Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Menyra e jeteses | Guida dhe udhetime Turistike

Udhetim neper Shqiperi

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 18-06-2003, 10:58
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Kryesore Velipoja, plazhi kurativ dhe ekonomik

Plazhi i Velipojės ėshtė njė nga mė tė preferuarit jo vetėm pėr pushuesit nga Shkodra, por dhe nga rrethe tė tjera tė Shqipėrisė apo dhe nga vendet fqinje. Ky plazh shtrihet nė jugperėndim tė qytetit tė Shkodrės, 30 km larg tij. Pėr tė shkuar atje pėrveē se nga Shkodra, pėr vizitorėt nga qytetet nė jug tė saj mund tė shkojnė pa hyrė nė qytet. Nė vendin e quajtur Harku i Bėrdicės kthehesh majtas dhe vazhdon rrugėn e cila deri nė fshatin Trush i Poshtėm ėshtė rikonstruktuar.

Plazhi i Velipojės ka filluar tė funksionojė si i tillė nė fillim tė viteve 70 kur u ndėrtuan kabinat e para si dhe disa njėsi tregtare qė mė vonė u pasuan nga ndėrtime tre dhe katėr katėshe me hyrje tip apartamenti si dhe me lokale tė tjera. Ndėrtesat tre dhe katėr katėshe me disa hyrje egzistojnė akoma. Pas vitit 1991 nė plazhin e Velipojės u bėnė ndėrtime tė shumta private si dhe lokale. Janė 480 tė tilla ku pushojnė njė numėr i madh pushuesish. Nė pikun e sezonit, 15 korrik-15 gusht, numri i pushuesve nė kėtė plazh vitin e kaluar ka qenė rreth 80.000 ndėrsa nė periudhat dy javore 15 qershor-15 korrik dhe 15 gusht-15 shtator nė secilin afat dy javor pushuesit kanė qenė 30-40 mijė. Ndėr 480 ndėrtime, 350 janė hotele qė vihen nė dispozicion tė pushtuesve. Ka ndėrtime tė tjera familjare dhe mbi 20 restorante.

Nė plazhin e Velipojės ka energji elektrike 24 orė nė sezonin e plazhit, ndėrsa uji pėr pėrdorim ėshtė siguruar me anė tė shpimeve nė tokė dhe vendosjes sė elektropompave nėpėr ndėrtime. Uji i pijshėm pėr konsum blihet. Nė shėtitoren nė qendėr tė plazhit do tė vendosen nga komuna pika tregtimi sezonale, uniforme nė tė dyja anėt e saj. Plazhi i Velipojės paraqet njė interes tė madh pėr turizėm. Ai ka njė vijė bregdetare pėr shfrytėzim 14.5 km nga grykėderdhja e Bunės deri pranė Ranės sė Hedhur, me njė trashėsi rėre 0-300 m. Rėndėsinė turistike kėtij plazhi tė Adriatikut ia shton dhe pozicioni i favorshėm gjografik (vetėm pak kilometra larg zonave turistike mjaft tė zhvilluara tė Malit tė Zi si: Ulqini, Tivari, Budva etj). Thellėsia e vogėl e detit nė brigjet pranė plazhit tė Velipojės dhe gjatėsia e shtrirjes 300-500 metėr, krijon mundėsi pėr ndėrtime nė trajtė pirate nė det.

Plazhi i Velipojės ėshtė njė perlė e natyrės shqiptare ku gėrshetohen aq harmonishėm deti, lumi, plazhi, pylli, laguna dhe mali. Rėra e pasur e cila nė dy cepat e plazhit ėshtė pak e shfrytėzuar, ka pėrqindje tė konsiderueshme jodi duke i dhėnė kėtij plazhi vlera kurative. Kushtet klimatike janė tė favorshme dhe rreth 100 ditė nė vit janė me temperaturė mbi 25 gradė. Uji i kulluar, baticat dhe zbaticat, laguna e Vilunit, rezervati i gjuetisė ofrojnė bukuri mahnitėse. Nė kėtė plazh lahesh, shėtit me varkė, gjuan kafshė apo zė peshk si qefull e levrek. Rezervati i gjuetisė ka njė sipėrfaqe 694.5km katrore dhe aty gjenden katėr kėneta tė mėdha.

Nė rezervat ka 182 hektarė pishė e plep kėnete. Ndėr shpendėt, mė tė shumta janė rosat e shumllojta sidomos kryekuqėt. Kėtu takohen dhe turtuj, guashė, fazanė apo dhe kafshė si lepuj, ēakej, dhelpra e derra tė egėr qė janė mė tė shumtė. Kėnetat, bimėsia, shpendėt pėrbėjnė njė nga vlerat e rralla nė Shqipėri. Aty ruhen tė qetė spontanisht nė gjendje natyrore. Pylli dhe prania e drurėve tė lartė kryesisht plepa nė tė gjithė plazhin siguron freski dhe ajėr tė pastėr. Zona e Velipojės sipas specialistėve i ka tė gjitha mundėsitė pėr tė furnizuar me peshk, mish, qumėsht, vezė dhe mjaltė tregun turistik tė plazhit nė njė sezon katėr mujor.

Nė shėrbim tė turizmit vitet e fundit janė ngritur mjaft hotele dhe shtėpi luksoze me komoditetet e nevojshme. Rrjeti tregtar ėshtė i kėnaqshėm. Restorantet kanė menu evropiane, tradicionale shkodrane dhe sipas dėshirave. “Bellavista” ėshtė hotel 3 katėsh 310 m larg nga bregu, mes pishave me dhoma pėr katėr persona. Ai ka dhe bar, restorant, parking, ajėr tė kondicionuar, banjo tė pajisura me pajisje bashkėkohore, tv, telefon, aspirator etj. Hotel “Argenti”, ka 4 kate me 50 dhoma. I vetmi qė shėrben si hoteleri dhe plotėson kushtet e tė qenurit me tre yje. Ai ėshtė i lidhur me agjensi turistike nė Zvicėr, Maqedoni dhe Kosovė dhe nė tė mund tė qėndrosh me ditė dhe jo si tek tė tjerėt, dy javė patjetėr. Pagesa ditore nė kėtė hotel luksoz ėshtė 18-20 euro pėr natė.

Ai ka restorant pėr 400 persona, bar, dhoma komode tė pajisura me mjete tė kohės, lavanteri, godinė tė veēantė pėr personelin i cili ėshtė i kualifikuar. Kjo pasi ka katėr vjet qė nė hyrje tė qytetit tė Shkodrės funksionon hotel “Argenti”. Para hotelit nė plazh ka njė sipėrfaqe rėre prej 2000 m katrore e cila administrohet nga ky hotel dhe ėshtė nė dispozicion tė pushuesve tė tij. Kjo sipėrfaqe i ėshtė marrė me qera komunės dhe pastrohet dhe shėrbehet nga punonjėsit e hotelit. Ai ėshtė njė investim privat prej 315.000 dollarėsh, 312 m larg bregut. Nė planet e afėrta ėshtė ndėrtimi i njė diskoje, pub-i , salle argėtimi etj. Prenotimet nė kėtė hotel kanė filluar kryesisht nga qytete tė Shqipėrisė dhe vende tė tjera. Hotel “Fantazia” ka restorant, bar, tavernė, pishinė dhe 23 dhoma pėr katėr persona secila.

Nė dhoma ka pajisje bashkėkohore si dhe ndodhet mes pyllėzimit dhe fare pranė detit. Kėtu shėrbehet hotel dhe restorant me prenotim dyjavor ose ditor. Pagesa nė pikun e sezonit 15korrik-15gusht ėshtė 40.000 lekė ndėrsa nė dyjavorėt e tjerė zbret 30% mė pak. Pėr shkollat apo grupet e organizuara jashtė sezonit veror zbret 40 % mė pak. Hotel “Et’hemi” ka 20 dhoma dhe ka ēmime qė shkojnė 25000-35000 lekė. Nė dhomat e kėtij hoteli mund tė gatuhet nga vetė pushuesit familjarė tė cilėt kanė pajisje bashkėkohore dhe tė domosdoshme nė tė. Hotelet apo komplekset e tjera vihen nė dispozicion tė pushuesve me ēmime qė nė periudhėn 15 qershor-15 korrik janė 15.000-25.000 lekė ndėrsa nė pjesėn tjetėr 25000-35000 lekė.

