| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Ura e Mesit, Shkodėr, shekulli XVIII Njė monument kulture me vlera tė mėdha, simbol i qytetėrimit tė lashtė. Nė Shqipėri ka rreth 100 ura prej guri, por Ura e Mesit ėshtė njė monument kulture me vlera tė mėdha arkitektonike dhe teknike . Bashkė me kalanė e Rozafės, ajo ėshtė objekti mė i vizituar nga tė huajt por edhe nga shqiptarėt. Ajo ka tėrhequr dhe studiues tė huaj tė cilėt e kanė quajtur njė ndėrtim elegant dhe tė guximshėm. Ura me kurriz ėshtė ndėrtuar mbi lumin Kir nė lindje tė qytetit tė Shkodrės, 8 km larg tij. Ajo lidhte krahinat e Drishtit,Shllakut e Shoshit me Shkodrėn dhe pėrmes rrugės sė vjetėr lidhet me monumente kulture tė tjera, si Ura e Pashės nė Kukės, xhamia e Prizrenit etj. Ndėrtimi i saj ka filluar nė dy faza. Nė fazėn e parė ėshtė ndėrtuar harku kryesor me hapėsirė drite 21,5 metra dhe tri harqe anash tij, dy nė anėn e djathtė dhe njė nė tė majtėn. Kjo fazė ka pėrdorur gurė tė latuar me fuga tė rregullta horizontale dhe vertikale. Nė tė dy anėt e harkut kryesor janė hapur dy dritare tė vogla shkarkuese me hark majė lundre, ndėrsa tek kėmbėt e tij pėrballė rrjedhės sė lumit, janė ndėrtuar pila nė trajtė prizmi me bazė trekėkėndėshi. Traseja e kėsaj pjese tė urės ėshtė shtruar me gurė pllakė tė vendosur kėlliē, ku ēdo njė metėr ngrihet 5 cm rreshta tėrthorė, qė i japin pendencės sė kurrizit tė harkut kryesor trajtėn e shkallares. Mė vonė meqė prurjet e mėdha pėrmbytnin pjesėt e pjerrėta nė hyrje e dalje tė urės lindi nevoja e zgjatjes sė saj. Kėshtu asaj i shtohen pesė harqe nga e majta ketėr harqe nga e djathta, duke e kthyer atė nė njė urė me 13 harqe tė mbėshtetur nė terrenin shkėmbor dhe nė pėrshtatje me tė. Ajo ėshtė ndėrtuar me gurė dhe qemer dhe nė tė nuk ėshtė pėrdorur ēimento. Harqet janė tė harmonizuar dhe me kurbaturė tė lartė. Ajo ėshtė vendosur nė aksin rrugor Shkodėr- Drisht Cukal, nė drejtim tė rrugės sė vjetėr qė tė ēon tek kalaja e Drishtit. Duke undėrtuar nė njė drejtim me lumin, ajo i ka shpėtuar goditjeve tė rij, megjithėse kjo nuk mund tė evitohet plotėsisht. Vlerat urės ia shton dhe terreni piktoresk pranė saj me shkėmbinj dhe lumin e kaltėr. Paralelisht me kėtė urė ėshtė ndėrtuar njė tjetėr, e cila pėrdoret pėr udhėtim. Duke u kthyer nė njė nga simbolet e qytetit, ajo ėshtė e pranishme nė telajot e piktorėve, nė studo fotografike, nė kartolina, kalendarė e katalogė, nė unime me bakėr gdhendjedrri etj. Gjatė vitit 2001 shumė objekte si Kalaja e Rozafės,(2400- vjeēare, rruga nė qendėr tė qytetit e shpallur Rrugė muze rruga Kol Idromeno, e njohur pėr vlerat e saj muzeale, kisha e Shirqit rreth 8 km larg qytetit e ndertuar rreth shekullit tė dhe xhamia e Plumbit e ndėrtuar nė afėrsi tė lumit Drin nė vitin 1720 u vunė nėn kujdesin e Insitutit tė Monumenteve tė Kulturės. Midis kėtyre veprave ėshtė dhe Ura e Mesit,Fototeka Marubi,e bibloteka Marin Barleti, tė cilat restaurohen me fonde te buxhetit tė shtetit. Gjatė shirave tė kėtij viti Ura e Mesit ėshtė demtuar vetem nė njėrėn prej kėmbėve te saj, lehtėsisht e riparueshme. Megjithatė Ura e Mesit mbetet si simbol i njė qytetėrimi tė lashtė dhe si pikė referimi pėr teknikat e vjetra tė ndėrtimit me gurė. Si shkohet atje: Ura e Mesit ndodhet pranė qendrės sė fshatit me tė njėjtin emėr 8km nė lindje ose mė shumė verilinjde tė Shkodrės. Rruga ėshtė e asfaltuar, ndonėse njė pjesė e saj ėshtė e amortizuar. Distanca e afėrt bėn qė vizitorėt tė shkojnė atje dhe me biēikleta. Peizashi shkėmbor rreth saj, shfrytėzohet nė stinėn e verės nga pushues ditorė qė bėjnė plazh nėn hijen e urės ose hidhen prej saj nė ujė. Tė dhėna teknike: Gjatėsia 108 metėr, gjerėsia 3,40 metėr 13 harqe jo simetrike, ku mė i madhi 12 metėr i lartė dhe me hapėsirė 21,5 metėr tė gjerė. Ndėrtuar mė 1768 nga Mehmet pashtė Bushati |
|
#2
| ||||
| ||||
| Hekurudha e parė malore, e ndėrtuar nga figura e shquar shqiptare e teknikės hekurudhore e shek XIX, arkitekti dhe inxhinieri Karl Gega Nė vitin 1848 ai bėn njė udhėtim tė gjatė studimi nė Gjermani, Belgjikė, Francė e Angli dhe, me tu kthyer, hyn pėrsėri nė shėrbimin e hekurudhave shtetėrore dhe u mor me trasimin e linjės hekurudhore tė Semmeringut, tunel i gjatė 1430 metra. Asokohe diskutohej lidhur me mundėsinė e trasimit tė njė hekurudhe me aderencė tė thjeshtė. Kėsaj zgjidhjeje ai iu kushtua mbas njė udhėtimi tė ri nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe nė Angli. Mė 1849 u bė drejtor i Seksionit tė Ndėrtimit tė Hekurudhave dhe mė 1850, drejtor i drejtorisė sė pėrgjithshme pėr ndėrtimin e hekurudhave shtetėrore nė Vjenė. Pėrafėrsisht 42 km linjė hekurudhore kalon pėrmes Alpeve tė Italisė sė Veriut, duke arritur pikėn kulminante nė 898 m sipėr nivelit tė detit. Puna i kushtoi Karl Gegės ndėrtimin e 16 ujėsjellėsve pėrgjatė linjės hekurudhore, me gjatėsi tė pėrgjithshme prej 1502 metra, dhe 15 tunele, me gjatėsi tė pėrgjithshme prej 4520 metra. Pėrveē kėtyre, u ndėrtuan disa qindra ura tė vogla dhe njė mori muresh mbrojtėse pėr sigurimin e trenave nga shembjet e dheut. Pėr tė gjitha kėto u hodhėn nė erė 1.500.000 m3 shkėmbinj, u zhvendosen 3.500.000 m3 dhe, u stivuan 65.000.000 tulla dhe u ngritėn 80.000 bl**** guri. Duhet pasur parasysh se asokohe, pėr shpimin e formacioneve shkėmbore, skishte mjete tė tjera veē turjelave me dorė. Edhe nė ndėrtimin e ujėsjellėsve dilnin shumė vėshtirėsi. Meqė nė atė kohė nuk njiheshin vinēat e mėdhenj, ndėrtimi i atyre shtyllave madhėshtore qė arrinin deri 45 metra lartėsi dhe njė gjerėsi deri 20 metra, bėhej nepėrmjet skelave tė luhatshme. Vetėvrasja pėr dėshtimin e hekurudhės! Karl Gega lindi nė Venedik mė 10 janar 1802 (dikush e shkruan 1800) dhe vdiq nė Vjenė, mė 14 mars 1860, duke vrarė veten prej dėshpėrimit. Pak kohe pėrpara se tė