| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Si u masakrua familja e Marash Vatės Historia e njė prej familjeve mė tė dėgjuara nė Veriun e Shqipėrisė e pėrmendur dhe nga Fishta nė "Lahuta e Malsisė". Si u persekutuan nga regjimi komunist. Si u masakrua familja e Marash Vatės, bajraktarit tė Shkrelit Dėshmia e 79 vjeēarit Prek Gjelosh Vata: "Familja jonė qė rrjedh prej trungut tė bajraktarit tė Shkrelit Marash Vata i cili ka luftuar kundėr turqėve dhe serbo-malazezėve, u trajtua nė mėnyrėn mė mizore nga komunistėt. Pesė burra u pushkatuan, dhjetė tė tjerė u dėnuan me 126 vjet burg nga tė cilat vuajtėn 92, shumė u arratisėn jashtė vendit dhe i gjithė fisi ynė pėrfundoi kampeve tė internimit" Dy vėllezėrit e mi Vata me Nduen pasi kishin mbaruar akedemitė ushtarake nė Itali dhe shėrbenin pranė Gardės Mbretėrore tė Viktor Emanuelit, nė vitin 1944 u kthyen nė Shqipėri pėr tu bashkuar me xhaxhanė tonė Llesh Marashin ish-Qarkomandantin e Shkodrės i cili qė nė 1943 kishte dalė nė mal dhe me ēetėn e tij luftonte kundėr italianėve. Vata me Nduen mbetėn tė vrarė mė 19 mars tė vitit 1946 gjatė njė pėrpjekje me forcat e Sigurimit ku u rrethuan nė shtėpinė e Ibrahim Kupit nė qytetin e Krujė, ku u vra dhe i zoti shtėpisė me djalin e tij 12 vjeēar. Po kėshtu vėllai tjetėr Ndoci i cili kishte mbaruar pėr Teologji nė Romė dhe jepte mėsim nė kolegjin e fretėnve nė Shkodėr, u arrestua nė dhjetorin e vitit 1945 dhe u dėnua me vdekje i akuzuar si pjestar grupit tė seminarsistėve qė hodhėn trakte nė zgjedhjet e 2 dhjetorit tė atij viti. Ndocit iu fal jeta dhe bėri 18 vjet burg nė Burrel. Po kėshtu xhaxhai major Llesh Marashi nė vitin 1946 u var nė mes tė qytetit tė Shkodrės, pasi ishte organizatori i Kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe, kurse nipi Rroku qė u kap i gjallė sė bashku me tė nė shpellė, nė fillim u dėnua me vdekje e mė pas pėrfundoi burgjeve dhe internimeve. Vėllai tjetėr Marku qė banonte nė fshatin Shullaz tė Kurbinit, nė vitin 1979 u arrestua dhe u dėnua me 10 vjet burg i akuzuar se nė shtėpi iu gjet njė radio-marrse qė lidhej me agjenturat e huaja. Nga pjestarėt e familjes dhe farefisit tonė qė rrjedhim prej trungut tė bajraktarit tė Shkrelit Marsh Vatės, shumė prej tė cilėve ishin diplomuar nė Akademitė Ushtarake dhe universitetet e Europės, vetėm unė shpėtova pa u dėnuar se kisha dalė partizan. Gjatė periudhės sė regjimit komunist familja dhe i gjithė fisi ynė pėsoi njė tragjedi dhe masakėr tė vėrtetė pasi u pushkatuan katėr burra, dhjetė tė tjerė u dėnuan me 138 vjet burg, nga tė cilat vuajtėn 92 vjet, shumė u arratisėn jashtė vendit dhe pothuaj tė gjithė tė tjerėt deri te brezi i tretė e kaluan tė gjithė jetėn nė kampet e internimeve". Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn" ėshtė 79 vjeēari Prek Gjelosh Vata, nipi i bajraktarit tė Shkrelit Marash Vatės, qė ka hyrė nė Historinė e Shqipėrisė si prijės i malėsorėve tė Shkrelit nė luftrat kundėr turqėve e serbėve tė cilat janė pėrshkruar me mjeshtėri nga Padėr Gjergj Fishta nė "Lahuta e Malcisė" ku ndėrmjet tė tjerash thuhet: "Porsi rrfeja nė shtėrngata / duel prej Shkreli njai Marash Vata / dhe ka msy drejt Dukagjinit / bashk me a't Gjin Pjetrin e Kurbinit /" Teksa pi duhan me ēibukun e tij qė s'e shuan kurrė, i ulur aty pranė oxhakut tė shtėpisė sė vjetėr nė fshatin Gurėz tė Komunės sė Fush-Kuqes sė Kurbinit (8 km. nė perėndim tė qytetit tė Laēit) ku banon prej mė shumė se gjashtėdhjet vjetėsh, Prek Gjelosh Vata rri e mendohet pėr njė ēast sikur do tė thėrrasė nė kujtesėn e tij gjithė tė kaluarėn e asaj familje qė para dyqind e sa vjetėsh, e cila ėshtė mishėruar nė legjendat qė janė thėnė e shkruar tė cilat ai i ka fare tė freskėta nė memorjen e tij. Po cili ėshtė i pari i shtėpisė sė Marashvatajve dhe si njihet ai e trungu i familjes sė tij nė historinė e Shqipėrisė dhe ēfarė ka shkruar pėr tė Gjergj Fishta nė veprėn e famėshme "Lahuta e Malcisė"?. Kush ishte Llesh Marashi, majori qė ishte diplomuar nė Vjenė tė Austrisė dhe nė kohėn e Monarkisė shėrbeu si Qarkomandant i Prefekturės sė Gjakovės e Shkodrės dhe pėrse lufta qė ai bėri kundėr italianėve nė krye forcave nacionaliste qė komandonte nė fshatin Reē tė Malėsisė sė Madhe, pėr mė shumė se 40 vjet iu atribua vetėm partizanėve ? Si e sulmoi ai me forcat e tija tė armatosura qytetin e Shkodrės nė atė qė njihet si Kryengritja e Koplikut dhe si varėn Lleshin nė mes tė Shkodrės pasi e kapėn tė gjallė nė shpellė sė bashku me nipin e tij ? Si u arratisėn nga Shqipėria dy djemtė e Lleshit, Alfonsi me Alfredin kur nuk ishin mė shumė se 12-14 vjeēarė dhe si pėrfunduan burgjeve e internimeve dy motrat e tyre Albina e Rexhina? Kush e vrau Alfredin (djalin e Lleshit) nė Marsejė tė Francės nė vitin 1979 kur ai ishte duke marrė pjesė nė njė miting antikomunist qė e kishte organizuar mėrgata politike shqiptare nė Perėndim? Cilėt ishin pinjollėt e tjerė tė familjes sė Marash Vatės dhe si pėrfunduan ata burgjeve e internimeve tė regjimit komunist deri nė fundin e vitin 1990 sė bashku me gratė e fėmijėt e tyre? Bajraktar i Shkrelit Origjina e familjes qė rrjedh nga trungu i Marash Vatės ėshtė nga fshati Zagorė i Shkrelit i Malėsisė sė Madhe ku edhe sot gjenden rrėnojat e kullės sė madhe tė cilat me prezencėn e tyre nė atė luginė tė bukur ku fillojnė Alpete Veriut, sikur duan tė dėshmojnė lavdinė e dikurėshme tė saj. Lidhur me tė kaluarėn e kėsaj familje dhe burrat e shquar qė ajo nxorri gjatė dy shekujve tė fundit, 79 vjeēari Prek Gjelosh Vata dėshmon: "I pari i trungut tė familjes sonė ka qenė Vat Marashi djali i Marash Vatės, i cili ka lindur rreth fillimit tė viteve 1800 dhe njihet pėr luftrat e tija kundėr Krajlve tė Serbisė dhe Malit tė Zi. Qė nė moshė fare tė re kur akoma nuk i kishte mbushur akoma 25 vjeē, Vata u bė tmerri i Krajl Nikollės i cili i kishte porositur ushtarėt e tij qė t'ja sillnin atė tė gjallė dhe ai qė e sillte do tė paguhej me flori. Pas vrasjes sė Vat Marashit, nusja e tij nuk u largua nga ajo shtėpi sipas zakonit, por qėndroi aty dhe djalit qė i lindi pas tre muajsh i vunė emrin e gjyshit dhe e quajtėn Marash. Familja jonė e cila ka qenė e vendosur prej qindra vjetėsh nė Zagorė tė Shkrelit ka pasur njė miqėsi tė ngushtė me familjet e dėgjuara shkodrane tė Ded Jakupit, Hodo Beg Sokolit e Gjon Serreqi etj. Ashtu si gjyshi i tij edhe Marash Vata u rrit duke luftuar dhe mbajti bajrakun e Shkrelit tė cilėn familja jonė e kishte tė trashėguar nė disa breza dhe nė krye tė malėsorėve ai luftoi kundėr turqėve e serbo-malazezėve. Pėr trimėritė e Marash Vatės dhe urtisinė e tij nė kuvendet e burrave ka folur dhe Padėr Gjergj Fishta nė "Lahutė tė Malcisė" ku midis tė tjerash nė ato kangė qė kanė pėrjetėsuar nė histori legjendash emrat e burrave qė i bėnė emėr vetit, ai shkruan: "Porsi rrfeja nė shtėrngata / duel prej Shkrelit njai Marash Vata / dhe ka msy drejt Dukagjinit / bashkė me a't Gjin Pjetrin e Kurbinit / qė pėr pushkė e pėr urti / e lan namin tė dy nė Shqipni ". Po kėshtu nė njė kangė tjetėr Padėr Gjergji flet pėrsėri pėr Marash Vatėn."E njai tjetri ma pėrtej /me ato mustakė tė mėdhenj / me i prek nė shoq qė ka bri vedit / nuk asht jo Diomedi / por ashtė bajraktar i Shkrelit / si jaj pyrgu nė ball tė kėshtjellit / qė se trem as topi e as shpata / ja thonė emrin Marash Vata" Shkollohen nė Evropė Po si rrodhėn mė tej ngjarjet nė familjen e bajraktarit tė Shkrelit Marash Vata dhe gjashtė djemėve tė tij? Lidhur me kėtė Prek Gjelosh Vata dėshmon: "Marashi u martua shumė i ri qė nė moshėn 18 vjeēare dhe nga ajo martesė atij i lindėn 12 fėmijė, gjashtė djem e gjashtė vajza. Djemtė e tij u quajtėn Rrok, Kanto, Pjetėr, Gjelosh, Gjek dhe Llesh. Tre djemtė Kanti, Gjeka dhe Lleshi pasi mbaruan kolegjin e fretėnve nė qytetin e Shkodrės, erdhėn nė Tiranė dhe pėrfunduan shkollėn mbretėrore tė plotėsimit tė oficerėve. Pasi ata tė tre u diplomuan me rezultate tė lartė nė atė shkollė ushtarake, fituan nga njė bursė shtetėrore nga qeveria e Mbretit Zog dhe vazhduan mė tej studimet pranė Akademisė Ushtarake nė Vjenė tė cilėn e mbaruan me rezultate tė larta dhe u diplomuan e u titulluan si oficerė. Po kėshtu edhe djali tjetėr Rroku pasi mbaroi kolegjin e fretėnve nė Shkodėr, vazhdoi studimet universitare nė Romė pėr Teologji dhe mė pas erdhi nė Shqipėri ku shėrbeu si frat nė disa krahina tė Veriut. Dy djemtė