer kreresh shqiptare kryengrites, mes te cileve Gjin Muzaken, i cili mbahej "i lidhur me pranga te forta hekuri" ne burgun e keshtjelles se Brindizit se bashku me Dhimiter Zogun, Kasnec e Guljelm Blinishtin. Karlit I Anzhu i erdhen kerkesa te perseritura nga fisniket shqiptare per ta liruar Muzaken. Me sa duket, Gjin Muzaka gezonte pozite e autoritet te vecante dhe nepermjet tij mbreti anzhuin u perpoq te ndikonte mbi kreret shqiptare. Ne gusht te vitit 1280 ai urdheroi lirimin e robit Muzaka, "pasi te kishte dhene peng gruan e femijet e pasi te ishte betuar se nuk do te bashkohej me me armiqte e mbretit Karl e nuk do te fliste e do te vepronte me kunder tij". Ne kushtet e pergatitjes se mesymjes anzhuine mbi Beratin, neutralizimi i Muzakajve, zoter te vendit, merrte kuptim te vecante.
    Megjithate, perpjekjet e anzhuineve per diversion ne radhet e aristokracise shqiptare nuk dhane rezultat. Ne prag te betejes vendimtare per Beratin lajmet qe i vinin Karlit I nga komandatet e tij ne Shqiperi e njoftonin se "arbrit kishin ngritur perseri krye dhe sulmonin trupat anzhuine". Qendrimi i vendosur antianzhuin i shumices se fisnikeve shqiptare kushtezoi ne menyre vendimtare ecurine e mesymjes anzhuine. Nderkohe qe ushtria e Hygo de Sylit, e perforcuar nga kontingjentet e ardhura nga Durresi, Vlora e Butrinti, kishte mbyllur rrethimin e Beratit, shqiptaret sulmonin keshtjellat anzhuine te bregdetit duke e detyruar komandantin anzhuin t'i shperqendronte forcat e te niste perforcime ne drejtim te atyre keshtjellave.
    Rrethimi anzhuin i Beratit zgjati disa muaj. Ne dhjetor te vitit 1280 anzhuinet munden me ne fund te zinin lagjet e jashtme te qytetit (suburbia). Por ne betejen finale, qe u zhvillua ne pranveren e vitit tjeter buze Osumit, mbrojtesit e keshtjelles i shkaktuan nje disfate te rende kalorise frenge, duke zene rob edhe vete komandantin e ushtrise anzhuine.
    Pas disfates se Beratit anzhuinet u terhoqen me shpejtesi ne skajin bregdetar, ku munden te ruajne edhe per ca kohe keshtjellat e rendesishme te Durresit, Vlores e Kanines. Ne vitin 1282 Karli I projektoi nje fushate te re kunder Bizantit, por po ate vit ne Sicili shpertheu kryengritja e madhe anti-anzhuine e "Mbremjeve siciliane", ne te cilen kishin dore edhe perandori bizantin, Mihali VIII Paleologu, e mbreti i Aragones. Pasketaj nisi nje periudhe 20-vjecare lufterash midis aragonasve e anzhuineve per zoterimin e Sicilise. Ne kushte te tilla ekspedita e re kunder Bizantit mbeti e parealizuar. Keshtjellat qe anzhuinet mbajten edhe per disa vjet ne bregdetin shqiptar mbeten si ishuj te izoluar nen rrethimin e vazhdueshem te shqiptareve e te bizantineve. Brenda vitit 1285 anzhuinet braktisen edhe Durresin, Vloren e Kaninen. Fortesat e Butrintit, Sopotit e Porto-Palermos, qe ata munden te mbajne ne jug, ne territoret e Despotatit te Epirit, ishin pika mbeshtetese pa ndonje rendesi strategjike te vecante. Ne kete menyre, pas rreth 15 vjetesh perpjekjesh per te fituar e per te mbajtur pozitat e tyre ne Shqiperi, anzhuinet u detyruan te terhiqen e t'ia lene vendin Perandorise Bizantine, qe sakaq rivendosi autoritetin e saj ne nje pjese te mire te tokave shqiptare.

  21. #21
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    KREU II

    SHQIPeRIA MIDIS BIZANTIT DHE PEReNDIMIT (SHEK. XI - XIV)

    4. GJENDJA KISHTARE Ne SHQIPeRI Ne SHEK. XI-XIV

    Ndarja e kishave (1054). Perparimet e katolicizmit ne Shqiperine e Eperme
    Ne kapercim te shek. X-XI, trevat shqiptare ishin nen juridiksionin kishtar te tri kryepeshkopatave, te cilat drejtonin nje numer te madh selish peshkopale vartese (sufragane). Keto qene kryepeshkopata e Naupaktit, ajo e Durresit dhe kryepeshkopata e Ohrit. Kjo e fundit, e krijuar dhe e fuqizuar si e tille nga caret bullgare, mundi te terheqe nen juridiksionin e vet nje numer peshkopatash, deri atehere sufragane te dy mitropolive fqinje. Te tilla qene peshkopatat e Himares, Butrintit, Drinopojes e Kozilit (prane Prevezes), qe iu shkeputen Naupaktit, apo selite e Vlores, Glavinices e Cernikut qe deri ate cast i perkisnin Durresit. Ne kete menyre kryepeshkopata e Ohrit permblodhi numrin me te madh te peshkopatave shqiptare. Pervec selive qe iu shkeputen Durresit e Naupaktit, ajo kishte nen vete edhe selite peshkopale te Nishit, Prizrenit, Shkupit, Dibres, Kercoves, Perlepit, Devollit, Kolonjes, Manastirit etj. Kryepeshkopata e Ohrit e ruajti kete shtrirje edhe pas renies se Perandorise Bullgare (1018). Perandori Bizantin Bazili II ia rikonfirmoi kishes se Ohrit te gjitha sufraganet qe i ishin akorduar nga caret bullgare, perfshire selite e shkeputura nga Naupakti e Durresi, me gjithe protestat e kryepeshkopeve te ketyre te fundit.
    Juridiksioni i Durresit, qe fillimisht shtrihej prej Tivari ne Vlore vazhdoi te zvogelohej derisa aty nga viti 1143, nga 14 sufragane qe kishte me pare, i kishin mbetur vetem 4 sufragane: Kruja, Kunavia, Stefaniaka dhe Lezha. Rendesi te madhe pati shkeputja prej tij e selive peshkopale te Dioklese (Gentes), te cilat perpiqeshin te krijonin nje dioqeze kishtare me vete me qender Tivarin. Ne kuadrin e luftes per nje autonomi politike nga Bizanti, princerit e Dioklese i shfrytezuan dhe i inkurajuan perpjekjet e klerit te tyre per nje shkeputje kishtare nga Konstandinopoja. Rezultati i perpjekjeve te tilla ishte shkeputja me 1022 e peshkopatave te Ulqinit e te Tivarit nga Durresi dhe rikthimi i tyre ne sferen e kishes se Romes. Papa Benedikti VIII i shpalli ne ate kohe dy peshkopatat shqiptare si sufragana te kryepeshkopates se Raguzes.
    Shembulli i Tivarit dhe i Ulqinit u ndoq ne vitet e mevonshme edhe nga peshkopatat e tjera shqiptare te veriut. Ne kete menyre, ndarja zyrtare e kishes (1054), ne kishe katolike te Perendimit, me qender ne Rome, e ne kishe ortodokse te Lindjes, me qender ne Konstandinopoje, i gjeti trojet shqiptare te ndara midis dy qendrave te medha te botes se krishtere. Pjesa me e madhe e tyre vazhdoi te qendroje e lidhur me Patriarkatin e Konstandinopojes. Por ne skajin veriperendimor ishte kristalizuar nje enklave katolike e perfaqesuar nga peshkopatat diokleate te Tivarit, Ulqinit, Shkodres, Pultit, Drishtit qe njohen autoritetin kishtar te Papes se Romes.
    Nje funksion te rendesishem, si berthama te besimit katolik, zhvillonin ne Diokle e ne trevat e tjera veriore te Shqiperise manastiret e medha benediktine, nder te cilat shquheshin manastiri i Shen Serxhit e Bakut (Shirgjit) ne derdhjen e Bunes, ai i Shen Merise se Rotecit afer Tivarit, si dhe manastiret e Shen Lleshit ne Orosh (San Alexandro in monte), i Shelbuemit ne Rubik, i Shen Merise se Nderfandes (Mirdite), e te Shen Kollit (Mat). Pushteti jo vetem shpirteror, por edhe ekonomik i ketyre abacive qe aq i madh, sa qe Papati i shkeputi ato nga juridiksioni i kryepeshkopit te Tivarit dhe i vuri nen administrimin e vet te drejtperdrejte.
    Ne ceshtje te organizimit te kishave katolike shqiptare te veriut Papati, ashtu si dikur Patriarkati i Konstandinopojes, u perpoq te evitonte nje autonomi te madhe te tyre. Ndonese me 1077 papa Grigori VII shpalli krijimin e kryepeshkopates se Tivarit, kesaj nuk iu dhane kompetencat e nje mitropolie, ne radhe te pare nuk iu njoh e drejta e emerimit te peshkopeve ne selite varese. Se bashku me kishat e Ulqinit, Shkodres, Shasit (Suacit), Drishtit e Pultit, kryepeshkopata e re e Tivarit u vu ne varesi te kishes se Raguzes. Per me se nje shekull peshkopatat shqiptare luftuan per t'u shkeputur nga varesia e Raguzes, duke hyre ne konflikt jo vetem me kete, por edhe me vete Papatin. Papa Anastasi IV me 1153 e, pas tij, papa Aleksandri III me 1167 kaluan deri ne masa ekstreme, duke shkarkuar nga funksionet peshkopet e Ulqinit, Tivarit, Drishtit e duke kercenuar me te njejten mase edhe prelatet e tjere, qe refuzonin te njihnin si autoritet epror kryepeshkopin e Raguzes.
    Kjo lufte e gjate e peshkopatave katolike shqiptare per nje autonomi nga qendrat e huaja kishtare, perkatesisht nga Raguza, u kurorezua me ne fund me sukses ne kohen e pontifikatit te papes Inocent III (1199-1211).
    Kjo kthese ne politiken e Papatit ndaj kishes katolike shqiptare perkonte me nje faze te re zhvillimi per Kishen Katolike ne pergjithesi. Dobesimi i Perandorise Bizantine nga gjysma e dyte e shek. XII, qe coi ne shembjen e saj me 1204 nga kryqtaret perendimore, i hapi rruge strategjise se Papatit per shtrirjen e ndikimit te vet ne trevat ballkanike, qe ishin nen juridiksionin e Patriarkut ortodoks te Konstandinopojes.
    Ne kuadrin e nje strategjie te tille, kendi i peshkopatave katolike shqiptare ne veriperendim te vendit fitoi rolin e nje baze operacionale te katolicizmit kunder ortodoksise. Duke u nisur nga kufijte e dioqezes se Tivarit, kisha katolike depertoi ne thellesi, ne drejtim te Lindjes (Kosove) e te Jugut (Principata e Arbrit). Ne fillim te shek. XIII, me sakte ne vitin 1204, burimet historike flasin per here te pare per ekzistencen e selive peshkopale katolike ne Kosove, si ne Prizren e ne Shkup. Ne vitet e mevonshme kisha katolike deshmohen edhe ne qendra te tjera, si ne Gracanice, Trepce, Novoberde, madje edhe ne lokalitete e deri ne fshatra te vogla, gje qe flet per nje perhapje te gjere te ritit katolik ne ato treva, qe 5-6 shekujt e fundit, te pakten administrativisht, kishin qene te lidhura me kishen ortodokse te Lindjes.
    Shtrirja e ritit katolik ne viset e Dardanise se vjeter (Kosove), te banuara kryesisht nga popullsi shqiptare, perkon me kalimin e tyre dhe te Dioklese (Gentes) nga sundimi bizantin nen pushtimin e shtetit serb te Rashes. Politika kishtare e mbreterore serbe synonte qe kisha ortodokse serbe, qysh prej vitit 1219 autoqefale, te zinte ne keto hapesira vendin e Kishes se Konstandinopojes. Themelimi dhe kthimi ne ritin serb i nje sere manastiresh e kishash ne Kosove, Maqedoni e ne Diokle (Gente), si dhe zhvendosja ne Peje e selise se Patriarkatit serb i sherbenin pikerisht ketij qellimi.
    Megjithate, te ndodhur nen presionin dhe kercenimet e Papatit e te fuqive katolike te Evropes, mbreterit dhe kisha serbe u detyruan se paku fillimisht ta tolerojne deri diku pranine e kishes katolike ne viset e pushtuara serishmi. Kjo vlen sidomos per viset e Dioklese, tradicionalisht te lidhura me Romen. Per te shmangur ballafaqimin me popullsine vendase dhe me boten katolike te pertejdetit, mbreterit e pare serbe te dinastise Nemanja ua njohen per ca kohe atyre autonomine kishtare qe kishin gezuar edhe me pare, ne kohen e sundimit bizantin. Ne kete kuader, per gjithe gjysmen e dyte te shek. XIII, edhe pushteti laik ne Diokle iu besua nje princeshe katolike, gruas franceze te mbretit Stefani I Urosh, Helenes. Ne kujtesen e popullsise shqiptare te Dioklese, emri i mbretereshes Helena u ruajt per shume kohe si bamirese e mbrojtese e besimtareve dhe e objekteve te kultit katolik. Nje mbishkrim mbi gur nga manastiri benediktin i Shen Serxhit e Bakut (Shirgjit), qe ruhet sot e kesaj dite, kujton se ne vitin 1290 mbreteresha Helene e rindertoi nga themelet kete vend te shenjte per besimtaret e zones.
    Sidoqofte, qendrimet tolerante ndaj katolikeve shqiptare ne viset e pushtuara perbenin vetem nje perjashtim ne politiken e Nemanjeve serbe dhe lidheshin me rolin dhe ndikimin e mbretereshes franceze, Helenes.
    Qysh kur serbet e Stefan Nemanjes u shfaqen ne viset e Kosoves e te Dioklese (Gentes), fillojne te duken deshmite e para historike mbi "persekutimet e Zhupanit te madh" (1173), si dhe per "ankthet e vuajtjet e katolikeve te roberuar" (1199). Politika e shtetit serb ndaj popullsive katolike te viseve shqiptare te pushtuara u kristalizua sidomos ne kohen e sundimit te mbreterve Stefan Uroshi II (1282-1321), Stefan Uroshi III (1322-1331) e Stefan Dushani (1331-1355). Koha e sundimit te ketyre sovraneve eshte periudha e perqendrimit dhe e konsolidimit me te madh te mbreterise serbe. Ajo perkon gjithashtu me prishjen perfundimtare te marredhenieve te kesaj me Papatin dhe me fuqite katolike, sic ishin Hungaria dhe anzhuinet franceze. Duke i konsideruar shqiptaret katolike si nje element destabilizues dhe aleat i natyrshem i ketyre fuqive, mbreterit serbe zbatuan nje politike te tere, qe erdhi duke u perpunuar dora-dores e qe gjeti shprehjen me te qarte ne "Kodin e Stefan Dushanit" (1349). Disa nga nenet me te rendesishme te ketij kodi, i kushtoheshin "shkuljes se herezise katolike" dhe veprimeve kunder besimtareve dhe klerikeve katolike, qe nuk degjonin te konvertoheshin ne ortodoksine serbe. Per keta shpallej hapur pervetesimi dhe prishja e kishave, sekuestrimi i pasurise, damkosja me hekur te nxehte, debimi dhe deri ndeshkimi me vdekje. Dokumente te shumta te asaj kohe provojne se keto masa te parashikuara kunder katolikeve ne kodin e se drejtes mesjetare serbe, u zbatuan ne praktike me egersine me te madhe, duke shkaktuar kryengritjet e popullsise shqiptare si dhe protestat e ashpra te Papatit, qe me se nje here shpalli deri organizimin e kryqezatave perendimore per te shpetuar popullsite katolike qe vuanin nen shtypjen e mbreterve "skizmatike" te Rashes.

  22. #22
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    KREU II

    SHQIPeRIA MIDIS BIZANTIT DHE PEReNDIMIT (SHEK. XI - XIV)

    4. GJENDJA KISHTARE Ne SHQIPeRI Ne SHEK. XI-XIV

    Kisha e Arbrit ne shek. XII-XIII
    Drejtim tjeter i perhapjes se ritit katolik ne trevat shqiptare qe ai i territoreve ne jug te rrjedhes se lumit Drin, ku ne kapercim te shek. XII-XIII fillonin kufijte e Principates se Arbrit. Ashtu si ne trevat me veriore shqiptare, edhe ne shtrirjen e Principates se Arbrit, perhapja e ritit katolik u kushtezua se tepermi nga rrethanat politike qe u krijuan ketu pas mesit te shek. XII e qe lidhen me krizen e pergjithshme te Perandorise Bizantine dhe tronditjen e pozitave te shtetit e te kishes bizantine ne Shqiperi. Nuk perjashtohen ketu ndikimet qe vinin nga Durresi. Prania e kolonive tregtare italiane, sic qe ajo e venecianeve dhe e amalfitaneve, nenkuptonte dhe pranine e kishave te posacme, rreth te cilave grumbulloheshin dhe organizoheshin keto komunitete te huaja. Te tilla kisha permenden qe me 1081, si kisha e Shen Merise se Amalfitaneve dhe ajo e Shen Andrese, kjo e fundit ndertuar nga venecianet. Pas venecianeve dhe amalfitaneve, ne Durres nuk vonoi te shfaqej edhe nje komunitet katolik vendas. Por, nga ana tjeter, ndryshimi i orientimit fetar ne kete treve ishte shprehje e ndryshimit te orientimit politik te aristokracise se Arbrit, qe pas mesit te shek. XII merr nuanca te qarta properendimore.
    Ndikimet e katolicizmit ne treven e Arbrit percilleshin, pra, nepermjet kishes se Dioklese (Gentes), nga veriu, dhe nepermjet kishes katolike te Durresit, nga perendimi. Per me teper, ashtu si ne Dioklene fqinje, ne Arber ekzistonin prej kohesh shume te vjetra nje numer abacish te urdhrit te benediktit te themeluar nga misionare perendimore. Ndonese nen hije, keto vazhduan te funksionojne edhe pas ndarjes se kishave, me 1054, duke mbajtur gjalle orientimin roman (katolik) te tyre e duke sherbyer si pikembeshtetje e Papatit ne keto treva. Te tilla manastire qene, p.sh., manastiri i Shen Lleshit ne derdhjen e poshtme te Matit, i Shen Pavlit ne Blinisht, i Shen Merise se Nderfanit buze Fanit te Madh, manastiri i Shen Lleshit ne Orosh, i Shen Kollit ne Breg-Mate, i Shenepremtes ne Kurbin e se fundi, manastiri i Shelbuemit ne Rubik. Keto abaci nuk permenden perpara vitit 1166, por elemente te vecante, si shtresat me mozaike, afresket apo mbishkrimet e mureve, deshmojne qarte per nje hershmeri shume te madhe te tyre. Pas ndarjes se kishave, me 1054, keto manastire u kthyen ne avanposte te katolicizmit roman ne sferen ortodokse, duke luajtur rolin e tyre ne ndryshimin e raportit te forcave midis ritit ortodoks dhe atij katolik ne zonen e Arbrit. Aty nga mesi i shek. XIII, kisha ortodokse kishte humbur tashme mjaft terren ne kete zone. Ne vitin 1143 arkimandriti Nil Doksopatri kumton se mitropolise ortodokse te Durresit i kishin mbetur vetem 4 sufragane nga 14 qe kishte pasur dikur. Nga keto, tre i perkisnin territorit te Arbrit dhe qene peshkopatat e Krujes, Kunavise dhe Stefaniakes, qe edhe gjeografikisht ndodheshin me prane Durresit. Nderkaq, me 19 qershor te vitit 1166, titullari i kishes se Arbrit, peshkopi Lazar, i shoqeruar nga abati i manastirit benediktin te Shelbuemit (Rubik), Gjergji, mori pjese ne ceremonine e perurimit te kishes katolike te Shen Trifonit ne Kotorr, ku iu rezervua nderi i vecante i konsakrimit te njerit prej altareve te kishes. Ne ceremonine ne fjale ndodheshin edhe perfaqesues te peshkopatave dhe te abacive te tjera katolike shqiptare nga Drishti, Shirgji, Ulqini, Tivari, Shasi si dhe "priori Andrea i Arbrit" qe me sa duket perfaqesonte pushtetin laik te asaj krahine. Nje vit me vone, papa Aleksandri III, ne nje leter derguar peshkopit Llazar te Arbrit, levdon angazhimin e tij per ta shkeputur kishen e tij nga ortodoksia bizantine e per ta lidhur ate me Romen. Me ate rast e fton Llazarin te njohe si epror te tij, te caktuar nga Selia e Shenjte, mitropolitin e Raguzes.
    Ashtu si selite e tjera peshkopale shqiptare, edhe peshkopata e Arbrit nuk pranoi te vihej nen urdherat e kryepeshkopates dalmatine. Por ajo nuk u shpall as sufragane e kryepeshkopates se Tivarit, kur kjo e fundit fitoi atribute mitropolitane dhe grumbulloi rreth vetes qendrat peshkopale te Dioklese. Nje dokument papal i vitit 1188 ben te ditur se peshkopata e Arbrit ishte vendosur ne ate kohe nen varesine e drejtperdrejte te Selise se Shenjte. Emerimi dhe shugurimi i kreut te saj behej vetem nga Papa i Romes. Peshkopata e Arbrit ishte e vetmja nder te gjitha peshkopatat katolike te pellgut dalmato-shqiptar qe gezonte nje status te tille.
    eshte jashte cdo dyshimi se levizjet e kishes se Arbrit percaktoheshin ne nje mase te madhe nga vullneti politik i krereve te Arbrit. Orientimi i ri i kishes se Arbrit nga Roma katolike, si dhe organizimi i saj i pavarur nga qendrat fqinje, i pergjigjej drejtimit te ri properendimor e autonomist te politikes se tyre.
    Akti i fundit i ketij orientimi ishte edhe braktisja e ritit ortodoks dhe konvertimi ne katolicizem nga vete kreret e Principates se Arbrit. Nje hap i tille u ndermor ne vitin 1208 nga princi Dhimiter. Ne nje leter per papen Inocenti III, Dhimitri i shfaqte kreut te kishes katolike vendimin per t'u futur bashke me vasalet e tij, ne gjirin e kishes katolike. Papa nisi qe ate vit ne drejtim te Arbrit dy emisare te tij, nder te cilet njeri ishte arkidhjaku katolik i Durresit, qe do te merreshin me pergatitjen doktrinale te princit te Arbrit e te njerezve te tij. Ceremonia solemne e bashkimit te tyre me kishen e Romes do te zhvillohej ne nje faze te dyte, ne pranine e nje legati apostolik, te derguar posacerisht nga Papa.
    Traktaktivat midis Papatit e princerve te Arbrit u nderprene si rezultat i rrethanave te reja politike qe u krijuan ne krejt zonen e Durresit e te Arbrit pas vitit 1210. Keto u perfshine perseri per rreth gjysme shekulli ne sferen e ndikimit bizantin e gjate kesaj kohe kisha e Arbrit u lidh serish me boten ortodokse. Megjithate, prirjet pro-katolike mbeten gjithmone te fuqishme si ne Arberi, ashtu dhe ne Durres. Ketu, krahas kishes ortodokse, vazhdoi te funksionoje panderprere edhe kisha katolike, qe, ne mungese te kryepeshkopit, drejtohej nga nje arkidhjak i zgjedhur nga mbledhja e klerit vendas. Ne kete kohe ne Durres duken edhe shenjat e para te mberritjes se misionareve te urdhrave te rinj, dominikane e franceskane. Ne zonat periferike te Arbrit, ne kufi me Pultin e Shkodren, kisha katolike i ruajti te paprekura pozitat e saj. Vete peshkopi i Arbrit, i perseriti me 1250 papa Inocentit IV deshiren per futjen e dioqezes se tij nen tutelen e Romes. Kesaj iu paraqit nje rast ideal per konsolidimin e pozitave te katolicizmit ne nje zone kaq te kontestuar nga te dy kishat rivale, atehere kur anzhuinet e Napolit moren Durresin dhe e shtrine juridiksionin e tyre ne te gjitha viset e Principates se Arbrit (1272). Ne ate kohe u derdhen ne Shqiperi nje numer i madh freterish dominikane e franceskane, qe u vendosen ne abacite e vjetra benediktine ose themeluan qendra te reja manastirore. Ata u kthyen ne nje mjet aktiv te propagandes papale, e cila ndikoi mjaft ne konsolidimin dhe ne shtrirjen e metejshme te pozitave te katolicizmit ne Shqiperi. Megjithate, persa i perket shtrirjes se ngushte te Arbrit, ketu riti katolik nuk arriti te zhvendoste plotesisht besimin ortodoks. Qofte per tradite, qofte si rrjedhoje e ndikimit, qe kisha ortodokse ushtroi vazhdimisht ne kete berthame qendrore te trojeve shqiptare, ketu u arrit te realizohej nje simbioze e deri nje perzierje e te dy riteve, per te cilen papet e Romes u ankuan me se nje here. Nje simbioze e perzierje e tille u shpreh materialisht ne ekzistencen e funksionimin paralel te kishave e manastireve katolike e ortodokse ne gjithe zonen e Arbrit si dhe ne Durres. Nuk jane madje te rralla rastet kur brenda te njejtit tempull te gjenden se bashku elemente simbolike, ikonografike, rituale e kulturore qe i perkasin njerit apo tjetrit rit. Shembull tipik ne kete drejtim ishte kisha e hershme e Shen Merise ne Brrar afer Tiranes, nje themelim i bujareve Skurra, ku skenat biblike ne afresket e mureve, ose mbishkrimet latine apo greke, deshmojne per nje pozite te papercaktuar te gjithe kesaj treve midis katolicizmit e ortodoksise e ne nje kuptim me te gjere midis qyteterimit perendimor e atij bizantin. Pikerisht per kete arsye, nje misionar katolik, qe vizitoi Arberine me 1308, konstatonte se banoret e ketij vendi qene "sa katolike, aq edhe ortodokse". Edhe me kuptimplote per ceshtjen e prirjeve kulturore e fetare qe mbizoteronin ne ate kohe ne treven e Arbrit eshte shembulli i Karl Topise, princ i Arbrit ne vitet 1350-1385. Edhe pse boterisht shpallej si princ katolik e ithtar i Papes, Karl Topia ne praktike u shqua si themelues (ktitor) kishash e manastiresh ortodokse e ne pergjithesi si mbrojtes e perkrahes i kultures bizantine ne principaten e tij.

