Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Historia

Figura te shquara shqipetare

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 19-12-2004, 15:22
Minifotoja e anetarit Edra71
Anetar/e
 
Reg: 08-12-04
Postime: 41
Figura te shquara shqipetare

Ismail KADARE . Eshte shkrimtari me i madh i letrave shqipe, i cili qe pas viteve '90 jeton ne France. Kanditat i cmimit Nobel ne letersi. Lindi ne vitin 1936 ne Gjirokaster. Eshte autor i romaneve "Gjenerali i ushtrise se vdekur", i perkthyer ne tete gjuhe te botes, "Muzgu i perendive te stepes", "Koncert ne fund te dimrit", dhe i nje serie vjershash, permbledhjesh, novelash dhe poezish. Eshte nderuar me titullin e larte "Nderi Kombit".Kadare ben pjese ne Akademine Franceze nder 12 anetare-shok te huaj te kesaj Akademie, i Akademise se Berlinit. Veprat e tij jane perkthyer ne 20 gjuhe te botes.

Kristaq ANTONIU (1909- 1979) Kengetar, tenor dhe bariton (Artist i Popullit). Lindi ne Korce dhe mergoi ne Rumani, ku dhe perfundoi Akademine Mimodramatike te Bukureshtit. Interpretoi role te para ne disa filma kinematografie, ku dhe u be i njohur.Si koncertist dhe kengetar operetash beri turne me nje trupe neper Evrope. Ne Shqiperi u kthye ne vitin '35 ku dhe nisi nje veprimtari te gjalle artistike. U shqua ne interpretimin e arieve nga operat klasike dhe te kengeve popullore

Fan NOLI ėshtė artist dhe dijetar, pėrfaqėsues i shquar i letėrsisė demokratike, qė u zhvillua nė Shqipėri fill pas Rilindjes. Fan Noli dha njė kontribut tė ēmuar nė thesarin e kulturės kombėtare. Lindi mė 6 janar 1882 nė Qytezė (turqisht: Ibrik Tepe), fshat shqiptar nė Thrakė, jo shumė larg nga Ederneja.Mė 1906, i nxitur dhe i pėrkrahur nga patroitėt, Noli u nis pėr nė SHBA, me qėllim qė tė ndihmonte nė organizimin dhe nė bashkimin e shqiptarėve tė mėrguar, qė kėrcėnoheshin nga rreziku i pėrēarjes, pėr shkak tė veprimeve tė shovenistėve grekė,Pas njė sėmundjeje tė rėndė vdes nė Florida.

Aleksander MOISIU(Artist i Popullit) Lindi ne qytetin e Kavajes ne vitin 1879. Ai ridhte nga nje familje shqiptare e Moisive, e cila per arsye ekonomike emigroi ne Trieste. Pas mbarimit te shkolles se mesme ne Grac te Austrise dhe pas nderprerjes se konservatorit te Vjenes, Moisiu per arsye ekonomike filloi te punoje si duartrokites ne opera dhe si figurant ne Burgteater, ku dhe nisi krijimtaria teatrale e tij.Debutoi me sukses ne vitin 1903 ne Teatrin gjerman te Prages, ne Teatrin "Skena Popullore", te Berlinit etj. Moisiu u vleresua si aktor ne rolet e Osvaldit, Pozes, Hamletit, nderkohe qe vetem rolin e Fedjas ne dramen "Kufoma e gjalle", te Leon Tolstoit e interpretoi 1200 here. Vetem tre vjet para se te nderronte jete, ne vitin 1935. Moisiu triumfoi ne skenat e Evropes ne shfaqjen jubilare "Fausti" te Getes.

Kole IDRONOMEO 1860-1939 Piktor i Rilindjes Kombetare, arkitekt dhe fotograf, Piktor i Popullit. Lindi ne Shkoder dhe qe ne moshe te vogel shfaqi prirje per artin. Ai kishte nje studio fotografike dhe ka dhene i pari shfaqje kinematografike ne vend ne vitin 1912. Krijoi ne pikture nje radhe kompozimesh te karakterit etnografik. Kryevepra e tij eshte "Motra Tone" viti 1883. Eshte i pari ne artin shqiptar qe trajtoi peisazhin.

Naim FRASHERI 1846-1900. Poet i madh i Rilindjes Kombetare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kultures. Lindi ne Frasher te Permetit. U shkollua ne gjimnazin "Zosimea", ne Greqi. Poema e tij e pare ishte "Shqiperia", qe entuziazmoi patriotet shqiptare, botuar ne vitin 1897. Ne Stamboll ishte nder botuesit kryesore te revistes "Drita", me pas "Dituria", ku u botuan shume vjersha te tij, proza e vargje per shkollat shqipe. Me 1886 botoi poemen "Bageti e bujqesi". Veprat kryesore jane "Qerbelaja", "Historia e Skenderbeut", "Gjuha shqipe", "Korca" etj.