e tjerė Pjetri me Gjeloshin nuk vazhduan shkollat por qėndruan nė shtėpi nė fshatin Zagorė duke administruar atė pasuri qė kishte familja, ndonėse Pjetri kishte gradėn e kapitenit si oficer nė rezervė" kujton Prek Gjelosh Vata lidhur me shkollimin e tre djemve tė Marash Vatės nė Akademinė Ushtarake tė Vjenės, si dhe tė Rrokut qė u diplomua nė Teologji. Nė mbrojtje tė Zogut Po cili ishte fati i tre djemve tė Marash Vatės tė cilėt u shkolluan dhe u diplomuan nė Akademinė Ushtarake tė Vjenės nė Austri? Lidhur me kėtė 79 vjeēari Prek Gjelosh Vata dėshmon: "Nga gjashtė djemtė e bajraktarit tė Shkrelit Marash Vata, dy prej tyre Kanto dhe Rroku vdiqėn nė vitet '30. Kant Marashi pasi u diplomua si ushtarak nė Vjenė, u kthye nė Shqipėri dhe u emėrua si oficer i xhandarmėrisė Mbretėrore nė Malsinė e Madhe. Sipas disa dėshmive Kanto u vra aty rreth vitit 1934 nga njė vrasės me pagesė tė cilin e kishin shtyrė disa persona me bindje tė majta dhe pėrkrahės tė KONARE (Komiteti Nacional-Revolucionar) qė drejtohej nga Fan Noli qėndra e tė cilėve ishte nė Gjenevė tė Zvicrės. Kjo vrasje erdhi pasi Kanto kishte bėrė me ta njė debat tė ashpėr duke u sharė Leninin dhe Bashkimin Sovjetik, pėr tė cilėt ishte shprehur "Kolera qė do tė skllavėroj Shqipėrinė". (Nga Dashnor Kaloēi ''Gazeta Shqiptare'') |
|
#2
| ||||
| ||||
| Zef Prela - njeriu qė i shkroi amanetet me gjak Dėshmia e Lili Ndocit: "Babai im Zef Prela atė natė para se tė pushkatohej me ata 15 burra nė Pendėn e Kirit, nėprmejt policit Sulejman Merxhani na dėrgoi amanetet qė i shkroi me gjakun e tij nė njė letėr paqete cigaresh" Edhe pse baba ishte dėnuar me vdekje, atė vazhdonin ta torturonin. Nga qė nuk mund tė duronte dot mė torturat, njė natė para pushkatimit ai i tha shokut tė qelisė Z. Pikolinit: A thue e kam fatin me u pushkatue dhe unė me ata burra qė do tė vriten nesėr. Dhe lutja e tij u bė realitet. Ai u ekzekutua tė nesėrmen me 11 mars tė vitit 1948 sė bashku me ata 15 burra qė ishin tė dėnuar me vdekje dhe mbaheshin tė izoluar aty nė burgun e fretėnve, tė cilėt ishin: Imzot Frano Gjini, (Zv/ Nunci Apostolik), Imzot Nikoll Deda, At Mati Prendushi, At Ēiprian Nika, Caf Dragusha, Cin Serreqi, Guljelm Suma, Ing. Fahri Rusi, Abdullah Kazazi, Pjetėr Pali, Dulo Kali, Xhelal Haradolli, Gaspėr Simon Gaspėri, Murat Hysen Haxhija dhe Bilbil Hajmi. Pėrpara se ta tėrhiqnin zavrrė pėr ta ēuar para skuadrės sė pushkatimit, baba ju lut policit Sulejman Merxhani qė t` i ēonte nanės njė cop letėr nė shenjė amaneti. Polici e mbajti fjalėn dhe ja solli nanės amanetin qė baba i kishte shkrue me gjakun e tij nė njė letėr paqete cigaresh ku thoshte: Nanė. Unė po nisem pėr nė Lumninė e Parrajzės. Qindroni dhe ma bani hallall. Zefi. Lili Ndoci tashmė nė moshėn 55 vjeēare, vajza e Zef Prelės njerit prej atyre burrave qė dhanė shpirt atė natė tė largėt marsi tė vitit 1948 prej breshėrive tė armėve tė skuadrės sė pushkatimit, rrėfen pėr "Gazetėn" historinė e babait tė saj dhe familjes qė vuajti pėr afro gjysėm shekulli nėn regjimin komunist. Familja Prela Familja Prelaj ėshtė me origjinė nga fshati Gimaj i malėsisė sė Dukagjinit dhe njė nga tė parėt e asaj shtėpie qė ėshtė njohur nė tė gjithė krahinėn pėr burrni dhe trimėri, ka qenė Kol Prela (babai i Zefit) i cili ka marrė pjesė nė luftrat e malsorėve dukagjinas kundėr serbėve dhe malazezėve. Krisja e mardhėnieve ndėrmjet familjes Prela dhe regjimit komunist nė fuqi e ka zanafillėn menjėherė qė nė ditėt e para tė pasluftės, kur forcat partizane ndėrrmorėn ekspedita ndėshkuese nė malėsitė e mbi Shkodrės pėr tė ēarmatosur popullsinė e atyre fshatrave. Kjo ekespeditė e partizanėve qė kryesohej prej Xhemal Selimit, me tė mbėrritur nė fshatin Gimaj bėri kontroll nė shtėpinė e Gjelosh Ēunit (Prela) qė ishte vėllai i Kol Prelės. Pasi nė atė shtėpi ashtu si nė ēdo familje malsori kishte armė, forcat partizane menjėherė pushkatuan tė zotin e shtėpisė Gjeloshin me gjithė djalin e madh tė tij, gjė e cila do tė sillte mė pas armiqėsinė e pėrjetėshme tė familjes Prela me regjimin komunist nė fuqi. Kush ishte Zef Prelaj Zefi, fėmija i parė i Kol Prelės u lind nė fshatin Gimaj nė vitin 1922. Mbas disa vitesh familja Prela u vendos nė qytetin e Shkodrės ku Zefi u regjistrua dhe filloi mėsimet si konviktor nė Konviktin "Malet Tona" tė gjimnazit klasik tė atij qyteti qė njihej si njė nga mė tė famėshmit e asaj kohe. Nė atė gjimnaz ku mėsonin shumė prej nxėnėsve qė mė pas do tė bėheshin eksponentėt kryesorė tė luftės antifashiste nacional-ēlirimtare si Qemal Draēini, Tom Kola, Hajdar Dushi, Qemal Stafa, Emin Duraku, Fadil Hoxha etj, Zef Prela u lidh me lėvizjen antifashiste nėpėrmjet Prof. Kol Prelės qė do tė bėhej mė pas njė nga njerzit mė tė afėrt tė tij. Aty nga viti 1943, pasi Zefi mbaroi maturėn, i nxitur dhe nga Prof. Kol Prela ai u bashkua me rrethet nacionaliste tė Qarkut tė Shkodrės qė formuan dhe ēetėn e tyre e cila udhėhiqej prej Ndue Palit dhe kishte mbėshtetjen e disa eksponentėve tė Klerit Katolik si Dom Zef Shestani, Padėr Gjon Shllaku etj. Menjėherė pas mbarimit tė luftės, forcat e reparteve tė ndjekjes ose siē quheshin ndryshe Brigadat e Mbrojtjes sė Popullit, e arrestuan Zef Prelėn me akuzėn se kishte marrė pjesė si efektiv i Batalionit tė Major Dodė Nikollės me forcat e xhandarmėrisė duke luftuar kundėr partizanėve nė Shqipėrinė e Jugut. Si rezultat i kėsaj akuze, Zefi u dėnua me 5 vjet burg dhe u dėrgua nė burgjet e improvizuara tė qytetit tė Shkodrės. Me rastin e njė vjetorit tė ēlirimit, duke pėrfituar nga amnistia qė u dha pėr njė pjesė tė dėnuarish politik, Zefi mundi qė tė lirohet nga burgu dhe tė kthehet nė shtėpinė e tij nė Shkodėr. Arrestimi i dytė i Zefit Pas lirimit nga burgu, Sigurimi i Shtetit nėpėrmjet Gj.U. i bėri thirrje Zefit qė ai tė bashkpunonte me ato forca, por ai nuk pranoi. Presionit tė Gj.U. Zefi ju pėrgjigj:" Sa tė jem gjallė, kurrė nuk do tė bashkpunoj me forcat tuaja dhe komunistėt, pasi ju jeni kundėr Shqipėrisė. Arrestimit i deputetit Kol Prela aty nga fillimi i vitit 1946, i cili ishte zgjedhur nė parlamentin shqiptar nga zgjedhjet e 2 dhjetorit tė vitit 1945, ishte njė sinjal i qartė dhe pėr Zefin i cili ishte njė nga bashkpuntorėt mė tė afėrt tė tij, qė kishte zbatuar porositė e deputetit pėr formimin e grupeve antikomuniste. Nisur nga kjo gjė, duke parė rrezikun qė i kanosej, Zefi la qytetin dhe u arratis duke qėndruar nė malet e Dukagjinit ku asokohe nė shpellat e asaj zone qėndronin rreth katėrqind burra tė armatosur qė ishin kundra pushtetit komunist. Mbas dėshtimit tė Lėvizjes sė Postribės, pėr forcat e rezisencės antikomuniste pasuan dhe disa disfata tė tjera qė ēuan nė kapjen apo ekzekutimin e disa prej krerėve kryesorė tė asaj lėvizje. Nė njė nga ekspeditat e forcave partizane tė ndjekjes kundėr pjestarėve tė forcave tė rezistencės antikomuniste nė zonat e malėsisė sė Dukagjinit, si rezultat i njė tradhėtie u gjet i rrethuar prej tyre nė shpellėn e Gimajve dhe Zef Prela sė bashku me disa tė arratisur tė tjerė. Mbas njė pėrpjekje tė gjatė me armė ndėrmjet tė ngujuarve nė shpellė dhe forcave partizane tė reparteve tė ndjekjes, u vra Dush Myftari shoku mė i afėrt i Zefit. Mė pas u plagos dhe vetė Zefi, e forcat e ndjekjes arritėn ta kapin tė gjallė. Mbasi e mjekuan pėr disa kohė nė spitalin e Shkodrės, atė e dėrguan nė qelitė e hetuesisė tė cilat asokohe ishin mbushur plot me tė burgosur politikė kundėrshtarė tė regjimit komunist, tė cilėt ishin arrestuar tė akuzuar si pjestarė tė Lėvizjes sė Postribės, organizatės "Bashkimi Shqiptar" etj, ku pjesa mė e madhe pėrbėhej prej klerikėve katolik. Akuzat e hetuesisė Gjatė asaj kohe qė Zefi qėndroi nė hetuesi, ndaj tij u bėnė tortura tė vazhdueshme duke i thyer gjymtyrėt dhe duke i fikur cigaren nė sy. Nė aktakuzėn e hetuesisė nė mes tė tjerash thuhet: "Zef Kol Prelaj, i biri i Kolės dhe i Katrinės, vjeē 25, i martuar me dy fėmijė. I dėnuar me 5 vjet burg nga Gjykata Ushtarake, tuj fitue nga amnistija ėshtė lirue. Shqyptar i varfėr me pesė klasė gjimnaz, lindur nė Gimaj tė Shalės tė N/Prefekturės sė Dukagjinit dhe banues nė Shkodėr. Ka dy kushėrinj tė ekzekutuar dhe vėllanė nė burg tė arrestuar nė datė 14.9.1945. Gjatė luftės ka qenė nė shėrbim tė gjindarmėrisė kuislinge me gradėn e rreshterit dhe si i tillė ka bėrė pjesė nė Batalionin e Dodė Nikollės, i cili ka luftuar kundra partizanėve