Total: (110,051) Pershendetje Vizitor | Regjistrohuni | Ndihme | Na Shkruani
Parajsa.com Forumi
... komuniteti i shqiptareve

Kendi i Reklamave


Tregoni rezultatet 1 ne 16 nga 16
  1. #1
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore Gjergj Kastrioti - Skenderbeu

    Gjergj Kastrioti
    Imazhe te Ngjitura Imazhe te Ngjitura

  2. #2
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    I pari autor i jeteshkrimit te Skenderbeut ka qene Marin Barleti, i cili jetonte ne nji kohe me fatosin tone kombetar. Barleti ishte nji prift katolik nga Shkodra qe pat rastin me njofte disa nga prijesit luftarak t'asaj kohe, te cilet I kallzuen gjithcka dinin mbi trimnit dhe fitoret e te parit te tyne, Gjergj Kastriotit. Ai kishte pase gjithashtu mundesin me studjue dokumentet zyrtare te arkivit te Venedikut, ku kishte shkue me jetue mbas pushtimit te Shkodres prej Turqve. Biografin e Skenderbeut ai e shkrojti ne gjuhen latine dhe e botoi ne Rome ne fillim te shekullit te XVI. Nji shekull ma vone, G.Bienuni, nji prift italian nga Brescia, gjeti nji tjeter biografi te Skenderbeut te shkrojtun prej nji auktori anonim prej Tivari, te cilin Imzot Fan Noli e pagesoi Tivarasi. Doreshkrimi origjinal i vepres se Tivarasit, qe mbante daten 1480, ka humbe perjete dhe njifet vetem nga referencat dhe citatat qe permban libri i Biemmit "Istoria di Giorgio Castrioto Scander-Begh".

    Nji burim i trete origjinal mbi jeten e Skenderbeut asht Gjin Muzaka, i cili ishte nga familja sunduese feodale e Beratit dhe luftoi krahperkrah me Skenderbeun. Ai jetoi ne Shqipni edhe 11 vjet mbas vdekjes se heroit t'one dhe mandej u vendos ne Napoli. Atje shkrojti "Historin dhe trashegimin brez mbas brezi te familjes se Muzakeve", ku kallzon historin e Skenderbeut si nji gja qe ka dishmue ai vet.

    Ne shekullin e XIX, dijetare te kombesive te ndryshme, tue lane menjiane veprat e shumta qe ishin shkruejte gjate dy shekujve te maparshem, u kthyen perseri ne burimet origjinale qe ishin mbylle ne arkivat e Vatikanit, Venedikut, Raguzes dhe Stambollit. Zbulimet e tyne kane shtie nji drite te re mbi jeten dhe veprat e Skenderbeut. Disa e permendin ne vepra te pergjitheshme dhe fort te gjata qe shkruejten mbi shekullin e zaptimit te Balkanit nga Turqet. Disa te tjere si Anglezi Clement Moors, Francezi Camille Paganel, Gjermani Z. Pisko, shkruejten biografi te gjata te Skenderbeut. Por punen ma te madhe dhe ma te vlefshme e bane eruditet Thalloczy, Jirecek dhe Shufflay, te cilet mblodhen se bashku dhe botuen nji koleksion dokumentash qe perbajne nji veper monumentale mbi Shqipnin e asaj kohe. Ma ne fund, iu erdhi radha Shqiptarve. Mbas luftes se pare botnore, Imzot Fan Noli botoi "Historin e Skenderbeut", e cila gezoi menjihere nji popularitet te jashtezakonshem dhe u mesue gadi permendsh nga nxanesit e shkollave ne atdheun e lire. At Martin Sirdani mblodhi dhe botoi gojedhanat e popullit mbi Skenderbeun. Me 1937 Thanas Gegaj i parashtroi Universitetit te Louvain ne Belgjike nji theze doktorati ne gjuhen frengjishte me titullin "L'Albanie et l'invasion turque au XVeme siecle". Kjo u botue ne forme libri me shpenximet e Universitetit. Mbas luftes se dyte botnore, pikerisht me 1947, Fan Noli botoi nji histori te Skenderbeut ne gjuhen anglishte. Kjo asht nji veper shkencore e nji niveli shum te nalte, sidomos per shenimet kritike mbi veprat e auktorve te shumte qe kane shkruejte mbi Skenderbeun, ashtu edhe mbi personalitetet dhe ngjarjet historike qe kane pase lidhje me epopen tone kombetare. Dobija ma e cmueshme e kesaj vepre qendron ne orvatjen e auktorit me dallue faktet nga legjendat dhe paragjykimet. Mjerisht, tue dashte me interpretue ngjarjet historike mbas theoris marksiste, Imzot Noli sikur mundohet me e fute Skenderbeun ne kallepin e nji shefi gueriljesh te kohes sone. Nga ana tjeter tue dashte me korrigjue nji tregim te Barletit qe i duket i gabuem, ai jep nji versjon te tijen qe prish ndoshta nji legjende, por nuk duket ma i bindeshem.

    Sidoqofte, une nuk kam pase, as mjetet, as kohen me i studjue vet burimet origjinale. Prandaj e them menjihere se ky kapitull asht bazue ne veprat e Imzot Fan Nolit dhe te Thanas Gegajt me fare pak shtesa ose ndryshime nga burime te tjera.
    Modifikuar per here te fundit nga AlbShkodra : 24-10-2003 ne 16:25

  3. #3
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Kthimi ne Kruje

    Gjergj Kastrioti, qe muer fame me mbiemrin Skenderbe, ishte djali ma i vogel i Gjon Kastriotit, kryetari i nji prej familjeve princore ma te fuqishme te Shqipnis se Mesme. Gjergj Kastrioti lindi ne Kruje me 1405, mbas biografis se Barletit, me 1412 mbas mendimit te Fan Nolit. Legjenda popullore, qe u thur mbas gojedhanes, thote se e ama, Princesha Vojsava, kur priste femijen pa ne anderr se i dha jete nji dragoi qe ishte i madh sa e tane Shqipnija dhe perpinte Turqet me shumice. Gjergji kishte, kur lindi, shenjen e nji shpate ne krahun e djathte. Qe i vogel ai tregoi nji interesim te cuditshem per armet e luftes dhe i pelqente me luejte si ushtar me vllaznit dhe me djemt e tjere te moshes se tij.

    Mbas disfates qe pesoi nga dora e Turqve me 1423, Gjon Kastrioti u detyrue me i dergue Sulltanit si peng te kater djemt e tij. Barleti shkruen se Gjergji ishte vetem 6 vjec. Kurse shifrat qe dhame ma siper tregojne se duhet te kene qene 18, domethane nji djal qe kuptonte nga bota dhe qe nuk mund te asimilohej* krejt ne ambjentin e ri te Oborrit te Sulltanit. Biografet ma te vjeter jane dakord se Skenderbeu kaloi gadi 20 vjet si peng ne duert e Turqve para kthimit te tij dramatik ne Kruje me 1443. Domethane se ishte nji burre i pjekun 38 vjec kur ngriti flamurin e luftes se shenjte kunder shkelesit otoman. Tue shkele zotimin qe kishte dhane, Sulltan Murati detyroi te kater djemt e Kastriotit te pranojne fen muhamedane. Mandej, iu nderroi emnat tur quejte Gjergjin Isqender-Bej, qe u kthye shqip ne Skenderbe. Ky asht nje emen simbolik qe iu dha Skenderbeut per kujtim te Lekes se Madh, tue qene se nuk ekziston nder emnat muslimane.

    Ne oborrin e Sulltanit Skenderbeu u vue ne shkollen e kadetve te Pallatit. Pervec truqishtes ai mesoi edhe disa gjuhe te tjea dhe sidomos italishten. Arti i luftes zgjoi interesimin e tij ma te madh. Porsa ishte ne moshe me perdore armet, ai u cque ne lojnat ushtarake ne mes te gjith versnikve te tij. Shpata ishte arma e tij ma e preferueme, dhe vrapimi maj kalit sporti qe i pelqente ma teper. Nga pamja fizike ishte i gjate, me nji trup te derdhun prej statuje, me sy qe shkelqenin nga gjallnija dhe zgjuetija dhe nji hijeshim burrnor te mahnitshem. Sulltan Muratit i kishte ba pershtypje shkathtesia e tij mendore dhe mjeshterija e persosun ne garat me arme. Ai e muer me simpathi dhe e la te jetonte, ndersa vllaznit e tij duket se u mbyten ne nji menyre qe nuk dihet mire.

    Skenderbeu u ba komandant kavalerije ne ushterin otomane dhe muer pjese ne disa luftra te Sulltanit n'Evrope dhe n'Azi. "Ne rrethimin e nji fortese n'Anadoll, - shkruen Fan Noli, - Skenderbeu, si Leka I Madh, u ngjit maje murit, ngriti sanxhakun dhe hyni i pari ne qytet". Mbas cdo spedite Skenderbeu kthehej ngadhnjyes dhe sillte n'Edrene rober dhe placke pa mase. Fama e tij rritej dita-dites; ushterija e adhuronte; komandantet e tjere e kishin zili.

    Ndersa Skenderbeu ishte ne oborrin e Sulltanit, lufta kunder Turqve vazhdonte akoma ne Shqipni. Sikur e pame, me 1432, Andreja Topija korri nji fitore te madhe, e cila pat si pasoje nji kryengritje te pergjitheshme prej Shkodre ne Gjinokaster. Tri ushteri te tjera qe Sulltani dergoi kunder Shqipnis tre vjet me radhe u shkaterruen dhe u kthyen ne Edrene pa e krye qellimin. Suksesi ua shtoi guximin Shqiptarve, te cilet sulmuen garnizonin turk te Gjinokastres. Atehere Sulltani dergoi nji ushteri te zgjedhun nden komanden e Isak Beut nga Shkupi. Shqiptaret u kapen ne mes te dy zjarreve dhe pesuen nji disfate te plote. Megjithate, orvatja e Turqve me zaptue Beratin me 1438' u perpoq ne nji rezistence shqiptare te pathyeshme.

    Duket sikur Gjon Kastrioti kishte qendrue larg ketyne luftrave tue respektue detyrimet qe kishte marre kundrejt Sulltanit. Prapseprap, kur vdiq ne vitin 1443, Sulltan Murati nuk ia dijti per nder qendrimin e tij korrekt dhe te paanshem, por aneksoi menjihere principaten e tij dhe dergoi nji guvernator turk ne keshtjellen e Krujes. Skenderbeu, i cili kishte mbete si I vetnu trashegimtar i shtepis se Kastriotve, u helmue fort nga kjo pabesi. Ai u betue me vehte se nuk do te linte qe kjo grabitje te kalonte pa denim dhe se do te ckepuste pronat e familjes nga thonjte e uzurpatorit. Rastin e volitshem per te prue betimin e tij ne vend Skenderbeu e gjeti me 1443. Ai ishte tue marre pjese ne nji spedite ushtarake drejtue kunder Kristianve t'Evropes, te primun prej Vojvodes se Hungaris, Jonash Hunjadi. Beteja ndermjet te dy ushterive u zhvillue ne Konovice afer Nishit. Skenderbeu, i cili komandonte nji krah te ushteris turke, pushoi se luftuemi dhe Hunjadi duel fitues. Skenderbeu, i cili kishte ba mend me u kthye ne atdhe per te librue tokat arbnore, detyroi qatipin e Sulltanit me i dhane nji ferman per guvernatorin e Krujes qe t'i dorzonte keshtjellen. Porsa merrijti ne Kruje, Gjergj Kastrioti u kthye ne fen e te parve dhe proklamoi luften e shenjte kunder invaduesve muhamedan. Ky epizod dramatik i kthimit te Skenderbeut ne Kruje, asht pershkrue ne historin e Barletit dhe asht perjetsue ne vjershen "Skanderbeg" te poetit amerikan Longfellow. Peshkop Fan Noli shpall se epizodi i kthimit te Skenderbeut ne keshtjellen historike asht pjella e imagjinates se Barletit. Pikpamja e tij asht se, mbas kapitullimit te Gjon Kastriotit, Skenderbeu qendroi prane babes se tij dhe vetem kohembaskohe shkonte me luftue per Sulltanin ne krye te nji fuqije shqiptare.