Abdyl FRASHERI (1839 -1892) ka qenė patriot e demokrat i shquar dhe njė nga udhėheqėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.Lindi nė Frashėr (Pėrmet) mė 1839 nė familjen e njė spahiu tė vogėl tė deklasuar. Pjesėn e parė tė jetės e kaloi nė fshatin e lindjes. Nė moshėn 18 vjeēare u vendos pėr nevoja pune nė Janinė. U shqua si personalitet politik qysh mė 1877. Nė fund tė kėtij viti (1877), kur ishte deputet i Janinės nė parlamentin e dytė osman, Abdyl Frashėri u zgjodh kryetar i Komitetit Qendror pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Kombėsisė Shqiptare, qė u formua nė Stamboll

Sami FRASHERI ( 1850-1904 ) ka qenė rilindas i shquar, ideologu kryesor i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, dijetar i madh, shkrimtar dhe publicist. Nė literaturėn e huaj ėshtė njohur me emrin Shemsedin Sami. Lindi nė Frashėr tė Pėrmetit mė 1 qershor 1850. Mėsimet e para i mori nė fshatin e tij. Kreu shkollėn e mesme greke Zosimea nė Janinė, ku pėrveē literaturės sė pėrgjithshme, pėrvetėsoi edhe disa gjuhė tė huaja

Elena GJIKA (Dora d'Istria) 1829-1888). Shkrimtare dhe publiciste perparimtare rumune me origjine shqiptare. Eshte autore e shume studimeve si Kombesia shqiptare sipas kengeve popullore, Shkrimtaret shqiptare te Italise jugore, Shqiptaret ne Rumani, etj. Eshte e njohur ne opinionin boteror per ndihmen e dhene ne ceshtjen shqiptare

Kostandin KRISTOFORIDHI ( 1827 1895 ). Levrues dhe studiues i gjuhes shqipe, veprimtar i njohur i Rilindjes Kombetare, arsimit dhe kultures. Lindi ne Elbasan dhe ndoqi gjimnazin Zosimea te Janines. Veprimtaria e tij themelore lidhet me perhapjen e gjuhes dhe shkolles shqipe. Ai njihet si hartuesi i pare i Abetares se pare shqipe ne gegerisht ne vitin 1867 dhe nje vit me vone po kete abetare e botoi ne toskerisht. Vepra themelore eshte "Fjalori i gjuhes shqipe". Eshte perkrahes i teorise mbi prejardhjen pellazge te shqipes.

Ali Pashe TEPELENA , sundimtar i fuqishem feudal ne Shqiperine Jugore. Themelues i Pashallekut autonom te Janines, kryengrites kunder pushtetit te Portes Osmane ne Shqiperi. Lindi ne Tepelene ne nje familje feudalesh ushtarake dhe u dallua per aftesite e energjite, me te cilen ndoqi planet e veta ambicioze per t'u bere sundimtar i vetem i vendit duke perdorur te gjitha mjetet. Me 1784 fitoi graden e "Pashait" si komandant ushtarak prane Valiut te Rumelise ne Sofje. Politika e Ali Pashe Tepelenes synonte autonomine dhe bashkimin e krahinave shqiptare nen sundimin e pashallekut te Janines

Arkitekt KASEMI (1570-1650) Mjeshter i arkitektures klasike osmane. U lind ne fshatin Gremsh te Tomorrices, Skrapar. Studimet e larta per arkitekture i kreu ne Stamboll dhe u radhit nder ndihmesit me te afert te arkitekt Sinanit. Ai ka sherbyer si kryearkitekt i perandorise osmane si dhe ka krijuar vepra monumentale origjinale si Qoshku Bagdad, Qoshku Revan, Xhamia me Fajance ne Stamboll si dhe mjaft vepra ne Shqiperi si bujtina, ura, banja dhe trasete e rrugeve mesjetare Berat Korce etj.

Aleksi ANDREA 1425-1505 (i mbiquajturi Durrsaku). Arkitekt, piktor dhe skulptor shqiptar dhe nje prej artisteve me te medhenj te rilindjes dalmatiane. Ne te gjitha mbishkrimet e veprave shenon origjinen e tij nga Durresi, ku dhe lindi. Ne moshe te re mergoi ne qytetin Spilit, te Dalmacise, ku dhe studioi prane skulptorit Mark Troja. Eshte autor i statujave te lozhes se tregtareve ne Ankone te Italise, i 1454 afreskeve ne nje kishe te ishullit Arabe te Dalmacise. Kryevepra e tij mbahet pagezimorja e Trogirit.
__________________
Ėndėrrova qė zjarri ngrinte,qė bora digjte dhe pėr tė ėndėrruar tė pamundurėn, ėndėrrova qė ti mė doje!
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 06-01-2005, 21:25
Minifotoja e anetarit Engel
Veteran/e
 
Reg: 05-01-05
Lokalizimi: I don't belong here...
Postime: 354
Kryesore

Arkitekt Sinani- ka qene arkitekti i xhamise Blu ne Stamboll
Inva Mula- Soprane e famshme

Modifikuar per here te fundit nga Engel : 06-01-2005 ne 21:29.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #3  
Te vjeter 11-01-2005, 16:22
Minifotoja e anetarit goldenhoney
Anetar/e
 
Reg: 11-01-05
Lokalizimi: brenda shpirtit tim
Postime: 44
Dergoni nje mesazh nepermjet AIM tek goldenhoney

PIRRO DHIMA (dhe pse njihet si grek nuk eshte faji i tij qe shteti jone nuk u jep krah sportistave dhe artistave. keshtu qe ne dalim dhe e kerkojme neper bote.)

