Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Historia

Historia e komploteve sekrete.

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 13-03-2004, 21:15
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore Historia e komploteve sekrete.

Dėshtimi i Perėndimit pėr tė rrėzuar Enverin.

Hapja e njė pjese tė arkivave tė CIA-s nė vitin 1994, qartėsoi se "nė vitet 1949-53, CIA dhe MI6 kanė nxitur njė kryengritje nė Shqipėri, duke organizuar grupe tė armatosura emigrantėsh antikomunistė. Ky komplot i mbajtur sekret deri mė sot pėrbėhej nga organizmi i operacioneve ushtarake nė terren, qė pėrgatiteshin paralelisht me organizimin politik tė gjithė faktorėve kryesorė tė emigracionit antikomunist. Sot, kryeministri britanik Toni Bler e pranon publikisht dėshtimin e shėrbimit sekret britanik dhe CIA-s nė pėrpjekjet pėr rrėzimin e Enver Hoxhės: Tanimė kur janė mbushur 10 vjet nga rrėzimi i Murit tė Berlinit, ēdo ditė e mė tepėr, po qartėsohen mjaft enigma tė atyre 45 viteve tė pėrplasjes sė madhe mes Lindjes dhe Perėndimit

"Spiunazhi britanik ka regjistruar 2 dėshtime qė nuk do tė shlyhen nga historia", deklaroi para do kohe kryeministri britanik Toni Bler, njėri prej tė cilėve, as mė pak e as mė shumė, lidhet me fiaskon pėr rrėzimin e Enver Hoxhės. Pėr herė tė parė njė zyrtar kaq i lartė i superfuqisė sė luftės sė ftohtė pranon publikisht dėshtimin nė bashkėpunim edhe me CIA-n amerikane tė njė komploti pėr zėvendėsimin e regjimit komunist qė ishte instaluar nė Shqipėri pas Luftės sė Dytė Botėrore. Ky operacion u mbajt sekret pėr afro gjysmė shekulli, megjithėse kanė kaluar 15 vjet nga afati 35- vjeēar qė parashikon ligji britanik, kjo dosje vazhdon tė konsiderohet sekrete dhe detajet e saj ndoshta do tė duhen vite tė tjera qė tė bėhen publike plotėsisht.
Deklarimet e shefit tė qeverisė sė Londrės janė bėrė nė kuadėr tė pėrpjekjeve tė tij pėr pėrmirėsimin e imazhit tė shėrbimit sekret tė vendit, pas akuzave pėr armėt e Irakut dhe pėrgjimin e zyrtarėve tė lartė tė OKB-sė.


Duke mbrojtur informacionet mbi armėt e shkatėrrimit nė masė tė Sadam Huseinit, Toni Bler ka pranuar se "spiunazhi britanik ka regjistruar dy dėshtime qė nuk do tė shlyhen nga memoria e historisė". Njėra prej tė cilave lidhet ekskluzivisht me planin e ndėrtuar pas Luftės sė Dytė Botėrore nga Britania e Madhe nė bashkėpunim me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pėr pėrmbysjen e regjimit komunist tė Enver Hoxhės nė Shqipėrinė e viteve '50. Ky plan parashikonte veprime tė koordinuara mes shqiptarėve brenda dhe jashtė vendit, me mbėshtetjen direkte tė shėrbimeve sekrete britanike dhe amerikane, qė do tė konkludonin me vendosjen e njė regjimi antikomunist nė vendin e vogėl ballkanik. Forcat antikomuniste brenda vendit do tė pėrgatisnin terrenin dhe do tė bashkėrendonin veprimet me grupet qė do tė hynin ilegalisht nė Shqipėri, kryesisht emigrantė shqiptarė tė larguar nė pėrfundim tė Luftės sė Dytė Botėrore, ose edhe mė parė, tė rekrutuar nė vende tė ndryshme tė botės, si Egjipt, Itali dhe Greqi.
Plani ishte aq sekret sa qė lidhja mes grupeve britanike dhe amerikane iu besua vetėm njė personi. Ky njeri nuk ishte tjetėr veē i mirėnjohuri Kim Filbi, i cili ishte kryeagjenti i Britanisė nė Uashington D.C, qė mė pas zbulohet se punonte edhe pėr KGB-nė sovjetike. Pranohet tashmė se ka qenė pikėrisht ai qė ia kaloi Moskės tė gjitha informacionet e kėtij plani, e cila informoi menjėherė pėr kėtė Enver Hoxhėn. Si rezultat i kėsaj, tė infiltruarit nė Shqipėri u vranė dhe familjet e tyre u larguan nga Shqipėria.
Sipas kryeministrit britanik Toni Bler, "nuk ėshtė hera e parė qė organet inteligjente britanike dhe CIA bashkėpunojnė nė operacione tepėr sekrete". Nė Itali CIA ka shpėrndarė shuma tė mėdha parash pėr t'i financuar zgjedhjet e 1948. Por, nė Shqipėri ishte hera e parė qė infiltroheshin sabotatorė tė armatosur pa miratimin e Kongresit Amerikan e presidentit Herri Truman dhe Parlamentit britanik e kryeministrit Klement Atli. Nė pėrfundim tė fjalimit tė tij, Bler tha se ashtu si Kim Filbi, njė nga kokat e spiunazhit ndėrkombėtar, ka edhe tė tjerė. Ne po i vuajmė ende kėto fenomene nė luftėn kundėr terrorizmit ndėrkombėtar, Bin Laden dhe Al Qaedės, ka pėrfunduar kryeministri britanik.