nė Jug. Mbas ēlirimit ėshtė arrestuar dhe mė pas ėshtė liruar pėr tė vazhduar pėrsėri aktivitetin e tij kundra pushtetit. Duke u lidhur me deputetin Kol Prela ėshtė pėrpjekur tė formojė grupe. Nė bashkpunim me tė vėllanė e Kol Prelės, Mark Prelėn, bjen nė lidhje me policin Zef Marku etj., me tė cilėt bėjnė shumė mbledhje ku vendosin tė bashkohen me tė arratisurit e Dukagjinit si Pal Thanin dhe bashkė me tė janė nisur nė Dukagjin. Ka qenė pėr disa kohė korrieri i Mark Kolės dhe i Nik Sokolit. Ai me Lorenc Vatėn, Gac Cinin etj., nga tė cilėt ēdo ditė ėshtė furnizuar me materiale dhe lajme. Ka marrė pjesė me armė kundra pushtetit dhe pėr kėtė ėshtė plagosur dhe mė vonė ėshtė kapur nga forcat e ndjekjes. Nė bashkepunim me Mark Prelėn duke marrė udhėzime nga deputeti Kol Prela vendosin qė tė lidhen me elementėt reaksionarė dhe kriminelė lufte me anė tė policit Zef Marku pėr tė filluar luftėn kundra pushtetit. Nė grupet qė ka formuar, ju ka bėrė propagandė duke ju komentuar Radio-Londrėn pėr ndryshimin e situatės nė vend qė do tė ndryshonte me shpejtėsi pas ndėrhyrjes sė anglo-amerikanėve. Ėshtė lidhur me kriminelin Pal Thani, i cili ishte fshehur nė Shkodėr dhe ėshtė kujdesur pėr nxjerrjen e tij jashtė qytetit pėr tė mos rėnė nė duart e pushtetit. Ka shkuar dhe ėshtė takuar me me ish deputetin Kol Prela dhe kanė biseduar shtruar nė lidhje me organizatėn e tyre dhe mbi situatėn ndėrkombėtare, ku ju doli si detyrė shtimi i rradhėve tė tyre. Pas kėsaj ai hidhet nė ilegalitet dhe bashkohet me elementėt e arratisur si Gjergj Vata e tė tjerė kriminelė lufte, me tė cilėt fillon aktivitetin duke ju folur katundarėve qė tė hidheshin nė ilegalitet, duke sharė pushtetin e sotėm, shkruhet nė mes tė jerash nė aktakuzėn e mbajtur gjatė hetuesisė pėr Zef Prelėn. Gjyqi: Dėnim me vdekje Nė bazė tė kėtyre akuzave tė hetuesisė, mė datėn 29 shkurt tė vitit 1948, Zef Prela doli para trupit gjykues ushtarak tė Shkodrės qė kryesohej nga kapiten P. Alizoti, togerėt B. Idrizi, A. Koroveshi dhe Prokuror Z. Shehu. Ai gjyq e dėnoi Zefin me vdekje dhe humbjen e tė drejtės politike dhe civile si dhe me konfiskimin e pasurisė sė tundėshme dhe tė patundėshme, duke ju ngarkuar dhe pagimi prej 162 lekėsh i shpenzimeve tė gjyqit. Pas pak ditėsh nga dhėnia e atij vendimi natėn e 11 marsit tė vitit 1948 nė burgun e fretėnve ku Zefi mbahej i izoluar, qėndruan dy makina tė mbuluara ku policėt hypėn 16 tė arrestuar qė ishin dėnuar me vdekje pėr ti dėrguar drejt ekzekutimit. Bashkė me Zef Prelėn nė ato dy makina tė rrethuar me njė numėr tė madh policėsh, zunė vend dhe Imzot Frano Gjini (Zv/Nunsi Apostolik), Imzot Nikoll Deda, At Mati Prendushi, At Ēiprian Nika, Caf Dragusha, Cin Serreqi, Guljelm Suma, Ing. Fahri Rusi, Abdulla Kazazi, Pjetėr Pali, Dulo Kali, Xhelal Haradolli, Gaspėr Simon Gaspėri, Murat Hysen Haxhija dhe Bilbil Hajmi, tė cilėt ish dėnuar me vdekje nėn akuza tė ndryshme si agjentė tė anglo-amerikanėve, Vatikanit, pjesmarrės nė Lėvizjen e Postribės, futjen e armėve nė Elterin e Shnandout etj. Si i dėrgoi amanetet Asokohe qė u ekzekutua Zef Prela ai kishte vetėm njė vajzė tė vogėl tre vjeēe dhe gruan shtatėzanė qė lindi mė pas dhe njė vajzė tjetėr qė nuk pati fatin ta shihte kurrė babanė e saj. Lili Ndoci vajza e madhe e Zefit, kujton: "Edhe pse baba ishte dėnuar me vdekje, atė vazhdonin ta torturonin. Duke mos i duruar dot mė torturat, njė natė pėrpara se ta ekzekutonin, ai i tha shokut tė qelisė Z. Pikolinit: A thue e kam fatin me u pushkatue dhe unė me ato burra qė do tė vriten nesėr? Dhe lutja e tij u bė realitet. Tė nesėrmen me 11 mars tė vitit 1948, ai u pushkatua sė bashku me 15 burra qė ishin tė dėnuar me vdekje dhe mbaheshin tė izoluar aty nė burgun e fretėnve. Unė asokohe isha shumė e vogė, por kam dėgjuar nga njerzit e familjes se baba Zefi atė natė pėrpara se ta merrnin pėr ta ekzekutuar, ju lut policit Sulejman Merxhani qė t'i dėrgonte nanės dy tre copa letre nė shenjė amaneti. Ato letra ai i shkroi pak para se ta merrnin zvarrė pėr ta ēuar para pushkatimit, me njė fije shkrepse tė djegur tė cilėn e ka ngjyer nė gjakun e tij qė i rridhte ende nga torturat. Aty shkruhet: "Nanė, Unė po nisem pėr nė Lumni tė Parrajzės. Qindroni dhe ma bani hallall. Zefi." Polici e mbajti fjalėn dhe letrat e babės ai i pruni nė shtėpi. Disa muaj pas pushkatimit tė babės, lindi motra, por nė shtėpinė tonė nuk ndihej asgjė. Aty as nuk flitej dhe as nuk qahej, sepse askush nuk guxonte tė vinte pėr ngushėllim, sepse gjyqi kishte urdhėruar dhe sekuestrimin e pasurisė. Mbas dy javėsh nga pushkatimi i babės, axha Marku qė ishte i arrestuar bashkė me Zefin, u dėnua me 5 vjet burg. Kur doli nė vitin 1952 ai u arratis nga Shqipėria dhe kaloi nė Jugosllavi. Aty ai mbaroi studimet e larta dhe u diplomua pėr Filozofi nė Beograd. Nė vitin 1953 autoritetet jugosllave e kthyen nė Shqipėri duke e shkėmbyer me njė kosovar. Kėtu nė fillim ai u dėnua me pushkatim dhe mė pas me 25 vjet. Marku bėri 17 vjet burg dhe kur doli punoi nė punė tė rėnda e vdiq nė vitin 1994. Axha tjetėr Pjetri pasi u lirua nga burgu nė vitin 1952, u arratis nga Shqipėria dhe sot jeton ende nė Kanada. Mbas pushkatimit tė babės, axha i dytė Deda edhe pse ishte i sėmurė, punoi hamall dhe sė bashku me gjyshen Katrinėn, morėn pėrsipėr rritjen e dy fėmijve tė vėllait (timen dhe motrės Irenės) nė mes halleve dhe vuajtjeve tė shumta", pėrfundon Lili Ndoci dėshminė e saj mbi fatin tragjik tė babait Zef Prelės dhe familjes sė tij, tė cilėt pėrfunduan burgjeve dhe internimeve pėr faktin e vetėm se ishin kundėrshtarė tė atij regjimi qė u instalua nė Shqipėri nė nėntorin e vitit 1944. 'Gazeta Shqiptare'' |
|
#3
| ||||
| ||||
| Ēifti Jakova - njė tragjedi e diktaturės HISTORIA E DREJTUESIT TE KOMITETIT QENDROR QE SHPEJT U QUAJT "ARMIK I POPULLIT", VUAJTJET, SFIDAT DHE SAKRIFICAT E NJE NENE PER TE RRITUR 4 FEMIJET E SAJ... Dy vjet rradhazi, lapsat kopjativ hidhnin nė fletėt e bardha, ndjenjat, dashurinė, herė herė trishtimin... dėshirėn pėr tė pasur pranė gruan dhe katėr fėmijėt, apo qoftė, pėr tė parė pėrmes hekurave tė ftohtė ndryshimet e njerėzve mė tė afėrt. Njė histori e pamatė dashurie qė shpesh tejkalon edhe imagjinatėn, gjendet lehtė nė librin "Letėrkėmbim i dhimshėm" tė Tuk e Mita Jakovės. Letrat e zverdhura, disa prej tyre tė kthyera nė ushqim pėr minjtė e birucave, janė ruajtur me fanatizėm nga gruaja e Tuk Jakovės, tė cilės jeta nuk i kurseu dhimbjen qė filloi qysh nė vitin 1957. Fjala "armik i popullit" thirrte nė veshėt e fėmijėve ende tė parritur mirė, diskriminim qė shkatėrroi jetėn e njė familjeje. "La vita e bella", ėshtė filmi i luajtur me aq mjeshtėri nga Roberto Benigni, subjekt i sė cilit ėshtė djali i vogėl nė kampet e pėrqėndrimit, tė cilit babai i thotė se ėshtė thjesht nė njė lojė pėr tė fituar tankun e vėrtetė. Kėshtu ka ndodhur edhe nė historinė e familjes Jakova, kur Tuku shkruante letra nga burgu se ėshtė mirė me shėndet, kur nxiste fėmijėt e tij tė mėsonin, kur i shkruante se babai i tyre do tė vinte shumė shpejt nga shėrbimi i punės. Nga themelues nė armik Tuk Jakova i lindur nė qytetin e Shkodrės nė vitin 1914 ka qėnė njė nga pjesmarrėsit kryesor nė grupin komunist tė qytetit tė tij, bashkė me Qemal Stafėn, Zef Malajn, Vasil Shanton dhe si i tillė ai mori pjesė nė themelimin e PKSH-sė ku u zgjodh njė nga shtatė anėtarėt e Komitetit Qėndror provizor tė partisė. Gjatė luftės nacional ēlirimtare Tuku ka qenė komisar i Brigadės sė Parė Sulmuese, i Divizionit tė Parė dhe Korporatės sė Tretė. Pas ēlirimit Tuk Jakova ka qenė anėtar i Komitetit Qėndror dhe i Byrosė Politike, deputet, zėvendėskryeministėr, gjeneral si dhe Hero i Popullit. Si njė ndėr njerėzit me pozitė nė atė kohė, Tuku ngriti idenė se historia duhej tė shkruhej nė bazė tė fakteve e dokumentave, ide qė i kushtoi shumė marangozit tė thjeshtė shkodran. Ka qenė viti 1951 kur Tuk Jakovėn e pėrjashtuan si anėtar i Byrosė Politike, ndėrsa nė vitin 1955 u pėrjashtuan nga posti i anėtar i Komitetit Qėndror tė PPSH-sė. Nė nėntor tė po kėtij viti Tuk Jakovėn bashkė me familjen e tij i internuan nė Berat ku vetėm pas disa muajsh, nė vitin 1957, e izoluan nė kalanė e Kaninės nė Vlorė. Ky ishte viti ku pėr familjen Jakova nisi kalvari i gjatė i vuajtjeve, tė cilat i kanė ndjekur hap pas hapi ato deri pas viteve 1990. "Shėrbimi" "Babi ėshtė me shėrbim dhe e