Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Menyra e jeteses | Guida dhe udhetime Turistike

Pulebardhat e Knalles

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 30-01-2007, 15:48
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Pulebardhat e Knalles

Pulėbardhat e Knallės
Ardian Klosi

Askush nuk shkruan e nuk flet mė pėr katastrofėn e Shėngjinit, ku pas djegies sė dy depozitave me karburante tė firmės "Taēi Oil", njė sasi e madhe nafte rodhi nė ujėrat e liqenit tė vogėl tė Knallės, e ndoshta edhe nė lagunėn e Kune-Vainit, zonė e mbrojtur ekologjikisht. Si pėrherė, mediave tona u intereson shumė mė tepėr shpėrthimi, buja, e shumė mė pak efekti i ngadalshėm ose i thellė i njė ngjarjeje.

Ditėt e ngjarjes dėgjuam e lexuam komente tė ndryshme, ndonjėherė tė kundėrta. Ministri i Mjedisit, deklaroi se nuk mund tė flitej pėr ndotje me naftė tė lagunės; njė ekspert i njohur i mjedisit, inxhinier nafte shpjegoi se tanimė laguna ka filluar tė ndotet, se njė litėr bezinė pėrhapet nė 5 km2 ujė, brenda 3 orėve dhe po tė mos vėrė dorė njeriu, uji i ndotur nga ajo sasi karburanti, do mė shumė se 100 vjet qė tė vetėpastrohet; njė pėrfaqėsues i autoriteteve tė Lezhės, tha qė firma pronare e depozitave nuk kishte pasur as leje mjedisore, ēka nėnkupton se parametrat e sigurisė dhe tė mbrojtjes ekologjike nuk kishin qenė respektuar, ndėrsa pronari i firmės tha se ai e kishte respektuar ēdo kėrkesė sigurie dhe se e gjitha ishte njė atentat kundėr tij, se shkak i shpėrthimit kishte qenė njė sasi tritoli qė ia kishin vendosur kundėrshtarėt.

Po tė ishte e mundshme kjo tezė e fundit, mbetet qė duhet tė hetojė prokuroria dhe kėshtu doli edhe njė pėrfaqėsues i prokurorisė, qė tha se ēėshtja do t'i nėnshtrohet hetimit. Ndėrkaq, tė tjerė njohės tė naftės dhe sigurisė nė depozitat e saj thanė se: shpėrthimi ka ndodhur nga presioni i fuqishėm i gazrave, nė vėllimin midis sipėrfaqes sė karburantit nė cisternė dhe mbyllėses sė saj, pra nga mungesa e ventilimit tė duhur dhe; qė nafta nuk kishte pse tė derdhej nė liqen, nė rast se muri i betonit pėrreth depozitave, qė ngrihet pėr raste avarish tė tilla, tė kishte pasur cilėsinė dhe fortėsinė e duhur. Teleshikuesi dhe lexuesi i gazetave, nuk di ē'tė mendojė para kėtyre tė dhėnave dhe deklaratave kundėrthėnėse. Ėshtė e pamundur tė krijohet njė opinion publik (edhe po ta zėmė se opinioni publik do tė kishte ndonjė peshė nė punėt e vendit tonė). Vėrtet krijohet njė opinion i pėrgjithshėm i tipit "ku merret vesh ktu' te ne" ose "rrėmujė hesapi", pra tė gjithė kanė faj dhe askush s'ka faj. Por, kjo s'ėshtė asgjė e re, ėshtė nė njėfarė mėnyre vazhdim i indiferencės popullore, i atij mentaliteti orientalist qė i sheh punėt e vendit e tė qeverisė si fatalitet, pėr mos thėnė si " nė dorė tė Allahut", nė terset pa fund tė kėsaj Shqipėrisė sonė kararsėze.