Si lindi komploti
Plani anglo-amerikan, 1949- 53, synonte shkėputjen e Shqipėrisė nga blloku komunist. Qė si nė lojėn e gurėve tė dominosė, do rrėzonte me radhė tė gjithė qeveritė lindore. Diversantėt e nisur nga Malta, do tė pėrmbysnin Hoxhėn, vendin e tė cilit do ta zinte qeveria e dalė nga Komiteti "Shqipėria e Lirė".
"Po. Ka ekzituar njė plan i shėrbimeve sekrete amerikane (CIA) dhe atyre britanike, (SIS) kundėr qeverisė shqiptare. Njė plan pėr tė cilin Sigurimi i Shtetit, ėshtė vėnė nė dijeni nėpėrmjet KGB, nga agjenti i saj nė Uashington D. C, Kim Filbi",- deklaron pėr gazetėn shqiptare "Klani", Zylyftar Ramizi, ish-shefi i Shėrbimit Sekret shqiptar.
Sigurimi i Shtetit u informua nė fundin e vitit 1949 pėr komplotin, nėpėrmjet zyrės sė KGB nė Ambasadėn e BRSS nė Tiranė. Pas kėsaj, u hartua dhe nisi zbatimi i operacionit "Liqeni i Vajkalit" pėr shkatėrrimin e bandave. Njė lojė e madhe shėrbimesh sekrete, qė pėrfundoi nė dhjetorin e 1953, kur edhe u zhvillua njė proces i madh gjyqėsor kundėr bandave tė armatosura tė arrestuara nė kėtė operacion.
Sipas Enciklopedisė sė Spiunazhit, botuar mė 1996 nė SHBA, "kur Filbi ishte nė Uashington, mėsoi rreth pėrpjekjeve anglo-amerikane pėr pėrmbysjen e regjimit komunist nė Shqipėri. Sovjetikėt, pjesėn mė tė madhe tė informacioneve dhe raporteve tė Filbit, ua dėrgonin shqiptarėve".
Ky moment e bėn edhe mė tė qartė idenė e ekzistencės sė njė plani tė CIA-s dhe MI- 6 britanike pėr rrėzimin e regjimit komunist nė Shqipėri. Atij plani, qė Gabriel Partosh i BBC e ka cilėsuar si "njė nga fiaskot e para tė CIA-s" pas Luftė sė II Botėrore. Ideja e sė cilės sipas William Colbit, ish shefit tė agjencisė amerikane tė zbulimit, ishte qė "nėse do tė mund tė shkėputnin njė vend nga blloku lindor, kjo mund tė niste procesin e ndarjes sė tė tjerėve prej tij". Njė proces i ngjashėm me lojėn e gurėve tė dominos, ku pas tė parės, rrėzohen me radhė gjithė gurėt e renditur pas tij".

