Total: (110,051) Pershendetje Vizitor | Regjistrohuni | Ndihme | Na Shkruani
Parajsa.com Forumi
... komuniteti i shqiptareve

Kendi i Reklamave


Tregoni rezultatet 1 ne 8 nga 8
  1. #1
    Minifotoja e anetarit Qershija
    Qershija eshte Jashte Linje Super Moderator/e
    Reg
    06-04-03
    Lokalizimi
    Ne zemren tende
    Postime
    1,595
    Faqe ne Ditar
    2

    Icon25 Plazhi i Durresit

    Pershendetje te dashur forumista !

    Ne kete teme shpresoj se te gjithe se bashku do te flasim per plazhin e Durresit ,dhe te bjeme nje informim sa me te mire per njerzit qe jane te interesuar te kalojne pushimet atje.. Gjithashtu nese dikush nga ju ka ndonje harte te plazhit do te kishte qene mire ta postoj ketu .
    Dhe te na flasni per te gjitha informatat qe i keni per kete plazh
    Nobody is perfect ...

  2. #2
    Minifotoja e anetarit Qershija
    Qershija eshte Jashte Linje Super Moderator/e
    Reg
    06-04-03
    Lokalizimi
    Ne zemren tende
    Postime
    1,595
    Faqe ne Ditar
    2

    Kryesore

    Plazhi i durresit gati per pushuesit !
    Ne ambientet e plazhit te Durresit u cel sot paradite sezoni turistik “Vere 2009”. Ne sektorin “Hekurudha” te plazhit me te madh te vendit, qindra qytetare ndoqen nje sere aktivitetesh sportive te organizuara nga te rinjte e qytetit te Durresit si edhe nje program artistik.

    Kryetari i Bashkise se Durresit, Vangjush Dako, u shpreh se “turizmi eshte nje prioritet dhe kete vit, bashkia ka akorduar dy here me shume fonde se vitin e kaluar per kete sektor”. Dako vleresoi bashkepunimin me operatoret turistike private si dhe me te gjithe sektoret e tjere institucionale qe i sherbejne turizmit.

    Sipas tij, ne kete sezon qyteti ka nje infrastrukture te permiresuar ndjeshem si dhe nje kalendar te pasur me aktivitete kulturore dhe artistike te niveleve kombetare e nderkombetare.

    Plazhi i Durresit, eshte nje nga plazhet me popullore dhe te frekuentuara ne vend. Ne vijen bregdetare te qytetit te Durresit ka me shume se 80 hotele, me rreth 3200 shtreter, te cilet gjate stines se veres mbeshteten nga turizmi familjar.


    Megjithese nuk ka shifra zyrtare, llogariten me shume se 1000 familje, te cilat japin dhoma me qira per pushuesit e shumte, te cilet vijne kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia. Gjate sezonit te kaluar veror cdo fundjave ne Durres jane akomoduar me shume se 150 mije pushues.

    Gjate stines se veres, numri i banoreve te lagjes se plazhit dyfishohet deri ne 100 mije vete nga familjet e emigranteve shqiptare, te cilet kane blere banesa verore ne pallatet e shumte qe jane ngritur vitet e fundit ne te dy anet e rruges Ura e Dajlanit-Plepa.


    Qyteti i Durresit tashme eshte pjese e itinerareve turistike evropiane. Gjate muajit te fundit ne Durres kane mberritur gjashte krocera me turiste nga Anglia, Skocia, Rusia, Gjermania, Austria, etj., ndersa ne hotelet e qytetit jane sistemuar per ture disa-ditore vizitore nga Greqia, Holanda, Kroacia, Italia, etj.
    Ne qytetin 3000-vjecar ndodhen disa nga monumentet me te rendesishme te historise se popullit tone. Amfiteatri antik, muret dhe torra mesjetare, muzeu arkeologjik dhe ai etnografik, bazilika e Arapajt, termat dhe forumi rrethor jane vetem disa nga pikat me te vizitueshme nga turistet vendas dhe te huaj
    Nobody is perfect ...