  23. #23
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    KREU II

    SHQIPeRIA MIDIS BIZANTIT DHE PEReNDIMIT (SHEK. XI - XIV)

    4. GJENDJA KISHTARE Ne SHQIPeRI Ne SHEK. XI-XIV

    Kristalizimi i sferes ortodokse ne shek. XIII-XIV
    Pavaresisht nga dobesimi apo humbja e pozitave ne treva te caktuara, fakti eshte se pertej brezit Durres-Oher pozitat e kishes ortodokse ne Shqiperi nuk u rrezikuan asnjehere seriozisht nga mesymja e katolicizmit roman.
    Aty ndihej fuqishem veprimi i qendrave te medha te ortodoksise bizantine, sic qene kryepeshkopatat e Durresit, Naupaktit, dhe sidomos ajo e Ohrit. Nje numer i madh kishash e manastiresh bizantine, te ndertuara qe ne shekujt e hershem te mesjetes e qe ruhen ende sot ne vende te tilla, si ne Oher, Korce, Elbasan, Pojan, Berat, Ballsh, Permet, Gjirokaster, Sarande, deshmojne per ndikimin e plotfuqishem qe kisha ortodokse bizantine ushtronte ne keto vise. Disa nga keto manastire administroheshin e drejtoheshin drejtperdrejt nga Patriarku i Konstandinopojes e gezonin keshtu statusin e lakmuar te manastirit stavropegjiak. Te tille deshmohen te kene qene manastiri i Shen Kollit ne Mesopotam (Delvine), nje fondacion i hershem i perandorit bizantin Konstandini IX Monomak (1042-1054), apo manastiri i Laboves se Kryqit dhe ai i Hoteahovit (cameri).
    Ndryshe nga viset e tjera shqiptare ne veri te vijes Durres-Oher, ne territoret ne jug te saj kriza e Perandorise Bizantine ne shek. XII dhe shembja e saj me 1204 nga kryqtaret nuk i tronditi pozitat e ortodoksise bizantine. Per me se gjysme shekulli pas renies se Konstandinopojes, e gjithe shtrirja prej Durresit ne Preveze u perfshi ne kufijte e Despotatit te Epirit, nje formacion qe ne pikepamje shteterore e kishtare qe nje imitim i Perandorise Bizantine. Nen tutelen e Despoteve te Epirit, peshkopatat e Durresit, Ohrit, Kanines, Beratit, Devollit, Drinopojes, Himares, Butrintit, Eurojes etj., njohen nje periudhe lulezimi te vecante. Pas vitit 1260, pjesa me e madhe e ketyre trevave u perfshi edhe per gati nje shekull tjeter (deri me 1346) ne kuadrin e Perandorise se rindertuar Bizantine, gje qe ndikoi akoma me shume ne forcimin e karakterit ortodoks te besimit ne to. Rrethanat politike bene shpesh qe familjet fisnike Matrenga, Muzaka, Zenebishi, Spata, Losha te kishin marredhenie me fuqite katolike si anzhuinet e Napolit ose Venediku, madje dhe me vete Papatin. Si rezultat ndodhi qe ne pikepamje kishtare ndonje pinjoll i tyre te kthehej ne katolik. Nje dokument i vitit 1290 jep pikerisht emrat e nje grupi "neofitesh" katolike qe u perkisnin familjeve ne fjale. Pavaresisht nga episode te tilla, trevat jugore shqiptare dhe banoret e tyre qendruan, ne pergjithesi, te lidhura me ritin ortodoks.
    Pavaresisht nga fakti qe ndarja kishtare qe prej shek. XI u be nje realitet ne jeten shoqerore ne Shqiperi, ajo nuk arriti asnjehere te ushqeje shfaqje te intolerances e te fanatizmit fetar. Pergjate gjithe mesjetes ketu s'ka asnje te dhene qe te pohoje ekzistencen e ballafaqimeve e te konflikteve fetare midis shqiptareve ortodokse dhe atyre katolike. Kjo bashkejetese e ky mirekuptim u ruajt edhe kur struktura fetare ne Shqiperi ndryshoi ne menyre radikale dhe kur pjesa me e madhe e popullsise u konvertua ne islamizem.

  24. #24
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    KREU II

    SHQIPeRIA MIDIS BIZANTIT DHE PEReNDIMIT (SHEK. XI - XIV)

    5. PRONA FEUDALE Ne SHQIPeRI GJATe SHEK. XI-XIV

    Prona feudale dhe evoluimi i saj ne Shqiperi (shek. XI-XIV)
    Shekulli X ofron deshmite e para historike per format fillestare te prones feudale ne Shqiperi. Ato kane te bejne kryesisht me pronat kishtare, dokumentacioni i te cilave mundi te ruhej me mire neper arkivat e biblotekat e manastireve dhe institucioneve te tjera kishtare. Konkretisht, per vitet 1018 e 1020 ruhen dy akte dhurimi te perandorit bizantin Bazili II per disa nga peshkopatat shqiptare. Ne aktet (diplomat) ne fjale behet fjale per numra te ndryshem klerikesh e parikesh, qe perfaqesojne kategori te ngjashme bujqish, te cilet bashke me token e tyre lidheshin pas peshkopatave ne fjale me detyrimin qe t'u dorezonin atyre tatime te caktuara, te cilat me pare i dorezoheshin shtetit bizantin. Keshtu, kryepeshkopit te Ohrit i akordoheshin 30 klerike e po aq parike, njelloj sa edhe peshkopit te Kosturit. Kurse peshkopi i Glavinices do te kishte ne viset nen juridiksion te tij, ne Mallakaster e Kanine, 40 klerike e 40 parike, po aq sa dhe peshkopi i Beratit. Peshkope te eparhive me pak te rendesishme, si te Cernikut (Cerrikut), e Dropullit (Adrianopolit) do te kishin nga 15 per secilen nga te dy kategorite, kurse ai i Himares 12 per cdo kategori. Ne aktet e Bazilit II percaktohet se peshkopatave ne fjale u jepej e drejta e nxjerrjes per vete (ekskusia) te te ardhurave qe me pare i dorezoheshin shtetit bizantin.
    Lidhja e nje numri te caktuar fshataresh, bashke me ngastrat e tyre, pas personave fetare ose laike me qellim shlyrjen ne favor te ketyre te fundit te atyre detyrimeve, qe fshataret ne fjale deri atehere ia kishin dorezuar shtetit, perben nje shenje paralajmeruese per marredheniet e reja qe po pervijoheshin ne fshatin shqiptar. Megjithate, nje lidhje e tille qe ende e brishte, qofte per faktin se numri i ekonomive fshatare qe i atashoheshin nje personi a nje institucioni fetar te caktuar qe i ulet, qofte per faktin se pjesa e rentes qe keta te fundit merrnin nga keto ekonomi fshatare qe ende e vogel ne krahasim me sasine e rentes qe shkonte ne favor te shtetit. Nga ana tjeter, ky sistem linte krejtesisht ne duart e shtetit atributet e pushtetit gjyqesor, duke i dhene atij nje pozite mbisunduese si ndaj bujqve "te dhuruar", ashtu dhe ndaj beneficiarit qe tash e tutje perfitonte nje pjese te rentes se tyre.
    Gjithsesi, aktet e dhurimit te perandorit bizantin Bazili II te viteve 1018-1020 zbulojne nje faze embrionale te sistemit te pronies (pronoia), i cili nga shek. XI u be forma tipike e prones feudale ne Bizant. Institucioni i pronies pati nje perhapje te gjere edhe ne trevat shqiptare, aq sa fjala "pronie" u trashegua ne fjalorin e shqipes, duke marre ne dallim nga kuptimi qe kishte fillimisht, kuptimin e cdo forme zoterimi te pakushtezuar (prone).
    Ne fakt, pronia ishte nje sasi e caktuar toke e perfaqesuar nga nje numer ekonomish fshatare, qe perandori bizantin me ane te nje diplome te posacme (krysobull) ua shperndante personave laike apo institucioneve fetare per t'i pasur ne zoterim te kushtezuar.
    Pronia nuk ishte kurrsesi nje zoterim me te drejta te plota. Duke marre pronien, titullari i saj, proniari, fitonte te drejten te vilte nga ekonomite fshatare, qe perbenin pronien e tij, nje numer te caktuar detyrimesh qe deri atehere shkonin ne dobi te arkes perandorake. Ne kembim ai ishte i detyruar t'i pergjigjej thirrjes se perandorit per sherbim ushtarak, duke u paraqitur me nje numer kaloresish e kembesoresh te armatosur me shpenzimet e veta. Keshtu ne fund te shek. XIV nje proniar nga familja Dukagjini i pergjigjej thirrjes se kryezotit per lufte duke u paraqitur me 40 kalores e 100 kembesore. Ne pikpamje juridike, pronia ishte, pra, e ngjashme me stratiotika ktemata, d.m.th. me ngastrat e ushtareve-bujq te periudhes paraardhese. Si njera dhe tjetra jepeshin per shfrytezim me kusht dhe kushti kryesor ishte kryerja e sherbimit ushtarak. Por ne pikepamje shoqerore ndryshimi mes njeres dhe tjetres qe i madh. Zoteruesit e ngastrave ushtarake i perkisnin klases se fshataresise se lire, qe merreshin vete me punimin dhe shfrytezimin e tyre. Ne te kunderten, zoteruesit e pronies i perkisnin klases se pronareve te medhenj, qe perdornin punen e te tjereve, te bujqve parike (paroikoi).
    Pronia lidhej ngushte me personin te cilit i jepej. Ajo nuk shitej, nuk ndahej, nuk dhurohej. Pas vdekjes se titullarit, proniarit, ajo i kthehej perseri pushtetit qendror dhe me nje krysobull te re perandori ia kalonte ate nje proniari te ri, qe sigurisht merrte persiper detyrimin ushtarak. Pronia mund te trashegohej nga i ati tek i biri ne rast se ky merrte persiper te kryente detyrimet ushtarake si i ati. Por dhe ne kete rast nevojitej miratimi i pushtetit qendror, perkatesisht i perandorit.
    Instituti i pronies e pershpejtoi edhe ne Shqiperi procesin e feudalizimit, sidomos nepermjet krijimit te nje shtrese te re te pasurish, te fisnikerise ushtarake. Ne shek. XII vendi gelonte nga fisnike te tille qe mbanin tituj bizantine, si sebastos, kaballarios etj. Per shume nga keta, pajisja me pronia e me tituj nga pushteti qendror bizantin shenoi edhe fillimin e nje procesi integrimi ne shtetin dhe administraten bizantine.
    Me kalimin e kohes pronia pesoi ndryshime thelbesore. Ne shek. XIII-XIV proniaret fituan nje numer te madh privilegjesh e atributesh, duke e zhvendosur gjithnje e me shume pushtetin qendror. Sasia e rentes qe shkonte ne dobi te proniarit u rrit se tepermi ne raport me ate qe i shkonte arkes qendrore. Proniaret filluan te merrnin per vete edhe taksen e tokes, qe ishte atribut i pandashem i pushteti qendror. Proniaret ngriten nje aparat te tyrin administrativ, qe zevendesoi ate shteteror, me nepunes, roje, ushtare, ndonjehere edhe me gjykates te vetet.
    Ne fakt, pas shek. XIII, ndodhte shpesh qe proniaret te pervetesonin edhe te drejten e gjykimit fillimisht per ceshtjet e vogla, me vone edhe per krimet e renda, duke i hequr pushtetit qendror nje nga prerogativat kryesore te ushtrimit te sovranitetit.
    Ne shek. XIV, pronia i ishte afruar se tepermi statusit te nje zoterimi feudal te pavaruar. Ajo tanime mund te trashegohej, te ndahej, madje dhe te shitej. Gjithnje e me rralle proniari permbushte detyrimin kryesor ndaj shtetit, ate ushtarak, madje kjo shpjegon perse ne ndonje rast del se zoterues dhe administratore te proniave te ishin edhe gra.
    Megjithate, ne fund te shek. XIV dhe gjate gjithe shek. XV, ne perputhje me intensifikimin e veprimtarive ushtarake si pasoje e sulmeve te turqve osmane, vihet re nje rigjallerim i institucionit te tokave ushtarake (stratiotika ktemata), qofte ne formen e mirefillte feudale (pronia), por sidomos ne formen e vjeter te parcelave te vogla ushtarake te periudhes se perandoreve "maqedone" (shek. IX-XI). Shume nga shqiptaret e emigruar ne Greqi, ne shek. XIV-XV, u vendosen bashke me familjet e tyre ne zoterimet e feudaleve bizantine, te cilet u dhane atyre ne perdorim toka, vreshta e kullota kundrejt kryerjes se sherbimit ushtarak ne mbrojtje te zoterimeve ne fjale. Burimet e kohes i quajne ata rendom stratiote (ushtare). Institucioni i pronies njohu nje perhapje te madhe ne zonen e Shkodres, ku ne shek. XIV deshmohet nje numer i madh proniaresh, te cilet me miratim te Venedikut administronin fonde te caktuara tokash nen juridiksionin e Shkodres kundrejt detyrimit per t'i sherbyer me luftetare qeveritarit venecian te atij qyteti. Nga ana tjeter, ne zoterimet e saj te Peloponezit, te Eubese e te Dalmacise, Republika e Venedikut terhoqi masa te tera emigrantesh shqiptare, te cileve u premtonte ngastra toke, vreshta, kullota etj., kundrejt angazhimit te tyre ne mbrojtje te keshtjellave e zoterimeve veneciane nga sulmet e turqve osmane. Per me se nje shekull, keta pronare-luftetare shqiptare (stratiote), qene shtylla kurrizore e ushtrive te Venedikut sa ne zoterimet e tij te Shqiperise, ashtu dhe ne ato te Greqise e te Dalmacise. Reparte stratiotesh shqiptare u perdoren nga Venediku edhe ne Itali, ne lufterat me shtetet rivale te tij. Fama e stratioteve shqiptare, si Merkur Bua, Manol Blesi etj., i kaperceu edhe kufijte e Italise e u perhap ne Gjermani, France, Poloni, ku keta stratiote ofruan sherbimet e tyre.
    Ndonese pronia u be dukuri mbizoteruese ne shek. XI-XIV, krahas saj vazhduan te ekzistojne forma te tjera te prones. Kjo vlen ne radhe te pare per bashtinen apo pronen me te drejta te plota e te pakushtezuara, qe posedohej mbi bazen e titujve te prones (titulus possessionis). Kishte bashtina qe i perkisnin perfaqesuesve te aristokracise dhe qe si te tilla kishin shtrirje te madhe dhe punoheshin nga bujqit. Keto njiheshin ne Bizant me emrin "paraspor". Por kishte edhe bashtina te vogla, prona te bujqve, qe punoheshin nga vete pronari. Kategorise se bashtines i perkisnin edhe pronat e qytetareve te Durresit, Shkodres, Drishtit etj., ne rrethinat e qyteteve ne fjale. Ne Durres qytetaret zoteronin ne prone te plote edhe kullotat ne malin e afert te Temalit. Ndarja, trashegimia apo shitblerja e bashtinave ishte nje dukuri e zakonshme, qe ndeshet heret ne Durres, Diber, Devoll, Vageneti e gjetke. Bashtina ishte e vetmja kategori e prones qe paraqitej lirisht ne tregun e tokes. Shitblerja e saj pasqyrohej ne ndryshime te shpejta e te thella te statusit shoqeror. Nje shitje e shpejtuar e tokes apo edhe nje perjashtim nga e drejta e trashegimise mund ta kthente sakaq nje pronar ne nje bujk te varfer (paroikos), sic ndodhi me 1223 me Tanushin, birin e Gjinit, nga Dibra, i cili u detyrua te punonte si bujk (poroikos) ne tokat e te tjereve, pasi e ema dhe vellezerit nuk i dhane pjesen e tokes qe i perkiste si trashegim nga i ati.
    Afrimi i statusit te prones se kushtezuar (pronies) me ate te prones se pakushtezuar (bashtines) pas shek. XIII, i dha vrull te papermbajtur procesit te perqendrimit te tokave ne pak duar, rrjedhimisht dhe rrenimit te pronareve te vegjel. Ky proces u shoqerua me rritjen e te drejtave (imuniteteve) dhe te atributeve sovrane te pronareve te vecante dhe me fuqizimin e pozites se tyre ekonomike, juridike e politike si ndaj mases se fshatareve te vet, ashtu edhe ndaj pushtetit qendror. Kjo eshte koha kur mund te flitet per marredhenie feudale te zhvilluara ne Shqiperi.
    Zoterimi feudal ne Shqiperi, si kudo ne Bizant apo ne Perendim, perbehej nga dy pjese kryesore: toka e fshatareve-parike e ndare ne ngastra (stases) dhe toka e zoterise qe ishte ne zoterim te drejtperdrejte te tij. Toka e fshatarit perfaqesohej nga shtepia e tij (zjarri) me anekset dhe me aren, vreshtin, kopshtin etj. Zoterimi i fshatarit nuk ishte i perqendruar: ai ndahej ne shume ngastra te vogla, shpeshhere larg njera-tjetres. Pjesa tjeter e fondit te tokes ne nje zoterim feudal ishte prone e drejtperdrejte e fisnikut dhe si e tille administrohej prej tij (paraspori). Kjo pjese e zoterimit feudal (ekonomia demaniale) erdhi vazhdimisht duke u shtuar, paralelisht me fuqizimin e aristokracise. Karakteristike eshte qe, ne nje faze te pare, ishin ngastrat e fshatareve ato qe realizonin pjesen kryesore te prodhimit feudal. Por ne shek. XI pjesa e tokave ne administrim te drejtperdrejte te fisnikut i kaloi te parat si nga sasia, ashtu dhe nga prodhueshmeria. Shtrirja e madhe e tyre lejonte perdorimin e metodave e te teknikave te perparuara, sic qe qarkullimi bujqesor 3-vjecar, si dhe shfrytezimin intensiv i tokave nepermjet ujitjes, pleherimit etj.
    Edhe me i shpejte ishte procesi i perqendrimit te tokave ne duart e institucioneve fetare, manastireve e peshkopatave. Ndryshe nga c'kishte ndodhur deri ne shek. XII, kur siperfaqet ne zoterim te tyre ishin rritur si rezultat i dhurimeve te bera nga ana e pushtetit qendror, tani, pas shek. XII, dhuruesit e medhenj te manastireve e te peshkopatave jane fisniket e medhenj apo te vegjel, pa perjashtuar dhe kategorine e njerezve te thjeshte te fshatit e te qytetit. Ne fillim te shek. XIV manastiret e peshkopatat kishin arritur te grumbullonin sasi te pamasa fondesh tokesore. Nje pjese e konsiderueshme e viseve te Kosoves ishin ate kohe prone e manastireve te medha, si ai i Hilandarit ne malin Athos, ai i Decanit (ne rrethin e Pejes), i Vranjes (Shkoder), i Kryeengjellit (Prizren), i Shen Gjergjit (Shkup) etj. Vetem manastiri i Decanit zoteronte ne shek. XIV rreth 20 000 ha toke, qe zinin nje zone pak a shume kompakte ne Rrafshin e Dukagjinit. Toka i dhurohej manastirit bashke me bujqit, te cilet cliroheshin nga detyrimet ndaj feudalit. Keto i kalonin manastirit teresisht, ne formen e detyrimeve ne natyre, ne te holla e ne pune angari.
    As feudali, pronar i dikurshem, as njerezit e tij nuk mund te shkelnin ne ate toke e te mblidhnin detyrimet. Ne aktdhurimin e dy fshatrave te zones se Dibres per manastirin e Hilandarit, me 1426, Gjon Kastrioti deklaronte se fshatrat ne fjale do te ishin te lire nga cdo lloj detyrimi qe i kishin dhene deri atehere atij; keto te drejta ai ia kalonte te plota manastirit.
    Te ardhurat e manastireve ishin kryesisht ne produkte bujqesore. Por nje pjese, sigurisht me e vogel, vinin nga veprimtaria zejtare dhe nga aktivitete te tjera. Keshtu, manastiri i Prizrenit merrte falas nga zona e Pultit nje sasi fshikezash mendafshi, vere e kripe, kurse manastiri i Decanit perpos ketyre merrte edhe nje sasi hekuri (50 nade). Manastiri i Prizrenit merrte 1 mije hyperpere ne vit nga doganat e Prizrenit. Te ardhura te medha manastiret nxirrnin nga panairet te organizuara ne territorin e tyre. Shpeshhere ne panaire te tilla, si psh. ne panairin e Shen Gjergjit ne Shkup, ishte e ndaluar te tregtoheshin produkte te tjera, qe s'ishin te manastirit ne fjale.
    Nje burim i qendrueshem te ardhurash per kishen mbetej, ne fund, taksa per kishen (kanonikon), e paguar ne natyre e ne te holla. Nje pjese e mire e saj merrte rrugen per ne Rome e Konstandinopoje. Dorezimi i detyrimeve (prebenda) ishte nje nga shkaqet e ferkimeve qe lindnin here pas here midis klerit vendas shqiptar, nga njera ane, dhe Papatit te Romes e Patriarkatit te Konstandinopojes, nga ana tjeter.
    Ne perpjekje per te gjetur mjete financiare plotesuese, vecanerisht ne kohe lufterash, pushteti qendror vendoste tatime te jashtezakonshme mbi popullsine. Keshtu, ne vitet e fundit te shek. XII, perandori bizantin vendosi mbi popullsine e provincave perendimore te perandorise te ashtuquajturin alamanikon (taksa gjermane), per te perballuar nevojat e luftes me perandorin gjerman, Henrikun V te Sicilise. Ne shek. XV Venediku u impononte banoreve te zoterimeve te tij ne Shqiperi mbledhjen e herpashershme te detyrimeve te jashtezakonshme (recollecta), me te cilat siguronte paqen me komandantet osmane te krahinave fqinje.
    E gjithe piramida e shoqerise feudale mbeshtetej ne shfrytezimin e punes se bujqve (parikeve). Kategori te tjera bujqish ishin edhe "te huajt" e "te liret" (ksenoi, eleutheroi). Keta ishin te privuar nga toka e nga cdo lloj prone, pra te parregjistruar nga fisku dhe vendoseshin ne feud ne cilesine e punetorit me meditje. Por me kohe edhe keta pajiseshin me nje cope toke per te cilen paguanin detyrimet perkatese, duke u shkrire, keshtu, dhe ata ne masen e parikeve.

