Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Historia

Amnestohen tė gjithė pushtuesit, pėrveē turqisė

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 28-09-2008, 14:15
Minifotoja e anetarit Sabahi
Veteran/e
 
Reg: 20-04-07
Postime: 140
Kryesore Amnestohen tė gjithė pushtuesit, pėrveē turqisė

Amnestohen tė gjithė pushtuesit, pėrveē Turqisė

Shkruan:Sabri SELMANI

Sado qė shtresa e identitetit otoman ndėr shqiptarė tashmė rezulton e zbehur, mė duket se ende bėhen pėrpjekje qė ajo tė fshihet e tė mohohet krejtėsisht, pėrkatėsisht, tė mbulohet nga amnezioni i plotė. Dhe kjo bėhet pėr dy arsye: e para, mendohet se duke u prerė rrėnjėt lidhjeve tė gjata shqiptaro-turke, mund tė dobėso-het dhe eventuali¬sht, tė mposhtet Islami ndėr shqiptarė. Nxjerrja nė epiqendėr si identitet kombėtar dhe kulturor vetėm e njė shtrese tė identitetit tė krishterė tė shqip-tarėve, qė ambalazhohet si “pėrkatėsi e civilizimit eu-ropian”, bėhet pėr kėtė shkak. Madje edhe njė ngjarje si Beteja e Kosovės e vitit 1389, paketohet si gjoja luftė pėr ruajtjen e lirisė sė popujve ballkanikė, pra, edhe tė lirisė e tė pavarėsisė sė shqiptarėve. Ndėrsa mė herėt, u kon-statua se cila ishte gjendja e shqiptarėve nėn Perandorinė Serbe, para se ajo tė shkėrmoqej nga ardhja e osmanėve. Mė duket se fshehja e fakteve kaq tė fuqishme, pėrveēse ka pėr qėllim zbutjen e qėndrimit antisllav dhe antiorto-doks tė shqiptarėve, veēmas ka pėr qėllim mbajtjen e akuzės pėr Islamin si gjoja pengues tė lulėzimit tė shqip-tarėve.
Edhe lufta e Gjergj Kastriot Skėnderbeut, nė shumė aspekte tė saj, ėshtė e mbėshtjellė me mitologji, me funksion tė njėjtė ideologjik, pra pėr mbjelljen nė ndėrgjegje tė shqiptarėve tė ideologjisė, sipas sė cilės identiteti i tyre i vetėm ėshtė ai i krishterė.
E dyta, nė periudhėn e vet tė fundit, Perandoria Osmane nuk kishte mbetur as hija e njė shteti qė rrezatonte kulturė, qytetėrim e vlera tė mėdha pėr njerėzimin. Ajo ishte pėrf-shirė nga korrupsioni, nga injo¬ranca dhe nga miopia politike. Turqia e fundshekullit XIX dhe e dhjetėvjeēarit tė parė tė shekullit XX, faktikisht, ishte bėrė protektorat i disa shteteve perėndimore, veēmas Rusisė, e cila kishte marrė tė drejtat e pėrkujdesjes pėr ortodoksėt dhe tė Austro-Hungarisė, e cila kishte fituar tė drejtat e protektoratit mbi katolikėt e Ballkanit. Egė¬r¬s¬ia e ekspeditave pacifikuese xhonturke kundėr shqiptarėve kryengri¬t¬ės nė vitet 1910-1912, u shndėrrua nė armiqėsi pėr gjeneratat qė the¬m¬eluan shtetin shqiptar nė vitin dhe la vrragė tė thella nė kujtesėn e njerėzve. Prej andej u bart edhe nė arsim e nė kulturė, duke gjene¬ruar pėr dhjetėvjeēarė tė tėrė armiqėsi kundėr Turqisė dhe veēmas kundėr Islamit, e duke i mo-huar tė gjitha anėt e mira qė kishte sjellė pėr shqiptarėt ajo bashkėjetesė e gjatė nė Perandorinė Otomane.
