Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Historia

Ate Lovro Mihaceviq - Shkodra e hirshme e 1907-es

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 18-04-2007, 01:03
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,032
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Ate Lovro Mihaceviq - Shkodra e hirshme e 1907-es

Shkodra e hirshme e 1907-ės
Atė Lovro Mihaēeviq
Milosao

U pėrshėndetėm me Kosovėn dhe duke u hedhur nė shpinė tė kalit, thashė t’ia hedh edhe njė herė syrin Kosovės, Metohisė dhe Podrimės sė mrekullueshme, e mendoj me vehte se shqiptarėt kanė tė drejtė kur thonė “Bukė tė jep Zadrima e verė Podrima”. Eshtė mėngjez i bukur vjeshte. Ne jemi zgjuar herėt dhe prej Suharekės afėr Prizrenit ku bujtėm, po risemi rrugės pėr nė Prizren e pastaj nė Bistricė.

Gjogu im i lėshon hapat ngadalė si ndonjė dembel, sikur matė forcėn e vet e nuk ngutet, kishe pėr tė thėnė se po shtrėngohet pėr tė marrė njė rrugė tė gjatė e duhet tė ruajė fuqinė e vet, tė mos lodhet para kohe. Erdhėm nė fshatin Vrashnjė, kapėrcejmė Bistricėn dhe po i afrohemi bregut tė Drinit. Pak mė vonė pamė lumin Lumė e duke kaluar bregut tė majtė tė Drinit mbėrrimė nė hanin e ri qė gjendet nė breg tė tij. Mendova me vete, ja Luma e frikshme, pėr tė cilėn kisha dėgjuar tė flitet shpesh nė Shkodėr, si lumianėt i shtinė frikėn nė bark qytetit tė Prizrenit, nė tė c ilin hyjnė befas si rrufeja, e qytetarėt pėrcjellin zėrin:”Luma, Luma ka ra nė Prizren”, e njerėzia atėherė vlojnė, tregtarėt mbyllin dyqanet dhe futen nėpėr shtėpi duke i futė shulin avllisė sė oborrit, mbyllen brenda nė rast tė sulmit tė tyre eventual.

Kur u nisėm rrugės prej Hanit tė ri, unė shikoja majtas e djathtas kėtej e pėrtej Drinit; nga e majta na vjen mali Koritnik, pėrmbas tij Luma, nga e djathta mali Pashtrik nė rrėnzat e tė cilit shtrihet krahina e Hasit me fshatrat e veta. Has ose Hasi i thotė vetes njė fis i cili ka fituar sa privilegje prej sulltanit, ka ngritur pastaj kokėn, ėshtė bėrė mujshar i fuqishėm dhe i padėgjueshėm... ėshtė Hasi. Edhe populli ynė thotė pėr njė njeri mujshar qė ėshtė bėrė i mujshėm, ėshtė hasuar, pėr tė cilin thuhet edhe, ėshtė has, has njeri. Njerėzit e kėtij vendi janė me tė vėrtetė krenarė, me sedėr, mendjemėdhenjė e tė vrazhdė, edhe pse janė aq tė varfėr e skamnorė sa t’i qashė nė pecė. Janė shtatėhedhur, syzjarrtė, ballėngritur e mustakoēė kur i shikon, thua se kėta janė hasjanė, janė hasuar me tė vėrtetė.

Nė rrugėn nga Hani i ri, bregut tė Drinit kalojmė pranė pyejve tė mėdha me shelgje, verra e dru tė tjera qė rriten pranė ujit. Duke hecur pėrpara erdhėm nė urėn e lartė nėn tė cilėn rrjedh Luma, emrin e tė cilės ka marrė edhe tėrė kjo krahinė. Luma buron nė anėn e djathtė tė lumit Sharr, rrjedhjen e ka prej lindjes nė veri dhe pastaj derdhet nė Dri. Fjala Lumė nė gjuhėn shqipe donmethėnė lum, ashtu edhe lumjanėt ne kishim pėr t’i quajtur njerėzit e lumit. Pėrveē lumit edhe krahinės, me emrin Lumė, ėshtė i pagėzuar edhe njė fshat me 150 shtėpi, tė gjithė myslimanė, e gjendur larg Drinit 3 orė rrugė, i vendosur buzė Lumės.

