Total: (110,050) Pershendetje Vizitor | Regjistrohuni | Ndihme | Na Shkruani
Parajsa.com Forumi
... komuniteti i shqiptareve

Kendi i Reklamave


Tregoni rezultatet 1 ne 30 nga 30
  1. #1
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Icon8 Historia e Shqiperise - ILIRET

    Parathenie

    Rilindja Kombetare Shqiptare, se ciles i kushtohet vellimi i dyte i Historise se Popullit Shqiptar, eshte shkruar nga keta autore:
    Kreu I eshte shkruar nga prof. Stefanaq Pollo dhe eshte ripunuar e eshte plotesuar nga prof. dr. Kristaq Prifti.
    Kreu II eshte shkruar nga prof. dr. Kristo Frasheri.
    Kreu III/1 e 2 jane shkruar nga prof. dr. Petrika Thengjilli. Pjesa Kryengritja e vitit 1847 ne Shqiperine e Jugut e Kreut III/2 eshte shkruar nga prof. Aleks Buda.
    Kreu III/3, 4 e 5 dhe Kreu IV jane shkruar nga prof. Aleks Buda.
    Kreu V eshte shkruar nga prof. dr. Kristo Frasheri.
    Kreu VI eshte shkruar nga prof. dr. Hysni Myzyri.
    Kreret VII e VIII jane shkruar nga prof. dr. Kristaq Prifti.
    Kreu IX/1 eshte shkruar nga keta autore: Pashko Vasa (1825-1892) nga prof. dr. Jorgo Bulo; Sami Frasheri (1850-1904) nga prof. Zija Xholi; Shtypi nga prof. dr. Kristaq Prifti; Levrimi i gjuhes shqipe dhe perhapja e shkrimit shqip nga prof. Shaban Demiraj dhe prof. dr. Kristaq Prifti.
    Kreu IX/2 eshte shkruar nga keta autore: Letersia nga prof. dr. Jorgo Bulo; Folklori dhe folkloristika nga prof. dr. Agron Xhangolli; Artet figurative nga prof. dr. Dhorka Dhamo; Teatri dhe muzika nga prof. dr. Josif Papagjoni.
    Kreu X eshte shkruar nga prof. dr. Kristaq Prifti.
    Kreret XI, XII e XIII jane shkruar nga prof. dr. Gazmend Shpuza.
    Kreu XIV eshte shkruar nga prof. Stefanaq Pollo dhe eshte plotesuar nga prof. dr. Kristaq Prifti.
    Redaktimi shkencor i vellimit te dyte eshte bere nga prof. dr. Kristaq Prifti.
    Ne hartimin e ketij vellimi eshte pasur parasysh botimi Historia e Shqiperise, vellimi i dyte, Tirane, 1984.
    Modifikuar per here te fundit nga AlbShkodra : 24-10-2003 ne 17:36

  2. #2
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    ILIRET

    Kreu I

    1. SHFAQJA E SHOQeRISe NJEReZORE. PALEOLITI

    LINDJA DHE FORMIMI I BASHKeSISe PRIMITIVE

    Gjurmet me te hershme te jetes njerezore
    Historia e shoqerise njerezore fillon qe ne kohen kur nga kopeja e majmuneve antropoide u formuan grupet e para te njerezve primigjene. Kjo ndarje e njeriut nga bota e kafsheve u krye nepermjet nje procesi shume te gjate, te nderlikuar dhe te paperseritshem.
    Periudha me e hershme e zhvillimit te kesaj shoqerie primitive njihet arkeologjikisht me emrin e paleolitit (nga greqishtja palaios - i vjeter, lithos - gur) dhe perfshin periudhen afersisht nga 1 500 000 deri ne 10 000 vjet me pare. Kjo epoke ndahet nga ana e saj ne paleolit te ulet, te mesem dhe te larte.
    Ne vendin tone nuk jane zbuluar mbeturina kulturore nga paleoliti i ulet, qe ze nje pjese te madhe te epokes se pleistocenit e vjen deri ne kohen e vershimit te akullnajave Riss.
    Gjurmet me te hershme te qenies se njeriut ne territorin e Shqiperise shfaqen ne periudhen musteriane, qe i perket paleolitit te mesem (100 000-30 000 vjet me pare). Keto perfaqesohen nga vegla prej stralli te punuara mire, me forma tipike musteriane, te cilat i kane sherbyer njeriut primitiv per procese te ndryshme pune qe lidheshin drejtperdrejt me sigurimin e ushqimit te tij te perditshem. Te tilla vegla, si prefese, kruese, gerryese, etj., jane gjetur, deri me sot, ne stacionin prehistorik te Xares ne rrethin e Sarandes, ne stacionin e Kryegjates, ne afersi te Apolonise (Fier) dhe ne stacionin e Gajtanit ne rrethin e Shkodres. Nga format dhe permasat e tyre te vogla keto vegla ngjasojne mjaft me veglat e strallit te zbuluara ne depozitimet musteriane te krahinave fqinje te Greqise Veriore, te Thesalise, te Malit te Zi etj.
    Tipi fizik i njeriut ne kete kohe ishte ai i neandertalit . Ne procesin e antropogjenezes ky tip paraqet nje hallke me te zhvilluar ne krahasim me pitekantropin e paleolitit te ulet.
    Dyndja nga veriu ne jug e akullimit te periudhes gjeologjike Riss beri qe edhe ne vendin tone klima te pesoje ndryshime te medha. Ne malet e larta te Shqiperise u formuan akuj te perhershem, qe zbriten deri ne lartesine 1 000 m mbi nivelin e detit. Si pasoje e ketyre ndryshimeve klimatike ndryshoi dhe fauna e flora e vendit. Nga kafshet e vjetra qendruan vetem ato qe munden ta perballonin te ftohtit. Krahas tyre u shfaqen dhe kafshet karakteristike vetem per kushtet e klimes se ftohte. Te tilla ishin mamuthi, rinoceronti leshtor, bizoni, dreri i veriut, ariu i shpelles, hiena e shpelles, dhia e eger etj.
    Te ftohtet ndikoi edhe ne menyren e jeteses. Ne luften per te perballuar veshtiresite klimatike dhe per te mbijetuar, njeriu i kesaj kohe beri hapa te rendesishem drejt perparimit; u strehua ne shpella pasi triumfoi ne luften per jete a vdekje me kafshet e egra qe i kishin zene qe me perpara keto vend-strehime natyrore. U vesh duke shfrytezuar lekuret e kafsheve, mesoi te ndeze vete zjarrin, te cilin e perdori me sukses kunder te ftohtit dhe bishave te egra, por sidomos per te permiresuar strukturen e ushqimit, duke perdorur gjeresisht mishin e pjekur, i cili luajti nje rol te madh ne permiresimin e metejshem biologjik te tij. Zjarri qe nje arritje shume e rendesishme per kohen, sepse i dha njeriut per te paren here zoterimin mbi nje fuqi te caktuar te natyres, qe e ndau ate perfundimisht nga bota e kafsheve.
    Banoret e paleolitit te mesem jetonin me prodhimet, qe i gjenin te gatshme ne natyre dhe sidomos me gjueti, e cila perbente edhe drejtimin kryesor te veprimtarise se neandertalasve. Me mbledhjen e frutave dhe te zhardhokeve, me ruajtjen e zjarrit, me rritjen e femijeve, me pergatitjen e lekures per veshje, etj., merrej gruaja, ndersa burri dilte per gjah ose merrej me pergatitjen e veglave te punes dhe te armeve. Gjuetia e kafsheve te medha, ne kushtet e nivelit te atehershem, primitiv te veglave te punes, mund te behej vetem ne menyre kolektive. Ne keto rrethana ajo ndihmoi shume ne forcimin e lidhjeve te brendshme midis anetareve te grupeve dhe se bashku me krijimin e lidhjeve te gjakut shpuri ne organizimin e bashkesise primitive.

    Lindja e gjinise matriarkale
    Paleoliti i larte eshte perfaqesuar shume me gjere. Vegla pune te kesaj periudhe jane zbuluar me shumice ne siperfaqen e stacionit te Xares (Xara II), ne shpellen e Shen Marines ne Bogas te Sarandes, ne shpellen e Konispolit, ne Kryegjate, ne Rreze te Dajtit dhe ne Gajtanin III, pra ne nje rreze te tille qe nenkupton shtrirjen e vendbanimeve te kesaj kohe ne pjesen me te madhe te territorit te Shqiperise. Keto materiale perbehen kryesisht nga vegla stralli te tipit aurinjacien, te nje pervoje me te perparuar teknike dhe me forma me te larmishme, kryesisht thika, kruese dhe gerryese. Se bashku me veglat prej stralli ne depoziten rreze Dajtit jane gjetur edhe disa vegla prej kocke, te cilat ne kete kohe marrin nje perdorim te gjere krahas persosjes se metejshme te punimit te strallit. Ne shtresen paleolitike te shpelles se Shen Marines pervec veglave te punes jane gjetur dhe gjurme zjarri, si dhe fosile kafshesh te pleistocenit te vone (capra ibex - dhi e eger), qe tregojne per nje faune te ngjashme me ate te paleolitit te mesem, gje qe eshte dhe e kuptueshme, pasi klima dhe ne kete kohe vazhdoi te ishte e ftohte dhe e lagesht si me pare.
    Perparesi kane te dhenat qe jane zbuluar ne shtresen me te hershme te shpelles se Konispolit I, te datuar 26 370 vjet me pare, si nje seri veglash pune te pergatitura nga gur-stralli i bardhe me retush te varfer, kocka kafshesh te egra si edhe fare rrushi te eger dhe thjerreza te karbonizuara, te cilat jane tipike per Mesdheun Lindor paraneolitik.
    Gjuetia e kafsheve te egra vazhdon edhe ne kete etape te fundit te zhvillimit paleolitik te vendit tone, te jete mjeti kryesor i sigurimit te ushqimit. Madje ne kete kohe persosen dhe me teper armet e gjuetise si dhe format e saj. Mbledhja e prodhimeve te gatshme, gjithashtu, mbetet nje nga menyrat e sigurimit te ushqimit te perditshem.
    Gjate kesaj epoke perfundon procesi i gjate dhe i nderlikuar i antropogjenezes. Nga neandertali, me tipare ende shtazore, kalohet tani ne tipin e njeriut te sotem - homo sapiens.
    Si rrjedhim i persosjes se veglave te punes prej stralli e kocke u rrit ndjeshem mundesia e sigurimit me me shumice te produkteve ushqimore, gje qe solli ndryshime dhe ne organizimin e bashkesise primitive.
    Formohen tani grupe te qendrueshme njerezish te bashkuar jo vetem nga forma e perbashket e prodhimit, por edhe nga lidhjet e gjakut dhe nga origjina e tyre e perbashket. Gradualisht kalohet ne berthamen e pare te organizimit shoqeror, ne gjinine matriarkale. Ishte matriarkale, pasi gruaja luante rol te dores se pare ne ekonomi dhe ne jeten shoqerore te kesaj bashkesie gjinore. Forma kryesore e familjes ne kete gjini ishte martesa me grupe, prej se ciles origjina e femijeve percaktohej vetem nepermjet nenes.
    Ne epoken e mezolitit (guri i mesem) 10 000 - 7 000 vjet p.e.re ndodhen ndryshime te medha ne floren dhe ne faunen e kontinentit, rrjedhimisht edhe ne territorin e Ballkanit. U zhduken te gjitha kafshet tipike te pleistocenit, si mamuthi, rinoceronti etj., kurse nje pjese e kafsheve qe vazhduan te jetonin ndryshuan perhapjen gjeografike. Ne kushtet e reja gjeo-klimatike, njeriu i mezolitit filloi te kaloje nga ekonomia qe mbeshtetej ne gjuetine e mbledhjen e produkteve te gatshme, ne fillimet e bujqesise e te blegtorise primitive.
    Epoka e mezolitit dallohet nga ajo e paleolitit edhe prej veglave te punes, te cilat jane bere nga ashkla stralli shume te vogla me forma te rregullta gjeometrike, si trekendesha, trapezoidale, ne forme segmenti etj., me permasa te vogla 4-6 cm, ndaj quhen mikrolite.
    Ne territorin e Shqiperise vendbanime mezolitike jane zbuluar ne shpellen e Konispolit (Konispol II) dhe ne Kryegjate. Ne te dyja keto vendbanime veglat prej stralli jane te cilesise shume te mire, kane forma tipike mezolitike, me retush te imet te cilesise se larte. Ne Konispol ato jane datuar saktesisht ne vitet 8500 p.e.sone (ne baze te C14).
    Me epoken mezolitike lidhet pjeserisht edhe vendbanimi i Vlushes (rrethi i Skraparit), ku jane zbuluar vegla stralli tipike mezolitike. Keto vegla jane gjetur se bashku me fragmente enesh shume primitive, fakt qe e daton Vlushen ne fillimet e epokes neolitike. Sidoqofte, ato i takojne nje kulture me tradita te forta mezolitike, dhe Vlusha perfaqeson nje kulture qe ve ne lidhje te drejtperdrejte epoken e mezolitit me fillimet e epokes se neolitit. Te marra se bashku, Konispoli II, Kryegjata dhe Vlusha, perbejne nje deshmi te rendesishme per formimin e kultures neolitike ne territorin e Shqiperise.

    2. N E O L I T I

    Vendbanimet neolitike
    Neoliti (nga greq. neos - i ri dhe lithos - gur) perfaqeson etapen e fundit dhe njekohesisht me te zhvilluaren te epokes se gurit. Ai perfshin nje kohe qe fillon nga mijevjecari i shtate dhe mbaron nga fundi i mijevjecarit te katert p.e.sone. Arkeologjikisht neoliti ndahet ne tri periudha te medha: e hershme, e mesme dhe e vone. Ne kete te fundit perfshihet dhe periudha e bakrit ose eneoliti (nga bashkimi i fjales lat. eneos - baker dhe greq. lithos - gur), qe perben etapen e fundit dhe kalimtare per epoken e bronzit.
    Ne keta tridhjete vjetet e fundit jane zbuluar e germuar nje numer i madh vendbanimesh neolitike me shtrirje gati ne tere territorin e Shqiperise, si ne Maliq, ne Cakran, ne Vashtemi, ne Burimas, ne Podgorie, ne Barc e ne Dersnik te rrethit te Korces, ne Kamnik te Kolonjes, ne Blaz e Nezir te Matit, ne Cakran te Fierit, ne Burim, ne Gradec e ne Cetush te Dibres, ne Kolsh te Kukesit, ne Rajce e ne Rashtan te Librazhdit e nga gjetje te rastit ne pika te tjera. Me mire eshte njohur e studiuar pellgu i Korces, i cili gjate epokes prehistorike ka pasur kushte shume te mira gjeoklimatike. Ai paraqet sot zonen me te pasur e me te zhvilluar kulturore te neolitit si edhe pellgun ku mund te ndiqet pa nderprerje zhvillimi i kultures neolitike ne gjithe shtrirjen e tij kohore. Materialet e gjetura ne keto qendra prehistorike, krahas atyre te dala ne drite shume kohe me pare si ne Velce te Vlores ose rastesisht ne rrethet e tjera te vendit, kane dhene mundesi qe te njihen aspekte te ndryshme te jetes ekonomike, shoqerore dhe kulturore te banoreve neolitike te territorit tone, ndersa perhapja e gjere e ketyre vendbanimeve dhe e gjetjeve rastesore neolitike ka treguar se ky territor gjate kesaj epoke ka qene i banuar dendur dhe pa nderprerje.
    Jeta ne vendin tone gjate neolitit u zhvillua ne kushte shume te pershtatshme natyrore. Klima e ftohte dhe e lagesht e paleolitit, e cila kishte filluar qe ne mezolit t'i leshonte vendin nje klime me te bute, tani merr pak a shume karakterin e klimes se sotme. Si rrjedhim edhe flora e fauna thuajse nuk ndryshojne prej asaj te diteve tona.
    Keto rrethana te favorshme natyrore ndihmuan qe vendi yne gjate neolitit te arrije ne nje nivel te larte zhvillimi ekonomik dhe kulturor per ate kohe. Njeriu nga skllav i natyres, sic ishte ne paleolit, shnderrohet tani, pak e nga pak, ne zoterues i saj. Ne kete kohe lindin e zhvillohen forma te ndryshme te veprimtarise prodhuese te njeriut, te cilat me plot te drejte mund te merren si zanafilla e degeve te vecanta te ekonomise dhe te perparimit teknik e kulturor te shoqerise se sotme. Te tilla jane bujqesia e blegtoria, prodhimi i qeramikes, tjerrja dhe endja, teknika e ndertimit te banesave etj. Persoset ne kete kohe edhe teknika e punimit te veglave prej kocke dhe prej guri. Hyn ne perdorim te gjere dhe behet karakteristike per epoken dhe teknika e lemimit te gurit. Nga fundi i neolitit (eneolit), per te paren here dalin dhe veglat e objektet prej bakri, te cilat shenojne dhe fillimet e metalurgjise ne vendin tone.
    Ne keto periudha te largeta te prehistorise, vendbanimet i ndeshim zakonisht neper tarraca lumore, prane burimeve ose ne vende me toka pjellore dhe te pasura me pyje qe strehonin shume kafshe te egra. Por krahas ketyre, vazhdonin te sherbenin si vendbanim edhe shpellat (shpella e Velces, e Trenit, e Konispolit, e Blazit etj.). Banesat paraqiten dy llojesh: ne forme gropash nendhese (Cakran) dhe te tilla te ndertuara drejt mbi toke (Maliq, Kamnik, Kolsh etj.). Zakonisht keto kishin planimetri drejtkendeshe dhe ishin nje ose dy dhomeshe. Muret e tyre thureshin me thupra ose me kallama dhe lyheshin pastaj me balte ne njeren ose ne te dy faqet e tyre. Dyshemete ishin gjithashtu prej balte; ne disa raste ato vendoseshin mbi shtroje traresh per te izoluar lageshtiren. Ne Dunavec dhe ne Maliq te Korces jane zbuluar banime te ngritura mbi hunj (palafite). Mbi hunjte vertikale qendronte nje platforme prej traresh te vendosur horizontalisht e mbi te ngriheshin banesat (kasollet) te shtruara me balte. Palafiti i Maliqit ka qene i rrethuar me nje gardh qe e mbronte nga vershimi i ujit apo nga rreziqe te tjera.

    Ekonomia. Lulezimi i gjinise matriarkale

    Nga materialet e zbuluara ne vendbanimet neolitike te vendit tone del se bujqesia perbente nje nga format kryesore te prodhimit dhe sidomos tek ato bashkesi primitive qe banonin ne toka pjellore, si p.sh. ne pellgun e Korces, ne fushen e Cakranit (Fier) etj. Toka punohej ceket me shat prej guri ose briri dreri. Kjo ishte forma me primitive e punimit te tokes. Ne kete kohe mbillej gruri si dhe llojet e tjera te dritherave. Kete e tregojne farerat e karbonizuara te zbuluara ne shtresat neolitike te Podgories, te Konispolit, te Maliqit apo ne muret e banesave te lyera me balte te perzier me byk dritherash, sic i gjejme ne vendbanimet me te hershme neolitike (Vashtemi, Kolsh etj.).
    Ne depozitimet neolitike te vendit tone, perzier me mbeturina te ndryshme te kultures, jane zbuluar me shumice dhe kocka bagetish te imeta dhe te trasha, qe tregojne se krahas bujqesise banoret neolitike merreshin edhe me blegtori. Prej bagetive ata siguronin qumeshtin, mishin, leshin, lekuren etj. Nje pjese te ketyre produkteve ata i siguronin dhe nepermjet gjuetise se kafsheve te egra, kockat dhe briret e te cilave i ndeshim gjithashtu ne qendrat e banuara te kesaj kohe. Dreri ishte nje nga kafshet e egra me te parapelqyera te gjahut, i cili pervec mishit dhe lekures, u siguronte bujqve primitive edhe briret me te cilet benin vegla te ndryshme bujqesore, si sheter, cekane etj., dhe qe i gjejme te perfaqesuar mire sidomos ne vendbanimin e Dunavecit e te Maliqit. Po ketu jane zbuluar edhe shume pesha rrjetash, gropa etj., qe deshmojne se nje forme tjeter e sigurimit te ushqimit te banoreve neolitike te Dunavecit e te Maliqit ishte dhe peshkimi.
    Banoret neolitike te vendit tone dinin gjithashtu te tirrnin fijen dhe te endnin prej saj rroba me ane te vegjes primitive vertikale. Kete e tregojne rrotullat e boshtit dhe peshat per terheqjen e fijes ne vegje, te zbuluara ne Maliq e gjetke.
    Qe ne etapen me te hershme te neolitit shfaqen dhe enet prej balte te pjekur, qe perbejne si kudo gjetjet me te shumta e me te rendesishme ne vendbanimet e kesaj kohe. Prodhimi primitiv i tyre ashtu si edhe ai i tekstilit dhe i prodhimeve bujqesore, ishte i lidhur me punen e gruas. cdo bashkesi neolitike i pergatiste vete enet sipas nevojave te saj. Ato punoheshin me dore ne forma e madhesi te ndryshme, me faqe te trasha ose te holla, me ose pa zbukurime sipas qellimit te tyre praktik.
    Zhvillimi i madh, per ate kohe, i prodhimit, i cili gjeti shprehjen e vet ne shtimin e llojeve te veglave te punes dhe ne permiresimin teknik te punimit te tyre, ne zhvillimin e formave te tilla te ekonomise, sic ishin bujqesia dhe blegtoria etj., solli ndryshime dhe ne organizimin shoqeror, qe u pasqyrua ne permiresimin e metejshem te struktures gjinore. Gjinia matriarkale e lindur qe ne paleolitin e larte dhe e zhvilluar dalengadale gjate mezolitit arrin tani fazen e lulezimit te saj. Ne fushen ekonomike kjo faze e zhvillimit gjinor ishte e lidhur kryesisht me zhvillimin e bujqesise primitive, e cila duke qene pune e gruas, i jepte asaj nje vend me rendesi ne prodhimin shoqeror. Paraqitja e saj me figurat e shumta prej balte, deshmon se ajo kishte nje pozite paresore ne gjini. Martesa me grupe, karakteristike per periudhen e hershme te matriarkatit, zevendesohet tani ne periudhen e lulezimit te saj me nje forme te re me te persosur, me martesen me cifte.
    Gjate gjithe kohes se neolitit, gjinia mbetet e vetmja njesi shoqerore dhe ekonomike ne bashkesine primitive. Ne kete gjini kishte jo vetem bashkesi familjesh me cifte, por edhe nje organizim pune dhe konsumi kolektiv. Puna e perbashket i shpinte njerezit ne pronen e perbashket mbi mjetet e prodhimit dhe mbi produktet e prodhimit.
    Ndermjet gjinive, qe jetonin ne afersi te njera-tjetres, u vendosen gjate kesaj periudhe marredhenie te tilla ekonomike e shoqerore qe shpune ne formimin e bashkesive fisnore. Midis ketyre njesive te medha fisnore fqinje ose me te largeta, ekzistonin marredhenie kembimi. Ne vendbanimet tona neolitike jane ndeshur sende te sjella nga krahina te largeta, sic jane p.sh., importet e pocerise diminiane te Thesalise ne depozitimet e vendbanimit te Cakranit apo te Kamnikut etj.

    Arti dhe botekuptimi
    Arti i bujqve dhe i blegtoreve neolitike priret drejt formave dekorative gjeometrike dhe figurative skematike.
    Arti dekorativ neolitik shfaqet me tere permbajtjen e tij sidomos ne prodhimet e pocerise, ku shume nga format e eneve me harmonine dhe me elegancen e trupit te tyre i tejkalojne kerkesat e ngushta utilitare dhe hyjne ne fushen e realizimeve artistike.
    Ne tere kulturat neolitike te vendit tone qeramika paraqitet e zbukuruar me ornamente te shumta te realizuara me teknika te ndryshme (pikturim, gervishtje, ngulitje, inkrustim, etj.) dhe trajtime te vecanta stilistike, sipas fazave te zhvillimit perparues te saj. Motivet e zbukurimit perbehen nga vija te drejta ose te perkulura me kombinime nga me te ndryshmet, si dhe nga figura gjeometrike: trekendesha e rombe me fushe te zbrazet ose te vizatuar, nga rrathe, spirale, meandra, etj. Keto motive, pervec zhvillimit te thjeshte per te zbukuruar enet, kane sherbyer, ne mjaft raste, edhe si simbole grafike per te paraqitur ambientin, sendet apo fuqite e natyres sipas botekuptimit magjik te njerezve neolitike.
    Arti figurativ i kesaj kohe perfaqesohet kryesisht nga figurat antropomorfe apo zoomorfe prej balte te pjekur, te cilat kryesisht jane te vogla. Tipari me karakteristik i tyre eshte skematizimi i formes, nganjehere jashte mases, ashtu sikurse eshte ne artin dekorativ te qeramikes gjeometrizimi i theksuar i ornamentit. Keto figura qeniesh paraqiten ne forme cilindrike, placke apo steatopigjike (vithegjera), ne kembe ose ulur. Nje pjese e tyre jane te ngjashme me tipat perkates te Azise se Perparme dhe te Mesdheut Lindor, gje qe tregon per lidhje e ndikime kulturore te drejtperdrejta te kulturave neolitike te vendit tone me ato te ketij areali.
    Keto prodhime plastike, shpesh me vlera artistike, personifikonin, nga ana tjeter, ato fuqi te panjohura, te cilat sipas bujqve dhe blegtoreve primitive, kishin ne dore pjellorine e tokes dhe mbareshtimin e kafsheve. Keshtu, figurat e grave, te cilat mbizoterojne ne plastiken antropomorfe neolitike, jane te lidhura me kultin e pjellorise se tokes-nene, ndersa ato qe riprodhojne figura zoomorfe - me kultin e kafsheve shtepiake, qe luanin, ashtu sikurse dhe bujqesia, nje rol te rendesishem ne ekonomine e bashkesise neolitike. Me kultin e tokes-nene dhe te kafsheve lidhen edhe vazot antropomorfe e zoomorfe te zbuluara ne vendbanimet neolitike te Maliqit, te Dunavecit etj.
    Botekuptimi i banoreve neolitike eshte shprehur edhe ne kultin e varrimit. Varrosja e te vde****e behej prane ose brenda territorit te vendbanimit. Varret nuk kishin ndonje ndertim te vecante; kufoma vendosej ne nje grope te ceket ne pozicion fjetjeje dhe kembe te mbledhura pa takem funeral. Riti i varrimit brenda territorit te banuar ose brenda baneses ishte i lidhur me nje zakon shume te perhapur ne ate kohe ne Ballkan dhe ne pergjithesi ne rajonin e gjere te Mesdheut. Sic duket, ai kishte karakter flijimi dhe u kushtohej fuqive qe mbronin vendbanimin.

    Grupet etno-kulturore neolitike
    Numri i konsiderueshem i vendbanimeve neolitike te zbuluara ne tere territorin e Shqiperise si edhe perkatesia kohore e tyre nga neoliti i hershem ne neolitin e mesem, te vone, duke perfshire dhe epoken e bakrit, e bejne te mundur te vecojme disa grupe kulturore dhe ta ndjekim zhvillimin e kultures pa nderprerje nga fillimet e mijevjecarit te shtate e deri ne fund te mijevjecarit te katert p.e.sone.
    Neoliti i hershem, perfaqesohet nga Vlushi, Podgoria I, Vashtemia, Kolshi I, Burimi dhe Blazi I e II. Vendbanimi i Vlushit karakterizohet nga nje qeramike trashanike ngjyre gri te zeze, me forma teper te thjeshta e me pak zbukurime te bera me shtypje. Qeramika gjendet se bashku me vegla pune prej stralli tipike mezolitike, ndaj Vlushi i takon periudhes kalimtare nga mezoliti ne neolit.
    Kultura Podgorie I, Vashtemia, Kolshi I, Burimi dhe Blazi I, II, te cilat jane njohur e studiuar mire, i takojne neolitit te hershem te zhvilluar. Kjo periudhe ne territorin e Shqiperise Juglindore eshte dokumentuar nga kultura Podgorie I. Fale nje shtrese kulturore te trashe rreth 3 m e mjaft te qarte, ne Podgorie, dhe te nje lende shume te pasur arkeologjike mund te rindertohet tabloja e asaj kulture, e cila karakterizohet nga qeramika njengjyreshe e kuqe me shkelqim, nga qeramika e pikturuar me boje te bardhe mbi sfond te kuq si edhe nga figurat steatopigjike prej balte e tryezat e thjeshta te kultit, te cilat i vene ne raporte te drejtperdrejta kulturore e kronologjike me neolitin e hershem te Thesalise (faza Presesklo e pjeserisht Protosesklo), si edhe me neolitin e hershem te Maqedonise (Vrshnik-Anzabegovo Ib, c). Elementet e tjera te pranishme ne Podgorie I, si qeramika impreso e tipit te Devollit e ajo e tipit adriatik, si edhe qeramika barbotine e sheshte e vene ate ne lidhje me kulturat e neolitit te hershem adriatik e ballkano-qendror.
    Kultura perfaqesuese e Shqiperise Verilindore, Kolshi I ka si tregues themelor qeramiken barbotine ne reliev te ngritur, qeramiken e pikturuar me boje kafe mbi sfond te kuq dhe qeramiken impreso, te cilat vendosen mjaft qarte ne raporte kulturore e kronologjike me Rudnikun (Rudniku III) ne Kosove dhe me gjithe kulturat e fazes Starcevo II b te Ballkanit Qendror. Blazi I e II ne zonen e Matit ka qeramike te tipit impreso-kardium me motive te ndryshme, si edhe qeramike njengjyreshe gri e te zeze me shkelqim qe i japin kultures se ketij vendbanimi shpellor karakterin adriatik lindor (Smilcic I).
    Kalimi nga neoliti i hershem ne neolitin e mesem shenon nje kthese ne te gjithe zhvillimin kulturor te territorit te vendit tone, gje qe eshte pasqyruar mjaft qarte ne kulturat Dunavec I - Cakran Blaz III, te cilat perfaqesojne dhe tri fazat kryesore te zhvillimit te neolitit te mesem ne Shqiperi. Tipar themelor per te gjitha fazat e kesaj periudhe eshte qeramika ngjyre gri, gri e zeze dhe e zeze me siperfaqe te lemuar me ose pa shkelqim, si edhe qeramika barbotine e impreso te trasheguara nga neoliti i hershem. Qeramika shquhet per nje larmi formash ku mbizoterojne kupat bikonike me variante te ndryshme, tasat trung konike me fund te larte, enet me trup sferik me profile te ndryshme etj. Qeramika e neolitit te mesem dallohet edhe per pasurine e zbukurimeve te bera me incizim e thellim, hera-heres te inkrustuara me boje te kuqe ose te bardhe, per zbukurimet plastike variantesh te ndryshme, per zbukurimin me kanelyra, me pikturim etj.
    cdo njera nga tri kulturat perfaqesuese ka tiparet dhe vecorite lokale qe burojne nga diferencat ne kronologjine relative si edhe nga pozita gjeografike, nga raportet e lidhjet qe ato kishin me kulturat fqinje.
    Faza Dunavec I qe perfaqeson shtresen me te hershme te neolitit te mesem eshte e lidhur me ekzistencen e nje vendbanimi palafit, i cili, sot per sot, eshte me i hershmi ne territorin e Ballkanit. Ne Dunavecin I, krahas qeramikes se zeze te cilesise shume te mire vazhdoi te perdorej gjeresisht qeramika barbotine me reliev te zhvilluar, tradite kjo e neolitit te hershem Starcevian. Por tonin kultures se Dunavecit I ia jepnin format e reja te eneve te zbukurimit ne reliev, zbukurimet me incizim e ngulitje, zbukurimet me kanelyra, pikturimi gri etj.
    Gjate Dunavecit II, krahas elementeve qe u trasheguan nga periudha paraardhese, qe edhe ketu perbejne shumicen, ka edhe nje tog elementesh te reja qe e vecojne ate si nje faze me vete. Zbukurimi ne reliev njeh zhvillimin e tij me te gjere, po ashtu behet tipik zbukurimi me gervishtje i llojit adriatik, kanelyra permiresohet cilesisht dhe, krahas pikturimit gri, del edhe qeramika e pikturuar me boje te kuqerremte. Ne kete faze shfaqen edhe fragmentet e para te qeramikes dyngjyreshe kuq e zi.
    Cakrani dhe Dunaveci II kane perputhje te plote kulturore e kronologjike. Per t'u shenuar eshte gjetja ne Cakran e disa fragmenteve enesh te pikturuara dhe ne Dunavec II e nje fragmenti, te cilat jane te importuara nga kultura Thesalike e Diminit te hershem (faza Tsangli). Ato japin nje date te sakte per ekzistencen e njekohshme te Cakranit e te Dunavecit II me Tsanglin dhe ne te njejten kohe deshmojne per zhvillimin e kembimit midis trevave tona me Thesaline. Edhe kultura e Kolshit II ne territorin e Shqiperise Verilindore gjen perputhje te plote me ate te Cakranit.
    Faza fundore e neolitit te mesem eshte deshmuar nga Blazi III ne territorin e Shqiperise se brendshme qendrore. Ajo karakterizohet nga qeramika ngjyre gri, gri e zeze e ngjyre kafe e zbukuruar me motive linearo-gjeometrike e spiralike, te cilat jane elemente karakteristike per kulturat danilike te bregdetit dalmatin. Krahas tyre ka edhe ene te zbukuruara me ornamente me vija te thelluara, te cilat mjaft mire e vene kete faze te neolitit te mesem ne raporte kulturore e kronologjike me kulturen Lisicic (Hvar I) te neolitit te vone te Adriatikut.
    Kulturat e neolitit te mesem te vendit tone kane edhe disa tregues te rendesishem te kultit e te botes shpirterore. Si shfaqje e re dhe kryesore jane ritonet, ene jo te zakonshme me kater kembe me gryke vezake te vendosur pjerrtas me nje doreze te madhe ne pjesen e siperme te trupit dhe te lyera me boje te kuqe. Keto ritone sipas mendimit te shume studiuesve duhet te kene sherbyer ne ceremoni rituale kushtuar kulteve te rendesishme, sic eshte ai i pjellorise se tokes, i nenes se madhe, kulte qe ishin te lidhura me riprodhimin e jetes, me pjellorine e tokes e te bagetise, te cilat ishin deget baze te ekonomise.
    Nje kult tjeter i epokes neolitike eshte ai i varrimit te femijeve ne vendbanim, te vendosur ne pozicion kruspull, deshmi e nje flijimi per vete vendbanimin.
    Kalimi nga periudha e neolitit te mesem ne neolitin e vone eshte bere shkalle-shkalle, gje qe provohet nga kultura e vendbanimeve te Dersnikut, te Barcit II dhe te Maliqit I (Kamnik) ku disa tregues te kultures vazhdojne edhe gjate neolitit te vone, madje zhvillohen me tej dhe behen karakteristike. E tille eshte qeramika me tone te celeta e punuar me kujdes dhe e pikturuar me ngjyra te ndryshme, me motive te larmishme linearo-gjeometrike dhe meandro-spiralike. Kjo qeramike krijon efekte shume te ngjashme me qeramiken e neolitit te vone te Thesalise, qe njihet arkeologjikisht si faza e Diminit klasik. Keto elemente kulturore luajten nje rol te rendesishem ne formimin e kultures se neolitit te vone te vendit tone.
    Fazen finale te epokes se gurit te ri ose sic quhet ndryshe epoka e bakrit, e perfaqesojne tri vendbanime me nje vijimesi kulturore e kronologjike: Burimasi, Maliqi II a dhe Maliqi II b. Kultura e tyre karakterizohet nga persosja e veglave te strallit, e veglave me gur te lemuar dhe e atyre prej kocke e briri, si dhe dalja e veglave te para prej bakri (sepata te tipit dalte, biza e grepa peshkimi), te cilat per shkak te cilesise se bute te bakrit nuk munden te zevendesonin veglat e tradites neolitike.
    Tiparin themelor te kesaj faze e perben qeramika, e cila dallohet per cilesine e punimit te saj, per larmine e formave te eneve, per ngjyren e zeze e gri te zeze shpeshhere me shkelqim, si edhe per zbukurimet e shumellojshme (me pikturim gri, me boje te bardhe ose te kuqe, me incizim, me ornamente plastike apo kanelyra etj.). Kultura shquhet edhe per nje pasuri e larmi objektesh kulti, si figura antropomorfe e zoomorfe, tavolina kulti e objekte te tjera te karakterit ritual.
    Kultura neolitike e vendit tone u zhvillua ne lidhje e marredhenie te ngushta me kulturat bashkekohese te vendeve fqinje, si me kulturen Crnobuki-Shuplevac te Pelagonise, me kulturen Rahmani te Thesalise dhe me kulturat egjeane te bronzit te hershem.
    Te dhenat e deriatehershme deshmojne keshtu se kultura neolitike ne vendin tone zhvillohet pa ndonje nderprerje dhe mbi nje baze autoktone. Njohurite e deritanishme nuk jane te mjaftueshme per te percaktuar se cilet ishin perfaqesuesit e grupeve apo te komplekseve me te gjera etnokulturore ballkanike te kesaj kohe. Mendimet e ndryshme sipas te cilave keto mund te kene qene ose jo popullsi indoevropiane mbeten ende te diskutueshme, sa kohe qe te dhenat gjuhesore nga fusha e toponimise se lashte te Ballkanit eshte veshtire te perputhen me siguri me te dhenat arkeologjike. Ne keto rrethana, banoret e kesaj lashtesie te larget, keto grupe kulturore ka shume gjase t'i takonin nje popullsie paleoindoevropiane.

    3. EPOKA E BRONZIT. KALIMI Ne ORGANIZIMIN FISNOR PATRIARKAL

    Gjurme te kohes se bronzit. Vendbanimet
    Epoka e bronzit ne Shqiperi perfshin mijevjecarin e trete dhe gjithe mijevjecarin e dyte p.e.sone, e deri ne fundin e shek.XII p.e.r. Ajo njihet prej te dhenave te fituara nga shtresat e kultures se bronzit ne vendbanimet e Maliqit, te Trenit e te Sovijanit ne pellgun e Korces, nga shtresa e pare e vendbanimit te Gajtanit ne afersi te Shkodres, nga gjetjet ne shpellen e Nezirit dhe nga vendbanimi i Badheres e kalaja e Kalivose ne rrethin e Sarandes. Gjithashtu njihet nga varrezat tumulare ne Mat, ne Kukes, ne Barc (Korce), ne Pazhok (Elbasan), ne Divjake (Lushnje), ne Patos (Fier), ne Vajze e Dukat (Vlore), ne Piskove (Permet), nga tumat ne luginen e Dropullit, nga tuma e Bajkajt (Sarande) e nga depo e gjetje te rastit te zbuluara buze liqeneve te Shkodres, te Pogradecit, te Prespes etj.
    Keto te dhena deshmojne se territori i Shqiperise gjate kesaj epoke ka qene i populluar gjeresisht, qe nga zonat e tij te uleta fushore e deri ne krahinat e brendshme dhe te veshtira malore. Njerezit banonin kryesisht ne vendbanime te hapura. Ne nje mase me te kufizuar jane shfrytezuar dhe shpellat, ashtu sic kane vazhduar te jene ne perdorim edhe palafitet, sic tregojne germimet e viteve te fundit ne vendbanimin palafit te Sovijanit. Nga fundi i kesaj epoke lindin edhe vendbanimet e para te fortifikuara, te cilat rrethohen me mure guresh te palatuar e te lidhur ne te thate apo me ledhe e hunj. Nje pjese e mire e vendbanimeve te ketij lloji, si kalaja e Gajtanit, qyteza e Margellicit (Fier) etj., qe do te marrin zhvillim te plote dhe do te behen karakteristike per epoken pasuese, ate te hekurit, e kane origjinen e vet ne kete periudhe.
    Banesat kane qene kasolle, qe ndertoheshin me lende drusore, kallama e kashte. Ato jane njekthineshe zakonisht me planimetri katerkendeshe, por duket se ka qene ne perdorim edhe tipi me baze te rrumbullaket e trup konik. Dyshemete kane qene te shtruara me balte te ngjeshur e te rrahur, kurse muret te thurura me thupra e te lyera me balte te perzier me byk. Ne mes kishin nga nje vater te rrumbullaket; ka raste kur kete e gjejme te vendosur anash ne formen e nje korite qe nuk njihet ne banesat neolitike. Vlen te permendim nje kompleks banesash te bronzit te vone te zbuluara ne kalane e Badheres, te cilat kane forme katerkendeshe ose rrethore te ndertuara me nje xokolature guresh, mbi te cilen ngriheshin paretet dhe catia prej materiali te lehte.

    Lindja e metalurgjise se bronzit dhe perparimet ne deget e tjera te ekonomise

    Karakteristika themelore e kesaj epoke eshte lindja e metalurgjise se bronzit, qe i dha emrin dhe vete epokes. Per zhvillimin e saj ndihmoi shume dhe pasuria me baker e vendit tone, sidomos ne zonat metalmbajtese te Matit, te Kukesit, te Korces etj.
    Vendin kryesor ne prodhimin e metalurgjise e zene veglat e punes dhe sidomos armet, sic jane sepatat, draperinjte, shpatat, kamat, thikat dhe majat e heshtave e te shigjetave. Veglat dhe armet e reja nuk munden te perjashtonin plotesisht nga perdorimi veglat dhe armet e tradites neolitike. Madje ne periudhen e pare te bronzit ato jane ende te pakta e te dobeta, por gradualisht shtohen e persosen dhe hyjne gjeresisht ne perdorim, duke ushtruar nje ndikim te fuqishem ne veprimtarine ekonomike e shoqerore te njeriut. Persosuria e derdhjes dhe pastertia e objekteve te prodhuara ne fundin e epokes se bronzit arrin nje nivel te tille teknik, qe deshmon se gjate kesaj periudhe metalurgjia e bronzit kishte arritur lulezimin e saj te plote dhe ishte kthyer ne nje zejtari te mirefillte. Midis ketyre prodhimeve meritojne te permenden sepatat me forma karakteristike vendase sic jane sepatat me emrin "shqiptaro-dalmate". Krahas tyre qendrojne prodhimet vendase te imitacioneve egjeane ose me origjine nga Evropa Qendrore, te tilla, si sepatat dyteheshe te tipit minoik, shpatat e gjata te tipit egjean, sepatat e tipit kelt, etj., qe dallojne nga prototipat e tyre per vecantite lokale.
    Arritjet ne fushen e metalurgjise se bronzit ndihmuan veprimtarine prodhuese dhe u bene mbeshtetje per zhvillimin e degeve te tjera te ekonomise, ne menyre te vecante te bujqesise. Karakteri i saj ndryshoi edhe si pasoje e zhvillimit te blegtorise. Rritja e numrit te kafsheve shtepiake, si kali, gjedhet dhe bagetite e imeta, qe i gjejme te perfaqesuara gjeresisht midis materialit kockor ne shtresat kulturore te vendbanimeve te bronzit dhe ne varrezat e kesaj kohe, solli me vete ndryshime thelbesore ne bujqesi. Nga kopshtet e vogla, qe rremiheshin me vegla te thjeshta prej briri e druri, kalohet tani ne shfrytezimin e siperfaqeve me te gjera, qe i punonin me parmende druri, duke shfrytezuar forcen terheqese te kafsheve. Tokat hapeshin me ane te djegies se pyjeve. Te shkriftuara nga zjarri i forte dhe te pasuruara me plehun e hirit, ato ishin te gatshme per t'u mbjelle. Bujkut primitiv nuk i mbetej vecse te hidhte faren dhe ta mbulonte ate me nje lerim te ceket. Kjo toke nuk mund te shfrytezohej per shume vjet, sepse ngjishej dhe nuk mund te punohej me me veglat e thjeshta te kohes, prandaj bujqit hapnin toka te reja, gje qe i dha bujqesise se bronzit nje karakter ekstensiv.
    Ne krahasim me qeramiken e bukur dhe te nje cilesie te larte te neolitit te vone, qeramika e bronzit te hershem paraqitet me primitive si ne tekniken e punimit, ashtu dhe ne sistemin e zbukurimit. Por kjo eshte nje qeramike me forma te reja e te panjohura me pare, ndersa nje element i rendesishem ne ndertimin e saj jane vegjet. Me tipike ne kete qeramike jane vazot me dy vegje te larta mbi buze, ato me dy ose kater vegje unazore nen gryke, filxhanet me nje vegje te larte mbi buze dhe brokat me trup te fryre dhe qafe cilindrike me nje vegje nen gryke. Tipar tjeter dallues i kesaj qeramike eshte zbukurimi me motive plastike shiritash me ose pa thellim. E njohur ne gjuhen arkeologjike, per kete arsye, si qeramika "shiritore", ajo perben tani nje element te ri kulturor qe nuk lidhet me traditen neolitike. Prototipat e saj jane me origjine te larget nga Ponti ne brigjet e Detit te Zi dhe shfaqja e saj ne Ballkan, ashtu si dhe ne krahinat e tjera te Evropes eshte e lidhur me dyndjen e madhe te nje popullsie baritore qe vjen nga stepat e Lindjes aty nga fundi i neolitit.
    Krahas kesaj qeramike do te vazhdoje te mbijetoje edhe ajo me forma tradicionale neolitike vendese, e zbukuruar me ornamente te incizuara ose me kanelyra, e cila paraqitet me e paket ne fillimet e shtresave kulturore dhe gradualisht vjen e ze vend paresor ne qeramiken e bronzit.
    Qeramika e bronzit te mesem lidhet gjenetikisht me ate te bronzit te hershem dhe riprodhon te njejtat forma e sistem zbukurimi, por me nje teknike me te perparuar. Shfaqen tani dhe forma te reja, prej te cilave me karakteristike jane enet pseudominoike me dy vegje te larta mbi buze, sahanet me dy vegje horizontale poshte buzeve ose qe ngrihen mbi to, etj.
    Ne bronzin e vone prodhimi qeramik rigjallerohet. Enet paraqiten me forma me te evoluara, me te pasura dhe me te persosura nga pikepamja teknologjike. Zakonisht enet me parete te holla jane te pjekura mire dhe kane ngjyra kryesisht te celeta, oker, te kuqe dhe gri ne te blerte. Ne fillim kjo qeramike eshte e thjeshte, por ne fazat e mepastajme pasurohet me zbukurime te pikturuara me motive te larmishme gjeometrike. Tek qeramika me e hershme e ketij tipi, pikturimi eshte bere pas pjekjes se enes dhe ka ngjyre te kuqe te praruar, kurse me vone ai behet para pjekjes dhe merr pastaj ngjyren kafe me nuanca te ndryshme.
    Ne literaturen arkeologjike kjo qeramike eshte pagezuar me emrin "devollite", nga emri i krahines ku eshte zbuluar me pare. Por djepi i saj duket se eshte pellgu i Korces, ku ajo kronologjikisht paraqitet deri tani si me e hershme. Kendej ajo perhapet pastaj ne te gjithe Shqiperine e Jugut dhe ne krahinat fqinje te Maqedonise, te Thesalise dhe te Epirit, ku datohet si me e vone. Nga fundi i bronzit, ne sintaksen gjeometrike te sistemit zbukurues te qeramikes "devollite" futen dhe elemente te zbukurimit mikenas, si rezultat i lidhjeve gjithnje me te ngushta te kesaj treve me boten e Egjeut.
    Si e tille qeramika "devollite" paraqitet si perfaqesuese e nje grupi te vecante kulturor me nje shtrirje te gjere ne territorin jugor te Shqiperise dhe te diferencuar nga ai i krahinave veriore, i cili nuk zbaton pikturimin e qeramikes dhe as teknologjine e grupit "devollit", duke u treguar me konservator si ndaj formave, ashtu dhe ndaj zbukurimit tradicional te periudhave pararendese te epokes se bronzit.
    Prodhimet zejtare dhe ato bujqesore-blegtorale bene te mundshme edhe zhvillimin e kembimeve. Tregues i rendesishem ne kete drejtim jane depot ose objektet e fshehura, qe perbejne nje dukuri te rendomte ne bronzin e vone dhe qe ndeshen jo rralle dhe ne vendin tone. Depo te tilla jane gjetur buze liqenit te Shkodres dhe Bunes, ne afersi te Shirokes e Beltojes me sepata te tipit "shqiptaro-dalmat", ne nje shpelle afer Koplikut dhe ne fshatin Bushat me sepata te tipit "kelt", etj. Keto depo, qe krijohen ne raste rreziku nga zejtare endacake, te cilet jane njekohesisht dhe shites te prodhimeve te tyre, gjenden zakonisht gjate rruges natyrore. Ato permbajne objekte te pavena ne perdorim, shpesh prodhime te nje kallepi, te cilat, per shkak te formave standarde, sherbejne edhe si njesi vlere per kembim.
    Objektet e importit egjean, italik dhe ato me prejardhje nga viset e Evropes Qendrore, te perfaqesuara ne gjetjet arkeologjike te vendit tone permes armeve, qeramikes dhe sendeve te tjera te luksit, jane deshmi e perpjesetimeve qe marrin kembimet gjate bronzit. Zhvillimi i tyre dhe lidhjet me krahina kaq te largeta u ndihmuan nga lindja ne kete kohe e transportit tokesor, qe shfrytezon forcen bartese te kafsheve dhe sidomos shfaqja e anijeve me vela, qe lejuan lundrimet ne det te hapur dhe arritjen e brigjeve te tjera. Qe nga kjo kohe banoret e bronzit te vendit tone, duket se kryen per here te pare dhe kalimin e Adriatikut.
    Megjithate duhet thene se lidhjet midis krahinave te ndryshme, qofshin keto te aferta apo te largeta, nuk ishin te rregullta, prandaj dhe shkembimi i produkteve midis bashkesive mbetet gjithnje nje gje e rastit.

    Ndryshimet ne strukturen shoqerore
    Perparimet ne deget e ndryshme te ekonomise cuan ne rindarjen e punes midis sekseve dhe per pasoje ne ndryshimin e pozites shoqerore te burrit dhe te gruas. Burri duke u marre tani si me bujqesi e blegtori, ashtu edhe me prodhimin metalurgjik, zuri vendin drejtues ne ekonomi e shoqeri, ndersa roli i gruas u dobesua. Kjo solli ndryshime dhe ne marredheniet shoqerore, te cilat u shprehen ne zevendesimin e rendit gjinor matriarkal me ate patriarkal dhe ne kalimin nga familja matriarkale me cifte ne familjen patriarkale monogame, e cila u be dhe berthame e shoqerise fisnore te kesaj kohe. Brenda fisit ajo formonte nje njesi te pavarur ekonomike e shoqerore. Pjesetaret e saj i lidhte prona e perbashket e familjes, prodhimi dhe konsumi i perbashket. Te gjithe pjesetaret e familjes ishin te barabarte midis tyre, kurse kryetari ishte i pari midis te barabarteve.
    Gjate epokes se bronzit struktura e fisit u be me e nderlikuar. Midis familjes dhe fisit u krijua nje hallke tjeter, vellazeria, e cila permblidhte disa familje te medha patriarkale, te dala nga ndarja e familjes meme.
    Pasqyre e ketij organizimi shoqeror jane monumentet skulpturore te kesaj kohe, tumat, te cilat jane varre apo varreza kolektive te nje familjeje, vellazerie ose fisi. Inventari i varreve te tyre flet dhe per diferencim social te popullsise dhe nje shtresezim fillestar te saj, qe e ka bazen te perparimet e shenuara ne ekonomi dhe te mundesia qe u krijua per grumbullimin e nje lloj pasurie prej kesaj. Vete ky fakt nenkupton krijimin e premisave per lindjen e prones private, qe do te sjelle ne te ardhmen shperberjen e bashkesise primitive.
    Prirja per te shtuar pasurine, per te fituar toka e kullota te reja coi gjate kesaj epoke ne konflikte e lufta te vazhdueshme. Levizjet dhe dyndjet e medha te popullsive qe vertetohen ne menyre te qarte, permes te dhenave arkeologjike, jane nje shfaqje e kesaj dukurie. Lindja e vendbanimeve te fortifikuara, persosja e armeve dhe vendi qe zene ato ne inventarin e varreve, deshmojne se nga fundi i epokes lufta ishte bere nje funksion i rregullt ne jete. Plackitjet dhe perfitimet e tjera qe vinin prej saj, rriten nje shtrese udheheqesish ushtarake, e cila filloi te vecohet nga masa e gjere e anetareve te fisit, duke u pasuruar permes pervetesimit te pjeses me te madhe te plackes se luftes dhe te roberve te saj. Keta te fundit do te behen pastaj burim per format me te hershme te shfrytezimit te njeriut si skllav ne familjet patriarkale ose ndryshe per lindjen e skllaverise patriarkale.

    Botekuptimi dhe arti
    Niveli i ulet i faktoreve te prodhimit dhe karakteri empirik i njohurive krijuan te njeriu primitiv nje botekuptim magjik-mistik per boten qe e rrethonte dhe fenomenet e vecanta te saj. Mbi kete baze gjate epokes se bronzit vazhdojne te jetojne rite e besime te trasheguara nga shoqeria neolitike sic eshte kulti i tokes-meme qe vazhdon te ushtrohet edhe gjate periudhes se pare te bronzit dhe qe shprehet nepermjet figurave prej balte te pjekur, te cilat paraqesin gruan-meme, apo riti i flijimit dhe i varrimit te femijeve brenda territorit te vendbanimit, qe i sherbejne mbrojtjes nga fuqite mistike keqberese, qe vertetohen me horizontin e bronzit te hershem ne Maliq dhe me vone ne grupin e urnave te shtreses se fundit te bronzit ne Tren.
    Shqetesimi per fatin e njeriut pas vdekjes krijoi tek njerezit primitive botekuptimin e vazhdimit te jetes pertej varrit, qe shprehet ne kete epoke me kujdesin e vecante qe tregohet per te vdekurin, per plotesimin e riteve te varrimit dhe per ndertimin e vete varreve. Krahas varreve te dysta te trasheguara nga neoliti, shfaqen ne fillim te epokes se bronzit varret me tuma. Keto jane varre monumentale ne formen e kodrave te vogla gjysme sferike, te larta 1-4 m e me diameter 15-30 m, te ngritura me dhe e me gure. Disa prej tyre kane ne baze nga nje ose dy unaza kufizuese me gure, te cilat sherbenin si kufi per masen e dheut qe hidhej mbi varret. Ne qender te tumes zakonisht eshte vendosur varri me i hershem, per te cilin eshte ngritur tuma, kurse perreth e mbi te jane vendosur varre te tjera te mevonshme. Arkitektura e varreve eshte e thjeshte ne forme gropash te rrumbullaketa ose katerkendeshe te rrethuara e te mbuluara me gure, apo arkash katerkendeshe prej druri apo guresh.
    Varrimi behej duke e vendosur trupin me kembe dhe me duar te mbledhura ne pozicion fjetjeje. Kjo menyre varrimi e njohur qe ne neolit behet me karakteristike gjate gjithe epokes se bronzit. Varrimi me djegie perkundrazi ndeshet me rralle. Ne kete rast hiri dhe mbeturinat e djegura te trupit vendoseshin zakonisht ne gropa te mbuluara me gure ose me urna. Te vdekurit shoqeroheshin ne varr me takemin funerar, karakteri i te cilit percaktohej nga seksi dhe pozita shoqerore e te vdekurit. Qe nga bronzi i mesem fillojne te shfaqen dallimet midis varreve me inventar te pasur e te thjeshte. Ne disa raste te vdekurin e shoqeronin ne varr edhe kafshe qe adhuroheshin, sic eshte rasti i varrit qendror te tumes se madhe te Pazhokut, i cili krahas dy skeleteve permbante dhe nje koke kau, kafshe kjo e lidhur me kultin e bujqesise me parmende, mjaft i perhapur si i tille ne boten e Mesdheut. Dy unazat bashkeqendrore me gure te kesaj tume jane me sa duket, shprehje e kultit te diellit, qe adhurohej nga perfaqesuesit e ketyre tumave si nje fuqi jetedhenese dhe burim i prodhimtarise se tokes.
    Arti i kohes se bronzit eshte kryesisht nje art i zbatuar i stilit gjeometrik, qe perdoret ne zbukurimin e qeramikes dhe me pak ne prodhimet prej bronzi. Arti plastik, qe perfaqesohet me figurinat skematike te gruas-meme paraqitet tani ne renie. Ai nuk ka vecse pak jete gjate periudhes se pare te kesaj epoke derisa me vone zhduket krejt. Ne bronzin e hershem nje renie ka edhe ne zbukurimin e qeramikes, por me pas, e sidomos ne bronzin e vone, ky art njeh nje ngritje te re. Ne qeramiken e tumave te Pazhokut ai eshte zbatuar ne tekniken e incizimit. Motivet jane trekendesha e rombe te vargezuara me fushen e mbushur me vija te pjerreta paralele. Ne qeramiken "devollite" keto motive jane te pikturuara me tone pashkelqim ngjyre te kuqe apo kafe. Thurja e harmonishme e kompozicionale e tyre ne ene me forma elegante perfaqeson nje nga arritjet me te mira te artit dekorativ te epokes se bronzit.
    Ne prodhimet metalike zbukurimet jane te varfra. Vlerat artistike i shohim te shprehura me teper ne format e bukura te disa veglave, sidomos te sepatat "shkodrane" e "shqiptaro-dalmate" te zbukuruara ne mykat e tyre me stolisje plastike brinjesh, qe hijeshojne formen e zhdervjellet te vete objekteve.

  3. #3
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    ILIReT

    K R E U I I

    SHTHURJA E BASHKeSISe PRIMITIVE
    (SHEK. XI - V P.E.SONe)

    Burimet historike deshmojne se ne epoken e hekurit territori i Shqiperise banohej nga iliret, nje nga popullsite e medha te Evropes se atehershme, qe shtrihej ne gjithe pjesen perendimore te Gadishullit Ballkanik. Rreth fundit te shekullit XII ose fillimit te shekullit XI para eres sone ne territorin e tyre shfaqen per te paren here objekte prej hekuri. Futja ne perdorim e ketij materiali te ri, qe i dha emrin epokes shenon, edhe per iliret nismen e nje periudhe te re historike. Hekuri kishte cilesi te pakrahasueshme ndaj lendeve te para te njohura deri atehere per pergatitjen e veglave te punes dhe te armeve. Si i tille, ai coi ne rritjen e rendimentit ne sfera te ndryshme te ekonomise, ne zhvillimin e metejshem te kembimit, ne rritjen e pasurise shoqerore, ne thellimin e diferencimit shoqeror, ne formimin e federatave fisnore si forma te organizimit politik. Ne tere permbajtjen e vet kjo periudhe e historise se ilireve karakterizohet, keshtu, nga shthurja e plote e organizimit fisnor dhe nga pergatitja e kushteve per lindjen e skllavopronarise dhe te shteteve skllavopronare ilire.