pėrfundonte ndėrtimin e hekurudhės sė Semmeringut, qeveria austriake e dėrgoi atė nė Sibenburg qė tė ndėrtonte njė rrjet hekurudhor tė ri. Nė tė vėrtetė, kjo ishte njė manovėr e bėrė me paramendim pėr ta larguar sė andejmi, pikėrisht nė njė kohė kur po pėrfundonte vepra e tij kryesore. Mjaftonte njė lajthitje banale e teknikėve, qė dy anėt e tunelit tė mos takoheshin nė pikėn e dėshiruar, por ti shmangeshin njėra- tjetrės, nė drejtime tė kundėrta. Gjithēka mund tė ndodhte nė mungesė tė tij. Ndodhej nė Vjenė kur dikush i tha se dy anėt e kundėrta tė tunelit tė Semmeringut paskeshin devijuar gjatė shpimit pa u takuar. Ky lajm e tronditi tej mase Karl Gegėn. Me dėshtimin e kėsaj vepre, nė tė cilėn ai kishte derdhur tė gjithė pėrvojėn e njohuritė, pėr tė nuk kishte mė kuptim jeta. Ndoshta vdekja iu duk mė e lehtė se sa poshtėrimi, pėrqeshja dhe pėrbuzja e kundėrshtarėve!. Pėrfundoi nė vetėvrasje, nė njė banesė tė Vjenės, nė rrugėn Kulla e kuqe, nr. 6. Ndėrkohė, tuneli i Semmeringut kishte pėrfunduar me sukses, por Karl Gega nuk arriti ta gėzonte pėrurimin e veprės sė tij madhėshtore. Kush ėshtė mjeshtri i hekurudhave Vitet e fundit tė Karl Gegės qenė tė mbushura plot me brenga e hidhėrime. Tė parėt e tij kishin mėrguar nė Venedik sė bashku me shumė bashkatdhetarė tė ikur nga Shqipėria Veriore, pas pushtimit osman. Pasi kreu njė kolegj pėr filozofi e matematikė me pėrfundime shumė tė mira, nė moshėn 15- vjeēare u regjistrua nė Universitetin e Padovės dhe pas njė viti diplomohet nė degėn e inxhinierisė. Mė 1819, kur sapo kishte mbushur 17 vjetėt, merr titullin Doktor nė matematikė. Ai punoi nė hapjen e rrugės sė madhe malore nė provincėn e Belunos. Gjatė periudhės 1824-30 nė provincėn e Trevisos, nė njė pjesė rruge drejtoi punimet edhe nga ana hidraulike. Nga 1830-33 ishte inxhinier nė Rovigo dhe pastaj deri nė vitin 1836, u caktua nė departamentin e ujėrave pranė drejtorisė sė bujqėsise nė Venedik dhe nė 1848 si inspektor i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Ndėrtimeve, drejton ndėrtimin e hekurudhave tė Jugut deri nė Laihah. Mjerisht, tė dhėnat e jetės dhe tė veprimtarisė sė Karl Gegės na kanė arritur mjaft tė gjymtuara, aq sa nuk e kėnaqin kurreshtjen e ligjshme pėr ta njohur terėsisht. Shtatė vjet pas vetėvrasjes sė tij, nė 1867 eshtrat e tij u vendosėn pėrfundimisht nė njė varr pėrmendore. Edhe nė stacionin e Semmeringut, pas dy vjetėsh, iu ngrit njė pėrmendore nė kujtim tė kėtij nismėtari tė hekurudhave malore. Vite mė vonė, u emetuan pulla poste dhe kartmonedha me fytyrėn e Karl Gegės. Ndėrkohė, filluan shtrėmbėrime tendencioze lidhur me kombėsinė, gjoja italiane apo gjermane tė kėtij personaliteti. Por nė vetė qarqet e kulturės austriake nuk munguan autorė objektivė, qė e kanė vėnė nė dukje origjinėn e tij shqiptare, siē ėshtė p.sh. rasti i Friedrich Wallisch, i cili, nė librin me titull Neuland Albanien, botuar nė Stuttgart 1931, thotė nė faqen 113: Karl Gega, ndėrtuesi gjenial i hekurudhės sė Semmeringut, ka qenė me prejardhje shqiptare, siē dėshmon vetė mbiemri i tij Gega, qė do thotė nga Shqipėria Veriore. Tė dhėna teknike (Gjatėsia e linjės nė Alpe, 41 km, midis viteve 1848 dhe 1854), vepėr me vlera historike e marrė nė mbrojtje nga UNESCO. Hekurudha lidh Vienėn me Triesten (Austri-Itali) dhe gjatėsia e pėrgjithshme e saj ėshtė pikėrisht 75 km e 116,7 metra. Kuriozitete Zgjidhja e problemit tė hekurudhės sė Semmeringut nga Karl Gega u kundėrshtua nga shumė specialistė, mbasi asohohe diskutohej shumė rreth vėshtirėsive qė lokomotiva tė ngjitej nė atė lartėsi me aderence tė thjeshte, por eksperienca provoi se ishte njė gjė e mundshme, siē e kishte parashikuar ai, qė lokomotiva me tren tė pėrshkonte njė pjerrėsi 25 dhe rreze 180 metra. Enkas pėr hekurudhėn malore tė Semmeringut u shpall njė konkurs midis konstruktorėve tė lokomotivave pėr tė ndėrtuar njė lokomotivė mė tė fuqishme, sepse zgjidhja e problemit kushtėzohej edhe prej forcės tėrheqėse tė lokomotivės. Nė vitin 1854 pėrfundoi kjo linje qė ėshtė shembulli i parė i hekurudhave malore. Vėshtirėsitė e shumta i nxori sidomos shpimi i tunelit kryesor, qė ėshtė si tė thuash pika kulminante e kėsaj hekurudhe malore, tuneli i Semmeringut, nė lartėsinė 818 metra mbi nivelin e detit. Ky tunel, pėr arsye tė gjatėsisė sė tij, nuk u shpua vetėm horizontalisht e nga tė dy anėt, por edhe vertikalisht nė gjashtė vende, pėr tė hapur galeri porsi puse, nga tė cilat nxirrej dheu e gurėt. Hekurudha e Semmeringut, nė dhjetor tė vitit 1998, ėshtė marrė nė mbrojtje tė UNESCO-s nė bazė tė Konventės pėr Mbrojtjen e Vlerave Botėrore Historike dhe Vlerave tė Trashėguara, me arsyen se kjo hekurudhė ėshtė ndėrtuar nė njė terren tė vėshtirė dhe nė mėnyrė konstruksioni nė vlerat mbinjerėzore |
|
#3
| ||||
| ||||
| Xhamia e plumbit nė Shkodėr ėshtė njė monument kulture me vlera tė veēanta arkitektonike e kulturore. Ajo ėshtė e vetmja ndėrtesė kulti nė Shqipėri e ndėrtuar sipas stilit tė perandorisė osmane, ndryshe nga xhamitė e tjera qė janė ndėrtuar sipas stilit arab. Ndoshta pikėrisht pėr kėtė kjo xhami ka tėrhequr vazhdimisht vizitorė tė shumtė e favorizuar edhe nga prania e saj nė hyrje tė qytetit, pranė kalasė Rozafa Gurėt qė ndėrtuan xhaminė Xhamia e Plumbit ėshtė ndėrtuar nė vitin 1773 nga Mehmet Pashė Bushatlliu, nė atė kohė vezir i Shkodrės. Kubetė e Xhamisė u veshėn tė tėra me shtresa plumbi. Pėr ndėrtimin e saj u sollėn gurė prej popullit me sistem zinxhir, pra duke kaluar dorė mė dorė. Gurėt u sollėn nga fshati Gur i Zi, si ndėrtesė u plotėsua me gurė tė mbetur nga ndėrtimi i kėmbėvė tė Urės sė Kirit. Ndėrtimin e saj e ndoqi nga afėr vetė Mehmet Pashė Bushatlliu, varri i tė cilit ndodhet ngjitur me xhaminė, nė anėn e djathtė tė murit. Xhamia ėshtė riparuar mė 1863 nga kujdestari i