  25. #25
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    KREU II

    SHQIPeRIA MIDIS BIZANTIT DHE PEReNDIMIT (SHEK. XI - XIV)

    5. PRONA FEUDALE Ne SHQIPeRI GJATe SHEK. XI-XIV

    Detyrimet feudale
    Sistemi i detyrimeve feudale qe rendonin mbi fshatarin nuk ishte i njejte per te gjitha viset shqiptare. Ai ndryshonte sipas konfiguracionit te terrenit, por edhe sipas sferave politike ne te cilat perfshihej kjo apo ajo zone. Edhe raporti midis llojeve te ndryshme te rentes, ne natyre, ne te holla e ne angari, ndryshonte nga vendi ne vend e nga koha ne kohe. Fuqizimi i fisnikeve kundrejt pushtetit qendror beri qe nga shek. XIII, pjesa e rentes ne angari e ne te holla te rritej ne krahasim me renten ne natyre. Njeheresh ndryshoi edhe raporti midis rentes qe shkonte ne favor te shtetit dhe asaj ne dobi te fisnikut, ne fitim te ketij te fundit.
    Detyrimet per shtetin perfshinin detyrimin mbi token (soku), qe ne treven e Shkodres perbehej nga pagimi i nje dukati dhe te nje modi grure (afer 250 kg) ne vit nga cdo ekonomi fshatare. Krahas sokut paguhej dhe taksa "per tym" (zjarr, shtepi) e barabarte me nje dukat flori, e ashtuquajtura "e dhjeta e melit", taksa e obrokut, baras me 4 grosh argjendi ne vit, qe paguhej si kontribut per mbajtjen e ushtrise dhe te nepunesve qeveritare gjate qendrimit ne nje vend te caktuar etj. Nje vend te rendesishem zinte aerikoni, qe ne fillimet e tij kishte qene thjesht nje gjobe e parashikuar per nje numer shkeljesh e krimesh (vrasje, perdhunim, gjetje thesari). Me kalimin e kohes aerikoni u kthye ne nje detyrim te perhershem. Kontribute te tjera te bujkut per shtetin kishin te benin me pune angari ne ndertime rrugesh, urash, keshtjellash (kastroktisia) apo ne transporte te ndryshme, me taksa te vecanta si e dhjeta e derrave, taksa e veres, e vajit etj.
    Nga ana e tij, fisniku merrte si rregull 1/10 e prodhimeve, por kjo nuk perjashtonte qe duke shfrytezuar pushtetin, ai te kerkonte sasi me te madhe. Ne rastet kur pronari jepte me qira ngastra nga paraspori i tij per bujq nevojtare, ai kerkonte deri ne 1/4 e 1/2 e prodhimit. Per raste festash fshataret ofronin gjithashtu dhurata ne natyre (kaniske), te cilat ishin te detyruara dhe aspak me deshire, sic e thote emri i tyre. E madhe ishte gama e puneve angari qe bujqit kryenin gjate vitit ne pronat e fisnikut: nga lerimi i tokes, mbjelljet, korrjet, vjelje e vreshtave, e deri te transportimi i produkteve neper depo, prerja e transporti i druve te zjarrit, i kripes etj. Ne shek. XIV angarite zinin nje peshe te madhe te detyrimit te fshatarit. Ne disa zona te Shqiperise ato zinin deri ne 2 dite pune ne jave ne pronat e fisnikut apo ne sherbime te ndryshme.
    Ne shek. XII-XIV vertikalizimi feudal i shoqerise shqiptare u thellua edhe me teper. Lidhjet e varesise ekonomike e juridike perfshine sektore gjithnje e me te gjere te popullsise fshatare. Burimet flasin per kthim ne prone feudale jo vetem te zonave fushore, por dhe te atyre kodrinore e madje malore. Ne pronesi feudale po kalonin edhe bastionet e fundit te prones se bashkesise, pyjet, kullotat, korijet, peshkoret etj. Ky proces feudalizimi mori vrull sidomos ne periudhen e dobesimit te Perandorise Bizantine, qe perkon me sundimin e dinastise se Perandorise Paleologe (shek. XIII-XV). Ate kohe edhe prona e perkohshme dhe e kushtezuar (pronia) permbylli evolucionin e saj te kthimit ne nje prone te vertete feudale te perhershme, te trashegueshme e te pakushtezuar. Shitblerja e lire e tokave e favorizoi se tepermi perqendrimin e tokes ne duar te nje numri te kufizuar pronaresh.
    Por masen derrmuese njerezore, mbi te cilen ngrihej pushteti i fisnikut, e perbenin pa dyshim bujqit, qe banonin dhe punonin ne zoterimet e tij. Tashme lidhjet feudale te varesise po ktheheshin ne nje karakteristike themelore te marredhenieve te tyre me "te fuqishmit". Burimet historike i permendin shpesh here bujqit me termat servi, villani apo paroikoi, qe deftejne bujkrobin e mirefillte. Te njejtat burime japin te dhena te mjaftueshme, qe tregojne se ne zona te gjera te Shqiperise popullsia e fshatit kishte rene realisht ne statusin e bujkroberise. Nje udhetar anonim tregon, ne vitin 1308, se fshataret ne krahinat kryesisht malore te Kelcyres, Tomorrices, Stefaniakes, Kunavise, Pultit e Dibres, punonin tokat dhe vreshtat e fisnikeve te vecante, u dorezonin atyre detyrime te caktuara dhe kryenin sherbime te tjera shtepiake per ta. Historiani bizantin Kantakuzeni, nga ana e tij, deshmon se fuqia e krereve te ketyre krahinave mbeshtetej se tepermi ne bagetite e imta e te trasha qe ata zoteronin ne kope te panumerta.
    Ky perqendrim i pasurise ne pak duar, kishte pa dyshim anen tjeter te shpronesimit e te varferimit te mases se bujqve.

  26. #26
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    KREU II

    SHQIPeRIA MIDIS BIZANTIT DHE PEReNDIMIT (SHEK. XI - XIV)
    6. QYTETET E SHQIPeRISe

    Zhvillimi urbanistik dhe popullsia
    Qytetet qene ato qe pesuan me shume gjate periudhes kalimtare te kapercimit nga lashtesia ne mesjete. Si rezultat i shthurjes se plote te sistemeve te vjetra te qeverisjes, te ekonomise, te komunikimit qytetet shqiptare shenuan nje dobesim e tkurrje ne funksionet e tyre. Nga ana e tyre, sulmet "barbare" qe u perseriten rregullisht ne shek. V-VII, i dhane dhe ato nje goditje te pandreqshme pjeses me te madhe te qyteteve te Ilirikut Perendimor. Nishi, Doklea, Skampa, Amantia, Onkezmi, Euroia nuk i mbijetuan dot kesaj periudhe te trazuar. Qytete te tjera, si Apolonia, Butrinti, Adrianopoli, Bylisi (Glavinica) humben shkelqimin e dikurshem dhe mbijetuan vetem si qendra te thjeshta peshkopale e ushtarako-administrative. Ne fakt, edhe burimet e kohes i emertojne pjesen me te madhe te qyteteve te hershme, jo me si qytete (polis), por si keshtjella (kastellia, polismata), duke nenvizuar me kete renien e funksionit ekonomik e shoqeror te tyre. Shkodra, Lezha, Ulqini, Liknidi (Ohri) arriten te mbeten qendra te banuara, ndonese dhe ato u goditen rende. Ne mjaft raste, qytetet e dikurshme u shperngulen ne lartesite e aferta, ku popullsia ndihej me e sigurt brenda mureve te rindertuara ose te ndertuara rishtas. I tille qe rasti i Krujes, i Kanines, i Petreles. Edhe ne Lezhe, qendra e gravitetit u zhvendos nga qyteti i poshtem i zhvilluar rreth portit (Lissus), ne piken e afert mbizoteruese, ku ndodhej keshtjella e vjeter.
    Nje rast te pervecem perben qyteti i Durresit, i cili edhe ne shekujt e mesjetes se hershme vazhdoi te jete "metropoli i Ilirikut" (Niqifor Brieni). Qyteti-port, pikenisje e rruges Egnatia, ishte nyja kryesore qe lidhte Perandorine Bizantine me zoterimet e saj ne Itali dhe, ne pergjithesi, me Perendimin. Ne shek. V perandor Anastasi I, me origjine nga ky qytet, e qarkoi ate me mure solide qe u qendruan te gjitha koherave. Rendesi e vecante iu kushtua fortifikimit te Durresit nga krahu i veriut (Kepi i Palles), ku nje istem me gjeresi 7 km e bashkonte qytetin me pjesen tjeter te kontinentit. Ne kete krah, ku priteshin goditjet kryesore kunder qytetit, gjendej e ashtuquajtuara "Porta e Kaloresit", e permendur me 1246 dhe qe e mori emrin nga statuja e bronzte e kaloresit, e vendosur s'dihet kur mbi traun e portes. Po ne kete krah ngrihej nje kulle e fuqishme, e restauruar me 1225 nga despoti Teodor Engjelli i Artes. Rreth vitit 1280 anzhuinet ndertuan ne mbrojtje te portit nje kulle te re ne krahun jugor, buze detit, qe u lidh me keshtjellen bizantine me ane te nje muri. Ne kete ane te keshtjelles ekzistonte qysh ne shek. XI nje lagje e banuar prej tregtaresh nga Venediku dhe Amalfi. Ne pjesen me te larte te qytetit ndodhej fortesa (castrum, praetorium), ku qendronte garnizoni i qytetit.
    Ne shek. XIII edhe qendra te tjera shqiptare, si Drishti, Deja, Shasi, Prizreni, Lezha, Kruja, Berati, Kanina etj., bene nje hap te rendesishem drejt kthimit te tyre nga keshtjella me fizionomi kryesisht ushtarake, ne qendra urbane te zhvilluara. Ne pamundesi per t'u zhvilluar brenda rrethit te mureve te trasheguara nga e kaluara, qytetet ne fjale u shtrine jashte tyre. U formuan keshtu lagjet e jashtme (proastion, suburbium), te cilat shume shpejt u kthyen ne qendra te jetes ekonomike te qytetit. Ketu zhvilloheshin tregjet dhe ishin perqendruar dyqanet e punishtet. Ne mjaft raste, si p.sh. ne Berat, keto lagje u rrethuan edhe ato me mure per t'u mbrojtur ne rast rreziku. Per te siguruar furnizimin me uje te qytetit, pervec burimeve natyrore, shfrytezoheshin ujerat e mbledhura ne cisterna te posacme te hapura ne vendin me te sigurt te qytetit. Ne raste te vecanta, si p.sh. gjate rrethimit te gjate te Beratit nga anzhuinet, me 1280-1281, shfrytezohej edhe uji i lumit, me te cilin keshtjella lidhej me sisteme te fshehta e te mbrojtura vendkalimesh.
    Duke filluar nga shek. XIII, qendra te reja, me drejtim kryesisht tregtar e doganor, linden ne grykederdhjet e disa prej lumenjve kryesore te Shqiperise. Te tilla qendra ishin: Shirgji (Bune), Shufadaja (Mat), Bregu (Shkumbin), Pirgu (Seman), Spinarica (Vjose) etj.
    Zakonisht qytetet kishin nen jurisdiksionin e tyre edhe nje territor pak a shume te shtrire, qe perfshinte fshatra, toka buke, vreshta, ullishte, pyje, kullota si dhe kripore apo peshkore. Keshtu, me 1274, ne juridiksionin e Vlores ishin dy distrikte (arkondi) me nje numer fshatrash (casalia). Ne vitin 1343 rreth 17 fshatra perreth Krujes, mes te cileve Zalli, Shen Vlashi, Vileza, cerkeza, Kallmeti, ishin prone e banoreve te qytetit dhe figuronin si pjese e territorit te tij. Situate e ngjashme deshmohet edhe ne Shkoder e ne Durres. Per shfrytezimin e pronave e te pasurive ne territoret perreth, banoret e qyteteve punonin vete ose pajtonin vendas me pagese (villici, villani). Kufijte e juridiksionit ishin te percaktuara historikisht dhe cdo perpjekje per ndryshimin e tyre behej shkak per konflikte, shpeshhere edhe te armatosura, me qytetin fqinje. Probleme te tilla juridiksioni pati qyteti i Ulqinit me ate te Shasit (Suatium), Shkodra me Sarden (Shurdhahun). Grindja per disa fshatra, qe dikur kishin qene nen juridiksionin e Drishtit, u be shkak per marredhenie te acaruara midis tij e Shkodres, qe me 1399 degjeneruan ne nje perplasje te armatosur.
    Ne gjysmen e pare te shek. XIV, popullsia e qyteteve u rrit mjaft. Durresi llogaritej te kishte atehere rreth 25 mije banore. Qyteti u be nje qender qe thithte vazhdimisht banore te rinj nga zonat fshatare. Durresi dhe Shkodra ne shek. XIV njohen nje dyndje te madhe banoresh te rinj te ardhur nga fshatrat perreth. Ne shek. XV, nje pjese e mire e popullsise se Parges perbehej nga te ardhur prej fshatrave fqinje Aja e Rapezi. Ne mjaft raste, autoritetet e mireprisnin kete imigracion te brendshem. Pervecse sillnin gjak e fuqi te reja, te porsaardhurit paraqitnin edhe leverdi te tjera; ne shume raste, si ne Durres, bujqit e vendosur ne qytet detyroheshin te derdhnin nje shume te caktuar parash ose ta shlyenin kete shume me pune angari ne tokat e komunes. Por krahas masave fshatare, popullsise se qyteteve i shtoheshin edhe fisnike te rrethinave qe per nje arsye apo tjetren vendosnin te shpernguleshin perfundimisht ose ta kalonin aty nje pjese te mire te kohes per te ndjekur interesat e tyre ekonomike, ose per te shijuar kenaqesite qe jepte jeta qytetare (pro factis suis vel pro placere). Shume prej tyre kishin prona, magazina dhe kishin blere edhe shtepi te tyre ne qytet. Ne shek. XIV urbanizimi i zoterve te tokes u be nje dukuri normale. Me kohe, keta perfaqesues te aristokracise se tokes u integruan ne jeten e qytetit, moren ne dore veprimtari te ndryshme ekonomike, fituan statusin e "qytetarit" (civis) dhe shpeshhere u perfshine ne organet drejtuese bashkiake.
    Nese rryma e banoreve te ardhur prej fshatit jepte ndihmese ne rritjen e popullsise se qyteteve, faktore te tjere shkaktonin bjerrjen e saj. Ketu vijne ne veshtrim te pare lufterat dhe pasojat e tyre shkaterrimtare. Rrethanat e shekujve te pare te mesjetes, kur mjaft qytete u rrenuan per te mos u rimekembur me, u perseriten here pas here edhe ne mesjeten e mesme dhe ne ate te vone, duke cuar drejt rrenimit dhe zhdukjes se plote qytete te tera. Keshtu, nga sulmet e tartareve, ne vitin 1242, e pesoi keq qyteti i Shasit (Suatium), i cili pasketaj mbulohet nga heshtja. Ne vitin 1356, si rrjedhim i sulmeve te serbeve, qyteti i Drishtit dhe ai i Ballecit pershkruhen si "teresisht te rrenuara" (totaliter dissipatum). Po ate vit nje ushtri serbe sulmoi Beratin, duke djegur e shkaterruar me themel lagjet e jashtme te qytetit. Duke filluar nga cereku i fundit te shek. XIV, shume nga qytetet shqiptare u bene pre e inkursioneve osmane, me pasoja te renda per to.
    Perballe sulmeve te ushtrive te huaja, forcimi i sistemit te mbrojtjes perbente nje shqetesim kryesor te autoriteteve dhe te popullsise se qyteteve. Meremetimi i mureve dhe i kullave mbrojtese perbente ne kete kuptim nje veprimtari te rendomte. Nderkohe, ne momente te jashtezakonshme rreziku, sic qe ai qe u shfaq nga dhjetevjecaret e fundit te shek. XIV me inkursionet osmane, u ndermoren masa te pashembullta mbrojtese. Keshtu, per te penguar inkursionet osmane drejt Butrintit, pak kilometra ne veri te tij, u ngrit nje mur, i quajturi Heksamil, sipas shembullit te murit qe, po per te njejten qellim, ishte ngritur ne istmin e Korintit. Per te shmangur goditjet e ushtrive osmane ne vitet e para te shek. XV, ne Durres u konceptua nje projekt madheshtor, qe parashikonte hapjen e nje kanali ne krahun lindor te qytetit dhe kthimin e tij ne nje ishull. Rrallimi i popullsise se qyteteve per shkak te lufterave dhe epidemive te ndryshme i detyronte autoritetet e ndonje qyteti te urdheronin riperkufizimin e zones urbane, duke ngritur mure te reja rrethuese brenda perimetrit te mureve te dikurshme.
    Perpos lufterave, dukuri te tjera te zakonshme per kohen, si zia e bukes, epidemite dhe fatkeqesite natyrore, ndikonin ne uljen e numrit te banoreve te qyteteve. Epidemite, si ajo e murtajes, benin kerdine posacerisht ne qytete, ku kishte nje dendesi te madhe popullsie dhe kushte te papershtatshme sanitare. Qyteti i Durresit perjetoi epidemi vdekjeprurese me 1362, 1401 e 1481. Murtaja e vitit 1481 goditi rende edhe Vloren, e cila, sic thone burimet, u braktis krejtesisht nga banoret qe kerkuan shpetim ne fshatrat perreth. Murtaja e vitit 1348, e ashtuquajtura vdekja e zeze, qe u perhap ne te gjithe Evropen, shkaktoi viktima te shumta edhe ne Shqiperi. Pervec murtajes, edhe epidemi te tjera, si kolera e malarja, mbillnin vdekjen ne qytetet shqiptare.
    Pasoja te renda per qytetin kishin fatkeqesite e ndyshme natyrore. Permbytjet, zjarret dhe termetet goditnin here pas here, duke shkaktuar pasoja te renda e duke ndryshuar deri edhe fizionomine e tyre. Termeti i vitit 1269 e shkaterroi thuajse krejtesisht qytetin e Durresit dhe, me ate rast, nje pjese e mire e banoreve qe mbijetuan gjeten strehe ne qytete fqinje, si ne Berat, ose emigruan ne Itali. Nje termet shkaterrues goditi, me 1356, edhe qytetin e Beratit, kurse me 1452 ishin rrufete ato qe dogjen e shkretuan qytetin e Dejes.
    Per te shmangur rrezikun e renies se zjarreve e te epidemive, autoritetet bashkiake ne qytete, si Durresi, Shkodra, Tivari etj., nxirrnin urdheresa qe disiplinonin ndertimin e shtepive, hedhjen e plehrave ne vende te caktuara dhe derdhjen e ujerave te zeza ne kanale e gropa te posacme. Problemet e higjienes qytetare gjenin pasqyrim edhe ne Statutet e qyteteve, sic provojne Statutet e qytetit te Shkodres. Megjithate kushtet e jeteses, vecanerisht ne lagjet popullore mbeteshin shume te renda dhe shtepite e ulta me derrase e kashte te ngjitura njera pas tjetres, rruget e ngushta e te erreta, qe ktheheshin ne depozita plehrash e ujerash te zeza, beheshin vatra zjarri e epidemish vdekjeprurese.
    Problemi i sigurise ishte gjithashtu nje shqetesim i vazhdueshem dhe qe nuk lidhej vetem me situatat e jashtezakonshme te konflikteve te jashtme. Rastet e sulmeve dhe te plackitjeve ndaj qytetareve dhe prones se tyre ishin te shpeshta, vecanerisht ne oret e vona. Statutet e Shkodres i detyronin qytetaret qe leviznin naten te mbanin pishtare te ndezur, per t'u identifikuar nga rojet e qytetit. Nese ndokush kapej duke levizur pa pishtar "pas renies se kambanes se trete", atij i viheshin ne ngarkim vjedhjet qe rastesisht ndodhnin ate nate ne qytet.
    Edhe me e rrezikshme ishte dalja jashte qytetit. Punetoret e kriporeve te Durresit shkonin ne pune te armatosur me shkopinj, cekice e shpata nga frika e plackitesve (1436).
    Banoret e qyteteve, qe kishin statusin e qytetarit (civis), ndaheshin ne fisnike (nobiles) e popullore (popolares). Fisniket perfshinin sipermarresit e medhenj, pronaret e anijeve, tregtaret, nepunesit e larte komunale, si dhe pronaret e medhenj te tokave qe jetonin ne qytet. Zakonisht shtepite e tyre ndodheshin ne pjesen me te larte e me te mbrojtur te qytetit (castrum), qe izolohej nga pjesa tjeter me mure dytesore. Ne aktet mesjetare perfaqesuesit e fisnikerise qytetare dallohen nga titulli "zot" (kyr, ser) qe shoqeron emrin e tyre. Ne shtresen e populloreve perfshiheshin zejtaret e tregtaret e zakonshem, ciraket, kallfet, marinaret, punetoret e krahut ne pergjithesi. Ne qytete kishte edhe nje mase te madhe banoresh, kryesisht te ardhurit rishtas nga fshatrat, qe ende nuk e kishin fituar te drejten e qytetarise. Keta ishin te perjashtuar nga nje sere te drejtash dhe nga pjesemarrja ne jeten politike e shoqerore te qytetit.
    Banoret e qyteteve kishin nje sere detyrimesh ndaj kryezotit ose komunes. Si deshmi te njohjes se sovranitetit mbi token, ata u paguanin atyre nje shume te prere per sokun e obrokun apo sic quhej ndryshe akrostiku. Detyrime te tjera paguheshin per masat e peshat, per tregun, per therrjen e bagetise, per peshkimin, per mirembajtjen e mureve te qytetit (maldenar). Ne raste te vecanta, qytetaret detyroheshin te kryenin edhe sherbim roje ne muret e qytetit ose te merrnin pjese ne punime mbrojtese.
    Dallimet ekonomike dhe pakenaqesite shoqerore, marredheniet shpeshhere problematike me rrethinen bujqesore dhe me aristokracine e saj, nderhyrjet e ndikimet e huaja, ishin disa nga faktoret qe ushqenin konfliktualitetin ne qytetet shqiptare ne mesjete. Shprehja me e larte e tyre ishin revoltat popullore, si ato te kapercimit te shek. XIV-XV ne Shkoder e ne Drisht, revolta qe bashkuan masa te gjera te qytetit e te fshatit kunder "kryezotit" te huaj dhe fisnikeve vendas te lidhur me te. Por edhe kur shume nga qytetet rane nen sundimin e fisnikeve vendas, ne gjysmen e dyte te shek. XIV, konfliktet me ta nuk munguan. Me te tilla u shoqerua hyrja e Balshajve ne Shkoder, ne Tivar apo ne Vlore, sundimi i Topiajve ne Durres apo i Dukagjineve ne Lezhe. Konfliktet ne fjale ishin shprehje e nje dukurie te pergjithshme per Ballkanin e mbare Evropen feudale. Qytetet detyroheshin t'u paguanin kryezoterve ose fisnikeve nje shume te caktuar (akrostik, census, dacium, tributum). Ne vitin 1363, Durresi u detyrua te rrise doganat e portit, per te siguruar tributin per fisniket fqinje. Komuna e Tivarit duhej t'i paguante Balshes 2 000 dukate ne vit.
    Pavaresisht nga lidhjet e ngushta dhe nga fakti qe marredheniet qytet-fshat rregulloheshin nga tradita, doket e deri te normat statutore, nuk mungojne rastet e konflikteve te ashpra deri te pergjakshme mes banoreve te qytetit dhe te fshatit. Domethenes per shkallen e armiqesise qe ndizej here pas here eshte rasti i vitit 1438, kur qytetaret e egersuar te Tivarit sulmuan nje fshat ne rrethin e Ulqinit, duke djegur shtepi e duke vrare e masakruar banore.
    Krahas qytetareve me te drejta te plota (cives), qe merrnin pjese pa kufizim ne jeten ekonomike, shoqerore e politike te qytetit, ne qytetet tona permenden shpesh edhe banoret me qendrim e status te perkohshem (habitantes, morantes), te cilet jo rralle here ishin artizane, tregtare e sipermarres te huaj. Ne shek. XI ne Durres deshmohen dy koloni me qytetare nga Venediku e nga Amalfi, qe kishin lagjet si dhe kishat e tyre, perkatesisht kishen e Shen Andrese dhe kishen e Shen Merise se amalfitaneve. Venecianet e Durresit, sipas kronistit italian Malaterra, ishin "nga familje fisnike" (de nobili genere). Ashtu si venecianet ne Durres, edhe raguzanet kishin ne Shkoder, ne Tivar e ne Vlore kolonite e tyre tregtare me lagje e kisha te vecanta. Ne Durres, ne vitin 1401, deshmohen edhe disa banore hebrenj, te varfer e te pakte ne numer. Ata merreshin kryesisht me tregtine e vogel, dhe, sic del, ishin te detyruar te paguanin nje takse shtese. Nje prani e vogel hebrenjsh deshmohet edhe ne Vlore, ne fund te shek. XIV.
    Te huajt nuk kishin te drejte te zgjidhnin e te zgjidheshin ne organet bashkiake, porse gezonin mbrojtje te vecante per jeten e pasurine e tyre. Venediku e Raguza kishin konsujt e tyre ne qytete, si Durresi, Vlora, Spinarica, qe mbronin interesat e qytetareve te tyre. Ndonese midis mases se qytetareve dhe ketyre banoreve te huaj te qytetit lindnin here pas here keqkuptime, keto nuk deshmohet te jene shnderruar ndonjehere ne pogrome e raprezalje kunder tyre. Marreveshje te rregullta dypaleshe garantonin jeten e pasurine e qytetareve veneciane apo raguzane ne Durres ose ne Vlore. Megjithate, ndodhte qe ne kohen e krizave politike midis qyteteve shqiptare dhe shteteve te Venedikut, Raguzes, Napolit etj., tregtaret e sipermarresit e ndryshem me origjine nga keto shtete, te beheshin objekt i armiqesise dhe i sulmeve te popullsise vendase. Ne raste te tilla, Republika e Venedikut ose ajo e Raguzes, kane hyre ne traktativa te gjata me perandorin bizantin apo me princerit e zoterit shqiptare, per te siguruar demshperblime per qytetaret e vet.
    Ne qytetet e zhvilluara te bregdetit, vecanerisht ne Durres, kishte nje rreth tregtaresh e sipermarresish vendas te lidhur ngushtesisht me interesa ekonomike me Raguzen e sidomos me Venedikun. Ata eksportonin dhe importonin prej andej mallra te ndryshme dhe shpeshhere kishin aty magazina, dyqane, madje dhe shtepi te tyre. Sipas burimeve te kohes, per shkak te interesave ekonomike, por edhe te nje formimi kulturor kozmopolit, kjo kategori njerezish ne marredheniet e perditshme shpeshhere "hiqej sikur te ishte me origjine veneciane" (pro Venetis expediantur). Kjo shtrese kishte mbeshtetjen e Venedikut. Ne fakt, ne momentin e kalimit te Durresit ne duart e Venedikut, me 1392, u duk qarte roli vendimtar i ketij krahu "filo-venecian", ku bente pjese edhe kryepeshkopi durrsak Dhimiter Nesha, si dhe ndonje feudal i fuqishem i rrethinave.