    Ket theze te re Imzot Fan Noli e zhvillon ne historin anglishte te Skenderbeut qe botoi mbas lufte. Po te jet e vertete kjo, atehere del se Skenderbeu nuk u muer peng nga Sulltan Murati. Kurse te gjith auktoret e asaj kohe thone me siguri se Skenderbeu kaloi disa yjet ne oborrin e Sulltanit. Vet Fan Noli nuk e mohon drejtpersedrejti ket fakt. Them fakt, sepse perdryshe nuk shpjegohet se si Gjergj Kastrioti muer mbiemnin Isqender dhe titullin bej qe ishte atehere nji grade ne hjerarkin e ushteris otomane. Nji tjeter pike qe mbetet e pashpjegueshme ne thezen e Imzot N.olit asht se si Skenderbeu kaloi njizet vjet ne Shqipni mbas mundjes se Gjon Kastriotit dhe nuk muer pjese ne luftrat qe u zhvilluen ne token arbnore. 1 vetmi korrigjim me vend qe Fan Noli i ka ba historis se Barletit asht se, kur u muer peng nga Sulltani, Skenderbeu nuk ishte nji cilimi i vogel, por nji djal i rritun ne votren atnore, i cili kishte kuptue tragjedin e atdheut te sulmuen dhe te mposhtun nga nji fuqi e huej.

    Asht rasti me theksue se qysh kur shkrojti historin e Skenderbeut ne gjuhen amtare, Fan Noli u ba dishepulli I doktrines se Karl Marksit. 1 hutuem nga enthuzjazmi per ket fe te re politike dhe shoqnore, Peshkop Noli mundohet me fute historin ne kallepin e dogmave te thata marksiste mbi luften e klasave, determinizmin ekonomik, etj. Ne konceptin materialist te historis qe predikojne dishepujt e Marksit nuk ka vend per ndjenja patriotike dhe per heronj kombetar, jeta e te cilve asht perzie me legjende, mbasi per marksistet historin e bajne "masat". Por derisa Imzot Noli nuk ep prova ma bindese, na do te preferojme kallzimin e Barletit mbi kthimin e Skenderbeut ne Kruje.
    Imazhe te Ngjitura Imazhe te Ngjitura

  4. #4
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Skenderbeu ne mes te Turqve dhe Venedikut

    Mbasi ngriti flamurin kuq e zi mbi keshtjellen e Krujes dhe shpalli luften e shenjte kunder invaduesve mysliman, Skenderbeu shtini ne dore pikat e forta te principates se Kastriotve ku Sulltani kishte vendose garnizone ushtarake te perhershme. Randesin ma te madhe ne mes te tyne e kishte Stefigradi, ne kufinin linduer te Shqipnise, qe sherbente si nji kulle veshgimi per te diktue afrimin e ordhive anmike, te cilat aviteshin gjithnji nga ai drejtim. Te gjith Turqet dhe Shqiptaret qe ishin kthye muhamedane u ftuen te pranojne fen Kristjane. Ata qe refuzuen Skenderbeu urdhnoi qe te griheshin pa meshire. Kjo ishte e para gjakderdhje qe i dha shkendije luftes 25 vjecare qe Skenderbeu bani kunder dy Sulltanve osmanlli. Nji vale e bujshme enthuzjasmi ne tane Shqipnin shoqnoi kthimin e Skenderbeut ne Kruje. Fama e tij si nji prijes i madh ushtarak kishte ra ne veshin e cdo Shqiptari, malcor a fusharak, i madh a I vogel, i pasun a i vorfen. Kjo ishte arma e tij ma e forte, mbasi ai kuptonte se nji bashkim i ngushte i te gjith Shqiptarve ishte i domosdoshem per me iu ba balle me sukses hyryshit te ordhive turke qe nuk do te vonoheshin mbas gjith atyne qe ndodhen. Gjergj Kastrioti iu bani nji thime te parve te kombit per te bashkue fuqit per nji qellim dhe nden nji komande te vetme. Kushtrimi i tij u ndigjue dhe nji kuvend kombetar u mblodh ne Llesh, qe ishte nden sundimin e Venedikut. Ne kuvend mueren pjese krenet e familjeve ma te fuqishme shqiptare, nder te cilet ma te cquemit ishin: Pal Dugjakini, Pjeter Shpati, Gjergj Ballsha, Andrea Topija, Theodor Muzaka, ashtu edhe Stefan Cernojevic i Malit te Zi. Ata u mblodhen me 2 Mars 1444 ne kathedralen e Shen Kollit dhe formuen Lidhjen e Princave Shqiptar, tue zgjedhe njizanit Skenderbeun si kryekomandant. cdo antar i Lidhjes rezervoi te drejten me caktue numrin e ushtarve qe do t'epte si kontribut drejt qellimit te perbashket. Ndersa Skenderbeu kishte likuidue garnizonet turke ne tokat e principates se Kastriotve, keshtjella dhe qytete te tjere te Shqipnis ndodheshin akoma nden okupaten e anmikut. Kjo bahej sambas rregullave te luftes mesjetare, kur nji prijes lokal, i cili kapitullonte perpara Sulltanit, detyrohej me pague nji harac te pervitshem, me i dhane peng nji a ma teper pjestare te familjes se tij dhe me pranue vendosjen e nji garnizoni turk ne nji qytet ose keshtjelle te principates se tij. Kur Gjergj Kastrioti proklamoi luften e shenjte kunder Sulltan Muratit, garnizone turke kishte ne Vlone, Kanine, Gjinokaster, Berat dhe Elbasan. Ndersa ne Shqipni u organizuen fuqit per ndeshjen supreme me nji anmik qe nuk dinte me u ndale, ne shtetet fqinj kishte marre fund gadi krejt cdo rezistence e orgamzueme Qysh me 1389, Serbia ishte ba nji provincje otomane me Despotin Gjergj Brankovic si vasal te Sulltamt, te cilit i ishte dhane dy djem si peng dhe te bijen si grue.



    Bullgaria kishte pushue me qene nji mbretni e pamvarun qysh me 1393, kur kryeqyteti i saj Ternova kishte ra ne duert e Turqve Stambolli vet ishte nji qytet gadi I rrethuem Nga Oborn i tij ne Edrene Sulltam i diktonte Perandont se cfare politike me ndjeke Kur perandon Jani I Vin Paleologu zgjodhi si trashegimtar te mpin Kostandin, Sulltam u informue dhe cfaqi pelqimin e tij Kostandinit, i cili u ba Perandori i fundit i Bizantit, ishte ne at kohe Despoti i Mores, ku memzi po qendronte ne fuqi, ndersa po e sulmomn Turqet nga nji ane dhe Pnncet latin te Greqis nga ana tjeter



    I vetmi udheheqes kristian qe luftonte kunder Turqve ishte Jan Hunjadi I Hungaris Ai kishte perkrah kandidaturen e Mbretit Ladislav i III te Polonis, me qene edhe mbret i Hungaris Mbas instalimit te
    tij ne fronin e Shen Stefanit, Ladislavi kishte emnue Hunjadin Vojvode te Transilvanis dhe komandant te forteses se Belgradit Pikerisht gjate nji lufte te Hunjadit kunder Turqve, Skenderbeu gjeti rastin, sikunder e pame ma nalt, me u kthye kunder Sulltanit.



    Boten Kristiane te Perendimit e perfaqesonte ne Shqipni Venediku qe okupcnte skelat e Tivarit, Ulqinit, Lleshit dhe Durresit Qysh diten e pare qe Turqet shkelen kambe n'Evrope, venedikasit filluen me ba nji politike me dy faqe mbas tradites se Dandolos, tue synue vetem e vetem mteresat e tyne egoiste Qendrimi I Republikes se Shen-Markut gjate Kuvendit te Lleshit ilustron ma se mirit ket politike oportuniste qe kishte per parim me i la duert kur punet shkonin keq.



    Venedikasit lejuen qe Kuvendi te mbahej ne toke te tyne per te dhane pershtypjen se ishin ne favor te luftes kunder Turqve Ata derguen observues per te pa se c'u vendos gjate Kuvendit, por refuzuen me marre ndonji detyrim konkret per me lu ndihmue Shqiptarve Pa u trondite nga qendrimi i dyshimte I Venedikut, Skenderbeu u kthye ne Kruje dhe filloi menjehere pregatitjet ushtarake per sulmet nga lindja qe priteshin or'e cast.



    Sulltan Murati e priti lajmin e "dezerhmit" te Skenderbeut si nji ofeze personale qe duhej ndeshkue pa vonese. Ai ishte i bindun se nji spedite ushtarake nden komanden e gjeneralit te tij ma te zotin do te mjaftonte per te likuidue "rebelin Isqender" qe i kishte shpalle lufte me nji guxim te marre.



    Ne Qershor te vitit 1444 nji ushten turke prej 25 000 vetesh, shumica kalores, u nis nden gjeneralin Ali Pasha per me I dhane fund "rebelizmit" te Shqiptarve Por pa kalue shum kohe, Sulltan Murati muer haberin se ushteria e Ali Pashes ishte sulmue befas dhe shpartallue nga trimat e Skenderbeut ne nji lugine te Dibres se Poshtme Beteja, sado e shkurte, kishte qene e rrepte tue i shkaktue anmikut 7000 te vrame Nga ana e Shqiptarve te vramit ishin afro 2000 dhe po ai numur te plagosumsh Si thote Barleti, ne at shesh lufte luanet u ndeshen me luane Kjo fitore e pare e Skenderbeut pati nji oshetime te madhe ne mbare Evropen Knstiane Papa Eugjen i IV, Mbreti Ladislav i Hungans e Poloms dhe Duka i Burgonjes Filip le Bon e brohonten me enthuziasem NjI I derguem fuqiplote i Hungaris u nis per ne Kruje me lidhe nji aleance me mbretin pa kunore te Shqipnis. Rasti ma i pare per bashkepunim ne lufte te forcave kristiane u paraqit para mbarimit te vitit 1444. Jani Hunjadi dhe Mbreti Ladislav i III ishin tue luftue me Turqet ne skelen Varna te Detit te Zi. Skenderbeu u ba gadi me u shkue ne ndihme aleatve te tij, mirpo Despoti I Serbis, Gjergj Brankovic, ndaloi kalimin e ushteris shqiptare neper tokat e tij. Ai vuni si shkak armepushimin per dhjet vjet qe ishte nenshkrue ne mes te Hungaris dhe Sulltanit ne Czegedin me 12 Korrik 1444. Ne baze te atij traktati Murati i II i kishte njofte si sundimtar ne principaten e tij. Kurse i derguemi i Papes Kardinal Cesarini e kishte binde mbretin Ladislav me e shkele armepushimin. Atehere Polonija dhe Hungarija i shpallen lufte Perandoris Otomane. Sulltan Murati, i cili ishte terheqe nga jeta aktive, u kthye me vrap ne Edrene dhe muer komanden e ushteris turke. Beteja u zhvillue afer Varnes. Armata Kristiane pesoi nji disfate derrmuese dhe Kardinali Cesarini bashke me mbretin Ladislav mbeten te vrame ne sheshin e betejes. 1 pikelluem nga pamundesije me mbajte premtimin, Skenderbeu i dha nji mesim Despotit Brankovic tue ba kerdin ne tokat serbe prane kufinit. Te vetnut ne boten kristiane t'Evropes qe e mueren me sy te keq fitoren e Skenderbeut qene Venedikasit. Ata u tremben se mos Gjergj Kastrioti bahej prijes i gjith Kristianve te Perendimit dhe kercenonte ma teper se vet Sulltani dallaverat dhe kombinacjonet* e tyre tregtare jo shum te pastra. Per te evitue nji gja te tille Doga I Venedikut filloi negocjata me Turqet per te shtie ne dore Vlonen dhe Gjinokastren. Sikur nuk mjaftoi kjo, Venedikasit gjeten sebep nga nje perleshje ndermjet dy familjeve princore shqiptare per me I shpalle lufte Skenderbeut, i cili iu dha nji dacke te shendoshe ne betejen e Drinit me 23 Korrik 1448. Doge i bane apel Sulltanit, i cili dergoi menjihere nji armate ne Shqipni. Kesaj Skenderbeu ia ndreqi hesapin ne gusht po t'atij viti. Nji paqe e mballosun u nenshkrue vitin tjeter, kurse per pak Venediku do te kishte humbe te gjitha posedimet e tij ne Shqipni. Skenderbeu muer premtimin se Republika e Shen Markut do t'i paguente nji subvencjon te pervitshem prej 1400 dukate dhe nji hua prej 1500 dukate per te marre pjese me Hunjadin ne luften kunder Turqve. Ky fare armepushimi, jo shum I sigurte, vazhdoi deri me 1463 kur Venediku vet ishte ne lufte me Turqet dhe, tue pase nevoje per krahun e pathyeshem te Skenderbeut, vrapoi me firmue nji aleance me te.
    Imazhe te Ngjitura Imazhe te Ngjitura

  5. #5
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Aleanca me Mbretin e Napolit

    Prej vitit 1444 e tutje Sulltani dergoi mot per mot kunder Skenderbeut nji ushteri turke nden komanden e njanit apo tjetrit prej gjeneralve te tij ma te mire. Te gjith u munden me nji rregullsi te pagabueshme para se me merrijte deri ne Kruje. Ma ne fund, me 1450 Murati i II vendosi me u nise vet ne krye te ushteris per me i hanger kryet ketij kapiteni te nji populli malcoresh qe guxonte me i ba lufte sundimtarit ma te fuqishem t'asaj kohe. Keshtu u ba rrethimi i pare i Krujes nden komanden e vet Sulltanit te perandoris Otomane. Ai kishte prue me vehte metalin per te shkrie topa ne vend. Gjylet treqind kilshe rane si bresher kunder mureve te keshtjelles, mbasi komandanti, kont Urani, refuzoi me perbuzje nji ultimatum* me u dorzue. Bombardimi i furishem bani efektin dhe muri i kalas u cpue ne nji vend. Yryshi I ushteris turke me u fute mbrenda u ndal perpara murit te krahnorve Shqiptare.