Ka dhe ndėrtime mė tė vogla tip vile me 3-10 hyrje dhe ēmimet e tyre nė varėsi tė sezonit janė 20.000-40.000 lekė. Kėto janė zakonisht nė lagunėn e Vilunit apo pranė grykėderdhjes sė Bunės apo rezervatit tė gjuetisė ku pylli apo rėra e pashfrytėzuar kanė pasuri tė madhe. Mbi 20 restorante ndodhen nė plazh ku ka dhe pub-e dhe pushuesit shėtisin deri nė orėt e vona tė mbrėmjes nė qendėr ose buzė detit. Nė plazh ka dhe disa kabina tė thjeshta pa pajisje dhe orendi ku ēmimet janė 10.000-20.000 lekė. Ėshtė organizuar dhe shėrbimi shėndetėsor, postė-telekomunikacioni, telefonia fikse me kartofona etj.

Plazhi i Velipojės shfrytėzohet dhe pėr turizėm ditor nga banorėt e qytetit dhe zonave pranė tij. Vitin e kaluar kėtu kanė ardhur rreth 3000 turistė tė huaj nga Maqedonia, Kosova, Gjermania, Italia etj. Prenotimet kryhen individualisht nga tė interesuarit pėr tė pushuar kėtu.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 15-07-2003, 21:07
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Kryesore Udhetim neper Shqiperi

Pogradeci 45 ditė kryeqytet i verės


Sapo ngjitesh nė majėn e Qafė Thanės, befas para syve tė shfaqet hapėsira e kaltėrt e liqenit tė Ohrit. Vėshtrimi vetiu ndjek pėrkundjen e valėve dhe rrėshqet drejt brigjeve dhe pas pak si nė njė ekran tė madh tė shfaqet qyteti i Pogradecit i tėri i futur nė gjirin e liqenit me parqe tė pafund, me lule erėmira dhe trėndafil qė prej shumė kohėsh i kanė dhėnė qytetit epitetin “Qytet i Luleve”. Qyteti i Pogradecit, ėshtė qyteti i lashtėsisė dymijė vjeēare para erės sonė. Dikur qyteti ėshtė quajtur Lyhnida (qė do tė thotė dritė). Ėshte qyteti magjik qė vetėm nė ėndėrr ėshtė i vėrtetė, qyteti i turistėve tė shumtė, i adhuruari i poetėve, i shkrimtarėve dhe i piktorėve, “muaji i mjaltit” i tė sapomartuarve, kėnaqėsi e admiruesve tė ujit tė ėmbėl, qyteti i Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit, qyteti i koranit, peshkut tė rrallė qė gjėndet vetėm nė kėtė liqen, i verės artizanale qė vendasit e prodhojnė vetė dhe i gatimeve tradicionale. Qyteti i Pogradecit ėshtė njė nga mrekullitė qė natyra e njerėzit e saj me mikėpritjen, dashurinė dhe qetėsinė e tyre nuk tė lėnė tė largohesh pa marrė me vete dashurinė e mallin pėr t’u kthyer sėrish.

Ēfare iu ofron Pogradeci pėr pushime?
Uji i kaltėr i liqenit dhe plazhet janė njė nga tė veēantat e qytetit turistik. Shumėllojshmėria e tyre i ve pushuesit nė njė dilemė se ku duhet tė pushojnė. Ėshtė njė vijė liqenore prej 24 km plazh nga fshati Lin deri nė doganėn e Tushemishtit. Kėto plazhe fillojnė nga shkėmbi i Linit, plazhi nė zonėn e Piskupatit, plazhi i Pojskės, plazhi nė zonėn Udenish-Memelisht, plazhi tek fortesat, plazhi nė territorin e qytetit, plazhi tek vilat, plazhi nė Drilon e Tushemisht. Pėr kėnaqėsinė e pushuesve janė krijuar edhe disa plazhe private.

Hotelet
Ndėrtimet e reja kanė pushtuar vitet e fundit Pogradecin. Hotele dhe motele te shumta pėrgjatė gjithė bregut ku pronarėt e tyre kanė bėrė maksimumin pėr tė kėnaqur pushuesit. Pronari i kompleksit turistik nė Pojskė tė emėrtuar “Lyknida”, Naim Bregu thotė se jemi pėrpjekur tė bėjmė mė tė mirėn qė pushuesit tė ngelen tė kėnaqur. Tek Lyhnida nė Pojskė, perveē plazhit tė pastėr dhe hoteleve nė kompleksin turistik, ndodhen edhe vila tė veēanta pėr familjet, me pishinė nė mes. Hotel “Shėn Naumi” qė ndodhet pak mė tutje ėshtė i “zhytur “ i tėri nė liqen me kushte nga mė komodet, me tavernė e kuzhinė tradicionale, me dhoma nga ana e liqenit qė tė duket sikur valėt e liqenit i ke nėn jastėk.
Nė qytet brenda, me parametra bashkėkohore, krejt i restauruar ju mirėpret hotel turizmi i dikurshėm “Enkelana” mjaft komod pėr turista, me kuzhinėn tradicionale Pogradecare. Nė qendėr tė qytetit ndodhen edhe tre hotele tė tjera “Tea”, “Royal” dhe “Borana”. Duke vazhduar me ish shtėpitė e pushimeve tė punėtorėve qė janė kthyer nė hotele turistike, “Korēa” dhe “Kalaja”.
Suprizė ngelet “Driloni” i zhytur nė njė park tė madh prej 14 ha me lumin e Volorekės nė mes. Aty ndodhet vila “Art”, dikur rezidencė ku pushonte Hoxha, me bare, restorante, hotele nga mė komodet dhe vetėm mė pak se 1km shfaqet Tushemishti, i preferuari i turisteve tė huaj, gjermanėve, anglezėve, zviceranėve, austriakėve. Nė breg ndodhet hotel “Milenium “ ose siē quhet ndryshe hoteli i vipave. Aty befasohesh me gjithēka, me plazhin e pastėr, lulishten e rrallė, luksin e hotelit dhe kuzhinėn e veēantė shqiptaro italiane. Nga duart e mjeshtrit Tola Gusho mund tė porositni e tė gjeni gjithēka. Pronari i lokalit tė mileniumit Pandi Llakmani thotė qė ne e dimė gjėndjen ekonomike prandaj ēmimet e dhomave variojnė tek 3000 lekė nata dhe ēmimet e restorantit janė normale pėr xhepat e shqiptarėve. Nė Tushemisht ndodhen hotele dhe motele tė tjerė, aty shtrihet edhe turizmi familjar dhe pak mė tutje ndodhet restorant “Peshku”, pranė burimeve tė ujit ku mund tė serviret tava e rrallė me Koran dhe peshk tė freskėt.

Jeta e natės
Pasi ke shijuar ujin e liqenit dhe plazhet e bukura, drekėn e shijshme dhe ēlodhjen nė hotel, qyteti i Pogradecit tė ofron njė jetė aktive e tė gjallė. Shėtitorja buzė liqenit me parkun e madh, i cili zė njė sipėrfaqe prej 320 mijė metro katror, flladi i liqenit qė tė dhuron njė freski qė nuk mund ta gjesh nė asnjė vend tjetėr. Pėr moshat e reja funksionojnė gjithė natėn disko “Pelion” dhe disko “Vilat” nė fund tė rezidencės qeveritare. Nė mes tė parkut dhe liqenit ndodhet bar restorant 1Maji i cili funksionon gjithė natėn me muzikė e kėngėtarė live. Janė kėto disko e lokale nate qė i mirėpresin tė gjithė ata qė dėshirojnė tė humbasin kufirin midis ditės e natės.

Ēfarė mund tė vizitoni nė Pogradec?
Qyteti i Pogradecit e liqeni i tij rezultojnė vendbanime qė nė periudhėn Neolitike (6mijė vjet para erės sonė). Ju qė do tė pushoni nė Pogradec mund tė vizitoni :
1) Kishėn palokristiane dhe mozaikun shumėngjyrėsh tė linit tė ndėrtuar nė shekullin e V-VI tė erės sonė.
2) Urėn e Golikut, urė e rrugės Egnatia.
3) Kalanė e Pogradecit qė i pėrket shekullit tė V tė erės sonė deri nė shek e XIX.
4) Kulla e shpatit tė Blacės qė ka njė shtrirje kohore nga shekulli XII para erės sonė deri nė shekullin e III tė erės sonė.
5) Varret monumentale tė Selcės qė datojnė me shekullin e IV para krishtit.

