| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Pak histori Gjurmėt e banimit nė Prishtine dhe rrethine i gjejmė qė nė parahistori. Lokalitetet e Neolitit tė hershėm, si nė Matiēan, Graēanicė, Ulpianė etj. pastaj nė epokėn e bronzit, deri te etnokultura dardane qė nga shek. VIII e VI p.e. sonė e vėrteton ketė. Nė tė dhėnat historike tė shkruara deri nė shek. XIV, pėr Prishtinėn kemi tė dhėna tė pakta e fragmentare. Shkrimet e para pėr Prishtinėn si njė fshatė janė bėrė nga Johan Kantakuzes, perandor i Bizantit i cili pėrmend kishėn e Shėn Mėrisė. Duket se qendra e Prishtinės sė sotshme gjatė periudhave historike ka lėvizur nga kohėrat e vjetra si Ulpiana (Ulkiana) deri te mesjeta e hershme Artana si qytet xehetarėsh. Gjatė sundimit Osmane qyteti fillon tė fitoi edhe rendėsin tregtare pėr regjionin. Nga popujt e regjionit tė Ballkanit, Prishtina ėshtė e njohur si tregu i arit. Amza e banorėve tė regjistruar qė jetonin nė Prishtinė ndėr shekuj: • 1486 - 392 familje • 1569 - 692 familje • 1669 - 2.060 familje • 1685 - 3.000 familje • 1689 - 4.000 familje • 1850 - 3.000 familje (12.000 banorė) • 1902 - 18.000 banorė (3.760 familje) • 1921 - 14.338 banorė • 1948 - 19.631 banorė (4.667 familje) • 1961 - 38.593 banorė (9.059 familje) • 1971 - 69.514 banorė (14.813 familje) • 1981 - 108.083 banorė (21.017 familje) Gjeografia Komuna e Prishtinės pėrfshinė njė sipėrfaqe prej 572 kilometra katrorė. Prishtina ndodhet nė pjesėn veriperėndimore tė Kosovės dhe shtrihet buzė rrafshnaltės sė plleshme rrėzė maleve tė argjendta. Ka pozitė tė pėrshtatshme gjeografike, pasi gjendet nė kryqėzimet parėsore kontinentale. Ekonomia Numri i pėrgjithshėm i bizneseve tė regjistruara nė Komunėn e Prishtinės, sipas llojit tė pronės ėshtė 8.735 biznese me 75.089 punėtorė. Saktėsisht numri i punėtorėve nuk dihet, pėr faktin se regjistrimi tashmė ėshtė nė kompetencė tė Ministrisė sė Tregtisė dhe Industrisė, pėrkatėsisht Agjencisė pėr Regjistrim tė Bizneseve. Pėr biznese merret vetėm leja, mirėpo ka shumė tė atillė qė nuk e kanė kryer kėtė procedure tė domosdoshme. Aktualisht nė sektorin e gjuetisė dhe pylltarisė janė 27 biznese me 29 punėtorė, ndėrsa nė atė tė peshkimit janė 31 punėtorė dhe dy biznese. Nė sektorin e industrisė nxjerrėse ekzistojnė 16 biznese me 107 punėtorė, nė industri pėrpunuese janė 600 biznese me 4.527 tė punėsuar, ndėrkaq sektori i furnizimit me energji elektrike, gas dhe ujė numėron 5 biznese me 12.836 punėtorė. Nė fushėn e ndėrtimtarisė janė 329 biznese me 3.976 tė punėsuar, ndėrsa tregtia me shumicė dhe pakicė, i riparimit tė biēikletave, motoēikletave dhe artikujve pėr pėrdorim personal e shtėpiak ka 4.203 biznese me 21.026 punėtorė. Njė biznes mjaft i pėrhapur nė kryeqytetin e Kosovės ėshtė edhe ai i hotelerisė, ku aktualisht veprojnė 781 restorane dhe hotele me 6.584 tė punėsuar. Biznesi i transportit, magazinimit dhe i komunikacionit pėrfshinė 1.672 biznese me 