  3. #3
    Minifotoja e anetarit Qershija
    Qershija eshte Jashte Linje Super Moderator/e
    Reg
    06-04-03
    Lokalizimi
    Ne zemren tende
    Postime
    1,595
    Faqe ne Ditar
    2

    Kryesore

    DURRESI

    Qyteti i Durresit eshte i pozicionuar ne pjesen veriore te gjirit te Durresit.
    Pozicioni dhe karakteristikat Gjeografike
    Gjeresi / Gjatesi gjeografike 41o19' Veri / 19o27' Lindje
    Ererat : Jug, Jug-Perendimt, Perendim dhe Veri-Perendim, Jug-Perendim 60-110 km/ore
    Permbajtja mesatare e kripes ne uje 37%
    Batica dhe zbatica 0.38 m – 0.94 m
    Temperatura mujore min./max. 0oC/+37oC
    Temperatura mesatare vjetore e ajrit 18oC
    Lageshtia relative mesatare mujore min./max. 58%/69%
    Lageshtia relative mesatare vjetore 64%
    Nobody is perfect ...

  4. #4
    Minifotoja e anetarit Qershija
    Qershija eshte Jashte Linje Super Moderator/e
    Reg
    06-04-03
    Lokalizimi
    Ne zemren tende
    Postime
    1,595
    Faqe ne Ditar
    2

    Kryesore

    Plazhet private mbysin Durresin


    Megjithese sezoni veror eshte ne pikun e tij, kur zona bregdetare e Durresit jane 5-fishuar ne numer popullsie, megjithese turistet nga vendi dhe rajoni kane mbushur vilat, pallatet, motelet dhe hotelet e plazhit, duket se sfiden me te madhe bashkia e qytetit e ka jo me rregullin dhe higjienen, por me ato qe prej vitesh po quhen rendom “plazhe private”. Moda e tyre ka vite qe ka nisur te pushtoje gjithe zonen e plazhit te dikurshem publik, duke mos lene pothuajse asnje meter katror vend per shumicen e cila vjen me mjete te tilla si urbane apo autobuse te linjes, dhe me cader ne duar sorollaten per te gjetur nje hapesire per te marre rreze dielli. E gjithe vija bregdetare me gjatesi prej 14 km, si dhe Currilat, prej gati dy muajsh gjendet e mbushur me tabela “Plazh privat”, dhe cadra e shezlonge te ngulur deri ne bregun e detit. Ne bashki mesuam se jane afro 34 plazhe private qe shtrihen nga sektori “Teuta” deri tek Plepat, dhe po aq edhe ne Currilat. Qytetaret e Durresit, prej 2 javesh i kane dorezuar nje peticion proteste kryetarit te baskise, Vangjush Dako, ku i kerkojne atij “prishjen e tyre, per te lejuar ushtrimin e plazheve publike”. Dako mesohet se ka urdheruar te henen Policine e Ndertimit per prishjen e te gjitha “plazheve private”, duke nisur keshtu aksionin e shumepritur nga qytetaret durrsake.

    Deshtimi i aksionit te Ndertimores

    Prej 2 muajsh Policia e Ndertimit eshte vendosur ligjerisht nen administrimin e bashkive dhe komunave dhe eshte e detyruar te zbatoje vendimet e KRRT-se per prishjen dhe bllokimin e cdo objekti te paligjshem qe ngrihet ne qytet dhe krejt vijen e verdhe te tij. Prej disa ditesh paralelisht me kryetarin Dako nje peticion proteste ka marre nga qytetaret e Durresit edhe dega e Policise Ndertimore. Ne peticionet e tyre banoret tregojne se kemi te bejme me zyrtare te baskise qe kane marre me qera plazhet. Problemin e ngritur e di edhe kryetari Dako, i cili ka urdheruar dje “verifikimin e listes emerore dhe zbatimin e ligjit per cilindo qe ka marre me qera plazhe private, qofte ky edhe zyrtar bashkie.