Pasaporta e Qytetit Pogradec
- Popullsia e qytetit: 40 mijė banorė nė sezonin veror dyfishohet nga pushuesit.
- Sipėrfaqja nė km katrore: 13 km.
- Rrugė tė asfaltuara: 14 km.
- Sipėrfaqe tė gjelbėruara: 320 mijė metėr katror.

Pasaporta e liqenit
– Emri: Liqeni i Ohrit
- Mosha: 2 –4 milion vjet
- Vendndodhja: Shqipėri-Maqedoni
- Ngjyra: E kaltėr
- Gjatėsia: 30 km
- Gjerėsia: 14.5km
- Thellėsia max: 289 m
- Bregliqenor: 88 km
- Lartėsia mbi nivelin e detit 595 m
- Sipėrfaqja e liqenit: 358 km katror
- Tejdukshmeria e ujit:18 m
- Uji i ndėrrohet liqenit njė herė nė 60 vjet.
- Liqeni ushqehet: 70% nga liqeni i Prespes e nga 40 lumenj e pėrrenj qė ndodhen atje.
- Nėn tė rriten 40 specie tė rralla midis tyre peshku mė i shijshėm qė ėshtė korani.
- Temperatura mesatare nė verė: 27 gradė celcius
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #3  
Te vjeter 06-08-2003, 22:13
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Saranda, perla e Jonit

Saranda, perla e Jonit

Ėshtė qyteti mė i bukur bregdetar nė Shqipėri. Duket sikur vetė Zoti e ka krijuar kėtė vend me penelin e tij. Njė sipėrfaqe shumė e vogėl ku gjenden kaq shumė monumente kulturore, historike dhe natyrore. I shtrirė mes blusė sė detit, me njė breg krejtėsisht shkėmbor, rrethohet nga njė ujė i pastėr, i thellė dhe nga njė gjelbėrim i jashtėzakonshėm. Sė bashku me Vlorėn deri nė qafėn e Llogarasė, bregdeti i Jonit ėshtė 137 km dhe thellėsia e detit ėshtė 200 metra. Ėshtė qyteti mė i preferuar nė Shqipėri si nga turistėt vendas dhe nga ato tė huaj. Sot me pėrkujdesjen e qytetarėve ky qytet jeton kryesisht me turizėm, i cili nuk zhvillohet vetėm gjatė muajve tė nxehtė tė verės, por gjatė gjithė vitit. Karakteristikė e klimės sė Sarandės ėshtė njė harmonizim i mrekullueshėm mes tė nxehtit dhe freskut tė erės sė detit qė asnjėherė nuk ta lejon ta pėrjetosh tragjikisht zhegun e vapės. Temperatura nė Sarandė nė verė ėshtė 30 gradė celsius dhe ka mbi 260 ditė diell nė vit. Ėshtė stinė e lagėsht dhe me shumė jod. Ėshtė shumė e kėshillueshme pėr njėrėzit qė kanė nevojė pėr jod ndėrkohė qė ato qė vuajnė nga reumatizmat e kanė pak problem klimėn e lagėsht.

Sot nė Sarandė ka mbi 30 mijė banorė, njė popullsi e cila shtohet shumė nė muajt e verės, nga fluksi i madh i turistėve bėhet dy ose tre herė mė i madh. Vendasit, sarandiotėt kanė njė natyrė me tė vėrtetė europiane, ato janė pak a shumė natyra indiferente nė lidhje me mentalitetet, dhe krejtėsisht tė sjellshėm me turistėt dhe tė huajt. Mikpritja ėshtė karakteristike nė ēdo vend, pėr tė mos u ndjerė asnjėherė i huaj nė kėtė qytet. Prej kohėsh sarandiotėt veshjen e tyre karakteristike kanė pantallonat e shkurtra, kanotieren dhe tė folurėn me pak dialekt minoritar. Fakti qė popullsia ėshtė e pėrzier ka krijuar mė shumė harmoni mes njerėzve dhe oportunitet. Saranda ėshtė njė vend i qetė, pa skandale, njė qytet qė ruan karakteristikat e tij me fanatizėm, njė qytet qė lashtėsinė e tij e ka ngritur nė piedestal me monumente tė shkėlqyera. Sigurisht qė problemet e infrastrukturės rrugore janė akoma pėr tu zgjidhur, por biznesi vendas ka nisur me inisiativėn e tij tė pėrmirėsojė diēka. Gjithashtu problemet e ujit dhe tė dritave janė pėrmirėsuar shumė dhe nuk janė pengesė pėr pushuesit gjatė kohės sė verės. Ajo qė ndoshta ēalon pak ėshtė rruga pėr tė vajtur deri nė Sarandė, por shpejt ajo harrohet pėrpara mrekullisė sė kėtij vendi tė virgjėr tė natyrės shqiptare.

Ushqimi karakteristik nė Sarandė duke qenė njė vend peshku janė karakalecat me vezė. (Lyhen karkalecat me vezė tė rrahur dhe skuqen. Mė pas sipėr tyre hidhet pak majonezė.) Ėshtė ushqim i veēantė qė nuk shijohet nė asnjė vend tjetėr tė botės.
Njė ushqim tjetėr karakteristik janė kocat, tė cilat tė pjekura nė zgarė shoqėrohen me verėn e kuqe tė Delvinės. Pėrveē detit, natyrės, ushqimit, nė Sarandė turisti ushqehet dhe me vlera tė vėrteta kulturore. Dihet qė Butrinti ėshtė njė nga vendet mė tė bukura arkeologjike pranė Sarandės. Njėkohėsisht pranė saj gjendet Syri i Kaltėr, Manastiri nė Mesopotam njė manastir qė i pėrket viteve 1400 me njė arkitekturė shumė tė veēantė. Mund tė vizitohet dhe Shėn Vasili, ku gjendet njė kishė e vjetėr ndėrtuar nė 1600 me tiparet e njė kishe katolike nė njė vend krejtėsisht ortodoks.

Qyteti i vjetėr i Sarandės quhej Pornest, ka qenė njė vend prej 10 ha, i rrethuar me mure tė lartė, i krijuar nė vitet 700-800 dhe nė trekėndėshin e saj ka patur kulla shumė tė larta. Hyrjen e ka patur nė anėn perėndimore tė qytetit. Saranda si qytet para pushtimit grek ka patur kryeqendrėn nė kalanė e Lėkursit. Mė pas ajo u shkatėrrua dhe qyteti u shtri aty ku ndodhet sot. Nė klimėn mesdhetare qė e pėrshkon Sarandėn bima karakteristike ėshtė bukovilja, njė bimė kacavjerrėse qė lulėzon gjatė gjithė vitit dhe nuk rritet nė asnjė vend tjetėr. Atė e gjen tė ēelur nė ēdo oborr dhe gati nė tė gjitha parqet e hoteleve dhe tė rrugėve. Gjithashtu karakteristikė janė edhe Fiqtė e detit. Nė Sarandė ēdo strukturė ėshtė e ndėrtuar nė mėnyrė qė pushuesi ta ndjejė veten shumė mirė. Pjesa mė e madhe e hoteleve ėshtė e pajisur me tė gjitha komoditetet duke futur kėtu dhe lodrat pėr fėmijė. Restorante, pube, Self service, piceri, disko, videogames, lojėra fati, poker, pista vallėzimi ku kėrcehet muzikė e lehtė, njė jetė qė mund ta shijosh nė pushimet e tua, 24 orė pa pushim. Disa hotele tė ndėrtuara kohėt e fundit kanė dhe pishina tė mbushura me ujė tė kripur, me ujė deti.

Nėnuji ėshtė i pasur me florė detare, dhe tė gjithė ato qė janė tė apasionuar ndaj sporteve tė ujit mund ta ushtrojnė atė.
Nė Sarandė ushtrohet shumė dhe turizmi familjar, me shtėpi qė jepen me qira. Zakonisht nė korrik dhe nė gusht shtėpitė jepen me qera 3000 lekė tė reja. Ndėrkohė qė nė shtator ēmimet bien goxha dhe koha ėshtė shumė e bukur
Brenda nė qytet tė gjitha lokalet dhe dyqanet janė tė niveleve europiane. Ndėrkohė mund tė vizitohen dhe muzeu arkeologjik nė qendėr tė qytetit. Pushuesit mund tė furnizohen me libra nėpėr libraritė e qytetit, ndėrkohė qė mund tė frekuentojnė dhe Bibliotekėn e qytetit, tė rinovuar nėn kujdesin e bashkisė sė Sarandės. Turistėt mund tė kėrkojnė dhe guida pėr kalimin e pushimeve tė tyre ose t’i drejtohen dhe agjensisė turistike Albtorus D, me filialin e tij nė Sarandė me zotin Ramiz Kasaj.


