Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Menyra e jeteses | Guida dhe udhetime Turistike

Me ka pelqyer ashpersia e Veriut shqiptar

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 24-06-2006, 10:14
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,032
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Me ka pelqyer ashpersia e Veriut shqiptar

Mė ka pėlqyer ashpėrsia e Veriut shqiptar
Oliverta Lila

Qė prej sė largu, atėherė kur muzgu fillonte tė binte, shihte kreshtat e maleve dhe luginat e Shqipėrisė. Imazhin e kėtij vendi e ndėrtonte mė dėshirėn e njė udhėtare tė paepur. “Fytyrėn e ashpėr” tė Shqipėrisė(kėshtu e cilėson), Aliki Tombrou do ta prekte kėtu e dhjetė vjet mė pėrpara. Kurioziteti dhe thirrja artistike e nisin drejt kėtij vendi. Nė vitin 1996 do tė shkelte pėr herė tė parė nė “tokėn sfilitėse”, tė cilėn e kishte gjetur fillimisht mes rreshtave tė librave. Sot rikthehet sėrisht. Tombrou ndodhet kėto ditė nė Tiranė. Nė rrugėn e saj nuk ėshtė vetėm. Bashkė me tė janė edhe kujtimet e zėna “nė kurth” brenda pikturės sė saj. Njė pjesė tė atyre qė realizoi 10 vjet mė pėrpara, i ka sjellė nė ekspozitėn “Shqipėria- Eksplorim Nr 4” nė galerinė Kombėtare tė Arteve. Copėza Shqipėrie dhe jete shqiptare tė para me syrin e Aliki Tombrou.

Kruja dhe Skėnderbeu, Berati me lagjet karakteristike tė tij(nė ballė tė njė ndėrtese shėnohet fjala kėpucė), bregdeti jugor, njė kuvend burrash, njė fėmijė qė struket pas njė gruaje...Tė gjitha kanė njė fabul. Nuk bėhet fjalė pėr njė trill artistik, por pėr kujtimet e vet autores. Ēdo pikturė ėshtė e shoqėruar me njė pėrshkrim tė hollėsishėm tė momentit krijues. Nuk do tė mund t’i tregonte tė gjitha pėrjetimet. Ndėrsa e pyesim se si vendosi tė vinte nė Shqipėri, ku shkoi, cili vend i pėlqeu mė shumė e ēfarė i bėri mė shumė pėrshtypje, na pėrgjigjet se i ka shkruar tė gjitha atje. Nė albumin me tė njėjtin titull, “Shqipėria-Eksplorim Nr 4”, botuar nga “Toena”. Albumi nė dy gjuhė, anglisht-shqip dhe greqisht-shqip, pėrmban pikturat e realizuara nga Tombrou gjatė udhėtimit nė Shqipėri, kujtimet dhe pėrshtypjet pėr ēdo vend.

Rikthimi
Aliki Tombrou pas 10 vjetėsh kthehet pėrsėri nė Shqipėri. Tashmė jo pėr tė zbuluar tė fshehtat pas egėrsisė sė maleve dhe thellėsisė sė luginave. “Tani, pas shumė vitesh, nuk mė kujtohet mė imazhi i Shqipėrisė - i kėtij vendi nė zemėr tė Evropės” shėnon autorja nė fillim tė albumit. Ajo ėshtė mė shumė se 80 vjeēe, por nuk tė lė ta kuptosh kėtė. Ka mėsuar ta fshehė gjatė udhėtimit tė gjatė nė 25 vende tė ndryshme. Ka vetėm dy ditė qė ka mbėrritur nė Tiranė dhe ende jeton me kujtimet pėr Shqipėrinė. “Njoha shumė njerėz, fola me shumė vetė, dhe lidha miqėsi me persona tė moshave tė ndryshme. Flokėt e zbardhura kanė shumė menēuri.

Ata janė miqėsorė zemėrbutė, ta japin dorėn me ngrohtėsi e thjeshtėsi”, ka shėnuar nė kujtimet e saj. Ndėrsa shprehet se nuk ka parė ende asgjė nga ndryshimi i 10 vjetėve, pėrveēse disa ndėrtesave tė reja. Gjatė rregullimit tė pikturave nė sallėn e Galerisė Kombėtare tė Arteve, i shikon tė gjitha me vėmendje. Nuk preferon tė veēojė ndonjė qytet apo vend tė veēantė qė ka vizituar mė parė. “Do tė tregohesha e padrejtė po tė thosha njė emėr tė veēantė. Kudo ku kam shkuar, ja kam kaluar shumė mirė”, shprehet Aliki. Nė njė intervistė tė shkurtėr ajo na tregon diēka rreth shpirtit aventurier qė e solli nė Shqipėri dhe e risjell sėrisht. Riktheheni sė bashku me pikturat qė keni realizuar nė Shqipėrinė e 10 vjetėve mė parė.