ka marrė shumė malli pėr ju". Kjo ėshtė fjalia aq e rėndė qė ka dalė me zorr nga goja e njė gruaje, e cila rriste e vetme fėmijėt, ndėrsa tė shoqin e kishte tė burgosur, madje herė-herė nuk ishte nė dijeni pėr vendėndodhjen e tij. Tukun mė 24.5.1957 e izoluan plotėsisht nė kalanė e Kaninės Vlorė, ku nisi dhe letėrkėmbimi i dhimbshėm mes dy bashkėshortėve. Me katėr fėmijė tė vegjėl, me njė rrogė minimale, gruaja e Tuk Jakovės, Mita, kursente 500 apo 1000 lekė pėr t'ia dėrguar nė burg tė shoqit, ndėrsa "gėnjente" ēdo ditė tė vegjėlit pėr vendndodhjen e babait tė tyre. "Nė letėr mė kishe futė edhe 500 lekė. Tė mė besojsh se u inpresionova mjaft kur i pashė, sepse m'u duk sikur ēkula nga letra ndonjė copė mish nga ai i kalamajve", shkruan nė letrėn e datės 4.8.1957, shkodrani i urtė. Gjatė izolimit, Tuku pėrpiqej tė ishte pranė familjes sė tij, edhe pse nuk donte kurrė qė tė vegjėlit tė mėsonin pėr fatin e babait. Nė letrat e dhimshme, Tuku veē mallit e dėshirės pėr t'i parė, kryente detyrėn e babait tė kujdeshėm, duke i dėrguar fėmijėve probleme matematike pėr t'i zgjidhur, e kėtė nė njė letėr tė ardhėshme nga familja e tij. "I juaji, tė puth me mall, tė pėrqafoj fort", janė fjalėt qė kanė mbyllur ēdo letėr tė bashkėshortėve Jakova, ndėrsa brenda tyre gjindeshin dhimbja, hallet, pamundėsia pėr tė bėrė mė shumė, lodhja... Misteri i vdekjes Mė 17 prill 1958, Tuk Jakovės i bėhet gjyqi nė Tiranė ku u dėnua me 20 vjet heqje lirie, dėnim qė nuk e kreu deri nė fund. Tė vetmit njerėz qė i kishin mbetur, ato qė e shihnin apo i sillnin ndonjė ushqim e veshje, ishin gruaja Mita, nėna Luēia si dhe i vėllai Frani, qė pas arrestimit tė Tukut u internua familjarisht nė Gramsh. Jeta e burgut nisi tė brengoste ēdo ditė e mė shumė marangozin shkodran, i cili kohėn e kalonte duke dizenjuar skica mobiljesh, madje provoi tė merrte pjesė nga burgu nė njė konkurs tė shpallur nga Ministria e Ndėrtimit, pėrgjigje qė sigurisht do t'ishte negative. Ditėt e gjata e tė pafund tė burgut mezi shtyheshin, ndėrsa katėr fėmijėt e Tukut, Vjosa Agimi Besniku e Bujana qė ishte mė e vogla, kuptonin se rrėfimet e nėnės pėr babain qė kishte ikur me shėrbim, nuk ishin tė vėrteta. Gjatė kohės sė burgut Tuku kėrkoi tė shihte fėmijėt e tij, dhe nė letrėn e datės 5.4.1959 qė i dėrgoi Mitės, shprehet; E kam ende tė freskėt tablonė e takimit. Veēanėrisht mė vjen para sysh Gimi qė ishte rritė aq shumė brenda kaq muajve. Siē duket do i ngjasė babait tė vet edhe nė zhvillimin fizik". Dy herė nė muaj, Tuku dhe Mita i dėrgonin letra njėri-tjetrit, duke shkruar ēdo gjė qė ndodhte rreth tyre. Por ditėt e zeza, ndiqnin si hije familjen Jakova, deri sa njė lajm i zi i tronditi thellė. Mė 26 gusht, 1959, Tuk Jakova shtrohet nė spital ku vdes nga apandesiti akut, vdekje e cila pėr familjarėt ka mbetur enigmė. Tragjeditė pas vdekjes Tronditjen e thellė familja Jakova e pėrjetoi edhe mė shumė kur menjėherė pas vdekjes sė Tukut, filluan pėrndjekjet e persekutimet. Mitėn, gruan qė mbante veshur tė zezat, e hoqėn nga puna si arsimtare dhe e caktuan punėtore nė komunale, nė punishten e ngjyrosjes. Tė rritur nėn presionin se i ati i tyre, ishte armik i kėtij populli, fėmijėt nuk patėn mundėsi tė siguronin bursa pėr vazhdimin e shkollės, veē Vjosės vajzės sė madhe tė Tukut, e cila ishte absolute nė mėsime. Nga njė histori dashurie me njė djalė, dėshirat rinore dhe pamundėsia pėr tė ndenjur pranė njeriut tė shtrenjtė, humbja e fletės sė votimit nė njė aksion dhe epitetet bija e armikut tė popullit, pėsoi tronditje tė thella, qė i shkaktuan probleme tė parikuperueshme 21-vjeēares Vjosa, e cila qysh nė moshėn 9-vjeēare ndjeu mungesėn e njė babai tė dashur, lodhjen dhe nė fund humbjen e tij. Agimi djali i madh i ēiftit Jakova mbaroi Politeknikumin, ku u bė elektriēist i kategorisė sė shtatė, ndėrsa Besniku mbaroi shkollėn e mesme pėr kimi industriale. Bujana e vogėl qė Tuk Jakova e pėrkėdhelte mė shumė se tė tjerėt pasi mbaroi shkollėn e mesme pėr shkak tė vėshtirėsive ekonomike filloi punėn. Nė fillim tė vitit 1983, familja e Tuk Jakovės u internua nė Sheq Marinas tė Fierit dhe vetėm pas viteve '90, fėmijėt e "armikut tė popullit", ikėn larg nė emigrim, larg vendit qė i mori njė pjesė tė jetės sė tyre. Por jeta e njė gruaje tė moshuar, e cila vuajti qysh nė vitet e para tė dashurisė sė saj, nuk mund t'i shpėtonte, fatkeqėsisė tjetėr. E lodhur, me Vjosėn, vajzėn qė u sėmur nė kulmin e rinisė, nga SHBA-ja njė zile telefoni lajmėron Mitėn pėr njė humbje tjetėr, vdekjen aksidentale tė birit tė saj, Besnikut, i cili si pėr koinēidencė vdiq nė moshėn e tė atit tė tij, 45-vjeēare. Kjo ishte njė histori e dhimshme dashurie jo vetėm pėr ēiftin Tuk e Mita Jakova, por edhe njė histori e dhimshme familjare. Shumė i dashur Tuk! Nuk tė shkruajta qė mbrėmė se prita mos merrja sot letėr nga ti. Shpesh mė vinė letrat ditėn e hėnė. E mora nė kohėn qė po pėrgatitesha pėr nė shkollė. Kjo letėr mė gėzoi shumė. Nė rradhė tė parė qė je me shokė e ti nuk mėrzitesh, qė je mirė me shėndet (po s'ka gajle qė unė u bėra merak mė shumė se sa duhesh), qė mė kėrkon ēėrēafė dhe ato sendet e tjera dhe mė nė fund qė letrėn ma shkruaje me bojė (kėtė tė fundit e vunė re edhe fėmijėt). Mbasi ato ishin nė shkollė, ua lexova nė darkė. U mblodhėn tė gjithė kokė mė kokė. U gėzuan shumė qė ju shkruaje tė gjithėve veē u bėnė pak xhelozė se nė letėr shprehje mė shumė dashuri ndaj Bujanės se sa ndaj tė tjerėve. Ju thashė se ajo ėshtė mė e vogla etj., etj., por s'iu mbush mendja. Ata thanė se Bujana di ca lajka dhe babi kujton mos e do ajo mė shumė se neve. Sikur ta di ai sa na ka marrė malli! Vjosa kujtoi njė pėrrallė qė quhet "Tri dėshirat" dhe tha se po tė ngjiste me tė vėrtetė ajo qė ngjiste nė pėrallė, unė tė parėn dėshirė qė do kėrkoja ishte tė vinte Babi nė shtėpi. E pastaj secili thosh tė tijat. Bujana kish hapur sytė, mė shihte mua dhe pėrpiqej me kėmbė e me duar t'iu mbushte mendjen se Babi i don tė gjithė. Kishin qejf tė tė shkruanin, por unė s'i lashė se qenė tė lodhur nga mėsimet, do tė shkruajnė herėn tjetėr. Kurse ajo shejtanka e vogėl u ngrit qė sot nė mėngjes dhe shkroi nė kėtė copė letėr ato qė mėson nė shkollė. Sa pėr letrėn kur tė mėsoj alfabetin e ka merak vetė. Tė gjithė jemi mirė. Mos ki hiē merak pėr ne. Pėr fėmijėt do tė flas kur tė takohemi, mbasi kam kėrkuar leje dhe jam nė pritje tė pėrgjigjes. Ato qė mė kėrkon do t'i sjell vetė kur tė vij. I kam tė gjitha. Por edhe sikur tė mos i kisha unė do t'i rregulloja megjithėse ti do tė mė "hidhnoeshe seriozisht". Me gjithė mend do tė mė hidhnoeshe. Tuk! Do mė shanje njė ēikė nė letėr dhe asgjė tjetėr. Shumė e dashur Mita! Letrėn tėnde nr. 2 tė 10 dhjetorit e mora. Mė erdhi keq qė nuk kishe marrė ende letrėn time tė 5 nėntorit. Ndoshta do ta kesh marrė deri tani. Letrat tuaja si gjithnjė mė gėzojnė shumė sepse aty mėsoj mbi gjendjen tuaj. U gėzova qė ishit mirė dhe nė anė tjetėr mė erdhi keq qė e detyruar nga nevoja kishe filluar tė punosh orė suplementare. Mė preokupon ēėshtja e shėndetit tėnd mbasi fizikisht nuk je edhe aq e pėrshtatshme pėr tė pėrballuar njė volum pune tė dyfishtė. Nė tė vėrtetė kjo inisiativė jotja ėshtė njė inisiativė fisnike, qė nga pikpamja e obligacionit pėr familjen arrinė deri nė heroizėm dhe si e tillė mua nuk mė mbetet veēse ta pėrgėzoj me mirėnjohjen mė tė thellė, por nė qoftė se kjo (pamvarėsisht nga gadishmėria e jote pėr sakrificė) dėmton sadopak shėndetin tėnd, mua dhe fėmijėve na kushton shtrenjtė. Pėr kėtė jam i shqetėsuar dhe me kėtė rast dėshiroj tė theksoj edhe njė herė se pėr mua nuk duhet tė bėhesh merak, mbasi kam mundėsi tė rroj edhe nė kėto kondita tė burgut, dhe nė qoftė se ti kėtė sakrificė je e detyruar ta bėsh edhe pėr mua, duhet tė dish se me kėtė nuk mė nderon, por mė ven nė njė pozitė tė pandershme, tė ngjashme me pozitėn e njė krimineli ndaj gruas dhe fėmijėve tė tij. Prandaj tė lutem tė kesh kujdes shėndetin, duke ju pėrmbajtė vetėm asaj mase nė punė, qė nuk i kalon fuqitė tuaja fizike. Mė kuptove?!! Kam marrė nga Frani njė kartolinė pėr vitin e ri. Kishte ardhė nė Tiranė me djalin se e kish pasė tė sėmurė dhe i kish ardh keq qė nuk kishte pas mundėsi me ardhė e me mė taku. Dua t'i kthej pėrgjigje mė 20 janar, prandaj ti mos u mėrzit qė nuk do tė shkruaj ty nė kėtė datė. Megjithėse vonė po ju uroj vitin e ri. ''Reportazh'' |
|
#4
