Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Gjuha shqipe

Vatikani zbulon vulėn mbretėrore tė Skėndėrbeut

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 15-01-2005, 21:12
Minifotoja e anetarit Qershija
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Kryesore Vatikani zbulon vulėn mbretėrore tė Skėndėrbeut

Vatikani zbulon vulėn mbretėrore tė Skėndėrbeut






Mandati ėshtė i shkruar nė pergamen, ku janė varur dy vula origjinale shtetėrore. Njėra ėshtė vula shtetėrore e Skėndėrbeut dhe tjera e noterit Johannes Borcius de Grillis

Violeta Murati
Vatikani zbulon njė dėshmi sekrete tė historisė shqiptare. Pėr herė tė parė del nė dritė dokumenti ku ėshtė shpallur Skėndėrbeu mbret. Njė akt diplomatik, mandat, nė tė cilin emėrohet Martin Muzaka ambasador i Skėndėrbeut. Ėshtė njė letėr origjinale nė pergamen me njė vulė shtetėrore tė varur, qė ruhet nė Arkivin Sekret tė Vatikanit nė fondin; Miscellanease, volumi XXXIX, dokumenti 2398, nga viti 1458. Pikėrisht nė kėtė mandat Skėndėrbeu quhet "mbret". Ka qenė dr. Musa Ahmeti njė hulumtues i ka kohshėm i arkivave tė Vatikanit qė ka publikuar disa ditė mė parė, nė internet, mandatin e mbretėrisė shqiptare.

Si u gjet vula e mbretit
Hulumtimet nėpėr arkiva e biblioteka tė ndryshme, kanė mundėsuar zbulime tė reja tė kėtyre akteve, pėr tė cilat mė parė ėshtė menduar se janė zhdukur apo nuk kanė ekzistuar fare. Duke u nisur nga kėto hulumtime, tė kohėve tė fundit (viti 2000)], studiuesi nga Zagrebi, Ahmeti, nė Arkivin Sekret tė Vatikanit nė Vatikan, nė fondin: Miscellaneae, nga viti 1458, zbulon njė mandat (akt diplomatik) origjinal tė Skenderbeut, me tė cilin emėrohet Martin Muzaka si pėrfaqėsues i tij "legjitim dhe legal".
"Dokumenti ėshtė i shkruar nė pergamen. Ėshtė ruajtur mjaft mire", pohon Ahmeti. Dokumenti ka dimensione: 68 x 92.5 cm. Nė tė janė varura edhe dy vula origjinale. E para vula shtetėrore e Skenderbeut dhe e dyta ajo e notarit Johannes Borcius de Grillis. "Ne na ėshtė bėrė e njohur edhe njė kopje e kėtij mandati qė ruhet po ashtu nė Arkivin Sekret tė Vatikanit, nė Vatikan nė Fondin: Diversa Cameralia, vėll. 30, f. 134r-v. Kjo kopje ėshtė e saktė dhe tepėr besnike, pa asnjė lėshim nga ana e pėrshkruesit", pohon studiuesi Ahmeti.

Kur u bė Skėndėrbeu mbret?
Ishte zgjedhur Rodoni, nė jug tė Shqipėrisė, pėr tė nėnshkruar mandatin e mbretit. Siē shėnohet nga origjinali, mandati ėshtė lėshuar mė 28 tetor tė vitit 1458. I drejtohet papės Piu i II-tė, i cili kishte mė pak se dy muaj qė kishte filluar pontifikatin e tij (Piu i II-tė fillon pontifikatin mė 3 shtator tė vitit 1458 dhe vdes mė 15 gusht 1464). "Papa Piu njihej si luftėtar i rreptė pėr mbrojtejn e fesė sė krishterė edhe sa ishte cardinal", shkruan studiuesi Ahmeti. Njė moment tjetėr i rėndėsishėm qė tėrheq vėmendjen te ky mandat ėshtė edhe pohimi i notarit publik Johannes Borcius de Grillis se ai "me urdhėr dhe autorizim tė mbretit..." dmth. Skendėrbeun e quan Mbret. "Ky moment ėshtė tepėr domethėnės ngase edhe nė vulėn shtetėrore tė varur qė e shoqėron kėtė dokument e gjejmė tė shkruar tekstin: Sigil (um)o Regni(ae) o Macedonia(e)o et oAlbania(e) qė nė gjuhėn shqipe do tė ishte: Vula e Mbretėrisė sė Shqipėrisė dhe Maqedonisė".

