Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Historia

Dinastia e mrekullueshme e Qyprilinjve!

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 25-01-2006, 21:14
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Dinastia e mrekullueshme e Qyprilinjve!

Nė njė periudhė kur Perandoria e stėrmadhe Otomane kishte ndalur sė zgjeruari kufijtė e saj dhe e brejtur nga korrupsioni e anarkia ishte zhytur nė njė amulli tė pashpresė, njė dinasti shqiptare deri atėherė e panjohur mori nė dorė frenat e gjigantit tė fjetur, duke e kthyer atė pėr rreth gjysmė shekulli nė shkėlqimin e dikurshėm. Bėhet fjalė pikėrisht pėr dinastinė e Qyprilinjve, qė nė disa raste me dorė tė hekurt e nė disa tė tjerė pėrmes tavolinave diplomatike, ditėn fillimisht tė ndalnin korrupsionin dhe anarkinė qė mbretėronte brenda shtetit.

Kjo periudhė ėshtė e pėrshkuar nga trazira tė shumta, tė cilat pėr vite me radhė e kishin paralizuar krejtėsisht Perandorinė turke. Pėrmes njė kryengritjeje, Sulltan Ibrahimi ishte larguar nga froni, ndėrkohė qė vėllai tij i madh Osmani i III-tė ishte vrarė. I takonte tashmė Mehmetit IV, i cili atėherė ishte vetėm shtatė vjeēar, tė vihej nė krye tė Perandorisė. Pėr shkak tė moshės sė mitur tė Sulltanit, Kosem Sulltana, gjyshja e tij, qė ėshtė njėherėsh gruaja mė e famshme dhe mė e pėrfolur e historisė turke, mori nė dorė frenat e Portės sė Lartė, pėr ta shtyrė mė tej gjigantin e lėkundur nė vorbullėn e anarkisė. Pėr njė periudhė tre vjeēare, deri nė vrasjen e Kosem Sulltanės, korrupsioni preku ēdo strukturė tė Perandorisė, duke e ēuar kėtė tė fundit nė prag tė kolapsit tė plotė. Pas vdekjes sė tė vjehrrės, frenat e Perandorisė i mori nė dorė Hatixhe Turhan Sulltana, e ėma e Mehmetit tė IV, e cila, nė kėrkim tė njeriut tė duhur pėr tė drejtuar Perandorinė, brenda pak vitesh ndėrroi 10-tė Vezirė tė Mėdhenj, para se t’ia besonte kėtė funksion Mehmet Pashė Qypriliut.

Pikėrisht kėtu nis edhe periudha rreth 50-vjeēare e qeverisjes sė Qyprilinjve, familja e tė cilėve qe e aftė t’i ofronte Portės sė Lartė plot shtatė Vezirė tė Mėdhenj e Vezirė tė rangjeve mė tė ulėt – njė rast unik nė historinė europiane.

Me saktėsi dihet vetėm viti i lindjes sė Mehmet Qypriliut (1583), por me siguri dihet se ai lindi nė fshatin Roshnik pranė Beratit. U dėrgua qė i vogėl nė Stamboll i pėrfshirė nė pengun (haraēin) e gjakut, i cili konsistonte nė rrėmbimin e fėmijėve tė krishterė dhe dėrgimin e tyre nė Turqi, ku, pasi rriteshin si myslimanė, nė moshėn 11-vjeēare, nė bazė tė afėsive qė tregonin, dėrgoheshin nė ushtri (jeniēerė), apo nisnin karrierėn nė pallatin e Sulltanit. Nė vitin 1623 Mehmeti, nėn mbėshtetjen e boshnjakut Khosrev Pasha, ishte kuzhinier nė kuzhinat e Pallatit. Pėr shkak tė karakterit tejet tė vėshtirė e kryeneē ai dėbohet nga Pallati dhe dėrgohet me detyrėn e spahiut nė qytetin Kopru tė Anatolisė. Ai u vendos nė Köprū dhe u martua me Aishe Hanėmin, tė bijėn e Jusuf Agait, Pashait tė zonės. Me ngjitjen e Khosrev Pashės nė detyrėn e Agait tė Jeniēerėve, ai u thirr pėrsėri nė shėrbim dhe kur Khosrev Agai u bė Vezir i Madh, e emėroi Mehmetin shef tė thesarit. Por edhe nė kėtė detyrė Mehmeti nuk mundi tė qėndronte gjatė. Pas ekzekutimit tė Khosrev Agait, ai shėrbeu si sanxhak-bej apo si aga nė provinca tė ndryshme – ka shumė mundėsi nė Köprū apo nė rrethinat e tij, nga edhe mori emrin Mehmet Köprūlu (Qypriliu). Mė pas kthehet pėrsėri nė Stamboll, ku kryen detyra tė ndryshme, si inspektor i arsenalit, komandant spahinjsh, apo komandant i forcave tė koracuara. Nė vitin 1656 ai u bė Pasha me dy Tuje dhe iu ngarkua detyra e Guvernatorit tė Tripolit. Ėshtė e paqartė pėr sa kohė e kreu Mehmet Pasha kėtė funksion, dihet vetėm qė pėr pak kohė ai u kthye pėrsėri nė Köprū, nga ku u largua pėr tė marrė detyrėn e Myteselimit tė Vilajetit tė Damaskut.