Si filluan operacionet
Operacionet ushtarake nė terren pėrgatiteshin paralelisht me organizimin politik tė gjithė faktorėve kryesorė tė emigracionit antikomunist. Pėr kėtė u krijua Komiteti "Shqipėria e Lirė", nė krye tė tė cilit u vendos Mid'hat Frashėri.
Sipas zv/ ndihmės Sekretarit Amerikan tė Shtetit Levin Tomson, "qeveria amerikane ishte e kufizuar nė ndihmėn qė mund t'i jepte Komitetit "Shqipėria e Lirė", ndaj ai do tė mbante lidhje me Komitetin "Evropa e Lirė". Ky konzorcium i financuar nga CIA, deri nė rėnien e Murit tė Berlinit, u dha fonde 164 fondacioneve. Pas shumė vitesh, njeriu kryesor i kėtij komiteti do tė ishte Ronald Regan, presidenti i ardhshėm i SHBA.
Tė gjitha planet pėr operacione ushtarake dhe organizimin politik tė shqiptarėve nė emigracion, nisėn tė zbatoheshin nė vitin 1949. Njė vit mė parė, "CIA dhe MI-6 kishin ngritur nė Uashington D.C. zyrėn e koordinimit pėr veprimet e pėrbashkėta agjenturore, nė drejtim tė vendeve tė lindjes komuniste.
Po nė vitin 1949, pėrfaqėsuesit e Shqipėrisė sė bashku me ato tė 8 shteteve tė tjera, morėn pjesė nė organizatėn politike tė quajtur "Asambleja e Kombeve tė Robėruar Evropianė" (ACEN) me qendėr nė New York. Njė organizėm i pėrbėrė nga krerėt e emigracionit tė vendeve tė lindjes nė perėndim. E qė synonte organizimin e tyre kundėr regjimeve komuniste.
Lėvizjet nė kėtė periudhė filluan edhe brenda Shqipėrisė. Disa figura dhe fraksione tė vogla antikomuniste u bashkuan duke krijuar organizatėn ilegale "Fronti i Rezistenės". Njė organizėm qė synonte tė krijonte bazat e pritjes sė grupeve desante qė do tė hidheshin nė Shqipėri. Koordinimi i punės mes tyre, duket se synonte organizimin e njė kryengritje antikomuniste brenda vendit. Zgjerimi i sė cilės, mund tė ēonte nė rrėzimin e Enver Hoxhės, dhe zėvendėsimin e tij me qeverinė e dalė nga Komiteti "Shqipėria e Lirė".