    Muej me radhe Sulltan Murati nxiti ushtaret e tij me zaptue reduktin e fundit te rezistences shqiptare, por me kot. Turqet duhej te mbronin vehten nga sulmet e trimave te Skenderbeut qe kishin zane pozite ne malet permbi keshtjellen dhe nuk e linin anmikun te merrte fryme, te gruponte fuqit, te sillte ushteri dhe material dhe te pregatiste mesymjen. Nerkaq, Venedikasit banin pare tue iu shite Turqve ushqim dhe municjon. Ne deshperim e siper, Skenderbeu ofroi me iu dhane Krujen po te vinin me i ndihmue atij ne vend qe me ndihmue anmikun. Por ata thane se tregtija me Turqet iu leverdiste ma teper. Prapseprap ndihma e venedikasve nuk e shpetoi Sulltanin nga disfata. Mbas pes muej orvatjesh te pafryteshme Sulltan Murati ngriti rrethimin e Krujes dhe u kthye ne kryeqytetin e tij. "Keshtu mbaroi, shkruen Falmrayer, - akti i pare i tragjedis shqiptare".



    Tue ndjeke gjurma-gjurmes Turqet qe po terhiqeshin, Skenderbeu u kthye triumfalisht ne Kruje. Ishte e para here qysh prej kohes se Sulltan Osmanit, qe nji ushteri turke thyhej ne lufte tue pase ne krye vet shefin e Perandoris. Skenderbeu muer fame si gjenerah ma i madh i botes kristiane. Ai kishte dale fitues kunder nji ushterije dhjet here ma te madhe dhe qe ishte pajose me artilerin ma te mire t'asaj kohe. Triumfi i Shqiptarve kishte kunorezue gjashte vjet luftime te parreshtuna, por humbjet ne njerez ishin shum te medha. Me mija Shqiptare ishin vra ne lufte ose masakrue, shum krahina ishin shkretue nga anmiku qe terhiqej. Skenderbeu kishte nevoje te nguteshme per ndihma, per me iu ba balle sulmeve te tjere qe nuk kishin per te vonue. Pikerisht n'at kohe te kritikeshme disa nga pjestaret ma te fuqishem te Lidhjes Shqiptare e lane ne balte fatosin kombetar, tue dezertue kush ne Turqet, kush me Venedikasit. Vetem pjestaret ma te ngushte te familjes i qendruen besnik Skenderbeut. Gjergj Kastriotit nuk i mbetej rruge tjeter vecse me gjete aleate te tjere jashte Shqipnis. Ai iu drejtue Mbretit te Napolit, Alfonsit te V, i cili ishte anmik I Osmanllive dhe i Venedikut. Kesisoj, Italija e Jugut u perzie edhe nji here ne historin e Shqipnis. Ne nji kapitull te maparshem kallzova se si Papa Urban i IV ftoi te vellan e mbretit te Frances, Karlin Anjou (Anzhu), me i shkue ne ndihme kunder mbretit te Siciljes dhe Napolit, Manfred, qe ishte prej shtepis mbretnore gjermane Hohenstaufen. Ne Kallnuer 1266, Papa Klement i IV, pasardhesi i Urbanit te IV, kunorzoi ne Baziliken* e Shen-Pjetrit Karlin Anjou si mbret te Siciljes. Ai kishte ardhe n'Itali ne krye te nji ushterije franceze, e cila mundi forcat mercenare te Manfredit ne betejen e Beneventos. Karli hyni triumfalisht ne Napoli dhe u suell si nji zaptues pa shkrupulla kundrejt popullates vendase.



    Anmiqsija kunder tij shkoi tue u shtue. Ne Sicilje, qe ishte qendra e rezistences, u organizue nji komplot per te prue ne fuqi nji nga nipat e mbretit Manfred. Ky ishte mbreti i Aragones*, Don Pedro, i cili ishte martue me te bijen e trashegimtaren e mbretit Manfred dhe ishte afrue me Perandorin e Bizantit, Mihail Paleologun, kunder Karlit Anjou, i cili kishte dale si eksponenti i dinanstis latine te Stambollit. Sikur e pame ma nalt, Karli kishte marre titullin Mbret i Shqiptarve dhe po gatitej me debarkue ne Shqipni. Pikerisht ne at kohe Don Pedro, me ndihmen financjare te Paleologut, kurdisi planin e nji spedite ushtarake kunder Siciljes, mirpo para se flota aragonase te nisej prej Barcelones, populli i Palermos bani vet nji kryengritje qe njifet ne histori si "Vesprat Siciljane", mbasi ndodhi me 31 Mars 1282.



    Duka I Palermos u cue peshe tue pa nji grup francezesh qe mundoheshin me rrembye nji nuse qe shkonte ne Kishen e Santo-Spirito, jashte mureve te qytetit. Kupa e vuejtjeve dhe e poshtnimeve ishte mbushe deri ne buze. Ata qe pane sqenen e keqperdorimit te nji vajze te re me duvak te bardhe bertiten "vdekje Francezve". I gjith qyteti vrapoi si nji sahat i kurdisun, keshtjella u zaptue dhe para mbarimit te dites 2000 francezet e Palermos ishin masakrue. Kryengritja u perhap ne krahina dhe, me pushtimin e Messines me 28 Prill, e gjith Sicilja ishte librue nga sundimi i huej. Tue pase friken e nji kundersulmi hakmarres te Karlit Anjou, Siciljanet ftuen Don Pedron me marre kunoren si trashegimtar i Manfredit. N'at mes, i biri i madh i Don Pedros, Jaku, hypi ne fronin e Aragones, dhe ai dergoi te vellan Frederikun te mbretnonte ne Sicilje. Dinastija Aragoneze mbajti vetem kunoren e Siciljes gjate tane nji shekulli, ndersa dinastija e Karlit Anzhu vazhdonte me sundue mbretnin e Napolit. Me 1421 mbretnesha e Napolit, Joanna e II, e cila nuk kishte femije, adoptoi si trashegimtar rnbretin Alfons t'Aragones dhe Siciljes. Por nden presjonin e Papes dhe te princave t'Italis, ajo nderroi mendjen dhe preferoi Ludovikun e II-te te dinastis Angjevine. Mbasi ky i fundit vdiq para Joannes, ajo emnoi si trashegimtar te fronit vllan e tij, Rene de Provence. Por mbreti Alfons i Aragones vazhdoi me e quejte vehten trashegimtar te mbretnis se Napolit dhe, mbas vdekjes se Joannes, u nise per me e shtie ne dore. Halli asht se, tue dashte me prue ne vend ambicjen e tij, Alfonsi ra ne lufte me Genovezet, te cilet e zune rob dhe e prune ne Milano. Filipi, Duka i Milanos, u bind nga argumentat e Alfonsit se ishte marrezi per te me lidhe aleance me Francezet per te prue dinastin Angjevine ne krye te mbretnis se Napolit. Keshtu qe Filipi e la Alfonsin te lire dhe e ndihmoi me vazhdue luften. Kaluen gjashte vjet lufte dhe perpjekjesh para se Alfonsi i V bashkoi perseri mbretnit e Napolit dhe te Siciljes nden shpaten e tij. Ky ishte Alfons Shpirtmadhi, te cilit Skenderbeu iu drejtue per ndihme mbas fitores se tij te kushtueshme kunder Sulltan Muratit. Nji traktat aleance u nenshkrue ne Gaeta me 26 Mars 1451. Mbas sistemit feodal t'asaj kohe, Skenderbeu u proklamue sa per forme vasali i Alfonsit te V dhe u angazhue t'i paguente nji shume te hollash vit per vit. Mbreti i Naplit, nga ana e tij, muer persiper t'i dergonte Lidhjes Shqiptare nji fuqi ushtarake te caktueme dhe ndihme financjare per te vazhdue luften kunder Osmanllive. Ne krye te trupave aragoneze u emnue nji gjeneral luftetar, i cili u vendos ne Kruje. Traktatin e nenshkruen edhe princat shqiptar te tjere dhe Lidhja e Lleshit u riorganizue me Skenderbeun si kryekomandant i kunores se Aragones, me nji pensjon prej 1500 dukate ne vit. Nji fuqi simbolike prej 100 ushtaresh katalane zuni vend ne keshtjellen e Krujes dhe qendroi atje deri mbas vdekjes se Skenderbeut. Mbas cdo fitoreje qe korrte kunder Turqve, Skenderbeu i dergonte Alfonsit nji pjese te
    plackes qe mbetej ne duert e Shqiptarve, por asnji harac ne te holla. Traktati I Gaetas ishte sajue si guri themeltar I kryqezates kunder Sulltanit, tue ndjeke gjurmat e prijesit norman Robert Guiscard . Por kjo ndermarrje deshtoi dhe ushterija aragoneze nuk debarkoi ne Durres. Skenderbeu vazhdoi te jet zot ne token e vet dhe u trajtue nga mbreti i Napolit si aleat me te drejta te barabarta. Mjerisht, disa nga bashkepuntoret ma te ngushte te Skenderbeut e interpretuen traktatin e Gaetas si prammin e nji zgjedhe te huej. Intngat e anmikut nga Edrenja dhe te Venedikut shfrytzuen sa mujten ket vale pakenaqesije dhe Shqipnija u kercenue nga rrebeshi i vellavrasjes. Vendi i yne shpetoi nga kjo katastrofe* e tille me nderhymjen e Kryepeshkopit te Durresit Imzot Engjellit, i cili u ngarkue nga Papa Nikolla i V me pajtue grindjen ne mes te Shqiptarve.



    Viti 1451 u shenue me nji ngjarje te hareshme qe ishte martesa e Skenderbeut. Mbretnesha e Shqiptarve u ba Andronika ose Donika, e cila ishte e bija e Gjergj Arianitit, princit te Vlones dhe Kanines. Kjo mertese prum me vehte pajtimin e Skenderbeut me shtepin e Arianitve qe kishte marre anen e Venedikut mbas krizes se vitit 1450. Nusja pruni nji paje te cmueshme mbi te cilen auktoret e asaj kohe nuk japin hollesina. Martesa politike e Skenderbeut bani disa te pakenaqun ne mes te krenve Shqiptar, dhe sidomos te kater djemt' e Arianitit, nipin e Skenderbeut Hamze Kastriotin, i cili ishte rtite ne fe muhamedane, dhe parin e Dukagjinit. Kta te fundit, Venediku mundohej me i nxite me nji menyre ose me nji tjeter, ta luftonin poziten e Gjergj Kastriotit si mbretin pa kunore te kombit Shqiptar. Kur u zbulue nji komplot per vrasien e Skenderbeut dhe dyshimi ra mbi Dukagjinet, Shqipnija ment u zhyte ne vllavrasje. Papa ngarkoi Peshkopin e Drishtit me prue pajtimin ne mes te pans shqiptare. Misjoni i tij u kunorzue me sukses kur Dukagjinet provuen se nuk kishin gisht ne komplot. Auktoret e vertete
    te komplotit nuk u zbuluen kurr ose emnat e tyne nuk u shpallen botmsht. E vetemja disfate serjoze qe pesoi Skenderbeu gjate karrjeres se tij ngadhnjimtare ishte ne rrethimin e Beratit te okupuem nga nji garnizon i ushteris turke. NJI kontigjent napoletan prej 200 vetesh ishte dergue per te forcue ushten e Skenderbeut pre) 12 000 trimash. Berati u rrethue nga te kater anet, u vune ne vepnim aparatet e atehershem per te rrafe muret e kalas dhe ma ne fund u cel nji vend per kalimin e ushteris. Komandanti I garnizonit turk ofroi me u dorzue mbrenda 11 ditve po te mos i vinte den atehere ndonji ndihme nga jashte. Keshilli i luftes vendosi me e pranue ket dorzim me kushte. Skenderbeu la kampin e ushteris shqiptare dhe u nis per nji fushate tjeter. Kalimi i ditve te gjata pa asnji veprim cthun disiplinen ne radhet e kreshnikeve te Kastriotit. Kur, pa prite e pa kujtue, 40.000 kalores Turq nden komanden e Isa Bej Evrenozit plakosen ushterin Shqiptare dhe grine me shpate sa muejten, tue mos lane gjalle as komandantin, Muzake Topija.