Janar, shkurt Saranda frekuentohet nga pushuesit dimėrorė dhe temperatura ėshtė 16-18 gradė celsius.
Hotelet normale e kanė ēmimin 3000-3500 lekė tė reja duke siguruar dhe mėngjesin. Nė Sarandė secili turist mund ta gjejė komoditetin e tij sipas xhepit, ka hotele nga njė yll deri tek 5 yje qė ėshtė hoteli i Butrintit. Hoteli i Butrintit 13000 lekė njė natė, ndėrkohė qė suita shkon deri tek 500 Euro nata. Ėshtė hotel me pesė yje, i quajtur njė nga hotelet mė luksoze tė Ballkanit. Pika tė tjera turistike qė mund tė shkohet pėrreth janė Borshi, Gėrneci, Ksamili, ndėrkohė qė ėshtė hapur dhe njė vend tjetėr qė quhet Pema e Thatė, njė vend i mbushur me rėrė tipike si ajo e Durrėsit, njė rėrė e bardhė si sheqer. Nisja pėr kėtu bėhet me anije nė tetė tė mėngjesit dhe kthimi nė orėn 18. Ēmimi 500 lekė pėr person.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #4  
Te vjeter 08-08-2003, 22:23
Minifotoja e anetarit orik
I/e Sapoardhur
 
Reg: 23-07-03
Postime: 4
Kryesore

bukur eshte ne plazh
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #5  
Te vjeter 22-08-2003, 23:17
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Plazhi i Shėngjinit, njė mrekulli sidomos pėr fėmijėt

Legjenda dhe gojėdhana thotė: “nuk ka njė lezhian me flokė tė krehun”. Kjo si pasojė e erės sė detit Adriatik qė vjen drejt brendėsisė sė tokės me erėn e jodit dhe freskinė e ujit. Natyra ka bėrė shumė mrekulli nė tokėn shqiptare duke kombinuar sirenat me shtojzovallet. Dhe njė perlė e detit Adriatik ėshtė dhe Shėngjini. Ai shtrihet nga fillimi i portit dhe mbaron nė fund tė Kunes, qė ėshtė mė ujė tė ėmbėl. Ka njė shtrirje bregdetare prej 8 kilometrash dhe njė klimė shumė tė preferueshme nė kohėn e verės, duke kombinuar hijshėm natyrėn mesdhetare me freskun e malit dhe tė gjelbėrimit.

Pjesa mė e preferuar ėshtė Kompleksi “Dora”, qė ėshtė ndėrtuar nė qendėr tė qytetit, aty ku dikur ka qenė kampi i punėtorėve. Aty ndėrpritet plazhi dhe nė krahun tjetėr ėshtė njė tjetėr plazh natyror, i quajtur Vait. Nė kėtė vend ka njė bukuri tė rallė natyrore, por akoma nuk ėshtė investuar asgjė, pėr t’i siguruar pushuesve njė qėndrim tė rehatshėm. Shumė i njohur qė nė kohėn e diktaturės ėshtė edhe plazhi i Talies, ku rėra ėshtė e zezė dhe kokėrmadhe dhe deti mė gjithė karakteristikat e Adriatikut.

Pushuesit nė Shėngjin mund tė nxihen, por pėrgjithėsisht ato nuk digjen. Dhe kjo ndoshta ėshtė karakteristika mė e bukur e plazheve krijuar nga natyra rrėzė maleve. Ka ditė tė veēanta qė ka pak erė. Bregu ranor ėshtė shumė i gjerė me rėrė, qė shkon deri 130 metra. Rėra ka njė pėrmbajtje tė madhe tė jodit dhe ėshtė shumė e shkrifėt. Nuk ka pėrzierje me lėndė tė huaja, dhe shkundet menjėherė. Bregdeti ėshtė i cekėt, rreth 60 metra, ku mund tė lahen fėmijėt pa asnjė lloj problemi dhe thellėsia e detit vjen graduale. Mė pas vjen njė breg i dytė i cili vazhdon rreth 200 metra nė lartėsinė e njeriut.

Pėrveē kushteve tė pėrmirėsuara sot shteti ka marrė masa shumė tė rrepta pėr tė patur njė qetėsi harmonike dhe tė sigurt gjatė kohės sė plazhit. Policia ėshtė gjithnjė e pranishme nė bregun e detit, dhe qetėsia ėshtė ideale pėr njė pushim adeguat pėr familjet dhe pėr tė rinjtė. Dikur kanė qenė problem mushkonjat, sot ato evitohen para fillimit tė plazhit, dhe zakonisht si drejtuesit e hoteleve edhe pronarėt e dhomave kanė marrė masa paraprake pėr eleminimin e tyre. Nė pjesėn mė tė madhe banesave dhe sigurisht nėpėr hotele janė marrė tė gjitha masat pėr furnizim me ujė dhe me energji elektrike gjatė gjithė periudhės sė pushimeve.

Peshkimi ka qenė shumė i zhvilluar, por tashmė ai ėshtė mė i ralluar. Kjo gjė i ka bėrė shumė mirė rritjes sė numrit tė peshqve. Peshku mė i zakonshėm nė Shėngjin ėshtė levreku, koca, karkaleci. Njė pjesė e peshkut shkon dhe jashtė. Shėngjini ka reth 3000 banorė, por sigurisht popullsia rritet nė kohėn e verės. Njė dhomė merret me 20000-25000 lekė pėr 15 ditė. Bimėsia ėshtė e mbjellė. Ajo ėshtė pyllėzuar nė kohėn e diktaturės dhe gjatė viteve tė demokracisė pėrgjithėsisht i ka shpėtuar zjarreve dhe dėmtimeve tė qėllimshme. Gjatė dimrit fryn era e veriut . Bregdeti ėshtė i rrethuar nga Mali i Shėngjinit, qė ėshtė me tė vėrtetė diēka pėrrallore dhe qė mund tė ketė shumė perspektivė vitet e ardhshme. Kryesore ėshtė ndėrtimi i njė teleferiku dhe ndėrtimi i njė rruge. Kjo do sillte njė frekuentim mė tė madh tė kėsaj bukurie njerėzore dhe natyrore. Klima nė pėrgjithėsi ėshtė e butė dhe nė pėrgjithėsi nė Shėngjin dhe kur bie borė ajo shkrin brenda njė kohe tė shkurtėr. Porti i Shėngjinit funksionon. Tani ėshtė ndėrtuar pjesa e Kalatės pėr tė zgjeruar thėllėsinė e portit dhe kjo do jetė njė nga sukseset mė tė mėdha nė kėtė zonė, pėr faktin se do mundet tė lidhė turistėt e huaj me kėtė vend tė mrekullueshėm

Njerėzit
Qytetarėt e Shėngjinit kryesisht jetojnė me tė ardhurat e emigracionit. Gjithashtu me peshkim, ka shumė tė punsuar nė port dhe njė pjesė punon vetėm nė stinėn e verės me pushuesit. Tashmė ka shumė familje qė kanė krijuar klientė tė pėrhershėm si nga Kosova, Maqedonia dhe nga Shqipėria. Tashmė dhe qytetarėt e Shėngjinit e kanė kuptuar qė e ardhmja e tyre ėshtė turizmi. Ato janė njerėza tė mirė, tė butė dhe shumė tė qetė.

Ku mund tė akomodohesh
Objektet kryesore janė qendra turistike “Dora“, hotel “President”, hotel “Ermiri”, ish pallati i pionierėve ėshtė rikonstruktuar si dhe njė hotel tjetėr “Kumanova”. Shėngjini frekuentohet shumė nga tiransit dhe veriu i Shqipėrisė, por dhe nga qytetarė tė tjerė tė Shqipėrisė. Nė fakt kush vjen pėr herė tė parė nė Shėngjin kthehet gjithnjė si pėr kuzhinėn dhe pėr natyrėn e mrekullueshme dhe pėr mikpritjen e vendasve.