Nė rrugėn tonė derisa tė arrijmė nė Shkodėr na duhet tė kapėrcejmė nėpėr tri ura kryesore, e para kalon Lumėn, e dyta Drinin e Zi, kurse e treta ėshtė Ura e Vezirit nė bashkimin e dy Drinave. Ura mbi Lumė ėshtė e lartė dhe e hatashme sepse vetėm me njė hark e zotėron lumin. Kjo urė shqip e ka emrin “Ura-shajit”, kurse turqisht “shejtan kuprisi” qė domethėnė “Ura e djallit”, mirėpo shqiptarėt i thonė edhe “Ura e Lumės”.
Nė anė tė majtė tė lumit Luma, menjėherė sa tė kalosh urėn, ngritet kulla e famshme e Lumės e cila qėndron mbi deltėn e Lumės nė Dri. Prej Prizreni e deri tek kjo kullė duhen 6 orė tė mira rrugė. Nė mjedis tė rrugės sė ngushtė, mbi njė krah gjethėsh, ėshtė ulur bylykbashi i cili ėshtė zotėruesi i vėrtetė i rrugės. Rrin kėmbėkryq me martinė mbėshtetur nė gju, shikon para drejt, ka njė shikim dinak e tė hatashėm, thith duhan nė ēibukun e tij tė shkodėr, nuk i ngrihet kujt nė kėmbė, nuk luan prej vendit. E pėrshėndetėm ndeshamirė me Zotgin, kurse ai lėvizi me dorė duke na dhėnė leje tė uleshim pranė tij ose tė kalonim e tė vazhdonim rrugėn. Ne zdrypėm, u ulėm pranė tij, e lutem me duhan, porositėm edhe kafe dhe filluam tė kuvendonim e ai e pėlqente bisedėn tonė duke mbetur i kėnaqur me atė ēfarė thamė pėr Shqipėrinė. E lamė gėzueshėm tė qėndronte aty nė rrugė ulur.

Luma ėshtė njė kajmakani e sanxhakut tė Prizrenit, shtrihet nė perėndim deri nė Urėn e Vezirit, kufiri jugperėndimor ėshtė Drini i Zi, e Gora kufiri lindor. Kajmakani qėndron nė fshatin Bican apo Bicaj ku gjendet edhe njė kazermė ushtarake. Luma ėshtė bajrak nė vete por nuk ėshtė fis. Vendi ėshtė pjellor, ka mjaft ujė pėr ujitje por ėshtė rrallė i banuar. Mashkujt, shumica prej tyre vriten, kush nė ngatėrresat ndėrmjetveti, kush nė bracimin qė bėjnė si hajdutė nėpėr vendet pėrreth. Thuhet se lumjanėt deri nė shekullin XVIII kanė folur serbobullgarisht, kurse sot tė gjithė janė myslimanė dhe flasin shqip.
Duke udhėtuar nga Kulla e Lumės, i mbahemi bregut tė majtė tė Drinit derisa pėr njė kohė tė shkurtėr nuk hasėm nė Drinin e ZI i cili vjen nga jugu dhe bashkohet me Drinin e Bardhė. Kaluam urėn dhe pak mė poshtė ja edhe ura e Vezirit aty ku bashkohen dy Drinat nė luginėn Brut.

Ura e Vezirit ėshtė njė godinė me 18 harqe me madhėsi tė ndryshme, e tre harqet e mesit janė mė tė mėdhenjtė e mė tė gjerėt, kurse nga mesi e sa mė afėr brigjeve, harqet vijnė duke u ngushtuar. Krejt pėrbri urės ėshtė ultėsira e rrafshtė Brut qė ka marrė emrin nga fshati aty me tė njėjtin emėr qė shtrihet nė bregun e djathtė tė Drinit.
Nė rrafshin e Brutit shihen gjurmėt e rrugės sė lashtė romane Via Egnatia nėpėr tė cilėn edhe sot kalon rruga. Pėr gjysėm ore rrugė erdhėm nė hanin Brut. Aty gjetėm hantarin e shkathėt dhe kuvendqar, shqiptarė prej Lume, aty kishte edhe qiraxhinj nga Shkodra pėr Prizren dhe nga Prizreni pėr Shkodėr. Nė kėtė han na u desht edhe tė bunim.
Nadje herėt u nisėm nga hani. Udhėtojmė gjithkund buzė Drinit deri te hani Spasi, ku duhet tė ndahemi e tė largohemi prej Drinit pėr tė kapur malet e larta shqiptare nė Dukagjin e Mirditė. Hani Spasi gjendet nė bregun e majtė tė Drinit e ėshtė nga Prizreni larg 11 orė rrugė. Prej Urės sė Vezirit e deri te ky han bėmė tri orė rrugė. Jo shumė larg prej hanit ėshtė edhe njė fshat me tė njėjtin emėr. Menjėherė aty poshtė hanit derdhet nė Dri lumi Gruma, nėpėr shtratin e tė cilit brez rruga nga Gjakova e deri kėtu qė ėshtė gjashtė orė rrugė e gjatė. Menjėherė aty pėrtej Drinit, nė njė shkėmb tė lartė shihen gėrmadhat e kullės sė Lekė Dukagjinit i cili me kėtė fortifikatė u ka zėnė e mbyllur grykat e kamionit armiqve sulmues.

