Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Gjuha shqipe

Nje thesar dokumentesh zbulojne Kristoforidhin

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 10-05-2006, 12:29
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Nje thesar dokumentesh zbulojne Kristoforidhin

Njė thesar dokumentesh zbulojnė Kristoforidhin
Aleksandėr Meksi

Pėr njė nga rilindėsit tanė mė tė mėdhenj, pėr Kostandin Kristo foridhin, ėshtė shkruar shumė nė vite. Ato nisin qysh nė fillimet e shekullit 19-tė me Papa Kristo Negovanin, Simon Shuteriqin, pėr tė ardhur nė vitet ’30 e nė vazhdimėsi, me arbėreshin G. Petrota, E.Ēabej, A.Xhuvani, Dh.Shuteriqi etj. Megjithatė, shumica e punimeve dhe e studimeve pėrqendroheshin nė momente tė ndryshme tė jetės dhe veprimtarisė filologjike, por qė nuk jepnin njė vizion tė plotė pėr kėtė gjuhėtar tė parė tė shqipes, qė hodhi themelet e albanologjisė, pėr kėtė leksikolog tė madh qė arriti tė hartojė njė fjalor me vlera tė qėndrueshme shkencore edhe sot, pėr kėtė hartues tekstesh shkollore dhe mėsues shėtitės tė gjuhės shqipe.

Njė thesar me dokumente tė reja
Pėrmbledhja me dokumente e Prof. Dr. Xhevat Lloshit, na e zbulon me dimensionet reale madhėshtinė e kėtij rilindėsi. Sigurisht, hartimi i veprės nuk ėshtė arritur lehtė. Kėrkimet dhe hulumtimet pėr Kristoforidhin kanė nisur nga studiuesi tri dekada e gjysmė mė parė, qysh nė vitin 1972, ku zbuloi 53 dokumentet e para pėr Kristoforidhin nė Arkivat e “Shoqėrisė Biblike Britanike”, nė Londėr. Tani lexuesit, studiuesit, gjuhėtarėt, historianėt etj, u paraqiten mbi 200 dokumente. Dhe siē thotė autori nė parathėnie, ndėr gjithė rilindėsit, pėr Kristoforidhin ruhen dokumente tė rendėsishme pėr jetėn dhe punėn e tij, sepse pėr fat tė mirė, ai pati bashkėpunuar pėr pothuajse njėzet vjet me “Shoqėrinė Biblike Britanike”. Por fat tė mbarė ka pasur edhe studiuesi, qė ra nė njė “thesar” tė tillė, jo vetėm pėr numrin e madh tė dokumenteve tė reja, por edhe ndikimin e tyre nė studimet e sotme dhe tė ardhshme, qė e bėjnė tė domosdoshėm rishikimin e korrigjimin e botimeve tė deritanishme tė “Historisė sė Letėrsisė Shqiptare” dhe tė “Historisė sė Shqipėrisė”, nė pjesėt qė lidhen me Kristoforidhin dhe kohėn e tij, nė optikėn e kėtij zbulimi tė ri.

Shkurt, nė sajė tė dokumenteve tė reja nė biografinė e rilindėsit tonė tė madh, nė historinė e lėvrimit tė gjuhės shqipe, duhen ndryshuar mjaft gjėra, nė artikuj e studime por edhe nė tekste dhe vepra kolektive tė instituteve tė specializuara, sepse kjo pėrmbledhje ka tė dhėna tė vlefshme jo vetėm pėr jetėn e Kristoforidhit, por edhe pėr historinė e Shqipėrisė nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė 19-tė, gjendjen e saj ekonomike dhe politike, rrugėn e mundimshme tė lėvrimit tė gjuhės sonė, tė hartimit tė alfabetit, tė abetares dhe teksteve shkollore, tė mbledhjes sė pasurisė leksikore si mjete tė pazėvendėsueshme tė zgjimit kombėtar.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg kostandin-kristoforidhi.jpg (7.5 KB, 1 vezhgime)
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 10-05-2006, 12:32
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Kristoforidhi i panjohur zbulim nga dokumentat e rralla