    Si rezultat i kesaj katastrofe, filluen dezertimet ne anen e armikut. Ai qe shkaktoi idhnimin, dhe asht e vertete me thane, pikllimin ma te madh ishte Moisiu I Dibres, gienerali ma i afte i Gjergj Kastriotit. Bashke me Moisin, u hudhen me Turqet edhe Hamze Kastrioti dhe dy Dukagjinet. Gjergj Araniti shkoi me Venedikasit. Gjin Muzaka i shpjegon kto dezertime tue thane se Skenderbeu kishte fillue politiken e centralizimit te shtetit, tue aneksue krahinat qe ata sundomn ne baze te sistemit feodal Gjergj Kastriotin e detyruen rrethanat historike me ndjeke at politike, mbasi ishte e vetemja menyre per me iu ba balle sulmeve turke. Densa Shqipnija ishte e ndame ne principata te vogla autonome, Skenderbeu ishte ne rrezik qe te mbetej vetem ne diten ma te keqe. Urtesija dhe larkpamja e herojt tone te pavdekshem u provue aty per aty kur Moisi Dibrani marshoi kunder Shqipnis ne krye te nji ushterije turke, e cila u derrmue para se te shkelte ne token arbnore.



    Moisiu u kthye ne Kruje i penduem dhe i kerkoi ndjese prijesit te kombit. Skenderbeu zemerluani u tregue burre shteti i vertete dhe e fali dezertuesin qe i kishte ra nder kambe. Prej asaj kohe Moisiu luftoi trimnisht per kauzen kombtare deri diten qe pesoi vdekjen e martirit nga dora e anmikut.



    Gjergj Kastrioti muer hakun e disfates se Beratit me 1457, kur Sulltani dergoi nji ushteri prej 80.000 vetesh per me i dhane grushtin e vdekjes. Skenderbeu manevroi ne menyre qe t'u linte Turqve pershtypjen se nuk guxonte me iu dale perpara dhe u versul permbi ta si shqiponja kur nuk e prisnin. Humbjet e anmikut besohet te ken arrijte 15.000 deri 30.000 te vrame. Hamze Kastrioti kishte ardhe me ushterin turke per me u ba sundimtar i Shqipnis nden hijen e Sulltanit. Ai u zue rob dhe u mbyll ne keshtjellen e Krujes. Skenderbeu tregoi edhe nji here shpirtmadhesin e tij tue fale tradhetin e te nipit, te cilin e kishte dashte aq shume. Mbas kesaj fitorje te re qe habiti boten, aq ma teper sepse ishte e papritun, Papa Kalikst i III emnoi Gjergj Kastriotin si kryekapedan te Selis se Shenjte. Ne nji leter drejtue Perandorit te Gjermanis, Frederikut te III, Shefi suprem* i Krishtenimit e cilson Skenderbeun si luftetar te palodhun dhe si Ushtar te Krishtit me krahun e pathyeshem. Ne nji rast tjeter, Papa Kalikst i III flet per "birin tone te shtrenjte Skenderbeun fisnik, mbretin e Shqipnis". Me 1460 Gjergj Kastrioti pat rastin me I shperblye trashegimtarit te Alfonsit te V, mbretit Ferdinand te Napolit, ndihmen bujare qe i kishte dhane i ati. Alfons Shpirtmadhi vdiq me 1458 tue lane si trashegimtar Ferdinandin, birin e tij pa kunore. Papa Kalikst i III, i cili ishte prej origjine spanjolle, e kishte marre mbretin e Napolit ne gazep per shkak se ai nuk deshi me marre pjese ne Kryqzaten kunder Turqve dhe dergoi floten kunder Gjenovezve. Anmiqsija e papajtueshme e Alfonsit e kishte nxite Republiken detare te Gjenoves me u afrue me dinastin angjevine. Ne vitin e vdekjes se Alfonsit, Gjon Anjou u proklamue mbreti protektor* i Gjenoves. Nji mot ma vone ai organizoi spediten ushtarake per te zaptue Napolin. Lufta vazhdoi dy vjet por Napoli nuk ra ne duert e Gjonit. Megjithate Ferdinandi nuk e ndjente vehten te sigurte mbi fron, mbasi ishte i kercenuem nga baronet feodal t'Italis se Jugut. Papa Piu i II, i cili kishte zane vendin e Kaliksit te III, duel perkrahes i Ferdinandit dhe ftoi Gjergj Kastriotin me i ardhe ne ndihme. Para se me u nise per n'Itali, Skenderbeu stabilizoi marredhanjet me Venedikun, tue nenshkrue nji traktat aleance te vertete. Me porosin e Shenjteris te tij Piu i n, Kryepeshkopi i Durresit Imzot Pal Engjelli bani pajtimin me Dukagjinet. Ma ne fund, u nenshkrue edhe nji armepushim dy vjetesh me Sulltan Muratin.



    Kur u binde se Shqipnija ishte sigurue kunder anmiqve te jashtem dhe ngaterresave te mbrendshme, Skenderbeu bani pregatitjet per spediten e Italis. Princi i Tarantos, i cili ishte ne krye te lidhjes se Baronve t'Italis, u mundue ta bante Skenderbeun me heqe dore nga kjo pune, tue i tregue se Ferdinandi nuk i kishte te gjata si Mbret i Napolit. Skenderbeu e kishte kuptue poziten e tij te pashprese, por nuk donte me lane ne balte ne diten e rrezikut trashegimtarin e aleatit te tij ma te nderuem. 1 shkroi princit te Tarantos per te hudhe poshte propozimet e tij dhe mbaroi tue thane: "Jam mik i virtytit dhe nuk lakmoj begatin". Ne veren e vitit 1461 Skenderbeu u nis me det ne krye te spedites shqiptare per ne Raguze ku banonte nji koloni e forte shqiptare. Senati i qytetit i bani nji pritje madheshtore. Mbasi pushoi disa dit, Skenderbeu u nis per ne Barletta, ku debarkoi me nji fuqi prej 3000 kaloresh dhe ushtare te zgjedhun. Nenkomandant I kesaj fuqije ishte i nipi i Gjergj Kastriotit, Gjon Ballsha. Pozita e Ferdinandit ishte gadi e pashprese. Pa bjerrun asnji minute, Skendebeu filloi veprimin per te shpetue Barletlen qe kishin rrethue anmiqt e Ferdinandit me Princin e Tarantos ne krye. Me sulmin e vrullshem te fuqive shqiptare rrethimi i Barlettes u thye dhe Skenderbeu bani kerdin ne mes te ushteris anmike, ndersa ajo po terhiqej e demoralizueme. Shpejtesia e rrufeshme e manevrimit dhe dora e sigurte ne drejtimin e sulmeve I fituen Skenderbeut admirimin e mahnitun te gjith atyne qe e vezhguen. "Emni dhe lajmi i ardhjes se tij, - shkruen nji historian i asaj kohe, - jo vetem qe shkaterroi gjith planet e anmikut, por mbushi tane Italin me famen dhe ngadhnjimin e tij". Mirenjoftja e mbretit Ferdinand nuk kishte ma kufi. Ai e quejti Skenderbeun "Babe" dhe i dha ne posedim te perhershem Tranin dhe San Giovanni Rotondon n'Italin e Jugut. Fitoret e Gjergj Kastriotit ne Barletta dhe mandej ne Trani e kthyen fatin e luftes ne favor te mbretit le Napolit. Ushterija e Ferdinandit kaloi ne ofensive dhe, ma ne fund, rezistenca e Baroneve t'Italis u derrmue. N'at kohe Skenderbeu vrapoi me u kthye ne Shqipni, mbasi ishte duke ne horizont rreziku i nji ofensive te re turke.

  6. #6
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Karakteri i Skenderbeut dhe cilsit e tij si prijes luftarak

    Gjergj Kastrioti ishte gadi 40 vjec kur u ba prijesi i kombit shqiptar ne luften kunder invaduesit otoman. Fuqija e tij fizike dhe shkathtesija mendore ishin ne kulm. I gjate, i hijshem, me shtat te derdhun si nji statuje, me tipare te skalituna dhe nji pamjf- madheshtore, Skenderbeut i kishte dhane Zoti nji fuqi vigani dhe shpejtesin e nji atleti te persosun ne levizje. Ishte nji gjeni i lindun persa i perket artit te luftes dhe nji luftetar I pashoq per trimnin dhe aftesin e tij me iu prie te tjerve. Asnji arme lufte e atij shekulli nuk kishte sekrete per Skenderbeun, por ai cquhej sidomos ne perdorimin e shpates se tij te gjate dhe te perkulun, nji shpate qe cdo njeri tjeter memzi e ngrinte me te dy duert. Mbasi ishte aq i forte dhe I shendoshe, i pelqente me hanger dhe me pi boll, por kenaqej me pak ore gjume, tue mos e pase per gja me fjete atje ku te qellonte. Defrimet e zakonshem te jetes nuk i interesonin fort dhe ai gjente prehje ne sportin e njeriut te aksjonit si gjueti, vrapim kuejsh dhe ojnat ushtarake qe I ndihmonin me mbajte trupin ne forme te mire dhe me ushqye burimet e energjis te tij te pashterueshme. Guximi i tij ne sheshin e luftes mund te dukej krejt i cmendun sikur te mos ishte shoqnue nga gjakftotesija dhe gjykinu i mprefet qe e vinin gjithmone ne gjendje me e dominue situaten dhe me sigurue fitoren. Hypun mbi kalin e tij te bardhe dhe me shpaten gadi per te pre kryet e anmikut, Skenderbeu u printe trimave shqiptar dhe ndodhej gjithnji ne vendin e rrezikut ma te madh, tue perbuze vdekjen me nji qetesi shpirtnore qe nuk mund te perfytyrohej. Kishte shpetue gjalle gadi per nji fije kaq shpesh saqe njerzija kujtonin se ishte efekti i nji mrekullije te Zotit. Skenderbeu muer vetem nji here nji varre ne shpatull, tue u rrezue prej kalit ndersa e rrethuen trimat shqiptar. Mbrenda pak sekondave e mblodhi vehten dhe vazhdoi luften. Gjergj Kastrioti ishte i pameshirshem me anmiqte por gjithmone i gatshem me fale ata qe i kishin ba keq dhe qe i kerkonin ndjese. Besa shqiptare ishte parimi i kodit tone moral qe ai cmonte ma teper, dhe nuk ishte pune qe t'i shmangej edhe sikur te rrezikonte me bjerre gjithcka. Ne pergjigjen qe i dergoi Princit te Tarantos, i cili e ftonte me braktise mbretin e Napolit ne fatin e tij, Skenderbeu thoshte: "Na qe kemi pa kaq te mira nga Naltmadhnija e Tij, i ndjeri mbret Alfons, do te baheshim me turp dhe do te na nxihej faqja si njerez te pabese dhe pa mirenjoftje sikur te mos i shtrinim doren te birit ne diten qe ka nevoje". Gjergj Kastrioti i kishte kushtue vehten liris dhe mireqenjes se popullit me nji vetmohim te plote. Qellimi i tij ishte jo vetem t'i mbronte nga sulmet e anmikut te huej por edhe t'i bashkonte si nji komb te pamvarun. Tue dashte me veprue si nji prijes kombetar dhe jo si nji shef feodal Skenderbeu shkaktoi anmiqsin e disa nga krenet ma te fuqishem te Shqipnis, te cilet donin te ushtronin nji pushtet absolut ne krahinat e tyne dhe nuk ngurruen te dezertonin ne fazen ma te kritikeshme te luftes kunder Turqve. Gjergj Kastrioti ishte nji Katolik i divotshem dhe i frymezuem nga forca morale qe ngriti valen e Kryqzatave ne shekujt e maparshem. Ne cdo rast te jetes se tij ai u mundue te vepronte simbas urdhnave te fes kristiane. Deshiri i tij ma i flaket ishte me fitue zemrat e njerzve me miresin, drejtesin dhe bujarin e tij, se me i dominue me ane te frikes dhe te interesit material. Tue iu drejtue nji dit trimave shqiptar Skenderbeu u tha (simbas tekstit te Barletit perkthye nga Fan Noli):