    1. ORIGJINA DHE TRUALLI HISTORIK I ILIReVE

    Teorite rreth origjines

    Problemi i prejardhjes dhe i rruges se formimit te trungut etnik ilir me vecorite e tij gjuhesore e kulturore, ka perbere nje nga synimet me kryesore te ilirologjise. Rreth tij jane shfaqur pikepamje te ndryshme, te cilat ndricojne ne menyre te mjaftueshme gjithe kete proces te nderlikuar etnogjenetik. Kerkimet komplekse arkeologjike, gjuhesore dhe historike te koheve te fundit e kane vendosur ate mbi nje baze me te shendoshe dhe e kane futur ne nje rruge me te drejte zgjidhjeje.
    Sado te ndryshme qe mund te paraqiten nga forma teorite mbi prejardhjen e ilireve, ne permbajtje ato shprehin vetem dy pikepamje, njera nga te cilat i quan iliret si te ardhur ne Gadishullin Ballkanik, ndersa tjetra si popullsi autoktone te formuar ne truallin historik te Ilirise.
    Midis teorive qe i quajne iliret te ardhur ne Gadishullin Ballkanik, ka mosperputhje si persa i takon vendit nga vijne, ashtu edhe kohes se ardhjes se tyre. Disa e lidhin perhapjen e tyre me kulturen e Halshtatit, te tjere me kulturen e Fushave me Urna, apo me kulturen Luzhice. Sipas tyre, ne kapercyell te mijevjecarit te dyte p.e.sone iliret moren pjese ne levizjet e popujve qe njihen me emrin dyndja dorike, egjeane apo panono-ballkanike dhe duke zbritur nga Evropa Qendrore, ne fillim te epokes se hekurit, u ngulen ne Gadishullin Ballkanik ne trojet e tyre historike.
    Pikepamje me e re eshte ajo qe e konsideron kulturen ilire si nje dukuri te formuar historikisht ne vete truallin ilir ne baze te nje procesi te gjate dhe te panderprere te saj gjate gjithe epokes se bronzit dhe fillimit te asaj te hekurit.
    Kjo teze e zhvillimit te panderprere te kultures, qe jep mundesi te flitet edhe per nje zhvillim te panderprere etnik, gjen prova te shumta ne territorin historik te ilireve, sidomos me zbulimet e bera ne truallin e Shqiperise ne vendbanimin e Maliqit dhe ne varrezat tumulare te Pazhokut, te Vajzes, te Matit etj., kurse jashte vendit tone ne varrezat tumulare te pllajes se Glasinacit (Bosnje) e gjetke. Perballe ketyre zbulimeve behet fare e paqendrueshme teza qe e lidh etnogjenezen e ilireve me kulturen e Halshtatit apo me bartesit e kultures se fushave me urna. Trualli i kesaj kulture te fundit nuk mund te lidhet kurrsesi etnikisht me iliret. Duke krahasuar truallin e kultures se fushave me urna me ate te kultures se mirefillte ilire Mat-Glasinac ne rajonin qendror te Ilirise, vihen re ndryshime thelbesore si ne kulturen materiale ne qeramike, ne objektet metalike etj., ashtu edhe ne ate shpirterore, qe ka nje rendesi te vecante ne percaktimin etnik te nje popullsie. Trualli i Panonise ndjek menyren e varrimit me djegie duke vendosur mbeturinat e saj ne vazo te vecanta (urna), ndersa ai i Matit dhe i Glasinacit, varrimin ne tuma e kryesisht me vendosje kufome. Keto ndryshime ne kulture i vecojne panonet edhe si nje grup etnik me vete qe dallohet nga ai i ilireve. Pervec kesaj te dhenat arkeologjike kane treguar se dyndjet panono-ballkanike, dorike a egjeane nuk e perfshine pjesen perendimore te Gadishullit Ballkanik dhe si pasoje nuk shpune ne ndryshime dhe zhvendosje te theksuara te ilireve. Kjo shihet qarte sidomos ne territorin e vendit tone, ku materialet arkeologjike te kesaj kohe, flasin jo per nderprerje ne zhvillimin autokton te kultures, por per nje vazhdimesi te saj qe nga epoka e hershme e bronzit, pavaresisht se disa shfaqje te reja ne prodhimin metalurgjik, te shek. XI-IX p.e.sone, mund te lidhen me ndikimet kulturore te ardhura permes dyndjeve nga veriu. Ky zhvillim i panderprere kulturor ne vendin tone shfaqet akoma me mire ne qeramike, e cila eshte nje tregues i rendesishem ne percaktimin etnik dhe kulturor te bartesve te saj. Qeramika e kesaj kohe zhvillohet ne tere truallin ilir mbi bazen e pocerise me te hershme te epokes se bronzit, pa pasur ndonje ndryshim ne kohen e kalimit nga epoka e bronzit ne ate te hekurit, dhe duke e ruajtur kete tradite autoktone te pakten deri ne shek. VI p.e.sone, kur historikisht dihet se keto krahina banoheshin nga bashkesi te qendrueshme fisnore ilire.
    Te gjitha keto te dhena arkeologjike te grumbulluara ne pesedhjete vjetet e fundit, ne territorin e Shqiperise se bashku tregojne se etnogjeneza ilire nuk duhet pare kurrsesi ne lidhje me ardhjen e nje popullsie nga veriu i Ballkanit, por si nje proces historik shume i gjate dhe i nderlikuar autokton. Ky proces fillon shume kohe perpara ketyre dyndjeve (dorike, egjeane a panono-ballkanike) dhe konkretisht me dyndjen e madhe te periudhes kalimtare nga neoliti ne epoken e bronzit, qe perfshin treva te gjera te Evropes dhe te Azise, duke sjelle me vete ndryshime te dukshme etnike ne Evropen neolitike.
    Kjo dyndje e cilesuar indo-evropiane, qe ndodhi ne kapercyell te mijevjecarit te trete, u krye nga grupe te ndryshme popullsish baritore te ardhura nga stepat e Lindjes. eshte provuar arkeologjikisht se ajo nuk u be menjehere, por vale-vale dhe se krahinat perendimore te Ballkanit, midis tyre dhe territori i Shqiperise u preken prej saj me vone se sa ato lindore.
    Gjate kesaj dyndjeje grupe te ndryshme kulturore te Evropes u zhduken pa lene gjurme, te tjera u perzien me popullsite migratore, te cilat u imponuan me kete rast vendasve gjuhen, kulturen, ne nje fare mase edhe zakonet e veta. Keshtu ndodhi, p.sh. me kulturat neolitike te Vinces, te Butmirit, te Lisici-Hvarit ne territorin e Jugosllavise, te cilat qene zevendesuar me kulturat e reja Kostalace, Vucedole etj.; e njejta gje ndodhi edhe me kulturen neolitike te Maliqit, e cila qe zevendesuar nga nje kulture me e ulet e karakterizuar me qeramiken e saj trashanike, qe i atribuohet pikerisht kesaj dyndjeje.
    Ne procesin e shtjellimit te ketyre ngjarjeve dhe te perzierjeve etnike dhe kulturore te popullsive neolitike vendase, paraindoevropiane ose sipas disa studiuesve, indoevropiane te hershme, me ardhesit e rinj indoevropiane te stepave u formua edhe baza mbi te cilen nisen te zhvillohen ne kushte te vecanta edhe proceset etnogjenetike te popullsive te vjetra historike te Ballkanit Perendimor, rrjedhimisht dhe procesi i formimit historik te trungut etnik ilir me tipare te perbashketa kulturore, te dallueshme prej bashkesive te tjera fqinje jo ilire. Ne kete proces, i cili u zhvillua gjate gjithe mijevjecarit te dyte p.e.sone, diferencimi dhe asimilimi i popullsive, ashtu sikurse dhe lidhjet ekonomike e kulturore, luajten nje rol te rendesishem. Ne qofte se ne periudhen e hershme te epokes se bronzit, kultura e krahinave ballkano-perendimore, ishte shume larg per t'i dhene asaj karakter te percaktuar ilir, te dallueshem prej atyre te territoreve te tjera, ky diferencim i tipareve kulturore vjen e behet gjithnje me i theksuar ne periudhen e mesme e sidomos ne ate te fundit te epokes se bronzit. Ne rrugen e ketij zhvillimi te brendshem krahinat jugore te kesaj treve ishin te kthyera me teper me fytyre drejt jugut, nga bota e perparuar e Egjeut, me te cilen qene ne marredhenie te ngushta ekonomike e kulturore. Veriu, perkundrazi, shfaq prirje drejt Evropes Qendrore, por me lidhje me te dobeta me te. Keto lidhje ndikuan sadopak ne formimin dhe ne diferencimin ne fund te bronzit e ne fillim te hekurit te dy grupeve te medha kulturore ilire, atij jugor dhe verior.
    Keshtu duke zene fill ne kapercyell te epokes se bronzit, procesi i formimit te etnosit ilir pershkon ne mijevjecarin e dyte rrugen e gjate te diferencimit nga masa e pasigurt etnike qe u formua pas shkaterrimit te botes neolitike dhe perfundon nga fundi i ketij mijevjecari. Si e tille, kjo epoke krijon ne pjesen perendimore te Ballkanit ate substrat etno-kulturor, mbi bazen e te cilit formohet me vone etnosi dhe kultura ilire. Bartesit e ketij substrati mund te identifikohen me ate popullsi parailire, qe ne burimet historike njihet si pellazge.
    Pavaresisht nga kjo hipoteze per parailiret, thelbesor eshte fakti se ne fund te epokes se bronzit, ne pjesen perendimore te Ballkanit ishte formuar nje bashkesi e gjere kulturore dhe etnike, e cila ne epoken e hekurit ne baze te zhvillimit te brendshem ekonomiko-shoqeror, do te vazhdonte te zhvillonte me tej kulturen e vet duke i dhene asaj nje fytyre gjithnje me te percaktuar etnike. Kjo eshte dhe periudha e formimit te plote te bashkesise se madhe ilire dhe te grupeve te vecanta etnokulturore, ashtu sic permenden tek autoret me te hershem antike.

    Trualli historik i ilireve

    Sipas burimeve historike, nocioni ilir - Iliri, ka pasur gjate historise se vet nje kuptim disi te ndryshem gjeografiko-historik.
    Me emrin ilir ne fillim njiheshin vetem krahinat jugore te ilireve. Ketu banonin sipas burimeve me te vona letrare edhe iliret e mirefillte, sic i quan ata historiani romak, Plini Plak. Ky emer u shtri gradualisht prej grekeve edhe ne vise te tjera te njohura me vone prej tyre, popullsite e te cilave, pavaresisht nga vecorite e zhvillimit te tyre lokal, paraqitnin elemente te nje trungu te perbashket etno-kulturor.
    Ne kohen e historianit grek Herodotit (shek. V p.e.sone), emri ilir shtrihej mbi nje territor mjaft te gjere, i cili arrinte ne lindje deri tek rrjedhja e lumit Morave. Nje shekull me vone, sipas Pseudo-Skylaksit, ky emertim do te perfshinte territore akoma me te gjera ne veriperendim te Ballkanit. Sipas tij iliret shtriheshin pergjate Adriatikut duke filluar qe nga liburnet ne veri e deri tek kufijte e Kaonise ne jug. Perhapjen me te madhe dhe perfundimtare te emrit dhe te territorit ilir, na e jep Apiani i Aleksandrise, i cili duke permbledhur gjithe sa ishte thene perpara tij mbi topografine e ilireve, shkruante: "grekerit quanin ilire ata qe banonin mbi Maqedonine dhe Trakine, qe nga kaonet dhe thesprotet deri tek lumi Ister. Dhe kjo eshte gjatesia e vendit, ndersa gjeresia prej maqedoneve dhe thrakeve malore tek paionet deri ne Jon dhe ne rreze te Alpeve".
    Nga studimet me te reja te mbeshtetura jo vetem ne burimet e shkruara historike, por edhe ne te dhenat arkeologjike si dhe ne ato gjuhesore, rezulton se trualli historik i ilireve perfshinte tere pjesen perendimore te Gadishullit Ballkanik, qe nga rrjedhja e lumenjve Morave e Vardar ne lindje, e deri ne brigjet e Adriatikut e detit Jon ne perendim, qe nga lumi Save ne veri, e deri tek gjiri i Ambrakise ne jug, pra deri ne kufijte e Hellades se vjeter.
    Burimet historike dhe ato arkeologjike e gjuhesore deshmojne per pranine e ilireve edhe jashte treves historike te tyre. Grupe te tera iliresh, midis tyre dhe mesapet dhe japiget u vendosen ne Itali gjate bregut te Adriatikut dhe ne krahinat jugore te saj.
    Ne Azi te Vogel u shperngulen grupe popullsish dardane, paione, te cilat do te permenden edhe ne eposin homerik si pjesemarres, perkrah trojaneve ne luften e tyre kunder grekeve. Prania e elementit etnik ilir eshte vertetuar arkeologjikisht nga burimet e shkruara edhe ne rajonet veriore te Maqedonise e te Greqise, si ne Akarnani e ne Etoli. Te gjitha keto levizje grupesh etnike ilire pertej treves historike te tyre ndodhen, sic mund te provohet dhe arkeologjikisht, kryesisht gjate dyndjes se madhe panono-ballkanike, e cila sic dihet fillon te vershoje ne drejtim te jugut qe ne fund te shek. XIII-XII p.e.sone. Meqenese fatet e tyre historike, ne trojet e reja ku ato u vendosen, jane thuajse krejt te ndara nga bota e mirefillte ilire-ballkanike, keto grupe te emigruara nuk do te perfshihen ne shqyrtimin e metejshem te historise ilire.

    Topografia e fiseve me te rendesishme ilire

    Ne shekujt e pare te mijevjecarit te fundit para eres sone ishin formuar tanime bashkesite fisnore ilire dhe ne pergjithesi ata kishin zene vend ne trojet e tyre historike. Nder fiset me te hershme ilire qe luajten dhe nje rol ku me shume e ku me pak te rendesishem ne ngjarjet historike te mevonshme, per t'u permendur jane: thesprotet, te cilet zinin ultesiren bregdetare qe nga gjiri i Ambrakise e deri tek lumi i Thiamit (Kalama), ne veri te tyre vinin kaonet, vendbanimet e te cileve arrinin deri tek malet e Llogarase dhe gryka e lumit Drinos. Moloset banonin ne pllajen pjellore te Janines. Gjate lugines se Vjoses ne te majte banonin amantet, ndersa ne te djathte bylinet, kurse ne rrjedhjen e siperme te Vjoses banonin parauejte. Ne lindje te bylineve shtrihej territori i atintaneve. Taulantet shtriheshin ne zonen bregdetare nga Vjosa e deri tek lumi i Matit dhe ne veri te tij, pergjate brigjeve te Adriatikut te Mesem, fisi i ardianeve. Ne viset e Ballkanit Qendror dy ishin fiset me te medha dhe me te rendesishme ilire: paionet ne luginen e mesme te Vardarit, dhe dardanet qe banonin ne rrafshin e Kosoves, te cilet shtriheshin ne veri ne tokat midis degeve jugore e perendimore te Moraves deri aty ku keto bashkohen per te formuar Moraven e Madhe.
    Midis fiseve te hershme te Ballkanit Veriperendimor nder me te fuqishmit ishin liburnet, te cilet banonin ne bregdet dhe ne ishujt deri tek lumi Krka, ne jug te tyre vinin dalmatet, kurse ne viset e Bosnjes se brendshme, autariatet.
    Pervec ketyre fiseve, ne territorin e gjere te Ilirise do te shfaqen me vone, ne rrethana krejt te reja historike e politike, edhe nje numer i madh bashkesish te tjera ilire, midis te cilave edhe bashkesi te tilla qe do te kene nje peshe te madhe ne zhvillimin e ngjarjeve politike te shtetit ilir, si enkelejte, dasaretet etj.
    Perhapja e fiseve me te rendesishme e te hershme ilire deshmohet ne burimet e autoreve antike, te cilat ne mjaft raste jane, megjithate, te fragmentuara, madje dhe kontradiktore. Rrjedhimisht ne percaktimin e topografise se fiseve ilire ka edhe raste te diskutueshme.

    2. GJENDJA EKONOMIKO - SHOQeRORE E ILIReVE
    (SHEK. XI-V P.E.SONe)

    Vendbanimet

    Iliret e kohes se hekurit jetonin ne fshatra dhe ne vendbanime te fortifikuara. Te paret nuk njihen dhe aq mire per arsye se nuk jane gjurmuar ne menyre te mjaftueshme. Ne burimet e shkruara ato dokumentohen nga fundi i kesaj periudhe, ne fiset me jugore ilire, nepermjet Pseudo-Skylaksit, i cili thote se kaonet, thesprotet dhe moloset banonin ne fshatra. Ky njoftim i shkurter, qe me sa duket i referohet nje burimi me te hershem, nuk ndihmon shume per te krijuar nje ide te qarte mbi karakterin e ketyre vendbanimeve.
    Me sa mund te gjykohet nga te dhenat arkeologjike, vendbanimet fshatare ilire te kesaj kohe formoheshin nga grupe shtepish te grumbulluara sipas njesive shoqerore qe perfaqesonin, d.m.th. mbi bazen e nje familjeje te madhe patriarkale ose te nje grupi familjesh te tilla, qe i perkisnin nje vellazerie. Nje mendim te tille e sugjerojne, te pakten per vendbanimet respektive te tyre, nekropolet tumulare te Matit, te cilat perbehen nga grupe te vogla tumash, te vendosura ne tarraca, ne luadhe e ne toka buke gjate lugines se lumit. Po kjo gje perseritet ne tumat e Kukesit, ato te pellgut te Korces, te lugines se Drinos e gjetke. Edhe vendbanimet fshatare te gjurmuara ne luginen e Vjoses japin te njejten tablo. Ne te gjitha rastet ato paraqiten si vendbanime te vogla e te shperndara prane tokave bujqesore.
    Burimet e shek. V p.e.sone deshmojne se vendbanimet e hapura fshatare te ketij lloji kane qene tipike jo vetem per Ilirine, por edhe per krahinat fqinje te Maqedonise ne lindje dhe te Akarnanise e Etolise ne jug.
    Gjate kohes se hekurit vazhdojne te mbijetojne edhe palafitet si vendbanime te trasheguara nga epokat e meparshme. Herodoti ne "Historite" e tij pershkruan me shume hollesi nje vendbanim te tille buze liqenit Prasaida te Panonise. Arkeologjikisht ato jane vertetuar gjithashtu ne fshatin Knete te Kukesit dhe jashte territorit shqiptar, ne Donja-Dolina e Ripac te Bosnjes dhe ne Otok afer Sinjit ne Dalmaci.
    Krahas vendbanimeve fshatare te pambrojtura ne kohen e hekurit perhapen gjeresisht vendbanimet e fortifikuara me mure. Te njohura qe nga koha e bronzit te vone, ato evoluojne dhe behen nje nga elementet me karakteristike per epoken e hekurit. Ne gjuhen e popullit keto vendbanime njihen me emrat qyteze, kala ose gradina.
    Per Ilirine e Jugut jane karakteristike qytezat apo kalate e fortifikuara me mure guresh. Ato jane te ngritura mbi kodra te mbrojtura dhe me pozite mbizoteruese e horizont te gjere shikimi. Kufijte e vendbanimit i percaktonin muret rrethuese. Linja e murit ndjek relievin e terrenit duke shfrytezuar aftesite mbrojtese te tij dhe nderpritet aty ku mbrojtja nuk eshte e nevojshme. Muret ndertoheshin me gure te medhenj e mesatare te palatuar, formuar nga dy kemisha anesore dhe berthama e mesit qe mbushej me gure te vegjel. Trashesia e tyre luhatet nga 3,10-3,50 m. Mungojne ne kete sistem te hershem fortifikimi kullat, kurse portat jane ne pergjithesi te vogla. Ne ndonje rast ato jane pajisur me nje korridor qe ndihmonte mbrojtjen. Lartesia e ketyre mureve, e ruajtur deri ne ditet tona arrin 2,50-3 m, por trashesia e tyre tregon se kane pasur nje ngritje te madhe. Megjithate duhet menduar se mbi kete nivel, fortifikimi do te kete qene plotesuar me gardhe hunjsh.
    Madhesite e ketyre vendbanimeve ndryshojne nga nje rast ne tjetrin. Me te voglat kane nje shtrirje prej 1-2 ha, kurse te tjera si Gajtani arrinin deri 4-5 ha. Zgjerimet e mevonshme kane bere qe brenda mureve rrethuese te perfshihen siperfaqe me te gjera, sic eshte rasti i kalase se Trajanit (Korce), i kalase se Lleshanit (Elbasan), i kalase se Karosit (Himare), qe zene 15-20 ha. Ne keto raste vendbanimet paraqiten me 2-3 e me shume radhe muresh.
    Shume te pakta jane dijet per ndertimet e brendshme te ketyre vendbanimeve. Gjurmet e ruajtura ne siperfaqe deshmojne se per ndertimin e banesave eshte perdorur gjeresisht sistemi i tarracave, qe percaktohej nga terreni i thyer i faqeve te kodrave mbi te cilat shtriheshin vendbanimet. Si lende per ndertimin e banesave eshte perdorur kryesisht druri e shume me pak guri.
    Ndryshe nga territori i Ilirise Jugore, ne krahinat lindore ilire ishin vendbanimet e mbrojtura me ledhe, te njohura me emrin "gradina". Ato ndeshen me shumice ne tokat e banuara nga dardanet, si ne rrafshin e Glasinacit e gjetke. I vetmi vendbanim i ketij lloji ne Shqiperi eshte ai i zbuluar ne Shuec te Bilishtit. Gradinat jane te vendosura mbi kodra mbizoteruese. Ledhet mbrojtese te tyre formoheshin nga masa dheu apo guresh, qe arrinin 7-15 m gjeresi. Sistemi i mbrojtjes plotesohej me sa duket nga nje gardh hunjsh, qe ngrihej mbi ledhin dhe ne disa raste nga nje hendek qe rrethonte vendbanimin.
    Vendbanimet e fortifikuara i gjejme te vendosura ne nje mjedis te pasur me toka buke e kullota, qe formonin bazen e ekonomise se tyre. Ne disa raste, sic tregojne te dhenat arkeologjike, ne to zhvillohej edhe nje veprimtari e kufizuar zejtare. Rreth tyre gjendeshin vendbanimet e hapura fshatare, me te cilat formonin se bashku njesi te caktuara ekonomiko-shoqerore.
    Vendbanimet e mbrojtura me ledhe, te krahinave te brendshme e veriore ilire, jane zakonisht me te vogla se vendbanimet e fortifikuara te Ilirise Jugore. Ne shumicen e rasteve ato gjenden ne nje mjedis kullotash alpine, si ne Glasinac apo ne tokat e brendshme dalmate dhe ishin qendra grupesh te vogla fisnore te nje popullsie baritore.
    Ne te dyja rastet linden ne kete kohe edhe kryeqendra te ketyre vendbanimeve, qe dallohen nga te tjerat prej madhesise dhe pozites gjeografiko-ekonomike qendrore. Si te tilla, me sa duket ato jane edhe qendra te nje fisi te madh ose te nje bashkimi te gjere fisnor. Aty nga fundi i kohes se hekurit (shek.VII-V p.e.sone), disa prej tyre marrin pamjen e qendrave protourbane.

    Zhvillimi i bujqesise, i blegtorise, i zejtarise dhe i kembimeve

    Burimet e shkruara dhe ato arkeologjike deshmojne se, gjate kesaj periudhe, iliret merreshin si dhe me pare kryesisht me bujqesi dhe me blegtori. Bujqesia u zhvillua sidomos ne zonat fushore dhe ne pergjithesi ne krahinat pjellore te vendit. Iliret kultivonin ne kete kohe te gjitha llojet e dritherave. Jo rastesisht, krahina te vecanta ilire, si Paionia dhe Thesprotia, permenden qe ne eposin homerik si vende frytdhenese dhe pjellore, d.m.th. te pershtatshme per kulturat bujqesore. Hesiodi, shkrimtar grek i shek. VIII-VII p.e.sone, do ta cilesoje gjithashtu si shume pjellore fushen e Helopise, ndersa sipas historianit grek Hekateut (fundi i shek. VI-V p.e.sone), ne Iliri kishte krahina qe prodhonin deri dy here ne vit. Me vone Skymni, duke perseritur ne vargjet e tij Hekateun, shton se popullsia ilire qe banonte ne viset e brendshme merrej me lerimin e tokes.
    Krahas bujqesise, ne Iliri, vecanerisht ne zonat bregdetare te saj dhe ne krahinat e uleta kodrinore me klime te bute, qene kultivuar dhe rrushi e ulliri. "I ngrohte dhe frytdhenes ka qene ky vend, shkruan historiani dhe gjeografi grek Straboni ne vepren e tij "Gjeografia" (shek. I e.sone); ai eshte plot me ullishta dhe vreshta", vijon ky autor, pervec disa krahinave te pakta ku toka eshte fare e ashper. Qe iliret merreshin me vreshtari, kete e deshmojne farerat e rrushit te zbuluara ne disa nga vendbanimet e kohes. Kushtet e pershtatshme tokesore dhe klimatike ndihmuan jo me pak edhe per kultivimin e perimeve, si te bishtajes, te bathes, te bizeles, etj., si dhe te kulturave frutore, si p.sh. te molles, te dardhes, te qershise etj., te gjitha keto jane te deshmuara nga farerat e gjetura gjate germimeve arkeologjike.
    Iliret shfrytezonin ne kete periudhe edhe bletet, prej te cilave ata siguronin mjaltin dhe dyllin. Sipas Aristotelit, taulantet e perdornin mjaltin edhe per te bere nje lloj pijeje te ngjashme me ate te veres se embel dhe te forte.
    Tek iliret ishte e zhvilluar edhe blegtoria, madje ne krahinat e brendshme malore ajo perbente bazen kryesore te ekonomise se tyre. Hesiodi duke e cilesuar Helopine si nje fushe shume pjellore dhe me livadhe te gjera, shton se ajo eshte e pasur me tufa delesh dhe me qe kembeharkuar, ndersa Pindari, do ta vleresonte, ne shek. V p.e.sone, kete krahine si ushqyese te shkelqyeshme te gjedhit. Hekateu gjithashtu ben fjale per kullota te pasura te Adrias (krahine bregdetare e Ilirise), dhe per bagetine e saj me pjellshmeri te larte. Si te ky autor i hershem, ashtu dhe tek te tjeret, qe perserisnin me vone keto njoftime, ato shpesh paraqiten te veshura me hollesira fantastike. Por duke lene menjane teprimet e tyre, keto burime, sidoqofte, flasin per nje blegtori te zhvilluar tek iliret.
    Kujdesi qe tregonin iliret per mbareshtimin e bagetise vihet re edhe nga tregimi i Aristotelit per kriporet e autariateve dhe ardianeve. Konfliktet e shpeshta midis ketyre dy fiseve per kete kripore, shprehin shqetesimet e blegtoreve ilire lidhur me kete produkt shume te vlefshem per jeten e gjese se gjalle. "Kripa, - thote Aristoteli, - u duhet atyre per kafshet, te cilave ua japin dy here ne vit, perndryshe shumica u ngordh".
    Midis kafsheve shtepiake me te parapelqyera ishin qete, delet, derrat, qente etj., per te cilat flasin si burimet historike, ashtu edhe vete materiali kockor i zbuluar dendur ne vendbanimet e ndryshme te kesaj periudhe. Iliret shquheshin edhe si rrites te mire te kuajve. Keta te fundit ishin te shpejte ne vrapime dhe te qendrueshem ne pune, sic na thone burimet e mevonshme.
    Krahas blegtorise, iliret merreshin edhe me gjueti, megjithese kjo veprimtari nuk luante ndonje rol aq te rendesishem ne jeten ekonomike te tyre. Te permendur ishin ne ate kohe qente e gjahut te Mollosise, por akoma me te shquar ata qe ruanin kopete e bagetive. Keta te fundit sipas burimeve te shkruara, ua kalonin qenve te tjere per trupin e tyre te larte dhe guximin e madh ne kacafytje me bisha te egra. Skenat e gjuetise se ilireve na jane pasqyruar edhe ne artin figurativ ilir te kesaj kohe. Per t'u permendur ne kete drejtim jane ato qe zbukurojne vazot me fund te ngushte (situlat) prej bronzi te zbuluara ne krahinat veriore te Ilirise. Nga kafshet e egra me teper cmoheshin derri, dreri etj. Ky i fundit u jepte gjahtareve ilire jo vetem mishin dhe lekuren, por edhe briret prej te cileve ata punonin vegla te ndryshme dhe zbukurime. Te tilla vegla ndeshen shpesh neper vendbanimet ilire te periudhes se hekurit.
    Deti, liqenet si dhe lumenjte, qe e pershkonin Ilirine ne drejtime te ndryshme, u dhane mundesi banoreve prane tyre te merreshin qe heret edhe me peshkim. Keto burime ujore permbanin sasi te shumta peshku. Keshtu, p.sh. iliret qe jetonin prane liqenit Prasiada te Peonise, zinin, sipas Herodotit, shume peshk.
    Perparime te dukshme vihen re edhe ne metalurgji. Kjo duket si ne intensifikimin e nxjerrjes se mineraleve, ashtu dhe ne zgjerimin e madh te prodhimit te objekteve metalike. Neper vendbanimet dhe ne varrezat ilire te kesaj kohe gjejme sasira te konsiderueshme armesh dhe veglash prej hekuri dhe bronzi, orendi te ndryshme shtepiake dhe nje mori te madhe shume te larmishme stolish, te cilat tregojne pa dyshim per nje konsum te madh te lendes se pare minerare, sidomos te bakrit dhe te hekurit, me te cilet ishte i pasur territori i Ilirise.
    Ne shek. XI-IX p.e.sone iliret nuk e zoteronin ende mire mjeshterine e perpunimit te hekurit dhe nuk eshte aspak e rastit qe ne varret e kesaj periudhe, objektet prej hekuri jane shfaqje teper te rralla, ndersa ato prej bronzi, te cilat ne shume pikepamje zhvillojne me tej traditen e kohes se bronzit, jane te shumta.
    Vetem ne shek. VIII-VII p.e.sone prodhimi metalurgjik i hekurit arrin zhvillimin e tij te plote tek iliret. Ky metal e zevendeson ne nje mase te ndjeshme bronzin, ne prodhimin e armeve dhe te veglave te punes, te cilat tani behen me te forta dhe me me rendiment ne punimet e ndryshme bujqesore dhe zejtare. Ky permiresim i veglave te punes coi per pasoje edhe ne zgjerimin e metejshem te prodhimit te shoqerise ilire te kesaj kohe.
    Sendet metalike te kesaj faze te zhvilluar te epokes se hekurit, tregojne se sa perpara kishte shkuar teknika e punimit te tij. Per kete deshmojne format e bukura dhe nganjehere shume te persosura te armeve dhe sidomos te stolive, te cilat nenkuptojne dhe procese pune mjaft te nderlikuara, si edhe vete zbukurimi i pasur gjeometrik i ketyre objekteve te punuara me mjeshteri dhe me nje radhitje simetrike te motiveve. Kjo pasqyrohet me ne fund edhe ne vete trajtimin plastik te figurave prej bronzi ne trajta njerezish, kafshesh e zogjsh.
    Perpunimi i metaleve ishte perqendruar kryesisht ne qendrat metalurgjike te Ilirise. Te tilla ishin ne vendin tone, p.sh. zona e Mirdites dhe e Matit, ku jane percaktuar edhe vendet e shkrirjes se bakrit, si zona e Kukesit, ajo e Korces, e njohur per punimin e metaleve qe ne kohen e bakrit dhe te bronzit etj.
    Prania e qendrave te ndryshme per punimin e metaleve ne Iliri duket edhe ne vete karakterin e diferencuar tipologjik te prodhimeve te ketyre qendrave. Ne to prodhohej jo vetem per te plotesuar nevojat e brendshme te fisit ose te nje krahine me te madhe, por edhe per t'u perdorur si mall kembimi.
    Perparime te dukshme vihen re ne kete kohe edhe ne poceri, e cila qendron nga pikepamja e teknikes, e formave dhe e trajtimit te dekorit te saj, me lart se poceria e epokes pararendese te bronzit. Duke filluar nga shek.VI p.e.sone, mbase edhe pak me pare, ne krahinat jugore te Ilirise, kalohet gradualisht nga punimi me dore te lire i eneve prej balte, ne prodhimin e tyre me cark. Prodhimet e para i kemi nga vendbanimi i Trenit (shek.VII). Nje pjese e madhe e pocerise vendore te kohes arkaike e zbuluar ne varrezat tumulare te Kucit te Zi te Korces, del e punuar me cark. Nje dukuri e tille vihet re edhe ne zonen e Matit e te Kukesit. Futja e teknikes se re ne prodhimin e eneve, beri qe poceria te shnderrohet ne nje dege te vecante zejtarie, me te cilen merreshin mjeshtra te specializuar ne kete fushe te prodhimit.
    Zhvillimi i madh i degeve te ndryshme te prodhimit bujqesor dhe zejtar, beri qe te zgjeroheshin ne kete kohe edhe me teper marredheniet ekonomike nderfisnore, si edhe midis popullsise ilire dhe atyre te vendeve fqinje ose me te largeta. Ne kete drejtim ndihmoi shume dhe pozita e favorshme gjeografike e territorit te Ilirise, e ndodhur midis botes mesdhetare dhe Evropes Qendrore, si edhe rruget e tij te hapura te komunikimit natyror, tokesor dhe detar. Keto marredhenie pasqyrohen qarte ne prodhimet e ndryshme te zejtarise greke apo ne imitacionet lokale te modeleve te tyre, ne stolite e tipave italike ose ne qelibarin me prejardhje nga Baltiku. Nga ana tjeter, stolite dhe armet tipike ilire qe gjenden ne Traki, Maqedoni, Itali ose ne Greqi jane deshmi tjeter e gjalle e ketyre lidhjeve reciproke tregtare qe ekzistonin midis ilireve dhe vendeve te tjera perreth. Nje zhvillim te madh moren vecanerisht shkembimet tradicionale me Greqine sidomos pas shek. VIII p.e.sone, me themelimin e kolonive helene ne brigjet e Ilirise.
    Shtrirja e territorit te Ilirise gjate brigjeve te Adriatikut dhe te Jonit krijonte mundesine per nje hov te madh te lundrimit. Ne fillim te epokes se hekurit iliret pershkonin me anijet e tyre te shpejta ujerat e ketyre deteve duke kaluar deri ne brigjet perendimore te Greqise dhe ne ato jugore te Italise. Disa prej fiseve ilire, si mesapet dhe japiget, u vendosen pergjithmone ne brigjet e Italise se Jugut. Shume aktive ne kete veprimtari te hershme lundruese u treguan sidomos liburnet, te cilet themeluan edhe vendbanime te vecanta ne ishullin e Korkyres, si dhe ne brigjet e Gadishullit Apenin.

    Lindja e prones private dhe diferencimi shoqeror

    Perparimet qe u bene ne deget e ndryshme te ekonomise gjate epokes se hekurit sollen ndryshime edhe ne vete strukturen e shoqerise ilire. Baza e ketyre ndryshimeve u be prona private, e cila filloi te shfaqet tek fiset ekonomikisht me te zhvilluara, ne fillim ne blegtori e zejtari e me pas edhe mbi token. Hesiodi, duke folur per kopete e medha ne Helopi, shenon se ato ishin prone e njerezve te vecante. Karakteri dhe shkalla e zhvillimit te zejtarise deshmon gjithashtu per pranine ne kete fushe te pronesise private. Dukurine e pronesise per token e kemi te deshmuar me vone dhe duket se ajo ndjek nje rruge me te ngadalte. Zakoni i ndarjes se tokes cdo tete vjet, qe na kumtohet nga Straboni per dalmatet, eshte nje deshmi qe tregon se zoterimi periodik i saj ishte nje hallke e ndermjetme ne procesin e formimit te prones private.
    Forcat kryesore te prodhimit te shoqerise ilire ne kete kohe ishin bujqit dhe blegtoret e lire, anetare te thjeshte te fisit. Ketyre u shtohet edhe nje shtrese e re, me e kufizuar, ajo e zejtareve. Nga ana tjeter, nga masa e gjere e popullsise, fillon te vecohet si nje shtrese me vete aristokracia fisnore, e cila, duke u shkeputur nga prodhimi dhe nepermjet pervetesimit te pasurise se perbashket, vihet ne nje pozite te privilegjuar derisa behet dalengadale zoteruese e pronave te medha tokesore dhe blegtorale. Ajo gradualisht menjanon organet demokratike te fisit dhe uzurpon pushtetin.
    Nga burimet e shkruara me te hershme, sic eshte eposi homerik, shihet se ne disa nga fiset ilire ekzistonte, tanime, diferencimi shoqeror, te pakten ne shekujt VIII-VII p.e.re kur u krijuan "Iliada" e "Odisea". Duke folur per pjesemarrjen e ilireve paione ne luften e Trojes kunder ahejve, Homeri i barazon prijesit e tyre ushtarake, qe vinin nga "Paionia pjellore" me prijesit e ahejve dhe te trojaneve. Kjo pa dyshim flet per nje gjendje sociale pak a shume te ngjashme me ate te fiseve fqinje te Greqise. Ne nje vend te poemes "Odisea" flitet per Feidonin, prijesin me origjine fisnike te thesproteve, i cili pasi strehoi dhe mirepriti ne pallatin e vet Odisene, gjate kthimit per ne atdhe, pergatiti nje nga anijet e tij te shpejta per ta derguar ate ne Itake. Sipas ketij tregimi mitik, Feidoni perfaqeson ketu njerin nga kreret qe jetonte ne nje nga pallatet me te pasura te thesproteve. Keta kishin anijet e veta e njerez qe u sherbenin.
    Shume kuptimplote ne kete drejtim eshte dhe nje tregim i Herodotit, sipas te cilit, Klistheni, kur ftoi ne Sikione (rreth vitit 570 p.e.sone) te gjithe burrat qe do ta ndienin veten te denje per te pasur per grua te bijen e tij Agaristen, midis atyre qe u paraqiten tek tirani qe edhe nje fare Alkoni nga Molosia. Sipas ketij tregimi, ky molosas duhet te kete qene nga nje familje princore ose shume e pasur, qe te pretendonte per te lidhur krushqi me nje skllavopronar te madh te Greqise se asaj kohe, sic ishte Klistheni.
    Te dhenat arkeologjike nga varrezat tumulare te lugines se Drinos, pellgut te Korces dhe Ohrit (Trebenisht), zones qendrore ilire te Glasinacit etj., deshmojne gjithashtu se ne shek. VIII-V p.e.sone, diferencimi shoqeror ne gjirin e shoqerise ilire ishte bere mjaft i theksuar dhe kishte prekur edhe krahinat e thella te Ilirise Qendrore e Veriore. Ne keto varreza ndeshen, krahas varreve me inventar te varfer, edhe varre ku te vdekurin e shoqeronin arme te kushtueshme, sende luksi prej ari e argjendi dhe objekte te tjera te importuara nga viset perreth, qe i takonin shtreses se pasur te aristokracise fisnore.

    Federatat fisnore

    Zhvillimi i prones private, qe coi ne thellimin e diferencimit social, u be burim konfliktesh ne shoqerine ilire te shek. VIII-V p.e.sone. Ne kete kohe moren perpjesetime te medha lufterat nderfisnore dhe inkursionet plackitese per det e toke, qe arrinin deri ne Greqi dhe ne brigjet e pertejme te Adriatikut. Te tille kane qene inkursioni i enkelejve per plackitjen e thesarit te Delfit ose ato te detareve liburne, te cilet me anijet e tyre te lehta dhe te shpejta zoteruan per nje kohe brigjet e Adriatikut, qe nga Korfuzi deri ne brigjet italike.
    Gjendja e krijuar nga keto luftera dhe inkursione, qe i sillnin aristokracise fisnore ilire te ardhura te medha, gjen shprehjen e vet ne veprimtarine e gjere te ndertimit te vendbanimeve te fortifikuara dhe ne zhvillimin e armatimeve, sidomos te armeve te reja, sic ishin shpatat, hanxharet dhe heshtat prej hekuri qe jane gjetje te rendomta ne varret e luftetareve ilire dhe te mburojave te paioneve, te perkrenareve e frereve te kuajve qe perbenin pajisjet e vecanta te aristokracise luftarake.
    Ne procesin e ketyre konflikteve, fiset e vogla ilire filluan te lidhen dhe te formojne gjate veprimeve te tyre te perbashketa ne lufterat agresive ose mbrojtese, aty nga fundi i shek.VII p.e.sone, federatat e para. Nje federate e tille ishte ajo e taulanteve, qe nen mbretin Galaur dhe me pas, gjate shek. VII-VI p.e.sone invadoi disa here Maqedonine duke i shkaktuar asaj deme te renda dhe sakrifica te medha ne njerez. Gjate shek. VI-V p.e.sone federata te tilla formuan edhe disa fise te tjera, si moloset, thesprotet, kaonet, parauejte, orestet, lynkestet, paionet, dardanet etj.
    Ne krye te federates qendronte mbreti, i cili ne burimet quhet basileus. Ne disa raste si tek kaonet e thesprotet vendin e tij e zinte nje njeri i zgjedhur cdo vit nga gjiri i fisit sundues te federates. Ne burimet e fundit te shek.V vihet re se funksioni i basileut nuk i takonte me prijesit me te afte ushtarak, por ishte bere i trashegueshem dhe pushteti e autoriteti i tij ishte rritur mjaft si brenda fisit e lidhjes fisnore, ashtu dhe jashte tij. Ne baze te ketij fuqizimi te prijesve ushtarake dhe te basilejve qendronte gjithnje pasuria qe vinte duke u shtuar perhere e me shume ne saje te lufterave. Ata vinin nga shtresa e pasuruar e shoqerise fisnore ilire, e cila dallohej nga pjesa tjeter e popullsise se thjeshte. Ajo e konsideronte si nje gje te turpshme te merrej me punimin e tokes, me mbareshtimin e bagetise, me prodhimin zejtar etj. Ne keto pune ishin te angazhuar vetem prodhuesit e vegjel, masa e gjere e fshatareve te lire ose gjysme te lire. Zanati me i nderuar per ta ishin lufta, gjuetia, garat sportive etj., skenat e te cilave na jane transmetuar permes gjuhes se gjalle artistike ne objektet e bronzta te zbuluara ne krahinat veriore ilire apo ne kallcat e Glasinacit.
    Ne gjysmen e dyte te shek. V p.e.sone disa nga federatat ilire kishin arritur nje stad mjaft te perparuar ne zhvillimin e tyre politik. Taulantet, fiset ilire, fqinje te Maqedonise dhe ato me jugore: kaonet, thesprotet e moloset merrnin pjese ne ngjarje te tilla politike te historise se botes se Mesdheut sic ishte lufta e Peloponezit.
    Taulantet nderhyjne me kete rast ne luften civile qe shpertheu ne Epidamn ne vitin 436 p.e.sone. Ne kete lufte ata moren nen mbrojtje oligarket e debuar nga demosi i qytetit dhe qene nje nga ato forca qe ne aleance me Athinen, kunder lidhjes se Peloponezit, ndihmuan aristokracine epidamnase te rikthehet ne pushtet. Kjo ngjarje shenoi nje kthese te rendesishme ne historine e kesaj kolonie greke, sepse fatet e saj do te lidhen paskesaj gjithnje e me shume me boten ilire.
    Dy njoftime te tjera kane te bejne me ngjarjet e vitit 423. I pari ben fjale per kaonet, thesprotet, moloset dhe disa fise te tjera me te vogla fqinje te moloseve, qe marrin pjese nga ana e lakedemoneve ne fushaten per te nenshtruar Akarnanine dhe per ta shkeputur ate nga aleanca me Athinen, fushate qe perfundoi pa sukses.
    Njoftimi i dyte lidhet me luften qe zhvilluan iliret e krahinave juglindore kunder maqedoneve. Fisi ilir i lynkesteve ishte prej kohesh ne konflikt me sundimtaret maqedone, te cilet synonin ta nenshtronin. Gjate luftes greko-persiane mbreti maqedon i ndihmuar nga perset kishte mundur t'u impononte lynkesteve sovranitetin e tij. Ne kushtet e reja te luftes se Peloponezit, kur shteti maqedon ishte ende i pakonsoliduar dhe sundimtari i tij Perdika II perplasej sa ne njeren ane ne tjetren, duke u lidhur here me Athinen e here me Sparten, mbreti i lynkesteve, Arrabeu, shfrytezoi kete situate per t'u shkeputur nga varesia maqedone. Ne perpjekjet e tij per te rivendosur gjendjen e meparshme, Perdika kerkoi ndihmen e aleatit te vet, komandantit te forcave lakedemone, Brasides, te cilit i kishte besuar luften kunder Athines ne teatrin halkidik te veprimeve ushtarake. Nje ekspedite e fuqishme e perbere nga forcat e Perdikes dhe te Brasides provoi te thyente Arrabeun me anen e bisedimeve dhe te behej aleat i lakedemoneve. Por perpjekjet deshtuan dhe bashke me to deshtoi edhe ekspedita kunder lynkesteve. Ne kundershtim me vullnetin e Perdikes, Brasida nuk guxoi te sulmonte dhe vendosi t'i terhiqte forcat.
    Pak kohe me vone Perdika e bindi perseri Brasiden per nje fushate te re kunder lynkesteve; forcat maqedone e ato lakedemone te perbera prej 3 000 hoplitesh, 1 000 kaloresish dhe nje numer barbaresh sulmuan Arrabeun. Por kete radhe lynkestet kishin siguruar ndihmen e vellezerve te tyre ilire. Forcat e bashkuara te ilireve dhe lynkesteve e shpartalluan vecmas mbretin maqedon dhe e detyruan te largohej ne peshtjellim te plote, duke braktisur aleatin e tij. Keshtu Brasida u gjend i rrethuar keq dhe vetem me perpjekje te medha mundi t'i shpetoje forcat e veta nga asgjesimi i plote. Kjo lufte ndryshoi krejt drejtimin qe kishin marre ngjarjet ne frontin halkidik. "I detyruar nga rrethanat e renda,- shkruan Tukididi, - Perdika u perpoq te hynte sa me pare ne marreveshje me athinasit dhe t'i hiqte qafe peloponezasit".
    Duke i pershkruar keto ngjarje te shek. V, Tukididi na ka lene edhe nje shenim me mjaft interes per vleresimin e jetes social-politike te ilireve. Prej fjalimit, qe sipas tij Brasida u mbajti ushtareve te tij para terheqjes, ne mesojme se shoqeria ilire ruan ende ne fundin e shek.V mbeturina te theksuara te rendit fisnor. Por midis njoftimeve te autoreve qe bejne fjale vetem per inkursionet e ilireve dhe atyre te Tukididit, qe i permend ata si nje force aktive, pjesemarrese ne ngjarjet me te rendesishme te kohes, ku luajti ndonjehere nje rol jo pa rendesi, ka nje ndryshim te dukshem. E re ne njoftimet e Tukididit eshte se lufta e federatave ilire si ne rastin e nderhyrjes ne luften civile te Epidamnit, ashtu dhe ne luften kunder maqedoneve dhe aleateve te tyre peloponezas, nuk kishte me karakterin e nje inkursioni grabitqar, por synime politike te caktuara dhe kjo nenkupton nje stad mjaft te avancuar te organizimit te tyre politik qofte edhe ne kuadrin e nje federate fisnore.
    I gjithe ky zhvillim social-politik, qe vihet re, vecanerisht tek fiset ilire te jugut ne fund te shek.V p.e.sone, pasqyron qarte nje shoqeri, qe jetonte etapen e fundit te organizimit fisnor, ate kalimtare per ne rendin skllavopronar. Mbi bazen e kesaj shoqerie do te lindin ne fundin e shek. V - fillimin e shek. IV p.e.sone formacionet e para shteterore ilire.

    3. KULTURA ILIRE

    Njesia dhe vecantite kulturore lokale

    Kultura ilire u formua me tiparet e saj karakteristike qe e dallojne nga kulturat e popujve fqinje ne periudhen e zhvilluar te epokes se hekurit. Ajo ishte nje kulture autoktone qe u krijua ne truallin historik te ilireve, ne procesin e formimit te vete etnosit ilir, mbi bazen e zhvillimit te brendshem social-ekonomik te shoqerise ilire dhe pa dyshim edhe te marredhenieve me popujt fqinje. Tiparet themelore te saj jane shprehur ne arritjet me te rendesishme te ilireve ne fushen e zhvillimit te tyre ekonomik e shoqeror, ne menyren e te jetuarit dhe te kuptuarit te botes qe i rrethonte, ne menyren e te pasqyruarit te kesaj bote ne artin e botekuptimin e tyre.
    Krahas tipareve themelore te perbashketa te kesaj kulture, qe jane karakteristike per gjithe truallin ilir, vihen re edhe vecanti lokale. Ne kushtet e nje territori te gjere, me larmi te theksuara fiziko-gjeografike, sic ishte pjesa perendimore e Gadishullit te Ballkanit, me lidhje fqinjesie e marredhenie me krahina qe i karakterizonte nje zhvillim i ndryshem social-kulturor, sidomos i theksuar midis veriut te prapambetur qenderevropian dhe jugut me te perparuar egjeo-mesdhetar, keto ndryshime lokale ne kulture jane po aq te kuptueshme sa edhe zhvillimi jo i njejte social-ekonomik qe njohen iliret e kesaj kohe. Te dhenat arkeologjike deshmojne per ndryshime lokale edhe ne aspekte te vecanta te jetes dhe te krijimtarise se ilireve, ndryshime te cilat jane thjesht te karakterit etnografik.
    Sipas te dhenave arkeologjike, ne truallin ilir dallohen ne epoken e hekurit disa grupe kulturore: grupi jonik ose epirot, qe perfshin krahinen e banuar nga kaonet, thesprotet, moloset dhe fiset e tjera me te vogla te viseve me jugore; grupi adriatik-jugor ose taulanto-ardian, qe shtrihet ne gjithe ultesiren bregdetare nga Vjosa ne Naretva dhe qe banohej nga keto dy fise te medha si dhe fise te tjera me te vogla rreth tyre; grupi devollit ose dasaret ne krahinen juglindore te Shqiperise me qender pellgun e Korces; grupi pelagon ne Maqedonine Perendimore dhe ai paion ne ate lindore, grupi i Matit ose pirust, qe perfshin krahinat e brendshme te Shqiperise Verilindore (Mat, Diber Kukes) dhe ai dardan ne Kosove; grupi i Glasinacit me qender rrafshnalten me te njejtin emer ne lindje te Sarajeves dhe rreth saj, qe i pergjigjet krahines se banuar nga autariatet; grupi dalmatin, qe perfshin krahinen midis lumenjve Naretva e Krka; grupi japod ne territorin e sotem te Likes dhe grupi verior-adriatik ose liburn, qe shtrihej ne territorin midis lumenjve Krka e Zrmanje.
    cdo njeri nga keto grupe kulturore i pergjigjet kryesisht territoreve te banuara nga fiset ose bashkimet e medha fisnore ilire. Sa me te aferta gjeografikisht ishin keto grupe, aq me te medha ishin ngjashmerite kulturore midis tyre. Keshtu, p.sh., grupi japod paraqet mjaft paralele me ate fqinje liburn. Ne Ilirine Qendrore grupi i Matit lidhet aq ngushte me ate te Glasinacit dhe ate dardan saqe inkuadrohen me nje kompleks te gjere kulturor Mat-Glasinac; ndersa ne Ilirine e Jugut grupi devollit afron ne shume aspekte me ate pelagon dhe epirot.
    Keto ndryshime dhe ngjashmeri lokale, qe burojne nga baza e perbashket etnike, kushtet here te peraferta e here te ndryshme te zhvillimit social-ekonomik dhe marredheniet nderkrahinore, shkrihen ne teresine e bashkesise kulturore ilire, te cilen e verejme si ne gjuhe, ashtu dhe ne kulturen materiale (vendbanimet, veglat e punes, armet, qeramiken, stolite etj.) e ate shpirterore (artin e botekuptimin) te saj, pa kerkuar nje unitet te plote per kete shkalle te zhvillimit te ilireve. Vecorite lokale etnografike ne kulture, ashtu sikurse dhe ato dialektore ne gjuhe, nuk cenojne unitetin e kultures ilire dhe te bartesve te saj, ato jane shprehje e larmise dhe e ndryshimeve brenda se njejtes kulture.

    Gjuha

    Iliret flisnin nje gjuhe qe dallohej nga gjuhet e popujve te tjere te kohes se lashte te Ballkanit. Ajo ishte nje gjuhe e vecante indoevropiane, qe kishte lidhje aferie ku me te larget e ku me te afert me gjuhe te tjera te gadishullit dhe jashte tij. Jane konstatuar elemente te perbashketa sidomos me trakishten. Lidhur me vendin e ilirishtes ne mes te gjuheve indoevropiane eshte diskutuar mjaft dhe jane dhene mendime te ndryshme.
    Nje varg dijetaresh te shquar historiane, arkeologe e gjuhetare, kane sjelle nje sere argumentesh historike dhe gjuhesore per origjinen e shqiptareve dhe te gjuhes se tyre. Sintezen me te plote, te shoqeruar me veshtrimin kritik te mendimeve per origjinen e gjuhes shqipe, e ka dhene gjuhetari i shquar prof. Eqrem cabej, i cili ka sjelle dhe argumentet e tij shkencore, ne mbeshtetje te tezes ilire. Disa nga argumentet e parashtruara prej tij jane keto:
    Shqiptaret banojne sot ne nje pjese te trojeve, ku ne periudhen antike kane banuar popullsi ilire; nga ana tjeter, ne burimet historike nuk njihet ndonje emigrim i shqiptareve nga vise te tjera ne trojet e sotme; nje pjese e elementeve gjuhesore: emra vendesh, fisesh, emra njerezish, glosa, etj., qe jane njohur si ilire, gjejne shpjegim me ane te gjuhes shqipe. Format e toponimeve te lashta te trojeve ilire shqiptare, te krahasuara me format pergjegjese te sotme, provojne se ato jane zhvilluar sipas rregullave te fonetikes historike te shqipes, d.m.th. kane kaluar pa nderprerje neper gojen e nje popullsie shqipfolese; marredheniet e shqipes me greqishten e vjeter dhe me latinishten, tregojne se shqipja eshte formuar dhe eshte zhvilluar ne fqinjesi me keto dy gjuhe ketu ne brigjet e Adriatikut dhe te Jonit; te dhenat arkeologjike dhe ato te kultures materiale e shpirterore, deshmojne se ka vijimesi kulturore nga iliret antike te shqiptaret e sotem.
    Nga te gjitha keto argumente, del si perfundim se teza e origjines ilire te gjuhes shqipe, eshte teza me e mbeshtetur nga ana historike dhe gjuhesore. Nga ilirishtja e Ballkanit gjer tani nuk eshte gjetur gje e shkruar dhe eshte menduar se nuk ka qene e shkruar. Deshmohet e shkruar mesapishtja e Italise Jugore, qe eshte mbajtur e mbahet pergjithesisht si nje dege e ilirishtes, ne njefare mase si nje dialekt i saj i zhvilluar me tej ne kushtet e nje vecimi prej disa shekujsh nga trungu i saj gjuhesor kryesor. Prej saj kemi rreth 2 000 mbishkrime te shkruara ne nje alfabet grek (dorik) me disa ndryshime per te riprodhuar disa tinguj te posacem te gjuhes se tyre. Nje mbishkrim i Kalase se Dalmaces afer Pukes, qe per dekada te tera qe mbajtur si i vetmi mbishkrim ilir, u provua nga gjuhesia e re shqiptare se nuk ishte tjeter vecse nje mbishkrim greqisht i shek. VI-VII. Nese do te kurorezohen me sukses perpjekjet qe po behen per leximin e nje mbishkrimi te Muzeut te Shkodres me prejardhje nga Dobraci, shkruar me nje alfabet te panjohur dhe te nje mbishkrimi te gjetur ne Bugoje te Bosnjes Perendimore, mund te sillen te dhena te reja e te hapen perspektiva. Zbulimet e metejshme arkeologjike mund te japin ndonje tekst ilir te shkruar me alfabet te vecante ose me alfabet grek a latin. Gjuhet greke dhe latine qe hyne me pare ne Iliri si gjuhe kulture, tregtare ose si gjuhe zyrtare administrative, nuk u bene kurre gjuhe te te gjithe popullit, i cili vazhdoi te ruaje ne jeten e tij te perditshme te folmen amtare. Njoftimi i historianit grek te shek. II p.e.sone, Polibit, per bisedimet e mbretit Gent me delegatet maqedonas permes perkthyesit qe njihte ilirishten, deshmon se kjo gjuhe u praktikua edhe si gjuhe zyrtare deri ne fund te jetes se pavarur politike te ilireve.
    Nga gjuha e ilireve kane mbetur disa materiale, por qe nuk jane te mjaftueshme: elemente leksikore shume te pakta te se folmes se perditshme perbere nga disa glosa ilire, dhe sidomos nje numer i madh (rreth 1 000) emrash te pervecem, emra personash, perendish, fisesh, vendesh dhe disa emra lumenjsh e malesh. Fjalet ilire i kemi ne formen qe na jane dhene prej autoreve greke e latine, jo ne formen autentike te tyre. Nder ato fjale mund te permenden rhinos = mjegull, sabaia = birre meli etj. Emrat e pervecem ilire qe na jane transmetuar ne burimet e shkruara antike (autore greke e latine, mbishkrime greke e latine, monedha te territorit ilir) perbejne materialin kryesor qe kemi prej ilirishtes se Ballkanit. Ato lejojne qe te nxirren disa elemente te fjaleformimit emeror te ilirishtes e ndonje tipar fonetik i saj, ndonje element i leksikut te saj dhe material krahasimi me gjuhet e tjera indoevropiane, po nuk japin mundesi te njihen gramatika dhe leksiku i saj.
    Studiues te ndryshem kane percaktuar si ilire edhe nje numer fjalesh te ndeshura ne gjuhet e tjera te lashta ose ne gjuhet e sotme te Evropes, duke i marre ato si huazime nga ilirishtja ose si te trasheguara prej saj. Shumica e tyre jane te diskutueshme, po disa kane gjasa vertetesie. Nder to permendim: lat. mannus = kale i vogel, krhs. shqipen maz/mez; gr. balios = i bardhe, me pulla te bardha, krhs. shqipen bale; gr. kalibe = kasolle; disa fjale pararomane etj.
    Material me te pasur jep mesapishtja e Italise Jugore. Prej saj kane ardhur nje numer mbishkrimesh zakonisht te shkurtra e shpesh fragmentare te shek. VI-I p.e.sone, qe japin edhe fjale, trajta e ndonje fraze, pervec emrave te pervecem qe permenden ne to, por qe jane kuptuar dhe shpjeguar deri me sot ne nje mase te vogel. Kemi disa glosa si brendon = bri, bilia = bile, bije etj., dhe shume emra te pervecem njerezish, fisesh e vendesh.
    Jane vene re gjithashtu edhe bashkeperkime te rendesishme midis mesapishtes dhe shqipes ne sistemin fonetik dhe gramatikor, si p.sh. reflektimi i |o|-se se shkurter indoevropiane ne |a|, evolucioni ?|-m|>|-n| i mbareses se rases kallezore njejes te emrave ne te dyja keto gjuhe etj.