| ||||
| ||||
| Pashko Gjeēi: "Si e bėra Danten tė flasė shqip" Historia e dhimbshme e njė prej kollosėve mė tė mėdhej tė letrave shqipe, i cili pėrktheu Komedinė Hyjnore dhe Odisenė. Diplomimi nė Romė dhe burgosja nga komunistėt Nuk do tė shpreheshim fare gabim po tė thonim se janė tė pakėt ata intelektualė shqiptarė apo dhe njerėz tė letrave tė cilėt e dinė se pėrkthyesi i famshėm i "Komedisė Hyjnore", qė pėrbėn njė prej kryeveprave tė letėrsisė botėrore, apo mė saktė njeriu i cili e bėri Dante Aligerin dhe Homerin tė "flisnin shqip", quhet Pashko Gjeēi. Gjithashtu nuk do ta tepronim aspak po tė shtonim pėrsėri se janė tė pakėt ata shqiptarė qė e dinė se ai njeri, ėshtė ende gjallė, sa vjeē ėshtė dhe se ku jeton. Madje pėr t'i dhėnė fund kėtyre hamėndjeve dhe pėr t'i qėndruar asaj ēka thamė mė lart, flet dhe ky fakt: Profesorin e famshėm tė lauruar pėr Filozofi e Letėrsi nė Universitetin e Romės, ish shokun e bankės tė Qemal Stafės, nxėnėsin e Padėr Gjergj Fishtės, kolegun e mikun e ngushtė tė Eqerem Ēbabejt, Henerik Lacajt, Mark Demės dhe Fejzi Dikės, nuk e njihnin as banorėt e shkallės sė tij, ndonėse prej mė shumė se 20-vjeėsh ai jeton sė bashku me zonjėn e tij nė atė apartament fare tė vogėl, nė katin e parė tek "Shallvaret". Tė habitur nga portreti dhe fiziku qė na u shfaq nė aparencėn e njeriut qė na uroi mirseardhjen, as nuk e kishim menduar kurrė se ai pėr tė cilin interesoheshim dhe kishim pėrfytyrime nga mė tė ēuditėshmet, ishte vetė Pashko Gjeēi qė po takohej me ne! Pas prezantimit dhe duke i treguar qėllimin e vizitės sonė, Pashko Gjeēi na u pėrgjigj jo pa humor: "Tė jeni tė sigurtė se do ju dėftoj ēfarė mė kujtohet". Ndonėse tashmė nė moshėn 85-vjeēare dhe tepėr i lodhur nga peripecitė e streset e njė jetė plotė dallgė e shtėrngata, kollosi i letrave shqipe me fizik shtatėshkurtėr e me portret prej fisniku, i quajtur Pashko Gjeēi, hera-herės na befason me memorjen e tij brilante dhe humorin e hollė tė shkodranit tepėr intelekt, qė pėrveē tė tjerave, ėshtė shkolluar dhe nė Kolegjin e Jezuitėve. Nė bankė me Qemal Stafėn Pashko Gjeēi u lind nė vitin 1918 nė qytetin e Shkodrės dhe familja e tij nė atė kohė banonte tek "Arra e madhe". Babai i Pashkos quhej Gaspėr dhe nė atė kohė ai kishte hapur njė dyqan tė vogėl fare pranė shtėpisė sė tij, me tė cilin siguronte jetesėn. Pas vdekjes sė babait dhe njė motre tė vogėl tė quajtur Nikolina, Pashko mbeti vetėm me nėnėn e tij dhe motrėn tjetėr Margaritėn. Pasi mbaroi shkollėn fillore me rezultate shumė tė mira, ai u regjistrua nė Kolegjin e Jezuitėve, tė cilėn nuk arriti ta mbaronte pasi nė atė kohė u mbyllėn shkollat fetare. Lidhur me kėtė, Pashko Gjeēi dėshmon: "Pas mbylljes sė Kolegjit tė Jezuitėve tė gjithė ne vazhduam mėsimet nė gjimnazin klasik tė shtetit po nė qytetin tonė tė Shkodrės. Nė atė kohė unė kisha shok tė ngushtė Qemal Stafėn me tė cilin rrinim nė njė bankė. Po kėshtu pėrveē Qemalit, nė klasėn tonė kishim dhe Nikolla Shurbanin, Xhemal Brojėn, Kol Ashtėn, Arshi Pipėn dhe Lazėr Radin, me tė cilėt gjithashtu kam pasur njė shoqėri tė madhe. Qemal Stafa dhe Arshi Pipa dallonin nga tė gjithė ne shokėt e klasės pėr zgjuarsi dhe inteligjencė, e Qemali ka qenė nxėnėsi mė i mirė qė kam njohur nė jetėn time. Ndėrsa unė shkėlqeja kryesisht nė lėndėn e letėrsisė pasi qė i vogėl isha i dhėnė pas sajė, isha shumė i dobėt nė vizatim tė cilat m'i bėnin tė tjerėt e unė i dorzoja si tė miat. Nė atė kohė mėsuesi qė kishim mė pėrzemėr unė dhe Qemali, ishte Pashko Geci, i cili na jepte greqishten e vjetėr dhe latinishten. Nė fillim ai mė kishte nė patronazh vetėm mua pėr tė mė mėsuar greqishten e vjetėr, por mė duke mė pasur mua shok tė ngushtė, dolėn vullnetarė dhe Qemali me Nikolla Shurbanin e tė tre arritėm ta mėsonim atė gjuhė. Profesor Pashko Geci, m'i blinte librat dhe pėr tė mos mė ofenduar se nuk kisha lekė t'ia paguaja, m'i fiste nė bankė. Pak kohė para mbarimit tė Liceut, Qemali u largua nga klasa jonė se familja e tij u transferua nė Tiranė", kujton Pashko Gjeēi vitet e gjimnazit klasik tė Shkodrės ku mėsonte sė bashku me Qemal Stafėn. Student i Filozofisė nė Romė Pas mbarimit tė gjimnazit klasik tė Shkodrės me rezultate shumė tė mira, nė vitin 1938 Pashko Gjeēi fitoi njė tė drejtė studimi pėr tė ndjekur studimet e larata nė Itali. Lidhur me kėtė ai kujton: " E drejta e studimit pėr nė Itali m'u dha vetėm nė sajė tė rezultateve qė kisha arritur nė gjimnazin e shtetit dhe Ministria e Arsimit mė akordoi vetėm njė bursė shumė tė vogėl qė mezi mund t'i pėrballoje nevojat e jetesės. Por unė nuk kisha rrugė tjetėr dhe isha mjaft i kėnaqur qė do tė shkoja tė studjoja nė Fakultetin e Filozofisė tė Universitetit tė Romės. Kėtė kėnaqėsi ma shtonte mė tepėr fakti se bashkė me mua ishin dhe Kol Ashta, Lazėr Radi e Luigj Ljarja. Gjatė asaj periudhe qė vazhdoja studimet nė Romė, unė fillova pėrsėri tė pėrktheja nga latinishtja apo tė shkruaja ndonjė poezi tė vogėl. Poezinė dhe pėrkthimet i kisha pasion qė nga bankat e Liceut tė Shkodrės dhe ato qė shkruaja i botoja nė revistėn "Cirka" apo "Shkėndia". Mė kujtohet se asokohe unė pata shkruar dhe njė artikull pėr Padėr Gjergj Fishtėn lidhur me "Lahutėn e Malsisė", tė cilėn ma botuan nė "Hylli i Dritės". Pasi doli revista unė sė bashku me disa shokė tė tjerė shkuam dhe ia ēuam Padėr Gjergjit nė studion e tij. Pasi e pa artikullin, Padėr Gjergji pyeti: "Kush ėshtė ky qė paska shkruar pėr mua?" Ndėrsa unė qėndroja pa folur dhe i turpshėm nė fund tė dhomės e shokėt i treguan se isha unė, ai tha: "Ajo grimca atje paska shkruar gjithė kėtė artikull?" Kėshtu dėshira dhe pasioni qė kisha pėr poezinė e pėrkthimet, nuk mu shua as nė Itali dhe ato qė shkruaja i nisja pėr t'i botuar nė Shqipėri. Fakultetin e Filozofisė dhe Letėrsisė e pėrfundova nė vitin 1943 me rezultate tė larta dhe mora gradėn Doktor i Shkencave. Nisur nga ato rezultate mua mė ofruan qė tė qėndroja si asistent profesor pranė atij Fakulteti, por unė refuzova dhe u ktheva nė Shqipėri. Dėshirėn pėr t'u kthyer nė Shqipėri ma nxiti akoma dhe mė shumė ish-Ministri i Arsimit, Ernest Koliqi, i cili nė atė kohė kishte ardhur nė Itali pėr tė marrė pjesė nė ceremoninė e dorzimit tė diplomave tona. Koliqi mė tha: "Kthehu nė Shqipėri tė japėsh kontributin tėnd", kujton Pashko Gjeēi lidhur me diplomimin e tij nė fakultetin e Filozofisė nė Romė, ku i ofruan tė qėndronte si asistent-profesor. Kthimi nė Shqipėri e burgosja Pas diplomimit nė Itali, nė vitin 1943 Pashko Gjeēi u kthye nė Shqipėri dhe Ministria e Arsimit e asaj kohe e emėroi si profesor tė letėrsisė dhe latinishtes nė gjimnazin e Shkodrės, ku ai kishte qenė vetė nxėnės pak vite mė parė. Edhe gjatė kėsaj periudhe e deri nė mbarimin e luftės, pėrveē mėsimdhėnies nė atė gjimnaz, Pashko u muar pėrsėri me pėrkthime tė cilat i sillte dhe i botonte nė Tiranė nė revistėn "Shkėndia". Pas ardhjes sė komunistėve nė pushtet, Pashko vazhdoi tė jepte mėsim pranė atij gjimnazi deri nga mesi i vitit 1945 dhe mė pas ai u transferua nė qytetin e Durrėsit, ku do tė fillonte dhe kalvari i vuajtjeve tė tij. Lidhur me kėtė, Pashko Gjeēi dėshmon: "Gjatė asaj kohe qė punoja si mėsues i letėrsisė nė qytetin e Durrėsit, unė kisha miqėsi tė ngushtė vetėm me familjen e Jusuf Vrionit, tė cilėt si shumė familje tė tjera nga Tirana i kishin internuar atje. Nė atė kohė pėrveē mėsimdhėnies, isha zgjedhur dhe kryeja edhe funksionin e Kryetarit tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve pėr degėn e Durrėsit. Nuk e di se si ndodhi, por mbaj mėnd se atje mė arrestuan, gjoja si i implikuar nė njė organizatė e cila kishte pėr qėllim tė pėrmbyste mė dhunė pushtetin komunist nė Shqipėri. Kjo gjė ishte e gjitha e sajuar nga Sigurimi i Shtetit, ashtu si dhe ajo organizatė pėr tė cilėn akuzohesha se bėja pjesė, pasi unė nuk isha marrė asnjėherė me politikė. Nė atė kohė pėrpara meje arrestuan dhe Arshi Pipėn po me tė njėjtėn akuzė siē mė kishin arrestuar mua. Gjyqi mė dėnoi me pesė vjet burg tė cilat i bėra kryesisht nė Durrės dhe nė kėnetėn e Maliqit ku na dėrgonin muajt e verės. Puna atje ishte tepėr e rėndė dhe cfilitėse, por unė munda ta pėrballoja atė dhe gjithė burgun, pasi isha i ri", dėshmon Pashko Gjeēi, lidhur me arrestimin e tij dhe dėnimin me pesė vjet burg, akuzė e cila ishte krejtėsisht e sajuar nga Sigurimi i Shtetit. Pėrkthimi i Dantes e Homerit Pas lirimit