Prezenton : Sabri SELMANI
Kiel-Gjermani


Dijetarët muslimanë dhe daitë, në sjelljet e tyre duhet të bëhen shembuj të tolerancës. Ata duhet ta inkurajojnë këtë virtyt të ndershëm tek ata të cilët i dëgjojnë.



Nga: Shejh Selman el-Audah




Toleranca është një fjalë e bukur në çdo gjuhë dhene çdo kulturë. Fjala shpesh përdoret për të përcjellur idenë për ta falur tjetrin i cili të bën diçka të keqe ty, ose ndryshon me ty nënjë sjellje tëpapërshtatshme. Sipas këtij kuptimi, ajo është njëvlerë shumë e madhe morale.
Ajo ushtron një fitore morale për shpirtin emirësisë dhe normalitetit mbi shpirtin e keq që një person mund të detyrohet të dorëzohet.
Toleranca është baza për sjelljen që duhet të shoqërojë trajtimin e njerëzve me njëri-tjetrin. Një person i cili vazhdimisht refuzon tolerancën është një person i cili insiston për tëshkaktuar dëm, vetes së tij ashtu edhe të tjerëve.
Toleranca fetare Ne shpesh dëgjojmë fjalën tolerancë të përdorur nëkontekstin e marrëdhënieve midis feve të ndryshme. Përsa i përketkësaj, neshohim që Profeti islam ka thënë: "Kushdo që i bën keq dikujt me të cilin ka bërë një marrëveshje ose e denoncon atë ose e ngarkon atë me më shumë sesa mund të mbajë ose merr ndonjë gjë nga ai pa konsensusin e tij të lirë, unë do të jem kundërshtari i tij në ditën e gjykimit". [Sunan Ebu Daud]
Një fakt i mirënjohur në histori është që anëtarët e feve të tjera, duke përfshirë çifutët, të krishteët, zjarrputistëtdhe sabianët, jetuan nën sundimin islam për shumë shekuj pa ju prekur nderi.Të drejtat dhe premtimet ju mbajtën. Kjo mund të krahasohet me mënyrën se si Mbreti Ferdinard i trajtoi muslimanët e Spanjës kur ai e moripushtetin nga muslimanët të cilët jetuan atje me shekuj tëtërë. Gjatë inkuizicionit Spanjoll, ai përzuri dhe vrau muslimanët nën sundimin e tij. Muslimanët, përmes historisë së tyre, nuk i trajtuan pas kësaj jomuslimanët në atë mënyrë, megjithëse ata ishin në fuqi në vende kuka patur popullsi jomuslimane, më shumë sesa një mijë vjet. Jomuslimanët gjithmonë jetuan përkrah muslimanëve dhe ishintë lirë të praktikonin fenë e tyre. Çfarë teorie më të mirë mund të ketë se sa kjo që u vu në praktikë nga islami për këtë kohë të gjatë? Allahu thotë: "Thuaju atyre që besuan: Le t'ua falin atyre që nuk presin ndëshkimet e All-llahut (pse nuk besojnë), ashtu që Ai vetë ta dënojë një popull për shkak të veprave që bëjnë". [Sura el-Xhathija:14]
Muslimanët këtu ishin mësuar t'i falnin politeistët të cilët nuk besonin tek dita ku do ta takonin Zotin. Allahu gjithashtu thotë: "(E, Zoti iu përgjigj): Hiqu tyre pra, dhe thuaj: "Qofshin braktisur, e më vonë do ta kuptojnë!" [Sura Zuhruf: 89]
"E Ne nuk i krijuam qiejt as tokën ndryshe vetëm me urtësi (të madhe). E s'ka dyshim se momenti i fundit (kijameti) do të vijë, eti (Muhammed) sillu me njerëzishmëri". [Sura el-Hixhër: 85]
"Ti (Muhammed) merre të lehtën, urdhëro për të mirëdhe hiqu prej tëpadijshmëve". [Sura el-Araf : 199]
"E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë tëqetë, e kur atyreme fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: "Paqë!" [Surael-Furkan:63]