    cmimet e plazheve private

    cmimet e plazheve private (te ligjshme dhe te paligjshme) variojne sipas diteve dhe vendeve, ku ato ndodhen. Kjo sepse nuk jane te njejta cmimet ne sektorin “Teuta”, me sektorin “Hekurudha” dhe “Iliria”, apo me Currilat. Keshtu, nje cader ne plazhet private ne sektorin “Teuta” kushton 200 leke, ne sektorin “Hekurudha”-“Iliria” dhe Currila 250 leke, nje shezlong kushton ne sektorin “Teuta” 250 leke, ne sektorin “Hekurudha”-“Iliria” dhe Currila 300 leke, duke mos llogaritur pastaj blerjen e nje lengu si uje apo leng frutash ku cmimet jane 4-5 fish me te larta se tek pikat e shumices. Gjithmone ai qe pranon te akomodohet tek plazhet private, e ka te detyrueshme blerjen e lengjeve freskuese tek banaqet e ngritura prane tyre dhe jo diku tjeter.
    Nobody is perfect ...

  5. #5
    Minifotoja e anetarit Qershija
    Qershija eshte Jashte Linje Super Moderator/e
    Reg
    06-04-03
    Lokalizimi
    Ne zemren tende
    Postime
    1,595
    Faqe ne Ditar
    2

    Kryesore

    Te perzgjedhura per plazhet publike jane sektoret Apolonia, Hekurudha dhe Iliria
    Vetem 500 metra plazh pa leke
    Bashkia e Durresit miraton vendet publike ku mund te pushosh pa pagese
    Kete vere plazhi i Durresit do te ofroje me shume hapesira te lira per te bere banjo dielli pa u detyruar te paguash 300 leke te reja cdo dite per sherbimin dhe ate qe ofron natyra. Mbi 500 metra lineare bregdet do te sherbejne si plazh publik. Reagimi ne kohe i qytetareve dhe medias ne lidhje me parcelizimin e plote dhe nevojen per plazhe publike ne plazhin me te madh te vendit gjeti mbeshtetjen e pushtetit vendor dhe kryetarit te tij, Vangjush Dako. Reagimi pozitiv ka krijuar hapesira te reja per plazhin publik ne raport me ate privat, qe ka mbizoteruar ndjeshem gjate viteve te fundit. Sezoni i kaluar ka qene me problematiku ne kete drejtim. Zoteruesit e lejeve per plazhet private abuzuan ndjeshem me siperfaqet e lejuara, duke i zgjeruar ato dhe pertej hapesires se tyre. Bashkia, pas shqyrtimit te kerkesave, ka percaktuar tri hapesira te medha ne sektore te ndryshem te plazhit te Durresit, qe do te perdoren nga pushuesit pa pagese. Percaktimi i ketyre hapesirave do te shoqerohet me marrjen e masave per lirimin e tyre nga shezlonget dhe cadrat e privateve. Te perzgjedhura per plazhet publike jane sektoret Apolonia, Hekurudha dhe Iliria, sektore keto te preferuar si nga pushuesit ditore, ashtu dhe nga turistet. Ne zonat e percaktuara po vendosen tabelat qe do t‘i orientojne pushuesit drejt tyre, ndersa do te mbajne larg subjektet abuzive. Ne sektorin Apolonia, plazhi pa pagese do te kete nje shtrirje prej 350 metrash, ndersa ne dy sektoret e tjere jane percaktuar rreth 80 metra secili. Percaktimi i zonave vjen ne kohe, ndersa banoret e plazhit shpresojne qe ai te zbatohet, pasi kur numri i pushuesve rritet askush nuk arrin te kontrolloje me parcelizimin e reres. "Shpresojme te ruhen keto siperfaqe qe te mund te pushojme te qete, pa paguar para", thote Agron Spahiu, banor i plazhit. Masat e marra ne kohe, sipas pushuesve, nuk do t‘u lene hapesire plazheve private te zgjerohen pertej siperfaqeve te lejuara. Nderkohe, ka nje vendim te keshillit bashkiak qe percakton zenien e vetem 30 per qind te siperfaqes se reres nga plazhet private, ndersa pjesa tjeter te jete ne dispozicion te publikut. Drejtori i ndermarrjes komunale te plazhit, Ali Karaj, ka thene se "jane vendosur tabelat perkatese te plazheve publike ne sektoret Apolonia, Hekurudha dhe Iliria". "Deri tani, Bashkia e Durresit nuk ka dhene asnje licence per plazhe private dhe territoret e zena masivisht me cadra dhe shezlonge, vecanerisht ne zonen turistike nga sektori Hekurudha deri ne Iliria, perbejne nje shkelje abuzive nga subjektet private", tha Karaj, duke shtuar se licencimi i subjekteve per plazhet private do t‘i jape fund edhe zenies se paligjshme te reres ne plazhin me te madh te vendit. Plazhi i Durresit shtrihet ne nje gjatesi prej 3.2 km, nga muri rrethues ne pjesen lindore te portit detar deri ne zonen rezidenciale qeveritare tek Iliria ne jug.
    Nobody is perfect ...