    Arti dhe botekuptimi

    Arti ilir ne periudhen e hershme te hekurit karakterizohet me stilin e tij dekorativ te theksuar te epokes se bronzit, por lulezimin e arrin ne fillim te epokes se plote te hekurit, d.m.th. rreth shek. VIII-VII p.e.sone ne kushtet e zhvillimit te metejshem ekonomiko-shoqeror te ilireve. Kjo vihet re qarte sidomos ne grupin e kultures se Devollit, ne ate te Mat-Glasinacit etj. Ky stil zbukurimi, i aplikuar jo vetem ne objektet e vecanta metalike, kryesisht prej bronzi dhe ne qeramike, por edhe ne materialet qe nuk i rezistuan kohes si ne dru, kocke etj., perfaqesohet nga nje game e pasur figurash gjeometrike, si rrathe te vecante e bashkeqendrore, rombe e trekendesha me fusha te zbrazura ose te mbushura me vija paralele etj., te kompozuara me nje fantazi te zhvilluar dhe ne nje sistem rigorozisht simetrik.
    Ky stil do te jetoje ne te gjitha periudhat e vecanta te zhvillimit dhe te dobesimit te tij, deri ne fund te periudhes se hershme te hekurit, duke perbere keshtu bazen kryesore dhe me te qendrueshme te koncepteve estetike te ilireve ne pergjithesi. Arti figurativ ne Iliri u zhvillua me vone; ate e shohim te perfaqesuar ne figura njerezish dhe kafshesh te trajtuara skematikisht ose ne menyre te stilizuar si dhe ne objekte te tjera, si art dekorativ i nderthurur me motive gjeometrike.
    Nga shek.VI p.e.sone tek fiset e Ilirise se Veriut nen ndikimin e fuqishem te kulturave mesdhetare dhe ne kornizen e lidhjeve te shumefishta te popullsive perreth Adriatikut Verior, lindi nje art i pasur figurativ, shprehjen me te larte te te cilit e gjejme tek situlat liburne e tek urnat japode. Ne nje stil te pjekur arkaik te kohes jane paraqitur ne keto monumente pamje nga jeta e perditshme e ilireve, ne menyre te vecante e shtresave te pasura te shoqerise se tyre, midis te cilave skena argetimesh, sic eshte rasti i nje valleje grash lidhur dore per dore, apo i nje procesioni funeral, ku percjellja eshte dhene nepermjet nje vargu te gjate kurorash luftarake dhe kaloresish qe marrin pjese ne ceremonine solemne. Ne raste te tjera paraqiten skena luftimesh, gjuetie, mundjeje etj. Keto manifestime artistike, megjithese te ndikuara nga pikepamja e stilit dhe e karakterit tregimtar te ornamentit prej artit arkaik grek dhe ai etniko-italik persa i perket paraqitjes se figurave, motiveve reale dhe permbajtjes se tregimit, kane mjaft elemente vendese, qe tregojne per natyren vendore te prodhimit te shume prej tyre. Ne kete drejtim pervec vlerave artistike, keto monumente perbejne edhe nje burim historik te dores se pare per njohjen e jetes dhe te koncepteve te shoqerise ilire ne shek. VI-V p.e.sone.
    Persa u perket besimeve te ilireve te epokes se hekurit, ato nuk ndryshonin prej atyre te epokes se bronzit. Nje rol te madh vazhdon te luaje kulti i tokes meme i lidhur me pjellorine e saj dhe me zhvillimin e bujqesise ne pergjithesi. Shume e perhapur tek iliret ishte heliolatria (adhurimi i diellit). Gjurmet e shumta te saj shprehen permes motiveve te ndryshme, qe zbukuronin objektet e vecanta dhe qe ne menyre grafike simbolizonin diellin. Te tilla ishin, p.sh.: rrathet bashkeqendrore, svastikat, spiralja etj. Ky kult diellor tek iliret shprehej dhe permes vareseve te ndryshme ne forme kali, kaprolli, zogu etj.
    Nje kult tjeter shume i zhvilluar tek iliret, sidomos tek ata te krahinave jugore, ishte dhe gjarpri si simbol i pjellorise si totem, si qenie mbrojtese nga syri i keq (apotropeike) etj.
    Vendosja e varreve ne tuma perreth nje varri me te hershem te pasur dhe qendror, si dhe shoqerimi i te vdekurit ne varr me objekte te ndryshme, tregon se tek iliret e periudhes se hershme te hekurit ishte i zhvilluar dhe kulti i te pareve, si edhe besimi mbi jeten e pertej varrit.
    Iliret besonin edhe ne ekzistencen e fuqive mistike, qe rronin midis tyre dhe u shkaktonin njerezve semundjet dhe fatkeqesite e tjera shoqerore. Per t'i larguar keto te keqija, iliret sajuan forma te ndryshme varesesh (amuleta), me karakter apotropeik etj.

    4. KOLONITe HELENE Te BREGDETIT ILIR

    Themelimi i kolonive helene dhe marredheniet me boten ilire

    Vendosja e kolonive helene ne bregdetin ilir eshte pjese e drejtimit te levizjes kolonizuese helene, ne te cilen me aktiv u tregua Korinthi. Kjo dukuri u zhvillua, nga njera ane, me shtytjen e faktoreve ekonomike e shoqerore te metropoleve dhe, nga ana tjeter, qe nje hap i metejshem ne perfshirjen e zonave ilire ne sferen e ekonomise se Mesdheut. Kolonite me te hershme u vendosen ne tokat e Ilirise se Jugut. Keto zona te banuara nga iliret kishin marredhenie tregtare me vendet e Greqise qe nga epoka kreto-mikene. Kjo tregti fitoi nje baze me te gjere ne kushtet e shthurjes se rendit fisnor tek iliret. Vendosja dhe zhvillimi i metejshem i kolonive ka qene pasoje e ketij procesi. Ne fillim u vendosen prane vendbanimeve ilire pikat tregtare, te cilat me zhvillimin e metejshem te marredhenieve me brendatoken ilire u populluan nga grupe kolonistesh helene dhe u kthyen ne qendra te shperngulurish (apoike) te metropoleve greke.
    Kolonia me e hershme u vendos ne vitin 737 ne ishullin e Korkyres, qe banohej atehere nga liburnet. Nga ketej nje vale kolonistesh u vendosen ne Dyrrah (627 p.e.sone, ka shume gjase edhe me heret). Apolonia, e cila u themelua ne vitin 588, ngjan te kete qene populluar nga koloniste te ardhur nga Dyrrahu. Per gjithe kohen antike midis dy qyteteve u mbajten lidhje te ngushta ekonomike dhe politike, qe jane karakteristike per marredheniet midis metropoleve dhe apoikeve. Ne te njejten kohe me Apolonine u formua nga banoret te ardhur nga Eubea edhe kolonia helene ne Orik, e cila per vete mundesite e kufizuara te kontakteve me prapatoken ilire nuk arriti kurre rendesine ekonomike, as edhe famen e dy kolonive te tjera. Kaluan edhe dy shekuj te tjere derisa kolonistet helene te ardhur nga Parosi, Sirakuza e Sicilise dhe Knidi te vendoseshin ne ishujt e Ilirise se Veriut, ku themeluan Faron (sot Hvar), Isen (sot Vish) dhe Korkyren e Zeze (sot Korculla).
    Ne fillimet e veprimtarise se kolonive peshen kryesore ne ekonomi e zinte tregtia tranzite. Nga tokat ilire merreshin prodhime bujqesore, lende druri dhe minerale per nevojat e metropoleve, kundrejt shkembimit mall me mall me prodhime te zejtarise.
    Por ne shek.V p.e.sone kolonite e bregdetit ilir nuk jane me shtojca te ekonomise e furnizuese te thjeshta lendesh te para te qyteteve mema. Prodhimi lokal, i mbeshtetur kryesisht ne shfrytezimin e punes se sklleverve, arrin ne kete periudhe nje shkalle te tille zhvillimi saqe ishte ne gjendje te mbulonte jo vetem kerkesat e popullsise se ketyre qyteteve, por edhe te botes ilire perreth, gjalleruese dhe nxitese e drejtperdrejte e ketij zhvillimi. Importimet nga qytetet mema dhe Greqia u kufizuan kryesisht ne sendet e luksit dhe ne veprat e artit. Dyrrahu dhe Apolonia vepronin tani si njesi ekonomike krejt te pavarura, duke e shprehur kete edhe ne prerjen e monedhave te tyre te vecanta.
    Zejtaria u orientua nga prodhimi i sendeve te konsumit te gjere: qeramika, veglat e punes, armet qe hidheshin ne tregun e brendshem dhe ne ate te prapatokes. Punishtet e prodhimit te gjere te eneve prej balte, te tjegullave e te tullave, te punimit te gurit etj., ishin prona te skllavopronareve dhe kishin karakterin e ergasterive antike.
    Ne marredheniet tregtare me boten ilire, vec prodhimeve bujqesore e blegtorale, lendes se drurit per ndertimin e anijeve dhe sklleverve, per te cilat tregu grek kishte mungese, vemendja e kolonisteve u perqendrua ne pasurite minerale te Ilirise se Jugut. Ne shkrirjen dhe ne perpunimin e hekurit, te bakrit dhe te argjendit, iliret kishin nje pervoje shekullore, nga e cila perfituan edhe kolonistet. Vecanerisht eksportimi i argjendit qe nxirrej nga minierat e pirusteve dhe te Dardanise, u be nje nga burimet kryesore te pasurimit e te lulezimit te dy kolonive te medha, Dyrrahut dhe Apolonise. Ai eksportohej kryesisht ne formen e monedhave, te cilat gjeten nje perkrahje te gjere ne krahinat e aferta dhe te largeta ilire.
    Per te nxjerre fitime sa me te medha nga marredheniet tregtare me iliret, sidomos nga tregtia me shumice e lendeve te para, e gjithe kjo veprimtari kryhej nepermjet nje perfaqesuesi te vecante te kolonive, te quajtur poleti.
    Duke qene se Dyrrahu dhe Apolonia ishin qendra zejtare e tregtare, bujqesia e blegtoria zinte ne to nje vend te dores se dyte. Ne rrethet e aferta te qytetit pronaret e pasur kishin tokat e kullotat e tyre me siperfaqe e prodhim te kufizuar, sepse kufiri me iliret nuk shtrihej shume larg mureve te qytetit.

    Rendi shoqeror dhe organizimi politik

    Qe ne fillim ne kolonite helene te bregdetit ilir u vendos menyra antike e prodhimit. Ne ndarjen e shoqerise ne kolonite rol te vecante luante prejardhja shoqerore dhe etnike e njerezve. Ne kushte me te privilegjuara ishte shtresa me prejardhje aristokrate, qe kishte qene shpesh perkrahese e themelimit te kolonive. Perberja shoqerore e shtresave te lira ishte e larmishme. Krahas te merguarve, per arsye politike gjate lufterave te demosit me aristokracine ne metropole, kishte fisnike te varferuar, zejtare te zhveshur nga mjetet e prodhimit, fshatare te shpronesuar, tregtare e detare. Kjo mase e popullsise shtohej vazhdimisht si rrjedhim i dyndjeve te herepashershme nga metropolet. Ne Dyrrah nje kontingjent i madh njerezish te tille erdhi ne gjysmen e dyte te shek.V.
    Ne Dyrrah e ne Apoloni shtresa e sklleverve perbente forcen kryesore te fuqise punetore. Ajo ndahej ne tri kategori: ne skllever te qytet-shtetit skllavopronar, te cilet punonin ne punishtet e tjegullave dhe te tullave, ne thyerjen, transportimin dhe ne skalitjen e gureve, ne perpunimin e metaleve e ne prerjen e monedhave, pra ne punet me te renda. Te shumte ishin edhe sklleverit private qe perbenin kategorine e dyte, te cilet pervec ergasterive sherbenin edhe ne ekonomite shtepiake.
    Nje pjese te popullsise, gjithmone ne rritje, e perbenin "te huajt", kategoria e trete ose banoret me origjine ilire. Keta ne dhjetevjecaret e pare ishin te privuar nga te drejtat shoqerore dhe politike.
    Ne perputhje me kete perberje shoqerore te popullsise, rendi politik ne Apoloni e Dyrrah kishte ne fillim karakter oligarkik. Pushteti i takonte nje pakice me prejardhje aristokrate. Shumica derrmuese e popullsise, ashtu edhe iliret, duke mos bere fjale per sklleverit, nuk gezonte te drejta ne qeverisjen e qytetit.
    Zhvillimi i vrullshem ekonomik i Dyrrahut dhe i Apolonise ne shek.VI-V shoqerohet me ndryshime ne rendin shoqeror e politik te dy kolonive, si rrjedhim i nje lufte te ashper sociale e politike. Me zgjerimin e prodhimit zejtar dhe te shkembimit te mallrave me iliret dhe me Greqine, u pasuruan dhe u forcuan ekonomikisht shtresat tregtare e zejtare te kolonive. Keto shtresa dolen tani si forca te pavarura ne arenen politike kunder grupit oligarkik, me synimin per te marre pushtetin dhe per ta perdorur ate ne dobi te interesave te tyre. Si rrjedhim i kesaj, ne vitin 437 shpertheu ne Dyrrah nje kryengritje e demosit, e njohur ne historine antike per rolin qe luajti ne prag te luftes se Peloponezit. Ne arenen e kesaj lufte pervec forcave te demosit dhe aristokracise, u duk edhe ndeshja e interesave te Korkyres, prapa se ciles qendronte Athina dhe Korinthi. Te dyja fuqite synonin te perfitonin mundesi me te gjera ne tregun ilir. Gjithashtu ne kete ndeshje moren pjese aktive edhe iliret fqinje, te cilet duke ndihmuar aristokratet e debuar nga qyteti, u radhiten me forcat qe perkahnin Athinen ne luften kunder lidhjes se Peloponezit.
    Rrjedhimi kryesor i luftes civile ne Dyrrah ishte triumfi i plote i parimit te ndarjes klasore te shoqerise, forcimi i polisit skllavopronar. Pushteti tani kalon nga rrethi i kufizuar i aristokracise skllavopronare ne duart e gjithe skllavopronareve si klase. Baza shoqerore e tij u zgjerua me pjesemarrjen e shtresave me te gjera skllavopronare, te pronareve te punishteve, te tregtareve etj., duke bere keshtu me te theksuar menyren antike te prodhimit. Qe nga kjo kohe u forcua edhe pozita shoqerore e ilireve qe banonin ne qytet. Nje dukuri e tille e ngjashme u zhvillua edhe ne Apoloni.
    Keto ndryshime u pasqyruan edhe ne perberjen dhe ne funksionet shteterore. Vendin e krereve (fylarkeve) aristokrate, ne duart e te cileve qe perqendruar pushteti gjate regjimit oligarkik, e zuri tani nje organ kolegjial, buleja (keshilli). Anetaret e saj mund te ishin jo vetem nga fisniket, por edhe nga shtresat e tjera te skllavopronareve. U krijua edhe organi i mbledhjes se pergjithshme te popullit, helieja. Detyrat kryesore te saj ishin miratimi i ligjeve, marrja e vendimeve me rendesi dhe zgjedhja e kontrollimi i veprimtarise se organeve ekzekutive te qytetit. Me gjithe pjesemarrjen e popullit te lire, edhe ky organ ishte ne duart e skllavopronareve, pa pranine e te cileve helieja nuk kishte te drejte te zgjidhte organet e larta ekzekutive te qytetit. Nga anetaret e bulese ne krye te cdo viti zgjidhej prytani, i cili ishte funksionari me i larte civil i qytetit. Me emrin e tij lidheshin te gjitha ligjet, dekretet e vendimet me rendesi te shpallura gjate vitit. Me ceshtjet qe kishin te benin me mbrojtjen ushtarake dhe me luften merrej toksarku, qe ishte komandanti i shigjetareve. Sekretarit i binte per detyre kryesore te kujdesej per ngulitjen mbi gur ose mbi tabela bakri te ligjeve, te dekreteve e vendimeve te marra nga helieja apo organet e larta ekzekutive dhe t'i shpallte ato publikisht. Te tre hieramnamonet, merreshin jo vetem me ceshtjet e kultit, me organizimin e lojerave e te festave, por me sa duket edhe me ceshtjet financiare te qytetit. Vec ketyre kishte edhe nepunes te tjere, te nje rangu me te ulet, por qe ne te vertete luanin nje rol me rendesi ne jeten ekonomike. I tille ishte nepunesi i ngarkuar me prerjen e monedhave, i cili kishte per detyre te kujdesej si per sigurimin e lendes se pare, ashtu edhe per prerjen dhe shperndarjen e monedhave. Mbi drahmet e argjendta emri i tij vendosej krahas atij te prytanit. Nje funksionar tjeter ishte poleti qe merrej me rregullimin e tregtise me iliret.
    Kulti fetar ishte ne harmoni me institucionet shoqerore e politike te qytetit. Kjo duket edhe nga shkrirja e funksioneve fetare me ato shteterore (hieramnamonet). Hyjnite me te adhuruara ne Apoloni ishin Apoloni, qe i dha emrin qytetit, hyjnesha ilire e brigjeve u unjisua nga kolonistet me Artemisin; Dionizi ishte hyu i vreshtave etj. Perendite kryesore, te cileve u faleshin me shume dyrrahasit, ishin Zeusi, Dielli dhe bashkethemeluesi legjendar i qytetit Herakliu.
    Kolonite helene u vendosen ne Iliri ne rrethanat e marredhenieve te ngushta ekonomike me iliret, qe kushtezoheshin nga interesat reciproke. Fuqizimi i metejshem i kolonive perkon me lindjen e qyteteve ilire dhe me formimin e shtetit ilir. Tek keta kolonite do te gjejne nje baze per t'u mbeshtetur ne synimet e tyre per clirimin e plote ekonomik dhe politik nga metropolet. Nuk kane munguar edhe konfliktet midis ilireve dhe kolonive, me sa duket, si rrjedhim i shperdorimeve te kolonisteve ne marredheniet me iliret dhe per kufijte midis tyre. Keto moren forma te armatosura ne luften e Apolonise me qytetin ilir Thronion rreth mesit te shek.V dhe ne luften e ilireve kunder Ises me 385 p.e.sone.
    Qe nga gjysma e dyte e shek. IV p.e.sone historia e kolonive helene te bregdetit te Ilirise zhvillohet ne marredhenie te ngushta me historine politike te shtetit ilir dhe ne kornizen e saj.

  4. #4
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    ILIReT

    K R E U I I I

    SHTETET ILIRE

    Ne fundin e shek. V p.e.sone iliret hyne ne rrugen e zhvillimit skllavopronar. Ne shekujt qe pasuan e deri ne pushtimin romak krahinat me te perparuara ilire, ato jugore, kryesisht bregdetare, njohen zhvillimin e tyre me te larte shoqeror e politik te pavarur. Urbanizimi intensiv i kesaj treve dhe zhvillimi qe mori, per pasoje, menyra antike e prodhimit ne shek. IV-III p.e.sone coi ne krijimin e nje shoqerie antike te mirefillte dhe ne formimin e nje vargu shtetesh ilire, te cilat u inkuadruan ne qyteterimin e perparuar te botes mesdhetare.
    Midis formacioneve shteterore qe u formuan ne treven e gjere ilire, ai qe arriti nje shkalle te larte te zhvillimit politik dhe qe luajti nje rol te shquar ne ngjarjet politike te kohes qe Shteti Ilir apo Mbreteria Ilire. Qe nga dukja e ketij shteti emrat ilir dhe Iliri moren, pervec kuptimit te gjere etnik, edhe nje kuptim te ngushte politik, qe u lidhen me fatet historike te ketij formacioni shteteror dhe te popullsise se tij, e cila ne burimet e shkruara do te njihet me emrin Illyrii propriedictii (ilire te mirefillte). Ne kohe te ndryshme Mbreteria Ilire ushtroi pushtetin e vet, natyrisht me luhatjet qe i imponuan rrethanat politike, ne nje territor te gjere qe perfshinte krahinat prej lumit Naretva (Narona) ne veri e deri te lumi Vjosa (Aous), ne jug me nje shtrirje drejt lindjes deri te liqenet Lyhnide ne kufi me Maqedonine dhe me ne veri me Mbreterine Dardane.
    Ne krahinat me jugore ilire u formua nje shtet tjeter i rendesishem ilir i njohur me emrin Shteti i Epirit, i cili shquhet sidomos ne ngjarjet politike te fundit te shek. IV dhe te cerekut te pare te shek. III p.e.sone. Ne kohen e shtrirjes me te gjere te tij, ai perfshinte tokat prej lumit Vjosa (Aous) e deri ne gjirin e Artes (Nikopolit), duke u kufizuar nga jugu me Akarnanine, kurse nga lindja me Thesaline e Maqedonise.
    Ne kete hapesire kane ekzistuar si formacione shteterore te pavarura edhe nje varg qytetesh shtete, si Dyrrahu, Apolonia, Ambrakia, historia politike e te cilave u zhvillua here ne lidhje te ngushte e here ne kundershtim me ate te Shtetit Ilir dhe te atij te Epirit. Ne rrethana te caktuara politike lindin gjithashtu formacione me pak te rendesishme ne formen e lidhjeve qytetare (Koinon), si ajo e Bylineve etj., qe kane nje peshe me te vogel ne historine politike te Ilirise.
    Ne krahinat e brendshme jugore dhe qendrore ilire u formuan tri mbreteri te vogla ilire: e paioneve, e dardaneve dhe e athamaneve. E para shfaqet me nje shkelqim te shkurter ne shek. IV p.e.sone per te rene pastaj shpejt nen goditjet e politikes ekspansioniste te shtetit maqedon, kurse dy te fundit dalin ne arenen politike ne shek. III me nje rol te parendesishem.
    Popullsite ilire te krahinave te brendshme qendrore e veriore nuk njohen deri ne fillim te eres sone nje organizim politik shteteror; edhe ne kete kohe ato arriten te organizohen vetem ne federata fisnore, sic eshte rasti i dalmateve ose i fiseve te tjera.

    1. ZHVILLIMI EKONOMIK E SHOQeROR I ILIReVE Ne SHEK. IV P.E.SONe

    Lindja e qyteteve dhe e jetes qytetare

    Zhvillimi ekonomik e shoqeror i Ilirise gjate epokes se hekurit dhe vecanerisht gjate shek. VII-V p.e.sone kishte pergatitur kushtet per lindjen e qyteteve dhe te jetes qytetare. Sic deshmojne te dhenat arkeologjike, qytetet ilire ngrihen mbi bazen e vendbanimeve te fortifikuara te epokes se hekurit dhe te qendrave protourbane qe u krijuan si rezultat i zhvillimit te zejtarise, te bujqesise, te blegtorise, si edhe te intensifikimit te marredhenieve te kembimit me boten greke. Kjo deshmohet nga prania e gjere e qeramikes se importuar korinthike e jonike dhe me pas edhe nga prodhimet e kolonive greke ne Dyrrah e ne Apoloni, te cilat kishin hyre ne marredhenie te ngushta me prapatoken ilire.
    Lindja dhe zhvillimi i jetes qytetare ishte nje dukuri me karakter ekonomik e shoqeror teresisht e re. Thelbi i saj ishte vendosja e ekonomise antike te tregut qe u materializua me krijimin e qyteteve si qendra prodhimi e shkembimi. Kjo eshte e lidhur me shkeputjen e plote te zejtarise nga bujqesia, me krijimin e menyres antike te prodhimit dhe me zbatimin e punes se skllavit ne deget e ekonomise.
    Njoftimet me te hershme per ekzistencen e qyteteve ne Iliri i takojne mesit te shek. IV p.e.sone. Historiani grek, Diodori, duke pershkruar fushatat e Filipit II kunder ilireve thote se mbreti i Maqedonise "u leshua mbi Ilirine me nje ushtri te forte, plackiti vendin, nenshtroi shume qytete te vogla dhe u kthye ne Maqedoni me placke te madhe". Oratori i madh, Demosteni, duke paralajmeruar athinasit per rrezikun qe i kercenonte nga mbreti maqedon, ve ne dukje gjithashtu se "Filipi po fortifikonte qytete ne Iliri". Pak me vone historianet greke te shek. II p.e.sone Ariani e Rufi permendin me emer Polionin si qytet i Dasaretise, kurse historiani i shek. IV p.e.sone Theopompi permend qytetin Oidanton. Me ne fund nga te dhenat numizmatike te fillimit te shek. IV p.e.sone mesojme emrin e nje qyteti te rendesishem ilir, Damastion. Kuptohet se origjinen e ketyre qyteteve, qe jane te pranishme ne mesin e shek. IV p.e.sone, (nje rast vertetohet qysh ne fillim te ketij shekulli), duhet ta kerkojme pak me pare, d.m.th. ne fundin e shek. V p.e.sone.
    Nuk dihet me saktesi se c'paraqesin ne vetvete keto qytete te hershme ilire. Deshmite e autoreve antike, pervec faktit qe kumtojne ekzistencen e tyre, jane teper te varfra per te ndihmuar qe te rindertohet pamja reale e ketyre qendrave urbane.
    Edhe nga pikepamja arkeologjike nuk ka ende gjurmime te tilla, nepermjet te cilave te dallohet qarte qyteti i kesaj kohe. Megjithate, prej qyteteve antike, rrenojat e te cilave ruhen ne vendin tone, mund te pohohet se qyteti i mirefillte ne Iliri formohet kryesisht gjate shek. IV p.e.sone. Ne kete kohe kemi edhe deshmite e qarta si nga burimet e shkruara, ashtu edhe nga ato arkeologjike.
    Keto qytete ashtu sikurse vendbanimet e fortifikuara te epokes se hekurit, ngrihen mbi kodra te mbrojtura nga pikepamja natyrore, por shtrihen me siperfaqe relativisht me te gjera, qe arrijne deri ne 10-20 ha. Muret e tyre rrethuese jane ndertuar me nje teknike me te perparuar me bl**** shumekendeshe, trapezoidale; ato jane mjaft te fuqishme dhe me nje bukuri te rralle (Amantia, Klos, cuka e Aitojt etj.), por sistemi i fortifikimit ne pergjithesi eshte ende i thjeshte; ai nuk njeh kullat, rolin e te cilave e luajne deri diku kthesat me kend te drejte, qe ben muri here mbas here per arsye qendrueshmerie; edhe portat ne kete sistem jane te pakta e me nje mbrojtje me te dobet.
    Qytetet e medha zene nje pozite qendrore ne krahinen qe zoterojne dhe shtrihen ne nje hapesire prej 30-40 ha, sic eshte rasti i Bylisit, i Antigonese, i Lisit etj., dhe jane te mbrojtura me mure te fuqishme.
    Duke folur per qytetet e kesaj kohe Diodori i quan ato me termin polisma, qe do te thote qytete te vogla, me sa duket ende ne shkallen fillestare te zhvillimit te tyre. Demosteni, ne shek. IV p.e.sone perkundrazi, perdor termin poleis qe do te thote qytet. Ndryshimi qe verehet ne termat e perdorur prej ketyre dy autoreve nuk duket te jete i rastit; ai shpreh me sa duket nje diferencim qe u behet ketyre qendrave urbane ilire dhe qe lidhet me karakterin e tyre. Pak drite mbi kete ceshtje hedh pohimi i Arianit, i cili e quan Pelionin si "qytetin me te forte" midis qyteteve te Dasaretise. Duket se disa qytete kishin mundur te ecnin perpara dhe te dalloheshin prej te tjerave. Interes te vecante paraqet ne kete drejtim Damastioni, i cili eshte dhe i pari qytet ilir qe pret monedha. Burimet tregojne se ky qytet gjendej ne shpine te zones bregdetare, diku midis kesaj zone dhe liqeneve lynkeste. Duke folur per kete Straboni ne shekullin e pare shkruan keshtu: "Pas Epidamnit dhe Apolonise gjer te malet Keraune ndodhen bylinet, taulantet, parthinet dhe bryget; aty afer gjenden dhe minierat e argjendit ne Damastion, mbi te cilat diestet vendosen sundimin e tyre, si dhe enkelejte, te cilet i quajne dasarete; afer ketyre vijne lynkestet..". Mungesa e te dhenave me te sigurta ka penguar qe ky qytet te lokalizohet me saktesi, por duke u nisur nga arsenali i gjetjeve te monedhave te tij, ai duhet kerkuar ne krahinat e brendshme ilire, diku ne lindje te Drinit te Siperm.
    Pasazhi i Strabonit ka nje rendesi te vecante dhe per nje fakt tjeter. Ai tregon se Damastioni qe nje qytet qe lindi dhe u zhvillua ne nje zone te pasur me miniera, te cilat, me sa duket perbenin edhe bazen ekonomike te tij. Shfrytezimi i tyre dhe zhvillimi i zejtarise se perpunimit te metaleve qene deget kryesore te kesaj ekonomie. Karakteri i saj behet i qarte edhe nga simbolet qe mbajne monedhat e qytetit, te cilat paraqesin midis te tjerash cekanin e minatorit dhe shufrat metalike.
    Damastioni eshte, keshtu, shembulli i nje qyteti zejtar te perparuar te kesaj kohe, por padyshim jo i vetmi. Pelioni shfaqet ne burimet, jo vetem si qyteti me i forte midis qyteteve te Dasaretise, por edhe si kryeqender apo qender rezidenciale e mbretit ilir. Ka mundesi qe qytetet e tjera me te vogla, ato qe Diodori i quan polisma, do te kene qene qendra njesish gjeografiko-ekonomike, ku do te kete mbisunduar ekonomia bujqesore-blegtorale me ndonje dege te kufizuar te zejtarise.

    Zejtaria, bujqesia e blegtoria

    Lindja e qyteteve i dha nje shtytje te re zhvillimit te degeve te ndryshme te ekonomise ilire.
    Zejtarine e shfrytezimit te minierave dhe te perpunimit te metaleve iliret e njihnin dhe me pare, por asnjehere si tani ajo nuk paraqitet si dege e vecante e nje qyteti, sic eshte rasti i Damastionit. Ne shek. IV ne zejtarine e punimit te metaleve nuk vihet re ende ndonje ndryshim cilesor, fjala vjen ne punimin e veglave te punes, te armeve apo te zbukurimeve, ne krahasim me shekujt pararendes. Por tani mund te flitet per nje veprimtari me te gjere e me intensive si ne shfrytezimin e minierave, ashtu edhe ne prodhimtarine e degeve te vecanta te zejtarise metalpunuese. Bie ne sy ne menyre te vecante rritja e prodhimit te armeve, qe perbejne ne kete kohe gjetjet me te shumta neper nekropolet ne krahasim me zbukurimet.
    Megjithate, nuk pati ndonje perparim, ne fushen e zejtarise se prodhimit qeramik, madje importi e dobesoi per nje kohe kete dege te zejtarise ilire.
    Nderkaq ne fushen e ndertimeve ndodh nje revolucion i vertete. Mjeshtrat e ndertimit shquhen ne shek. IV per aftesite e tyre arkitektonike e teknike dhe per njohurite e thella ne fushen e artit te fortifikimeve, qe i zbatonin ne nivelin me te perparuar te kohes, ashtu si ne shume vise te tjera te botes mesdhetare. Muret rrethuese te qyteteve te ndertuara ne stilin poligonal jane deshmia me e qarte e arritjeve ne kete fushe.
    Te dhenat per bujqesine dhe blegtorine e ilireve per shek. IV jane te varfra. Autoret bashkekohes, si Aristoteli, Skymni, Ariani etj., nuk bejne tjeter vecse perserisin Hekateun, per shkak te njohjes ende te pamjaftueshme te Ilirise; megjithate Iliria per autoret greke ishte vendi i nje bujqesie e blegtorie te zhvilluar, tokat pjellore te se ciles shfrytezoheshin vende-vende ne menyre intensive dhe qe krahas kulturave bujqesore (rritja e ullirit, kopshtaria e bletaria), ne kullotat e pasura rritnin bageti te mira te races.
    Te dhenat arkeologjike i vertetojne keto njoftime. Parmenda e paraqitur ne buzet e nje pitosi gjetur ne fushen e Korces, si dhe figurat simbolike te paraqitura ne monedhat e Dyrrahut e te Apolonise, apo ne monumentet varrimore te kohes, si kalliri i grurit, dega e ullirit, bistaku i rrushit, bleta, lopa si dhe briri i bollekut, simbol i pjellorise dhe i begatise, u bejne jehone pasurive te tokes ilire dhe zhvillimit qe kishin marre bujqesia e blegtoria ilire ne kete kohe.

    Tregtia dhe qarkullimi monetar

    Si rrjedhim i zhvillimit te zejtarise dhe te degeve te tjera te ekonomise ilire u zgjeruan shkembimet dhe tregtia. Gjetjet arkeologjike deshmojne per nje shtrirje te gjere te prodhimeve te zejtarise ilire. Tipat standarde te armeve, te zbukurimeve dhe te eneve prej balte qe perseriten ne gjetjet nga nje krahine ne tjetren, deshmojne per marredhenie intensive midis popullsise se krahinave te ndryshme dhe per nje zhvillim te konsiderueshem te kembimeve midis tyre.
    Nje zhvillim me te gjere moren ne kete kohe shkembimet me boten greke. Jo me kot pasurite minerale dhe disa prodhime bujqesore terhoqen vemendjen e autoreve antike te kesaj kohe. Duket se keto prodhime ishin nder artikujt kryesore te eksportit ilir. Nje vend me rendesi zinin kembimet me kolonite greke te bregdetit Adriatik dhe qytetet e Halkides, te cilat merrnin nga Damastioni argjendin per prerjen e monedhave te tyre, kurse nga tokat e aferta te Atintanise seren, qe u duhej per ndertimin e anijeve dhe lyerjen e eneve te transportit. Kundrejt tyre iliret merrnin prodhime luksi te artizanatit grek, midis te tjerave prodhime atike e italike. Krahas prodhimeve te Dyrrahut e te Apolonise, enet e ketyre qendrave jane gjetje jo te rralla ne vendbanimet e zones bregdetare. Por ato fillojne te duken me dendur edhe ne krahinat e brendshme ilire. Pas Trebenishtit ato shfaqen edhe ne luginen e mesme te Drinit, ne afersi te Kukesit e te Krumes. Keto prodhime arrijne ketu nepermjet rrugeve tregtare te shkelura qysh ne shek. VI-V, duke ndjekur luginat e lumenjve me pikenisje si nga qendrat e bregut Adriatik, ashtu edhe te Egjeut.
    Monedhat e argjendit perdoren gjeresisht si ekuivalent shkembimi. Ne krahinat bregdetare gjejne nje perhapje te madhe monedhat e Dyrrahut e te Apolonise, kurse ne ato te brendshme dhe lindore monedha e Damastionit. Gjetjet e deritanishme tregojne se kjo monedhe qarkulloi ne nje zone te gjere qe perfshinte krahinen e diesteve, penesteve dhe pjeserisht ate te lynkesteve.
    Prerja dhe hedhja ne treg e monedhave nga nje qytet ilir si Damastioni eshte nje fakt me rendesi te vecante. Ai tregon se tani, ne pjesen e pare te shek. IV p.e.sone, krahas Dyrrahut dhe Apolonise, te cilat me monedhat e tyre, qysh nga shek.V p.e.sone kishin mbuluar krahinat e aferta te ultesires bregdetare dhe i kishin terhequr ato ne orbiten e marredhenieve skllavopronare, nje qytet ilir, Damastioni, lindi dhe u be qender e rendesishme ekonomike e krahinave te brendshme. Ai hodhi ne treg monedhen e vet dhe me kete shenoi shtrirjen e metejshme te sistemit monetar ne krahinat e brendshme te Ilirise Jugore. Ekonomia monetare theu keshtu dhe ne kete pjese te Ilirise ekonomine e prapambetur natyrore, per t'i hapur rrugen nje sistemi te ri ekonomik, skllavopronarise.

    Vendosja e skllavopronarise

    Me lindjen e qyteteve u krijua edhe nje popullsi qytetare, e cila me pare nuk njihej. Burimet nuk e bejne te qarte perberjen dhe karakterin e kesaj popullsie, por meqe qytetet ishin qendra ekonomike dhe administrative, edhe popullsia e tyre perbehej nga masa e gjere e prodhuesve zejtare, bujq e blegtore, nga pronaret e punishteve zejtare, tregtaret dhe aristokracia e vjeter fisnore qe perbente parine e qytetit. Si e tille, popullsia e qytetit paraqitej e diferencuar ne shtresa shoqerore, me interesa te ndryshme. Prej tyre, pronaret e punishteve dhe tregtaret formonin shtresen e re te pasuruar, e cila zhvendos perfundimisht ne plan te dyte aristokracine e vjeter fisnore.
    Si qendra ekonomike e politike me vete qytetet i rrethonte nje popullsi fshatare e lidhur me ta nepermjet interesave ekonomike te ndersjellte. Ne burimet keto popullsi njihen akoma si fise te medha apo te vogla, por fisi nuk ka me kuptimin e tij klasik. Vete dukja e qyteteve dhe prerja e qarkullimi i monedhave jane elemente qe nuk pajtohen me rendin fisnor, ato i japin bashkesise nje permbajtje te re nga pikepamja e marredhenieve ekonomike e shoqerore.
    Ashtu si ne Maqedoni, edhe ne Epirin fqinje te kesaj kohe, shumica e popullsise ne Iliri jetonte ne fshatra; qytetet ishin ende ne numer te vogel. Masen kryesore te kesaj popullsie e formonte fshataresia e lire, por burimet bejne fjale edhe per nje popullsi fshatare te varur. Theopompi ne vepren e tij "Filipika" shkruan se "ardianet kane 300 mije prospelate si helote...". Me prospelate autoret e vjeter kuptonin nje popullsi te varur qe merrej me punimin e tokes dhe qe u jepte zoteruesve te saj si detyrim nje pjese te prodhimit. Duke i krahasuar prospelatet e ardianeve me helotet e Spartes, Theopompi e percakton edhe me mire gjendjen e tyre sociale. Me sa duket edhe keta ishin, sikurse helotet, nje popullsi e nenshtruar qe pas pushtimit ishin shpronesuar dhe ishin kthyer ne gjendje vartesie. Nuk kemi prova nese kjo ishte nje popullsi e huaj apo nje fis tjeter ilir qe pesoi kete fat; numri i tyre gjithashtu duhet te jete i tepruar, por mbetet i padiskutueshem fakti qe kemi te bejme me nje mase popullsie mbi te cilen ushtrohet shtypje ekonomike dhe politike.
    Midis ilireve ky nuk ishte nje fenomen i vecante per ardianet. Nje shekull me vone Agatharkidi ne vepren e tij "Evropaikon" do te pohoje se "dardanet kane kaq shume skllever (ai i quan keta me emrin "dullos"), sa dikush kishte 1 000, kurse te tjere edhe me shume. Secili nga keta ne kohe paqeje punon token, kurse ne kohe lufte merr pjese ne ushtri duke pasur si prijes zotin ("despotes") e tij".
    Edhe pse Agatharkidi perdor termin dullos, shpjegimet e metejshme e bejne te qarte se kemi te bejme me nje popullsi te tipit te prospelateve ardiane. Nuk ka asnje dyshim qe termi "dullos" perdoret ketu me kuptimin me te gjere, ashtu sikurse ndodh shpesh qe autoret antike i quajne helotet "dulle te lakeldemoneve".
    Nje rast tjeter eshte ai qe permend Atheneu, per penestet. Sipas tij "thesalet quajne peneste jo ata qe lindin skllever, por ata qe shtihen ne dore me ane te luftes". Dihet se me emrin peneste quhej nje fis i tere ne territorin e Mbreterise Ilire. Perkufizimi i Atheneut te con ne perfundimin se popullsia e ketij fisi duhet te kete qene e ngjashme nga pikepamja e gjendjes shoqerore me prospelatet e ardianeve dhe dullet e dardaneve.
    Prania e nje popullsie te tille te varur e te shfrytezuar ekonomikisht midis ilireve, eshte nje deshmi e rendesishme per te percaktuar karakterin dhe strukturen e shoqerise ilire. Sic tregojne te dhenat e autoreve antike, popullsia e varur e tipit prospelate-helote-peneste perfaqesonte ne kete kohe ne Iliri nje forme te hershme te skllaverise qe ekzistonte ne disa nga popullsite kryesore ilire. Kjo kategori njerezish perdorej ne mase ne punimet bujqesore dhe mbase edhe ne shfrytezimin e minierave. Zoterit e tyre (despotet) duket se banonin ne qendrat e vogla te fortifikuara ose ne qytete. Kohen me te madhe ata e kalonin ne luftera dhe jo rralle me defrime. Theopompi na thote se sunduesit e prospelateve ardiane "cdo dite deheshin, benin mbledhje dhe shtroheshin ne gosti, te dhene pas te ngrenit e te pirit". Pjesen tjeter te popullsise e perbente masa e fshatareve te lire qe luante, me sa duket, ende nje rol kryesor ne prodhimin shoqeror.
    Pervec perfitimit nga puna e popullsise vendase, shtresa e pasur siguronte te mira materiale nepermjet grabitjes kolektive te popujve fqinje me ane te lufterave. Tributet e pervitshme qe detyroheshin te paguanin popujt e nenshtruar tregojne se keto grabitje kryheshin ne menyre sistematike.
    Keshtu ne shek. IV p.e.sone, shoqeria ilire paraqitet si nje shoqeri e ndare ne klasa e shtresa shoqerore. Kjo shoqeri njihte atehere format e hershme te varesise skllavopronare, prandaj edhe ishte nje shoqeri skllavopronare. Lindja e qyteteve ndihmoi per thellimin e diferencimit shoqeror, sepse duke u bere qendra te rendesishme te zejtarise dhe te tregtise ato i dhane hov rritjes se prodhimit, shkembimit me para dhe shfrytezimit te punes se huaj.
    Pa mbivleresuar peshen dhe rolin e qytetit ilir ne kete periudhe te hershme mund te thuhet se ai vepron jo vetem si bartes i skllavopronarise, por edhe si percues i saj ne boten fshatare qe e rrethon. E lidhur me qytetin me ane te marredhenieve ekonomike dhe e varur prej tij permes ketyre marredhenieve, bota fshatare ilire, sidomos ajo qe ndodhej rreth qyteteve nuk eshte me bota e organizimit fisnor. Ajo njeh tani marredhenie vartesie ne formen e skllaverise se tipit helot.
    Keshtu, ne shek. IV qyteti ilir na paraqitet me nje rol e peshe te ndjeshme ne jeten ekonomike e shoqerore te Ilirise. Si i tille ai sherbeu si baze e organizimit politik shteteror.

    2. MBRETeRIA E PARe ILIRE. DINASTIA E BARDHYLIT
    (FILLIMI I SHEK. IV - 335 P.E.SONe)

    Ardhja ne fuqi e Bardhylit

    Shekulli i ri, i katert, i gjen perseri iliret ne konflikt me fqinjet e tyre maqedone per ceshtjen e Lynkestise. Ne vitet e fundit te sundimit te mbretit maqedon, Arhelaut, ne kapercyell te shekullit, u zhvillua nje lufte e re midis ilireve dhe maqedoneve per kete krahine. Ne kete lufte mbreti i lynkesteve, Arrabeu, kishte si aleat mbretin Syra. Aristoteli, qe e permend kete fakt, nuk e cileson origjinen etnike te Syras, por burimet e tjera e bejne te qarte se ai ishte mbreti i ilireve. Aleanca midis tij dhe Arrabeut ka te ngjare ta kete zanafillen e saj ne ngjarjet e vitit 423 p.e.sone dhe duket se ka qene perforcuar me nje martese dinastike midis Syras dhe nje vajze te Arrabeut. Rezultatet e kesaj lufte nuk njihen, por ngjarjet e mepastajme tregojne se nuk ndodhi ndonje ndryshim ne gjendjen ekzistuese.
    Vrasja e mbretit Arhelau (viti 399 p.e.sone), shenoi per Maqedonine fillimin e nje periudhe trazirash qe zgjaten kater dekada me radhe. Kontradiktat e brendshme qe u bene shkak per kete vrasje dhe per intrigat e mevonshme dinastike, krijuan rast per hapjen e konflikteve midis Maqedonise dhe fqinjeve te saj. Ne fillim te sundimit te Amyntes II, qe pasoi Arhelaun, u duk sikur konflikti iliro-maqedon gjeti nje zgjidhje. Martesa e Amyntes me nje bije te mbretit Syra, te quajtur Eurydike, qe ishte ne te njejten kohe edhe mbese e Arrabeut, fsheh ne vetvete faktin qe midis ilireve e maqedoneve ishte arritur nje marreveshje pajtimi per ceshtjen e lynkesteve.
    Por kjo gjendje nuk zgjati shume. Iliret, interesat e te cileve ishin ndeshur prej kohesh me ato te Maqedonise ne Lynkesti, ishin te interesuar per dobesimin e metejshem te Maqedonise dhe jo per pajtim. Rasti i volitshem per ta arritur kete qellim paraqitet pikerisht tani, qe Maqedonine e kishte pushtuar vala e turbullirave te brendshme. Ne vitin 393 p.e.sone, iliret u dynden ne Maqedoni, pushtuan nje pjese te saj dhe pasi debuan Amynten, vendosen ne fron nje fare Argeu, qe thuhet se zbriste prej dinastise se lynkesteve. Nen presionin e pushtimit ilir, nje pjese e tokave te Maqedonise Lindore me pelqimin e mbretit te rrezuar hyri ne Lidhjen e Olinthit. Amynta u strehua ne Thesali dhe vetem pas dy vjetesh mergimi, ai mundi te kthehej ne vend me ndihmen e thesaleve, te cilet preferonin me mire sundimin e tij se ate te Argeut qe perkrahej nga iliret. Paqen me iliret ai qe detyruar ta blinte me nje tribut vjetor qe do t'ua paguante atyre.
    Rrethanat ne te cilat ndodhi ky ndryshim ne marredheniet e vendosura se fundi midis ilireve dhe maqedoneve nuk jane te qarta. Dihet vetem se ngjarjet e mepastajme nuk jane te lidhura me Syran, por me emrin e nje mbreti te ri ilir, te quajtur Bardhyl. Megjithese emri i tij shfaqet ne burimet shume me vone, ne ngjarjet e vitit 359 p.e.sone, prape se prape duket se ai i udhehiqte iliret shume kohe perpara. Sipas ketyre burimeve Bardhyli jetoi nje kohe te gjate dhe kur u ndesh me Filipin II (359 p.e.sone), ose pak me vone, ishte ne nje moshe te thyer, 90 vjecare. Interes te vecante lidhur me figuren e tij kane lajmet qe e paraqesin si nje mbret me prejardhje te ulet, ne fillim qymyrxhi e pastaj kryengrites (latro), qe e pat fituar pushtetin me force dhe qe gezonte simpatine e luftetareve, meqenese ne ndarjen e plackes ishte i drejte e i paanshem. Keto njoftime e paraqesin ate jo si nje trashegimtar te Syras, por si nje permbyses te tij. Vetem duke pranuar kete fakt, mund t'i jepet nje shpjegim ndryshimit qe ndodhi ne marredheniet e ilireve me maqedonet ne vitin 393 p.e.sone. Duket se ne Iliri forca te reja, ne te cilat rol te rendesishem ka pasur Bardhyli, e kundershtuan marreveshjen me Amynten II, rrezuan Syren dhe invaduan Maqedonine. Pra, duhet te kete qene Bardhyli ai qe udhehoqi iliret ne fushaten e vitit 393 p.e.sone kunder Amyntes dhe e detyroi ate t'i paguante tribut vjetor. Qe perseri ai qe theu perpjekjet e Aleksandrit II ne vitin 369 dhe te Perdikes III me 360 p.e.sone per t'u cliruar nga kjo gjendje. Tentativa e Perdikes perfundoi me deshtim te plote. Ai mbeti ne fushen e betejes se bashku me 4 000 maqedone te tjere. Kjo qe humbja me e rende qe pesuan maqedonet ne vargun e perpjekjeve te tyre per t'u cliruar nga iliret.
    Gjate gjysmes se pare te shek. IV p.e.sone burimet permendin edhe nje ngjarje tjeter me rendesi. Ne vitin 385 p.e.sone iliret perfunduan nje aleance me tiranin e Syrakuzes, Dionizin. Ndermjetes per kete u be mbreti i moloseve, Alketa, i cili qe debuar nga vendi i tij prej partise filospartane dhe qe strehuar ne Sirakuze. Qellimi i marreveshjes ishte rivendosja e Alketes ne fronin molos. Te dyja palet qene te interesuara per kete, sepse ilireve kjo aleance u siguronte dobesimin e ndikimit spartan dhe rrjedhimisht te atij maqedon ne Epir, kurse Dionizit i jepte mundesi te forconte pozitat e tregtise sirakuzane ne brigjet e Adriatikut e te Jonit. Ne tregimin e tij Diodori vinte ne dukje se Dionizi u dergoi ilireve nje ndihme ushtarake prej 2 000 vetash dhe 5 000 arme "meqenese iliret ishin ne lufte". Por nuk thote se me cilet luftonin iliret ne kete kohe. eshte supozuar se Diodori e ka fjalen per luften qe perfundoi me debimin e Amyntes, por kjo ngjarje me te drejte eshte datuar ne vitin 393 dhe jo me 385. Nuk qendron as pikepamja se iliret qene duke luftuar me moloset, kur Dionizi u dergoi ndihmen dhe se ky e shfrytezoi kete lufte vetem per te kthyer Alketen. Vete Diodori e ka sqaruar kete fakt kur pohon se iliret hyne ne Epir pasi u erdhi kjo ndihme dhe "pasi mblodhen nje fuqi te madhe". Ne kete rast duhet te jete fjala per faktin se iliret ishin ne gjendje lufte pothuajse te panderprere me fqinjet e tyre, maqedonet. Ndihma ushtarake e Dionizit duket se i lehtesonte pak iliret nga kjo barre. Ky fakt dhe pjesemarrja aktive ne aksion kunder moloseve per te sjelle ne fronin e tyre Alketen e vuri Sirakuzen ne poziten e aleatit te ilireve kunder armiqve tradicionale te tyre, maqedoneve. Megjithate forcat kryesore ne kete aksion ishin ato ilire; ushtareve te Dionizit nuk iu caktua ndonje rol i pavarur, perkundrazi Diodori thote se "ushtrine qe u erdhi ne ndihme iliret e perzien me trupat e tyre". Ndermarrja perfundoi me sukses te plote. Ne betejen e rrepte qe u zhvillua iliret dolen fitues dhe moloset lane ne fushen e luftes shume te vrare. Ndihma qe u derguan spartanet nuk u solli ndonje dobi moloseve dhe Alketa zuri perseri fronin e vet ne Mbreterine Molose. Kjo ngjarje sqaron politiken qe Bardhyli ndiqte me fqinjet perendimore. Me sa duket, aleanca me Syrakuzen ishte per te nje mbeshtetje e shendoshe ne luften kunder Maqedonise.

    Fushata maqedone kunder Mbreterise Ilire

    Ne vitin 359 Maqedonia mundi te dale perseri ne fushe te betejes kunder ilireve, por tani ajo e kishte kapercyer gjendjen e kaosit te brendshem politik dhe kishte menjanuar rrezikun e sulmit nga kundershtaret e tjere. Sundimtari i ri i saj, Filipi II, filloi fushaten kunder Mbreterise Ilire pasi ishte pajtuar me Athinen dhe kishte larguar rrezikun trak e paion.
    I cliruar, ne kete menyre, Filipi u sul kunder ilireve me nje ushtri te madhe, te perbere prej 10 000 kembesoresh te armatosur rende dhe 600 kaloresish. Bardhyli i doli perpara armikut me nje ushtri po kaq te madhe, 10 000 kembesore te zgjedhur dhe 500 kalores. Megjithate, mbreti plak e cmoi kete radhe te pafavorshme ndeshjen e armatosur me maqedonet dhe beri perpjekje per marreveshje. Ai i propozoi Filipit paqe, me kusht qe te dy palet te mbanin qytetet qe kishin ne zoterim ne ate kohe; Filipi nuk e pranoi dhe kerkoi qe iliret t'i lironin te gjitha qytetet qe i kishin pushtuar Maqedonise. Meqenese nuk u arrit marreveshja, filloi perleshja. Te dy ushtrite u ndeshen me ashpersi te madhe. Ushtria ilire i perballoi per mjaft kohe sulmet e armikut. Goditjeve te falanges maqedone Bardhyli u kundervuri formacionin luftarak me radhe te shtrenguara ne trajte kuadrati. "Ne krye, - shkruan Diodori, - fitorja nuk anoi as nga njera, as nga tjetra pale, dhe keshtu vazhdoi per nje kohe te gjate, sepse te dy ushtrite luftuan me nje trimeri te rralle. Nga te dy anet u vrane shume veta dhe ca me shume u plagosen". Megjithese maqedonet e fituan me ne fund betejen, Filipi e pa se nuk qe ne gjendje ta ndiqte armikun. Me vone iliret derguan perfaqesues dhe perfunduan paqen, pasi liruan te gjitha qytetet e Maqedonise qe kishin pushtuar. Diodori ben te qarte edhe faktin se per cilat toka ishte fjala, kur thote se, pasi i vuri nen zoterimin e tij gjithe banoret gjer ne liqenin Lyhnid, Filipi u kthye ne Maqedoni. Me kete beteje, ai zgjidhi perfundimisht ceshtjen e Lynkestise dhe e ndryshoi gjendjen ne kufijte perendimore ne favor te Maqedonise.
    Ne kushtet e krijuara rishtas iliret u perpoqen te dilnin nga gjendja e krijuar duke kerkuar aleate kunder Maqedonise. Ne vitet e fundit te jetes se tij Bardhyli u drejtua ne jug, kunder moloseve, te cilet nderkaq ishin afruar me Filipin, duke synuar qe t'i shkepuste nga ndikimi maqedon. Ushtria ilire invadoi tokat molose, por ndeshi ne nje qendrese te forte dhe u detyrua te terhiqej. Ne vitin 356 p.e.sone ky synim u perserit ne perpjekjen per nje aleance te gjere antimaqedone. Kete ngjarje Diodori e pershkruan keshtu: "tre mbreter, ai i Trakise, i Paionise dhe i Ilirise, ishin bashkuar per te sulmuar Filipin. Keta mbreter fqinje e shikonin tere smire rritjen e fuqise se Filipit dhe duke qene se nuk ishin aq te forte per ta luftuar vecmas, u lidhen ndermjet tyre me shprese qe t'ia arrinin me lehte qellimit". Por ata ishin te zene me grumbullimin e ushtrise, kur ai i zuri ne befasi dhe i theu para se te bashkonin forcat e tyre. Ky lajm vertetohet edhe me nje mbishkrim atik, qe perkujton perfundimin e nje koalicioni midis Athines dhe tre mbreterve te permendur me lart. Ne kete akt zyrtar mbreti i ilireve quhet Grabo. Midis mendimeve te ndryshme qe jane shfaqur rreth figures se tij, duket me i pranueshem supozimi sipas te cilit Grabo ka qene pasardhes i Bardhylit, qe ne kete kohe duhet te kete vdekur.
    Frenimi qe arriti t'u bente ilireve nuk e kenaqte Filipin. Ai nuk e ndiente veten te qete sidomos kur lufta per vendosjen e hegjemonise maqedone ne Greqi kerkonte gjithe energjite dhe forcat e tij. Per t'u siguruar nga sulmet e shtetit ilir, Filipi u mundua ta vinte kete shtet ne pozita mbrojtjeje. Prandaj, ne vitin 344 p.e.sone, e sulmoi perseri Ilirine me nje ushtri te forte. Kete radhe iliret udhehiqeshin nga mbreti Pleuria. Ata i bene nje qendrese te ashper dhe i shkaktuan armikut humbje te renda. Vete Filipi mbeti i plagosur dhe ne fushen e betejes rane shume nga rrethi i tij i aferm. Megjithate, ai mundi te hyje ne Iliri dhe te pushtoje disa qytete, te cilat me vone i fortifikoi dhe vendosi ne to garnizone. Pasi shkretoi vendin, Filipi u kthye ne Maqedoni me placke te madhe. Ne burimet nuk thuhet se deri ku mundi te kete arritur dhe per cilen pjese te vendit eshte fjala kur flitet per qytetet e pushtuara, por dihet nga pohimet e Isokratit se ne bregdet nuk mundi te dale. Ka te ngjare qe ai te kete vene dore mbi nje pjese te krahines se banuar nga fisi i dasareteve dhe si kufi te kene sherbyer ato qe ne burimet quhen malet e Ilirise ose te taulanteve dhe qe mund te identifikohen me vargun e maleve te Polisit, te Kamjes dhe te Ostrovices.

    Kryengritja e vitit 335 p.e.sone

    Pas vdekjes se Filipit II, iliret e krahinave te nenshtruara ngriten krye ne vitin 355 p.e.sone kunder pasardhesit te tij, Aleksandrit, kur ky ndodhej larg vendit, duke luftuar me tribalet dhe popullsi te tjera veriore. Ketu Aleksandrit i erdhi lajmi i kesaj levizjeje ne Iliri. Kliti, i biri i Bardhylit, ishte shkeputur prej tij dhe me te ishte bashkuar edhe Glaukia, mbret i ilireve taulante. Si mesoi se Kliti kishte pushtuar qytetin Pelion, Aleksandri u drejtua me forcat e tij kunder ketij qyteti. Rufi dhe Ariani qe bejne fjale per kete ngjarje, pershkruajne me hollesi pozicionin e qytetit, vendosjen e forcave kundershtare dhe stratagjemat qe perdoren te dyja palet. Sipas tyre Pelioni ishte nje qytet i Dasaretise, buze lumit Eordai, dhe me i forti ne kete vend. Ushtria ilire ishte ndare ne dy pjese: garnizoni qe mbronte qytetin dhe repartet e levizshme qe kishin zene rruget dhe majat perqark tij. Aleksandri vendosi t'i shkepuse lidhjet midis tyre; ngriti lemin prane qytetit dhe filloi ndertimin e nje muri qe do te pengonte garnizonin te dilte per te marre pjese ne luftimet e jashtme. Mberritja e befasishme e Glaukise me nje ushtri taulantesh e vuri ushtrine maqedone ne pozite te veshtire dhe vetem ne saje te nje manovre te shpejte, Aleksandri mundi te terhiqte pa humbje te medha trupat e veta. Por iliret nuk diten ta shfrytezonin fitoren. Duke besuar ne nje sukses te plote, ata e lane ushtrine e tyre prane Pelionit ne shkujdesje. Kjo i dha mundesi Aleksandrit, qe tri dite pas terheqjes, te kthehej fshehtas perseri ne fushen e betejes dhe ta godiste naten ushtrine ilire. Pasi pesoi humbje te medha, masa kryesore e ushtrise ilire u terhoq ne malet e taulanteve. Vete Kliti, pas deshtimit te kryengritjes u mergua ne vendin e taulanteve, ndersa garnizoni u largua duke i vene zjarrin qytetit. Deri ne prag te kryengritjes duket se Kliti sundonte ne mbreterine e tij te dobesuar, duke njohur sovranitetin e mbretit maqedon. Kjo te pakten mund te nenkuptohet nga shprehja e Arianit qe thote se ai "u shkeput" prej Aleksandrit, kur e njoftuan per fillimin e kryengritjes. Por ne burimet nuk thuhet se cila qe gjendja juridike qe u vendos ne kete pjese te Ilirise pas largimit te Klitit. Aleksandri duket se u kenaq me rivendosjen e gjendjes se meparshme ne kete pjese te shtetit te tij dhe nuk e vazhdoi me tej konfliktin me iliret; telashe te tjera e prisnin ne Greqi. Taulantet, te cilet Filipi nuk kishte mundur t'i shkelte, paraqiten ne kete konflikt si nje fuqi me vete dhe me nje mbret te tyre. Tokat e ketij fisi perbenin sic duket ate pjese te Mbreterise Ilire qe kishte mbetur e pavarur.