Pse u zgjodh Shqipėria
Ai qė hedh dritė mė shumė mbi enigmėn e ekzistencės sė njė komploti ėshtė Nikolas Beathels. Ai nė librin "Tradhtia e madhe"- bazuar nė arkivat e shėrbimeve sekrete britanike dhe amerikane - shkruan: "Qeveritė amerikane dhe britanike kishin miratuar nė parim njė operacion tė fshehtė me synimin pėr tė shkėputur njė vend tė Evropės Lindore nga blloku socialist. Pėr shumė arsye, pėr realizimin e kėtij objektivi, ishte zgjedhur Shqipėria. Ky ishte vendi mė i vogėl dhe mė i dobėti nė radhėn e vendeve tė tjera socialiste.
Nė jug kufizohej nga Greqia, aleate e Britanisė sė Madhe dhe SHBA. Teknikisht, Greqia, nė bazė tė ligjit mbretėror tė Luftės sė II Botėrore, e konsideronte Shqipėrinė shtet armik dhe i kishte shpallur asaj luftė. Nė veri dhe nė Lindje kufizohet nga Jugosllavia. Sipas ekspertėve, mareshali Tito, pas prishjes me bllokun socialist, do mbante njė qėndrim neutral pėr ēfarėdo lloj ndryshimi qė mund tė ndodhte nė Tiranė. Nė kėto rrethana, Shqipėria dukej e izoluar dhe me mundėsi tė mira pėr t'u penetruar nga ajri dhe nga deti, prej ishullit tė Maltės".
Sipas Bethelit, "anglezėt dhe amerikanėt mbanin kontakte tė vazhdueshme me grupet e emigrantėve shqiptarė, tė gjithė fraksionet e tė cilėve filluan tė bashkonin pėrpjekjet e tyre pėr ēėshtjen e kundėrevolucionit".
Nė kėtė kohė, nė Itali ndodheshin 750 emigrantė, ndėrsa nė Greqi 800 shqiptarė tė arratisur. "Pėr tė ndihmuar nė riorganizimin e emigracionit shqiptar, Qeveria angleze dėrgoi nė Romė lordin Xhulian Emer". Zv/ Ministri i Luftės nė qeverinė e Londrės, pas eksperiencės gjatė luftės nė pėrbėrje tė misioneve angleze, konsiderohej si njohės i mirė i Shqipėrisė.
Britania vuri nė dispozicion tė pėrgatitjes sė grupeve desante ishullin e Maltės, e cila "ishte njė bazė e avancuar dhe terren i pėrshtatshėm pėr imbarkimet e nevojshme dhe futjen e agjenturave pėrmes detit dhe ajrit nė Shqipėri". Oficerėt britanikė Maikėll Bruke dhe David Smajli, u morėn me pėrgatijen speciale tė trupave desante. Ndėrsa gruaja e Smajlit, Moy, jepte mėsimet e shifrimit tė radiokomunikimit.
Amerikanėt morėn pėrsipėr pjesėn mė tė madhe tė mbėshtetjes financiare dhe logjistike tė operacioneve ushtarake. Si bazė prapavije dhe depo materialesh ata vunė nė dispozicion Aeroportin e Mhelus nė Libi. Gjatė 5 viteve, pėr pėrgatitjen dhe realizimin e operacioneve desante pėr rrėzimin e qeverisė komuniste tė Hoxhės, anglo-amerikanėt angazhuan rreth 100 vetė.
Nga ana tjetėr shqiptarėt krijuan njė Komitet Kombėtar, nė krye tė tė cilit u zgjodh Hasan Dosti, ndėrkohė qė anglezėt kishin si kandidat pėr udhėheqje Abaz Kupin". Njė nga partizanėt e kėtij komploti cilėsohet edhe Abaz Ermenji.
Pėrgatitjet pėr rrėzimin e qeverisė komuniste, paralelisht me operacionet ushtarake, zhvilloheshin edhe nė rrafshin politik. Tė gjitha fraksionet politike tė organizuara nė emigracion synohej tė bashkoheshin, pėr tė nxjerrė nė krye tė tyre njė figurė tė pranueshme pėr Shqipėrinė e asaj kohe, e qė pėrgatitej tė zėvendėsonte Hoxhėn.
Ai u zgjodh tė ishte Mid'hat Frashėri, djali i Abdyl Frashėrit, kreut tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Edhe Ministria e Jashtme shqiptare, nė njė raport tė saj, pranonte nė atė kohė se "Zogu ndjek njė politikė tė tillė, qė tė detyrojė grupet e tjera tė bien nė prehrin e tij dhe tė ikin nga skena e rėndėsisė qė mund tė kenė sot disa elementė si Mid'hat Frashėri, qė konsiderohen si elementė tė njė kalibri tė madh". Veē kėsaj, Perėndimi nuk mund tė rrezikonte nė vitet '50, deri nė atė kėtė pikė sa tė luftonte pėr zėvendėsuar regjimin komunist me monarkinė.