  27. #27
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    KREU II

    SHQIPeRIA MIDIS BIZANTIT DHE PEReNDIMIT (SHEK. XI - XIV)

    6. QYTETET E SHQIPeRISe

    Institucionet qeverisese ne qytetet shqiptare
    Ne pikepamje te struktures shoqerore e te organizimit politik, ne Shqiperine mesjetare ndesheshin dy lloje qytetesh: qytetet e llojit italo-dalmatin dhe ato te tipit bizantin. Qe te dyja keto gezonin nje tradite te gjate veteqeverisese, bartese e se ciles ishin fillimisht nje grup familjesh, qe shquheshin per pasuri, prona e pushtet. Te tilla qene ne Durres gjate shek. X-XIII familjet Krisili e Kabasilla (Kabashi), pinjolle te te cilave shfaqen here pas here si "te pare" te vendit (proteuon) dhe si mbajtes titujsh e dinjitetesh te larta bizantine, perfshire ato te arkondit e te patricit. Fuqia ekonomike e ketyre familjeve mbeshtetej ne ndertesat, dyqanet, depot e ne anijet qe ato zoteronin ne qytet, e sidomos ne siperfaqet e medha te tokave qe kishin sa ne rrethet e Durresit, aq edhe ne Lezhe, Mat, Myzeqe e deri ne Dibren e ne Kolonjen e larget. Ne Vlore e ne krahinen e saj, prej shek. XI e deri vone ne shek. XVII, familja Frengu eshte vazhdimisht protagoniste ne qeverisjen dhe ne ngjarjet qe lidhen me ate zone.
    Gjate gjithe periudhes se sundimit bizantin apo te sundimeve te tjera te huaja, te drejtat sovrane mbi qytetet i perkisnin kryezotit, qe sipas rastit mund te ishte perandori bizantin, mbreti serb, mbreti i Napolit apo Republika e Venedikut. Keta e ushtronin sovranitetin nepermjet zyrtareve te caktuar enkas prej tyre dhe qe ishin njeheresh komandante te ushtrise dhe gjykates. Ne vitin 1166 ne Kruje funksione te tilla kryeshin nga nje prior, kurse ne Durres nga nje proteuon (te dyja fjalet, njera latine e tjetra bizantine, perkthehen "i pari"). Ne shek. XIII Ulqini dhe Tivari kishin ne krye nje kont. Ne periudhen e fundit bizantine dhe gjate sundimit serb te Stefan Dushanit (1332-1355) mjaft qytete kishin ne krye sebastin ose qefaline, qe u korrespondojne ofiqeve napolitane e veneciane te kontit e te kapitenit (shek. XIII-XIV). Ne kohen e sundimit te despoteve serbe Llazarevice (1421-1443), ne Drisht, ne Tivar e ne Novoberde kryezoti perfaqesohej nga vojvoda. Funksioni i tij, kryekeput ushtarak, flet per nje kufizim te te drejtave tradicionale veteqeverisese te ketyre qyteteve.
    Me shembjen e Perandorise Serbe te Stefan Dushanit (1355), mjaft nga qytetet rane ne dore te krereve feudale shqiptare: Balsha (Shkodra, Drishti, Tivari, Vlora), Zaharia (Deja), Dukagjini (Lezha), Topia (Durresi, Kruja), Gropa (Ohri, Dibra), Muzaka (Berati, Kosturi), Zenebishi (Gjirokastra, Parga), Shpata (Arta) etj. Ne ndonje qytet, si ne Drisht, ne Shas e dicka me perpara ne Prizren, pushteti laik ushtrohej ne menyre te pazakonte nga peshkopi i qytetit. Shenja per nje perfshirje te klerit ne qeverisjen e qytetit ekzistojne edhe ne Tivar, ku me 1372 permendet "burgu i kryepeshkopit".
    Venediku solli nje nomenklature te re ne qeverisjen e qyteteve shqiptare pas vitit 1392, kur ai u be zot i tyre. Ne Durres u vu te qeveriste bail-kapiteni, ne Shkoder kont-kapiteni, kurse ne Tivar e ne Drisht qeveritari venecian quhej podesta. Ne Lezhe pushteti venecian perfaqesohej nga keshtjellari (castellanus) i qytetit.
    Gjithsesi, edhe ne kohen e sundimeve te huaja, posti i qeveritarit u besohej ne ndonje rast edhe vendasve. Keshtu, me 1251 konti i Drishtit ishte nje fisnik vendas; po perfaqesues i parise lokale ishte me 1266 edhe kapiteni i Durresit, Andre Vrana, qe ishte caktuar ne ate post nga kryezoti i radhes, mbreti Manfred Hohenshtaufen i Sicilise.
    Pergjithesisht, sundimtaret e huaj perpiqeshin te fitonin simpatite e parise dhe te popullsise se qyteteve, duke u perpjekur te harmonizonin interesat e veta me interesat dhe ndjeshmerite e vendasve. Megjithate, qe nje harmonizim i tille ishte i pamundur, kete e tregojne ankesat e vazhdueshme te perfaqesive qytetare ndaj shkeljeve dhe abuzimeve qe qeveritaret e huaj benin gjate ushtrimit te mandatit te tyre. Keshtu, ne shek. XV, banoret e Tivarit ishin aq shume te zemeruar nga pervetesimet e paligjshme, nga detyrimet e angarite arbitrare si dhe ne pergjithesi nga sjelljet e vrazhda te podestase venecian Xhakomo Delfin, saqe e kishin bere zakon ta quanin ate me emrin "Neron".
    Nje nga leshimet themelore, qe kryezotet e ndryshem u detyruan t'u benin qyteteve shqiptare, ishte njohja deri ne nje fare shkalle e kuadrit juridik e institucional, qe perbente thelbin e autonomise tradicionale te tyre. Ne castin e venies ne zoterim te Durresit, perkatesisht ne 1272 e 1392, Karli I Anzhu dhe Republika e Venedikut nxituan te deklaronin qellimin e tyre per te respektuar pronat, privilegjet si dhe statutet e "doket e mira" (bonos usus) te durrsakeve. Nje pjese e te ardhurave, qe merreshin nga doganat komunale (ne Shkoder dogana e peshkut, ne Drisht ajo e mishit dhe e barit), edhe pasketaj vazhduan te shkonin ne dobi te bashkise. Mbi te gjitha, u ruajten deri diku institucionet tradicionale vendase, qe vazhduan te funksiononin krahas pushtetit te kryezotit te perfaqesuar nga qeveritaret e tij. Ne Durres, Vlore e gjetke deshmohet mbijetesa e bashkesise se qytetareve (universitas, communitas), qe ishte forma me e gjere e organizimit qytetar. Ishin pikerisht banoret e qytetit me status te qytetarit, qe ne nje dite te caktuar te vitit mblidheshin dhe zgjidhnin nepunesit komunale. Ne Shkoder mbledhja e qytetareve behej diten e Shen Markut, me 25 prill. Ate dite kambanat e Shen Stefanit ftonin popullin te grumbullohej ne sheshin para katedrales, ku ne pranine e peshkopit dhe te parise se qytetit behej perzgjedhja e gjyqtareve (tre), e keshilltareve (tete) dhe e financiereve (dy) te komunes. Mandati i tyre ishte per nje vit. Gjykatesit, keshilltaret, financieret bashke me me te shquarit e qytetareve (boni homines) ishin anetaret e nje asambleje me te ngushte, Keshillit komunal. Ky mblidhej nen drejtimin e gjykatesit te pare, qe ne Durres e ne Vlore quhej me emrin bizantin prokathemen, dhe trajtonte ceshtje qe kishin te benin me besnikerine dhe me integritetin moral te qytetareve e te nepunesve komunale. Vec kesaj, Keshilli komunal kishte detyre te zgjidhte nje radhe tjeter nepunesish, mes te cileve noteret dhe sekretaret e gjyqit (cancellarius). Noteret ne mjaft raste parapelqeheshin me kombesi te huaj, per te shtuar shkallen e besueshmerise se tyre. Per kete qellim, noteret rekrutoheshin jo rralle edhe nga radhet e klerit. Ne Durres dualizmi kulturor-fetar pasqyrohej edhe ne ekzistencen paralele te dy noteriateve: notere qe i perpunonin aktet e tyre ne latinisht dhe ata qe i perpunonin ne greqishten bizantine.
    Ne Vlore, si nen sundimin bizantin e serb, ashtu edhe ne kohen e sundimit te Balshajve (1371-1418), nder postet me te rendesishme komunale ishte ai i admiralit, qe tradicionalisht mbulohej nga nje fisnik vendas. E njejta gje ndodhte ne Durres me postin e protontinit. Si admirali, ashtu edhe protontini, ishin komandante te flotes se qytetit.
    Caktimi i vules se qytetit, i njesive te matjes e te peshave ishin disa nga prerogativat kryesore te organeve bashkiake. Ato ishin te patjetersueshme. cdo qytet kishte vulen, masat e peshat e veta. Nje nepunes i posacem ishte caktuar per te verifikuar cdo muaj saktesine e tyre. Ne Durres masat dhe peshat e autorizuara mbanin vulen e qytetit. Statutet e Shkodres parashikonin denime te renda per ata qe perdornin masa e pesha te falsifikuara. Ne Durres vula e qytetit vihej edhe mbi thaset e kripes, prodhimi i se ciles ishte monopol i bashkise. Ne Shkoder letrat qe mbanin vulen e qytetit (charta sigillata) kishin vleren e dokumentit autentik, njelloj si aktet noterike.
    Statutet ishin shprehja me e larte e organizimit komunal te qyteteve shqiptare ne mesjete. Ato permblidhnin aktet normative qe rregullonin ne teresine e tyre organizimin e funksionimin e qytetit, si dhe marredheniet midis qytetareve, midis tyre dhe shtetit, midis vete qytetit dhe ambientit rrethues. Nga te dhenat e deritanishme del se me statute ishin pajisur Durresi, Shkodra, Drishti, Tivari e Ulqini. Statutet e Durresit u nxoren jashte perdorimit dhe humben gjate sundimit te Topiajve ne qytet (1368-1392). Disa vite pas kalimit te qytetit nen sundimin e Venedikut, me 1398, u gjeten 35 kapituj te ketyre statuteve, qe ruheshin ne kuvendin franceskan te qytetit. Statutet e Drishtit, te quajtura "Statutet dhe urdheresat e kapitullit te kishes katedrale te Drishtit", pasqyrojne jeten e nje qyteti qe identifikohej me fene dhe ku kleri, posacerisht peshkopi i qytetit, kishin nje rol mbizoterues. Ato qe ruhen te plota jane pikerisht "Statutet e Shkodres", nje kopje e te cilave u zbulua se fundi ne fondet e Muzeut Korrer ne Venedik. "Statutet e Shkodres", sic thuhet ne Kreun IV te tyre, ruheshin ne dy kopje autentike, njera ne dhomen e thesarit dhe tjetra prane gjykates se qytetit. Ato perbehen nga 279 kapituj shkruar ne venecianishten e shek. XV. Edhe pse te ngjashme me statutet e qyteteve italo-dalmatine, statutet e Shkodres permbajne mjaft elemente origjinale, qe i referohen ambientit specifik shqiptar. Mjafton te permenden ne kete suaze referencat ndaj institucionit te "beses" dhe te "hakmarrjes", qe nuk gjenden ne statute te tjera.

  28. #28
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    KREU II

    SHQIPeRIA MIDIS BIZANTIT DHE PEReNDIMIT (SHEK. XI - XIV)