    Organizimi politik i Mbreterise Ilire

    Gjate veprimtarise se tij tridhjetevjecare deri ne vitin 360 p.e.sone Bardhyli e kishte rritur pushtetin e vet dhe kishte krijuar nje mbreteri te forte. Pellgu rreth liqenit Lyhnid ishte krahina ku u zhvilluan ngjarjet e rendesishme te gjysmes se pare te shek. IV, por kjo krahine nuk mund te identifikohet me territorin e shtetit ilir, shtrirja e plote e te cilit eshte veshtire te rindertohet. Sidoqofte ai na paraqitet si nje force qe ishte ne gjendje t'i kundervihej me sukses Maqedonise. Kuptohet vetiu qe si i tille ai perbente nje njesi te pakten te barabarte me te, si nga pikepamja e territorit, ashtu edhe e forces se gjalle njerezore. Si rrjedhim, krahina te tjera te Ilirise se Jugut, pa perjashtuar ultesiren bregdetare, duhet te kene bere pjese ne kete njesi.
    Organizimi politik i ketij formacioni shteteror nuk njihet mire. Bardhyli quhet prej autoreve antike "mbret i ilireve"; po keshtu emertohen dhe pasardhesit e tij. Kjo lejon qe ky formacion te konsiderohet si nje mbreteri, e cila nuk kishte marre ende tiparet e qarta te nje monarkie. Vete Bardhyli, ne fillimet e tij na paraqitet si nje prijes i thjeshte ushtarak qe respekton shume zakone te rendit fisnor. Duket me e besueshme, qe mbreteria e tij te kete qene ne fillim nje bashkim i thjeshte bashkesish ilire, te cilat i lidhnin interesa ekonomike dhe politike, ne radhe te pare interesi i mbrojtjes nga rreziku i jashtem. cdo bashkesi kishte ne krye mbretin e vet te vogel qe njihte sovranitetin e mbretit te federates dhe i nenshtrohej atij. Me kalimin e kohes, autoriteti dhe pushteti i Bardhylit si mbret u rrit e u forcua se tepermi. Ky pushtet mbeshtetej ne forcat e armatosura. Ne vitet 60 te shek. IV p.e.sone, ai kishte nje ushtri te rregullt, me nje organizim dhe taktike luftarake te perparuar. Kjo ushtri formohej nga nje kembesori e organizuar dhe e armatosur mire qe perbente bazen e forcave te armatosura dhe nga kaloria, e cila, megjithese e vogel ne numer, ekzistonte si njesi me vete me cilesine e nje force te manovrueshme goditese.
    Ngjarjet politike qe jetoi Mbreteria Ilire e kohes se Bardhylit dhe e pasardhesve te tij tregojne gjithashtu se ajo perfaqesonte nje force serioze. Veprimet e saj nuk jane te shkeputura, por gjejne vend ne kuadrin politik te kohes dhe jane shprehje e nje qendrimi qe ka si objektiv te qarte dobesimin e kundershtarit kryesor dhe forcimin e pozitave te veta ne raport me shtetet fqinje. Kjo politike mbeshtetej ne marreveshje e aleanca politike e ushtarake. Nuk mund te perfytyrohet dot nje organizim fisnor apo nje demokraci ushtarake qe te luaje nje rol kaq aktiv ne situaten nderkombetare dhe te kete pikesynime kaq te qarta politike, te cilat kerkonin perqendrim forcash e mjetesh, sic eshte rasti i Mbreterise Ilire te kesaj kohe. Nje veprimtari kaq e gjere dhe kaq e guximshme ne politiken e jashtme mund te kete vend vetem ne kushtet e nje organizimi shteteror.
    Por nuk duhet te kujtojme se shteti ilir i kesaj kohe ishte nje organizem i perkryer qe u pergjigjej te gjitha kerkesave te ketij nocioni ne kuptimin e plote te fjales. Megjithate ai kishte tiparet thelbesore qe i duhen nje shteti: territorin, ndarjen territoriale te popullsise sipas njesive gjeografike-etnografike dhe pushtetin publik ne duart e klases sunduese. Struktura social-ekonomike e krijuar ne gjirin e shoqerise ilire te kesaj kohe coi gradualisht ne lindjen e ketij shteti, si nje mjet qe i duhej klases sunduese per te nenshtruar shtresat e tjera dhe per te mbrojtur interesat e saj. Nuk mund te detyrohej masa e madhe e prospelateve-dulle te punonte per pjesen tjeter te shoqerise ilire, per despotet pa nje aparat shtrengimi te perhershem sic ishte aparati shteteror. Kjo perbente funksionin kryesor te brendshem te shtetit ilir. Karakteri i shtetit shprehet edhe ne funksionin e jashtem qe realizohet nepermjet ndeshjeve me popujt fqinje me ane te fushatave pushtuese dhe ngarkimit te tyre me tribute. Shteti ilir ndodhej ne stadin e tij fillestar dhe karakterizohej nga mbeturina te theksuara te rendit fisnor qe gjenin shprehje ne ane te vecanta te jetes shoqerore. Por qytetet dhe popullsia e tyre, qe perbenin bazen themelore ekonomike e shoqerore te tij, kishin marre nje zhvillim te dukshem. Pozita dhe roli i tyre ne jeten politike u be me i qarte ne periudhat e mepastajme, dora-dores me zhvillimin e metejshem te shoqerise antike ilire.
    Shteti ilir lindi si rezultat i zhvillimit te brendshem te forcave prodhuese ne Ilirine e Jugut. Procesi i lindjes dhe i formimit te tij perkon me periudhen e sundimit te mbretit Bardhyl; ai mund te konsiderohet edhe si themeluesi i shtetit ilir. Lufterat me Maqedonine qene, nga ana tjeter, nje faktor i jashtem me rendesi qe e shpejtoi kete proces. Deshtimi i perkohshem ne lufterat me Filipin II dhe Aleksandrin nuk e nderpreu jeten shteterore te ilireve. Keto luftera perbejne vetem nje episod te shkurter politik qe nuk e ndali kete proces te thelle shoqeror ne Iliri.
    Shteti ilir lindi brenda territorit, te cilin e banonin sipas Plinit dhe gjeografit romak te shek. I, Meles "iliret e mirefillte" dhe do te zhvillohet me tej ne kuadrin e po ketij territori.

    3. MBRETeRIA E DYTe ILIRE. DINASTIA E GLAUKISe
    (335-231 P.E.SONe)

    Rimekembja e shtetit ilir

    Shume shpejt pasi pajtoi fqinjet veriore dhe Greqine, Maqedonia u drejtua nga lindja duke e lene te qete shtetin ilir. Fqinjesia me Maqedonine nuk perbente me ate rrezik serioz dhe iliret u munduan ta shfrytezonin gjendjen e krijuar per rimekembjen e shtetit te tyre. Rufi njofton per trazira te reja ne Iliri, por duket se ato nuk paten sukses, sepse ne vitin 323 p.e.sone, kur u be ndarja e perandorise se Aleksandrit, nje pjese e ilireve ishte ende nen sundimin e Antipatrit, qe u be mbret i Maqedonise, i Greqise, i Ilirise, i Epirit dhe i popullsive te tjera te pushtuara ne Ballkan.
    Gjendja e turbullt qe u krijua ne perandori pas vdekjes se Aleksandrit dhe shthurjes se perandorise se tij krijoi kushte me te pershtatshme per clirimin e tokave lindore ilire. Duke u lidhur me armiqte e Maqedonise, Glaukia, mbret i taulanteve, arriti t'i cliroje keto toka dhe t'i bashkoje me mbreterine e tij. Duket se pas kesaj ai mori edhe titullin "mbret i ilireve" ne vend te titullit te meparshem "mbret i taulanteve".
    Pasi realizoi bashkimin e tokave ilire dhe rimekembi shtetin ilir, Glaukia u perpoq te dobesonte ndikimin maqedon ne Epir. Per kete qellim ai u afrua me mbretin e moloseve, Ajakidin dhe u martua me Berojen, nje bije nga dera mbreterore molose. Ne kete politike ai u ndesh me te birin e Antipatrit, Kasandrin, qe pas shume perpjekjesh ishte vendosur ne krye te Maqedonise. Ne vitin 317 p.e.sone, Kasandri rrezoi nga froni molos aleatin e Glaukise, Ajakidin, i cili kishte nderhyre ne grindjet e brendshme per fronin maqedon, duke marre anen e Olimbise, nenes se Aleksandrit. Ne kete kohe Glaukia mori nen mbrojtje dhe mbajti ne pallatin e tij birin e mbretit te rrezuar, Pirron dyvjecar. Me gjithe kerkesat kembengulese te Kasandrit, Glaukia nuk e dorezoi Pirron; ai nuk e beri kete as kur mbreti maqedon i premtoi si shperblim shumen e madhe prej 200 talentesh, as kur ky e kercenoi me lufte.

    Shtrirja e sovranitetit mbi Dyrrahun e Apolonine

    Tre vjet mbas kesaj ngjarjeje, ne vitin 314, Kasandri, duke u nisur nga Epiri, sulmoi nga deti Apolonine, pastaj Dyrrahun dhe u fut ne Iliri. Ne kete lufte Glaukia u mund dhe Kasandri u be zot i dy qyteteve te medha te Adriatikut. Trazirat politike e detyruan te kthehej ne Greqi pasi la ketu garnizone te fuqishme. Nje vit me vone, me 313 p.e.sone, Glaukia rrethoi Apolonine, por pa sukses. Sipas Diodorit, me ndermjetesine e spartaneve ai pranoi te heqe rrethimin dhe te perfundoje nje traktat paqeje me apoloniatet. Kushtet e paqes nuk dihen dhe as qe behej fjale per vendosjen e ndonje force maqedone ne qytet; por ngjarjet e mepastajme, te vitit 312 p.e.sone, tregojne se te dy qytetet mbroheshin nga garnizonet maqedone. Ne kete vit apoloniatet dhe dyrrahasit ngriten krye dhe i debuan forcat e Kasandrit nga qytetet e tyre. Nje rol te vecante u atribuon Diodori ne kete ngjarje korkyrasve, te cilet kishin ardhur per ndihme. Sipas tij ata "cliruan Apolonine dhe Dyrrahun ia dorezuan Glaukise, mbretit te ilireve". Burimet nuk japin nje pergjigje te drejtperdrejte per ceshtjet se perse korkyrasit ua dorezuan Dyrrahun ilireve, cili ishte roli i ilireve ne kete ngjarje, cilat kishin qene raportet e tyre me Dyrrahun dhe c'raporte u vendosen me Apolonine. Megjithate nuk eshte veshtire te kuptohet se korkyrasit ne kete rast vepruan si aleate jo vetem te apoloniateve dhe te dyrrahasve, por edhe te ilireve. Dalja e Maqedonise ne brigjet e Adriatikut cenonte interesat ekonomike e politike si te shtetit ilir, ashtu edhe te Dyrrahut, Apolonise e te Korkyres, prandaj ato u bashkuan kunder rrezikut maqedon. Dy qytetet e medha ishin, sic duket, per ruajtjen e marredhenieve te vjetra me shtetin ilir dhe nuk deshironin t'i nenshtroheshin me dhune mbretit te Maqedonise. Dyrrahu duket se kishte qene para kesaj ne duart e ilireve ose kishte njohur sovranitetin e mbretit ilir. Kundershtimi qe i bene apoloniatet Glaukise me 313 p.e.sone tregon per nje mbizoterim te perkohshem ne kete qytet te nje grupi promaqedon, i cili me vone u permbys nga kryengritja e qytetareve qe debuan forcat e Kasandrit.
    Mbreti maqedon u shpejtua te vije me forcat e tij perseri para mureve te Apolonise per te rivendosur gjendjen e meparshme. Diodori pohon se "apoloniatet ishin lidhur me iliret". Megjithate, nuk dihet nese ishte kjo nje aleance e thjeshte ushtarake apo dicka me teper, por duhet nenkuptuar se ilireve u ishte caktuar nje rol i dores se pare qekurse forcat qe mbronin qytetin "ishin me te medha" se ato maqedone. Kasandri u thye keqas dhe u detyrua te largohej, pasi kishte humbur nje pjese te mire te ushtrise. Perpjekjet e tij per t'u ngulur ne Ilirine bregdetare deshtuan dhe pas kesaj ai nuk provoi me te kthehej ne keto ane.
    Lufterat me Kasandrin tregojne se fuqia e shtetit ilir ishte rritur aq shume saqe ai mundi te matej me sukses me Maqedonine per zoterimin e bregdetit Adriatik. Qytetet e medha te ketij bregdeti prej kohesh kishin njohur sovranitetin e mbretit ilir; te pakten mbi Dyrrahun ishte vendosur ky sovranitet, por qe nga viti 312 p.e.sone edhe ndikimi mbi Apolonine nuk duhet te kete qene me i vogel, megjithese pozita juridike e ketij qyteti ndaj shtetit ilir formalisht mund te kete qene pak e ndryshme nga ajo e Dyrrahut.
    Pas fitores mbi Kasandrin dhe forcimit te pozites se tij ne Dyrrah e ne Apoloni, Glaukia u mor me pergatitjen e ekspedites qe do te vinte Pirron ne fronin molos. Nuk ishte zemergjeresia ndaj tij, as lidhjet qe kishte me te nepermjet se shoqes, Berojes, bije nga dera molose, ato qe e shtyne Glaukine ne kete ndermarrje te guximshme. Epiri ne kete kohe ishte pika me nevralgjike e kontaktit dhe hallka me e rendesishme ne kontradiktat iliro-maqedone. Glaukia duhej ta shkepuste kete vend nga ndikimi maqedon dhe t'i rikthente shtetit ilir aleatin e humbur. Per kete qellim, ne vitin 309 p.e.sone, ne krye te nje ushtrie te madhe, ai hyri ne Epir dhe pasi mposhti kundershtimin e grupit promaqedon qe perfaqesohej nga mbreti Alketa (ungji i Pirros), vuri ne krye te shtetit molos 12-vjecarin Pirro. Me kete akt konflikti me Maqedonine u zgjidh ne favor te ilireve. Veprimtaria politike dhe ushtarake e Glaukise per rimekembjen e forcimin e pozitave te shtetit ilir u kurorezua me sukses.
    Gjate sundimit te Glaukise, shteti ilir jetoi dite lavdie; ai u be nje shtet i fuqishem, duke perfshire ne gjirin e tij edhe qytetet Dyrrah e Apoloni. Ai ishte e vetmja force serioze qe iu kundervu Maqedonise ne kete pjese te Ballkanit, dhe u be nje faktor i rendesishem qe ushtroi nje ndikim te fuqishem ne ngjarjet politike te kohes.

    Forcimi i pushtetit mbreteror

    Ne vitin 302 p.e.sone Glaukia ishte ende ne krye te shtetit ilir. Pas kesaj date ai nuk permendet me. Periudha qe pason eshte mjaft e erret dhe njihet vetem nepermjet burimeve te fragmentuara, por ndonjehere teper te rendesishme.
    Rreth vitit 295 p.e.sone si mbret i ilireve permendet Bardhyli i ri. Rrethanat ne te cilat ai u gjend ne krye te shtetit ilir dhe marredheniet e tij me Glaukine, te cilin e zevendesoi, jane te paqarta. Nje lidhje martesore e paraqet Bardhylin si aleat te Pirros. Plutarku thote se pas vdekjes se gruas se pare, Antigones, Pirroja "u martua me shume gra, per arsye politike dhe per te rritur fuqine e tij". Nje nder to ishte edhe Brikena, bija e Bardhylit, mbretit te ilireve. Historiani romak Justini dhe shkrimtari romak i shek. I Frontini njoftojne nga ana e tyre per nje fushate te Pirros kunder ilireve, ne te cilen ai kishte dale fitimtar dhe kishte pushtuar edhe qytetin qe ishte kryeqendra e tyre, pa na thene emrin e tij. Edhe historiani grek i shek. II Apiani, gjithashtu, i ben jehone kesaj ngjarjeje, duke thene se Pirroja zoteronte nje pjese te Ilirise gjate bregdetit Jon. Te gjitha keto burime nuk e percaktojne, megjithate, se deri ku u shtri sundimi i mbretit molos mbi tokat ilire dhe si ndodhi qe ai i rritur ne oborrin e Glaukise nderhyri me force ne shtetin e tij. Pas gjithe ketyre ngjarjeve fshihet nje grindje e brendshme midis trashegimtareve apo pretendenteve per fronin e Glaukise, e cila u shfrytezua nga Pirroja. Por nuk eshte per t'u perjashtuar edhe pikepamja sipas se ciles Bardhyli i ri te kete qene nje pinjoll i Bardhylit I, qe vjen ne fuqi me ndihmen e Pirros, duke i leshuar ketij te fundit nje pjese te Mbreterise Ilire. Vetem keshtu mund te shpjegohet se si Pirroja u be zot i krahinave perendimore te Mbreterise Ilire, ndofta edhe i Apolonise, kurse Bardhylit i la krahinat lindore rreth liqenit Lyhnid, ose ne perendim te tij.
    Por pushtimi i tokave ilire prej Pirros dhe sundimi i Bardhylit te ri si "mbret i lireve" mbi nje pjese te shtetit ilir nuk duhet te kene zgjatur shume. Pasazhi i Apianit qe thote se keto toka i trasheguan dhe pasardhesit e Pirros bie ne kundershtim me zhvillimin e ngjarjeve te mepastajme. Grindjet e brendshme per trashegimin e fronit te Glaukise duket se u kapercyen shpejt. Ne prologun e librit XXIV te historianit latin Trogut behet fjale per "luften qe Ptolemeu e Kerouni (mbret i Maqedonise) bene me Monunin ilir dhe Ptolemeun, te birin e Lysimahut". Ky lajm qe i takon nje ngjarjeje te vitit 280 p.e.sone flet per nje sundimtar ilir qe nderhyn ne grindjet per fronin maqedon si aleat i pretendentit tjeter, birit te Lysimahut. Sipas renditjes se Trogut, Monuni eshte kundershtar i pare i Keraunit dhe mund te supozohet edhe iniciator i kesaj lufte. Sidoqofte ky Monun duhet te ishte sundimtar i nje vendi, kufijte e te cilit takonin me Maqedonine.
    Supozimi se ai ishte nje mbret dardan, sot eshte zhvleftesuar duke i lene vend mendimit se ne rastin konkret kemi te bejme me nje sundimtar te shtetit ilir. Figura dhe veprimtaria e tij behet me e qarte nepermjet nje monedhe te Dyrrahut. Kjo eshte nje tridrahme, e cila mban simbolet e njohura te tridrahmes se meparshme autonome te Dyrrahut; ne faqe ka nje lope duke e pire vici, ne shpine nje katror te mbushur me zbukurime lineare; ndryshe prej se pares monedha e re ka nje peshe me te vogel (10,3-10,5 gr. ne vend te 10,4-11,5 gr.) dhe krahas legjendes ?? apo ? ka edhe emrin e mbretit (?S?OS ??) dhe nje nofull derri mbi lopen, qe mungojne ne tridrahmat e vjetra. Ne nje variant tjeter monedhave te Monunit u eshte hequr legjenda e shkurtuar e qytetit dhe eshte zevendesuar me nje heshte. Keto tridrahme jane datuar me te drejte pas vitit 300 p.e.sone dhe perputhen si kohe me Monunin e permendur prej Trogut.
    Njoftimi i Trogut dhe prerja e kesaj monedhe deshmojne se me gjithe tronditjen qe kishte pesuar shteti ilir mbas vdekjes se Glaukise nga nderhyrja e Pirros, Monuni kishte mundur te rimekembte shtetin e tij ne te gjithe territorin e dikurshem, prej brigjeve te Adriatikut deri ne kufi te Maqedonise. Si duket, ai perfitoi nga largimi i Pirros per ne Itali per t'i rikthyer shtetit te vet tokat e pushtuara. Pushteti i tij mbi Dyrrahun ishte rritur. Duke vene dore mbi punishten e monedhave, ai i thelloi me shume se paraardhesi i tij marredheniet me kete qytet. Varianti i fundit i prerjeve te Monunit tregon se mbreti ilir duhet ta kete ndjere veten mjaft te forte qysh se hoqi prej kesaj monedhe emrin e shkurtuar te Dyrrahut. Nuk dihet se si kane qene marredheniet e tij me Apolonine, por s'ka ndonje arsye per t'i konsideruar te ndryshme. Edhe ky qytet duhet te kete njohur sovranitetin e plote te mbretit ilir, duke iu nenshtruar atij si Dyrrahu politikisht dhe ekonomikisht.
    Pasardhes i Monunit dhe i fundit prej dinastise se Glaukise ka qene Mytili. Edhe per te si tradite letrare kemi vetem nje njoftim te shkurter ne prologun e librit XXV te Trogut ku thuhet se "... i biri i tij /Pirros/, Aleksandri beri me Mytilin luften ilire". Nje monedhe bronzi e prere edhe kjo ne punishten e Dyrrahut verteton plotesisht natyren historike te personit te Mytilit. Kjo monedhe, e cila ka si simbole kryet e Herakliut ne faqe dhe armet karakteristike te ketij heroi (harkun, mezdragun dhe millin) ne shpine, ndryshon prej prototipit te vet, sepse ne vend te nepunesit monetar te Dyrrahut ate e siglon kete radhe mbreti Mytil (?S?OS ??), i cili ka hequr pervec kesaj nga monedha edhe legjenden e qytetit. Vete keto te dhena te monedhes tregojne se Mytili ishte zoti i Dyrrahut dhe ushtronte mbi kete qytet po ate pushtet qe kishte edhe paraardhesi i tij Monuni. Monedha eshte teper e rralle, gje qe tregon se sundimi i tij ka qene i shkurter.
    Lufta midis Mytilit dhe Aleksandrit, per te cilen bente fjale Trogu, i takon vitit 270 p.e.sone. Per fat te keq nuk eshte ruajtur ndonje njoftim i sakte mbi shkaqet dhe perfundimet e kesaj lufte, gje qe ka dhene shkas edhe per supozime te ndryshme. Mendimi se ajo perfundoi ne favor te Aleksandrit dhe se ky u be perseri zot i krahinave jugore te shtetit ilir, madje edhe i Apolonise, u referohet Frontinit dhe Apianit. Nje shqyrtim me i kujdesshem i njoftimeve te tyre tregon se keto perfundime nuk jane plotesisht te drejta. eshte e vertete se Frontini, qe ploteson Trogun, ben fjale per nje ndeshje ne te cilen Aleksandri mundi iliret, por perleshja zhvillohet ne token epirote dhe nga ky lajm nuk del se ai pushtoi qofte edhe ndonje pjese nga tokat e shtetit ilir. Sa per njoftimin e Apianit, ai ka karakter teper te pergjithshem dhe as ky dhe as ndonje autor tjeter nuk paraqesin prova se Apolonia ka qene nen sundimin e ndonje mbreti epirot.

    4. FUQIZIMI I SKLLAVOPRONARISe

    Lulezimi i qyteteve. Pamja e tyre

    Periudha midis viteve 335-230 p.e.sone eshte koha e shtrirjes se metejshme te jetes qytetare ne Iliri, e zhvillimit te vrullshem dhe e lulezimit te qytetit ilir. Ajo perputhet me fuqizimin me te madh te shtetit ilir. Jeta qytetare u zhvillua vecanerisht ne krahinat e ultesires bregdetare, ne shpine te Dyrrahut e Apolonise, zone qe perbente tani qendren e shtetit ilir. Per Damastionin dhe qytetet e tjera te brendshme ne burimet nuk behet me fjale. Duket se pas hyrjes se disa krahinave lindore ne perberjen e shtetit maqedon, keto qytete e humben rendesine qe kishin ne kuadrin e shtetit ilir. Qytete te tjera, si Bylisi, Amantia, Kanina (Thronioni ?) jane nder ato qytete te vjetra, qe u rriten e u zhvilluan dhe luajten ne kete kohe nje rol te dores se pare. Krahas tyre linden ne kete zone edhe nje varg qytetesh te reja, si Dimli, Olympe (Mavrove-Vlore), Gurzeza (Cakran), Antipatrea, qytetet ne Zgerdhesh (Albanopoli ?), ne Gradishten e Belshit, ne Selcen e Poshtme, ne Irmaj etj., te panjohura me pare. Qe nga kjo kohe jeta qytetare shtrihet edhe ne krahinat bregdetare ne veri te lumit Mat. Qendrat e para urbane ne keto ane, Lisi, Skodra, Meteoni, Ulqini, Rizoni etj., linden vetem ne fundin e shek. IV - fillimin e shek. III p.e.sone. Por ne krahinat e brendshme te lugines se Matit e te Drinit te mesem nuk ka ende deshmi te qendrave urbane dhe duket se jeta qytetare ketu nuk u zhvillua.
    Qytetet e reja si edhe me pare, zene nje vend qendror midis nje krahine te pasur nga pikepamja ekonomike dhe lidhen me rruget me te rendesishme te komunikacionit tokesor e detar. Procesi i lindjes se tyre ndjek ne pergjithesi rrugen e njohur te zhvillimit te metejshem te vendbanimeve te fortifikuara te epokes se hekurit, por ne disa raste si ne Dimale, Olympe, Selce e Poshtme etj., qyteti lind mbi nje truall te ri. Karakteristike e vecante e qyteteve ne veri te lumit Mat eshte se ato jane te kthyera me fytyre nga deti. Per ndertimin e tyre jane zgjedhur gjiret e futura apo grykat e lumenjve, vende te lidhura me detin, por edhe te mbrojtura nga rreziqet dhe te papriturat e tij.
    Pamja e pergjithshme urbanistike nuk eshte e njejte per te gjitha qytetet ilire te kesaj kohe. Ato dallohen sipas madhesise dhe rolit ekonomik e politik te tyre: ka qendra te medha qytetare, si Bylisi, Dimale, Nikaja, Amantia, Antigona, Skodra, Lisi etj., ka edhe qendra me te vogla prodhimi, si Albanopoli, Belshi, Irmaj, Symiza, Gurzeza, Kanina, Treporti, cuka e Ajtojt etj. Nje kategori tjeter formojne qendrat me fizionomi qytetare, por me funksione ushtarake dhe administrative, si Beltoja, Xibri, Dorezi, Peshtani, Rabija, Cerja, Lekli, Selo, Ripsi etj.
    Duke u mbeshtetur ne kushtet e terrenit dhe te rrethanave ne te cilat lindi dhe u zhvillua qyteti ilir mund te vecohen tre tipa qytetesh.
    Tipin e pare e perbejne ato qytete, te cilat kane nje akropol ne maje dhe qytetin poshte tij. Te tilla jane Lisi, Zgerdheshi dhe ndonje qender tjeter qe u ndertuan ne faqe kodrash. Qendrat e vjetra qe u dhane jete ketyre qyteteve zinin me pare majat e kodrave. Me kalimin e kohes kufijte e ngushte te ketyre qendrave u kapercyen dhe qyteti u shtri neper faqet e kodrave. Kur u forcuan ekonomikisht qytetet rrethuan siperfaqen e re me mure mbrojtese, duke i zgjatur ato ne vijim te mureve ekzistuese te vendbanimit te meparshem; muri i poshtem i qendres se vjeter u kthye ne kete rast ne nje mur te brendshem te terthorte, qe ndante qytetin ne dy pjese: ne ate te siperm - akropolin, dhe ne ate perfund tij - qytetin e poshtem. Ne Lis, ky tip qyteti pati nje zhvillim te metejshem, duke krijuar nje ndarje te trete, qytetin e mesem, qe vecohej prej pjeseve te tjera te qytetit me nje mur te dyte te brendshem.
    Qendra e vjeter e tyre ishte ndertuar mbi pllajen e vogel te nje kodre te vecuar me faqe te thepisura, prandaj qyteti u zhvillua ketu rreth e qark qendres se vjeter. U krijua keshtu nje tip qyteti me akropolin ne mes dhe qytetin rreth tij. Qytetet e ketij tipi duket se nuk kishin nje mur te jashtem rrethues per lagjet e jashtme dhe mjaftoheshin vetem me fortifikimin e akropolit.
    Ndryshe prej ketyre qyteteve, Antipatrea, Dimale, Margellici, Irmaj etj., u ngriten mbi kodra qe kishin nje syprine kryesisht te rrafshte me kurrize e thyerje te buta. Keto qytete qe linden mbi nje truall te ri duket se nuk kane pasur akropol dhe territoret e tyre rrethoheshin me nje mur te vetem. Ato perbejne tipin e trete te qyteteve ilire.
    Prej qyteteve te vjetra Bylisi ndoqi nje rruge te vecante ne zhvillimin e tij. Kodra e Klosit, mbi te cilen ishte ngritur qyteti i vjeter, ne fund te shek. IV nuk i plotesonte me nevojat e zgjerimit te kesaj qendre. I vetmi vend qe paraqiste kushte me te pershtatshme per kete qellim ishte kodra e Hekalit, 1 500 m prej Klosit, ku filluan te vendosen qytetaret, duke i dhene jete nje vendbanimi te ri. Qe nga kjo kohe te dyja qendrat u zhvilluan paralelisht si dy pjese te vecanta, por te nderlidhura, te nje dyqytetshi, ku i riu fitoi epersine dhe u be me perfaqesuesi. I pare me vete Bylisi ka te gjitha tiparet e qyteteve te tipit te trete, pa akropol. por se bashku me Klosin ai perben nje kategori te vecante qyteti.
    Pavaresisht nga klasifikimet e ndryshme qe mund t'u behen qyteteve ilire, trajtimi i tyre urbanistik u pergjigjej disa kerkesave themelore, sic ishin vendosja e qendres se banuar ne nje terren jo te sheshte, rrethimi i saj me mure, ndarja e territorit brenda mureve ne tri pjese kryesore, per banim, per veprimtari shoqerore e mbrojtje dhe krijimi sipas kushteve te terrenit, i unitetit midis agorase dhe komplekseve te banimit.
    Nje nga kriteret baze te qytetit ilir te asaj kohe ishte modelimi sipas vijes se jashtme i mureve rrethuese, traseja e te cileve shfrytezon sa me mire mundesite mbrojtese te terrenit. Ne kete sistem fortifikimi muret e qendrave te vjetra te epokes se hekurit shfrytezoheshin vetem pjeserisht. Qytetet e ngriten mbrojtjen e tyre mbi nje baze krejt te re qe u pergjigjej nivelit dhe kerkesave te kohes. Muret rrethuese te Lisit dhe te Shkodres u ndertuan ne stilin e njohur trapezoidal-poligonal, kurse ato te Bylisit, Dimales, Margellicit, Irmajt e te Zgerdheshit, ndiqnin stilin kuadratik. Keto ishin mure te fuqishme te ndertuara me bl**** te medha e te skalitura me nje trashesi prej 2,70-3,50 m dhe qe ne kohen e vet arrinin nje lartesi prej 10-12 m. Ato perforcohen tani me kulla te shumta.
    Ne qofte se vendbanimet e para kishin nje ose dy porta, qytetet qe kane tani nje jete me te dendur dhe levizje te madhe kane porta te shumta, te medha e te vogla, per te lehtesuar hyrjen e daljen e qytetareve. Meqenese portat perbenin pikat me te prekshme, mbrojtjes se tyre i kushtohej nje kujdes i vecante. Ato zakonisht vendoseshin midis dy kullave dhe ne rastin kur mbroheshin nga nje e tille e vetme, atehere kulla ngrihej ne anen e djathte te hyrjes, me qellim qe te shfrytezohej krahu i zbuluar i armikut.
    Nuk njihet ende ne masen e duhur ndertimi i brendshem i ketyre qyteteve, por edhe ato te dhena te pakta qe kemi deshmojne se ato jane ndertuar sipas shembullit te qyteteve bashkekohese ne Greqi, Maqedoni dhe ne Epir, ne baze te parimeve urbanistike te njohura te kohes helenistike. Pervec ndarjeve te medha, akropolit dhe qytetit te mesem e te poshtem, ne keto qytete dallohet edhe pjesa ku ndodheshin sheshi publik dhe tregu i qytetit. Skodra e Lisi dhe qytete te tjera te ngritura buze detit apo lumenjve, kishin edhe skelat e tyre.
    Rruget ishin nje element themelor urbanistik qe e ndanin qytetin ne insola, qe niseshin nga hyrjet kryesore apo te dyta, pershkonin qytetin ne drejtime te ndryshme dhe lidhnin ne menyre organike pjeset perberese te tij.
    Vendet me ne dukshme jane perdorur ne qytetet ilire per ndertimin e godinave te rendesishme shoqerore. Vende te tilla zinin tempujt, teatrot, portiket, stadiumi ne Bylis, Amantie, Dimale etj., varret monumentale ne Selce te Poshtme etj. Kur terreni ishte i pjerret, ai sistemohej per nevoja te ndertimeve qytetare me ane tarracash.
    Nje kujdes i vecante i kushtohej pajisjes se qytetit me kanale kulluese, te cilat shkarkonin ujerat jashte mureve rrethuese. Furnizimi me uje te pijshem mbeshtetej kryesisht ne sterat dhe rezervuaret qe ndertoheshin brenda qytetit ose ne trashesine e mureve rrethuese.
    Nje ide mbi madhesine e qyteteve ilire e japin hapesira qe ato zinin dhe perimetri i mureve te tyre rrethuese. Keshtu, Lisi zinte nje siperfaqe prej rreth 20 ha dhe muret e tij kishin nje gjatesi prej 2 200 m; Bylisi shtrihej mbi nje siperfaqe prej 28 ha, ndersa muret ishin 25 550 m te gjate, kurse Klosi kishte pushtuar ne kodren e vet 18 ha toke, qe rrethoheshin prej muresh me nje gjatesi prej 1 850 m. Nuk dime shtrirjen e sakte te Skodres, por duket se ka qene pak me e madhe se ajo e Lisit. Qytetet e tjera, si Antipatrea, Dimale, Zgerdheshi kishin nje madhesi mesatare: siperfaqja e shtrirjes se tyre arrinte deri ne 10-15 ha, kurse muret perimetrale nuk i kalonin te 1 400 m. Nje grup i trete qytetesh, si Irmaj, Margellici etj., ishin me te vegjel; muret e tyre ishin nen 1 400 m te gjate dhe rrethonin siperfaqe te vogla prej 5-7 ha. Megjithese qytetet e kesaj kohe shtriheshin edhe tej mureve rrethuese (jashte tyre gjejme dendur gjurme banesash, tempuj e ndertime te tjera), prapeseprape truallin kryesor te qytetit e perbente territori brenda mureve rrethuese.
    Muret rrethuese dhe godinat shoqerore qe jane ruajtur deshmojne se ndertimet e tyre u nenshtroheshin parimeve te njohura te urbanistikes antike. Vetem ndertues te afte dhe me njohuri te thella teknike mund te zgjidhnin detyrat e nderlikuara qe paraqisnin ndertimet mbrojtese dhe ato me karakter publik e privat, ne ate shkalle te gjere dhe ne ate nivel te larte qe njohin qytetet ilire qe nga fundi i shek. IV deri ne mesin e shek. III. Jeta dhe kerkesat e kohes i pergatiten keta ndertues midis vete popullsise ilire. Realizimi i ketyre ndertimeve ishte veper e nje shoqerie skllavopronare qe kishte mundesite e organizimit dhe te sigurimit te materialeve per nje veprimtari kaq te gjere ndertuese.
    Procesi i shnderrimit te disa qendrave te fortifikuara te epokes se hekurit ne qytete nuk perfshin dhe as qe mund te perfshinte te gjitha keto qendra. Midis tyre u vecuan dhe u kthyen ne qytete vetem ato qe kishin nje pozite gjeografike te pershtatshme per nje zhvillim me te larte. Pjesa tjeter, me e madhja e tyre, ruajti pamjen e dikurshme me nje jete ekonomike te kufizuar. Nevojat e mbrojtjes dhe te tregtise bene, nga ana tjeter, qe krahas ketyre qendrave te lindin ne rruget e komunikacionit ose rreth qyteteve edhe nje varg vendbanimesh te vogla, te fortifikuara, me funksione ushtarake e administrative. Te tilla mund te konsiderohen kalaja e Xibrit ne Mat, e cila zinte nje pike kyce ne rrugen qe te conte prej Dyrrahut ne krahinat e brendshme lindore neper Shkallen e Tujanit - Qafe Murrize - Diber - Maqedoni; qyteza e Shkamit ne rrugen e Krrabes, kulla e Kamunaut ne Sulove, ne rrugen qe lidhte ultesiren bregdetare pas Apolonise me luginen e Devollit; pikevrojtimi i Rabies ne Mallakaster, ne rrugen qe ndjek krahun e djathte te Vjoses e te tjera si keto, te cilat gjenden pa perjashtim ne te gjitha rruget e dores se dyte qe pershkonin truallin e vendit tone. Tek autoret antike dhe ne burimet epigrafike keto qendra permenden si keshtjella apo fortesa rreth qyteteve me termat castellum apo peripolia. Ato jane ne funksion te qyteteve qofte nga pikepamja strategjike dhe administrative, qofte nga ajo ekonomike. E para duket ne vendosjen e tyre prane qafave ose rrugeve qe te cojne drejt qytetit, duke krijuar nje kurore fortifikimesh ne zonen gjeografike ku qyteti mbizoteron me ekonomine e vet. E dyta shprehet ne faktin se ato me teper konsumojne prodhimet e qytetit sesa prodhojne vete.

    Rritja e prodhimit zejtar dhe e tregut

    Ne fushen e prodhimit kjo periudhe shenon perparime te dukshme. Punishte te shumta metalesh funksiononin ne cdo qytet. Mbeturinat e farkave, zgjyrat, te cilat jane nder gjetjet e zakonshme ne trojet e ketyre qyteteve, deshmojne qarte per kete. Pasurite minerale te Ilirise se Jugut, vecanerisht ato te bakrit dhe te hekurit u siguronin atyre lende te pare te bollshme. Ne keto punishte farketoheshin veglat e punes, armet dhe punoheshin stolite e enet metalike qe u nevojiteshin qytetareve dhe banoreve te rretheve ne jeten e tyre te perditshme. Gjetja me shumice e ketyre sendeve ne qytetet dhe ne varrezat e kesaj kohe deshmon per karakterin intensiv te prodhimit zejtar dhe per konsumin e gjere te ketyre mallrave.
    Ne qytete kishte edhe punishte zejesh te tjera si ato per regjjen e lekurave, punimin e veshmbathjes, endjen dhe thurjen e rrobave etj. Nje nga zejet me te rendesishme ishte ajo e gurgdhendesve, te cilet angazhoheshin ne ndertimet monumentale te qytetit, si ne ndertimin e mureve rrethuese te qytetit, ne godinat shoqerore, ne ngritjen e varreve monumentale etj. Veprimtaria e grupeve te specializuara te gurgdhendesve provohet nga guroret e zbuluara ne Selce te Poshtme, Bylis, Amantia, ne shkallet e Konispolit etj.
    Zhvillim te dukshem mori edhe zejtaria e prodhimeve qeramike. Enet prej balte qe dilnin tani nga punishtet e qyteteve ishin te punuara kryesisht me carkun e pocarit, kurse sasia e atyre te punuara me dore eshte teper e kufizuar. Kalimi ne tekniken e re te prodhimit te eneve u shoqerua me largimin nga format tradicionale dhe me pershtatjen ne shkalle te gjere te formave greke. Nuk mungojne edhe perpjekjet per te zhvilluar format e vjetra, por zakonisht ato cojne ne nderthurje eklektike qe nuk gjejne perhapje te gjere, me sa duket per shkak se nuk u pergjigjeshin kerkesave te tregut dhe shijeve te kohes. Prodhimi i eneve me forma greke merr perhapje te gjere. Keshtu nga furrat e punishteve qeramike te qyteteve ilire dalin tani ene te llojeve te ndryshme, duke filluar prej atyre te medha, si pitosa e amfora e deri tek enet e perdorimit te gjere apo te luksit te lyera me vernik te zi apo te pikturuara. Nje vend me rendesi ne kete kohe ze edhe prodhimi i tullave e sidomos i tjegullave, qe perdoreshin ne ndertimin e banesave dhe te godinave shoqerore. Sot njihen pothuajse per cdo qytet punishte qeramike te tilla qe ishin prone private e qytetareve ilire. Sipas vulave qe kane enet apo tjegullat del se nje punishte ne Lis ishte prone e nje fare Ortai; ne Irmaj pronaret e punishteve quheshin Trito, Pato, Bato dhe Pito; nje vule me emrin e Kleitit, nga rrethi i Gramshit i takon nje punishteje ne Irmaj. Nje Plator vulos buzen e nje pitosi te gjetur ne Tren te Korces, kurse nje Epikad te nje ene tjeter e ketij lloji nga rrethi i Pogradecit. Pronari i nje punishteje qeramike ne Selce te Poshtme (Polion) quhej Gent , ne Bylis (Klos) nje punishte e tille i takonte Balaneut , kurse ne Dimal kemi pronaret Epikad dhe Olnio. Ne qytete te tjera, si ne Zgerdhesh e Margellic vulat e pronareve jane te shenuara me monograme apo shenja simbolike. Krahas ketyre, neper keto qendra ka edhe vula qe mbajne emra greke e maqedone. Prania e ketyre emrave ne vulat e punishteve qeramike te qyteteve ilire nuk eshte domosdo e lidhur me qytetare te origjines greke apo maqedone ne keto qendra. Ne periudha te caktuara dhe aty ku pati vend nje pushtim i qendrueshem maqedon, kjo gje padyshim edhe mund te kete ndodhur. Por kjo dukuri lidhet kryesisht me ndikime te karakterit kulturor, si pasoje e te cilave keta emra u perhapen dhe u adaptuan nga popullsia ilire. Deshmi te gjalla te kesaj dukurie vihen re ne mbishkrimet varrimore te Apolonise e te Dyrrahut ku emri i pare eshte grek, kurse i dyti, ai i atit, eshte ilir ose anasjelltas. Ne Apoloni kemi emra te tille, si Nikanori i Gentit (?a?a Ge??), ose ne Dyrrah Anaia e Glaukise (??a G?a?a), Epiktesi i Tritos (?p?t? ?t?), Teutaia e Aristionit (?e?t?a ?e??), Euklidi i Tritos (?p?t?a? ?t?), Teutaia e Aleksenit (?e?t?a ?e?), Brygu i Afrodisit (? ?f?d?s?) etj.
    Rritja e prodhimit zejtar i dha hov qarkullimit me te dendur te mallrave dhe zgjerimit te tregtise. Prodhimet e zejtarise se qyteteve ilire mbulojne tani rrethin e tyre te ngushte dhe levizin ne drejtimet me te ndryshme per te ushqyer reciprokisht tregjet e njeri-tjetrit; jo rralle ato shtrihen ne krahina te brendshme. Ne qofte se deri ne fund te shek. IV popullsia e ketyre krahinave te largeta kenaqej me prodhimet e qeramikes lokale te punuar me dore ndersa prodhimet e importit ishin sende luksi teper te rralla, me vone prodhimet e qeramikes qytetare ilire depertojne gjeresisht ne keto ane dhe hyjne ne konsumin e perditshem te popullsise. Zonat e thella te dasareteve dhe te fiseve te tjera me te vogla qe banonin ne krahinat malore te rrjedhjeve te siperme te Shkumbinit, te Devollit dhe te Osumit furnizonin me prodhimet e tyre qytetet e jugut, te cilat ishin me te dendura dhe me te zhvilluara.
    Marredheniet e botes ilire me Dyrrahun e Apolonine behen me intensive. Megjithese keto nuk jane me qendrat e vetme qe furnizojne tregun ilir, prapeseprape vazhdojne te luajne nje rol te rendesishem. Midis tyre duket se ka nje ndarje te qarte te zonave te tregtimit: ndersa Dyrrahu shtrin veprimtarine e vet kryesisht mbi krahinat ne veri te Shkumbinit, ne orbiten e Apolonise hyjne ato ne jug te ketij lumi. Permes ketyre dy qendrave perhapen gjeresisht ne Iliri edhe prodhimet e qyteteve te Apulise. Mallrat e qendrave greke qe gjenden krahas tyre jane perkundrazi me te rralla, kurse ato maqedone dhe te Epirit ndeshen kryesisht ne zonat kufitare.
    Rruget kryesore neper te cilat leviznin mallrat dhe zhvillohej tregtia me boten ilire ishin luginat e lumenjve; nder to ajo e Drinit, e Shkumbinit, e Devollit, e Osumit dhe e Vjoses formonin arteriet me te rendesishme. Rruge te tjera te shumta, te dores se dyte, pershkonin grykat e ngushta dhe qafat e maleve per te lidhur njeren krahine me tjetren. Sado te veshtira qe ishin keto rruge, asnje krahine e Ilirise Jugore nuk mbeti ne kete kohe e izoluar dhe jashte ndikimit te marredhenieve tregtare me qytetet. Me e rendesishmja eshte se ne tregun e brendshem mbizoteronin prodhimet lokale, te cilat konkurronin si me prodhimet qe vinin nga Dyrrahu e Apolonia, ashtu edhe me ato te importit dhe qe ishin kryesisht sende luksi.
    Fuqizimi ekonomik dhe rritja e prodhimit zejtar u lejoi qyteteve Skodra, Bylis, Amantia e Olympe te presin gjate gjysmes se pare te shek. III monedhat e tyre prej bronzi ne emer te bashkesive qytetare perkatese.

    Organizimi shoqeror e politik

    Burimet nuk hedhin drite plotesisht mbi strukturen shoqerore dhe organizimin politik te qytetit ilir. Megjithate nuk eshte veshtire te kuptohet se nje baze ekonomike e tille si ajo qe u krijua ne Iliri ne kohen e lulezimit te jetes qytetare i takonte nje shoqerie antike te zhvilluar me te gjitha tiparet e saj.
    Duke qene qendra ekonomike, nje vend me rendesi ne popullsine e qyteteve zinte shtresa e prodhuesve zejtare dhe e mjeshterve ndertues, te cilet mund te ishin qytetare te lire ose dhe skllever. Prania e ketyre te fundit deshmohet ne qytetet ilire vetem permes burimeve qe lidhen me ngjarjet e mbarimit te shek. III dhe ato te fillimit te shek. II p.e.sone, por nuk ka dyshim se ne kete kohe ato nuk jane nje dukuri e re, ashtu si nuk jane vete qytetet qe permendem. Shtresen tjeter te popullsise e perbenin pronaret e punishteve zejtare, tregtaret dhe ne qytetet bregdetare, detaret. Krahas tyre, ne qytetet ilire jetonin, me sa duket, edhe perfaqesues te aristrokracise se vjeter fisnore qe mbeshteteshin ne pronen e tokave dhe te blegtorise. Si e tille popullsia e qyteteve paraqitej ne kete etape e diferencuar shume qarte ne shtresa shoqerore me interesa te ndryshme.
    Nga pikepamja e organizimit politik mbi bazen e federalizmit qyteti se bashku me rrethinat fshatare dhe keshtjellat qe formonin sistemin e tij mbrojtes dhe u sherbenin nevojave te tregtise, perbenin koinonin qe mbante emrin e qytetit kryesor, i cili ishte qendra e kesaj njesie. Koinoni kishte organe qe zgjidheshin cdo vit nga eklesia ose mbledhja e pergjithshme. Prej saj dilte keshilli legjislativ ose buleja, si dhe organi perfaqesues i njesive i perbere nga damiorget. Zbatimi i vendimeve behej nga nje kolegj nepunesish, te quajtur prytane qe zgjidheshin cdo vit, te shoqeruar nga nje sekretar. Ne krye te koinonit qendronte strategu. Ne koinonin e bylineve strategu ishte nje nepunes ushtarak qe shoqerohej ne kete funksion edhe nga hiparku, komandanti i kalorise. Pastaj vinin me radhe nepunesit e ngarkuar me edukimin e rinise (gymnasiarket), me organizimin e festave dhe te garave sportive (epimeletet), me drejtimin e rojeve (toksarket, peripolarket) etj.
    Koinoni duke qene nje organizem autonom perbente nje njesi administrative te shtetit ilir. Si rrjedhim, shteti perbehej nga disa koinone te organizuara mbi bazen e federatizmit.
    Veprimtari e rendesishme e qyteteve ishte emetimi i monedhave. Skodra, Lisi, Bylisi, presin monedhat e tyre ne emer te bashkesive qytetare, gje qe deshmon jo vetem per fuqine ekonomike te ketyre qyteteve, por edhe per nje autonomi politike qe ato gezonin ne kuadrin e shtetit ilir. Simbolet e monedhave te tyre hedhin drite, mbase edhe mbi karakterin e pushtetit politik ne keto qytete. Pasqyrimi i anijes ne monedhat e Skodres ka mundesi te perfaqesoje nje shenje per tregtine detare qe zhvillonte qyteti dhe te jete, ne kete menyre, nje e dhene e terthorte per peshen sunduese te shtreses tregtare ne qytet. Ne Bylis, perkundrazi, perdoret si simbol fytyra e themeluesit legjendar te qytetit, duke theksuar me kete traditen, me te cilen lidhej kryesisht shtresa aristrokratike e qytetit.
    Pak me i qarte behet ky problem ne burimet e cerekut te fundit te shek. III. Ketu per here te pare behet fjale se ne krye te qyteteve qendronin polidinastet (sundimtare te qyteteve), te cilet i nenshtroheshin plotesisht pushtetit te mbretit.

    Dyrrahu dhe Apolonia

    Perfshirja e Dyrrahut dhe e Apolonise ne gjirin e shtetit ilir pati pasoja te rendesishme si per jeten e ketyre qyteteve, ashtu edhe per vete shtetin ilir.
    Te dhenat arkeologjike tregojne se qysh nga cereku i fundit te shek. IV p.e.sone, lidhjet e ketyre qyteteve me boten ilire behen me te dendura dhe me te drejtperdrejta. Tregtise se Dyrrahut dhe te Apolonise iu hapen lirisht rruget e gjera te tregut ilir. Qe nga kjo kohe ne krahinat e brendshme ilire fillojne te depertojne me lehtesi prodhimet e zejtarise se zhvilluar te tyre. Nepermjet ketyre qyteteve, ne Iliri hynin mallrat e importit, midis te cilave vendin me te rendesishem e zinin ato qe vinin nga brigjet e pertejme te Adriatikut.
    Dyrrahu dhe Apolonia fillojne te hedhin ne treg monedha te reja argjendi, nder te cilat perhapje te gjere merr drahma e argjendte e ketyre dy qyteteve. Ajo ishte destinuar kryesisht per tregtine me boten ilire, prandaj edhe me te drejte eshte pagezuar "drahma ilire". Shfaqje e re e kesaj kohe eshte prerja nga keto qytete e monedhave te bronzit. Venia ne qarkullim dhe pranimi ne mase, sic tregojne gjetjet, i ketyre monedhave me vlefte shume here me te vogel se monedhat e argjendit, tregon se ekonomia monetare ishte zhvilluar ne nje shkalle te gjere ne Iliri.
    Gjate kesaj kohe Dyrrahu dhe Apolonia jetojne nje periudhe te vertete lulezimi. Ndertimet me te rendesishme e me monumentale ne keto qytete i perkasin periudhes pas mesit te shek. IV p.e.sone. Forcimi ekonomik dhe pasurimi i tyre nga tregtia me boten ilire u lejuan te ndertonin mure te fuqishme mbrojtese, qe perfshinin ne gjirin e tyre siperfaqe shume me te medha nga ato qe njihnin me pare, te ngrinin tregje e sheshe publike, shetitore, tempuj, gjimnaze e godina te medha administrative.
    Nje dukuri e re filloi te pershkoje dhe te ndryshoje ne nje drejtim te caktuar jeten shoqerore te ketyre qyteteve dhe perberjen e meparshme etnike te tyre. Emrat ilire qe jane gjetur vitet e fundit mbi guret e varreve te zbuluara ne nekropolin e Dyrrahut, perbejne mbi 1/3 e teresise se emrave te njohur ne kete qytet nga monumentet epigrafike. Keto emra deshmojne pranine ne mase te popullsise ilire ne to. Emrat ilire te prytaneve dhe te nepunesve monetare qe gjenden ne te dyja faqet e monedhave prej argjendi dhe bronzi dhe emrat ne vulat e tjegullave te Dyrrahut dhe te Apolonise, tregojne se popullsia ilire kishte nje peshe me rendesi ne jeten ekonomike, dhe kishte siguruar te drejta qytetare te plota deri ne zenien e posteve me te larta ne jeten administrative e politike te qytetit. Midis emrave te shumte ishin edhe keta: ?, Ge??, ?a?, ?aa?da?, ?ta?, ??, ?t?, per Dyrrahun, ?at?, ?p?ad? etj., per Apolonine.
    Keshtu qysh nga fundi i shek. IV p.e.sone, Dyrrahu dhe Apolonia humbasin karakterin tipik te nje kolonie, mbasi popullsia e tyre perbehet ne nje perqindje te madhe edhe nga iliret. Procesi i ilirizimit te ketyre qyteteve, rezultat i shtrirjes se sovranitetit ilir mbi to, ushtroi nje ndikim te thelle mbi gjithe jeten sociale-politike e kulturore te Ilirise ne shekujt e mepastajme. Rezultati i ketij procesi qe shkeputja e plote e Dyrrahut dhe e Apolonise nga qytetet meme dhe integrimi i tyre i plote ne jeten ekonomike e politike te shtetit ilir. Kete integrim e favorizonte perputhja e interesave te tyre ekonomike e politike me ato te shtetit ilir. Mbreti dhe shtresa sunduese e shtetit ilir lakmonin fuqine ekonomike te ketyre qyteteve te medha, kurse skllavopronaret e Dyrrahut dhe te Apolonise pushtetin e fuqishem te sundimtareve ilire mbi nje krahine shume me te gjere se sa territoret e ngushta te qyteteve-shtete te tyre me pasuri dhe treg te gjere. Rezultati u arrit, sic tregojne faktet, sado te pakta, nepermjet nje lufte te ashper politike, mjaft te nderlikuar, ku u perzien edhe fuqi te jashtme, por edhe si rrjedhoje e nje domosdoshmerie te diktuar nga kushtet objektive te kohes.



    5. ReNIA E DINASTISe Se GLAUKISe

    Gjendja politike ne vitet 270-231

    Pas luftes se fundit te Mytilit kunder Aleksandrit II te Epirit, ne vitin 270, nuk flitet me ne burimet per shtetin ilir. Duke zbritur drejt vitit 230 dalin te dhena te reja mbi kete shtet.
    Megjithese ne veshtrimin e pare kjo duket si nje periudhe e erret, ajo perben ne vetvete nje faqe me shume interes ne historine ilire. Gjate gjysme shekulli, qe nga Glaukia deri te Mytili, shteti ilir kishte mundur t'i bente balle me sukses agresionit te Kasandrit dhe me pas te Pirros e pasardhesit te tij. Te gjithe keta kishin deshtuar ne ndermarrjet e tyre dhe me ne fund qene detyruar te hiqnin dore prej Ilirise. Nderkaq gjendja ne Greqi mbetej e paqendrueshme. Sundimtaret maqedone, Antigon Gonata dhe i biri i tij Demetri, u gjenden teresisht te angazhuar ne teatrin grek te veprimeve politike e ushtarake per te ruajtur hegjemonine e Maqedonise ne keto ane.
    Per shtetin ilir kjo qe nje periudhe qetesie ne marredheniet me fqinjet, vecanerisht me Maqedonine, dhe me kete duhet shpjeguar edhe heshtja e burimeve. Por nuk qe Gonata ai qe "diti, sic pretendohet, t'u imponoje paqen fqinjeve veriperendimore". Burimet nuk bejne fjale per nje gje te tille. Ne qofte se midis Ilirise dhe Maqedonise nuk pati ne kete kohe ndonje konflikt, kjo duhet shpjeguar me teper me faktin se iliret, te lodhur nga lufterat e deriatehershme, nuk mundnin, pra, edhe nuk kerkuan t'i shfrytezonin veshtiresite e Maqedonise ne interes te tyre.
    Nderkaq ka te ngjare qe nga mesi i shek. III p.e.sone ose pak me pare shteti ilir te kete njohur nje periudhe trazirash te brendshme, hollesite e te cilave nuk njihen mire. Nuk eshte cudi qe zhvillimi i vrullshem i qyteteve te veriut, te mbetura jashte konflikteve luftarake qe preken pjesen jugore te shtetit ilir bashke me qytetet e tij, te kete ndryshuar raportin e forcave dhe te kete ndikuar apo te jete bere baze e ndryshimeve politike qe pasqyrohen vetem ne zevendesimin e dinastise sunduese te Glaukise me ate te Agronit dhe ne shkeputjen e dy qyteteve te rendesishme te Adriatikut Lindor, te Dyrrahut e te Apolonise, nga shteti ilir.

  5. #5
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    ILIRET

    K R E U I V

    SHTETI I EPIRIT

    1. LINDJA E SHTETIT TEK EPIROTeT

    Territori dhe popullsia

    Ne periudhen antike treva qe nga malet e Llogarase dhe te Kudhesit me rrjedhjen e mesme te Vjoses ne veri dhe deri ne gjirin e Ambrakise dhe ne kufijte e Etolise ne jug, qe nga malet e Pindit ne lindje e deri tek brigjet e detit Jon ne perendim, perbente nje njesi gjeografike-politike me vete te formuar historikisht dhe te njohur me emrin Epir, nga greqishtja e vjeter Apeiros qe do te thote stere, toke.
    Me fjalen Epir autoret greke nenkuptonin ne fillim cdo vend kontinental perballe ishujve. Po me kete kuptim, p.sh., Homeri e quan Akarnanine Epir, gjithashtu me vone edhe Tukididi. Keshtu i quanin edhe brigjet perkundrejt tyre banoret e ishujve te Jonit, duke u nisur nga pozita e vet ishullore.
    Ky emer i perdorur ne fillim si nje emer i pergjithshem per te caktuar poziten kontinentale te krahines etnikisht ilire, qe ndodhej perballe tyre, u shnderrua me vone ne nje nocion te pervecem gjeografik, qe i atribuohej nje krahine te vecante me kufijte pak a shume te percaktuar historikisht.
    Ne kete kuptim emri Epir ndeshet per te paren here tek shkrimtari grek i fundit te shek. VI p.e.sone, Hekateu, kur thote se Oriku eshte liman i Epirit, dhe pak me vone tek Pindari, i cili e quan Epirin "te famshem me hapesira kodrash te shkelqyeshme ... qe fillojne nga Dodona e deri ne brigjet e Jonit".
    Ne gjysmen e dyte te shek. IV p.e.sone, me transformimin e bashkesise molose ne nje shtet te ri federativ, te quajtur epirot, qe perfshinte pjesen me te madhe te popullsise se ketij territori duke pasur nje nenshtetesi te vetme, epirote, emri Epir merr tani nje kuptim te percaktuar qarte politik.
    Shkrimtari grek i shek. IV p.e.sone numeron ne kete kohe ne Epir vetem 14 fise, por nga burimet e tjera historike-epigrafike rezulton qe ky numer te kete qene shume me i madh. Nga fiset me kryesore ilire, te cilat luajten nje rol te rendesishem ne historine politike te kesaj krahine, permenden sidomos thesprotet, kaonet, moloset etj. Ndermjet ketyre fiseve ndodhnin luftera te vazhdueshme per epersi territoriale dhe politike dhe kishte nje prirje per separatizem midis sundimtareve te vecante te tyre. Kjo gjendje vazhdoi te pakten deri ne fillim te shek. IV p.e.sone, kur mbreterit molose arriten t'u imponohen shume prej fiseve fqinje epirote dhe te krijonin nje mbreteri te fuqishme, me baze federative, qe autoret greke e quanin Koinon te moloseve.

    Premisat per krijimin e shtetit ne Epir

    Si rezultat i zhvillimit te meparshem ekonomiko-shoqeror, ne shek.V p.e.sone ne Epir ishin krijuar te gjitha premisat per lindjen e formacioneve te hershme shteterore.
    Diferencimi social, sidomos tek fiset ekonomikisht me te perparuara te kesaj krahine, sic ishin moloset, kaonet, thesprotet etj., pasqyrohet qarte ne burimet historike qe ne shek. VIII-VII p.e.sone, por tani ai merr perpjesetime me te gjera. Aristokracia epirote e tokes dhe e bagetive, kishte arritur t'u impononte pushtetin e vet prodhuesve te vegjel fshatare dhe te shfrytezonte per interesat e saja ekonomike punen e shtresave te tjera e te sklleverve.
    Ne duart e kesaj aristokracie ishin grumbulluar tashme pasuri te medha qe i mundesonin asaj te hynte ne marredhenie te ngushta me shoqerine antike te Greqise.
    Ne gjysmen e dyte te shek.V p.e.sone, ne Epir ekzistonin edhe shtresa te tjera; pervec aristokracise se tokes, ishte fuqizuar edhe shtresa e zejtareve e tregtareve. Shume kuptimplote ne kete drejtim paraqitet nje mbishkrim i vitit 427/426 zbuluar ne sanktuarin e Poseidonit ne Tenare, sipas te cilit nje fare Eskrioni, epirotas, liron skllavin e tij, Herakleid, duke ia kushtuar kete akt hyut te detrave. Sipas permbajtjes dhe vendgjetjes se mbishkrimit Eskrioni duhej te kishte qene pikerisht njeri nga perfaqesuesit e tregtareve skllavopronare epirotas te lidhur me tregtine detare. Kjo eshte prova me e hershme epigrafike, qe deshmon per ekzistencen e institucionit te skllaverise ne Epir te pakten qe nga gjysma e dyte e shek. V p.e.sone.
    Mbi bazen e ketij diferencimi te brendshem dhe te luftes se vazhdueshme qe benin sundimtaret e fiseve te vecanta per nenshtrimin e fqinjeve te tyre, ne Epir linden nje tok federatash, sistemi politik i te cilave mbeshtetej ne bashkimin e nje grupi fisesh te federuara te quajtura koine.
    Me heret keto bashkesi u krijuan rreth fiseve ekonomikisht dhe politikisht me te fuqishme te Epirit, si tek thesprotet, kaonet dhe moloset. Ashtu sic paraqiten ne mesin e shek.V, ato ndryshonin midis tyre jo vetem nga madhesia dhe rendesia politike, por edhe nga struktura e tyre organizative. Sipas nje lajmi te Tukididit, i cili u referohet viteve te para te luftes se Peloponezit, Koinonet e kaoneve dhe te thesproteve nuk e njihnin pushtetin e mbretit. Ne krye te tyre qendronin dy magjistrate me te larte ekzekutive te quajtur ne traditen historike, prostate, te cilet zgjidheshin cdo vit nga rrethet aristokratike te fisit qe kryesonte Koinonin.
    Moloset, ndryshe nga dy koinonet e para, sundoheshin nga mbreter, pushteti i te cileve tanime ishte bere i trashegueshem. Tukididi permend qe ne vitin 470 p.e.sone nje mbret molos Admetin, qe i dha strehim politik gjeneralit grek Themistokliut te debuar me ostrakizem nga Greqia. Sipas pershkrimit te kesaj ngjarjeje, Admeti paraqitet si nje sundimtar me origjine fisnike, i fuqishem dhe me influence deri ne rrethet qeveritare te Athines.
    Per veprimtarine politike te federatave te Epirit burimet historike heshtin pothuajse fare. Ato i shohim te dalin ne skenen e historise vetem ne kohen e luftes se Peloponezit, kur ushtrite e kaoneve, te thesproteve, te moloseve etj., me sundimtaret e tyre ne krye, marrin pjese ne anen e Spartes ne ekspediten luftarake kunder qytetit Strato te Akarnanise.
    Midis ketyre bashkesive te vecanta rolin me te rendesishem dhe aktiv ne historine politike te vendit filloi ta luaje Mbreteria e Moloseve. Ne qofte se deri ne fundin e shek. V p.e.sone keto bashkesi vepronin te vecuara dhe ne konflikte te brendshme me njera-tjetren, tani eshte Mbreteria Molose ajo qe do te marre iniciativen per te zgjeruar pushtetin e saj dhe per ta vene Epirin ne rrugen e bashkimit te tij politiko-ushtarak.