Kristoforidhi i panjohur zbulim nga dokumentat e rralla
Kristoforidhi pėrmes dokumentimeve", njė vepėr me vlerė pėr gjuhėsinė dhe historinė e Shqipėrisė nga Prof. Dr. Xhevat LLoshi

Nė vepėr del qartė se K.Kristoforidhi ėshtė vazhdues i drejtpėrdrejtė i Naum Veqilharxhit nė punėn pėr gjuhėn dhe shkollėn shqipe, njė mendim ky i hedhur nga studiuesi Lloshi dy dekada mė parė, por qė tashmė mbėshtetet katėrcipėrisht nėpėrmjet dokumenteve tė reja. “Njėkohėsisht, K.Kristoforidhi u bė shprehės i disa prej ideve qendore, qė pėrbėnin programin e Rilindjes Kombėtare”. Ai ishte ndėr tė parėt qė nėpėrmjet veprave, afirmoi njė vetėdije tė re kombėtare, qė ngrihet mbi dasitė fetare dhe krahinore. Pjesėn mė tė madhe tė dokumenteve e pėrbėjnė raportet dhe relacionet e “Shoqėrisė Biblike” lidhur me pėrkthimin e Biblės nė gjuhėn shqipe, pėrkthim qė i ishte besuar Kristoforidhit. Dy kishat e mėdha tė Shqipėrisė, ortodoksja dhe katolikja, qė ishin tė vetmet, as qė e kishin nė projektet e tyre pėrkthimin nė gjuhėn shqipe tė biblės dhe literaturės tjetėr kishtare. Mendėsia e kėtyre dy kishave tradicionale nė atė kohė, qė fjala e Zotit duhej tė predikohej o nė greqisht, o nė latinisht, u zėvėndėsua nga mendėsia pragmatiste e kishės protestante, e cila kishte njė koncept tė ri pėr pėrhapjen e shkrimeve tė shenjta. Parimi i “Shoqėrisė Biblike”, ishte qė bibla tė pėrkthehej nė tė gjitha gjuhėt, prandaj nuk pati asnjė pengesė nga dy kishat e tjera. Dhe suksesi ishte i shpejtė. Shkrimet e shenjta nė gjuhėn shqipe, pavarėsisht nga afabeti qė pėrdorej, filluan tė botoheshin dhe tė pėrhapeshin kudo.

Letėrkėmbimet
Nė vepėr janė botuar edhe letrat, korrespondenca e nėpunėsve tė “Shoqėrisė Biblike”, e diplomatėve tė atashuar apo kalimtarė nėpėr trevat shiptare, raportet e “eksploruesve” tė ndryshėm apo tė “tė dėrguarve tė posaēėm nga vendet e mėdha”, por edhe nga fqinjėt, si dhe letrat e disa prej figurave tė shquara tė historisė dhe kulturės sonė nė dekadat e fundit tė Rilindjes Kombėtare si, Naim Frashėri, Jani Vreto, Faik Konica, Asdreni, Nikolla Naēo, Sotir Peci, Kristo Floqi, Mit’hat Frashėri e shumė tė tjerė. Letrat herė janė tė plota e herė janė pėrzgjedhur nga autori ato fragmente qė flasin pėr Kristoforidhin, apo mbėshtesin mendimin e studiuesit pėr njė problem tė caktuar qė ai ka shtruar nė vepėr, pėr komentim dhe analizė.

