Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Historia

Dardanėt

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 25-04-2006, 15:54
Minifotoja e anetarit rrebelica
Moderator/e
 
Reg: 21-03-06
Lokalizimi: Prishtinė
Postime: 266
Images: 2
Kryesore Dardanėt

Krijimi i Mbretėrisė Dardane
Nė shek.IV p.e. sonė u krijua Mbretėria Dardane, e cila shtrihej nė territorin e Kosovės sė sotme e tė krahinave tė tjera pėrreth. Kufijtė e saj shkonin nė veri deri te qyteti i Nishit, kurse nė jug deri nė Kukės dhe nė rrjedhėn e sipėrme tė Vardarit. Mbreti i parė dardan qė njohim, ėshtė Longari. Pas tij erdhėn mbretėrit Bato dhe Monun. Rolin kryesor nė mbretėri e luajti fisi dardanėve. Nė kėtė mbretėri bėnin pjesė edhe fise tė tjera, ndėr tė cilat njohin galabrėt dhe thunatėt.
Dardania ishte e njohur nė botėn e lashtė pėr tokat e saj tė gjera e pjellore, pėr punimin e arit dhe pėr pėrpunimin e produkteve blegtore. I Njohur ka qenė veēanėrisht djathi dardan. Shoqėria ilire e dardanėve mbėshtetej nė sistemin sklavvopronar. Shkrimtarėt antikė tregojnė se dardanėt kishin kaq shumė skllevėr, sa vetėm njėri prej tyre mund tė kishte deri nė 1000 veta e ndoshta edhe mė shumė. Secili nga kėta skllevėr punonte tokėn.
Nė kohė lufte sklleverit merrnin pjesė nė ushtri, duke pasur si prijės pronarin e tyre. Mbretėria Dardane kishte krijuar njė ushtri tė fuqishme dhe tė organizuar mirė. Veēori e luftėtarėve dardanė ishte se ata hidheshin tė gjtihė sė bashku nė sulm dhe po kėshtu sė bashku tėrhiqėshin me radhė tė shtrėnguara, duke mos lėnė nė sheshin e luftės as tė plgosurit e tyre. Forca e kėsaj ushtrie u tregua sidomos nė shek.III p.e. sonė, kur dardanėt qenė nė gjendje tė mbroheshin nga dynjet e fuqishme tė keltėve, tė cilėt zbritėn nga Evropa Qendrore. Madje dardanėt treguan gatishmėrinė tė ndihmonin edhe Maqedoninė, qė tė pėrballonte kėto sulme. Siē dėshmojnė shkrimtarėt e lashtė, historia e Mbretėrisė Dardane ėshtė mbushur me luftėra tė pandėrprera kundėr Maqedonisė dhe mė vonė kundėr romakėve.
Me Mbretėrinė Ardiane, dardanėt mbajtėn marrėdhėnie miqėsore, por patėn edhe konflikte, tė shtyrė nga aristokracia skllavpopronare, dhe kjo pati pasoja shumė tė rėnda ekonomike e politike si pėr ardianėt, ashtu edhe pėr dardanėt. Nė mesin e shek. III p.e.sonė, kur sundonte mbreti Longar, ushtritė dardane u pėrpoqėn tė shtrinin kufijtė e tyre deri nė brigjet e Adriatikut, duke shfrytėzuar faktin qė ushtritė ardiane tė mbretėreshės Teuta ndodheshin nė Epir. Ky operacioni ushtarak fillimisht pati sukses, por me kthimin e ushtrive ardiane nga Epiri, dardanėt u detyruan tė lėshonin tokat e pushtuara e tė ktheheshin nė kufijtė e mėparshėm. Pas kėsaj Longari i drejtoi uishtritė e tij nė jug dhe pushtoi tokat e Mbretėrisė Paione, qė ndodheshin nė veri tė kufijv tė Maqedonisė.

Luftėrat e dardanėve kundėr maqedonasve
Rreth vitit 21 p.e.sonė luftimet ndėrmjet dardanėve dhe maqedonasve morėn pėrmasa tė gjera, aq sa mbeti i vrarė nė betejė edhe mbreti maqedonas Demetri II. Pas vdekjes sė tij, dardanėt i shpeshtuan sulmet nė ;maqedoni, derisa Antigon Dozoni i detyroi tė largoheshin nga mbretėria e tij. Kur mbreti maqedonas Filipi V ndodhej nė luftė me grekėt, nė vitin 219 p.e.sonė, dardanėt vėrshuan pėrsėri kundėr Maqedonisė. Ushtritė maqedonase u detyruan tė ktheheshin nė trojet e tyre dhe pėr tė pėrforcuar kufijtė veriorė, pushtuan qytetin mė tė madh tė Paionisė, Bylazorėn (Velesi). Nė vitin 216 p.e.sonė ushtritė dardane ndėrmorėn njė operacion tė fuqishėm ushtarak kundėr Maqedonisė, duke zėnė 20 000 robėr. Ata zbritėn deri nė fushėn e Argos, nė brigjet e lumit Haliakmon. Kjo fushatė u ndoq nga kundėrsulme tė reja qė bėri Filipi V kundėr dardanėve, duke u shkaktuar atyre humbje tė rėnda nė ushtri. Nė vitin 200 p.K. mbretėrit dardanė Longar e Bato, sė bashku me ardianėt e mbretėr tė tjerė, lidhėn aleancė me romakėt kundėr Maqedonisė. Kjo i shtyu dardanėt tė ndėrmerrnin sulme tė reja nė jug tė kufirit tė tyre. Dardanėt nuk i pushuan luftėrat pėr tė ēliruar tokat qė ndodheshin nė jug tė mbretėrisė sė tyre, toka qė dikur i pėrkisnin Mbretėrisė Paione dhe qė i mbante tė pushtuara Maqedonia, duk u mbyllur kėshtu atyre rrugėt tregtare qė i lidhnin me krahinat jugore tė Ballkanit. Duke mos qenė nė gjendje tė ndėrprisnin sulmet dardane, maqedonasit bėnė marrėveshje me fiset kelte tė bastarnėve dhe tė vendoseshin vetė nė tokat e tyre. Kjo gjė nuk u arrit. Dardanėt i thyen ushtritė kelte dhe ēliruan tokat qė ata kishin pushtuar. Edhe pasi u shkatėrruan Mbretėria Ardiane dhe ajo e Maqedonisė. Dardania vazhdoi tė ishte ende e lirė, ndonėse nga aleanca me romakėt dardanėt nuk arritėn pėrfitimet e dėshiruara. Romakėt nuk u dhanė tokat e Paionisė, por vetėm tė drejtėn pėr tė tregtuar kripė.