Sindroma antiturke ushqehet vazhdimisht nga propa-ganda e ashpėr, e injektuar qė nga programet shkollore e deri te komentet politike. Rrj¬e¬dhimisht, nė njė pjesė tė madhe tė popullsisė, shfaqen hutesa e bllokime tė en-ergjive, nga frika se pėrgjigjja nė kėto mostra, do tė shkak-tonte rritje tė konfliktualitetit brendakombėtar.
Shqiptarėt tashmė i kanė harruar, ose sė paku shtiren se i kanė harr¬u¬ar vuajtjet qė u janė shkaktuar nga dy pushtime italiane, nga pushtimi nazist gjerman, nga gjenocidi grek nė Ēamėri, e ka shenja se po relativizohen edhe hid-hėrimet pėr gjenocidin e fundit serb nė Kosovė. Mbajtja e paragjykimit pėr Turqinė si pushtuese, kur janė amnestuar pushtuesit mė tė egėr, nuk ka si tė shpjegohet ndryshe veēse nė kontekstin e njė strategjie antiislame, si ndėr vetė shqiptarėt qė duan tė mbajnė idenė se identitetit i tyre kombėtar ėshtė vetėm i krishterė, si nga tė huajt qė e stimulojnė kėtė ideologji. Por, kjo prirje po shkakton blloki-min e energjive, ēoroditjen e dialogut tė brend¬shėm dhe gjymtimin e identitetit shqiptar.
Po mė tutje?
E para, ėshtė i domosdoshėm rishkrimi kritik i historisė sė shqip¬tarėve, duke e dekontaminuar atė plotėsisht nga mi-tologjitė roma¬n¬tike iliro-pellazge dhe nga ideologjitė agre-sive antiislame. Vėrtet, pėrfytyrimet romantike pėr njė popull madhėshtor nė lashtėsi pėr¬plasen sot me njė re-alitet tė hidhur, sikundėr qė pėrfytyrimet pėr muslimanėt shqiptarė si antieuropianė potencialė apo tė fshehtė, nuk kanė asnjė qėndrueshmėri logjike. Po ashtu, edhe periud-hat e pushtimit tė gjatė bizantin, e pushtimeve shkatėrrim-tare mesjetare serbe, e luftėrave tė Gjergj Kastriotit, e in-tegrimit nė Perandorinė Ot¬o¬mane dhe e komunizmit shqiptar, kėrkojnė interpretime tė reja shk¬e¬ncore, duke identifikuar pasojat dhe rezultatet pėr identitetin shqi¬ptar. Nė njė interpretim kritik tė hisorisė kombėtare, duhet tė pėr¬fshihen tė gjitha shtresat e identitetet, nė mėnyrė qė tė krijohet njė pamje e plotė dhe koherente, pa konfliktu-alitet tė mbarsur ideologjik. Fjala vjen, krahas identitetit kastriotik dhe prodhimit tė tij nė historinė dhe nė kulturėn kombėtare, duhet tė pranohet edhe ajo shtresė e iden-titetit kulturor me prejardhje otomane, e cila nė fakt, u bė tharmi i ideologjisė kombėtare tė shqiptarėve.
E dyta, ka ardhur koha tė mos injorohet identiteti aktual fetar i shqi¬p¬tarėve, ashtu si ėshtė ai nė realitetin jetėsor. As nė kėtė nivel nuk ka nevojė tė konfrontohet asgjė dhe as tė imponohet asgjė. Duhet hequr etiketa qė Islami na qenkėsh fe antieuropane dhe antiperėndimore, kur dihet se trualli i tė tri feve monoteiste ėshtė i njėjti dhe vetė Shpallja Hyjnore ėshtė unike. Rrjedhimisht, edhe Islami i shqiptarėve duhet tė pranohet ashtu si ėshtė nė tė vėrtetė: pėrqafim i Shpalljes Hyjnore , e cila askujt nuk i imponohet me dhunė, por qė vėrtet nuk mund tė mposhtet nga asnjė ideologji dhe nga asnjė luftė qė i bėhet. Nė pajtim me kėtė, duhet tė pranohet kontributi i dhėnė nga shqi¬ptarėt muslimanė nė krijimin dhe zhvillimin e identitetit shqiptar dhe nė zhvillimin e gjithėmbarshėm shqiptar nė kėta shtatė shekujt e fundit, qė nga shpėtimi nga asimilimi sllav e bizantin nė Mesjetė e deri te krijimi i shtetit shqiptar dhe i ridimensionimeve mė te reja gje¬o¬politike tė kombit shqiptar nė hapėsirat ballkanike.