saj Mehmet Berberi dhe mė 1920 nga Xhelal Pasha. Mė pas, mė 1963, ėshtė meremetuar nga Haxhi Muhamet Berberi. Ajo ėshtė njė monument kulture dhe ka patur ndėrhyrje tė vogla restauruese. Vendndodhja e saj, pranė lumit Drin, nė njė terren tė ulėt ka sjellė nevojėn e drenazhimit tė tokės pėrreth. Kur ka shumė reshje, uji arrin deri nė 80 cm mbi xiklaturėn e xhamisė dhe depozitat e materialeve kanė mbuluar njė pjesė mbi themelet e saj ku kanė qenė 9 kėmbė shkallė ndėrsa tani janė vetėm tri. Me kalimin e viteve, u hoqėn shtresat e plumbit tė cilat u bėnė mall pėr treg. Edhe nė kohėn e pushtimit austriak, ushtria hoqi nga kjo xhami shtresa plumbi. Mė 1967, njė rrufe ka kėputur minaren e saj tė ndėrtuar me gurė tė latuar. Si objekt kulti ajo shėrben edhe sot. E konsideruar si monument kulture kjo xhami nuk u prish gjatė vitit 1967 kur u shkatėrruan shumė objekte fetare. Nė projektin e pėrgatitur pėr riparimin e saj, ėshtė parashikuar dhe ndėrtimi i minares. Xhamia e plumbit ka njė planimetri komplekse. Qendra e ndėrtesės pėrbėhet nga salla e lutjeve me pėrmasa 9.15 x 9,15 metėr. Ajo mbulohet me kupolė dhe nė fund ka njė ambient tė vogėl katror tė mbuluar me njė ēerek sfere tė hapur ndaj sallės, qė nė anėn jugore mbėshtetet nė dy elemente konikė. Nė anėn lindore dhe perėndimore xhamia ka portik tė hapur tė cilėt komunikojnė me sallėn. I pari nė tre pjesė, dhe i dyti nė dy pjesė, duke i lėnė hapėsirė minares. Njė portik oborr ndodhet nė anėn veriore me pėrmasa 15 x 20 metėr. Ai ka 14 pjesė tė mbuluara me kupola dhe qemere tė kryqėzuara. Pjesa e jashtme ėshtė me mure tė rrafshtė ndėrsa pjesa e brendshme ėshtė me harqe e kolona. Hyrja kryesore ėshtė nė anėn veriore. Porta e Jashtme ėshtė e mbuluar me arkita tė rrafshtė dhe e zbukuruar me dekor bimor. Po kėshtu janė edhe portat e tjera tė xhamisė. Dritaret e larta janė kuadratike dhe tė mbuluara me hark tė mprehtė. Mbi vėllimin kubik tė sallės sė lutjeve ngrihet tampuri i lartė me kupolė kuadratike nė plan, me dritare nė secilėn faqe. Xhamia ėshtė ndėrtuar me gurė tė skuadruar nė anėn e jashtme duke krijuar faqe tė rrafshta qė pėrfundojnė me korniza horizontale me gurė tė gdhendur. Nė anėn e jashtme ky objekt ėshtė mjaft interesant pėr shkak tė ekuilibrimit tė vėllimeve dhe vendosjes sė dritareve apo portikėve ndaj mureve tė plota. Vlerė tė veēantė ka kupola mbi tampurin e lartė ku ndėrtuesit anonimė kanė arritur tė ekuilibrojnė shtrirjen gjatėsore tė portikut. Pjesa e brendshme dhe e jashtme e saj komunikojnė me njė portė ndėrsa nė fund ka dy dyer tė mbuluara me kube harqet e tė cilave janė tė lidhura me hekura tė trashė. |
|
#4
| ||||
| ||||
| Ndėrtohet si tempull pėr Apollonin, pėr tu shndėrruar nė kishė tė ortodoksėve e mė pas nė faltore tė muslimanėve, pėr tė qenė sot njė nga monumentet mė tė rėndėsishme kulturore nė Turqi. Kisha e Shėn Sofisė ėshtė njė nga monumentet mė tė vjetra qė i pėrket periudhės Bizantine. E ndodhur nė qendėr tė Stambollit kjo kishė ėshtė njė nga veprat mė tė vjetra, e identifikuar qė prej mė shumė se 1000 vjetėve. Nė lashtėsi njihej si Kisha e Madhe, pėr shkak tė pėrmasave tė saj. E krahasuar me tė gjitha kishat kristiane nė atė kohė, ishte mė e madhja dhe Shėn Sofia ėshtė vepra e dytė kushtuar Trinitetit tė Shenjtė. Nė historinė kishtare ka hyrė si kishė Ortodokse dhe ėshtė njohur si pronė e pėrgjithshme e Patriarkatit tė Konstandinopolit me emėrtimin Kisha e madhe. Mė 29 maj tė vitit 1453, Kisha e Shėn Sofisė u kthye nė xhami. Pushtuesi Sulltan Mehmeti, pasi pushtoi qytetin pasdite vonė, kaloi pranė Kishės sė Shėn Sofisė. Ai mbeti i mahnitur nga bukuria e Katedrales dhe vendosi ta kthente nė Xhami tė perandorisė sė tij. Mė vonė, qeveria turke, duke qėnė se ishte njė xhami, e ktheu nė muzeum. Por, edhe pse ishte njė vepėr me vlera monumentale qė njihej nga e gjithė bota dhe e vendosur nė njė pikė turistike, mbi detin Marmara, nuk iu kushtua vėmendje dhe u la nė kushte tė pasigurta qė kėrcėnonin strukturėn dhe ndėrtimin e saj. Ekspertė nga organizata tė ndryshme botėrore kanė bėrė zbulime se si mund ta rikthejnė nė formėn e saj tė mėparshme, nė Katedrale Bizantine, por megjithė ndėrhyrjet dhe premtimet e shumta qė i janė bėrė shtetit turk, qeveria turke ka arritur ta mbajė Kishėn e Shėn Sofisė si monument kulture. E ndodhur nė qendėr tė Stambollit tė vjetėr, Shėn Sofia ėshtė njė nga qendrat mė tė vizituara. Nė sezonin e verės mund tė numėrohen mijėra turistė tė cilėt nuk largohen nga Stambolli pa parė bukurinė e Shėn Sofisė. Shėn Sofia, mbi tempullin e e Apollos Ndėrtimet e para tė kishės sė Shėn Sofisė janė ngritur mbi gėrmadhat e tempullit antik tė Apollos, sot e vendosur me pamje madhėshtore mbi detin Marmara. Ndėrtimi i parė i saj ėshtė pėrfunduar nė vitin 360 nga Konstandini i dytė. Mė 20 qershor 404 kjo kishė ėshtė djegur dhe ėshtė rindėrtuar nga Teodosi 11-tė nė periudhėn kohore 408 450. Ėshtė shkatėrruar pėrsėri mė 15 janar 532 nga revolta e Nikas. Pas kėtij shkatėrrimi barbar, Justiniani shqyrtoi njė projekt madhor pėr rindėrtimin e Kishės sė madhe nga fondacioni i tij. Planimetria e kėsaj ndėrtese u bė nga Atemiu, matematikan i njohur nga Tralli dhe arkitekti Isidorus nga Mileti. Kėta punuan me imagjinatė dhe korrektėsi studimore pėr ti dhėnė asaj njė pamje tė re. Ndėrtesa ėshtė ndėrtuar me mermer, gjė qė i dha mundėsinė kėsaj kryevepre tė qėndronte nė shekuj. Pėr nga arkitektura dhe mjetet qė janė pėrdorur pėr ndėrtimin e saj, nuk ėshtė ndėrtuar asnjė kishė tjetėr. Atemiu dhe Isidorus patėn nė dispozicion njė numėr tė madh specialistėsh si dhe materialet mė tė mira. Rikonstruksioni i saj zgjati pesė vjet dhe mė 27 dhjetor 537 ndėrtesa ishte e pėrfunduar. Zbulimet e mėvonshme tregojnė se konstruksioni i saj ishte kompletuar gjatė 20 viteve mė pas, ku nė tė kanė