Si lindi "SHQIPĖRIA E LIRĖ"
Qeveria e Tiranės dhe Sigurimi i Shtetit, pas sinjaleve tė Filbit, kishin filluar tė merrnin masat. Njėra prej tyre ishte ajo e 6 shtatorit tė vitit 1949. Ndoshta pakkush e mban mend nė Shqipėri atė pasdite, kur dritat u fikėn njėherėsh nė tė gjithė vendin. Ky "black out" total zgjati vetėm 30 minuta: Gjatė kohės sė edicionit tė lajmeve tė BBC nė gjuhėn shqipe. Ato minuta, Mid'hat Frashėri lexoi nė radio, mesazhin pėr krijimin e Komitetit "Shqipėria e Lirė".
Dhjetė ditė mė parė, mė 26 gusht 1949 nė Francė, ai ia doli tė bashkonte pjesėn dėrrmuese tė partive dhe fraksioneve tė emigracionit shqiptar nė Perėndim. Veē programit dhe qėllimeve tė Komitetit, Frashėri prezantoi nė Paris edhe emrat e njerėzve kryesorė qė do tė punonin me tė: Abaz Kupi, Abaz Ermenji, Muharrem Bajraktari, Sahit Kryeziu, Nuēi Kota, etj.
Nga ambasada shqiptare nė Francė, Behar Shtylla njoftonte Ministrinė e Jashtme se "AFP dha lajmin e shkurtėr dhe tė zbutur pėr krijimin e Komitetit "Shqipėria e Lirė". Gazeta "Le Monde" i dha publicitetin mė tė madh dhe shkruan se Fuqitė Perėndimore e pritėn me simpati kėtė komitet".
Kryeministri i Greqisė, Diomedes, u shpreh se "po tė ketė Shqipėria njė regjim tė tillė pėrfaqėsues, atėherė jemi gati tė bashkėpunojmė ashtu si duhet dhe me qėllime shumė miqėsore". Ndėrsa AFP, pas 4 ditėsh, botoi njė deklaratė tė Zogut, i cili u shpreh se "nuk e njohim Komitetin 'Shqipėria e Lirė'. Pas 7 prillit 1939, unė jam i vetmi autoritet legjitim i shqiptarėve".
Pas Francės, Mid'hat Frashėri shkoi nė Angli. Zv/ Ministri i luftės i qeverisė angleze, Xhuliano Emeri, njeriu i caktuar pėr zbatimin konkret tė operacionit kundėr Shqipėrisė, i kėshilloi anėtarėt e Komitetit se "ju, ndoshta, pritni ēdo gjė nga tė huajt. Por duhet t'i merrni vetė iniciativat. Duhet tė tregoni njė vullnet nė rrugėn tuaj, t'i tėrhiqni miqtė e mėdhenj atje ku e lypin interesat e vendit tuaj fisnik".
E pasi pėrfundoi turin britanik, Mid'hat Frashėri u nis drejt SHBA, pėr tė vendosur nė New York selinė e pėrhershme tė Komitetit "Shqipėria e Lirė".
Takimin e parė nė SHBA krerėt e tij e zhvilluan me kryetarin e Komitetit "Evropa e Lirė", Xhosef Grew. Ky organizėm i financuar nga CIA, ishte autorizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit tė mbante lidhjet e rregullta me Komitetin e shqiptarėve, i konsideruar "si i pari forum nė rolin e njė qeverie demokratike nė mėrgim".
"Amerikanėt e kanė njohur komitetin 'Shqipėria e Lirė', edhe tė drejtėn e ngritjes sė flamurit kombėtar, nė zyrė",- ishte pėrmbajtja e njė raporti tė nisur ato ditė nga New Yorku, drejt Ministrisė sė Jashtme shqiptare.
Nė vitin 1949, kur nė Shqipėri filloi realizimi i operacioneve ushtarake tė idejuar nga CIA dhe MI- 6, Enver Hoxha kishte njė vit qė kishte prishur marrėdhėniet me Jugosllavinė. Duke pėrfituar nga prishja e Stalinit me Titon, Enveri nxitoi tė forconte pozitat e tij, duke eliminuar Koēi Xoxen. Ndėrkohė qė nė gushtin e '49, grekėt sulmuan ushtarakisht kufirin e jugut tė Shqipėrisė, ku mali i Gramozit ishte kthyer nė baza tė guerileve komuniste greke.
Po t'i referohesh Nikolas Beathel "mė 14 shtator 1949, Acheson foli nė Berlin pėr shqetėsimet rreth incidenteve tė rėnda tė provokuara nga grekėt dhe jugosllavėt. Ai theksonte se nė qoftė se Enver Hoxha do tė ishte rrėzuar, menjėherė dy shtetet qė kufizohen me Shqipėrinė do tė suleshin mbi tė, si nė njė vend pa qeveri, pėr tė realizuar me kėtė rast ėndrrat dhe pretendimet e tyre nacionaliste, e territoriale. Shenja pasigurie vihen re nga amerikanėt nė kėtė kohė, siē pasqyrohet nė dokumentacionin e CIA-s mbi Shqipėrinė mė 15 shtator 1949, pėr eliminimin fizik tė Hoxhės".
Sipas tij, si Beogradi ashtu edhe Athina donin rrėzimin e liderit shqiptar dhe nėse do tė ndodhte kjo, ata nė mėnyrė tė padiskutueshme do tė bashkėpunonin mes tyre rreth kėsaj ēėshtje me Perėndimin". Ndėrsa Gabriel Partosh nga BBC, nė librin e tij "bota qė erdhi nga tė ftohtėt" shton se, "nė bazė dokumentesh tė bėra publike nė vitin 1994, CIA me sa dukej, kishte nė plan pėr tė vrarė madje edhe Mehmet Shehun, figurėn e dytė mė tė fuqishme nė udhėheqjen shqiptare".