    2. KOINONI (LIDHJA) E MOLOSeVE

    Gjendja ekonomiko-shoqerore dhe kulturore e Epirit ne fundin e shek. V dhe gjate shek. IV p.e.sone

    Nga fundi i shek.V dhe sidomos gjate shek. IV p.e.sone, ne Epir vihet re nje zhvillim i metejshem i ekonomise ne te gjitha deget e saj: ne bujqesi, blegtori, e sidomos ne zejtari; zhvillohet prodhimi i mallrave, zgjerohen lidhjet tregtare etj.
    Ne Epir shfaqet tani nje faktor shume i rendesishem qe luan nje rol te ndjeshem ne zhvillimin e metejshem, ky eshte qyteti epirot. Keshtu ne fundin e shek. V dhe ne gjysmen e pare te shek. IV, sipas te dhenave burimore historike dhe arkeologjike, lindin qytetet Kasope, ne krahinen e Kasopise ne skajin jugperendimor te Epirit dhe Elea afer Velianit ne krahinen Eleatis te Thesprotise. Ne Epirin Qendror lindin qytetet Passaron (Gardhiqi), kryeqendra tradicionale e shtetit te moloseve dhe qyteti i Kastrise qe identifikohet me Euremenin ose Tekmonin antik.
    Ne gjysmen e dyte te shek. IV p.e.sone urbanizimi ne Epir mori perpjesetime me te medha dhe rritet akoma me shume pesha e tij ne zhvillimin ekonomik dhe politik te vendit. Lindin qytete te reja, midis te cilave ne Thesproti, Elina (Dymokastro), Kutci dhe Gitana (Gumani) qe sipas Tit-Livit, duhet te ishte qendra kryesore e Koinonit te thesproteve; ne Kaoni, Teqeja e Melanit, Himara, Foinike (Finiqi), qe ishte qyteti me i madh dhe me i forte i Kaonise dhe kryeqendra e saj.
    Qytetet e Epirit, ashtu sikurse dhe ato te Ilirise, ishin te fortifikuara me mure te fuqishme prej bl****sh shumekendeshe ose te nderthurura me teknike muraturash trapezoidale apo kuadratike sipas kushteve te vecanta te terrenit ose te guroreve. Per perforcimin e mureve ngriheshin kulla ne vendet me te atakueshme nga armiku. Ne sistemet me te hershme fortifikuese keto kulla mungonin ose ishin dukuri te rralla. Vetem nga gjysma e dyte e shek. IV, ato hyne ne perdorim te gjere si nje komponent i nevojshem dhe i domosdoshem ne kushtet e zhvillimit te metejshem te teknikes luftarake.
    Menyra antike e prodhimit i dha nje hov te menjehershem prodhimit zejtar dhe sidomos atyre degeve qe lidheshin me ndertimet. Brenda mureve mbrojtese te ketyre qyteteve kishte muratore, gurskalites, farketare, pocare, tjegullaberes, arkitekte etj. Zhvillimi i degeve te ndryshme te zejtarise dhe shtimi i prodhimeve bujqesore dhe blegtorale nxiten dhe me tej zgjerimin e tregtise brendaperbrenda, me kolonite helene te bregut te Jonit dhe sidomos me krahinat fqinje mesdhetare. Kjo e fundit zhvillohej me teper permes trafikut detar, te percaktuar nga vete pozicioni i favorshem bregdetar i krahinave, megjithese funksiononin ne kete drejtim dhe rruget tokesore.
    Ne qofte se deri ne shek. V p.e.sone Epiri lidhjet ekonomike i mbante kryesisht me Korinthin dhe kolonite e tij ne brigjet e Jonit, nga fundi i ketij shekulli ai filloi te orientohet edhe nga Athina. Tani jane mallrat e prodhimit atik, ata qe mbizoterojne ne tregjet e Epirit. Prej ketej Athina si kembim terhiqte prodhime bujqesore e sidomos blegtorale, lekura, lende druri etj., per te cilat ajo kishte gjithnje nevoje. Ne zhvillimin e tregtise detare rol te vecante luanin edhe portet detare ne brigjet e Kaonise, si Onkesmi, Himara, Butrinti etj.
    Zgjerimi dhe intensifikimi i tregtise coi nga ana e vet ne shtimin progresiv te prodhimit te mallrave, beri te nevojshme lindjen dhe qarkullimin e monedhes autonome. Ne fillim ishte Lidhja e Moloseve ajo qe hedh e para ne treg monedhen e vet (rreth viteve 400 p.e.sone). Keto ishin monedha kryesisht prej bronzi, megjithese pati ne kete kohe edhe prerje jeteshkurter dhe te kufizuar monedhash prej argjendi. Me vone filluan te presin monedha edhe qytete te vecanta dhe ne fund te shek. IV edhe shteti federativ i epiroteve.


    Mbreteria e Moloseve gjate sundimit te Tharypes (423-385 p.e.sone)

    Ne cerekun e fundit te shek. V p.e.sone shtetin e moloseve e kryesonte Tharypa (423-385 p.e.sone), i cili, sipas nje lajmi te Tukididit, e trashegoi fronin mbreteror te babait ne nje moshe te mitur duke pasur per nje kohe si tutor Sabylintin, prijesin e atintaneve.
    Tradita historike i atribuon ketij sundimtari nje seri reformash te karakterit ekonomik, ushtarak dhe kulturor, te cilat cuan ne zgjerimin dhe ne forcimin e metejshem te Mbreterise Molose. Ne radhe te pare ato preken formen e hershme te qeverisjes dhe legjislacionin e vjeter te vendit. Kuvendi i popullit si organ i trasheguar nga rendi i komunes primitive, mori tani permbajtje te re. Ne organet drejtuese te shtetit, rol te rendesishem fillon te luaje prostati, funksionari me i larte i shtetit pas mbretit. Ky zgjidhej per cdo vit ne Kuvendin e Popullit nga rrethet aristokratike, te cilat ushtronin fuqishem autoritetin e tyre ne kuvend. Duke qendruar prane mbretit, si mbrojtes i ligjeve te vendit, prostati ne fakt e kufizonte shume pushtetin mbreteror, dhe me kete ai ruante te palekundshme pozitat e aristokracise ne veprimtarine politike te shtetit.
    Kjo forme e kufizuar e pushtetit qendror nga aristokracia e tokes, si edhe ligjerimi i te drejtave te tjera te saj, i japin Mbreterise Molose atributet e nje shteti me mbeturina te theksuara te rendit fisnor.
    Mbreteria Molose qe ne fillim te veprimtarise se saj politike terhoqi vemendjen e shteteve fqinje te Mesdheut dhe sidomos te Athines dhe te Spartes, te cilat sapo kishin nisur midis tyre konfliktin e armatosur per supremaci ekonomike dhe politike ne Greqi. Ne kete konflikt historikisht te njohur si Lufta e Peloponezit dhe qe, sic dihet, zgjati me nderprerje te vogla plot 28 vjet (432-404 p.e.sone) dhe pati pasoja te renda per Greqine, te dyja palet nderluftuese bene perpjekje qe te siguronin perkrahjen e shtetit te ri te moloseve, meqe territori i tij zinte nje pozicion mjaft te favorshem strategjik me rrugen midis brigjeve veriperendimore te Greqise dhe te Maqedonise e Thesalise.
    Ne fillim ishte Sparta ajo qe ushtroi ndikimin e saj mbi shtetin molos. Ne vitin 429 p.e.sone, moloset i ofrojne asaj deri ndihmen ushtarake, duke derguar kontingjente te konsiderueshme luftetaresh per pushtimin e qytetit Stratos te Akarnanise.
    Mirepo edhe pas kesaj fushate te pasuksesshme, e cila synonte te dobesonte ndikimin e Athines ne kete zone kufitare te Epirit, diplomacia athinjote nuk hoqi dore nga perpjekjet e saj per te permiresuar marredheniet me shtetin e moloseve. Ajo kishte shume nevoje per perkrahjen e ketij shteti te ri energjik ne qender te Epirit. Permes territorit te tij Athina mund te kontrollonte nga shpina maqedonet e paqendrueshem te Perdikes si dhe thesalet, me te cilet ajo sapo kishte krijuar lidhje miqesore pas kryengritjes se lynkesteve (433 p.e.sone).
    Nga ana tjeter, me keto marredhenie Athina synonte te kishte edhe perfitime ekonomike. Se sa rendesi i jepte Athina lidhjeve me shtetin molos, kete e tregon dhe fakti se ajo ne kete kohe merr persiper edukimin e Tharipes se vogel ne nje nga shkollat e Athines dhe e pret ate me vone ne Athine me nderime te vecanta duke e regjistruar si qytetar nderi.
    Per vendosjen e marredhenieve te mira me Athinen ishte i interesuar gjithashtu edhe vete shteti i moloseve, i cili kerkonte te siguronte perkrahje per politiken e zgjerimit territorial qe projektoi Tharypa, te cilen ai filloi ta realizonte ne vitet e fundit te jetes se tij.
    Keto marredhenie te ngushta ekonomike dhe politike me Athinen i hapen rruge depertimit te ndikimit te qyteterimit helen, i cili u shfaq ne strukturen organizative te shtetit, ne ndertimet, ne perdorimin e gjuhes dhe te shkrimit grek ne rrethet e aristokracise dhe te administrates shteterore, ne trajtimin tipologjik dhe metrologjik te monedhave te para molose sipas prototipave te monedhes atike te fundit te shek.V dhe fillimit te shek. IV p.e.sone. Ky ndikim do te shfaqet gjithashtu dhe ne jeten kulturore e artistike, qendra e se ciles behen qytetet. Ne Passaron, p.sh., mendohet te jete ftuar dramaturgu i shquar grek Euripidi, per te vene ne skene tragjedine e tij "Andromaka", ku lavderohej origjina dinastike e mbreterve molose. Kjo veper ndikoi shume ne kultivimin e mitit gjenealogjik te moloseve, sipas te cilit zanafilla e tyre i referohet tani Molosit, biri i Neoptolemit te Akilit dhe i Andromakes, te vese se Hektorit, qe pas shkaterrimit te Trojes erdhen dhe u vendosen ne Epir.

    Lidhja Molose (cereku i pare i shek. IV p.e.sone).

    Gjate sundimit te Alketes, birit te Tharypes, shteti molos mori zhvillim te metejshem. Nuk eshte percaktuar me saktesi se ne c'kohe dhe ne c'rrethana e trashegoi fronin. Dihet se ne vitin 385 p.e.sone ai gjendej i strehuar politik tek Dionizi, tirani i Sirakuzes. Ne burimet historike nuk jepen as motivet qe e shtyne Alketen te braktiste fronin. Ka mundesi qe ky, duke dashur te vazhdonte politiken e aleances me Athinen, ne nje kohe kur kjo kishte pesuar tashme humbje ushtarake dhe diplomatike nga Sparta, te kete ndeshur ne kundershtimin e partise filospartane. Ne kete kohe kjo filloi te aktivizohej shume, sidomos pas fitoreve te Agesilaut ne Akarnani (389-388 p.e.sone), qe i hapen rrugen Spartes per te shtrire ndikimin e vet jo vetem ne Greqine Veriperendimore, por edhe ne Epir.
    Dionizi qe ishte interesuar dhe po vepronte aktivisht per te vendosur nje kontroll efektiv ne detin Adriatik dhe mbi rruget qe te conin per ne Epir, e mirepriti Alketen dhe e ndihmoi ate qe te rikthehej ne fronin e humbur. Me kete menyre tirani i Sirakuzes synonte te siguronte nje aleat te ri, qe do te perkrahte pikesynimet e tij politike dhe tregtare ne brigjet e Ilirise dhe te Epirit. Per kete qellim ne vitin 385 p.e.sone, Dionizi beri nje marreveshje me Alketen per te nderhyre ushtarakisht ne territorin e shtetit te moloseve duke i siguruar nje ndihme efektive ne kontingjente luftarake dhe armatime. Ky sulm i papritur i forcave te bashkuara iliro-sirakuzane, u shkaktoi moloseve rreth 15 000 te vrare sipas Diodorit te Sicilise. Perforcimet qe u dergoi Sparta moloseve nuk e ndryshuan gjendjen e tyre te veshtire. Sic duket, ajo nuk u angazhua aq shume ne kete lufte, pasi nuk ishte e interesuar te hynte ne konflikt me Dionizin. Keshtu ky aksion i nxitur prej tiranit te Sirakuzes perfundoi me sukses dhe me rivendosjen e Alketes ne krye te shtetit molos.
    Pasi perforcoi pozitat brendaperbrenda mbreterise, Alketa vazhdoi politiken e zgjerimit territorial te shtetit te tij te filluar qe ne kohen e Tharypes, rivendosi marredheniet e nderprera per pak kohe, me Athinen. Ne vitin 377 ndihmoi aktivisht Lidhjen e dyte detare te Athines, duke lehtesuar veprimet e saj luftarake kunder Spartes ne pellgun e Jonit. Ne vitin 372 p.e.sone Alketa i dha mundesi nje reparti prej 600 pelltastesh te Stesiklit, te kalonin neper territorin molos dhe te lidheshin ne Korkyre permes bregut te Epirit.
    Me politiken e tij ekspansioniste, Alketa arriti te shtrije sovranitetin e vet mbi nje territor te konsiderueshem te Epirit. Sipas nje mbishkrimi dekretor te viteve 370-368 p.e.sone kufijte e Mbreterise Molose qe trashegoi ne kete kohe i biri i tij Neoptolemi, shtriheshin ne lindje deri ne Hestiotiden perendimore, ne verilindje deri ne kufijte e Orestides ne luginen e siperme te Haliakmonit dhe ne veriperendim permes nje rripi toke deri ne kufijte e Parauejes ne rrjedhjen e mesme te Vjoses. Moloset dolen ne det sic duket ne zonen e Kestrines, ne veri te lumit Kalama (Thiamis). Nga perendimi pas aneksimit te Dodones ne fund te shek. V p.e.sone, moloset e shtrine kontrollin e tyre deri tek lugina e siperme e Aheronit.
    Kjo shtrirje territoriale e Mbreterise Molose ne kohen e Alketes, duket se perputhet plotesisht me cilesimin qe i ben ketij sundimtari Polidami i Fardales ne nje fjalim te transmetuar nga historiani e gjenerali grek Ksenofoni, kur e quan ate "sundimtar suprem te Epirit".
    Keto te dhena burimore dhe epigrafike tregojne se ne kohen e ketij sundimtari dhe te pasardhesit te tij kishte avancuar mjaft procesi i bashkimit politik te popullsive te vecanta te Epirit, proces ky qe coi ne krijimin e organizimit me te gjere shteteror qe njihet me emrin Lidhja e Moloseve.
    Duke gjykuar nga te dhenat mbishkrimore te kesaj periudhe, ne kete Lidhje pervec moloseve benin pjese edhe shume popullsi te tjera epirote, si tripolitet, kelaithet, paialet, arktanet, genoait, ethenestet, onopernet, etj. Keto grupe te vecanta etnike merrnin pjese ne qeverisjen e kesaj lidhjeje permes perfaqesuesve te zgjedhur te tyre, te cilet ne dekretet mbishkrimore quhen demiorge ose synarhonte.
    Nje menyre e tille qeverisjeje, i jepte ketij formacioni te ri shteteror karakter federativ, por nen hegjemonine e moloseve.
    Lidhja Molose, e cila perfaqesonte etapen e pare ne procesin e zgjerimit dhe te konsolidimit progresiv te shtetit federativ te Epirit, kishte nje strukture organizative te brendshme te percaktuar qarte me institucione legjislative dhe ekzekutive. Ne krye te Lidhjes se Moloseve qendronte mbreti nga familja e Eakideve. Por pushteti i tij, ashtu sic e thekson Aristoteli, ishte i kufizuar. Mbreti kur merrte pushtetin ne dore, ishte i detyruar te bente fli ne altarin e hyut te luftes ne Passaron dhe te betohej perpara perfaqesuesve te shtetasve te tij, se do te sundonte sipas ligjeve te vendit. Perfaqesuesit nga ana e tyre, i premtonin mbretit se do ta perkrahnin ate gjate sundimit te tij. Ky betim tradicional midis mbretit dhe perfaqesuesve, ishte nje forme e trasheguar nga rendi i vjeter fisnor, por qe tani merr nje permbajtje te re duke siguruar me kete ndikimin e aristokracise ne drejtimin e kesaj lidhjeje shteterore.
    Mbreti ishte komandant suprem i ushtrise se Lidhjes Molose dhe gezonte nje pushtet te padiskutueshem ne kohe lufte. Pas mbretit funksionari me i larte ne Lidhjen Molose vinte Prostati, nje magjistrat eponym qe zgjidhej per cdo vit nga komunitetet e ndryshme etnike te bashkuara ne kete lidhje. Ai kryesonte kuvendin e popullit, e thirrte ate, drejtonte punet e tij, paraqiste propozimet per t'u miratuar etj.
    Ne mbishkrime se bashku me prostatin permendet edhe sekretari, qe zgjidhej per cdo vit zakonisht nga i njejti fis, te cilit i perkiste dhe prostati. Kuvendi i popullit perbehej, me sa duket, nga te gjithe burrat e afte per lufte, qofshin keta molose apo anetare te bashkesive te tjera qe perfshiheshin ne Lidhjen e Moloseve. Ky kuvend votonte vendime, te cilat akordonin te drejta qytetarie, proksenie dhe privilegje te tjera. Ne kete kuvend legjislativ mund te merrnin pjese te gjithe burrat e afte per te mbajtur arme te te gjitha komuniteteve etnike te perfshira ne Lidhjen e Moloseve. Kuvendi mund te mblidhej disa here ne vit, me perjashtim te rasteve te jashtezakonshme. Vendi i mbledhjeve te tij ishte Passaroni, megjithese ato mbaheshin edhe ne qendra te tjera, si p.sh. ne Dodone etj.
    Vendimet apo ligjet per te cilat votonte Kuvendi, pergatiteshin sic duket nga nje institucion tjeter i vecante, nga Keshilli. Ky ndoshta ishte ai senat per te cilin flet Justini duke ia atribuar krijimin e tij mbretit Tharype.
    Organ tjeter, i ndryshem nga Keshilli, ishte dhe kolegji i perfaqesuesve te komuniteteve te ndryshme ne Lidhjen e Moloseve, me ane te te cileve ato merrnin pjese ne drejtimin e perbashket te puneve te shtetit. Ne krye te ketij kolegji, qendronte mbreti nga familja e Eakideve dhe dy magjistratet e zgjedhur cdo vit, prostati dhe sekretari, te cilet mund te ishin molose ose jo. I tere ky organizim shteteror i jepte Lidhjes Molose, qe perfaqesonte njekohesisht dhe shtetin me te fuqishem ne Epir deri ne cerekun e fundit te shek. IV p.e.sone, formen e nje shteti federativ monarkik.

    Marredheniet politike te Lidhjes me Maqedonine

    Pas viteve 60 te shek. IV p.e.sone ne politiken e jashtme te Lidhjes Molose vihen re ndryshime te dukshme, qe cuan ne zgjerimin territorial dhe ne fuqizimin e metejshem politik te saj.
    Ne kete kohe ne kufijte verilindore te Epirit filloi te mekembet me shpejtesi shteti maqedon. Gjate sundimit te Filipit II Maqedonia u shnderrua ne nje monarki te fuqishme te centralizuar, ne nje force kryesore politike dhe ushtarake ne Ballkan.
    Duke shfrytezuar krizen e shteteve greke, Filipi pasi zgjeroi dhe konsolidoi shtetin e vet, nuk vonoi te nderhynte edhe ne ceshtjet e brendshme te tyre duke zhvilluar nje politike konsekuente hegjemoniste mbi to. Ne kete drejtim Epiri duhet te sherbente si nje mbeshtetje per te shtrire kontrollin maqedon ne brigjet perendimore te Greqise, per kete qellim Filipi II i dha nje rendesi te vecante vendosjes se nje aleance te qendrueshme me Lidhjen Molose. Per kete aleance ishte interesuar dhe vete Lidhja, sa kohe qe Maqedonia do t'i linte dore te lire per ta cuar me tej politiken e zgjerimit te metejshem te kufijve te saj. Dhe jo rastesisht Arryba, i cili kryesonte ne kete kohe Lidhjen, shpejtoi te lidhte krushqi me Filipin II, duke i dhene ketij te fundit ne vitin 357 p.e.sone mbesen e tij, Olymbine per grua.
    Midis viteve 360-344 p.e.sone, Lidhja Molose shenon nje zgjerim te metejshem te territorit te saj nga verilindja duke arritur kufirin me te larget ne kete drejtim deri tek Parauejte ne pellgun e Permetit, Timfejte dhe Orestet ne luginen e siperme te Haliakmonit.
    Por ne vitin 344 p.e.sone, Lidhja detyrohet te heqe dore nga keto krahina, te cilat Filipi II ia kaloi Maqedonise. Kur pak me vone Athina nisi te perzihet ne ceshtjet e brendshme te Epirit, duke rrezikuar pozitat e Maqedonise ne Epir, Filipi II sulmoi ushtarakisht Ambrakine duke kaluar neper territorin shteteror te Lidhjes. Pasi mposhti Ambrakine dhe nenshtroi kolonite helene te elejve ne Kasopi, Buketin, Pandosine dhe Eletren, zboi nga froni Arryben, aleatin e lekundur dhe te pabindur te Maqedonise, i cili kerkoi strehim ne Athine. Ne krye te Lidhjes Molose vuri kunatin e vet Aleksandrin 20-vjecar, te mbiquajtur Molos, te cilit i dorezoi dhe qytetet qe sapo i kishte pushtuar. Per ta angazhuar edhe me shume ndaj Maqedonise, Filipi II i dha Aleksandrit per grua te bijen, Kleopatren, dhe e perkrahu ate ne politiken e zgjerimit territorial te shtetit molos. Gjate sundimit te Aleksandrit (342-331 p.e.sone), Lidhja Molose i zgjeroi shume kufijte e saj ne drejtim te krahinave jugore dhe veriperendimore te Epirit. Nen kontrollin e Lidhjes hyne tani jo vetem kolonite elease, por edhe tere Kasopia fqinje, te cilat u bene aleate te saj (symnatios), duke gezuar nje fare autonomie dhe te drejten qe te prisnin monedhat e tyre.
    Aleksandri arriti t'i imponoje pushtetin e tij dhe Koinonit te thesproteve, deri atehere i pavarur, megjithese territorialisht ne perfitim te Lidhjes Molose, e cila ushtronte mbi te presion te vazhdueshem, per te dale ne det. Jashte kontrollit te shtetit molos ende mbetej ne kete kohe Koinoni i kaoneve, qe vazhdoi te ruante pavaresine e tij. Zgjerimi territorial ne drejtim te pjeses me te zhvilluar nga pikepamja social-ekonomike te Epirit dhe ne menyre te vecante dalja e tij gjeresisht ne det, e fuqizuan edhe me shume ekonomikisht dhe politikisht shtetin molos, dhe hapen rruge per nje intensifikim te lidhjeve sidomos me brigjet perendimore te Mesdheut.
    Ne vitin 334 p.e.sone Tarenti kerkoi nga Aleksandri molos ndihme ushtarake, meqenese po rrezikohej pavaresia e qytetit dhe e aleateve te tij nga lukanet. Aleksandrit do t'i jepej mundesia qe te perhapte influencen e Epirit edhe ne qytetet e tjera te Italise se Jugut, per te cilen ishin te interesuara shtresat sunduese te vendit, qe ai perfaqesonte dhe ne menyre te posacme ajo tregtare. Kjo u be nxitje qe Aleksandri te nderhynte aktivisht ne ceshtjet e qyteteve greke te Italise se Jugut.
    Pasi ia la sundimin e Mbreterise Epirote gruas se vet sa kohe qe ai do te mungonte, Aleksandri u nis per ne Itali me forca te kufizuara, sipas Aristotelit me 15 anije ushtarake dhe mjaft anije tregtare. Me te zbritur ne Itali, ai e zgjeroi berthamen e ushtrise se tij relativisht te vogel, me forca tarentine si edhe me mercenare, me lukane te debuar dhe me kontingjentet qe i vune ne dispozicion qytetet e tjera greke te kercenuara nga fiset italike.
    Ne fillim Aleksandri korri nje sere fitoresh kunder lukaneve dhe samniteve, futi ne dore Heraklene, kolonine e Tarentit, Sipontin e Apuljes etj., dhe per nje kohe ai e konsideroi veten sundimtar te plote mbi to. Nga kjo pozite, ai beri marreveshje dhe me qytete te tjera, madje dhe me Romen. Nga vendet e kontrolluara prej tij dergoi per ne atdhe 300 familje te shquara si pengje. Me vone lukanet dhe samnitet e moren veten dhe me forca te shumta te bashkuara, filluan te ushtrojne perhere e me teper presion mbi ushtrine epirote dhe te aleateve te saj numerikisht me te paket, derisa ne dimrin e vitit 331-330 p.e.sone, pas nje beteje te pergjakshme prane Pandosise, jo larg Kozences, forcat e Aleksandrit u thyen keqas dhe ai mbeti i vrare ne kete beteje.
    Me rrjedhimet qe paten keto ngjarje ne Epir mbyllet dhe etapa e pare e zhvillimit historik te shtetit federativ epirot.

    3. ALEANCA (SYMAHIA) EPIROTE

    Formimi i shtetit te epiroteve dhe organizimi politik i tij

    Ne gjysmen e dyte te shek. IV p.e.sone ndodhen ndryshime te nje rendesie te vecante ne organizimin shteteror te Epirit. Lidhja e Moloseve shnderrohet tani ne nje forme te re shteterore te nje karakteri gjithnje federativ, si edhe me pare, por me nje emertim te ri kushtetues, te quajtur aleance e epiroteve.
    Ky shtet i epiroteve, sic rezulton nga te dhenat e ndryshme burimore te kohes, u formua nga bashkimi i shtetit te moloseve me aleatet (symahoi) e tij, me Kasopene dhe qytetet e Elease fqinje me te, si edhe me shtetin e thesproteve.
    Nuk njihen me saktesi motivet qe cuan ne konsolidimin juridik te ketij organizimi te ri shteteror; po keshtu ekzistojne mendime te ndryshme rreth saktesimit te dates se kesaj ngjarjeje, duke e vendosur ate ne kohen e Aleksandrit ose fill pas vdekjes se tij kur ishte regjente e shoqja e tij Kleopatra. Ne qofte se do te pranohet se organizimi i kesaj forme te re shteterore u be nga Aleksandri Molos, perpara se ai te fillonte fushaten luftarake ne Itali, atehere kjo duhet te kete qene rrjedhoje e fuqizimit te metejshem te Mbreterise Molose. Por, nese formimi i saj do te kete ndodhur fill pas vdekjes se Aleksandrit, ky organizim duhet pare si rrjedhoje e dobesise se autoritetit te sundimtareve molose. Megjithate, eshte e sigurt, se rruga drejt kesaj zgjidhjeje te re ne organizimin shteteror te vendit qe hapur nga Aleksandri me politiken e federimit te territoreve te reja qe i ishin atashuar Lidhjes Molose.
    Federata epirote nga pikepamja e formes se qeverisjes, perfaqesonte nje shtet federativ me baze monarkike dhe me te drejta te barabarta te te gjithe pjesemarresve ne te. Ne kuadrin e kesaj federate cdo bashkesi e madhe apo e vogel etnike kishte organizimin e brendshem te saj, Kuvendin e popullit, prostatin e tij. Bashkesite merrnin pjese ne qeverisjen e shtetit epirot nepermjet kolegjit te perfaqesuesve (damiorge) te tyre, qe dilte nga cdo komunitet i vecante etnik.
    Institucionet drejtuese te ketij shteti nuk ndryshonin nga pikepamja funksionale nga ato te Lidhjes Molose. Ndryshimi i emrave te tyre nga molos ne epirot, nuk shprehin ende ndonje diferencim real te institucioneve shteterore. Ne kete drejtim mund te thuhet se Lidhja e Moloseve vazhdon, zgjerohet, por pa u dobesuar, ne nje forme te re, ne ate te shtetit epirot.
    Ne krye te shtetit qendronte mbreti, i cili zgjidhej gjithnje nga familja mbreterore e moloseve te dinastise tradicionale te Eakideve, por tani si mbret i shtetit epirot. Si edhe me pare, pushteti i tij vazhdoi te ishte i kufizuar nga prostati, i cili megjithese ruante titullin "i moloseve" ushtronte autoritetin e tij mbi te gjithe territorin e shtetit epirot. Ai kishte per detyre te ruante ligjet, te organizonte mbledhjet e asamblese te nenshtetasve epirote, t'i drejtonte ato, te behej interpret midis mbretit dhe nenshtetasve ne kembimin e premtimeve reciproke ne faltoren e Zeusit Arcios, ne Passaron etj.
    Eklesia e moloseve, ia leshon vendin tani nje asambleje te re me te gjere ku merrnin pjese popullsia e tere shtetit epirot. Kjo asamble me funksione legjislative, qe miratonte edhe dekretet shteterore quhej Symahia e epiroteve.
    Kjo federate me karakter te theksuar politik-ushtarak merrej edhe me ceshtje te vecanta ekonomike dhe financiare qe ishin ne funksion te saj. Keshtu p.sh. ne baze te nje mbishkrimi dekretor te viteve 317-312 p.e.sone, gjetur ne Dodone, nxirret perfundimi se te ardhurat doganore ishin caktuar te mblidheshin per llogari te kesaj aleance.
    Me krijimin e kesaj kushtetute konfederale epirote, ndryshoi dhe sistemi i meparshem monetar. Monedhat e moloseve, te thesproteve dhe te kasopasve, te cilat qarkullonin deri atehere ne Epir si monedha autonome, zevendesohen tani me nje prerje te perbashket per te tere Epirin, gje qe pasqyrohet qarte dhe ne legjenden e tyre, "e epiroteve". Nuk dihet me saktesi se ku qene prere keto monedha te Symahise. Mund te mendohet te kete qene Dodona, ku me vone do te provohet dhe ekzistenca e nje punishteje monetare. Por kjo nuk perjashton mundesine qe ato te jene prere dhe ne ndonje vend tjeter, si p.sh. ne Pasaron.
    Aleanca epirote, me gjithe ndryshimet qe mund te kete pesuar gjate jetes se saj, historikisht vazhdoi te ekzistonte rreth nje shekulli deri ne vitet 334-233 p.e.sone, kur u zevendesua nga Lidhja Republikane Epirote.

    Shteti i ri epirot ne cerekun e fundit te shek. IV p.e.sone

    Pas vdekjes se Aleksandrit molos, shteti i Epirit u gjet perpara veshtiresive serioze, te shkaktuara nga grindjet e brendshme midis grupeve te ndryshme politike te shtresave sunduese, si edhe nga krijimi i situatave te jashtme te jo te favorshme, qe cuan ne prishjen e ekuilibrit ne marredheniet midis shtetit te Epirit dhe te Maqedonise.
    Ne krye te luftes kunder Maqedonise u vu tani Olymbia. Kjo, fill pas vdekjes se vellait, qe kthyer ne vendlindje per t'iu kundervene Antipatresit te Aleksandrit maqedon, me te cilin ishte ne opozite. Duke ardhur ne Epir ajo zboi nga regjenca Kleopatren (330-328 p.e.sone) dhe filloi te sundoje shtetin epirot si tutore e te nipit te mitur, Neoptolemit II per nje kohe dhe bashke me Ajakidin te birin e Arrybes.
    Ne vitin 317 p.e.sone, perpjekjet e Olymbise per te marre pushtetin ne Maqedoni, u kurorezuan me sukses, por vetem per pak kohe, pasi qe e detyruar ta leshoje ate nga presioni ushtarak qe i beri asaj Kasandri, i biri i Antipatrit. E ndjekur prej tij Olymbia u strehua ne Pella, ku me kot priti ndihmen e Ajakidit, meqenese nje pjese e madhe e ushtrise se tij kundershtoi vendimin per te hyre ne lufte me Maqedonine. Kjo revolte e ushtareve, aktivizoi ne prapavije elementet promaqedone, te cilet e detyruan keshillin e aleances me ne fund te deboje Ajakidin nga froni dhe te rivendose lidhjet me Maqedonine. Olymbia e lodhur nga rrethimi i gjate, uria dhe nga sulmet e pareshtura te armikut, u dorezua me ne fund dhe u vra nga kundershtaret e saj. Kjo disfate ne frontin e luftes, i dha shkas nje vale te terbuar ndjekjesh kunder perkrahesve te Ajakidit. Opozita kerkoi te zhdukte edhe te birin e tij, Pirron dyvjecar, por nuk arriti, pasi njerezit e tij e derguan fshehurazi tek mbreti ilir Glaukia, me te cilin Ajakidet kishin lidhje.
    Per te shuar qendresen antimaqedone ne vend, Kasandri vendosi ne Epir nje regjim pushtimi. Ai e beri kete sic duket, me qellim qe te ishte i lire ne zbatimin e politikes se tij pushtuese ne brigjet e Jonit dhe te Adriatikut. Por ky presion i vazhdueshem politik dhe shoqeror i Maqedonise, shkaktoi nje vale te papermbajtur zemerimi midis popullsise epirote, e cila u hodh ne opozite te hapur me shkelesit e te drejtave te saj. Kete pakenaqesi e shfrytezoi Ajakidi. Ky, pasi u kthye ne atdhe ne vitin 313 p.e.sone, me ndihmen e perkrahesve te tij nga Etolia, mundi te organizoje me lehtesi ushtrine epirote dhe sulmoi kundershtaret e tij te brendshem dhe te jashtem. Kjo ndodhi ne nje kohe kur Maqedonia sapo kishte filluar luften kunder etoleve dhe ilireve. Megjithate kjo fushate e Ajakidit nuk pati sukses dhe vete mbreti mbeti i vrare ne fushen e betejes.
    Gjendja ne Epir nuk ndryshoi as me vone, kur ne krye te shtetit epirot u vendos Alketa II, i biri i Ajakidit. Ai beri shume perpjekje per t'u shkeputur nga Maqedonia, por pavaresisht nga sukseset e perkohshme, ai u detyrua me ne fund te pranonte paqen me kundershtarin ne kushte te favorshme per kete. Alketes II iu desh te ndryshonte dhe politiken e vet dhe te bente aleance me Maqedonine. Ky veprim krijoi nje opozite te forte ne Epir, kunder se ciles ai luftoi me ashpersi, por pa rezultat. Nderkaq, veprimet e tij arbitrare, shkaktuan zemerimin e popullsise, qe shpertheu ne nje kryengritje hakmarrese dhe qe perfundoi me vrasjen e Alketes II dhe te bijve te tij.
    Ne vitin 307 p.e.sone u duk sikur gjendja do te ndryshonte. Glaukia, duke mos e pare me sy te mire fuqizimin e ndikimit maqedon ne Epir, nderhyri me force ne punet e brendshme te tij dhe vendosi ne fronin mbreteror Pirron 12-vjecar dhe bashke me te edhe ndikimin e tij. Por ky nuk zgjati me shume se 5 vjet, pasi Kasandri organizoi me njerezit e vet shfronesimin e Pirros, ne nje kohe kur ai ende nuk kishte forcuar mire pozitat e tij, dhe vendosi ne fron Neoptolemin II. I ndodhur ne kete kohe jashte Epirit, Pirroja u vu ne sherbim te sundimtareve helenistike, Demeter Poliorketit dhe Ptolemeut te Egjiptit per disa vite me radhe. Ne keto vende ai pati rast qe te shohe e te mesoje shume si nga jeta shoqerore, ashtu edhe nga arti luftarak i ketyre vendeve, ku dhe u dallua se tepermi duke treguar shkathtesi, guxim dhe trimeri te rralle ne nje varg betejash.
    Ne vitin 297 vdekja e Kasandrit te Maqedonise dhe zemerimi i popullsise epirote ndaj sundimit arbitrar te Neoptolemit II, e ndihmuan Pirron qe te rikthehej ne atdhe. Per kete veprim ai qe perkrahur dhe nga Ptolemeu, i cili shpresonte te kishte ne personin e Pirros nje mbeshtetje efektive per planet e tij ne Greqi. Pasi zbarkoi ne brigjet e Epirit me forcat e veta ushtarake te sjella nga Egjipti dhe duke gjetur perkrahjen e popullit qe, sipas Plutarkut, e priti duke e pershendetur me mbiemrin "Shqiponje", Pirroja u vendos me ne fund ne fronin e Mbreterise Epirote. Ne fillim ai u perpoq te perforconte pozitat e tij ne Epir, dhe kete e arriti me durim, duke e ndare per nje kohe fronin me Neoptolemin II, i cili kishte ende perkrahes ne qarqet sunduese. Kur ia arriti ketij qellimi, dhe, pasi mori vesh se rreth tij po kurdisej nje kurth nga perkrahesit e Neoptolemit, Pirroja e vrau kete, dhe pas kesaj shpejtoi te perqendronte te tere pushtetin mbreteror ne duart e veta.

    Epiri ne kohen e sundimit te Pirros (297-272 p.e.sone)

    Ne fillim te shek. III p.e.sone, Epiri del nga kriza e veshtire dhe me pasoja te renda politike qe e kishte mberthyer pas vdekjes se Aleksandrit Molos dhe vihet ne rrugen e zhvillimit te metejshem ekonomiko-shoqeror dhe politiko-kulturor.
    Nga nje politike e paqendrueshme e brejtur nga kontradikta te brendshme dhe presione nga jashte, shteti epirot kalon tani ne nje politike energjike te pavarur, me nje perspektive te gjere ne fushen e forcimit te pushtetit shteteror dhe te zgjerimit territorial te tij, qe u realizuan me nje shpejtesi dhe me nje menyre te papare deri atehere. Gjate sundimit te Pirros shteti epirot behet nje fuqi imponuese e kohes me nje pushtet te forte mbreteror, me nje potencial te madh ushtarak si dhe me nje autoritet politik te shquar ne boten mesdhetare te kesaj kohe.
    Pirroja vendosi marredhenie diplomatike me disa shtete te fuqishme te asaj kohe dhe i forcoi lidhjet me martesa te shumta qe beri me bijat e sundimtareve te tyre. Qe kur ishte ne oborrin e Ptolemeut I, Pirroja qe martuar me te bijen e tij Antigonen, me vone pas vdekjes se saj, me Lanasen, te bijen e Agathoklit te Sirakuzes, prej se ciles mori si prike dhe Korkyren qe ai kishte pushtuar dhe pastaj edhe me te bijat e sundimtareve ilire, Audoleonit te paioneve dhe te Bardhylit te Ri. Pirroja i kushtoi vemendje te posacme organizimit te ushtrise, perpunimit te nje strategjie efektive luftarake, per te cilat kishte njohuri te medha teorike, si dhe rritjes se aftesise luftarake te ushtrise. Ai favorizoi gjithashtu dhe perparimin ekonomik dhe kulturor te vendit qe u pasqyrua ne zhvillimin dhe ne intensifikimin e metejshem te urbanizimit te Epirit. U zhvillua nje veprimtari e dendur ndertuese ne qytetet ekzistuese si ne Dodone, Ambraki apo ne qytetet e tjera te reja epirote, midis te cileve Berenike, Kasopi dhe Antigonea ne Kaoni, te cilet mbajne emra qe kane te bejne me siguri me kohen e sundimit te Pirros. Per nje nivel te larte te artit te ndertimit ne kete kohe deshmojne edhe shtepite shume te bukura dhe te ruajtura mire te Amotoposit ne Molosi, ku mendohet te kete qene dhe Fylakeja antike.
    Pirroja projektoi nje politike te jashtme aktive ekspansioniste. Ai nderhyri ne ceshtjet e nderlikuara te botes greko-maqedone dhe italike me mendimin qe te krijonte nje shtet te madh epirot, i cili do te perfshinte Ballkanin dhe pertej detit, Gadishullin Italik.
    Se pari, Pirroja e drejtoi vemendjen nga Maqedonia, ku pas vdekjes se Kasandrit kishin shperthyer turbullira per trashegimin e fronit. Kete gjendje te veshtire te Maqedonise e shfrytezoi per te nderhyre ne punet e brendshme te saj si perkrahes i Aleksandrit, te birit te Kasandrit. Me kete rast Pirroja i shkeputi Maqedonise mjaft krahina qe gjendeshin ne ate kohe nen kontrollin e saj dhe pikerisht Tymfene e Paraunene epirote te pushtuara nga Filipi II, Amfilokine, Akarnanine dhe Ambrakine, te cilen e beri kryeqytet te mbreterise se tij.
    Marredheniet e fqinjesise se mire me Maqedonine nuk vazhduan shume dhe u prishen ne vitin 294 p.e.sone, kur Demeter Poliorketi zhduku aleatin e tij Aleksandrin dhe mori ne duar frenat e Mbreterise Maqedone. Ne kete situate Pirroja duke mos qene me i sigurt ne kufijte lindore te mbreterise se tij, u vu ne opozite te hapur me sundimtarin e ri maqedon dhe aderoi ne aleancen antimaqedone qe u krijua pak me vone ne Greqi. Ne vitin 289 p.e.sone, Demetri duke dashur t'u imponohej kundershtareve te vet, pushtoi Etoline dhe sulmoi Epirin, por Pirroja kunderveproi menjehere. Pasi theu maqedonet ne Etoli, duke u shkaktuar atyre humbje shume te medha, i detyroi ata te terhiqeshin dhe nga Epiri.
    Kunder Demetrit te Maqedonise filloi te veproje pak me vone koalicioni i sundimtareve helenistike: Ptolemeu i Egjiptit u nis me nje flote te madhe dhe ngriti kunder tij qytetet e Greqise, kurse Lysimaku, sundimtar i Trakise dhe i nje pjese te Azise se Vogel, hyri ne Maqedonine Veriore duke e shkretuar ate. Kjo gjendje vuri ne levizje edhe Pirron, i cili e sulmoi Maqedonine nga jugu. Ky iu drejtua qytetit Edisa, dhe e pushtoi ate pa hasur ne ndonje qendrese te madhe, meqe forcat me te rendesishme te ushtrise se Demetrit ishin dislokuar ne veri kunder Lysimakut. Pirroja nderkaq perparonte pa ndonje qendrese nga ana e maqedoneve dhe arriti, madje, te shpallej mbret i tyre. Por kjo gjendje nuk zgjati shume, pasi qe detyruar t'i ndante zoterimet e tij ne Maqedoni me Lysimakun, i cili pretendonte se kishte dhene ndihmese ne sukseset e Pirros duke mberthyer per nje kohe forca te shumta te Demetrit ne kufirin verior te Maqedonise. Keto leshime te Pirros menjanuan konfliktin e mundshem me Lysimakun, por nuk zhduken kontradiktat midis tyre.
    Ne kete kohe, zoterimet e shtetit epirot ne Ballkan arriten zgjerimin e tyre me te madh. Pirroja sundonte tani jo vetem mbi tere Epirin, por edhe mbi nje pjese te madhe te Maqedonise dhe te Thesalise ne lindje, mbi krahinat greke ne jug te Epirit, ku benin pjese Ambrakia, Amfilokia e Akarnania. Ne veri zoterimet e tij shtriheshin dhe mbi nje pjese te vogel te Ilirise, si edhe mbi disa ishuj te Jonit ku bente pjese edhe Korkyra. Kjo hapesire territoriale, megjithate, nuk perbente nje organizim te qendrueshem politik rreth nje berthame te fuqishme qendrore, as edhe nje komunitet territoresh dhe popullsish te bashkuara me interesa te perbashketa, por nje konglomerat popujsh me zhvillim jo te njellojte social, ekonomik dhe politik, te nenshtruar nga ushtria epirote ne krye te se ciles qendronte si komandant Pirroja. Kjo ishte arsyeja qe keto zoterime, ne rastin me te volitshem, u shkeputen nga varesia e Epirit. Dhe ky rast u shfaq menjehere pas shpartallimit te Demetrit ne Azi. Lysimaku qe e ndiente tani veten te lire dhe kohen te pershtatshme per te aneksuar tere Maqedonine, u drejtua me forca te medha kunder Pirros dhe e detyroi ate te hiqte dore nga pushtimet ne Maqedoni dhe ne Thesali.
    Nderkaq ne Italine e Jugut u zhvilluan ngjarje, te cilat nuk lane pa terhequr vemendjen e sundimtarit epirot, sidomos tani pas humbjes se Maqedonise. Qytetet greke te Italise se Jugut, me te cilat Epiri kishte vendosur me kohe lidhje tregtare, te dobesuara nga lufta e konkurrenca ndermjet tyre, nuk qene ne gjendje te zhduknin kontradiktat e ashpra qe karakterizonin marredheniet midis tyre.
    Kete gjendje e shfrytezoi me sukses Roma, e cila nderhyri per t'i zgjidhur keto kontradikta ne te miren e vet. Por ky fakt ngjalli pakenaqesi tek Tarentinet, qe hyne ne konflikt te hapur me romaket. Duke mos e perballuar epersine e forcave romake, me te cilet u bashkuan si aleate edhe lukanet, mesapet dhe tarentinet kerkuan ndihmen e Pirros.
    Shtetit epirot iu dha per te dyten here mundesia qe te nderhynte aktivisht ne punet e brendshme te qyteteve te Italise se Jugut. Qarqet sunduese te Epirit e mirepriten kete ftese, duke shpresuar se lufta ne Itali do t'u sillte perfitime te medha. Pirroja iu pergjigj me kenaqesi kesaj thirrjeje, duke menduar se kishte ardhur koha per te bere hapin e rendesishem ne formimin e nje perandorie te madhe ne perendim.

    Pirroja ne Itali

    Ne vitin 280 p.e.sone, ne krye te nje ushtrie te madhe te perbere kryesisht nga kontingjente molosesh, thesprotesh dhe kaonesh (20 000 kembesore, 3 000 kalores, 2 000 varketare e 500 hobetare), Pirroja u nis per ne Itali, duke pasur me vete dhe 200 elefante. Pasi arriti ne Tarent ai mori menjehere masa per ta vene qytetin ne pozita lufte; rekrutoi ushtare nga popullsia qytetare dhe ne krye te forcave te bashkuara i doli perpara ushtrise romake qe po perparonte ne drejtim te qytetit. Te dy ushtrite kundershtare u ndeshen prane Heraklese. Ketu u zhvillua beteja e pare, ne te cilen Pirroja korri nje fitore te shkelqyer, qe ia ngriti lart autoritetin mbretit epirot ne sy te aleateve. Ne anen e tij kaluan tani dhe fiset italike kundershtare te Romes, si edhe pjesa me e madhe e qyteteve greke te Italise se Jugut.
    Fitorja e Heraklese, megjithate nuk e zgjidhi fatin e luftes. Ne vitin 277 p.e.sone, Roma grumbulloi forca te tjera te medha dhe e detyroi Pirron te hynte perseri ne lufte me te. Por ne nje beteje te ashper dhe te pergjakshme qe u zhvillua prane Askulit, Pirroja arriti t'i thyente per te dyten here romaket. Ata nuk munden t'i qendronin manovrimit taktik luftarak te Pirros dhe aq me pak sulmit te terbuar te elefanteve, te cilet sollen panik ne ushtrine romake. Pirroja fitoi edhe kesaj radhe, por kjo fitore i kushtoi atij humbje shume te medha. Qe atehere fitore te tilla me humbje u bene zakon te quhen fitore pirrike ose "fitore e Pirros". Pavaresisht nga sukseset e para te shpejta dhe te bujshme te Pirros, gjendja e tij ne Itali sa vinte e veshtiresohej. Forcat epirote te ndodhura larg atdheut te tyre, vinin gjithnje duke u pakesuar dhe duke u dobesuar, ndersa Roma kishte ende rezerva te shumta materiale e njerezore per te vazhduar luften. Pirroja, megjithate, nuk u terhoq nga fushata e tij ne Itali. Mirepo, pa perfunduar ende paqen me romaket, ai u nis per ne Sicili per t'i shkuar ne ndihme Sirakuzes, te cilen e kishin sulmuar kartagjenasit. Per te kontrolluar gjendjen ne Itali, ai la vetem disa garnizone.
    Ne vitin 276 p.e.sone, forcat aleate epirote, greke dhe italike te udhehequra nga Pirroja, i shpartalluan keqas pushtuesit e ishullit dhe i zbuan ata pothuaj nga tere Sicilia. Kjo fitore e shpejte dhe e shkelqyer e rriti pushtetin politik dhe ushtarak te Pirros, saqe siciliasit e deklaruan ate prijes dhe mbret te tyre. Por Pirroja, si gjithnje i papermbajtur ne aspiratat e tij te guximshme politike, filloi menjehere te ushqeje mendimin per t'u hedhur ne Afrike edhe pse nuk e kishte te sigurt akoma gjendjen ne Itali. I prere ne vendimin e tij, ai iu vu pergatitjes se flotes dhe organizimit te ushtrise, pa menduar se ata kerkonin rezerva te medha njerezore dhe financiare, te cilat siciliasit e lodhur nga lufterat dhe anarkia qe kishte pllakosur vendin pas vdekjes se Agathoklit, nuk mund t'i siguronin. Nga ana tjeter, nderhyrja arbitrare e Pirros ne punet e brendshme te qyteteve te Sicilise dhe shkelja nga ai e traditave te tyre demokratike, beri qe Pirroja te humbiste dita-dites e me shume besimin ne ishull dhe te behej objekt sulmesh dhe komplotesh te rrezikshme per jeten e tij dhe fatin e ushtrise epirote. Kete situate te brendshme plot turbullira dhe pasiguri, e shfrytezoi menjehere Kartagjena, e cila dergoi ushtri te medha per ripushtimin e ishullit. Te perkrahur tani edhe nga qytetet opozitare, kartagjenasit arriten me lehtesi t'i shkaktonin humbje mbretit epirot. Ne duart e tij mbeti vetem Sirakuza, por edhe prej saj atij iu desh te hiqte dore, meqenese ne kete kohe romaket kishin rifilluar sulmet kunder aleateve dhe garnizoneve te tij ne Itali. Me t'u kthyer ne Itali, Pirroja riorganizoi forcat e veta dhe te aleateve te tij dhe u drejtua menjehere kunder dy konsujve romake, te cilet me legjionet e tyre po vepronin ne drejtime te ndryshme. Ne kete situate ai vendosi t'i thyeje ato vecmas, sa kohe qe ende nuk ishin bashkuar. Sulmoi ne befasi legjionin romak qe gjendej prane Beneventit. Ketu u zhvillua edhe beteja e trete dhe e fundit per Pirron ne Itali, ku pesoi disfate te plote. Pasi qe terhequr me humbje te medha ne Tarent, Pirroja provoi te kerkoje ndihma nga Antigon Gonata dhe Antiohu i Sirise per ta vazhduar luften kunder Romes, por me kot. I lodhur dhe pa pasur ndonje shprese per te realizuar i vetem qellimet e tij ne Gadishullin Italik, ai u kthye ne Epir me ushtrine epirote qe i kishte mbetur, duke lene ne Tarent vetem te birin e tij Helenin.
    Ne luften kunder Romes Pirroja angazhoi forca te medha epirote dhe aleate, qe mbulonin mjaft mire legjionet e kundershtarit dhe manovroi me sukses per nje kohe ne operacionet luftarake, duke vene ne perdorim nje sistem taktik luftimi nga me te perparuarit e kohes. Mirepo ushtria qe komandonte Pirroja, ndryshonte nga perberja dhe fryma luftarake nga ajo e kundershtarit. Ajo nuk e kishte kompaktesine e ushtrise romake te perbere nga nenshtetasit e vet, por ishte nje ushtri me teper mercenaresh, te armatosur me se miri dhe te udhehequr nga nje strateg i talentuar, por qe kishte hyre ne nje aventure ushtarake.
    Pas deshtimit te fushates italike, Pirroja u perpoq te shfrytezonte ne favor te tij gjendjen e krijuar ne Ballkan. Se pari, vendosi te shtinte ne dore Maqedonine. Ne vitin 274 p.e.sone ai hyri ne lufte me sundimtarin e saj Antigon Gonaten, i cili sa kohe qe Pirroja luftonte ne Itali, kishte arritur suksese ne konsolidimin e pushtetit te tij qofte ne Maqedoni, qofte dhe mbi nje pjese te Greqise. Ai arriti te pushtoje nje territor te gjere te Maqedonise. Antigonit i mbeti vetem pjesa ne lindje te lumit Vardar. Ishte e qarte se epirotet nuk mund te beheshin zot te tere Maqedonise sa kohe qe Antigoni mbante akoma ne dore Maqedonine bregdetare dhe rruget e komunikacionit detar. Ne keto rrethana Pirroja vendosi ta luftonte kundershtarin ne Peloponez, i cili gjendej nen kontrollin e tij. Ne vitin 272 p.e.sone, pa siguruar ende mire pozitat e tij ne tokat e pushtuara te Maqedonise, ai arriti ne Lakoni. Ketu iu desh te perballonte presionin e forcave spartane dhe maqedone te bashkuara kunder rrezikut epirot. Pasi korri nje sere fitoresh te reja, Pirroja sulmoi me ne fund Sparten dhe Argosin, me te cilat zhvilloi luftime te ashpra, por pa rezultate. Gjate perleshjeve ne rruget e Argosit, Pirroja u plagos dhe ashtu sic ishte i derrmuar, ra ne duart e kundershtareve, te cilet e vrane. Ushtria epirote e mbetur pa prijes qe corganizuar dhe me ne fund u shpartallua.
    Me lufterat e tij pushtuese ne Ballkan, Itali dhe ne Sicili, Pirroja e rriti shume fuqine politike te shtetit epirot dhe autoritetin e tij ne boten mesdhetare. Gjate sundimit te tij, Epiri arriti te behet nje nga shtetet me te fuqishme te kohes helenistike.
    Ne keto luftera Pirroja pati perkrahjen e plote te aristokracise e te skllavopronareve epirote, gjithnje te etshem per pushtime e lavdi, kurse si mbeshtetje kishte ushtrine e vet te stervitur mire, te perbere kryesisht nga fshatare te lire, te gatshem per te luftuar, meqe lufta per ta ishte nje mjet fitimi, burim placke dhe pasurie. Ne keto suksese te veprimeve ushtarake ndikoi edhe situata e jashtme e favorshme per te, dhe pikerisht turbullirat e anarkia qe krijoheshin here pas here ne shtetet fqinje nga rrethanat e ndryshme politike.
    Keto suksese te shpejta luftarake, megjithese jo te qendrueshme, i duhen atribuar ne nje fare mase dhe vete manovrimit taktik, te persosur per ate kohe, te forcave ushtarake gjate luftimit, qe ishte kryesisht merite e aftesive te shquara taktiko-luftarake te Pirros.
    Fitoret e njepasnjeshme dhe guximi i tij i provuar ne beteja te shumta, e rriten se tepermi autoritetin e Pirros ne sy te bashkeluftetareve te vet dhe e forcuan aq shume pushtetin e tij, sa qe arriti te sundonte dhe te vepronte i lire nga cdo kufizim kushtetues i aleances epirote mbi territoret e pushtuara. Ne kete drejtim ai shkoi aq larg sa caktoi, sic duket, edhe femijet e tij si mbreter trashegimtare ne Itali dhe ne Sicili.
    Ne keto vende Pirroja preu, ne kundershtim me kushtetuten federative epirote, edhe monedha ari e argjendi personale me legjende "Mbreti Pirro"; por ato, sic kuptohet nga mungesa e tyre ne trevat e Epirit, nuk duhet te jene lejuar te qarkullonin brenda territorit te Aleances, ku vazhdonin te kishin vlere vetem prerjet tradicionale te Federates se epiroteve.
    Ne qofte se ne territoret e pushtuara Pirroja sillej si monark i pakufizuar, brenda Aleances ai mbetej ashtu si dhe me pare mbret i moloseve dhe udheheqes me pushtet te kufizuar i Federates epirote.
    Pirroja qe nje nga strateget me te medhenj te kohes helenistike. Kur e pyeten njerin nga shoket e Aleksandrit te Maqedonise, se kush ishte tani strategu me i shquar, ai iu pergjigj: "Pirroja kur te arrije moshen e pjekurise". Ndersa me vone Hanibali, nje nder komandantet me te permendur te botes antike, i dha Pirros vendin e dyte pas Aleksandrit, kurse vetes vendin e trete. Pirroja qe njekohesisht dhe teoricien i madh ne artin ushtarak, por planet e tij te gjera nuk ishin gjithnje te studiuara dhe kishin karakterin e aventurave ushtarake. Talenti i tij ushtarak nuk plotesohej me largpamjen e nje politikani te matur dhe te pjekur. Synimet e tij ambicioze u bene pa llogaritur mire tendencat e zhvillimit te vrullshem ekonomik dhe politik te shtetit te ri romak dhe potencialin ushtarak te tij, si dhe mundesite e kufizuara materiale e njerezore te Aleances Epirote. Per kete arsye dhe humbja perfundimtare e Pirros ne kete ndermarrje te madhe pertej Adriatikut qe nje perfundim i natyrshem dhe i pashmangshem.

    Fundi i sistemit monarkik ne Epir

    Pas vdekjes se Pirros, Aleanca Epirote filloi gradualisht te humbiste fuqine e saj te meparshme politike dhe ushtarake. Me gjithe perpjekjet e bera per te ruajtur zoterimet e meparshme ne Maqedoni, ne Greqi dhe ne Iliri, ajo qe e detyruar me ne fund te terhiqej prej tyre. Trashegimtarit te Pirros, Aleksandrit, qe ne fillim iu imponua nje lufte e rrezikshme nga mbreti i ilireve Mytili, te cilen me veshtiresi mundi ta perballonte. Kurse Demetri II, e detyroi ate te hiqte dore jo vetem nga Maqedonia, por per nje kohe dhe nga vete Epiri, mbi te cilin vendosi kontrollin e tij. Pasi qe rikthyer ne atdhe me ndihmen e etoleve, Aleksandri u perpoq edhe nje here qe te rimekembte fuqine e dikurshme te Aleances Epirote por me kot, pasi ajo kishte marre tatepjeten.
    Ne vitet 30 te shek. III p.e.sone, Mbreteria Epirote perjetoi periudhen e fundit te ekzistences se saj, e mberthyer ne nje krize te ashper, e cila rrembimthi e coi deri ne brerjen e themeleve te regjimit monarkik. Depertimi gjithnje e me i thelle i skllavopronarise ne fshatin epirot, po shkaterronte dhe po shpronesonte perhere e me shume prodhuesit e vegjel te lire fshatare, qe dikur perbenin masen kryesore dhe me energjike te ushtrise federative epirote dhe coi ne dobesimin e fuqise dhe te kompaktesise ushtarake. Kjo krize e brendshme u acarua dhe me teper nga situatat e jashtme jo te favorshme per Aleancen Epirote. Perreth saj vepronin tani shtete te tilla te fuqishme, si Maqedonia, Lidhja Etole dhe Shteti ilir, te cilet kerkonin secili te fusnin nen kontrollin e vet Epirin, meqe ai zinte nje pozite kyce ne planet e politikes se tyre pushtuese. Ne keto situata sundimtaret epirote u treguan te paafte te qeverisnin vendin. Aristokracia epirote, duke pare me ne fund se ata nuk ishin me ne gjendje te mbronin dhe te perkrahnin si dikur qellimet e saj, e shfrytezoi pakenaqesine e popullit per t'i dhene fund njehere e pergjithmone regjimit te vjeteruar monarkik ne Epir. Ajo e realizoi kete me vrasjen ne vitin 234/233 p.e.sone te mbretereshes Deidames, qe ishte dhe sundimtarja e fundit prej dy shekujsh e dinastise se Ajakideve.