Interesi pėr veprėn ėshtė i gjithanshėm. Ajo ėshtė njė tryezė e shtruar jo vetėm pėr albanalogun, historianin e letėrsisė, por pėr tė gjithė. Nė mėnyrė tė veēantė tė tėrheq vėmendjen “Memorandum pėr gjuhėn shqipe”, shkruar nga Kristoforidhi nė qershor tė vitit 1857, qė ėshtė punimi i tij i parė pėr t’u pasuar mė vonė (1860), me njė studim mė tė plotė pėr Shqipėrinė dhe gjuhėn shqipe. Kėto studime, siē ėshtė thėnė shpesh, e bėjnė atė themelues tė albanologjisė qė me argumentim shkencor ngriti lart gjuhėn shqipe, e cila, ndonėse e lėvruar pak dhe me shkronja tė tjera, pėrsėri ishte njė gjuhė e kompletuar, me mundėsi tė mėdha shpehėse, e gjerė dhe e bukur, “e pėrpunuar” nėpėr shekuj nga brezat e shqiptarėve. Ishte nė traditėn e “Shoqėrisė Biblike” qė para se tė niste punėn pėr botimin e Biblės, tė mblidhte informacione tė plota pėr gjuhėn, pėr popullin, pėr traditat, pėr gjendjen e arsimit dhe tė kulturės. Informacionet qė vinin nga drejtime tė ndryshme, seleksionoheshin dhe vetėm atėhere, merreshin vendimet dhe niste puna. Pra “Shoqėria Biblike” bėnte njė punė me kualitet tė lartė. Studimet e Kristoforidhit, konsideratat e tij pėr pėrhapjen e literaturės fetare, i shėrbyen shoqėrisė pėr tė projektuar punėn e tyre nė dekada tė tėra. Te Kristoforidhi ata gjetėn personin e duhur, ndoshta tė vetmin qė mund t’u plotėsonte kėrkesat.

Dialektologu i parė i shqipes
Deviza e Kristoforidhit ishte: “Shqipėria nuk mėsohet dot, as nuk ndrin dot, as qytetrohet dot me gjuhėn e huaj, pėrveē se me gjuhėn e mėmės, qė ėshtė shqipja”. Ai nuk ishte vetėm lėvrues i shqipes, por edhe bartės i njė koncepti tė ri pėr tė, qė i njihte mirė dialektet dhe tė folmet e shqipes, por me vetėdije i pėrpunoi trajtat e tyre pėr t’i ēuar drejt njėsimit, proces qė do tė zhvillohej me shpejtėsi nė shekullin pasardhės. Pra, pa hezitim mund tė themi se ai ishte dialektologu i parė i shqipes, por qė krijoi edhe njė traditė pozitive, atė tė mbėshtetjes nė gjuhėn e gjallė, atė qė flitej nė popull. Pėr kėtė na duket me vend tė citojmė vlerėsimin e bėrė njėzet vjet mė parė nga gjuhtari ynė i shquar Prof. Mahir Domi: “Gjuhėsia shqiptare, nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės, mund tė themi se nis me tė, ai dha ndihmesė me vlerė nė fushėn e gramatikės, nė fushėn e leksikologjisė dhe leksikografisė, edhe nė dialektologji”.
Kristoforidhi nuk la pa studiuar, sado pak, edhe ndonjė anė e aspekt tė historisė sė gjuhės shqipe. “Gramatika” e tij(1882) ēoi mė tej pėrcaktimin dhe klasifikimin e trajtave foljore tė gjuhės shqipe, vėzhgime me mjaft interes pėr studimet e mėvonėshme.