    "Kapedane dhe ushtare trima". S'eshte as e re, as e papritun pamja qe kam sot perpara syve. Ashtu si ju kujtonja, ashtu ju gjeta, sterniper te thjeshte te nje race te vjeter dhe bujare, trima dhe besnike te patronditur te vendit dhe te mbretit tuaj. Edhe jam i lumtur tani qe mund t'ju hap zemren time. Ju thom pa u mburrur qe, sa kam rrojtur, kam patur gjithnje kete mall per atdhene dhe kete deshire per lirine. Kur me ftuat per kete veper nga sherbimi I Sulltanit, kisha ne zemer ate deshire qe kishit edhe Ju. Juve ndofta ju shkoi nga mendja qe e kisha harruar vendin, edhe nderin, edhe lirine, kur ju ktheva prapa te helmuar, pa ju dhene asnje shprese dhe pa ju treguar asnje ndjenje bujare dhe shpirtmadhe. Po une sillesha me ate menyre, se ashtu e deshte shpetimi i juaj dhe i imi, se puna ish e tille se duhej bere dhe jo thene, se e shikonja qe kishit me teper nevoje per fre sesa per shtyrje. Jua fsheha planet e mia dhe s'jua cfaqa deshiren qe kisha ne zemer aq vjet, jo se s'u kisha besim, jo se s'jua dinja shpirtin, po se ju ishit te paret qe e hothte zjarrin dhe u futte ne kete valle; po se puna duhej mejtuar thelle, se duheshin gjetur mjetet, se duhej zgjedhur koha e mire. Ndryshe do te derdhej gjak me kote dhe perfundimi do t'ish nji roberi me e keqe se e para. Dhe ahere cdo shprese per te nesermen fluturonte; se nji pune si kjo niset njihere e mire; dhe ne mos vafte mbare, rasja dhe mjetet per ta nisur ikin e s'kthehen kurre prape. Prandaj s'ja tregonja planin tim as vetes sime dhe ruhesha mos me shkiste gjuha dhe me degjonin muret. Kam per deshmor Hamzen, tim nip, qe e kam pasur keshilltar, perkrahes dhe shok armesh, me ca te tjere te pake, me besnikerin e te cilve e vume kete plan ne veperim. Tani, ndonese rronim e hanim bashke dhe kishim nje zemer dhe nje shpirt, me gjithe kete asnje nga keta s'me kish degjuar kurre te ze n'goje atdhene, lirine dhe krishterimin, gjersa ardhi rasa ne beteje te Nishit. Lirine mund ta kishit fituar me trimerine tuaj nuk i mungojne burrat, po ju pelqeu ta prisni nga dora e ime, ndonese vone, se keshtu ndofta desh vet i madhi Zot. Se eshte me te vertete cudi qe trima kryelarte si ju, te rritur ne liri, duruat kaq kohe roberin e barbarve, duke pritur te me shikoni nje dite ne krye tuaj. Po valle, a e meritonj kete titull te bukur te clironjesit qe kini miresine te me jipni? Lirine s'jua solla une, po e gjeta ketu, ne mes tuaj. Posa shkela kemben ketu, posa degjuat emrin, rentte qe te gjithe, me dualte perpara kush e kush me shpejte, sikur t'ishin ngritur nga varret aterit, vellezerit, bijte tuaj, sikur te kishte zbrite nga qielli vete Perendia. Me pritte me aq dashuri dhe gezim, me suallte aq sherbime te cmuara e pa numer, sa me bete me teper ju robin tuaj sesa une te lire ju. Kete mbreteri, kete qytet nuk jua dhashe une, po ju gjeta t'armatosur, lirine e kishit kudo, ne kraherore, ne balle, ne shpata e ne ushtat; si gardjan besnike t'emeruar prej tim eti, ja ma vute mbi krye kete kunore, ju ma dhate ne dore kete shpate, ju me bete zot te kesaj mbreterije, te cilen ma ruajtet me aq bese, me aqe kujdes, me aq mundime. Shpjermeni tani, me ndihmen e perendise, qe ta clirojme tere Shqiperine. Pjesen me te madhe, pothuaj tere punen, e mbaruat: Kruja dhe tere krahina e saj u fitua; Dibra dhe Malesite u bashkuan me ne; anmikut s'i mbeti as emeri, as shenjat ne fushat tona; qendrojne vetem fortesat. Kam shprese t'i marrim edhe keto me hir a me pahir, me dhelperi a me trimeri, ndonese garnizonet turke jane me te forta dhe keshtjellat jane vendosur si shkembenj te ashper dhe te paafruarshem. Armiku eshte i rrethuar, i deshperuar, dhe s'i kane mbetur vecse muret e fortesave. Po per keto do te keshillohemi e do te perfundojme me nure kur te vemi ne vent e kur te kemi armet ne dore dhe anmikun perpara, sesa tani per se largu dhe pa ditur se c'kemi perballe. Do te nisim nga Petrela me pare, jo se kjo eshte me e lehte per t'u fituar - perkunder eshte nje fortese prej natyre dhe ka nje garnizon te forte - po se ndodhet me afer kryeqytetit, dhe jam I sigurt qe lajma e mire e ngjarjeve ne Kruje ua ka ngrire gjakun armiqve. Te tmerruar nga trimerija e juaj dhe nga ckaterrimi I garnizonit te Krujes, ndofta do te na leshojne fortesen me te mire; ne mos, po do t'i shtrengojme te na e japin me te keq. Nje gje vetem duhet te keni ner ment: ne mos e marrshim Petrellen, asnje nga ne s' duhet te kthehet prape i gjalle. Ngrehni pra flamurin perpara, dhe rrefehuni burra si ngahera. Perendia, si gjer tani, ashtu edhe pasketaj, do te na ndilnmoje dhe do te na nxjerre faqebardhe. 0 Burrani!"

    Kujdesja per ushterin ishte kasaveti ma i madh i Skenderbeut. Ai dijti me perfitue nga eksperjenca e vet prane Sulltanit, tue krijue nji ushteri te zgjedhun dhe te perhershme mbas modelit te Jenicerve. Por ai nuk kishte nevoje me perdore metoden barbare te grabitjes se djemve te mitun nga gjiu i familjes per me i mbylle ne kazermat, mbasi cdo Shqiptar lakmonte me sherbye si ushtar i perhershem i prijesit t'adhuruem te kombit. Kjo ushteri kombtare, qe ishte rekrutue mbas listave te hartueme nga Skenderbeu vet, nuk kapercente te dhjetmijet. N'at kohe nuk kishte as kazerma dhe ushtaret banonin neper shtepijat e tyne. Kur vinte lajmi se nji ushteri turke po i afrohej kufinit epej kushtrimi nga keshtjella e Krujes dhe trimat e Kastriotit vraponin neper vendet qe iu ishin caktue. Kryetaret e familjeve sunduese shqiptare, qe kishin aderue ne kombetare ne krye te forcave armate te tyne. Por faktori vendimtar ne fitoret e Skenderbeut ishte garda e tij personale, e cila perbahej nga dy a tre mije kalores. Kjo ishte e vetemja arme qe mund t'iu bante balle Turqve, te cilet ishin kalores te lindun. Tue perdore taktiken e sulmeve te befta me trimat e hypun ne kuaj qe shkonin si vetetima, Skenderbeu shkaktonte rremujen dhe panikun ne mes te kambsoris anmike, qofte ne marshim e siper, qofte kur kishte rrethue nji keshtjelle. Ne fushe te hapet ai manevronte ne menyre qe me drejtue ushterin anmike ne nji toke te pershtatun, ku mund t'i versulej me kaloresit si shkaba dhe t'i grinte cope-cope. Gjithmone ne balle te ushteris gjate ketyne betejave legjendare, Gjergj Kastrioti korrte fitoren vetem me prezencen e tij, tue u fute tmerrin ushtarve t'anmikut. Turqet kishin te drejte me i pase friken, mbasi Skenderbeu nuk njifte meshire kur ishte tue luftue. Kjo shpjegohet me faktin se anmiku ishte i tille jo vetem nga kombsija, por edhe nga feja, dhe kodi moral I Mesjetes nuk u vinte asnji kufizim kristjanve qe luftonin kunder muhamedanve. Tue mos lype nga te tjeret ma shum sesa ishte gadi te bante vet, Skenderbeu adhurohej nga ushtaret e tij, te cilet I bindeshin me nji vetmohim te plote. Ai vet kujdesej mbas cdo fitoreje qe seicili te merrte pjesen qe i takonte nga placka e zanun prej anmikut. Ai u epte shperblimin moral, qe ishte ma i cmueshem, atyne oficerve dhe ushtarve qe ishin dallue ma teper per guxim dhe trimni, tue i ftue ne tryezen e tij dhe tue pi per shendetin e tyne. Rralle iu desht te perdorte autoritetin e tij si kryetar kundrejt misave te paris shqiptare, qe luftonin nden komanden e tij per kauzen kombtare. Ai imponohej gadi gjithnji me forcen e karakterit te tij, me gjykimin e pagabueshem, me aftesin e tij si mjeshter ne artin e luftes dhe me shembullin qe epte, t'ue dale gjithmone vet perpara. Por Gjergj Kastrioti nuk perbuzte kurr mendimin e prijesve te tjere te luftes kombetare. Para cdo beteje me randesi ai mblidhte keshillin e luftes qe perbahej nga gjeneralet e ushteris dhe pjestaret e Lidhjes Shqiptare dhe vendosnin se bashku planet strategjike mbas nji bisedimi te hapet dhe te imte. Ne rastin e rrethimit te Beratit me 1455, Skenderbeu iu perule vendimit te shumices me pranue oferten per armepushim te garnizonit turk megjithqe vet ishte i bindun se po bahej nji gabim fatal. Faktet e provuen se kishte pase te drejte dhe Skenderbeu e pagoi tue pesue te vetmen disfate te karrjeres se tij. Fama e Gjergj Kastriotit ishte perhape ne tane boten Kristiane. Ndersa mbreten dhe krene feodal t'Evropes ishin zhyte ne grindje dhe rivalitete personale sa mos me pa rrezikun qe kercenonte mbare Krishtenimin, shum 'njerez te thjeshte te atyne viseve ishin enthuzjasmue nga qindresa heroike e Shqiptarve nden udheheqjen gjenjale te fatosit kombtar. Shum qytetare t'Evropes Kristiane, e tue perfshie edhe Angleze, kishin vrapue ne keshtjellen e Krujes per te luftue si ushtare te Gjergj Kastriotit. Nuk asht nji ekzagjerim me thane se Skenderbeu ishte nga klasa e heronjve legjendar, te cilet penda e Plutarkut i ka ba te pavdekshem. Kesaj i duhet shtue se Skenderbeu ishte pjestar i fundit i kesaj falange qe nuk dinte se c'asht frika dhe qe jetonte per te luftue per idealin e liris dhe te miren e nji populli qe e kishte zgjedhe si prijes. Merita e tij ma e madhe asht se ai jetoi ne praku i shoqnis moderne dhe se u frymzue nga feja kristiane. Gjate nji cerek shekull, ai luftoi per te mos lane qe Shqipnija dhe Gadishulli Balkanik te ckeputeshin nga vathi I qytetnimit perendimor per disa shekuj.

  7. #7
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Triumfi i Fundit dhe Vdekja e Skenderbeut

    Sulltan Murati i II vdiq nji mot mbas orvatjes se tij me zaptue Krujen dhe ne fronin e Perandoris hypi Sulltan Mehmet I 11. Si nji djalosh njizet vjecar Mehmeti i nuk kishte shoqnue te jatin ne spediten kunder Shqipnis dhe kishte vuejte ne sedren e tij nga disfata. Kujtimin e ritirates nga Shqipnija Mehmeti i II e kishte ne zemer si plage dhe nuk duronte qe Gjergj Kastrioti te nderohej si gjenerali ma i madh i botes Kristiane, i cili kishte thye Turqet ne lufte, tue prishe kesisoj famen e tyne si nji popull luftetar qe nuk dinte deri atehere se c'domethane me humbe nji beteje. Pervec kesaj, Shqipnija e pamvarun ishte nji pengese e padurueshme per ambicjen e tij me zaptue Romen dhe me e proklamue kryeqytet te Perandoris otomane.



    Sulmin e pare Sulltan Mehmeti e drejtoi kunder Stambollit, te cilin e zaptoi me 1453. Kur u perhap lajmi se kryeqyteti lavdiplote i Perandoris Bizantine u shkel nga Turqet, nji vale tmerri dhe pikellinu shpertheu neper Evropen. Bota Kristiane priste me ankth ne zemer se ku do te ndalej hovi i ketij rrebeshi qe kercenonte me perla qytetnimin perendimuer. Skenderbeu me nji grusht trimash Shqiptar kishte mbet si I vetmi prijes Kristian i Evropes lindore qe nuk kishte leshue armet. Prej vitit 1455 e deri me 1462, Sulltan Mehmeti dergoi njimbasnji disa armata turke nden komanden e gjeneraleve te tij ma te mire per te zaptue Shqipnin. Skenderbeu nuk I la as t'i afroheshin Krujes, por i shpartalloi te gjttha ne luginat dhe rrypinat ne mes te Dibres dhe Ohrit.