    6. QYTETET E SHQIPeRISe

    Tregtia dhe zejet
    Per shkak te pozites se saj te favorshme strategjike si ure midis Lindjes e Perendimit, Shqiperia vazhdoi te jete ne mesjete nje vend i perfshire ne trajektoret kryesore te levizjeve tregtare, posacerisht te atyre me drejtim Perendim-Lindje e anasjelltas. Nje numer i madh rrugesh zinin fill nga pikat bregdetare te Tivarit, Ulqinit, Shirgjit, Medues (Shengjinit), Shufadase, Durresit, Bregut, Pirgut, Spinarices, Vlores, Butrintit, Sajadhes, Parges etj. dhe zgjateshin drejt brendesise, duke u ndalur ne qendrat e njohura te Breskoves, Zvecanit, Nishit, Pejes, Prizrenit, Shkupit, Dibres, Ohrit, Manastirit, Janines, Kosturit, Selanikut e deri ne Konstandinopoje.
    Durresi dhe rruga e vjeter Egnatia qene dy nyje thelbesore ne rrjetin nderkombetar te shkembimeve tregtare. Qe ne shek. XI dhe akoma me shume ne shekujt pasardhes, tregtare veneciane sillnin ne Durres produkte te ndryshme, nje pjese te te cilave e conin drejt Lindjes nepermjet rruges Egnatia. Veprimtari e ethshme zhvillohej edhe ne krahun e kundert, nga Konstandinopoja e Selaniku per ne Durres, e prej kendej, me anije, per ne Venedik. Bartes te tregtise ne nje itinerar te tille ishin shpeshhere edhe tregtaret durrsake, te cilet vazhdimisht permenden me anijet e tyre ne Venedik. Rendesine e tyre e evidenton qysh me 1155 gjeografi arab Al Idrizi. Ne kete qark tregtar, midis Venedikut e Konstandinopojes, Shqiperia futej natyrshem me eksportet dhe me importet e saj. Gruri, kripa, produktet e leshit, bulmetrat, vera, dylli, mendafshi, lekuret, lenda e drurit ishin zerat kryesore te tregtise e te eksporteve shqiptare. Mes tyre, nje vend te rendesishem zinte edhe eksporti i bagetise se gjalle. Nje objekt luksi vecanerisht te kerkuar perfaqesonin kuajt, posacerisht ata te Kolonjes. Me 1391, perandori Manueli II Paleologu i dhuroi ministrit te tij, Georg Mazalon, "kale arberie" (albanos hyppos), duke e quajtur ate "nje dhurate te shkelqyer per nje burre te shkelqyer". Per te shkuar nga prodhuesi te konsumatori produktet e ndryshme rendoheshin me dogana e taksa te ndryshme, qe shpeshhere beheshin objekt kontestimi mes tregtareve dhe autoriteteve. Dhenia e privilegjeve doganore ishte kerkesa kryesore qe Republika e Venedikut dhe ajo e Raguzes u kerkonin autoriteteve ne Shqiperi. Te tilla privilegje jepeshin me marreveshje te vecanta, sic ishte ajo e Dhimitrit te Arbrit me Raguzen (1208), ose ato te qyteteve te Durresit e Vlores me qytetet italiane te Adriatikut: Ankonen, Riminin etj.
    Privilegjet tregtare, te akorduara me 1208 nga Princi Dhimiter i Arbrit, zbulojne qe ne kete kohe Republiken tregtare te Raguzes si nje partner te rendesishem per qytetet dhe sundimtaret lokale shqiptare. Ne fakt, tregtaret raguzane u shquan per nje prani te kudondodhur te tyre ne trevat shqiptare, ne kerkim te produkteve jetike per qytetin-shtet te Adriatikut, vecanerisht te grurit e te kripes. Aktet raguzane te shek. XIII-XV deshmojne qarte se Republika e Raguzes ne lufte te perhershme me zoterinjte sllave te prapatokes dhe me Republiken rivale te Venedikut, e bazonte mbijetesen e vet edhe tek importet qe vinin nga Shqiperia.
    Tregtaret raguzane importonin me shumice lende druri nga limanet e vogla, qe duke filluar nga shek. XIII, linden ne grykederdhjet e lumenjve kryesore te Shqiperise. Si pasoje e prerjeve masive te porositura prej tyre, siperfaqe te tera pyjore qe mbulonin fushen perendimore, vecanerisht ne derdhjet e Matit, Bunes e Drinit, erdhen duke u zhdukur.
    Produkte te tjera te eksportit shqiptar drejt Raguzes ishin vera, dylli, mendafshi, velanija, lekuret e deri armet dhe plumbi e argjendi, qe mberrinin nga qytetet e Kosoves. Nga ana tjeter, nje numer produktesh te zgjedhura vinin ne Shqiperi nga jashte, kryesisht nga Venediku, Raguza e qytetet e tjera italiane. Te tilla ishin coherat e shtrenjta, arme, stoli prej ari, xhama, ene e orendi shtepie prej xhami e fajance etj. Vlora ishte bere ne shek. XIII-XIV nje qender per tregtine e beharnave, qe mberrinin ketu nga vendet e Lindjes dhe prej ketej rishperndaheshin per ne Venedik e qendra te tjera te Italise e te Dalmacise.
    Vellimi i madh i shkembimeve tregtare diktoi qysh heret pranine e perfaqesuesve te Venedikut ose te Raguzes ne qytetet kryesore shqiptare, ku ata perfaqesonin dhe mbronin interesat e shtetasve te tyre. Njoftimi i pare mbi ekzistencen e nje "konsulli" venecian ne Durres i perket vitit 1249 (Nicolaus Mauro, consultor Venetorum in Durachio).
    Me 1277 deshmohet per here te pare prania e nje "konsulli" venecian edhe ne Spinarice, gje qe ne vetvete flet per lulezimin e kesaj qendre te re tregtare ne bregdetin ne veri te Vlores. Spinarica ishte porti kryesor nga ku niseshin per ne Raguze eksportet e grurit dhe, per te mbeshtetur veprimtarine e tregtareve raguzane, nje konsull i Raguzes u caktua te vepronte ne kete qender tregtare (1301). Edhe ne Prizren Raguza kishte vendosur konsullin e saj, te pakten nga viti 1332. Konsuj te Venedikut e te Raguzes kishte edhe ne Shkoder e ne Ulqin.
    Qytetet shqiptare u kthyen ne qendra te zhvilluara te prodhimit zejtar. Ne Durres dhe, ne nje mase me te vogel ne Vlore, nje mase e madhe njerezish e kishin lidhur jeten me detin. Pervec pronareve te anijeve, te kapiteneve (nauclerius) dhe te detareve te thjeshte, kishte edhe grupe te tera qe merreshin me peshkim e me nxjerrjen e kripes. Karpentiere e ndertues anijesh merreshin drejtpersedrejti me prodhimin e barkave dhe te anijeve. Ne fushen e perpunimit te drurit shquheshin edhe prodhuesit e vozave (botarii). Ne Durres permenden gjithashtu zanate te tjera: lekuretare, kepucare, bukepjekes, kasape (macellarius). Gurskalitesit (petrarii) e kepucaret permenden pak a shume ne te gjitha qytetet, nderkohe qe prodhimi i mendafshit zinte mjaft forca pune ne Shkoder, Prizren, Pult, Drisht, Vlore e ne Berat.
    Ne Prizren, ne Durres e ne Shkoder punohej metali per prodhimin e armeve, te veglave te punes dhe te orendive shtepiake. Ne Ulqin e Shkoder njiheshin prodhuesit e kambanave, ne Vlore permenden prodhuesit e shpatave (spadarius), kurse farketaret (ferrarii) gjendeshin pak a shume ne cdo qytet te Shqiperise. Shqiptaret shquheshin ne mbathjen e kuajve, aq sa ne disa qytete italiane vecohej menyra shqiptare e mbathjes se kuajve (ferrare al modo albanese). Qytete te Kosoves, si Novoberda, Zvecani, Janjeva, pervecse per nxjerrjen, dalloheshin edhe per punimin e mjaft xeheroreve, si arit, argjendit, plumbit. Prizreni gezonte nje fame te pakrahasueshme per aftesite e argjendareve te tij.
    Nder mjeshterite qe kerkonin nje pergatitje te vecante ishin ato te mjekut, piktorit e te arkitektit. Mjeshter te ketyre zanateve i gjejme te ushtrojne veprimtarine e tyre edhe jashte vendit, sic qe rasti i nje piktori nga Durresi qe me 1388 punonte per llogari te komunes se Raguzes, ose rasti i arkitektit Andre Aleksi po nga Durresi, i cili midis viteve 1448-1477 ndertoi nje sere kishash e altaresh ne qytetet dalmatine te Arbes, Traut e Splitit. Ne Berat kishte mjeshter te shquar ne pikture, ne punimin e arit e te argjendit, ne gdhendjen e drurit. Porosites i vecante i puneve te tyre ishte kisha, per llogari te se ciles ata punuan miniaturat elegante te kodikeve, afresket, ikonat, ikonostaset, pajisjet e orendite e cmuara te kultit, qe pjeserisht ruhen deri sot. Porosites te veprave me vlere artistike ishin gjithashtu komunat qytetare si dhe perfaqesues te aristokracise.
    Ne qytetet kryesore zejtaret ishin te organizuar ne korporata. Ne Prizren kepucaret kishin shoqaten e tyre te drejtuar nga kryemjeshtri (protomaistor). Ne Durres nje kryekasap (protomacellarius) drejtonte shoqaten e kasapeve te qytetit. Shoqate kishin ne Durres edhe noteret. Organizimet zejtare merrnin shpeshhere ngjyra fetare. Ne Shkoder, Drisht, Ulqin e ne Tivar organizime te tilla quheshin "shkolle" ose "vellazeri" (scuola, frataglia). Ato mbanin emrin e nje shenjtori, patroni. Keshtu, ne Shkoder njihen "shkolla e Shen Barbares", "shkolla e Shen Merkurit" dhe "shkolla e Kryqit te Shenjte". Ne Drisht tri shkollat me me emer (scuole maiores) ishin e Shen Gjergjit, e Shen Merise dhe e Kryqit te Shenjte. Ndikimi i kishes ne keto organizata zejtare shfaqet edhe nga emri me te cilin thirrej mbledhja e anetareve te tyre, kapitull (capitulus). Pervecse mbronin interesat e anetareve te tyre, organizatat ne fjale merreshin edhe me vepra bamiresie, duke ofruar ndihme per te vobektet e te semuret.
    Tregues i zhvillimit ekonomik dhe i rritjes se vellimit te tregtise ne qytetet e Shqiperise eshte edhe qarkullimi i madh i monedhave. Perdoreshin qe nga monedhat me vlere te vecante prej ari, si ato te Bizantit (hyperper, nomisma, emmanuelata), dukati i Venedikut e fiorini i Firences, deri te monedhat prej argjendi, bronzi e bakri, si groshi, denari, stamena etj. Rritja e autonomise se qyteteve dhe krijimi i principatave te pavarura shqiptare ne shek. XIV-XV u pasqyrua edhe ne prerjen e monedhave vendase. Monedhen e vet e kishin ne kete kohe Shkodra, Ulqini, Tivari, Drishti, Shasi (Souacia). Monedha e Shasit paraqet, ne njeren ane, keshtjellen e qytetit me shkrimin latinisht Civitas Souacia, kurse ne krahun tjeter mban figuren e padronit te qytetit, Shen Gjonit. Monedha te tyre prene edhe sundimtare te fuqishem shqiptare, si Gropajt e Ohrit e Balshajt e Shkodres. Monedha e Gjergjit II Balsha ka ne njeren ane padronin e qytetit te Shkodres, Shen Stefanin, kurse ne anen tjeter simbolin e Balshajve, ujkun, te rrethuar nga emri ne latinisht i Gjergjit.

  29. #29
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    KREU III

    FUNDI I SUNDIMEVE Te HUAJA.
    FORMACIONET SHTETeRORE SHQIPTARE Ne SHEK. XIV - FILLIMI I SHEK. XV

    1. SHKePUTJA NGA BIZANTI DHE EKSPANSIONI SERB Ne TREVAT SHQIPTARE

    Fundi i pranise anzhuine dhe shtrirja e depertimit serb ne Shqiperi
    Me thyerjen perfundimtare te ushtrive anzhuine ne Berat me 1281, Perandoria Bizantine e rivendosi edhe nje here autoritetin e vet ne Shqiperi, por kontrolli i saj kufizohej tani ne nje zone me te ngushte ne krahasim me fundin e shek. XII. Ne krahun verior bizantinet moren Durresin dhe Krujen, por nuk arriten te shtriheshin me tutje. Ate kohe mbreti serb Stefan Uroshi II Milutin (1282-1321) kishte nisur nje mesymje ne front te gjere ne gjithe vijen Mat-Oher. Madje, me 1296 ai mundi te pushtonte perkohesisht edhe Durresin, nderkohe qe ne krahun lindor ushtrite serbe nuk munden t'i afrohen Ohrit, te mbrojtur nga fisniku shqiptar, Progon Skurra. Nje mbishkrim mbi murin e kishes se Shen Klementit ne Oher, rindertuar prej tij ne vitin 1295, kujton se Progoni mbante titullin e larte bizantin te heteriarkut te madh dhe se gruaja e tij, Eudokia, ishte mbese e perandorit Androniku II Paleolog.
    Gjithsesi paqja e arritur me 1299 midis perandorit Androniku II te Bizantit dhe mbretit serb Uroshi II ua njohu serbeve territoret e pushtuara ne veri te Durresit e te Ohrit. Megjithate, ato vazhduan te jene nje zone jo e qete. Nga njera ane, inkursionet serbe vazhduan edhe pasketaj ne jug te Matit, por, nga ana tjeter, ne vitet e para te shek. XIV vihet re nje riaktivizim i anzhuineve te Napolit ne Shqiperi. Vershimi i serbeve ne treven e Durresit dhe te Arbrit te hershem prekte edhe interesat e anzhuineve e te Papatit, te cilet vazhdonin ta konsideronin veten si titullare te pushtetit laik e fetar ne ato treva. Rikthimi i anzhuineve ne Shqiperi u mireprit edhe nga vete fisnikeria shqiptare, e cila shpresat e nje ndalimi te mesymjes serbe i varte tashme te bashkepunimi me boten perendimore katolike. Ne shtator 1304 bashkesia qytetare e Durresit dhe kreret shqiptare nga familjet Matrenga, Arianiti, Skurra, Blinishti, Zenebishi, Shpata etj., njohen per kryezot princin Filip te Tarentit, djalin e mbretit Karli II Anzhu. Nga ai cast trashegimtari i fronit te Napolit mori dhe titujt zot i Mbreterise se Arbrit dhe despot i Romanise (Epirit). Ne pranvere te vitit 1305 princi Filip i Tarentit zbarkoi me nje ushtri ne Durres dhe me ndihmen e vendasve e mori qytetin. Megjithate, ofensiva e re anzhuine u shua shume shpejt. Marredheniet e princit te Tarentit me fisniket shqiptare u prishen dhe po ate vit ky u kthye ne Itali me synim qe te vinte perseri ne pranveren e ardhshme me nje ushtri me te madhe.
    Megjithate, edhe pasketaj anzhuinet nuk munden ta shtrijne kontrollin e tyre pertej Durresit. "Vasalet" e tyre shqiptare nuk mungonin te ngrinin krye dhe te keputnin cdo lidhje me kryezotin e pertejdetit, sa here qe ky kerkonte ta ndertonte nje pushtet real ne Durres dhe ne "Mbreterine e Arbrit". Ne pamundesi te realizonin synimet e tyre ne Shqiperi, ne vitin 1311 anzhuinet e Napolit menduan per nje cast t'i nderronin zoterimet e tyre me Siciline. Por titullari i kesaj te fundit, Frederiku i Aragones, i informuar se anzhuinet nuk zoteronin nje pushtet real ne Durres dhe ne treven e Arbrit, nuk e pranoi oferten, megjithese keto territore, sic shprehej ai, "ishin shume te pasura dhe bujare" (que es molt noble e rich).
    Ne kete menyre, ne Durres dhe ne prapashpinen e tij vazhdoi te ruhej edhe pasketaj nje sovranitet gjithnje e me formal i anzhuineve. Per bashkesine qytetare te Durresit dhe per fisnikerine feudale te Arbrit, mbajtja e lidhjeve me anzhuinet konsiderohej e dobishme, sidomos tani kur serbet po mesynin gjithnje e me fort drejt jugut. Midis anzhuineve dhe serbeve vazhdonin te ekzistonin marredhenie aleance, qe keta te fundit he per he nuk donin t'i prishnin. Ne fakt marreveshja e arritur me 1308 kishte rikonfirmuar zonat e ndikimit anzhuin e serb ne Shqiperi edhe per vitet e ardhshme.
    Anzhuinet dhe Papati filluan t'u pergjigjen realisht ftesave te aristokracise shqiptare per t'iu kundervene ofensives serbe ne dhjetevjecarin e dyte te shek. XIV, kur plasen hapur kundershtite serbo-anzhuine mbi sundimin ne Shqiperi e ne Dalmaci dhe kur u fik cdo shprese e Romes lidhur me nje kthim te mbreterve serbe ne fene katolike.
    Aty nga viti 1318 serbet shperthyen nje ofensive te re ne Shqiperi, duke pushtuar Durresin dhe Arbrin bashke me Krujen. Ate kohe u krijua nje koalicion antiserb i fuqive katolike, te bashkerenduara nga papati, ne te cilin kishin nje rol te rendesishem edhe shqiptaret. Ne pranveren e vitit 1319 nje numer fisnikesh shqiptare nga dyert Blinishti, Jonima, Arianiti, Matrenga, Muzaka etj., nepermjet peshkopit te Krujes, Andreas, i benin te ditur papa Johanit XXII se ishin gati "te ngrinin krye dhe te hidhnin tej zgjedhen e mbretit te Rashes (Serbise)". Ata premtonin gjithashtu te braktisnin ritin ortodoks dhe te perqafonin katolicizmin, duke u ndare edhe kishtarisht nga pushtuesit serbe.
    Si rezultat i kesaj qendrese te organizuar dhe te bashkerenduar me Papatin dhe me fuqi katolike te Evropes, si Napoli, Hungaria, Kroacia etj., serbet u bllokuan edhe per disa vjet pertej Durresit dhe krahines se tij, ku anzhuinet vazhduan te ushtronin nje sovranitet perhere e me te vaket.

  30. #30
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    KREU III

    FUNDI I SUNDIMEVE Te HUAJA.
    FORMACIONET SHTETeRORE SHQIPTARE Ne SHEK. XIV - FILLIMI I SHEK. XV

    1. SHKePUTJA NGA BIZANTI DHE EKSPANSIONI SERB Ne TREVAT SHQIPTARE

    Shqiperia "bizantine" ne gjysmen e pare te shek. XIV. Shkeputja nga Bizanti
    Nen presionin serb dhe perballe ujdise se krereve shqiptare me anzhuinet e Napolit, qysh ne vitet e para te shek. XIV Perandoria Bizantine u detyrua te braktiste Durresin, Krujen dhe territoret e tyre, duke mbajtur viset ne jug te rrjedhes se lumit Shkumbin. Pushteti bizantin u ruajt pak a shume ne menyre te qendrueshme ne treven qe perfshinte viset e Myzeqese, Vlores, Beratit, Tomorrices, Kelcyres, Skraparit, Ohrit, Korces, Kolonjes e Kosturit. Viset poshte Vlores e rrjedhes se Vjoses vazhduan, kur me shume e kur me pak, te bejne pjese ne Despotatin e Artes (Epirit). Territoret e fituara rishtazi ne veri te tij, Perandoria Bizantine i organizoi ne nje njesi te vecante politiko-administrative, Despotatin e Beratit. Qyteti buze Osumit, pervecse qender e rendesishme strategjike, fitoi tani nje profil te plote edhe persa i perket zhvillimit ekonomik. Roli i tij u rrit se tepermi pas shkeputjes te rruges se vjeter Egnatia nga sfera e sundimit bizantin. Berati u be pika kulmore e arteries se re qe lidhte pellgun e Ohrit me portin e Vlores, e cila u be porti kryesor bizantin ne Adriatik. Gjate fundit te shek. XIII dhe gjysmes se pare te shek. XIV, ne Vlore shenohet nje levizje e pazakonshme mallrash. Kanina vazhdonte te luante edhe tani rolin e nje keshtjelle ne mbrojtje te Vlores. Por Kanina ishte njeheresh rezidenca e parapelqyer per aristokracine e krahines si dhe qender peshkopale, se ciles perandor Androniku II Paleologu i rikonfirmoi me 1307 te drejtat dhe privilegjet e vjetra.
    Perfaqesues i drejtperdrejte i pushtetit bizantin ne Despotatin e Beratit ishte qefaliu, qe ishte para se gjithash nje funksionar ushtarak. Ne dokumentet e kohes ai cilesohet si "qefaliu i Beratit", por edhe "qefaliu i Vlores". Ne fakt, edhe rezidenca fikse e tij luhatej midis ketyre dy qendrave, qe ishin me te rendesishmet e despotatit. Me qellim qe qefaliu te mbahej sa me shume nen kontroll, pushteti qendror e vuri ate nen vartesine e nje funksionari epror, i cili ushtronte pushtet te pakufizuar ne despotat. Te tille "guvernatore te pergjithshem" ne Despotatin e Beratit deshmohen qe nga viti 1277. Ata zgjidheshin gjithmone nga rrethi familjar i perandorit dhe mbanin tituj te larte, si megas dukas, despot, protovestiar. Nese keta zgjidheshin gjithmone nga rrethi me i afert familjar i perandorit, qefalite ishin shpeshhere perfaqesues te aristokracise lokale. Shqiptare ishin, p.sh., qefaliu i pare i Beratit, me emrin Stano (1277), ose Gjon Pikerni (1314). Nivelet me te uleta te administrates dhe te ushtrise se despotatit perfaqesoheshin ne pjesen derrmuese nga elementi vendas. Fisnike nga familjet Matrenga, Skurra, Muzaka, Ganxha, Frengu etj. permenden vazhdimisht ne jeten politike te Despotatit te Beratit. Por tashme shume prej ketyre po e shfrytezonin postin dhe autoritetin per te ndertuar pushtetin e tyre te pavarur.
    Despotati i Beratit fitonte nje rol specifik ne kuadrin e Perandorise Bizantine te shek. XIII-XIV. Pervecse perfaqesonte "porten" e vetme bizantine drejt Perendimit, ai formonte edhe barrieren kryesore perballe ekspansionit te Serbise drejt jugut. Por, nga ana tjeter, Despotati i Beratit ishte edhe pikembeshtetja nga ku Perandoria Bizantine ushtronte presion mbi Despotatin fqinje te Artes (Epirit). Ky vazhdonte te ishte, qysh nga viti 1204, nje formacion i pavaruar. Despotet e tij bizantino-italiane nga familjet Engjelli e Orsini, gjate gjithe viteve 1270-1330 u perpoqen te ruanin pushtetin e tyre kundrejt perandoreve te Bizantit, te cilet kembengulnin ta quanin Despotatin si "toke te tyre", ndersa despotet e tij si "vasale" te perandoreve bizantine. Per te siguruar mbeshtetje ndaj presionit bizantin, despoti Niqifori I Engjelli pranoi, me 1294, te behej vasal i anzhuineve te Napolit. Me 1320, despoti tjeter, Nikolla Orsini, kerkoi t'i vinte tokat e tij nen mbrojtjen e Venedikut, duke njohur kete per kryezot. Nga ana tjeter, despotet e dobet te Epirit nuk ishin ne gjendje te mbyllnin cdo porte dhe te kerkonin ballafaqim me Bizantin. Pothuaj te gjithe ata, pas Mihalit II Engjell (1230-1268), ishin martuar me princesha nga oborri bizantin.
    Sidoqofte kjo loje e despoteve te Artes, per ta mbajtur mire sa me anzhuinet e Napolit, aq edhe me perandoret e Bizantit, shpehhere rezultoi te ishte e rrezikshme. Ne vitin 1303 e 1306 anzhuinet u shfaqen me ushtri nen muret e Artes per te kerkuar permbushjen e detyrimeve qe rridhnin nga vasaliteti i despotit Thoma (1296-1318). Po ashtu, ne vitin 1314 ushtria dhe flota e Despotatit te Beratit, nen komanden e qefalise Gjon Pikerni dhe protontinit te Vlores, Gjergj Ganxha, kryen nje inkursion mbi Arten nga toka e nga deti. Disa vjet me vone, me 1308, Janina bashke me pjesen me te madhe te Vagenetise (camerise) iu aneksua Despotatit bizantin te Beratit. Si qeveritar te ketij territori te ri bizantin, perandori Androniku II Paleolog caktoi komandantin shqiptar, sebastin Skurra.
    Dhjetevjecaret e fundit te pranise bizantine ne Shqiperi, perkatesisht ne Shqiperine e Poshtme, karakterizohen nga dy dukuri qe e benin gjithnje e me formale lidhjen e saj me Bizantin. Nga njera ane, ushtria dhe administrata bizantine mbusheshin gjithnje e me shume me elementin vendas, kurse, nga ana tjeter, po zgjerohej vazhdimisht numri i zonave autonome, ku pushtetin real e ushtronin kreret dhe zoterit e vendit. Njoftimet historike te viteve 30 te shek. XIV bejne te ditur se ate kohe Perandoria Bizantine vazhdonte te ruante kontrollin e saj kryesisht neper qytetet dhe keshtjellat e Despotatit te Beratit. Rrethinat e tyre, sidomos zonat e brendshme dhe malore, qeveriseshin tashme nga fisniket vendas. Me qellim qe t'i mbante te lidhur pas vetes kreret shqiptare, Perandoria Bizantine u detyrua ta njihte edhe me marreveshje te vecanta (synthekai) pushtetin e tyre, madje duke i shperblyer edhe me tituj te larte bizantine. Ate kohe, Andrea I Muzaka, zoti i fuqishem i viseve mes Ohrit, Kolonjes e Beratit, u shperblye me titullin e larte bizantin te "despotit", qe ishte i dyti ne hierarkine e titujve bizantine, pas atij te perandorit. Te tjere fisnike shqiptare u nderuan me te tjere tituj te larte, si sebastokrator etj.
    Megjithate tensioni midis pushtetit bizantin dhe aristokracise vendase shqiptare doli ne pah gjate lufterave civile ne Bizant (1321-1328) dhe shpertheu hapur pas ardhjes ne fuqi te perandor Andronikut III Paleolog (1328-1341). Midis viteve 1328-1333 Andronikut III iu desh te drejtonte vete disa fushata ushtarake per te nenshtruar shqiptaret e Ohrit, Devollit, Kolonjes, Epirit e te Thesalise. Sipas fjaleve te historianit bizantin Johan Kantakuzeni, pjesemarres dhe kryekomandant ne ato operacione, shqiptaret jetonin ne autonomi dhe nuk e njihnin pushtetin e perandorit.
    Por kryengritjet shqiptare shperthenin ne vatra te reja, sapo qe ushtrite bizantine arrinin te shuanin te meparshmet. Aty nga mesi i viteve 30 ato mberriten ne shkallen me te larte te pjesemarrjes dhe te organizimit te tyre. Ate kohe te pakenaqur nga politika e re centralizuese e ketij perandori dhe te vendosur te shkeputeshin njehere e mire nga Bizanti, kreret shqiptare ngriten ne kembe krahina te tera. Ne Vlore, Berat, Kelcyre, Skrapar, Kolonje e ne Oher, ne Epir dhe ne Thesali, kryengritesit shqiptare sulmuan qytetet dhe keshtjellat bizantine dhe pjeserisht i moren ato.
    Kryengritja shqiptare e shtyu perandorin Androniku III Paleolog te ndermerrte nje fushate te madhe ushtarake ne Shqiperi. I shoqeruar nga domestiku i madh, Johan Kantakuzeni, perandori bizantin hyri ne tokat e Despotatit te Beratit ne pranveren e vitit 1336. Ushtria bizantine, berthamen e se ciles e perbenin repartet e zgjedhura me mercenare osmane, i shtypi me ashpersi flaket e kryengritjes. Fshatra te tera u dogjen, nderkohe qe popullsise iu rrembyen pasuri te pacmueshme ne te holla, ne produkte e ne bageti. Kantakuzeni flet per 300 mije koke qe, 5 mije kuaj e 1 milion e 200 mije krere dhen te rrembyera pronareve shqiptare. Shtypja e kryengritjes shkaktoi valen e pare te madhe te eksodit shqiptar drejt jugut. Mjaft familje fisnike shqiptare u detyruan te lene gjene dhe pronat e tyre dhe te vendoseshin ne Peloponez. Te tjera u perpoqen te gjejne shpetim ne Durresin anzhuin dhe te marrin rrugen e Italise.
    Shtypja e dhunshme e kryengritjes ne Despotatin e Beratit percaktoi renien e levizjes edhe ne trevat e tjera. Despina e Epirit, Ana, dhe bashkesite shqiptare te Thesalise pranuan me ne fund te njihnin pushtetin bizantin.
    Megjithate, rivendosja e pushtetit bizantin ne trevat e Despotatit te Beratit, te Despotatit te Epirit dhe te Thesalise nuk e pati jeten e gjate. Tensioni antibizantin ne keto vise vazhdoi te mbetej i gjalle, dhe me vdekjen e perandorit Androniku III (1341), kryengritjet moren nje hov te ri. Tashme pasardhesit e Andronikut III, te angazhuar ne nje lufte te re per fronin dhe te ndodhur perballe nje ofensive te re te Serbise drejt Jugut, nuk mund te merreshin me kryengritjen shqiptare. Per rrjedhim, bizantinet u detyruan te lene ne duart e kryengritesve shqiptare edhe keshtjellat e tyre te fundit ne Shqiperi.

