Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Historia

Franz Jozef Shtrausi ne Shqiperi

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 20-04-2006, 12:31
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,966
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Franz Jozef Shtrausi ne Shqiperi

Si kundėrshtoi udhėheqja komuniste ndihmėn gjermane
Misionet e (pa) mundura tė Franz Jozef Shtrausit nė Shqipėri nė vitet 1984 - 1987

Nė kohėn kur Kina komuniste kishte ndėrprerė prej disa vitesh tė gjitha marrėdhėniet ekonomike me Shqipėrinė dhe kur kjo e fundit kishte hyrė nė njė krizė vėrtetė tė rėndė ekonomike, njė rreze shprese u afrua nė vendin mė stalinist tė Europės. Do tė vinte nė Shqipėri politikani i njohur gjerman Franz Jozef Shtraus.
Udhėheqėsi komunist Enver Hoxha ndodhej nė njė gjendje tė rėndė shėndetėsore, ndėrsa vendi drejtohej nga njė dyshe vėrtet dyshuese se Nexhmije Hoxha e Ramiz Alia. Ēfarė ishte nė tė vėrtetė ofrimi i ndihmės nga Republika Federale Gjermane, pikėrisht nė kohėn kur midis tė dy vendeve nuk kishte as marrėdhėnie diplomatike dhe kur nė Shqipėri njė jehonė tė madhe kishin akoma (siē kanė ngelur ende edhe sot) ngjarjet e Luftės sė Dytė Botėrore.

Shqipėria, marrėdhėnie me Bahreinin dhe njohje tė Kamboxhias

Nė prag tė zhvillimeve tė papritura nė lidhje me vizitėn e Shtrausit, Shqipėria komuniste tregonte kokėfortėsinė e saj pėr lidhje me vende apo qeveri nga tė cilat vendi nuk kishte asnjė pėrfitim. Kėshtu mė 8 gusht 1983 u vendosen marrėdhėnie diplomatike me Bahreinit nė nivel ambasadorėsh ndėrsa pak muaj mė vonė mė 4 tetor 1983, Qeveria Shqiptare njohu Qeverinė e Kamboxhias. Nė Shqipėri mbėrriti mė 22 nėntor 1983 njė delegacion qeveritar i Voltės sė Sipėrme i kryesuar nga ministri i Informacionit, Adame Turs. Vendi shkoi drejt njė mbylljeje gjithnjė e mė tė thellė, ndėrsa u vu re njė dėshirė hapjeje me fqinjin e jugut.

Vizita “private” e Shtrausit

I njohur si politikan model nė vendin e tij, por edhe si njė nga negociatorėt mė brilantė e mė tė spikatur nė ēėshtje ndėrkombėtare, me njė nisėm gjysėm zyrtare, do tė vinte nė vitin 1984 nė Shqipėri kryeministri i Bavarisė, Franz Josef Shtraus.

Kėrkesa pėr reparacione. Komunistėt: duam 4 miliardė dollarė

Udhėheqja komuniste e Shqipėrisė e ka pritur Shtrausin me dėshirėn sabotuese dhe me njė shpėrfillje e cila i kalonte tė gjitha normat diplotatike.
Nė takimin me zėvendėskryeministrin Manush Myftiu ėshtė shtruar fillimisht ēėshtja e vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike midis dy vendeve, ndėrsa pala shqiptare ka kėmbėngulur nė pagimin e reparacioneve (dėmshpėrblimve) tė luftės, ēėshtje e cila ishte mbyllur pėr tė gjitha vendet mė 1953 me marrėveshjen e Londrės. Pala shqiptare kėrkonte qė Republika Federale Gjermane (RFGJ), nė kundėrshtim me kushtetutėn e saj, t’i paguante Shqipėrisė njė shumė tė caktuar, qė do tė shkaktonte kundėrveprimin e tė gjitha vendeve qė kishin qenė dikur nė luftė me Gjermaninė, pėr tė kėrkuar edhe ata para. RFGJ kishte kėrkuar tė vendoste marrėdhėnie diplomatike me Shqipėrinė edhe pas vitit 1973, kohė kur kishte vendosur tė tilla marrėdhėnie me tė gjitha vendet qė kishte qenė nė luftė. Qeveria Shqiptare kishte kėrkuar sėrish pagimin e reparacioneve qė nė vitin 1975 kishin pasur sipas saj vlerėn e rreth 4 miliardė dollarėve, ndėrkohė qė BS kishte mėtuar nga ana e tij kohė mė parė, njė shumė prej 420 milionė dollarėsh.