    Ndersa presjoni i Turqve bahej gjithnji ma i rande me u perballue, Skenderbeu kishte ra ne hall edhe nga intrigat dhe manevrat e Venedikut. Logjikisht, Republika e Shen-Markut duhej te formonte nji front te perbashket me mbretin e Shqiptarve, mbasi Turqet sigurisht do te versuleshin kunder saj diten qe te kishin shtie Krujen ne dore. Kurse Skenderbeu u shtrengue ta detyronte Venedikun me lidhe nji aleance me te, tue krijue pershtypjen sikur kishte ba paqe me Sulltanin.



    Me 1463 Mehmeti i II kishte fillue nji fushate kunder Bosnjes ne krye te ushteris se tij. Lidhja Shqiptare vendosi me i dhane fund luftes kunder Turqve tue nenshkrue me Sulltanin nji paqe fiktive me kushte qe nuk dihen. Por, njikohesisht Skenderbeu lajmeroi Papen se ishte gadi me rifillue luften kurdohere qe ta shifte te nevojshme. Venedikasit u alarmuen dhe aleanca e tyne me Gjergj Kastriotin u nenshkrue po at vit. Ne baze te ketij traktati Skenderbeu u angazhue t'i shpallte lufte Turqis, ndersa Venediku u zotue t'i jepte nji ndihme te pershtatun. Nji kontigjent venecjan I perbame nga 1300 ushtare dhe kalores u dergue ne Shqipni bashke me 2000 dukate per te mbulue shpenximet e luftes. Djali I Skenderbeut, Gjon Kastrioti, muer privilegjin e trasheguem te nji qytetari te Venedikut dhe u ba antar i Keshillit te Madh te paris venecjane.



    Fill mbas nenshkrimit te marreveshjes ne mes te Venedikut dhe Skenderbeut, Papa Piu i II u bani nji thirrje te gjith Kristianve me marre kryqin kunder Turqve. Mjerisht apeli i tij ra ne veshe te shurdhen. Dukej sikur asnjeri nuk ishte I interesuem me mbrojte Krishtenimin. Deri edhe Ferdinandi i Napolit, per te cilin Gjergj Kastrioti shkoi vet me luftue, nuk muer pjese ne Kryqzate. Piu i II, tue vue gjith besimin e tij ne Skenderbeun dhe ne mbretin e Hungaris Mathias Korvin, u nis per ne Raguse qe ishte caktue si piknisja e shefave kristian per te lancue Kryqzaten. Fati i zi e deshi qe ai te vdiste rruges dhe,
    bashke me te, u varros shpresa e fundit e nji fronti te perbashket kunder anmikut otoman. 1 goditun deri ne thelbin e zemres nga kjo vdekje e papritun, Skenderbeu ndaloi menjihere pregatitjet per me shkue ne Raguze. Por ai i kishte shpalle lufte Sulltanit te nesermen e dites kur Papa bani thirrje per Kryqzaten kunder Turqve. Keshtu qe Shqipnija kishte ngele vetem perballe sunduesit otoman te ndezun pishe, tue pase si aleate Venedikun, qe pak mund t'i besohej. Pa bjerrun kohe, Sulltan Mehmeti nisi Ballaban Pashen ne krye te ushteris turke per te shembe reduktin e fundit te rezistences kristiane ne ket ane te Andriatikut. Ballaban Pasha ishte nji renegat* Shqiptar, i cili e njifte taktiken luftarake te Skenderbeut dhe reflekset* e tij ne sheshin e betejes. Nji dyluftim per vdekje ne mes te ketyne dy prijesve vazhdoi kater vjet pa nji fitore te plote per asnjanen pale. Ishte pikerisht gjate fushates se pare kunder Ballaban Pashes qe Skenderbeu muer varren e pare dhe te vetme. Te dy ushterit ishin perleshe afer keshtjelles se Stefigradit. Skenderbeu si gjithmone iu printe trimave Shqiptare atje ku lozej fati I luftes. Kali i tij u plagos rande dhe heroj kombetar u perplas ne toke dhe vrau supin tue u perpjeke mbas cungut te nji peme. Per nji minute i ra te fiket nga dhimbja e madhe. Roja e tij e rrethoi nga cdo ane, ndersa Turqet sulmonin me rrembim. Me nji perpjekje gadi mbinjerzore luani I Arbnis u cue ne kambe, hypi mbi nji kale tjeter dhe u versul kunder anmikut te mahnitun dhe te tmerruem. Ne ndeshjen e dyte me Ballaban Pashen, Turqet zune rob disa nga gjeneralet ma te mire te Skenderbeut, nder te cilet edhe vet Moisiun e Dibres. Me urdhen te Sulltanit ata pesuen nji vdekje te llahtarshme tue iu rrjepe lekura per se gjalli. Mbare kombi shqiptar i vajtoi si martire te atdheut. Ne betejat e mapastajme, Shqiptaret e xhindosun nga zemrimi, nuk lane ma gjalle asnji Turk qe ra ne duert e tyne. Sulltan Mehmetin, qe kishte zaptue Stambollin, nuk e nxinte ma vendi. Ai u nis vet ne krye te nji ushterije prej 200.000 vetesh per me i dhane nji mesim te fundit ketij kombi te vogel qe nuk ndigjonte me iu perule. Sa muer lajmin, Gjergj Kastrioti vrapoi per me u kape me fuqin invaduese sa ma larg kah lindja. Mbrojtja e keshtjelles se Krujes i ishte besue Tanush Topijes. Me gjith pengesat qe I vuni fuqija e lehte shetitese e Skenderbeut, ushterija turke merrijti para mureve te Krujes dhe topat filluen me vjelle gjylet e tyne prej guri. Mbrojtesit e forteses simbolike nuk i tronditen topat dhe as qe I terhoqi ari i Sulltanit. Ky i fundit, tue pa se fitorja nuk ishte as per sot, as per neser, u largue nga Shqipnija tue lane Ballaban Pashen me vazhdue rrethimin e Krujes. Ai kuptoi nji gja: me munde Shqiptaret nuk ishte pune aq e lehte sa me zaptue Stambollin, prandaj u kthye ne kryqytetin e tij per te pregatite nji spedite ne shkalle edhe ma te gjane. Po ne at kohe, Skenderbeut nuk i kishte mbete ma vecse trimnija dhe vullneti mos me u perule derisa kishte fuqi te luftonte. 1 dishpruem nga apathija dhe verbnimi qe mbretnonin ne boten Kristiane, ai u vesh si ushtar i thjeshte dhe shkoi vetem ne Rome per me kerkue ndihme. Peshkope dhe Kardinale duelen me e prite dhe nji turme e madhe Romakesh e brohoriti me enthuzjasme. Ne nji ceremoni te shkelqyeshme qe u mbajte ne Baziliken e Shen-Pjetrit, Papa Piu i n i dha me dore te vet nji shpate nderi dhe nji qylahe te bekueme. Por si ndihme financjare per te vazhdue luften, u mblodhen vetem 7000 dukate. Prej Rome, Gjergj Kastrioti shkoi ne Napoli, ku mbreti i dha nji shume te hollash dhe, aq sa kishte, arme dhe pajime lufte. Nderkaq, rrethimi i Krujes vazhdonte dhe gjendja e te rrethuemve ishte ba e padurueshme. Skenderbeu porsa u kthye ne atdhe nxuer shpaten dhe u turr kunder anmikut nga malet permbi Krujen qe mbajne sot emnin e tij. Ballaban Pasha u zue ne prite dhe vdiq nga plaget qe muer n'ate ndeshje. Armata turke mbeti pa udheheqes dhe u shkaterrue. Shumica e ushtarve te Sulltanit u vrane dhe fare pak muejten me dale gjalle nga Shqipnija. Shqiptaret nuk paten kohe me marre fryme, kur nji tjeter ushteri turke u cfaq perseri para mureve te Krujes. Por edhe ket here fortesa legjendare nuk u dorzue. Sulltani i terbuem i dha urdhen ushteris me djege e shkretue viset e Shqipnis ku arrinte dora e saj. Por falangat e vetetimta te Gjergj Kastriotit e ndoqen anmikun kamba-kambes tue ba kerdin ne radhet e tij. Mbas dy jave qe kaluen me plackitje dhe shfarime, Turqet me Sulltanin ne krye u kthyen ne Stamboll te brengosun nga pikellimi i disfates. Ky ishte triumfi i fundit i Skenderbeut. Nji mot ma vone, me 17 Kallnuer 1468, heroi i yne kombetar, qe kishte dale I pacenuem nga gjith ato beteja, u mposhte nga nji ethe e mallkueme qe nuk i gjindej dermani. Ai kishte shkue ne Llesh me kryesue nji kuvend te Lidhjes Shqiptare per te shestue plane qe te nxirrej anmiku prej Shqipnis. Prijesi i pazevendesueshem la ket bote para se Kuvendi te merrte ndonji vendim. Akti i trete i tragjedise shqiptare u luejte pa te, dhe epilogu ishte ai qe mund te pritej.



    Gjergj Kastrioti u varros ne Kathedralen e Shen Kollit ne Llesh, te cilen e kishte rindertue pak vjet ma pare. Kombi shqiptar derdhi lotet curk, tue vajtue mbretin e adhuruem qe i kishte sherbye gjate nji cerek shekullin si mburoje e pathyeshme, dhe qe kishte fitue respekt dhe admirim ne cdo skaj t'Evropes me fitoret e tij te habiteshme qe dukeshin gadi si nji mrekulli e Zotit. Nji gojdhane thote se Sulltani Mehmeti i 11, kur muer lajmin e vdekjes se fatosit shqiptar bertiti: "Mjer Krishtenimi qe ka bjerre shpaten dhe mburojen e tij. Tash, ma ne fund, Evropea dhe Azija jane per mue. Ruejna Zot qe te kemi anmik nji tjeter luan si ai". Dhjete vjet mbas vdekjes se Skenderbeut, Turqet hyne ne Llesh, celen varrin e tij dhe bane hajmali me copa nga eshtnat e tij, tue besue se nuk do t'i vriste as shpata, as shigjeta, mbasi ishte perhape kudo besimi se ai vet nuk mund te vritej nga nji arme e dores se njeriut. Kjo asht aq e vertete saqe, pak kohe mbas vdekjes se Skenderbeut, nji ushteri turke qe ishte tue invadue krahinat e Shkodres, muer arratin ne panik e siper kur u perhape lajnu se Skenderbeu po iu printe Shqiptarve. Donika dhe Gjon kastrioti shkuen ne Napoli. Per dhjete vjete te tjere flamuri me shkaben dykrenore valoi mbi keshtjellen e Krujes. Mbrojtjen e siguronin trimat Shqiptare nden Lek Dukagjinin dhe nji kontigjent venecjan nden komanden e Kontarinit. Fortesa krenare e Gjergj Kastriotit ra ne duert e Turqve me 16 Qershuer 1478 mbas nji rrethimi te gjate qe kercenonte me shfarue banoret nga urija dhe lengatat, ndersa Kontarini ishte vra dhe Lek Dukagjini kishte zane shtratin, I pazoti me levize. Me gjith premtinun solemn te Sulltan Mehmetit me shpetue jeten e trimave shqiptare, asnji burre nuk mbet gjalle dhe grate dhe femijt u zvarrisen ne skllaveri. Ky ishte fundi tragjik i luftes epike qe heroi legjendar i Shqiptarve bani per nji cerek shekulli kunder invazionit otoman. Fjalen e fundit mbi vendin e Skenderbeut e kane thane dy Pape, Kalikst i III dhe Piu i II, dhe verdiktin e tyne e ka konfirmue historija. Piu i II shkruen keshtu ne Komentaret e tij: "Ai kaloi gadi gjith jeten e tij tue luftue per kauzen Kristjane. Asht zor me gjete nji prijes Kryqzate qe mund te krahasohet me te". Papa Kalikst I II ka permbledhe me ket fjali te goditun randesine historike te luftes se Skenderbeut: "Si nji pende e patundeshme, ai ndaloi furin e sulmeve turke dhe I pengoi te zaptonin Evropen Kristjane". Mandej e tane Evropa shprehu admirimin e saj me nji rast ose me nji tjeter edhe per disa shekuj me radhe. Ne librin e lutjeve te Mbretneshes Elizabeth te Anglis botue me 1559, dita e vdekjes se Skenderbeut mban ket shenim: "17 Kallnuer. Si sot vdiq princi i mire Skenderbeu, Mbret i Epirit dhe shfarues I Turqve". Me 1597, fisniku francez Jacques de Lavardin (Zhak de Lavardin) shkroi biografin e plote te Skenderbeut. Vepra e tij, bazue kryesisht ne Barletin, asht frymezue nga dashurija dhe admirimi i kulluet per heroin tone kombetar. Ne Parathanjen e tij, Lavardini i drejtohet aristokracis franceze me kto fjale: "Kjo asht jeta e Gjergj Kastriotit, i quejtun Skenderbe nga Turqet, Mbreti i Shqiptarve, emni i pavdekshem I te cilit meriton pa fjale te permendet ne tempullin e Kujtimit". Vepra e Lavardinit inspiroi poetin francez Ronsard me shkruejte nji vjershe kushtue Skenderbeut. Mbasi kujton ngadhnjimet e lashta te Epirit, poeti vazhdon:

    "... Dhe Skmderbeu mundes i Skithve
    Qe prej gjith Azis, Ungjillin kane debue
    O ti, nder i ketij shekulli
    Oshqipiar i shenuem prej Fatit
    Dora jote mundi Turcjet njizet e dy here
    Shtine tmerrin ne rradhet e tyne,
    I bane me lane eshtnat ne muret e Keshtjelles.
    Por ti do te kishe vdeke, i harruem nga njerzimi,
    Sikur perpjekja e devoteshme e te ditunit
    Lavardin
    Te mos kishte perjetesue betejat e tua..."