punuar me mijėra njerėz qė nga viti kur u projektua, mė 532. Kubeja, mrekullia e Shėn Sofisė Kisha e re e Shėn Sofisė bėn pjesė nė ndėrtesat tradicionale tė basilikave me kube. Ėshtė shumė e shquar pėr kubenė e saj tė stėrmadhe e pėrbėrė nga katėr pjesė muri tė plota, madhėsia e secilit afėrsisht ėshtė 100 metra katrore nė bazė. Tė katėr pjesėt tė harkuara janė tė varura nga njėra- tjetra dhe formojnė njė rreth, formėn e kubesė nė tė cilėn gjenden 40 dritare ku hyn drita duke ndriēuar pjesėn e brendshme. Rrezet e dritės qė futen nėpėrmjet dritareve, i japin njė dekompozim gjithēkaje dhe tė krijohet pėrshtypja e njė hapėsire tė pafund. Kubeja gjithashtu ka dymbėdhjetė dritare tė mėdha, tė vendosura nė dy kollona, shtatė poshtė dhe pesė lart. Ka tunele qė tė nxjerrin nė pjesėn jugore dhe veriore ku futesh nėpėr korridore dhe galeri tė ndryshme. E veēanta e kėsaj Kubeje, ėshtė ndėrtimi i saj me dy dalje, dy portat qė janė dy prej pjesėve tė murit, nė lindje dhe perėndim. Lartėsia e kubesė ėshtė 62 m. ndėrkohė qė baza e saj, dyshemeja, ka njė diametėr prej 33 m. Mozaikėt prehistorikė Mozaikėt janė njė tjetėr pjesė me vlera tė veēanta artistike, kulturore dhe njohėse tė kishės. Nga zbulimet e deritanishme thuhet se i pėrkasin shekullit 9-tė, 10- tė. Mozaiku mė i vjetėr qė gjendet nė kėtė monument ėshtė Virgjėresha dhe fėmija. Virgjėresha ėshtė e portretizuar, e ulur nė njė fron me Krishtin nė gjunjėt e saj, e veshur nė ar. Nė tė dy anėt e saj janė ėngjėjt Mikael dhe Gabriel, tė pikturuar nė gjithė gjatėsinė e tyre, gardianėt e fėmijės sė Virgjėreshės. Imazhi i Gabrielit ka arritur tė mbijetojė i padėmtuar dhe nė tė duket fytyra shprehėse dhe kombinimi i ngjyrave tė portretit mozaik. Nė kishė janė gjithsej 16 mozaikė tė profetėve tė ndryshėm si dhe 14 tė tjerė qė u pėrkasin peshkopėve, tė dekoruar nė dy regjistra, dhe ndodhen nga ana jugore dhe veriore e kubesė. Nga sa ėshtė zbuluar deri mė tani, mendohet se mozaikėt janė vepra tė vėllezėrve Fosati, qė kanė punuar mė vitin 1573. Kisha e Shėn Sofisė ėshtė vlerėsuar si njė vepėr klasike e arkitekturės kristiane. Karakteristikat e artit Bizantin janė zbuluar nė kompletimin e Kishės sė Shėn Sofisė. Punime tė bukura artistike, kollona elegante, mure tė veshura me gurė, enė tė punuara nė ar, stoli tė shumta zbukuruese, mozaike tė punuara me shije dhe mprehtėsi, kubeja e njohur, - e ndarė nė gjysma, punime me gėrma kapitale nėpėr muret e latuara, dritare tė shumta dhe si rezultat i bashkėveprimit tė dritės me hijen janė shkatėrruar shumė objekte dhe substanca. Megjithatė, besimtarė dhe pėrkrahės tė shumtė kujdesen pėr ristrukturimin dhe mirėmbajtjen e tyre dhe vizitorėt kundrojnė njė pėrsosmėri tė pėrjetshme. |
|
#5
| ||||
| ||||
| Amfiteatri i Durrėsit, Dėshmi e antikitetit shqiptar ... Sipas pėrllogaritjeve, ai mund tė mbante nga 15 000 deri mė 20 000 spektatorė. Aksi i madh ėshtė 120 m dhe i shkurtri 101m. Arkeologėt thonė se deri mė tani ėshtė zbuluar vetėm gjysma e amfiteatrit. Nga ajo ēfarė ėshtė zbuluar mund tė shihet qartė shkallarja, pjesė tė mureve rrethuese tė arenės (e cila ėshtė 61x 92 m), galeritė nėn shkallaren, dhe dy menianume tė mbuluara me pllaka guri. Ndėrtimi Amfiteatri ėshtė ngritur nė fund tė shek.I - fillimin e shek.II e.s., nė njė strukturė me mure tullash dhe guri. Sipas njė mbishkrimi tė zbuluar, nė kohėn e mbretėrimit tė perandorit Adrian, (97-117 e.s.) pėr pėrurimin e bibliotekės sė qytetit, 12 ēifte gladiatorėsh u ndeshėn nė amfiteatėr. Mbishkrimi qė mjerisht ka humbur, dėshmonte tėrthorazi praninė e njė amfiteatri nė Dyrrah, pėr tė cilin hedhin dritė edhe dy relievet e gladiatorėve qė kanė qėnė ngulur po nė portėn e madhe tė kalasė. Amfiteatri i Dyrrahit ėshtė ndėrtuar nė faqen lindore tė kodrės, me kuotė 59 m. nė pjesėn juglindore tė kėshtjellės, nė mes harkut verior dhe jugperėndimor tė mureve tė kalasė. Nė ndėrtimin e tij i ėshtė kushtuar rėndėsi edhe relievit tė kodrės me pėrmbajtje ranore-argjilore, tė pėrshkuar vende-vende nga breza tė fortė shtufi. Nė shek.IV e.s., pas braktisjes, pllakat e gurta tė mbulesės u hoqėn. Nė njė nga galeritė e amfiteatrit, nė shek.VII u ndėrtua njė kapele me mozaik mural dhe arena u shndėrrua nė varrezė. Njė pjesė e rėndėsishme e amfiteatrit ndodhet nė perėndim, nga ana e krahut mė tė madh tė monumentit qė vjen me hark tė thyer tė kullės. Shkallarja ėshtė gjetur e zhveshur nga shkallėt qė shėrbejnė pėr tu ulur spektatorėt. Nga ana e sipėrme e saj, gjenden disa rripa shkalle qė shkojnė nė trajtė rrezesh drejt arenės, tė cilat shėrbenin pėr tė lehtėsuar lėvizjen e shikuesve. Nė syprinėn e shkallares dallohen gjurmėt e ndarjeve. Podiumi, menioni i parė dhe menioni i dytė dhe njė shesh i ngushtė kalimi mes kėtyre tė dyve si dhe portat e daljes nga galeritė. Amfiteatri ka ambiente tė nėndheshme tė cilat shėrbenin pėr qarkullimin e brendshėm tė spektatorėve, domethėnė nga fasada nė shkallaren e amfiteatrit dhe anasjelltas. Ambientet qė ndodhen nėn shkallare pėrfundojnė sipėr me harqe apo soleta llaēi me copa gurėsh. Muret e tyre janė tė trashė 0.80m 1m, nė dy faqet e dukshme janė veshur me breza prej 3-4 a mė shumė rreshta tullash, tė bashkėrenditura me breza gurėsh shkėmborė. Amfiteatri ka 3 galeri nė sektorin A, sektori kryesor. Galeria e parė, afėr arenės, ėshtė mė e lakuar dhe mė e shkurtėr se tė tjerat, 12,35 m. Ka pesė harqe qė ndjekin njėri- tjetrin sipas drejtimeve tė saj. Nga krahu i fasadės sė amfiteatrit ajo zgjerohet me katėr kamare ose xhepa, kurse nga ana e kundėrt, komunikon me arenėn me anė tė njė porte me hark. Ka vetėm njė dalje e cila tė shpie nė podium. Galeria e dytė ėshtė e gjatė 15.10 m, e gjėrė 2.10 m. dhe e lartė 4 m. Mbaron sipėr me njė tavan gjysmė tė harkuar qė vjen duke zbritur nga drejtimi i arenės. Edhe kjo galeri