Operacioni "LIQENI I VAJKALIT"
Lėvizjet e Perėndimit pėr tė organizuar emigracionin antikomunist shqiptar nuk kaluan pa u vėnė re nga emisarėt e Tiranės. Ambasadori Behar Shtylla, nga Parisi njoftoi qeverinė se "Xhuliano Emeri, anglezi qė ka qenė gjatė luftės me Bazin e Canės (Abaz Kupin), ka vajtur nė Romė pėr tė organizuar kriminelėt rreth Zogut dhe mundėsisht t'i infiltrojė ata nė Shqipėri".
Prej kėtu mėsohet se Tirana nuk ishte nė dijeni tė prishjes sė Kupit me Zogun nė atė kohė dhe afrimit tė tij me Mid'hat Frashėrin. Kjo inkoherencė vihet re edhe nė faktin se Zogu nė kėtė kohė, mbahej larg planit qė synonte shkėputjen e Shqipėrisė nga kampi socialist.
Po tė vazhdojmė t'i referohemi Nikolas Beathel, "ana ushtarake e operacioneve tė kėtij plani filloi tė zbatohet nė tetor 1949 kur grupet e para tė agjentėve britanikė tė armatosur, zbarkuan nė territorin shqiptar". Ndėrsa Sigurimi i Shtetit u vu nė dijeni pėr kėtė fakt nėpėrmjet "njė prej burimeve tė rrjetit sekret shqiptar jashtė vendit, nė fundin e vitit 1949 dhe fillim tė '50. Informacionet pėr grupet e rėndėsishme, arritėn nė mars-prill tė vitit 1950".
Intensiteti i bandave diversante qė hynin nė territorin shqiptar gjatė kėsaj kohe, sa vinte dhe po shtohej. Sipas ish-shefit tė SHIK Irakli Koēollari, "nga fillimi i vitit 1951 deri nė fund tė '52, nė Shqipėri u dėrguan ilegalisht pėrmes kufirit tokėsor, zbarkimit nga deti dhe desantimi nga ajri, 233 grupe tė armatosura spiunazhi, nė tė cilat u aktivizuan 892 vetė".
Mė 23 mars 1952, Sigurimi i Shtetit u njoftua nga kanalet e tij tė zbulimit nė New York, Kajro dhe Romė se "pėrgatitet njė bandė me mision tepėr tė rėndėsishėm dhe sekret, qė do tė pėrdoret nė drejtim tė Shqipėrisė me njerėz tė pėrzgjedhur dhe ndėr mė tė besuarit e anglezėve dhe amerikanėve".
Dhe nuk do tė kalonte njė muaj, kur mė 30 prill 1952, Ministria e Brendshme u njoftua pėr kalimin e kufirit nga njė grup diversantėsh nė zonėn e Korēės. Ndėrsa mė 5 maj, njė aeroplan jo larg prej andej, kishte kryer fluturime tė ulėta. Pas disa ditėsh, mė 18 maj, ishte njoftuar pėr lėvizje ilegale tė njė grupi, nė rrethin e Matit. Ndėrsa tė nesėrmen Ministria e Mbrojtjes kishte njoftuar se "ishin kapur sinjale tė koduara tė njė transmetimi me radio, nė verilindje tė Shqipėrisė".
Nė kėtė mėnyrė ata kishin rėnė nė gjurmėt e bandės sė Zenel Shehut. Pas arrestimit tė tė cilit, Sigurimi nisi njė operacion qė mė pas mori pėrmasat e njė loje spiunazhi nėn emrin e koduar "Liqeni i Vajkalit".
Nė kėtė kohė, agjencia e lajmeve Rojter njofton mė 12 maj 1952 se "ekzistenca e regjimit shqiptar tanimė ėshtė ēėshtje javėsh". AFP lajmėronte se "guerilėt po luftojnė me vendosmėri", ndėrsa Radio "Greqia e Lirė" kishte emetuar mė 20 prill lajmin se "nė Shqipėri janė formuar njėsi tė posaēme ushtarake tė pėrbėra nga parashutistė grekė dhe emigrantė".
Por, operacioni "Liqeni i Vajkalit", nė qendėr tė tė cilit ishte njė radio-lojė e Sigurimit tė Shtetit, vazhdonte tė tėrhiqte njė e nga njė sė bashku, thuajse tė gjitha fijet e padukshme tė operacioneve ushtarake qė pėrgatiteshin nė Maltė, nė ishullin Palagia nė detin Egje, apo nė afėrsi tė 3 qyteteve tė Gjermanisė Perėndimore: Munchen, Heidelberg dhe Frankfurt. I arrestuari Zenel Shehu, njėri prej kapove tė bandave shqiptare, i komunikonte qendrės me radio tė gjitha mesazhet e skenarit tė Sigurimit tė Shtetit.
Sipas statistikave, rreth 300 prej atyre qė desantuan gjatė kėsaj kohe, u vranė nė pėrpjekje me forcat shqiptare tė ndjekjes, apo u pushkatuan pas gjyqeve. Grupi i fundit zbarkoi nė Shqipėri nė 1 majin e 1953. Nė krye tė tij ishte Hamit Matjani, pa dyshim mė i famshmi ndėr desantėt. Arrestimi i tij shėnoi edhe fundin e operacioneve ushtarake tė drejtuara nga CIA dhe MI-6 kundėr qeverisė komuniste tė Hoxhės. Edhe Matjani ra nė grackėn e radio-lojės sė Sigurimit, e realizuar nėpėrmjet ish-desantėve tė kapur mė parė Zenel Shehu e Xhaferr Mema.
Nė fundin e viti 1953 Radio-Tirana filloi transmetimin e drejtpėrdrejtė tė njė procesi gjyqėsor publik kundėr grupit tė agjentėve tė stėrvitur nga anglo-amerikanėt. Pra gjithēka ishte bėrė e njohur, duke shkaktuar bujė tė madhe dhe duke u botuar ēdo ditė nė tė gjitha gazetat shqiptare.

