| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Nga Ismail Qemali tek Haxhi Lleshi, ja kush janė ata qė dhanė kontribut tė lartė shtetit shqiptar Pėr herė tė parė botohen 154 Heronjtė e Popullit. Gazeta "Tirana Observer" ka arritur tė sigurojė listėn e plotė tė atyre qė populli i shpalli heronj tė tij. Kjo listė ėshtė marrė nė "Kryesinė e Organizatės pėr Dėshmorėt e LANĒ-it dhe Dėshmorėve tė tjerė tė Atdheut". Titulli Heroi i Popullit ėshtė titulli mė i lartė, pas atij tė Heroit Kombėtar. Ky titull nė sistemin e kaluar jepej nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, i propozuar nga kryesia e Byrosė Politike. Ai jepej me motivacionin "Pėr plotėsimin e detyrave me heroizėm tė lartė". Me ndryshimin e sistemeve nė Shqipėri, ky titull "hiqet nga qarkullimi", duke u zėvendėsuar nga tituj tė tjerė qė jepen nga Presidenti i Republikės. Pėr kontributin e tyre gjatė Luftės, apo pėr pjesėmarrje nė ngjarje tė rėndėsishme si Rilindja Kombėtare, Shpallja e Pavarėsisė, Lufta e Dytė Botėrore. Ismail Qemali: Burrė shteti, patriot, njė nga kontribuesit mė tė mėdhenj nė Shpalljen e Pavarėsisė. Kryeministri i parė i vendit, por edhe ministri i parė i kėsaj qeverie. Qemal Stafa: Aktivist, patriot i Lėvizjes Kombėtare Antifashiste, anėtar i Komitetit Qendror tė pėrkohshėm dhe sekretar i Komitetit Qendror tė Rinisė Komuniste. Enver Hoxha: Njė nga themeluesit e Partisė Komuniste. Sekretar I i Komitetit Qendror, komisar Politik i Frontit Antifashist, shef i Shtabit tė Ushtrisė Nacionalēlirimtare. Bule Naipi: Njė nga aktivistet e para femra tė Lėvizjes Antifashiste, partizane e varur nė litar nė Gjirokastėr nga gjermanėt. Vasil Laēi: Anėtar i njėsiteve guerile qė vepronin vend, atentatori i mbretit Viktor Emanueli III, kur ky i fundit ishte pėr vizitė nė Tiranė. Myslym Peza: Themelues i ēetės sė Pezės, anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm Antifashist dhe anėtar i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, zėvendėskryeministėr i Qeverisė Demokratike tė Beratit. Avni Rustemi: Patrioti i shquar i lėvizjes kombėtare. Ai nė Paris tė Francės do ti bėjė atentat me pasojė vdekjen Esad Pashė Toptanit, njė prej figurave antikombėtare. Rahman Parllaku: Pjesėtar i Luftės Antifashiste. Mori poste drejtuese nė ushtri, nga komandant batalioni e deri tek komandant divizioni. Pas luftės ka qenė zėvendėsministėr i Mbrojtjes dhe deputet. Petrit Dume: Pjesėmarrės nė Luftėn Antifashiste, kuadėr i lartė i Partisė Komuniste. Dėnuar nga Enver Hoxha nė 1974 bashkė me disa prej bashkėpunėtorėt e tij. Hito Ēako: Pjesėmarrės i Luftės Antifashiste nė brigadėn qė mori pjesė nė ēlirimin e Kosovės. Pas ēlirimit ka qenė zėvendėsministėr i Mbrojtjes. Vasil Shanto: Patriot, kundėrshtar i pushtuesit fashist. Pushtimi fashist e gjeti duke vuajtur dėnimin me burg pėr idetė e tij patriotike. Ai ishte nga tė parėt qė mori armėt kundėr