Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Historia

12 ushtaraket shqiptare ne Indokine

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 19-04-2006, 15:14
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
12 ushtaraket shqiptare ne Indokine

12 ushtarakėt shqiptarė nėpėr taktikat e luftės nė Indokinė
Kujtim Boriēi

Fiēori, si i pėrgatisnin vietnamezėt bletėt dhe kafshėt nė luftė kundėr amerikanėve

Nėpėrmjet shėnimeve e kujtimeve tė Ramiz Fiēorit, njė prej 12 oficerėve shqiptarė pjesėmarrės nė vitin 1966 nė luftėn e Vietnamit, sillen pėr lexuesin detaje interesante tė mobilizimit masiv tė popullsisė vietnameze nė luftė kundėr agresorit, organizimi dhe funksionimi i “brigadave tė rinisė”, e deri tek eksperienca e pėrgatitjes e pėrdorimit tė kafshėve e insekteve pėr dėmtimin psikologjik e fizik tė kundėrshtarit.

Pėr ushtarakėt shqiptarė, pjesėmarrės nė luftėn vietnamezo-amerikane mesvitin e 1966-ės, kjo pėrballje luftarake nga mė tė vėshtirat e kohės, do tė shėrbente jo vetėm si njė “urė miqėsie” me popullin mik aziatik, por edhe si njė fushėbetejė eksperience me taktika e strategji krejt tė veēanta e ta njohura pėr pjesėtarėt e misionit shqiptar.

”Pėrveē ushtrisė sė rregullt qė pėrgjithėsisht kishte si qėllim goditjet e befasishme tė armikut duke evituar frontin e rregullt, vietnamezėt nė taktikėn dhe strategjinė e tyre pamė se u mbėshtetėn fuqimisht te ndėrgjegjėsimi i mbarė popullsisė pėr domosdoshmėrinė e mbrojtjes sė vendit nga agresori, aplikimin e formave tė shumta tė luftės partizane, deri nė pėrgatitjen e insekteve e kafshėve nė funksion tė panikut e dėmtimit fizik tė armikut”, - shkruan nė shėnimet e tij Ramiz Fiēori, njė nga 12 ushtarakėt shqiptarė pjesėmarrės nė luftėn vietnamezo-amerikane. Sipas tij, edhe kolegėve shqiptarė pjesėmarrės nė kėtė luftė, veēanėrisht metodat e fundit qė nė pėrballjen e kundėrshtarėve rezultuan me rendiment, veēanėrisht nė pėrhapjen e panikut, ishin tė panjohura pėr oficerėt shqiptarė.

“Brigadat e rinisė”, prapavijė e fuqishme pėr frontin
Ata muaj tė verės sė 1966 tė pjesėmarrjes sė 12 oficerėve shqiptar nė luftėn e Vietnamit, sipas dokumenteve historike tė kohės, por dhe tregimeve tė oficerėve tė misionit shqiptar, ishin ndėr periudhat mė tė vėshtira tė kėsaj lufte tė gjatė, me beteja tė shumta pothuaj nė tė gjithė territorin e Vietnamit, me qindra e mijėra tė vrarė nga dy kampet kundėrshtarė, por dhe me njė “shkollė” reale, ku pėrballeshin metoda tė ndryshme luftimi, njė pjesė e tė cilave tė panjohura e tė paaplikuara nė luftėrat e mėparshme. Si pjesėmarrės nė kėtė luftė tė ashpėr, ku nė ēdo moment, 12 ushtarakėt shqiptarė mund tė ishin dhe viktima tė saj, veēanėrisht nga sulmet e avionėve amerikanė, kėto beteja u shėrbyen njėkohėsisht atyre edhe pėr tė mbajtur shėnim e pėr tė mėsuar metoda tė veēanta tė kėsaj lufte, tė cilat mė pas do t’i sillnin pėr njohuri e aplikim dhe nė ushtrinė shqiptare.

”Pamė se falė njė propagande efektive tė vendėsve pėr mbrojtjen e vendit, pothuaj e gjithė popullsia, pa dallim moshe, nė njė formė apo nė njė tjetėr, nė front, prapavijė, nė organizimin e elementėve tė fortifikimit, nė pėrdorimin e elementėve rrethanorė si prita, hendeqe vdekjeprurės pėr kundėrshtarin, gjithmonė tė armatosur e me helmeta nė kokė, ishin nė ēdo ēast tė gatshėm pėr veprim”, -pohon Fiēori. Kėshtu, pothuaj nė tė gjithė vendin krijoheshin njėra pas tjetrės “Brigadat e tė rinjve vullnetarė nė luftė kundėr agresorit amerikan”, tė cilat ngritėn nė njė nivel mė tė lartė metodat e luftės partizane, duke qenė prapavija tė sigurta pėr resurse njerėzore nė front. Kėshtu, pėr kohėn qė ushtarakėt shqiptarė ishin nė kėtė luftė, regjistrohen pėrleshje tė ashpra nė rajonet e Hanoit, Quanggai, Pleiku, Tayninh, Saigon, Songcua, Cantho, Travinh etj.