ėshtė e kufizuar si tė tjerat me mure tė veshur me breza gurėsh e tullash. Kjo galeri ka dy dalje pėr nė shkallare. Galeria e tretė ka vetėm gjashtė shkallare prej tulle tė njė vomitoriumi qė tė ēon nė menionin e dytė tė shkallares. Sektori B. pėrfshin njė galerizė qė ndodhet ngjitur me arenėn, vijim i galerisė sė parė tė sektorit A, ndėrsa nė sektorin C ėshtė zbuluar njė ambient i mbyllur nė formė trapezi ( me gjajtėsi 11,45 m). Lartėsia e soletės sė ambientit nga kjo bazė i kalon tė shtatė metrat. Pas braktisjes sė amfiteatrit, pas disa shekujsh, e gjithė sipėrfaqja e arenės si dhe ajo e galerisė ngjitur me tė kanė qenė pėrdorur si varrezė. Varrimet nė arenė janė ndėrprerė ndoshta nga njė tėrmet qė ka shkaktuar ngjitjen e nivelit tė ujit . Pas kėsaj ėshtė ngritur njė faltore e vogėl ose kapelė mortore dhe janė sajuar dy dhomėza varr qė kanė zėnė vend nė dy kamaret e galerisė sė parė. Faltorja Kapela ėshtė ndėrtuar pas prishjes sė kamares nr. 4 dhe daljes pėr nė arenė. Muret e saj janė punuar me materialin e monumentit por me njė cilėsi mė tė dobėt sesa muret origjinalė dhe tė gjithė elementet qė pėrbėjnė kapelen, dhe duke marrė parasysh gjatėsinė e saj tė vogėl janė shkrirė nė njė. Gjatė kohės kur funksiononte, faltorja ka qėnė zbukuruar me afreske dhe dy mozaikė muralė, punuar me mjeshtėri me gurė kubikė shumėngjyrėsh. Sipas stilit dhe teknikės sė punimit, kėta mozaikė i pėrkasin periudhės sė lulėzimit tė artit bizantin. Amfiteatri i Dyrrahit ėshtė monumenti mė i madh i lashtėsisė. Njė konstruksion i tillė, me gjatėsi mbi 150 m dhe lartėsi 20 m duket se i pėrshtatej famės sė njė qyteti tė njohur si Dyrrahi. Pėr ngritjen e tij ėshtė dashur njė mobilizim i madh forcash, projektuesish, ndėrtues skulptorė, dekoratorė dhe njė grumbullim shumė i madh materialesh dhe mjetesh transporti. Ėshtė kjo arsyeja qė dėshmon, pėr dendėsinė e popullsisė, zhvillimin ekonomik dhe nivelin kulturor e artistik tė qytetit tė Durrėsit. Monumentet kryesore tė Durrėsit (pjesa mė e madhe e tė cilėve janė tė vizitueshme) janė Kėshtjella Antike dhe Mesjetare, Amfiteatri, Termat Rokame, Ujėsjellėsi Romak, dhe monumente tė tjera pagane dhe kristiane. |
|
#6
| ||||
| ||||
| Pazari i vjetėr i Krujės Rrugica ku reliket kanė gjetur vendin e duhur pė tu ruajtur. Vetėm nė lagjen e vjetėr tė Krujės, tė duket se ora e sė tashmes ka mbetur nė Mesjetė. Gra qė thurin dhe endin nė vegjė, burra qė gdhendin drurin, punojnė bakrin, ildisin veshjet kombėtare dhe, nė sajė tė traditės sė vjetėr, mbajnė jetėn nė kohėt moderne. Artizanati i harruar rikthehet nė kėto kohė moderne, mė shumė se sa pėr vendasit, pėr tė huajt. Edhe pse qyteti i Krujės ėshtė i ftohtė, rruga pėr nga Kalaja zhurmonte nga njerėzit dhe bisedat. Dėgjoje turistė tė huaj tė shumtė qė nė gjuhėn e tyre pyesnin kureshtarė pėr gjėra tė ndryshme tė vjetra si dhe pėr punime artizanati apo veshje tradicionale tėrheqėse, nė larmi ngjyrash, tė ekzpozuara kėndshėm. Pazari i vjetėr i Krujės ose siē thirret nga vendasit, Pazari i Derexhikut, shtrihet nė tė dy anėt e rrugės sė vjetėr tė shtruar me kalldrėm qė tė ēon pėr nė kala. Ky pazar ka ekzistuar qė nė Kohėn e Skėnderbeut. Nė Derexhik, macja kalonte tjegull mbi tjegull nė njė largėsi mbi 7 kilometra nga fshati Zahari deri nė Picrrakė. Kėshtu thonė gojėdhanat pėr pazarin e vjetėr tė Krujės, nė kulmin e lulėzimit tė tij, pikėrisht nė kohėn e Skėnderbeut. E tėrė rruga, qė lidhte dy fshatrat, nė kahe tė kundėrta tė qytetit, pėrbėhej nga dyqane nė anėt e saj. Siē tregojnė, Pazari i Derexhikut ka patur shumė dyqane qė shtriheshin nga qendra e qytetit e deri nė hyrjen e Kalasė, por tani ndodhen rreth 30 dyqane, tė cilat kanė pothuajse tė njėjtėn strukturė ndėrtimi, lartėsi tė njėtrajtshme, ēati me tjegulla tė vjetra. Brenda muret dhe tavani tė veshura me dru, si dhe qepenat nga ana e rrugės, ku reklamohen mallrat dhe objekte tėrheqėse. Derexhiku ka ardhur gjithnjė duke u zvogėluar, pak e nga pak, pėr tė mbetur sot vetėm njė rrugicė qė bashkon kohė krejtėsisht tė ndryshme. Pazari i vjetėr i rezistoi pushtimit turk pėr 500 vjet, pėr tė qenė ndėr qendrat mė tė rėndėsishme tė zhvillimit tregtar. Njė pjesė e mirė e pazarit, ėshtė djegur nė kohėn kur Shqipėria sundohej nga Ahmet Zogu. Mė pas, pėr vite me radhė, mbeti njė relike e qytetit dhe shfrytėzohej si njė pikė turistike. I vetmi restaurim qė i ėshtė bėrė pazarit, ishte me rastin e 500-vjetorit tė vitlindjes sė Skėnderbeut, pikėrisht nė vitin 1968. Por, kush viziton qytetin historik tė Krujės, mė shumė se sa historinė, sė pari do tė sjellė ndėrmend pazarin e vjetėr ku sėrish po gėlon tregtia. Rruga qė tė ēon nė kalanė e Skėnderbeut, ėshtė i vetmi kalim pėr tė hyrė nė historinė e lashtė tė qytetit, ashtu dhe nė hulumtimin e traditės sė vjetėr tė artizanatit shqiptar. Nė Derexhik koha ka mbetur tek Skėnderbeu. Nė kthinat e dyqaneve, sendet flasin me gjuhėn e vjetėr. Nė dyqanet, qė ende ruajnė arkitekturėn e vjetėr, gjen sende nga mė tė vjetrat e deri tek kostumet popullore mbi 20-vjeēare, ose pjesė tė tyre. Tregtohen bizhuteri tė vjetra, foto tė Marubit, orė tė shekullit tė XVIII-XIX, monedha tė kohėrave tė ndryshme, e gjithėfarė lloj sendesh qė pėr ish-poseduesit e tyre nuk kanė mė vlerė. Mė shumė se sa njė rrugicė, Derexhiku ngjason me njė lagje ku reliket kanė gjetur vendin e duhur pė tu ruajtur. Qėndrojnė aty me vite, nė pritje tė njė koleksionisti apasionant pėr kulturėn shqiptare. Zeja qė mban gjallė krutanėt Sipas tregtarėve, tė huajt janė tė vetmit qė interesohen dhe blejnė kėto vjetėrsira.Vendasit i shohin me interes, por rrallė blejnė ndonjė send. Tė gjitha mallrat, qė tregtohen nė pazarin e Krujės, janė tė banorėve nga zonat pėrreth. Aty i sjellin dhe i shesin pėr pesė para tek tregtarėt. Po pėr pesė para shiten edhe kostumet