  31. #31
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    KREU III

    FUNDI I SUNDIMEVE Te HUAJA.
    FORMACIONET SHTETeRORE SHQIPTARE Ne SHEK. XIV - FILLIMI I SHEK. XV

    1. SHKePUTJA NGA BIZANTI DHE EKSPANSIONI SERB Ne TREVAT SHQIPTARE

    Shqiperia gjate sundimit te car Stefan Dushanit (1331-1355)
    Qendresa e organizuar e fisnikeve shqiptare, here-here e bashkerenduar edhe me anzhuinet e me fuqi te tjera evropiane, kishte mundur t'i mbaje serbet per mjaft kohe larg Durresit e Principates se Arbrit. Por pushtimi i ketyre te fundit si dhe i gjithe tokave shqiptare, njohu nje shkallezim te ri ne kohen e sundimit te mbretit serb, Stefan Dushanit (1331-1355). Qe ne veren e vitit 1336, ne ujdi me perandorin bizantin Androniku III Paleolog, i cili ne ate kohe drejtonte ekspediten ndeshkimore ne Shqiperine e Poshtme, mbreti serb organizoi nje fushate te madhe, ne perfundim te se ciles pushtoi viset qendrore midis Matit e Shkumbinit.
    Pushtimi serb u be shkas per riorganizimin e krereve shqiptare. Per t'i dhene me teper gjeresi qendreses se tyre, keta iu drejtuan per aleance mbretit Robert Anzhu te Napolit, i cili ishte i interesuar se tepermi per Durresin e prapatoken e tij qe anzhuinet vazhdonin t'i konsideronin feud te tyre. Ne fakt, mbreti Robert dergoi qe ate vit ne Shqiperi nje ushtri te vogel nen komanden e djalit te tij, Luigjit, e cila duhej te bashkepunonte me forcen kryesore te kryengritesve shqiptare. Ne muajin dhjetor midis Luigjit, qe perfaqesonte mbretin Robert, dhe despotit Andre II Muzaka, perfaqesuesit te krereve feudale shqiptare, u nenshkruan ne Durres paktet e aleances qe hapeshin me premtimin anzhuin per t'u ofruar ndihme ushtarake fisnikeve shqiptare. Paktet ne fjale numeronin edhe nje sere te drejtash e privilegjesh, te cilat anzhuinet ia njihnin posacerisht despotit Andre Muzaka dhe familjes se tij. Te tilla te drejta e privilegje kishin te benin me pronat e pasurite e tundshme e te patundshme te Muzakajve, me titujt, nderet e ofiqet, qe u ishin dhene atyre qe se hershmi nga perandoret e Bizantit e qe do t'u jepeshin ne te ardhmen nga mbreterit anzhuine etj. Kundrejt ketyre, despoti Andre Muzaka duhej te konfirmonte bindjen dhe besnikerine e tij ndaj oborrit anzhuin e t'i garatonte ato duke derguar peng ne Napoli njerin nga djemte e tij.
    Nje traktat te ngjashem anzhuinet e nenshkruan dy vjet me vone, me 1338, edhe me kontin Tanush Topia, te cilit i konfirmuan zoterimin e tokave midis Matit e Shkumbinit bashke me dhenien e nje shperblimi vjetor prej 1 000 grosh.
    Permbajtja e pakteve ne fjale, si dhe ecuria e deriatehershme e marredhenieve te oborrit anzhuin me kreret shqiptare, tregojne se pozita e tyre kundrejt njeri-tjetrit kishte ndryshuar ne favor te te dyteve. Anzhuinet jo vetem nuk ishin ne gjendje te impononin me force sundimin dhe vullnetin e tyre, por ne te kunderten, ata perpiqeshin t'i joshnin me tituj e privilegje zoterit e plotfuqishem shqiptare per te ruajtur sovranitetin e tyre formal mbi Durresin e mbi prapatoken e tij.
    Mobilizimi i ri i fisnikeve shqiptare nuk mundi t'u bente balle per nje kohe te gjate sulmeve te perseritura te serbeve. Brenda vitit 1343 forcat eprore te Dushanit kishin mundur te shtronin territoret e Arbrit te hershem, me kryeqender Krujen. Po ate vit qyteti i Beratit pesoi sulmin e pare nga nje ushtri serbe qe vinte nga ana e Ohrit. Ne veren e vitit 1346 ishte vete Stefan Dushani, qe ne krye te nje fushate te madhe, pushtoi njeren pas tjetres keshtjellat e Kosturit, Beratit dhe te Kanines. Ne 2-3 vjetet qe pasuan, Stefan Dushani, i cili qe prej vitit 1346 filloi te quhej "perandor i Romanise, i Sklavonise dhe i Arberise", aneksoi Epirin e Thesaline, duke krijuar nje perandori te re ballkanike, kufijte e se ciles fillonin nga Danubi e perfundonin ne gjirin e Korintit dhe ne detin Egje. Nje numer popujsh te huaj, shqiptare, bullgare, greke, vllehe hyne ne perberje te Perandorise Serbe.
    Perandoria e Stefan Dushanit qe konkretizimi i ambicieve pushtuese te klases feudale serbe. Ne vendet e pushtuara feudalet serbe u pajisen me fonde te medha tokesore qe iu rrembyen popullsise vendase. Burimet historike deshmojne masat vecanerisht te ashpra qe Stefan Dushani zbatoi ne dem te popullsise shqiptare. "Arbrit jane te shtypur keq nga zgjedha e padurueshme dhe teper e rende e sunduesve te urryer sllave..... Kleriket poshterohen e persekutohen, fisniket shpronesohen e burgosen", shkruhet ne nje relacion te vitit 1332 te kryepeshkopit freng te Tivarit, Guljelmi i Ades.
    Pushtimi serb solli ndryshime te medha persa i perket perberjes se elites sunduese. Ne krahinat apo ne qytetet e pushtuara u vendos nje administrate serbe, ne krye te se ciles qene njerezit me te afert te carit, te cilet mbanin sipas rastit titujt despot, cezar, qefali etj. Keshtu, ne krye te provinces se Beratit u vu despoti Ivan Aseni, kunati i carit serb, ne Epir u zgjodh Simeon Uroshi, vellai i tij, kurse ne Thesali Qezar Preljubi, i cili ne vitin 1355 u vra gjate nje revolte te shqiptareve te atyshem.
    Pushtimi serb solli ndryshime te reja nepermjet intensifikimit te shtypjes ekonomike e shoqerore te popullsise shqiptare. Kodi i Stefan Dushanit, dokumenti kryesor qe sanksiononte marredheniet ekonomike, politike e juridike te shtetasve te Perandorise me pushtetin e carit e te klases sunduese serbe, perfshinte ne sistemin e marredhenieve feudale edhe bashkesite e lira fshatare e blegtorale, duke i dhene ato si prone feudale per manastiret e per feudalet serbe. Nje mase e tille godiste rende fshataresine e lire shqiptare, posacerisht ate te zonave malore, qe kishte mundur t'i shpetonte deri atehere shfrytezimit feudal e te ruante nje fare autonomie politike ndaj pushtetit qendror. Kodi i Stefan Dushanit mbeshtetej ne institucionet juridike dhe dokesore serbe dhe si i tille ai ne shume aspekte binte ndesh me institucionet dhe traditen e popujve te tjere qe u perfshine ne suazen e shtetit serb. Ne mjaft raste ai shpallte ndalimin e institucioneve tradicionale vendase, sic qe ai i mbledhjeve (kuvendeve) te fshatit, ku vendosej e gjykohej per probleme te ndryshme, qe tani kalonin ne kompetence te feudaleve te vecante e te vete carit serb.
    Pasoja sidomos negative pati pushtimi serb ne viset veriore shqiptare e vecanerisht ne Kosove, ku sundimi serb zgjati gati dy shekuj. Te pasura me toka bujqesore, me qendra te zhvilluara minerare, zejtare e tregtare, keto territore kishin qene nje joshje e vazhdueshme per mbreterit serbe. Duke filluar nga shek. XIII, mbreterit serbe nga dinastia Nemanja punuan per ta zhvendosur epiqendren e shtetit te tyre nga Rasha ne drejtim te viseve te pasura te Kosoves e te Gentes. Qytetet e ketyre te fundit, Shkodra, Prizreni, Prishtina e Shkupi, u bene ne kohe te ndryshme seli te oborrit serb. Nje tjeter qender e rendesishme e Kosoves, Peja, prej mesit te shek. XIII u kthye ne qender te kishes autoqefale serbe.
    Zhvendosja e qendrave te gravitetit te shtetit serb drejt jugut u shoqerua me dukuri te tjera te natyres shoqerore e etnike, te cilat qene me te dukshme ne Kosove. Nje pjese e aristokracise vendase u shpronesua e u zevendesua nga aristokracia serbe e tokes, laike e sidomos fetare. Duke filluar nga gjysma e dyte e shek. XIII serbizohen kishat e manastiret e Kosoves dhe ndertohen shume syresh, te cilat u pajisen me fonde te medha tokesore. Ne kohen e sundimit te Stefan Dushanit, aty nga gjysma e shek. XIV manastiret, tashme te serbizuara, te Decanit, Grecanices, Banjskes, Kryeengjellit, manastiri i Hilandarit ne Malin Athos e krahas tyre peshkopatat e Pejes, Prizrenit etj., zoteronin nje pjese te konsiderueshme te fshatrave te Kosoves e te viseve te tjera veriore shqiptare.
    Shtrirja e shtetit serb ne drejtim te Kosoves u shoqerua edhe me ardhjen ketu te koloneve te rinj nga territoret e Serbise se mirefillte (Rashes). Te porsaardhurit populluan fshatrat e braktisura (selishte) ose u vendosen ne pronat e pervetesuara rishtazi nga feudalet apo kishat e manastiret serbe.
    Krahas kolonizimit, mbreterit serbe, e ne vecanti car Stefan Dushani, zbatuan nje politike qe synonte asimilimin e popullsive shqiptare te viseve te pushtuara. Si me te efektshme ne kete drejtim u zgjodhen represioni dhe persekutimet ne lemin fetar. Kapituj te tere te kodit te Stefan Dushanit dhe urdheresa te vecanta te carit serb parashikonin masa te rrepta, si sekuestrim te pasurise, damkosje, debim e deri denim me vdekje per te krishteret katolike e ortodokse, qe nuk pranonin te konvertoheshin ne ortodoksine serbe e nuk ripagezoheshin duke marre emra sllave. Krahas dokumenteve arkivore deshmitare te ndryshem te kohes, si udhetari anonim i vitit 1308, kryepeshkopi freng i Tivarit, Guljelm i Ades (1332), kardinali italian Guido da Padova (1350), e nenvizojne me theks te vecante kete aspekt te politikes se mbreterve serbe ndaj popullsive te pushtuara josllave, e cila ishte sanksionuar ne te drejten mesjetare serbe, kodin e Stefan Dushanit (1349). Masa te tilla goditnin ne radhe te pare popullsite shqiptare te besimit katolik e te atij ortodoks-bizantino te viseve veriore e verilindore, ku presioni i shtetit serb ishte me i forte. Ato percaktuan perhapjen e fenomenit te sllavizimit fetar-onomastik ne shtresa te caktuara te popullsise shqiptare. Kjo eshte arsyeja qe midis shek. XIII-XIV, krahas shqiptareve gjithsesi te shumte, qe mbanin emra, si Gjin, Dede, Gjon, Progon, Llesh, gjenden ne keto treva edhe shqiptare te tjere, te cilesuar nga vete dokumentacioni si te tille, qe mbanin emra sllave ose qe i ishin pershtatur onomastikes sllave. Emra, si Pribisllav, Radomir, Vladislav apo mbiemrat Voglic, Kuqevic, Flokovci, Gjinovci etj., deshmojne se ne kete kohe (gjysma e pare e shek. XIV) nje pjese e popullsise shqiptare te trevave veriore, nen presionin e dhunshem te pushtuesve serbe, gjendej ne nje faze kalimtare te nje asimilimi kulturor e fetar. Ne mjaft treva ky proces asimilimi u nderpre ne kushtet e reja qe u krijuan me shkaterrimin e shtetit serb e mberritjen e turqve osmane (gjysma e dyte e shek. XIV). Pikerisht ne kete kohe vihet re aty nje kthim i popullsise ne onomastiken karakteristike shqiptare, krahas dukurise se re te marrjes se emrave osmane. Megjithate, ne nje pjese te territoreve ne fjale, sidomos ne zona te vecanta te Gentes (Zetes), procesi i sllavizimit vazhdoi edhe pasketaj duke cuar gradualisht ne asimilimin kulturor dhe etnik te bashkesive te tjera shqiptare.
    Pushtimi serb i Stefan Dushanit, i ngarkuar me pasoja te renda ekonomike, shoqerore e etnike, ndeshi ne qendresen e ashper te popullsise shqiptare. Qe ne vitin e pare te sundimit te Stefan Dushanit, ne trevat veriperendimore shpertheu nje kryengritje antiserbe, ne krye te se ciles u vu bujari Dhimiter Suma (1332). Zgjerimi i saj e nxiti kryepeshkopin e Tivarit, Guljelmin e Ades, te projektonte organizimin e nje kryqezate te Perendimit kunder serbeve, e cila do te mbeshtetej ne kontributin vendimtar te kryengritesve shqiptare te zonave te veriut. Ne letren qe i dergonte per kete qellim dukes se Burgonjes, Filipit VII Valua, prelati freng pohonte se per organizimin e kesaj kryqezate antiserbe nuk mund te gjendej vend me i pershtatshem sesa zonat kryengritese ne fjale, "... ku populli arber mund te nxirrte ne lufte me se 15 000 kalores, burra te shendetshem, trima e luftetare te mire, te afte per cdo beteje".
    Qendresa e shqiptareve kunder pushtimit serb nuk qe karakteristike vetem per viset e veriut, por per te gjitha trevat shqiptare deri thelle ne Epir. Ajo doli akoma me ne pah pas vdekjes se carit serb, Stefan Dushanit (1355). Kryengritjet e zones se Beratit (1356) dhe te Himares (1358), e reduktuan pushtetin e despotit sllav Ivan Komnen Asenit vetem ne qytetin e Vlores e ne rrethinat e tij. Me 1356 deshtoi nje perpjekje per te ripushtuar Beratin me ndihmen e ushtrise se Simeon Uroshit, sundimtarit serb te Epirit. Megjithate, sipas nje shenimi te kohes ne nje nga kodiket e Beratit, serbet me ate rast u sollen aq mizorisht "saqe edhe te vdekurit i nxoren nga varri". Nje vit me pare, me 1355, shqiptaret e Thesalise ngriten krye kunder qeveritarit serb, Qezar Preljubit, dhe e vrane ate. Pak kohe pas ekspedites se tij kunder Beratit, edhe Simeon Uroshi, vellai i Dushanit, u detyrua nga shqiptaret e Epirit t'i linte zoterimet e veta. Ne kete menyre qe nga Genta e Kosova deri poshte ne Epir linden ose u ringjallen formacione politike te dyerve me te shquara shqiptare, Balshet, Gropajt, Topiajt, Matrenget, Muzaket, Zenebishet, Bua-Shpatat etj.
    Zhvillimi i pavarur politik i trojeve shqiptare hynte tani ne nje faze vendimtare, duke i orientuar ato gjithnje e me shume drejt krijimit te nje shteti te perqendruar shqiptar.