Ramiz Alia kundėr lidhjes me RFGJ-nė

Pas vdekjes sė Enver Hoxhės mė 11 prill 1985, politika e Shqipėrisė nuk do tė kishte asnjė ndryshim nėn drejtimin e ri. Kjo dukej qysh nė hapat e parė tė tij publikė. Ramiz Alia nė gusht 1985 bėri vizitat e para si sekretar i parė i PPSH-sė. Pėr Korēėn ai tha ishte “qyteti i dytė” i Enver Hoxhės dhe pėr kėtė qėllim atje ishte vendosur tė ngrihej pėrmendorja e tij. Alia pasi pėrmendi palėvizshmėrinė nė rrugėn e Enver Hoxhės dhe sulmoi superfuqitė, u ndal nė marrėdhėniet e posaēme me Greqinė duke i kushtuar njė rėndėsi tė posaēme librit tė Enver Hoxhės “Dy popuj miq”, duke nėnvizuar se politika e Shqipėrisė ndaj Greqisė kishte qenė gjithnjė e fqinjėsisė sė mirė. Politika e jashtme e Shqipėrisė e pėrpunuar sipas Alisė nga Enver Hoxha mbetej “e palėvizshme”.

“Dita e Enverit” dhe “Java e Enverit”

Gjatė njė mbledhjeje mė 2 tetor 1985, kryesia e Frontit Demokratik, shqyrtoi dhe vendosi tė pėrkrahė lėvizjen “Flamurtarė tė zbatimit tė mėsimeve tė shokut Enver Hoxha”. Alia vizitoi Gjirokastrėn mė 11 tetor 1985, nė tė cilėn tha se ēdo ditė duhej tė ishte si nė “Ditėn e Enverit” dhe “Javėn e Enverit”, qė ai i quante “lėvizje tė fuqishme revolucionare” tė ndėrmarrė nga punonjėsit e vendi “pėr tė kthyer dhimbjen nė forcė”. Alia pohonte se mėsimet e Hoxhės ishin “burim frymėzimi” nė rrugėn revolucionare.
Duke pėrkujtuar nxehtėsisht 16 tetorin e parė pa praninė fizike tė Enver Hoxhės, KQ i PPSH-sė vendosi ngritjen nė Tiranė tė Muzeut “Enver Hoxha”, ku do tė pasqyrohej gjithė jeta e personit nė fjalė “si mendimtar marksist – leninist dhe internacionalit proletar”.
Kur nuk ekzistonte mė koncepti i pronės private, mė 25 nėntor 1985 u festua me madhėshti 40-vjetori i ndarjes sė tapive, me pjesėmarrjen e Ramiz Alisė dhe Nexhmije Hoxhės. Mė 17 shkurt 1986, u festua 30-vjetori i krijimit tė Institutit tė Studimeve Marksiste – Leniniste. Pėr kėtė qėllim Ramiz Alia nė pėrshėndetjen e rastit pėrmendte “vlerėn e veēantė” tė institutit nė fjalė, dhėnia vendit prej tij e veprave tė Enver Hoxhės dhe klasikėve tė tjerė, ndėrsa vlerėsohej “thesari i madh ideologjik i PPSH-sė” dhe Enver Hoxhės. Nė mbledhjen e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Frontit Demokratik tė Shqipėrisė, i mbledhur mė 1 mars 1986 Ramiz Alia propozoi si kryetare tė Frontit, Nexhmije Hoxhėn, pasi ai vetė, ishte shumė i ngarkuar me detyra partiake e shtetėrore, ndonėse funksioni i kryetarit tė Frontit ishte shumė formal. Alia lavdėroi figurėn e bashkėshortes sė Enver Hoxhės, duke thėnė se ajo ishte ndėr “komunistet e orėve tė para”. Megjithė kėto zhvillime ishte e pamundur qė tė kishte shenja se diēka ndryshe mund tė ndodhte.

Bisedimet e Vjenės midis delegacioneve gjermane dhe shqiptare

Nė vijim tė pėrpjekjeve pėr normalimin e marrėdhėnieve midis dy shteteve, nė mars 1986, nė Vjenė u zhvilluan bisedime midis dy delegacioneve tė kryesuara nga drejtori politik i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė RFGJ-sė, Braunmyler, dhe drejtori i Institutit tė Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare, Sofokli Lazri. Pala shqiptare ka mbajtur qėndrimin e parė nė lidhje me reparacionet dhe takimi ėshtė mbyllur pa pėrfundim pasi sėrish janė pėrmendur kushtetutat e tė dy vendeve, ndėrsa jepet pėrshtypja sikur pala gjermane lutet dhe ajo shqiptare ka interes tė mos lidhė marrėdhėnie me ēdo mėnyrė qė t’i vijė.

