Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Historia

A duhet te harrojme?

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 19-01-2005, 14:11
Minifotoja e anetarit skampinianus
Moderator/e
 
Reg: 27-07-02
Lokalizimi: Elbasan
Postime: 192
Images: 5
Faqe ne Ditar: 1
Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek skampinianus
Kryesore A duhet te harrojme?

Shihni dhe kujtoni "miqesine" e madhe qe fqinjet kane per ne
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg racak1x1.jpg (9.9 KB, 4 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg jusufgervalla2.jpg (35.7 KB, 2 vezhgime)
__________________
VAE VICTIS
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 20-01-2005, 10:24
Minifotoja e anetarit Qershija
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Kryesore

Poezi nga poeti Jusuf Gervalla


Skena nga jeta e fshatit


Dritarja e avulluar semaveri i ēajit edhe vjeshtė
i tillė i lirė rrethuar me sendet qė vjetėrohen
pėrmbi rafte ftonj njė plakė si pikturė
a nuk qenka vallė krejt zjarri njė trillim
bien gjethet e nė kopsht femra kotet nė luhajė
me goditje tė rėnda imagjinate me njė botė prej letre
tek gjej ngushėllim mes sendesh qė s'janė mė
atje diku nė botėn time atje diku larg
eja pėrsėri netve tė vona si hije qė sajon
pak frymė njeriu e pak dritė qiriri.





Nga memoaret e njė shėtitėsi


kur u ktheva nėn pullazin tim mbuluar me kashtė
nėn qepallat e lodhjes e tė kohės botėn
e nė botė s'kish tjetėr pos shkėlqim ari e qelqi
mbi rrashta e penda tė larta zogj alumini
kish edhe uri edhe poetė edhe ujėvare nė botė
kish njerėz prej druri e kafshė tė buta kudo
kish edhe hieroglife dy fjalė dhe gjurmė qė s'fshihen
kish lumenj tė egėr e fosile tė lashta
mes muresh tė trasha fshesa dhe minj.





Pluhur e ngjyrė


Sytė e tu qiell ēerdhe e lumė i pakapėrcyeshėm
ndėrsa jam pėrgjumur pėrmbi tavolinė
im vėlla dhe fėmijėria ime pemėn e kanė vjelė
kanė korrur kallinj
ime ėmė ka zier ftonj
shelgjet kanė vajtuar
si poeti sentimental nė vjeshtė
- po asgjė s'ėshtė zverdhur.

Duart e tua pushim diēka si ujė zgjojnė
ndėrsa kam ecur shtegut rrėzė mali krejt vetėm
nė njėrin krah shkurre zogjsh
nė tjetrin gėshtenjat
dhe gjarpėrinj.
Im vėlla tė ka dashur tė ka marrė dhe tash nuk je
as ti as ai s'jeni dridhmė plot fletė
nga fluturimi yt tash vetėm ngjyrė
dhe pluhur ka mbet'.

Tash po vij
fėmijė qė buzėqesh mbi krahun e nėnės kur pret
para shitores qumėshtin - tash po vij i pikėlluar
nė shportėn time pemė e fletė
dhe shije gjumi.
Kur tė zgjohem do tė iki
tash po vij nė prehrin tėnd, mėmė
tokė e zezė e lapidar, bajame e verdhė.
Dashuri e paluar si arni nė arkė
oh s'mund ta them
as ta rrėmbej.
Tash po vij
por di se nė ngjyrėn e pelhurės vetėm pluhur
mbi buzėgazin tėnd tė shtrenjtė.





Libri i shenjtė


Shpuzė e errėt matanė qelqeve qė avullojnė
mesnatės sė ngjyer me tėmbėlin e detit
nė oborr po fshihej njė hije dhe qerrja e drunjtė
kuajt sonte askund s'do tė marrin udhė
nė mur ndrit dhe pipėrrin kandili
e nė letėr mes dy vijash tė zeza si pėrherė
druri i vetmuar mė tutje ca hithėr
ia djegin kėmbėt fėmijės qė ėndėrron
drita e praruar gjerdan me guaca
hėn' e verdhė atje lart nė tavan - dhe teja
tok me djepin e vjetėr qė s'pėrkundet - e ha
nuk shihet atje rrėzė gardhi njė vogėlush
qė shiu i tetorit e qull ngadalė
nė vatėr u dogjėn urėt - s'ka mbetur mė prush
frika nga trupi im nė shtrat po mė fton

mbi tryezė ora e vogėl rrah e s'pushon





Flatrat e detit tė humbur


Qepallat e gjata, hijet e syve dhe lagėshtia
Lumi i bardhė, trup i thyer leckė
Ec e ec e kėmbėt mė sharrojnė nė lym
Jam larg tokės
E qielli im i lartė s'mė mban

Tė mos isha det i humbur, do tė kisha flatra





Lufta dhe arti


Tutje gjithnjė akull
Kėndej gjithnjė zjarr
Unė jam syri i Aladinit
E shoh veten si digjem
nė betejėn e tmerrshme
tė fjalės
e tė mendimit

Me shenjtėri tė mallkuar
me pėrfytyrimin e qartė
e krijoj
Nė mua shushurijnė dete
tė qena
nė ėndėrr