  32. #32
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    KREU III

    FUNDI I SUNDIMEVE Te HUAJA.
    FORMACIONET SHTETeRORE SHQIPTARE Ne SHEK. XIV - FILLIMI I SHEK. XV

    2. FORMACIONET SHTETeRORE SHQIPTARE Ne SHEK. XIV DHE Ne FILLIM Te SHEK. XV

    Despotati shqiptar i Artes
    Aty nga fundi i shek. XIII ne Epir fillon te shquhet familja fisnike Shpata. Ne vitin 1304 nje dokument anzhuin i rendit Shpatajt midis aristokrateve me ne ze te Shqiperise.
    Ashtu si dhe per shtepite e tjera fisnike shqiptare, edhe per Shpatajt procesi i fuqizimit dhe i emancipimit politik kishte ndjekur nje rruge vazhdimisht ne ngjitje, derisa gjeti shprehjen me te plote pas shembjes se Perandorise Serbe te Stefan Dushanit (1355). Ne ate cast Shpatajt e fisnike te tjere shqiptare e shtrine sundimin e tyre politik ne krejt Epirin dhe, ne vitet qe pasuan, filluan te zgjerohen ne krahinat fqinje jugore te Akarnanise e te Etolise. Qeveritari serb i Epirit, mbreti Simeon Uroshi, u detyrua te largohej ne Thesali, ku zuri vendin e komandantit serb Qezar Preljubit, i vrare gjate nje perpjekjeje me shqiptaret e atyshem. Perfaqesues te tjere te aristokracise dhe te administrates se vjeter bizantino-serbe gjeten strehim ne qytetin e Janines.
    Shtrirja e pushtetit te fisnikeve shqiptare ne Epir ndeshi pengese te pinjolli i fundit i dinastise se vjeter sunduese te Epirit, despoti Niqifori II Engjelli. Ne veren e vitit 1358 ky u doli perpara forcave shqiptare ne vendin e quajtur Akelou (Akarnani). Ushtria e tij, e perbere pjeserisht prej mercenareve osmane, u asgjesua ne betejen e pergjakshme qe u zhvillua aty e ku vete despoti bizantin humbi jeten.
    Pas betejes se Akelout krahinat jugore te Epirit, te Akarnanise e te Etolise u perfshine ne kuadrin e dy formacioneve shteterore shqiptare. I pari, me qender ne Arte, kishte ne krye fisnikun Pjeter Losha, kurse i dyti, me qender ne Angjelokaster (Akarnani), drejtohej nga despoti Gjin Bua Shpata. Pas vdekjes se Pjeter Loshes me 1374, Despotati shqiptar i Artes dhe ai i Angjelokastres u bashkuan nen sundimin e despotit Gjin Bua Shpata. Zoterimet e ketij te fundit perbenin tani nje vazhdimesi territoresh prej gjirit te Korintit, ne jug, deri ne derdhjen e lumit Akeront (Glyki), ne veri, ku puqeshin me zoterimet e Gjon Zenebishit. Megjithate ne pjesen lindore te Epirit mbeti nje territor i ngushte me qender Janinen, i cili nuk u perfshi ne kufijte e ketyre dy formacioneve shqiptare fqinje. Ketu perfaqesuesit e fisnikerise e te administrates se vjeter serbo-bizantine te Epirit u perpoqen te organizojne qendresen kunder hegjemonise se krereve shqiptare. Te mbeshtetur edhe nga qeveritari i deriparadokohshem serb i Epirit, Simeon Uroshi, ata munden te imponojne si qeveritar te Janines despotin serb Thoma Preljubovic. Si djale i Qezar Preljubit, qeveritarit te Thesalise te vrare me 1355 nga shqiptaret, Thomai trashegoi nje armiqesi dhe urrejtje te pashuar kunder tyre.
    Despotati i Janines ishte mbeturina e fundit e sundimit serb ne Epir. Qenia e tij perbente nje rrezik real per formacionet fqinje shqiptare te Gjirokastres e te Artes, pasi Thoma Preljubovici veshtronte t'i zgjeronte kufijte e despotatit te tij pikerisht ne dem te zoterimeve te Shpatajve e te Zenebisheve. Nga ana tjeter, despoti serb nuk ngurroi te therriste per ndihme kunder sundimtareve shqiptare reparte serbe, italiane e, c'ishte me keq, osmane, duke e kthyer Epirin ne nje fushe beteje ku mercenaret e huaj mbillnin terror e shkaterrime te pafundme.
    Keto arsye, si dhe arsye te tjera te natyres ekonomike (Janina ishte nje qender mjaft e pasur ekonomike e tregtare), i futen sundimtaret shqiptare te Epirit ne nje konflikt te gjate te armatosur me despotin e Janines. Per tre vjet rresht (1370-1373) keshtjella e Janines iu nenshtrua rrethimit e sulmeve te njepasnjeshme te despotit te Artes, Pjeter Losha, e te aleateve te tij, bashkesive shqiptare te mazarakeve e te malakaseve qe banonin perreth Janines. Megjithese u detyrua te kerkonte paqe, Thoma Preljubovici nuk pushoi se perndjekuri e se tiranizuari popullsine shqiptare te Janines e te fshatrave perreth, nga e cila terhiqte rober e pengje qe i mbyllte ne burgje te posacme. Per kete zell te tij kunder shqiptareve, bashkekohesit i ngjiten despotit serb nofken "shqiptarovrases" (alvanitoktonos).
    Pas vdekjes se Pjeter Loshes, me 1374, ne krye te despotatit te Artes u vu zoti i Angjelokastres, Gjin Bua Shpata. Ne kohen e sundimit te tij, konflikti me despotin serb, Thoma Preljubovicin, u ashpersua edhe me. Qe ne vitin 1375 Gjin Bua Shpata u shfaq me ushtrine e tij nen muret e Janines. Qyteti mundi te qendroje edhe kesaj radhe fale mureve te tij te papushtueshme. Gjithsesi, i interesuar per pushimin e armiqesive, Thomai i ofroi Shpates doren e se motres, Helenes.
    Por martesa nuk e fashiti konfliktin midis Gjin Bua Shpates dhe Thomait. Per me teper, ne vitet qe vijuan Janina u be pre e sulmeve te bashkesise shqiptare te malakaseve. Nen komanden e Gjin Fratit keta e sulmuan keshtjellen me se pari ne vitin 1377, por pa mundur ta merrnin ate. Dy vjet me vone, me 1379 malakaset arriten te zinin ishullin ne liqen si dhe kullen e brendshme te keshtjelles se Janines. Kesaj radhe ne ane te tyre qendronin edhe pjesetare te parise vendase, perfshi mitropolitin Mateo, perkrahes i Gjin Bua Shpates. Por edhe kesaj radhe shqiptaret deshtuan ne qellimin e tyre. Mungesa e mjeteve te mjaftueshme ua beri atyre te pamundur qe te shperthenin muret e keshtjelles, qofte nga toka e qofte nga liqeni. Mitropoliti Mateo u detyrua te linte Janinen bashke me te tjere dhe te strehohej te Gjin Bua Shpata.
    Krahas despotit serb te Janines, formacioni i Shpatajve te Artes u fut ne kete kohe ne nje konflikt te ashper me anzhuinet e Napolit, te cilet qysh prej nje shekulli vazhdonin te ngulnin kembe ne pretendimet e tyre mbi bregdetin epirot. Ky konflikt u shpreh me se pari ne perleshjet e armatosura me forcat e kontit Leonard Toko, qe sundonte mbi ishujt e Qefalonise e Leukades si vasal i mbretereshes Xhovana te Napolit. Dokumentet e kohes informojne se qysh ne vitin 1360 "konti i Qefalonise bente lufte te madhe me Despotatin e arberve". Ne vitet qe pasuan ndeshja me anzhuinet u ndez edhe me keq. Ne vitin 1378 mbreteresha e Napolit organizoi nje fushate te madhe per asgjesimin e Despotatit shqiptar te Artes. Berthama e ushtrise se grumbulluar prej saj perbehej nga Urdhri i Joaniteve te Rodit, nje formacion i famshem per bemat e tij luftarake, qe ishte futur ne sherbim te anzhuineve te Napolit.
    Ekspedita anzhuine filloi me marrjen e Naupaktit (Lepantos), keshtjella me jugore e Shpatajve, e vendosur mbi bregun verior te gjirit te Korintit. Prej kendej ajo perparoi drejt veriut e brenda pak kohe qendra e Despotatit shqiptar, Arta, u ndodh nen rrethimin e ushtrise napolitane. Gjate betejes vendimtare qe u zhvillua nen muret e Artes, despoti Gjin Bua Shpata korri nje fitore te madhe. Vete kryekomandanti i ekspedites anzhuine, Mjeshtri i Madh Huan Fernandez Heredia i Urdhrit te Joaniteve, u zu rob prej shqiptareve.
    Ne pranvere te po atij viti, Gjin Bua Shpata fitimtar mbi anzhuinet, rifilloi sulmet sistematike mbi Janinen. Thoma Preljubovici kesaj radhe gjeti nje aleat te fuqishem kunder shqiptareve te turqit osmane, te cilet kishin filluar te vendoseshin ne Thesaline fqinje. Disa here brenda viteve 1380-1384 reparte osmane, te thirrura nga Thomai, kryen inkursione shkaterruese ne zoterimet e Gjin Bua Shpates e ne ato te Gjon Zenebishit, duke lehtesuar presionin e tyre mbi Janinen. Me ndihmen e osmaneve, despoti Thoma pushtoi perkohesisht nje numer fshatrash rreth Janines si dhe keshtjellen e Paramithise (Shen Donatit). Gjithsesi, tirani i Janines ra pre e nje komploti dhe, i urryer nga te gjithe, vdiq ne dhjetor 1384. Ne vend te tij paria e Janines e mbreti serb i Thesalise, Joazaf, thirri e vuri italianin Izau Buondelmonte Acajuolin, kunat i kontit Leonard Toko te Qefalonise. Ky gezonte njeheresh mbeshtetjen e perandorit te Bizantit, te Venedikut, Firences dhe te Mbreterise se Napolit. Marredheniet e shqiptareve me Despotatin e Janines mbeten te tendosura edhe ne kohen e sundimit te Izaut, ndonese aty nga viti 1394, ky mori per grua te bijen e Gjin Shpates, Irenen, i nxitur edhe nga arkondet e qytetit. Inkursionet e reparteve osmane, te thirrura nga despoti i ri i Janines, vazhduan edhe pasketaj, madje per te siguruar mbeshtetjen me te madhe te sulltanit osman, despoti Izau u shpall vasal i tij (1387). Nderkohe mbi Despotatin shqiptar te Artes qene intensifikuar edhe sulmet e kontit te Qefalonise Karl Tokos, nip i Izaut.
    Ne rrethana te tilla te veshtira, me 29 tetor te vitit 1399 vdiq despoti Gjin Bua Shpata "burre i fuqishem, i admirueshem e lavdi e Arberise", sic e quan ate nje kronike e kohes. Me emrin e tij eshte e lidhur periudha me e lulezuar e historise se Despotatit shqiptar te Artes. Zoterimet e Shpatajve u ndane midis te aferme te tij, qe shpeshhere ishin ne armiqesi e meri me njeri-tjetrin. Nje meri e tille ekzistonte dhe midis Muriq Shpates dhe Sguro Bua Shpates, qe qeveriste zoterimet jugore te Shpatajve. Si vella i Gjinit, ketij i takonte te ishte trashegimtar i ligjshem i fronit. Por Muriqi, i ri dhe ambicioz, mundi ta menjanoje kusheririn e tij plak dhe te marre ne dore drejtimin e principates.
    Me ardhjen ne pushtet vemendja e Shpates se ri u zhvendos nga Lindja, ku despotet e Janines dhe osmanet e Thesalise kishin qene kujdesi kryesor i paraardhesit te tij te madh. Me komandantet osmane te Thesalise Muriqi nuk e pati te veshtire te gjente nje modus vivendi, sidomos pas katastrofes qe sulltan Bajaziti pesoi nga mongolet e Timurlengut ne betejen e Ankarase (1402). U shtensionuan edhe marredheniet me despotin Ezau te Janines, qe ishte njerk i Muriqit dhe qe per me teper kerkoi doren e vajzes se Muriqit per djalin e tij te lindur nga martesa me shqiptaren Evdoqia Balsha, vajze e Gjergjit I Balsha.
    Ne kete menyre vemendja e Muriq Shpates u perqendrua nga rreziku qe i vinte zoterimeve te tij nga konti i Qefalonise Karl Tokoja. Per sa kohe ne krye te principates kishte qene Gjin Bua Shpata, Tokoja kishte dale gjithnje i mundur nga ballafaqimi me shqiptaret. Keta, madje, ishin ne gjendje te organizonin me anije sulme mbi ishujt e tij te Qefalonise dhe Leukades, gje qe e kishte shtyre kontin te kerkonte ndihmen e Napolit e te Venedikut.
    Por ne vitet e para te sundimit te Muriq Shpates, raporti i forcave paraqitej i ndryshuar ne favor te Tokos. Grindjet dhe pakenaqesite ndaj sundimtarit te ri te Artes shtyne mjaft feudale shqiptare dhe krere bashkesish nga Parga, Paramithia, Margellici e Janina (perfshire bashkesite e medha te mazrekeve e malakaseve) te dorezoheshin perpara dhuratave dhe premtimeve qe u drejtoi atyre me bollek konti Karl Toko. Ne kete menyre, me nje ushtri, lulen e se ciles e perbenin luftetaret shqiptare, ku shquheshin vellezerit Muriq e Dhimo Bua, si dhe me ndihmen e nje flote te ofruar nga mbreti i Napolit, Karl Tokoja, filloi t'i rrembeje Muriq Shpates njerin zoterim pas tjetrit. Si pasardhes i konteve nga familja Orsini te Qefalonise, ai pretendonte te behej, ashtu sic qene bere ata nje shekull me pare, despot i krejt Epirit.
    Ne kete menyre, me lufte dhe me shume me dredhi, Karl Tokoja u rrembeu Shpatajve nje sere keshtjellash, fillimisht ne jug te gjirit te Artes, si Katohine, Varnakun, Kandilen, Anatolikon e Dragomestin (1401-1404). Prej kendej ai filloi sulmet dhe plackitjet ne territorin e Angjelokastres e te Artes. Shume shpejt Muriq Shpata u detyrua te leshoje keshtjellat e Riniases e Ajtoit, qe siguronin mbrojtjen e Artes. Gjate nje beteje me forcat e Tokos, u plagos rende e me tej vdiq edhe vellai i legjendarit Gjin Bua Shpata, Sguroj, i cili te pakten ne castet e fundit gjeti ngushellim kur pa se Muriq Shpata me forcat e tij po vraponte t'i vinte ne ndihme.
    I biri i Sguros, Pal Shpata, ne pamundesi t'i ruante zoterimet qe i la i ati ne jug te gjirit te Artes, nxitoi t'ia ofroje ato Venedikut. Me 1402 ai i propozoi ketij leshimin e keshtjelles se rendesishme bregdetare te Lepantos si dhe vete kryeqendren e vet, Angjelokastren. Ndersa mori ne dorezim te paren (1407), kundrejt nje shperblimi, Republika e Venedikut u mor vesh me Karl Tokon qe e dyta, Angjelokastra, t'i kalonte ketij te fundit (1408). Ne kete menyre Shpatajt humben perfundimisht zoterimet ne jug te gjirit te Artes, ne Etoli e ne Akarnani.
    Ne kushtet e dobesimit e te percarjes se krereve shqiptare, konti Karl Toko nuk e pati te veshtire te zinte vendin e despotit Ezau te Janines, kur ky i fundit vdiq (1411). Krahas elementeve te parise se qytetit, ku u shqua greku Simon Stratigopulos dhe dhendri i tij, serbi Stefan Vojsllavi, dorezimin e Janines ne duar te Karl Tokos e perkrahen edhe mjaft krere e bashkesi shqiptare, brenda e jashte qytetit, te cilet ai i kishte joshur me dhurata e premtime. Tashme i pafuqishem ndaj ngjitjes se rivalit te tij, Muriq Shpata nuk qe ne gjendje te shfrytezonte momentin e favorshem pas thyerjes se ushtrive te Tokos nga Gjon Zenebishi ne betejen e Kranese, afer Mesopotamit (1411). Me 1415 ai vdiq, duke ia lene barren e drejtimit, te asaj qe kishte mbetur nga Principata e dikurshme e Gjin Bua Shpates, vellait te tij, Jakupit, qe kishte kaluar ne fene islame.
    Jakupi tregoi qe ne fillim nje dinamizem e trimeri qe s'e kishin karakterizuar vellane e tij. Me te u bashkuan mjaft edhe nga kreret apo bashkesite shqiptare qe ishin hedhur ne anen e Karl Tokos, sic qe, p.sh., prijesi i shquar Muriq Bua.
    Ne pamundesi per ta thyer sundimtarin e ri shqiptar ne fushe te hapur, Karl Tokoja i pergatiti atij nje prite ne keshtjellen e Vombljanes, afer Artes. I ftuar nga keshtjellari i saj, njeri i Karl Tokos, gjoja per ta marre ne dorezim keshtjellen, Jakup Shpata u sulmua tradhtisht nga forcat e Tokos ndersa u qe afruar me trupat e tij mureve te saj. Jakupi vdiq me shpate ne dore mes luftetareve te tij. Me vrasjen e tij u shenua dhe fati i Artes dhe i gjithe zoterimit te Shpatajve. Me 4 tetor 1416 Karl Tokoja hyri ne Arte. Pinjollet e fundit te Shpatajve ose pranuan te hyjne ne sherbim te Karl Tokos, ose emigruan drejt Morese dhe ishujve te Jonit.

  33. #33
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    KREU III

    FUNDI I SUNDIMEVE Te HUAJA.
    FORMACIONET SHTETeRORE SHQIPTARE Ne SHEK. XIV - FILLIMI I SHEK. XV

    2. FORMACIONET SHTETeRORE SHQIPTARE Ne SHEK. XIV DHE Ne FILLIM Te SHEK. XV

    Principata e Zenebisheve
    Emri i Zenebisheve, si nje nder familjet fisnike me te shquara te Shqiperise se Poshtme, permendet krahas dyerve me ne ze shqiptare ne nje dokument te vitit 1304. Shkelqimin me te madh kjo familje e arriti pas gjysmes se dyte te shek. XIV, kur ne krye te saj ishte sebastrokratori Gjon Zenebishi (?-1418). Kryeqendra e ketij te fundit ishte keshtjella e Gjirokastres, e cila permendet per here te pare pikerisht ne kete kohe si rezidence e Zenebisheve. Ne vitet 70 te shek. XIV zoterimi i Zenebisheve perfshinte, vec Gjirokastres dhe rrethet e saj, luginen e Drinos, Delvinen dhe nje pjese te mire te zones se pasur te Vagenetise (camerine e Siperme), deri ne derdhjen e poshtme te lumit Gliki, ku zoterimet e Gjon Zenebishit kufizoheshin me ato te vjehrrit dhe aleatit te tij, Gjin Bua Shpates se Artes. Se bashku me kete te fundit, Gjon Zenebishi ndermori inkursione te vazhdueshme kunder keshtjelles se Janines, ku sundonte despoti serb Thoma Preljubovici, armik i betuar i shqiptareve, i cili, sic eshte theksuar tashme, i thirri per here te pare osmanet ne keto ane me 1380 kunder shqiptareve. I mbeshtetur dhe nga nje pjese e parise serbo-bizantine te Janines, Thomai mundi ta ruante sundimin brenda mureve te Janines, deri ne vrasjen e pergjakshme te tij, ne vitin 1386.
    Despoti i ri i Janines, italiani Ezau Buondelmonti Acajuoli (1386-1411), i cili mori pushtetin ne Janine si perfaqesues i interesave te huaja ne ate qytet e ne krejt Epirin, ndoqi qe ne fillim nje politike agresive ndaj sundimtareve shqiptare te kesaj treve, vecanerisht ndaj Gjon Zenebishit. Me ndihmen e reparteve osmane ai i mori ketij te fundit portet dhe tregjet e rendesishme te Sajadhes e Kastroviles, buze detit Jon (cameri e sotme). Por ne pranveren e vitit 1399, ushtria e Zenebishit u shkaktoi forcave te despotit Ezau nje disfate fatale gjate nje beteje ne Dhiver (Mesopotam), ku vete despoti i Janines u zu rob nga sundimtari shqiptar, qe sakaq e mbylli ne burgun e keshtjelles se tij te Gjirokastres. Te gjithe aleatet e Ezaut, nga komuna e Firences, qe e kishte qytetar te vetin, Mbreteria e Napolit, Republika e Venedikut e deri te komandanti osman i Thesalise, nderhyne te Gjoni per lirimin e tij. Te njejten gje i kerkoi Zenebishi edhe aleati e vjehrri i tij, Gjin Bua Shpata i Artes. Ezau u leshua kundrejt nje shperblimi te majme prej 10 mije cope florinjsh. Gjithsesi, ai pushoi se qeni nje shqetesim per zoterimet e Zenebishit, i cili shtiu perseri ne dore limanet dhe tregjet bregdetare nga Sajadha e Kastrovila e deri ne Parge. Porse mbajtja e ketyre vendeve beri te pashmangshem nje konflikt te ri me Republiken e Venedikut. Perleshjet e para te Gjon Zenebishit me Venedikun ishin regjistruar qe ne vitin 1386, kur ky i fundit, pasi shtiu ne dore ishullin e Korfuzit, i rrembeu Zenebishit edhe disa nga qendrat kryesore ushtarake e ekonomike te bregdetit, si Butrintin, Ksamilin dhe Sajadhen. Kjo e fundit u rimor prej Gjonit aty nga viti 1400. Per Sajadhen, vecanerisht per kriporet me fame te atij vendi, te cilat konkurronin rende kriporet veneciane te Korfuzit, u luftua me kembengulje si nga Venediku, ashtu edhe nga Zenebishi. Ne nje leter, qe i conte per kete ceshtje Senatit te Venedikut ne qershor 1401, Gjon Zenebishi bente te qarte se "paqja e tij me Republiken do te sigurohej vetem kur Venediku te hiqte dore nga perpjekjet per te shtene ne dore kullen dhe kriporet e Sajadhes, qe ai i kishte trasheguar nga te paret dhe qe ishin buka e tij".
    Megjithate, rrethanat e krijuara ne vitet e para te shek. XV e detyruan Gjon Zenebishin te hiqte dore si nga Sajadha, ashtu dhe nga Kastrovila e Parga dhe te kerkonte rregullimin e marredhenieve me Republiken e fuqishme te Venedikut.
    Vdekja e despotit Ezau, me 1411, nxori perseri ne plan te pare problemin e pushtetit ne Janine. E veja e Ezaut, Evdokia Balsha, vajze e te famshmit Gjergjit I Balsha, iu kundervu perpjekjeve te nje pjese te parise se qytetit, qe donte t'ia dorezonte qytetin nipit te despotit Ezau, kontit te Qefalonise, Karl Toko. E mbeshtetur kryesisht nga shtresat e ulta dhe te mesme te qytetit, "despina e Arberise" hyri ne traktaktiva me Gjon Zenebishin, gje qe vuri ne levizje perkrahesit e Karl Tokos. Pas nje komploti te organizuar prej tyre, despina Evdokia u detyrua te braktiste qytetin dhe te strehohej perkohesisht te Gjon Zenebishi ne Gjirokaster.
    Ambiciet e despotit te ri te Janines, Karl Tokos, qe synonte te vinte nen sundimin e tij te gjitha territoret e Despotatit te dikurshem te Epirit, e cuan ate drejt nje ndeshjeje te pashmangshme me zotin e fuqishem te Gjirokastres. Ne veren e vitit 1411 Gjon Zenebishi i zuri rrugen ne Kranese (Mesopotam) ushtrise se Karl Tokos, qe kishte depertuar ne thellesi te zoterimeve te tij dhe synonte te kapte Gjirokastren. Ne betejen e ashper te zhvilluar ne ate vend, forcat e Zenebishit arriten nje fitore te bujshme duke e asgjesuar krejtesisht ushtrine e Tokos. Pasketaj, ky u perpoq t'i bente balle sundimtarit shqiptar duke u mbeshtetur kryekeput tek aleanca qe lidhi me osmanet dhe qe u vulos edhe me martesen e vajzes se tij me Musa Beun, pretendentin e fronit.
    Presioni osman, i cili ishte vecanerisht i forte ne zoterimet e Zenebisheve dhe te Shpatajve te Epirit, e shtyu Gjonin te kerkonte aleancen e Republikes se Venedikut. Ne korrik te vitit 1414 ai i kerkoi kesaj te fundit t'i vinte ne dispozicion 30 balestriere, me te cilet te mund te mbronte keshjellat e tij dhe njeheresh te ndalte vershimin e osmaneve ne brigjet e Jonit. Ne te njejten kohe, sundimtari shqiptar kerkonte nga Venediku qe te lejohej te blinte disa prona ne Korfuz, ku te mund te strehohej ne rast se do te detyrohej te largohej nga vendi i tij.
    Ne fakt, deri ne ate kohe, ne Korfuz ishin vendosur mjaft familje shqiptare te ikura nga zoterimet e Zenebishit per shkak te kushteve te renda te krijuara nga inkursionet e osmaneve. Ne veren e vitit 1418 nje ushtri osmane prej 30 000 vetash, e thirrur nga Karl Tokoja, hyri ne zoterimet e Zenebishit. Pasi pushtoi mjaft vise e keshtjella, Hamza Beu, dhender i Tokos, rrethoi Gjirokastren. Sundimtari plak i Gjirokastres mundi t'i bente balle ketij sulmi te pare mbi kryeqendren e tij, por, kur osmanet ndermoren ne vjeshten e pare te atij viti, nje fushate te re akoma me te fuqishme, ai nuk jetonte me dhe djemte e tij ua leshuan ate osmaneve dhe u strehuan ne Korfuz. Nga Korfuzi trashegimtaret e sebastokratorit te shquar, Gjon, te mbeshtetur edhe nga Venediku, Papati dhe Mbreteria e Napolit, nuk i reshten perpjekjet per te cliruar zoterimet aterore, duke organizuar e duke u vene ne krye te kryengritjeve te fuqishme antiosmane.