e vjetra popullore. Tregtohen veshje tė gruas nga zona tė ndryshme tė vendit, si e Zadrimės, e Matit, Shqipėrisė sė Mesme, madje edhe tė trevave tė Jugut. Tė gjitha kėto lloj vjeshjesh janė origjinale. Sipas tregtarėve, tregtia ka rėnė pasi janė tė rrallė vizitorėt e huaj nė kėtė rrugicė. Por, nuk ėshtė vetėm ky shqetėsimi pėr tregtarin krutan. Para disa vitesh, ai ka tregtuar njė mall mė tė mirė. Veshjet kombėtare ishin mė tė mbajtura dhe tė njė kohe mė tė hershme. Kush kishte pėr ti shitur, i shiti vite mė parė, ndėrsa tani kanė mbetur shumė pak nga kėto kostume . Modelet e qilimave, gratė i marrin dhe i thurin sipas motiveve tė vjetra, ku karakteristike ėshtė gėrshetimi i ngjyrės sė zezė me tė kuqen. Sipas tyre, kjo ėshtė ajo qė pėlqehet nga klientėt dhe jo e reja. Vetėm nė Derexhik nuk ka kuptim moderniteti. Madje, kėtė e dinė mirė edhe vetė krutanėt. Para tre vjetėsh, nė kėtė pazar, ėshtė provuar tė hapen dyqane parfumerie apo butikė. Por, menjėherė tė zotėt e tyre i kanė mbyllur. Nė rast se Derexhiku ekzsiston edhe sot, kjo ka ardhur pėr faktin e vetėm qė e vjetra kėtu sfidon tė renė. Rikonstruksioni i tyre gjithmonė bėhet duke ruajtur kėtė vijė ndėrtimi dhe karakteristika , ndaj dhe e parė nga lart, pazari i vjetėr ėshtė pjesa mė harmonike dhe tėrheqėse e qytetit. Artizanati, profesion nė zhdukje. Punimi me dorė ėshtė e vetmja zeje qė mban shumicėn e familjeve tė kėsaj zone. Kohėt moderne harruan traditėn. Nė kėto kohė, tė rralla janė vajzat qė mund tė qindisin ose tė thurrin njė qilim. Vetėm nė lagjen e vjetėr tė Krujės, tė duket se ora e sė tashmes ka mbetur nė Mesjetė. Gra qė thurin dhe endin nė vegjė, burra qė gdhendin drurin, punojnė bakrin, ildisin veshjet kombėtare dhe, nė sajė tė traditės sė vjetėr, mbajnė jetėn nė kohėt moderne. Artizanati i harruar rikthehet nė kėto kohė moderne, mė shumė se sa pėr vendasit, pėr tė huajt. Tė gjithė, me keqardhje, thonė qė mjeshtrat janė larguar dhe nuk punojnė mė. Shumė prej tyre, pohojnė qė ėshtė shumė e vėshtirė dhe e lodhshme tė punosh nė artizanant, nė njė kohė kur puna e tyre nuk vlerėsohet. Aq mė tepėr qė tregtia ka rėnė dhe tė paktė janė ata tė interesuar qė vijnė e blejnė, gjė qė ka shkaktuar dhe largimin e mjeshtrave apo dhe largimin e tė rinjve dhe tė rejave nga profesionet artizanale. Shumė nga punimet artizanale janė prodhime kallpe, ose dhe imitime. Puna krijuese aplikohet vetėm nė raste kur njerėzit duan gjėra tė cilat i kanė parė nė foto e vende tė ndryshme, pra tė porositura. Artizanatet qė ushtrohen aktualisht nga mjeshtrat e punės me dorė janė punimet nė gur, kockė, mermer, tapetet dhe qilimat nė fill tė leshtė, si dhe punimet nė bakėr e dru, kryesisht objekte pėr mobilimin e shtėpisė. Dėshira, mjeshtre nė punimin e qilimave dhe tapeteve nė fill tė leshtė,- thotė se puna i ka ecur mirė dhe ndryshe nga mė parė, edhe nė Shqipėri njerėzit kanė filluar tė preferojnė pėr mobilimin e shtėpisė qilimat dhe tapetet. Por ajo shqetėsohet pasi mendon se tė rinjtė dhe tė rejat e qytetit tė saj nuk kanė dėshirė tė ushtrojnė profesionin e artizanatit ndaj ky ėshtė njė shqetėsim pėr atė vetė. Do tė vijė njė kohė qė unė nuk do tė mund tė punoj mė, dhe kush do ta trashėgojė kėtė profesion?!. Bujari, mjeshtėr nė punimin e gurit, kockės dhe mermerit, i cili ka rreth 30 vjet qė ushtron kėtė profesion, thotė se nuk e ka tė trashėguar por i ka lindur nga pasioni dhe gjithashtu pėr fėmijėt e tij ai shprehet se: Tani pėr tani, unė mendoj qė pėr ta ėshtė shumė e rėndėsishme tė studiojnė, dhe profesionin qė unė kam le ta trashėgojnė nėse do tė kenė dėshirė. Nuk ėshtė se unė kam fitime tė mėdha ekonomike me punėn qė bėj, madje ėshtė shumė e lodhshme, dhe do tė fitoja mė shumė po tė ushtroja profesionin tim tė vjetėr si marangoz, por unė e kam nisur kėtė si punė tė dyfishtė nga dėshira dhe pasioni. Tanimė puna mjeshtėrore artizanale, nuk tė jep dorė pėr tė pėrballuar kėrkesat e jetesės dhe ata qė e ushtrojnė e bėjnė kėtė gjė vetėm ngase nuk kanė mundėsi tjetėr punėsimi. Tė vjen keq tė dėgjosh diēka tė tillė, pasi tė kesh parė njė galeri tė tėrė me vepra artizanale tė bukura, por Edhe pse me shumė mangėsi dhe probleme pėr tė cilat nuk e vret mendjen njeri, pazari i Derexhikut, grumbullon, pasuron tregun me mallra tė ndryshme tė vjetra dhe tė reja, si dhe pret e pėrcjell vizitorė tė shumtė. |
|
#7
| ||||
| ||||
| Kėshtjella Egeskov, perla e epokės sė Rilindjes... Kėshtjella Egeskov, nė mes tė njė liqeni tė vogėl,me urėn lidhėse, ėshtė njė perlė e epokės sė Rilindjes, e ndėrtuar nė vitin 1554. Egeskovi, i njohur dhe si pylli i dushqeve ėshtė rezidenca e mijėra drurėve tė lartė. Parku qė rrethon Kėshtjellėn, prej 15 hektarėsh, ėshtė dizenjuar nė mesin e viteve 1700 ku gjenden drurė ahesh shekullorė, si dhe kaēube tė qethura nė forma tė ndryshme e kopshte tė projektuara dhe dizenjuar bukur. Ambientet e brendshme tė kėshtellės janė tė gjitha tė mobiluara me pajisje antike. Nė njė galeri tė veēantė janė tė arkivuara armė gjahu, trofe tė periudhave tė mėdha.Gjithashtu dyshemeja ėshtė antike muzeale, e cila i pėrket njė periudhe para 300- vjeēare. Duke u nisur nga Odensa, pjesa veriore e Fune-it, nė kėshtjellėn Egeskov, shkohet me tren. Nė Hollin e Banketit, pas restaurimit, nė vitin 1975, ēdo verė janė zhvilluar koncerte tė mėdha dhe, qė nga viti 1986, Holli, e shumė dhoma tė tjera tė Kėshtjellės qėndrojnė tė hapura nė sezone turistike. Historia e Egeskovit. Kėshtjella Egeskov, e ndėrtuar nga Frands Brokenhuss, ėshtė pėrfunduar mė vitin 1554. Vite mė parė Franz Brokenhuss ishte martuar me An Tinhus, trashėgimtare e fermės ku ndodhet sot kėshtjella dhe parku madhėshtor dhe nė kėtė kohė, nga qarqet politike u lejua qė tė ndėrtoheshin shtėpi sa mė tė mbrojtura, nė formėn e kėshtjellave dhe Frans Brokenhus nuk