italianėve. Hekuran Pobrati: Pjesėmarrės aktiv nė Luftėn Antifashiste. Pas ēlirimit ka punuar nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme. Ishte njė nga kontribuesit pėr shkatėrrimin e bandave antikomuniste. Asim Aliko: Kundėrshtar me armė i pushtuesit. Pas ēlirimit futet nė shėrbim tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. Ka njė kontribut tė veēantė nė luftėn kundėr bandave antikomuniste. Haxhi Lleshi: Pjesėmarrės aktiv dhe njė nga drejtuesit kryesor tė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare. Pas ēlirimit ai mbajti postin e kryetarit tė Presidiumit tė Kuvendit Popullor. Hysni Kapo: Komisar i brigadės V Sulmuese. Njė nga kuadrot mė tė lartė tė Partisė Komuniste dhe krahu i djathtė i Enver Hoxhės deri nė vdekjen e tij. Margarita Tutulani: Njė nga gratė e para qė iu kundėrvu pushtuesit fashist. Aktiviste e Partisė Komuniste bashkė me shoqet e saj ajo dha njė kontribut tė madh nė luftė. Mehmet Shehu: Njė nga komandantėt e Luftės Antifashiste. Ishte themeluesit e parė tė ushtrisė shqiptare. Komandant i Brigadės sė I Sulmuese. Pas ēlirimit ishte kryeministėr i vendit. Mujo Ulqinaku: Njė nga organizatorėt e parė tė lėvizjeve popullore nė qytetin e Durrėsit kundėr pushtimit fashist. Humbi jetėn nė luftė me forcat italiane nė momentin e zbarkimit nė tokėn shqiptare. Myslym Kėta: Pjesėtar i Luftės Nacionalēlirmtare, njė nga pjesėtarėt e guerileve tė qytetit tė Tiranės. Pas ēlirimi ishte njė nga kontribuuesit nė Ushtrinė Shqiptare. Perlat Rexhepi: Pjesėtar i Luftės Nacionalēlirmtare. Intelektual i zoti ai ishte nga tė parėt qė organizoi tė rinjtė komunistė kundėr pushtuesit fashist. Qemal Stafa Heroi i Popullit Punoi pėr organizimin e shoqėrisė Besa Shqiptare. Ai ishte njė nga shkruesit mė tė shpeshtė tė organit tė shoqatės. Pėr idetė e veprimtarinė e tij u arrestua dy herė brenda vitit 1937. Studioi nė Itali pėr Drejtėsi nė qytetin e Firences. Kur u kthye nė Shqipėri nė vitin 1939 u arrestua dhe u burgos, gjyqi e dėnoi me 6 vjet burg dhe punė e detyrueshme. Kur vendi u pushtua nga italianėt, Qemali pėrgatiti rebelimin nė burg duke siguruar dhe arratisjen, por ku dhe u plagos. Pas kėsaj ai shkoi nė Itali pėr tė vazhduar studimet, por u arrestua nga autoritetet italiane sepse zhvillonte njė propagandė antifashiste. Ai u burgos nė Firence ku qėndroi disa muaj, u lirua pėr mungesė faktesh dhe mundi tė rikthehej nė Shqipėri. Pėr punėn e tij ai u zgjodh anėtar i Komitetit Qendror dhe sekretar politik i rinisė komuniste. Vritet nė 5 maj 1942. Dekreti i shpalljes Hero i Popullit Titulli i nderit Hero i Popullit ėshtė njė titull qė ėshtė dhėnė gjatė regjimit komunist, me propozim tė Kryesisė sė Byrosė Politike ndaj Presidiumit tė Kuvendit Popullor. Ai titull shpallej me dekrete tė veēanta. Ky titull ėshtė dhėnė deri nė fillim tė viteve 1990 dhe mė pas u zėvendėsua me titullin me tė njėjtat vlera