    Sir William Temple, burre shteti dhe shkrimtar politik anglez i shekullit te XVII, e ven Gjergj Kastriotin ne rradhen e prijesve luftarak dhe Perandorve luftetar ma te medhenj te historis. Ne nji veper mbi Virtytet Heroike, ai shkruen: "Gjergj Kastrioti, Princi i Epirit, i njoftun zakonisht me emnin Skenderbe, si dhe Hunjadi, nenmbret i Hungaris, jane dy gjenerala ngadhnjimtare dhe burra me karakter te nalte qe luftuen sa qene gjalle si cempjone te Krishtenimit. Ata ishin ba tmerri i Turqve dhe, tue pase vetem nji fuqi te vogel ushtarake, u bane balle me sukses per kaq vjet sulmeve te perseritun te gjith ushteris otomane". Voltaire shkrojti me 1754: "Sikur Perandoret e Bizantit te kishin qene si Skenderbeu, Perandorija Romake e Lindjes nuk do t'ishte cduke". Gjenerali kanadez VVolfe, nji ekspert mbi historin e luftrave shkrojti me 1756: "Skenderbeu ua kalon te gjith prijesve ushtarake te lashte dhe moderne si udheheqes i nji armate te vogel defensive". Historiani i famshem Eduard Gibbon qe ka shkruejte vepren klasike mbi "Dekadencen dhe cdukjen e Perandoris Romake" denon Skenderbeun pse dezertoi Sulltanin, mohoi fen muhamedane dhe I bani lufte bamiresit te tij. Ai e gjykon Skenderbeun mbas parimeve morale te shekullit te XVIII, tue harrue se tre shekuj ma pare bahej nji lufte per vdekje ne mes te dy koncepteve* te papajtueshem moraliteti dhe marredhaniesh njerzore. Me kto mendje ai duhet te kishte denue gjithashtu edhe mbretin Vladislav te IV te Polonis dhe Hungaris, i cili shkeli, nden nxitjen e Nuncit papal Kardinal Cesarini, armepushimin prej dhjete vjetesh qe kishte nenshkrue me Sulltanin me 1444 ne qytetin Szegedin. Ne ditet tona, Peshkopi Fan Noli asht mundue te cmoje rolin e Skenderbeut me kriterin objektiv te historianit dhe here-here, tue u cveshun krejt prej ngroftesis se ndjenjes patriotike. Ai e perfundon keshtu librin e tij: "Skenderbeu bani per 25 vjet nji lufte te mraparojes se Krishtenimit dhe kesisoj ia prishi planet Muratit dhe sidomos Mehmetit te II me organizue spediten kunder Romes. Dihet si fakt se me 1489, domethane nji mot para se te vdiste, Sulltan Mehmeti kishte lancue fushaten e Italis, tue shkele kambe ne Otranto. Por mbas vdekjes se tij erdhe ne fuqi Sulltan Bajazidi, i cili nuk cante kryet per zaptime tokash. Suksesori* i tij Sulltan Selimi drejtoi ushterin kah lindja dhe Evropa Perendimore shpetoi nga rreziku I invazjonit otoman".1

    Historianet moderne e cmojne Skenderbeun si nji nga shefat ushtarak ma te medhenj te gjithe koheve. Ata e njofin se mbreti i Shqiptarve mbet vetem per me perballue fuqin kolosale te Sulltanit dhe se bani te pavdekshem emnin e Krujes, tue detyrue Sulltan Mehmetin e II me u kthye mbrapa dy here mbas disfatave qe pesoi nga dora e Skenderbeut.
    Imazhe te Ngjitura Imazhe te Ngjitura

  8. #8
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Shenimet e mesiperme historike u shkeputen nga historia e Shqiperise e shkrimtarit Z. Tajar Zavalani.
    Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

  9. #9
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Enciklopedia e shumepritur per Skenderbeun

    Vepra e Prof. Dr. Kristo Frasherit kushtuar jetes dhe vepres se Skenderbeut, qe opinioni yne shkencor dhe ai popullor e ka pritur prej kohesh nga historiografia e sotme shqiptare dhe qe u botua kohet e fundit, perben nje ngjarje te rendesishme ne jeten kulturore te vendit.

    Pergatitja e nje vepre si kjo, kushtuar nje figure si Skenderbeu, per te cilin jane publikuar me shume se 10'000 punime te gjinive nga me te ndryshmet te krijimtarise se mendjes njerezore, mund te arrihej vetem pas nje pune shumevjecare. Sikurse shkruan vete autori, vepra e tij nuk lindi ne nje truall te virgjer, por ne nje terren te pasur te historiografise skenderbegiane, qe e ka bere edhe me te veshtire e me me pergjegjesi hartimin e saj. E mbeshtetur ne arritjet e kesaj historiografie dhe per me teper, e hartuar mbi nje baze me te gjere dokumentare, te grumbulluar nga autori e studiues te tjere gjate disa dhjetera vjeteve, kjo veper, nga informacioni i pasur qe sjell, nga interpretimet, argumentimentet shkencore dhe perfundimet qe permban, ngrihet mbi punimet e botuara deri me sot per Skenderbeun ne vendin tone e ne boten e jashtme.

    Analiza e kujdesshme e permbajtjes se saj te con ne perfundimin se autori i ka dhene shkences shqiptare nje veper te mbeshtetur jo aq mbi punimet e humaniseve, te Barletit e Biemmit, sic kane vepruar, pergjithesisht, shumica e autoreve pararendes, por kryesisht mbi dokumentet historike, te botuara e te pabotuara. Kristo Frasheri ka kapercyer si panegjerizmin e romantizmin, qe kane karakterizuar historiografine humaniste te shek.XV-XVI, pasaktesite e saj jo te rralla ne kronologjine e ngjarjeve, ashtu edhe kufizimet, kornizat e historiografise shqiptare te 50 vjeteve te fundit, qe e kane bere kete ta trajtoje Skenderbeun vetem si udheheqes te luftes clirimtare te popullit shqiptar.

    Ne monografi behet nje trajtim i gjithanshem i personalitetit te Gjergj Kastriotit, si udheheqes ushtarak e politik, si strateg e luftetar i madh, si burre shteti i talentuar e me nje vizion te gjere per kohen e per te ardhmen e Shqiperise, si themelues i Shtetit te bashkuar, te perqendruar kombetar, si ligjvenes e diplomat.

    Kristo Frasheri paraqitet ne kete punim jo vetem si historian e studiues i epokes se Skenderbeut, por edhe si biograf i tij. Me interes jane perfundimet e tij per origjinen e Kastrioteve, nje problem aq i rrahur dhe i diskutueshem ne historiografine skenderbegiane. Ai e vendos origjinen e Kastrioteve ne fshatin Sine te bashkesise krahinore te Qidhnes, ne Dibren e Poshtme, brenda se ciles ndodhet edhe fshati Kastriot. Per te arritur ne kete perfundim autori, pasi bene nje analize te hollesishme te te gjitha mendimeve te shfaqura ne historiografi per origjinen e Kastrioteve, duke filluar nga legjendat e deri te pikepamjet e studiuesve te tille te Kastrioteve si Athanas Gegaj, F. Noli e A. Buda, mbeshtetet ne tre burime te rendesishme, te cilat veshtire te vihen ne dyshim: te Gjon Muzaka (Memoranda e tij), te humanisti italian Rafael Volanterano, bashkekohes i Skenderbeut (e quan Gjon Kastrioti ose Gjon Dibrani) dhe te Barleti (qe flet per viset e Dibres ose viset e Skenderbeut).

    Prof. Dr. Kristo Frasheri, pas nje pune qemtuese mbi te dhenat bibliografike e mbi ato te kronisteve osmane, u jep fund ne vepren e tij, dilemave e pikepamjeve te ndryshme per rinine e Skenderbeut, ka nxjerre perfundimin se Skenderbeu ka qene dorezuar peng nga i ati ne oborrin e sulltanit ne vitin 1423 ne moshen 18-vjecare. Zgjidhja, qe i ka bere autori kesaj ceshtjeje, jep ne nje fare shkalle edhe nje nga celsat qe shpjegojne ruajtjen te Skenderbeu te ndjenjave te atdhedashurine se zjarrte, perkushtimin e tij te ardhshem ndaj luftes clirimtare te popullit shqiptar.

    Ne veper sillen te dhena per lidhjet e Skenderbeut me Shqiperine ne pragun e Kryengritjes te vitit 1443, qe jane me interes, jo vetem per figuren e tij, por edhe per historine tone kombetare ne pergjithesi.

    I mbeshtetur ne dokumentacionin osman (te publikuar nga studiuesi i mirenjohur turk, Profesor Halil Inalcik), autori nxjerr dy perfundime te rendesishme per gjendjen e trevave shqiptare ne ato vite: se pari provon se ne vitet 30-40 te shek.XV gjendja ne trevat shqiptare ishte e acaruar dhe mjaft e pershtatshme per shperthimin e nje kryengritjeje dhe se dyti, tregon se Skenderbeu disa vite para kryengritjes, kishte vendosur lidhje te shpeshta me Shqiperine, se ai ne vitet 1435-1437 duhet te kete qene spahi ne tokat shqiptare (ne Diber), se ne vitin 1438 ai u caktua subash i Krujes, ndersa me 1443, ne pragun e Kryengritjes shqiptare e te Betejes se Nishit midis turqeve e Huniadit, Skenderbeu, sipas Prof. Kristo Frasherit, duhet te kete qene perseri ne Shqiperi e pikerisht qeveritar ne Diber. Autori arrin ne perfundimin se kthesa e madhe, qe ndodhi ne Shqiperi ne vitin 1443 me kryengritjen e Skenderbeut nuk nxorri ne menyre te befasishme Skenderbeun ne skenen historike, se ai u pergatit gjate disa vjeteve per kthesen e vitit 1443, se per kete qellim forcoi lidhjet me popullsine e vendit pa lene pas dore edhe ato me boten e jashtme.

    Ashtu sic pritej, vendin kryesor ne kete veper e ze personaliteti i Skenderbeut si burre shteti, si udheheqespolitik (kryezot) i Shqiperise dhe drejtues e organizator i levizjes clirimtare te shqiptareve, si komandant e strateg ushtarak, si diplomat e njohes i gjendjes nderkombetare ne Gadishullin Ballkanik e ne Evrope dhe i pozites se Shqiperise ne ate konstelacion forcash. Talentin e tij si burre shteti, me nje vizion te gjere per misionin historik, qe kishte marre persiper te permbushte dhe per rruget, qe duhej te ndiqte per realizimin e tij, per bashkimin e te gjitha forcave politike e shoqerore shqiptare ne luften clirimtare, Skenderbeu e shfaqi sidomos me organizimin e Kuvendit te Lezhes dhe me themelimin e Lidhjes se Lezhes, menjehere pas shpalljes se kryengritjes, ne mars te vitit 1444, te cilen autori e vlereson si rifillim te procesit te nderprere nga invazioni osman, te bashkimit politik te sundimtareve shqiptare dhe te zoterimeve te tyre ne nje shtet te perqendruar e te bashkuar kombetar.