Kohėt e fundit plazhi frekuentohet dhe nga shumė shqiptarė tė Maqedonisė. Por Shėngjini ėshtė njė vend qė mund tė frekuentohet dhe nė fundjave, ose dhe thjesht pėr njė darkė. Me rrugėn e re qė ėshtė bėrė Tiranė – Shėngjin, 65 km, ėshtė vetėm njė orė, dhe kjo ka ndihmuar shumė nė rritjen e klientelės.

Kuzhina
Kryesisht nė lokalet e Shėngjinit gatuhet peshku. Supa e peshkut ėshtė karakteristike e gatimit dhe bėhet me pjesė tė peshkut. Ėshtė njė supė e lehtė dhe shumė e ushqyeshme. Karkaleci bėhet dhe i zgarės dhe i lyer me vezė. Gjithashtu pėrdoren shumė dhe frutat e detit. Ajo shoqėrohet me raki dhe me verė. Mė parė pėrdorej vera e Kallmetit, por kryesisht sot pėrdoret vera e Durrėsit.

Plazhi i Shėngjinit ka veti tė veēanta kurative pėr pushuesit. Duke qenė me njė pėrmbajtje jodi tė lartė ai kuron pjesėn mė tė madhe tė sėmundjeve tė reumatizmės, dhe ėshtė i kėshilluar nga tė gjithė specialistėt. Gjithashtu pėr fėmijėt e vegjėl ėshtė i kėshilluar nga pediatrėt.

Shėngjini ka njė karakteristikė tė veēantė. Duke qenė pranė Lezhės, qytetit ku ka varrin Skėndėrbeu, heroi kombėtar shqiptar dhe ku ėshtė bėrė dhe Besėlidhja e Lezhės, tė gjithė turistėt qė vijnė me pushime nė Shėngjin, kalojnė njė mbasditė nė kėrkim tė historisė sė heroit mė nė zė tė Shqipėrisė. Lezha ėshtė 5 km larg Shėngjinit dhe ka njė kala shumė interesante. Po nga Lezha mund tė shkohet pėr nė Shkodėr qė ėshtė 45 km dhe ku mund tė shihet dhe kalaja e Rozafės. Gjithashtu nga Lezha mund tė shkohet nė Krujė qė ėshtė pėrsėri rreth 45 km.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #6  
Te vjeter 25-08-2003, 17:15
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Zogaj, Plazhi i Bukur i Shkodrės

SHTRIRJA
Vetėm 12 km larg qendrės sė qytetit tė Shkodrės, rrėzė malit tė Taraboshit, nė brigjet e liqenit tė Shkodrės, shtrihet Zogaj, e pėrfshirė nė vijėn e verdhė tė qytetit. Ajo vjen menjėherė pas Shirokės dhe bashkė me tė janė ndėr plazhet mė tė bukura tė veriut. Zogaj ka njė sipėrfaqe prej 842620 metėr katror bashkė me bregun prane pjesės sė liqenit qė ndodhet aty. Ndėrsa Shiroka ėshtė shfrytėzuar sė tepėrmi para viteve 90-tė, Zogaj u frekuentua pas kėtyre viteve, pasi mė parė ishte zonė kufitare dhe nuk shkonin dot pushues. Aktualisht, Shiroka shfrytėzohet si pikė ndaluese dhe mė pak si plazh, ndėrsa mė i frekuentuari ėshtė plazhi i Zogajt. Kėtu ndodhen mbi 100 shtėpi me rreth 500 banorė. Ato janė shtėpi me shkallė tė gurta nė hyrje tė oborreve e tė banesave, me rrethim guri, kryesisht dykatėshe. Nė stinėn e verės shtėpitė vihen nė dispozicion tė pushuesve. Pėr tė shkuar nė Zogaj kalon urėn e Bunės, kthehesh djathtas dhe udhėton nė rrugėn rrėzė Taraboshit e cila tė ēon fillimisht nė Shirokė e pastaj nė Zogaj.

PASURITĖ NATYRORE
Zogaj ka njė plazh tė mrekullueshėm qė laget nga uji i liqenit tė Shkodrės. Relievi i saj ėshtė i ulėt, kodrinor. Buzė liqenit ka mjaft gjire tė vegjėl shkėmborė e plazhe me zhavor tė veshur me gjelbėrim pėrreth. Nė Zogaj ka shkurre mesdhetare si dhe bimėsi tė kultivuar tradicionalisht si ullinj, fiq, mana e hardhi. Klima kėtu ėshtė shumė e shėndetshme qė ndikohet nga prania e liqenit dhe malit fare pranė. Temperatura mesatare e korrikut ėshtė 25 gradė Celcius. Ajri i pastėr, liqeni me ujin qė nė kėtė pjesė ėshtė i pastėr, mali e pamja e bukur e bėjnė kėtė plazh shumė tė pėlqyeshėm dhe tė shėndetshėm, sidomos pėr fėmijėt. Zogaj ėshtė njė zonė e pasur dhe me bimė mjekėsore si sherebela, mendra, gjethe lari, trumza, mullaga etj. Zona e liqenit ka peshq si krapi, gjuca, ngjala etj.

TRADITA
Banorėt e zonės kanė profesion kryesor peshkimin dhe kėtė ua afrojnė dhe pushuesve qė kanė dėshirė tė zėnė peshk. Gratė merren me punimin e qilimave tė njohur jo vetėm nė Shqipėri. Nėpėr shtėpi pėrveē pemėve frutore tė shumėllojshme dhe perimeve qė mbillen, banorėt prodhojnė edhe nėnprodukte prej tyre qė ua afrojnė pushuesve dhe qė pėlqehen mjaft. Tė tillė janė reēelėrat e ndryshėm, thanaku i bėrė nga thanat, pistili i bėrė nga kumbullat, pekmezi i bėrė nga manat etj. Peshkimi bėhet me varka jo tė mėdha dhe kryhet me rrjeta, grepa e mresha. Nė verė pushuesit shėtisin mjaft me varka nė liqen, nga banorėt mikėpritės e dashamirės tė zonės. Njė gatim karakteristik i Zogajt i cili pėlqehet mjaft nga pushuesit ėshtė tava e krapit. Turistėt interesohen edhe pėr mėnyrėn e gatimit tė saj e cila ėshtė e veēantė. Kjo pėr faktin se pėrbėrėsit e saj merren direkt nga liqeni dhe nga kopshtet e banorėve. Qepa, hudhra, salca e bėrė vetė nga domata apo speci, pistili dhe uthulla pa kimikate e bėjnė kėtė gatim tė veēantė. Servirja e pjatave me gatime prej produkteve tė kopshtit ėshtė mjaft e kėndshme pėr pushuesit. Traditė e zonės ėshtė dhe pėrgatitja e vajit tė ullirit, proēes ky qė tėrheq vėmendjen dhe ngjall kureshtjen e pushuesve. Saragat janė njė tjetėr specialitet i zonės. Ky lloj peshku zihet nė liqen dhe tymoset duke kaluar disa etapa.

PUSHUESIT
Zona e Zogajt ka fuqi tėrheqėse natyrore.Prania e liqenit pėr plazh dhe klima e shėndetshme e bėjnė atė tė pėlqyeshme pėr pushuesit. Zogaj frekuentohet kryesisht nė verė nga pushues familjarė qė kalojnė kėtu dy javė apo njė muaj. Numri i pushuesve gjatė verės shkon 300-500 vetė nė pikun e sezonit, pa pėrmendur pushuesit e shumtė ditorė. Ēmimet e dhomave nė shtėpitė e banorėve shkojnė 8000-10000 lekė. Nė hotelin e vetėm qė ndodhet kėtu ēmimet shkojnė 18000 -20000 lekė pėr dy javė dhe dhomat familiare i kanė paisjet e kushtet e nevojshme. Shtėpitė ndodhen rrėzė malit ose nė pjesėn e poshtme tė tij jo larg plazhit. Rruga nga Shiroka deri nė Zogaj ėshtė e ngushtė, por lokalet e shumta buzė liqenit, njė pjesė e tė cilėve me shkallė qė zbresin nga rruga, kanė bėrė zgjerime tė pjesshme dhe vende parkimi pėr makinat. Nga ura e Bunės, nė Shirokė e deri nė Zogaj ka mbi 50 bare e restorante. Zogaj frekuentohet pėr ujin e pastėr tė liqenit, peisazhin piktoresk, klimėn, qetėsinė, mikėpritjen e dashamirėsinė e banorėve tė saj.