Pashai i panjohur 80-vjeēar e pranoi funksionin e Vezirit tė Madh vetėm pas zotimit nga Nėna e Sulltanit se atij do t’i lihej dorė krejtėsisht e lirė nė qeverisjen e Perandorisė. Fillimi i pushtetit tė Mehmet Qypriliut u shėnua nga shtypja me dorė tė hekurt e njė lėvizjeje tė kryesuar nga disa krerė fanatikė tė njė fraksioni mysliman, qė u shoqėrua nga dėnimi me vdekje i disa pasuesve tė Kosem Sulltanės. Pak kohė mė pas, nė janarin e vitit 1657, nė mėnyrė tė pamėshirshme ai shtypi edhe njė kryengritje tė spahinjve, ndėrkohė qė Sheik Selimin, shkaktarin kryesor tė trazirave dhe kryetarin e lėvizjes, e mbyti nė Bosfor. Njė fat jo mė tė mirė pati edhe Patriarku i Kishės Greke, i cili u var publikisht pasi i kishte shkruar Vojvodės sė Vllahisė tė shpallte rėnien e Islamit. Kėto masa tė pamėshirshme ishin veē njė copėz e vogėl e diktaturės qė do tė pėrfshinte gjatė gjithė dominimit tė tij Perandorinė Otomane. Sipas disa burimeve, numri i tė ekzekutuarve gjatė qėndrimit tė tij nė detyrėn e Vezirit tė madh ngjitet nė shifrėn e 35 mijė vetėve (burime tė tjera pėrafėrsisht kėtė shifėr e japin vetėm pėr vitin e parė tė qeverisjes sė tij). Pastrimin e Perandorisė nga elementet e dėmshėm, gjė qė e kishin bėrė edhe Sulltanėt para tij (Sulltan Murati), Mehmet Qypriliu e shihte si kusht tė domosdoshėm pėr rifuqizimin e Perandorisė. Duke eliminuar armiqtė e brendshėm dhe duke mos pasur mė pengesa brenda nė shtėpi, Veziri i Madh menjėherė i ktheu sytė nga armiqtė e jashtėm. Fitorja e Venedikasve nė Kios pak kohė mė parė kishte qenė njė goditje shumė e rėndė pėr fuqinė detare Otomane. Duke e parė flotėn detare si njė problem me rėndėsi mjaft tė madhe, Veziri i Madh i pėrqėndroi tė gjitha energjitė e tij nė rimėkėmbjen e flotės, dhe, pasi e bėri njė gjė tė tillė, u ndesh me flotėn Venedikase nė Dardanele. Fillimisht, turqit pėsuan humbje tė rėnda, por, falė njė gjyleje tė qėlluar nga bregu, e cila shpėrtheu pikėrisht nė depon e municioneve tė anijes sė Admiralit Venedikas Mokenigo, flota Venedikase mbeti pa komandant dhe u shpartallua krejtėsisht. Veziri i Madh shpėrbleu topēiun qė i dhuroi fitoren dhe disa tė tjerė qė luftuan trimėrisht, por nga ana tjetėr ekzekutoi njė numėr tė madh oficerėsh tė lartė mbi tė cilėt ranė pėrgjegjėsitė pėr humbjet e mėparshme. Pasi rivendosi prestigjin e humbur tė Perandorisė nė det, ai u kthye pėrsėri nė tokė. Princi i Transilvanisė, Georg Rakocki II, me mbėshtetjen e krerėve tė Vllahisė e Moldavisė, marshoi drejt Polonisė duke prekur drejtpėrdrejt interesat e Perandorisė Otomane. Nė pėrpjekje pėr tė zėnė Rakockin, Qypriliu rrethoi dhe mori Janovėn, ku zbuloi se armiku i tij ishte larguar dhe kishte hyrė nė Austri. Mė pas iu desh t’i drejtohej Anatolisė, pėr shkak tė njė kryengritjeje tė drejtuar nga krerė tė lartė tė Perandorisė, tė cilėt druheshin se do tė binin pre e hakmarrjes sė Vezirit tė Madh pėr shkak tė mosbindjes qė kishin treguar ndaj Portės sė Lartė. Pasi ekzekutoi krerėt e kryengritjes, si dhe rreth 1 mijė nga rreth 7 mijė asqerėt qė i mbėshtetnin, Qypriliu u mor me shtypjen e revoltės sė Mehmet Beut nė Egjypt dhe tė Mustafa Pashės nė Antalia, kryengritje tė cilat, falė temperamentit tė tij, i shtypi nė mėnyrė tė pamėshirshme dhe me tė njėjtėn forcė qė kishte treguar dhe mė parė. Kėtė temperament dhe mėnyrėn se si qeveriste Qypriliu e shpreh qartė pėrmes njė letre qė i dėrgon njė Pashai qė ishte njėkohėsisht edhe miku i tij. Nė letėr i thotė Pashait qė nė rast se Kozakėt do tė arrijnė tė sulmojnė qoftė edhe njė nga fshatrat e Pashallėkut tė tij, ai (Veziri i Madh) do ta bėnte copash qė kėshtu t’i shėrbente si shembull edhe tė tjerėve. Pikėrisht kėtij temperamenti tė vėshtirė i dedikohet edhe njė incident i rėndė diplomatik me miqtė e atėhershėm francezė. Ambasadori i Francės De La Haye nuk i kishte dėrguar ende dhuratat e zakonshme pėr shkak tė mendimit se si edhe paraardhėsit e tij tė shumtė, Qypriliu shumė shpejt do tė zėvendėsohej nga njė Vezir tjetėr. Veziri i Madh u ndje tej mase i fyer nga njė mungesė e tillė respekti dhe, nėn pretekstin e spiunazhit pėrmes korrespondencės diplomatike, fillimisht dha urdhėr qė tė rrihej me shkop i biri i ambasadorit, pėr t’i arrestuar e burgosur mė pas at e bir. Delegacioni i dėrguar nga Luigji i XIV-tė pėr tė hetuar dhe vėnė nė vend nderin e Francės, pėrmes njė sjelljeje tė studiuar mirė, u trajtua nė mėnyrė tepėr fyese. Rezultati i kėtij incidenti ishte qė Franca prishi aleancėn me Turqinė dhe nisi tė ndihmonte hapur Venedikun nė mbrojtje tė Kretės.