18.351 tė punėsuar, ndėrkohė me biznes tė ndėrmjetėsimit financiar janė tė punėsuar 285 persona dhe kjo veprimtari ka 26 biznese. Nė shėrbimin e afarizmit ekzistojnė 273 biznese me 285 tė punėsuar. Numri i pėrgjithshėm i bizneseve nė Prishtinė ėshtė 8.412, ndėrkaq numri i pėrgjitshėm i tė punėsuarėve kap shifrėn nė 73.429. Vetėm gjatė vitit tė kaluar nė Komunėn e Prishtinės janė regjistruar 2.908 biznese, kanė njoftuar nė media zyrtarė nga Agjecia pėr Regjistrim tė Bizneseve nė MTI. Ata kanė thėnė se rreth 50 pėr qind tė bizneseve janė regjistruar nė veprimtarinė e tregtisė me shumicė dhe pakicė. Nga rreth 3 mijė biznese tė reja dhe tė regjistruara gjatė vitit 2004, tregtia ėshtė biznesi mė i preferuar edhe nė kryeqytetin e Kosovės. Sipas listės sė MTI-sė pėr biznese dhe klasifikimit tė tyre nė bazė tė veprimtarive, nė nivel tė Kosovės tregtia me shumicė merr pjesė me 11 pėr qind, derisa ajo me pakicė 37 pėr qind, apo shprehur nė shifra ka 5837 biznese tė tregtisė me shumicė dhe pakicė. Sipas kėsaj liste radhiten: Me 12 pėr qind transporti tokėsor, ajror, i udhėtarėve, pastaj shėrbimet hoteliere, restaurantet, hotelet, motelet, menzat ushqimore me 9 pėr qind, veprimtaritė publike shėrbyese me 5 pėr qind, ndėrsa prodhimi i ushqimit dhe pijeve merr pjesė me vetėm 3 pėr qind. Aktualisht nė Komunėn e Prishtinės si pronar tė vetėm janė tė punėsuar 29.605 punėtorė me 7.936 biznese, ndėrkaq nė partneritet janė 7.037 tė punėsuar nė 339 biznese. Si kompani tė pėrbashkėta janė 54 biznese dhe 10 kooperativa me 131 tė punėsuar. Nė pronėn private me pėrgjegjėsi tė kufizuar, nė kryeqendrėn e Kosovės aktualisht janė 183 veprimtari me 1.375 tė punėsuar, kompani publike janė 13, kurse ekzistojnė edhe 57 prona shtetėrore me 15.472 punėtorė dhe 143 biznese shoqėrore me gjithėsej 14.137 punėtorė. Demografia Komuna e Prishtinės i ka gjithėsej 48 fshatra. Pėrposė shqiptarėve nė Komunėn e Prishtinės jetojnė edhe disa komunitete tjera siq janė: Serbėt, turqit, boshnjakėt, romėt, ashkalinjėt etj. Kultura Stadiumi i Qytetit - kapaciteti i tij ėshtė rritur gjatė periudhės sė artė tė KF Prishtina. Muzika klasike Prishtina si kryeqender e Kosovės ėshtė njėherit edhe qyteti nė tė cilėn gjendet edhe instituti i Operės dhe Filharmonisė sė Kosovės qė udhėhiqet nga dirigjendi Arbėr Dhomi. Sporti • Basketbolli nė vitet pas luftės 2000 - 2005 ėshtė njėri ndėr sportet mė tė popullarizuara nė kryeqendėr. Nė kė tė sport nė eliten e klubeve Kosovare, Prishina ėshtė e prezentuar nga dy skuadrea. • Futbolli Prishtinas ka njė traditė tė gjatė sportive. Prirės i kėsaj tradite ėshtė skuadra qė mbanė emrin e qyteti KF Prishina e cila ndeshjet vendase i zhvillon nė Stadiumin e Qytetit. Objekte turistike dhe kulturore Ndėr objektet turistike dhe kulturore mė tė vizituara nė Konunen e Prishtinės janė: • Monumenti „Skėnderbeu“ Ky monument i pėrkushtruar heroit kombėtarė Gjergj Kastriot-Skenderbeut gjendet nė qendrėn