S'po flas kotnasikot
Mund t'i merrni fjalėt e mia
e tė niseni nėpėr botė
Unė s'kam guxim
Kuptoj se pa dritėn e tyre
Nuk do ta di rrugėn nėpėr dritė
Janė krijuar prej frenimesh
prej kthesash theqafjesh
dhiaresh tė shenjta
zigzage

Unė nuk i shoh yjet
pėshtjellė nė terr
Gjithėsia e ftohtė
nuk e ka gji diellin
Sikur tė mos e ftohte
ana e errėt e planetit





Qenie, varr as frymė


njė shishe hermetike
grykėngushtė
lėfytgjatė
nė murin prej argjile
nė detin e ėmbėl
nė lėkurėn me pore drite
nė ballsam tė largėt egjipti
njė njė tė miliontin yll
nė ēdo kristal
nė ēdo gur tė ēmuar

bima mugullon nė terrin e tokės
nė qullin e baltės
qenie, varr as frymė
sy i zbrazėt
nga gjithė bukuria mbeti vetėm kjo
e prekshme e flakėt dhe e pakuptueshme

seē po lebetitem po mė dridhet buza
zėri im i djeshėm se ku u bė
amshim i zbrazėt
si syri qė mė sodit me plotėninė e trilluar
i ndritshėm e i thatė si mermer i zi
dashuria e tė ēmendurit nga frika
mes tė gjithėfuqishėmve
njė gogol druri mbuluar me tė tharat e vjeshtės
njė leckė e njė enė e ndryshkur
ca pulla sedefi

nė shesh i nxora gjithė rekuizitat e parajsės
e syri i zbrazėt nė roje sodiste
dhe pėrgjonte pamundėsinė time tė mundshme





Njeriu i zi


Jam i sigurtė, kurrė s'do tė bėj vetėvrasje
Kaq i hekurosur, i mirėfilltė, si arsyeja
E kam vrarė orėn e murit me armėn e nxehtė
Dhe kam ikur prej librit tė pėrhitur qė mė shėmton
Me bukurinė e tij

Vdekja s'ėshtė dobi as moshė as lindje e re

Drurin e vjetėr tė tavolinės, shtizėn, patericėn
Boshtin e lavjerėsin, rrapicėn e bronztė, lėkenė
Nurin e derdhur si pluhur mbi dritare nė mesnatė
Strallin e pikėlat e vesės qė shpėrthejnė
Me rrezen e parė tė dritės nė agun vjeshtor -

Vdekja nuk i ka





Fletė testamenti


Nė zgjimin tim tė heshtur tė mė ngurosin
nė flijimin tim tė begatshėm tė verės
nė nisjen time nė fillimin tim tė ri
nė gjumė shekujsh me ndėrrime tė mė zgjojnė
le tė mė puthė rrezja e qartė ngazėllyese
e druvarit tė fjetur nė rudinė
myshku le tė jetė gjithmonė i blertė mbi gurė
emėr tė mos ketė e shkronja le tė flasė
nė gjuhėn e vjetėr tė kafshės sė zezė
guaca e kėrminj le tė vijnė pėr dasmė
mbi rrasėn time
le tė shtrihen edhe ata si dy yje
ftohtė le tė bėjė verės e verės verė
e me njė pikė ujė verdhėsisė sė barit tim
le t'i mėshirohen
vėrmeni atje tek do tė tregojė guri pėr udhėn
deri te shtėpia ime bėrė me dru e kashtė

le tė thyhet ēdo pasqyrė qė ka ballsamosur
ballin tim e mėrrolėn e ēastit plot mllef
se ja tek po zgjohet er' e re e dashurisė sė tokės
se jam i parrezikshėm kaq i pafuqishėm
mumje pėrfytyrim qė krahasohet me rrahun
tek do tė mė vini pėrsėri ju pas
le tė mė lėnė tė fle qetė si pranė stufe
dimrit tė madh tė dashurisė sime
nuk do tė pėrpėlitem s'do tė rrotullohem
s'do tė shplohem natėn nuk do tė kollitem
me fjalėt e mia le tė mė mallkojnė
nė rrasėn time atė rrasė tė zezė tė ftohtė
nė duart qė i kam prekur le tė mė lėshojnė
rrjedhės tė qetė tė fatit qė pret
shigjet' e mėrisė le tė bjerė mbi dhe
nė shkretėtirėn e moskuptimit le tė fiket
kurrė tė mos vijnė kur unė nuk i pres
ata qė tėrė jetėn i prita, tė dashurit

ē'po flas kėshtu pash zotin?
__________________
Nobody is perfect ...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #3  
Te vjeter 08-02-2006, 16:01
Minifotoja e anetarit skampinianus
Moderator/e
 
Reg: 27-07-02
Lokalizimi: Elbasan
Postime: 192
Images: 5
Faqe ne Ditar: 1
Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek skampinianus
Kryesore

Tringellimat e paqes jane me te rrezikshme se vergellimat e armeve nese ēojne ne harrese
__________________
VAE VICTIS
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės Sabahi Arena Nderkombetare 0 07-01-2008 11:24
Bashkimi familjar nė Britaninė e Madhe? Baby Girl Emigracioni 0 24-06-2007 22:02
Te rendesishme per ti ditur Jonisa Njeriu dhe shendeti 2 20-10-2006 14:28
Tensioni i larte i gjaku- hipertensioni canary Njeriu dhe shendeti 0 06-05-2003 22:53


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 01:17.




Parajsa Shqiptare