Gjatė pesė viteve qė qeverisi me dorė tė hekurt Perandorinė Otomane, Mehmet Pashė Qypriliu arriti tė ērrėnjoste anarkinė dhe korrupsionin, tė eliminonte rebelėt dhe t’i kthente shtetit administratėn. Ai hyri nė histori edhe si njė ndėrtues i madh. Pėr t’u pėrmendur janė kėshtjellat nė derdhjen e Donit e nė brigjet e Dnieprit, si dhe njė numėr i madh xhamish, dyqanesh e shkollash nė Janovė, Rudnik, Tarakli etj. Veziri i madh vdiq mė 31 tetor tė vitit 1661. Kėshillat qė i dha nga shtrati i vdekjes Sulltanit tė ri (pa harruar qė mė parė t’i merrte pėlqimin pėr zėvendėsimin nė detyrėn e Vezirit tė madh nga i biri, Fazil Ahmed Qypriliu), do tė ishin tė denja edhe pėr vetė Makiavelin; kurrė mos ia vėr veshin kėshillės sė njė gruaje; mos lėr askėnd tė pasurohet e tė fuqizohet shumė; mbaje arkėn e thesarit gjithnjė plot dhe mbaje veten e ushtrinė gjithnjė tė zėnė.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg mehmet-kuprulu.jpg (19.7 KB, 3 vezhgime)
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 05-02-2006, 19:24
Minifotoja e anetarit *KriPMjalteZa*
Anetar/e
 