Plus jam dhe une qe do behem nje nder avokatet me te njohur ne bote...

all of u take care!
__________________
dashuria eshte thene te jete jeta edhe pse shume jetojne nje jete pa dashuri
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #4  
Te vjeter 02-02-2005, 19:09
Minifotoja e anetarit skampinianus
Moderator/e
 
Reg: 27-07-02
Lokalizimi: Elbasan
Postime: 192
Images: 5
Faqe ne Ditar: 1
Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek skampinianus
Kryesore

Ja dhe dy nder Rilindasit me te njohur
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg 40-L-Gurakuqi.jpg (15.9 KB, 4 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg 16-K-Kristoforidhi.jpg (15.5 KB, 3 vezhgime)
__________________
VAE VICTIS
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #5  
Te vjeter 11-02-2005, 20:12
Minifotoja e anetarit yllis
I/e Sapoardhur
 
Reg: 31-01-05
Lokalizimi: france
Postime: 20
Kryesore Figurat kryesore

Disa nga figurat kryesore te shqiperise per mua jane:
Nene Tereza
Skenderbeu
Kadare
Ali Pashe Tepelena
Enver Hoxha
Sali Berisha
Naim Frasheri
Adem Jashari
Pa harruar me qindra e qindra te tjere .
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #6  
Te vjeter 02-03-2005, 19:20
Minifotoja e anetarit Kosovari_pz
Veteran/e
 
Reg: 02-03-05
Lokalizimi: Gjermani
Postime: 77
Images: 1
Dergoni nje mesazh nepermjet MSN tek Kosovari_pz
Kryesore X_ForEver_2




ADEM JASHARI
AGIM RAMADANI
Hasan Prishtina


FOTOGRAFI
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg Adem Jashari.jpg (10.7 KB, 3 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg Agim Ramadani.JPG (39.4 KB, 1 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg Hasan Prishtina.jpg (25.9 KB, 2 vezhgime)
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #7  
Te vjeter 02-03-2005, 21:30
Minifotoja e anetarit carbone
Veteran/e
 
Reg: 02-03-05
Lokalizimi: usa
Postime: 154
Kryesore

une pashe shume emra aty por per fat te keq nuk me ra ne sy emri i heroit tone kombetar,i identitetit te shqipnise,i kaloresit dhe legjendes sone gjergj kastrioti.Ai duhet te ishte ne krye te tabeles .Here tjeter mendohuni me mire dhe me thelle pasi keshtu formoheni dhe jepni mendim me te menduar.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #8  
Te vjeter 03-03-2005, 20:02
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

carbone,
Ke te drejte, figura me madheshtore shqiptare s'duhet te mungoje ketu. Me poshte eshte vleresimi qe i behet nga nje tjeter burre i madh, Ismail Qemali.



Skėnderbeu nė vlerėsimin e Ismail Qemalit
Ēfarė shkruan nė kujtimet e tij Plaku i Vlorės, simboli i Pavarėsisė sė Shqipėrisė

Gjergj Kastrioti, figura mė e ndritur e historisė sonė kombėtare


Nė recensionin qė historiani ynė i shquar prof.A.Buda i bėnte veprės sė F.S.Nolit “Historia e Skėnderbeut”, (1921) shkruan midis tė tjerave njė tė vėrtetė tė thjeshtė, por mjaft kuptimplotė: “Skėnderbeu ėshtė njė figurė qė i ka bėrė pėr vete shqiptarėt qė nga fėminija e tyre mė e hershme, e deri nė fund tė jetės”.

Kėtij vlerėsimi kuptohet se nuk i ka shpėtuar as Plaku i madh i Vlorės. Skėndėrbeu ka qenė dhe do tė mbesė nė shekuj, figura mė e ndritur e historisė sonė kombėtare, pėr luftėn e tij vigane qė zhvilloi nė krye tė shqiptarėve pėr 25 vjet me radhė nė njė nga periudhat mė tė rėnda tė historisė sė tyre, siē ishte lufta pėr mbrojtjen e vendit nga invazioni osman. Nė kėtė pėrballje heroike pėr jetė a vdekje kundėr njė pushtuesi tė egėr, tė huaj nga gjuha, zakonet qė kėrcėnonte gjithė zhvillimin ekonomik, shoqėror, politik e kulturor tė arrirė nga shqiptarėt nė shekuj, ranė fli me mijėra e mijėra tė rinj nga tė gjitha shtresat dhe krahinat e vendit qė mbushnin radhėt e ushtrisė sė heroit tonė legjendar. Sipas kujtimeve tė Gjon Muzakės, (bashkėluftėtar i Skėnderbeut) “nė ato beteja tė pandėrprera dhe mizore ranė pothuajse edhe tė gjithė djemtė e zotėrinjve tė kohės”. (I giovani Principi albanesi erano quasi tutti morti).