Nė fushat gjuhė dhe shkollė
Veprimtaria e Kristoforidhit u shtri pra nė dy fusha; nė atė tė shkollės dhe tė gjuhės. Mė 1862 botoi “Alfabetaren” gegėrisht dhe mė 1867, atė toskėrisht, bashkė me pjesė kėndimi pėr fėmijė. Me rėndėsi tė veēantė qe botimi i “Gramatikės”, mė 1882, pėr tė cilėn A. Tomson, pėrfaqėsues i “Shoqėrisė Biblike”, thotė se “ėshtė rezultat i punės sė shumė viteve, 20, i shumė mundi dhe pėrpjekjesh”. Botimi i gramatikės vetėm nė variantin toskėrisht, ka ngjallur mjaft diskutime dhe polemika qė pėr mendimin tonė, nuk kanė ndonjė rėndėsi dhe mjafton tė themi se ai kėshtu e mendoi. Por nga ana tjetėr, studiuesi ka vėnė re se pasuria e lėndės faktike nė vepėr nuk i pėrket vetėm dialektit toskė, siē mund tė pritet nga titulli. Projekti i Kristoforidhiė fushėn e gjuhės ishte i gjerė dhe pėrfshinte abetaren, gramatikėn, tekstet shkollore dhe fjalorin. Tė gjitha kishin njė destinacion –shkollėn shqipe, tė mėsuarit e gjuhės kombėtare, por edhe pėr tė huajt qė nė atė kohė u ishte zgjuar interesi pėr gjuhėn shqipe.
Pėrveē konceptimit tė bukur shkencor tė “Alfabetares” dhe “Gramatikės” tė bėjnė pėrshtypje edhe copat e leximet nė to qė kryesisht janė vjelė nga folklori dhe njė pjesė janė sajesa tė kulturuara dhe tė pėrshtatura me mjeshtėri sipas modeleve tė teksteve tė ndryshme nė gjuhėt e zhvilluara europiane. Edhe evokimi i figurave historike, si Skėnderbeu nė copat e leximit tė dy teksteve, ka domethėnien e vet; Kristoforidhi nėpėrmjet ilustrimit gjuhėsor dėshironte tė ngjallte krenarinė kombėtare te shqiptarėt.

“Gjahu i malėsorėve”
Njė vend tė konsiderueshėm prof. Lloshi i ka kushtuar tregimit “Gjahu i malėsorėve”, duke e quajtur atė si tregimin e parė tė gjuhės shqipe. Ne do ta pranojmė kėtė pohim, deri sa nuk provojmė ndonjė tjetėr. Botimi i kėtij tregimi ka njė histori tė gjatė qė ėshtė shtjelluar nė vepėr, por ne na interesojnė disa fakte tė tjera, kryesisht letrare. Kristoforidhi, siē del, i hartonte veprat e veta nė dy variante letrare, toskėrisht dhe gegėrisht, por ky tregim ka dhe njė variant tė tretė, nė tė folmen lokale tė Elbasanit. Forma, kompozimi i tregimit, flasin edhe pėr dhunti tė Kristoforidhit si shkrimtar.

Nė tė ėshtė ndėrthurur me harmoni narracioni me tekstin dramatik, aq sa mund tė themi se kemi tė bėjmė me njė tregim tė dramatizuar. Pra ėshtė i kuptueshėm; destinacioni i tij i parė, ishte pėr shkollėn, jo vetėm tė lexohej prej nxėnėsve, por edhe tė interpretohej prej tyre si pjesė teatrore. Pėrveē kėsaj, simbolika e tregimit ka tingėllim tė fuqishėm patriotik.

Fjalori, vepra madhore
Fjalori me tė drejtė cilėsohet nga studiuesi Lloshi si vepra mė e rėndėsishme, trashėgimi madhor i Kristoforidhit, ku spikasin pikėpamjet e pėrgjithshme tė shkencėtarit tė madh pėr gjuhėn shqipe. Ai e kishte tė qartė rėndėsinė e fjalorit, mbledhja dhe sistemimi i tij pėrbėjnė themelin e ēdo gjuhe, qė i paraprin gjithė zhvillimeve tė mėvonshme kulturore, shoqėrore dhe politike. Fjalori pėrbėhet nga fjalė tė mbledhura nga tė gjitha krahinat e Shqipėrisė edhe nga shkrimtarėt e vjetėr. Qė kėtej mund tė dalėsh te mendimi se Kristoforidhi qysh atėhere kishte idenė e shkėlqyer; atė tė bashkėjetesės sė varianteve tė ndryshme brenda njė trajte tė shkruar, “qė do tė ēonte nė bashkėveprimin e tyre dhe nė shoshitjen deri nė njėsimin mbi njė bazė”. Zhvillimet e mėvonėshme tė gjuhės shqipe afirmuan parimin e tij shkencor.

