Doreshkrimi perbehet nga 208 flete. eshte i shkruar ne pergamen dhe i teri eshte ne gjuhen shqipe. Ndahet ne tri teresi: ate teologjike, filozofike dhe historike. I gjithe teksti eshte autograf
Se shpejti ne botim doreshkrimi i 1210-s me autor Teodor Shkodranin
Zbulimi! Nga arkivat e Vatikanit dokumenti me i vjeter ne shqip
Eshte folur e shkruar, por gjithnje deri tani ne forme te supozimeve, "duhet" te kete libra, doreshkrime apo dokumente te shkruara ne gjuhen shqipe, te cilat jane me te hershme sesa "Formula e pagezimit" nga viti 1462 apo nga libri i pare i shtypur ne gjuhen shqipe "Meshari" nga viti 1555.
Kerkimet nuk kane rreshtur, por rezultatet deri tashi kane munguar. Pothuajse te gjithe studiuesit qe merren me kerkime dhe hulumtime shkencore, kishin shenuar Vatikanin, (Biblioteken Apostolike apo Arkivin Sekret te Vatikanit), si nje nga vendet ku do te duhej te ruheshin dokumente apo doreshkrime te vjetra ne gjuhen shqipe. Nuk ishin gabuar ata qe kishin menduar keshtu. Nje studiues i njohur arberesh, Nilo Borgja, i cili botoi edhe nje studim te mrekullueshem per "Perikopene e Ungjillit" nga shek.XIV, me grafema greke e fjale shqipe, i kishte pohuar gjuhetarit tone te famshem Eqrem cabejt, se ishte ne rruge te mire te gjente nje doreshkrim me te vjeter se "Formula e pagezimit" dhe se "Meshari". Per fat te keq, Nilo Borgja vdiq, pa arritur te zbulonte dokumentin apo doreshkimin ne fjale. Nje pohim te ngjashem e ben edhe studiuesi i njohur tjeter arberesh, Zef Skiori. Ne, duke ndjekur gjurmet e studiuesve te mehershem, kishim fatin e mire, qe ne Arkivin Sekret te Vatikanit, te zbulonim nje doreshkrim nga viti 1210 me autor Teodor Shkodranin. Doreshkrimi perbehet nga 208 flete. eshte i shkruar ne pergamen dhe i teri eshte ne gjuhen shqipe. Ndahet ne tri teresi: ate teologjike, filozofike dhe historike. I gjithe teksti eshte autograf. Autori shenon emrin e mbiemrin e tij si dhe vitin kur e ka mbaruar doreshkrimin. Per heret te pare behet fjale per gjuhen shqipe ne vitin 1284 (jo 1285 sic eshte menduar deri me tani), ne nje dokument te Arkivit te Dubrovnikut /Raguzes/ nga 14 korriku i viti 1284 ku thuhet: "Degjova nje ze qe therriste ne mal ne gjuhen shqipe" (Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca). Deshmine e dyte e kemi nga nje autor anonim, qe sipas te gjitha gjasave ishte prift i urdherit domenikan, i cili ne vitin 1308, gjate udhetimit neper Ballkan, kur pershkruan Shqiperine dhe shqiptaret, nder te tjera shkruan: "Ketu shqiptaret e lartepermendur kane nje gjuhe te dalluar prej latineve, grekeve e sllaveve, keshtuqe nuk meren vesh fare me popujt tjere" (Habent enim Albani prefati linguam distanctam a latinis, grecis et slavis ita quod in nullo se inteligunt cum aliis nationibus). Deshmia e trete eshte ajo e Guljelm Adamit, i cili ne vitin 1332 shkroi me porosi te papes Gjon XXII, traktatin "Directorium ad passagium faciendum", duke i bere keshtu edhe nje relacion Filipit VI Valua, mbretit te Frances, me titull: "DIRECTORIUM AD PASSAGIUM FACIENDUM (UDHeZIM PeR Te KRYER KALIMIN [E DETIT], ku jep te dhena per Shqiperine dhe shqiptaret. Ketu gjejme edhe fjaline e fameshme qe e beri te njohur ne histori: "Dhe megjithese shqiptaret kane nje gjuhe krejt tjeter dhe te ndryshme nga latinet, ata kane shkronjat latine ne perdorim dhe ne te gjithe librat e tyre". Rendesi te vecante ka edhe fakti, se autor i ketij shkrimi eshte nje shqiptar nga Shkodra. Per autorin, Teodor Shkodranin, pos te dhenave qe ben vete autori ne fund te doreshkrimit, por edhe te tjerave qe gjinden ne disa doreshkrime qe ruhen, pos Arkivit Sekret te Vatikanit, edhe ne Biblioteken Apostolike, pjesa dermuese e te cilave jane te shkruara ne gjuhen greke dhe jane te pabotuara, ne kemi edhe njohuri te tjera, disa nga te cilat na i ofroi studiuesi, dr. Moikom Zeqo. Doreshkrimi eshte prergatitur per botim, eshte transkriptuar, transliteruar dhe shoqerohet per botim, me nje koment dhe analize shkencore.





LinkBack URL
About LinkBacks
Pergjigjuni me Citim


















مواقع النشر (المفضلة)