    4. LIDHJA EPIROTE

    Organizimi i Lidhjes Epirote dhe karakteri i saj

    Kur kontradiktat e thella politike cuan ne permbysjen e regjimit monarkik ne Epir, Aleanca Epirote qe deri ne ate kohe ekzistonte si nje forme shteterore federative nen hegjemonine e mbreterve molose, reformohet tani mbi nje baze te re republikane, pak a shume sipas modelit te Lidhjes fqinje etole, duke u quajtur dhe Lidhja Epirote. Kjo ishte nje lidhje politike qe u siguronte te drejta te gjitha bashkesive te vecanta epirote qe benin pjese ne te dhe qe ruanin, ne kuadrin e kesaj federate, veteqeverisjen e brendshme te tyre. Pra, edhe ketu si me pare mbetej parimi federativ i shtetit, por tani i bazuar mbi nje konstitucion te ri, qe nuk njihte me privilegje apo hegjemoni te ndonjerit prej anetareve te saj, sic ndodhte ne Aleancen e meparshme, ku kryesonte mbreti i moloseve. Ne kete aspekt Lidhja paraqitej si nje forme me e larte shteterore, me kompakte dhe operative. Te gjithe anetaret e saj kishin nje shtetesi dhe njiheshin zyrtarisht me emrin e perbashket epirote. Lidhja, ashtu sikurse dhe aleanca epirote ruante te drejten te merrte vendime ne emer te te gjithe epiroteve, pavaresisht se kishte edhe bashkesi qe qendronin ende jashte saj, sic ishin p.sh. kasopiaset dhe athamanet.
    Organi me i larte i Lidhjes ishte Kuvendi i Pergjithshem me fuqi te medha keshillimore dhe vendimore, qe nuk ishte i pranishem, (te pakten nuk eshte provuar ende), ne federaten e meparshme monarkike. Ketu mund te merrnin pjese te gjithe nenshtetasit e saj te lire. Kuvendi zgjidhte magjistratet federative dhe vendoste mbi ceshtje te karakterit politik, ushtarak, ekonomik e shoqeror. Keshtu ai vendoste per lufte ose per paqe, per thirrjen e popullit nen arme, per aleanca me shtetet e tjera, per te zgjedhur dhe per te ftuar delegacione, per t'u dhene te huajve te drejta qytetarie, pronesie etj. Ai ushtronte dhe funksionet e instances me te larte gjyqesore. Organi me i larte ekzekutiv ishte Keshilli i Lidhjes, qe perbehej nga perfaqesues te zgjedhur te anetareve te saj. Ne krye te keshillit qendronte kolegji prej tre strategeve qe duhet te perfaqesonin ndoshta te tri grupet me te medha etnike te Epirit: moloset, kaonet dhe thesprotet. Por mbi ta dominonte vetem njeri, i ngarkuar me funksionin e komandantit ushtarak, funksion te cilin e ushtronte me pare mbreti i moloseve. Nepunes te tjere te Lidhjes ishin dhe sekretari i keshillit, hiparku, komandanti i kaloresise etj.
    Kryeqyteti i Lidhjes tani u be Foinike, kryeqendra e Kaonise. Ketu mblidhej zakonisht dhe Keshilli i Lidhjes, megjithese te tilla mbledhje, sic duket, organizoheshin edhe ne qytete te tjera te Epirit.

    Zhvillimi ekonomik dhe politik i Epirit ne kohen e Republikes (234/233 - 168 p.e.sone)

    Qe ne fillim te veprimtarise se saj Lidhja u ndodh perpara veshtiresive te medha te shkaktuara nga situata te brendshme dhe te jashtme jo te favorshme per te. Territorialisht ajo qe rregjuar afersisht ne kufijte e shtetit epirot perpara sundimit te Pirros. Keshtu nuk benin me pjese ne te: Ambrakia, Kasopia dhe Athamania. Megjithate, ajo mori nje sere masash per riorganizimin administrativ dhe ushtarak te vendit. Lidhja vuri dore ne sistemin e meparshem monetar te vendit. Te gjitha keto pasqyrojne qarte ndryshimet qe u bene ne organizimin e brendshem politik dhe ne zhvillimin ekonomik te vendit. Ne periudhen e Republikes se Epirit u vu ne qarkullim nje mase e madhe monedhash, me e madhe se asnjehere tjeter ne Epir, prej bronzi dhe prej argjendi. Disa tipa te ketyre monedhave u permbahen simboleve te vjetra te perdorura qe me pare nga Lidhja Molose apo Aleanca Epirote, megjitheqe ishin ne pershtatje edhe me nje varg simbolesh te Aleksandrit dhe te Pirros te prera jashte Epirit. Por, ne monedhat e federates republikane te Epirit shenohen per te paren here edhe emrat e nepunesve te larte, qe ka mundesi te lidhen dhe me strateget eponym te Lidhjes. Nuk dihet gjithashtu me saktesi se ku mund te jene prere keto monedha; supozohet te jene prere ne Dodone ndoshta dhe ne Foinike, por nuk perjashtohet mundesia qe nje nga vendprerjet e tyre te kete qene dhe Antigonea, ku jane zbuluar tani se fundi monedha te pavulosura si dhe shufra bronzi per nxjerrjen e tyre. Persa i perket zones se qarkullimit te monedhave te Lidhjes Epirote, ato perhapjen me te madhe e kane pasur brenda trevave te Epirit dhe sidomos ne zonat veriore te tij. Pak prej tyre jane gjetur ne Greqi e ne Maqedoni, por kane qarkulluar ne sasira te konsiderueshme ne qytetet dhe krahinat e Ilirise se Jugut, sidomos ne ato kufitare me Epirin. Kjo tregon se midis ketyre trevave fqinje ne cerekun e fundit te shek. III dhe ne fillim te shek. II p.e.sone ekzistonin marredhenie te rregullta dhe intensive tregtare, qe shprehen edhe ne afersite stilistike dhe tipologjike te disa monedhave republikane epirote me ato te Amantise, te Orikut, te Apolonise etj.
    Qytetet epirote, nga pikepamja e sistemit te fortifikimit, urbanistikes, struktures se ekonomise dhe tipareve te kultures ngjanin shume me qytetet bashkekohese ilire; puna e sklleverve zinte nje vend te rendesishem. Historiani grek Polibi duke pershkruar me hollesi pushtimin e Foinikes nga iliret ne vitin 228 p.e.sone, thote se sipas marreveshjes se paqes, epirotet e lire qene liruar me ane shperblimesh, ndersa sklleverit e qytetit, iliret i moren me vete se bashku me pasurite e tjera, prej te cilave Teuta mbeti shume e kenaqur.
    Te dhena te shumta per format klasike te skllavopronarise ne qytetet epirote te kohes helenistike, ofrojne dhe materialet epigrafike te zbuluara kryesisht ne Dodone e ne Butrot. Vetem ne hyrjen perendimore te teatrit te Butrotit jane afishuar te skalitura ne bl****t e gureve, 29 akte lirimi. Sipas ketyre dekreteve shpallen te lire rreth 400 skllever, pjesa me e madhe e te cileve vinte nga sferat e prodhimit, midis te cileve gjysma ishin gra.
    Ne kohen e Republikes nje rol te madh ne jeten ekonomike dhe politike te vendit filluan te lozin qytetet e trevave veriore te Epirit. Foinike, sipas Polibit, dallohet ne kete kohe si qyteti me i fuqishem dhe me i pasur i Epirit, ndersa te dhenat arkeologjike te fituara ne keto vitet e fundit ne Antigone e paraqesin kete qytet te madh, me nje sistem te fuqishem fortifikimi dhe me nje planimetri shume te rregullt urbanistike (sistemi hipodamik). Ne kete qytet funksiononin punishte te vecanta te specializuara ne dege te ndryshme te zejtarise dhe zhvillohej nje veprimtari e gjere tregtare, rrezja e shtrirjes te se ciles arrinte deri ne brigjet e Mesdheut Lindor dhe Perendimor.
    Ne politiken e jashtme, Lidhja Epirote qe ne fillim u tregua e paqendrueshme dhe nuk kishte fuqi te mjaftueshme per te perballuar presionin diplomatik dhe ushtarak te shteteve fqinje dhe konkretisht te lidhjes etole ne jug, te Maqedonise ne lindje, shtetit ilir ne veri dhe atij romak ne perendim. E ndodhur ne nje pozite teper kyce midis ketyre shteteve rivale, me nje potencial te madh ekonomik dhe ushtarak, ajo u terhoq me teper pas politikes se aleancave dhe te qendrimit asnjanes, qe e cuan me vone Epirin ne humbjen e pavaresise se tij te plote ekonomike dhe politike.
    Ne fillim Lidhja Epirote pati marredhenie te mira me etolet. Ne vitin 230 p.e.sone, kur asaj iu imponua nje lufte e rrezikshme nga iliret, te cilet per nje kohe e pushtuan dhe kryeqytetin Foinike, qene pikerisht etolet ata qe bashke me akejte e ndihmuan aleaten e tyre qe te perballonte kete prove te veshtire. Por kjo ngjarje e tronditi aq shume Epirin sa beri qe Lidhja te ndryshonte menjehere politiken e saj kundrejt etoleve, duke hyre ne aleance me kundershtaret e tyre, me shtetin ilir, te kryesuar nga Teuta dhe pak me vone me ate maqedon, ne krye te te cilit qendronte Antigon Dosoni. Madje ne vitet 219-217 p.e.sone, epirotet e ndihmuan aktivisht pasardhesin e Dosonit, Filipin V kunder etoleve. Por kete veprim ata e paguan shtrenjte, pasi etolet duke kundervepruar, hyne ne Epir dhe shkretuan pjese te tera te tij duke mos kursyer as vete Dodonen qe ishte qender e rendesishme kulti. Edhe pas ketyre ngjarjeve Epiri e perkrahu Maqedonine, madje edhe atehere kur Roma hyri ne lufte e vendosur per te zhdukur keta rivale te fuqishem te saj ne Ballkan. Ne vitin 205 p.e.sone, Lidhja behet ndermjetese midis paleve nderluftuese per vendosjen e nje paqeje, qe u nenshkrua ne Foinike, per te cilen me teper ishte e interesuar Maqedonia.
    Ne luften e dyte maqedono-romake, Epiri u perpoq te ruante asnjanesine midis Maqedonise dhe Romes dhe te ndermjetesonte rishtas ne vitin 198 p.e.sone per nje paqe midis tyre, por kesaj radhe pa dobi, meqenese kerkesat romake qene te renda per Filipin. Ne kete kohe tek nje pjese e epiroteve filluan te shfaqeshin tendencat e para per te perkrahur hapur Romen. Ndihma qe u dha romakeve Karopsi, nje prijes i kaoneve, per te thyer qendresen e ushtrise maqedone, e cila kishte zene gryken e Vjoses midis maleve te Trebeshinit dhe Dhembelit, qe mjaft domethenese ne kete drejtim dhe i kushtoi humbje te medha Filipit. Keto tendenca proromake u shfaqen me qarte, ne prag te luftes se trete maqedone. Te deleguar nga Roma erdhen ne Epir dhe kerkuan nga Kuvendi i epiroteve, qe ishte mbledhur ne qytetin bregdetar Gitana (akoma i paidentifikuar), te perkrahte Romen ne luften e saj perfundimtare me Maqedonine. Ky presion diplomatik i vuri ne levizje perkrahesit e Romes ne Epir. Mirepo keta duke dashur t'i imponojne keshillit te Lidhjes politiken e aleances me Romen, ngjallen kundershtimin e nje pjese te anetareve te saj dhe ne menyre te vecante te moloseve, te cilet kerkonin te ruhej si dhe me pare politika e ekuilibrit midis paleve nderluftuese, ne saje te se ciles Epiri kishte shpetuar deri tani pa u demtuar. Me vone keto kundershtime dhe intriga te brendshme, cuan ne dobesimin e unitetit te veprimit te Lidhjes. Ne vitin 170 p.e.sone moloset qene hedhur me ne fund definitivisht nga ana e Perseut, ndersa kaonet e thesprotet u radhiten ne lufte perkrah romakeve.
    Ne keto veprime arbitrare dhe te kunderta, Lidhja Epirote ne fakt e humbi pavaresine dhe funksionin drejtues te saj. Fatin e Epirit duhet ta vendoste tani lufta dhe rrjedhimet qene katastrofike sidomos per krahinat qe gjate saj mbajten qendrim antiromak. Ne vitin 169 p.e.sone krahina te tera te Epirit u shkretuan, rreth 70 qytete te tij u plackiten dhe u dogjen nga pushtuesit romake, ndersa 150 000 veta u kthyen ne skllever. Nje numer i madh epirotesh te shquar u derguan ne Itali.
    Pas vitit 168 p.e.sone, vetem disa krahina qe perkrahen Romen ne luften e saj kunder Perseut ruajten nje fare autonomie formale; ato u riorganizuan ne nje Lidhje te re epirote, gjeografikisht te kufizuar, te quajtur sipas te dhenave epigrafike Lidhja e epiroteve perreth Foinikes, por qe me vone do te permendet vetem si Lidhja Epirote.
    Qendra e jetes ekonomike dhe politike e kesaj Lidhjeje, qe perqendruar kryesisht ne Foinike, por pervec Foinikes kishte edhe qendra te tjera te rendesishme si Pandosia e Dodona, te cilat prene ne kete kohe monedhat e tyre me legjenden e "Epiroteve", por pa emra nepunesish, sic ishin, p.sh. ato te prera nga Lidhja republikane para vitit 168 p.e.sone. Lidhja Epirote perreth Foinikes u krijua si nje njesi kinse autonome politike-administrative dhe ekonomike, por nder rrethana pushtimi dhe nen kontrollin drejtperdrejt te Romes, te cilin ajo e ushtronte permes njerezve te besueshem ne Epir. Kjo Lidhje e vazhdoi ekzistencen e saj, pavaresisht se politikisht nuk pati ndonje rendesi, deri ne vitin 148 p.e.sone, kur, bashke dhe me pjesen tjeter te Epirit qe kishte mbetur jashte kesaj Lidhjeje, hyri me ne fund ne sferen e administrimit te provinces maqedone te porsakrijuar, ashtu sikurse dhe krahinat e tjera te Ilirise te Jugut, ne jug te lumit Mat.

  6. #6
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore


  7. #7
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    ILIRET

    K R E U VI

    MBRETeRIA E DARDANISe

    Mbreteria Dardane doli ne skenen historike ne shek.IV p.e.sone dhe u be nje prej faktoreve relevante, politike dhe ushtarake ne Evropen Juglindore gjate shekujve III-I p.e.sone Shteti i Dardanise, duke i bere sfide dominimit romak per nje kohe te gjate, ra nen pushtetin e Perandorise Romake. dhe iu bashkangjit Provinces se Mezise se Eperme (Moesia Superior) ne vitin 44 e.sone. Mevehtesia e dikurshme, qe krijoi identitetin dardan dhe rezistenca e vazhdueshme, bene qe ne vitin 279 e.sone te krijohej njesia e vecante administrative-politike romake, Provinca e Dardanise.

  8. #8
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Territori dhe popullsia

    Dardania shtrihej ne territorin e Kosoves se sotme, te Maqedonise Veriperendimore, te Serbise Jugore dhe ne nje pjese te Sanxhakut. Ne gjysmen e dyte te shek.III p.e.sone, ne kuader te mbreterise hyri edhe Peonia dhe qyteti me rendesi gjeo-strategjike Bylazora (Veleshi i sotem). Kosova, duke perfshire edhe territorin e Shkupit, perbente hapesiren qendrore te kesaj mbreterie.
    Dardania kishte nje pozite te volitshme gjeografike dhe gjeostrategjike, qe mundesoi krijimin e nderlidhjeve me hapesirat fqinje dhe ato me te largeta. Territori i saj, duke u pershkuar nga luginat e lumenjve Vardar, Drin, Morave, Iber dhe Sitnice, perbente nje udhekryq te rrugekalimeve te rendesishme ballkanike qe shpinin drejt Egjeut, Adriatikut dhe Detit te Zi.
    Fale edhe pasurive natyrore (arit, argjendit, hekurit, fushave pjellore, pyjeve, kullotave), si dhe te klimes se pershtatshme, kontinentale dhe mesdhetare, Mbreteria Dardane ne shek.IV-II p.e.sone njohu lulezimin me te madh.
    Ne Dardani jetonin nje varg fisesh, por nga burimet e shkruara ngelen te njohur vetem fisi i dardaneve, galabreve, dauneve dhe i thunateve Pa dyshim, fisi i dardaneve, pas konsolidimit dhe fuqizimit te aristokracise fisnore, ne shekujt VI-IV p.e.sone, mori rolin udheheqes mbi bashkesite fisnore duke i dhene emrin mbreterise. Ne shek.V p.e.sone keto fise banonin ne hapesiren midis lumenjve Axios (Vardar), Drilon (Drin), Margus (Morave) dhe Timakus (Timok).
    Etimologjia e emrit dardan, perkatesisht e Dardanise, lidhet me glosen indoevropiane dardh -a, shqip: dardha, dhe do te thote vendi i dardhave. Edhe qytetet antike dardane e percjellin zhvillimin fonetik te shqipes, si Naissus-Nish, Scupi-Shkup, apo emrat e maleve e te lumenjve ne Dardani, si Scardus mons (Mali Sharr), Drinus (Drini) etj.
    Dardanet jane nje nga fiset e medha ilire. Ne epoken e hekurit, ata formuan nje kulture me vecori lokale duke ruajtur tiparet e perbashketa me kulturen ilire. Vendbanimet ne kete kohe jane ngritur ne kodra gjeostrategjike, prane burimeve te qendrueshme ekonomike. Vendbanimet rrethohen me ledhe prej dheu, perforcohen me gjerdhe, apo me ledhe prej guresh, te ngritura me teknike te thate. Keto vendbanime njihen sot me emrat gradina, gadisha e gradisha, disa prej tyre qe banuan edhe ne antikitetin e vone e ne mesjete, njihen me toponimet gjytet dhe kala.
    Deri ne shek. IV p.e.sone varrimi kryesor eshte bere ne nekropole tumulare, si ne gjithe treven tjeter ilire. Ne fazat e hershme te epokes se hekurit ka edhe varrime me urna - kultura Bernice (shek. XI-IX p.e.sone).

  9. #9
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Dardania paraurbane

    Bazat per lindjen e shtetit dardan verehen ne protohistorine dardane gjate shek. VI-IV p.e.sone. Ne kete faze protourbane fuqizohet aristokracia fisnore, e cila akumulon pushtetin, duke krijuar keshtu baze per nje shtrese te ardhshme skllavopronare.
    Lidhjet me jugun e zhvilluar, gjate shek. VI-V p.e.sone shpejtuan procesin e diferencimit shoqeror. Tregtaret sollen ne trojet dardane importe te shumta luksoze per te plotesuar nevojat e aristokracise vendese gjithnje ne rritje.
    Prodhimtaria e mjeshterve dardane u intensifikua nga mesi i shek.V p.e.sone. Zejtaret pocare, prodhonin ene me cark sipas tradites vendese dhe sipas modeleve helene.
    Vendbanimet e fazes protourbane gjenden ende ne kodra, por me elemente me te avancuara arkitektonike, sic jane themelet me gure e me lidhje te thate. Ato zgjerohen ne shpate kodrash, me tendence te vendosjes se tyre rreze kodrave apo ne rrafsh, gje qe behet tipike ne fazen vijuese, me krijimin e qendrave urbane.
    Nekropolet e shek. VI-IV p.e.s. vazhdojne te jene te tipit tumular duke qene pjese e tradites se hershme ilire.

  10. #10
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Dardanet ne shek. IV p.e.sone.
    Lindja dhe forcimi i Mbreterise Dardane

    Lajmi i pare per dardanet i perket mesit te shek. IV p.e.sone dhe tregon per nje perpjekje te mbreterise se Maqedonise, qe ishte bere asokohe fuqia politike-ushtarake me e madhe ne Ballkan, per te forcuar kufijte veriore. Sipas historishkruesit romak, Justinit, Filipi II kishte mundur te mposhte e te nenshtronte dardanet e fqinjet e tjere. Kjo lufte e sundimtarit maqedon lidhet me pushtimin e Paionise dhe ne pergjithesi me veprimet e tij ushtarake kunder ilireve, sepse ne vitin 344 p.e.sone ai sulmoi edhe shtetin ilir.
    Gjendja qe Filipi II vendosi ne kufirin me dardanet qe e perkohshme dhe me teper nje sigurim i kufijve me fqinjet ilire, te cilet e kundershtonin politiken hegjemoniste te Maqedonise ne Ballkan. Ne kufirin me dardanet shteti maqedon kishte arritur pasi kishte pushtuar viset e paioneve. Ngjarjet qe ndodhen pas kesaj lufte, duke filluar me kryengritjen e vitit 335 p.e.sone tregojne qarte se dardanet nuk u pajtuan me politiken pushtuese te Maqedonise dhe me gjendjen e krijuar ne kufirin jugor, prandaj edhe u bashkuan me koalicionin antimaqedon.
    Duke pershkruar ngjarjet e mesiperme, autoret antike nuk permendin asnje qender banimi te dardaneve dhe nuk thone asgje per organizimin e tyre te brendshem. Madje, ata nuk permendin as sundimtarin e tyre. Por ngjarjet e mevonshme dhe te dhena te tjera burimore deshmojne se ne gjysmen e dyte te shek. IV p.e.sone ishte kryer bashkimi i fiseve ne nje bashkesi te fuqishme. Dardania asokohe perbente nje teresi gjeografike e politike me vete. Ne bashkesine e dardaneve ishte rritur mjaft pushteti i parise pronare te tokave. Nga gjiri i kesaj parie doli me vone dinastia mbreterore, qe i vazhdoi lufterat me Maqedonine, shkaku i te cilave nuk qe vetem placka. Keto luftera u nxiten, ne radhe te pare, nga politika e sundimtareve maqedone, te cilet duke mbajtur te pushtuar Paionine kishin nderprere marredheniet miqesore midis dy fqinjeve dhe kercenonin ne menyre te vazhdueshme dardanet.
    Ne fillim te shek. III p.e.sone ne treven qendrore te Ballkanit del Mbreteria Dardane si nje organizem politik i rendesishem. Ne vitet 80 te atij shekulli, ne treven e mesiperme ndodhen dy ngjarje te rendesishme, te cilat lidhen njera me tjetren: invazioni i kelteve, kalimi i tyre ne drejtim te Greqise e te Maqedonise dhe ndihma qe dardanet i ofrojne Maqedonise per t'u mbrojtur nga ky invazion. Sipas njoftimit te Justinit, ne vitin 279 p.e.sone "mbreti i dardaneve" kishte derguar delegate te mbreti maqedon Ptoleme Kerauni per t'i ofruar nje ndihme ushtarake prej 20 mije luftetaresh ne luften kunder kelteve. Por Ptoleme Kerauni e perbuzi ndihmen dhe iu pergjigj me fjale fyese delegateve dardane. Dardanet moren masa mbrojtese kundrejt kelteve. Pas disfates ne Greqi, keltet te mundur e te shpartalluar u terhoqen drejt veriut. Tepricat e ushtrise se tyre "u asgjesuan te gjitha ne token e dardaneve, neper te cilen deshen te kalonin", keshtu shkruante Diodori ne tregimin e tij per perfundimin e invazionit te kelteve.
    Ngjarjet qe lidhen me invazionin e kelteve jane nje burim i cmuar per te njohur gjendjen e krijuar te dardanet ne fillim te shek. III p.e.sone. Ndonese nuk njihet emri i sundimtarit te dardaneve, dihet se keta te fundit kishin mbreterine e tyre, e cila tashme ishte nje force politike-ushtarake e fuqishme. Ndryshe nuk ka si shpjegohet ndihma prej 20 000 luftetaresh qe mbreti dardan i ofroi shtetit maqedon. Ky veprim i sundimtarit te dardaneve duhet pare si nje tregues i fuqise se Mbreterise se Dardaneve dhe, ndoshta, edhe si nje perpjekje per te ndryshuar marredheniet me fqinjet jugore.
    Pas ketyre ngjarjeve, ne burimet e shkruara antike, per kater dekada nuk ka ndonje lajm per dardanet. Se pari mund te mendohet se gjate kesaj kohe dardanet qene te shtrenguar te merrnin masa per zhdukjen e pasojave te invazionit kelt. Duke u mbeshtetur ne perhapjen e onomastikes dardane dijetaret kane shfaqur edhe nje mendim tjeter: gjate periudhes se mesiperme Mbreteria e Dardaneve u forcua edhe me tej duke zgjeruar njekohesisht kufijte e saj ne veri e ne jug.
    Ne gjysmen e dyte te shek. III p.e.sone rifilluan lufterat midis Mbreterise Dardane dhe shtetit maqedon. Shkaku i fillimit te lufterave duket se ka qene politika pushtuese e sundimtareve maqedone kundrejt fqinjeve te tyre iliro-veriore dhe ne menyre te vecante pushtimi i truallit te paioneve. Paionet herepashere jane ngritur kunder pushtuesve maqedone dhe, duke u bashkuar ne aleanca antimaqedone, kane mundur te clirohen. Nje aleance e vjeter, me teper se sa nje pushtim, duhet te kete ekzistuar midis dardaneve e paioneve, sepse nuk mund te shpjegohen ndryshe te dhenat e autoreve antike sipas te cileve, sa here qe paionet fitonin pavaresine, dardanet e kishin te hapur rrugen drejt Maqedonise.
    Nje politike te tille ndoqi edhe sundimtari i pare dardan qe njohim me emer, Longari, i cili, pasi cliroi Paionine ne vitin 231 p.e.sone, luftoi kunder Demetrit II te Maqedonise duke kundershtuar keshtu perpjekjet e shtetit maqedon per te zgjeruar kufijte veriore. Mbreteria Dardane ishte forcuar shume dhe prej kesaj kohe sundimtaret maqedone u detyruan te angazhonin forca te medha ushtarake ne konfliktin me dardanet, cka ndikoi negativisht ne veprimet e tyre luftarake ne Greqi dhe ne pergjithesi ne dobesimin e shtetit maqedon.
    Ne kete periudhe ngritjeje te mbreterise se tyre sundimtaret dardane bene perpjekje per ta forcuar poziten e tyre ne zemer te Ballkanit edhe kundrejt shteteve te tjera fqinje. Ne vitin 229 p.e.sone, duke perfituar nga rasti qe shteti ilir, ne krye te te cilit ndodhej Teuta, ishte i zene ne veprime ushtarake ne jug, ne Epir, "nje pjese e ilireve, - shkruan Polibi, - ishin shkeputur dhe ishin hedhur nga ana e dardaneve". Teuta dha urdher per te bere paqe me epirotet dhe per kthimin e ushtrise, e cila duhet te nenshtronte popullsite e shkeputura nga varesia e shtetit ilir. Polibi nuk thote nese shteti ilir i futi nen vartesine e tij ata ilire qe u bashkuan me dardanet. Trazirat, me te cilat, sipas tij, u ndesh dhjete vjet me vone Skerdilaidi, te cojne ne mendimin se shteti ilir nuk mund t'i mbante nen vartesi keto fise. Dardanet, po ate vit, duke shfrytezuar gjendjen e veshtire qe kalonte mbreteria maqedone sulmuan tokat e saj. Maqedonia e dobesuar e perballoi me veshtiresi sulmin e dardaneve, gjate te cilit u vra edhe sundimtari i Maqedonise Demetri II.
    Lufterat dardano-maqedone vazhduan edhe gjate sundimit te Antigon Dozonit, kur iniciativa e luftes kaloi ne duart e Maqedonise, e ndihmuar edhe nga gjendja e re e krijuar nga aleanca me shtetin ilir. Antigon Dozoni mundi te nxirrte dardanet jashte Maqedonise e Paionise dhe nga te gjitha viset qe kishin pushtuar ne vitet e fundit te sundimit te Demetrit II. Ne qytetin paion Bylazora, ne luginen e lumit Aksios, maqedonet vendosen nje garnizon te forte ushtarak. Ky qytet kishte nje rendesi te madhe strategjike, sepse duke u ndodhur ne luginen e Aksiosit u mbyllte dardaneve rrugen ne drejtim te Maqedonise. Nje forcim i tille i maqedoneve ne kufirin me dardanet ishte i domosdoshem per mbrojtjen e hegjemonise mbi Greqine, aq me teper kur ne brigjet perendimore te Adriatikut kishin zbarkuar legjionet romake dhe Republika e Romes kishte ardhur ne kontakt me Maqedonine. Kjo gjendje heret a vone do t'i conte te dyja palet ne lufte.
    Politiken antidardane e zbatoi me me konsekuence pasardhesi i Dozonit, Filipi V. Sic tregojne burimet e shkruara, Mbreteria Dardane edhe gjate sundimit te ketij mbreti nuk u pajtua me gjendjen e krijuar ne Paioni, as me pretendimet hegjemoniste te Maqedonise. Ne vitin 219 p.e.sone, kur Filipi V ndodhej ne Peloponez ushtria dardane cliroi ate pjese te Paionise qe mbanin te pushtuar maqedonet dhe bashke me te edhe qytetin Bylazora. Filipi V u detyrua te nderpriste luften ne Greqi dhe ta dergonte ushtrine e tij ne kufijte veriore. Veprimet ushtarake u perqendruan perreth Bylazores dhe lugines se Aksiosit. Forcimi i kufirit verior te mbreterise maqedone dhe zoterimi i Bylazores, qe sipas Polibit do ta veshtiresonte hyrjen e dardaneve ne Maqedoni, nuk i ndali sulmet e ketyre te fundit. Ne nje pasazh te Livit tregohet se sundimtari maqedon u kthye perseri ne vitin 211 ne kufirin dardan dhe kesaj radhe pushtoi edhe qytetin Sintia ne pjesen jugperendimore te Dardanise, dhe ne veri te Pelagonise (rrafshi i Manastirit) nje pikembeshtetje tjeter e rendesishme e sulmeve te dardaneve.
    Lufterat qe Mbreteria e Dardaneve beri me shtetin maqedon gjate sundimit te Filipit V, pavaresisht qe nuk arriten te zgjidhnin ne favor te tyre ceshtjen e vartesise se paioneve, e dobesuan mjaft Maqedonine dhe u bene nje pengese serioze per realizimin e nderhyrjeve ushtarake qe synonin rivendosjen e hegjemonise maqedone ne Greqi. Per Mbreterine Dardane u krijua nje situate e favorshme ne konfliktin me Maqedonine pas agresionit te Filipit V ne Ilirine e Jugut. Ne vitin 208 p.e.sone, dardanet ne aleance me Eropin, sundimtarin e nje krahine ilire juglindore, sulmuan Maqedonine. Ndersa ky i fundit i kufizoi veprimet ushtarake ne qytetin Lyhnid dhe ne zonen perreth tij, ushtria dardane zbriti deri ne Orestide, nje krahine ne kufirin jugperendimor te Maqedonise. Kesaj radhe, duke bashkepunuar me forcat ilire te Dasaretise, ushtria dardane kaloi neper Pelagoni ne kufirin perendimor te mbreterise maqedone. Futja e ushtrive ilire ne tokat e shtetit maqedon dhe sidomos pushtimi i Orestides nga ana e ushtrise se dardaneve e detyruan mbretin maqedon te hiqte dore nga lufta e Ahese dhe te kthehej ne Maqedoni. Sulmet e dardaneve, shkruante Livi, bene qe Filipi "te terhiqej edhe nga lufta kunder romakeve dhe e vune perpara domosdoshmerise qe te mbronte mbreterine e vet". Me keto ngjarje te fundit duhet te lidhet edhe nje lajm i Justinit, sipas te cilit "dardanet kishin filluar te shkretojne krahinat kufitare te Maqedonise dhe kishin marre 20 mije rober". Me pas, vazhdon ai, Filipi V duke analizuar situaten e veshtire ne te cilen gjendej Maqedonia dhe marredheniet me kundershtaret kryesore te saj, vendosi qe fushaten e pare ta bente kunder dardaneve, sepse ata perbenin nje kercenim serioz dhe zoteronin fuqi te medha ushtarake. Per zbatimin e ketij vendimi ai luftoi kunder dardaneve ne vitet 208 e 206 para e.sone.

  11. #11
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Bashkepunimi dardano-romak kunder maqedoneve
    Shek. II p.e.sone)

    Gjendja e krijuar ne Ballkan ne fund te shek. III p.e.sone, pas paqes qe shteti maqedon beri me etolet dhe romaket, qe i dha mundesi atij per te sulmuar dardanet, nuk vazhdoi gjate. Livi shkruan se ne vitin 200 p.e.sone, pas ekspedites se suksesshme te romakeve ne Dasareti (kunder Maqedonise) tek lemi i romakeve erdhen mbreter te ndryshem e prijesa fqinje te maqedoneve, midis te cileve Pleurati, i biri i Skerdilaidit dhe Batoja, i biri i Longarit. Ata i ofronin komandantit romak ndihme ushtarake kunder maqedoneve. Dardanet u futen perseri ne koalicionin antimaqedon, por tani te pergatitur nga Roma per qellimet e saj. Ky koalicion e afroi Mbreterine e Dardaneve edhe me shtetin ilir. Duke bashkepunuar me ushtrine romake qe kishte arritur ne kufijte e Maqedonise dhe duke i bashkerenditur me te veprimet luftarake, paria sunduese dardane shpresonte se me premtimet territoriale qe i kishte bere Roma, do te realizonte aspiraten e saj te vjeter, futjen e Paionise nen varesine e saj. Keshtu ne luften e dyte romako-maqedone moren pjese edhe dardanet.
    Veprimet e para qe ndermori shteti maqedon ne luften kunder romakeve qene ato kunder aleateve te tyre, dardaneve, te cilet, sipas Livit, bashke me etolet formonin dy mbeshtetje te medha per romaket. Keto veprime u perqendruan ne mbylljen e ne forcimin e grykes se Pelagonise, nje rruge tjeter kalimi e perdorur nga dardanet sidomos pas afrimit te tyre me sundimtaret e Ilirise se Jugut. Ne vitin 199 p.e.sone, nen presionin e ushtrive romake Filipi V i largoi forcat ushtarake te komanduara nga djali i tij Perseu qe mbanin ngushticat e Pelagonise dhe ne kete menyre u hapi rrugen per ne Maqedoni ushtrive ilire te Pleuratit e te dardaneve. Edhe ne kete lufte maqedonet i konsideruan dardanet si armiq me te rrezikshem. Duke u terhequr para forcave kundershtare, sundimtari maqedon mori masa vetem kunder dardaneve, te cilet pasi kishin plackitur Maqedonine e Siperme bashke me romaket, u terhoqen drejt viseve te tyre. Ushtria dardane qe po largohej nga Maqedonia, e sulmuar nga maqedonet u detyrua te rreshtohej per luftim. Beteja qe vuri perballe ushtrine e armatosur rende te dardaneve kunder kalorise e kembesorise se lehte te stervitur mire te Maqedonise perfundoi pa fitoren e asnjeres pale. Taktika qe perdori ushtria dardane beri qe ne kete beteje ajo te mos kishte humbje te medha dhe te mos mbetej asnje rob ne duart e armikut.
    Ne vitin 197 p.e.sone, pas betejes se Kinokefalit qe perfundoi ne favor te romakeve, u vendos nje armepushim midis Romes e Maqedonise. Dardanet, megjithese luftuan perkrah romakeve, ndryshe nga shteti ilir, nuk paten asnje perfitim, keshtu u be e qarte politika e diferencuar e Romes dhe synimet e qendrimi i saj ndaj shteteve te ndryshme ballkanike. Pakenaqesia e krijuar tek paria dardane ndaj romakeve, pas ngjarjeve te mesiperme, shkaktoi nje te care te thelle ne marredheniet midis tyre. Ata filluan perseri te bejne nje politike te pavarur qe e provon edhe fakti se etolet ne vitin 190 p.e.sone, u kerkuan dardaneve ushtare me pagese ne luften kunder romakeve.
    Nga ana tjeter, maqedonet perfituan nga paqja e qendrimi hakmarres i romakeve kunder dardaneve, te cileve iu desh te luftojne te vetem kunder nje armiku te egersuar. Per kete qellim, Filipi V, me forca te shumta sulmoi dardanet dhe ne betejen qe u be prane qytetit Stobi ne Paioni e theu ushtrine e tyre. Por dardanet mbeten per maqedonet gjithnje kundershtare te forte qe nuk e nderprene luften kunder tyre. Duke e ndjere forcen e Mbreterise Dardane dhe mospajtimin e saj me politiken maqedone, sundimtaret e Maqedonise menduan ta shkaterrojne ate me anen e forcave te treta. Per kete Filipi V i shfrytezoi bastarnet qe banonin ne krahinen e Danubit.
    "Qellimi i Filipit, - thote Tit-Livi, - ishte qe te zhdukte fisin e dardaneve dhe te vendoste ne tokat e tyre bastarnet. Ai [Filipi V], mendonte se prej kesaj do te kishte nje perfitim te dyfishte, nga njera ane, do te zhdukej fisi i dardaneve, i cili gjithmone kishte qene armik i rrezikshem i Maqedonise dhe shqetesonte mbreterit e saj ne caste te veshtira, kurse, nga ana tjeter, do te dergonte bastarnet ne Itali qe ta shkretonin ate pasi te linin ne Dardani grate dhe femijet e tyre".
    Bastarnet invaduan viset dardane ne vitin 179 p.e.sone te ndihmuar edhe nga traket e skordisket, fqinje veriore e lindore te tyre. Invazionet dhe qendrimi i bastarneve ne viset e dardaneve krijoi per keta te fundit nje situate shume te veshtire, kurse Perseu, pasardhesi i Filipit V, mundi ta vazhdonte i qete luften kunder Romes. Dardanet e pesuan per te dyten here nga aleatet e tyre romake. Roma nuk i dha asnje pergjigje ankeses se delegateve dardane qe njoftonin senatin romak se invazioni i bastarneve ishte i pergatitur dhe i nxitur nga Maqedonia. Te mbetur perseri vetem, sundimtaret dardane grumbulluan ushtrine e tyre dhe i sulmuan bastarnet. Beteja perfundimtare, tregon Tit-Livi, u zhvillua nen muret e nje qyteti dardan. Kjo beteje, te cilen e fituan dardanet, edhe pse Livi nuk e permend kete, perfundoi me largimin e bastarneve nga Dardania ne dimrin e vitit 176-175 p.e.sone.
    Ate qe shteti maqedon nuk mundi ta beje me anen e bastarneve, u perpoq ta bente me forcen e armeve te tij. Ne vitin 172 p.e.sone ne krye te ushtrise maqedone qe sulmoi Mbreterine Dardane u vu vete mbreti Perseu. Fitorja e perkohshme nuk i lekundi dardanet dhe nuk pati ndonje rendesi te madhe, sepse ne dy vitet qe pasuan Mbreteria e Dardaneve permendet si nje fuqi e rendesishme ne brendi te Ballkanit. Ne kete kohe ata e forcuan miqesine me shtetin ilir nepermjet nje lidhje martesore te Teutes, bijes se mbretit Monun, me Gentin. Kjo aleance u shoqerua me nje veprimtari ushtarake te perkohshme kunder Maqedonise ne kufijte perendimore te saj, por sukseset e Perseut ne krahinen e banuar nga penestet dhe politika antiromake qe filloi te bente Genti e afruan shtetin ilir me shtetin maqedon. Koniunktura politike qe u krijua ne prag te luftes se fundit te romakeve kunder shtetit maqedon e shtetit ilir e detyroi Mbreterine Dardane te afrohej perseri me romaket, etolet e penestet kunder maqedoneve. Por me gjithe pjesemarrjen e tyre ne koalicionin antimaqedon edhe pas mundjes perfundimtare te Maqedonise, dardanet nuk e moren Paionine. "Dardaneve, te cilet kerkonin Paionine, pasi ishin kufitare me tokat e tyre, komandanti romak, - thote Livi, - iu pergjigj se u jepte liri gjithe atyre qe qene nen sundimin e Perseut. Duke mos u dhene Paionine e kerkuar prej tyre, u dha te drejten te tregtonin kripe".

  12. #12
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Organizimi politik dhe zhvillimi ekonomiko-shoqeror i dardaneve ne shek. III-II p.e.sone

    Mbreteria Dardane ne shekujt III e II p.e.sone u shfaq ne ngjarjet historike te Ballkanit si nje formacion politik i fuqishem dhe i rendesishem. Treva ne te cilen u krijua kjo mbreteri ndodhej ne zemer te Ballkanit dhe identifikohet me truallin ne te cilin autoret antike kane vendosur fisin e madh ilir te dardaneve. Kjo treve ne kohen e lulezimit te Mbreterise se Dardaneve arrinte ne veri deri ne lumenjte e Angros (Morava e Ibari) dhe te qyteti Nais, ne kufirin me autariatet e skordisket. Ne jug ajo shkonte deri te rrjedha e lumit Aksios (Vardar), duke u kufizuar me Paionine, Pelagonine e Penestine. Ne lindje lumi Margos (Morava Perendimore) e ndante Dardanine nga Trakia, kurse ne perendim lumi Drin e mali i Sharit e kufizonin me truallin e shtetit ilir. Dardania e lashte ne vija te pergjithshme i pergjigjet krahines se sotme te Kosoves.
    Per mungese te dhenash burimore nuk e njohim ende mire organizimin e brendshem te Mbreterise se Dardaneve.
    Nga te dhenat burimore te derisotme, qe jane te pamjaftueshme, arrihet ne perfundimin se dardanet nuk arriten ate zhvillim ekonomik e shoqeror dhe ate organizim politik e shteteror qe paten shtetet fqinje bashkekohese te Ilirise se Jugut e te Maqedonise. Por kjo nuk do te thote se dardanet qene ne nje shkalle te tille te zhvillimit qe perjashtonte pranine tek ata te nje organizimi shteteror. Nga pikepamja e struktures shoqerore dhe ekonomike Mbreteria Dardane, e lindur mbi bazen e nje bashkesie fisnore, nuk ka qene thjesht nje organizem fisnor, primitiv. Gjate gjithe ekzistences se saj Mbreteria Dardane ka pasur synime politike te qarta dhe me nje veprimtari te organizuar, ku vendin kryesor e zene natyrisht lufterat me Maqedonine. Nuk eshte vetem "etja per placke" ajo qe i shtynte dardanet ne lufte me maqedonet. Luftera plackitese nuk ka bere vetem Mbreteria Dardane, ato i kane bere ne Greqi edhe sundimtaret maqedone, sikurse edhe me vone komandantet romake. Lufterat dardano-maqedone kane pasur si burim politiken e dy paleve nderluftuese. Ne plan te pare qendronte politika hegjemoniste e Maqedonise, por duhet thene se ne kohen e lulezimit te saj edhe Mbreteria Dardane ka pasur prirje ekspansioniste, kryesisht kundrejt fqinjes se saj, Paionise.
    Ne marredheniet me fqinjet Mbreteria Dardane, ashtu si shtetet e tjera, perfaqesohej nga mbreterit, te cilet jane perpjekur te mbrojne interesat e shtetit te tyre edhe nepermjet lidhjeve martesore.
    Ne Mbreterine Dardane pushteti mbreteror ishte i trashegueshem. Mbreti komandonte dhe dispononte fuqine ushtarake te te gjithe dardaneve. Nga ato pak burime qe njihen, del se ushtria dardane ka qene nje ushtri e rregullt, e organizuar mire, ne bazen e se ciles qendronte falanga me tete mije luftetare. Ajo ishte nje ushtri e perbere nga kembesore te armatosur rende, qe manovronte ne lufte sipas nje taktike te vecante. Ne vitin 199 p.e.sone kur ushtria dardane po terhiqej nga Maqedonia u sulmua nga ushtria maqedone; "dardanet, - shkruan Tit-Livi, - kthyen flamujt dhe u vendosen ne radhe te rregullta perballe armikut, beteja u zhvillua njelloj si ne nje lufte te vertete". Dhe me poshte ai shton: "Por sapo dardanet viheshin ne rruge, njerezit e mbretit [Filipi V] i bezdisnin me kalorine e kembesorine e tyre te lehte, kurse dardanet nuk kishin ushtri te ketij lloji dhe ishin ngarkuar me arme te renda... U vrane pak, te plagosur pati me shume, por asnje nuk u zu, sepse ne raste te rralla dalin nga radhet e tyre dhe te shtrenguar te gjithe se bashku luftojne ose terhiqen". Nje ushtri e tille nuk mund te ishte nje ushtri fisnore. Ne Mbreterine Dardane ushtria perbente nje force te madhe. Ne vitin 279 p.e.sone mbreti dardan i ofron si ndihme Ptoleme Keraunit nje ushtri prej 20 mije luftetaresh. Shtatedhjete vjet me vone, pasi kishte hyre ne Maqedoni, ushtria dardane duke u terhequr mori me vete 20 mije rober, kurse ne betejen e vitit 170 p.e.sone kunder Perseut ajo humbi 10 mije luftetare. Keto shifra te larta, te cilat tregojne fuqine ushtarake te Mbreterise Dardane, edhe pse mund te duken te tepruara, bashke me te gjitha veprimet luftarake te saj, jane deshmi e pranise se nje organizimi shteteror ne Dardani.
    Mbreteria Dardane, si nje organizem politiko-ushtarak i vecante ka pasur menyren e vet antike te prodhimit. Jeta ekonomike ne Dardani ka qene mbeshtetur ne radhe te pare ne zhvillimin e bujqesise. Rrafshinat e Dardanise kane qene pjellore dhe te pershtatshme per te gjitha deget e bujqesise. Bujqesia duke qene dega kryesore e ekonomise, ka bere qe te dardanet te mbizoteroje popullsia fshatare dhe njekohesisht te ruhet karakteri rural i popullsise. Nje burim me vlere per te njohur zhvillimin ekonomiko-shoqeror dhe format e pronesise tokesore te dardanet ne shek. III p.e.sone jane te dhenat e Agatharkidit. Ne vepren e tij "Evropaikon", ai shkruan se "dardanet kane kaq shume skllever sa dikush kishte nje mije... kurse nje tjeter edhe me shume. Secili nga keta [skllever] ne kohe paqe punon token, kurse ne kohe lufte merr pjese ne ushtri, duke pasur si prijes te zotin e vet". Duke pranuar mendimin e pergjithshem se me termin dulloi=skllever, duhet kuptuar nje popullsi fshatare e varur, vertetohet prania te dardanet e nje shtrese te pasur qe zoteronte prona te medha tokesore dhe te nje popullsie te shpronesuar, e cila kishte detyrime ndaj parise ose shtreses sunduese dardane. Paria dardane shfrytezonte jo vetem "sklleverit" qe permend Agatharkidi, por edhe roberit e luftes. Kjo duhet te kete qene arsyeja qe ne luften e vitit 216 p.e.sone ushtria dardane mori me vete 20 mije rober nga Maqedonia. Por kjo nuk ka qene forma e vetme e pronesise se tokes ne Mbreterine Dardane. Te dardanet ka pasur edhe nje shtrese te fuqishme fshataresh te lire, te cilet bashke me zejtaret e lire kane luajtur nje rol te rendesishem ne jeten ekonomike te vendit. Edhe gjate pushtimit romak, kur skllaveria si sistem ekonomiko-shoqeror u perhap ne nje shkalle te gjere, fshataret e lire mbeten nje force e madhe ne provincen e Dardanise. Nje dege gjithashtu e rendesishme ne jeten ekonomike te dardaneve ka qene xehtaria, nxjerrja dhe perpunimi i metaleve. Ne mungese te te dhenave te mjaftueshme te drejtperdrejta duhet marre parasysh shfrytezimi i madh i burimeve metalifere ne kohen e pushtimit romak, pervoja e xehtareve dhe e metalpunuesve dardane.
    Nga mesi i shek. IV p.e.sone disa nga vendbanimet e fortifikuara te tipit gradina zevendesohen me qendra urbane. Ato u ngriten prane xeheroreve ose ne rrafsh e ne udhekryqet tregtare. Damastioni ishte nje prej qyteteve te hershme, i cili u ngrit afer minierave te argjendit rreth shek. V p.e.sone. Ne njoftimet fragmentare te autoreve antike ato quhen me termat polis, urbs, oppidum. Straboni permend si te tilla Scupi, Naisi, Ulpiana pararomake, Novoberda etj. Qyteti Sitnia, ne veri te Pelagonise, permendet si qender e rendesishme. Ptolemeu, autor i shek. II e. sone permend kater qytete te vjetra dhe te rendesishme te Dardanise: Naissos, Arribantion, Ulpianon dhe Scupi.
    Duke iu referuar burimeve e te dhenave arkeologjike mund te mendohet se ne shek. III-II ato kishin filluar te merrnin tiparet e qendrave urbane. Objekte te tilla, si vegla pune, stoli e prodhime qeramike qe jane zbuluar ne disa qenderbanime te fortifikuara dhe qe jane prodhime vendase, deshmojne per transformimin e tyre ne qendra zejtare. Monedhat maqedone, ato te Damastionit e te qyteteve Dyrrah e Apoloni etj., si edhe objekte te ndryshme te importuara duhen marre si tregues te kembimit mall-para dhe te nje veprimtarie tregtare mjaft te gjere qe arrinte deri ne Adriatik e ne detin Egje.

  13. #13
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Mbreteria Dardane ne luften kunder Romes

    Pas pushtimit te Paionise e te Maqedonise nga romaket marredheniet e dardaneve me ta ndryshuan. Qe nga kjo kohe per parine sunduese dardane u be e qarte se me romaket nuk kishte vend me per bashkepunim, i cili nuk u kishte sjelle pervec demeve, asnje perfitim. Ne kufijte jugore vendin e shtetit maqedon e kishte zene Roma, synimet e se ciles per nenshtrimin e plote te ilireve nuk mund te fshiheshin. Tradhtise se romakeve dardanet iu pergjigjen, ne fillim me sulme kunder viseve te pushtuara prej tyre ose duke mbrojtur kundershtaret e Romes. Me vone, pas largimit te skordiskeve, te cilet me sulmet e tyre kishin dobesuar Mbreterine Dardane, dardanet u radhiten ne lufte kunder romakeve perkrah fqinjeve te tyre lindore, medeve. Veprimet e perbashketa te medeve e te dardaneve, per disa dekada e penguan depertimin e ushtrise romake ne viset e tyre. Ekspeditat e ndryshme romake te viteve 97 e 85 p.e.sone gjeten nje qendrese te forte te medet e dardanet dhe perpjekjet per t'i nenshtruar jo vetem qe nuk paten sukses, por perfunduan me humbje per Romen. Ne vitin 84 dardanet benin pjese ne fiset ballkanike qe duke sulmuar provincen romake te Maqedonise arriten deri ne Delf. Per komandantet e mekembesit romake u be e qarte se dardanet ishin kundershtare te forte dhe per nenshtrimin e tyre duheshin forca te medha ushtarake dhe nje pergatitje e vecante per lufte ne te cilen objekti kryesor i goditjes do te ishin dardanet.
    Keto masa i mori konsulli romak Gai Skribon Kurioni, i derguar ne vitin 76 p.e.sone ne provincen e Maqedonise ne krye te pese legjioneve. Me keto operacione luftarake Roma donte te arrinte nenshtrimin sistematik te fqinjeve veriore te provinces maqedone. Kryengritja qe beri njeri nga pese legjionet fill pas zbarkimit ne Iliri tregon se ne qarqet ushtarake te Romes jehona e ekspeditave te deshtuara kunder dardaneve dhe qendresa e ketyre te fundit ishin nje fakt tanime i njohur. Frontini shkruan ne Stratagemat, se "kur ne luften e Dardanise, njeri nga pese legjionet, e vendosura ne rrethinat e Dyrrahut ngriti krye, iu shmang sherbimit ushtarak dhe tha se nuk kishte ndermend te ndiqte komandantin e paarsyeshem dhe nje ekspedite te veshtire e te rrezikshme, Konsulli G. Kurioni, urdheroi kater legjionet te dilnin te armatosura dhe te radhiteshin ne formacion luftarak me arme te zhveshura". Kater legjionet e sjella nga Kurioni dhe ushtria romake qe ndodhej ne provincen e Maqedonise sulmuan Mbreterine Dardane dhe u futen ne Dardani. Burimet e shkruara romake nuk japin te dhena te drejtperdrejta per ate se si u zhvillua kjo "lufte me dardanet", qe qe nje lufte e vertete per nenshtrimin e Dardanise, si dhe per perfundimin e saj. Por dihet se ushtria romake ka gjetur nje qendrese te forte dhe u soll mizorisht me dardanet. Kujtimi i masakrave romake ne Dardani u ruajt per nje kohe te gjate. Ne shek. IV e.sone Amian Marcelini, duke shkruar per denimet me dhjetim qe perandori Valentinian i dha ushtrise se tij, e krahasonte ate me mizorine e Skribon Kurionit ne Dardani. Ky i fundit pas kesaj lufte arriti me ushtrine e tij deri ne Danub dhe me vone festoi edhe triumfin ne Rome. Por ne burimet e shkruara dardanet dalin edhe me vone si kundershtare te romakeve. Ne baze te ketyre te dhenave kuptohet qe edhe pas ekspedites se Kurionit nuk ndodhi nje nenshtrim i plote i Dardanise, por me teper nje varesi nepermjet se ciles dardanet kishin disa detyrime kundrejt romakeve. Disa ngjarje te mevonshme tregojne se dardanet edhe pse te dobesuar nga lufterat kunder romakeve dhe nga pasojat e tyre, vazhduan te kundershtonin politiken pushtuese te Romes.

  14. #14
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    ILIRET

    K R E U VII

    QeNDRESA E ILIReVE KUNDeR PUSHTUESVE ROMAKe

    Lufterat e gjata te shtetit ilir dhe atij maqedon ishin bere pengesa me e fuqishme kunder pushtuesve romake. Thyerja e ketyre dy fuqive me te rendesishme ne Ballkan i kishte hapur Romes rrugen per te vazhduar me tej politiken e saj ekspansioniste ne kete gadishull dhe me tej ne Lindje. Ne shekullin II p.e.sone dhe ne shekujt qe pasuan, Roma i shtriu lufterat e saj pushtuese edhe mbi krahinat e tjera te Ilirise se brendshme dhe te asaj veriore.
    Objekt i synimeve te Romes u bene, ne radhe te pare Mbreteria Dardane dhe federata e dalmateve, dy formacione shteterore ilire, te cilat dolen ne skenen politike me vone. Mbreteria Dardane, sic u pa ne kreun e meparshem, permendet ne burimet e shkruara edhe para ketyre lufterave dhe del si kundershtare e forte e ekspansionit maqedon ne Ilirine Verilindore, duke arritur zhvillimin e saj me te madh ne pjesen e dyte te shek. III dhe gjate shek. II p.e.sone. Ne kete shekull te fundit dardanet u bene gjithashtu edhe kundershtaret me te forte te pushtuesve romake.
    Flamurin e luftes e moren dalmatet dhe fiset e tjera te veriut, qe u bene simbol i qendreses kunder romakeve per nje shekull e gjysme. Kryengritjet e njepasnjeshme te ilireve moren karakter te gjere duke perfshire thuaj gjithe treven ilire nga Danubi ne veri deri ne skajet jugore te Ilirise.
    Ne prag te eres sone shpertheu kryengritja e madhe e ilireve, e quajtur kryengritja e Batos, e cila qe kurorezim i te gjitha kryengritjeve te meparshme dhe i solli deme te ndjeshme Perandorise Romake duke e detyruar te hiqte dore nga politika e saj agresive ne Evropen Qendrore.

  15. #15
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    ILIRET

    K R E U VII

    QeNDRESA E ILIReVE KUNDeR PUSHTUESVE ROMAKe

    1. FEDERATA E DALMATeVE
    Ne veri te shtetit ilir dhe te Mbreterise Dardane banonin popullsi te ndryshme ilire, te cilat me perjashtim te ilireve te bregdetit te Adriatikut. dalin vone ne burimet e shkruara antike. Midis tyre ata qe permenden me heret jane "liburnet" te njohur si nje nga popullsite ilire qe zhvilluan detarine. Por nga iliret veriore, te cilet njihen me mire dhe qe zene nje vend te rendesishem ne ngjarjet e shekujve II-I p.e.sone e ne qendresen kunder pushtuesve romake, kane qene dalmatet.
    Kjo gjendje e trasheguar nga pershkrimet e autoreve antike per iliret e veriut eshte pasqyruar ne nje fare menyre edhe ne historiografine e sotme. Nuk mund te thuhet se mungojne studimet per iliret e veriut, por keto studime lidhen me teper me popullsi te vecanta, me shtrirjen e tyre gjeografike dhe nuk ka nje trajtim te pergjithshem te historise se tyre. Keto studime mbeshteten pak nga te dhenat e arkeologjise, edhe pse keto jane te pasura ne krahinat veriore ilire per periudhat prehistorike e protohistorike dhe per periudhen e pushtimit romak.