Qėndresa e shqiptarėve
Me qėndresėn e tyre shqiptarėt fituan admirimin e popujve dhe shteteve tė krishtera tė Evropės, pasi lufta e tyre ishte njėherėsh nė mbrojtje tė qytetėrimit evropian. Kėtė vlerėsim tė lartė i shprehėn heroit tonė nė letrat e tyre: papa Pali II, Kalisti II dhe burra tė tjerė shtetesh si Alfonsi V i Napolit, duka i Milanos, Francesko, tė cilėt pėrjetonin me ankth qėndresėn shqiptare. Kėta udhėheqės tė kohės ishin tė bindur, (dhe koha mė pas e provoi kėtė) se synimi i osmanėve ishte tė hidheshin nė Itali dhe Evropė dhe se ky rrezik, ishte krejt i mundshėm po tė binte Shqipėria. Burimet provojnė se pėr kėtė funksion evropian tė luftės sė popullit shqiptar ishte i ndėrgjegjshėm Heroi ynė Kombėtar: “Po tė mos isha unė, Evropa do tė ndiente” - kėto janė ato fjalėt lapidare, mė tė cilat heroi ynė iu pėrgjigj mė 1460, njė princi mendjelehtė italian qė nuk kishte kuptuar qėndresėn e shqiptarėve.
Emri dhe flamuri i Skėnderbeut i priu shqiptarėt edhe pas pushtimit osman nė pėrpjekjet e tyre shekullore pėr liri e pavarėsi. Ai u bė simbol i qėndresės dhe fitores mbi armikun dhe frymėzoi shqiptarėt nė kryengritjet e shekujve XVI-XVIII dhe nė periudhėn e rilindjes sonė kombėtare. Emri i tij u bė burim frymėzimi dhe mobilizimi edhe nė prag tė pėrpjekjve tė shqiptarėve me nė krye Ismail Qemalin pėr shpalljen e pavarėsisė.

Si politikan dhe diplomat me horizont dhe kulturė tė gjerė ėshtė krejt e natyrshme, qė Ismail Qemali tė kishte njė njohje tė thellė pėr Skėnderbeun, pėr vendin dhe rolin e tij nė historinė kombėtare dhe atė evropiane nė pėrgjithėsi. Nė periudhėn kur jetoi dhe veproi Ismail Qemali, pėr Skėnderbeun qarkullonte njė letėrsi e tėrė e shkruar nga rilindasit tanė tė mėdhej, tė cilėt e kishin fokusuar Heroin tonė Kombėtar si figurė qendrore me peshė tė veēantė nė pėrpjekjet e tyre pėr zgjimin kombėtar tė shqiptarėve. Skėnderbeu ishte bėrė tepėr popullor pėr shqiptarėt me veprat e De Radės “Kėngėt e Milosaos”, dhe sidomos, nga Naim Frashėri qė shkruajti edhe nė vargje historinė e tij. Krahas kėsaj letėrsie mė karakter popullor dhe propagandistik nė shtypin e rilindjes filluan edhe pėrpjekjet e para pėr njė trajtim “shkencor” tė figurės sė Skėnderbeut dhe periudhės sė tij. Shkrime tė kėsaj natyre janė p.sh. disa artikuj tė Konicės botuar nė revistėn “Albania” mbi armėt e Skėnderbeut, mbi portretin autentik tė tij, mbi topografinė e vendeve tė betejave etj.
Megjithatė Ismail Qemali, njohės i disa gjuhėve tė huaja evropiane, kishte lexuar shumė vepra kushtuar Skėnderbeut qė qarkullonin nė letėrsinė botėrore dhe nė kėtė kuadėr s’ka fjalė se kishte lexuar edhe autorin kryesor tė historisė sė Skėnderbeut, Barletin, veprėn e tij “Historia e Skėnderbeut” e cila qarkullonte njė njė varg pėrkthimesh nė gjuhė evropiane.
Por, ndryshe nga tė gjithė patriotėt dhe shqiptarėt e tjerė plakun e madh tė Vlorės e lidhte me Skėnderbeun edhe njė moment i veēantė personal: Pėr njė koincidencė tė lumtur tė historisė, atij i takoi fati tė ngrinte nė Vlorė, mė 28 Nėntor tė vitit 1912, nė mes tė njė entuziazmi tė madh popullor flamurin qė heroi ynė legjendar, Gjergj Kastriot Skėnderbeu, e kishte ngritur mė 28 nėntor tė vitit 1443 nė Krujė.