“Konti i Monte Kristos shkodran” premton mrekullinė ne mes tė liqenit

Nė liqenin e Shkodrės, sapo kalon kthesėn e parė nė drejtim tė Shirokės, shikon njė ishull tė gjelbėruar. Pranė tij janė edhe disa ishuj tė tjerė tė vegjėl tė formuar nga gėrryerjet e tokės prej ujrave tė liqenit. Shumė vite mė parė ato kanė qenė tokė e bashkuar me livadhet pranė liqenit, qė pėrdoreshin si pyje pėr t’i marrė lėndėn drusore ose pėr kullota. Ishulli mė i madh ka njė sipėrfaqe 2800 metėr katror dhe nė tė ndodhen rreth 300 rrėnjė shelgje si dhe bar i dendur. Ky ishull, pronė e dikurshme e familjes Lici, ėshtė menduar tė shfrytėzohet, pa e dėmtuar natyrėn. Mustafa Lici dhe Ismet Ademi kanė filluar investimin pėr ta bėrė ishullin njė ndėr vendet mė tėrheqėse e mė tė frekuentuar pėr vizitorėt jo vetėm shkodranė. Ato do tė ndėrtojnė njė kopėsht zoologjik me 97 lloje speciesh, ndėr to shpendė dhe 37 lloje kafshėsh tė rralla tė sjellura nga jashtė siē ėshtė dhia e bardhė, gomari i bardhė etj. Kafazėt do tė ndėrtohen tė mbėshtetur mbi shelgjet shekullore, pa i dėmtuar ato.

Pėr tė penguar gėrryerjen e tokės sė ishullit nga rrjedha e ujrave tė liqenit, do tė bėhet izolimi i tij me rrjeta me gurė, njė metėr tė gjėra dhe tre metėr tė thella. Pėr kėtė izolim do hidhen 600 kamionė me gurė dhe 320 kamionė me pluhur guri. Nė pesė muaj tė vitit ishulli mbulohet nga uji deri nė 70 cm, dhe pėr tė evituar kėtė mendohet tė hidhen dhera tė cilat shtypen mbi shelgje dhe rrisin nivelin e ishullit me mbi 80 cm. Transporti i materialeve bėhet me tankier, ndėrsa kur tė fillojė funksionimi pėr vizitorėt do vihet nė dispozicion njė skaf 50 vendėsh qė pėr pak minuta do pėrshkojė distancėn nga rruga. Pėrveē kopshtit zoologjik nė ishull do tė ketė dhe cirk pėr fėmijėt si dhe pije freskuese. Nuk do tė pritet asnjė pemė, por do mbillen tė tjera, thotė Lici, duke shtuar se njė degė mė pak ėshtė njė dėm mė shumė. Investimi i cili kap shuma tė mėdha, mendohet tė pėrfundojė pas dy vitesh. Investitorėt Lici e Ademi kanė pėrcaktuar edhe tarifat. Pėr transportin me skaf ato do jenė 100 lekė pėr person, ndėrsa vizita nė ishull bashkė me argėtimin nė cirk do jetė 1 dollar pėr person, me njė orar tė pakufizuar.Qėllimi ėshtė shfrytėzimi i ishullit duke e bėrė mė tė bukur dhe duke e lėnė tė paprekur atė si monument natyre.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #7  
Te vjeter 29-09-2003, 15:57
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
8 shtatori, festa e Ardenicės

8 shtatori, festa e Ardenicės


Nė njė varg kodrash qė shtrihen nė mes tė fushės sė madhe tė Myzeqesė, nė drejtimin veri-jug, nė pikėn mė tė lartė tė tyre ndodhet Manastiri i Ardenicės qė ėshtė quajtur “Kėshtjella e Myzeqesė”. Ai nė shekuj ka qenė njė qendėr e rėndėsishme shpirtėrore, kulturore dhe historike e Kishės ortodokse. Njė nga arsyet kryesore ka qenė afėrsia e manastirit me rrugėn e rėndėsishme “Egnantia”, rrugė qė lidhte Evropėn Perėndimore me atė lindore nėpėrmjet porteve detare tė Vlorės dhe Durrėsit. Kjo rrugė shkonte nė Kostandinopojė nėpėrmjet Ohrit, Manastirit dhe Selanikut.


Manastiri i ėshtė kushtuar lindjes sė Hyjlindėses Tėrėshenjtė (nėnės sė krijuesit, Maria) dhe mė 8 shtator ėshtė festa e saj. Nė kishėn e Ardenicės mblidhen besimtarė ortodoksė nga e gjithė Shqipėria dhe e gdhijnė atė natė duke u lutur nė kishėn e vogėl dhe duke ndenjur pranė shtėpisė sė Zotit deri nė orėn 3 tė mėngjesit. Mė pas tė gjithė flejnė pranė kėsaj kishe duke u lutur pėr faljen e mėkateve dhe sjelljen e fatit nė jetėn e tyre. Ėshtė njė festė e pėrvitshme dhe shumė e ndjekur nga besimtarė e njerėz kuriozė.


Kisha e Trinisė sė shenjtė, sipas disa studiuesve i ka fillimet nė shekullin e dhjetė. Por, tradita thotė; se manastiri u themelua nė shekullin 13-14, nė kohėn e Despotatit tė Epirit. Kisha qėndrore e Lindjes sė Hyjėlindėses u ndėrtua mė 1743, me kontributet e tregėtarėve voskopojarė. Ndėrtesat rreth kishės si qilarėt, kuzhina, furra, qelitė, dhomat e pritjes, mulliri i vajit, ruajnė formėn e tyre origjinale dhe radhiten ndėr ndėrtesat e ruajtura mirė tė shekullit 18.


Kisha e manastirit ėshtė e zbukuruar e gjitha me afreske. Pikturat murale janė vepėr e vėllezėrve korēarė Konstandin dhe Athanas Zografi dhe datojnė vitin 1744. Afresket si ēdo shkrim tjetėr janė nė gjuhėn greke tė vjetėr dhe paraqesin shtatė shenjtorėt ungjillėzues tė sllavėve si dhe shėn Joan Kukuzelin nga Durrėsi, muzikantin e shquar bizantin tė shekullit 12. Shumica e ikonave tė ikonostasit janė bėrė nė 1744 nga piktori Kostandin Shpataraku, nga Shpati i Elbasanit. Ikonostasi origjinal u gdhend rreth vitit 1744 dhe u riparua mė 1804-ėn. Nė tė njėjtėn periudhė janė gdhendur dhe altari, froni episkopal, amvoni dhe njė ikonombajtės. Tė gjitha punėt me dru janė lyer me bojė ari. Nė to gjenden mjaft elemente me motive nga bota shtazore dhe bimore, me kuptim simbolik, qė i radhisin ato ndėr punimet mė tė bukura nė dru tė kėtyre trevave. Brenda kishės ka dhe elementė tė punuar nė argjend dhe nė metal, si psh kandilat prej argjendi tė ikonostasit tė datuara nė vitet 1725 dhe tė zbukuruara me motive nga bota bimore. Shumė nga objektet artistike, liturgjike dhe historike tė manastirit, ikona, punime argjendi, stoli tė shenjta dhe dokumente ruhen nė koleksione muzeale, arkivore apo private tė huaja apo vendase, nė pesė vende europiane: Greqi, Austri, Itali, Hungari dhe Poloni.
Megjithatė Manastiri vazhdon tė ketė njė koleksion tė rėndėsishėm objektesh nė qeramikė, punime qelqi dhe pllaka tė ndryshme prej mermeri qė ndodhen nėpėr gjithė manastirin.
Dikur manastiri ka pasur njė bibliotekė nga mė tė pasurat nė vend. Fama e madhe e tij bėri qė t’i dhuroheshin shumė libra nė gjuhė tė ndryshme. Por nė vitin 1932 biblioteka u dogj tėrėsisht, bashkė me tė gjitha gjėrat qė ndodheshin brenda saj, duke pėrfshirė dhe dokumentacionin historik dhe objektet e tjera me vlerė.