Reg: 03-02-06
Postime: 25
Images: 42
Kryesore

Dicka rreth dinastise se Qyprillinjve eshte paraqitur dhe nga shkrimtari shqiptar i permasave boterore Ismail Kadare tek romani "Pallati i Endrrave" ne themelin e te cilit qendron pikerisht raporti i individit me shtetin .Aty thoshte se familja e Qyprillinjve ishte e mallkuar pasi shume pjestar te saj perfundonin shume keq.
__________________
* Lost In Translation *
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #3  
Te vjeter 07-02-2006, 17:30
Minifotoja e anetarit skampinianus
Moderator/e
 
Reg: 27-07-02
Lokalizimi: Elbasan
Postime: 215
Images: 5
Faqe ne Ditar: 1
Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek skampinianus
Kryesore

Ismail Kadareja nuk mori persiper te tregoje si funksionoi Perandoria Osmane gjate sundimit te Qyprillinjve. "Nepunesi i Pallatit te Enderrave" eshte nje alegori per sigurimin e shtetit dhe mallkimin e kish gjithe populli shqiptar
__________________
VAE VICTIS
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #4  
Te vjeter 08-02-2006, 18:30
Minifotoja e anetarit *KriPMjalteZa*
Anetar/e
 
Reg: 03-02-06
Postime: 25
Images: 42
Kryesore

Citim:
Origjinali i Postuar nga skampinianus
Ismail Kadareja nuk mori persiper te tregoje si funksionoi Perandoria Osmane gjate sundimit te Qyprillinjve. "Nepunesi i Pallatit te Enderrave" eshte nje alegori per sigurimin e shtetit dhe mallkimin e kish gjithe populli shqiptar
E di cfare ka paraqitur Ismail Kadare ne ate liber , une thashe qe tek ai liber ai ka permedur dicka rreth kesaj familjeje madje permendja qe ajo qe qendron ne thelbin e librit eshte pikerisht raporti i individit me shtetin dhe analogjite qe i ben perandorise osmane me shtetin komunist shqiptar... te lutem lexoji mire here tjeter dhe interpretoji sakte
__________________
* Lost In Translation *
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #5  
Te vjeter 05-04-2006, 16:57
Minifotoja e anetarit skampinianus
Moderator/e
 
Reg: 27-07-02
Lokalizimi: Elbasan
Postime: 215
Images: 5
Faqe ne Ditar: 1
Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek skampinianus
Kryesore

Per familjen e Qyprillinjve mund te shikoni dicka dhe tek Histria e Ballkanit e Zhorzh Kastelan
__________________
VAE VICTIS
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #6  
Te vjeter 05-04-2006, 16:58
Minifotoja e anetarit skampinianus
Moderator/e
 
Reg: 27-07-02
Lokalizimi: Elbasan
Postime: 215
Images: 5
Faqe ne Ditar: 1
Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek skampinianus
Kryesore

Thjesht trill letrar referimi i Kadarese per kete familje
__________________
VAE VICTIS
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
dinastia, mrekullueshme, qyprilinjve

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. Muslimani Kurani dhe Jeta 3 31-10-2006 20:22
Shqiptarja e bukur ne kornize Qershija Arti shqiptar 0 20-02-2006 19:17
Serenatat Korēare! AlbShkodra Muzika 0 08-05-2004 06:31


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 17:00.




Parajsa Shqiptare