“Shpirti i Skėnderbeut” nė sheshin e flamurit
Ismail Qemali, shkruan se kėtė moment tė veēantė, sa sublim aq edhe historik e ka pėrjetuar me emocionet e jashtėzakonshme. Kėtė ai e tregon kur pėrshkruan mbledhjen e delegatėve tė ardhur nga tė katėr anėt e vendit nė njė kohė tė vėshtirė, kur ushtritė e vendeve ballkanike po pushtonin qytet dhe krahinat e e ndryshme tė vendit.
“Kongresi, shkruan, Ismail Qemali, u hap menjėherė. Nė mbledhjen e tij tė parė, mė 28 nėntor 1912, ai votoi unanimisht shpalljen e pavarėsisė. Pas kėtij akti, mbledhja u ndėrpre dhe delegatėt dolėn nga dhoma pėr tė ngritur mbi shtėpinė time, shtėpinė ku kisha lindur dhe ku kishin jetuar tė parėt e mi, nė mes tė brohoritjeve tė mijėra njerėzve, flamurin e lavdishėm tė Skėnderbeut, i cili kishte fjetur i palosur pėr 445 vitet e fundit.

Pėr mua ai ishte njė moment i paharrueshėm. Duart e mia dridheshin nga shpresa dhe krenaria, ndėrsa ngrija nė ballkonin e shtėpisė sė vjetėr flamurin e sovranit tė fundit kombėtar tė Shqipėrisė. U duk sikur shpirti i atij heroi tė pavdekshėm, kaloi si njė zjarr i shenjtė mbi kryet e popullit qė brohoriste”.

Nė Arkivin Qendror tė Shtetit ruhet edhe kopja e fjalimit tė mbajtur nga Ismail Qemali nė miting nė Vlorė, ku ai pėrsėri i referohej Skėnderbeut: “Oh! Sa tė lumtur e ndiej veten sot, qė shoh kėtu nė Vlorė, kaq burra shqiptarė tė mbledhur tok, duke pritur me kureshti e padurim pėrfundimin e kėsaj mbledhjeje historike, pėr fatin e atdheut tonė tė dashur. Plot mė gaz e me lot ndėr sy, edhe kėtė minutė, Kongresi shpalli mėvetėsinė e Shqipėrisė, duke lajmėruar gjithė botėn mbarė pėr kėtė punė e, duke mė ngarkuar mua kryesinė e qeverisjes sė pėrkohshme tė Shqipėrisė sė lirė”.

“Porsi njė ėndėrr me duket ky ndryshim i madh i vendit tonė, qė hoqi e vuajti tė zezat e ullirit pesėqind vjet me radhė nėn sundimin turk, por qė tani nė kohėt e fundit, ishte gati tė jepte shpirt pėrgjithmonė, tė shuhej e tė shfarosej krejtėsisht nga faqja e dheut, kjo Shqipėri qė dikur shkėlqente nga trimėria e pashoqe e bijve tė saj : Kjo Shqipėri qė kur i kėrcėnonte rreziku i Evropės nga pushtimet e Turqisė, nėn kryetrimin e pavdekur tė saj, Skėnderbenė, u bė porta e hekurt kundėr sulmeve mė tė tėrbuara tė sulltanėve mė tė egėr qė ka pasur Turqia” 1 .