  16. #16
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    ILIRET

    K R E U VII

    QeNDRESA E ILIReVE KUNDeR PUSHTUESVE ROMAKe


    Federata e dalmateve dhe lufterat kunder pushtuesve romake
    Ne shek. II p.e.sone, dalmatet shfaqen ne Ilirine e Veriut si nje fuqi politike aktive. Tokat e banuara prej tyre deri ne ate kohe ndodheshin ne krahinen e brendshme, ne jug te Alpeve Dinarike, ku gjendej edhe kryeqendra politike e tyre, keshtjella e Delminit. Ne kete krahine dalmatet krijuan nje federate te fuqishme, e cila erdhi duke u shtrire ne drejtim te bregdetit. Ne federaten e dalmateve u perfshine edhe disa popullsi fqinje. Gjate shek. II p.e.sone territori i saj u zgjerua mjaft, ne kete territor qene perfshire jo vetem tokat e brendshme, por edhe ato bregdetare. Ne veri treva e federates arriti deri te lumi Titius (Krka e sotme), duke pasur si fqinje liburnet. Ne jug, ne fillim ishte lumi Tilur (Cetina), por me vone kufiri arriti deri te rrjedhja e poshtme e Narones (lumi i sotem Neretva), ne brigjet jugore te se ciles banonin daorset. Me i veshtire eshte percaktimi i kufirit lindor, pasi kemi te bejme me nje krahine malore, por ka shume te ngjare qe ai te arrinte deri tek viset e banuara nga desidiatet, ne Bosnje. Pjesa me e madhe e treves se federates se dalmateve, brenda ketyre kufijve dhe detit Adriatik ishte thuajse teresisht malore, por nuk mungonin edhe disa pllaja te medha. Kjo vecori e relievit te viseve dalmate dhe kullotat e pasura te rrafshnaltave favorizonin zhvillimin e blegtorise, kane bere qe blegtoria te ishte baza kryesore e ekonomise dhe qe vete dalmatet te njihen me teper si blegtore. Bujqesia vinte ne rend te dyte, kurse xehtaria ka qene me pak e zhvilluar.
    Te dhenat e arkeologjise tregojne se edhe te dalmatet sikurse tek iliret e tjere, ne periudhen e pare te hekurit kishte filluar shthurja e bashkesise primitive dhe diferencimi ekonomik e shoqeror. Ne gjirin e shoqerise se dalmateve ishte krijuar nje shtrese e vecante qe zoteronte kope te medha bagetish te imta, nga e cila doli paria fisnore, qe u vu ne krye te federates dhe e udhehoqi ne lufterat e ndryshme. Kesaj kohe i perkasin edhe nje tok qenderbanimesh te fortifikuara, te quajtura zakonisht "gradina" te ngritura perreth pllajave te brendshme, rrenojat e te cilave jane ruajtur deri ne ditet tona. Keto qenderbanime te fortifikuara apo keshtjella ngriheshin ne majat e sheshuara te disa kodrave te ulta dhe jane te njekohshme. Ato pervec mbrojtjes natyrore ishin te fortifikuara me ledhe guresh qe dalmatet bene kunder pushtuesve romake. Ndryshonte prej tyre Delmini, kryeqendra e dalmateve, te cilen Straboni e ka quajtur nje qytet te madh; sikurse del nga pershkrimet e disa autoreve te tjere antike, ai ka qene shume i fortifikuar, i rrethuar me mure te larta dhe i veshtire per t'u pushtuar. Per te njohur natyren e qenderbanimeve te fortifikuara te dalmateve mund te ndihmonte arkeologjia; por ato qenderbanime kane mbetur ende te pastudiuara mire. Sidoqofte ato nuk u zhvilluan si qendra qytetare, vecse me ndonje perjashtim te rralle, por i sherbyen kryesisht popullsise blegtorale. Duke qene blegtoria dege kryesore e ekonomise se viseve te brendshme dalmate, ne keto vise u zhvilluan ato zeje qe lidhen me blegtorine. Keshtu pasuria e madhe me dhen i dha shkas punimit te leshit dhe krijimit te punishteve te tekstilit. Ne popullsine blegtorale te dalmateve pati nje zhvillim edhe punimi i drurit, i ndihmuar nga pyjet e pasura te viseve te tyre.
    Te dhenat burimore te shkruara dhe arkeologjike, tregojne se te dalmatet e viseve te brendshme u ruajt me gjate organizimi fisnor; per marredheniet ekonomike e shoqerore te ruajtura te dalmatet e brendshem ben fjale Straboni kur shkruan se, ende ne kohen e tij, dalmatet e ndanin token cdo tete vjet dhe se ndryshe nga banoret e bregdetit, perdornin monedhat. Nga kjo e dhene e Strabonit kuptohet se nuk ishte fjala per tokat e kulturave bujqesore, ku ekzistonte prona private, por per kullotat, pyjet etj., te cilat vazhdonin, si edhe tek ilire te tjere, te ishin prona te perbashketa. Por, ne te njejtin vend Straboni shkruan se Salona ishte nje skele e dalmateve dhe se ne viset e tyre ka pasur qenderbanime te shumta (sipas tij numri arrinte ne 50); qytete te rendesishme, pervec Salones e Delminit, kane qene Propona, Ninia, Andetri etj. eshte e qarte se njoftimi i pare i Strabonit u perket viseve te brendshme, kurse ne krahinen bregdetare gjendja ishte krejt ndryshe. Ne ishujt fqinje dhe ne bregdet ndodheshin kolonite greke te Farit e te Ises dhe qytetet Tragur e Epeti, te varura prej kesaj te fundit. Ne krahinen bregdetare ku ndodheshin te gjitha qendrat qytetare qe u permenden me siper, jane gjetur materiale arkeologjike e monedha, midis te cilave edhe monedha te Dyrrahut e te Apolonise, tregues te nje zhvillimi ekonomik e shoqeror te perparuar. Ne kete krahine te gjere te federates se dalmateve organizimi fisnor po ia leshonte vendin shoqerise skllavopronare. Ka qene ky zhvillim qe pati treva e federates se dalmateve, i cili e beri kete te fundit nje fuqi politike te rendesishme ne brigjet e Adriatikut Verior ne shek. II-I p.e.sone.
    Ne fillim te shek. II p.e. sone, gjate sundimit te Pleuratit dalmatet qene ne vartesine e shtetit ilir, por per nje kohe te shkurter. Me vdekjen e Pleuratit dhe me ardhjen e Gentit ne krye te shtetit ilir ne vitin 181 p.e.sone ata u bene perseri te pavarur. Pas shkeputjes nga shteti ilir federata e dalmateve u forcua shume. Ne kete kohe dalmatet bashkuan rreth vetes edhe popullsi te tjera ilire, te cilat qene detyruar t'i jepnin federates si tribut, bageti dhe grure. Ne viset bregdetare adriatikase, Traguri e Epeti, dy qytete qe ishin nen varesine e kolonise sirakuziane, Ises, dhe qe ndodheshin prane Salones, qene detyruar t'i jepnin gjithashtu nje tribut federates se dalmateve. Dalmatet u perpoqen njekohesisht te nenshtronin daorset, te cilet zoteronin vetem krahinat pas bregut te majte te rrjedhjes se poshtme te lumit Naretva. Daorset para vitit 168 p.e.sone benin pjese ne shtetin ilir dhe me renien e ketij te fundit kishin hyre nen protektoratin e Romes.
    Forcimi i federates se dalmateve sidomos ne viset bregdetare jugore, nuk mund te mos ngjallte shqetesime ne shtetin romak, qe ndiqte nje politike pushtuese ne viset veriore ilire. Kete politike pushtuese shteti romak e justifikonte, gjoja per te mbrojtur kufijte lindore te Italise. Keshtu pati vepruar qe ne kohen e lufterave iliro-romake, ndersa ne vitin 178 p.e.sone ushtria romake, pasi kishte thyer qendresen e istreve, kishte pushtuar gjithe gadishullin e banuar prej tyre. Duke zbatuar me tej politiken pushtuese Roma sulmoi edhe federaten e dalmateve. Per luften kunder dalmateve romaket perdoren si pretekst ankesat e daorseve e te Ises, te cilet ishin nen tutelen e Romes, dhe sjelljet e keqija te dalmateve kunder delegateve te tyre. Vepra e Polibit, qe eshte burimi kryesor per keto ngjarje, tregon se nuk qene veprimet e dalmateve shkaku i luftes, por plani i Romes, i pergatitur me kohe per te pushtuar treven veriore ilire. "Duke ndermarre nje fushate kunder dalmateve, shkruan Polibi, ne njeren ane do te nxitnin, do te ngrinin shpirtin luftarak te popullit te tyre dhe, ne anen tjeter, do t'u jepnin nje mesim ilireve dhe do t'i detyronin t'i nenshtroheshin sundimit te Romes. Per keto arsye romaket u shpallen lufte dalmateve, por perpara popujve te tjere hiqeshin se e bene kete per shkak te sjelljes se keqe te dalmateve ndaj perfaqesuesve te tyre".
    Ne vitin 156 p.e.sone ushtria romake duke pasur si baze rrjedhjen e poshtme te lumit Naretva filloi sulmin kunder dalmateve. Perpjekja e pare e ushtrise romake per t'u futur ne viset e dalmateve perfundoi keq dhe ajo u detyrua te kthehej perseri ne bazen e nisjes. Konsulli romak G. Mark Figuli, duke shpresuar se do t'i zinte dalmatet ne befasi, i sulmoi perseri ata ne fillim te dimrit. Dalmatet e perballuan me sukses sulmin qe ushtria romake i beri kryeqendres se tyre Delminit, por nje vit me vone, pas pergatitjesh te medha, romaket duke perdorur te gjitha mjetet munden te pushtojne Delminin. Burimet e shkruara nuk bejne fjale per gjendjen qe u krijua pas luftes. Ngjarjet e mepastajme tregojne se lufta vertet perfundoi keq me pushtimin e Delminit, por jo me nenshtrimin e dalmateve. Pas kesaj lufte romaket e zgjeruan agresionin e tyre ne Ilirine e Veriut duke sulmuar japodet e panonet. Kesaj radhe sulmet e romakeve paten si pikenisje kufirin verilindor te Gadishullit Italik dhe si baze per fushatat e tyre kunder ilireve sherbeu qyteti Akuilea, ne Gadishullin e Istrise, ku shteti romak kishte vendosur nje koloni me qytetare romake. Japodet e panonet, ashtu si dalmatet i vazhduan per nje kohe te gjate lufterat kunder pushtuesve romake. Me qendresen qe i bene shtetit romak per me se njeqind vjet - nga gjysma e dyte e shek. II deri ne gjysmen e dyte te shek. I p.e.sone - popullsite ilire te veriut, e detyruan ate te dergonte ne viset e tyre ushtri te reja, por pa arritur rezultate te dukshme. Ne krye te popullsive veriore ilire, ne luften kunder romakeve, qendronin dalmatet, te cilet per shume vjet me radhe mbeten kundershtaret me te forte te Romes.
    Ne gjysmen e dyte te shek. II p.e.sone kunder pushtuesve romake luftuan edhe ardianet. Ardianet ishin nje nga popullsite e medha ilire qe jetonte ne brigjet e Adriatikut te Mesem deri ne afersi te liqenit te Shkodres. Viset e tyre, qe benin pjese ne shtetin ilir, pas vitit 168 p.e.sone, ishin futur ne njeren nga krahinat pseudoautonome te krijuara nga shteti romak. Nen ndikimin e luftes dhe te qendreses se federates se dalmateve kunder Romes, ardianet e ndryshuan statusin e vendosur ne vitin 168 dhe u bene te pavarur. Ne perpjekjet per te forcuar poziten e tyre ne nje krahine te varur politikisht nga shteti romak, ata u ndeshen se pari me "aleatet" e ketij shteti. Sipas Tit Livit ardianet e pleurejte "shkretonin Ilirine qe ishte nen romaket". Perpjekjet e ardianeve e te pleurejve per te forcuar pavaresine e tyre, ne nje kohe kur edhe fise te tjera ilire luftonin kunder pushtuesve romake, krijuan per Romen nje situate te veshtire, te renduar edhe nga kryengritja e sklleverve ne Sicili. Per te dale nga kjo situate shteti romak dergoi ne viset e ardianeve e te pleurejve nje ushtri relativisht te madhe, te perbere nga 10 mije kembesore e 600 kalores. Menyra se si u zhvilluan luftimet tregon se sulmi romak i gjeti ardianet e pleurejte te papergatitur per nje lufte e qendrese te gjate. Burimet japin njoftime vetem per nje beteje qe u be ne vitin 135 p.e.sone, ku romaket i thyen ardianet e pleurejte. Pas kesaj lufte shteti romak, per te shmangur nje kryengritje e re, i shpernguli me force ardianet nga bregdeti ne viset e brendshme malore te Hercegovines se sotme.

  17. #17
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    ILIRET

    K R E U VII

    QeNDRESA E ILIReVE KUNDeR PUSHTUESVE ROMAKe

    2. KRYENGRITJET E ILIReVE

    Kryengritjet e ilireve ne mesin e shek. I p.e.sone
    Megjithese popullsite e ndryshme ilire ishin mundur ne beteja te vecanta nga ushtria romake, kjo e fundit nuk e kishte thyer perfundimisht qendresen e tyre. Pas lufterave mbrojtese filluan kryengritjet. Mizorite e ushtrive romake, veprimet arbitrare te komandanteve e te qeveritareve romake, taksat e renda, plackitjet e grabitjet e pushtuesve i shtyne ne kryengritje iliret e veriut dhe te jugut. Pushtimi romak behej perhere e me i rende; ne krahinat e pushtuara nuk ishin te siguruara as gjeja, as nderi dhe as jeta e ilireve.
    Kjo beri qe ne gjysmen e dyte te shek. I p.e.sone, gjate krizes politike qe kaloi Republika Romake per shkak te luftes civile, lufta clirimtare e ilireve te zgjerohej edhe me shume. Ne krahina te ndryshme te Ilirise, sidomos ne ato bregdetare u krijua nje situate e favorshme, e cila u dha shkas perpjekjeve per clirim. Duke pasur synime te qarta politike, iliret u perpoqen te perfitonin nga konfliktet qe linden ne gjirin e klases sunduese romake. Keshtu ne vitet 50 te shek. I p.e.sone nje pjese e qyteteve (ku ishin vendosur qytetare italike) qe kishin filluar te zhvilloheshin ekonomikisht, moren anen e Cezarit; paria ilire, e nisur nga interesat e saj jetesore, perkrahu kundershtarin e tij, Pompeun.
    Te paret qe moren armet dhe u ngriten kunder romakeve qene pirustet; ne vitin 50 p.e.sone ata sulmuan krahinat jugore te vena nen administrimin e Cezarit. Shteti romak mori masa mbrojtjeje kunder pirusteve kryengrites, dergoi forca te reja ushtarake dhe fortifikoi qytetet. Ne kemi deshmine e tri mbishkrimeve latine te gjetura ne Lezhe dhe te vete Cezarit per rindertimin e fortifikimeve te Lisit, qe duhet te kete qene nje nga qytetet e para te sulmuara nga pirustet.
    Ate qe nuk munden ta benin pirustet, debimin e pushtuesve romake nga vendi i tyre, e bene dalmatet. Ne vitet 50 te shek. I p.e.sone dalmatet rimekemben federaten e tyre. Ne kufirin verior me liburnet ata cliruan qytetin Promona dhe thyen ushtrine e forte romake te derguar kunder tyre nga Cezari. Ne vitet 47-48 ne nje beteje te madhe ata shkaterruan teresisht ushtrine romake te perbere nga 15 kohorta kembesoresh e 3 000 kalores. Me shume se 2 000 ushtare, 30 centurione e 4 tribune romake u vrane ne kete beteje. Me disfate perfunduan edhe operacionet e tjera te ushtrise romake, e cila u thye, duke humbur edhe flamujt. Sipas Apianit, dalmatet pas ketyre betejave "nga placka e shumte qe zune jo vetem u pasuruan ne te holla, por rriten fuqine e tyre ushtarake". Dalmatet mbeten te pavarur dhe te fuqishem edhe pas vdekjes se Cezarit.
    Kunder pushtuesve romake u ngriten edhe parthinet, tokat e te cileve gjate lufterave u bene shesh lufte. Me pasoja per ta qe lufta midis Cezarit e Pompeut qe shkaterroi ekonomine e tyre. Gjate kesaj lufte ushtrite romake grabiten popullsine parthine dhe krijuan aty nje gjendje pasigurie. Per here te pare parthinet ngriten krye ne vitin 48 p.e.sone, por kryengritja me e madhe e tyre ka qene ajo e vitit 39, gjate se ciles u shkaktuan pushtuesve romake humbje te medha. Por ne luftimet u vrane rreth 5 000 kryengrites. Sipas tregimit te Apianit, edhe pasi ishte shtypur kryengritja, njeri prej komandanteve romake, Mark Antoni, do te ndihmonte ushtrine qe kishte ne tokat ilire dhe me qellim qe ta bente te pasur dhe njekohesisht ta sterviste, e hodhi kete ushtri kunder parthineve.
    Gjate gjysmes se dyte te shek. I fise te tjera kryengritese ilire te veriut vazhduan te luftojne kunder pushtuesve romake. Oktaviani, qe ishte bere ne vitet 40 sundimtar i vetem i shtetit romak, u detyrua te vinte vete ne viset ilire te cliruara ne krye te nje ushtrie prej 8-10 legjionesh (pothuaj 1/5 e ushtrise se tij). Me kete fushate te madhe ushtarake Oktaviani kerkonte te forconte njekohesisht edhe poziten e tij ne Itali. Ne vitin 35 p.e.sone ushtria i sulmoi nga toka dhe nga deti liburnet, kaonet dhe japodet. Keta te fundit u bene legjioneve pushtuese nje qendrese te madhe. Ne qendresen ilire te kesaj kohe mbetet si nje shembull i madh lufta per mbrojtjen e Metulit, qytetit kryesor te japodeve. Romaket munden te pushtonin kete qytet vetem kur ai u shkaterrua i teri dhe kur ishin vrare mbrojtesit e tij. Per te mos rene ne duart e armikut, grate metulase me femijet e tyre u hodhen ne zjarrin qe perfshiu qytetin. Shteti romak sulmoi pastaj edhe fise te tjera ilire si panonet, dalmatet e dardanet.
    Pas kesaj fushate te pergjakshme qe u kushtoi rende romakeve, keta te fundit arriten deri ne Danub, duke hapur edhe rrugen tokesore qe lidhte krahinat danubiane me detin Egje. Iliret kryengrites, qe luftonin jo te bashkuar u munden nga ushtria e madhe romake e armatosur dhe e organizuar mire. Por popullsite ilire nuk iu nenshtruan pushtuesit as pas fushates se viteve 30, me gjithe masat e marra nga shteti romak, largimin me force prej vendit te tyre te shume kryengritesve dhe kthimin ne skllever te roberve te zene gjate lufterave pushtuese.

  18. #18
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    ILIRET

    K R E U VII

    QeNDRESA E ILIReVE KUNDeR PUSHTUESVE ROMAKe

    2. KRYENGRITJET E ILIReVE

    Kryengritja e ilireve e viteve 6-9 te eres sone
    Kryengritja me e madhe ilire kunder pushtuesve romake ka qene ajo e viteve 6-9 te e.sone. Ajo dallohet nga kryengritjet e tjera per shtrirjen e gjere te saj, pjesemarrjen e popullsive te tera ilire, per luften e paepur te kryengritesve dhe per gjendjen e veshtire qe krijoi per shtetin romak. Kryengritja filloi ne nje kohe kur Perandoria Romake, duke vazhduar politiken pushtuese te saj, po pergatitej per luften kunder markomaneve gjermanike, te cilet kishin krijuar ne tokat e cekise se sotme nje federate fisnore te fuqishme. Shteti skllavopronar romak kishte ngarkuar me tribute popujt e pushtuar dhe i kishte detyruar te jepnin rekrute per lufterat e reja pushtuese. Per luften kunder markomaneve ishte pergatitur nje ushtri e madhe prej 12 legjionesh, e cila do te plotesohej me reparte ndihmese. Ushtaret e ketyre reparteve do te rekrutoheshin kryesisht tek fiset e medha te veriut: dalmatet, desidiatet, panonet etj. Rekrutimi i bere me force i shtyti perseri ne kryengritje iliret, qe ishin renduar edhe nga pagesa e taksave. Dalmatet edhe para kesaj kryengritjeje kishin qendruar te qete. Te paret u ngriten desidiatet dhe shume shpejt kryengritja u perhap edhe tek popullsite e tjera ilire, nga lumenjte Sava e Dava ne veri, deri tek lumi Mat ne jug, ku u ngriten pirustet. Kjo ka qene kryengritja me e madhe ku, per te paren here, nje teresi popullsish ilire rroken armet se toku dhe u hodhen ne lufte kunder pushtuesve romake. Ushtria kryengritese ilire perbehej nga 200 mije kembesore e 9 000 kalores dhe udhehiqej nga tre komandante: nga Bato Desidiati dhe nga nje tjeter Bato e Pini nga fisi i breukeve panone. Duke bashkerenditur veprimet e tyre, kryengritesit ilire filluan operacionet ne tri drejtime: 1) Nje grup kryengritesish u drejtuan nga krahinat bregdetare adriatikase dhe, duke cliruar mjaft qytete e keshtjella, zbriten ne jug deri ne afersi te qytetit te Apolonise, ne provincen e Maqedonise. 2) Nje grup tjeter kryengritesish u drejtua nga veriperendimi, per te cliruar krahinat ilire ne kufi me Italine dhe per te forcuar mbrojtjen ne keto vise. 3) Nje pjese tjeter e kryengritesve qendroi ne brendesi te viseve dalmate, duke pasur si detyre jo vetem clirimin e plote te vendit, por edhe organizimin e mbrojtjes.
    Lufta clirimtare e ilireve dhe fitoret e para te tyre u bene shqetesuese per romaket, te cilet po humbnin keshtu tokat e pushtuara ne pjesen veriore te Ballkanit. Vrulli i kesaj lufte e tronditi shume pushtetin qendror romak. Ne Rome u shpall mobilizimi i pergjithshem. Vete perandori Oktavian leshoi kushtrimin ne senat, se "ne dhjete dite, po te mos merren masa mbrojtjeje, armiku mund te hyje brenda ne Rome". Perandori kerkoi qe per nevojat e ushtrise shtresat e pasura te jepnin nje pjese te pasurise se tyre. U thirren nen arme veteranet e lufterave te meparshme dhe u pranuan ne ushtri edhe sklleverit e liruar. Me markomanet shteti romak beri nje marreveshje, e cila u lehtesua edhe nga fakti qe nuk kishin filluar veprimet e luftes. Legjionet romake, te derguara kunder markomaneve dhe te vena nen komanden e Tiberit, moren urdher te drejtohen per ne Iliri, ku ziente kryengritja.
    Me gjithe masat e forta qe mori Perandoria Romake, gjate dy viteve te para te luftimeve me legjionet romake, iniciativa ishte ne duart e kryengritesve, te cilet duke vepruar me shpejtesi dhe shkathtesi e goditnin ushtrine romake ne befasi dhe ne disa drejtime ne nje kohe, sulmonin kolonat e furnizimit etj. Ne lufte kunder kryengritesve ilire, shteti romak solli nga Siria dy legjione nga me te fortat, kerkoi ndihmen e aleatit te tij Remetalkut, mbretit te Trakeve dhe dergoi ne Ilirik komandantet me te mire ushtarake. Ushtria romake gjate operacioneve ne viset ilire perdori te gjitha mjetet per te mposhtur qendresen e ilireve, forcen e armeve, djegien e qenderbanimeve te ilireve kryengrites, shkaterrimin e arave, te kopshteve e te pyjeve, vrasjen e kthimin e popullsise ilire ne skllever. Ne vitin e trete te kryengritjes duke shfrytezuar gjendjen e veshtire te krijuar pas dimrit te forte ne vitet 7/8, duke perdorur intrigat dhe percarjet, romaket munden me ane premtimesh te benin per vete Baton, njerin prej prijesve breuke. Megjithese Batoja i breukeve u kap shpejt nga kryengritesit dhe u denua si tradhtar, kryengritesit panone ishin percare dhe ushtria romake mundi ta shtypte qendresen e fiseve kryengritese te Panonise.
    Ne vitin 9 vatra kryesore te kryengritjes mbeten krahinat dalmate. Shteti romak, ne luften kunder kryengritesve ilire angazhoi te gjitha forcat ushtarake te grumbulluara. Kryengritesit ilire, nder te cilet forcen kryesore e perbenin dalmatet, qene te detyruar t'u benin balle sulmeve te nje ushtrie armike disa here me te madhe dhe qe zoteronte mjete te shumta lufte. Kryengritesit dalmate treguan ne luftimet kunder legjioneve romake nje trimeri e vendosmeri te madhe dhe u shkaktuan deme te shumta armiqve. Nen muret e keshtjelles se Andetrit, ne Dalmati romaket nga rrethues u shnderruan ne te rrethuar dhe shpetuan nga nje katastrofe e madhe, te ndihmuar perseri nga tradhtia e disa perfaqesuesve te parise vendase. Ne mbrojtje te nje keshtjelle tjeter, Arbudes, me kryengritesit u bashkuan edhe grate, te cilat per te mos rene ne duart e armiqve u hodhen me femijet e tyre ne zjarrin qe kishte perfshire keshtjellen dhe ne humnerat poshte saj. Keshtjellat dalmate, te mbrojtura nga kryengritesit rane ne duart e pushtuesve romake si germadha dhe pa banore. Popullsi te vecanta ilire e vazhduan qendresen edhe pas renies se keshtjellave dalmate. Te fundit qe u mposhten qene desidiatet e pirustet, te cilet sikurse shkruan historishkruesi romak Velei Paterkuli, pjesemarres ne luften kunder kryengritesve ilire, "ishin pothuaj te pathyeshem ne saje te pozites se vendeve dhe te maleve, te natyres se tyre te eger, te zotesise se tyre te cuditshme per te luftuar...".
    Kryengritja e ilireve e viteve 6-9 te e.sone, sipas historishkruesit romak Suetonit, "ishte me e tmerrshme nga te gjitha lufterat e jashtme pas luftes punike". Gjate luftes per mposhtjen e kryengritjes shkruan nje tjeter historianshkrues antik, "shume njerez humben dhe u shpenzua nje sasi e madhe te hollash. Sepse gjate kesaj lufte u desh te mblidhej shume ushtri, ndersa placka e luftes ka qene shume e pakte". Pasojat e kryengritjes se madhe ilire, dobesimi i fuqise ushtarake te Perandorise Romake, qe nuk dispononte mjete te mjaftueshme per nje lufte te re, u duken shume qarte ne disfaten e ne humbjen e tri legjioneve ne pyllin e Teutiburgut ne viset gjermane. Kryengritja e madhe e ilireve e viteve 6-9 krijoi ne Perandori nje situate te ndere e te veshtire. Ajo i dha fund periudhes agresive te politikes se jashtme te Oktavianit. Shteti romak u detyrua te hiqte dore nga politika e tij pushtuese kunder markomaneve gjermanike dhe Evropes Qendrore.
    Raprezaljet qe bene romaket ne viset ku shpertheu kryengritja qene te tmerrshme. Kryengritesve iu mor toka dhe cdo gje qe kishin; disave u prene duart, kurse shume te tjere u shiten si skllever. Vetem pas me shume se nje shekulli e gjysme luftimesh pushtuesit romake munden te mposhtnin qendresen e armatosur te ilireve dhe t'i nenshtronin "ne nje fare menyre". Straboni shkruante asokohe se shkretimi i Ilirise "ka filluar prej shume kohesh dhe ne disa vise nuk ka pushuar as sot e kesaj dite per shkak te kryengritjeve...". "Romaket po ngrehin lemet ne shtepite e tyre".
    Pas kryengritjes se madhe te viteve 6-9 te e.sone ndonese nuk pati levizje te medha te organizuara te ilireve kunder romakeve, qendresa e ilireve ndaj pushtuesve, e sidomos kunder romanizimit e asimilimit vazhdoi gjate.

  19. #19
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    ILIRET

    K R E U VIII

    ILIRIA Ne PERIUDHeN E ZGJERIMIT DHE Te ReNIES Se PERANDORISe ROMAKE


    1. GJENDJA EKONOMIKO-SHOQeRORE DHE ADMINISTRIMI I ILIRISe Ne SHEK. I-III E.SONe

    Shteti romak si gjate lufterave, ashtu edhe pas mbarimit te tyre u mor me organizimin administrativ te viseve te pushtuara, te cilin e kreu ne disa etapa dhe me ndryshime sipas koniunkturave qe krijoheshin here pas here dhe ne pajtim me mundesite qe kishte vete shteti romak. Qellimi kryesor i organizimit administrativ te Ilirise, ka qene perforcimi i pushtetit romak, me ane te te cilit do te kalohej ne nje administrim e shfrytezim me racional e sistematik te provincave ilire. Kjo ka ndodhur ne periudhen e fundit te Republikes se Romes dhe ne menyre te vecante me krijimin e perandorise. Ketij qellimi i sherbyen masa te tilla si konfiskimi i tokave dhe ndryshimet ne pronesine tokesore, shnderrimi i disa qyteteve ne koloni romake dhe ngulimet e nje popullsie italike e orientale, zhvillimi i teknikes dhe i prodhimit, shfrytezimi i minierave dhe ndertimi e rindertimi i rrugeve dhe ne pergjithesi situata e rende qe iu imponua ilireve, vecanerisht duke filluar nga shek. I e.sone.
    Bashke me kete politike Roma beri perpjekje te medha per asimilimin, "romanizimin" e popullsise ilire, por pa arritur rezultate te dukshme.

  20. #20
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    ILIRET

    K R E U VIII

    ILIRIA Ne PERIUDHeN E ZGJERIMIT DHE Te ReNIES Se PERANDORISe ROMAKE

    1. GJENDJA EKONOMIKO-SHOQeRORE DHE ADMINISTRIMI I ILIRISe Ne SHEK. I-III E.SONe


    Marredheniet agrare. Krijimi i latifondeve
    Qe ne shek. I p.e.sone, por ne menyre te vecante pas shek. I e.sone, shteti skllavopronar romak filloi zbatimin ne viset ilire te nje politike agrare, ne thelb te se ciles ishte marrja me force, konfiskimi i tokave me te mira e pjellore, te cilat i shpalli "ager publicus", prona te shtetit romak. Nje pjese te madhe te tokave te konfiskuara Roma ua dha qytetareve romake, kolonisteve romake e italike dhe veteraneve te ushtrise, te cilet banonin ne periferine e qyteteve, duke i shnderruar ne toka te qyteteve qe qene kthyer ne koloni e ne municipe. Por nga fondi i tokave te grabitura moren prona edhe perfaqesuesit e aristokracise tokesore; ne kete menyre ne Iliri u krijuan ekonomite e medha bujqesore, latifondet. Latifondet gjendeshin kryesisht ne fushat, zonat e uleta kodrinore dhe ne luginat e uleta te lumenjve, me teper prane rrugeve te medha, sepse ato furnizonin me prodhime bujqesore qenderbanimet e medha. Nga burimet e shkruara del se zoterime te medha tokash, latifonde ka pasur ne krahinat bregdetare dhe ne fushat e brendshme. Perreth Buthrotit ka pasur prona te medha tokesore Pompon Atiku, qe i perkiste parise skllavopronare romake, kurse ne rrethet e kolonive te Ulpianes e te Skupit, ne Dardani, zoteronte prona te gjera tokesore familja patrice romake e Tureve.
    Me gjithe konfiskimet tokesore pushtuesit romake i lane toka edhe popullsise ilire dhe ne kete drejtim vepruan sipas qendrimit qe mbanin kundrejt fiseve te ndryshme. Ne menyre te vecante pronat tokesore te vendasve u ruajten ne viset e brendshme ilire, ku ne shekujt e pare te eres sone, nje pjese e madhe e popullsise jetonte, ende ne fshatra, e organizuar ne bashkesi fshatare. Pjesetaret e ketyre bashkesive fshatare, krahas prones se perbashket, kullotave, djerrinave e pyjeve zoteronin ngastra toke, te cilat i punonin vete, me mjetet e tyre.
    Skllavopronaret romake, pas tyre dhe paria ilire, vazhduan te konfiskonin tokat duke bere perpjekje te reja per t'i rritur pronat e tyre tokesore. Te dhenat mbishkrimore tregojne se ne fillim te shek. II te eres sone, territori bujqesor i qytetit te Dyrrahut arrinte deri ne Skampin (Elbasan) qe ishte nje fshat "vicus" i varur nga Dyrrahu. Mbishkrimet latine, te zbuluara ne fshatra te ndryshme te fushes se Tiranes dhe qe i takojne shek. I te eres sone mbajne emra jo ilire, cka do te thote se edhe ne kete zone pronat bujqesore u ishin marre vendesve. Ne lidhje me grabitjen e tokave te bashkesive fshatare vendese me shume interes eshte nje mbishkrim i shek. II te eres sone i zbuluar ne tokat e oresteve, qe banonin ne krahinat kufitare juglindore ilire. Ne kete dokument mbishkrimor, i gjetur prane Vatines, theksohet e drejta e njohur e oresteve per zoterimin e tokave shteterore ne territorin e qytetit Vatina. Ne mbishkrim theksohet gjithashtu se nga kjo e drejte perjashtohen "te huajt", ne kete rast pronaret romake te tokave qe kerkonin te zgjeronin pronat e tyre tokesore. Nje organizim te ngjashem me orestet, pra edhe marredhenie agrare te ngjashme me ta kane pasur edhe dasaretet. Nje vecanti e krahinave te banuara nga orestet, dasaretet dhe popullsite e tjera malesore te Ilirise Juglindore eshte mungesa, ne gjetjet arkeologjike, e dokumenteve mbishkrimore ne gjuhen latine. Kjo mungese mund te shpjegohet vetem me nje status te posacem te ketyre krahinave ilire.
    Marredheniet e reja agrare te vendosura ne Iliri gjate sundimit romak e keqesuan shume gjendjen sidomos te asaj pjese te fshataresise ilire qe i ishin grabitur tokat. Fshataret e mbetur pa toke u detyruan te iknin dhe te kerkonin pune si argate ne qytetet dhe ne minierat. Ata qe mbeteshin ne fshat per te jetuar, u shtrenguan te punonin si medites - arrendatore - ne pronat tokesore te qyteteve dhe te latifondisteve romake. Ne vepren e tij "Mbi ekonomine fshatare" shkrimtari romak Varroni shkruan per ekzistencen ne shek. I te eres sone te fshatareve te varur, te skllaveruar ne borxhe, te cilet ai i quan "obaerati", qe sipas tij gjendeshin me shumice ne Iliri dhe punonin ne vende e ne kushte te veshtira. Edhe gjendja e fshatareve te lire nuk ishte aspak e mire; mbi ta rendonin taksa e detyrime te ndryshme, te cilat i cuan ne shkaterrim te plote. Shume prej fshatareve te shpronesuar, ne pamundesi per te perballuar jeten hynin ne borxhe, shpeshhere duke u kthyer edhe ne skllever. Sklleverit ne pergjithesi i benin punimet bujqesore ne latifondet dhe ne pronat tokesore te qyteteve.
    Zhvillimi i ekonomive bujqesore ne territoret e konfiskuara nga qytetet, rritja e pronave te medha tokesore e shpejtoi procesin e zevendesimit te prones se perbashket (prona kolektive u be prone e "shtetit romak") me ate private dhe pati si pasoje shtrirjen dhe thellimin me tej te marredhenieve skllavopronare ne fshatin ilir. Ky proces preku edhe pronat e vogla private ne ato vise qe hynin nen administrimin e qyteteve ose ku kishte mundesi te zhvilloheshin latifondet. Me pas u bene perpjekje per t'i shtrire marredheniet e reja agrare edhe ne viset e brendshme. Megjithate, ne krahinat e brendshme ilire vazhdoi te ruhej edhe prona e vogel tokesore dhe fshataret e lire. Ne keto krahina blegtoria, krahas bujqesise, mbeti nje dege e fuqishme e ekonomise se popullsise ilire.

  21. #21
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    ILIRET

    K R E U VIII

    ILIRIA Ne PERIUDHeN E ZGJERIMIT DHE Te ReNIES Se PERANDORISe ROMAKE

    1. GJENDJA EKONOMIKO-SHOQeRORE DHE ADMINISTRIMI I ILIRISe Ne SHEK. I-III E.SONe

    Qytetet
    Duke filluar nga shek. I i e.sone ne krahinat ilire ndodhen ndryshime edhe ne jeten qytetare. Keto ndryshime u bene natyrisht ne pajtim me traditat vendase te urbanizimit dhe me kushtet e reja politiko-ekonomike te krijuara ne tre shekujt e pare te eres sone.
    Keshtu ne Ilirine e Jugut dhe ne Epir, gjate shekujve te mesiperm nuk u ngriten qytete te reja, madje ne krahasim me periudhen pararendese numri i tyre u pakesua. Nuk kane te bejne me procesin e urbanizimit te asaj kohe, disa keshtjella (castra), me karakter thjesht ushtarak, te cilat u ngriten gjate rrugeve me te rendesishme.
    Me pushtimin romak dhe me organizimin administrativo-ekonomik provincial pjesa me e madhe e qyteteve autoktone nuk i kishin me funksionet ekonomike e politike qe kishin pasur me pare dhe, duke mos pasur mundesi te zhvilloheshin me tej, filluan te bien. Ne kushte te tilla banoret e disa qyteteve e qytezave te fortifikuara ilire braktisen vendbanimet kodrinore-malore dhe zbriten ne fushe. Disa prej tyre, megjithese u kthyen administrativisht ne gjendjen e fshatrave, nuk kane pushuar se qeni qendra qytetare, te tjerat u bene vendbanime fshatare duke u marre kryesisht me bujqesi. Pati edhe ndonje qenderbanimi te fortifikuar ilire, qe duke pasur qysh ne fillim karakter mbrojtes u shnderrua si qender e nje garnizoni ushtarak romak.
    Shpetuan nga rrenimi per dy-tre shekuj pak qytete qe perfituan nga politika e diferencuar qe zbatuan ne fillim autoritetet pushtuese romake. Kjo politike mbeshtetej ne qendrimin proromak te disa qyteteve gjate periudhes se lufterave iliro-romake dhe ndikohej nga fakti se romaket per nje fare kohe nuk qene ne gjendje te qeverisnin drejtperdrejt te gjitha krahinat bashke me te gjitha qytetet e pushtuara. Ne krye te ketyre qyteteve ishte ai i Apolonise, ku u ruajten krahas autonomise se brendshme edhe traditat kulturore-artistike helenistike, gjuha greke dhe punishtja monetare, ku priteshin monedha deri ne fillim te shek. III te eres sone. Statusin e vjeter dhe nje autonomi te brendshme ruajten edhe qytetet Amantia e Foinike.
    Nje impuls te ri ne zhvillimin e tyre ekonomik e kulturor paten ne te gjithe Ilirine qytetet qe moren statusin e kolonise dhe te municipit. Ne Ilirine e Jugut koloni romake u bene Skodra, Dyrrahu, Bylisi dhe Buthroti, kurse ne Ilirine e Veriut dhe te brendshme si koloni te rendesishme qene Narona, Salona, Jader, Epidauri dhe Skupi. Te dhenat qe kemi per keto koloni tregojne se nje pjese e konsiderueshme e popullsise se tyre perbehej nga italike te ardhur aty, nga veterane te legjioneve romake dhe banore me prejardhje nga Lindja. Kjo popullsi, pavaresisht nga perberja etnike, kishte te drejten e qytetarise romake dhe formonte shtresen me te pasur te qyteteve. Ne duart e saj ishin perqendruar postet me te rendesishme administrative. Mbajtja e tyre, qe konsiderohej detyre nderi, ishte e lidhur edhe me detyrime ne fushen e ndertimeve, te zbukurimit te qyteteve etj. Perfaqesuesit e shtreses se pasur, kaloret, financonin shfaqje teatrale, garat sportive dhe lufterat e pergjakshme te gladiatoreve. Te hollat per te gjitha keto nxirreshin nga puna e sklleverve dhe e mases se gjere te popullsise se varfer.
    Ne perberjen e shtresave te larta ka pasur edhe ilire te pasur, perfaqesues te shtreses skllavopronare ose te parise se vjeter fisnore, te cilet kishin marre qytetarine romake. Ne nje situate te tille, paria provinciale ilire, si nje shtrese e privilegjuar, e cila me te shumten i perkiste shtreses se kaloreve dhe prej nga dilnin edhe komandate ushtarake, u be nje perkrahese e shtetit romak, sepse ajo shihte te pushteti i forte perandorak mbrojtesin e interesave te saj.
    Shtresat e tjera te popullsise se lire, me te drejta qytetare, perbeheshin nga pronaret e vegjel te tokave, zejtaret e tregtaret. Banoret vendes qe ne to kane qene te pakte, sepse qene debuar qe ne fillim, madje edhe nga zonat periferike bujqesore, nuk kishin te drejta politike dhe kryenin pune te renda si punetore krahu, druvare, barinj etj.
    Kolonite, bashke me municipet, kane qene baza ekonomike te Romes dhe njekohesisht berthama percuese te politikes se asimilimit te popullsise ilire. Veprimtaria ekonomike e kulturore e tyre ka qene e lidhur ngushte me Romen e modelet romake dhe gjuha zyrtare e tyre ka qene gjuha latine.
    Institucionet municipale ishin te njejta ne te gjitha qytetet-koloni te Ilirise dhe ishin organizuar sipas shembullit te Romes. Organ drejtues ka qene keshilli i qytetit ordo decuriorum, i cili vendoste per ceshtjet me me rendesi. Pushteti ekzekutiv ushtrohej nga nje kolegj prej dy magjistratesh te larte, te zgjedhur per 5 vjet, duumviri quinquennales. Funksionare te tjere te qytetit ishin edilet (aediles), te cilet kujdeseshin per ndertimet publike e furnizimin e popullsise, kuestoret (questores), qe kishin nen kontrollin e tyre arken e shtetit. Ne administrimin e qytetit nje detyre e larte ka qene detyra e mbrojtesit ose e patronit te kolonise (patronus coloniae), i cili ishte i ngarkuar nga perandori per te mbrojtur interesat e saj.
    Ne krahinat ilire, pervec qyteteve-koloni ne shekujt e pare te eres sone nje rol te rendesishem kane luajtur disa qenderbanime te vogla te quajtura municipe, te cilat kane pasur nje veteqeverisje me te kufizuar. Municipet zoteronin gjithashtu prona tokesore ne periferine e afert; zejtaria e tregtia nuk kane qene aq te zhvilluara dhe ne pergjithesi ne keto qenderbanime nuk ka pasur institucione, qe ishin karakteristike per kolonite. Municipe ka pasur edhe ne viset e brendshme, disa prej te cilave kane qene lidhur me minierat. Nje municip i tille ka qene Ulpiana ne Dardani (afer Prishtines), e ngritur ne fillim te shek. II te eres sone prane nje qendre minerare, qe u be shpejt qendra kryesore e krahines. Ne municipet e zonave te brendshme popullsia ishte thuajse teresisht vendase, ne to puna e sklleverve ka qene perdorur fare pak, per te mos thene aspak, kurse banoret ilire ne pjesen me te madhe te tyre kane qene marre me bujqesi e blegtori. Ne keto qenderbanime u ruajten me te forta traditat e lashta vendese dhe politika asimiluese e shtetit romak gjeti nje kundershtim e nje qendrese me te madhe se ne rajonet bregdetare.
    Burimet e shkruara antike tregojne per ekzistencen ne Iliri te disa qenderbanimeve te vogla te fortifikuara, te cilat i quajne castella ose oppida (keshtjella apo qyteza), banoret e te cilave nuk kishin te drejten e qytetarise romake. Keto keshtjella e qyteza ilire ishin edhe qendra te njesive krahinore te brendshme civitates-ve, ku qene vendosur paria vendase dhe autoritetet provinciale te perandorise qe zbatonin politiken sunduese te saj.

  22. #22
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    ILIRET

    K R E U VIII

    ILIRIA Ne PERIUDHeN E ZGJERIMIT DHE Te ReNIES Se PERANDORISe ROMAKE

    1. GJENDJA EKONOMIKO-SHOQeRORE DHE ADMINISTRIMI I ILIRISe Ne SHEK. I-III E.SONe

    Zejtaria, tregtia dhe komunikacioni
    Zhvillimi i metejshem i qyteteve dhe lulezimi i jetes qytetare ne shekujt e pare te eres sone ne provincat ilire ka qene i lidhur ngushte me zhvillimin qe moren deget e ndryshme te ekonomise, zejtaria, tregtia dhe bashke me ta rrjeti i komunikacionit. Me gjithe ngritjen qe pati ne dy shekujt e pare te perandorise provinca e Maqedonise, ku qene perfshire edhe Iliria e Jugut dhe Epiri, keto nuk arriten gjendjen qe kishin pasur ne kohen kur qene te pavarura. Ndryshe prej tyre, ne krahinat e brendshme e te veriut, ne Dalmati, Panoni, Dardani etj., vendosja e menyres antike (romake) te prodhimit u pasua nga nje zhvillim ekonomik me i larte se ai qe kishin pasur me pare.
    Ne kete periudhe u zhvilluan ne Iliri ato dege te zejtarive, prodhimet e te cilave ishin te destinuara per te plotesuar kerkesat e nje rrethi te gjere konsumatoresh, ne radhe te pare te vendasve. Ne kete kategori hynin veglat e punes, orendite shtepiake, enet prej balte, qelqi dhe stolite. Zhvillimi i metalurgjise dhe i disa zejeve te rendesishme u pasua me futjen ne perdorim te nje sere veglash te reja pune, te cilat e shtuan edhe me tej prodhimin. Njekohesisht verehet edhe krijimi, sidomos ne qytetet e medha, te punishteve, te cilat i zoteronin skllavopronare te njohur italike, sikurse eshte rasti i kandilave prej balte te pjekur te prodhuar ne Bylis nga firmat e njohura FORTIS e FELIX te Italise se Veriut, te cilat ishin llogaritur gjithashtu per tregun vendes. Nga fundi i shek. I dhe sidomos ne shek. II te e. sone behet i zakonshem edhe ne provincat prodhimi i kandilave me firme, me kallepe te sjella nga Italia. Ne qytetet e medha ku zejtaria ka qene me e zhvilluar zejtaret ishin te bashkuar sipas zejeve ne shoqata (collegia). Disa mbishkrime te zbuluara permendin kolegjet e zejtareve qe punonin hekurin, gurin e drurin. Shume qytete te Ilirise kane qene te njohura per prodhimin e tullave e te tjegullave, te armeve, te tekstileve etj.
    Nje nga deget e ekonomise qe mori nje zhvillim te madh ne krahinat ilire ne shek. I-III te eres sone dhe per te cilen pushtuesit treguan nje zell te madh ka qene shfrytezimi i minierave. Pas pushtimit te Ilirise edhe minierat e arit, te argjendit, te bakrit e te hekurit te Dalmatise, te Dardanise e te viseve te pirusteve u bene prona te shtetit romak dhe paten nje rendesi te madhe per perandorine. Shfrytezimin e minierave perandorake ose e bente vete shteti ose ua jepte sipermarresve te vegjel romake. Ne minierat punonin, ne kushte te keqija, sklleverit dhe banoret e lire vendes. Minierat e provincave ilire filluan te shfrytezoheshin ne menyre intensive ne shek. II e.sone. Flori, historian i shek. I-II te e.sone, tregon se pas kryengritjes se viteve 6-9 romaket i shtrenguan dalmatet "te germojne token dhe te nxjerrin prej saj arin". Me vone minatoret dalmate e pirustet u derguan me force per te punuar ne minierat e provinces se Dakise.
    Nje rol jo te vogel ne jeten e krahinave ilire ka luajtur edhe tregtia. Me e zhvilluar ishte tregtia qe benin qytetet si qendra te prodhimit zejtar me periferine e tyre bujqesore dhe me viset e brendshme, ne te cilen merrnin pjese gjeresisht shtresat e gjera te popullsise vendese. Nje zhvillim te madh mori gjithashtu tregtia tranzite dhe ajo qe behej ne Gadishullin Italik e ne provincat mesdhetare te perandorise, qe ishte ne duart e shtreses se tregtareve negotiatores, te cilet u duken ne viset ilire qe ne gjysmen e dyte te shek. I p.e.sone. Nga tregtia perfituan ato krahina qe ishin ne afersi te qendrave te medha tregtare ose te pershkuara nga rruget e medha te komunikacionit. Qendra te rendesishme tregtare te kesaj kohe qene Dyrrahu, Salona, Jader etj., ne skelat e te cilave shkarkoheshin mallra te ndryshme qe drejtoheshin nga perendimi ne lindje dhe anasjelltas. Sipas nje burimi te shkruar, nga krahinat dardane eksportohej djathe, kurse Dalmatia, pervec djathit, eksportonte lende druri te pershtatshme per ndertime dhe hekur.
    Qytetet dhe qenderbanimet e rendesishme te provincave ilire te kesaj kohe kane qene lidhur me rruge. Shteti romak, fill pas pushtimit te tyre, nisi ndertimin e rrugeve te reja dhe rregullimin e rrugeve te vjetra. Nje rruge e njohur dhe e rrahur ka qene rruga Egnacia (e ndertuar fill pas formimit te provinces se Maqedonise (mesi i shek. II p.e.sone), mbi rrugen me te vjeter te Kandavise), e cila duke u nisur nga Dyrrahu e Apolonia dhe duke kaluar neper Thesalonik arrinte ne Bizant (Kostandinopojen e mevonshme), pasi kishte pershkuar nje pjese te mire te krahinave jugore te Ballkanit. Sipas Strabonit, rruga Egnacia ka qene e gjate 553 milje, afersisht 830 km. Ajo ishte rruga me e shkurter dhe me e sigurt midis Italise se Jugut, Greqise Veriore, Maqedonise e Azise se Vogel. Nje rruge e rendesishme transballkanike ka qene edhe ajo qe nisej nga bregdeti jugor i Adriatikut, kalonte neper Lis, kapercente Drinin dhe dilte ne Dardani duke arritur ne Nais. Ne Nais ajo lidhej me rrugen qe vinte nga Veriu (Danubi), nga Singiduni e Viminaci dhe qe mbaronte ne Thesalonik. Rruge te tjera te dores se pare kalonin gjate bregdetit per ne veri dhe per ne jug. Te dhena me te plota per keto rruge gjenden ne itineraret (lista rrugesh e harta grafike, te hartuara qe ne fillim te shek. III e.sone), qe jane nje burim i cmueshem per rruget e lashta, ku jepen edhe emrat e vendbanimeve dhe situata gjeografike. Mjetet e nevojshme per ndertimin e rrugeve dhe krahet e punes romaket i nxirrnin nga popullsia vendase. Gjate ketyre udheve ka pasur vende per kembimin e kuajve (mutatio) dhe stacione te posacme me bujtina (mansio).

  23. #23
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    ILIRET

    K R E U VIII

    ILIRIA Ne PERIUDHeN E ZGJERIMIT DHE Te ReNIES Se PERANDORISe ROMAKE

    1. GJENDJA EKONOMIKO-SHOQeRORE DHE ADMINISTRIMI I ILIRISe Ne SHEK. I-III E.SONe

    Organizimi administrativ i Ilirise
    Ne fund te shek. I.p.e.sone u krijua provinca e Ilirikut (Illyricum), ku qene perfshire krahinat e Ilirise Veriore. Provinca e Ilirikut perfshinte nje territor shume te gjere: ne veri arrinte deri ne Danub, kurse ne jug deri te lumi Mat; ne lindje provinca e Ilirikut shtrihej ne qender te Ballkanit, duke perfshire ne perberjen e saj edhe territorin e Serbise se sotme. Ndryshimet qe ekzistonin midis krahinave perendimore bregdetare dhe atyre te brendshme malore bene te nevojshem krijimin ne pjesen qendrore te Ilirise te nje province tjeter. Provinca e Mezise - me kete emer u quajt provinca e re - perfshinte edhe Dardanine, e cila deri atehere kishte bere pjese ne provincen e Maqedonise.
    Kryengritjet dhe ne pergjithesi kundershtimi qe iu be pushtimit ne viset ilire, sidomos ne ato te provinces se Ilirikut e detyruan shtetin romak te rishikoje marredheniet me provincat dhe te riorganizoje aparatin administrativ. Pas kryengritjes se madhe te viteve 6-9 te e.sone provinca e Ilirikut u nda me dysh: ne jug u krijua provinca e Dalmatise dhe ne veri ajo e Panonise. Ne etapen e fundit te organizimit administrativ te provincave ilire, nga Perandoria e hershme Romake (shek. II e.sone), u krijua provinca e Epirit, ku u futen krahinat ilire ne jug te Vjoses, i gjithe Epiri dhe Akarnania e Etolia, ne jug te tij.
    Provincat e nenshtruara e te qetesuara ne nje fare menyre, ishin nen mbikeqyrjen e senatit romak, kurse provincat qe kishin rendesi strategjike, ku gjendja ishte e pasigurt dhe ku ishte e nevojshme te mbaheshin reparte ushtarake, vareshin drejtperdrejt nga perandori. Ne Iliri provinca perandorake ishin Panonia, Dalmatia, Mezia e Epiri, kurse Maqedonia ishte province e varur nga senati.
    Ne krye te provincave qendronin sundimtare te posacem, mekembesit, te cilet sipas rendesise se provincave ishin te rangjeve te ndryshme. Ne provincen perandorake te Dalmatise, mekembesi ishte ne rangun e konsullit (legatus) (Augustipropraetore). Provinca e Epirit hynte ne grupin e provincave te dores se dyte dhe sundohej nga mekembes qe vinin nga shtresa e kaloreve romake. Ne krye te provinces se Maqedonise kane qene vene senatore ne rangun e propretorit.
    Mekembesit emeroheshin ne administrimin e provinces per nje vit, duke pasur edhe funksionin e larte gjyqesor dhe politiken fiskale. Ne provincat ku mbaheshin reparte ushtarake ata kishin ne dore edhe pushtetin ushtarak. Mekembesit kane qene zoter te vertete te provincave dhe kane pasur nje pushtet te pakufizuar. Veprimtaria e mekembesve ne provincat ka qene jashte cdo kontrolli, ata kishin ne duart e tyre jeten e banoreve te provincave dhe shfrytezonin postin e tyre per interesat vetjake, duke shtuar pasurine e tyre me ane te grabitjeve sistematike. Ne pergjithesi veprimet e mekembesve te provincave karakterizoheshin nga nje arbitraritet i theksuar. Shembull i abuzimeve dhe i plackitjeve te sundimtareve romake, i shthurjes dhe i paligjshmerise se plote ne provincat, ishte bere provinca e Maqedonise, gjate sundimit te mekembesit romak Kalpurn Pizonit, ne vitet 57-55 p.e.sone. Ne nje ligjerate te mbajtur kunder Pizonit, oratori i njohur romak Ciceroni, e ka pershkruar gjendjen e krahinave ilire ne provincen e Maqedonise te asaj kohe me keto fjale: "Dyrrahu e Apolonia te shkaterruara... parthinet e bylinet te genjyer, Epiri krejt i shkaterruar ... te gjithe kane provuar se ti kishe ardhur vetem per t'i vjedhur, plackitur, keqperdorur dhe trajtuar si armiq...".
    Ne provincat ilire mekembesit kishin mjaft nepunes ndihmes, midis tyre ishin kuestoret qe merreshin me financat, prokuratoret qe drejtonin dege te ndryshme te ekonomise dhe legatet qe kryenin detyrat e tyre ne ushtri dhe ne gjyqe. Nje detyre themelore e mekembesve dhe e ndihmesve te tyre ka qene mbledhja e taksave nga popullsia ilire. Shteti romak kishte perpunuar nje sistem te hollesishem te nxjerrjes se taksave dhe te detyrimeve te tjera ne popullsite e viseve te pushtuara. Taksat kryesore kane qene ato qe paguheshin per token dhe ato per fryme (tributum soli dhe tributum capiti). Baza e sistemit fiskal romak ka qene regjistrimi i pasurise. Me caktimin e taksave jane marre prokuratoret, te cilet i caktonin ato sipas te ardhurave, siperfaqes dhe cilesise se tokes. Keto taksa, ne fillim i paguanin vetem banoret vendes, te cilet romaket i quanin "peregrini" (te huaj). Me vone taksat u shtrine edhe mbi qytetaret romake te vendosur ne provincat ilire.
    Pervec taksave te drejtperdrejta, popullsia vendese ka qene e shtrenguar te paguante edhe taksa te tjera te terthorta, qe merreshin pjeserisht ne te holla e pjeserisht ne natyre, si p.sh. taksen per ndertimin e rrugeve, per pyllin, per peshkimin dhe taksen doganore. Taksa doganore apo e kufirit paguhej per disa mallra te importuara qe kalonin neper rruget tokesore lumore ose detare nga nje njesi administrative-doganore ne tjetren. Nje njesi doganore me vete perbente Iliriku (portorium Illyrici), ne te cilen qene perfshire provinca e Dalmatise, e Panonise, e Mezise, e Norikut dhe me vone provinca e Dakise. Nga banoret e provincave ilire nxirreshin shuma te medha ne te holla per mbajtjen e administrates romake dhe te reparteve ushtarake te dislokuara ne to. Te gjitha taksat e abuzimet e nepunesve romake rendonin thuajse teresisht mbi popullsine e thjeshte. Perfaqesuesit e pushtetit perandorak, legatet, prokuratoret, fajdexhinjte e tregtaret italike i shihnin provincat si objekt grabitjeje. Nje nga provincat qe u shkaterrua shpejt nga veprimtaria grabitqare e sundimtareve romake ka qene provinca e Maqedonise. Pasiguria e krijuar ne kete province, kundershtimet dhe kryengritjet e banoreve te saj kunder qeveritareve romake, bene qe me vone ajo te kthehej nga nje province e administruar nga senati ne nje province perandorake.
    Grabitjet dhe barra e rende e taksave kane qene me te theksuara ne krahinat bregdetare dhe ne ato te pershkuara nga rruget e medha te komunikacioneve, ku kishte gjithfare nepunesish romake. Ne viset e brendshme dhe ne krahinat malore te provincave ilire, pushtuesit romake nuk mund te vendosnin marredhenie te tilla vartesie as edhe te nenshtronin plotesisht banoret vendes ndaj autoriteteve shfrytezuese te perandorise. Shume krahina e bashkesi territoriale ruajten per nje kohe te gjate nje vetadministrim te brendshem. Keto bashkesi, te quajtura civitates, ishin te perbera nga qenderbanime te vogla e fshatra qe kishin perreth tyre nje territor bujqesor te gjere, qe shtrihej ne kufijte e vjeter te popullsive ilire dhe qe ishte pjeserisht toke private dhe pjeserisht prone e perbashket. Ne krye te civitates-ve ka pasur nje prefekt (praefectus civitatis) qe zakonisht zgjidhej midis ushtarakeve te reparteve te aferta. Ne keto bashkesi prefektet ushtronin autoritetin e tyre ne emer te shtetit romak, pa pelqimin e te cilit nuk mund te merrej asnje vendim. Me vone oficeret romake u zevendesuan nga perfaqesues te parise vendese qe kishin marre qytetarine romake. Duke organizuar bashkesite vendese sundimtaret romake, munden te siguronin nje fare kontrolli mbi popullsine vendese dhe ta terhiqnin ate ne jeten e shtetit romak. Ne burimet mbishkrimore perfaqesuesit e parise ilire te vene ne krye te bashkesive autonome, si p.sh. te dalmatet, japodet, desidiatet e dokleatet, jane quajtur praepositi (kryetare). Prane tyre ka pasur edhe nje keshill fisnor, i perbere nga perfaqesues te ndryshem te parise vendese, principes, qe ishin gjithashtu njerez te besuar te Romes. Kjo shtrese e parise ilire erdhi gjithnje duke u kufizuar; nga gjiri i saj kane dale me vone ata qe bene perpjekjet e fundit, por pa rezultat, per te mekembur perandorine e hershme romake dhe per te mbajtur gjalle skllavopronarine qe ishte ne shthurje e siper.
    Per te lehtesuar sundimin e tyre romaket krijuan krahina te medha gjuhesore-administrative, te quajtura kuvende (conventus provinciae). Ne provincen e Dalmatise ka pasur tri kuvende. Ne kuvende merrnin pjese perfaqesuesit e shtresave sunduese te qyteteve dhe te parise ilire te bashkesive territoriale; midis tyre zgjidhej per nje vit, kryetari i kuvendit dhe prifti i kultit te perandorit.

  24. #24
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    ILIRET

    K R E U VIII

    ILIRIA Ne PERIUDHeN E ZGJERIMIT DHE Te ReNIES Se PERANDORISe ROMAKE

    2. ILIRIA Ne PERIUDHeN E ReNIES Se PERANDORISe ROMAKE

    Historia e ilireve gjate shek. IV, V e VI e. sone, nje periudhe qe ka te beje me krizen e sistemit antik te prodhimit dhe me renien e Perandorise Romake, ndryshe nga ajo e tre shekujve te pare te eres sone ka mbetur me pak e studiuar. Vemendjen e studiuesve per kete periudhe e kane terhequr sulmet e "barbareve" dhe lufterat qe Perandoria Romake dhe me pas perandoria e hershme bizantine kane bere per mbrojtjen e kufijve veriore. Nuk ka munguar interesimi i historiografise se huaj edhe per "perandoret ilire", te cilet bene perpjekje per t'ia zgjatur jeten Perandorise Romake dhe njekohesisht rendit skllavopronar ne renie e siper.
    Kjo eshte, ne historine e ilireve, nje periudhe plot me ngjarje te rendesishme, ne te cilen ndodhen invazione e dyndje popujsh te ndryshem, qe u shoqeruan me ndryshime ne perberjen etnike te popullsive ballkanike. Shekujt IV-VI jane jo vetem periudha e perballimit me sukses te invazioneve barbare, por edhe periudha e rigjallerimit te ilireve pas renies se Perandorise Romake, rigjallerim qe shfaqet ne shume aspekte te jetes e te kultures se tyre. Ndryshe nga ajo e veriut, popullsia ilire e trevave jugore u qendroi dyndjeve dhe invazioneve "barbare" duke ruajtur fizionomine e vet etnike. Kjo me te drejte eshte njohur si nje premise themelore historike e etnogjenezes se popullit shqiptar, sepse ne kete treve, ne mesjeten e hershme, u mbrujt kombesia shqiptare.