Pra, nuk krijohet opinioni i veēantė pėr rastet e caktuara, ajo qė quhet ndėrgjegje qytetare, nė rastin tonė njė vetėdije mjedisore. Natyrisht, kjo duhet tė ndihmohet, nė radhė tė parė nga veprimtarėt e guximshėm qė s'mund tė pajtohen me gjendjen aktuale, kur Shqipėrisė po i bjerren njė nga njė peisazhet e pazėvendėsueshme, qofshin kėto pyjet e Liqenet e Lurės, ranishtet me pishat e Adriatikut, kurora e gjelbėr e Tiranės, qofshin kėto duna, ligatina a laguna, si nė rastin e fundit. Krahas kėtyre ambientalistėve (qė s'mund tė jenė kaq tė padėmshėm saē i kemi sot, si mbledhės lulesh), kemi nevojė tė ngutshme pėr gazetarėt investigativė, ata qė i shkojnė deri nė fund sė vėrtetės, qė duke mbledhur edhe mendimet e ekspertėve, arrijnė tė na bėjnė tė qartė se ēfarė ndodhi buzė liqenit tė Knallės, pse ėshtė dhėnė aty, aq pranė plazhit tė Shėngjinit dhe njė lagune tė mbrojtur, leja pėr tė ngritur cisterna, si lidhen te ne bizneset e naftės me politikėn etj.

Patjetėr, e pranojmė se nuk mungojnė te ne gazetaret dhe gazetarėt e menēur qė dinė tė hetojnė, sikurse po vėmė re p.sh., disa herė nė faqet e revistės sė re "Mapo", mirėpo mungon shtypi i pavarur, mbrojtja qė u duhet siguruar kėtyre gazetarėve nga pronarėt e shtypit dhe strukturat e shtetit. Sepse pronarėt e mediave, shpesh janė fare pranė bizneseve ndotėse ose tė rrezikshme, sikurse janė edhe strukturat e shtetit... dhe kėshtu mbyllet qarku vicioz dhe e vėrteta s'del kurrė nė shesh.

Njė katastrofė e tillė si ajo e Shėngjinit, nė ēdo vend tjetėr evropian, do kish' mobilizuar veē organeve shtetėrore dhe atyre mjedisore, edhe vetė qytetarėt e prekur, sikurse i kemi parė kur kanė ndodhur ndotje me naftė nė brigjet e Francės ose tė Spanjės. Njerėzit shkojnė e punojnė aty natė e ditė, me doreza e pa doreza, pėr tė pastruar florėn e pėr tė shpėtuar njė pėr njė kafshėt buzė detit, tė nxira nga cipa e naftės. Asgjė e tillė: pėrkundrazi, njė ministėr Mjedisi qė del fare pak orė pas katastrofės, dhe na siguron se laguna e Kune-Vainit ėshtė e paprekur nga nafta. Na lind menjėherė pyetja: Ky ministri Xhuveli, ėshtė i mjedisit apo i lobeve tė naftės? Personi qė plot njė vit mė parė, ka nėnshkruar pėr depozita gjigande nafte buzė Gjirit tė Vlorės.

Rripi ndarės mes liqenit (tanimė tė zi) tė Knallės dhe lagunės qė shoh kėtu nė Shėngjin, ėshtė aq i ngushtė sa tė kalojė njė makinė mbi tė, jo mė shumė. E si mund tė japė siguri ai? Nė rastin mė tė parė, tė themi njė fryrje e ujėrave nga rreshjet, ujėt e ndotur tė liqenit do tė kalojė nė ligatinėn aty ngjitur, e pastaj ėshtė krejt i lirė tė vazhdojė nė gjithė lagunėn e Ishullit tė Lezhės, madje edhe nė detin rreth 100 metra larg. Veprimi mė afėrmendėsh i njė shteti tė shqetėsuar pėr kėtė qė i ndodhi, do tė ishte sigurimi i pendės natyrore me hedhje tė shumta zhavori a inertesh, pėr ta izoluar liqenin e ndotur tė Knallės nga pjesa tjetėr; veprimi i dytė, vetė pastrimi i ujit tė liqenit, ndarja e naftės nga uji pa ndotje. Asgjė prej kėtyre nuk ndodh, pėrveē deklaratave ēorientuese tė njė ministri nė qendėr dhe apatisė sė administratės lokale. Pushtetarėt nė Lezhė, na tregojnė kėtu, janė kaq tė pandjeshėm, ndaj dėmtimit tė ekosistemit unik qė shtrihet mes kėtij qyteti dhe bregdetit, saqė kanė dhėnė disa licenca pėr impiante nafte mu pranė tij, ose e quajnė me vend derdhjen e ujėrave tė zeza drejt e nė det qė praktikojnė pronarėt e hoteleve, shtėpive e kabinave tė Shėngjinit. Deputeti i Lezhės madje, vazhdon tregimi, shpesh del dhe pėr gjueti nė lagunėn e mbrojtur, vret bajza e mullibardha e ku di unė, pėr kokrrėn e qejfit.