“Kujtimet” e Ismail Qemalit
Megjithatė, nuk janė kėto rastet e vetme kur Ismail Qemali i referohet Skėnderbeut. Ai i ka kushtuar historisė sė tij njė vend tė veēantė nė librin e tij “The Memoirs of Ismail Kemal bey”, (Kujtimet e Ismail bej Qemalit) e cila u botua nė Londėr mė 1920.
Libri shoqėrohet me njė parathėnie tė W.M.Fullerton, njė publicist ky i njohur i kohės, me tė cilin Ismail Qemali kishte kaluar muaj tė tėrė nė Paris nė vitet 1917 – 1918, duke diskutuar ngjarjet dhe rrjedhimet e Luftės sė Parė Botėrore.
Pėr pėrgatitjen pėr botim tė librit meritė ka pasur S.Story i cili bashkėpunoi ngushtė me Ismail Qemalin. Sipas W.Fullertonit bashkėpunimi midis tyre ka qenė mjaft i vėshtirė, pėr shkak tė ndėrprerjes tė vazhdueshme tė punės nga ana e Ismail Qemalit.
Gjatė pėrgatitjes pėr botim tė librit, shkruan Fullerton “Ismail Qemali ishte i tėrhequr nga probleme tė rėnda tė karakterit personal, tė cilat ishin shpesh herė tė mundimshme, si dhe nga preokupacionet patriotike dhe intrigat qė luheshim lidhur me tė ardhmen e Shqipėrisė. Ai nuk i kushtonte, dhe sigurisht as do tė kishte mundur t’i kushtonte, gjithė kohėn e tij kėsaj pune. Momentet e tij entuziazte tė alternuara me zhdukjen e tij tė vazhueshme dhe pastaj pėrpėlitjet e tij sa herė qė rimerrte nė dorė pėr tė rregulluar kujtimet e veta, gjithė kjo krijonte njė kompleks situatash aspak tė favorshme pėr njė ecuri tė mirė tė punės qė zoti Story ishte impenjuar pėr ta ēuar deri nė fund”.
Libri pėrbėhet nga dy pjesė. Pjesa e parė “Nė shėrbim tė Perandorisė Osmane” jepet njė kuadėr i gjerė i problemeve tė rėnda me tė cilat ballafaqohej Perandoria Osmane . Pjesa e dytė i kushtohet “Shqipėrisė dhe shqiptarėve”, prejardhjes, historisė, zakoneve dhe traditave tė tyre. Kėtu autori ka dhėnė njė “Histori” tė pėrmbledhur jetės dhe veprės sė heroit tonė. Ajo bazohet nė tregimin e njohur tė Barletit mbi rininė e Skėnderbeut, pra dorėzimin e tij bashkė mė tė vėllezėrve peng tek sulltani nga Gjon Kastrioti dhe mė pas kthimin e tij nė Krujė pas disfatės qė pėsuan turqit nė betejėn e Nishit (1443). Sipas Ismail Qemalit, lufta e shqiptarėve kundėr turqve osmanė vinte nga dėshira e pashuar e tyre pėr liri e pavarėsi. Ajo shpėrtheu pėr shkak tė pabesisė qė tregoi sulltan Murati ndaj Skėnderbeut, pas vdekjes sė tė atit Gjon Kastriotit dhe tė pushtimit nga ana e sulltanit tė kėshtjellės sė Krujės. Sipas Ismail Qemalit ky akt shėnonte edhe fundin e pavarėsisė sė vendit.
“Kur Turqia, - shkruan I.Qemali - nė kohėn e sulltan Muratit i pati pushtuar vendet e tjera ballkanike, ajo u detyrua tė ndalej nė pėrparimin e saj, pėr shkak tė qėndresės sė papritur e tė fortė tė Shqipėrisė.

Ati i Skėnderbeut, Gjon Kastrioti
Ismail Qemali pėrshkruan mė tej tė atin e Skėnderbeut, Gjon Kastriotin, tė cilin e pėrshkruan si njė princ tė menēur dhe tė dashur: “Nė atė kohė nė krye tė vendit tim - shkruan autori - ishte Gjon Kastrioti, njė i udhėheqės i dashur dhe i respektuar. Ai i ndodhej pėrballė alternativės ose vazhdonte njė luftė tė pasigurtė kundėr forcės shkatėrruese tė sulltanit ose tė pranonte njė rregullim miqėsor me tė, ai zgjodhi kėtė tė fundit, njė zgjedhje kjo, qė nė mos tjetėr, garantonte sė paku autonominė e vendit tė vet.
Si shenjė pengu, ai dėrgoi tė katėr fėmijėt e tij nė Adrianopojė, qė ishte atėherė kryeqyeti i Perandorisė. Dhe pėr dhjetė vjet, ai i qėndroi besnik me skrupulozitetin mė tė madh kėsaj marrėveshjeje. Gjergji, mė i vogli nga kėta fėmijė, i cili u objekt i legjendės popullore pėr veprimet e tij ushtarake kur luftoi me emrin Skėnderbe, ishte kėshtu qė nga fėminia e hershme e tij nė oborrin e Muratit. Ky i dha njė edukim tė shkėlqyer dhe tregoi pėr tė njė vlerėsim tė madh.
Gjergj Kastrioti nga ana e tij ju pėrgjigjej kėsaj mirėsjelljeje tė sulltanit, me njė pėrkushtim tė sinqertė. Por, kur vdiq Gjon Kastrioti dhe Gjergji, i biri, duhej t’i zinte atij vendin, sulltani, pėrkundrazi, dėrgoi nė Shqipėri trupat e tij tė cilat pushtuan kryeqytetin, Krujėn. Me kėtė akt pavarėsia e Shqipėrisė mori fund, por mori fund edhe besnikėria e Gjergj Kastriotit ndaj sulltanit. Duke pėrfituar nga shpartallimi qė hungarezėt i shkaktuan turqve nė Moravė, ai u nis pėr nė Shqipėri me treqind burra. Ai u prit me entuziazėm jo vetėm nga njerėzit nė Krujė, por nga tė gjithė krerėt e vendit dhe u njoh prej tyre si udhėheqėsi mė i madh i Shqipėrisė”.

