Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Menyra e jeteses | Guida dhe udhetime Turistike

Thethi, ringjallja e nje fshati mes maleve

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 30-01-2007, 14:51
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,966
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Thethi, ringjallja e nje fshati mes maleve

Thethi, ringjallja e njė fshati mes maleve
Anila Dushi

Njė reportazh tė shkurtėr pėr Thethin, na e sugjeruan vetė banorėt e zonės. Ėshtė e vėshtirė nė ditėt e sotme tė gjesh "lajme tė mira", por Thethi dhe banorėt e tij i meritojnė ca rreshta. Ata duan tė jetojnė e tė punojnė aty mes maleve, duke u servirur tė ardhurve njė pasuri, qė nė tė vėrtetė nuk e blen dot me lekė: ajrin e pastėr dhe natyrėn e virgjėr. Thethi ėshtė sot, njė histori pėrpjekjeje pėr tė ringjallur jetėn mes maleve. Banorėt e Thethit e kanė njohur turizmin shumė herėt, kur qytetarė tė Shkodrės apo dhe ndonjė qyteti tjetėr, kalonin nė verė periudha qėndrimi nė shtėpitė e malėsorėve. Thethi ka njė sipėrfaqe prej 2630 ha dhe statusin e zonės sė mbrojtur, Park Kombėtar i kategorisė sė dytė qė nė vitin 1966. Nė fillim tė viteve '70-tė u ndėrtua dhe Kampi i Pushimeve. Ndėrsa, pas viteve '90-tė, u duk se gjithēka po shkonte nė drejtim tė kundėrt. Ndonėse shkatėrrimit nuk i shpėtoi as pasuria turistike e trashėguar, qė pėrmblidhej nė Kampin me disa ambiente, pėrsėri natyra e mrekullueshme ndikoi tek banorėt vendas. Ata mundėn ta shihnin kėtė natyrė, si njė mundėsi pėr tė siguruar tė ardhura dhe pėr tė mbijetuar, nė njė sistem tashmė tjetėr.

Dhe pse emigracioni solli njė largim tė ndjeshėm tė popullsisė nga zona e Thethit, pėrsėri sytė e emigrantėve brenda e jashtė vendit, u kthyen drejt vendlindjes sė tyre. Dalėngadalė, me kalimin e viteve, pėr vendasit u bė e qartė se njė burim i rėndėsishėm pėr tė siguruara tė ardhura atje, mes malesh, ėshtė turizmi. Kėshtu ato filluan tė hapnin dyert pėr ato turistė, ndonėse jo tė shumtė, qė sidomos nė stinėn e verės udhėtonin drejt vendit me emrin e njohur, Theth. Infrastruktura e rrėnuar, rruga tepėr e vėshtirė pėr qarkullim (akoma vazhdon tė jetė e tillė), mungesa e telefonisė, sinjaleve televizive, energjisė elektrike, ndikuan nė frenimin deri-diku tė iniciativės sė banorėve, pėr investime nė turizėm. Por pasuria natyrore e papėrsėritshme e kėtij vendi, fitoi edhe mbi kėto mangėsi qė i vuan sot e gjithė Shqipėria, e Veriu nė veēanti.

Mes dilemės sė ikjes apo qėndrimit nė Theth, pėr disa prej familjeve fitoi kjo e dyta. Sipas Kryeplakut tė kėtij fshati, Prekė Harusha, nė kushtet e njė jete tė vėshtirė me mungesė toke, pune e prodhimi, me ndonjė ndihmė nga emigracioni, disa prej banorėve kanė filluar tė restaurojnė banesat e tyre. I pėrshtatin pėr vizitorėt, qė vijnė duke u shtuar. Kėshtu, vetėm vitin e kaluar, nė stinėn e verės ka pasur rreth 2800 tė tillė. Kėta janė alpinistė, eksplorues, tė apasionuar pas shėtitjeve nė natyrė ,apo thjesht persona qė preferojnė tė kalojnė disa ditė pushime nė ajėr tė pastėr.

Kryeplaku Harusha ėshtė optimist: "Numri i vizitorėve po rritet. Bashkė me kėtė rritje, shtohet dhe domosdoshmėria e ndėrhyrjeve mė tė plota e tė studiuara mirė, nė drejtim tė restaurimit tė ambienteve, pėrshtatjes e pajisjes sė tyre me mjetet e nevojshme, pėr t'iu afruar pushuesve kushte sa mė normale. Dhe kur dėshira pėr punė nuk mungon, fondet gjenden. "GTZ", pėr 7 familje tė Thethit, ka dhėnė njė ndihmė financiare prej 2000 euro pėr familje, me kushtin qė tė pėrdoren pėr blerje pajisjesh hotelerie, si hidro-sanitare, mobilim dhomash, shtretėr etj.

Banorėt qė kanė marrė kėto fonde, i kanė kthyer banesat nė pensione tė vogla, mini-hotele, shtėpi pushimi ku afrohen shėrbime, si fjetja dhe ushqimi. Gjatė vitit 2007, 5 familje tė tjera do marrin tė njėjtėn ndihmė. Pėr 2000 lekė nata, ku pėrfshihet dreka e darka, tashmė mund tė pushohet nė kushte tė pranueshme. Ka edhe mė lirė se kaq, gjithsesi e rėndėsishme ėshtė qė ndryshimi ka ndikuar pozitivisht nė gjallėrimin e zonės. Banorė tė tjerė tė Thethit, apo dhe prej atyre qė jetojnė nė Shkodėr, por kanė shtėpitė nė Theth, kanė shfaqur interes qė tė investojnė e pėrshtatin banesat e tyre pėr turistė, duke shfrytėzuar stinėn e verės. Pėr kryeplakun, Prekė Harusha, e rėndėsishme ėshtė qė njerėzit po e kuptojnė se edhe kėtu mes malesh, mund tė jetohet e tė sigurohen tė ardhura. Ai na pėrcjell me njė apel: "Ėshtė koha qė shteti tė bėjė tė vetėn, duke ndėrhyrė pėr pėrmirėsimin e infrastrukturės".
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg thethi-shtepi-karakteristike.jpg (16.0 KB, 0 vezhgime)
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
A ekziston 'Zoti'? Administratori Teologjia 96 03-05-2008 10:34
E Verteta - Tradhetia Nga Aban Skenderaj Dhe Gjergj Gjuvani basi Muzika 0 28-12-2007 10:26
Bibla ne Shqip Administratori Bibla dhe Jeta 11 27-02-2005 01:51
Prof. Dr. Sali Berisha rrėfen jetėn e tij AlbShkodra Politika shqiptare 7 26-12-2004 19:18
Kur'ani Fisnik ne Shqip Administratori Kurani dhe Jeta 5 04-09-2003 16:15


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 23:16.




Parajsa Shqiptare