Urdhri i Shqiponjės. Heronjte e Popullit Ismail Qemali Qemal Stafa Perlat Rexhepi Zaho Koka Ali Demi Qeriba Derri Abaz Shehu Avni Rustemi Alim Xhelo (Tėrbaēi) Beqir Balluku (hequr titulli) Koci Bako Manush Alimani Llambro Andoni Enver Hoxha Ramiz Aranitasi Bule Naipi Muzafer Asqeri Fuat Babani Shyqyri Alimerko Memo Bejko Xheladin Beqiri Fato Berberi Bardhok Biba Ylbere Bylybashi Isa Boletini Hyqmet Buzi Hajredin Bylishi Shkurte Cara (Skuraj) Riza Cerova Bajram Curri Skėnder Ēaēi Hysen Ēino Reshit Ēollaku Zonja Ēurre Ilia Kici (Dashi) Ndoc Deda Nik Ndreka Rexh Delia Gjok Doēi Inajete Dumi Mihal Duri Hajdar Dushi Laze Ferraj Abdyl Frashėri Musa Fratari Shote Galica Liri Gero Meleq Gosnishti Mihal Grameno Luigj Gurakuqi Jaho Gjoliku Naim Gjylbegu Met Hasa Ahmet Haxhia Dervish Hekali Sado Kosheno Vojo Kushi Vasil Laēi Zigur Lelo Hydajet Lezha Mbrik Lokja Dede Gjoluli Nuri Luēi Haxhi Lleshi Misto Mame Dile Marku Theodhori Mastora Mustafa Matohiti Ndoc Mazi Kanan Maze Ram Metaliaj Memo Meto Pal Mėlyshi Fejzi Micoli Kastriot Muēo Maliq Muēo Sali Murati (Vranishti) Selam Musai Kozma Naska Kozma Nushi Estref Osoja Hibe Palikuqi Shefqet Peēi Mine Peza Myslym Peza Nimete Progonati Llazo Palluqi Fahri Ramadani Avni Rustemi Nazmi Rushiti Mumin Selami Ēelo Sinani Mic Sokoli Ēybra Sokoli Sadik Stavaleci Vasil Shanto Myslym Shyri Hajdar Tafa Lefter Talo Marte Tarazhi Prenda Tarazhi Bajo Topulli Ēerēiz Topulli Bajram Tusha Margarita Tutulani Mujo Ulqinaku Ramiz Varvarica Themi Vaso Zylyftar Veleshnja Asim Vokshi Sulejman Vokshi Mitro Xhani Mustafa Xhani (Baba Faja) Ajet Xhindolli Asim Zeneli Shyqyri Ishmi Fran Ivanaj Shenjaze Juka Mustafa Kaēaēi Xhemal Kada Dino Kalenja Hysni Kapo Kajo Karafili Ali Kelmendi Myslym Kėta Hasan Gėrxhaliu Persefoni Kokėdhima Tom Kola Teki Kolaneci Emine Metaj Rahman Parllaku (hequr titulli) Hekuran Pobrati Vehbi Hoxha Vangjel Argjiri Branko Kadia Hito Ēako (hequr titulli) Petrit Dume (hequr titulli) Abdyl Elmazi Jordan Misja Jorgo Sulioti Hajredin Bylyshi Hiqmet Buzi Muhamet Prodani Ndreko Rino Rexhep Kolli Sadik Bekteshi (hequr titulli) Veli Dedi Xhoxhi Martini Zija Kambo Tuk Jakova Mehmet Shehu Emin Duraku Spiro Kote Asim Aliko Erion HABILAJ, Armando BOĒE Marrė nga Tiranaobserver.com
__________________ Nobody is perfect ... |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Harasani: Kjo ėshtė dhurata mė e mirė qė Berisha po i jep popullit | informuesi | Ekonomia Shqiptare | 0 | 17-02-2008 13:15 |
| Jo Misionit Tė Be Nė Kosovė! | Sabahi | Arena Nderkombetare | 0 | 26-12-2007 11:09 |
| Nderron jete artisti i popullit Serafin Fanku | informuesi | Shtypi i dites | 0 | 29-09-2007 22:11 |
| Kush e ka keqperdorur dhe kush po e keqperdor Luften Clirimtare te Popullit tone? | trimja | Politika shqiptare | 2 | 07-06-2007 23:30 |
| Keshilli i Muzikes Shqiptare | Administratori | Muzika | 9 | 27-01-2007 13:36 |