nga burgu, Pashko Gjeēi u kthye nė qytetin e tij tė lindjes nė Shkodėr, ku e priste nėna dhe motra. Lidhur me kėtė periudhė ai dėshmon: "Si ish i burgosur politik e kisha tė pamundur qė tė filloja punė si mėsues dhe nė atė kohė mezi u rregullova nė njė punė krahu. Pas dy tre vjetėve nė atė punė, mė lejuan qė tė largohesha nga vėndlindja ime dhe mė sollėn nė qytezėn e vogėl tė Fushė-Krujės, ku u emėrova si mėsues nė shkollėn shtatėvjeēare. Nė atė shkollė ku unė dhashė mėsim pėr tre vjet me rradhė, ishim gjithsej katėr mėsues dhe aty unė vendosa qė tė pėrktheja poetin e famshėm italian Dante Aligerin, poezitė e tė cilit unė kisha filluar qė t'i pėrktheja qė kur isha 17-vjeē nė bankat e Liceut tė Shkodrės. Qė nga ajo kohė pėrveē Dantes, unė kisha dobėsi edhe pėr Leopradin dhe Safon, poezitė e tė cilėve i mbaja gjithnjė me vete. Pėrkthimin e "Komedisė Hyjnore" tė Dantes, unė e mora pėrsipėr pėr arsye se ai ishte pėrkthyer edhe nė Bashkimin Sovjetik, e pėrkthyesit tė saj i ishte dhėnė ēmimi "Stalin". Pėr pėrkthimin e saj unė shfrytėzoja orėt e para tė mėgjezit para se tė fillonte mėsimi dhe ēdo ditė hidhja nė letėr nga katėr vargje nė gjuhėn shqipe. Disa prej kėtyre vargjeve, nė mos gaboj ato tė "Ferrit", unė ia tregova mikut tim tė ngushtė Llazar Siliqit, i cili i botoi menjėherė nė revistėn "Nėntori". Ndonėse ato u pėlqyen mjaft dhe u vlersuan nga shumė njerėz dashamirė, kritika e asaj kohe heshti, sepse nuk mund tė shkruante pėr njė ish tė burgosur politik. Meqėnse i kisha vėnė detyrė vetes qė ta pėrktheja me ēdo kusht Danten, vazhdoja tė punoja ēdo ditė dhe kishte raste qė pėr njė varg mė duhej tre katėr ditė punė. Pasi kisha pėrkthyer mijra vargje nė ato tre vjet, katėr vargjet e fundit i kam pėrkthyer njė ditė tė shtunė kur tre kolegėt e mi kishin shkuar nė Tiranė. Ato i mbarova aty rreth orės katėr tė mėgjezit dhe kur i mbarova, mu duk se u hap dera e prej aty doli Dantja e mė la vetėm", kujton Pashko Gjeēi atė ēast kur mbaroi sė shkruari nė shqip njė nga kryeveprat e letėrsisė botėrore, "Komedinė Hyjnore" tė Dante Aligerit. Vlerėsimi nga Enver Hoxha Pasi e mbaroi sė pėrkthyeri poetin e famshėm italian, Pashko Gjeēi u konsultua me mikun e tij tė ngushtė Llazar Siliqi, i cili i sugjeroi qė t'i bėnte njė letėr Enver Hoxhės, ku t'i parashtronte tė gjitha problemet qė kishte. Pėr kėtė Pashko Gjeēi kujton: "Nė atė kohė i shkrova njė letėr Enver Hoxhės, ku i bėja tė ditur se kisha nė dorė pėrkthimin e "Komedisė Hyjnore" tė Dante Aligerit dhe se pėr pėrfundimin e saj kisha nevojė qė tė studjoja nė Bibliotekėn Kombėtare nė Tiranė dhe tė konsultohesha me kolegė e studjues, pėr t'u marrė mendimet. Pas asaj letre Enver Hoxha dha urdhėr qė unė tė transferohesha nė Tiranė, ku tė mė bėhej dhe pashaportizimi. Kur erdha nė Tiranė, nė fillim qėndrova tek familja e djalit tė xhaxhait, Ernest Gjeēit dhe mė pas mora njė dyqan tė vogėl me qera aty prapa Lidhjes sė Shkrimtarėve, tė cilin e adaptova pėr banesė. Nė atė kohė me ndihmėn e Llazar Siliqit, Shtėpia Botuese "Naim Frashėri" e botoi tė plotė pėrkthimin tim "Komedia Hyjnore". Pas asaj pata pėrgėzime tė shumta nga miq e shokė, siē ishin profesori im Pashko Geci, Mark Dema, Henerik Lacaj dhe sidomos nga profesor Eqerem Ēabej, i cili mė vinte shpesh nė shtėpi", kujton Pashko Gjeēi lidhur me peripecitė qė kaloi pėr tė botuar pėrkthimin e Dantes, qė u bė i mundur vetėm nė sajė tė ndėrhyrjes sė Enver Hoxhės. Pasi "Komedia Hyjnore" pa dritėn e botimit nė gjuhėn shqipe, Pashkon e sistemuan me punė si profesor nė Universitetin e Tiranės, ku ai dha lėndėn e latinishtes deri sa ajo u hoq nga programi mėsimor nė fillimin e viteve 70-tė. Nė atė kohė Pashkon e dėrguan si redaktor nė Shtėpinė Botuese tė Librit Shkollor, ku ai dhe doli nė pension nė vitin 1977. Nga ajo kohė ai kujton me respekt miqėsinė me kolegun Llazar Siliqi, por dhe atė me nxėnėsin e tij Pėllumb Xhufi, pėr tė cilin shprehet: "Ka kenė njė nga nxėnėsit mė tė mirė dhe mė tė sjellshėm qė kam pasur". Pėr kontributin qė Pashko Gjeēi kishte dhėnė nė pėrkthimin nė gjuhėn shqipe tė dy prej kryeveprave tė letėrsisė botėrore, nė vitin 1979 me porosoi nga lart u urdhėrua Komiteti Ekzekutiv, qė t'i jepte atij njė apartament banimi. Por gabimisht autorizimi i shtėpisė iu dėrgua Pashko Gecit, i cili hyri nė shtėpinė e re. Kur shkuan pėr t'i kėrkua falje Pashkos pėr gabimin e bėrė, ai iu tha: "Le ta gėzojė Pashko Geci atė shtėpi dhe nuk bėn me ia marrė, sepse ai ka kenė profesori im ma i mirė". Qė nga ajo kohė, kur Pashko Gjeēi refuzoi tė merrte shtėpinė, qė gabimisht ia kishin dhėnė ish-profesorit tė tij, ai banon aty nė atė apartament tė vogėl, (tip bodrumi) tek "Shallvaret" dhe pret qė tė shohin dritėn e botimit disa nga pėrkthimet e tij, si "Fausti" i Gėtes, "Hamleti" i Shekspirit, "Andromaka" e "Atalia" tė Rasinit, tė cilat ai nuk i kujton se kujt ia ka dhėnė pėr botim. PERKTHYESI I RRETHUAR NGA HARRESA Pashko Gjeēi, tė sfidosh duke heshtur Tamtamet e mediave nuk ranė dy javė mė parė, edhe pse pėrkthyesi mė i madh i gjallė i gjuhės shqipe kishte 84-vjetorin e lindjes. Askush nuk trokiti nė apartamentin, te pallatet e Shallvareve, ku ngrys ditėt Pashko Gjeēi. Pėr tė bota e kėtushme ka perėnduar prej kohėsh, rron vetėm nė kujtesėn e tij. Prej vitesh nuk e kujton mė askush, as shoqėria e as miqtė e dikurshėm. E harruan qė kur ra nė burg, e gjithnjė i venin rrallė e mė rrallė. I vetmi qė grishte harresėn ishte Eqerem Ēabej. Sot shumkush e di nė anėn tjetėr tė vdekjes. Nė kėtė harresė mė 7 qershor festoi edhe lindjen e tij. Megjithėse kurrė tamtamet nuk kanė rėnė pėr tė, Pashko Gjeēi bėn pjesė ndėr ata intelektualė qė nuk e la veten tė rrėmbehej nga ai pesėdhjetėvjetėsh ndeshjesh tė fėlliquara nė emėr tė pushtetit. I rrethuar me heshtje endi shkronjė pas shkronje udhėn drejt pėrjetėsisė. Ndryshe nga shumė njerėz qė rreken tė ecin duke u zvarritur nė emėr tė ****erės, Pashko Gjeēi kurrė nuk e bėri kėtė. Vepra qė ai krijoi e ngjiti nė majėn e Olimpit tė letėrsisė shqiptare, edhe pse nuk ėshtė zvenitur kurrė me lavde dhe ēmime. Pėrgjatė dyzet vjetėve ka jetuar nė njė dhomė shumė tė ngushtė, sipėr apartamentit tė tanishėm. Aty ka pėrjetėsuar emrin e tij, megjthėse nė ngrysje tė kėsaj jete nuk ndihet mirė me shėndet. Kėtė askush nuk e di. Ashtu siē pak vetė e dinė qė "Komedia hyjnore" erdhi nga Pashko Gjeēi. Ferrparajsa e Pashko Gjeēit Pėrkthimi ka qėnė kurdoherė ai i thjeshti, qė s'i gjendej muzė nė Parnas qė t'i bėhej krah. Nė kėtė formė ka ardhur dhe Dantia nė gjuhėn shqipe. Me sa duket ēdo njeri qė pas lė njė emėr tė mirė ka njė fat tė ēiditshėm. Kur e arrestuan mė 4 shtator tė vitit 1947, " pėr fajin pjesėmarrje nė grup kundėr pushteti", Pashko Gjeēin e kyēėn pėr tre muaj nė njė dhomė izolimi. Me tu mbyllur porta metalike, pas shpinės sė tij drita mbeti pėrjashta. Nė ditėt e para, i mbėshtjellė nga kundėrmimi i lagėshtirės nuk arrinte tė pėrceptonte hapėsirėn. Kurr terri nisi ta mbėshtjellė, endi me emėr shpirtėrat e ferrit. Edhe pse jo plotėsisht e botur, vepra e pėrkthyer e Pashko Gjeēit nuk shkohet lehtė nėpėr duar. Madje edhe vetė Noli nuk mori pėrsipėr tė pėrkthente Danten. Nasho Jorgaqi thotė se "i bėrė propozim Nolit por ai nuk e mori pėrsipėr". E ndėrsa Pashko Gjeēi e shqipėroi nga qelitė e ferrit tė diktaturės komuniste. Kush ėshtė Pashko Gjeēi Lindi nė Shkodėr mė 7 shtator tė vitit 1918. Mbaroi shkollėn e Jezuitėve si dhe gjimnazin Jezuit nė qytetin e lindjes. Nga pedagogėt kujton me nderim tė madh Eqerm Ēabejn, Pashko Gecin. Qė nė moshė tė re, aty nga viti 1934, pėrktheu disa poezi tė poetit italian, Xhakomo Leopardi. Nė shkollė mėson mirė italisht, mė pas nė gjimnaz, greqishten e vjetėr dhe latinishten, gjuhė nė tė cilat pėrktheu mrekullitė e letėrsisė botėrore. Nė vitin 1938, me gjysmė burse tė siguruar nga qeveria e asja kohe, regjistrohet nė Fakultetin e Letėrsisė dhe Filozofisė nė Romė. Pashku gjithnjė kujton me kėnaqėsi leksionet e prof. Ernest Koliqit edhe pse shoqėrimi me tė do tė kushtonte nė atėdhe 5 vjet burg . Me 15 korrik tė viti 1942 diplomohet Doktor nė Letėrsi. Pas kthimit nė atdhe, mė 4 shtator 1947, ndalohet me akuzėn "Pjesėmarrje nė grup kundėr pushtetit". Nė lirim e trasferojnė nė Fushė Krujė ku punoi shumė gjatė pėr pėrkthimin e "Purgatorit" dhe tė "Parajsės". Kur Noli nuk e mori pėrsipėr pėrkthimin e Dates nė prag tė 