bėri pėrjashtim. Ai e ndėrtoi kėshtjellėn e tij nė mes tė liqenit. Sipas legjendės, kishte aq shumė dushqe, saqė dukej si njė pyll i tėrė. Kėshtjella Egeskov ngrihet nė mes tė njė hapėsire 1100 ha tokė, nga tė cilat rreth 20 ha zė kėshtjella dhe parku. Vendndėrtimi i Kėshtjellės. Kjo ndėrtesė qė duket e heshtur dhe idilike, mikpritėse e shumė vizitorėve, ėshtė ndėrtuar pėr qėllime mbrojtėse. Ėshtė e pėrbėrė nga dy shtėpi tė mėdha, tė cilat lidhen me njėra-tjetrėn nga njė mur i trashė I dyfishtė. Shtėpia e parė ėshtė braktisur, ndėrsa shtėpia e dytė qėndron nė njė formė tė mirė dhe me shumė interes pėr vizitorėt. Muri lidhės ėshtė kaq i trashė saqė i fsheh shkallaret si dhe krijon njė siguri tė lartė nga uji gjatė njė rrethimi apo rritje e nivelit tė tij. Muret e jashtme kanė njė ndėrtim prej suvaje tė fortė dhe tė mbushur me frėngji, ku nė raste luftimi, mund tė mbroheshe dhe tė luftoje qė nga kėshtjella. E vetmja mundėsi pėr tė hyrė nė Kėshtjellė ėshtė nėpėrmjet urės lėvizėse. Kėshtjella ka gjithsej 66 dhoma, 6 banjo si dhe 200 dritare. Kėshtjella numėron gjithsej 171 dyer tė brendshme tė saj. Thellėsia maksimale e pellgut qė rrethon kėshtjellėn ėshtė rreth 5 metra dhe gjithsej janė tė ndėrtuara 4 labirinte. Muret e jashtme tė saj, janė tė restauruara qė para 270 vitesh dhe kanė njė trashėsi prej 8 metrash. Tė punėsuarit qė kujdesen pėr mirėmbajtjen e ambienteve, tė kėshjellės, si dhe pėr parkun turistik shėnojnė shifrėn 80 vetė. Gjatė 400 vjetėve tė fundit, familje tė ndryshme kanė jetuar nė kėshtjellėn Egeskov. Nė vitin 1784, Egeskov iu shit Henrik Bille, pasardhėsit e tė cilit jetuan aty deri nė fund tė jetės sė tyre. Nė vitin 1883, Julius Ahleeldt- Laurvig- Bille u largua nga Egeskovi dhe gjatė kėsaj kohe kėshtjella, dhe kėtu u restaurua nga arkiteki suedez , Hego Zettervalli, i cili ndryshoi dhe i dha pėrmasa mė tė mėdha ēatisė, rregulloi kulmet me majė tė saj dhe frėngjitė, si dhe ndėrtoi kabinėn e portierit, nėpėr tė cilėn kalohet pėr tė vizituar kėshtjellėn. Nė kėtė periudhė, kėshtjellės iu dha njė modelim i ri, modern si dhe u ndėrtua njė stacion hekurudhor nė Kvaerndrup, gjė qė krijoi mundėsinė bazė, pėr ta bėrė Fermėn e Egeskovit njė fermė moderne siē ėshtė sot. Parku i Egeskovit Parku i madh dhe i larmishėm qė rrethon Kėshtjellėn ėshtė njė monument mė vete, qė frekuentohet nga turistė dhe vizitorė tė shumtė. Qė nga viti 1959, kur u bė restaurimi historik i pjesėve tė tij, ka mbetur i pandryshuar. Parku i madh, rreth 36 akra, ka qėnė i hapur pėr vizitorėt qė nė kohėt qė s mbahen mend. Dizenjimi i tanishėm i kopshteve ėshtė bėrė nė kohėn e Niels Krag, i riu, i cili nė vitin 1730, realizoi Kopshtin francez, me njė simetri mjaft tė qartė, rrethuar me gardh dhe rrugica qė kufizoheshin nga ahet (drurė), shkoza dhe pemė limoni. Nė dekadat e fundit, kopshti ėshtė mbingarkuar. Nė vitin 1962, nė hyrje tė kopshtit francez, arkitekti francez, Duprat, krijoi pamjen qė ka edhe sot, Koptshin e Rilindjes , me shatėrvanė, rrugė tė shtruara, anėt e tė cilave janė tė rrethuara me gardh luleje tė gjelbėrt ku janė qethur kaēube, skicuar figura tė kafshėve dhe shpendėve tė ndryshėm si dhe piramida. Nė periudhėn e pranverės dhe tė verės nė parkun e Egeskovit, rriten dhe zhvillohen rreth 75 lloje tė ndryshme speciesh tė rralla si nga ngjyrat ashtu dhe nga lloji. Nė dimėr, ato mbahen nė sera. Nė anėn veriore tė kėtij seksioni gjendjet Kopshti i Parkut (Kuzhina e Parkut) i cili ka ekzistuar qė nga shek. 17-tė, nė kohėn e Christian IV. Ėshtė njė nga kopshtet mė tė mėdhenj dhe tė mė tė bukur tė Europės, qė pėrmban tė gjitha gjėrat e nevojshme dhe tė dobishme pėr kuzhinėn e njė shtėpie tė madhe, siē janė perime qė gatuhen, lule tė ndryshme zbukurimi dhe lloje tė ndryshme ēajrash. Janė tė gjitha prodhime biologjike tė pasura dhe kultivime natyrore, - krejtėsisht tė zhvilluara pa kimikate. Gjithashtu, nė pjesėn veri-perėndimore tė parkut, ndodhet Kopshti anglez, me njė gjelbėrim tė lartė dhe pemė tė larta tė cilat pasqyrohen nė liqenin pėrreth kėshtjellės. Egeskov rose,- Trėndafilat e Egeskovit, njė park ku rriten dhe kultivohen trėndafila tė shumėmėllojshėm. Parku i Kafesė, si dhe shumė parqe tė tjera tė njohura pėr nga rėndėsia dhe bukuria e tyre. Ndėr tė tjera, parku i Egeskovit ėshtė ndėr parqet mė tė njohura prej shekujsh qė i mahnit vizitorėt. |
|
#8
| ||||
| ||||
| 100.000 banorė Grupet etnike: grekėt 79%, turqit 18%, armenėt 3% Mali kryesor: Olympos 1953m Lumi kryesor: Pedias 100 km Liqeni kryesor: Bacino di Kouklia Ishulli kryesor: Qipro 9253 km katrore Klima : Mesdhetare Gjuhėt : greke, turke Besimet fetare: ortodoksė 77%, muslimanė 18% Monedha: Stėrlina qipriote dhe Lira turke Qipro ėshtė njė ishull me bukuri natyrore tė pakrahasueshme. Ndodhet mes ujrave blu tė Mesdheut oriental rreth 70 km nga brigjet turke, 100 km nga Siria dhe rreth 500 km nga Egjipti. Mitologjia tregon qė pikėrisht kėtu lindi Afėrdita, perėndesha e dashurisė. Perėndimi mbi det Po tė niseni pasdite vonė nga porti i vogėl i Agia Napa pėr tė lundruar gjatė bregut tė Capo Greko keni mundėsinė qė tė bėni njė banjė nė njė nga perėndimet mė piktoreske dhe romantike tė bregdetit. Mirėsjellja dhe ndjenja e mikėpritrjes sė popullsisė sė kėtij ishulli, bukuritė natyrore tė ruajtura tė virgjėra, hapėsira tė mėdha, kilometra tė tėra brigjesh shkėmbore dhe ranore me njė klimė tė qėndrueshme pėrgjatė gjithė vitit, e bėjnė Qipron njė nga vendet mė tė vizituara tė Mesdheut. Sidomos nė Qipron e Veriut tė duket sikur koha ka ndaluar dhe pėrkrah kohės duket sikur ka ndaluar dhe popullsia: plazhe tė virgjėr mrekullisht tė artė qė tė futin nė rrjedhėn e njė tė shkuarė romatike dhe misterioze. Mijėra vite histori, mijėra hotele dhe lokale. Gjurmė tė tė gjitha qytetėrimeve dhe njė natyrė e