Pas djegies sė bibliotekės, manastiri nuk ka pasur vėllazėri murgjėrore, por aty shėrbenin laikė, qė kujdeseshin pėr pronat e shumta tė tij. Aty kanė qenė internuar Kryepeshkopi Kristofor Kisi si dhe Peshkopi i Apollonisė Irene Banushi nga Shkodra. Ky i fundit e shpėtoi manastirin nga stuhia e shkatėrrimit ateist nė vitin 1967. Ai i bindi tė rinjtė qė tė mos e prishnin, sepse ky do tė ishte njė dėm jo vetėm kulturor, por edhe historik, pasi mendohet qė nė maj tė vitit 1451 kėtu tė jetė kurorėzuar Gjergj Kastriot Skėnderbeu. Disa shkruajnė se ai ėshtė kurorėzuar “Princ i epirotėve dhe shqiptarėve” kėtu, ndėrsa tė tjerė mbėshtesin idenė se ai ėshtė martuar. Manastiri i shpėtoi shkatėrrimit, por shndėrrimi i tij nė njė repart ushtarak gjatė regjimit ateist, i solli shumė dėme.


Mė vonė manastiri u shpall monument kulture nėn mbrojtjen e shtetit dhe nė 88-ėn u hap si qendėr turistike. Ai iu kthye zyrtarisht Kishės Orthodokse nė 96-ėn dhe gjatė kėtij dhjetvjeēari tė fundit ėshtė vizituar nga shumė turistė tė huaj dhe nga vendas nga e gjithė Shqipėria. Ardenica ėshtė jo vetėm njė vend qė duhet vizituar pėr vlerat e mėdha historike, artistike dhe fetare, por ėshtė i ndėrtuar mbi njė kodėr shumė strategjike dhe i rrethuar me njė natyrė tė mrekullueshme. Njė ditė nė Ardenicė ėshtė me tė vėrtetė njė ditė e paharruar. Pėr tė shkuar atje duhet tė kaloni Lushnjėn dhe tė merrni kthesėn nė tė djathtė drejt rrugės sė Kolonjės. Ėshtė pak kilometra afėr rrugės kryesore, dhe nė rrethinat e manastirit gjenden dhe restorante dhe hotele pėr ta bėrė vizitėn tuaj mė tė kėndshme
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #8  
Te vjeter 17-10-2003, 23:20
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Magjia e Alpeve Shqiptare

VERMOSHI, THETHI, RAZMA - PERLAT E NATYRĖS SONĖ ALPINE

Rruga drejt Kelmendit ku ndodhet Vermoshi ėshtė 95 km larg Shkodrės.Vermoshi ėshtė skaji mė verior i Shqipėrisė dhe pėrfshihet nė rrethin e Malėsisė sė madhe. Pėr tė shkuar atje kalon Koplikun, Hotin, vazhdon nėpėr rapsh Starje, dhe duke kaluar drejt veriut. Nga qendra e komunės nė Tamarė ngjitesh nėpėr njė grykė mali qė tė ēon nė Selcė. Mė pas nė Qafėn e Predelecit e nė Lėpushė pranė Bjeshkėve tė Nemuna. Kėlmendi ka njė sipėrfaqe 353 km katror nė formė trekėndėshi. Dy brinjėt pėrėndimore e lindore kufizohen me kufirin shtetėror me Malin e Zi, ndėrsa ajo jugore me rrethet Shkodėr, Malėsi e madhe e Tropojė. Temperatura ėshtė e ndryshme nė zona tė Vermoshit. Mesatarja e janarit nė Cem ėshtė 0 gradė celcius, nė Vermosh –3gradė dhe nė male –8gradė.

Mesatarja e korrikut nė Cem ėshtė 19 gradė Celcius dhe nė male13 gradė. Cemi ka 20-60 ditė me borė nė vit,Vermoshi mbi 100 ditė dhe malet mbi 120 ditė me borė. Nė Kelmend ka dy lumenj tė veēantė. Ata burojnė nga njė vijė ujėndarėse dhe pėrfundojnė nė dy dete mbi 1000 km larg njėri tjetrit. Lumi i Vermoshit, me gjatėsi 20.7 km pėrfundon nė Detin e Zi dhe lumi i Cemit me gjatėsi 30.8 km derdhet nė Adriatik. Lumi Cem ka Cemin e Selsės dhe Cemin e Vuklit, qė bashkohen tek ura e Tamarės. Ata, rrugės formojnė kanionin e Drenovės,1.4 km i gjatė dhe100 m i thellė, Gerrlėn e Selcės 900 m e gjatė dhe 25 m e thellė. Nė Cem derdhet Ujėvara e Sllapit 30 m e lartė, ndėrsa e gjithė zona ka 200 burime ujore tė ftohta si dhe grupin e liqenjve akullnajorė-karstikė tė Jezercės.

PASURITĖ DHE BUKURITĖ TURISTIKE
Natyra e mrekullueshme dhe peisazhi turistik i Vermoshit janė pasuri tė ēmuara tė tij. Duke kaluar, tė shfaqen bukuri natyrore tė jashtėzakonshme si fusha e Rrapsh-Starjes,730 m mbi nivelin e detit, 2 km e gjatė dhe 1km e gjerė. Karramanat e Rrapshės janė shkėmbinj tė shumtė mbi 6 m tė lartė. Nė veri tė tyre shfaqet njė humnerė 500 m e thellė qė quhet lugina e Cemit. Mė tej janė pyjet e shumtė tė ahut qė pasohen nga gjelbėrimi i Lėpushės i cili gėrshetohet me bardhėsinė e borės sė Bjeshkėve tė Nemuna. Malet formojnė kurrize dhe zėnė 59.7 pėr qind tė territorit. Ka 45 maja me emėr dhe lartėsi mbi 2000 m. Bjeshkėt e Seferēės dhe Bjeshkėt e Nemuna zėnė veriun dhe qendrėn e Alpeve Shqiptare, ku dallohen male si Sheniku, Radohima e Jezerca me 42 maja mbi 2000 m. Bukuritė e peisazhit shtohen nga luginat e thella alpine qė ndėrpresin kurrizet e maleve, me gryka e anione tė mrekullueshme. Pyjet e ahut, bredhit tė bardhė, kullotave alpine etj, ja shtojnė vlerat turistike zonės.

Aty ka rreth 100 bimė mjekėsore si dhe 40 pėr qind tė specieve qė pėrmban flora shqiptare. Nė faunėn e Vermoshit ka 130 lloje shpendėsh, 35 gjitarė, dy lloj peshqish, trofta e Cemit dhe Salamandra. Vermoshasit njihen pėr bujarinė e mikėpritjen qė tė afrojnė, pėr pastėrtinė dhe traditėn nė pėrpunimin e produkteve blegtorale. Djathi i Kelmendit, qumėshti, mjalti janė mjaft tė pėlqyeshėm pėr vizitorėt. Veshjet e veēanta, prania e specieve tė rralla si salamandra e zezė, bretkoca e kuqrremtė, shqiponja, ariu i murrmė, lundėrza, kaprolli etj, i tėrheqin mjaft vizitorėt, ndonėse zona ėshtė e largėt.Vermoshi tė afron peisazh alpin tė mrekullueshėm, me sfond tė gjelbėr e bardhėsi bore, kreshta tė larta e tė mprehta, ujė tė ftohtė e tė kulluar, lugina akullnajore, forma tė larmishme karstike, lumenj me anione e ujėvara, liqen akullnajorė karstikė, pyje ahu e rrobulli, kafshė e shpendė tė shumtė e disa tė rrallė, troftėn e shijshme, vende historike, kostume tradicionale antike, ushqime tė shijshme etj. Kėtu takohen edhe objekte natyrore interesante, shpella, guva objekte kulturore si ura, shtėpi akomodimi tradicionale etj.