Vlerėsimi
Ismail Qemali ka vlerėsuar luftėrat e Skėnderbeut dhe fitoret e tij:
“Pėr tridhjetė vjet Skėnderbeu e mbuloi Evropėn me ushtimėn e armėve tė tij dhe me lavdinė e emrit tė vet, nė njė luftė tė pandėrprerė kundėr fuqisė turke, e cila deri atėherė konsiderohej e pathyeshme”.
Mė tej autori merret me fatin e tė birit tė Skėnderbeut, Gjon Kastriotit, por nė njė mėnyrė tė ndryshme nga faktet historike qė njihen sot. Siē dihet pas vdekjes sė Skėnderbeut, Gjon Kastrioti bashkė mė tė ėmėn, Donikėn (vajzėn e Gjergj Aranitit) kaluan nė Mbretėrinė e Napolit nė mbrojtjen e Ferdinandit, djalit tė Alfonist V. Sipas I.Qemalit, ai kaloi nė Venedik, por kėta e dorėzuan te turqit: “Nė prag tė vdekjes sė tij, shkruan autori, ai (Skėnderbeu – LM) ia besoi djalin, i cilin ishte akoma i vogėl Republikės sė Venedikut, i bindur se kjo ishte zgjidhja mė e mirė pėr trashėgimtarin e fronit tė vet dhe pėr shpėtimin e vendit tė tij. Por kėtij besimi, Venediku iu pėrgjigj mjaft keq: nė vend qė venecianėt ta mbronin atė, ata ua dorėzuan djalin turqve. Kėshtu, Perandoria Osmane mundi edhe njė herė ta merrte me anė tė njė marrėveshjeje (me venecianėt ) atė qė nuk kishte mundur dot ta pushtonte me forcėn e armėve. Kėshtu Shqipėria u detyrua edhe njė herė tė njihte sovranitetin e sulltanit dhe t’i bėnte atij betimin e besnikėrisė”.
“Shqiptarėt, njė popull i lidhur mė turqit”

Nė kujtimet e tij, Ismail Qemali trajton nė mėnyrė tepėr origjinale marrėdhėniet e shqiptarėve mė turqit. Ai nuk pėrmend nė asnjė rast pėrpjekjet e vazhdueshme tė shqiptarėve pėr liri, kryengritjet qė ata zhvilluan nėn emrin e Skėnderbeut dhe flamurit tė tij. Ata kėrkuan shkėputjen nga Perandoria Osmane, kur kjo ishte nė prag tė shkatėrrimit tė saj nė fund tė shekullit XIX. Kėshtu, sipas tij, pas pushtimit osman: “Shqiptarėt nuk kanė hequr dorė nga dėshira e tyre e zjarrtė pėr pavarėsi, kanė qenė nė tė vėrtetė i vetmi popull ballkanik i lidhur me Perandorinė Osmane, gjithmonė tė gatshėm pėr ta mbėshtetur atė, gjithmonė tė predispozuar t’i japin dorė pėr t’u forcuar dhe tė shkojė pėrpara me forcėn e saj.
Por kur shqiptarėt panė se nė vend qė tė forcohej, Turqia vazhdonte duke u dobėsuar dhe shkonte me shpejtėsi drejt shkatėrrimit tė vet, atėherė u ngritėn tė detyruar pėr ruajtjen e tyre, duke thirrur me njė zė “Nėse turqia kėrkon tė vrasė, vetėm le tė vrasė. Ne jemi tė vendosur tė mbijetojmė”.

Shqiptarėt nuk bėjnė dallim midis tyre nisur nga besimi
Qėndrimi i shqiptarėve ndaj Perandorisė Osmane, sipas Ismail Qemalit, nuk mund tė shpjegohet mė influencėn e besimit mysliman, i cili u pranua nga shumica e popullsisė kur Shqipėria ra nėn Turqinė. “Arsyeja e vėrtetė, sipas autorit, duhet kėrkuar nė njė shkallė mė tė thellė tė interesit kombėtar. Megjithėse, nuk duhet mohuar nė mėnyrė tė pėrgjthshme influenca e besimit nė mendėsinė e popullit, dhe as pushteti qė ka islami pėr asimilimin e racave, Shqipėria pėrbėn njė pėrjashtim nga rregulli, i cili ėshtė kaq konstant nė Lindje. Nė Shqipėrinė veriore, nga bregu i Adriatikut deri nė kufi me serbėt, pjesa mė e madhe e popullsisė ėshtė myslimane, ndėrsa pjesa tjetėr katolike. Nė Shqipėrinė e Jugut janė myslimanė dhe ortodoksė. Megjithatė edhe pse janė tė gjithė besnikė tė besimeve tė tyre respektive dhe shpesh tė zjarrta dhe tė ashpra, shqiptarėt nuk nuk bėjnė dallim midis tyre nisur nga besimi, dhe asnjė grup popullsie nuk kėrkon mbi kėtė pikė superioritet apo privilegje”.