Dėshtimi i paralajmėruar
Sipas ish-drejtorit tė CIA-s William Colby, "operacioni dėshtoi, sepse autoritetet shqiptare kishin infiltruar nė organizatat e emigrantėve dhe lokalizonin vendndodhjen e shumicės sė grupeve pothuajse qė nė kohėn kur ata zbarkonin nga deti ose hidheshin me parashutė".
Tradhtia e Filbit nuk ishte e vetmja shenjė e rrjedhjes sė sekretit rreth operacioneve nė Shqipėri. Sipas Shėrbimeve Sekrete Perėndimore, kishte rrjedhje informacioni edhe nga ambientet e Komiteteve tė emigracionit shqiptar nė Romė, ku personeli i Ambasadės shqiptare atje ishte shumė aktiv. Po ashtu edhe nė Athinė.
Dėshtimin ndoshta e ka pėrshpejtuar edhe vdekja e papritur nė 3 tetorin e 1949 e kreut tė "qeverisė shqiptare nė mėrgim", Mid'hat Frashėri. Sipas Beathelit, rreth kėsaj vdekje ende misterioze "ekziston edhe njė variant i vrasjes (shkaktimit tė infarktit nėpėrmjet ilaēeve apo nėpėrmjet gazit nga agjentėt e KGB-sė).
Mendohet se Kim Filbi kishte njoftuar agjentėt e KGB-sė nė New York qė tė vepronin mbi Mid'hat Frashėrin, ashtu siē kishin vepruar edhe mbi disa personalitete tė tjera antikomuniste tė Lindjes, si Stepan Bandera, Lev Rebet, Georgi Markov etj. Mid'hati u gjend i vdekur siē supozohej nga njė atak zemre, atėherė kur Kim Filbi udhėtonte pėr nė New York me anijen "Coronia".

''Lobi''
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 30-03-2004, 10:02
Minifotoja e anetarit elfeta
Veteran/e
 
Reg: 17-10-03
Lokalizimi: Shqiperi
Postime: 175
Kryesore

O AlbShkodra pse ke folur vetem per CIA-n?Shiko se historia e KGB-s eshte me interesante.Kam lexuar nje liber per spiunet ,e te medhenj nder te cilet ishin Kim Filbi,Ricart Sorge etj.Keto kane qene te gjithe spiun te KGB-s.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Rama, 3 takime sekrete me Berishėn informuesi Politika shqiptare 0 14-12-2007 13:02
Sollaku: Takimet e mia sekrete me Topin informuesi Politika shqiptare 0 29-11-2007 19:30
Historia e qeverive Shqiptare nis me Berishėn nė 2005 informuesi Politika shqiptare 0 18-11-2007 13:10
Andon Dafa ose historia e nje piktori te pazakonte me aerograf Administratori Kulture 0 03-06-2007 16:17
Libra vetem Libra! Administratori Letersia 20 12-04-2007 18:32


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 22:50.




Parajsa Shqiptare