Fjalori ka 11.675 fjalė. Nė tė janė pėrjashtuar shumica e huazimeve, veēanėrisht e orientalizmave dhe greqizmave dhe bėhen pėrpjekje pėr tė shpjeguar etimologjinė e fjalėve, njė pjesė e tė cilave qėndron edhe sot. Vlerat e tij nuk gjenden vetėm tek numri relativisht i madh i fjalėve pėr kohėn, por te synimi pėr ta paraqitur shqipen si njė gjuhė tė vetme, “pavarsisht nga variantet e saj historike e territoriale qė i ka ēdo gjuhė”. Fjalori ėshtė dokumenti mė i ēmuar shkencor pėr tė parė evoluimin e gjuhės qė nga gjysma e dytė e shekullit 19-tė e deri mė sot. Dhe tashmė ėshtė fakt se pothuajse gjithė thesari i fjalėve ka zėnė vend nė shqipen bashkohore. Kjo na shtyn tė jemi nė njė mendje me autorin e kėsaj vepre, kur thotė se: “Fjalori i gjuhės shqipe ėshtė vepra mė e rėndėsishme nė trashėgiminė e gjerė tė K. Kristoforidhit dhe tė vetė periudhės sė Rilindjes sonė kombėtare”. Dhe tashmė ėshtė fakt pėr mjaft albanalogė si J.G. Hahn, G. Mayer. A Dozon dhe tė tjerė, referimi nė veprėn e Kristoforidhit qe domosdoshmėri.

Rėndėsia e kėtyre botimeve
Nuk kemi ndėrmend tė zgjatemi me fakte tė kėsaj natyre, sepse kėtė i ka shteruar Prof.Dr. Lloshi si me paraqitjen e dokumenteve tė reja tė zbuluara prej tij ashtu edhe me analizėn, pasqyrimin, here- here nė mėnyrė kritike, edhe tė studimeve tė autorėve tė tjerė shqiptarė nė kėto vite, nėpėr artikuj pėrkujtimorė, sesione shkencore jubilar etj, kushtuar kėtij personaliteti tė shquar.

Pėrgatitja e gjithanshme, njohja e thellė e veprės dhe e jetės sė Kristoforidhit, e periudhės kur jetoi ai, me zhvillime tė vrullshme politike e kanė bėrė atė polemist, duke hedhur poshtė me argumente shkencore ēdo shtrėmbėrim dhe pėrvetėsim tė veprės sė tij. Analizat dhe komentet nuk lenė shteg pėr keqinterpretime dhe shtrėmbrime, sepse janė tė argumentuara shkencėrisht. Dhe nė mbyllje, do tė pėrsėrisja njė mendim qė e kam shfaqur edhe nė shkrime dhe recensione pėr vepra tė tjera shkencore apo dokumentare. Botimi i tyre sot, nė kohėn e integrimeve tė gjithanshme, ėshtė domosdoshmėri. Mungesa e tyre gjatė viteve tė diktaturės duhet kompensuar me shpejtėsi; pėr t’u fituar koha e humbur. Me kėtė kontribut tė ri pėr Konstandin Kristoforidhin, tė pėrgatitur nga prof. Xhevat Lloshi, figura e tij del disi e ndryshme, e pasuruar nė aspektin e vlerave. Mbetet pra, tė bėhen kėrkime tė reja pėr jetėn dhe veprimtarin e tij shkencore, pėr tė patur njė figurė tė plotė, por mbi tė gjitha, ėshtė e domosdoshme tė botohet vepra e tij, e cila ishte njė gur themeli nė Rilindjen Kombėtare, pėr arsimin nė gjuhėn shqipe dhe kėrkimet albanologjike.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg kostandin-kristoforidhi-2.jpg (8.1 KB, 0 vezhgime)
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
A ekziston 'Zoti'? Administratori Teologjia 96 03-05-2008 10:34
Bibla ne Shqip Administratori Bibla dhe Jeta 11 27-02-2005 01:51
Prof. Dr. Sali Berisha rrėfen jetėn e tij AlbShkodra Politika shqiptare 7 26-12-2004 19:18
Kur'ani Fisnik ne Shqip Administratori Kurani dhe Jeta 5 04-09-2003 16:15
Grimca humoristike kureshtari Qeshni dhe ju 3 28-02-2003 05:09


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 06:42.




Parajsa Shqiptare