  6. #6
    Minifotoja e anetarit Qershija
    Qershija eshte Jashte Linje Super Moderator/e
    Reg
    06-04-03
    Lokalizimi
    Ne zemren tende
    Postime
    1,595
    Faqe ne Ditar
    2

    Kryesore

    Plazhi i Durresit, turizmi masiv me gullash e fasule





    Keti Jaupaj

    Sezoni turistik ne plazhin e Durresit sapo ka trokitur. Nje pjese e njesive tregtare dhe te sherbimeve kane ngritur qepenat e mbyllura prej muajsh, ndersa punonjesit sezonale i jane perveshur punes per pastrimin e lokaleve, lyerjen dhe sistemimin e tavolinave, karrigeve e shezloneve per te pritur pushuesit. Rera e pluguar pret te ardhurit nga larg, ndersa ne pjesen me te madhe te hapesires jane ngritur cadrat dhe shezlonet. Ca te pakte qytetare te Durresit kane filluar plazhin me cadra qe marrin me vete, ndersa plazhet private ende kane cadra dhe shezlone te mbyllur. Ne nje simbioze te cuditshme, ne plazhin me te madh te vendit emrat e lokaleve jane nje pasqyrim i asaj perzierjeje te pushuesve jo vetem nga Shqiperia, por edhe Kosova e Maqedonia. Tabelat me emrat tipike shqiptare si "Lura", Dyrrah", "Tirona" apo "Kalaja e Dodes" kane perbri "Besa e Gostivarit", "Drenica", "Prizreni" apo "Gjakova". Nuk mungojne as emrat ekzotike si "Tropikal", "Palma" apo "Vivas", ndersa moda me e fundit qe po pushton plazhin duken emrat me origjine nga antikiteti grek. Disa nga pronaret e lokaleve kane preferuar emra si "Poseidon", "Zeus" apo "Kalipso", ndersa ne hyrje te plazhit te bie ne sy nje kale gjigant prej druri. Eshte ndertuar perpara lokalit te quajtur "Troja", brenda te cilit bien ne sy elemente tipike dekorative te mijera viteve me pare. Pertej emrave, frekuentuesit e pare te plazhit te Durresit shoqerohen me sy nga kamerieret pertej xhamave. Pronaret e restoranteve tregojne se ne pergjithesi vija e gjate bregdetare, qe fillon ne Durres e perfundon ne Spille te Kavajes, do te jete e karakterizuar nga dy lloje te ndryshme gatimesh. Keshtu ne pjesen e pare qe shtrihet nga sektori "Teuta" i plazhit te Durresit e deri ne "Iliria" do te mbizoterojne gatime tipike te kuzhines shqiptare, kosovare e maqedonase. Kjo pasi ne kete pjese te bregdetit perqendrohet i ashtuquajturi "turizem masiv", ku disa qindra mijera persona vijne te pushojne ne pak kilometra katrore. "Kemi marre masat per produkte te vecante si pleskavica te Sharrit, fasule, gullash e sidomos suxhuk Kosove", thone disa prej pronareve te lokaleve. Nderkohe nuk do te mungojne picerite dhe lokalet me kuzhine evropiane, por konsumi me i madh pritet ne lokalet me gjelle te lira. Pas sektorit "Iliria" shtrihet blloku i ndertesave rezidenciale qeveritare, e cila prej se paku pese dekadash perdoret nga udheheqja e vendit. Pertej Plepave, fillon i ashtuquajturi "turizem elitar". Hotelet luksoze te ndertuar mes pishave apo ullinjve ofrojne te tjera cmime dhe nje tjeter sherbim. Ndersa ne plazhin e Durresit cmimet per nje dhome variojne nga 10-15 euro per nje nate, ne zonen ku perfundon Durresi e fillon Kavaja nuk mund te prenotosh pa 20 euro per nje nate. Nderkohe kuzhina eshte kryesisht italiane, me piceri te shumta e restorante luksoze, ne te cilat kamerieret te shikojne shtrember nese porosit fasule me mish. Ketu pjata e dites eshte peshku i fresket apo frutat e detit, te cilat servilen me spageti, rizoto apo te zgares.