Skėndėrbeu trashėgon zyrėn nga i ati, Gjoni
Nga dokumentat mendohet qė zyra kancelarike qė ishte pranė Skenderbeut tė ishte vazhdimėsi e tė njėjtės zyrė, e cila funksiononte te i ati Gjon Kastrioti. Sipas Ahmetit, flitet qė kjo zyrė daton nė shek XIV dhe fillimi i shek. XV. "Natyrisht qė kancelaria e Skenderbeut ishte shumė mė moderne dhe ju ishte pėrshtatur rrethanave dhe kohės kur vepronte. Sipas hulumtimeve tė bėra, kemi nė dorė njė tė dhėnė tepėr interesante, se nga zyra e Skenderbeut, ka ndodhur qė mbrenda njė dite tė nxirren 13 akte tė ndryshme diplomatike, tė shkruara nė 5 gjuhė. Kjo e dhėnė tregon se cili ishte komunikimi i Heroit tonė kombėtar me shtetet tjera mjesjetare dhe me fqinjėt, si dhe roli shumė i rėndėsishėm qė luante kjo diplomaci ruajtjen e pavarėsisė shtetėrore dhe teritoriale", shpjegon studiusi Ahmeti.

Historia e kancelarive shqiptare
Gjatė mesjetės, sundimtarėt dhe princėrit shqiptarė kishin zyrat e tyre tė kancelarive nė nivele tė ndryshme si noterė, sekretarė apo pėrkthyes. Kėto zyra ishin mjaft tė zhvilluara dhe mund tė renditen nė radhėn e kancelarive tė ngjashme mė tė njohura, nė Evropė, gjė qė tregonte pėr nivelin e lartė tė zhvillimit dhe kujdesit qė tregonin sunduesit shqiptarė nė komunikim me sundimtarėt tjerė. Nga kėto zyra dolėn akte, diploma, mandate dhe dokumente nga mė tė ndryshmet, nė disa gjuhė qė nė atė kohė ishin nė pėrdorim zyrtar. Porse deri mė sot ka pak njohur tė mbledhura dhe qė ekzistojnė pėr kėto dokumenta orgjinale. Pjesa dėrmuese e tyre siē duket janė zhdukur pėrgjithmonė; pjesa tjetėr pret hulumtuesit qė ato t'i nxjerrin nė dritė dhe t'i botojnė, Ndėrsa vetėm nė kėto vite po hyhet nė kėtė mister dėshmish historike ku disa fakte tė zbuluara rishtazi. Sipas studiuesit Ahmeti, karakteristikė e pėrgjithshme e kėtyre akteve tė botuara ėshtė se ato nuk ndryshojnė nga ato tė sundimtarėve tė tjerė, fqinjė apo evropianė. Zakonisht nė kėto kancelari janė pėrdorur gjuhėt kulturore tė kohės si: latine, greke, sllave, italijane osmane dhe ndonjė tjetėr. Ndėrsa ende nuk ka asnjė document qė ėshtė shkruar nė gjuhėn shqipe nga aktet noteriale.

Hidhet poshtė datimi i studiuesve shqiptarė
Pėrmbyset njė nga datimet e nxjerra nga studiuesit shqiptarė. Mė zbulimin e mandatit tė Skėndėrbeut nga Arkivat sekrete tė Vatikanit, hidhet poshtė data e shkruar deri mė tani pėr kėtė document. Viti 1963 e vėnė nga studiuesit shqiptarė nuk vlen mė. Kjo datė thuhet se ėshtė vendosur pa pasur nė dorė dokumentin, as origjinalin dhe kopjen. Ndaj argumentohet gabim ky datim. Me daljen e mandatin tė Skėndėrbeut nga nga Vatikani kjo datė kalon rreth pesė vite mė pėrpara, pra nė vitin 1458, pra koha kur Gjergj Kastrioti shpallet mbret. Siē vėrehet nga origjinali, mandati ėshtė lėshuar nė Rodon tė Shqipėrisė me 28 tetor tė vitit 1458. I drejtohet papės Piu i II-tė, i cili kishte mė pak se dy muaj qė kishte filluar pontifikatin e tij (Piu i II-tė fillon pontifikatin mė 3 shtator tė vitit 1458 dhe vdes mė 15 gusht 1464) dhe njihej si luftėar i rreptė pėr mbrojtejn e fesė sė krishterė edhe sa ishte kardinal.