Po kėto autoritete, kohėt e fundit kanė dhėnė licencė pėr njė pikė karburanti m'u nė hyrjen e qytetit, nė njė rrethrrotullim ku ndahen dy rrugė! Aty ku ēdo qytet normal i botės normale lė njė lėndinė, vendos e shumta njė statujė... Megjithė protestat e banorėve aty pranė, pika e karburantit vazhdon tė ndėrtohet.

Puna ma ka prurė qė tė merrem me historinė e Lezhės,- Lissos nė antikitet e Lezhės; Alessio nė kohė tė Venedikut. Njė histori e jashtėzakonshme, njė pikėpjekje tregtish, kulturash e perandorish, nga mė tė mėdhatė e dy anėve tė Adriatikut. Aq e veēantė kjo histori sa edhe ekosistemi pranė qytetit. Mirėpo, kur shikon se si sillen njerėzit drejtues, pronarė, ndėrtues etj., me kėtė mjedis, thua se ata janė rastėsisht kėtu, se nuk e meritojnė kėtė vend e atė histori, se jo mė ndonjė krenari nuk ndjejnė, por po shkatėrrojnė me duart e tyre tė ardhmen e fėmijėve e nipėrve.

Era e akullt buzė liqenit tė pret. Trishtimin e ujėrave tė tij tė nxira e shton edhe njė tufė pulėbardhash qė vijnė rrotull, pastaj afrohen mbi sipėrfaqen e tij, ashtu siē kanė bėrė kushedi sa herė mė parė, por tani pa e prekur dot. I vijnė e i vijnė pėrqark, po nuk shohin mė gjallesat qė pikasnin dikur, pa seē ndjejnė duket edhe njė erė qė ua mban sqepat mbyllur, se nuk ėshtė erė e jetės, por e vdekjes sė nxirė me qindra shekuj nėn tokė, qė tani ka dalė mbi dhč pėr t'u shpėrndarė deri edhe mbi sipėrfaqen e ujėrave.
Ēohen e ikin prapė fluturim, pa e cekur atė ujė. Edhe unė s'kam ē'bėj mė kėtu, por s'largohem dot nė dėshirėn time, ngadalė dhe me shumė fotografi me vete, sepse papritur mė afrohet njė roje private me automatik nė krah.

"Duhet tė largohesh qė kėtu,- mė thotė. Pse?- i pėrgjigjem,- unė s'jam brenda territorit tė cisternave? Merr skaf po tė dush'- mė thotė tjetri,- ktu n'tokė nuk lejohet! Pse, e kanė blerė edhe tokėn pėrrotull,- pyes- pasi ndotėn liqenin? Ata lart (roja bėn me kokė nga lart, po unė s'e kuptoj pėr kė e ka fjalėn, pėr pronarėt a ndoshta pėr ndonjė politikan qė jep licencat nga kėto anė) mė thanė, ose ti ktu ose aj gazetari". Njė pėrkthim i thjeshtė i kėtij mesazhi qė transmetohet nga njė person i armatosur, ėshtė: Ose tė hiqet qė kėtej gazetari, ose hiqja vetes, ose hiqja... atij. Natyrisht, qė nuk kisha ndėr mend tė bija viktimė buzė liqenit tė zi tė Knallės! Pėlqeva mė mirė zgjidhjen e pulėbardhave. Mora aparatin e hartat dhe ika. Ky vend bie erė tė keqe...
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg liqeni-i-knalles.jpg (7.8 KB, 1 vezhgime)
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 11:45.




Parajsa Shqiptare