  34. #34
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    KREU III

    FUNDI I SUNDIMEVE Te HUAJA.
    FORMACIONET SHTETeRORE SHQIPTARE Ne SHEK. XIV - FILLIMI I SHEK. XV

    2. FORMACIONET SHTETeRORE SHQIPTARE Ne SHEK. XIV DHE Ne FILLIM Te SHEK. XV

    Principata e Topiajve
    Ne kapercim te shek. XIII-XIV, roli i familjes se shquar fisnike te Skurrajve ne treven e Arbrit u kishte kaluar fisnikeve te familjes Topia. Emri i kesaj familjeje nuk permendet para shek. XIII.
    Ne vitet 70 te shek. XIII behet fjale per nje pinjoll te saj, perfaqesues i aristokracise ushtarake me titullin miles. Ne ate kohe Topiajt diten t'i benin vend vetes, duke u shkeputur nga Bizanti e duke vendosur lidhje te ngushta me anzhuinet e Napolit si dhe me Papatin e Romes. Ketij te fundit Topiajt i premtuan kalimin e tyre nga riti ortodoks ne ate katolik. Per rrjedhoje, kisha e Romes u njohu Topiajve si zoterim te familjes tokat midis rrjedhes se Matit dhe asaj te Shkumbinit, te cilat perputheshin pak a shume me shtrirjen e Principates se dikurshme te Arbrit. Te drejtat e Topiajve mbi keto vise u konfirmuan me 1338 edhe nga anzhuinet e Napolit, te cilet e konsideronin veten kryezot te Durresit e te Arbrit si dhe Topiajt vasale te tyre. Topiajt ishin shpallur vasale te mbretit te Napolit, Karli I Anzhu, qe ne vitin 1272. Megjithate varesia e tyre nga oborri i Napolit mbeti thjesht formale. Si mbreti Karli I, ashtu dhe pasardhesit e tij, Karli II e Roberti I Anzhu, ankoheshin vazhdimisht ne aktet e tyre per "mosbindjen" madje edhe per "rebelimet" e vazhdueshme te Topiajve dhe te krereve te tjere shqiptare kunder pushtetit sovran te tyre. Megjithate, te ndergjegjshem se s'do te mund ta ruanin autoritetin e tyre mbi Durresin dhe Arbrin, anzhuinet kembengulnin t'i mbanin afer Topiajt, qofte duke u falur here pas here "fajet", qofte duke u dhene edhe provizione (para) te medha vjetore, sic vepruan me 1338 me kontin Tanush Topia. I vellai i ketij te fundit, Domeniku, ishte klerik i larte dhe ne vitin 1336 mbreti Robert Anzhu e kishte terhequr ne oborrin e Napolit si kapelan e keshilltar te tij.
    Marredheniet e Topiajve me anzhuinet e Napolit pesuan nje ngrirje te forte ne kohen e sundimit te Andreas, djalit te Tanushit. Ndonese qe martuar me nje vajze jashte martese te mbretit Robert, Andre Topia tregohej fare i pabindur ndaj tij, aq sa anzhuini vuri njerez dhe e vrau.
    Zoterimi i Topiajve arriti fuqine dhe shkallen me te larte te organizimit ne kohen e princit Karl Topia, djali i madh i Andreas, qe erdhi ne fuqi ne vitin 1359. Brenda viteve 50 te shek. XIV ai arriti te konsolidonte ne lufte me rivalet e shumte pushtetin e vet ne treven e Arbrit. Ashtu si paraardhesit e vet, Karli shfrytezoi mjeshterisht per kete qellim lidhjet e hershme te familjes se tij me anzhuinet e Napolit. Ai nuk ngurronte te vinte ne dukje "lidhjet e gjakut" qe kishte me keta te fundit nga e ema. Ne kete kuptim ai i shtoi stemes familjare te Topiajve, qe paraqiste nje luan, edhe simbolin e anzhuineve, zambakun.
    Pavaresisht se u meshonte lidhjeve te vecanta te Topiajve me kryezoterit e Napolit, Karli kishte vendosur t'u shkepuste ketyre qytetin e Durresit. Me 1362 forcat e tij sulmuan Durresin nga toka dhe nga deti. Ndonese nuk u mor dot, qyteti u detyrua t'i paguaje Topise nje tribur vjetor, i cili nxirrej nga rritja e taksave mbi tregtaret e huaj qe vizitonin Durresin.
    Sulmi i Karl Topise mbi Durresin ngjalli shqetesim sa ne bashkesine e ketij qyteti, qe i trembej pushtetit feudal, aq dhe te mbreteresha Xhovana e Napolit, dhe te Republika e Venedikut. Kjo e fundit nuk mund te pajtohej me faktin qe princi shqiptar zoteronte tashme nje flote ushtarake, te ankoruar ne Kepin e Rodonit ne veri dhe ne Kepin e Melit (caput Meliarum) ne jug te Durresit, me te cilen ai mund te kontrollonte ose te demtonte trafikun e anijeve veneciane neper Adriatik. Ndaj ne maj te vitit 1364 Senati i Venedikut e urdheronte kapitenin e flotes se Adriatikut qe te pengonte cdo aksion te flotes se Karl Topise dhe, ne rastin ekstrem, t'i kapte anijet shqiptare dhe t'i digjte ato, si dhe te shkaterronte bazen e tyre ne Kepin e Melit. Te gjitha keto duhet te beheshin ne menyre te fshehte pa rene ne sy te princit shqiptar, me te cilin gjithsesi Republika ishte e interesuar te mbante marredhenie te mira. Ne fakt Topia pati rastin te tregonte se nuk ishte nje sundimtar i zakonshem, kur po ate vit theu te fuqishmin Gjergj Balsha. Ndaj, me qellim qe te ndikonte sa me shume mbi princin shqiptar, ne prill te vitit 1366 Senati i Venedikut e shpalli Karl Topine qytetar te Venedikut. Megjithate kjo nuk e ndali kete te fundit te forcoje floten e tij dhe te intensifikoje sulmet mbi Durresin. Me ne fund, ne muajt e pare te vitit 1368, qyteti ra ne duart e Topise. Nga ai cast sundimtari shqiptar i shtoi titullit te tij si "princ i Arbrit" edhe titullin tjeter te "zotit te Durresit".
    Ne jug Principata e Topiajve u be fqinje me ate te Muzakeve, te cilet, aty nga viti 1370, aneksuan zoterimin e sebastokratorit Vlash Matrenga, qe shtrihej midis derdhjes se Shkumbinit dhe Semanit. Gjithsesi aleanca e Muzakajve me Balshajt e veriut e keqesoi gjendjen e principates se Karl Topise, duke shtrenguar daren rreth saj. Ishte keqesuar nderkohe edhe pozita nderkombetare e saj. Sovranet e Napolit nuk ia falen "vasalit" Karl Topia marrjen e Durresit me 1368. Plot moskuptime e perplasje paraqiteshin edhe marredheniet me Venedikun, pavaresisht qe Republika e detrave e kishte shpallur Karl Topine qytetar te saj. Marredheniet ishin ftohur dukshem edhe me Papatin e posacerisht me papen Gregori XI, i cili nuk i falte princit shqiptar prirjet "heretike" duke e akuzuar ate per patarin (ithtar i levizjes antipapale patarine). Edhe miqesia me Raguzen dhe me Hungarine nuk i sillte ndonje avantazh te madh Karl Topise ne planin politik. Raguza ishte ne fakt nje fuqi tregtare, por ajo s'kishte ndonje peshe ne ngjarjet politike e ushtarake. Persa i perket afrimit me Mbreterine Hungareze, ne sfond te saj qendronte thjesht armiqesia e kesaj te fundit me Venedikun, pra kishte karakter koniunktural pa ndonje ndikim ne planin praktik.
    Ne kushte te tilla, kur dhe marredheniet me bashkesine qytetare te Durresit qene acaruar, Karl Topia e humbi qytetin, i cili kaloi perseri per pak kohe nen sovranitetin e anzhuineve te Napolit. Madje keta te fundit ne fillim te vitit 1372 vendosen te organizonin nje fushate te madhe per te shtrire pushtimet tej Durresit dhe per te rikrijuar "Mbreterine e Arbrit" te kohes se Karlit I Anzhu. Ne planet e organizatoreve ishte edhe zenia rob e Karl Topise dhe e Gjergj Balshes, per te cilet premtohej nje cmin prej 1 000 dukate ari. Por fushata qe iu besua Gjergjit te Navares dhe qe mori edhe bekimin e papes Gregori XI nuk arriti te realizohej. Karl Topia mbeti zot i plotfuqishem i "gjithe vendit te Arbrit". Madje, ai mundi t'u marre Muzakeve edhe zoterimet e dikurshme te Vlash Matrenges, midis derdhjeve te lumenjve Shkumbin e Seman. Tashme principata e Karl Topise kapte gjithe hapesiren midis Drinit e Semanit. Vete Durresi, ndonese formalisht mbeti ne zoterimin e anzhuineve te Napolit, ne te vertete e ndiente gjithnje e me shume pushtetin e princit shqiptar. Me sa duket ky i fundit, i ndergjegjshem per interesat e shumte qe nderthureshin ne Durres, kishte vendosur ta merrte qytetin ne menyre "te ligjshme", duke shmangur perdorimin e armeve. Ne fakt aty nga viti 1383 ai e bleu ate nga anzhuinet kundrejt nje shume te madhe te hollash.
    Sundimi i Karl Topise mbi qytetin e deshiruar buze Adriatikut nuk zgjati shume. Marrja e qytetit prej tij ndodhi ne nje kohe kur ishte rindezur konflikti i hershem me Balshajt, nderkohe zoter edhe te Vlores.
    Me nje sulm te befasishem ne vitin 1384 Balsha II e pushtoi Durresin. Tashme ne aktet zyrtare ai filloi t'i atribuoje vetes titullin "duke i Durresit". Por nuk e gezoi gjate. Me 18 shtator 1385 forcat osmane te Hajredin Pashes shpartalluan ne Saver te Myzeqese ushtrine e Balshes II dhe te aleateve te tij. Karl Topia hyri perseri ne Durres, por tashme edhe ai, si mjaft sundimtare te tjere shqiptare, u detyrua t'i nenshtrohej hegjemonise se osmaneve. Ne perpjekje per t'i shpetuar kesaj te fundit, Topia u kthye nga Venediku. Midis viteve 1386-1387 ai beri disa percapje prane Republikes, duke i ofruar kesaj vendosjen e nje lloj protektorati mbi zoterimet e tij. Duke iu shmangur nje angazhimi te drejtperdrejte ne nje zone qe tashme ishte ne vemendjen e osmaneve, Venediku u mjaftua t'i premtonte Karl Topise ndihma modeste ushtarake, sigurisht kundrejt privilegjeve tregtare. I ndodhur nen trysnine e vazhdueshme te osmaneve, Karl Topia tentoi ne maj te 1387 nje ujdi te fundit me Republiken. Propozimi i tij i ri kishte te bente me shitjen e Durresit, me largimin e vete Karlit dhe vendosjen e tij ne ndonjeren nga kolonite veneciane ne Krete ose ne Eube.
    Por edhe kesaj radhe nuk u perfundua gje, qofte per shkak te hezitimeve te Venedikut, qe tashme ishte i bindur se marrja e Durresit do te thoshte lufte me osmanet, qofte edhe se, shume shpejt pas paraqitjes se ketij propozimi te ri, princi Karl Topia nderroi jete.
    Trashegimtari i dobet i Karl Topise, Gjergji, mundi te ushtroje pushtetin e tij ne Durres e ne rrethinat e tij. Kruja dhe krahina perreth saj i kaluan motres se tij, Helenes, qe ishte martuar me fisnikun venecian Mark Barbadigun. Konti Niketa Topia, nje kusheri i Gjergjit, sundonte ultesiren ne jug te Durresit. Feudale te tjere, qe s'i perkisnin familjes fisnike Topia, sundonin tashme te pavarur ne viset e Tiranes, ne luginen e Shkumbinit e gjetke. Marredheniet e tyre me Gjergj Topine ishin shpeshhere armiqesore. Ne kete menyre juridiksioni i trashegimtarit te Karl Topise kufizohej ne qytetin e Durresit dhe ne rrethinat e aferta te tij. Ne fakt, edhe ne burimet e kohes Gjergji cilesohet thjesht "zot i Durresit", ndryshe nga paraardhesi i tij i madh, princi Karl Topia, qe quhej "zot i gjithe vendit te Arbrit".
    Ardhja ne pushtet e Gjergj Topise perkoi me intensifikimin e sulmeve osmane ne viset bregdetare dhe, per rrjedhoje, edhe me politiken e re te Venedikut, per te shtene ne dore qytetet bregdetare shqiptare. Here me premtime dhe here me presione Venediku arriti te bindte Gjergjin qe fillimisht t'i leshonte kullen e poshtme te qytetit, ate qe ruante pjesen e portit.
    Me tej, Venediku arriti te fuste ne kontroll gjithe qytetin, duke shfrytezuar veshtiresite e zotit te Durresit, si dhe lidhjet e veta me nje sere fisnikesh shqiptare nga familjet Muzaka, Skurra, Nesha e vete Topia, te cileve u shperndante provizione vjetore. Me marreveshjen e nenshkruar me Venedikun ne gusht te vitit 1392, Gjergj Topia pranonte qe, pas vdekjes se tij, i gjithe qyteti te kalonte edhe de jure nen sundimin e Venedikut. Nje kalim i tille i pushtetit ne Durres ndodhi vetem ndonje muaj me vone, kur sundimtari shqiptar vdiq.
    Vitet qe pasuan shenuan zhdukjen nga skena edhe te Topiajve te fundit. Ne vitin 1403 konti Nikete Topia mori keshtjellen e Krujes nga duart e kusherires se tij, Helenes. Ne kete menyre Niketa bashkoi nen sundimin e tij territoret pjellore rreth e rrotull Durresit prej te cilave nxirrte fitime te medha. Venediku ia njohu zoterimet sundimtarit shqiptar, aq me teper qe ato formonin nje perde midis Durresit dhe posteve te perparuara osmane ne Maqedoni. Nga ana tjeter, nga zoterimet e Niketes mberrinin ne Durres produktet bujqesore e blegtorale te domosdoshme per mbijetesen e qytetit. Megjithate zoterimi i te fundit te Topiajve nuk pati jete te gjate.
    Me 1412 kontit Niketa iu desh ta paguaje me nje disfate te bujshme dhe me burgimin e tij rivalitetin me Teodor Muzaken e Beratit per zoterimin e fushave rreth Shkumbinit. Fale nderhyrjes se Republikes se Raguzes, Niketa u lirua nga burgu i Muzakes. Por pasketaj ai duhej te matej me sulmet e osmaneve, qe pikerisht ne ate kohe njohen nje intensifikim te ri. Me vdekjen e Niketes, osmanet pushtuan kryeqendren e vjeter te Arbrit dhe te Topiajve, Krujen. Ne fillim te vitit 1415 qyteti kishte nje komandant turk, Ballaban Beun, i cili quhej "subash i Krujes dhe i Arbrit".

  35. #35
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    KREU III

    FUNDI I SUNDIMEVE Te HUAJA.
    FORMACIONET SHTETeRORE SHQIPTARE Ne SHEK. XIV - FILLIMI I SHEK. XV

    2. FORMACIONET SHTETeRORE SHQIPTARE Ne SHEK. XIV DHE Ne FILLIM Te SHEK. XV

    Principata e Muzakajve
    Historiania bizantine e shek. XI-XII, Ana Komnena, permend e para emrin e nje fisniku nga familja Muzaka, i cili rreth vitit 1090 ishte nder komandantet me te besuar te perandor Aleksi I Komneni. Origjina e familjes ishte nga zona e Oparit, ku Muzakajt kishin zoterimet fillestare te tyre me fshatrat Voskop, Lavdar, Xerje, Bec, Mazrek, Marjan, Dushan, Zerec etj. Kronisti Gjon Muzaka (1510) kujton se varret e te pareve te familjes ndodheshin prane kishes se Shen Triadhes ne Lavdar te Oparit. Autoriteti dhe roli politik i Muzakajve deshmohet qarte qe ne shek. XIII.
    Gjate lufterave me anzhuinet e Napolit (1273-1281), i pari i deres se Muzakajve, Gjoni I Muzaka, u shqua si nje nder kreret kryesore te qendreses. I zene rob gjate nje beteje, ne tetor te vitit 1279, Gjoni u burgos ne keshtjellen e Brindizit bashke me tre bashkepunetoret e tij, Dhimiter Zogun dhe Kasnec e Guljelm Blenishtin. Por, nen presionin e krereve shqiptare, mbreti Karli I Anzhu u detyrua ta lironte ate vitin tjeter, kundrejt premtimit se "nuk do te fliste e nuk do te vepronte me kunder tij".
    Ne fund te shek. XIII, duke perfituar nga marredheniet e tyre me pushtetin qendror bizantin, Muzakajt munden te siguronin prona te shumta ne krahinat fqinje te Tomorices, Skraparit, Kelcyres e Beratit ne perendim dhe ne ultesiren e Korces ne lindje. Ate kohe Muzakajt afrohen me anzhuinet, qe vazhdonin te mbanin Durresin, dhe nepermjet tyre me Papatin, i cili ishte vene ne krye te koalicionit te fuqive evropiane e ballkanike kunder mbreterise serbe. Ne vitin 1319 papa Johanit XXII i njoftuan gatishmerine e tyre per t'iu bashkuar frontit antiserb shume fisnike shqiptare, mes te cileve edhe tre vellezerit Muzakaj, zoter ne Kelcyre. Qendresa e organizuar nga bujaret Muzaka kunder ekspansionit te serbeve ne trevat shqiptare, ende nen sundimin bizantin, u vleresua edhe nga perandoret e Bizantit, te cilet i shperblyen ata me pronia te reja e me tituj fisnikerie. Dikur para vitit 1335, i pari i Muzakajve, Andrea II, mori titullin e larte despot, i cili vinte i dyti, pas atij te perandorit, ne shkallen e hierarkise bizantine. Nderkohe, pinjolle te Muzakajve vazhduan te qendronin ne poste te rendesishme ne Konstandinopoje, si epistrati Muzaka ne vitet 1320.
    Krijuesi i nje principate te vertete te kesaj familjeje ishte pikerisht despot Andrea II Muzaka (1335-1372). Nen drejtimin e tij, Muzakajt u vune ne krye te levizjeve antibizantine te viteve 1335-1341, qe perfshiu trevat shqiptare jugore. Me ate rast, despot Muzaka lidhi edhe nje aleance me anzhuinet e Napolit. Ne paktet e nenshkruara ne Durres me 30 dhjetor 1336 me Luigj Anzhune, nip i mbretit Robert, Andrea II Muzaka njohu per kryezot mbretin e Napolit, i cili nga ana e tij i konfirmoi fisnikut shqiptar pronat, titujt e gradat e dhuruara nga perandoret e Bizantit. Si peng te besnikerise ndaj sovranit anzhuin, Andrea II Muzaka duhej te linte ne Durres, prane perfaqesuesit te mbretit te Napolit, njerin prej djemve te tij.
    Shtypja e kryengritjeve antibizantine te jugut me 1336 u shoqerua me shpronesimin dhe me debimin e mjaft fisnikeve te familjes Muzakaj, te cilet u strehuan ne Greqi, posacerisht ne Peloponez. Edhe ne kohen e pushtimit serb te Stefan Dushanit (1345-1355) Muzakajt ishin frymezuesit e qendreses dhe ishin vazhdimisht ne lufte me qeveritarin sllav te zones se Beratit e te Vlores, despotin Ivan Komnen Asenin. Aty nga viti 1350 Andrea II Muzaka mori Beratin, duke e detyruar qeveritarin e Stefan Dushanit ta zhvendoste seline e vet ne Kanine. Pushteti i Muzakajve u shtri nderkohe ne Myzeqe, qe e mori kete emer pikerisht prej tyre (Muzakia=vendi i Muzakajve). Ndikimi i Muzakeve u be i ndjeshem edhe ne qytetin e Durresit, ku despot Andrea zoteronte pasuri te patundshme dhe ku marreveshja e vitit 1336 me anzhuinet e lejonte te qendronte dhe te levizte lirisht ne ate qytet.
    Pas vdekjes se car Dushanit dhe shthurjes se Perandorise Serbe, despot Andrea II Muzaka i zgjeroi me tej kufijte e zoterimeve te tij ne drejtim te zones se Korces e Devollit, duke debuar prej andej sundimtaret serbe te vendosur rishtazi. Nga fundi i viteve 60 ai aneksoi zoterimet e zotit te Karavastase, sebastokratorit Vlash Matrenga, pushtoi keshtjellen e rendesishme te Bregut, doli mbi Shkumbin e mori tokat e Goses e te Garunjes, duke u ballafaquar drejtpersedrejti me princin e fuqishem te Arbrit, Karl Topine. Po ne ate kohe Andrea II Muzaka mori Vloren e Kaninen nga duart e sebastit Aleksander, qe sundonte aty pas vdekjes se despotit Ivan Komnen.
    Megjithate, despot Muzaka shume shpejt ia kaloi ne forme paje keto dy qytete vellait te vogel te Balshajve, Balshes II, pas marteses se ketij me vajzen e tij, Komiten. Sic duket, ne baze te aleances midis ketyre dy familjeve fisnike shqiptare qendronte rivaliteti i tyre i perbashket me Topiajt e vecanerisht me sundimtarin serb Vukashin, ate kohe zot i Kosoves e i gjithe Maqedonise Perendimore, deri ne Kostur. Pikerisht me ndihmen e Balshajve, despot Andrea II Muzaka theu me 1370 prane Kosturit ushtrine e krajl Vukashinit. Kjo fitore u pershendet edhe nga perandori i Bizantit, Johani V Paleologu, i cili me kete rast i konfirmoi Andrea II Muzakes titullin e despotit, duke i dhuruar fronin bashke me shenjen perkatese dalluese, shqiponjen me dy krere e me yll ne mes. Kjo zevendesoi emblemen e hershme te Muzakajve, e cila paraqiste nje burim qe shperthente nga toka duke u ndare me dysh.
    Bashke me konfirmimin e titullit despot, perandor Johani V Paleologu i kaloi Andrea II Muzakes edhe te drejtat mbi Kosturin.
    Ndonje vit me vone, me ndihmen e Balshajve e te bujareve te tjere shqiptare, despot Andrea i rrembeu Mark Krajlevicit, te birit te Vukashinit, qytetin e Kosturit. Ne kete menyre, ne fund te jetes se tij, despoti plak, Andrea II Muzaka, kishte perfshire ne principaten e tij Myzeqene, Beratin, Tomoricen, Skraparin, Kelcyren, Permetin, Oparin, Devollin, Kolonjen e Kosturin. Megjithate, ne krahun perendimor te zoterimeve te Muzakajve, ndihej fort hegjemonia e Balsheve te fuqishem, te cilet nga Vlora e Kanina ushtronin ndikim te madh ne zonat perreth, deri ne Berat, sic e deshmon edhe mbishkrimi i te ashtuquajturit "Epitaf i Glavinices" i vitit 1372. Aty nga viti 1374, Muzakajt ishin detyruar te terhiqeshin edhe nga tokat qe kishin zene para pak vjetesh pertej Shkumbinit, si dhe nga keshtjella e nga tregu i Bregut, ne derdhje te Shkumbinit. Keto vende i kaluan rivalit te tyre, princit Karl Topia.
    Vdekja e despot Andrea II Muzakes menjehere pas marrjes se Kosturit (ai u varros ne kishen e Shen Ndoit ne Durres) ndikoi gjithashtu ne dobesimin e zoterimit te Muzakajve. Ky u nda midis tre bijve te tij: Gjonit, Teodorit e Stojes. I pari trashegoi zoterimet stergjyshore te familjes, i dyti Beratin e zonen e Myzeqese, kurse i treti viset nga Devolli ne Kostur. Shume shpejt, ne vitin 1375, Stoje Muzakes iu desh te perballonte nje sulm te Mark Krajlevicit, i cili me nje ushtri mercenare osmane u perpoq pa sukses te rimerrte Kosturin. Deri ne pushtimin perfundimtar nga osmanet, me 1385, qyteti mbeti ne duar te Muzakajve, sic e verteton edhe nje mbishkrim ktitorial ne kishen e Shen Thanasit, te ngritur me 1382 nga vellezerit Stoje e Teodor Muzaka. Stoja vdiq ne vitin 1384, kurse vellai i dyte, Teodori, mbeti i vrare ne betejen e Fushe-Dardanise, me 1389, ku kishte shkuar me forca te shumta bashke me fisnike te tjere shqiptare. Vellai i madh Gjini, pasi kishte kaluar mjaft vjet ne burgun e Kanines, ku e kishte mbyllur i kunati, Balsha II, vdiq edhe ai para vitit 1390 ne nje cast rremuje e shthurrjeje te principates. Osmanet tashme shfaqeshin rregullisht ne zoterimet e tyre dhe ne zonen e Korces ata ishin bere zoter reale te vendit. Zoterimet e Muzakajve u rrudhen kryesisht ne viset malore. Mjaft pinjolle te tyre, si djali i madh i Gjinit, Andrea, ishin vendosur ne Durres ku ishin vene ne sherbim te Venedikut.
    Periudha e shkurter e rimekembjes se zoterimit te Muzakajve pas disfates se osmaneve ne betejen e Ankarase (1402) lidhet me emrin e Teodorit III Muzaka, djalit te Andrese. Ky per disa vjet arriti ta shtrije perseri zoterimin e Muzakajve ne fushen e Myzeqese, duke ringjallur per kete konfliktin e vjeter me Topiajt, posacerisht me kontin Nikete Topia, i cili gjate nje perpjekjeje me 1412 ra rob i Muzakes.
    Me rifillimin e sulmeve osmane zoterimi i Muzakajve u prek rende. Me 1417, njeheresh me Vloren, ra edhe Berati. Teodor Muzaka u kthye nga ajo kohe ne vasal te sulltanit dhe pasardhesit e tij me perkrahjen e osmaneve apo te Venedikut, mbajten nje minimum te principates se dikurshme derisa pas renies se Shkodres, me 1478, i fundi i Muzakajve te krishtere, Gjon Muzaka, autori i njohur i Gjenealogjise se shtepise Muzaka (1510), e la vendin dhe u vendos ne Mbreterine e Napolit.

Faqja 1 nga 3 123 E FunditE Fundit

Tema te ngjashme

  1. 10 legjenda urbane të Mesjetës
    By Administratori in forum Mitologji
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2010, 23:50
  2. Kushtetuta e Shqiperise
    By Administratori in forum Politika shqiptare
    Pergjigje: 25
    Postimi i Fundit: 13-07-2008, 07:24
  3. Kontrata e Shqiperise me Europen
    By Administratori in forum Shtypi i dites
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2006, 10:35
  4. Pergjigje: 54
    Postimi i Fundit: 26-10-2003, 03:37
  5. Historia e Shqiperise - ILIRET
    By AlbShkodra in forum Historia
    Pergjigje: 29
    Postimi i Fundit: 25-10-2003, 00:05

Tags for this Thread

مواقع النشر (المفضلة)

مواقع النشر (المفضلة)

Rregullore Postimi

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •  

  • English
  • Shqip
  • Italiano
  • Deutsch
  • Français
  • Español
  • Hrvatski
  • Svenska
  • Russian
  • Nederlands
  • Arabic
  • Türkçe
  • 简体中文
Rreth nesh | Ndihme | Reklama | Sherbime | Kushtet e Perdorimit | Politika e Privatesise | Rss
Copyright © 2001- Parajsa.com All rights reserved.