Si ndjeheni? Besoj se arti i bashkon njerėzit pavarėsisht se nė ē’anė tė botės ndodhen dhe se si i kanė marrėdhėniet me njėri – tjetrin. Kam realizuar 100 piktura gjatė udhėtimit tim, disa prej tyre i kam pėrfshirė nė album dhe prej tyre pėrsėri zgjodha disa pėr t’i sjellė nė Tiranė.

Ēfarė ju shtyhu tė vizitonit vendin tonė?
Nuk mė shtyhu askush tė vija kėtu. E ndėrmora udhėtimin drejt Shqipėrisė sepse mė pėlqente, por asnjėherė nuk jam ndikuar nga opinioni i tė tjerėve. Nuk kisha nevojė. Kisha lexuar shumė pėr Shqipėrinė dhe isha e sigurt qė do tė gjeja njė vend tė bukur.
Sa kohė qėndruat kėtu dhe ka ndonjė vend tė cilin e keni pėlqyer nė veēanti?
Kam udhėtuar nga veriu nė jug tė Shqipėrisė pėr rreth 2 muaj. Kisha me vete njė udhėrrėfyes dhe mund tė shkoja ku tė doja. Kam vizituar Krujėn, Beratin, Himarėn, Shkodrėn e shumė vende tė tjera. Do tė isha e padrejtė nėse do tė veēoja njė emėr tė veēantė. Kudo ku kam shkuar kam kaluar shumė mirė. Bukuria e natyrės dhe mikpritja e njerėzve mė ka mahnitur. Ishin tė dashur dhe tė qeshur.
Nėpėr literatura veriu i Shqipėrisė pėrflitet pėr zakonet e rrepta dhe Kanunin.

Ē’pėrshtypje krijuat ju pasi e vizituat?
Mė ka pėlqyer shumė veriu. Kishte njerėz tė sertė dhe tė egėr, por mua mė pėlqejnė karakteret e forta dhe jo njerėzit qė kanė shumė fjalė. Njėher takuam njė burrė qė na ftoi pėr drekė nė shtėpinė e tij tė vogėl majė malit. U habita shumė nga veprimi.
Ndoshta ata nuk mund tė kishin shumė gjėra , por na ftonin nė shtėpinė e tyre. I pėlqeja shumė kėto zakone autentike.

Pikturat tuaja i realizonit nė momentin qė shkonit nė njė vend dhe shihnit diēka tė veēantė? Gjithmonė kisha me vete njė ēantė nė tė cilėn merrja mjetet e punės. Kisha gjithmonė njė bllok dhe ulesha pėrpara njė shtėpie a diēkaje tjetėr deri nė momentin kur pėrfundoja skicėn. Mbrėmjeve kthehesha nė hotelin tim dhe filloja tė punoja mbi skicat. Mė pas i kam realizuar nė pėrmasa tė mėdha.
Mėsuat ndonjė fjalė shqip gjatė qėndrimit tuaj?
Po, mėsova disa, por tani i kam harruar. Kur udhėrrėfyesi im mė thoshte nė ship se nga do tė shkojmė, majtas apo djathatas, unė i pėrgjigjesha: drejt. Tek ajo piktura e njė lagje tė Beratit kam shkruar kėpucė(e shqipton nė shqip).

Do tė doje t’i vizitoje dhe njėher kėto vende dhe a ka tė tjerė ku do tė doje tė shkoje?
Doja tė shkoja edhe njėherė nė Krujė, Berat, Himrarė etj. Kruja nuk ėshtė shumė larg dhe mund tė shkoj. Ka shumė vende qė nuk i kam vizituar. Nė Butrint nuk kam qenė, por mė kanė thėnė se ėshtė njė qytet antik. Megjithatė isha shumė kurioze tė shikoja diēka autentike shqiptare, dhe jo antike greke apo romake. Tė tilla kam parė shumė.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Filma shqiptare ne internet! nikas Kinemaja dhe Televizioni 16 03-05-2008 07:48
Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės Sabahi Arena Nderkombetare 0 07-01-2008 11:24
Qėndrimi i Unionit tė Studentėve Shqiptar nė Maqedoni nė lidhje me ngjarjet e fundit Jetushe Arena Nderkombetare 0 09-11-2007 13:06
Gjergj Kastrioti - Skenderbeu AlbShkodra Historia 13 21-04-2007 17:33
Nertila Vreto - Folku shqiptar eshte i pashtershem Administratori Muzika 0 27-12-2006 16:47


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 22:32.




Parajsa Shqiptare