Luftėrat e dardanėve kundėr romakėve
Luftėrat e dardanėve kundėr romakėve pėr shumė vjet me ashpėrsi shumė tė madhe, nė rrethanat kur senati romak synonte tė shtrinte pushtimet e tij nė tė gjitha tokat ilire dhe tė arrinte deri nė Danud. Edhe pas shqetėsimeve qė u shkaktoi rifillimi i sulmeve kelte, dardanėt i vazhduan inkursionet e tyre kundėr Maqedonisė, cila ishte kthyer tashmė nė provincė romake. Dardania u bė pengesė serioze pėr shumė vjet me radhė pėr ushtritė pushtuese romake, tė cilat nuk hiqnin dorė nga synimet e tyre. Megjithkėtė nė vitin 97 p.e.sonė romakėt arritėn tė vinin nėn varėsi tė pėrkohshme dardanėt dhe fise tė tjera fqinje, tė cilat mė vonė i ripėrtrinė forcat dhe u shkaktuan humbje tė rėnda romakėve.
Aq tė vėshtira ishin kėto luftėra pėr romakėt, sa kur konsulli romak Kurioni pėrgaditej me 5 legjione tė nisej nė luftė kundėr Dardanisė, njėri nga kėto legjione ngriti krye dhe nuk pranoi t'i bindej komandantit tė vet tė shkonte nė kėtė luftė qė ushtarėt e quanin tė rrezikshme. Romakėt i krahasonin dardanėt me kuēedrėn e Lernės, e cila, edhe kur ia prisnin tė gjitha kokat qė kishte, i ringjallte pėrsėri. Me kėtė krahasim ata shprehnin qėndrueshmėrinė e madhe tė dardanėve ndaj kundėrshtarit. Pas luftėrave tė gjata me romakėt, nga fundi i shek.I p.e. sonė dardanėt e humbėn pavarėsinė e tyre dhe hynė nėn varėsinė e plotė tė Romės.

Politika
Marrėdhėnjet pėrbrenda fisit
Marrėdhėniet me fiset fqinje
Marrėdheniet e jashtme

Gjeografia
Territorė i dardanėve nė antikėn e hershėm ishte pjesė pėrbėrėse nė iliri, e qė pstaj ky regjion bie nėn pushtimin romakė si tėrė iliria. Mė vonė, nė shekullin e I-rė p.e.s i bashkangjitet Mezisė sė eperme(Malvensis). Nė shekullin e III-tė nėn sundimin e Dioklecianit si provincė nė vete i ngjitet Ilirikut. Qytetet mė tė njohura ishin Ulpiana, Skupi, Therranda, Naisus, Vicianum, Municipium Dardanorum, kurse mė vonė pas termetit tė vitit 527 ku Ulpiana (Prishtina) ishte shkatėrrua tėrsishtė, Justiniani u emrua perandor i Bizancės dhe themeloi edhe qytete tė reja, Justiniana Prima, Mediana, Anausaro etj.

Ekonomia
Qarku ekonomik pėrbenda fisit
Kėmbimet ekonomike tė fisit
Demografia
Struktura e popullsisė
Bujqė
Aristrokaci
Skllavė
Kultura
Kultura dardane ėshtė njė subkultur ilire. Duket se nė kėtė pjesė tė ilirisė ėshtė kultivuar pakė mė tepėr punimi i qeramikės e posaqėrisht punimi i objekteve prej argjendi e ari.
Pėrndryshe edhe tek dardnėt gjejmė punimet e objekteve metalike. Mė tė shumta ishin ato qė pėrdorėshin pėr veshjen dhe zbukurimin e trupit, tė punuara prej hekuri, bronzi, argjendi e mė rrallė prej ari. Me shumicė punoheshin armėt e sulmit e tė mbrojtjes, kryesisht prej hekuri. Ndėr to ka forma qė janė tipike dardane. Po kėshtu tė ndryshme janė edhe veglat e punės prej hekuri.
__________________
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
dardanet

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Pse do tė qartsohet statusi i Kosovės dhe pse gabon Tim Judah. saldusi Gazeta Shqiptare ne UK 0 02-05-2007 23:20
Kunder vendimit te qeverise per financimin e monografis per krimet e kryera ne Kosove saldusi Gazeta Shqiptare ne UK 0 17-03-2007 15:56
Peja nje nga qytete me te vjetra ne Kosove! informuesi Guida dhe udhetime Turistike 1 30-01-2007 08:43
Historia e Shqiperise - ILIRET AlbShkodra Historia 29 25-10-2003 00:05


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 17:21.




Parajsa Shqiptare