Zhgėnjimi i Ismail Qemalit nga vendimet e Konferencės sė Londrės
Pėr Ismail Qemalin, lufta e shqiptarėve nėn udhėheqjen e Skėnderbeut kishte qenė e njė rėndėsie tė veēantė pėr mbrojtjen e Evropės nga rreziku i invazionit osman. Ky ishte nė fakt njė mendim i pėrgjithshėm i kancelarive tė shteteve tė Evropės sė krishterė nė kohėn e Skėnderbeut. Nisur nga ky fakt, Plaku i madh i Vlorės shpresonte se Konferenca e Londrės do tė vlerėsonte kėtė kontribut tė rėndėsishėm tė shqiptarėve dhe do t’i mbėshteste ata pėr krijimin e shtetit tė tyre tė pavarur nė trojet e veta.
“Midis gjithė argumenteve tė trajtuara nga konferenca, shkruan Ismail Qemali, nė gjykimin tim argumenti mė kryesor, mė interesant dhe mbi tė gjitha esencialisht evropian, ishte ajo e Shqipėrisė. Neve na u duk e mundshme tė shpresonim qė njė popull me kaq merita....dhe shėrbimet qė i kishte bėrė Evropės, sė pari duke e mbrojtur atė kundėr invazionit tė turqve do tė kishte mundur tė bėhej zot nė shtėpinė e vet dhe tė ruante pavarėsinė kombėtare... Tė sigurtė nė legjitimitetin e kėrkesave tona, ne prisnim me besim tė plotė verdiktin e konferencės sė Fuqive tė Mėdha.” Por fatkeqėsisht nuk ndodhi kėshtu. “Mė shumė se gjysma e terriorit tė vendit tim, shkruan Ismail Qemali, iu dha Serbisė, Malit tė Zi, dhe Greqisė”.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg Skenderbeu.jpg (17.6 KB, 5 vezhgime)
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #9  
Te vjeter 08-03-2006, 14:08
Minifotoja e anetarit sniper
Veteran/e
 
Reg: 30-07-03
Lokalizimi: France
Postime: 77
Dergoni nje mesazh nepermjet MSN tek sniper Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek sniper
Kryesore

kemi edhe eliza dushku megjithese ka lindur ne amerike
__________________
Get rich or die tryin'!
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #10  
Te vjeter 11-03-2006, 17:24
Minifotoja e anetarit migel
Anetar/e
 
Reg: 19-10-04
Lokalizimi: ITALY
Postime: 45
Images: 4
Dergoni nje mesazh nepermjet ICQ tek migel Dergoni nje mesazh nepermjet MSN tek migel Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek migel
Kryesore

figura mč e shquar čshtč naim frashčri
__________________
MIII SONO IL CONTE DRAKULA
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #11  
Te vjeter 12-03-2006, 17:30
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,966
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Abaz Shehu

Abaz Shehu pjesėmarrės i lėvizjes demokratike-revolucionare, veprimtar i shquar i lėvizjes komuniste dhe i Luftės ANĒ, Hero i Popullit lindi nė Bėnēė tė Tepelenės, nė njė familje me tradita patriotike. Mori pjesė aktivisht nė Revolucionin e Qershorit 1924.
Mė 1925 i shtrėnguar nga regjimi zogist shkoi nė Francė, ku u bė anėtar i PKF. Aktivitetin e tij revolucionar nė Francė Abazi e vazhdoi pėr 6 - 7 vjet deri aty nga viti 1931 kur vendosi tė kthehej nė Shqipėri. Aktiviteti i tij antizogist bie nė sy tė autoriteteve qeveritare dhe, pa kaluar shumė kohė, duke u cilėsuar si element i kuq, arrestohet si pjesėtar i organizatės sė Vlorės dhe dėnohet nė fillim me vdekje, por pastaj dėnimi i kthehet nė burgim tė pėrjetshėm.

Jeta e tij nė burg zgjati 5 vjet, pas tė cilėve, me ndihmėn dhe pėrpjekjen e miqve, u lirua. Abazi, si revoludonar me eksperiencė tė madhe i dha njė ndihmė tė veēantė Luftės Nacionalēlirimtare nė krahinėn e Tepelenės. Fjala e tij e mprehtė, diskutimet dhe thirrjet plot zjarr, qė i bėnte popullit, linin kudo gjurmė tė thella nė zemrat e patriotėve, tė njerėzve tė thjeshtė, tė cilėt mbushnin vullnetarisht radhėt e ēetave partizane. Me zgjerimin e rreshtave partizane Abazi punon pėr organizimin e batalionit "Baba Abaz", nė krye tė tė cilit ai kreu aksione tė rėndėsishme, duke u dalluar pėr trimėri e heroizėm.
Nė tetor tė vitit 1943, me urdhėr tė Shtabit tė Zonės I Operative Vlorė - Gjirokastėr, Abaz Shehu, u caktua komandant i grupit tė Vlorės dhe mė vonė u ngarkua nga Shtabi i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Nacionalēlirimtare si komandant i Brigadės V Sulmuese, qė ishte nė formim e sipėr nė qarkun e Vlorės. Por Abazi nuk arriti dot ta fillojė detyrėn e re se ra nė luftėn e pėrgjakshme tė Gjormit, qė u zhvillua mė 12 dhjetor tė vitit 1943 kundėr forcave gjermane.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!