Rruga nėpėr tė cilėn kaluam s ot, ėshtė ndarė nga Drinii dhe ka hyrė nė luginėn e lumi Gosk qė ėshtė edhe kufiri ndarės nė mes tė Mirditės dhe Dukagjinit. Rruga tė ēon herė buzė lumit e herė largohet prej tij. Gjatė rrugės shihen shtėpitė e fshatrave tė afėrta, tė vogla, tė ulta mbuluar me rrasa guri. Tė pasurit pėr vete kanė ngritur kulla prej guri mjaft tė larta mė tė shumtėn dykatėshe. Mė nė fund u vendosėm nė hanin Fleti i cili i tėri ėshtė ndėrtuar me trerė druri e i mbuluar me dėrrasa skuqi. Fshati Flet ėshtė jo largė hanit, nė tė jetojnė 9 familje katolike dhe 16 muslimane. Pėrmbi fshat ngrihet mali Kunora e Dardhės, i lartė 1507 m nėn tė cilin del kroi qė i thonė Kroni i Shkjaut qė domethėnė burimi i skllavit.

Tė nesėrmen zgjohemi duke aguar dhe nisemi pėr rrugė, e menjėherė kapim shpatin e ngjitemi pėrpjetė qafės sė malit shkėmbinjė e qeta. Mali ėshtė i pasur me dru bredhi, ēami e peshe, kėshtuqė kėtu pritet lėmishta dhe nxirret rrėshira nga lugirat e lumit Fandi. Nė krejt udhėtimin tonė qė kemi bėrė, rrugė mė tė rrezikshme e mė tė vėshtirė se kėtė prej Fleti e deri nė Pukė nuk kemi hasė. Ne ecim majės sė malit, rruga ėshtė e ngushtė e shkrepa shkrepa, poshtė nesh greminė gurėsh e pafund qė tė zė frika po tė shikosh tėposhtė. Udhėtari i pa pėrvojė mund tė kalojė kėtu pari vetėm kėmbadoras duke u kapur me duar mirė pėr shkėmba e duke mos shikuar tėposhtė se i mirren mendėt. E kuajt tonė tė gjorė ecin ngadalė e me shumė kujdes, plus ishin tė ngarkuar. Gati ēdo vit nė kėtė rrugė dikush then qafėn. Dimrit kur kapė akulli e ngricat, bjen edhe dėborė, ndodhė qė karvani tė zgjasė udhėtimin pėr njė ose dy muaj, kurse verės kjo rrugė pėrshkohet pėr tri ditė.

Nė mbrėmje, tė lodhur e tė dėrrmuar, mbėrrimė nė han nė Pukė. Pukėn shqiptarėt edhe sot e kėsaj dite e quajnė gjyqet qė domethėnė qytet. Ndoshta dikur edhe do tė ketė qenė qytet sepse nė kėtė vend ishte stacioni i rrugės “Via Egnatia”, si vendpushim prej Lezhės deri nė Dri. Puka ka qenė qendra e Krahinės sė Dukagjinit, e edhe sot ėshtė vend me rėndėsi nė mes tė Shkodrės dhe maleve tė larta, tė cilat duhet mbajtur nėn kontroll, sepse ajo me pozitėn e vet qė ka, ėshtė e pėrshtatshme pėr njė rol tė tillė. Nga malet qė rrethojnė Pukėn, buron lumi Gomsiqe nėpėr tė cilin do tė zbresim nė ultėsirėn e Zadrimės. Nė Pukė rrin Kajmakani, ka edhe njė kullė pėr ushtarėt tė cilėt ruajnė rrugėn nė mes tė maleve dhe fushės sė Zadrimės. Fshati ka disa shtėpi dhe njė xhami.
Nga Puka nuk u nisėm edhe aq herėt pasi rruga deri nė famullinė e Gomsiqes nuk ėshtė e gjatė. Hymė nė luginėn e lumit Gomsiqe, tė cilin e kaluam pas dy orėsh rrugė te fshati Qerret. Nuk ėshtė lum i madh por nganjėherė din tė rrebelohet me shumė ujė ashtuqė banorėve nė rrafsh u bėn dėme tė mėdha.

Zbritėm sė pari nė fshatin Dush, pastaj nė Gojan dhe mė nė fund nė Gomsiqe. Njėherė menduam tė kalonim edhe natėn aty, mirėpo famulltari ishte i zėnė me punė dikund jashtė famullisė e ditė kishte ende, pasi pushuam pakėz, u hodhėm nė shpinė tė kuajve dhe dualėm nė Va tė Dejės, ku kaluam nė skelė Drinin, dhe dolėm nė Spathar, bregut tė Drinit. Duke udhėtuar kaluam Gavoēin e Jubanin, kaluam fushėn e Gurit tė Zi, i ramė lumit tė Kirit dhe shend e verė hymėm nė Shkodėr loce.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
A ekziston 'Zoti'? Administratori Teologjia 96 03-05-2008 10:34
Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. Muslimani Kurani dhe Jeta 3 31-10-2006 20:22
Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 1 27-06-2006 10:30
Dyzet hadithe mbi personalitetin Islamik SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 0 27-06-2006 10:08
Kur'ani Fisnik ne Shqip Administratori Kurani dhe Jeta 5 04-09-2003 16:15


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 04:05.




Parajsa Shqiptare