    Procesin e themelimit te shtetit shqiptar, te cilin e vlereson si vepren me te madhe historike te Skenderbeut, autori e trajton me objektivitet dhe pa apologji e panegjerizem, si nje proces gradual e te gjate, qe vazhdoi te konsolidohet gjate 25 vjeteve te udheheqjes skenderbegiane te levizjes clirimtare shqiptare. Ndersa pushtimi i Shqiperise nga osmanet, pas vdekjes se Skenderbeut, cilesohet nga autori si nje goditje per shqiptaret, sepse nderpreu procesin me te rendesishem te historise mesjetare te nje populli, formimin e shtetit kombetar pikerisht ne pragun e realizimit te tij. Ky pushtim, thekson ai, u kushtoi shqiptareve nga pikepamja e zhvillimit historik, nje vonese peseshekullore per te themeluar shtetin e tyre te pavarur.

    Me interes te vecante eshte edhe perfundimi qe autori sjell per permasat evropiane te vepres se Skenderbeut, per kthimin e Shqiperise ne nje gardh, qe pengoi per nje cerek shekulli kalimin e ushtrise osmane ne Gadishullin Italik e me tej, duke mbrojtur qyteterimin evropian perendimor. Te dhena me interes sillen per flamurin e Skenderbeut, duke e pershkruar ate hollesisht e duke provuar se ai eshte ne themel flamuri i yne i sotem kombetar. Po keshtu pershkruhen stemat e Skenderbeut, portretet e tij, duke perfshire edhe nje portret origjinal te kohes se tij, ate te italianit Xh.Belini (G. Bellini,1466), qe ka ardhur deri ne ditet tona, karakterizohet Skenderbeu si njeri etj. Me vlere jane edhe te dhenat e hollesishme historike per qytetin e Krujes si nje qender e banuar iliro-shqiptare nga lashtesia (mijevjecari i pare) e deri ne periudhen kur behet kryeqytet i Skenderbeut. Nga kjo pikepamje monografia, duke qene nje veper e mirefillte shkencore, mund te konsiderohet edhe nje enciklopedi per Skenderbeun.
    Imazhe te Ngjitura Imazhe te Ngjitura
    Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

  10. #10
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Projektet e huaja per Skenderbeun
    Si zhvilloheshin konkurset nderkombetare para 67 vitesh
    Plot 39 projekte, te hartuara te gjitha nga arkitekte te huaj, jane paraqitur atehere para jurise, komisionit te posacem, per monumentin e Heroit Kombetar Skenderbe. Dy skulptore nga Zagrebi u shpallen fitues te ketij konkursi nderkombetar. Fund tetori i vitit 1937. Tirana po behej gati per festimet e 25 vjetorit te Pavaresise. Mreti Zogu I vendosi qe, me kete rast shume te rendesishem, t'i jape sheshit para ministrive emrin e heroit kombetar Skenderbe. Ne sheshin e pagezuar do te vihej monumenti i heroit. Konkurset nderkombetare duket se kane qene nje zgjidhje e shpeshte e qeverisjes zogiste. Ne shume rrethe te vendit objektet e rendesishme u besoheshin arkitekteve te huaj, gje qe po ndodh edhe sot. Po si zhvillohej nje konkurs nderkombetar para 67 vjetesh, cmimet dhe motot qe do te vendoseshin mbi monumentin e heroit tone kombetar?
    cmimet
    Ne fund te muajit tetor te vitit 1937, ndersa Tirana behej gati te priste mijera festues nga te gjitha rrethet, per 25 vjetorin e Pavaresise, juria e emeruar shpalli fituesit e konkursit nderkombetar. Nga 39 arkitekte te huaj pjesemarres, komisioni vleresoi 7 prej tyre. Projektet fituese permbanin keto moto: "La vainqueur", "Gloria", "7667"", "67", "1937 A", "Veritas", ndersa nje projekt nuk kishte moto. Ne mbledhjen e dates 15 shtator 1937 juria me shumice votash vleresoi projektet me moto "67", projektin pa moto dhe "Gloria" e "Veritas"
    Anton Agustincic se bashku me Drago Golic fituan cmimin e pare prej 4000 franga ari me projektin qe kishte moton "67". cmimin e dyte prej 3000 franga ari e fitoi Amerigo Toti se bashku me Mario Senon, te dy arkitekte romane. Projekti i tyre nuk kishte moto. cmimin e trete e fituan Giandomenico de Marchis nga Roma me moton "Gloria"; dhe Assen Peikoff dhe Georges Popoff nga Sofia me moto "Veritas". cmimi i tyre u vleresua me nga 1000 franga ari.
    Ekspozimi
    Pas perfundimit te konkursit nderkombetar per vendosjen e bustit te Skenderbeut ne sheshin kryesor te qytetit, komisioni i ngritur me kete qellim vendosi qe te gjitha veprat e paraqitura te ekspozoheshin deri ne daten 28 nentor 1937. Po sipas ketij komisioni, deri me 15 janar 1938 te gjithe pjesemarresit ne kete konkurs nderkombetar mund t'i terhiqnin punimet e tyre, me perjashtim te veprave fituese qe mbeteshin prone e komisionit.



    Monumenti i Skenderbeut veper e tre skulptoreve
    Me rastin e 500 vjetorit te vdekjes se Heroit Kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeu, u ngrit ne Tirane me 1967 permendorja e tij madheshtore. Tri kane qene skulptoret qe u moren me kete veper te rendesishme; Janaq Paco, Odhise Paskali dhe Andrea Mano. Ne fakt monumenti eshte vendosur pikerisht aty ku ka qene i miratuar ne kohen e Zogut, por qe per arsye te njohura ky monument nuk u vendos. Pasi vepra e pergatitur nga tre autoret u punua ne allci, derdhja ne bronx iu be ne Itali.

    ''Gazeta Shqiptare''


    Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

  11. #11
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

  12. #12
    Minifotoja e anetarit Qershija
    Qershija eshte Jashte Linje Super Moderator/e
    Reg
    06-04-03
    Lokalizimi
    Ne zemren tende
    Postime
    1,595
    Faqe ne Ditar
    2

    Kryesore

    Per hire te festes se madhe 28 nentori....
    Imazhe te Ngjitura Imazhe te Ngjitura
    Nobody is perfect ...

  13. #13
    Minifotoja e anetarit Administratori
    Administratori eshte Jashte Linje Administratori Pedestrian Killer Champion
    Reg
    06-07-02
    Lokalizimi
    Chicago
    Postime
    2,935
    Faqe ne Ditar
    10
    Images
    2408

    Kryesore Biografia

    Gjergj Kastrioti ishte djali me i vogel i Gjon Kastriotit dhe i princeshes serbe Vojsava, femija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi me 6 maj 1405, u morr peng nga pushtuesit turq qe ne moshe te mitur dhe u dergua ne oborrin e sulltanit ne Adrianopoje. Atje, zgjuarsia dhe shkathtesia e cuan Gjergjin ne shkollen e sulltanit (icogllaneve) qe pergatiste komandante e nenpunes.

    Natyra i kishte dhene dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskender (Aleksander). Pas mbarimit te shkolles, Gjergj Kastrioti "(Skenderi)" kreu detyra ushtarake ne Ballkan e ne Azine e Vogel, duke u dalluar per trimeri dhe per kete arsye iu dha titullin bej. Ai nuk e harroi kurre Atdheun e tij te dashur dhe priste me padurim rastin te kthehej ne token qe e lindi. Per mese 12 vjet (1426-1438) ishte ne Shqiperi.

    Me vdekjen e te atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por ne fakt sulltani e emeroi sanxhakbej jashte tokave shqiptare. Megjithate Skenderbeu nuk hoqi dore nga ideja per t'u kthyer perfundimisht ne Shqiperi, deri ne vitin kur ai u nis kunder Janosh Huniadit nen komanden e bejlerbeut te Rumelise.

    Me 3 nentor 1443 ne afersi te Nishit, u ndeshen dy ushtrite. Ushtria osmane u shpartallua dhe u terhoq ne panik. Skenderbeu filloi te zbatonte planin e kryengritjes, se bashku me 300 kalores shqiptare e me te nipin Hamza Kastrioti, u kthye ne Diber, ku populli e priti si clirimtar. Mori masa per perforcimin e rrugeve nga mund te vinin osmanet, dhe prej andej iu drejtua Krujes.

    Me nje ferman te rreme shtiu ne dore qytetin e garnizonin dhe keshtu me 28 nentor 1443 u shpall rimekembja e principates se Kastrioteve. Mbi keshtjellen e Krujes u ngrit flamuri me shkaben e zeze dykrenare. Fjalimi i Skenderbeut nxiti frymen atdhedashese. Kryengritja clirimtare u be e pergjithshme. Gjate dhjetorit, Shqiperia e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u cliruan njera pas tjetres keshtjellat e kesaj zone. Skenderbeu ishte organizatori i Kuvendit te Arberit, ne te cilin u zgjodh si prijes i Lidhjes Shqiptare te Lezhes.

    Ne janar te vitit 1468 Skenderbeu u semur gjate zhvillimit te nje Kuvendi te thirrur nga ai, ne te cilin ishin te ftuar te gjithe princat shqiptare. Vdiq me 17 Janar 1468 ne Lezhe.
    I mbuluar me lavdi, ai u varros ne Lezhe. Shqiptaret humben prijesin e lavdishem qe i udhehoqi per 25 vjet rrjesht. E shoqja me te birin emigruan, sikurse edhe nje pjese e parise shqiptare, per ne Itali.
    Imazhe te Ngjitura Imazhe te Ngjitura
    Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.

  14. #14
    Minifotoja e anetarit Sabahi
    Sabahi eshte Jashte Linje Moderator/e
    Reg
    20-04-07
    Postime
    212

    Kryesore Kush dhe pse...


  15. #15
    Minifotoja e anetarit skampinianus
    skampinianus eshte Jashte Linje Moderator/e Othello Champion, Hexxagon Champion, Flexi-Combat Champion, Apartheid Champion
    Reg
    27-07-02
    Lokalizimi
    Elbasan
    Postime
    248
    Faqe ne Ditar
    5
    Images
    5

    Kryesore Roli i Skenderbeut, miti dhe cmitizimi

    Roli i Skenderbeut eshte padyshim nje nder me te rendesishmit ne historine e kombit tone por ai ka nje mbeshtjelle thuajse mitike e cila eshte e pa ndare nga realiteti historik.
    Mitizimi i kesaj figure ka ndodhur ne disa faza kryesore:
    1. Ne periudhen nga shek. XVI deri ne fillimet e RILINDJES KOMBETARE gjate kesaj periudhe figura e Skenderbeut u mor si shembull i rezistences dhe u ngrit ne kulmin e saj gati ne vendin e nje perendie. Nje gje e tille ndodhi edhe per arsye se kryesisht ne kete periudhe pat krijime te folklorit te cilat me teper ishin nje shprehje e deshires per rezistence
    2. Periudha e RILINDJES KOMBETARE gjate kesaj periudhe filluan perpjekjet e para per nje studim te periudhes se Skenderbeut por me teper per te nxitur rezistencen dhe formimi e nje shteti shqiptar
    3. Periudha e Diiktatures ku u vu me teper theksi ne rolin e tij si nje clirimtar dhe nje mbrojtes i shtresave te ulta te popullates duke menjanuar faktin se ne fund te fundit edhe Skenderbeu ishte nje feudal i cili ruante dhe kerkonte te realizonte nje synim te vetin. Momenti ishte i atille qe synimet e tij perputheshin me interesat e popullit shqiptar
    VAE VICTIS

  16. #16
    Minifotoja e anetarit Naevius
    Naevius eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    30-04-10
    Postime
    5

    Kryesore

    Sa më acarohen nervat me këta pseudo-studiuesit që mundohen ta nxjerrin Gjergj Kastriotin si sllav apo grek. Kam vënë re se kryesisht këta psikopetër janë profesor historie greko-romake. Fajin e kemi gjithmon ne shqiptarët që votojmë për qeveri 'liberale'(=minoritare)!


Tema te ngjashme

  1. Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla).
    By AlbShkodra in forum Letersia
    Pergjigje: 31
    Postimi i Fundit: 05-07-2011, 19:10
  2. Neve shkelem porosine e Gjergj Kastriotit
    By carbone in forum Teologjia
    Pergjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-08-2008, 19:23
  3. Skenderbeu kunder turqve
    By Qershija in forum Historia
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 22:02
  4. Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-02-2006, 03:53

Tags for this Thread

مواقع النشر (المفضلة)

مواقع النشر (المفضلة)

Rregullore Postimi

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •  

  • English
  • Shqip
  • Italiano
  • Deutsch
  • Français
  • Español
  • Hrvatski
  • Svenska
  • Russian
  • Nederlands
  • Arabic
  • Türkçe
  • 简体中文
Rreth nesh | Ndihme | Reklama | Sherbime | Kushtet e Perdorimit | Politika e Privatesise | Rss
Copyright © 2001- Parajsa.com All rights reserved.