Urdhërat e dhëna në këto vargje të Kur'anit janë deçizive. Ato natregojnë që toleranca fetare është një princip themelor i islamit. Ajo është një vlerë morale e vendosur në mësimet islame dhe e urdhëruar për muslimanët shumë më përpara se sa filozofia e tolerancës të hynte në diskutimet e mendimit modern perëndimorë. Sjellja e Profetit Profeti Muhammed tregoi tolerancë jo vetëm drejt jo muslimanëve por gjithashtu drejt hipokritëve, hipokrizia e të cilëve ishte e qartë dhe po ashtu edhe armiqësia e tyre ndaj islamit. Ata ishin një armik përbrenda komunitetit muslimanë. Ende Profeti efali Ebu Selulin, një nga liderët e hipokritëve, shumëherë. Ai madje e vizitoi atë kur ai ishte i sëmurë. Kur Ebu Seluli vdiq, Profeti shkoi tek varri i tij dhe e veshi atë me vetëkëmishën etij. Ky ishte njeriu i cili hapur e kishte abuzuar Profetin duke ja fyer familjen e tij. Kur Umari e pa sjelljen e Profetit, ai tha: "Apo ja fal xhenazen e këtij njeriu kur ai të ka bërë të gjitha ato gjëra? Profeti ju përgjigj: "O Umar, mua mu dha një zgjedhje dhe zgjodha. Allahu thotë: "Fali ata ose mos i fal. Nëse ti kërkon përfaljen e tyre shtatëdhjetë herë, Allahu kurrë nuk do t'i falë ato. Prapë seprapë, nëse unë do të dijë që nëse do të kërkoje falje më shumë se sa shtatëdhjetë herë që ai do të falet, atëhere unë dotë veproja ashtu". [Sahih Buhari]
Megjithëse leja për Profetin për tu falur për këta hipokrit të njohur më vonë u anullua nga vargu: "Sura el-Teube: 4, ende principi i tolerancës qëndron në sjelljen e tij. Një herë një njeri erdhi tek Profeti me shpatën e tij të ngritur, gati për ta goditur. Ai i tha: "Kush mund të më ndalojë mua për të të vrarë ty tani, O Muhammed? Pastaj shpata i ra nga dora e tij. Profeti e mori dhe i tha: "Tani, kush do të më ndalojë mua?" Ai nuk e dëmtoi njeriun. Në vend të kësaj, ai e mori atë tek shokët e tij dhe ai u betua që kurrë nuk do të luftonte Profetin dhe as të bashkohej me ata që luftonin kundër tij. Zemërgjerësia dhe toleranca e treguar nga Profeti fitoi zemrën e njeriut. Kultivimi i një zemre tolerante Nëse ju doni të dini vlerën e vërtetë të tolerancës dhe zemërgjerësisë, mendoni rreth të gjitha gabimeve që ju keni kryer kundër të tjerëve. Mendoni sesa dëshpërimisht keni nevojë që Allahutë ju fali ju. Allahu thotë: "Të ndershmit dhe të pasurit nga ju, të mos betohen se nuk dot'u, japin të afërmve, të varfërve dhe atyre që për hir të All-llahut lanë vendlindje e tyre, po le t'ua falin (gabimin) dhe mos t'ua zënë për të madhe. A nuk dëshironi që All-llahu t'u falë. All-llahu falë dhe mëshiron shumë". [Sura el-Nur: 22]
Ky varg u shpall me rastin kur Ebu Bekri u betua se nuk do ta furnizonte Mustab Ibën Athathën për shkak të përfshirjes së tij në shpifjen ndaj familjes së Profetit. Dijetarët dhe dait muslimanë kanë nevojë të promovojnë këtë princip të madh islam. Toleranca ka nevojë të promovohet dhe të vendoset në praktikë nga të gjithë anëtarët e shoqërisë, nga njerëz nga të gjitha sferat publike. Është e nevojshme të jetë pjesë të sjelljes së atyre që qeverinë dhe atyre që qeverisen. Ajo duhet të vlerësohet në rytbe, në klasa dhe në ligjërata publike. Dijetarët muslimanë dhe daitë, në sjelljet e tyre duhet të bëhen shembuj të tolerancës. Ata duhet ta inkurajojnë këtë virtyt të ndershëm tek ata të cilët i dëgjojnë. Ne kemi nevojë të flasim rreth tolerancës me ata të cilët ndajnë pikëpamjet tona dhe interesat ashtu siç me ata të cilët ndryshojnë në mendime dhe ata që na kritikojnë. Ne duhet të tregojmë tolerancë atyre. Secili nga ne ka nevojë të mësojë sesi të tregojë zemërgjerësi ndaj vetes së tij ose saj. Disa njerëz janë të mbushur me gabime që ata i kanë bërë në të kaluarën ndërsa ata vazhdojnëtë mbajnë barrën e gabimeve të tyre dhe nuk i lëshojnë. Ata kanë nevojë të mësojnë se duhet ta lënë barrën dhe t'i hedhin gabimet e së kaluarës prap atyre. Ata kanë nevojë të bëjnë të njëjtën gjë me të tjerët. Mësoni të jepni, në bamirësi, diçka nga dinjiteti juaj ndaj atyre të cilët ju kanë bërë dëm. Ju do të shihni që zemra juaj dotë rritet për të. Ju do të ndjeheni më të lumtur. Ju do të çlirohuni dhenuk do tëgoditeni nga ajo se çfarë ata thonë.

Përktheu: Ardit Kraja