    Plugohet rera ne 3,2 kilometra plazh

    Per punonjesit e Bashkise se Durresit, pergatitjet e sezonit pothuajse kane perfunduar. Dy fadroma dhe 12 automjete te medha veteshkarkuese kane pastruar rreth 17 hektare me siperfaqe rere. Burime nga Ndermarrja e Sherbimeve Komunale ne plazh bejne te ditur se 90 punetore te kesaj ndermarrjeje brenda dy javeve te fundit kane larguar nga plazhi mbi 4 mije meter kub leshterike, si dhe kane niveluar reren ne te gjithe gjatesine prej 3,2 km nga muri lindor i portit detar deri ne sektorin "Iliria".

    17,2 Hektare eshte siperfaqja e zones se reres ne plazhin e Durresit. Perpara viteve '90, ajo llogaritej ne rreth 20 hektare, por eshte zvogeluar ndjeshem pas fillimit te ndertimeve masive ne zonen nga Ura e Dajlanit deri ne sektorin "Iliria".

    Dhomat ne hotele

    ne plazhin e Durresit 8-15 euro/nate

    ne plazhin e Golemit 15-30 euro/nate

    ne qytetin e Durresit 2-3,5 mije leke/nate

    ne plazhin e Gjirit te Lalezit 1,5-3 mije leke/nate

    shtepi private ne plazhin e Durresit 1-2 mije leke/nate



    restorantet

    sallata 150-250 leke

    antipasta 300-800 leke

    spageti, rizoto 200-400 leke

    peshk 350-800 leke

    mish 400-600 leke

    tave me fruta deti 450-550 leke

    Dreka e plote

    Nga 1200-1800 leke/person
    Nobody is perfect ...

  7. #7
    Minifotoja e anetarit Qershija
    Qershija eshte Jashte Linje Super Moderator/e
    Reg
    06-04-03
    Lokalizimi
    Ne zemren tende
    Postime
    1,595
    Faqe ne Ditar
    2

    Kryesore

    Studimi, 9 plazhe me ndotje bakteriale

    S.Isaku
    E Enjte, 04 Qershor 2009


    Vija bregdetare shqiptare rezulton te jete e ndotur ne 9 pika, te cilat shtrihen pergjate qytetit te Durresit dhe Vlores. Sipas nje monitorimi te kryer, ka rezultuar se ne bregdetin e Durresit numerohen 7 zona, ne te cilat eshte e rrezikshme te besh plazh. Kurse ne zonen e Vlores numerohen dy pika, te cilat rezultojne te ndotura. Ne krahasim me nje vit me pare, monitorimet e kryera tregojne se bregdeti i Sarandes eshte i paster, ku rezultonte vetem nje pike e ndotur, ajo e kanalit te Cukes.

    Monitorimi

    Plazhi i Durresit dhe i Vlores, vazhdojne te jene me te ndoturit nder plazhet kryesore te vendit. Specialisti i sektorit te Monitorimit ne Agjencine Rajonale te Mjedisit, Altin Elezi theksoi se keto plazhe rezultojne me ndotje bakteriale, te qendrueshme prej vitesh. "Monitorimet e kryera nga ana jone gjate ketij viti, kane treguar se jane 9 zona me ndotje bakteriale, pergjate vijes bregdetare. Ne plazhin Durres-Kavaje, rezulton e ndotur pjesa e "Currilave", "Ura e Dajlanit", "Adriatiku", "Teuta", Golem, si dhe prane dy restoranteve "Gostivarit' dhe "Vjena". Kurse ne Vlore eshte "Pylli i Sodes" dhe "Plazhi i vjeter", ka pohuar specialisti, Altin Elezi. Sipas tij, ujerat e liqeneve nuk kane ndryshuar nivelin e tyre te ndotjes, ne krahasim me nje vit me pare.