Pėrkthimi nė gjuhėn shqipe i mandatit nga viti 1458
Mandati i Skėndėrbeut pėr Papėn






Duke qenė se kohė mė parė jemi njoftuar nga raporti i Martin Muzakės, kėshilltarit dhe oratorit (zėdhėnsit) tonė, tė cilin, kohė mė parė e kemi dėrgue te shenjtėria dhe fortlumturija e Tij Hyjnore, papė Piu i II-tė; qė shenjtėria e Tij, papa ynė, duke u kujdesur pėr pozitėn e fesė sė krishterė, e cila ėshtė sulmuar nga fatkeqėsia e njerzimit, tirani turk, Mehmeti (i II-tė, m.a.) dhe bashkėluftarėt e tij, armiq tė emrit, i krishterė; duke dėshiruar qė tė ndihmoj me shėrbimin e tij dhe t'iu vijė nė ndihmė forcave tė tija; ka paralajmėruar, ftuar dhe shtytur njė numėr tė madhė tė mbretėrve tė krishterė, qė tė ofrojnė shėrbimet e tyre, pėr njė vepėr kaq tė shenjtė dhe tė dobishme; dhe se duhet bėrė kėtė nga obligimi dhe pranimi i dobive qė kanė ndaj fesė sė krishterė; ka ftuar shumė mbretėr tė krishterė qė tė bashkohen personalisht ose duke dėrguar pėrfaqėsues tė tyre me autorizime tė plotėfuqishme dhe zyrtare.

Ne, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, zot i Shqipėrisė, si tė krishterė tė mirė, dėshirojmė tė renditemi nė mesin e atyre besimtarėve tė krishterė, tė pėrmendur, duke u treguar besnikė dhe shėrbėtorė tė denjė; emrojmė tė lartėpėrmendurin, Martin Muzakėn, te i cili kemi besim tė pakufishėm dhe kofidencė, pėr legalitetin e tij ndaj nesh, eksperiencėn, ndershmėrinė, zotėsinė dhe pėrgaditjen e lartė intelektuale; pikėrisht tė njėjtin, Martin Muzakėn, e vėmė, pėrcaktojmė dhe autorizojmė qė sipas pėrmbajtjes sė kėtij mandati tė jetė oratori (zėdhėnėsi) dhe pėrfaqėsuesi ynė legjitim dhe legal; qė nė emėr Tonin dhe pėr Ne tė paraqitet pranė tė lartėcekurit, shenjtėrisė sė Tij, papės tonė dhe para shumė tė nderuarit Kolegj tė Kardinalėve, nė Kongregacionin e pėrmendur; dhe me mbretėrit tjerė apo me oratorėt (zėdhėnėsit) e tyre, aty, pėr tė njėjtėn problematikė (temė) ose pėr ndihmė fesė sonė tė shenjtė, e cila nė tė shumtėn varet nga ata; pėr nder dhe emėr tė Zotit, tė debatojė, tė bisedojė, tė japė mendim, tė shqyrtojė dhe tė nxierr pėrfundime, qė do tė ishin nė favor tė njė ndėrmarrje tė tillė ose tė bėnte ēdo gjė qė ėshtė e mundur, duke pohuar, sajuar, bashkuar, mbledhur ose konkluduar, pėr njė veprim tė tillė; nė emėr Tonin dhe pėr Ne, tė marr obligime duke treguar atė qė ėshtė pėr tu lavdėruar, lejuar dhe zbatuar; ēka do tė pranonin tė gjithė tė pranishmit, por edhe individualisht; dhe pėrsa ka tė bėj me ne; ose sa do tė kishte tė bėnte me ne, si dhe pėr personalitetin Tonė; me tė mirat tona; tokėn tonė; qytetet tona tė fortifikuara; vendbanimet tona; kėshtjellat tona dhe nė popullin tonė; besnikėt tonė tė armatosur, nė njerzit tonė, pjesėrisht apo nė tėrsi; pėr tė mbrojtur fenė e krishterė dhe nė dėm tė armiqėve tonė tė pėrmendur; siq do tė vėrehet edhe nga mandati ynė i hapur, tė cilin e dėrgojmė; dhe si mund tė konkludohet, qė ligjėrisht obligohemi, qė me vulėn tonė, dhe me vulėn e tij, me tė cilėn siguron pėr ēdo premtim dhe obligim tė bėrė; duke u pėrgjigjur me ēfardo shume tė hollash, si dhe me tė gjitha tė mirat tjera, tė ēfardo natyre qofshin ato, nga tė gjithė personat, kolegjet apo bashkėsitė, duke mbėshtetur tė pėrmendurin, shenjtėrinė e Tij, zotin tonė, papėn dhe Selinė e Shenjtė, shumė tė nderuarin Kolegj tė Kardinalėve nga Kongregacioni i pėrmendur, si dhe mbretėrit, sundimtarėt, dhe gjithė tė tjerėt, qė me forcėn e njė marrėveshje, pėr tė cilėn edhe ne jemi shumė tė interesuar, siē jemi deklaruar edhe mė lartė; dhe tė gjitha kėto i bėjmė personalisht; pranojmė paqen, veprojmė dhe marrim nga tė gjithė, pa dredhi, duke hequr ēdo lloj dyshimi pėr mashtrim; ndėrsa juve, tė lartėpėrmendurit, tė gjithėve dhe secilin, ju vėjmė dhe emrojmė, duke dhėnė fjalėn e sundimtarit (mbretit); duke shprehur devotshmėrinė, nderin dhe besnikėrinė tonė; e konsiderojmė si tė pėrhershėme dhe premtojmė: se tė gjitha oblgimet tona do ti pėrmbushim. Duke ju siguruar ju se, veprimet e pėrmendura; obligimet; pa dredhi, tė gjitha deri nė njė, pėr tė cilat kemi dhėnė fjalėn, pėrmes oratorit (zėdhėnėsit) ose ambasadorit tonė Martin Muzakės, si tė pohuara, shqyrtuara, paralajmėruara, debatuara dhe pėrfunduara, i pranojmė dhe obligohemi pėr to.