  25. #25
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    ILIRET

    K R E U VIII

    ILIRIA Ne PERIUDHeN E ZGJERIMIT DHE Te ReNIES Se PERANDORISe ROMAKE

    2. ILIRIA Ne PERIUDHeN E ReNIES Se PERANDORISe ROMAKE


    Kriza e sistemit antik te prodhimit dhe e Perandorise Romake
    Duke filluar nga shek. III e. sone, ne Perandorine Romake menyra antike e prodhimit i kishte shteruar mundesite e saj per nje zhvillim te metejshem dhe filloi te shkonte drejt renies. Skllaveria nuk sillte te ardhura si me pare. Rendimenti i sklleverve, qe nuk kishin asnje nxitje per pune, behej gjithnje e me i paket, kurse shfrytezimi i tyre me pak i leverdisshem dhe sklleverit e tepert ishin bere nje barre e rende per pronaret e tyre. Marredheniet e vjetra po beheshin nje pengese ne rrugen e zhvillimit shoqeror. Filloi keshtu kriza e pergjithshme e sistemit antik te prodhimit.
    Ne fushen e ekonomise kriza u shfaq me renien e prodhimit, me varferimin e masave te gjera te popullsise, dobesimin e lidhjeve tregtare midis krahinave e provincave te ndryshme. Ne shume qytete pati nje ulje te nivelit te jetes, cka eshte verejtur edhe ne zbulimet arkeologjike. Me renien e qendrave te medha zejtare banoret e provincave nisin t'i prodhojne ne vend sendet per te cilat kishin nevoje, por kesaj radhe per nje rreth te ngushte konsumatoresh. Ne gjendjen e krijuar duke filluar nga shek. IV u rrit edhe me shume roli i bujqesise. Ajo u be dega vendimtare e prodhimit ne gjithe boten antike. Ekonomia e latifondeve, qe ishte bazuar ne punen e skllavit nuk sillte me te ardhura ndaj, ekonomia e vogel u be perseri e vetmja forme e bujqesise qe sillte fitime.
    Banoret e provincave mbeten gjithnje nen presionin e vazhdueshem te taksave, prej te cilave nepunesit perandorake kerkonin te nxirrnin burime te ardhurash sa me te medha. Burimet e shkruara antike permendin Probin, sundimtarin e Ilirikut, i cili qe nga fundi i shek. III e.sone, duke mbledhur taksat ne menyre te padrejte, i kishte dobesuar krahinat veriore ilire, para se ato te shkaterroheshin nga barbaret.
    Nje shenje tjeter e krizes ishte edhe dobesimi i pushtetit qendror ne perandori. Gjendja e keqe e popullsise qytetare e fshatare u be shkak per shperthimin e kryengritjeve. Ne kryengritjet me sklleverit e kolonet u bashkuan si fshataret e varfer, dhe vegjelia e qyteteve. Lufta e tyre e tronditi thelle regjimin perandorak. Shpeshhere perandoret e sundimtaret per te shtypur kryengritjet e popullsive te provincave kerkonin ndihmen e barbareve. Keshtu veproi perandori Honor me gotet e udhehequr nga Alariku: ne vitin 395 e. sone kishin ngritur krye taulantet dhe duke mos qene ne gjendje te shtypte "kryengritjen e shtetasve te tij", Perandori dergoi kunder ilireve vizigotet qe ishin futur asokohe ne Ballkan.
    Ne acarimin e krizes se pergjithshme te sistemit antik te prodhimit nje rol jo te vogel kane luajtur sulmet e "barbareve". Kufijte veriore e verilindore qe nga shek. III e ketej filluan te sulmoheshin gjithnje e me shume nga fise te ndryshme "barbare".
    Nje nga shfaqjet me te renda te krizes qe ndikoi ne dobesimin e perandorise ka qene edhe prirja e qarqeve sunduese te provincave per t'u shkeputur nga pushteti qendror dhe sidomos lufta per pushtet ose lufta midis senatit e ushtrise, midis perandoreve te senatit e perandoreve te ushtrise, bashke me ta edhe ndryshimet e shpeshta ne fron. Mbeshtetja e vetme e sigurt e pushtetit perandorak u be ushtria. Ne periudhen e krizes dhe pas saj, pjesa me e madhe e ushtrise vinte kryesisht nga popullsia fshatare e provincave. Ne provincat periferike nje vend te dores se pare zinin provincat ilire, sidomos ato veriore e lindore ku ishin perqendruar njesi ushtarake te shumta dhe ku prona e vogel e tokes kishte nje peshe te madhe. Ushtria, e cila vinte nga keto shtresa, u be mburoja e fundit e perandorise dhe filloi te luaje nje rol vendimtar ne ngjarjet politike te kohes. Nga gjiri i saj u krijua nje pari e forte provinciale e interesuar per ruajtjen e skllavopronarise dhe e gatshme per te luftuar kunder sklleverve, koloneve dhe shtresave popullore, te cilat ngrinin krye here pas here
    Ne vitin 212 e. sone, i imponuar nga fillimet e krizes dhe situata e krijuar si pasoje e saj, perandori Karakalla shpalli ediktin e tij, me ane te te cilit popullsive te provincave te konsideruara deri atehere "te huaja" iu dhane te drejtat e qytetarise romake. Perandoria Romake e mori kete mase per te zgjeruar bazen shoqerore mbi te cilen mbeshtetej pushteti qendror dhe per rendesine qe kishin provincat e pasura te Gadishullit Ballkanik. Ne kete menyre u thellua edhe me shume procesi i "provincializmit" dhe i "barbarizmit" te Perandorise Romake. Masat e marra nga perandoret ne shek. III dhe me vone nuk munden te ndalonin krizen e pergjithshme dhe te ruanin skllavopronarine. Kete nuk munden ta benin as disa nga perfaqesuesit e shtresave sunduese provinciale, te cilet arriten te behen edhe perandore.
    Ne shekujt III-IV e. sone, madje deri ne shek. IV ne krye te Perandorise Romake kane qene disa perandore me prejardhje ilire. Perandore "ushtare" ilire kane qene: Deci, Klaudi II, Aureliani, Probi, Diokleciani dhe Konstandini. Burimet e shkruara bashkekohese tregojne se keta perandore, si perfaqesues te qarqeve sunduese provinciale, ne vija te pergjithshme ndoqen nje politike, e cila synonte te forconte pushtetin e perandorit, te ruante skllavopronarine dhe te shtypte levizjet kryengritese. Ata forcuan ushtrine dhe me anen e saj u perpoqen te mbronin kufijte e perandorise nga sulmet e jashtme. Figura me kryesore midis perandoreve ilire ka qene Diokleciani, nje ilir nga qyteti Dioklea (ne provincen e Dalmatise), qe sundoi ne vitet 284-305. Diokleciani ndoqi te njejten politike si paraardhesit e tij, por ai beri edhe disa reforma administrative e ushtarake. Perandoria Romake u nda ne kater prefektura dhe 12 dioceza. Ne pjesen lindore te saj gjendej prefektura e Ilirikut, e cila ndahej ne tri dioceza e ne disa provinca. Tokat shqiptare qe nga gjysma e pare e shek. IV, qene perfshire ne provincen e Prevalit me qender Shkodren, ku benin pjese Dalmatia e Jugut, Mali i Zi dhe Shqiperia Veriore, ne provincen e Dardanise me qender Skupin, ku hynin pothuaj te tera krahinat e Kosoves se sotme, ne provincen e Epirit te Ri me qender Dyrrahun, qe permblidhte krahinat e Shqiperise Qendrore e Jugore deri te lumi Vjosa dhe ne provincen e Epirit te Vjeter, me qender Nikopolin, ku hynin tokat ne jug te Vjoses deri ne gjirin e Prevezes.
    Me reformat e tij ushtarake Diokleciani e rriti numrin e legjioneve dhe formoi me ushtare te zgjedhur njesi ushtarake te levizshme, te cilat ne kohe lufte shoqeronin sundimtaret dhe ne kohe paqeje qendronin si garnizone ne qytetet e keshtjellat e provincave.
    Duke filluar nga gjysma e dyte e shek. III, por ne menyre te vecante gjate shek. IV ne provincat ilire u bene ndertime me karakter fortifikues dhe u hapen e u riparuan rruge te ndryshme. Ne radhe te pare keto punime u bene ne provincat veriore dhe sherbyen per mbrojtjen e kufijve nga sulmet e "barbareve". Por edhe ne provincat e brendshme jugore, po per qellime ushtarake u rifortifikuan shume qytete dhe u ngriten keshtjella te reja. Ndryshe nga ato te veriut, pervec detyres se mbrojtjes se Perandorise nga invazionet e "barbareve", qe mund te hynin ne Gadishullin Ballkanik, ato paten edhe nje mision tjeter, sherbyen per qendrimin e garnizoneve dhe per te perballuar kryengritjet e vendesve, te cilat u shtuan ne situaten e krijuar nga kriza e rendit skllavopronar.
    Reformat administrative e ushtarake dhe ndertimet fortifikuese te bera nga Diokleciani e vonuan pak renien e Perandorise Romake, por nuk munden ta ndalonin. Ne kete drejtim nje rol jo te vogel kane luajtur provincat veriore e verilindore ilire, por ndihmuan edhe rrethanat politike, sidomos lufta kunder sulmeve te barbareve ne kufirin danubian. Kjo lufte kishte nje karakter te dyfishte per perandoret e komandantet ushtarake ilire, ishte nje lufte per mbrojtjen e vendit te tyre, por edhe per mbrojtjen e Perandorise me te cilin ishin lidhur ngushte interesat e tyre.
    Ne saje te disa masave qe mori paria e re provinciale, duke perfshire edhe ate ilire, u be e mundur te perballohej per nje fare kohe kriza e Perandorise Romake. Por ato nuk munden ta shmangnin ate.

  26. #26
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    ILIRET

    K R E U VIII

    ILIRIA Ne PERIUDHeN E ZGJERIMIT DHE Te ReNIES Se PERANDORISe ROMAKE

    2. ILIRIA Ne PERIUDHeN E ReNIES Se PERANDORISe ROMAKE

    Tiparet e krizes ne provincat ilire
    Shthurja e sistemit antik te prodhimit, qe perfshiu gjithe perandorine dhe qe ishte arsyeja themelore e krizes se saj, nuk pati kudo perpjesetime te njejta. Ne Lindje dhe ne Ilirik, ku prona private ishte zhvilluar me ngadale, kjo krize nuk qe aq katastrofike sa ne provincat perendimore.
    Pas shek. III e. sone edhe ne provincat ilire bujqesia fitoi nje rendesi te madhe. Ne fshatin ilir, deri ne fund te shek. IV e. sone ka pasur nje rritje te prodhimit bujqesor. Sipas burimeve te shkruara ne Ilirik ka pasur fshatare te pasur qe kishin skllever, te cilet ishin, kryesisht, rober lufte me origjine gote. Ne provincat ilire, per nje fare kohe u gjalleruan edhe pronaret e medhenj te tokave, qe i shtuan pronat e tyre pas renies se qyteteve. Por latifondet qene relativisht te pakta dhe te kufizuara ne ultesirat bregdetare.
    Me gjithe gjendjen e keqe qe u krijua ne Perandorine Romake, ne provincat ilire fshataret e lire mbeten edhe per nje fare kohe nje force e madhe. Per ruajtjen e popullsise se lire fshatare dhe per ta mbrojtur ate nga shkaterrimi prej borxheve, ishin te interesuar edhe perandoret, te cileve u duhej si rezerve per ushtrine dhe per taksat e ndryshme. Ne zonat e brendshme malore ilire kishte edhe bashkesi fshatare, pjesetaret e te cilave ishin zoterues tokash.
    Zbulimet arkeologjike deshmojne per nje zhvillim te bujqesise dhe te vendbanimeve fshatare ne Iliri ne shek. III-IV. Veglat bujqesore prej hekuri ishin te zakonshme dhe mbizoteruese ne inventaret e varreve te kesaj kohe, qe u takonin vendbanimeve fshatare kryesisht te vogla. Vendbanimet fshatare u shtuan edhe ne zonat e brendshme; disa prej tyre qene lidhur me minierat e ndryshme, te cilat ne kohen e krizes kishin kaluar ne duart e banoreve vendas.
    Ne pronat bujqesore te provincave ilire filloi te shtohet numri i koloneve, nje dukuri qe njihej edhe me pare. Kolonet ne fillim kane qene qiramarres te lire dhe vinin kryesisht nga radhet e fshatareve te rrenuar dhe te mbetur pa toke. Kolone zune te beheshin edhe roberit e luftes. Borxhet, qe erdhen duke u shtuar i shkaterruan kolonet, fillimisht te lire, dhe i bene pjese te pandare te tokes. Ne pergjithesi gjendja e koloneve edhe ne Ilirik ka qene e keqe dhe nuk ndryshonte nga ajo e sklleverve. Ne kushte te tilla kolonet braktisnin shpesh tokat dhe arratiseshin. Perandori Konstandin, me ane te nje dekreti, kishte shpallur se te gjithe ata qe fshihnin kolonet e ikur gjobiteshin, kurse kolonet e arratisur duhej te ktheheshin me force ne vendbanimin e tyre. Ky ligj u perserit disa here, por pa sukses. Ne vitin 371 te e. sone u leshua nje urdher i posacem per kolonet e Ilirikut. Tani ligjet ndalonin shitjen e koloneve pa token, keshtu qe keta te fundit u shnderruan ne nje shtrese shoqerore qe lidhej me token.
    Te gjitha masat qe mori perandoria ne kohen e krizes ne fushen e marredhenieve agrare kishin te benin me politiken fiskale te saj. Taksat qe paguanin pronaret e tokave caktoheshin jo vetem sipas siperfaqes se tokes qe ata kishin, por edhe nga numri i frymeve, i njerezve qe punonin ne to. Kolonet mbeten te lidhur me token, ata ishin paraardhesit e bujkroberve te kohes se mesjetes.
    Pas shek. III e. sone kriza e tatepjeta e pergjithshme pati perfshire edhe mjaft qytete te provincave ilire, sidomos te atyre jugore, duke ndikuar ne renien e jetes qytetare, ndonese jo ne ate mase si ne pjesen perendimore te perandorise. Qytete te rendesishme, si Apolonia, Bylisi, Amantia, Foinike, Antigonea e ndonje tjeter qe si koloni, municip apo qytet "i lire" i qene pershtatur organizimit administrativ, me fillimin e krizes se sistemit antik te prodhimit e me renien e ekonomise moren tatepjeten per t'u zhdukur me vone bashke me ato qytete ilire qe kishin filluar te binin qe ne dy shekujt e pare te eres sone. Disa prej ketyre qendrave te vjetra qytetare nuk munden te qendrojne si te tilla edhe pse u bene qendra peshkopatash. Nje dukuri qe nis te duket ne shek. IV e. sone ka qene ngritja e gjallerimi i disa qytezave te lashta e te reja, te fortifikuara me nismen e fuqine e popullsise vendase, roli ekonomik i te cilave u rrit, i ndihmuar nga kriza ekonomike e politike e perandorise.
    Ne rrenimin e qyteteve ndikuan faktore te ndryshem. Se pari, duhet theksuar renia e prones se vogel e te mesme bujqesore te lidhura me qytetin, te cilat kishin ruajtur deri vone tiparet e nje ekonomie skllavopronare. Gjate shek. IV pronat tokesore te qyteteve u fortifikuan nga perandoret dhe nga kleri kristian ose kaluan ne duart e pronareve te medhenj. Pronat e medha tokesore dhe fshatrat me bashkesi te lira luanin asokohe nje rol te rendesishem ne jeten ekonomike te perandorise. Ne keto prona e fshatra u zhvillua edhe zejtaria, me te cilen u moren ne latifondet sklleverit e kolonet dhe ne fshatrat zejtaret e lire. Prane tyre u zhvendosen nje pjese e popullsise se qyteteve dhe u krijuan tregjet. Qytetet humben edhe autonomine e privilegjet e vjetra duke kaluar nen vartesine e prokuratoreve, te cilet ishin emeruar nga sundimtaret e provincave. Edhe gjendja e shtreses se larte qytetare ishte keqesuar shume. Kurite qe kishin zene vendin e dekurioneve te meparshem, te cilet mbanin ofiqet administrative ne qytetet, u pakesuan. Ata jo vetem qe duhej te nxirrnin nga qytetet detyrimet e taksat, por ishin te detyruar te paguanin edhe vete. Detyra e kurive u be nje barre e rende; nen shtrengimin e sundimtareve, ne disa qytete ajo u be e trashegueshme. Kurialet qe te shpetonin nga detyrimet e renda largoheshin nga qytetet, duke ikur ne fshat ose duke u futur ne ushtri. Ne gjysmen e dyte te shek. IV ndonje perandor beri perpjekje per te rimekembur kurite qytetare, por pa sukses. Rendi i kurive e kishte jetuar kohen e tij. Qytetet mbeten ne duart e nepunesve perandorake, te cilet u pasuruan ne saje te shperdorimeve qe benin ne kurriz te shtresave te uleta qytetare. Kjo gjendje vazhdoi ne ato qytete qe perballuan krizen.
    Ne provincat jugore jeta qytetare nuk u shua; pati edhe qytete, te cilat mbeten si qenderbanime te rendesishme, sidomos ne ultesiren bregdetare. Ne nje burim te shkruar, kur tregohet per pushtimet e bera nga Teodoriku ne provincen e Epirit te Ri thuhet: "askush nuk do te duronte qe ai te mbante qytete kaq te medha". Qyteti me i madh ne treven jugore ilire, i cili jo vetem ruajti fizionomine e tij, por nga shekujt V e VI, sidomos ne kete te fundit, pati nje zhvillim e lulezim te metejshem, ka qene Dyrrahu. Ai ishte njekohesisht edhe kryeqender e provinces dhe seli peshkopale. Nje funksion te tille ka pasur edhe qyteti i Skodres. Mbeten si qendra qytetare, edhe pse per nje fare kohe u degraduan si keshtjella me karakter me teper ushtarak, qytetet e qytezat e lashta te Lisit, te Antipatrese, te Aulonit, te Kanines, te Adrianopolit, te Justinianopolit, te Buthrotit etj. Ne shekujt IV-VI pati edhe keshtjella ushtarake qe u kthyen ne qendra qytetare, sikurse ndodhi me Skampinin.
    Nje tablo tjeter kemi ne qytetet e provincave veriore dhe te brendshme ilire, te cilat kishin reparte ushtarake te shumta. Ne disa qytete, si ne Salona, Naisi e ndonje tjeter ka pasur nje ngritje te madhe te atyre degeve te zejtarise qe lidheshin me ushtrine. Per kete qellim u zgjerua punimi i hekurit dhe punishtet per perpunimin e tij. Ne provincat ballkanike prodhohej rreth 40% e armeve te ushtrise romake. Qyteti Nais i Dardanise ishte njeri nga qytetet ku ndodheshin punishtet e medha perandorake per prodhimin e armeve. Nga provincat e Dalmatise dhe te Dardanise, sipas nje burimi te shkruar te kohes, vazhdonin te tregtoheshin si mallra te kerkuara, hekuri, druri dhe prodhimet blegtorale.
    Por me gjithe zhvillimin qe paten disa qytete, gjendja qe u krijua ne pergjithesi ne qytetet e provincave ilire qe kishin perballuar krizen, qe e rende. Kjo beri qe perandoret te merrnin disa masa per te shmangur rrenimin e shtresave te uleta e te mesme qytetare te perbera nga zejtaret, tregtaret, pronaret e tokave, sepse ndryshe rrezikoheshin te ardhurat shteterore. Per kete qellim ne qytetet e Ilirikut u krijua institucioni per mbrojtjen e shtresave te uleta qytetare, i cili duhej te kishte pushtet ne ceshtjet policore, juridike dhe financiare. Por keto masa nuk u zbatuan dhe gjendja e veshtire e popullsise se qyteteve te Ilirikut nuk u permiresua; nepunesit perandorake vazhduan veprimet e tyre grabitese, sepse me vone dolen dekrete te tjera qe kishin te njejten fryme. Ashtu si ne pronat bujqesore e ne fshatrat, edhe ne qytete u leshuan urdheresa perandorake qe te siguronin pagesen e rregullt te taksave dhe furnizimin e ushtrise me mallra e prodhime te ndryshme. Ne shek. IV te gjithe zejtaret qene shtrenguar te regjistroheshin ne kolegje nga te cilat as femijet e tyre qe trashegonin zanatin nuk mund te largoheshin. Por si sklleverit, kolonet e fshataret e varferuar, edhe shtresat e uleta qytetare nuk e duruan kete gjendje, ndaj ngriten krye, duke u bashkuar edhe me "barbaret" qe invadonin gjithnje e me shpesh Gadishullin Ballkanik.

  27. #27
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    ILIRET

    K R E U VIII

    ILIRIA Ne PERIUDHeN E ZGJERIMIT DHE Te ReNIES Se PERANDORISe ROMAKE

    2. ILIRIA Ne PERIUDHeN E ReNIES Se PERANDORISe ROMAKE

    Provincat ilire
    Me ndarjen e Perandorise Romake ne fund te shek. IV provincat ilire mbeten me perandorine e Lindjes, Bizantin. Edhe pasi u bene pjese e Perandorise Bizantine struktura ekonomiko-shoqerore e provincave ilire nuk ndryshoi. I vetmi ndryshim ishte se ato u bene krahina periferike te perandorise, cka ndikoi me vone ne jeten e tyre.
    Ne Perandorine Bizantine, ku benin pjese krahina te pasura me qendra te medha zejtare dhe ku ruheshin fshataret e zejtaret e lire, kriza e skllavopronarise nuk ishte ndjere aq shume. Edhe pse nuk arriti te ndalonte dyndjet e "barbareve" ne Ballkan, Perandoria Bizantine me burimet e saj ekonomike mundi te perballonte gjendjen e krijuar gjate ketyre dyndjeve dhe te qendronte si nje shtet i madh edhe nje mije vjet te tjera. Kurse perandoria e Perendimit nuk mundi te rezistoje para sulmeve te "barbareve" dhe ne vitin 476 ra ne duart e gjermanikeve, te udhehequr nga Odoakri.
    Ne shek. V-VI provincat jugore e juglindore ilire si Prevali, Dardania, Epiri i Ri dhe Epiri i Vjeter, pas shkaterrimeve e demeve te shkaktuara nga invazionet barbare u mekemben, madje ne shek. VI paten nje fare ngritjeje qe u vu re ne shume drejtime.
    Bujqesia mbeti edhe ne keta shekuj nje dege e rendesishme e ekonomise. Karakteri i pronave bujqesore mbeti ai qe kishte qene edhe me pare. Ne disa vendime shteterore qe i takojne vitit 535 duket shume qarte gjendja e pronave bujqesore ne Ilirik. Qellimi i ketyre vendimeve ishte ndalimi i perpjekjeve te pronareve te medhenj dhe i fajdexhinjve per t'u marre fshatareve borxhlinj tokat e bagetite. Ne pronat e medha bujqesore figura qendrore ka qene koloni. Ne legjislacionin e asaj kohe flitet per kolone te lire e kolone te varur. Te paret, krahas tokes qe merrnin nga pronaret, kishin edhe ngastra e vegla te tyre, kurse te fundit ishin te lidhur pas tokes; as vete, as edhe femijet e tyre nuk mund te largoheshin nga vendet ku ishin regjistruar. Me vone, midis koloneve nuk kishte me asnje ndryshim cka u pasqyrua me pas edhe ne legjislacion.
    Edhe ne shekujt V-VI ne provincat ilire nuk qene zhdukur pronat e vogla tokesore; ne viset malore vazhdonin te ruheshin edhe bashkesite e lira fshatare. Si me pare, edhe tani shteti bizantin duke ruajtur pronat e vogla fshatare dhe duke ndaluar rrenimin e tyre, kerkonte te siguronte nje prodhim sa me te madh dritherash, te mblidhte taksat dhe te rekrutonte ushtare. Fshataret ishin te detyruar te kryenin edhe angari te shumta ne hapjen e rrugeve, ne ndertimin e urave e te keshtjellave. Per t'u shkeputur nga veshtiresite ekonomike, ngarkesat e shumta me taksa, veprimet e padrejta e dhuna e nepunesve te financave dhe per te mos u kthyer ne kolone, fshataret kerkuan mbrojtjen e pronareve te medhenj me ndikim qe ishin te interesuar te kujdeseshin per ta (v. 468). Lindi keshtu patronazhi latifondar, i cili u perhap mjaft saqe perandoret nxoren urdhra per ta ndaluar ate.
    Rrenimi i fshataresise u be me i theksuar, vecanerisht ne fund te shek.V dhe ne fillim te shek.VI, kur ajo u ngarkua me taksa edhe me te renda. Fshataret e provincave ilire qene te detyruar t'u paguanin pronareve te medhenj te tokave nje takse te re ne te holla, ndersa shtetit ne ar. Te gjitha keto ndihmuan ne ruajtjen ne keto provinca te marredhenieve mall-para, por fshataret qene shtrenguar te shisnin ne treg prodhimet e tyre ose te merrnin hua nga fajdexhinjte. Duke mos qene ne gjendje per te paguar me kohe borxhet ata duhet t'u dorezonin atyre gjithcka zoteronin dhe pastaj te kerkonin mjete jetese ne qytetet ose te hynin ne radhet e ushtrise. Ne kete menyre, ne ushtrine e perandorise se hershme bizantine hyne shume ilire.
    Per provincat jugore ilire te asaj kohe ka qene karakteristik zhvillimi i bujqesise ne qenderbanime te vogla, te fortifikuara, te cilat, sikurse tregojne te dhenat e arkeologjise, te shek. V-VI, ishin bere qendra te rendesishme ekonomike. Por ne keta shekuj ekzistonte nje ndryshim midis provincave jugore e veriore; keto te fundit i perballuan te parat goditjet e sulmeve te "barbareve". Ne provincat jugore qe nuk u preken aq nga inkursionet e barbareve dhe qene krahina pa trupa te rregullta ushtarake, u ruajt ne menyre me kompakte popullsia e vjeter fshatare e qytetare. Burimet e shkruara tregojne se edhe ne shek. V dardanet perbenin nje popullsi te madhe e kompakte, kurse nga burimet mbishkrimore rezulton se ne kete province edhe ne shek. VI vazhdonin te ruheshin emra vetjake e emra fshataresh ilire.
    Ne provincat ilire edhe ne shek. V e VI jeta qytetare vazhdoi pa nderprerje, megjithese numri i qyteteve ishte pakesuar edhe me shume. Hierokli, ne udherrefyesin e tij te shek. VI permend ne kater provincat jugore ilire, emrat e 27 qyteteve, disa prej te cilave ishin edhe qendra peshkopale. Sidoqofte, me gjithe numrin e pakesuar te qyteteve dhe krizen e skllavopronarise, ne shek. VI, ne Iliri kishte ende qytete relativisht te pasura ose qytete qe kishin ruajtur rendesine e tyre. Ne kete kohe, pas shkaterrimeve te shekujve paraardhes, ka qene karakteristike nje rigjallerim i jetes ne qytet dhe ne fshat, dhe nje qendrueshmeri ne raportet mall-para.
    Qe nga fundi i shek.V dhe gati gjate gjithe shek. VI, kur ndodhi rilulezimi i jetes qytetare, numri i monedhave u shtua ne menyre te ndjeshme. Monedha te kesaj kohe, e sidomos monedhat e perandorit Justinian, te perandorit Justin qarkullonin gjeresisht; ato gjendeshin jo vetem ne qytetet, por edhe ne qenderbanime te fortifikuara e te vogla e ne zona te brendshme malore.
    Ne pjesen ballkanike te perandorise se Bizantit nje qytet i madh ka qene Dyrrahu. Ne Dyrrah vinin anije nga vende te ndryshme te Mesdheut, kurse rruget tokesore qe niseshin nga ky qytet nuk e kishin humbur rendesine e tyre. Ketu ndodheshin punishtet dhe arsenalet qe furnizonin me arme e me mjete te tjera ushtrine e floten perandorake. Qyteti, dy here i demtuar nga termetet dhe nga pushtimi i goteve, ishte mekembur dhe zbukuruar me mure te reja. Perandori bizantin Anastasi (v. 491-518) qe ka qene me origjine nga ky qytet, e rrethoi Dyrrahun me nje kurore trefishe muresh mbrojtese dhe ndertoi aty nje hipodrom te madh. Shkrimtari i shek. VI, Prokopi nga Gaza, e pershkruan Dyrrahun "si nje qytet te madh qe zgjatet nga toka ne det, qe ka me teprice nga ato qe mund te prodhoje toka e deti".
    Ndertime me karakter fortifikues ne provincat jugore ilire jane bere edhe pas sundimit te Anastasit. Prokopi i Cezarese, bashkekohes i perandorit Justinian ka shkruar se ky i fundit, per te mbrojtur perandorine e provincat e saj nga sulmet e mundshme te barbareve, ndertoi e rindertoi nje varg keshtjellash. Vetem ne tri provincat ilire jugore sipas listes se hartuar nga autori i mesiperm, numri i qenderbanimeve te fortifikuara arrinte deri ne 168. Kerkimet arkeologjike kane treguar se ne shek. V-VI ne Iliri jane ndertuar nje tok keshtjellash, shume prej te cilave nuk perfshihen ne listen e atyre keshtjellave, qe sipas Prokopit te Cezarese jane ndertuar e rindertuar nga perandori Justinian. Pervec qyteteve te rrethuara rishtas me mure, por shpeshhere te kufizuar ne siperfaqe te vogla, verehen ne keta dy shekuj perpjekje te vete popullsise per te fortifikuar qenderbanime te reja ose per t'u kthyer ne keshtjellat e vjetra. Sikurse eshte provuar nga te dhenat arkeologjike, ne keta shekuj vihet re nje rritje e rolit ekonomik te qytezave te reja te fortifikuara, sidomos ne ato krahina ku ishte dobesuar autoriteti perandorak. Kjo beri, sidomos ne periudhen parafeudale, qe te rigjallerohet popullsia vendese dhe qe krahinat e brendshme te fitojne nje rendesi te vecante, e cila do te shfaqet qe nga shek. VII e me tej ne vendosjen e feudalizmit si sistem ekonomik.
    Ne shek. VI u krijuan kushtet jo vetem per ndertime me karakter mbrojtes, por edhe per ndertime te tjera me karakter monumental. Kesaj kohe i perkasin ndertime te shumta te kultit te krishtere ne qytetin e Bylisit, Butrintit si dhe ne qendrat e tjera te vogla. Keto kane qene monumentet e fundit te shoqerise antike.
    Ne shek. VI autoriteti perandorak ishte ende i forte ne krahinat bregdetare dhe ne qytetet. Qytetet e provincave ilire nuk kishin me magistraturat municipale, as edhe vetadministrimin e vjeter. Ato kishin rene ne duart e funksionareve perandorake. Nga paria e vjeter sunduese kishte mbetur nje pakice e vogel e perbere nga pronaret e medhenj te tokave. Funksionaret shteterore dhe te kishes i ruajten te paprekura pozitat sunduese. Nga radhet e kesaj shtrese qene zgjedhur edhe perandoret. I tille ka qene edhe Anastasi qe vinte nga gjiri i aristokracise senatoriale te Dyrrahut. Por edhe ne kete kohe ushtria vazhdonte te luante nje rol te rendesishem ne shtetin e Bizantit dhe prej asaj vazhduan si me pare, te dilnin perandoret. Ushtarake ilire, qe kishin bere karriere ne ushtrine bizantine qene edhe perandori Justin I (518-527) dhe ai Justinian (527-565). Sipas nje burimi te shkruar bizantin perandori Justin, fshatar me origjine nga Dardania, duke mos siguruar dot jetesen ne vendlindjen e tij kishte shkuar ne Konstantinopol dhe kishte hyre ne radhet e ushtrise, ku arriti me pastaj deri ne postin me te larte shteteror.
    Me kohe, ne qarqet sunduese te provincave ilire, si kudo ne perandori, nje rol te madh filloi te luante kisha e krishtere e perfaqesuar nga kleri i larte, i cili per sherbimet kundrejt perandorise merrte si dhurate toka e pasuri te ndryshme. Ne shek. VI kisha e krishtere ka pasur prona te saj ne provincat e Bizantit prej nga nxirrte te ardhura te medha.
    Shek. VI perben perpjekjen e fundit te rigjallerimit te antikitetit ne Ballkan. Ne gjysmen e dyte te shek. VI dhe ne gjysmen e pare te shek.VII do te rifillojne invazione e dyndje te reja popujsh, te cilat do te sjellin ndryshime ne perberjen etnike te gadishullit dhe do te cojne ne renien e plote te sistemit antik te prodhimit. Ne Perandorine e Lindjes, ne te cilen benin pjese edhe provincat ilire, ku skllavopronaria ka qene me pak e zhvilluar, procesi i shthurjes se menyres antike te prodhimit dhe vendosja e feudalizmit u be me me ngadale.

  28. #28
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    ILIRET

    K R E U VIII

    ILIRIA Ne PERIUDHeN E ZGJERIMIT DHE Te ReNIES Se PERANDORISe ROMAKE

    3. KULTURA Ne PROVINCAT ILIRE

    Kultura ne shekujt e pare te eres sone
    Ne shek. I te e.sone, me pushtimin e plote te Ilirise, nisi te perhapej edhe kultura romake, duke u nderthurur me kulturen vendese ilire dhe duke zhdukur pak nga pak edhe ndryshimet kulturore qe ekzistonin deri atehere midis krahinave ilire. Nje rol te rendesishem ne perhapjen e kultures romake ne provincat ilire ka luajtur aparati administrativo-ushtarak i pushtuesve romake. Vatra kryesore te perhapjes se kultures romake u bene kolonite e municipet, ato qytete, te cilat si pasoje e organizimit te ri administrativ u bene qendra te rendesishme ekonomike dhe paten nje jete te gjalle kulturore-artistike. Dukurite me te shumta kulturore, te ndikuara nga Roma, zune vend, ne masen me te madhe, tek banoret e ardhur nga Italia ose nga provincat e tjera dhe te perfaqesuesit e shtreses se pasur vendese.
    Ne provincat ilire, sikurse edhe ne provincat e tjera te perandorise romake u zhvilluan arkitektura zyrtare, skulptura - vecanerisht portreti, arti i mozaikut dhe piktura murale.
    Pushtuesit romake per nevojat e tyre bene ndertime te shumta, te cilat ne disa raste ndryshuan planet e vjetra urbanistike te qyteteve. Keto ndryshime ne planin urbanistik te qyteteve te vjetra ne provincat jugore ilire u bene sepse romaket nuk ngriten ndonje qytet te ri. Me qarte ato shihen ne Buthrot e Apoloni. Ne njeren nga tarracat e medha, te formuara ne kodren ku shtrihej qyteti i Apolonise, ne pjesen perendimore te saj, germimet kane nxjere ne drite tepricat e nje ansambli godinash me karakter shoqeror te ngritura ne fillim te shek.II e.sone. Keto ndertime, qe i takojne lagjes qendrore te qytetit, u bene mbi rrenojat e godinave me te lashta ose duke i ndryshuar ato qe i perkisnin gjithashtu qendres se qytetit para pushtimit romak.
    Ne ansamblin e godinave te kesaj pjese qendrore te qytetit, benin pjese nje teater i vogel i mbuluar (odeon), nje biblioteke dhe nje godine me nje fasade monumentale, e quajtur ne literaturen arkeologjike, monumenti i agonotetit, e cila ka sherbyer si seli e keshillit te qytetit (buleteurion). Me interes eshte ketu edhe mbishkrimi i skalitur ne arkitekturen e fasades qe tregon, jo vetem se kush e kishte ndertuar kete godine monumentale, por edhe se me rastin e inaugurimit te saj ishin organizuar dyluftime midis 25 cifte gladiatoresh. Kjo supozon se ne ate kohe ne Apoloni ekzistonte nje arene amfiteater i madh dhe se luftimet e gladiatoreve ishin shfaqje te futura nga shtresa skllavopronare sunduese e italike. Me kompleksin e godinave me karakter shoqeror te mesiperme lidhej edhe nje hark triumfi me tri porta, i ngritur ne mes te sheshit dhe nje rruge magjistrale, e cila nga godina e keshillit zbriste ne drejtim te lagjeve te pjeses perendimore te qytetit, ku ndodheshin edhe banesat e parise skllavopronare apoloniate. Te gjitha keto godina nga pikepamja e planimetrise dhe e teknikes se ndertimit nuk ndryshojne nga ato bashkekohese te ngritura ne provinca te tjera ballkanike.
    Nje plan te ri urbanistik ka pasur, ne shekujt e pare te eres se sone, edhe qyteti i Buthrotit. Nuk ka te dhena qe te provojne nese ne fillim te eres sone ndryshoi plani urbanistik i qytetit te Dyrrahut. Megjithate, dihet se ne kete qytet, ne shek. II, u ndertua nje amfiteater i madh, nje pjese e te cilit eshte zbuluar.
    Nje zhvillim te mire ka pasur ne tre shekujt e pare te e. sone edhe arti plastik, skulptura. Skulpturen e kesaj kohe e njohim ne menyre te vecante nga zbulimet e bera ne rrenojat e Apolonise. Karakteristike per skulpturen apoloniate te kesaj kohe eshte se nje pjese e mire e veprave skulpturore i mbeten besnike traditave te artit klasik e helenistik ose riprodhojne vepra me te njohura te artit grek, kurse ne portretet shpesh jane zbatuar rregullat kompozicionale dhe te skalitjes karakteristike per skulpturen romake. Ne vargun e gjate te skulpturave apoloniate te tre shekujve te pare te eres sone ka vepra origjinale, te denja per mjeshtra te zote e me pervoje te madhe, portrete te stilit augustian e me te vona, si busti i Karakalles e ndonje tjeter, por ka edhe kopje te veprave klasike, te cilat kane nje force te madhe shprehese, jane shume te bukura dhe deshmojne per nje pjekuri artistike te autoreve te tyre (portreti i Demostenit, busti i Filozofit e ndonje tjeter). Ndryshe ka ndodhur ne relievin sidomos ate mortor, ku nuk ndeshen me kompozimet e bukura te stileve sepolkrale apoloniate dhe ne vend te tyre skaliten relieve me nje dekoracion uniform e monoton te marre nga repertori i stileve romake.
    Ne plastiken e vogel vendin kryesor e zene figurinat prej bronzi, te gjetura ne qytete dhe ne lokalitete fshatare. Ne keto figura bronzi te vogla, te prodhuara me te shumten ne seri, te cilat lidhen me hyjni ashtu edhe me personazhe laike (aktore, femije, atlete etj.), ka edhe modele me vlera artistike te verteta.
    Nje perhapje te gjere, gjate periudhes se pushtimit romak ka pasur edhe arti i mozaikut. Edhe mozaiket dhe zhvillimi i tyre, ashtu sikurse veprat me te bukura te arkitektures dhe te skulptures, kane qene lidhur me shtresat e larta te provincave, si te atyre te qyteteve, ashtu edhe te vendbanimeve fshatare, te zoteruesve te vilave e latifondisteve. Ne keta mozaike ku mbizoteron dekoracioni gjeometrik ndeshen edhe elemente e skena te marra nga mitologjia greke e tejlashte (Akili e Pentesilea ne mozaiket e Apolonise etj.).
    Ndryshime te dukshme ndodhen edhe ne kulturen materiale e shpirterore, vecanerisht ne qytetet dhe ne periferite e tyre. Krahas me futjen ne prodhim te nje sere veglash te reja pune, gjate shekujve te pare te pushtimit romak hyjne ne perdorim edhe stoli te reja, nje pjese prej te cilave lidheshin me modele veshjesh te ardhura. Midis stolive vendin e pare e zene fibulat, funksioni i te cilave sigurohej nepermjet nje thumbi ku kapej gjilpera, duke u zene vendin atyre fibulave ku mbyllja sigurohej nepermjet nje spiraleje, nga dilte gjilpera. Fibula te kesaj kohe te llojit te quajtur "Aucissa", me kembe perthyer ose te tipit "pincete" perhapen gjeresisht ne provincat jugore ilire.
    Me forma e teknike te re paraqitet ne tre shekujt e pare te eres sone edhe qeramika, duke perfshire edhe qeramiken e ndertimit. Pervec punishteve te pocarise vendese, qe prodhojne forma enesh te zakonshme, edhe ne provincat e tjera romake, nje perhapje te gjere mori ne dy shekujt e pare (ne drejtim me teper si imitacion) qeramika e quajtur "terra sigillata". Ne kete kohe zgjerohet me shume edhe perdorimi i eneve prej qelqi.
    Ne qytetet e ne zonat fshatare deri ne thellesi hyjne ne perdorim tjegulla - solene e kaliptere - te lakuara, tulla me trajta e permasa te ndryshuara, ndersa ne ndertim hyne llaci e gelqerja, te cilat sollen ndryshime ne tekniken e ndertimit, ne cilesine dhe ne pamjen e godinave.
    Ajo qe bie ne sy ne germimet e zbulimet arkeologjike eshte se keto ndryshime ne kulturen materiale sikurse shfaqjet e tjera te kultures se vecante, i takojne ultesires bregdetare, periferive te qyteteve dhe disa luginave te pershkuara nga rruge magjistrale. Ne keto krahina eshte verejtur edhe prania e kulteve te hyjnive romake dhe me rralle edhe te hyjnive me prejardhje lindore. Viset e brendshme ilire u preken shume me pak nga ndikimet e kultures romake. Ne pergjithesi ne keto krahina elementet e kultures materiale e shpirterore romake jane te pakta, ndersa ato vendase me te shumta. Ky raport do te thellohet edhe me teper ne shekujt qe pasojne, ne kohen e krizes se skllavopronarise, kur elementet kulturore vendase, tradicionale e te reja zene nje vend gjithnje e me te madh ne jeten e banoreve te provincave ilire.

  29. #29
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    ILIRET

    K R E U VIII

    ILIRIA Ne PERIUDHeN E ZGJERIMIT DHE Te ReNIES Se PERANDORISe ROMAKE

    3. KULTURA Ne PROVINCAT ILIRE

    Kultura ne kohen e vone antike (shek. IV-VI)
    Gjendja ekonomike e politike qe u krijua ne provincat ilire ne shek. IV te e. sone ndikoi edhe ne zhvillimin e kultures, nxiti gjallerimin dhe vazhdimin e traditave kulturore te lashta. Ne shekujt qe pasuan, kultura materiale, bashke me ndikimet bizantine filloi te marre tipare te qarta anase, mbi bazen e te cilave do te formohet kultura e hershme shqiptare. Ajo nuk pati ate zhvillim te madh si me pare, por ne kete linden elemente te reja te rendesishme (si ne kulturen materiale, dhe ne marredheniet shoqerore), te cilat ne mesjete u zhvilluan ne menyre me te plote.
    Ndryshe nga periudha pararendese, ne provincat ilire u zhvilluan me teper ndertimet me karakter fortifikues ushtarak dhe ato me karakter fetar, te krishtere. Ne grupin e pare hynin kryesisht keshtjellat e reja dhe keshtjellat e lashta te fortifikuara per qellime ushtarake, ndertimi dhe rindertimi i te cilave pati filluar qe ne shekullin IV dhe arriti kulmin ne shek. VI ne kohen e sundimit te perandorit Justianian, i cili sikurse shkruan biografi i tij, ne dy provincat Epir i Ri dhe Epir i Vjeter, ndertoi dhe rindertoi 94 keshtjella.
    Nga qytetet, ne te cilat u bene ndertime te medha e te rendesishme qe preken edhe sistemin e brendshem urbanistik ka qene Dyrrahu. Keto ndertime u bene ne kohen e sundimit te perandorit bizantin Anastas, qe ishte me origjine nga ky qytet. Nga keto objekte, me te vertete monumentale, jane ruajtur pjese te sistemit fortifikues: muret rrethuese trefishe te Dyrrahut te ngritura nga perandori Anastas, te cilat llogaritet te kene qene 4 400 m te gjata, rreth 12 m te larta dhe 3,50 m te gjera. Me interes eshte edhe rrjeti i kanalizimeve qe deshmon gjithashtu per nje qytet te madh dhe mjeshtra te afte.
    Arkitektura e banesave, sic kane treguar zbulimet arkeologjike, nuk pati ndryshime te dukshme. Si ne planin, ashtu edhe ne ndertimin e saj u ruajten traditat e lashta.
    Monumentet arkitektonike qe lidhen me fene e krishtere, dhe qe ishin karakteristike per antikitetin e vone kane qene bazilikat. Keto godina kulti jane me interes per planimetrine e tyre, plastiken dekorative dhe per dyshemete me mozaike. Persa u perket planimetrive jane gjetur bazilika te thjeshta me tri anijata (ne Tepe te Elbasanit) dhe bazilika te tipit trikonke (ne Lin te Pogradecit). Shpesh godinat e kultit paleokristian jane ngritur mbi ndertime me te lashta, duke ndryshuar planimetrite e tyre (bazilika ne Tirane, pagezimorja e Butrintit).
    Rrenojat e nje bazilike monumentale jane zbuluar ne qytetin e sotem te Ballshit, qe ne mesjete u be nje qenderbanim i rendesishem shqiptar (ne burimet mesjetare eshte njohur me emrin Kefalonia-Glavinica). Ne kete bazilike monumentale eshte vertet e pasur dhe me vlere artistike plastika dekorative arkitektonike. Ne plastike pervec kapiteleve, harqeve, arkitrave, spikasin ne menyre te vecante disa pilastra e panele te perdes ndarese te altarit. Si pilastrat, dhe panelet jane punuar ne reliev, kane nje trajtim te mire artistik dhe nje dekoracion te pasur ku nuk mungojne elementet zbukuruese tradicionale vendase.
    Midis monumenteve te skulptures te kohes se vone antike dhe qe nuk lidhen me kultet fetare jane disa relieve mortore, te punuara nga artiste vendas. Keto relieve nga menyra e trajtimit artistik, kompozimit, frymezimit, modelimit e nga paraqitja e figurave dhe veshja e tyre, perbejne nje teresi qe i vecon nga ato relieve sepulkrale te zakonshme per tre shekujt e pare te eres sone. Ajo qe i ben edhe me interesante keto vepra artistike ilire (sepse u takojne ilireve), eshte se ato jane gjetur jo ne qendra qytetare, por ne lokalitete te brendshme, ne fshatra dhe se figurat qe mbajne paraqesin zakonisht njerez te punes, fshatare e zejtare. Karakteristike per kete kohe jane edhe disa portrete tek te cilet nuk verehet as idealizmi i artit grek, as natyralizmi i skulptures romake; portretet pasqyrojne qofte edhe ne menyre te thjeshte karakterin burreror, por edhe te rrepte te popullsise ilire.
    Karakteristike per periudhen e vone antike ka qene lulezimi i artit te mozaikut. Duke filluar nga shek. IV e. sone arti i mozaikut perhapet edhe ne viset e brendshme te provincave ilire, duke u lidhur ne fillim me qenderbanimet rurale, "vilat" fshatare dhe me pas me godinat e kultit, bazilikat paleokristiane. Ne keta mozaike jane te pranishme, krahas elementeve te reja dekorative, edhe ato tradicionale me te lashta. Keshtu ne dyshemete me mozaike te godinave te kultit vertet mbizoterojne figurat qe perfytyrojne kafshe, shpende e peshq tipike per artin masiv paleokristian, por krahas tyre, ne kornizat qe rrethojne emblemat verehen elemente dekorative gjeometrike, figura rombesh, motivi i gershetes, i rratheve qe priten etj., qe lidhen me nje tradite te lashte. Mozaiket e kohes se vone antike, nga te cilet jane zbuluar mjaft ne keto vitet e fundit, tregojne per nje lulezim te ketij arti, sidomos ne shek.V e VI dhe per pranine e atelieve mozaikpunuese vendase.
    Ne antikitetin e vone ndodhen ndryshime te dukshme edhe ne kulturen materiale. Zhvillimi i bujqesise u shoqerua me futjen ne perdorim dhe persosjen e nje sere veglash bujqesore. Shfrytezimi intensiv i vendbanimeve me metale beri te nevojshem shtimin e permiresimin e veglave te minatoreve. Shek. IV, sipas te dhenave arkeologjike, me gjithe krizen e pergjithshme, ka qene periudhe e nje gjallerimi te zejtarive, te qyteteve te medha dhe te qendrave te brendshme. Kjo verehet ne prodhimin e stolive, ku vendin e pare e zene fibulat, te cilat edhe ne kete kohe vazhdojne te kene nje funksion praktik e estetik. Nje perhapje te gjere kane pasur fibulat e gjoksit te tipit te quajtur me koka qepe dhe ato me kembe te perthyer, pararendese te fibulave te perdorura nga shqiptaret ne mesjeten e hershme.
    Edhe qeramika masive (tullat e tjegullat), edhe qeramika e perdorimit te perditshem nuk ndryshon shume nga ajo e shekujve pararendes. Ndersa ne elementet dekorative perdoret pikturimi me breza ngjyre kafe e te kuqe, trajtat e eneve thjeshtohen. Gjithnje e me shpesh enet prej balte te pjekur zbukurohen me motivin e gropezuar, catalla dhe vija rrethore ose te valezuara te gerricura, motive keto te tradites ilire.
    Persa i perket kultures shpirterore per antikitetin e vone kultet e besimit fetar te krishtere, perhapen gjithnje e me shume ne popullsine e provincave ilire. Feja e krishtere, e cila ne fillim lindi si nje fe e shtresave te varfra, te cilat mendonin te gjenin tek ajo rrugen e shpetimit, u perqafua me vone edhe nga shtresat e pasura dhe u be fe zyrtare.

  30. #30
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    ILIRET

    K R E U VIII

    ILIRIA Ne PERIUDHeN E ZGJERIMIT DHE Te ReNIES Se PERANDORISe ROMAKE

    3. KULTURA Ne PROVINCAT ILIRE

    Qendresa e ilireve ndaj romanizimit
    Gjate gjithe periudhes se pushtimit, Perandoria Romake, zbatoi ne provincat ilire nje politike asimilimi, ose, sikur eshte cilesuar ndryshe, romanizimi. Per te realizuar kete politike dhe per te forcuar pushtimin, shteti romak ka synuar qe ne krye te terhiqte dhe te bente per vete parine vendese. Per kete, qe heret, kesaj shtrese iu dha e drejta e qytetarise romake dhe poste te ndryshme ne administraten provinciale. Edhe rekrutimi i te rinjve ne ushtrine romake qe Roma ka zbatuar gjeresisht ne disa provinca, si ne Dalmati, Panoni e Dardani ndikonte ne kete politike te forcimit te sundimit te saj ne Iliri. Te rinjte e rekrutuar, qe ne fillim kryenin detyrimin ushtarak ne formacionet ndihmese te ushtrise romake (ne burimet e shkruara latine permenden kohortat dalmate e dardane dhe kaloret dalmate). Shteti romak i largonte nga vendlindja, i dergonte ne provincat veriore dhe ne ato te Afrikes. Ne kete menyre, nga njera ane, zevendesoheshin humbjet e ushtrise gjate lufterave pushtuese, ndersa, nga ana tjeter, dobesohej qendresa e popullsise ilire.
    Ne tregjet e provincave ilire shiteshin asokohe prodhimet e punishteve te medha italike e jashtitalike. Ne fushat e ndryshme te prodhimit, ne metalurgji, ne zejtari dhe ne bujqesi hyne ne perdorim nje tok veglash te reja pune me te persosura e me praktike. Bashke me to u perhapen edhe stoli e objekte zbukurimi te reja. Perhapje te gjere ka pasur edhe qeramika romake e kuqe me luster, e quajtur "terra sigillata", dhe ne te njejten kohe u be uniformizimi i shume prodhimeve te qeramikes. Ne pergjithesi ne provincat ilire, sidomos ne shekujt I-II te e.sone, kishin hyre elemente te kultures materiale e artistike romake, bashke me to edhe disa shfaqje te kultures shpirterore, qe kishin marre karakter kozmopolit dhe ndesheshin edhe ne provincat e tjera.
    Duke u nisur nga kjo pamje e pergjithshme qe kane pasur provincat ilire ne tre shekujt e pare te eres sone, disa dijetare kane shfaqur mendimin se sikurse popujt e tjere, daket, galet, iberet, edhe iliret u "romanizuan" plotesisht. Sipas tyre asimilimi nga ana e Romes u be "me ane te gjuhes, te antroponomise, te fese dhe te disa shfaqjeve shoqerore-politike". Mirepo, argumentet qe sjellin dijetaret per "romanizimin" ne teresi te ilireve, nuk arrijne ta provojne kete. Duhet pasur parasysh fakti se procesi i romanizimit, preku gjeresisht shtresat e larta te popullsise vendese, te cilat per shkak te pozites se tyre te privilegjuar ishin me te ekspozuara ndaj ndikimeve romake, por jo masen e popullsise ilire. Pastaj ky proces nuk u zhvillua njelloj ne te gjitha krahinat e fushat e jetes dhe ndikimet e tij kane ndryshuar nga njera krahine ose province ne tjetren. Keshtu p.sh. procesi i romanizimit mori permasa me te gjera ne Ilirine Veriore, ku u zhvillua edhe dalmatishtja, nje gjuhe romane, e cila u zhduk perfundimisht ne shek. XIX.
    Nje argument qe perdoret per te provuar romanizimin e ilireve eshte perhapja e gjuhes latine si gjuha zyrtare e kohes. Ka edhe gjuhetare qe i mbahen pikepamjes se perdorimi i gjere i gjuhes latine ne te shkruar e ne te folur, beri qe gjuha ilire te zhduket. Dokumentet mbishkrimore te zbuluara ne provincat ilire tregojne se gjuha latine ka qene gjuha e administrates dhe e kultures dhe nuk ka pasur ne cdo kohe dhe kudo nje perhapje te gjere. Ne menyre shume te qarte kjo verehet ne provincat e Ilirise Jugore, ku numri i mbishkrimeve latine eshte shume i vogel dhe i kufizuar, madje edhe ne kolonite romake dhe ne periferine e tyre te afert. Ne shume krahina te ketyre provincave, sidomos ne brendesi te vendit, nuk ka deshmi mbishkrimore te perhapjes se gjuhes latine. Gjuha latine nuk mundi asnjehere t'i zinte vendin gjuhes ilire si mjet shprehes ne marredheniet shoqerore e familjare, madje as ne qytetet ku iliret bashkejetuan me banoret italike te ardhur. Hieronimi, nje ilir nga Dalmatia dhe qe ka jetuar ne shek. IV te e. sone, shkruante se iliret ne kohen e tij flisnin gjuhen e tyre, e cila ndryshonte nga gjuha latine. Per me teper, vete prania e gjuhes shqipe ne trevat e Ilirise Jugore deshmon qarte kunder romanizimit te nje pjese te madhe te popullsise se ketyre trevave.
    Nje fushe tjeter, ku del qarte gjithashtu, qendresa ilire, eshte onomastika, ruajtja e emrave tradicionale vendes, si tek njerezit, emrat e vendeve, lumenjve, maleve etj. Emra vetjake ilire ka me shumice ne mbishkrimet latine te gjetura ne provincat e ndryshme ilire. Emra ilire ka edhe ne monumentet mbishkrimore qe u takojne edhe personave zyrtare e ushtarakeve qe kishin marre qytetarine romake dhe ishin derguar per te kryer sherbimin ushtarak larg atdheut. Iliret ruajten, bashke me qenderbanimet, e tyre edhe emrat e lashte. Si te tilla mund te permenden Skodra, Lisi, Dyrrahu, Aulona, Skupi, Naisi etj. Te rralla kane qene edhe midis qenderbanimeve te reja, qe u zhvilluan si qytete, ato qe mbanin emra romake. U ruajten, gjithashtu, edhe emrat e shume lumenjve e maleve, si Drilon (Drin), Mathis (Mat), Skardi (Sharr) e shume te tjere, te cilet kane mbetur si te tille deri ne ditet tona.
    Iliret nuk i kishin humbur vetite e tyre kulturore e etnike dhe kete e tregojne riti i vjeter i varrimit me vendosjen e trupit ne varr dhe menyra e ndertimit te varreve. Ne monumentet skulpturore, kryesisht ne guret e varreve, pervec emrave ilire, figurat e skalitura mbajne edhe veshjen popullore ilire. Studiuesve te ketyre monumenteve u ka rene ne sy se shumica prej tyre, sidomos relievet, jane punuar disi me ndryshe nga ato te njohura si vepra te skulptures romake. Ato ruajne disa tradita te artit helenistik, te gershetuara me nje stil vendes, qe eshte i ngjashem dhe rrjedh nga ai i gdhendjes se drurit.
    Nje fushe tjeter ku pushtuesit romake u ndeshen me traditat e lashta vendese dhe ku hasen qendrese, ka qene besimi, feja. Romaket nepermjet kolonive e qytetareve romake perhapen hyjnite e panteonit te tyre. Ne te njejten kohe ata munden qe te unifikonin disa hyjni te vjetra vendese me ato romake duke u dhene edhe veshjen e jashtme, emrin latin (interpretatio romana). Ne kete menyre hyu i madh i parthineve u barazua me Jupiterin romak, por ne mbishkrimet ai do te cilesohet Jupiter Parthinus, sikurse hyjnesha e Kandaveve, kulti i se ciles ishte shume i perhapur; ajo barazohej me Dianen e do te quhej Diana Candavensis - (Diana e Kandaveve). Ne Dalmati hyun e vjeter ilir Vidas romaket e identifikuan me Silvanin e tyre, mirepo ne relievet ai vazhdoi te paraqitej me atributet e vjetra. Shume nga kultet e vjetra ilire, me gjithe interpretimin romak, edhe gjate tre shekujve te pare te e.sone, vazhduan te zinin nje vend te rendesishem ne jeten shpirterore te ilireve.
    Te nisur nga keto fakte e te dhena te tjera, dijetare te ndryshem e gjithnje me te shumte e kundershtojne tezen e "romanizimit" te ilireve. Duke sjelle argumente gjuhesore, arkeologjike e jashtarkeologjike keta dijetare kane provuar se edhe pas futjes nen sundimin romak, iliret nuk u shfarosen dhe as u asimiluan, por ruajten elemente te shumta te kultures shpirterore e materiale, u ruajten si nje popullsi kompakte dhe e qendrueshme, se "kombesia ilire i qendroi romanizimit me mire" ne Ilirine Jugore (pak a shume tokat e banuara sot nga shqiptaret) dhe se gjate sundimit romak, me perjashtim te disa qyteteve bregdetare, si Dyrrahu, Apolonia etj. ne tokat e brendshme populli duhet te kete folur ilirishten.

Tema te ngjashme

  1. Kushtetuta e Shqiperise
    By Administratori in forum Politika shqiptare
    Pergjigje: 25
    Postimi i Fundit: 13-07-2008, 07:24
  2. Kontrata e Shqiperise me Europen
    By Administratori in forum Shtypi i dites
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2006, 10:35
  3. Kampion i Shqiperise 2003/04 ?
    By AlbShkodra in forum Votime dhe Sondazhe
    Pergjigje: 9
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 15:44
  4. Pergjigje: 54
    Postimi i Fundit: 26-10-2003, 03:37
  5. Historia e Shqiperise - Mesjeta
    By AlbShkodra in forum Historia
    Pergjigje: 95
    Postimi i Fundit: 25-10-2003, 03:27

Tags for this Thread

مواقع النشر (المفضلة)

مواقع النشر (المفضلة)

Rregullore Postimi

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •  

  • English
  • Shqip
  • Italiano
  • Deutsch
  • Français
  • Español
  • Hrvatski
  • Svenska
  • Russian
  • Nederlands
  • Arabic
  • Türkçe
  • 简体中文
Rreth nesh | Ndihme | Reklama | Sherbime | Kushtet e Perdorimit | Politika e Privatesise | Rss
Copyright © 2001- Parajsa.com All rights reserved.