E treta, nė procesin e globalizmit, kultura dhe kombi shqip-tar duhet tė vėrė nė pėrdorim gjithė spektrin e vlerave qė disponojnė, pra edhe vlerat dhe identitetin islam, nė mėnyrė qė nė integrime tė jemi partner i pashfytyruar dhe ashtu tė kontribuojmė mė shumė nė njohjen e ndėrsjellė dhe nė zhvillimin pozitiv tė bashkėsisė njerėzore. Tė qenėt nė njė pozicion gjeografik dhe qytetėrues tė urės lidhėse ndėrmjet Perėndimit e Lindjes, do tė duhej tė shndėrrohej nė njė favor pėr kombin shqiptar nė proceset e ardhshme tė integrimeve globale. Hezitimi pėrsa u pėrket lidhjeve e bashkėpunimit me Tur¬qinė dhe me botėn islame, duhet tė tejkalohet, sepse me to bash¬kė¬punojnė tė gjitha kombet e tjera, duke pėrfshirė edhe amerikanėt, tė cilėt edhe kur sulmojnė njė shtet arab, si Irakun, atė sulm dhe pushtim e bėjnė nga trualli i disa shteteve arabe, si Katari e Kuvajti. Rrjedhimisht, mbajtja e paragjykimeve dhe e “fajėsisė his-torike” pėr pėrkatėsinė islame tė njė numri tė madh tė shqiptarėve, nuk kanė asnjė mbėshtetje logjike. Thjesht janė komplekse tė imponuara nga armiqtė e shqiptarėve, tė cilėt kėtij kombi i kanė imponuar edhe njė ekuilibrim ar-tificial tė identitetit shqiptar, duke shtypur shtresėn e iden-titetit islam. Vetėm ekuilibrimi i vėrtetė i shtresimeve tė identi¬t¬e¬t¬it tonė do tė na nxirrte nga vorbulla e falsifikimeve tė pėrfytyrimeve dhe tė realiteteve kombėtare, me ēka do tė qetėsohej ndėrgjegjja e shumicės sė njerėzve shqip-tarė. Ashtu do tė fitohej mobiliteti i kom¬b¬it nė rrugėn e pėrparimit e tė emancipimit, ēka nėnkupton edhe ndi¬h¬mėn e pakursyer tė Krijuesit, nė rast se veprohet nė rrugė tė drejtė.
Pėrfundimisht, ky do tė ishte stabilizim nė njė identitet natyral, pas sa e sa shekujve humbjesh nė vorbullat e am-nezioneve tė mėdha, sikundėr ishin proceset e mėdha asimiluese: romanizimi, greqizimi, sllavizimi, e turqizimi, e si-kundėr ndodh sot, konvertimi nė grekė, nė italianė e madje edhe nė ashkali e nė rusė. Pikėrisht kėto ndikime tė forta shfytyruese mbi identitetin kulturor e kombėtar, e veēmas atė fetar, si boshti kurrizor i harmonisė dhe i sta-bilitetit individual dhe kol¬e¬ktiv, e kanė katandisur kombin shqiptar nė mė tė varfrin dhe gati mė tė parėndėsishmin e kontinentit europian, tė njohur pėr lėku¬n¬dje ideologjike dhe shpėrndėrrime tė rrezikshme tė kėrkesave sociale dhe politike , si edhe pėr relativizime tragjike tė projekteve politike e kombėtare.

Kiel-Gjermani
__________________
Vetem me ndihmen e Zotit arrihet qellimi.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
amnestohen, gjithe, pervec, pushtuesit, turqise

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 11:11.




Parajsa Shqiptare