Dėshminė e tė gjithė kėtyre, e forcojmė, duke urdhėruar vulosjen me vulėn tonė tė zakonshme, tė varur.
Lėshuar nė Rodon, nė vendin e Shėn Mėrisė, nė prezencėn e dėshmitarėve tė ftuar dhe tė lutur (nderuar); nė prezencėn e shumė tė nderuarit nė Krisht, atit dhe zotit Pal, me mėshirėn hynjore, kryeipeshkv i Durrėsit dhe i krahinės sė Ilirikut; dhe tė nderuarit atė, Pjetėr Dukės, abat prothosengulator (i betuar) nė Aleksandrin nga Moledina dhe shumė tė nderuarit vėlla Bardh, prior i Kuvendit tė Shkodrės nga Urdhėri i predikuesve (domenikanėve) dhe nuncit apostolik nė Shqipėri, shumė tė nderuarit zotit Raione Celnicho.

Nė vitin e Krishtit, 1458, indikti i I-tė, ditėn e 28 tė tetorit.
Noteri Grillis firmos botėrisht mbretėrinė shqiptare

Unė, Johannes Borcius de Grillis, prift i ipeshkvisė sė Durrėsit, notar publik me urdhėr dhe autorizim tė mbretit, firmos tė gjitha kėto dhe secilėn; isha prezent, pėr kėtė dhe i lutur; botėrisht pohoj dhe firmos mandatin; por meqė isha i zėnė me punė, kam urdhėruar qė tė tjerėt ta shkruajnė; e unė e kam firmosur me shenjėn time tė zakonshme, tė notarit publik dhe me emrin tim, sė bashku me vulėn varėse tė tė lartėpėrmendurit dhe shumė tė ndriturit zot Skenderbe, e kam forcuar besimin, me dėshminė e gjithė kėsaj dhe secilės, qė ėshtė pėrmendur mė lartė.
__________________
Nobody is perfect ...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Familja mbretėrore padit kryebashkiakun Edi Rama informuesi Shtypi i dites 0 17-11-2007 14:30
Bemat e Gjergj Kastriotit te perkthyera ne rusisht Administratori Letersia 0 17-12-2006 19:33
Evropa i perulet Skenderbeut edhe 600 vjet me pas Administratori Historia 1 04-06-2006 09:20
Skenderbeu kunder turqve Qershija Historia 0 16-04-2006 22:02
Kater reliket e rralla tė Skėnderbeut Administratori Historia 0 01-04-2006 12:04


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 11:52.




Parajsa Shqiptare