THETHI DHE RAZMA PIKAT TURISTIKE TĖ VERIUT

Thethi shtrihet nė verilindje tė qytetit tė Shkodrės rreth 80 km larg tė tij .Fshati piktoresk shtrihet nė zemėr tė Alpeve. Rruga pėr nė Theth gjarpėron mes pyjesh e peisazhesh mahnitėse natyrore. Kreshtat dhe majet e maleve tė larta ngrihen mbi luginat e ngushta, plot me ujėvara. Nė qiellin e pastėr fluturojnė shqiponjat e malit si dhe mjaft shpendė tė rrallė . Nė lumin e Shalės ka troftė tė mrekullueshme, e veēantė nė kėtė lumė. Nė shpatet e maleve tė veshura me pyje shekullorė, ndeshen kafshė tė egra si arinjtė, kapronjtė, zardafėt, ujqit, dhelprat, dhitė e egra si dhe shpend mjaft tė bukur.Thethi ka pamjen e njė pellgu 800m mbi nivelin e detit. Ai ėshtė i vendosur midis njė kurore majash tė thepisura si, Radohima, Maja e Arapit, Maja e Alisė, qė spikatin pėr bukuritė e rralla nė tė gjithė Alpet. Pėrmes fshatit rrjedh lumi i Shalės, me ujin e tij tė bollshėm, tė rrėmbyeshėm, tė pastėr si kristali e tė ftohtė si akulli.

Nga malet zbresin zhurmshėm e me furi katarakte e ujėvara.Thethi shquhet pėr kontrastet e relievit, ujėvarave, bimėsisė sė dendur, livadheve e sidomos i ngjyrave. Duke shėtitur mes pyllit tė dendur tė shfaqen livadhe mahnitėse ku rrezet e diellit kanė bėrė tė lulėzojnė lulu tė veēanta e tė papara me aromė tė mrekullueshme.Njė i tillė ėshtė Bregu i Bubės mbi lagjen Gjelaj tė fshatit. Thethi karakterizohet nga pyje, kullota e livadhe alpine e subalpine. Natura i ka falur privilegje kėtij fshati ku turistėt mund tė gjuajnė kafshė tė egra, tė peshkojnė troftėn e shijshme, tė merren me alpinizėm apo tė argėtohen nė luginat me lule e bar tė dendur, si dhe pranė lumit.nė Theth banon njė popullsi e vogėl e mikėpritėse.Thethi ėshtė njė pikė turistike e cila ka qenė shumė e frekuentuar. Deri nė vitin 1990 aty ndodhej kampi i pushimeve i pėrbėrė nga disa ndėrtesa alpine.Vendasit edhe sot vėnė nė dispozicion tė pushuesve shtėpitė e tyre qė funksionojnė si hotele.

Razma shtrihet rrėzė malit tė Veleēikut dhe ndodhet vetėm 41km larg qytetit tė Shkodrės.Ajo ėshtė njė nga vendet mė tė bukura dhe me klimėn mė tė shėndetshme tė Alpeve.Nė mes tė pishave,lėndinave,kullotave alpine,e peisazheve malore ,ka mjaft banesa tė tipit alpin.Vizitorėt e shumtė argėtohen me ekskursione alpinistike,ndeshje sportive, gjueti etj. Razma, ndryshe nga zonat e tjera turistike alpine , frekuentohet dendur nė tė gjitha stinėt e vitit, veēanarisht nė dimėr. Dėbora qė mbulon lėndinat ėshtė mjaft joshėse pėr rrėshqitjet me ski. Dhe nė Razėm ka patur kamp pushuesish si dhe hotel i cili funksionon akoma. Nė Razėm ka shumė ndėrtime alpine qė vihen nė dispozicion tė pushuesve. Tradicionalisht nė Razėm kanė patur banesat e tyre private shumė qytetarė nga Shkodra.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #9  
Te vjeter 11-12-2003, 14:38
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Borshi, bukuria qė tė josh

Nė Borsh njeriu mund tė qėndrojė me kėmbėt nė ujėt e detit, trupin nė rėrėn e plazhit, kokėn nėn hijen e portokalleve. Borshi pėrfaqėson njė amfiteatėr gjigant natyror tė vendosur buzė detit Jon.

Sapo del nė Qafėn e Shėn Thanasit, nė sheshin e Mėlqinės, tė shpaloset papritur njė panoramė e mrekullueshme me detin e pamatė, tė kaltėr nė maksimum deri nė atė blunė e tij gati tė frikshme nė distancė nga bregu. Ky ėshtė Borshi! Parė nga sipėr, tė krijohet pėrshtypja se bashkėjetesa e valėve tė tij me bregun, me rėrėn e plazhit, vazhdon e paqtė, ashtu si gjatė mijėvjeēarėve tė krijimit nga natyra. Nėn kalanė e Sopotit, rrėzė Picakut shfaqet e gjarpėron deri nė det lumi i Borshit me shtratin e tij tė zalltė e tė bardhė.
Borshi ėshtė i dėgjuar nė tėrė Shqipėrinė pėr bukuritė natyrore tė tij. Nė tė gjithė morinė e shpateve tė pjerrėt, tė ashpėr e shkėmborė qė pėrbėjnė tiparin dallues tė rivierės shqiptare, territori i Borshit pėrfaqėson njė ndėrthurrje tė shkėlqyer tė relievit fushor, kodrinor e malor. Prania e formave tė ndryshme tė relievit nė njė distancė tė vogėl nė vijė ajrore lindje-perėndim i jep njė bukuri tė rrallė peizazhit tė Borshit.
Aty formohet njė oaz klimatik, tė cilin nuk e gjen nė asnjė pjesė tjetėr tė viseve bregdetare tė Shqipėrisė, duke qenė kėshtu njė vend i privilegjuar nga natyra. Pozicioni gjeografik i Borshit, i vendosur nė mes tė bregdetit tė Jonit, lejon qė ai tė arrihet njėsoj nga tė dy ekstremet e Rivierės shqiptare, duke bėrė qė me mundėsi minimale tė realizohen nga turistėt vizitat e vendeve dhe pikave historike tė zonės.
Turizmi nė Borsh, thjesht familjar
Tė shkruash pėr turizmin nė Shqipėri provon njėherėsh dy ndjesi. Njėra ėshtė adhurimi dhe magjepsja ndaj asaj qė i ka falur natyra vendit tonė tė vogėl e tė varfėr dhe tjetra ėshtė keqardhja e mospromovimit tė kėtyre bukurive e mos shfrytėzimit tė tyre nė dobi tė njeriut dhe nė rastin mė tė keq, e shkatėrrimit tė tyre pėr pėrfitime vetjake.
Turizmi nė pėrgjithėsi nė Shqipėri bazohet nė iniciativėn private tė familjeve qė aplikojnė turizmin familjar, por tė cilave u mungon vizioni ndoshta dhe mundėsia pėr njė marketing tė atyre ēka ofrojnė. Hotelet e dikurshme ndėrkohė kanė njė rimėkėmbje dhe vazhdojnė tė funksionojnė, pėr shkak tė emrit tė dikurshėm, ndoshta jo me kapacitet tė plotė, ndėrsa hotele tė vogla tė reja janė nė pėrpjekjet e tyre tė para pėr t’u promovuar. Nė kėto kushte tė mungesės sė strategjisė dhe informacionit tė plotė mbi turizmin, ka mundur tė zhvillohet mė shumė vetėm turizmi familjar, por problem mbetet forcimi kategorizimi dhe pėrfshirja nė organizmat kombėtarė, rehabilitimi dhe pėrshtatja sipas kategorive.
Aktualisht nė Borsh, edhe pse shtrihet nė rajonin e pėrfshirė nė hartėn e agjencive turistike detare tė Korfuzit, turizmi ėshtė mė shumė njė potencial se sa njė vlerė reale. Kėshtu nė vend tė komoditetit dhe standardit tė lartė tė shėrbimit turistik, aty do tė gjesh njė mikpritje tė pashoqe, bujari qė tė bėn tė ndihesh si nė shtėpi dhe gatishmėri pėr tė tė shėrbyer.
Nėse nisesh pėr tė kaluar disa ditė nė Borsh, nuk ėshtė e nevojshme tė shfletosh asgjė, pėr faktin e thjeshtė se informacioni mbi hotelet dhe resurset me adresat pėrkatėse nuk ekzistojnė dhe nė fakt nuk ka hotele tė mirėfillta tė regjistruara. Vendin e tyre e zėnė vila private 2-3 katėshe e ndėrtime tė vogla intime, me kapacitet tė vogėl e tė pėrshtatshme pėr njė turizėm elitar.

Borshi, vendi i sopotarėve trima e tė ditur

Shekujt e mbuluan me pluhurin e harresės emrin e qytetit. Por shkrimtarėt e historianėt e lashtė s’kishin si ta linin pa pėrmendur qytetin bregdetar. Midis Orikut dhe Onhezmit (Saranda) ato bėjnė fjalė vetėm pėr njė qytet, Panormusin.