administrative tė qytetit dhe ėshtė ndėrtuar pas luftės sė fundit. Banorėt e shumtė qė jetojnė nė diasporė e viztojnė kėtė objektė dhe vendasit qė me njė ceremoni e kanė pėrcjellur sjelljen e satujės sė Skenderbeut e konsiderojnė si ardhje tė lirisė. • Teatri Kombėtar Teatri kombėtar gjendet pėrballė monumetit "Skendebeu" dhe i argėtonė Prishtinait me shfaqjet e shpeshtuara pas luftės. • Parku Nacional „Gėrmia“ Ėshtė vendi nė tė cilin Prishtanisit e kalojnė kohen e lirė kryesisht gjatė ditėve tė ngrohta. Ky parkė ėshtė i paisur me liqenin dhe restorante e pushimore tė ndryshme rreth tij. • Biblioteka Kombėtare Universitare e Kosovės Vetė objekti i kėsaj Biblioteke ka njė hstori tė veten qė paraqet rrethanat politike e shoqėrore kosovare tė viteve tė gjysmės sė dytė tė shekullit tė kaluar. Objekti nga pamja e jashtėme ėshtė i ndėrtuar me disa kupe tė cilat nė kohrat e kaluara pėr vendasit simbolizonin "Plisin" simbol i veshjes kombėtare. Pėrndryshe nė kėtė objekt ruhen libra tė ndryshėm tė cilėt qytetarėt kanė mundėsi ė i lexjnė brenda objektit. • Muzeu i Kosovės • Galeria e Arteve Politika Partia dominuese nė komunėn e Prishtinės ėshtė "Lidhja Demokratike e Kosovės" - LDK. Kretarė i komunės ėshtė Ismet Beqiri anėtarė i partisė dominuese. Aktivitetet ekonomike dhe burimet kryesore tė tė ardhurave. Sektori i bujqėsisė, gjuetėsisė dhe pylltarisė pėrshinė 27 biznese. Nė sektorin e industrisė nxjerrėse ekzistojnė 16 biznese. Sektori i furnizimit me energji elektrike, gas dhe ujė numėron 5 biznese, ai i ndėrtimtarisė me 329 biznese, ndėrsa ai i tregtisė me shumicė dhe pakicė 4.203 biznese. Po ashtu edhe biznesi i hotelerisė po avancohet pėrditė e mė shumė dhe kėshtu nė Komunėn e Prishtinės aktualisht ekzistojnė 781 restorante dhe hotele. Nė biznesin e ndėrmjetėsimit financiar veprimtarinė e tyre e zhvillojnė 26 biznese, ndėrsa nė shėrbimin e afarizmit ekzistojn 273 biznese. Administrimi publik dhe mbrojta e sigurimit social vepron me 10 biznese, ndėrsa mbrojtja shėndetėsore e sociale me 104 veprimtari. Numri i pergjithshėm i biznesit nė Komunėn e Prishtinės ėshtė 8.412 sish. Nė Komunėn e Prishtinės ekzistojnė edhe 57 prona shoqėrore me 143 biznese shoqėrore. Kėshtu, numri i pėrgjithshėm i biznesit tė regjistruar nė Komunėn e Prishtinės ėshtė 8.735 biznese mė 75.089 punėtorė.
__________________ |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Daci: Mundesite per konsensus ndermjet Prishtines dhe Beogradit te vogla | informuesi | Politika shqiptare | 0 | 04-10-2007 18:20 |
| Peja nje nga qytete me te vjetra ne Kosove! | informuesi | Guida dhe udhetime Turistike | 1 | 30-01-2007 08:43 |
| Berati, qyteti i vetėm ku Gjergj Kastrioti u thye nga turqit | Poseidoni | Historia | 0 | 12-02-2006 03:53 |
| Tokio, qyteti mė i shtrenjtė nė botė! | AlbShkodra | Kuriozitete | 0 | 26-10-2004 21:48 |
| Historia e Shqiperise - ILIRET | AlbShkodra | Historia | 29 | 25-10-2003 00:05 |