    Te ndoturit

    Rreth 72 pika te ndryshme te plazheve dhe vijave bregdetare, monitorohen nga specialistet e ISHP-se dhe Ministrise se Mjedisit, por vetem 9 prej tyre kane rezultuar teper te ndotura nga ana bakteriale. Keshtu 7 pika ne zonen e Durresit dhe dy ne Vlore, keshillohen te mos frekuentohen nga pushuesit. "Pikat e ndotura jane pikerisht nga 'Vollga" deri tek rruga e Plazhit. Gjithashtu me nivel te larte ndotjeje kane rezultuar dhe dy pika ne Golem, per te cilat vlerat e mikroorganizmave te ndotjeve fekale, jane shume te larta si rezultat i shkarkimeve urbane dhe demtimit te gropave septike", kane pohuar specialistet. Sipas tyre edhe ne Vlore, "Plazhi i vjeter", dhe "Pylli i Sodes" duhet te ndalohet larja. Po keshtu studimi nuk le pa permendur edhe zonat ku vihen re, zona me mbushje me materiale inerte. Por ndonese sipas te dhenave ndotja paraqitet me e ulet se gjate viteve te kaluara, perseri ata qe ankohen nga infeksionet e marra ne plazh jane te shumte.

    Masat

    Per te parandaluar perhapjen e nivelit te ndotjes dhe ne zona te tjera, eshte menduar qe te behet e mundur ngritja e disa impianteve brenda nje kohe te shkurter. Nepermjet te cilave do te synohet pastrimi dhe perpunimi i ujerave nga ndotesit bakteriologjike te ndryshme. Nga te dhenat rezulton se ka filluar puna per impiantin e perpunimit te ujerave te zeza ne Durres, me vone ne Shengjin dhe ne Vlore. Nderkohe qe brenda ketij viti do te perfundoje ngritja e nje kolektori per perpunimin e ujerave te zeza, nga plazhi i Durresit deri ne Kavaje. Megjithate, serish do te vijoje monitorimi i ketyre treguesve ne keto pika plazhi per te shmangur ne kete menyre cdo situate te pakendshme, qe mund te sjelle sezoni i ardhshem turistik ne vendin tone.



    Plazhet

    Zonat ku ndotja rezulton e larte

    Durresi

    Plazhi ne zonen e "Currilave"

    Plazhi prane "Ures se Dajlanit"

    Plazhi tek "Adriatiku"

    Plazhi qe njihet si tek zona "Teuta"

    Zona e plazhit te Golemit

    Zona prane restorant "Gostivarit'

    Zona prane restorant "Vjenes".

    Vlora

    Plazhi prane "Pyllit te Sodes"

    Zona te "Plazhi i vjeter"
    Nobody is perfect ...

  8. #8
    Minifotoja e anetarit sabah
    sabah eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    07-11-08
    Postime
    48

    Kryesore

    Tani qe erdhi stina e veres dhe villoi vapa plazhi eshte ne pan te pare.Plazhet e shqiperise jane ende te virgjera dhe e vlen te vizitohen nga te gjithe bashkekombasit shqiptare kudo qe ndodhen.
    ME SHUME DUA SHQIPERINE.

Tema te ngjashme

  1. Plazhi i Velipojes
    By Qershija in forum Guida dhe udhetime Turistike
    Pergjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 11:27

Tags for this Thread

مواقع النشر (المفضلة)

مواقع النشر (المفضلة)

Rregullore Postimi

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •  

  • English
  • Shqip
  • Italiano
  • Deutsch
  • Français
  • Español
  • Hrvatski
  • Svenska
  • Russian
  • Nederlands
  • Arabic
  • Türkçe
  • 简体中文
Rreth nesh | Ndihme | Reklama | Sherbime | Kushtet e Perdorimit | Politika e Privatesise | Rss
Copyright © 2001- Parajsa.com All rights reserved.