jashtėzakonshme. Ishulli ka 10 mijė vjet histori dhe tė gjitha kėto vite duken nė pamjen e tij. Provat mė tė lashta tė banimit tė kėtij ishulli nga njerėzit shkojnė deri 8 mijė vjet para krishtit dhe janė banesat e rrumbullakta nė gurin Choirokoitia. Pėr ta shndėrruar Qipron nė njė muze tė vėrtetė natyror gjatė rrjedhės sė viteve, kanė ndikuar grekėt, fenikėt, persianėt, romanėt, arabėt, venecianėt dhe anglezėt. Ēdokush ka lėnė njė gjurmė nė arkitekturė ashtu si dhe nė gjuhė apo gatim dhe kjo pėrzierje ndikimesh i ka dhuruar Qipros njė identitet kulturor shumė tė fortė. Pamja e Qipros ka ndryshuar shumė gjatė 30 viteve tė fundit. Nė 1974 pjesa veriore e Qipros u mor nga ushtria turke dhe u krijua njė divizion. Tė paktėn 200 mijė persona u detyruan qė tė braktisin banimet e tyre. Ja pėrse nė kohėt e mėparshme disa zona kanė patur njė zhvillim turistik tė jashtėzakonshėm deri aty sa kanė arritur qė tė bėhen njė rrezik pėr zonat e tjera. Disa mbrėmje The Square, sheshi mitik i qytetit qė mban gjallė jetėn e natės nė ishull, ėshtė kaq i mbushur me njerėz sa ėshtė e pamundur qė tė kalosh nga njėra anė nė tjetrėn. Turistėt vijnė nga e gjithė Evropa sidomos nga Britania e Madhe, Gjermania dhe Zvicra. Mbajnė veshje tė ērregullta, pijnė litra tė tėra birrė, pas saj ndonjė tabletė dhe vazhdojnė tė bėjnė rrėmujė gjersa tė gdhihet. Nė dy-tre vitet e fundit ky ishull ėshtė shndėrruar nė njė fenomen tė vėrtetė. Klubet mė tė njohura tė Londrės gjatė verės transferohen aty. BBC nga qershori deri nė gusht transmeton nga Agia Napa njė nga programet e saj radiofionike mė tė ndjekura, ndėrsa MTV organizon festa tė mėdha nė plazh Ku mund tė ushqehesh nė Qipro? Ja disa nga restorantet e kėtij vendi: Taverna Napa Njė tavernė e mrekullueshme me taracė ku mund tė shijohen gatimet tipike tė kuzhinės qipriote. Atmosfera ėshtė romatike dhe familjare. Vassoi Gjendet afėr portit dhe ėshtė njė tavernė e specializuar nė gatimet e peshkut tė freskėt, por menuja pėrmban dhe gatime tė mishit dhe sallatave. Restorante tė tjera janė: Porta, Markos, To Vrysi, Spondas, Apothiki, Akamas Fish Taver, Sanouto Tavern, Kalemies etj. Sigurisht qė pėr tė kaluar pushime sa mė tė mira duhet dhe njė vend sa mė i pėrshtatshėm pėr tė fjetur. Ja disa nga hotelet ku mund tė qėndroni gjatė pushimeve tuaja nė Qipro: Grecian Park Hotel Hotel me pesė yje i vendosur pranė detit pak minuta larg nga Agia Napa. Janė tė shumta shėrbimet qė ofron ky hotel. Ēmimi pėr njė dhomė ēift fillon nga 80 stėrlina qipriote. Adams Beach Ėshtė njė hotel me katėr yje por ėshtė njėlloj sikur tė kishte pesė. Ai ka 310 dhoma dhe ēmimi pėr njė dhomė dopio fillon nga 80 stėrlinat qipriote. Cyprus Villages Ėshtė njė ide e mirė pėr pushime paksa ndryshe. Cyprus Village ofron 10 mundėsi tė ndryshme pėr tė zgjedhur strehimin tuaj nė lokalitete tė ndryshme. Janė dhe mjaft hotele tė tjerė ku mund tė pushoni si: Nissi Beach, Annabelle, Hellas, Anassa, Natura Beach, Four Seasons, Paphos Amathus Beach, Curium Palace. Jeta e natės nė Qipro Bedrock Inn Njė bar sureal i dominuar nga shiprti i adoleshencės, gati njė park argėtimi qė ndodhet pothuajse nė gjysmė tė rrugės midis Jurassik Park dhe Flintstones. Ndodhet benda njė veze gjigane dinosauri. Bari fton rregullisht Dj tė njė niveli ndėrkombėtar. Marinellas Ėshtė njė bar me dy kate. Vendi me ideal ku mund tė marrėsh vesh gjithēka qė ndodh nė qytet, tė shijosh njė pije dhe tė dėgjosh Dj mė tė njohur anglezė. Bare tė tjera janė: Napa Dreams, Memphis, Kashmir, Kahlua, Black &White, Titanic etj. Dėshironi tė keni njė kujtim nga pushimet tuaja qipriote? Ja disa nga dyqanet ku mund tė blini diēka: Planet Sound and Vision Ėshtė njė dyqan me disqe shumė i furnizuar. Aty mund tė gjesh tė gjitha tė rejat muzikore nga Anglia dhe muzikėn mė tė zgjedhur me tė cilėn krenohen grekėt. Mukta Ėshtė njė dyqan veshjesh dhe aksesorėsh etnikė, suvenirėsh dhe CD. Gjithashtu ėshtė dhe njė bar ku mund tė shijosh llojin e kafesė qipriote. Christakis Themistocleus Nė qoftė se dėshironi njė veshje tradicionale qipriote qė tė jetė pėr masėn tuaj mund tė zgjidhni copėn qė dėshironi dhe brenda 3-4 ditėve veshja juaj ėshtė gati. Vende pėr tu vizituar: Larnaka Ky qytet i vogėl me 60 mijė banorė ėshtė porta kryesore pėr tė hyrė nė Qipro. Vitet e fundit ėshtė zhvilluar me shpejtėsi nė drejtimin turistik i cili ka ndikuar dhe nė njė urbanizim kaotik tė zonės. Sidoqoftė meritojnė tė shikohen kisha e Agio Lazaros (legjenda thotė se Shėn Lazari e kaloi kėtu jetėn e tij tė dytė pasi u dėbua nga Jezusi). Pėrgjatė vijės bregdetare ėshtė muzeu i Fondacionit Pierides i cili ka mjaft objekte nga periudha neolitike dhe ajo romane. Agia Napa Ky vend ėshtė pak Rimini dhe pak Ibiza qipriote. Nuk ka shumė gjėra pėr tė parė por ėshtė njė qendėr e mirėorganizuar qė i ofron turistėve tė saj ēdo lloj argėtimi. Por mjafton tė spostohesh vetėm pak kilometra nga aty dhe mund tė hasėsh pamje interesante dhe fshatėra autentikė. Kėshtjella e Kolosėve 14 kilometra nė lindje tė Lemesos nė rrugėn pėr nė Pafos ėshtė kjo kėshtjellė ushtarake e ndėrtuar fillimisht nė shekullin e XIII dhe e rindėrtuar nė formėn e saj aktuale dy shekuj mė vonė. Ka qenė njė vend strehimi pėr kavalierėt qė ktheheshin nga kryqėsimet e fundit nė Tokėn e Shenjtė. Nga bedenat e saj shikohet njė pamje e mrekullueshme. Kėshtjella qėndron e hapur ēdo ditė nga ora 9-19.30 Pafos Ėshtė mė interesantja midis lokaliteteve turistike qipriote, dhe ėshtė pėrfshirė nė pasuritė botėrore tė UNESKO-s. Rrėnjėt e saj gjendet para mijėra vitesh dhe kudo dėshmohet historia e saj e lavdishme. Ajo ka mozaikė tė shumtė tė ruajtur mrekullisht. Pėr tu vizituar janė dhe varret mbretėrore, kėshtjella bizantine, kisha Panagia Chrysopoliytissa dhe muzetė e ndryshėm arkeologjikė bizantinė dhe etnografikė. |
| |