700-vjetorit tė poetit tė madh, ata tė shtėpisė botuese iu drejtuan sėrish Pashko Gjeēit. Kėshtu qė nė vitin 1960 u botua kantiku i pare, ajo pjesė e parė e komedisė "Ferri". Veprės nuk u bė ndonjė jehonė e madhe. Por ish-drejtori i shtėpisė botuese nė atė kohė, Nasho Jorgaqi, thotė se shqipėrim tė tillė mund tė bėnte vetėm Pashko Gjeēi. Menjėherė pas botimit tė "Komedisė hyjnore" nisi tė pėrkthente "Odisenė". Tė gjitha honorarėt e "Komedisė" i harxhoi nė ato ece-jakjet Tiranė-Durrės. A thua se ishte nė ndjekje tė Homerit pėr tė krijuar "Odisenė" nė shqip. Nasho Jorgaqi: Jemi tė padrejtė ndaj Pashko Gjeēit Pėrkthimi i Dantes ishte njė ngjarje jo vetėm pėr letersinė, por edhe pėr kulturėn tonė kombėtare. Duhet t'i jemi mirėnjohės kėtij pėrkthyesi shumė tė zotin, por tepėr modest. Megjithėse ka sjellė nė shqip kryeveprat e letėrsisė botėrore, kurrė nuk u kujdes pėr emerin e tij. Nė heshtje tė plotė, ashtu nė vetmi pėrktheu veprėn mė tė vėshtirė tė letėrsisė, qė edhe Noli nuk e mori pėrsipėr. Ashtu nė vetmi tė plotė e gjeje shpesh Pashkun tek pėrsėriste trecinat e Dantes. Duhet t'i jemi mirėnjohės Pashko Gjeēit, madje prej vitesh jemi treguar tė padrejtė me tė. Ėshtė nė nderin e Ministrisė sė Kulturės tė nderojė Pashko Gjeēin, tani qė ėshtė ende gjallė. Edmond Tupja, Pashkun do ta krahasoja me Nolin Pashko Gjeēi ka sjellė nė shqip mrekullirat e greqishtes sė vjetėr. Kėtė nuk e ka bėrė dhe s'ka pėr ta bėrė njeri tjetėr. Pashku me pėrkthimet qė u ka bėrė kryeveprave tė letėrsisė botėrore ka dhėnė njė kontribut tė jashtėzakonshėm nė letėrsinė shqiptare. Nė fushėn e pėrkthimeve ėshtė ndėr mė tė mirėt, unė do ta krahasoja me Nolin. Pėr atė ēfarė i ka lėnė letėrsisė shqiptare mendoj se do tė ishte nė nderin e Ministrisė sė Kulturės dekorimi i Pashko Gjeēit. Mendoj se kėtė duhet ta bėjė tani nė mėnyrė qė Pashko Gjeēi tė mos ketė fatin e Vedat Kokonės dhe Isuf Vrionit tė cilėt u dekoruan pas vdekjes. Nė fakt ky ėshtė njė paradoks shqiptar, sepse mė shumė janė tė huajt qė njohin vlerat tona se sa ne vetė. Pėrshembull, tė dy pėrkthyesit qė pėrmenda janė vlerėsuar mė parė nga tė huajt e mė pas nga ne. Kėshtu qė them se ėshtė nė nderin e Ministrisė sė Kulturės tė respektojė figura tė njohura tė letrave shqipe. Megjithesė edhe pa kėtė respekt tė istitucioeve, Pashko Gjeēi ka endur nė vetminė e tij emrin qė i siguron pėrjetėsinė. (Nga Dashnor Kaloēi ''Gazeta Shqiptare'') |
|
#5
| ||||
| ||||
| Si u formua nė Shkodėr "Pėrpjekja Shqiptare" Historia e lėvizjes antikomuniste nė Liceun e Shkodrės e rrėfyer nga njė prej ish-gjimnazistėve tė saj. Si u krijuan grupimet e ndryshme dhe ēfarė aksionesh kryen Dėshmia e 73 vjeēarit Ahmet Bushati: "Gjatė viteve tė para tė pasluftės nė gjimnazin e qytetin tonė u krijuan disa grupe antikomuniste si organizata "Pėrpjekja Shqiptare", qė e kryesonte Bardhosh Dani, grupimi Social-demokrat me Mark Shllakun etj., tė cilat kryen dhe aksione konkrete. Nga viti 1945 deri nė 1953 u arrestuan e u burgosėn gjashtėdhjetė gjimnazistė, nga tė cilėt u ekzekutuan Bardhosh Dani, Brahim Dėrguti, Mark Caca dhe Asim Rusi" Gjatė viteve 1945-1953 nė Liceun e qytetit tė Shkodrės apo siē u quajt mė vonė gjimnazi i shtetit, u krijuan disa grupe antikomuniste tė cilėt e kryen veprimtarinė e tyre si nė ambinetet e asaj shkolle ashtu dhe jashtė sajė. Kjo lėvizje antikomuniste e cila nė vitet e para tė pasluftės hodhi baza tė forta nė atė gjimnaz jo vetėm qė nuk ka pasur njė udhėheqje tė vetme, por grupet e ndryshme qė u krijuan herė pas here aty nuk kanė pasur fare lidhje me njėri-tjetrin E vetmja gjė qė i ka bashkuar tė gjitha ata, ka qenė urrejtja ndaj komunizmit", Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 73 vjeēari Ahmet Bushati, ish-Kryetari i Kėshillit Bashkiak tė Shkodrės nė vitet 1992-1996 dhe ish-nxėnėsi i atij gjimnazi i cili nė vitet e para tė pasluftės u kthye nė njė bastion tė Lėvizjes Antikomuniste. Vetė Bushati i cili gjatė kohės qė studjonte nė bankat e atij gjimnazi, ka marrė pjesė nė atė lėvizje dhe ka qenė njė nga organizatorėt kryesorė tė rinisė nacionaliste tė asaj shkollė, pranon tė rrėfejė njė pjesė tė vogėl nga historia e saj, duke sjellė nė kohė disa nga ngjarjet e asaj periudhe tė cilat i ruan ende tė freskėta nė kujtesėn e tij. "Pėrpjekja Shqiptare" Lėvizja antikomuniste nė Liceun e Shkodrės e cila e ka zanafillėn qė nga periudha e Luftės, vazhdoi edhe mė pas nga viti 1945 e deri nė 1953 kur u arrestuan dhe pjestarėt e grupit tė fundit antikomunst me nxėnėsit qė kishin dalė nga ajo shkollė. Lidhur me kėtė lėvizje e cila rifilloi nė gjimnazin e atij qytetit (pak kohė pas mbarimit tė Luftės) me krijimin e organizatės "Pėrpjekja Shqiptare" qė kryhesohej nga Bardhosh Dani dhe Ethem Bakalli, Bushati kujton: "Nė tetorin e vitit 1947 nė shtėpinė e Nihat Bakallit nė qytetin e Shkodrės u formua njė organizatė antikomuniste e quajtur "Pėrpjekja Shqiptare", cila kryesohej nga Bardhosh Dani dhe Ethem Bakalli. Pėr formimin e asaj organizate unė u njoftova nga Bardhosh Dani i cili pasi mė takoi mė tha: Ahmet, na jena tė rinj e pa ekseriencėn e duhur, e kena nevojė me na drejtue dikush. Mua mė ka shkue mendja te ti". Pas fjalėve tė Bardhosh Danit unė hezitova qė t'i pėrgjigjesha menjėherė dhe pėr tė fituar kohė nisa ta pyes pėr veprimtarinė qė kryenin ata. Pasi ai mė foli gjerė e gjatė rreth veprimtarisė sė tyre, mė tregoi dhe pėr njė vendim qė ata kishin marrė ato ditė, i cili kishte tė bėnte me shkruajtjen e disa parrullave kundėr pushtetit nė muret e gjimnazit. Unė ia kundėrshtova atė aksion, sepse ata do tė zbuloheshin nga Sigurimi i Shtetit, i cili kishte njerzit e tij nė gjimnaz dhe si rezultat i kėsaj do tė dėshtonte i gjithė misioni qė ata i kishin vėnė vetes. Mbas kėshillave tė mija Bardhoshi u bind dhe mė premtoi se sė paku pėrkohėsisht nuk do e kryente atė aksion. Pas kėsaj bisede me Bardhoshin, unė pranova tė bashkėpunoja me tė dhe grupin e tij, por i vura disa kushte. Sė pari unė nuk pranova tė isha nė rolin e Kryetarit tė Grupit dhe i kėrkova qė asnjeri nga antarėt e grupit tė tij, tė mos e mėsonte asnjėherė lidhjen qė kisha unė me tė. Pas kėtij kompromisi, unė u bėra njė nga kordinatorėt kryesorė qė mbaja lidhjet nė mes nxėnėsve tė gjimnazit dhe kryetarit tė atij grupimi qė ishte Bardhosh Dani. Pėr ta shtrirė aktivitetin e asaj organizate edhe nė qytete tė tjera, unė bisedova me Xhevat Qukun, tė cilit i rekomandova Ramazan Kthupin nga Durrėsi (Sigurimi nuk arrti ta zbulonte asnjėherė), qė ta zgjeronte grupin nė atė qytet, por lidhjet e mija me Bardhosh Danin nuk ia tregova. Mbas pak ditėsh nga takimi qė pata me Bardhoshin, nė muret e gjimnazit tė Shkodrės u gjetėn tė shkruara me bojė tė zezė parullat "Poshtė Komunizmi", "Jashtė rrebelet" etj. Pas kėsaj unė mora takim menjėherė me Bardhoshin dhe i thashė se pse e kishin bėrė atė gjė, por ai mu justifikua, duke mė thėnė se nuk kishte pasur mundėsi qė t'i ndalonte dot shokėt pėr atė veprim, ngaqė ata ishin pėrgatitur shpirtėrisht pėr atė gjė. Pasi nuk kishin kaluar as katėr-pesė ditė nga ajo ditė, ndodhi ajo qė unė e kisha paralajmėruar Bardhoshin: u arrestuan dy shokėt e mi, Remzi dhe Xhevat Quku e bashkė me ta dhe Osja, vėllai i vogėl i Xhevatit," kujton Ahmet Bushati atė periudhė kur u formua organizata antikomuniste me emrin "Pėrpjekja Shqiptare". Veprimtaria e Organizatės Po cili ishte aktiviteti qė organizata antikomuniste "Pėrpjekja Shqiptare" zhvilloi mė pas dhe kush ishin personat qė morėn pjesė nė aksionet qė kreu ajo? Lidhur me kėtė Ahmet Bushati kujton: "Veprimtaria e organizatės antikomuniste "Pėrpjekja Shqiptare" e cila u krijua nėn drejtimin e Bardhosh Danit u zhvillua e shumėanshme dhe mjaft e dendur e aksioni i parė qė kryen antarėt e saj, ishte ai shkruajtjes sė parrullave antikomuniste nė muret e gjimnazit. Boja me tė cilėn u shkruan ato parrulla, u pėrgatit nga Mysret Muka nė dyqanin e Visho Barbullushit. Pas kėtij aksioni, Sigurimi i Shtetit ra nė gjurmėt e asaj organizate nėpėrmjet njerėzve tė tij dhe si rezultat i kėsaj u arrestuan njė pjesė e antarėve tė atij grupimi antikomunist qė pėrbėhej kryesisht nga maturantėt. Pas kėtyre arrestimeve situata nė gjimnazin tonė u acarua aq shumė nga survejimet e Sigurimit, saqė organizatorėt kryesorė qė e drejtonin atė, u detyruan qė veprimtarinė e tyre antikomuniste ta zgjeronin dhe ta zhvillonin jashtė