Bletėrritėsi Ngucjen Van Tih qė tmerroi armiqtė
Informacionet e luftės mes njėsive vietnameze e atyre kundėrshtare nė ditėt e nxehta tė korrik-gushtit tė vitit 1966, pėr ushtarakėt shqiptarė vinin direkt nga pjesėmarrja nė kėtė front, por edhe nga specialistėt vendės. Nė kuadrin e shumė eksperiencave tė mėsuara nė kėtė luftė, -shkruan nė kujtimet e tij Fiēori -ne mėsuam edhe raste tė shumta, ku vietnamezėt pėrgatisnin insekte dhe kafshė pėr tė sulmuar armikun.
Ngujen Van Tih merrej me rritjen e bletėve, por ai i pėrgatiste ato pėr tė sulmuar ushtarėt armiq. Nė zonėn ku jetonte ai, -shton Fiēorri, - rriteshin shumė grerėzat e kuqe e tė mėdha ose brumbujt, siē u themi ne nė Shqipėri.

I merrte Ngujen Van Tih kėto grerėza vdekjeprurėse, i kultivonte, i shtonte e mė pas i vinte nė punė, pėr tė dėmtuar armikun amerikan. I merrte kėto grerėza me koshere, i vendoste diku nė anė tė rrugės ku kalonin pasivisht ushtarėt amerikanė (dhe vetė Van Tih vishej me uniformė amerikane), e nė momentin e duhur i ngacmonte. Grerėzat hidheshin nė agresion dhe dėmtonin kundėrshtarėt.

Njė tjetėr fshatar vietnamez, siē mėsuan e panė ushtarakėt shqiptarė tė frontit tė luftės vietnamezo-amerikane, i “ngujuar” me qindra banorė tė tjerė nė njė nga fshatrat e shumtė “strategjikė”, tė ndėrtuar me dhunė nga armiku, pėrgatiste me durim lopėt e demat pėr tė goditur ushtarėt armiq me uniformė. E njė ditė, prova doli me sukses; njė togė ushtarėsh kundėrshtarė ranė pre e dhunės sė kafshėve, duke u larguar nga fronti e duke e lėnė atė nė duar tė luftėtarėve popullorė vendės.

Efekti i dyfishtė i grackave
Rastet e mėsipėrme tė mobilizimit masiv tė popullsisė vietnameze nė luftėn partizane, mė tepėr se sa dėmtim fizik tek ushtria amerikane, krijonin panik te radhėt e kundėrshtarėve, krahas ndihmesės qė sillnin pėr repartet e rregullta ushtarake, tregonin pėr njė vendosmėri tė pakthyeshme pėr mbrojtjen e vendit, pa pėrfillur edhe jetėn e tyre. Pėr ushtarakėt shqiptarė format e luftės guerile, metodave partizane qė u pėrdorėn pasivisht nė luftėn e Vietnamit, ishin ndėr format mė efektive qė vendosėn fatin e saj nė pėrfundim. “Pėr mua, qė isha i specialitetit xhenier, me tepėr interes ishin metodat e luftės qė lidheshin me profesionin tim, qė nga fortifikimi i frontit, ndėrtimi i urave, vendstrehimeve, pėrdorimi i mjeteve e objekteve tė maskuara e tė lėvizshme, jo vetėm nga repartet e rregullta tė ushtrisė, por edhe nga vullnetarė popullorė”, -pohon Ramiz Fiēori. Ai shton se gjatė qėndrimit e pjesėmarrjes nė kėtė luftė, ai pa e mėsoi forma tepėr interesante tė elementėve xhenierė nė kėtė luftė, qė sillnin panik e viktima tė shumta nė radhėt e armikut. Kjo eksperiencė e pėrfituar direkt nė fushėn e luftės nga ushtarakėt shqiptarė, nga Fiēori e kolegėt e tij qė ishin nė Vietnam, me kthimin tyre nė Shqipėri, do tė reflektoheshin teorikisht e praktikisht dhe nė programet e pėrgatitjen e ushtrisė e forcave tona tė armatosura.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės Sabahi Arena Nderkombetare 0 07-01-2008 11:24
Pjeter Zarishti - Poeti i pare i letersise se re shqiptare Administratori Letersia 0 21-03-2007 23:55
Ku eshte Ukshin Hoti ?!! Jonisa Historia 0 17-05-2006 13:39
Kater shqiptare peng ne Afganistan Administratori Shtypi i dites 2 14-03-2006 22:19
Kinematografia shqiptare viziton qytetin e Venecias Poseidoni Kinemaja dhe Televizioni 0 12-02-2006 03:50


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 11:07.




Parajsa Shqiptare