Takimi i Tiranės. Komunistėt refuzojnė ēdo ndihmė

Dy muaj mė vonė, mė 19 maj 1986 vjen nė Tiranė, sėrish Franz Josef Shtraus, sė bashku me Edmund Stoiberin. Kėtė herė ata u pritėn nga kryeministri Adil Ēarēani. Gjermanėt kanė propozuar kreditim nė shuma tė mėdha pėr Shqipėrinė, duke e thėnė hapur se ato nuk do tė kėrkoheshin mė, pasi gjė gjė tė tillė, RFGJ e kishte bėrė edhe me vende tė tjera. Kjo sepse forma e pagimit tė reparacioneve e vinte nė pozitė shtetin gjerman si me kushtetutėn e tij, ashtu edhe me mėtimet qė mund tė vinin menjėherė nga shtete tė tjera. Pala shqiptare e cila ishte nė njė krizė tė vėrtetė ekonomike, nxirrte vazhdimisht preteksion se e ndalonte kushtetuta marrjen e kredive, gjė e cila po tė kishte vullnet politik, zgjidhej brenda dy javėve me anė tė njė sesioni tė jashtėzakonshėm tė Kuvendit Popullor, me njė riformulim tė pėrgjithshėm tė nenit pėrkatės. Shtraus ka propozuar edhe projekte tė vėrteta ekonomike afatshkurtra e afatgjata, tė cilat do tė sillnin njė zhvillim tė menjėhershėm ekonomik tė Shqipėrisė, disa vjet para ndryshimeve nė lindje.

Sėrish udhėheqėsit komunistė tė vendit penguan afrimin e Shqipėrisė me Gjermaninė Perėndimore. Nė fund tė vitit 1987, do tė vendoseshin marrėdhėniet diplomatike midis tė dy vendeve, por tashmė do tė ishte vonė

Politika e re e regjimit komunist, filloi tė prirej drejt fqinjit jugor, Greqisė. Nė kėtė kuadėr doli edhe libri i Enver Hoxhės “Dy popuj miq”, nė kohėn kur ky i fundit ishte nė fundin e jetės sė vet, libėr i cili u la si trashėgimi politike se me cilin do tė lidhej Shqipėria pas prishjes sė mundshme me Kinės.


Franz Josef Shtrauss

U lind mė 6 shtator 1915. Deputet i Bashkimit Kristian Social nė Bundestag nga viti 1949. Ministėr Federal i Punėve Speciale mė 1953 - 1955. Ministėr i Energjisė Nukleare mė 1955. Minister Federal i Mbrojtjes mė 1956-1962. Kryetar i Bashkimit Kristian Social nga viti 1961. Minister Federal i Thesarit nė vitet 1966-1978. Kryeministėr i Bavarisė nė vitet 1978-1988. Vdiq mė 3 tetor 1988, pasi njė ataku nė zemėr tė dy ditėve mė parė.
Nė vitet 1956 - 1985 ai kishte marrė tituj nė disa universitete si nė Detroit (1956), Cleveland og Kalamazoo (1962), Chicago (1964), Santiago de Chile (1977), Maryland og Dallas (1980) Mynih (1985).


Edmund Ruediger Stoiber

U lind mė 1941. Sekretar i pėrgjithshėm Bashkimit Kristian Social tė Bavarisė mė 1978-1983. Nėnsekretar i Shtetit dhe kreu i zyrės sė kancelarit tė Bavaria mė 1982-1986. Minister i Shteti mė 1986-1988.

Minister i Punėve tė Brendshme i Bavarisė nė vitet 1988-1993. Kryeministėr i Bavarisė nga viti 1993. Kandidat pėr kancelar. Nė zgjedhjet e vitit 2002.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Kuvajti premton investime te medha ne Shqiperi informuesi Shtypi i dites 0 13-12-2007 01:57
Ne Shqiperi gjithcka duhet ndryshuar, pervec kengetares Soni Administratori Muzika 0 08-05-2007 17:44
Vitore Rusha - Nė Shqipėri kėnga ėshtė biznes Administratori Muzika 0 21-12-2006 13:06
Microsoft: Welcome! Me program nė gjuhėn shqipe Administratori Programe dhe programime 1 17-05-2006 14:35
Nga Ditari i Bonapartit: Isha nė Shqipėri Poseidoni Historia 0 12-02-2006 03:55


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 02:43.




Parajsa Shqiptare