mureve tė asaj shkolle. Kėshtu nė janarin e vitit 1948 me ndėrmjetėsinė e Viktor Lukės, kjo organiztaė u lidh ngushtė me grupin social-demokrat qė kishte si kryetar tė saj Mark Shllakun. Atė kohė duke e parė situatėn tepėr tė acaruar nga ndjekjet dhe survejimet e Sigurimit tė Shtetit, Bardhosh Dani me dy shokėt e tij Brahim Dėrgutin e Mark Cacėn vendosėn qė tė kalonin kufirin dhe tė arratiseshin nga Shqipėria. Kėshtu nė janarin e vitit 1948 teksa ata ishin duke kaaluar kufirin, u rrethuan nga forcat e ndjekjes dhe mbetėn tė vrarė tė tre. Kjo vrasje e dėmtoi rėndė organizatėn "Pėrpjekja Shqiptare" e cila nė atė kohė u detyrua tė riorganizohej pėr tė zgjedhur njerzit qė do tė merrnin drejtimin e saj dhe mbledhjet pėr kėtė gjė u zhvilluan herė pas here nė shtėpitė e Alfons Radovanit dhe Viktor Lukės. Mbas riorganizimit qė bėri ajo organizatė, filluan tė bėhen dhe aksionet e para tė cilat konsistuan nė shtypjen dhe shpėrndarjen e trakteve tė ndryshme nė tė cilat propagandohej kundėr regjimit komunist qė ishte vendosur nė Shqipėri. Trakti i parė qė shtypi dhe shpėrndau kjo organizatė, ishte ai me rastin e 28 nėntorit 1948, trakti i dytė u shtyp njė vit mė vonė nė 28 nėntorin e 1949-ės dhe i treti u shtyp nė shtatė prill tė vitit 1950. Nė traktin e tretė qė u shtyp nga ajo organizatė, nė mes tė tjerash thuhej: " 29 nėntori i vitit 1944 i cili festohet nga komunistėt si dita e ēlirimit tė Shqipėrisė, nuk ka ndonjė ndryshim tė madh nga dita e shtatė prillit tė vitit 1939 kur Shqipėria u sulmua dhe u pushtua nga Italia fashiste". Nė atė kohė kėto trakte u shtypėn me makinėn e shkrimit tė Mėrgim Danit, por me qė makina e tij nuk mund t'i pėrballonte dot nė tė gjitha rastet qė kishte nevojė ajo organizatė, u mendua dhe pėr njė makinė shkrimi tjetėr dhe pėr gjetjen dhe sigurimin e saj u caktuan Zef Vila dhe Agostin Dema. Kėta tė dy arritėn ta gjejnė makinėn e shkrimit duke e marrė atė fshehtas nė Drejtorinė e Muzeut tė Shkodrės dhe mė pas e nisėn menjėherė pėr nė Mirditė tek Gjon Marka Ndoj. Kėto trakte qė vazhdimisht konceptoheshin nga Et'hem Bakalli, shpėrndaheshin mė pas pėr nė Shkodėr, Kelmend, Mirditė e Tiranė dhe njė nga personat qė e kryente atė punė, ishte Ndoc Ljarja, i cili nė atė kohė ishte nxėnės nė Teknikumin "7 Nėntori" nė Tiranė. Organizata "Pėrpjekja Shqiptare" nė atė kohė mundi qė tė shpėrndante nė malėsitė e Shkodrės elegjinė kushtuar Prek Calit tė cilin e kishte sjellė prej fshatit Vukėl, Zihni Baja qė ishte mėsues atje. Mbas disa kohėsh nga dita e krijimit tė asaj organizate, u arrestova dhe unė dhe pėrfundova nė hetuesinė e Shkodrės. Gjatė kohės qė isha nė burg mėsova se Bardhosh Dani e kishte ndėrprerė pėr disa kohė mbledhjen e grupit dhe veprimtarinė e tij, por kjo nuk kishte zgjatur shumė sepse ai e rifilloi pėrsėri atė duke u thėnė antarėve tė grupit: "Pėrderi sa ne nuk po pėsojmė gja, tregon se Ahmet Bushati po reziston nė hetuesi, e na duhet tė vazhdojmė punėn qė kena nisė", kujton Ahmeti atė kohė kur Bardhosh Dani e rifilloi pėrsėri aktivitetin e tij antikomunist me organizatėn "Pėrpjekja Shqiptare". Anėtarėt e organizatės Po kush ishin personat qė morėn pjesė nė organizatėn antikomuniste "Pėrpjekja Shqiptare" dhe cili qe fati i tyre? Lidhur me kėtė Ahmet Bushati dėshmon: "Studentėt qė u grupuan nė atė organizatė si nė kohėn qė drejtohej nga Bardhosh Dani ashtu dhe pas vrasjes sė tij, ishin: Ismail Baruti, Gjon Mark Ndoj. Viktor Luka, Et'hem Bakalli, Nihat Bakalli, Mėrgim Dani, Rrok Jubani, Xhevat Gjyrezi, Nexhip Osmani, Bardh Shiroka, Njazi Uruēi, Injac Kujxhia, Ferit Myftia, Pjerin Vata, tė cilėt u arrestuan tė gjithė nė periudha tė ndryshme kohe dhe u dėnuan me burg. Kurse pjestarėt e asaj organizate qė nė atė kohė mundėn tė arratiseshin ishin: Zef Hila, Ali Llukaēi dhe Lec Vasia. Po kėshtu pjestarė tė asaj organizate qė u arrestuan mė pas ishin dhe Ramadan Lumani dhe Rrik Prendushi, kurse Karlet Luka u internua familjarisht. Nga pjestarėt e organizatės qė mundėn tė shpėtonin pa u arrestuar nė atė kohė ishin: Agustin Dema, Sheuki Anamali, Sheuki Mati, Gjovalin Ujka, Rrik Kraja, Ramadan Sokoli, Shefik Jubica, Beqir Sukniqi dhe Hilmi Hoxha. Po kėshtu u pėrjashtuan nga shkolla antarėt e asaj organizate si Terezina Baba. (njė nga vajzat mė tė shquara tė "Pėrpjekja Shqiptare") Emil Prenushi, Suzana Kraja, Gjovalin Koci, Kolec Simoni, Rrik Kraja, Ēiljeta Simoni, Gjystina Kapedani, Alfred Marashi, Gjyljana Misloci, Madalena Misloci, Lali Glasovi, Albina Marashi (vajza e Llesh Marashit) Anica Maloku, Terezina Dajēi, Gjina Dajēi, Rexhina Kola e Marjeta Kiēi. Gjatė asaj kohe pėrveē veprimtarisė qė kryenin kėta pjestarė tė organizatės "Pėrpjekja Shqiptare", nė gjimnazin e shtetit kishte dhe disa konviktorė tė cilėt ishin tė lidhur ngushtė me Partinė Komuniste dhe e kryenin me devocion punėn e saj si P. F.,K.O., A.U. etj", kujton Ahmet Bushati antarėt e organizatės antikomuniste tė gjimnazit tė Shkodrės. Grupet e tjera dhe profesorėt Po si vazhdoi mė tej lėvizja antikomuniste nė gjimnazin e Shkodrės dhe a u krijuan grupe tė tjera pas arrestimit tė antarėve tė grupimit "Pėrpjekja Shqiptare" ?Lidhur me kėtė Ahmet Bushati dėshmon: "Edhe pas arrestimit tė njė pjese tė madhe tė atyre nxėnėsve qė bėnin pjesė nė organizatėn antikomuniste "Pėrpjekja Shqiptare", lėvizja antikomuniste nė gjimnazin tonė nuk e pushoi aktivitetin e saj. Nė atė kohė krahas asaj organizate nė qytetin e Shkodrės vepronte dhe grupimi Social-demokrat qė e udhėhiqte Mark Shllaku i cili mė pas u arrestua dhe u dėnua me vdekje. Po nė atė grup nė atė kohė bėnte pjesė dhe Kolec Pikolini i cili ishte i lidhur me tė arratisurit qė ndodheshin nė malet e Mirditės. Koleci u kap dhe pasi u dėnua me vdekje, dėnimi iu kthye nė burg tė pėrjetshėm. Mė pas ai u arratis nga burgu dhe nga Shqipėria e pėrfundoi nė SHBA. Po kėshti si pjestar i grupimit social-demokrat ishte dhe Martin Shyti i cili ndonėse mundi qė tė arratiset nga hetuesia, nuk e fitoi dot lirinė sepse u vra nga kufitarėt nė zonėn e Oblikės teksa ishte duke tentuar tė arratisej jashtė vendit. Njė nga pjestarėt e tjerė tė kėtij grupimi ka qenė dhe Martin Camaj i cili pasi u arratis nga Shqipėria pėr nė Jugosllavi, u vendos nė Gjermani ku dhe fitoi famė tė madhe si shkrimtar. Nga pjestarėt e tjerė tė kėtij grupimi ka qenė dhe Isa Beqiri i cili u arrestua dhe vuajti nė burg. Pas grupimit social-demokrat u krijua dhe njė grup tjetėr antikomunist i cili nuk u zbulua dot nga organet e Sigurimit tė Shtetit dhe antarėt e tij nė atė kohė nuk u arrestuan. Nė pėrbėrjen e kėtyre grupeve ishin Pjetėr Filipi (Arbnori) Adnan Muka, Gjovalin Preka e Bep Jubani. Pas kėtyre grupi i fundit qė do tė zbulohej ishte ai i vitit 1953 me Ali Spahisė dhe Llesh Topallin. Ky grup qė pėrbėhej nga ish-gjimnazistė tė Shkodrės, shėnoi dhe fundin e grupeve anrikomuniste tė gjimnazit tė Shkodrėstė cilėt luftuan pėr tetė vjet me rradhė pa e ndėrprerė aktivitetin e tyre pėr tė bėrė tė mundur rrėzimin e komunizmit nė Shqipėri. Nga gjithė vepritarria tetėvjeēare e kėtyre grupeve antikomuniste qė dolėn nga rradhėt e gjimnazistėve shkodranė, u arrestuan dhe pėrfunduan burgjeve tė regjimit komunist mbi gjashtėdhjetė nxėnės dhe katėr tė tjerė si Bardhosh Dani, Brahim Dėrguti, Mark Caca dhe Asim Rusi dhanė jetėn. Po kėshtu gjatė gjithė veprmtarisė antikomuniste tetėvjeēare qė kryen studentėt e gjimnazit tonė, njė ndihmė tė madhe patėm edhe nga profesorėt tanė tė nderuar si Preng Kaēinari Qemal Draēini, Prof Fundo, Kol Alimhilli, Gaspėr Jakova, Hydajet Ceka, Kolė, e Ndoc Kamsi, Filip e Gjina Ndoci, Menduh Agolli, Abdyl e Eqerem Rusi, Adem Bazhdari, Zyhdi Sokoli, Tomor Dani (Sekretar i shkollės) etj.", pėrfundon rrėfimin e tij mbi lėvizjen antikomuiniste tė gjimnazit tė Shkodrės, Ahmet Bushati, njė nga ish-nxėnėsit e asaj shkolle tė famėshme qė siē thonė shkodranėt" I ka lenė emėn tė mirė vetit" Po cila ėshtė e kaluara e Ahmet Bushatit dhe e familjes sė tij fisnike tepėr tė njohur nė qytetin e Shkodrės? Cili ėshtė aktiviteti i tij antikomunist dhe si i kaloi ia shtatė vitet e burgut nėn tortura pa iu nėnshtruar askujt? Lidhur me kėto Ahmeti nuk pranon tė rrėfejė pėr "Gazetėn" duke u shprehur se pėr atė ka shkruar gjatė nė librin e tij tė botuar kohėt e fundit tė cilin e ka titulluar "Nė gjurmėt e njė ditari". (Nga Dashnor Kaloēi ''Gazeta Shqiptare'') A. Bushati |